|
| Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni | |
|
+21Medalim detektivi Ilmi Veliu tosybell Xhevati dibranja Prof Xhavit Dalloshi voglushja xhema NIPIIXHAXHIT shfletuesi murturi xhiti BashKom Shqipo_ Aktiv ...... kacimix Driniiiii agrono Atdhetari 25 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Thu Apr 29, 2010 10:53 pm | |
| Konfiskohet armatim në afërsi të Bllacës Në brezin kufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës, në afërsi të Bllacës. policia e Maqedonisë ka sekuestruar një sasi e madhe armatimi të fshehur në katër bunkerë. Policia kishte zbuluar armatimin pasi kishte shkëmbyer zjarr me një grup të armatosur 12 anëtarësh i cili po ruante armatimin. Jozyrtarisht mësohet se nga përleshja është plagosur një person nga grupi i armatosur i cili është larguar në drejtim të Kosovës. “Bëhet fjalë për një sasi të madhe të armëve duke përfshirë armë të rënda, që do të thotë mina anti-tank, granata-hedhës, raketa, mitralozë të rëndë si dhe armë që mund të përdoren për veprime terroriste, apo TNT, lloje te ndryshme të eksplozivëve, eksploziv plastik, detonatorë, dhe kështu me radhë. Pas kthimit të zjarrit, personat që kanë ruajtur armatimin dhe bunkerët kanë ikur”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nuk dihet nëse grupi që po ruante armatimin është larguar në drejtim të Kosovës apo në territorin e Maqedonisë. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha se policia është vënë në kërkim të tyre. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Thu Apr 29, 2010 11:43 pm | |
| | |
| | | agrono Fillestar/e
Numri i postimeve : 30 Age : 44 Vendi : Zvicer Registration date : 16/11/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Fri Apr 30, 2010 1:00 am | |
| Të shtëna armësh në kufi, gjithçka misterioze | 29/04/2010 20:49:15 | | Breshëri armësh, fluturime helikopterësh dhe rrëmujë e madhe ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në zonën kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë, me ç`rast është regjistruar përleshje midis njësiteve speciale të MPB-së dhe një grupi të armatosur. Ministria e Brendshme në Shkup ka zbardhur një pjesë të detajeve të incidentit, duke konfirmuar edhe gjetjen e një sasie të konsiderueshme të armëve, ndërsa policia e Kosovës ka heshtur për incidentin
Në zonën kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë po rikthehen fluturimet e helikopterëve dhe prania e shtuar e njësiteve policore – ushtarake në të dyja anët e kufirit. Gjithçka ka plasur në një nga zonat e thella të kufirit midis këtyre dy vendeve, kur njësitet speciale gjatë kontrollit të terrenit janë përballur me një grup të armatosur, i cili sipas versionit zyrtar policor ka filluar të sulmojë njësitet policore. Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar incidentin, duke theksuar se pas të shtënave, personat e armatosur kanë braktisur vendin e ngjarjes. “MPB-ja po vazhdon kërkimin e tyre dhe se nuk dihet se ata akoma janë në territorin e Maqedonisë apo kanë ikur në drejtim të territorit të Kosovës”, ka theksuar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Ministria e Brendshme me këtë rast ka gjetur edhe një sasi të konsiderueshme të armëve të kalibrave të ndryshëm, të cilët ishin fshehur në katër bunkerë special, që ruheshin nga grupi i armatosur. MPB ka bërë të ditur se grupi supozohet se përbëhej prej rreth 12 personave të armatosur, mirëpo deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera.
Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Kosovës nuk është përgjigjur zyrtarisht për incidentin, por ka theksuar se bëhet fjalë për kontrabandë armësh.
Zëdhënësi i MPB-së së Kosovës, Veton Elshani i është shmangur pyetjevelidhur me incidentin. Mediat maqedonase të afërta me Qeverinë kanë bërë të ditur se në përleshjen me armë në kufi janë evidentuar dy persona, që sipas tyre janë arrestuar nga policia e Kosovës. Sipas tyre, bëhet fjalë për Selman C. dhe Avni R, me ç`rast ky i fundit është plagosur dhe më pas ka arritur që të ikë nga Spitali i Prishtinës, ku ishte dërguar për shërim. Nuk jepen detaje të tjera lidhur me këtë incident dhe kush janë personat të cilët kanë shtënë me armë në kufi.
Lidhur me këtë incident nuk janë deklaruar as partitë politike, ndërkohë, dy ditë më parë bashkësia ndërkombëtare nëpërmjet një deklarate të përbashkët ka shprehur brengosje për zhvillimet e situatës në Maqedoni, sidomos rreth çështjes së bllokimit të proceseve evrointegruese dhe për ngecjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. (INA) http://www.ina-online.net/default.aspx?news=18849f86-b6b5-4501-b007-0f2febfe1e3a&ln=3
|
| |
| | | agrono Fillestar/e
Numri i postimeve : 30 Age : 44 Vendi : Zvicer Registration date : 16/11/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Fri Apr 30, 2010 1:02 am | |
| Po leviz dicka..... Hoxha : Gjendja në rajonin e Tanushës është normale | 29/04/2010 10:32:33 | | Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-deputeti i PDK-së, Xhezair Shaqiri-Hoxha ka mirëkuptim për mesazhet e bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimet aktuale në Maqedoni.
Ai ka vlerësuar se në Tanushë është qetësi dhe se sipas tij, qarkullojnë dezinformata të ndryshme.
“Unë jam në kontakte të vazhdueshme me bashkësinë ndërkombëtare dhe i kam siguruar se gjendja në rajonin e Tanushës është normale, por sidomos gjatë ditës së djeshme ka pasur një keqinformime dhe keqinterpretime të ndryshme”, ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA, Xhezair Shaqiri.
Shqetësimet e ndërkombëtarëve dje janë shprehur ndaj Shaqiri, me rastin e një informacioni lidhur me praninë e një numri të veturave në brendi të Tanushës, të cilët kishin ardhur mysafirë për vizitë private familjare.
Ish-deputeti Xhezair Shaqiri ka kërkuar që partitë politike të marrin parasysh mesazhet e bashkësisë ndërkombëtare dhe përfundimisht të implementojnë Marrëveshjen e Ohrit. (S.Saqipi/INA) |
http://www.ina-online.net/Default.aspx?news=b77eb9ec-f63f-4866-80b3-8998274a8b6c&ln=3 | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Sat May 01, 2010 4:59 am | |
| .......................................................................................................................?????????????????????????????????????????????????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! | |
| | | kacimix Anëtar i ri
Numri i postimeve : 104 Age : 46 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika Registration date : 26/10/2008
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Sun May 02, 2010 5:53 pm | |
| Në postën elektronike të TV Alsat sot ka arritur një komunikatë, e cila thuhet se është nisur nga Sektori për informim i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Komunikata me numër 1 mban datën 1 maj 2010 dhe është firmosur nga Arben Selimi. “Njoftohet opinioni mbarë shqiptarë në IRJM se me datë 28.04.10. në vendin e quajtur Studenë në Karadakun e Shkupit, ku dhe ndodhej një pikë e furnizimit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ushtarët tanë hasën në një pritë nga forcat e armatosura sllavo-maqedonase”, thuhet në komunikatë. Në Komunikatën Nr. 1 të UÇK-së, thuhet se epilogu i këtij aksioni ka qenë “një i vrarë nga pala armike si dhe një i plagosur lehtën nga ushtarët e njësitit për mbështetje logjistike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”. Më tej thuhet se ‘ia bëjmë me dije gjithë opinionit shqiptarë se Ushtria Çlirimtare Kombëtare vazhdon me aktivitetin e saj në hapësirën shqiptare në, siç theksohet IRJM, përfundon Komunikata Nr 1 e UÇK-së. Kjo letër ka ardhur vetëm 4 ditë pas zbulimit të disa bunkerëve nga forcat speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në afërsi të fshatit Bllacë të Shkupit ku u konfiskua një sasi e madhe armatimi. Pas këtij aksioni, edhe policia e Kosovës njoftoi se ka vënë në pranga 7 persona në rrethinën e Kaçanikut, të cilët dyshohen se kanë lidhje me incidentin ndërkufitar të datës 28 prill | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Mon May 03, 2010 12:30 am | |
| Ushtria Clirimtare Kombetare, per incidentin ne afersi te Bllaces, njofton publikun ...Quote:Në postën elektronike të TV Alsat sot ka arritur një komunikatë, e cila thuhet se është nisur nga Sektori për informim i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Komunikata me numër 1 mban datën 1 maj 2010 dhe është firmosur nga Arben Selimi. “Njoftohet opinioni mbarë shqiptarë në IRJM se me datë 28.04.10. në vendin e quajtur Studenë në Karadakun e Shkupit, ku dhe ndodhej një pikë e furnizimit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ushtarët tanë hasën në një pritë nga forcat e armatosura sllavo-maqedonase”, thuhet në komunikatë. Në Komunikatën Nr. 1 të UÇK-së, thuhet se epilogu i këtij aksioni ka qenë “një i vrarë nga pala armike si dhe një i plagosur lehtën nga ushtarët e njësitit për mbështetje logjistike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”. Më tej thuhet se ‘ia bëjmë me dije gjithë opinionit shqiptarë se Ushtria Çlirimtare Kombëtare vazhdon me aktivitetin e saj në hapësirën shqiptare në, siç theksohet IRJM, përfundon Komunikata Nr 1 e UÇK-së. Kjo letër ka ardhur vetëm 4 ditë pas zbulimit të disa bunkerëve nga forcat speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në afërsi të fshatit Bllacë të Shkupit ku u konfiskua një sasi e madhe armatimi. Pas këtij aksioni, edhe policia e Kosovës njoftoi se ka vënë në pranga 7 persona në rrethinën e Kaçanikut, të cilët dyshohen se kanë lidhje me incidentin ndërkufitar të datës 28 prill. Alsat-M Ushtria Clirimtare Kombetare, per incidentin ne afersi te Bllaces, njofton publikun ...Quote: | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Mon May 03, 2010 2:42 pm | |
| UÇK pranon përfshirjen në incidentin në Bllacë, BDI reagon UÇK pranon se është përfshirë në incidentin në brezin kufitar Kosovë-Maqedoni afër Bllacës. Përvecse ka marrë përsipër armët e sekuestruara më 28 prill. UÇK ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se përleshjet me armë me forcat speciale të policisë maqedonase, kanë lënë të vdekur një person nga pala armike dhe një të plagosur lehtë nga pala e saj. Sipas komunikatës veprimtaria e UÇK vijon në gjithë hapësirat e Maqedonisë. BDI ka dënuar dhunën si të papranueshme për realizimin e qëllimeve politike dhe është distancuar duke deklaruar se personat e përfshirë në tregtinë me armë nuk kanë kurrfarë lidhje me të. Kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti, ish- përfaqësues politik i UÇK-së ka deklaruar se është në kontakt intensiv me garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, SHBA, BE dhe NATO-n. Ahmeti sot në Tiranë ka takuar kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, i cili pas takimit ka deklaruar se paqja, stabiliteti, integriteti i Maqedonisë janë jetike për paqen dhe stabilitetin e rajonit. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Mon May 03, 2010 11:34 pm | |
| BDI ka dënuar dhunën si të papranueshme për realizimin e qëllimeve politike dhe është distancuar duke deklaruar se personat e përfshirë në tregtinë me armë nuk kanë kurrfarë lidhje me të. Kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti, ish- përfaqësues politik i UÇK-së ka deklaruar se është në kontakt
Pse Ali Ahmeti, nuk eshte ne kry te kesaj ushtrije a!
| |
| | | agrono Fillestar/e
Numri i postimeve : 30 Age : 44 Vendi : Zvicer Registration date : 16/11/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Tue May 04, 2010 8:41 pm | |
| Komunikata Nr.1 e UÇK-së u dërgua nga Zvicra
Komunikata e UÇK-së dhe përgjegjësi i saj i nënshkruar si Avni Selimi, ku është marrë përgjegjësia për incidentin në Bllacë është dërguar nga Zvicra.
Kjo është kumtuar nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, e cila ka hetuar se komunikata në disa media ishte dërguar nëpërmjet një serveri nga Zvicra.
Zbulimi i saj është bërë nëpërmjet IP-adresave, ku është zbuluar se letra është dërguar nga Zvicra, ndërsa MPB ka theksuar se do të kërkojë hollësi nëpërmjet Interpolit dhe policisë zvicerane.
Sipas MPB-së, deri tani nuk dihet identiteti i saktë i Selimit, nënshkrimi i të cilit është i pranishëm në komunikatë.
Ky emër nuk është i njohur gjithashtu edhe nga drejtues të lartë të ish-UÇK-së, tanimë të përfaqësuar në radhët e BDI-së dhe partive tjera. MPB nuk sqaron se nga ka ardhur deri tek adresat e internetit ku është dërguar kjo komunikatë në disa media. (INA)
| |
| | | Aktiv Anëtar i ri
Numri i postimeve : 87 Age : 45 Vendi : Toke Registration date : 29/01/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Thu May 06, 2010 12:30 am | |
| Thjeshte : Jam kureshtar te di se kush qenka Arben Selimi Me vjen keq por nuk paskam lexuar apo ndegjuar per Avni Selimin ? Per her te par e ndegjoi kete emer ? Flm | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Sun May 09, 2010 6:49 pm | |
| Policia zapton pikat e ish-UÇK-së 09/05/2010 Përkundër të gjitha pohimeve se situata e sigurisë në Maqedoni është e qetë dhe nën kontroll, policia maqedonase vazhdon të stacionohet në vendet e konsideruara si të rrezikshme. Nga rajoni i Karadakut të Shkupit, në malet që ndajnë Shkupin me Kumanovën dhe Kosovën, policia e Maqedonisë ka dërguar forca shtesë. Banorë të këtyre vendbanimeve kanë rrëfyer për “Lajm” se policia i ka urdhëruar që ta zvogëlojnë intensitetin e qarkullimit në këtë rajon. Në vendin e quajtur “Bashinec”, ku banorët e fshatit Lubeten të Shkupit i mbajnë bagëtitë, policia ka dhënë urdhër që terreni të pastrohet dhe barinjtë të tërhiqen. “Para rreth dhjetë ditëve policia na tha që t’i largojmë dhentë nga bjeshka. Ne nuk u tërhoqëm, por para dy ditëve erdhën sërish dhe na urdhëruan që të largohemi. Tani s’dimë ku të shkojmë”, tha një banor i Lubetenit që deshi të mbetet anonim. Gjithashtu, banorët kanë pohuar se ditëve të fundit janë shtuar dukshëm forcat e policisë që janë stacionuar në këtë rajon. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) nuk mohojnë se ka pasur lëvizje të policisë, por thonë se kjo mund të bëhet për shkak të stërvitjeve. “Ndoshta kanë pasur stërvitje, ndaj dhe u kanë thënë barinjve që t’i largojnë delet, pasi nëse rastësisht ndodh ndonjë incident, përgjegjësia bie mbi MPB-në”, tha Ivo Kotevski, zëdhënësi i policisë. Ai sqaroi se policia nuk e ka për obligim t’iu tregojë banorëve se kur ka stërvitje. “Situata atje është e qetë dhe nuk ka asnjë informatë se mund të ketë ndodhur ndonjë incident”, tha Kotevski. Jozyrtarisht banorë e fshatrave të Karadakut të Shkupit theksojnë se policia po pozicionohet në pikat që në vitin 2001 i kontrollonte UÇK-ja. Rikujtojmë se në gusht të vitit 2001 te stanet e Lubetenit në vendin e quajtur “Bashinec” ishin vrarë tetë polic maqedonas, të cilët me kamionin e tyre kishin rënë në një minë për të cilën akuzohej UÇK-ja. http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4437.html | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Sun May 09, 2010 6:58 pm | |
| Organizatorët e marshit të nesërm ftojnë për maturi
Këshilli organizatave shqiptare në marshin e nesërm me moton “Për drejtësi” pret mbi 20.000 njerëz. Organizatorët e kësaj proteste, u bënë thirrje sot pjesëmarrësve të mundshëm, që në protestën e 10 majit, të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të bien preh e provokimeve nga persona të papërgjegjshëm. Qëllimi i protestës është ngritjen e zërit kundër diskriminimit etnik, projekteve mono-etnike të Qeverisë, politikave diskriminuese dhe ndërprerjen e proceseve të montuara politike gjyqësore, siç janë rasti i Sopotit dhe i Brodecit. Qoftë një lëshim i vogël në këtë marshim protestues, sipas organizatorëve, do ta dëmtonte rëndë imazhin e popullit shqiptar. “Kërkojmë nga pjesëmarrësit në marsh, që në asnjë mënyrë dhe asesi të mos përdorin fjalor, i cili nxit urrejtje në baza të ndryshme. Ndalohet rreptësisht fjalori i urrejtjes dhe fyerjes së tjetrit. Çdo lloj fyerje në baza etnike, shkon në mënyrë direkte kundër qëllimeve të protestës”, deklaroi Valon Kurtish, përfaqësues i Këshillit të organizatave shqiptare. Nga Këshilli i organizatave shqiptare, thonë se distancohen nga çdo manipulim politik apo partiak të protestës. “I lusim të gjithë politikanët dhe subjektet politike që të paktën nesër gjatë zhvillimit të protestës të përmbahen nga deklaratat që kanë të bëjnë me protestën”, kërkoi Ibrahim Koça, përfaqësues i Këshillit të organizatave shqiptare. Protesta e nesërme fillon në orën 13.00 para gjykatave, vazhdon para Kuvendit dhe përfundon para Qeverisë. Protesta deri tani ka gjetur mbështetjen e DR-së dhe partive më të vogla shqiptare BDK e BDSH, ndërsa është kundërshtuar vetëm nga BDI. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Sun May 09, 2010 7:16 pm | |
| Këshilli i organizatave shqiptare të dielën edhe njëherë ka përsëritur se Protesta për Drejtësi do të mbahet më 10 maj 2010, pa as një lloj shtyrje apo anulimi. Marshi do të fillojë në ora 13.00 para Gjykatave themelore në Shkup duke vazhduar rrugës për te Kuvendi republikan, qeveria dhe përfundon në vendin e nisjes ku filloi, para Gjykatave. Këshilli i organizatave shqiptare u bën thirrje gjithë pjesëmarrësve në protestë që të jenë të qetë, ta matur, dinjitozë dhe evropianë në paraqitjen e tyre, duke vlerësuar se edhe një lëshim i vetëm në këtë protestë e dëmton rëndë imazhin e shqiptarëve dhe shkon kundër interesit kombëtar të popullit shqiptar. “Kërkojmë nga pjesëmarrësit në marsh që në asnjë mënyrë dhe assesi të mos përdorin fjalor i cili nxit urrejtje në baza të ndryshme. Ndalohet rreptësisht fjalori i urrejtjes dhe fyerjes së tjetrit. Çdo lloj fyerje në baza etnike shkon në mënyrë direkte kundër qëllimeve të protestës. Ata që përdorin fjalor të tillë janë kundër arritjes së synimeve të protestës së nesërme. Lusim qytetarët që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve që mund të ndodhin nga persona të pa përgjegjshëm të nacionaliteteve tjera. Rënia në provokime është kundër interesit të shqiptarëve”, deklaroi përfaqësuesi i Këshillit, Valon Bela. Njëkohësisht Këshilli i organizatave shqiptare distancohet plotësisht nga çdo lloj manipulimi politik apo partiak i protestës. “E përsërisim edhe njëherë se protesta organizohet nga shoqëria civile shqiptare dhe është krejtësisht apartiake. Apelojmë te protestuesit që tu përmbahen në mënyrë të prerë rregullave të një proteste paqësore në mënyrë që të tregojmë se dimë të organizohemi në forma të tilla të të shprehjes së revoltës qytetare”, theksoi Bela duke apeluar te qytetarët që në numër të madh ti bashkëngjiten këtij marshi “për të arritur qëllimin e deklaruar, pra të lirohen të burgosurit e pafajshëm shqipta | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Mon May 10, 2010 12:05 pm | |
| Populli po por ku jan ata që e mashtruan kët Popull dhe tash han e pin bashk me ata që deri dje i vran i gjykuan pa faj dhe prap po vazhdojn lojën e njejt , me përkrahjen e disa kishe i thon veti Shqiptarë . | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Mon May 10, 2010 5:00 pm | |
| Mbahet protesta “Për drejtësi”Video këtu : http://alsat-m.tv/lajme/vendi/40326.html Protesta me moton “Për drejtësi” filloi sot në orën 13.00 para gjykatave, vazhdoi para Kuvendit dhe para Qeverisë. Protesta ka gjetur mbështetjen e DR-së, PDSH-së, BDK-së e BDSH-së, ndërsa është kundërshtuar vetëm nga BDI. Protesta kaloi nën masa të forta të sigurisë, qetë dhe pa incidente. Paraprakisht organizatorët e kësaj proteste, u bënë thirrje pjesëmarrësve të mundshëm, që në protestë, të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të bien pre e provokimeve nga persona të papërgjegjshëm. Qëllimi i protestës ishte ngritja e zërit kundër diskriminimit etnik, projekteve mono-etnike të Qeverisë, politikave diskriminuese dhe ndërprerjen e proceseve të montuara politike gjyqësore, siç janë rasti i Sopotit dhe i Brodecit. /alsat-m/ | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Mon May 10, 2010 11:31 pm | |
| Maqedoni, shqiptarët në protestë, kundër diskriminimit | |
| | SHKUP- Shqiptarët protestë në Shkup. Me brohoritje “Liri, barazi dhe drejtësi” ka nisur protesta e tyre masive, me sllogane, flamujt dhe pankarta kanë nisur një marshim në drejtim të Parlamentit, e më pas duke kanë vazhduar tek godina e Qeverisë, duke u rikthyer në vendin e fillimit të protestave para gjykatave, raporton agjencia e lajmeve INA.
Në protestë marrin pjesë rreth 40 shoqata joqeveritare shqiptare, të cilët theksuan se po shprehin politikën qeveritare diskriminuese antishqiptare.
Protesta u mbështet nga deputetët e Demokracisë së Re, Flora Kadriu, Abedin Zymberi dhe Sulejman Rushiti. Turmat e protestuesve u ndoqën nga forca të shumta të policisë, ndërkohë organizatorët kanë angazhuar rreth 200 aktivistë që do të përkujdesen për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.
Në letrën që u lexua para Parlamentit, protestuesit do të kërkojnë ndërprerjen urgjente të gjykimit të rasteve të Hagës, si dhe lirimin e të burgosurëve të rasteve të Sopotit, Brodecit, por njëkohësisht kërkohet edhe ndërprerja e realizimit të projektit “Shkupi 2014”. (m.a/BalkanWeb) | |
| |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Tue May 11, 2010 9:21 pm | |
| po pergaditet nje lufte e rrepte-- se qka do te dal pas lufte veq zoti e di... | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Tue May 11, 2010 10:00 pm | |
| Policia shton kontrollin në Karadak Policia e Maqedonisë ka intensifikuar kontrollin në rajonin e Karadakut të Shkupit. Gjatë ditës së diel, helikopterë të policisë kanë patrulluar gjatë gjithë ditës mbi fshatrat malorë, Brezë, Malinë, Goshincë dhe në kufirin me Kosovën. Gjithashtu, banorë të këtyre viseve kanë pohuar se janë dëgjuar krisma, por policia mohon të ketë ndonjë incident. “Fluturimet e helikopterëve janë të rregullta, pasi ata duhet të përmbushin një normë të caktuar të orëve që duhet t’i fluturojnë brenda një kohe të caktuar. Sa i përket krismave, nuk kemi të regjistruar ndonjë incident të ndodhur, por mund të jetë ndonjë krismë e zakonshme që shpeshherë ndodhë në këtë rajon”, tha zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski. Ditëve të fundit është vërejtur prani më e madhe e forcave të policisë edhe në rajonin e Tetovës. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Tue May 11, 2010 10:54 pm | |
| - Arbër. shkruajti:
- Mbahet protesta “Për drejtësi”
Video këtu : http://alsat-m.tv/lajme/vendi/40326.html
Protesta me moton “Për drejtësi” filloi sot në orën 13.00 para gjykatave, vazhdoi para Kuvendit dhe para Qeverisë. Protesta ka gjetur mbështetjen e DR-së, PDSH-së, BDK-së e BDSH-së, ndërsa është kundërshtuar vetëm nga BDI. Protesta kaloi nën masa të forta të sigurisë, qetë dhe pa incidente. Paraprakisht organizatorët e kësaj proteste, u bënë thirrje pjesëmarrësve të mundshëm, që në protestë, të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të bien pre e provokimeve nga persona të papërgjegjshëm. Qëllimi i protestës ishte ngritja e zërit kundër diskriminimit etnik, projekteve mono-etnike të Qeverisë, politikave diskriminuese dhe ndërprerjen e proceseve të montuara politike gjyqësore, siç janë rasti i Sopotit dhe i Brodecit. /alsat-m/ Arber te flm per ket link, une mbrem nuk kam patur rrjet ne RTK keshtu e shfrytzova ket link. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Tue May 11, 2010 10:56 pm | |
| Nuk të lejmë keq ty Drinii | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Tue May 11, 2010 11:04 pm | |
| Keni vetem nje Drin te bardh ore Arber,hahahahaha po pate mundesi sjelle qat Emisjonin pas ditarit qe ishte sonte ne RTK,se nuk arrita ta shikoje ne tersi kam qellu larg. Te uroj sukse ne punen e perditshme shkrimet qe sjellni ne forum jan pa koment. Mirmbetshi | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Wed May 12, 2010 2:36 pm | |
| http://kanal5.com.mk/Default.aspx?mId=120 | |
| | | shfletuesi Fillestar/e
Numri i postimeve : 28 Age : 64 Vendi : Prishtine Registration date : 23/07/2009
| | | | NIPIIXHAXHIT Anëtar i ri
Numri i postimeve : 167 Age : 44 Vendi : te dardha Registration date : 28/09/2009
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni Wed May 12, 2010 4:12 pm | |
| MPB publikon detajet e incidentit në Radushë | 12/05/2010 14:56:59 | |
14:20- Ministria e Brendshme zyrtarisht ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me incidentin në Radushë, duke bërë të ditur për numrin e viktimave dhe armatimin e zbuluar.
“Pas informacioneve paraprake operative dhe njohurive për transport të armëve ilegale nga Kosova në Maqedoni, policia mbrëmë vonë kishte vendosur një pritë për kontrollin e një mjeti transportues në rajonin midis fshatrave Rash[e – Radushë. Gjatë tentimit të njësiteve speciale rreth orës 2.00 të mëngjesit, për të ndaluar një veturë transportuese, furgon të modelit “Mercedes Sprinter” me targa të falsifikuara të Prilepit në këtë aks rrugor, personat në furgon, tre prej të cilëve me uniforma të zeza nuk i janë përgjigjur ndalesës së njësiteve policore dhe në vend që të ndalen, ato kanë vazhduar rrugën dhe kishin shtënë më pas në drejtim të patrullës policore. Nga ana e pjestarëve të policisë menjëherë është kundërpërgjigjur me zjarrë, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit kanë humbur jetën katër personat që ishin në furgon”, thuhet në komunikatën e MPB-së. Ministria njoftoi se deri tani janë identifikuar tre personat e vrarë të cilët posedonin dokumente personale, prej të cilëve dy janë shtetas të Maqedonisë dhe njëri shtetas i Kosovës. Personi i katër nuk është identifikuar akoma, për shkak të mosposedimit të dokumenteve. Sipas MPB-së, në furgon janë gjetur sasi të konsiderueshme të armëve: 3 raketahedhës dore me 3 thashë granata, 6 pushkë automatike dhe një pushkë gjysëmautomatike, një snajper, një mitraloz, një thes me TNT eksploziv, 6 bomba dore, mina tokësore, 12 granata për minahedhës dore 60 mm, municion për pushkë automatike, [izme ushtarake, amblema të U]K-së dhe harta. “Në vendin e ngjarjes është ftuar Gjykatësi Hetues dhe Zëvendësprokurori pulbik, të cilët kanë kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes me njësitet e policisë kriminale. Mjeti transportues dhe armët janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar për analiza të mëtejme, ndërsa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin për Mjekësi Ligjore. MPB po kryen hetime dhe verifikime lidhur me mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë grup. Ndërsa deri tani janë mohuar zërat për persona të arrestuar apo të plagosur”, thuhet në fund të komunikatës së MPB-së.
14:00- Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska lidhur me incidentin në afërsi të Radushës ka theksuar se asnjë lloj dhune nuk do të tolerohet. “Policia ende po punon në terren. Në këtë fazë nuk dua të ndërlidh këtë incident me incidentin e disa javëve më parë në Bllacë”, ka theksuar ministrja Jankullovska. Ajo ka shtuar se nuk ka hapësirë për shqetësim dhe se policia ka në duar sigurinë për të gjithë qytetarët e vendit. Ajo shprehu kënaqësinë se të gjithë faktorët politik relevant janë distancuar nga incidentet e mëparshme. MPB bëri të ditur se furgoni që po transportonte armë ishte “Mercedes Sprinter”, i cili po lëvizte nga Radusha në drejtim të Shkupit dhe në të ishin persona të njohur edhe më parë për policinë për kryerjen e veprave të ndryshme. MPB pritet të dalë me një njoftim më të detajuar zyrtar lidhur me incidentin, duke nënvizuar se nga të vrarët janë identifikuar tre persona, prej të cilëve dy janë shtetas të Maqedonisë dhe njëri shtetas i Kosovës. Nuk është identifikuar akoma viktima e katërt. Burime të larta pranë MPB-së i kanë thënë mediave maqedonase se shtetasi Kosovës është i njohur për organet e rendit dhe se ndaj tij kishte fletëarrest ndërkombëtarë. Armët që janë gjetur janë të prodhimit jugosllav, me ç`rast janë identifikuar tre raketahedhës dore, snajperë, gjashtë thasë me TNT, tre thashë me granata , boma dore, mina këmbësorie dhe municion të llojeve të tjera të armëve. 11:55 - Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se ka identifikuar tre personat e vrarë në pritën e organizuar në afërsi të fshatit Radushë.
Siç bëhet e ditur nga zëdhënësi i MPB-së, bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë, njëri nga fshati Gërçec dhe tjetëri nga fshati Merovë dhe një shtetas të Kosovës nga Prishtina. Identiteti i personit të katër ende nuk është vërtetuar, por jozyrtarisht bëhet fjalë për një shtetas kosovar. 11:40 - Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se janë vrarë katër persona, që ishin pjestarë të një grupi për kontrabandë të armëve, të cilët nuk i janë përgjigjur urdhërit për ndalim të policisë në fshatin Sllivare e Epërme në rajonin e Radushës.
“Pas njoftimeve paraprake për tregti me armë të paligjshme, policia ka kryer një aksion në rajonin e Radushës. Policia kishte zënë një pritë dhe rreth orës 2 pas mesnate gjatë tentimit të policisë për të ndaluar një furgon, personat që gjendeshin në të kanë hapur zjarrë ndaj policisë. Pjestarët e policisë menjëherë i janë kundërpërgjigjur sulmit, me ç`rast janë vrarë katër personat që ishin në furgon. Pas kryerjes së kontrollit, policia ka gjetur sasi të konsiderueshme të armëve”, ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, duke mos shpalosur detaje të tjera.
11:00 - Një nga versionet e para pranë burimeve të MPB-së bëjnë të ditur se një furgon që po transportonte armatim në rrugën Radushë-Rashçë nuk është ndaluar në një pikë kontrolli të policisë. Siç bëhet e ditur, personat në furgon pasi që nuk janë ndaluar kanë shtënë me armë në drejtim të policisë, e cila më pas i është kundërpërgjigjur. Nga kjo përleshje kanë mbetur të vrarë katër persona që gjendeshin në furgon. Përleshja e armatosur ka zgjatur deri në orën tre të mëngjesit. Policia theksoi se përveç konfiskimit të armatimit, ka arrestuar edhe dy persona. MPB paralajmëroi se sot pasdite në kazermën “Gjorçe Petrov” do të prezantohet armatimi i kapur.
10:20 - Njoftimet e fundit jozyrtare bëjnë të ditur për katër të vrarë nga radhët e grupit të armatosur. MPB ka konfirmuar se në radhët e saj nuk ka të vdekur dhe të plagosur. MPB paralajmëroi se do të mbajë konferencë me mediat lidhur me këtë incident. Në fshatin Radushë deri para një ore të gjitha rrugët e fshatit kanë qenë të bllokuara nga policia, ndërsa më pas ato janë zhbllokuar. 09:00 - Përleshje e armatosur ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të fshatit Radushë në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës, njofton agjencia e lajmeve INA.
Në këtë incident midis policisë dhe një grupi të armatosur siç bëhet e ditur ka disa të plagosur, dy të arrestuar, ndërsa policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme të armatimit. Ministria e Brendshme bëri të ditur për INA se gjatë ditës do të jap hollësi lidhur me incidentin e armatosur në fshatin që gjendet mbi 30 kilometra larg Shkupit. Banorët lokal kanë konfirmuar sot të shtënat me armë që kanë zgjatur që pas mesnate e deri në orët e hershme të mëngjesit. Në lokacionin ku ka ndodhur përleshja janë përqëndruar forca të mëdha policore të shoqëruara me helikopterë. Ky incident pasoi pas atij para dy javëve në rajonin e Studenës, tre kilometra në afërsi të fshatit kufitar Bllacë, ku u gjetën katër bunkerë me armë, ndërsa pati edhe të plagosur nga ana e grupit të armatosur, që u thirrë më pas në një komunikatë se bëhet fjalë për njësite të UÇK-së.(INA) | permes nje telefonate nga nje familiar mesoime se per momentin (14:05min) te gjitha rruget jan te bllokuera dhe nuk lejohet asnje vevizje atje. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni | |
| |
| | | | Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |