Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Askush se kujtoi Fri Oct 03, 2008 2:19 pm
Askush nuk e kujtoi 1 tetorin 1997, madje as forumi yne, te flasim per te.
rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
Titulli: Re: Askush se kujtoi Fri Oct 03, 2008 4:59 pm
per kete nuk i ka fajet askush perveq mediave qe as nuk e kaen permende perveq mbreme ne lajme, kjo eshte nje gje qe ka ndiku shume ne rrebelimin e shqiptareve
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
Titulli: Re: Askush se kujtoi Fri Oct 03, 2008 5:26 pm
NYSRET MUQIQI - 6 tetor ´68 - LIVE 1997
https://www.youtube.com/watch?v=isYvkMymBCw
Muhameti 6 Tetor 68
https://www.youtube.com/watch?v=eYuUnBZR4ag
Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
Titulli: Re: Askush se kujtoi Fri Oct 03, 2008 7:05 pm
Kishte filluar shum me heret se 1987
Vitet 1981-1989
Pranverë 1981. Shpërthyen demonstratat popullore të shqiptarëve në Kosovë nën parullën “Kosova Republikë”, që kishte për qëllim barazimin e Kosovës me 6 republikat tjera të ish-Jugosllavisë.
Regjimi ndaj këtyre demonstrimeve dhe kërkesave u përgjigj me terror shtetëror. Demostratat i shtypi me polici dhe ushtri duke vënë në lëvizje rrugëve edhe armatimin e rëndë.
Si pasojë u vranë dhjetra, u plagosën qindra dhe u burgosën mijëra veta gjatë dhe pas demonstratave.
Qershor 1981. Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi e Nezir Myrta (antari yn i ndreuar )me grupin e tyre të fshehtë, lëshuan në qarkullim platformën për organizimin e mëtejm me titull: “Teza rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës”. Në këto teza jepen argumentet që flasin se Kosovës i takon statusi i Republikës në Federatë, se ajo është e arritshme dhe se populli i Kosovës ka potencial të luftojë për fitimin e saj.
Një numër i aktivistëve që vepronin nëpër grupe të fshehta kundër regjimit ishin arratisur ose u arratisën jashtë vendit.
Jashtë Kosovës filloi rigrupimi i të arratisurve. Ata filluan veprimtari të dendur duke vazhduar akivitetin për Republikën e Kosovës, jashtë vendit, sidomos në Evropën Perëndimore. Udhëheqja Jugosllave iu përgjigj me terror edhe aktivitetit jashtë vendit.
Më 17 janar 1982 në Untergrupenbah të Gjermanisë u vranë 3 aktivistët më të dalluar të kohës, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.
17 shkurt 1982 në Turqi, përfaqësues të dy grupimeve patriotike të fshehta, Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica (të arratisur politik nga Kosova), në prezencë edhe të ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, z. Bujar Hoxha shpallin të formuar Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ).
Më 15 maj të vitit 1982 në Zvicër përfaqësuesi i grupit të tretë patriotik Xhafer Shatri deklaron hyrjen në LRSSHJ.
Qëllimi i LRSSHJ ishte që të arrihet formimi i Republikës së Kosovës në kuadër të federatës jugosllave ku do të përfshiheshin viset e banuara me shumicë shqiptarë.
1982 – 1984. LRSSHJ-në e drejton Komiteti Qendror i LRSSHJ-së i përbërë nga 15 anëtarë. Ndër të tjerë dhe Xhafer Shatri, Sabri Novosella, Ibrahim Kelmendi, Fahredin Tafallari, Hasan Mala, Kadri Abdullahu, etj.
Në qershor të vitit 1982 në Gjermani me teknikën që kishte lënë dëshmori Jusuf Gërvalla vazhdon botimi i gazetës “Zëri i Kosovës”. Redaktor i gazetës ishte Skender Durmishi.
1982: Radhët e LRSSHJ në komuna të Kosovë përfaqësoheshin nga Nuhi Berisha, Gafurr Elshani, Ilaz Kadolli, Ahmet Isufi, Shaban Shala, Ilmi Zeka, etj.
1982: LRSSHJ jashtë orienton anëtarët e vet që të punojnë në klubet e punëtorëve shqiptarë jashtë vendit, punë që e bëri në vazhdimësi.
Gjatë vitit 1983: teknika dhe redaktimi i gazetës “Zëri i Kosovës” kalon në Zvicër. Redaktor i gazetës deri në vitin 1985 do të jetë Xhafer Shatri.
Në propagandë emërtimit LRSSHJ gjithkund i hiqet germa “S”.
1983: Veprimtarët e LRSHJ-së, Zijah Shemsiu dhe Sami Kurteshi arrestohen nga policia jugosllave duke transportuar armë në relacionin Zvicër – Kosovë. Pas 18 muajsh torture (5 maj 1985) Zijah Shemsiu vritet në burgun e Beogradit.
Ndërkohë që LRSHJ organizon demonstrata të herëpashershme për Republikë në disaporë. Në Kosovë u organizuan demonstata për shënimin e demontratave të vitit 1981 dhe u përsërit kërksea për Republikë.
11 Janar 1984, Prishtinë: Rrethohen nga forcat serbe në Kodrën e Trimave aktivistë të LRSHJ-së Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Pas një lufte heroike të pabarabartë bijnë në fushën e nderit. Arrestohet Kadri Osmani, Enver Topalli dhe qindra të tjerë.
8 shkurt 1984: pas një lufte të pabarabartë vritet nga policia serbe veprimtari i LRSHJ-së Bajram Bahtiri.
Maj 1984: Formohet kolegjiumi i Redaksisë së “Zërit të Kosovës” me këtë përbërje: Xhafer Shatri, kryeredaktor, Fazli Veliu, Mustafë Xhemajli, Saime Isufi, Emrush Xhemajli, Agim Hasan Mala, Muhamer Shabani, Hasan Mala etj.
1985, pjesa e parë e vitit. Këshillat bazë të LRSHJ-së dhanë mendimet me shkrim për progamin e mëtejmë të LRSSHJ-së. Komiteti Qendror i LRSHJ-së duke u bazuar në to dhe në “Tezat....” e lartëpërmendura adaptoi Programin e parë të saj. Me këtë rast iu ndërrua edhe emri nga LRSSHJ në LPRK (Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës).
Janar 1985. Mustafë Xhemajli zgjedhet redaktor i “Zërit të Kosovës”. Në këtë detyrë vazhdon deri më 1991.
1995: Hysen Gërvalla kooptohet në Komitetin Qendror të LPRK-së.
1985: Arrestime të aktivistëve të LPK-së në territoret shqiptare në ish-Jugsollavi.
1985 Prekaz: Formohet Këshilli i LPRK-së në përbërje Adem Jashari, Sami Lushtaku, Jakup Nura, Nuredin Lushtaku etj.
8. 11. 1986, Cyrih: Në Cyrih mbahet mbledhja konsultative e LPRK-së. Formohet grupi i Organizimit të Mbledhjes së Parë të Përgjithshme të LPK-së me delegatë.
Korrik 1987, Zvicër (St. Gallen, Cyrih, Delemont). Mbahet Mbledhja e Parë e Përgjithshme e LPRK-së me delegatë nga diaspora dhe delegatin Ahmet Haxhiu, i dërguar nga Këshillat në territoret shqiptare në ish-Jugosllavi. Kjo Mbledhje zgjati 3 ditë. Në te u aprovua Programi dhe Statuti i LPRK-së, u aprovuan rezolucionet dhe u zgjodh udhëheqësia e re. Kryetar u zgjodh Fazli Veliu, sekretar Emrush Xhemajli, përgjegjës fianciar Gafurr Elshani, anëtarë kryesie, Avni Dehari, Ernest Jurstver, Xhavit Haliti, Rexhep Halimi etj. Si dhe Redaksia e “Zërit të Kosovës” me redaktor Mustafë Xhemajlin. Organ ligjëvënës i LPK-së u emërua Këshilli i Përgjithshëm (deri atëherë ishte quajtur Komiteti Qendror) dhe përbëhej prej 21 vetave.
1988: LPRK i dërgon një peticion në gjuhën shqipe dhe frenge Konferencës së Vendeve Ballkanike.
1989: Programi i LPRK-së botohet në gjuhën shqipe, frenge, gjermane dhe kroate.
1989: Formohet një sektor ushtarak në kuadër të LPRK-së.
Fillim i vitit 1989. LPRK, Dega jashtë vendit u solli përforëcim radhëve në Kosovë dy veprimtarë të saj të dalluar: Ali Ahmetin (Abazin) dhe Hajdin Abazin (Rexhën, përkatësisht Lum Haxhiun).
1987-1989. LPRK organizoi në Kosovë e diasporë qindra veprimtari për qëllimin programor të saj. U shtri rrjeti i saj i organizuar në gjithë hapësirën shqiptare dhe në disaporë. LPRK u forëcua nga të gjitha pikëpamjet. Ahmet Haxhiu, Ali Reshani, Sahit Krasniqi, Shaban Muja, Arif Seferi, nën organizimin dhe financimin e Kryesisë së Degës së LPRK-së sigurojnë armë, municione dhe pajisje ushtarake, si dhe teknikë moderne për propagandë.
1988-1989: Aktivistët më të dalluar në Kosovë që praktikisht e morën drejtimin e LPRK-së në këto dy vite ishin: Fadil Vata, Afrim Zhitia, Ahmet Haxhiu, Arif Seferi, Fahri Fazliu, Ali Ajeti, Bedri Sokoli, Sabri Kiçmari, Beqir Beqa, Sahit Krasniqi, Jakup Nura, Shukri Buja, Shaban Muja, Azem Syla, Ibish Neziri, Musa Demiri, Ramadan Avdiu, Ilaz Kadolli, Beajdin Allaqi, Binak Berisha, Bahri Fazliu, Servete Krasniqi e shumë të tjerë.
1988-1989: LPRK organizoi, disa herë, aksione të sabotimit të shfrytëzimit të ekonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë e Maqedonisë. Në këtë periudhë u kryen shumë aksione të rrëzimit të lartëpërçuesve elektrik dhe këputjes së shiritave të thëngjillit që niseshin nga Elektroekonomia si dhe aksione në ndërmarrjet më të mëdha të Kosovës.
Mars 1989, Prizeren: Në burg mbytet në torturë nga policia serbe veprimtari i LPRK-së Xhemajli Berisha.
Mars – prill 1989. LPRK organizoi demonstratat kundër heqjes së autonomisë Kosovës dhe rishtroi kërkesën për Republikë.
31 maj 1989. LPRK organizon demonstrate ne Podujevës. Gjatë tërheqjes demonstarata merr formën e armatosur. Në luftë me forëcat serbe të pajisur edhe me autoblinda në fshatin Shtedim bie heroikisht veprimtari i LPRK-së Ali Ajeti.
Qershor 1989 – dhjetor 1989: I përbërë nga aktivistë të LPRK-së që kishin kaluar në ilegalitet veproi në zonën e Llapit grupi i armatosur që u quajt “Qeta e Llapit” që përbëhej nga Sabri Kiçmari, Hasan Ramadani, Gani Hoxha, Ismet Abdullahu etj.
1989 në Prishtinë dalin dy buletine të “Zërit të Kosovës”. Një numër i buletinit “Minatori”, (redaktor Hajdin Abazi) dhe 6 numra të buletinit të “ZiK-ut”, “Rruga e Lirisë”, redaktor Afrim Zhitia dhe Fadil Vata.
Vitet 80-të: Me organizimin e LPRK-së ngriten 8 radio lokale në diasporë që emetuan emisione në të cilat mbrohej kërkesa gjithëpopullore për Republikën e Kosovës. Rol të veçantë në këtë drejtim luanin Mustafë Xhemajli, Ismet Rashiti dhe Ibrahim Xhemajli.
Tetor 1989, Baden dhe Ollten, Zvicër. Mbahet Mbledhja e II-të e Përgjithshme e LPRK-së. Aprovohen Rezolucionet e Mbledhjes në të cilat i jipet mbështetje çdo veprimtarie liridashëse që është në programin e LPRK-së. Delegatë në këtë mbledhje përveç të tjerëve janë: Fadil Vata, Ahmet Haxhiu dhe Arif Seferi. Zgjedhet Kryesia e LPRK-së nga 7 anëtarë dhe Këshilli i Përgjithshëm nga 31 anëtarë.
Nëntor 1989. LPRK organizoi demonstratat për Republikë dhe kërkoi lirimin e ish-udhëheqësve të autonomisë.
2 nëntor 1989, Bregu i Diellit, Prishtinë. Rrethohen nga forëcat serbe drejtuesit e LPRK-së, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftës 10 - orëshe bien heroikisht.
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
Titulli: Re: Askush se kujtoi Mon Oct 06, 2008 4:51 am
Në përkujtim të protestave të 1 tetorit 1997
Ejup Statovci kishte një detyrë titanike, ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe nga LDK-ja
· Pothuajse kushdo tjetër që do ta merrte drejtimin e Universitetit përveç Prof.Statovcit, do të përfundonte si shërbëtor i klikës së Ibrahim Rugovës.
· Ejup Statovci i kishte caktuar vetes një detyrë titanike: ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe ta mbronte Universitetin nga LDK-ja. Gjatë përgatitjeve për protestën e 1 Tetorit i gjithë Universiteti ndodhej në një trysni të hatashme nga brenda e nga jashtë që t’i nënshtrohej Ibrahim Rugovës.
Shkruan: Albin Kurti - Prishtinë, 01. 10. 2008
Kur është shkruar ose folur publikisht për 1 Tetorin e vitit 1997, zakonisht janë afirmuar studentët, Universiteti, thyerja e status quo-së politike etj. Në rastin më të mirë, vetëm kah gjysma e tekstit apo fjalimit, ndodhen aty edhe një fjali a dy në të cilat përmendet rektori i atëherëshëm Prof.Ejup Statovci.
· Foto: Arrestimi i Propf.E.Statovcit, Albinit etj.
Sigurisht që kjo gjë nuk është aspak korrekte. Roli dhe rëndësia e Prof.Statovcit ishin shumë më të mëdha se kaq. Prof.Ejup Statovci e ka rimëkëmbur Universitetin e Prishtinës pas dëbimit masiv të të gjithë studentëve dhe profesorëve shqiptarë nga objektet universitare në qershor të vitit 1991. Ka qenë vështirë që të gjendet në atë kohë ndonjë profesor tjetër i cili do ta kishte guximin për t’u ballafaquar, aftësinë për të planifikuar e koordinuar dhe ndërgjegjen për të marrur përgjegjësi. Rifillimi i Universitetit të Prishtinës mbase ka qenë më i vështirë edhe se vetë fillimi i Universitetit.
Pothuajse kushdo tjetër që do ta merrte drejtimin e Universitetit përveç Prof.Statovcit, do të përfundonte si shërbëtor i klikës së Ibrahim Rugovës. Pothuajse askush tjetër nuk do të mund ta mbronte autonominë e Universitetit të Prishtinës nga LDK-ja. LDK-ja nuk i bënte kurrfarë rezistence okupimit të Serbisë - e gjithë rezistenca i ishte lënë sistemit arsimor me në krye Universitetin e Prishtinës. E gjithë politika e LDK-së ishte politikë për kontroll sa më të madh mbi shqiptarët - që shqiptarët, siç thuhej, të mos binin në provokime të Serbisë (sic.).
LDK-ja interesohej për Universitetin vetëm aq sa i nevojitej për ta shfrytëzuar atë si mjet për kontroll politik. Universiteti i Prishtinës me procesin mësimor nëpër shtëpitë shkolla ishte e vetmja rezistencë asokohe. Në vitin 1997, LDK-ja ende shpresonte në Marrëveshjen e Arsimit midis Rugovës dhe Milosheviqit e cila që prej një viti s’po realizohej kurse Prof.Statovci atëbotë vihej në ballë të studentëve në protestën kundër regjimit serb!
· Dokumenti: Marrëveshja (Dogovori) Millosheviq-Rugova, për arsim!
Prof.Ejup Statovci u arrestua shumë herë përgjatë viteve të ’90-ta nga policia e Serbisë, iu bastis disa herë banesa modeste dhe zyra e Universitetit që udhëhiqte. Kurrfarë trysnie apo kërcënimi nuk e zbrapsi. Ejup Statovci i kishte caktuar vetes një detyrë titanike: ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe ta mbronte Universitetin nga LDK-ja. Gjatë përgatitjeve për protestën e 1 Tetorit i gjithë Universiteti ndodhej në një trysni të hatashme nga brenda e nga jashtë që t’i nënshtrohej Ibrahim Rugovës. Studentë e profesorë të ndryshëm të UP-së e deri te diplomatët e zyrtarët ndërkombëtarë bënin presion që të hiqej dorë nga protestat sepse (edhe) Kryetari ashtu po kërkonte. Madje, disa ditë para 1 Tetorit 1997, një grup studentësh të instrumentalizuar nga Ibrahim Rugova dhe kreu i LDK-së patën dalur kundër protestës me tendecë që t’i përçajnë studentët dhe ta pamundësojnë protestën. Përkrahja e parezervë e Rektorit Statovci për UPSUP-në ishte garancioni i unitetit në Universitet. I unitetit në protestë; i unitetit në rezistencë.
1 Tetori i vitit 1997 kurrsesi nuk do të ishte i mundur pa një Universitet të tillë të pavarur politikisht. Ne të UPSUP-së nuk do të mund t’i organizonim protestat pa një Universitet i cili ishte sikurse një bërthamë e ruajtur mirë nga lëvozhga e fortë. Autoriteti njerëzor dhe kapaciteti intelektual i Rektorit Statovci për gjashtë vjet me radhë e kishin mbrojtur Universitetin nga politika. Në Tetorin e 1997-shes, UPSUP-ja ishte e gatshme për organizimin dhe mobilizimin e masës dhe potencialit të ruajtur e të kultivuar në Universitet. Ne ishim të gatshëm për atë që e gjetëm të gatshme.
Përgjatë historisë, ngjarjet mundësohen nga masat e njerëzve dhe institucionet kurse prodhimi i ngjarjes përfundon i identifikuar me një apo fare pak njerëz. Për 1 Tetorin 1997 mund të thuhet e kundërta. Nëse ngjarjen e 1 Tetorit e prodhuam të gjithë ne studentët dhe profesorët e Universitetit, atë ngjarje e mundësoi kryesisht vetëm një njeri - Ejup Statovci.
njonidrenica Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 838 Registration date : 09/06/2008
Titulli: Re: Askush se kujtoi Mon Oct 06, 2008 1:39 pm
beligoa dhe ti trendafile lu lumt ju dyja jeni me te mira ne postime, sedi si po i gjeni keto tema shum prekse mua apastafat me ke prek shum ajo foto kur policija dhe gjelat e serbis e malltretojn ejump statovcin njeri te moshum po shum gucimtar, dhe albin kurtin dhe shum e shum te tjert, shum fl per kit tem po sidomos per kit foto historike respekt
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
Titulli: Re: Askush se kujtoi Mon Oct 06, 2008 2:22 pm
stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
Titulli: Re: Askush se kujtoi Mon Oct 06, 2008 2:57 pm
E vërteta del në shesh heret a vonë ! Eshtë për cdo kritikë moskujtimi i 1 tetorit 1997,datë historike e lëvizjes kombëtare që shënon mospajtimin me okupimin(nga Serbia) dhe mashtrimin që po i bëhej popullit nga kuaziudhëheqësit e atëhershëm ! Ata,kuaziudhëheqësit,ftonin popullin për nënshtrim dhe pajtim me okupimin - por si cdoherë ardhmëria e popullit - Rinia Sudentore u tregoi atyre dhe mbarë botës se një komb edhe mund te ketë individ që kënaqen nëse gjallërojnë,d.m.th. hajnë dhe t'mos e them at tjetrën që e bënë cdo gjallesë - por kombi si komb don të jetoj - e njeriu-kombi jeton dhe është njeri vetëm nëse është i lirë! Për mua kjo datë është historike sepse u demonstrua botërisht se Shqiptarët si komb e duan lirinë dhe për te janë në gjendje të sakrifikojnv cdo gjë ! Ishte ngadhnjimi i mendjes para barkut dhe forcës fizike ! Kritika për moskujtimin e ksajë date është më së e qëlluar e poashtu dhe konstatimi i autorit të ksajë teme se kvte se bëmë as ne antarët e ktijë forumi - nganjëherë dhe dikush mëson nga gabimet - ftesa ime është të mos i përsërisim më gabimet ! Populli ynë ka shumë data të lavdishme andaj në të ardhmen të mos presim vetëm nga institucionet të na i kujtojnë datat tona historike !
njonidrenica Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 838 Registration date : 09/06/2008
Titulli: Re: Askush se kujtoi Mon Oct 06, 2008 5:21 pm
shum e nderura biligoa un shum i vlersoj temat e tuja se pa dushim temat e tuja jon me te mira ne forumin tom dhe kan vler te madhe, po un ende skom vrejt se as ni moderator po ashtu dhe stafi nuk ka dhon mendimin e vet per tema te tuja,un skom durim as praktik me shru shum per teme te ndryshme po me pilqejn disa tema, me fal po ste kuptova mir per gabime te mija ose te tjerve, un met vrtet kom pas polemik me ni antar, por aun vetum ekom shpreh mendimin tim, por jakan fullua fyrjet ndaj meja , ska njeri pa gabime dheun boj gabime po un as kon se fyj ne forum po as ne jet te pergjishme, me shum respekt.
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
Titulli: Hasan Prishtina - Tue Oct 07, 2008 6:44 am
Hasan Prishtina - Deri në vdekje, Pjesa 1Hasan Prishtina - Deri në vdekje, Pjesa 2Hasan Prishtina - Deri në vdekje, Pjesa 3
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: Askush se kujtoi Tue Oct 07, 2008 12:20 pm