Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 14 ... 26  Next
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptySun Sep 12, 2010 12:45 am

Rrihen dhe iu merren armët dy policëve

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare dhe në rroba civile, kanë pësuar lëndime të rënda trupore gjatë një përleshjeje fizike në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Rrahja mes dy policëve dhe disa personave të tjerë kishte nisur në parkingun para objektit hotelier “Palace” të komunës së Mitrovicës.

Policia në Mitrovicë konfirmon se rasti ka ndodhur rreth mesnatës, ndërsa policia në vend të ngjarjes ka takuar viktimat e këtij rasti, pjesëtarët e policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, me lëndime të dukshme, kryesisht në pjesët e kokës.

Dy të lënduarit, janë dërguar fillimisht në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë, prej nga janë transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Në bazë të hetimeve të para, dy viktimat, nën rrethana ende të pasqaruara, janë futur në një konfrontim verbal me një person, që ka eskaluar në përleshje fizike.

Dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës iu janë marrë armët zyrtare gjatë përleshjes, njofton policia. Nuk është e qartë nëse në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë më tepër persona.

Një plumb i vetëm është shkrepur nga arma zyrtare e policit, gjatë përleshjes me të dyshuarin.

I dyshuari apo të dyshuarit, kanë arritur që së bashku me dy armët zyrtare të policëve të Kosovës të ikin nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit policorë nuk kanë arritur që deri në këto qaste të intervistojnë në detaje dy viktimat e rastit, marrë parasysh gjendjen shëndetësore të tyre. Policia ka arritur që të kuptojë emrin e së paku të një të dyshuari të mundshëm të përfshirë në këtë rast, ndërsa janë bastisur dy lokacione, një shtëpi private dhe një lokal në Bajgorë të Mitrovicës, pronë e të dyshuarit.

Gjatë bastisjes, hetuesit policor kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë, pistoleta të kalibrave të ndryshëm, për të cilat i dyshuari nuk posedonte autorizim dhe së bashku me to edhe 10 copë fishek, një karikator të zbrazët dhe një palë dylbi të pushkës. Të gjitha këto janë evidentuar në listën e provave materiale të sekuestruara nga policia.

I dyshuari kryesor i implikuar në rastin e sulmit fizik dhe shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore, M.I. (1976), i është vetë dorëzuar autoriteteve policore në sektorin e hetimeve në Mitrovicë, rreth orës 8, të mëngjesit të sotëm, ndërsa i njëjti ka dorëzuar të dy armët zyrtare, “Glock 9x19mm” të marra nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit publik, i dyshuari i arrestuar është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si vepër penale kundër jetës dhe trupit si lëndim i rëndë trupor. (express)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptySun Sep 12, 2010 11:28 am

Pas humbjes së Serbisë, katër të lënduar në Mitrovicë

Në Mitrovicë, të shtunën në mbrëmje, ka pasur një përleshje midis shqiptarëve dhe serbëve. Ngjarja ka ndodhur mbi urën e Ibrit, e cila e ndanë qytetin e Mitrovicës. Shkak i këtij incidenti ka qenë dëshpërimi i serbëve, pas humbjes së Serbisë nga Turqia në gjysmëfinalen e kampionatit botëror në basketboll, i cili u zhvillua në Stamboll.
Një grup i serbëve në veri të lumit Ibër, ishte bërë gati për të festuar kalimin e Serbisë në finale të Botërorit të basketbollit, por për pak sekonda jugu i shqiptarëve ka shpërthyer në festë. Tek ura e qytetit të Mitrovicës, të rinj shqiptarë e serbë kanë shkëmbyer gurë, sharje e ofendime pas ndjekjes së gjysmëfinales së Botërorit ndërmjet Serbisë dhe Turqisë.


Katër persona janë lënduar, prej të cilëve njëri është në gjendje kritike, u kanë thënë medieve serbe, zyrtarët e Qendrës Spitalore, që ndodhet në pjesën veriore të qytetit. Sipas “Vesti Online”, ka pasur edhe të shtëna.

Policia e Kosovës, sipas medieve serbe, e ka konfirmuar incidentin në të cilin kanë marrë pjesë disa qindra njerëz nga të dyja anët. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka deklaruar se të dyja palët janë gjuajtur me gurë nga njëra anë në tjetrën.

“Njësia speciale e EULEX-it bashkë me policinë e Kosovës ka arritur që për pak minuta ta qetësojë situatën dhe të ndajë grupet”, i ka thënë portalit Indeksonline, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, duke shtuar se “nuk ka pasur kontakt të drejtëpërdrejt ndërmjet pjesëmarrësve në incident”.

Pak më shumë punë është dashur në veri, derisa serbët janë shtyrë thellë në qytet, pas dëshpërimit të madh të humbjes së Serbisë.

Edhe burimet e portialit Indeksonline kanë thënë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë, kurse serbët për një kohë e kanë mbajtur të ndezur alarmin në veri. Shqiptarët ndërkaq kanë festuar për disa orë me makina dhe me flamuj. Gjendja rreth mesnatës është qetësuar. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
miradie
Fillestar/e
Fillestar/e
miradie


Female
Numri i postimeve : 15
Age : 44
Vendi : drenice
Registration date : 24/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptySun Sep 12, 2010 1:25 pm

Valla i kena punet shum keq ,se qka do te dal se dijme...
Kryesorja po humbim..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptySun Sep 12, 2010 10:05 pm

'Vetëvendosje' kundër rezolutës së Serbisë dhe BE-së
Lëvizja "Vetëvendosje" konsideron se rezoluta e përbashkët e Serbisë dhe Bashkimit Evropian për Kosovën e miratuar në Ansamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka për qëllim fuqizimin e gjashtë pikëshit të Ban Ki Munit në Kosovë.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vlerëson se negociatat e reja do të kenë kuptimin e njohjes së Serbisë nga ana e Kosovës, çka do të thotë se Kosova ndonse e pavarur, do ta njohë Serbinë si faktor.

Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, thekson se nogociat e reja me Serbinë vetëm sa do ta përkeqësojnë situatën politike dhe do ta tkurrin sovranitetin e Kosovës.

"Negociatat e reja do të kenë kuptimin e njohjes së Serbisë nga ana e Kosovës, çka do të thotë se Kosova ndonse e pavarur, do ta njohë Serbinë si faktor. Pika e fundit e rezolutës së AP të OKB tregon synimin e saj, pra që krerët insituconal të Kosovës të futen në negociata. Nga përvoja dihet që pasi t'i kenë futur në negociata, kollaj do të lozin me ta mandej. Kosova i ka institucionet e varura politikisht dhe juridikisht kurse politikanët i ka të varur financiarisht. Hyrja në negociata në këtë pozitë, patjetër se do të rezultojë me koncesione e kompromise të reja", tha Albin Kurti, lider i "Vetëvendosjes".

Përfaqësuesit e "Vetëvendosjes" konsiderojnë se për situatën e krijuar politike, fajtorë janë Presidenti dhe Kryeministri i vendit.

Sipas Kurtit, zhvillimet politike në vend vetëm sa e fuqizojnë parullën, "Jo negociata, vetëvendosje". Kurti ka theksuar nevojën e një mobilizimi shoqëror e kombëtar kundër negociatave me Serbinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyMon Sep 13, 2010 4:11 pm

A jan normal kta politikkuajt tan po qka na vyjn bisedimet me shka, kurse GJND naj njef shpalljen e pavarsis si legjitime,qfar shizofrena kem ne politik zoti na ndihoft.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyMon Sep 13, 2010 4:44 pm

Kurti: Sejdiu e Thaçi janë ose pro Serbisë, ose janë të shantazhuar
Lëvizja “Vetëvendosje” është shprehur kundër negociatave të paralajmëruara ndërmjet Prishtinës e Beogradit, ndërsa ftoi qytetarët e Kosovës që masivisht të kundërshtojnë këto negociata, të cilat sipas udhëheqësve të lëvizjes do të përfundojnë me planin gjashtë-pikësh.
Lëvizja "Vetëvendosje" konsideron se rezoluta e përbashkët e Serbisë dhe Bashkimit Evropian për Kosovën e miratuar në Ansamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka për qëllim fuqizimin e gjashtë pikëshit të Ban Ki Munit në Kosovë.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vlerëson se negociatat e reja do të kenë kuptimin e njohjes së Serbisë nga ana e Kosovës, çka do të thotë se Kosova ndonse e pavarur, do ta njohë Serbinë si faktor.

Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, thekson se nogociat e reja me Serbinë vetëm sa do ta përkeqësojnë situatën politike dhe do ta tkurrin sovranitetin e Kosovës.

"Negociatat e reja do të kenë kuptimin e njohjes së Serbisë nga ana e Kosovës, çka do të thotë se Kosova ndonse e pavarur, do ta njohë Serbinë si faktor. Pika e fundit e rezolutës së AP të OKB tregon synimin e saj, pra që krerët insituconal të Kosovës të futen në negociata. Nga përvoja dihet që pasi t'i kenë futur në negociata, kollaj do të lozin me ta mandej. Kosova i ka institucionet e varura politikisht dhe juridikisht kurse politikanët i ka të varur financiarisht. Hyrja në negociata në këtë pozitë, patjetër se do të rezultojë me koncesione e kompromise të reja", tha Albin Kurti, lider i "Vetëvendosjes".

Përfaqësuesit e "Vetëvendosjes" konsiderojnë se për situatën e krijuar politike, fajtorë janë Presidenti dhe Kryeministri i vendit.

Sipas Kurtit, zhvillimet politike në vend vetëm sa e fuqizojnë parullën, "Jo negociata, vetëvendosje". Kurti ka theksuar nevojën e një mobilizimi shoqëror e kombëtar kundër negociatave me Serbinë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyMon Sep 13, 2010 5:42 pm

Kosova dhe kosovaret e hangren mbeten prap me shkaun.
Kurse me keq pe pesojne shqiptaret e vertet..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyTue Sep 14, 2010 11:17 am

Bler pranon Medaljen e Lirisë për Kosovën

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Thumbnail.php?file=bler_453303579

Ish kryeministri britanik Toni Bler është nderuar me Medaljen e Lirisë nga Qendra Kombëtare Kushtetuese e ish presidentit amerikan Bill Klinton.
Bler e quajti “privilegj dhe nder të jashtzakonshëm” medaljen që e pranoi nga Klintoni, sidomos meqë Filadelfia, ku ndodhet qendra, ishte djepi i lirisë dhe demokracisë dhe i Kushtetutës amerikane.
Qendra Kombëtare Kushtetuese e ka vlerësuar Blerin, i cili ishte kryeministër prej vitit 1997 deri në 2007, për përpjekjet e tij në Irlandën Veriore dhe Kosovë, si dhe për punën e vazhdueshme si emisar i posaçëm për Lindjen e Mesme pas largimit nga zyra.
Çmimi Medalja e Lirisë u është ndarë edhe ish liderit sovjetik Mihail Gorvbaçod dhe ish kreut të OKB-së, Kofi Anan. evropa e lire .

http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/43057.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyTue Sep 14, 2010 11:36 am

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Skanna0011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyTue Sep 14, 2010 11:39 am

Qysh po rrejne more haptas qe thojne se Serbia dhe OKB paskan pranue ,,pavaresine e Kosoves".
PO mu kane ashtu ishim ne OKB.
Ku dihet se ne OKB ishin shikus si ne futboll keta tonet me nje qoshe qe kushe si bani hesap.
A e pate qfare perberje kishin ,do lavire dhe disa persona keshilltare qe sdijne pershesh me ngrene ....kuku per ne si po lejone ky popull me udheheq qyshit qobani..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyTue Sep 14, 2010 5:53 pm

Shiqoni ata qe e quajne veten Kosovare 60% servile ishe bashkpunetore te serbise
Ose ,,shqiptare me gjak te perzier" prap dojne shkaun te dera .
Zoti i marrofte qfare fare e flliqte ishin kane..





60 përqind e kosovarëve pro bisedimeve
14.09.2010, ora 15:34



Të fundit nga kjo kategori
60 përqind e kosovarëve pro bisedimeve
Serbia e gatshme të nisë dialogun me Prishtinën
Hyseni dërgon 122 telegrame
Rexhepi: Për veriun vlen vetëm plani Ahtisaari
Thaçi: Serbia de facto e ka njohur Kosovën
Shumica e qytetarëve të Kosovës mendojnë që duhet të ketë bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, ka treguar një hulumtim i kryer në korrik nga Klubi për Politikë të Jashtme dhe Forum 2015.

Rreth 60 për qind e të anketuarve i kanë vlerësuar bisedimet e ardhshme si “të pranueshme”. Qëndrimi afirmativ ndaj bisedimeve vjen edhe si nevojë e kultivimit të marrëdhënieve me shtetet mike të Kosovës.

Klubi për Politikë të Jashtme dhe Forum 2015, të vetëdijshëm për mundësinë e fillimit të një raundi të ri bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë muajit të fundit kanë realizuar një hulumtim të opinionit për të matur disponimin e qytetarëve të Kosovës për procesin e paralajmëruar të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në një informatë shtypi të lëshuar nga këto dy organizata

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e aprovuar javën e kaluar, e cila përshëndet rolin e Bashkimit Evropian në facilitimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, konfirmon paralajmërimet për një proces të ri bisedimesh mes dy vendeve. Përveç faktit se do të ketë bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se ky dialog do të vendoset brenda kontekstit evropian, një listë elementesh mbeten ende të padefinuar, thuhet më tutje në komunikatë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, tanimë ka paralajmëruar një proces në të cilin do të definohen përmbajtja dhe formati i këtyre bisedimeve. “Tash jemi në bisedime me palët që të shohim se kur, ku dhe në cilin nivel do të nisin dialogun. Ne kemi ofruar të jemi mikpritës të këtij dialogu këtu në Bruksel, por u takon atyre të vendosin”, ka theksuar ajo.

Dhe përderisa të panjohurat e procesit të ri negociator, si përmbajtja, temat, vendi, formati kohor, përfaqësimi, ndërmjetësimi dhe të tjera mbeten për t’u definuar mes Prishtinës, Beogradit e Brukselit, është mëse evidente se ky proces nuk do të zgjasë përjetësisht. Andaj edhe zgjidhja e dilemave të brendshme dhe definimi i pozicioneve karshi procesit të bisedimeve duhet të trajtohen me seriozitetin më të lartë në Prishtinë.

Për t’i kontribuuar këtij debati, KPJ dhe Forum 2015 sjellin disponimin e qytetarëve të Kosovës për bisedimet e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, ku përfshihen qëndrimet e publikut kosovar ndaj dilemave ende të padefinuara të këtij procesi.

Të gjeturat kryesore

Shumica e qytetarëve të Kosovës mendojnë që duhet të ketë bisedime mes Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimi afirmativ ndaj bisedimeve vjen edhe si nevojë e kultivimit të marrëdhënieve me shtetet mike të Kosovës. Rreth 60% e respondentëve i vlerësojnë bisedimet e ardhshme si “të pranueshme”.

Kosovarët preferojnë që bisedimet të jenë të ndërmjetësuara, ndërsa SHBA-të dhe BE-në i konsiderojnë ndërmjetës të preferuar.

Kosovarët janë të ndarë në perceptimin se a jemi të përgatitur për këtë raund bisedimesh, por preferojnë që përfaqësimi të jetë sa më gjithëpërfshirës.

Shqiptarët dhe serbët e Kosovës pajtohen se çështja e të pagjeturve, lëvizja e lirë, veriu i Kosovës si dhe pozita e shqiptarëve në Serbi, duhet të trajtohen në këto bisedime, siç pajtohen se në këtë proces nuk duhet të diskutohet për statusin, ndarje apo hapje të Pakos së Ahtisaarit.

Hulumtimi, po ashtu, identifikon rritje të ndjeshme të masës që kundërshton bisedimet. Kjo mund të interpretohet edhe nga fakti se lideri më i preferuar për kosovarët del të jetë Albin Kurti. Rezultatet e hulumtimit, po ashtu, tregojnë se zgjidhja jo e duhur për veriun do të rezultojë me radikalizimin e veprimeve të qytetarëve.

Hulumtimi i opinionit është realizuar në korrik të sivjetmë, me një mostër reprezentative për Kosovën, me 800 respondentë. (express)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyFri Sep 17, 2010 11:18 pm

mos te biem pre e sondazheve te trilluara, se poj i manipulojn te gjitha gjerat tek ne.
duhet ta dim se duhet
ndoshta te bisedojn por duhet dit shka te bisedohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyFri Sep 17, 2010 11:22 pm

Ky sontazh ka qene ne gjithe boten bile edhe te gazetat e Sllaveve qe mendoj qe eshte i sakte ..Kjo do te thote qe patriotizmi i shqiptareve qe ishte deri disa vite me pare aktiv , sot dukshem ka ra .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyFri Sep 17, 2010 11:23 pm

po mos mu kane ashtu o xhem nuk jemi ne kete gjendje te mjere..
Nje popull q e qka tju qitshe ne tanjir e marrin ,ai seshte popull..
Populli i menqur se pari kishte shkye flamurion multietnik .skish pranue kombin kosovare etj.
Po tashe shumica dasme bejne me flamur multietnik dhe tju thuash ´diqka te mbysin.
Kjo ndodhi edhe me mua ne nje dasme te nje kojshie ,kure i thashe pse dy flamuje ..
Vendose vetem ate kombetare i thashe ..
me thane ne vendosim vete ....ska nevoje ti te na mesojshe .
Po kane qen bashkpunetore te shkaut atehere po edhe sote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyFri Sep 17, 2010 11:25 pm

Arber ja ke msy grekut me duket, e ke shti ne shenjester , shum mir se me ty jam.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyFri Sep 17, 2010 11:26 pm

Mos me rafshin ne dore o Xheme , se sikur te me bien njiher e di cka bej :)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kostandin
Fillestar/e
Fillestar/e
Kostandin


Male
Numri i postimeve : 68
Age : 60
Vendi : Skrapar
Registration date : 09/09/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyFri Sep 17, 2010 11:34 pm

Shkrime te bukura ke sjell z, Arber ju lumt per gjithe ket pune te mrekullueshme te lexojme e te mesojme nga e kaluara .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyThu Sep 23, 2010 6:01 pm

Kosovë, zbulohet skandali i vjedhjes së naftës

PRISHTINE- Zbulohen detaje të skandalit të vjedhjes së karburantit në Kosovë nga paqeruajtësit ukrainas.

Hetimet e prokurorisë së përgjithshme në Kiev, kanë nxjerrë se kontigjenti ukrainas ka kryer në shkallë të gjërë dhjetra transaksione ilegale karburanti që kapin vlerën e 3 milion eurove nga viti 2006 deri në 2009-ën.

Po kështu ushtarët përdornin dokumentet zyrtare të KFOR-it, për importin e jashtëligjshëm të karburantit ne Bullgari, në bashkëpunim me rafinerinë më të madhe në Europën Juglindore, pronë e gjigandit rus Lukoil.

Video : http://www.balkanweb.com/videoAlbum/popup.php?vIDCategoria=45&IDVideo=6571&va_id_video=6571
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyThu Sep 23, 2010 8:16 pm

kosova maroje e coptun e shkaterrun cop a copa me shkije e rom e ashkali e malazez secili ka me pas komune ne veti..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyFri Sep 24, 2010 3:11 pm

Rusët administrojnë veriun
Publikuar: Sot, më 24 shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Kupchan: Veriu i Kosovës mbetet "çështje e ndërlikuar"

Philips: GJND ka mbyllur debatin për statusin e Kosovës
Isa Mustafa kandidon për kryetar të LDK-së
Presidenti, shkelës i Kushtetutës

Prishtinë, 24 shtator – Katër misionarë nga Rusia janë zyrtarët kryesorë të UNMIK-ut në veri të Kosovës. Këta zyrtarë tok me një misionar nga Ukraina, një serb nga Kroacia dhe një zyrtare me nënshtetësi gjermane, janë zyrtarët e UNMIK-ut që administrojnë veriun e Kosovës.
Vladimir Anokhin nga Rusia është ushtrues i detyrës së shefit të administratës së UNMIK-ut në veri të Mitrovicës. Lilia Galieva, po ashtu nga Rusia, është përfaqësuese komunale e UNMIK-ut në Leposaviq. Zyrtari i tretë rus atje është Vladimir Gromov. Ky i fundit është përfaqësues komunal në Zveçan.
Burime të “Kohës Ditore” në atë pjesë të Kosovës kanë shpjeguar se të tre rusët kanë edhe një këshilltar. Andrei Efimov, që vjen nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, është këshilltar i lartë politik i UNMIK-ut në veri.
Bashkë me rusët në veri të Kosovës punojnë tre zyrtarë të tjerë. Ata nuk janë nga Rusia, por edhe identiteti i tyre nuk është nga vendet më mike të Kosovës.
Kozak Yaroslav nga Ukrahina është përfaqësues komunal në Zveçan. Zyrtar për çështje civile në prezencën e UNMIK-ut në veri të Kosovës është Mario Maglov, serb nga Kroacia.
Eva Maria Veliçkoviq është zyrtarja e fundit që punon në UNMIK. Ajo ka nënshtetësi gjermane, ndërkaq kombësinë e saj burimet e gazetës nuk kanë mundur që ta përcaktonin.
Të gjithë këta zyrtarë, sipas burimeve të gazetës, kanë bashkëpunim të mirë me strukturat paralele të Serbisë në veri të Kosovës, por bashkëpunim edhe më të mirë me këto struktura ka stafi lokal i UNMIK-ut atje, që përbëhet nga 99 për qind serbë vendës. Shumica e stafit lokal, që në përgjithësi janë rreth 120, punojnë edhe për strukturat paralele, sipas burimeve të gazetës.
UNMIK-u ka edhe një bord këshillëdhënës në atë pjesë të Kosovës. Bordi që do të duhej të përbëhej nga përfaqësues të komuniteteve përbëhet prej tetë personash.
Gjashtë prej tyre janë serbë. Vetëm njëri nga ta është shqiptar dhe një tjetër është boshnjak.
Megjithëse aktualisht UNMIK-u ka katër projekte të ndryshme shumetnike në atë pjesë të Kosovës. Burime të gazetës kanë shpjeguar se më shumë se 90 për qind të projekteve të propozuara nga komuniteti shqiptar atje janë refuzuar nga ky bord i UNMIK-ut.
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, nëpërmjet një komunikate për media, ka thënë se prezenca e misionit që ai udhëheq e ka ndihmuar dhe po e ndihmon jetën në veri.
Zannier ka kundërshtuar pjesët kryesore të raportit të hartuar nga kjo zyrë e përbashkët koordinuese e Qeverisë së Kosovës dhe e ICO-së (më gjerësisht në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore”).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptyFri Sep 24, 2010 3:22 pm

OVL e UÇK-së synon bashkimin kombëtar
Publikuar: Sot, më 24 shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Kupchan: Veriu i Kosovës mbetet "çështje e ndërlikuar"

Philips: GJND ka mbyllur debatin për statusin e Kosovës
Isa Mustafa kandidon për kryetar të LDK-së
Presidenti, shkelës i Kushtetutës

Prishtinë, 24 shtator – Pa praninë e flamurit të Republikës së Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shënuar dhjetëvjetorin e themelimit.
Në një atmosferë festive, me flamurin kombëtar kuq e zi dhe nën tingujt e muzikës patriotike, veteranët e UÇK-së kanë folur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Kjo organizatë synim për të ardhmen e ka që shqiptarët të kenë një atdhe, një shtet dhe një flamur, ka thënë kryetari i OVLUÇK-së, Muharrem Xhemajli.
Duke përkujtuar themelimin dhe ecjen në kohë gjatë këtyre dhjet vjetëve, Xhemajli ka thënë se pas përfundimit të luftës në Kosovë disa nga veteranët u inkuadruan në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, disa në Polici, e disa të tjerë vazhduan luftën nëpër troje të ndryshme shqiptare.
“Por pjesa më e madhe u përballen me mohimin dhe mosnjohjen e asnjë të drejte nga ana e pushtetit të atëhershëm, ishte domosdoshmëri që veteranët të mbesin të bashkuar ashtu siç ishin të bashkuar në beteja e istikame”, ka thënë Xhemajli, të enjten në ceremoninë e organizuar për shënimin e dhjetëvjetorit të OVLUÇK-së.
“Duke u nisur nga aspekti shekullor, qëllimi i luftës çlirimtare, i dëshmorëve tanë, OVLUÇK-ja do të japë kontributin e saj që shqiptarët në periudhën më të shpejtë të mundshme të jenë në një atdhe, një shtet dhe një flamur”, ka shprehur qëndrimin e tij Xhemajli.
Gjithashtu ai ka njoftuar se OVLUÇK është anëtare me të drejta të plota e Federatës Botërore të Veteranëve të Luftës.
Me nga një fjalë përshëndetëse janë paraqitur edhe gjeneralbrigade Kudusi Lama, i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë komandant i divizionit të Kukësit dhe kishte ndihmuar në trajnimin e ushtarëve të rinj të UÇK-së dhe djali i ish-komandantit Adem Jashari, Bekim Jashari.
Kudusi Lama ka thënë se ndihet i privilegjuar se gjendet i pranishëm në shënimin e kësaj date.
“Organizatë kjo e cila i ka dhënë vetes përgjegjësinë e madhe që të identifikojnë luftën, ta ligjërojnë luftën dhe të marrë në mbrojtje veprën e dëshmorëve dhe të luftëtarëve. Të marrë në mbrojtje betejat, të marrë në mbrojtje ecurinë historike të këtyre trevave”, ka thënë Lama.
Ndërsa Bekim Jashari iu drejtua të pranishmëve vetëm me një fjali. “Ju ishit ata që nën emblemën e UÇK-së ia kthyet identitetin këtij populli, i treguat okupatorit dhe gjithë botës mbarë që kjo tokë ka zot dhe vërtet i dolëm zot”, u tha ai.

Ndërkaq njëri nga tre ish-drejtorët politikë të UÇK-së, Adem Demaçi, ka thënë se detyrë e veteranëve të kombit është të jenë roje e atij kombi.
“Ne jemi veteranë të kombit tonë, nuk jemi veteranë të asnjë partie. Prandaj e kemi për detyrë të jemi roje e kombit tonë, këtë s’duhet ta harrojmë dhe duhet të jemi krenarë nëse disa parti nuk na ndihmojnë, disa nuk na duan, sepse ua prishëm punët që të rrinin në atë farë flladin që u ofronte ajo kohë e mallkuar dhe s’qanin kokën se shumica e popullit ishte e robëruar”, ka thënë Demaçi.
Sipas tij, në Kosovë ende nuk ka pasur një organizim të duhur që t’u jepet vendi i merituar të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
“Prandaj ne e kemi për detyrë dhe do të kërkojmë që ta kemi një shtëpi botuese të veteranëve shqiptarë, e cila do të punojë dhe do të botojë veprat e veteranëve. Nuk mjafton të ngremë përmendore për 1 000 apo 2 000 luftëtarë tanë, në luftën dhe qëndresën tonë të paparë ka marrë pjesë i gjithë populli”, ka vazhduar më tutje ai.
Duke folur për luftën e UÇK-së, Demaçi ka thënë se për shkak që kosovarët nuk patën mundësi që ta fillojnë, ta përfundojnë dhe ta fitojnë luftën vet, u detyruan që të kërkojnë ndihmë edhe nga miqtë e vet.
“Por në mesin e miqve na u futën edhe armiqtë tanë. Prandaj edhe hasëm në probleme dhe po hasim në probleme”.
Demaçi, që njihet si aktivist dhe ish-i burgosur politik për të drejtat e popullit shqiptar, ka shtuar më tutje se “ne e kemi për detyrë që atë flamur të interesit kombëtar ta mbajmë në dorë dhe të mos e lëshojmë nga dora”.
“Nuk është detyra e jonë që vetëm të tubohemi për të përkujtuar dëshmorët tanë, shokët tanë, por detyra jonë është që çështjen tonë ta çojmë përpara deri në fund, deri në krijimin e një Kosove që do të ketë të drejtë të bashkohet me kë të do”, ka thënë ai. Ndërsa, ka shtuar se “jo të na shkruhet ne në Kushtetutë aty ‘jeni të lirë, por s’guxoni të bashkoheni me askënd’. Ku është ajo liri atëherë, na tregoni ju se çfarë duhet të bëjmë ne. Nëse jemi të lirë, atëherë nuk duhet të na tregoni se çfarë duhet të bëjmë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptySat Sep 25, 2010 12:33 pm

dje ne tv 21
kryetari i parteshit e quajke kosoven -kosova i metohia ..
Kusre fatmir LIma Sadri magari tradhtari Gashi i akr nuk guxuan ta pyesin se pse ky pe quan kosoven -metohi.
Ky kinse u bejke kunder Ivanoviqit..
A kendej para syve i quajke Kosoven _metohi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptySat Sep 25, 2010 1:08 pm

Sejdia po na dhaka doreheqje nga posti iPresidentit haj medet ,
Ashtu ashtu si mos mu kan hiq.
Naj shkaterrun kosoven e naj coptun me shkije se dikur kumar i ka pas .
E kumarlleku duhet te vazhdoje me ta.
pale qfare ldk-isti ka me naj fut per president.
Apet naj Kumar shkau...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptySat Sep 25, 2010 9:14 pm

Veteranët e UÇK-së të ngrenë zërin ndaj atyre që shtiren si patriotë
Publikuar më 23 shtator, 2010 në orën 20:10 ( Para 1 ditë e 23 orëve ) Lajme |


Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë të enjten se Tahir Zemaj nuk mund të futet në listën e atyre që kanë kontribuar për luftën çlirimtare të Kosovës. Ai tha se Tahir Zemaj nuk ishte luftëtar, por ishte një njeri që i la më shumë se 600 të plagosur në front dhe iku për në Shqipëri.


“Kishte armatim por iku, gjoja e thirri Bukoshi. Atëherë Bukoshi ishte asgjë. Ishim ne, ishte Ushtria Çlirimtare që luftonte këtu, por jo ata që silleshin si patriotë”, tha Demaçi në përvjetorin e dhjetë të themelimit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Detyrë e veteranëve të UÇK-së, tha Demaçi, është që të ngrenë zërin kundër atyre që shtiren si patriotë.

Në këtë rast, Demaçi, akuzoi edhe ish- kryeministrin në ekzil, Bujar Bukoshin, aktualisht ministër i Shëndetësisë, duke thënë se ai ka keqpërdorur dhjetëra miliona nëpër bankat e Gjermanisë.

“Ndërsa tash po kërkon nga ne ta luftojmë korrupsionin. Ai vetë është i korruptuar”, ka thënë Demaçi.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 EmptySun Sep 26, 2010 5:32 pm

hajnat jane ne politik
hajni hajnin nuk e lufton
kend e denoi qeveria asken sepse te gjithe jane hajna
duhet te gjithe ne burg ,eulex ne qoftese nuk del ne vepra duhet populli ta largon nga kosova dhe me demostarta ti largojme hajnat nag te gjitha strukturat pasunin me ja konfiskue populli dhe meja dhene fukareve dhe invalideve dhe femijeve te tyre.
Pra populli ti rrezon me protesta gjith popullore dhe tja djeg pasurit qe fituan me njeresen e popullit
Si Psh Bukoshi Isa Mustafa F.Lima Xh .Zharku e shume hajna tjere ne politik..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 26Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 14 ... 26  Next
 Similar topics
-
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» Lajme nga Shqiperia
» Lajmet nga Rajoni
» Askush se kujtoi
» Prishtina kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: