Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajme nga Shqiperia

Shko poshtë 
+11
rrimtaf
detektivi
Xhevati
petritkola
Mixha Selim
......
Medalim
xhiti
xhema
arberia
Atdhetari
15 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 11, 12, 13  Next
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyTue May 11, 2010 4:08 am

Grekët do të provokojnë destabilizimin e Shqipërise më 16 Maj në
Delvinë




Lajme nga Shqiperia Arben-llalla
“Çdo tubim që organizohet për Autonominë e
Vorioepirit udhëhiqet nga priftërinj grekë të cilët mbajnë grada të
lartë si Mitropolitë. Siç duket këta Mitropolit grek i kanë zgjidhur
punët shpirtërore me Perëndinë dhe tashmë kërkojnë të nxisin luftëra
midis popujve në Ballkan”.


Nga Arben LLALLA

Në prag të diskutimit në BE për heqjen e vizave për Shqipërinë në
fillim të muajt qershorit grekët e Greqisë do të mbështesin fuqishëm
minoritarët grek për të destabilizuar Shqipërinë në emër të Autonomisë
së Vorioepirit. Këto protesta do të udhëhiqen nga Kisha greke me në krye
Mitropolitin e Dropullit, Pogonisë dhe Konicës Andreas. Protestat do të
organizohen me rastin e përkujtimit të nënshkrimit të Protokollit të
Korfuzit të 17 Maj 1914. Ky protokoll erdhi si pasojë e shpalljes nga
grekët e Athinës më 14 shkurt 1914 Autonomin e Vorioepirit. Qeveria
autonome e vetëshpallur dhe e njohur vetëm nga Athina në atë vit
udhëhiqej nga grekë të Greqisë dhe jo grek të cilët jetonin në
Shqipërisë.
Sipas trashëgimtarëve të propagandës antishqiptare të udhëhequr për
shumë vite nga i ndjeri Mitropolit Sebastianos, tubimi do të mbahet me
fillim në Delvinë më 16 Maj 2010. Fjalimin qendrorë të kësaj proteste do
ta mbajë Mitropoliti i Dropulli, Pogonisë dhe Konicës Andreas. Në këtë
fjalë prifti i Republikës Greke i cili në mënyrë të dhunshme do të
shkeli tokën e Republikës së Shqipërisë do të shfaqi trishtimin e tij
nga politikanët grekë të cilët nuk po bëjnë asgjë për shpalljen e
Autonomisë së Vorioepirit dhe frenimin e Shqipërisë për tu anëtarësuar
në BE. Programi i cili është botuar në faqen e internetit të organizatës
ekstremiste greke www.sfeva.gr dhe të faqes së rinisë ekstremiste
Vorioepiriote www.neb.gr, të pranishmëve në tubim do ti bëhet thirrje
organizatave ndërkombëtare që të ndalin propagandën për zgjidhjen e
çështjes çame. Mbajtja e këtij tubimi ka për qëllim edhe përkujtimin për
të gjithë ushtarët grek të rënë në tokën shqiptare për ta çliruar dhe
bashkuar me Greqinë pjesën e jugut të Shqipërisë që grekët e njohin si
Vorioepir. Ky bashkim sipas organizatorëve është një borxh i madh që ua
kanë grekët e sotëm të rënëve për realizimin e kësaj ëndrre. Më tej
aktiviteti do të vazhdojë me një lutje hyjnore në kishën e Delvinës ku
Mitropoliti Andreas do të bëj mallkimet e radhës ndaj shqiptarëve dhe
Shqipërisë dhe bekimin e grekëve dhe Greqisë. Pra, sipas programit të
shpallur që para një muaj grekët dhe priftërinjtë e tyre ende vazhdojnë
avazin e propagandës së luftës siç kanë bërë vite më parë prifti Kozmas,
Mitropoliti Foti, i vrarë nga shqiptarët më 1906, Mitropoliti
Sebastianos etj.
Në të vërtetë nuk është hera e parë që grekët e Athinës vijnë në
Shqipërisë dhe përkujtojnë shpalljen e Autonomisë së Vorioepirit dhe
nënshkrimin e Protokollit të Korfuzit. Ata për çdo vit shkelin tokën
shqiptare duke provokuar dhe shkelur çdo ligj kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në maj të vitit 2006 u mbajt një tubim i ngjashëm që është paraparë të
mbahet të dielën më 16 qershor të këtij viti. Këto tubime janë përkrahur
fuqishëm nga organizata e rinisë Voriepiriote dhe nga disa politikanë
të Greqisë dhe Shqipërisë me origjinë greke. Shteti grek edhe pse është
nga prag të falimentimi ai financon dhe nxit organizata të ndryshme për
destabilizimin e Shqipërisë në momente të caktuara kur Evropa jep nota
pozitive për zhvillimet politike dhe ekonomike.
Më 24 shkurt të këtij viti në Athinë u mblodhën në qendër të
kryeqytetit grekë dhe minoritar duke parakaluar me pankarta dhe flamuj
të Autonomisë së Vorioepirit duke hedhur edhe parrulla antishqiptare. Ky
parakalim u bë nxitës që vetëm disa ditë më pas më 25 mars 2010 në
paradën qendrore shtetërore me rastin festimit të pavarësisë së Greqisë
një tog ushtarake të këndojë këngë urrejtje kundër kombit shqiptar. Këto
incidente zyrtare të Athinës nuk janë të rastësishme, ato burojnë nga
brendia e shpirtit të urrejtjes kulturore greke kundër shqiptarëve dhe
fqinjëve të tjerë. Ndjenjat e urrejtjes së grekëve janë probleme
psikologjike të shoqërisë politike dhe fetare të tyre që drejtojnë këtë
shtet, anëtarë i NATO-s dhe i BE-s. Ato vijnë në çaste të caktuara për
të dalë në sipërfaqe dhe për të treguar fytyrën e vërtetë të fqinjit
jugor me Shqipërisë.
Ngjarje e provokimit të radhës që pritet të ndodhi në Delvinë e Sarandë
më 16 Maj 2010, paraqet provokimin më të drejtpërdrejt, nga ana e
elementeve greke, të integritetit dhe sovranitetit territorial të
Shqipërisë. Ku në të njëjtën kohë nga Tirana zyrtare dërgohen sinjale
pozitive në Athinë si hapja e shkollës shtetërore në gjuhën greke në
Himarë, lejimi i dy varrezave të ushtarëve grek të vrarë në luftën
italo-greke 1940-1941, etj. (Varreza që në të ardhmen mund të përdoren
si mjet për të kërkuar Autonominë e Vorioepirit sepse grekët thonë:
“Atje ku është një varr grek ajo tok i përket Greqisë”).
Më 23 janar 2008 Mitropoliti Andreas i shkroi një letër Ministres së
Jashtme së atëhershme të Greqisë znj.Dora Bakojanit ku i kërkonte që ti
bënte presion Shqipërisë për pranimin e Autonomisë së Vorioeprit,
pranimin e mbi 250 mijë minoritarëve grek që jetojnë në Shqipëri,
mbylljen e çështjes çame, kërkesë SH.B.A, Britanisë dhe Rusisë për
njohjen e Autonomisë së Vorioepirit. Ndër të tjera Mitropoliti Andreas i
kërkon që të jetë më këmbëngulëse për kërkimin e tokave të Pirros dhe
të mos mjaftohet vetëm me gurët e varrit që do vendosen. Zhvillimet që
po ndodhin në Kosovë duhet të shfrytëzohen për në Vorioepir…Pra, shihet
qartë se vizita e këtij njeriu nën petkat e Mitropolitit janë
qëllimdashëse në dëm të Shqipërisë, por edhe në dëm të vetë politikave
paqësore të Ballkanit.
Edhe pse për shumë vite politikanë përparimtar grek dhe shqiptar po
punojnë për paqe dhe harmonin midis popujve në Ballkan ka njerëz të
sëmurë të cilët punojnë për nxitjen e luftës midis Greqisë dhe
Shqipërisë. Lejimi i mbajtjes së këtij tubimi në Delvinë dhe Sarandë nga
ana e organeve shtetërore do të jetë një gabim dhe shkelje të
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Lajme nga Shqiperia Foto-nga-tubimi-i-mbajtur-me-14-Maj-2006-Delvin%C3%AB.-N%C3%AB-kujtim-t%C3%AB-Protokollit-t%C3%AB-Korfuzit-17-Maj-1914.-300x225
Foto
nga tubimi i mbajtur me 14 Maj 2006, Delvinë. Në kujtim të Protokollit
të Korfuzit 17 Maj 1914.
Lajme nga Shqiperia 2Foto-nga-tubimi-i-mbajtur-me-14-Maj-2006-Delvin%C3%AB.-N%C3%AB-kujtim-t%C3%AB-Protokollit-t%C3%AB-Korfuzit-17-Maj-1914.-300x224
2Foto
nga tubimi i mbajtur me 14 Maj 2006, Delvinë. Në kujtim të Protokollit
të Korfuzit 17 Maj 1914.
Lajme nga Shqiperia Pankarta-q%C3%AB-lajm%C3%ABron-p%C3%ABr-tubimin-q%C3%AB-do-t%C3%AB-mbahet-n%C3%AB-Delvin%C3%AB-m%C3%AB-16-Maj-2010-n%C3%AB-kujtim-t%C3%AB-Protokollit-t%C3%AB-Korfuzit.-222x300
Pankarta që lajmëron për tubimin që do të mbahet
në Delvinë më 16 Maj 2010, në kujtim të Protokollit të Korfuzit.
Lajme nga Shqiperia Mitropoliti-Andreas-i-Dropullit-Pogonit-dhe-Konic%C3%ABs-cili-do-t-mbaj-fjalimin-qendror%C3%AB-p%C3%ABr-Autonomin%C3%AB-e-Voriepirit-m%C3%AB-16-maj-n%C3%AB-Delvin%C3%AB.-226x300
Mitropoliti Andreas i Dropullit, Pogonit dhe
Konicës cili do t; mbaj fjalimin qendrorë për Autonominë e Voriepirit më
16 maj në Delvinë.

Lajme nga Shqiperia Foto-nga-tubimi-i-mbajtur-pak-dit%C3%AB-m%C3%AB-par%C3%AB-n%C3%AB-Konic%C3%AB-p%C3%ABr-Autonomin%C3%AB-e-Vorioepirit.-300x225
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyTue May 11, 2010 1:55 pm

do te jete nje krim ,ndaj Shqiperise dhe shqiptareve,n.q.s. do te lejohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyTue May 11, 2010 5:08 pm

Jo moj zojush po pse moj krim kta jan vllezer tan nuk ka lidhje se ne jem te njejt se ju ndihmojn vllezerve tan ortodokx,dhe SALA esht patriot i madh ju lejon ushtris fashiste varre ne shqipri dhe HITLERIT nji varr se ka mbet pa te, se tek ne shqiptaret gjejn vend te gjith besa mbas disa viteve vllezrit ortodokx dot ia ngrisin edhe Sllobodanit nji Permendore siq e ceki dhe e tha peshkopi i jon ne Amerik QIRA e keshtu me rradh. na beft mir e hagshim me te shnosh ne varr, vetum ne vet qe po ja bejm varrin vetes me ndihmen tuj dhe perkrahseve te tij se ti je perkrase e devotshme e tij shko fol me SALEN e mos vajto ktu ne forume ti dhe shum te tjer!!!!???.........)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyTue May 11, 2010 5:29 pm

Krim eshte sali Sllobodanka berisha
fatkeqesia e shqiptareve qe shkaterron qka ka shqiptare
ju erdhe fundi te gjithe ata qe perkrahin kete tradhtare lete shkojne bashke te miqte e tije kah beogradi,ju ka ardhe koha bolle ma luajte me shqiptare...
dale ngadal ne te gjitha trojet shqiptare po fillon nje revulucion i ri ku dote pastrohen trojet tona nga plehrat gjakperzier..
Po fillon me zhdukjen e tradhtareve dhe servileve gjakperzier..
funde...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyFri May 14, 2010 10:32 pm


Lajme nga Shqiperia Spacer
Bosch: PD-PS kanë në tavolinë
zgjidhjen e krizës
Lajme nga Shqiperia Spacer

Lajme nga Shqiperia Spacer
Lajme nga Shqiperia 32753_1
TIRANE- Demokratët dhe socialistët kanë në tavolinë një
zgjidhje kompromisi dhe duhet ta pranojnë atë. Ky fakt është zbuluar nga
shefi i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch i cili duke mos u
futur në detajet e marrëveshjes së kompromisit, tha se negociatat mes
palëve dhe pranimi i kësaj matrrëveshje do ti japë fund krizës politike
në vend. Sipas Bosch marrëveshja ka mbështetjen e BE, OSBE dhe SHBA-ve
dhe palët duhet ta pranojnë atë për hir të interesave të vendit, duke
shmangur interesat e tyre personale.

“Ka një mundësi shumë të
mirë kompromisi mbi tryezë dhe në emër të shumicës së ndërkombëtarëve do
ti inkurajoja udhëheqësit që ta kenë parasysh këtë kompromis, të
tregojnë kurajo , të tregojnë se janë burra shteti. Shikoni interesat e
vednit, mos mendoni së pari për interesin tuaj personal dhe bëni hapin e
madh, koha është tani. Ky kompromis ka mbështetjen e BE-së Shteteve të
Bashkuara dhe OSBE-së”.

Këtë mesazh, ambasadori i OSBE-së e dha
nga Gërdeci ku u inaugurua rindërtimi i një shkolle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptySun May 16, 2010 12:33 am

Greva e urisë, Rama: Dakord
me
draftin e ndërkombëtarëve.
Berisha: S'kam asnjë pakt
Lajme nga Shqiperia Spacer





Lajme nga Shqiperia 33812
Lajme nga Shqiperia 33823
Lajme nga Shqiperia 33813
Lajme nga Shqiperia 33829


Lajme nga Shqiperia Spacer
Në ditën e 15-të të grevës së urisë deputetët PS
kanë reaguar pozitivisht pas draftit te propozuar nga ndërkombëtarët për
zgjdhjen e krizës politike në vend. Ndërsa kreu i PS
në një konferencë propozon formulën e zgjidhjes, sipas së cilës hapja e
kutive i lihet një pale të tretë si Komisioni i Venecias. Berisha: Rama
të hapë tendat sic kërkon të hapë kutitë, dhe të lejojë mjekët.
Rendohet gjendja e grevisteve, 39 veta ne spital.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Hapat e gabuara të drejtuesve te PS rrezikojnë stabilitetin   Lajme nga Shqiperia EmptySun May 16, 2010 10:50 am

Hapat e gabuara të drejtuesve te PS rrezikojnë stabilitetin e Shqipërisë

Written by Gazeta SOT
Saturday, 15 May 2010 00:00
Nga Pirro PRIFTI

..........

Nëse më lejohet të analizoj veprimet e tanishme nuk mund të mos bësh paralele me historinë e 20 viteve të fundit përsa i përket paqëndrueshmërisë së shtetit shqiptar dhe të qeverive shqiptare. Po të kujtojmë gjatë gjithë periudhës 1991-1999, pra deri kur u çlirua Kosova, sa herë që Serbia kishte problem në vendin e saj dhe më ish Republikat Jugosllave, edhe Shqipëria kishte probleme ekonomike, politike, financiare dhe gjithmonë kishte trazira të kamufluara me problemet e mësipërme si dhe me ato sociale.

Mbajtja e një vendi të pastabilizuar politikisht dhe ekonomikisht mesa duket kishte lidhje me fqinjët të cilët kishin interesa direkte në Shqipëri, dhe në rastin e konkret serbëve u interesonte që Shqipëria të ndihmonte Kosovën, e në këtë rast përpiqeshin ta mbanin të destabilizuar e të pafuqishme qoftë nga ana politike qoftë nga ana ekonomike. Kështu ndodhi deri në momentin kur NATO- me SHBA në krye çliruan Kosovën, dhe interesat serbe për një Shqipëri të destabilizuar avulluan sepse filluan të merren direkt me Kosovën. Individët që kishin gëlltitur “lugën e prishur të çorbës së tradhtisë” e që ishin shitur për “50 aspra tek serbi”, pas 99 u treguan të gatshëm të shiteshin tek fqinji tjetër grek nëpërmjet jo direkt qeverisë greke e cila zyrtarisht ka mbajt qëndrim korrekt, por mesa duket qarqeve reaksionare greke atyre qarqeve që lejojnë të këndojnë këndë racistë 90 vjeçare të vjetra.

Historia pra, vazhdon të përsëritet. Janë këto qarqe që nuk e duan Shqipërinë të stabilizuar dhe që pas 1999 e deri më sot, individë pro qarqeve reaksionare greke të future në PPDNJ, OMONIA, në Opozitën shqiptare (por dhe disa edhe në maxhorancën e stome), po bëjnë çmos të ndihmojnë fqinjin e fuqishëm duke u përpjekur ta mbajnë Shqipërinë të destabilizuar. Nuk ishte rastësi lehtësia e varrezave, nuk ishte rastësi problemet detare, nuk janë rastësi thirrjet vorio-epirote në Himarë, nuk janë rastësi sot pas 28 qershorit kur Greqisë i kanë rënë brekët në fund të këmbëve që individë të caktuar potencojnë thirrjet sofiste për “transparencë”, për “mosbindje civile”, për “demonstrata të fuqishme”, për krijimin e situatave artificiale revolucionare, etj, etj.

Qëllimi kryesor është i kamufluar: të mbahet Shqipëria e destabilizuar në kohën kur Greqia është keq, në mënyrë që shqiptarët të mos i kërkojnë gjë Greqisë në këto moment! E kështu po ndodh! Çjerrjet e Spartak Ngjelës për “revolucion”, përbetimet e V. Dules për mos futjen në BE të Shqipërisë nëse nuk dëgjohen fjalët e tij 8 kupto të reaksionit grek), kanë këtë kuptim të mësipërm. Në konkluzion, PS duhet të distancohet e të arrijë marrëveshje më maxhorancën bazuar në kushtetutë! Ndryshe do të quhen tradhtarë të atdheut!

http://www.sot.com.al/index.php?opti...tid=55:komente


ja video e qytetareve te Tiranes qe akuzojne Edi Ramen per bllokimin e rrugeve duke e
quajtur ate "gjarper me zile"....




//

Lajme nga Shqiperia Default
YouTube - Qytetarët akuza Ramës per bllokimin a rrugëve


Fakte të reja/Para në dorë protestuesve për mbështetje ndaj Edi Ramës (Video)




(Linku për të parë videon)

pjesa e pare



//

Lajme nga Shqiperia Default
YouTube - Paret e Edi Rames pjesa 1.mpg Mbylle
2You need to upgrade your Flash Player2





pjesa e dyte





//

Lajme nga Shqiperia Default
YouTube - Paret e Edi Rames pjesa 2.mpg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptySun May 16, 2010 11:01 am

LAvdi e nder e respekt kesaj Trimereshes..
Ia numeron tana te zezat ramedver pyges dhe sejmeneve ti!
ramoRuqongjela jan tre gjarpenit. neprkat qe duan te helmojen shqyptarin!



//

Lajme nga Shqiperia Default
YouTube - Qytetaret kunder Edi Rames.MP4
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptySun May 16, 2010 11:02 am

Rama, grevisteve: Shoke, kutite nuk hapen, por ju rrini dhe pak
Lajme nga Shqiperia 20100515203931_artikull Kryetari socialist Rama, eshte shprehur se opozita eshte e gatshme per zgjidhjen e krizes politike, ndersa shton se transparenca eshte ne themel te saj. Kreu i PS kerkon hapjen e kutive te te gjithe dokumentacionit zgjedhor, ndersa shton se kutite e votimit i lihen ne dore nje pale te trete, sic eshte Komisioni i Venecias. "Nderkombetaret kerkojne zgjidhje dhe e presin nga ne. Krizen e zgjidhim me...

Lohan: Zgjidhja e ngercit politik, ne respekt te Kushtetutes dhe transparences
Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, tha dje se zgjidhja e ngercit politik ne vend, duhet te behet ne respektim te parimeve baze te nje shteti demokratik, qe jane Kushtetuta dhe transparenca. Pa dashur te komentoje aspak ate cka dy dite me pare ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, tha per ekzistencen e nje pakti per zgjidhjen e krizes politike,...

PS, para ne dore protestuesve
Teksa kryetari Edi Rama falenderonte protestuesit per pjesemarrjen ne mitingun e djeshem duke u dhene edhe kuraje, nga ana tjeter edhe i paguante ata. Nje kamera amatore ka dokumentuar qe edhe protestuesit e kane falenderuar Ramen, pas pageses per pjesemarrjen ne proteste, pamje keto te nxjerra ne Tv "Klan". Dy personazhe jane protagonistet e ketyre...

Berisha: Nuk ka draft, zgjidhja sipas KiE-se
Kryeministri Sali Berisha hodhi poshte dje, deklaratat per ekzistencen e nje drafti apo pakti per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Nje deklarate kjo e bere nga ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, dy dite me pare, por qe kreu i qeverise nuk ka preferuar qe ta komentoje. "Nuk kam pare dhe nuk kam mbi tavolinen e zyres asnje draft apo pakt, por kam deklaraten e...

me teper elxoni Koha jone
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: LAJMET KRYESORE   Lajme nga Shqiperia EmptySun May 16, 2010 11:47 am

LAJMET KRYESORE


Qeveria rrëzon propozimin e Edi Ramës për hetimin e materialeve zgjedhore

15-05-2010 13:20 / Gazeta 55
Drejtori i kabinetit të kryeministrit Berisha Oerd Bylykbashi thotë se propozimi i opozitës bie ndesh me Kodin Zgjedhor[/size]
Propozimi i Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, pë...


Ndërkombëtarët tjetër apel opozitës: Zgjidhja vetëm në parlament dhe në respekt me kushtetutën dhe ligjet në fuqi

15-05-2010 10:42 / Gazeta 55
Bashkimi Evropian përsërit edhe njëherë se marrëveshja për kapërcimin e ngërçit politik duhet të bazohet në kushtetutën e vendit dhe në transparencë. She...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Edhe studentët, peticion kundër grevës së urisë   Lajme nga Shqiperia EmptyWed May 19, 2010 10:32 pm

Edhe studentët, peticion kundër grevës së urisë

19-05-2010 / Gazeta 55
Rreth 7000 studentë kanë firmosur peticionin
Këshilli Kombëtar Studentor (KKS), prej dy ditësh ka iniciuar një peticion të studentëve shqiptarë në të gjitha universitetet publike dhe private të vendit kundër grevës së opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që sipas tyre, po dëmton procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian si dhe procesin e liberalizimit të vizave. Me anë të një deklarate për shtyp, kryetarit i KKS-së, Qamil Dika, theksoi se “Mos pengoni ëndrrën tonë për të lëvizur të lirë në hapësirën europiane. Mos vononi procesin e pandalshëm të integrimit të Shqipërisë në BE dhe vlerave që ajo përfaqëson . studentët me firmat e tyre po dëshmojnë që iniciativat e opozitës janë të pashpresa dhe të papërgjegjshme". Sipas Dikës, "deri tani janë plot 7000 studentë, që kanë firmosur peticionin, ku i bëjnë thirrje kryetarit të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetar i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të mos pengojë ëndrrën e të rinjve shqiptarë për të udhëtuar të lirë nëpër Europë. Mos pengoni lëvizjen e lirë të studentëve dhe të çdo shqiptari tjetër. Mos u mundoni me tentativa të panumërta të pengoni procesin e pandalshëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe vlerat që ajo përfaqëson”, shkruhej në peticionin e studentëve Sipas KKS-së, ky peticion do të vazhdojë të firmoset nga studentët edhe në ditët në vazhdim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyWed May 19, 2010 10:32 pm

Kapitullon opozita, mbyllet greva e urisë

19-05-2010 / Gazeta 55
UPDATE- Edvini i përcjell lajmin e kobshëm protestuesve dhe grevistëve të urisë, të cilët prej 19 ditësh me radhë u mësuan me jetën e kampistit, duke besuar verbërisht në një kauzë të drejtë dhe legjitime, por që rezultoi e kundërta. Për 19 ditë me radhë u mbodh dhe u korr vetëm dështimi
[size=9]Mbyllet greva e urisë e Partisë Socialiste. Edvin Rama pranon dështimin e plotë të kauzës së udhëhequr prej muajsh të tërë, duke u konfirmuar kështu para socialistëve të thjeshtë si aksioni i skupeve dhe interesave personale. Protesta e pasdites pas deklaratave të Spartakut, Blendi, Ilirit, Edvini nuk doli në podium për minuta të tëra, nga turpi i pranimit të bllofit përpara dhjetëra protestuesve dhe grevistëve.
Kryesocialisti doli si zakonisht të përshëndesë protestuesit dhe grevistët, por jo si gjithmonë, këtë herë i duhej të merrte mbi supe një përgjegjësi akoma edhe më të madhe, pasi do t’u përcillte atyre lajmin e kobshëm të mbylljes së grevës së urisë, duke firmosur kështu kapitullimin e kauzës opozitare.
“Ju shpreh të gjithëve mirënjohjen e thellë, për mbështetjen, kurajën, për pasionin me të cilin jeni bërë pjesë në këtë rrugë të vështirë. Kjo mirënjohje është për ju që jeni këtu, është për të gjithë ata që na ndjekin sot, nëpërmjet kamerave të televizioneve që nuk i janë ndarë kësaj proteste të pandalshme. Nesër, përfaqësuesit e majtës dhe të djathtës evropiane, presin në tryezë të dyja palët, për të kërkuar zgjidhjen dhe për t’i hapurr rrugën transparencës, por edhe sfidave përballjes me sfidat e integrimit. Jemi të gatshëm t’i japim zgjidhje kësaj krize, t’i hapim rrugën e integrimit të vërtetë të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ky nuk është fundi i betejës sonë, por një moment i besueshëm, por një moment për të shprehur të gjithë vullnetin tonë një zgjidhja dhe transparenca të bëhet. Ne jemi të gatshëm t’i japim zgjidhje krizës së krijuar, ne jemi të gatshëm të hapim rrugën e liberalizimit të vizave dhe të integrimit të vërtetë të Shqipërisë, drejt Bashkimit Evropian. Prandaj dëshiroj që të gjithë së bashku t’u bëjmë një ftesë atyre që janë ende në sakrificën e grevës së urisë, që të bien në të njëjtën mendje me ne për ta ndalur atë. Ne nuk e kemi harruar për asnjë sekondë të vetme se në ç’moment është vetë Shqipëria dhe se një pjesë e rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian është vendi ynë i përbashkët”- u shpreh kryesocialisti në fjalën e tij përpara protestuesve dhe grevistëve, duke u munduar të bindë ata se mbyllja e grevës bëhet për arsye të forta dhe jo për dështimin e kauzës opozitare, një kauzë e paqenë dhe pa asnjë bazë ligjore, morale dhe etike.
Pas 19 ditësh torture në bulevardin qendror të kryeqytetit, grevistët nga dita e sotme do kenë mundësi të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre, duke shënuar kështu mbylljen e një cikli të dështuar migracioni, pasi gjithçka u nis nga opozita dhe u mbyll po nga ajo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyThu May 20, 2010 2:08 pm

BE kërcënon Tiranën: Ndërpresim anëtarësimin nëse nuk zgjidhni
krizën



Lajme nga Shqiperia Thumbnail.php?file=eua_418723718





Përballë krizës politike shqiptare që po zgjat që prej
zgjedhjeve të fundit të përgjithshme, Bashkimi Evropian ka aktivizuar
mekanizmin e “shkopit”. Ndërsa

shqiptare që po zgjat që prej zgjedhjeve të fundit të përgjithshme,
Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizmin e “shkopit”. Ndërsa në rastin
e Maqedonisë është Greqia ajo që ka bllokuar deri me sot proceset
integruese euro-atlantike, në rastin e Shqipërisë është vetë Bashkimi
Evropian që të mërkurën lëshoi kërcënime që nuk ishin dëgjuar që nga
koha e qeverisjes socialiste të para 5 viteve në këtë vend.
Kryetarët
e grupimeve kryesore politike të Parlamentit Evropian, Joseph Daul për
të djathtët dhe Martin Schulz për të majtët, nëpërmjet një letre të
përbashkët, ftuan Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës
Edi Rama në një darkë negociatash për zgjidhjen e krizës, të enjten në
Strasburg. “Përndryshe ne do të preferonim të kërkonim ndërprerjen e
procesit të anëtarësimit deri në kohen e arritjes së një marrëveshjeje
të bazuar në kompromis”, kërcënuan Daul dhe Schultz, të cilët nuk
harruan të theksojnë se vendi rrezikon një rekomandim negativ për
statusin kandidat për shkak të mos-funksionimit të demokracisë në vend
që prej 9 muajsh.
Me nisjen e grevës së urisë nga ana e opozitës, akt
që përshkallëzoi krizën politike në vend, burime diplomatike evropiane
rrëfyen për Alsat M se këta të fundit kanë zhvilluar negociata sekrete
me qeverinë dhe opozitën shqiptare rreth një drafti me pesë pika për
arritjen e një kompromisi mes palëve. Letra e Daul dhe Schultz dhe
kërcënimi i hapur ishte dhe çelësi për mbylljen e grevës 19 ditore nga
socialistët dhe uljen në një tavolinë të kreut të qeverisë Sali Berishës
dhe atij të opozitës Edi Ramës, të cilët nuk arritën të gjejnë rrugën e
dialogut për të zgjidhur vetë krizën politike shqiptare.
Në ‘darkën e
Strasburgut’ ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe Komisioneri për zgjerim
Stefan Fule, i cili anuloi udhëtimin e tij zyrtar në Algjeri për të
ndërmjetësuar bisedimet mes liderëve shqiptarë. Ky i fundit deklaroi
disa ditë më parë se nuk do të ndërmjetësonte, por burime pranë
kabinetit të tij konfirmuan për Alsat-M se të mërkurën ka bindur
nëpërmjet telefonatave Berishën dhe Ramën që të shkojnë në Strasburg.
Negociatat
me ndërhyrjen e qartë të ndërkombëtarëve pritet të zhvillohen të enjten
në mbrëmje në ambientet e selisë së dytë të Parlamentit Evropian në
Francë, ku nëse nuk arrihet ndonjë zgjidhje, parashikohet që bisedimet
të vazhdojnë edhe të premten paradite.
http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/40544.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyThu May 20, 2010 7:38 pm

Arbër. shkruajti:
BE kërcënon Tiranën: Ndërpresim anëtarësimin nëse nuk zgjidhni
krizën



Lajme nga Shqiperia Thumbnail.php?file=eua_418723718





Përballë krizës politike shqiptare që po zgjat që prej
zgjedhjeve të fundit të përgjithshme, Bashkimi Evropian ka aktivizuar
mekanizmin e “shkopit”. Ndërsa

shqiptare që po zgjat që prej zgjedhjeve të fundit të përgjithshme,
Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizmin e “shkopit”. Ndërsa në rastin
e Maqedonisë është Greqia ajo që ka bllokuar deri me sot proceset
integruese euro-atlantike, në rastin e Shqipërisë është vetë Bashkimi
Evropian që të mërkurën lëshoi kërcënime që nuk ishin dëgjuar që nga
koha e qeverisjes socialiste të para 5 viteve në këtë vend.
Kryetarët
e grupimeve kryesore politike të Parlamentit Evropian, Joseph Daul për
të djathtët dhe Martin Schulz për të majtët, nëpërmjet një letre të
përbashkët, ftuan Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës
Edi Rama në një darkë negociatash për zgjidhjen e krizës, të enjten në
Strasburg. “Përndryshe ne do të preferonim të kërkonim ndërprerjen e
procesit të anëtarësimit deri në kohen e arritjes së një marrëveshjeje
të bazuar në kompromis”, kërcënuan Daul dhe Schultz, të cilët nuk
harruan të theksojnë se vendi rrezikon një rekomandim negativ për
statusin kandidat për shkak të mos-funksionimit të demokracisë në vend
që prej 9 muajsh.
Me nisjen e grevës së urisë nga ana e opozitës, akt
që përshkallëzoi krizën politike në vend, burime diplomatike evropiane
rrëfyen për Alsat M se këta të fundit kanë zhvilluar negociata sekrete
me qeverinë dhe opozitën shqiptare rreth një drafti me pesë pika për
arritjen e një kompromisi mes palëve. Letra e Daul dhe Schultz dhe
kërcënimi i hapur ishte dhe çelësi për mbylljen e grevës 19 ditore nga
socialistët dhe uljen në një tavolinë të kreut të qeverisë Sali Berishës
dhe atij të opozitës Edi Ramës, të cilët nuk arritën të gjejnë rrugën e
dialogut për të zgjidhur vetë krizën politike shqiptare.
Në ‘darkën e
Strasburgut’ ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe Komisioneri për zgjerim
Stefan Fule, i cili anuloi udhëtimin e tij zyrtar në Algjeri për të
ndërmjetësuar bisedimet mes liderëve shqiptarë. Ky i fundit deklaroi
disa ditë më parë se nuk do të ndërmjetësonte, por burime pranë
kabinetit të tij konfirmuan për Alsat-M se të mërkurën ka bindur
nëpërmjet telefonatave Berishën dhe Ramën që të shkojnë në Strasburg.
Negociatat
me ndërhyrjen e qartë të ndërkombëtarëve pritet të zhvillohen të enjten
në mbrëmje në ambientet e selisë së dytë të Parlamentit Evropian në
Francë, ku nëse nuk arrihet ndonjë zgjidhje, parashikohet që bisedimet
të vazhdojnë edhe të premten paradite.
http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/40544.html




Kercenim me vende se KETA nuk po din kur eshte mjaf,ama edhe populli ka nje pjes bukur te madh te fajit, se mbeshtet keta politikan qe nuk kan vlere aspak....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyWed Jun 02, 2010 8:35 am

Masakra e Tivarit Ramiz Alia i përgjigjet akuzave të Berishës




Lajme nga Shqiperia 34306TIRANE-
Ish presidenti Ramiz Alia komenton akuzat e kryeministrit Berisha në
drejtim të tij, të lidhura me masakrën e Tivarit, të ndodhur në mars të
vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhëzimeve të qeverisë së saj
në Beograd, ekzekutoi rreth 4000 kosovarë të pafajshëm.


“Unë kam
një të keqe të madhe, që nuk e dëgjoj Berishën. Tivari është në Mal të
Zi dhe kur ka ndodhur ngjarja ne kemi qenë në Bosnjë. Është një ngjarje e rëndë për kosovarët dhe le të përgjigjen vetë ata ose më mirë serbët që e organizuan. Berishën cdo gjë e shqetëson, ashtu është formuar ai.
Kur ka halle dhe probleme do të krijojë gjullurdi, të kapet diku të krijojë një problem” u shpreh ish presidenti.


Deklarata e tij erdhi
pas interesimit të gazetarëve gjatë ceremonisë së promovimit të librit
të tij “Jeta ime”.
“Sundimtarët berishianë janë një pengesë e
vërtetë për vendin tonë. Ajo që është shqetësuese është përpjekja për ti përcarë njerëzit.” vazhdoi më tej Alia.

Kryeministri Sali
Berisha gjatë mbledhjes së të hënës të grupit parlamentar te PD-se
akuzoi drejpërdrejt ish presidentin Ramiz Alia, se ka pasur dijeni por
dhe ka dhënë miratimin për masakrën e Tivarit.
“I vetmi që përkrahu
grevën është Ramiz Alia, diktari i fundit dhe ndër më të ligjtë e
diktaturës, sepse ky ishte një vrasës tinzar i tyre. Që nga rinia e tij,
ky ka ngrënë njëri pas tjetrit me spiunlliqe dhe padira inteligjencën
shqiptare, sic është rasti i Dhambi Zeçishtit që e coi para skuadrës së
pushkatimit vetëm se tha Mehmet Shehu nuk është vetëvrarë. Për të mos
hyrë më pas në kapitullin më të zi të këtij xhelati gjersa nuk
zbërthehet për masakrën e Tivarit. Jemi vend që kemi në fuqi ligjin
kundër gjenocidit, duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit. Është
krimi më monstruoz i kryer në gadishullin e Ballkanit gjatë Luftës së
dytë Botërore. Është një Katil i dytë dhe është bërë gjithcka me
dijeninë dhe miratimin e tij”, - tha kryeministri

(e.n/BalkanWeb) http://bw.balkanweb.com/kryesore/1/masakra-e-tivarit-ramiz-alia-i-pergjigjet-akuzave-te-berishes-12614.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyWed Jun 02, 2010 11:32 am

Po me ven e ka ramiz Alia se ky e shpetoje shqiperine.
Kurse sale komunisti dhenderri i serbise pe shkaterrone shqiperine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyWed Jun 02, 2010 11:17 pm

Pronat e minoritetit Greqia inventar bregdetit shqiptar
Lajme nga Shqiperia Spacer
Lajme nga Shqiperia Spacer
Lajme nga Shqiperia 34302ATHINE-
shpejti do të kryhet një inventar në bregdetin e jugut shqiptar per
evidentimin e pronave të minoritetit grek në Shqipëri sipas një
financimi të qeverisë greke me OSBE. Ministri alterativ i Punëve të
Jashtme të Greqisë Dimitris Droutsas e bëri të ditur këtë fakt gjatë një
fjalimi mbrëmjen e së hënës në Parlamentin grek, ku iu përgjigj
pyetjeve të subjektit politik, L.A.O.S.
Sic citon Ministria e
Jashtme Greke ne faqen zyrtare, Droutsas duke bërë një analizë të punës
së dikasterit të tij u fokusua në marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë
duke deklaruar se Greqia dominon fort me ekonominë e saj në Shqipëri,
dhe kjo falë programeve dhe projekteve të fondeve dhënë në ndihmë të
fuqizimit të minoritetit grek në Shqipëri.

“Vihet re një prani e
fortë e ekonomisë së Greqisë në Shqipëri kjo falë krijimin e kushteve
të duhura për pjesëtarët e pakicave kombëtare greke në Shqipëri, që ata
të qëndrojnë në vatrat e tyre, dhe për ata që i kanë lënë këto vatra, të
mund të kthehen atje të sigurt".

Ministri alternativ i puneve
te jashtme në këtë kuadër përmend projektin e qeverisë greke me OSBE për
pronat e pakicave greke në Shqipëri, që sipas Droutsas po has
vështirësi për shkak të cështjes ende të pazgjidhur të pronave në
Shqipëri. “Për të forcuar pozitën e pakicave kombëtare greke, dhe
perspektiva për ata që kanë mbetur për t'u kthyer, është shumë e
rëndësishme që të zgjidhet problemi lidhur me pronën në Shqipëri. Për
këtë qëllim, Ministria e Jashtme greke është bashkëfinancuese e një
programi të OSBE-së për inventarizimin e parë dhe të plotë të pronës së
minoritarëve në bregdetin jugor të Shqipërisë”, tha Droutsas.

Numri
një i diplomacisë greke shpreson se kjo do të bëhet e mundur, jo vetëm
për marrdhëniet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Greqisë, por respektimi i
te drejtave te minoritetit grek, është kusht i BE ndaj shtetit shqiptar.

“Në çdo rast, kursi evropian që po ndjek Shqipëria do të ketë
rëndësi kyçe për të ardhmen e marrëdhënieve greko-shqiptare. Përparësi e
Shqipërisë në këtë drejtim është gjithashtu të sigurojë interesat e
Pakicave Kombëtare Greke”.
Si një kusht që po plotësohet karshi
pakicave greke, Droutsas përshëndeti edhe regjistrimin e popullsisë
sipas etnisë ndërmarrë nga qeveria shqiptare që pritet të bëhet brenda
vitti 2011
“Një nga detyrimet që Shqipëria duhet të kryejë sipas BE,
është të bëjë regjistrimin e popullsisë brenda vitit 2011. Dhe ne e
shohim pozitiv faktin që studimi i përgatitur nga autoritetet shqiptare
përfshin një pyetje për origjinën etnike, e cila ka qenë një kërkesë e
mbetur pezull kaq kohë nga Pakicat Kombëtare Greke”.

Gjate
fjales se tij, Droutsas më pas u fokusua dhe në marrëdhëniet e Greqisë
me Qipron, Turqinë dhe për rastin e sulmit izraelit mbi anijet
humanitare propalestineze që një ditë më parë shkaktuan 19 të vdekur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyThu Jun 03, 2010 11:14 am

xhiti shkruajti:
Po me ven e ka ramiz Alia se ky e shpetoje shqiperine.
Kurse sale komunisti dhenderri i serbise pe shkaterrone shqiperine.


E nga kush e ka shpetu ai skilja-plake dhe kriminel Shqiperine more Lajme nga Shqiperia Icon_eek
Ç'a po thu more zotni i nderuar Lajme nga Shqiperia Icon_eek
Po ai eshte me kriminel se Enver Hoxha more.
Po nen hunden e tij sigurimi i shtetit ka terhequr zvarre te rinjte qe u munduan te kalojne kufirin,per nje jete me te mire,pasi ketu kishte ardh shpirti me dale....Po sa i pushkatuan ne kufi ......hajde,hajde...sa keq me ardhka per dizinformimin qe ke ose qe po ben ketu ne kete Forum Patriot dhe Dinjitoz.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mixha Selim
Fillestar/e
Fillestar/e
Mixha Selim


Male
Numri i postimeve : 27
Age : 73
Vendi : Prizren
Registration date : 26/05/2010

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyThu Jun 03, 2010 12:58 pm

O MOJ BIJ PO PERKRAHE ATA QE PO PUNOJN KUNDER SHQIPTAREVE
APO JENI QERRU BRE BIJ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyThu Jun 03, 2010 9:10 pm

Disa lajme duhet ti mireni më seriozisht , jo gjitheher me parti politike .. ''MASAKRA E TIVARIT'' ishte tragjedija kombëtare , dhe masakrimi më i madh ndaj shqiptarëve :

Gjatë këtyre operacineve të përgjakshme këto forca kryen krimet më të
shëmtuara që njeh historia e njerëzimit
, ndaj popullatës shqiptare, si
dhe konfiskuan, plaçkitën, dogjën e shkatërruan pamëshirshëm pronat e
tyre. Gjatë kësaj periudhe janë vrarë e masakruar në mënyrat më mizore
47.300 shqiptarë.
Kështu, në:

1. Gjilanë janë vrarë 7854 veta,

2.
Prishtinë 3.675

3. Drenicë 4.820

4. Mitrovicë 1.970

5.
Pejë 3.540,

6. Ferizaj 1.260,

7. Podujevë 1.670,

8.
Prizren 1.200,

9. Gjakovë 800,

10. Rahovec 750,

11.
Suharekë 420,

12. Dragash 500,

13. Preshevë 690,

14.
Shkup 1.450

15. Tetovë 4100,

16. Gostivar 715,

17.
Kërcovë 490,

18. Sangjak (Jeni Pazar) 1.410,

19.
Kumanovë 780

20. Tutin 900,

21. Bihor 3820,

22.
Plavë e Guci 710,

23. Ulqin 515 dhe

24. Tivarë e Dalmaci
2.600 shqiptarë

Neve duam qe te dale ne drite se si ndodhi , pse ndodhi , kush ishte fajtori ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyThu Jun 03, 2010 9:15 pm

Lajme nga Shqiperia Alert
NJE NGA ATA I THIRUR NE MBLEDHJEN SEKRETE VITI 1990 (T) ne 01 June, 2010 02:22:46
Lajme nga Shqiperia Avatar.php?gravatar_id=d41d8cd98f00b204e9800998ecf8427e&default=http%3A%2F%2Fwww.24-ore.com%2Fthemes%2Ftpl_4001%2Fimg%2Favatar O Ramize "Ramis Alia" Sali Sllobanka e ka ekzakt se 1945 "partizanet e Meladin Dushan (popovicve) bete kerdin ne "Kosov" O shqiptare Edini Ju sepese Sali Berisha e "dine" Sepese Sali ishte dhe eshte i UDB...Ramis me Sabri Godon bene kerdin ne Kosov dhe ne Veri, Mbas kerdis se Kosove , Ramis Alia E EMERON Godon si "komisar me graden Toger, vetem e vetem per te pastruare (trimat e veriut", O sa shume gjera kane bere keta kelyshe te Meladinit e te Dushanit..O ZONJA Ramize Alia ne se Ju nuk publikoni Realitetin si e organizove dhe si e COVE KE Studentet Salin,Sales para se ti viret Litari ne fyte, Saliu do te VRASE QE CDOGJE TE NGELET E PA VERTETUAR...

24-ore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyThu Jun 03, 2010 9:27 pm

Arbere do na sjellesh nje dite ti lajme te mira apo veq kronik te zez!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xhevati
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Xhevati


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 59
Vendi : Drenice
Registration date : 14/05/2010

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyFri Jun 04, 2010 9:19 pm

serbija po ju jep gaze sales.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyMon Jun 07, 2010 7:17 am

Po ky lajem ku e ka vendin dhe si duhet te mirret si kronik e zeze apo lajm i mire per shqyptar?
ju lutem me ndihemoni si ta kupetojem kete propozim te ministrit dr Sali Berishes dhe si duhet ta kupetojem pergjigjen e Enver Hoxhaj, ate te daskallovces e di hyq pa e thene ai ja di menimin. Po si duhet ti marrim veshet politikanet tone!

----------------------------------------------------------
Mësim i unifikuar për të gjithë shqiptarët në Ballkan?

Ministri Hoxha kundër kryeministrit Berisha për unifikimin e arsimit!

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Maqedoni me një dozë rezerve kanë mbështetur nismën e Kryeministrit Sali Berisha që shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të mësojnë me tekste të unifikuara shkollore.
Në fund të majit në Tiranë u mbajt takimi i kryeministrit shqiptar Sali Berisha me delegacionin e Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast kryeministri Berisha ka theksuar: "Ne duhet të shkojmë drejt teksteve të përbashkëta, me përmbajtje të unifikuar, sepse të vërtetat janë unike, ndërsa përgjegjësia e shkencës është për të hequr pluhurin e së kaluarës prej tyre. Sistemet e arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jenë të njëjta, për të arritur aspiratat e përbashkëta në arsim".
Kërkesa e Berishës
Kryeministri shqiptarë Sali Berisha për herë të parë këtë nismë e nxori në pah më 8 mars të këtij viti në Tiranë, gjatë takimit me delegacionin kosovar për arsim të kryesuar nga ministri Enver Hoxhaj.
"Ne kemi nevojë të kalojmë në programe dhe tekste të përbashkëta në shumë lëndë dhe në të gjitha nivelet e arsimit, duke filluar nga shkollimi fillor deri në nivelin universitar, me përmbajtje të përkthyera fundamentale. Kjo është një përparësi në bashkëpunimin mes ministrive të të dy vendeve".
Pak kohë pas takimit në Tiranë, ministri kosovar për Arsimin Enver Hoxhaj i përgjigjet nismës së kryeministrit shqiptar Sali Berisha për mësimin e unifikuar shqip. "Nuk do të ketë unifikim të teksteve shkollore me Shqipërinë. Kosova është një shtet i pavarur me sistemin e vet arsimor, ajo do të zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit edhe me shtete tjera", publikon shtypi shqiptar deklaratën e ministrit kosovar Hoxhaj.
Iniciativat e Berishës kanë ngjallë shpresat mes shqiptarëve në Maqedoni dhe nxënësve shqiptarë në këtë vend për të mësuar nga tekstet e unifikuara, me ato të Kosovës dhe Shqipërisë. Nuhi Dardhishta, kryetar i Bashkimit të Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni tha se ideja e Berishës: "Është e dobishme dhe e mirëseardhur, e sidomos në mësimin e historisë, ku nuk do të ketë më libra të shkruara nga autorë të rrejshëm".
Shtypi shqiptar në Maqedoni transmeton deklaratën e gjuhëtarit dhe dekanit të Fakultetit të Albanologjik në Shkup, Asllan Hamidi, i cili propozon: "Formimin e një grupi ekspertësh që do të përgatisë tekste të përbashkëta për shqiptarët nga të tre vendet".
Agim Poloska, profesor i gjuhës shqipe në të njëjtin universitet, për Dojçe Velen thekson, se angazhimi i Sali Berishës është për tu përshëndetur: "Pasi që me realizimin e kësaj ideje shqiptarët të cilët jetojnë në shtete të ndryshme do të mësojnë prej librave të njëjta, me gjuhë amtare të standardizuar dhe në këtë mënyrë do të kontribuohej më shumë në afrimin e gjuhës shqipe me gjuhët e tjera në rajon, në frymën e një ideje të lashtë për formimin e "Bashkimit Gjuhësor Ballkanik".
Ideja e Berishës e volitshme
Ndërsa pro-rektori në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Ismail Ahmedi, shprehet:
"Ideja e Sali Berishës është shumë e volitshme, kjo është me interes të veçantë për shqiptarët, sepse ajo shkon së bashku me trendët bashkëkohore të zhvillimit në Evropë dhe më gjerë. Unë mendoj se kjo nismë është edhe në frymën e "Deklaratës së Bolonjës për funksionimin e universiteteve."
Zëvendësministrja e Arsimit Lindita Qazimi për nismën e mësimit shqip të unifikuar me këtë rast përgjigjet shumë shkurt: "Unë nuk mund të komentoj diçka që nuk e kam dëgjuar. Ne do të prononcohemi për këtë çështje, vetëm nëse është e nevojshme. Tani për tani unë nuk mund të them asgjë".
Gjuha dhe letërsia shqipe e njëjtë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Këshilltari shtetëror në këtë ministri, Numan Sallahu beson se është një ide e mirë: "Të mësuarit e gjuhës shqipe dhe zhvillimi i letërsisë së bashku me Kosovën dhe Shqipërinë do të ishte një ide e mirë për t'u realizuar. Sallahu shton se: "Për shkak të diversitetit të kurrikulës në Maqedoni për të vendosur në tekstet e shkollës së bashku me Kosovën dhe Shqipërinë, Ministria e Arsimit e Maqedonisë duhet të nënshkruajë një marrëveshje të përshtatshme me krerët fqinjë shqiptarë".
Kërkuam mendim edhe nga profesori i universitetit për shkenca politike në Shkup, Zhidas Daskallovski. Sipas tij: "Është i papranueshëm etnizimi i proceseve arsimore në Ballkan, - të gjithë shqiptarët të mësojnë sipas programeve vetanake etnike për procesin arsimor, ndërsa të tjerët, etnitetet e tjera sipas programeve te veta. Një gjë e tillë është e papranueshme në Ballkan pa veprim të koordinuar dhe marrëveshje të koordinuar të vendeve të tjera," thekson Daskalovski dhe shton:
"Natyrisht, është një veprim politik, propozimi politik, i cili nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes vendeve në Ballkan". (dw)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xhevati
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Xhevati


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 59
Vendi : Drenice
Registration date : 14/05/2010

Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia EmptyMon Jun 07, 2010 2:00 pm

medalim o shoku jem llug tana ante po shkon te ne ,,shqiptaret"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme nga Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga Shqiperia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 13Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 11, 12, 13  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni
» Shqipëria sot !
» Pse largohen intelekualet nga Shqiperia?
» Shqipëria Etnike
» PËRSE DY SHQIPËRIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: