Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni

Shko poshtë 
+21
Medalim
detektivi
Ilmi Veliu
tosybell
Xhevati
dibranja
Prof Xhavit Dalloshi
voglushja
xhema
NIPIIXHAXHIT
shfletuesi
murturi
xhiti
BashKom
Shqipo_
Aktiv
......
kacimix
Driniiiii
agrono
Atdhetari
25 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptySat Feb 19, 2011 12:55 pm

Po po ne vend qe ti shikoni hallet e popullit tend, juve iu mundoijn hallet e popujve te Irakit Avganistanit Cercenis Pakistanit, upssss harrova qe i ke vllezer keta popuj, hape edhe ndonje tem ekstra per keto vende se po na mungoin ne forum.

Sa i perket kshillave te tu qe une te lexoi" Kuranin" te flm per kete kshill, une te kisha kshillu qe ju qe keni njohuri ne ritualet fetra , ne fillim te mesohi te shkruani emrin hoxh , e pastaj te me tregoni mua prralla te babilonit, edhe nje mos me shkruaj arabisht se une nuk kuptoi. Zoti eshte i te gjithve dhe jo vetum i juaji qe mendoni qe lexoni kuranin, e ne anen tjeter i beni 1000 e njeqin te kqija.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyMon Feb 21, 2011 8:22 pm

i ka hanger dreqi kete popull shqiptare ne maqedoni ,luajn maqedonet si miu me macen
E keta lider politik ende nen beth te maqedoneve e na shitzen,,Atdhetare"
JO atdhetare po tradhtare ,hyni ne beth maqedoneve se mas mrami juve kan me ja shti ne be......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyTue Mar 01, 2011 4:43 pm

Pravda”: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës
Gazeta ruse “Pravda” në një koment të saj të titulluar “Në prag të shpërthimit sllavo-shqiptar” shkruan se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen Maqedonia të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa komuniteti maqedonas të jetë pakicë në këto dy vende.

“Pika e ardhshme ndezëse në botë mund të jetë ish-republika jugosllave e Maqedonisë. Nuk përjashtohet që ky vend shumë shpejt të shndërrohet në një arenë për qërim të hesapeve midis sllavëve dhe shqiptarëve”, komenton në edicionin e sotëm gazeta ruse “Pravda”.

Historiani rus për Ballkanin, Vladimir Putjatin vlerëson se shtetësia e Maqedonisë varet nga një kërcënim serioz.

“Shumë maqedonas kanë përfituar pasaportën bullgare. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen territori i Maqedonisë të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa maqedonasit të mbeten pakica kombëtare në të dyja vendet. Rol kryesor në mbijetesën e Maqedonisë së pavarur do të mund të luaj Serbia, por pozicioni kompleks politiko-ekonomik i këtij vendi, nuk i lejon që të jetë faktor stabilizues në Ballkan”, vlerëson historiani Putjatin.

Në shkrimin e gazetës nënvizohet edhe incidenti në Kalanë e Shkupit midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

“Shqiptarëve nuk i pëlqen ajo që në qendër të qytetit të paraqitet një muze, ndërsa e të cilit i ngjan një kishe ortodokse”, thuhet në tekst.

Gazeta ruse “Pravda” shkruan edhe për konfliktin e vitit 2001 dhe situatën më pas.

“Në shkurt të vitit 2001, shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të bashkuar në të ashtuquajturën UÇK filluan luftën e armatosur me armatën dhe ushtrinë maqedonase. Vetëm gjashtë muaj pas këtyre luftimeve të armatosura, nën presionin e NATO-s dhe BE-së, palët në konflikt u ulën në tryezën e negociatave, duke nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit. Kjo marrëveshje mundësoi që gjuha shqipe ku shqiptarët janë mbi 20 për qind të jetë zyrtare. Politikanët shqiptarë u përfshinë në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa filloi emetimi i një kanali në gjuhën shqipe në televizionin shtetëror. Kjo nënkupton se bëhet fjalë për federalizmin e Maqedonisë. Por, megjithatë kjo nuk i ndaloi nacionalistët shqiptarë, të cilët vazhduan me presionet ndaj pushteteve lokale dhe në vitin 2005 përfituan të drejtën e valëvitjes së flamurit në territoret e Maqedonisë, ku shumica e popullsisë është shqiptare. Disa nga politikanët nuk hezituan të theksojnë hapur se territoret shqiptare në Maqedoni patjetër duhet të bashkohen me Kosovën, ndërsa më vonë edhe me Shqipërinë”, shkruan në fund gazeta ruse “Pravda”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptySun Mar 13, 2011 2:42 pm

Vetëvendosje” edhe në Maqedoni13-03-2011 10:52 CET Lëvizja e pagëzuar “Vetëvendosje!”, sikur e Albin Kurtit, së shpejti pritet të zyrtarizohet edhe në Maqedoni, një iniciativë që vjen nga Këshilli i Organizatave Shqiptare.

Përfaqësues të KOSH deklaruan për INA se së shpejti themelohet lëvizja, por nuk jepen detaje se a do të jetë ajo degë e lëvizjes që drejtohet nga Albin Kurti, apo ndonjë organizëm i veçantë në Maqedoni.

“Degradimi i faktorit politik shqiptar deri në nihilizëm, po i detyron forcat e shëndosha shqiptare të organizohen dhe të veprojnë në mënyrë jashtë institucionale, në një lëvizje, që do të quhet Lëvizja ‘Vetëvendosje!’”, raporton INA të ketë thënë një zyrtar i KOSH, organizatë kjo e cila përbëhet nga rreth 40 organizata joqeveritare dhe qytetare shqiptare në Maqedoni.

Këto organizata përjashtojnë bashkëveprimin apo të jenë pjesë e ndonjë skenari të lidhur me partitë aktuale politike. Sipas tyre, në asnjë rast iniciativa nuk ka prapavijë të caktuar politike të ndërlidhur me ndonjë subjekt politik, por modeli i funksionimit do të jetë një lëvizje simotër, por deri tani të pakonfirmuar si pjesë e bërthamës së Lëvizjes “Vetëvendosje!” në Kosovë.


RRESSSPEKT SHUM BUKUR VEQ PERPARA:....... DREJT BASHKIMIT KOMBETAR.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyMon Mar 14, 2011 10:18 pm

I uroi kesaj levizje pun te mbar, dhe suksese, partit politike shqiptare ne ish republiken jugoslave te maqedonis jan hargjua ne cdo aspekt. Ket levizje duhet ta perkrahim te gjith shqiptare ngado qe jemi, qe te arrite te bej ndryshime ne te mir te popullit ne IRJM.
Edhe nje her pun te mbar, dhe suksese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyThu Mar 17, 2011 12:32 am

Qeveria e Maqedonisë do të akordojë një fond prej 100 mijë euro si ndihmë për Japoninë e shkatërruar nga tërmeti dhe cunami i ditës së premte. Vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë. Ministria e Jashtme do vazhdojë komunikimin me Ambasadën Japoneze në Vjenë, që është përgjegjëse për Maqedoninë, për të shqyrtuar edhe mundësinë e dërgimit të ndihmave të tjera humanitare.

Në një komunikatë të Qeverisë theksohet se me këtë xhest, Qeveria e Maqedonisë po tregon solidaritetin ndaj vendeve që po përballen me katastrofa të rënda natyrore. Sipas MPJ në Japoni, janë rreth 30 shtetas të Maqedonisë.

Nderkohe kjo Ministri rekomandon qytetarët që të mos udhëtojnë në Japoni gjatë ditëve të ardhshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyThu Mar 17, 2011 12:34 am

do thot nuk qenkan ne kriz per lekun kosova lindore siq flitet ne shtypin e tyre !!mbasi ofron ndihm kjo tregon se populli atje bejn jet te mir nga ana financiare? Shocked
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 1:06 am

Presidenti i Kosovës Bexhet pacolli gjatë vizitës së tij në Maqedoni përveç homologut të tij maqedonas u takua edhe me me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Velanovski dhe zëvendëskryeministrin Vasko Naumovski.

Kreu i kuvendit maqedonas deklaroi se marrëdhënet me Kosovën janë në nivel të lartë dhe se duhen zhvilluar edhe më tej.

�Marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës janë në nivel shumë të lartë, si në fushën politike ashtu edhe në fushën ekonomike dhe është obligim i udhëheqësve të institucioneve, i politikanëve, që këto marrëdhënie t�i zhvillojnë edhe më tej�, tha ai.
Ndërkohë pacolli u shpreh se maqedonia është një partner strategjik për kosovën dhe se është e nevojshme që të punohet edhe më tej për të krijuar mundësi sa më të mira për të gjithë qytetarët e të dyja vendeve.

�Maqedonia është një partner strategjik për Kosovën. Bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë është shembull për të tjerët�, theksoi Pacolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 1:17 am

Arberi kujdesuni mir per kryetarine kosoves se e keni musafir atje Shocked
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyFri Apr 08, 2011 10:41 pm

Një nxënës është vrarë gjatë një rrahje në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” në Shkup. Vrasja ka ndodhur kur në shkollë rreth orës 14:30 kanë hyrë dy persona tani për tani të panjohur dhe kanë sulmuar dy shkollarë të mesëm me shufra metali.

Nga lëndimet në spital ka ndërruar jetë Muhamed Ali Jashari i lindur në vitin 1992, ndërsa me prerje serioze në kokë, në spital është dërguar nxënësi D.A. i lindur në vitin 1994, njoftojnë mediat maqedonase. Sulmi është kryer në oborrin e shkollës.

Ende nuk dihet nëse sulmuesit ishin shkollarë të mesëm apo më të moshuar. Ministria e Arsimit për Kanal5 e ka konfirmuar ngjarjen tragjike. Priten hollësi nga policia. (Kanal5)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyTue Apr 19, 2011 12:04 am

Mungesa e shtetësisë për mijëra shqiptarë në Maqedoni nuk është përfshirë në axhendën dhe programin e anjsë partie. Në prag të zgjedhjeve të 5 qershorit deri më tani askush nuk është kujtuar që ta parashtrojë këtë problem.

Burime partiake jozyrtare bëjnë të ditur se mbi 50 mijë shqiptarë vazhdojnë ende të përballen me mospasjen e nënshtetësisë së Maqedonisë.
Ndërkohë nga na tjetër partitë politike theksojnë se janë në përfundim e sipër të programeve zgjedhore.

Ligji për regjistrimin e popullsisë nuk ka të definuar këtë kategori të qytetarëve, të cilët në fjalorin juridik ndërkombëtar njihen si �apatrid� apo qytetarë pa shtetësi, raporton agjencia e lajmeve INA.

Plotësimi dhe ndryshimet e Ligjit për nënshtetësinë të bëra gjatë vitit 2004 sërish lanë pa zgjidhur të drejtën e shtetësisë për shumë shqiptarë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyTue Apr 19, 2011 12:06 am

po cfar behet andej jan ne vete keta politikan ? si lejojn te rrezikohet nenshtetisja e shqiptarve!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyTue Apr 19, 2011 2:53 pm

Partitë politike në Maqedoni të avansojnë çështjen shqiptare



SHSHA-ja në Çikago sërish ngre shqetësimin se partitë politike shqiptare në Maqedoni me rastin e zgjedhjeve të parakohëshme do të sillen me skenarët e vjetër dhe të njohur tashmë edhe për Diasporën Shqiptare në Amerikë.

Për popullin shqiptar ka ardhur koha e orëve kombëtare për kursin e ri politik dhe të avansimit të mëtejmë krejt brenda kornizës së Kushtetutës,popull shtetformues dhe në participim në ndarjen e pushteteve me popullin maqedonas.Kush po mëshihet pas Marrëveshjes së Ohrit,pyet SHSHA-ja në Çikago duke shtuar se kohëve të fundit subjekti politik BDI-ja dhe qarqe tjera afër saj për problemin e pazgjidhur shqiptar në Maqdoni e zënë në gojë vetëm (duke bërë be(sic!) në Marrëveshjen e Ohrit që sipas mendimit tonë dhe kur dihet se marrëveshjet nuk janë gjithmonë obligative,çështja shqiptare mbetët në margjinat e politikës ditore.

Partitë politike shqiptare a kanë program kombëtar dhe si e shohin zgjidhjen dhe avansimin e mëtejmë të afirmimit të vlerave të etnisë shqiptare.Pse kaq shumë ka rënë(mos)përdorimi i gjuhës shqipe nëpër dokumnatacionin zyrtar(lejenjoftimi,pasaporta dhe në dokumentacionin pedagogjiko-arsimor të shkollave në gjuhën shqipe).SHSHA-ja thekson se në kohën e regjimit komunist në Tetovë,Kërçovë,Gostivar,Dibër dhe në qendrat tjera kishte së pari mbishkrimet në gjuhën shqipe e sot po ndodhë e kundërta.Në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar në Maqedoni nxënësit shqiptarë merrnin çertifikatat dhe dokumentacionin tjetër shkollor në gjuhën shqipe,ndërsa sot koha shqiptare është bërë jetime(!).

Në zgjedhjet e parakohëshme partitë politike shqiptare nuk duhet të shkojnë vetëm për fitorën e tyre.Këtë herë orët kombëtare shqiptare duhet të kalojnë në një rrafsh të ri politik.Ka ardhur koha dhe i kanë për borxh kombëtar dhe vetë sovranit të votës demokratike,që partitë politike njëherë duhen të bëjnë marrëveshje dhe tevona të nisën kah dyert e Parlamentit në Maqedoni.Praktika ka treguar se kualicionet në mes subjektit shqiptar me atë maqedonas brenda ligjeve parlamentare dhe për formimin e kabinetit qeveritar,ka qenë më shumë se sa një dekor i ditës(!).SHSHA-ja në Çikago thekson nevojën që disa segmente të Marrëveshjes së Ohrit të hyjnë në kaptinat e ndryshimeve të Kushtetutës në Maqedoni dhe të bëhen kode me standarde demokratike evropiane.
Me avansimin e çështjes shqiptare(lexo:popull shtetformues dhe i barabartë në ndarjen e pushteteve)në të gjitha nivelet,mendojmë se tek atëherë shteti maqedonas do të rreshtohet brenda kornizës të lirive,të zhvillimit dhe të lumturisë së përbashkët(multinacional).

Deri tash më shumë kemi dëgjuar(vetëm)retorikë politike.Po theksojmë se vetëm populli shqiptar në Maqedoni për shkak të rrethaneve të vështira ekonomike pa e parë me sy ardhmërinë e vetë,janë të vetmit që tash e një shekull po i masin udhët e metropoleve të botës për të siguruar kafshatën e gojës.Çfarë kanë bërë partitë politike shqiptare në këtë plan,pyet SHSHA-ja në Çikago.Po theksojmë se në xhepat e Diasporës Shqiptare lëvizin brenda vitit më se 400 milion dollar pa pasur as mundësinë e vetme që ato të menaxhohen përmes ndonjë institucioni relevant ekonomiko-bankar.Po të kishim politikë më të mirë,programe dhe projekte atraktive nga fusha e të gjitha niveleve të biznesit,do të krijoheshin mundësitë për kthimin e Diasporës Shqiptare në rajonet e tyre dhe kështu do të ndalej udha e mërgimit.

Tutje,SHSHA-ja vënë në spikamë përvojat e shtetit amerikan kur për të gjitha segmentet e përmendura më lartë tashmë janë bërë pjesë e ligjeve dhe të kodeve të demokracisë në këtë vend.Po të shikosh në Çikago,po ua rekomandojmë të gjitha partive politike shqiptare-maqedonase se të gjithë popujt me gjuhë të ndryshme kanë të drejtën e plotë që bizneset e tyre të kenë mbishkrimet në gjuhën e vetë.Këso kohe,kjo nuk ndodhë në Maqedoni kur gjuha shqipe anashkalohet para syve të partive politike që aq shumë bëjnë zhurmë për çastin aktual të ,,buzëqeshjes demokratike(sic!).Dhe e kohës:Partitë politike shqiptare me rastin e zgjedhjes së parakohëshme duhën të bëjnë kontratë me sovranin e votës së lirë demokratike që segmentet politiko-kombëtare të popullit shqiptar në Maqedoni të avansohen në rrugën e drejtë nëse duam që shteti i Maqedonisë të jetojë dhe të veprojë brenda kodeve kushtetuese me normat ndërkombëtare.

Nuk kemi qare pa e thënë troç se manovrimet (ashiqare)që po e bënë BDI-ja tregon qartë se kursi i saj politik është vetëm sa për të marrë pushtet e hiq më shumë.Kujt po i duhet Fijat Canovski(torbeshi)që po i turret pushtetit lokal në Strugë(?!).Është për të ardhur keq sesi subjekti politik i Ali Ahmetit ka rënë kaq poshtë si thuhet ,,për inati të resë,me dektë djali,,(!)të bëjë kualicion brenda orës me F.Canovskin,kryetarin e Partisë për Ardhmërinë Evropiane.Kujt i ra ndërmend për këtë skenarë ugurzezë që kujtojmë asnjë popull sado që të jetë demokratik në botë nuk do të lejojë që i pari i pushtetit lokal të jetë pakica e të gjitha pakicave (sic)kur dihet se populli shqiptar në Strugë është shumicë.Po e themi me përgjegjësi se kryetari aktual R.Merko me angazhimet e deritashme ka dhënë shembullin më të mirë se si duhet bërë pushtetin demokratik lokal në Maqedoni me standardet vërtetë evropiane dhe amerikane!

SHSHA-ja në Çikago kërkon nga të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni maturi dhe zgjedhje të ndershme demokratike,duke ruajtur drejtpeshimin politiko-kombëtar para sovranit të votës së lirë popullit shqiptar ndaj të cilit edhe sot,edhe nëser duhen dhënë përgjegjësinë.Në të kundërtën sovrani i votës së lirë
duhet të kërkojë kthimin e votës nëse ajo tradhëtohet dhe merret nëpër këmbë,kështu thuhet në reagimin e Prof.Skënder Karaçica,drejtor ekzekutiv i SHSHA-së në Çikago.(INA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyTue Apr 19, 2011 11:38 pm


Ku nuk i mushen mend hala për dit i rrejn kta maqendont Shqiptarët dhe punojn krejt të kunderten kta vetëm duartrokisin ,si jan verbuar aq shumë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyFri Apr 22, 2011 1:18 am

Maqedonia më e keqe se Jugosllavia

Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, vlerëson se shqiptarët në Maqedoni po shtypen si në kohën e ish Jugosllavisë. Ai gjatë një debati në Shkup, të organizuar nga institute “Liberta” akuzoi politikanët maqedonas se po përpiqen të ndërtojnë shtet kundër shqiptarëve. Politikani kosovar tha problem i Maqedonisë është karakteri i shtetit dhe jo shqiptarët.

“Karakteri nacional - shovinist i Maqedonisë është ai i cili duhet të ndryshohet. Këtë shqiptarët duhet ta thonë hapur dhe me vendosmëri dhe të mos lejojnë që qarqet shoviniste maqedonasi ti shtypin shqiptarët si në kohën e ish Jugosllavisë. Politikanët shovinist maqedonas duhet ta kuptojnë se problemi në Maqedoni nuk janë shqiptarët por problemi është karakteri i shtetit i cili në aq shumë aspekte është anti-shqiptar”, tha Kurti.


Ai adresoi kritika edhe ndaj qeverive në Tiranë dhe Prishtinë për moskujdesin për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ne nuk jemi të kënaqur me Qeverinë e Kosovës jo vetëm me politikat e brendshme por edhe sa i përket një lloj mosangazhimi të kësaj qeverie jashtë Kosovës. Mendoj se në masë të konsiderueshme kjo vlen edhe për Shqipërinë, qeveritë e së cilës kanë dëshmuar që për çështjen shqiptare kanë qenë më të angazhuara se Qeveritë e Prishtinës, por megjithatë duhet pasur parasysh se ata i kanë pasur edhe mundësitë më të mëdha”, tha ai.

Deputeti kosovar, Albin Kurti partia e të cilit angazhohet për bashkimin e trojeve etike ka thënë se përçarja i ka varfëruar shqiptarët. Sipas tij shqiptarët e duan territorin që ju takon, sepse territori paraqet shans të mirë për zhvillim ekonomik.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/8790.html

Albin Kurti: Ardhmëria e trekëndëshit Tiranë Prishtinë Shkup

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyMon Apr 25, 2011 3:59 pm

Ilirët, fise barbare sipas librave maqedonas

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 14:10
Tjetër skandal regjistrohet në librat shkollorë maqedonas.

Kësaj radhe mësohet se në historinë e klasës së 6-të shqiptarët cilësohen si barbarë.

Lidhur me këtë rast, historianë Skënder Hasani shprehet se identiteti maqedonas është në krizë, ndaj objekt i sulmit janë shqiptarët.

"Elitat politike shkencore maqedonase kanë bërë cmos që të baltosin shqiptarët. Ilirët në tekstet e historisë së klasës së 6-të paraqiten si fise barbare, që nënkupton se shqiptarët janë problematike që në gjenezë dhe janë e keqja e shoqërisë", shpjegon Hasani. /tch/





jami lodhur me keta pune maqedono shqiptare, me kujtohet njiher nje gazetar me renome, gjermani stefan lipsius i cili thoshte se kjo puna ne maqedoni ndermjet maqedoneve dhe shqiptarve esht lufte ndermjet ² Dum gegen Dof " pra te cmendurit kunder budallenjeve. dhe kjo ka tna lodh goxha gjate. ndersa nese ketu nuk nderhyn kosova dhe shqiperia , ne shqiptaret e maqedonise neser do te behemi kopshtaret e shkupit dhe maqedonve e kemi me u kujdes per kopshtet dhe bahcet e sllaveve sepse ne nuk kemi as idee, as vlera te verteta , as shkollim apo pregaditje profesionale, e sa per trimeri as mos te flasim se e dime vetem nga TV , per ate kosove , shqiperi hapny syte e rruani keta treva se sa per ne!!!??

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyMon Apr 25, 2011 7:57 pm

Sllavet e Maqedonise tentojne me gjdo kusht te mohojne autoktonine shqiptare ne Maqedoni , por se qeshet e gjithe bota me ta duke fabrikuar historine edhe ne shekullin XXI
keta nuk s'kuqen fare , ndaj jemi izoluar nga investimet e huja ne MK , dhe do te izolohet Maqedonija edhe me shume po nuk ndron kete qendrim psihopat .
Sa i perket fjalis "Barbar" , nuk duhet marre ate fjale si ofendim , sepse pseudohistorianet "tone" qe publikojne ne gazete dhe atyre te sllaveve qe qellimishte bejne provokime historike te njepasnjishme duke mos e ditur cfare kuptimi ka fjala "BARBAR" .
"BARBAR" sipas historiait Gjerman Johann Georg Von Hahn (1854) ,( qe akoma mesohen studimet e tij ne te gjithe univerzetet e Gjermanise dhe qe sot habiten studiusit e tere botes se si ka mundur ti beje keto zbulime te sakta ne ate kohe ) :
Cito :
B-arbar= arbër
pra gjithe ajo kulture qe ne lashtesi quhej barbaroi jane arbërit e tanishem(shqiptaret).
termi barbar nuk duhet marre ne kuptimin pexhorativ, sepse ishin barbaret ata qe shpiken para te ashtequajturve""greke"" cdo lloj arti:
George Von Hahn, shpjegon origjinen e emrit Arberi duke e lidhur ate me krahinen e Arberise(apo Laberise), me lartë jep variantin geg te ketij emri(Arbeni).Zeus10
I tere libri i tij eshte ketu : http://books.google.it/books?id=IPIGAAAAQAAJ&pg=PA230&dq=Albaner+nannte+man+fr%C3%BCher+Epiroten&hl=it&ei=qLUrTOCmAYGeOK6zobwJ&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CCgQ6AEwAA#v=onepage&q&f=false

Falas po ta japi Xhemo , ne gjermanisht eshte :)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptySat Apr 30, 2011 12:35 am

Greqi, reagime për tekstin e Gjeografisë të shkollave shqiptare



ATHINE-“Propogandë, urrejtje, fanatizëm dhe njohuri të falsifikuara jepen në shkollat shqipe, në vend që të mësohet historia e vërtetë” – kështu thuhet ndër të tjera në një shkrim të botuar në dhjetëra agjenci elektronike lajmesh dhe website në Greqi.
Në këtë shkrim analizohen pjesë nga teksti i “Gjeografisë 4” së shkollave tona të mesme, ku faktet e historisë së Shqipërisë të shkruara në të, vlerësohen të falsifikuara dhe propogandistike.

Në shkrim thuhet se në vend të fakteve të vërteta në shkollat shqiptare, të rinjtë mësojnë historinë e "Shqipërisë së Madhe" dhe ndër të tjera, se "Greqia e Veriut, nga Follorina, në Prevezë është territor shqiptar, ku “grekët bënë spastrimin etnik mbi camët".

Në analizë shprehet shqetësimi se Gjeografia iu mëson nxënësve që në “trevat shqiptare jashtë Shqipërisë përfshihen tokat e shtetit të Kosovës, pjesë të Malit të Zi dhe Serbisë, gjysma e Shkupit dhe veriperëndimi i Greqisë, ku hyjnë prefekturat e Follorinës, Kosturit, Grevenasë, Janinës, Artës, Prevezës, Thesprotisë etj”.

Shkrimi nënvizon se në kapitullin ku flitet për "zonat shqiptare në Greqi" thuhet se “ato i janë aneksuar Shqipërisë padrejtësisht në vitin 1913”.

Autorët e shkrimit janë të shqetësuar edhe nga fakti që, sipas tyre, “harta e Shqipërisë së Madhe që shtrihet deri në zonat shqiptare në vendet fqinjë, vizatohet jo vetëm në librat ku mësojnë studentët, por edhe në fletoret e ushtrimeve, ku atyre iu kërkohet të pikturojnë rajonet e Greqisë në të cilat jetojnë shqiptarët dhe të japin shembuj të dëbimeve të shqiptarëve nga autoritetet greke etj”.

Në shkrim thuhet se “brezi i ri shqiptar, mëson në shkollë se ka të njëjtën AND me mbretin Pirro të Epirit dhe me nënën e Aleksandrit të Madh”.

Autorët e shkrimit theksojnë si të papranueshëm faktin që të gjitha këto janë shtypur në tekstet shkollore, pasi janë miratuar nga Ministria shqiptare e Arsimit.

Një qëndrim i tillë gjithësesi jo zyrtar, risillet në vëmendje pikërisht tani, ndoshta për koincidencë, në një kohë me diskutimin që bëhet në Shqipëri për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike, sikurse mund të jetë edhe një përpjekje për tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik grek nga cështja kryesore, që është kriza e thellë ekonomike që ka përfshirë Greqinë.

(d.b/News24/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptySat Apr 30, 2011 12:36 am

Gabim e kam postuar ketu , doja ne themen " Lajme nga Shqiperia " kerkoj falje .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptySat Apr 30, 2011 12:40 am

Arber cpo behet me ju, ne lugin te vardarit me boshnjak po mirri vesh, e mes veti jo, iaaaaaaaaaaaaa sa jam nervozu...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptySat Apr 30, 2011 12:41 am

Per Bese mua sme interesojne Drini , i kam fshi gjithe kanalet qe kan te bejne me Maqedoni , vetem me trup jam ketu , me mend ne Cameri :)
Eshte humbje kohe per tu degjuar keta derzi , sidomos partit "Shqiptare" te ne .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptySat Apr 30, 2011 12:45 am

Aber kur te ik per Cameri me qo selam edhe mua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyTue May 17, 2011 3:34 pm

Hoxha: Shteti po përgatit ekzekutimin tim

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Xhezair-shaqiri-hoxha

Pas pesë viteve rezistencë ndaj forcave të armatosura të policisë maqedonase në vendlindjen e tij në fshatin Tanushë, Xhezair Shaqiri i njohur gjatë luftës së vitit 2001 me nofkën Komandant Hoxha, ka vendosur që për të siguruar imunitet të kërkojë votën e shqiptarëve. Në prag të fillimit të fushatës zgjedhore, në intervistë ekskluzive për “Lajm” komandant Hoxha flet për motivet për të kandiduar si deputet por edhe për mënyrën se si do të zhvillojë fushatën, në një periudhë kur nuk mund të paraqitet në fshatra dhe qytete për të takuar elektoratin.


LAJM: Keni pasur shumë probleme derisa arritët të kandidoheni për deputet. Cila është prapavija e këtyre obstruksioneve ndaj juve?
Hoxha: I gjithë populli shqiptar e di mirë se ndaj meje me vite të tëra nga shteti maqedonas po zvarritet një proces i montuar. Ata nuk kanë pasur asnjë dëshmi për fajësinë ose implikim tim në këtë proces, por shteti duke dashur që mua të më shantazhojë vazhdimisht ka kërkuar arsye dhe fakte që të më dënojë. Edhe pse të gjithë të përfshirët në këtë rast kishin demantuar se Komandant Hoxha nuk ka faj, shteti deri në momentin e fundit kërkon që unë të dënohem, të hy në burgjet e Maqedonisë.
Por, fatmirësisht zgjedhjet e parakohshme dhe pamundësia që vendimi për të më dënuar mua të ishte jofuqiplotë më ka mundësuar që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) të mos të ketë arsye që mos ta pranojë kandidaturën time. Është e logjikshme që maqedonasit ndaj të cilëve kemi luftuar për të drejtat tona mos të të shohë të qetë dhe rehat as në shtëpinë tënde.

LAJM: Pas një qëndrimi në Tanushë u detyruat që të largoheni? Ku gjendet aktualisht Komandant Hoxha?
Hoxha: Unë përveç vendlindjes time nuk kam ku të shkojë. Këtu kam lindur dhe këtu do të luftoj deri në momentin e fundit që të qëndrojë i lirë pa presionin e pushtetit maqedonas. Dua të mbetem i qetë në vendin tim.

LAJM: Si do ta bëni fushatën zgjedhore kur e kemi të qartë se ju nuk mund të vini në qytet?
Hoxha: Secili dëshiron të jetë afër familjes së vjet, afër fëmijëve të vet afër popullit të vet. Por vuajtjet ende nuk na u ndalën. Populli shqiptar e di mirë kush është Xhezair Shaqiri se ai asnjëherë nuk e ka tradhtuar popullin e tij. Ka pasur shanse më shumë se secili prej këtyre politikanëve të tjerë të pasurohet, të bëjë kapital, të bëjë plane e biznese me maqedonasit, por nuk e kam lejuar asnjëherë. Nuk mundem ta tradhtoj popullin tim që çdoherë për liri i ka dhënë bijtë më të mirë të kombit, popullin tim që ende s’i ka shëruar plagët nga lufta, ende se ka ngopur barkun me bukë dhe ende mbi kokë e sheh shpatën e maqedonasve.
Prandaj të gjithë ata që më kanë mbështetur deri më tani, të gjithë ata që e njohin komandant Hoxhën i ftoj të më votojnë. Unë nuk mundem të vij e të mbaj mitingje nëpër Shkup e Kumanovë, por një gjë i siguroj gjithë shqiptarët se Komandant Hoxha nuk e nënçmon krenarinë e shqiptarëve.

LAJM: Ju ishit ndër ata komandantë që në vitin 2001 iu kërcënuat policisë maqedonase se do ta sulmoni aeroportin e Shkupit dhe nuk i lejuat ministrit të policisë Lube Boshkovski që ta “pijë kafen në Haraçinë”. Meritat e juaja të luftës i dinë të gjithë. A frikoheni nga politika maqedonase se mund t’ju bëjë ndonjë kurth?
Hoxha: Populli thotë “armiku besë nuk ka” dhe unë nuk ju besoj atyre asnjëherë. E di që ata me vite të tëra kërkojnë që të më nënçmojnë, të më hakmerren për atë që UÇK-ja e kishte bërë në vitin 2001. Por, ëndrrat e armiqve deri tash falë Zotit nuk u realizuan. Tentuan edhe me armë tre herë njësitë speciale të futen në Tanushë, por nuk mundën, sepse ata janë frikacakë, ata u frikohen shqiptarëve. Por, ne shqiptarët s’duhet të lejojmë që t’iu nënshtrohemi atyre të na poshtërojnë.
Përkundër trimërisë dhe guximit tonë, unë e di se maqedonasit natë e ditë po përgatisin plane për ekzekutimin tim. Kësaj radhe është vetëm vota e shqiptarëve ajo që do t’ua prishë planet armiqve. Vetëm me votat e tyre Komandant Hoxha do të hyjë në parlament dhe do të jetë therë në sy për maqedonasit.


LAJM: Çfarë mendoni për politikën në Maqedoni, për partitë shqiptare?
Hoxha: Populli shqiptar aktualisht është në pozitën më të vështirë politike se kurdoherë tjetër në Maqedoni. Kanë humbur vlerat e shqiptarëve nga një Nikolla Gruevski që për këto vite i ka fyer shqiptarët deri në pikën e fundit edhe atë për fajin e Ali Ahmetit e Menduh Thaçit.
Ne kërkuam që të bashkohen shqiptarët dhe në këto zgjedhje t’i tregojnë Maqedonisë se ata janë dikush, janë faktor në këtë shtet. Por prej mendjemadhësisë dhe interesave të ngushta personale askush nuk vendosi të bashkohet. Deshën njerëzit t’i masin vetë forcat e tyre, pa menduar mirë se vetëm të bashkuar jemi më të fuqishëm. Duke parë interesin kombëtar vendosëm që të bashkohemi me Bardhyl Mahmutin, i cili është njeri i idealit. Fatkeqëisht këta zgjedhje do të jenë më të përçarat në historinë e deritanishme.


LAJM: Sa keni shpresë se do të fitoni në këto zgjedhje?
Hoxha: Janë shqiptarët ata të cilët vendosin se a do të fitojë. Unë mendoj se ka mjaft shqiptarë të cilët e kanë gjakun e pastër dhe nuk i harrojnë njerëzit e lëvizjes, njerëzit e idealit që kanë sakrifikuar gjithçka për popullin. Jam shumë i bindur se do të fitojë.


LAJM: Cili është mesazhi juaj për zgjedhjet e 5 qershorit?
Hoxha: Mesazhi im është me që partitë politike aq shumë janë përçarë i bëj apel popullit që ta ruaj gjakftohtësinë, të jenë sa më të durueshëm gjatë kampanjave politike dhe procesit të votimit. Mos të bëhemi shembull për të keq, por të jemi shembull i mirë, sepse jemi popull që gjithmonë kemi sakrifikuar për të mirën tonë.



Liri ose vdekje
LAJM: Sa janë të rëndësishme këta zgjedhje për juve?
Hoxha: Lirisht mund të them se këto zgjedhje janë “liri ose vdekje”. Prej këtu do të varet shumë fati im i ardhshëm. I ftoj shqiptarët që mos t’i harrojnë njerëzit e vërtetë të UÇK-së.
http://www.albeu.com/maqedoni/hoxha:-shteti-po-pergatit-ekzekutimin-tim/36788/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyTue May 17, 2011 10:34 pm

Ishalla ka fat dhe do i shpëtoj dinakris dhe tradhtarve që din aq mir të i kurdisin qdë gjë .


Edituar për herë të fundit nga BashKom në Wed Jun 01, 2011 7:32 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 EmptyTue May 17, 2011 10:52 pm

Ky eshte njeri nga te paktit qe kane shpetu nga dinakeria Sllave dhe ajo e partive "Shqiptare" qe pas luftes nje pas nje i mbyten .
Fati tij ndoshta qe jeton i izoluar ne nje fshat afer kufirit dhe koleget e tij ne krye me Ali Ahmetin kane lidhe miqesi me Sllavet duke i lene ushtaret nen hije .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 8 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 8 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Shqiperia
» Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Tensionohet situata në Maqedoni
» Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: