Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Wed Nov 03, 2010 12:59 am
Koco Danaj Shpall Listen e Shqiperise Natyrale ne Tirane me 30.10.2010
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Wed Nov 03, 2010 12:47 pm
Rexhepi: Shqipëria “natyrale” jo reale Publikuar: E martë, më 02 nëntor 2010
Artikuj të ngjashëm
Ertan Hasan i bashkohet Shkëndijës '79
Tre vjetët e qeverisë Thaçi – Çka (nuk) bëri ? FER: Mocioni i mosbesimit jo hap pozitiv
Radomir Dimiq garon në zgjedhje me “Krahu i popullit”
Prishtinë, 2 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bajram Rexhepi, i ka thënë FoNet-it, agjenci serbe e lajmeve, se ideja mbi Shqipërinë “natyrore” dhe bashkimi me territoret në të cilat jetojnë shqiptarët “nuk është reale”, duke theksuar se bëhet fjalë për iluzionin, të cilin e promovojnë disa parti të vogla politike.
“Këtë tregim në programet e veta e kanë disa parti të vogla. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete, të cilat kanë aq shumë të përbashkëta, por ekzistojnë si shtete të veçanta. Dhe të tilla do të mbesin”, është shprehur Rexhepi.
I pyetur se kur do të fillojë dialogu midis Beogradit e Prishtinës, Rexhepi është përgjigjur se ai mund të fillojë “në çdo moment”, por do të “ishte më i efektshëm pas formimit të qeverisë së re të Kosovës”.
Ai ka paraparë se kjo do të jetë “dialog për çështje teknike midis dy shteteve sovrane të pavarura”, dhe ka shtuar se mbi çështjen e personave të zhdukur bashkëpunimi tashmë ekziston.
Rexhepi konsideron se do të duhej të flitej për “targat dhe dokumentet, infrastrukturën, energjetikën e çështje të tjera”,
Duke folur për zgjedhjet në Kosovë, Rexhepi ka thënë se është “koha që serbët të dalin në numër sa më të madh”, dhe si shumë pozitive, ka vlerësuar sinjalet nga Beogradi përmes deklaratave të Vuk Drashkoviqit dhe Dragolub Miqunoviqit.
Ai shpjegon se deputetët serbë dhe të bashkësive të tjera minoritare në Kosovë, pas zgjedhjeve të ardhshme, do të mund të ishin bashkë si grupi i dytë politik për nga fuqia në Parlamentin e Kosovës, nëse dalin në zgjedhje me numër të mjaftueshëm.
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Wed Nov 03, 2010 12:52 pm
Halimi: Shqipëria “natyrore” marketing politik Publikuar: E martë, më 02 nëntor 2010
Artikuj të ngjashëm
Fetai debuton me Maqedoninë kundër Shqipërisë
Bankat shqiptare transferojnë jashtë mbi 1 miliard dollarë
Rrëshqitje dheu, bllokohet aksi Rrëshen-Milot Kompjuterët paralizojnë trafikun me Greqinë Preshevë, 2 nëntor – Kryetari i Partisë së Prosperitetit Demokratik në Preshevë, Riza Halimi, i ka thënë FoNetit se promovimi i Listës për Shqipërinë natyrore, në një tubim në Tiranë, nuk është diçka e re dhe e gjitha u shërben “partive të vogla politike” për të mbledhur pikë politike.
“Kësaj idesh ka pasur me bollëk deri tash. Në këtë rast bëhet fjalë për qëndrimin e një analisti, i cili nuk ka kurrfarë peshe as në Shqipëri e as në Kosovë”, ka theksuar Halimi, dhe ka rikujtuar se ai edhe më parë ka zhvilluar këtë ide.
Halimi konsideron se fakti që në tubim nuk merrte pjesë asnjë subjekt i rëndësishëm politik, as nga Shqipëria, as nga Kosova, as nga Lugina e Preshevës, as Maqedonia e Mali i Zi flet për rëndësinë e tij dhe peshën politike.
Sipas fjalëve të tij, në mbledhjen e Tiranës ishin “parti të parëndësishme” nga Lugina e Preshevës.
Mbledhja e Tiranës ishte “vetëm rast i mirë për marketing politik dhe mbledhje pikësh politike”, ka theksuar ai.
Pjesëmarrësit e mbledhjes në Tiranë kanë mbështetur platformën e analistit politik, Koço Danaj, sipas të cilës, deri në vitin 2013 do të formohej shteti unik i gjithë shqiptarëve në Ballkan, i cili do të formohej pos nga Shqipëria dhe Kosova, edhe nga pjesë territoresh të Malit të Zi, të Serbisë, të Maqedonisë dhe Greqisë.
njejt skur ja benin UCK-s , thojshin nuk ekziston more ky far HALIMI spom befason por REXHEPI tuj u bazu ne punen e tij, por sdot e ndalin kurren e kurres.
xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Wed Nov 03, 2010 1:06 pm
Une nk perkrahi halimin nje bashkpunetore i serbise
po ai ka thene te vertetetn se keta qe perkrahin kishe bashkimin Kombetare shumica ishin bashkpunetore te serbise kjo eshte vetem nje marketing politik qe ti mbulojne te zezat e veta po nuk munde askushe te mshefet pas patriotizmit formal se deshmitaret jane gjalle dhe e dijne per secilin se kushe qka ka qene. keshtu thojne edhe Politikanet e kosoves Shqiperise . Po edhe Bajram rexhepi Ska bashkim fare keta njerez skane autoritet fare ne popull. Dhe skane as 100 as 20 anetare. me shume per perfitime ,jane pasurue ne mer kinse te bashkimit.. Qellimi i fundit eshte pasuria. Vetem njerez te pa pjekur flasin per gjera qe ska mujt ti bejne atdhetaret me te medhenje Ismajl Qemajli Fan Noli Isa Boletini. E po na bashkojne shpjunat e serbise
xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Wed Nov 03, 2010 1:18 pm
Strasburgu pezullon ekstradimin e Rrapos 03.11.2010, ora 10:31
Të fundit nga kjo kategori Ambasadorët e BE-së sot për heqjen e vizave për Shqipërinë Strasburgu pezullon ekstradimin e Rrapos Presidenti Topi sot në Mbretërinë e Bashkuar Aksident në Klos, 6 të plagosur Pasuritë, ILDKP: Rama i pastër, Prifti shkeli ligjin Gjykata e Strasburgut pezulloi ekstradimin e ish-sekretarit të Ministrisë së Jashtme, Almir Rrapo, mbi të cilin rëndojnë një seri akuzash nga drejtësia amerikane. Strasburgu urdhëron qeverinë shqiptare që të mos e ekstradojë Rrapon deri në 15 ditë pas vendimit nga Gjykata e Lartë.
Sipas avokatit mbrojtës së Rrapos, Ardian Visha, pas urdhërit të Strasburgut do të kërkohet ndryshim i masës ndaj klientit të tij, duke qenë se afatet e paraburgimit kanë mbaruar.
Ish-zyrtari i Ministrisë së Jashtme Almir Rrapo u arrestua në korrik në ambientet e ambasadës amerikane.
Mbi 27 vjecarin rëndojne akuza të rënda sikurse pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge, armëmbajtje pa leje, pengmarrje, grabitje me armë, shantazh dhe vrasje.
Sipas prokurorëve amerikanë, banda ku bënte pjesë ish-sekretari i Ministrisë së Jashtme ka nisur fillimisht aktivitetin në vitin 2003 me trafikun e marijuanës e më pas janë kryer edhe krimet e tjera në mënyrë për të mbrojtur territorin e kriminalitetit.
Kjo organizatë njihej si “grupi i vëllezërve Krasniqi”, që të dy të arrestuar. Ndërsa në total për këtë operacion do të jenë nën gjykim 15 persona. (tch)
xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Wed Nov 03, 2010 1:19 pm
Ja qfare politikane ka shteti shqiptare banda hajna kriminel qka pret populli i kosoves dhe i shqiperise nga keta njerez
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Wed Nov 03, 2010 7:17 pm
Ai që thotë se "Shqipëria Natyrale" nuk është reale, ai nuk është shqiptar! Publikuar më 03 nëntor, 2010 në orën 17:58 ( Para 17 minutave ) Intervista |
Intervistë me z. Orhan Rexhepin, kryetar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
Z. Rexhepi, kohëve të fundit ka lëvizje të shumta si në politikën lokale në Preshevë, pastaj në Bujanoc dhe në përgjithësi në Kosovën Lindore por jo vetëm kaq sepse në Tiranë është mbajtur një kuvend me nismën e z. Koço Danaj i cili publikoi platformën për njësimin e territoreve shqiptare në një Shqipëri Natyrale. -Kohë më parë ishte krijuar Platforma e Shqipërisë Natyrale dhe si pasojë më 30 Tetor 2010 në Tiranë u promovua edhe Lista për Shqipërinë Natyrale e cila do të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme, si atyre lokale ashtu edhe atyre parlamentare, si në Shqipëri , Kososvë, Maqedoni, Luginë të Preshevësa ashtu edhe në Mal të Zi.
Kuvendi komunal në Preshevë si duket nuk ecën aq mirë për shkak të mosmarrveshjeve të brendshme të BLD-së së dr. Skender Destanit, a mundë të ketë një krizë komunale apo do të tejkalohet dhe do të vazhdoj edhe më tej kjo qeverisje?
- Vështirë se do të dale dikush nga BDL dhe të bëhet aq naiv sa që të bllokojë Kuvendin komual të Preshevës. Veprimet e deritashme të Kryetarit të Kuvendit të Preshevës Dr. Skender Destani janë fare të pakuptueshme dhe fundë e krye të paarsyeshme. Më e mira është se katër këshilltarët e tjerë të BDL-së janë të pozicionuar drejtë në gjithë këtë lëmsh dhe si pasojë situata nuk mundë të dalë jashtë kontrollit, prandaj Kuvendi komunal do të vazhdojë së funksionuari se përndryshe do të duhej të shkohej në zgjedhje të reja.
Komunës së Preshevës po i mungojnë 9 djem të rinjë, 9 ish-luftëtarë po mbahen në burgun e Beogradit, ata u arrestuan në dhjetorin e vitit 2008, ju vazhdoni akoma të quani një veprim të tillë të Sërbis, Kindapim, derisa edhe jeni zëri i vetëm politik dhe moral në mbrojtje haptas për këta djem. Na thoni ju lutem pse duket sikur jeni i vetmi që merreneni me këtë çështje?
- Tashmë po bëhen dy vjet qëkur u Kidnapuan këta nëntë djem të Komunës së Preshevës. Ata u kidnapuan sepse në Preshevë, ditën e 26 Dhjetorit erdhën hiq më pak se rreth 2600 pjestarë të xhandarmërisë serbe, edhe rreth 150 pjestarë civil të shërbimeve të ndryshme shtetërore, targat e makinavet të të cilëve ishin të Novi Sadit, Beogradit, Kragujevcit, Nishit, Leskovcit dhe Vranjës. Ata dhe familjet e tyre, që nga fillimi kishin nevojë të kujdesej dikush për ta dhe unë si një ish i burgosur politik nuk do të kisha mundur ti shmangesha kësaj detyre morale dhe kombëtare në asnjë variant të mundshëm. Në muajin e parë nuk më afrohej askush, as në rrugë, as në restoran e askund tjetër, isha plotësisht i vetëm, paniku që e kishin mbjellur forcat dhe shërbimet serbe e kishte bërë të veten por me kalimin e kohës gjërat filluan të ndryshojnë dhe “të normalizohen”.
Në Kosovën Lindore ndodhën dhe disa lëvizje të tjera politike si formimi i Këshillit Nacional, mund të na thoni cili është qëndrimi juaj në lidhje me formimin e Këshillit Nacional?
Këshilli Nacional është plotësisht në interes të shtetit serb, si një nga kushtet për pranim eventual në Bashkimin Europian. 27 000 nënshkrimet, 80% të të cilëve të fallsifikuar me ndihmën e Qeverisë së Republikës së Serbisë, do të përdoren nga po kjo Qeveri në bisedimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë, si një referendum në hije për të anuluar rezultatin e referendumit të 1 e 2 Marsit 1992 kur 99,7% të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës votuan për bashkim me Kosovën.
Në Bujanoc pushteti lokal u nda me partitë politike sërbe për të u bërë një pushtet lokal multietnik a mundë të ndodhë një gjë e tillë edhe në Preshevë nëse kërkon Trupi Koordinues nga qeverisja lokale e Preshevës?
- Pushteti lokal multietnik i sapokrijuar në Bujanoc është vazhdimi kontinuitetit të Trupit Koordinues dhe Këshillit Nacional. Hapi tjetër do të jetë edhe më i rëndë për Luginën e Preshevës. Një gjë e tillë nuk ka shansë të ndodhë në Komunën e Preshevës sepse ndikimi i Riza Halimit, përkatësisht i Milan Markoviqit, përkatësisht i Qeverisë serbe në kë të Komunë është zero.
Lëvizja Kombëtare Shqiptare vepron vetëm në Preshevë, pse nuk ka patur një tentativë nga ju për t'u shtrirë në të gjithë Kosovën Lindore?
- LKSH nuk ka tentuar fare të shtrihet edhe në komunën e Bujanocit, megjithë kërkesat nga andej, sepse atje ekziston subjekti tjetër i Luftës LPD, por veprimet e fundit të këtij subjekti po na detyrojnë të mendojmë krejt ndryshe.
Ditëve të fundit patëm një kuvend në Tiranë ku analisti z. Koço Danaj prezantoi Listën e lëvizjes së tijë, bazuar në platformën për njësimin e territoreve shqiptare në një Shqipëri Natyrale ku edhe ju ishit prezent. Menjëher pas kësaj pati zëra që kjo nuk është dicka reale, nuk ka mbështetje dhe më tepër u cilësua nga Sërbia si kërcënim, ju si e quani këtë nismë?
- Atë që e thashë para mediave në Tiranë po e përsëris edhe këtu, ky është një moment i madh historik. Lugina e Preshevës është territori Shqiptar i okupuar qëmoti nga shumë Perandori, e së fundi edhe nga Serbia. Fundja Presheva dhe Bujanoci deri në vitin 1956 kanë qenë pjesë administrative e Kosovës edhe pse edhe atëherë nën okupimin serb. Kushdo që thotë se kjo nuk është diçka reale ai nuk është Shqiptar. Kështu thonë po ata që dikur kanë thënë se nuk është reale Kosova të ndahet nga Serbia, po ata që kanë thënë se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë. Kështu thonë ata, sepse mu ata janë dora e zgjatur e pushtetit serb në Luginë të Preshevës, sepse janë të urdhëruar të thonë këtë.
Ka zëra në Sërbi se duhet të ngritet padi penale ndaj përfaqësuesve të Kosovës Lindore që ishin prezent në atë Kuvend, ju si i komentoni këto zëra?
- Kur jemi në pyetje ne Shqiptarët, Serbia nuk ka ditur të veprojë ndryshe me ne pos për të na vrarë, për të na përzënë dhe për të na burgosur. Dy vite më pare ndodhi kidnapimi i nëntë djemve tanë të Preshevës dhe si pasojë ndodhi largimi i më se 600 banorëve Shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci. Sa më përket mua le të urdhërojnë, bash më ka “marrë malli” për burgjet serbe.
A mendoni se Kosova Lindore duhet të përfaqësohet apo përfshihet në bisedimet mes Kosovë - Sërbi?
- Në një mënyrë apo në një tjetër Lugina e Preshevës patjetër do të jetë pjesë e bisedimeve të ardhshme Kosovë- Serbi sepse do të bisedohet pikërisht për të, sepse është një problem i madh i pazgjidhur dhe do të zgjidhet patjetër e tek pastaj nuk do ta quaj më Lugina e Preshevës por Kosova Lindore apo Shqipëria Veri-Lindore.
Z. Rexhepi ju faleminderit për kohën tuaj dhe njëherit ju urojmë suksese dhe në të ardhmen!
Intervistoi: Arbër Ibrahimi[/b]
Pamje nga Manifestimi i "Listës së Shqipërisë Natyrale" Tiranë, 30. 10. 2010 Poashtu pamje nga Manifestimi Tiranë, 30. 10. 2010
xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Thu Nov 04, 2010 12:56 pm
Itali, 16 vjecarja shqiptare padit prindërit për dhunë seksuale Nga BalkanWeb 8 ore 50 minuta me pare Font size: Një 16 vjecare me origjinë shqiptare në San Xhorxho të Italisë ka paditur prindërit e saj për dhunë seksuale.
Policia italiane ka arrestuar ciftin shqiptar pas dëshmisë së guximshme të adoleshentes se ishte dhunuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme nga i ati, ndërsa e ëma bënte sehir.
Të dy përkatësisht, 53 dhe 50 vjec tashmë akuzohen për dhunë seksuale dhe keqtrajtim, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve Ansa.
Në padinë e saj, 16 vjecarja theksonte se kishte qenë prej vitesh viktimë e të atit ndërsa e ëma, në të shumtën e kohës e pranishme kur ajo ishte sulmuar, nuk kishte bërë asgjë për të mbrojtur vajzën. Share on: Facebook del.icio.us Digg StumbleUpon Twitter
xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Thu Nov 04, 2010 12:58 pm
dite e me shume po dalin gjera te flliqura nga disa shqiptare qe mendja sta merr. Kjo sishte dhe seshte as ne traditen shqiptare as ne kulturen e tije. po edhe me pare kishte pas kesi gjera po ne skemi pas mjete te informimit ne ate kohe.
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Fri Nov 05, 2010 3:36 pm
Panik nga “Lista për Shqipëri Natyrale”
Prej katër ditësh, mediat e shkruara dhe elektronike të Beogradit kanë hedhur në treg 72 shkrime dhe reagime ndaj tubimit për krijimin e listës për Shqipërinë natyrale.
Në tubimin në Tiranë gjatë javës së kaluar u promovua “Lista e Shqipërisë Natyrale”, qëllimi i së cilës është të krijojë një shtet të unifikuar të të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Në tubim morën pjesë shqiptarët nga Lugina e Preshevës, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia dhe diaspora. Iniciativa është e drejtorit të Institutit për Parashikime Rajonale në Tiranë dhe ish-këshilltarit të tre kryeministrave shqiptarë, Koço Danaj. Dhjetëra agjenci dhe televizione kanë transmetuar analiza e reagime politike mbi projektin “Shqipëria e madhe”. Deklarata ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi. Tomo Zoric, zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme serbe “Asnjeri nuk ka të drejtë të cenoje integritetin territorial të Serbisë. Prokuroria nuk do zmbrapset nga asnjë kërcënim. Do të këmbëngulë në hetimin e kësaj çështjeje, veçanërisht nëse zbulohet se cenohet integriteti dhe siguria e vendit”, citoi z.Zoric, duke shtuar se përpara drejtësisë të gjithë janë njësoj, pavarësisht nga postet politike që kanë. Jelena Trivan, zëdhënëse e PD-së së Tadiçit Zëdhënësja e DS-së, (Partia e Tadiçit) Jelena Trivan, tha se qeveria nuk do të tolerojë shpërthime nacionaliste. “Shpërthime të tilla nacionaliste në Serbi nuk do të kalojnë pa marrë parasysh se nga cili drejtim vijnë ato! Përgjigja është përgjegjësi e prokurorisë, është punë e tyre”, tha ajo. Gjenerali Ninosllav Kerstiç Ish-komandant i Forcave të Bashkuara të Sigurisë, gjenerali Ninoslav Kerstiç beson se sulmet ekstremiste shqiptare dhe loja e Zukorliçit, kanë si qëllim përfundimtar destabilitetin e rajonit dhe ndarjen e mëtejshme të Serbisë. “Shqiptarët së pari duan t’i bashkohen Kosovës dhe pastaj Tiranës. Shikuar globalisht, qëllimi është tensionimi i rajonit dhe copëtimi i mëtejshëm i Serbisë”, tha ai. Kryetari i PLD, Cedomir Jovanoviç Udhëheqësi i Partisë Liberale Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviç, tha se “Gjithkush në Serbi ka të drejtë të thotë se si e sheh të ardhmen e saj dhe qeveria, në vend se të ofrojnë këtë koncept, ofron kërcënime. Ky është hapi i gabuar!”, tha Jovanoviç në një konferencë për shtyp. Kryetari i Partisë Liberaldemkorate serbe deklaroi se shqiptarët kanë të drejtë të ëndërrojnë për Shqipërinë Natyrale. Jovanovië tha se të gjithë në Serbi kanë të drejtë të paraqesin pikëpamjet e tyre politike dhe perspektiva në të ardhmen. “Sigurisht unë nuk pajtohem, por në vend të kërcënimeve në çdo deklaratë që nuk na pëlqen, duhet të shtrohet pyetja pse po ndodh”, tha ai. Kryetari i Partisë Radikale serbe, Nikoliç Presidenti i Partisë Radikale Serbe, Tomislav Nikoliç, tha se shteti duhet të përgjigjet për çdo sjellje që është në kundërshtim me kushtetutën, duke komentuar mbi përpjekjet e Ragmi Mustafës dhe Jonuz Musliu, udhëheqës të shqiptarëve nga Presheva dhe Bujanoci, për krijimin e Shqipërisë së ashtuquajtur natyrore. Sipas tij, edhe partia e Çedomir Jovanoviç, i cili thotë të njohin pavarësinë e Kosovës, duhet të arrestohet bashkë me ta, si të gjithë ata që bëjnë veprime antikushtetuese në Serbi. Ivanovic: Koncepti i “Shqipërisë së Madhe” ekziston ende Sekretari i Shtetit në Ministrinë për Kosovën dhe Metohi, Oliver Ivanoviç, tha se koncepti i rrezikshëm i “Shqipërisë së Madhe” asnjëherë nuk ka pushuar së ekzistuari, por në praktikë kjo asnjëherë nuk mund të vijë në jetë, për shkak të një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa pëlqimin e forcave politike në Europë dhe në mbarë botën. Dimic: Shqipëria natyrore, ide e rrezikshme Shefi i Departamentit të Historisë së Jugosllavisë në Fakultetin Filozofik në Beograd, Dimiç, u kërkoi autoriteteve shtetërore të reagojnë. Ideja e “Shqipërisë natyrale” e ka vazhdimësinë që prej 130 vjetësh dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. “Historia na mëson se çdo gjë është e mundur, kur është fjala për realizimin e idesë që fillon nga viti 1877”, tha ai. (Gazeta Panorama)/05 Nov 2010
detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Sat Nov 06, 2010 11:44 am
Edhe 8000 serbë kërkojnë nuse në Shqipëri
Serbia dhe Shqipëria, dy vende që dikur flisnin me gjuhën e luftës, sot duket se kanë krijuar një marrëdhënie më shumë se miqësore. Prej dy vitesh, 86 vajza shqiptare janë martuar me djem nga Serbia, por fakti që aktualisht ka tetëmijë djem që janë vënë në radhë për t'u martuar me vajza shqiptare flet qartë se tashmë mes dy vendeve po fryn një erë e re, shumë miqësore. Në lagjen "Rus", në periferi të qytetit të Shkodrës, ndodhet shoqata "Moraça Rozafa", e cila përfaqëson pakicat serbo-malazeze në Shqipëri. Pranë zyrave të kësaj shoqate ushtron aktivitetin e saj edhe një kompani private "Maruel 2008", e licencuar për konsulencë familjare dhe që në bashkëpunim me kompaninë serbe "Novi Varosh" kanë marrë përsipër të bashkojnë në martesë djemtë serbë me vajzat shqiptare. Çdo ditë, pranë shoqatës "Moraça Rozafa" të zë syri makina të shumta me targa të Beogradit. Janë të rinj nga Serbia të cilët kanë ardhur në Shkodër vetëm për një arsye: të gjejnë nuse. Kompania serbe është ajo që gjen djemtë, ndërsa kompania shqiptare merr përsipër të gjejë vajza dhe pasi djali me vajzën shihen dhe njihen, vendosin nëse duan të martohen. Kërkesat e djemve serbë për t'u martuar me vajza shqiptare kanë kaluar çdo parashikim edhe të vetë dy kompanive që kanë marrë përsipër të martojnë djemtë serbë me vajzat shqiptare. Procedurat nuk janë aspak burokratike dhe tepër praktike, madje ka raste kur fejesat ndodhin dhe brenda një dite, mjafton që djali dhe vajza të pëlqehen dhe nëse vendosin të fejohen duhet të bëjnë dhe një pagesë te kompanitë private që mundësuan njohjen. Një tjetër anë pozitive është fakti se njerëzit e dy kombësive nuk shohin as përkatësinë fetare, as etnike dhe as të kaluarën, duke treguar një emancipim të brezave. Një nga kandidatët për t'u bërë dhëndër në Shqipëri është Vidan Mitroviç nga qyteti i Uzhicës, 40 kilometra larg Beogradit. Atë e gjetëm duke u interesuar pranë shoqatës "Moraça Rozafa" ku ndodhet edhe kompania "Maurel 2008". Vidan Mitroviç duket me fat, sepse për të kompania propozon një vajzë në fshatin Grudë të Shkodrës. Kandidati për dhëndër së bashku me drejtues të kompanisë niset për në fshatin Grudë, ku e pret familja e Kanto Isufit, për t'u njohur me vajzën e shtëpisë. Pasi prezantohen, djali me vajzën pëlqehen dhe siç i takon zakonit të shqiptarit, fjala jepet nga i zoti i shtëpisë. Me lot në sy, Kanto Isufi jep fjalën e burrit se është dakord të krijojë miqësinë e re. Vidan Mitroviçi është shumë i gëzuar. Në Serbi ka qenë e vështirë të gjejë nuse, sepse siç thotë ai, vajzat serbe po largohen drejt Perëndimit. Vidani thotë se u interesua për nuse nga Shqipëria pasi disa shokë të tij të martuar me vajza shqiptare kishin krijuar familje të lumtura. "Mua nuk më intereson e kaluara, as çështjet etnike, as ato fetare. Më intereson që të gjej një njeri të mirë", thotë Vidani, i cili sqaron më tej se në Beograd, shqiptaret kanë namin për vajza të thjeshta, të ndershme dhe punëtore. Ndërsa nusja shqiptare që do shkojë në Serbi, Diana Isufi, pas fjalës së dhënë nga babai, thotë se është e kënaqur që do të shkojë nuse në Serbi. Ajo pohon se do vazhdojë të ruajë traditat dhe zakonet e familjes dhe vendit, pa harruar më kryesoren, që nesër fëmijët e saj, përveç serbishtes do të flasin dhe gjuhën e nënës, shqipen. Miqësia mes familjes serbe Mitoviç dhe familjes shqiptare Isufi merr formë pas një dasme të vogël familjare të organizuar në një nga zonat turistike të Shkodrës. (shqip)
Gjysma e kërkesave, nga djemtë e lagjes së famshme "Zemun"
Presidenti kompanisë shqiptare, që mundëson gjetjen e nuseve, Gëzim Gjoka, thotë për gazetën "Shqip" se "kërkesat janë të shumta që të çojmë nuse në Serbi. Vetëm nga lagjja "Zemun" në Beograd, që është një lagje elite dhe me tepër emër në gjithë Ballkanin, janë rreth katërmijë djem të regjistruar, në radhë për të gjetur nuse në Shqipëri". Sipas tij, vajzat shqiptare pëlqehen shumë në Serbi, pasi janë të rregullta dhe familjare. "Nga 86 martesa që kemi bërë ne si kompani, asnjëra nuk ka pasur probleme. Të gjitha martesat vazhdojë normalisht dhe çiftet janë shumë të kënaqura nga lidhja që kanë krijuar", thotë Gjoka. Martesat që po bëhen mes serbëve dhe shqiptareve komentohen dhe janë pritur mjaft mirë dhe nga pushtetarë serbë. Këshilltari i ministrit të Diasporës, Simon Gjuretiç, në një prononcim dhënë për gazetën "Shqip", thotë se "lidhjet tona me Shqipërinë janë të hershme dhe dëshirojmë që ato të forcohen më tej. Në qendër të Beogradit ne kemi një rrugë me emrin 'Skaderlija' (Shkodra) dhe një pallat me emrin "Albania". Këto tregojnë se ne i kemi parë dhe pranuar shqiptarët si miq. Kohët e fundit vihet re se djemtë serbë po martohen me vajza shqiptare dhe ne e përshëndesim dhe urojmë që kjo të vazhdojë, pasi forcon dhe vazhdon miqësinë mes dy vendeve".
Diana Isufi, pas fjalës së dhënë nga babai, thotë se është e kënaqur që do të shkojë nuse në Serbi. Ajo pohon se do vazhdojë të ruajë traditat dhe zakonet e familjes dhe vendit, pa harruar më kryesoren, që nesër fëmijët e saj, përveç serbishtes do të flasin dhe gjuhën e nënës, shqipen
Vidan Mitroviç, nga një qytet i vogël pranë Beogradit, sapo është fejuar me një vajzë shqiptare nga fshati Grudë i Shkodrës. Ai është entuziast dhe shpreson të krijojë një familje të shëndetshme, që përveç të tjerash do të rrezatojë vlera njerëzore edhe jashtë mureve të shtëpisë, në shoqërinë serbe dhe atë shqiptare
detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Sat Nov 06, 2010 11:47 am
8000 te martuara me shka ka nje femije 16 mije ka 5 femije = 40.000 mashallah po shtohemi ne veri me shkije ne jug me grek ne lindje me Maqedon... valla shtet E Fazliqi ,po naj bene kopila me Sala sllobodanken a pe shehni qyshe gjaku i perziem qka te bene Sala po naj bje miqte e tije ne shqiperi ..
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Sun Nov 28, 2010 9:37 pm
Pakti detar, Wikileaks publikon dokumenta sekrete
TIRANË- Në dokumentat sekrete të Wikileaks që parashikohet të publikohen së shpejti përfshihet edhe Shqipëria dhe konkretisht në marrëdhëniet diplomatike me Greqinë. Dokumentet pritet të nxjerrin fakte të forta në lidhje me marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës dhe për paktin ujor mes dy vendeve që u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë.
Sipas mediave greke dhe shqiptare, në dokumenta përfshihen edhe dosjet sekrete të marrëdhënieve mes Greqisë dhe disa shteteve të tjera. sic bëjnë të ditura. Ministri i Jashtëm grek, Drucas ka kërkuar sqarime se si kanë përfunduar në duart e SHBA-së informacione të klasifikuara si “top sekret” nga qeveria greke. Marrveshja e ujrave mes dy vende u denoncua fillimisht në News24 dhe GSH, që coi më pas dhe në rrëzimin e kësaj marrëveshje nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkaq “Gazeta Shqiptare” njoftoi pak ditë më parë se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese kanë nisur tashmë negociatat shqiptaro-greke për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re të përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve.
Takimi i parë dypalësh është zhvilluar në nivelin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dy vendeve, respektivisht ndërmjet Gazmend Turdiut për palën shqiptare dhe Yannis-Alexis Zepos, për atë greke. Bisedimet janë realizuar me dyer të mbyllura, në një nga ambjentet e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Në përfundim të këtij takimi ku morën pjesë dhe ekspertët e secilës palë, MPJ-ja greke nëpërmjet një njoftimi të thatë për shtyp bëri të ditur se në mbledhjen që zgjati për disa orë ishin prekur një numër i madh çështjesh bilaterale. (m.a/News24/BalkanWeb)
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Fri Dec 03, 2010 5:21 pm
WikiLeaks: Frika greke nga bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
Publikuar: Sot, më 03 dhjetor 20
Tiranë, 3 dhjetor - Lufta a Kosovës më 1999 dhe mundësia e krijimit të një Shqipërie të Madhe duket se e ka nervozuar tej mase Athinën zyrtare. Kjo bëhet e ditur nga një raport i Kongresit amerikan, të publikuar së fundmi edhe në Wikileaks, bën të ditur sot e përditshmja “Gazeta Shqiptare”.
Raporti i hartuar më 27 maj të vitit 1999 nga specialistja e çështjeve të jashtme në Departamentin e Shtetit, Carol Migdalovitz, përshkruan situatën në Ballkan gjatë luftës së Kosovës dhe frikën e Greqisë se kjo mund të shkatërrojë ekonominë e vendeve të rajonit dhe nëse një rezolutë për Kosovën mund të mbështetet, nxit edhe mundësinë për krijimin e një Shqipërie të Madhe.
“Greqia i frikësohet një rezolutë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit që do të krijonte një shtet të pavarur, por në vetvete do të nxiste krijimin e Shqipërisë së Madhe, që do të destabilizonte rajonin dhe do të provokonte një luftë më të gjerë”, shkruhet në këtë dokument.
Por, sipas këtij raporti të publikuar sot në “Gazeta Shqiptare”, në një tjetër skenar që përshkruhet nga Athina, refugjatët mund të tentojnë të hyjnë në territorin grek dhe në këtë rast do të zmbrapseshin me forcë nga forcat ushtarake, gjë që do të nxiste Turqinë të ndihmonte Shqipërinë në këtë konflikt.
Greqia strehon rreth 400,000 emigrantë shqiptarë dhe do të ishte tepër i ndjeshëm reagimi i tyre ndaj keqtrajtimit të emigrantëve.
“
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Fri Dec 03, 2010 5:24 pm
Te gjitha keto shqetesime ne lidhje me ndonje vendim pozitiv te OKB-se per nje Kosove te pavarrur,dhe friges per nje "Shqiperi te madhe" siq e quan fqinji dhe "shteti mik"i shqipetareve Greqija,si dhe lansimit te skenarit te ndonje lufte te gjere ku refugjatet shqipetare do te tentojne te hyne me dhune ne teritorin Grek,dhe kunderpergjigja me dhune e autoriteteve Greke per ta ndaluar kete,dhe si pasoje e kesaj do ta detyronte Turqine te infiltrohej ne kete skenare te menduar nga Greqija,kane pasur dhe kane per qellim qe te frikesojne faktoret vendimmarres per te mos lejuar pavarsine e Kosoves,dhe per ti ndihmuar aleatit ortodox.mikut te tyre shtetit Serbe! Por un besoj plotsisht se aleatet tan nuk dot frigohen ne vendim marrje per SHQIPRIN ETNIKE.
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Sun Dec 05, 2010 1:32 am
Aurel Plasari, apel SHISH dhe Prokurorisë për bibliotekën
Informacion: SHËRBIMIT INFORMATIV SHTETËROR
Për dijeni: Znj. INA RAMA, Prokurore e Republikës së Shqipërisë
Për dijeni: Z. Sali BERISHA, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Dje, më datë 2 dhjetor 2010, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është sulmuar publikisht në një mjedis publik, gjatë një mbledhjeje të organizuar në Tiranë, nga dy nënshtetës të huaj: një nënshtetës serb i quajtur Streten Ugreçiq, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë (Beograd), dhe një nënshtetës slloven, i quajtur Tomaz Seljak që paraqitet në Shqipëri me detyrën e drejtorit të një institucioni të quajtur Institut Informacijskih Znanost, Maribor (Slovenia).
Ky sulm është realizuar pikërisht mbas përfundimit me sukses të edicionit V të Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë mes Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, mbajtur në Tiranë nga 22 më 23 nëntor. Për më shumë përputhshmëri, po ashtu si BKSh në të njëtjën mbledhje është sulmuar nga njëri prej dy nënshtetasve të huaj edhe BKU e Kosovës.
Sulmi publik ka ardhur mbas orvajtjesh shumëvjeçare të të quajtur Institut Informacijskih Znanost për përshfirjen e Shqipërisë në një projekt (model organizativ të sistemit) të quajtur “Kooperativni online bibliografski system in servisi (COBISS)”, i themeluar në ish-Jugosllavinë më 1987. Seç përqaqëson sistemi në fjalë njoftohet në vetë faqen e tij promovuese: “Koncepti i sistemit COBISS është futur 20 vjet më parë. Në dhjetor të 1987, Shoqata e atëhershme e Bibliotekave Kombëtare të Jugosllavisë përshtati një sistem bashkëndarës katalogimi, si bazë të përbashkët për sistemin e informacionit bibliotekar kombëtar dhe sistemin e informacionit shkencor dhe teknik të Jugosllavisë. Roli i shërbimit të informacionit bibliografik, si dhe ai i zgjidhjeve organizative dhe zhvilluesit (krijuesit) të programeve (softeve) u morën përsipër nga Instituti i Shkencës dhe Informacionit (IZUM), nga Maribori, Sloveni. Falë mbështetjes së gjerë financiare të ministrisë së atëhershme federale të shkencës dhe teknologjisë, u krijua një rrjet kompiuterik bibliotekar, që më 1991, në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, ndërlidhte 55 biblioteka nga të gjitha republikat dhe krahinat e saj autonome” (“The concept of the COBISS system was introduced 20 years ago. In December 1987, the then Association of the Yugoslav National Libraries adopted a shared cataloguing system as a common ground for the national library information system and the system of scientific and technological information of Yugoslavia. The role of the information and bibliographic service, as well as that of the organisational solutions and software developer was taken over by the Institute of Information Science (IZUM) from Maribor, Slovenia. Due to extensive financial support of the then federal ministry for science and technology, a computer and library network was created, which, by 1991, the time of the collapse of Yugoslavia, connected 55 libraries from all its republics and regions” (www.cobiss.net).
Në mënyrë konkrete prej institucionit të quajtur Institut Informacijskih Znanost Bibliotekës Kombëtare i janë ushtruar presione për të nënshkruar marrëveshje që i bien ndesh Legjislacionit të shtetit shqiptar: Ligjit nr. 8576, datë 03.02.2000 “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij: tekstin e ofruar për marrëveshje të tilla do ta gjeni në dokumentacionin bashkëngjitur.
Konstatoj gjithashtu që elementë klientelistë të këtij projekti i kanë dhënë këtij instituti mbështetje për të folur, shkruar dhe sulmuar publikisht institucionet kombëtare të shtetit shqiptar, siç është Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në 90-vjetorin e saj: identitetet e tyre do t’i gjeni në dokumentacionin bashkëngjitur këtij informacioni, ndërsa për shumat e konsiderueshme monetare të shpenzuara për këto ndërhyrje informacionet nuk rezultojnë transparente në publik. Edhe rasti më i fundit i një mbledhjeje të organizuar në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me një temë “Roli i bibliotekave në shoqërinë e informacionit bazuar në dije”, por që me zhvillimet e tij rezulton të këtë qenë promocion klientelist i institucioni të quajtur Institut Informacijskih Znanost, Maribor (Slovenia)¸ një orvatje të tillë klientelizmi përfaqëson. Prej kolegut tim drejtor i BKU të Kosovës jam njoftuar tanimë zyrtarisht se presione të ngjashme klienteliste janë ushtruar edhe ndaj atij insitucioni
Ndiej detyrë të saktësoj se BKSh nuk mund as të ndalojë dhe as të lejojë biblioteka – cilatdo qofshin ato - të integrojnë ose të çintegrojnë të dhënat e tyre në rrjete që i vlerësojnë me interes për to, sepse ndërhyrje të tilla nuk ia atribuon BKSh asnjë element në legjislacionin për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, ndaj edhe i quaj destabilizuese ndërhyrjet e dy nënshtetasve të huaj për ta shpërfillur këtë legjislacion dhe për të ushtruar mbi BKSh presion publik për shkeljen e tij duke i sugjeruar legjislacionet e vendeve të tyre përkatëse: serb ose slloven.
Ndërkaq duhet t’ju informoj se BKSh ka punuar dhe vijon të punojë në dy drejtime madhore në përkim me politikat integruese të shtetit shqiptar: drejt integrimit europian, përkatësisht në portalin e bibliotekave, muzeve dhe arkivave EUROPEANA, si pjesëtarë me partneritet të plotë, dhe në WORD DIGITAL LIBRARY, në të cilën BKSh është ftuar tanimë si partnere prej vitit 2009, madje me rezultate të lakmueshme për mundësitë e saj modeste dhe vetëm falë punës tepër të lavdërueshme të specialistëve të saj. Nga ana tjetër, baza e të dhënave elektronike të BKSh është tanimë publike, online, dhe si e tillë ajo mund të shfrytëzohet nga çdo individ jashtë dhe brenda vendit, institut, rrjet ose “kooperativë” qoftë.
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Sun Dec 19, 2010 1:09 am
Ilir Meta, në Kongresin zgjedhor të Partisë së Tadiqit
Beograd, 18 dhjetor - Zv.kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në pjesën solemne të Kongresit Zgjedhor të Partisë Demokratike (DS) të Boris Tadiqit në Serbi, të shtunën. Gjatë ceremonisë së mbajtur në Beograd, Meta është ulur në radhën e parë, përkrah mysafirit tjetër, Milorad Dodik, kryetar i Republika Srpskas, një ulëse më larg nga kryetar i Serbisë dhe kryetar i DS-së, Boris Tadiq. Në Beograd Meta ka theksuar se Shqipëria dhe Serbia duhet të punojnë së bashku për ardhmëninë e të dy vendeve. Gjatë qëndrimit në Beograd, Meta është takuar edhe me kryeministrin serb Mirko Cvetkoviq. “Serbia pret hetime të hollësishme në lidhje me pohimet e raportuesit të Asamblesë arlamentare të Këshillit të Evropës Dick Marty”, ka thënë Cvetkoviq gjatë takimit me Metën. "Kur bëhet fjalë për Kosovën, kryetari i Qeverisë së Serbisë Mirko Cvetkoviq ka përsëritur se Qeveria e Serbisë vazhdon të mbetet pranë qëndrimit se dialogu është rruga e vetme për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit", thuhet në komunikatë të lëshuar nga qeveria e Serbisë. Nga ana e tij, zëvendëskryeministri shqiptar, Ilir Meta, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë duhet të intensifikohet në domenin politik dhe atë ekonomik.
xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Sun Dec 19, 2010 5:07 pm
Meta tradhtare..si Sala.
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Mon Dec 20, 2010 1:50 am
Meta në Serbi: Të bashkëpunojmë duke lënë pas të shkuarën
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Thu Dec 23, 2010 7:13 pm
Basha: Raporti i Marty riciklim i akuzave të Del Pontes
xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Sat Dec 25, 2010 3:04 pm
Basha ka punuar vet kunder uck. Ky mik i shkijeve tashe po rren,po nuk ju shiten se ky ka qen punetore i unmikut.
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Wed Dec 29, 2010 3:32 pm
Nje lajm i mire per Shqiperin. CNN:Shqiperia, nder destinacionet kryesore turistike ne 2011. KOHAnet
arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Wed Dec 29, 2010 3:51 pm
Po Shqiperia ka pas shume lajme te mira keto kohe por keta qe nuk duan te degjojne dhe te shohin le te vazhdojne e ti bien legenit se mire po i bien.....
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Wed Dec 29, 2010 4:03 pm
Cito :
Po Shqiperia ka pas shume lajme te mira keto kohe por keta qe nuk duan te degjojne dhe te shohin le te vazhdojne e ti bien legenit se mire po i bien...
.. Per ate edhe behu mu aktive , se na mbyti P.Kola me lajme terr e zi sikur i konvenon te shef ashtu Shqiiperin dhe shqiptaret :)
arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
Titulli: Re: Lajme nga Shqiperia Wed Dec 29, 2010 4:19 pm
ke te drejte Arber,Petrit Koles,po i plas syri .....