Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni

Shko poshtë 
+21
Medalim
detektivi
Ilmi Veliu
tosybell
Xhevati
dibranja
Prof Xhavit Dalloshi
voglushja
xhema
NIPIIXHAXHIT
shfletuesi
murturi
xhiti
BashKom
Shqipo_
Aktiv
......
kacimix
Driniiiii
agrono
Atdhetari
25 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 EmptyTue May 31, 2011 11:59 pm

Ish-komandanti i UÇK-së, Samidin Xhezairi, i njohur si komandant Hoxha i Prizrenit ka lëshuar të mërkurën një porosi për BDI-në e Ali Ahmetit, PDSH-në e Menduh Thaçit dhe DR-në e Imer Selmanit që të bashkohen për të realizuar barabarësinë e shqiptarëve në Maqedoni sepse në të kundërtën “lufta jo që do të vazhdojë, por do të jetë edhe më e gjatë”. “Fillimisht, do të mundohem që faktori politik shqiptar në IRJM të jetë i bashkuar në kërkesat e tyre legjitime për barazi të plotë ndëretnike. Nëse ky tentim dështon, atëherë nuk më mbetet tjetër vetëm se i armatosur të gjendem pranë jush”, thuhet në porosinë e Hoxhës, të publikuar në ueb-faqen e tij personale. Ai shkruan se “për dallim nga luftërat e kaluara, kësaj radhe do të ndëshkohen edhe shqiptarët e ligë, me fajin e të cilëve populli gjendet në situatë të palakmueshme”. “Nëse këto shqiptarë do të përmirësohen dhe angazhohen për mirëqenien e bashkëkombësve të vet, atëherë do t’ju falet. Përndryshe, do të jeni bashkëfajtorë për konfliktin e ri ndëretnik në IRJM”, thotë Hoxha, duke iu drejtuar edhe faktorit ndërkombëtar. Hoxha vlerëson se “me mënyrën e funksionimit (mosfunksionimit) aktual pa asnjë qasje serioze karshi problemeve të shumta, IJRM nuk është shtet nga i cili pritet diçka pozitive”. “IRJM do të pushojë së ekzistuari nëse vazhdon me mospërfilljen e shqiptarëve. Si rrjedhim pason ridefinimi i kufijve në Ballkan”, thotë Hoxha në porosinë e tij drejtuar politikanëve shqiptarë dhe faktorit ndërkombëtar në Maqedoni. (R.K.)



Mendoj se Samidin Xhezairi e meriton voten e popullit ne Maqedoni ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 EmptyWed Jun 01, 2011 3:27 pm

Shqipëria Etnike Mjerishte e vertete.BIZNESI ME I LEHTE ESHE POLITIKA.
Per 20 vite ne Iliride apo teritorin shqiptar te okupuar nuk ka permisime por vetem premtime boshe.
Mendoj se ketu esht fai ma i madh i Tiranes dhe Prishtines nen ''presionin'' e Beogradit.
Duhet sa ma shpejte te fuqizohet nje levizje si Vetvendosja ne Tirane dhe Iliride,qe te clirohemi dhe ribashkohemi pasi co opcion tjeter eshte vetem humbje kohe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 EmptyWed Jun 08, 2011 1:36 pm

bile humben Deputet,te dy patrit ne vend qe te shtohen.
Nje grup serbesh ne kosove bejne qka te dojne ,dhe ju kane realizue te gjitha kerkesat.
Kurse shqiptaret as ne maqedoni as ne Presheve Bujanovce skane as nje te drejte .
kane te drejten e pushtetit pa ndikim fare,argat te maqedoneve.
Katastrofe kure do maqedoni i vret dhe keta sguxojne me ba za.
na kane dale do fare levizje kinse patriotike e po perfitojne pasunohen per veti ,bashkpunojne me sherbimet sekrete maqedonase ,me vite .
Asgje skane bere per popullin po per veti keta fare patriota me bateri.

Kane bere luften badihava siq po duket shqiptaret ,jane humbesit me te medhanje.
Po u pasurun per nje nate keta fare trima qe shiten komb flamur e troje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 EmptyWed Jun 08, 2011 3:23 pm

Eshte per te ardhur keq kjo fitore e BDI-se ne Maqedoni , njejte edhe partia e PDSH si e dyta !
Edhe pse mbi 50% shqiptar nuk dolen ne zgjedhje , perseri nuk e kam te qarte se me cka e merituan keto dy parti te marrin votat e shqiptareve ! Pervetem se vrane ushtaret qe luftuan per liri na mandatet e tyre , sjellen varferi , u ben gaz i botes duke kerkuar azyl neper Evrope ndertuan kisha neper vendbanime shqiptare vetem e vetem per te marre teritore ne vendbanime shqiptare , dhe kjo me habit pse u jepen votat ketyre ne vend se mi varr ne mes te Shkupit tjeter nuk merotijne keta servila .
Larg jemi , bile shum , tregojne votat .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 EmptyThu Jun 09, 2011 11:46 am

po keta po pasunohen per veti.
Po hajne e pijne me maqedon ,ne pushtet me ta .
Kurse popullit po ja lujn ***** maqedonet.
veshin sguxojne me levrit shqiptaret.
keta fare politikana krejt biznesin e kane me ta .mashallah lider kishim pas se jo pak.
Luften e benen per pushtet e hajni per veti..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 EmptyThu Jun 16, 2011 10:24 pm

AKSH, operojmë vetëm në Maqedoni
« : Qershor 07, 2011, 08:01:39 PD »




AKSH, operojmë vetëm në Maqedoni

Prishtine, 7 qershor – Armata Kombëtare Shqiptare është shfaqur përsëri për publikun, përmes një komunikate për media, për të denoncuar lëshimin e kartelave të antarsisë nga organizata të panjohura, për antarësimin në gjoja ne kete organizate. Ajo ka njoftuar se zbaton dhe do të vazhdoi të zbatoi me përkushtim dhe përgjegjësi atdhetare-ushtarke, vendimet historike të Kuvendit të III-të të F.B.K.SH-së (Himarë, 24 prill, 2010), ndersa komunikata eshte nenshkruar nga komandant Sokol Deliu.
“ Në këtë Kuvend, ka vendosur unanimisht që kjo strukturë ushtarako-atdhetare, për arsye strategjike, ta pushojë veprimtarinë e vet aty ku simotrat e saj, ushtria e Republikës së Shqipërisë, ushtria e Republikës së Kosovës dhe ajo e NATO-s, janë prezente duke e përqëndruar, vecanërisht, aktivitetin në Republikën e Maqedonisë si i vetmi shtet ballkanik ku e drejta e gjysmës së popullsisë, shqiptarve, po injorohet, anashkalohet madje dhunohet nga institucionet e këtij pseodoshteti”, thuhet në komunikatën e Armatës Kombëtare Shqiptare. Sipas saj, bazuar në faktin dhe realitetin e pasqyruar më sipër, ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE , nëpërmjet kësaj deklarate publike, distancohet, përgënjeshtron, kritikon e madje do të marri masa ndëshkuese ndaj të gjitha veprimeve kompromentuese, të dëmshme dhe antishqiptare, të disa personave delinkuent, karagjoz dhe pa identitet kombëtar që, në Republikën e Kosovës, po luajnë me zjarrin dhe gjakun e të rënëve nëpërmjet shit-blerjes apo qarkullimit të disa “Karta Antarsimi” kinse të AKSH-së.
AKSH-ja nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë karta antarsimi derisa ajo është një strukturë mirfilli atdhetare që ka si obligim moral e ushtarak jo vetëm të mbrojë të drejtat e shqiptarve, por , mbi të gjitha të finalizoi misionin shumëshekulllor për Bashkimin Kombëtar të tyre.
Kush e kuptonë këtë deklartë bën mirë, ndryshe AKSH do të marrë masa që kauza kombëtare shqiptare, emri i pastër i saj dhe e ardhmja e shqiptarve drejt bashkimit kombëtar të mos baltosen nga individ të papërgjegjshëm, intrigant dhe të shitur në strukturat e huaja antishqiptare. Madje, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare, do të publikojë së shpejti edhe emrat konkret të personave në fjalë si detyrim ndaj betimit para flamurit, kauzës kombëtare dhe popullit shqiptar.

http://www.qendra.info/aktualitet/politike/8130-aksh-operojme-vetem-ne-maqedoni.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 EmptyThu Jun 16, 2011 10:52 pm

Ja pasken fut kot edhe kesaj radhe, nen 1 popullit shqipetar jo vetum ne maqedoni po injorohet, e pasken harru serbin e greqin...
Nen 2 eshte keq me pa endrra me sy hapur, kosova nuk ka ushtri ashtu si nuk ka AKSH. Ky far komandanti paska ba nam me ket deklarat pas zgjedhjve. Shpresa eshte evetmja genjeshter qe besohet. Te shpresoim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 EmptyFri Jun 17, 2011 12:48 pm

Doda: Ja si e turperuan Shqiperine ne Evope, Rama dhe Veliaj
Deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda, ka folur dje ne Tirane mbi debatin e zhvilluar ne Bruksel me europarlamentaren Tanja Fajon, lidhur me ceshtjen e Griselda Roshit. “Ngjarja”, ndonese ishte nje sajese e pranuar boterisht nga vete protagonistja u perdor nga Tanja Fajon si kazuse diskutimi per te drejtat e njeriut ne Shqiperi. Doda tha se politikanet duhet te jene shume te pergjegjshem ne informacionet qe u percjellin nderkombetareve, per te mos demtuar ne menyre artificiale imazhin e kombit.

Ndaj deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda, ka sqaruar debatin e zhvilluar ne Bruksel me europarlamentaren Fajon, lidhur me ceshtjen e Griselda Roshit. Doda tha se politikanet duhet te jene shume te pergjegjshem ne informacionet qe u percjellin nderkombetareve, per te mos demtuar ne menyre artificiale imazhin e kombit. Ajo terhoqi vemendjen per faktin se si Edi Rama dhe Erion Veliaj i nxitur prej tij, ndonese perkohesisht, e turperuan Shqiperine ne Evrope, permes dhenies se informacioneve te pakonfirmuara qe dolen te paverteta dhe histori te denja kinematografike, inspiruar edhe nga filma hollivudiane.

Fajon u informua mbi zhvillimin nga ana e koordinatorit te Partise Socialiste, Erion Veliaj me ane te nje e-maili. Kete fakt, e konfirmoi gjate seances edhe deputetja Fajon. “Besoj se eshte nje histori sa komike aq edhe tragjike. Komike, sepse nje ngjarje e sajuar nga mendja e nje gruaje kthehet ne nje problem per te drejtat e njeriut ne PE. Mesa duket edhe per kete fajin e ka Saliu. Nga ana tjeter eshte tragjike per imazhin e vendit. Ata qe informojne nderkombetaret duhet te jene me te kujdesshem per te mos demtuar imazhin e vendit”, tha Fajon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 EmptyFri Jun 17, 2011 1:18 pm

Xhem ja pahe fut kot aksh ska fare
vetem propaganda per perfitime personale
fbksh aksh si ka as 20 anetare te cuilet vetem mashtrojne popullin dhe kan mu pergjigj shum shpejte siq po pergjigjen disa manipulant para gjyqit.
Te gjithe ata qe kane kercnue njerezit ,dhe vjedhin popullin kan mu pergjigj.
Ska as fdbk as fbksh as aksh ,te gjithe jane kriminel hajna dhe ish bashkpunetore te serbise ldk-se. dhe dezertore te luftes.
shiqo kontrabanden me arme me serbe dhe me banda serbe shqiptare
aksh e perdorin si mbulese perfitimi.
Asnje atdhetare apo as nje udheheqes i uck-se se vertet nuk perkrahe kete strukture banditesh ,hajnash .
Per ate edhe e gjithe struktura e fbksh per evrope dhane doreheqje ne krye me Prof.XHDalloshin Kordinatoore .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 EmptyFri Jun 17, 2011 1:21 pm

keto propaganda i ndegjojme qe 10 vite
pi veshin nja 10 vete me uniforme sa me binde kinse popullin qe ka budalle qe ende paguan per kata hajna.
keta pasurohen blejne shpija banesa kerre
e dikush mendon se paska perme ushtri.
Lexo komunikatat e Fbksh per evrope .....
mashallah si ushtria e uksh-se
u vrajte haruni e smurren hak fare
ushtri interneti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 EmptySat Jun 25, 2011 8:44 pm

Turistë sllovenë në Ohër, lavdërojnë Shqipërinë

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 Thumbnail.php?file=ohrid_playa_510316244

Duhet të merrni shembull Shqipërinë e cila po zhvillohet, dhe me hapa të fuqishëm po shkon drejtë zhvillimit të turizmit dhe promovimit të tij. Kështu thotë një turist nga Sllovenia i cili pas kthimit nga Vlora dhe Durrësi me miqtë e tij, vendosi të ndalet edhe në Ohër.
“Ishim në Shqipëri. Ata shumë shpejtë po ecin përpara. Po ndërtohet shumë, po zhvillohen dhe kjo duhet të shihet. Ka shumë hotele të mira dhe të gjitha punët atje zhvillohen në një ritëm shumë të shpejtë. Është shkëlqyeshëm dhe mendoj se duhet që edhe ju të investoni në këtë mënyrë. Edhe këtu shoh se ka turistë”.
“Në Ohër jemi për herë të parë dhe gjithçka që pamë deri tani më pëlqen. Ishim edhe në Shqipëri, atje është diçka e pabesueshme, por ende nuk kam një pasqyrë të vërtetë sesi po zhvillohen punët atje dhe sa vizitohet Shqipëria nga turistët e huaj. Ajo që di është se atje dhe këtu, çmimet janë të ngjashme sikurse ato në Slloveni”.
Nëse numri i turistëve vendorë që për momentin po qëndrojnë në Ohër dhe Strugë është shumë i vogël, krahas liqenit të Ohrit përveç Sllovenëve, këto ditë mund të vërehet një lëvizje e madhe e turistëve të huaj nga gjithkund. Vitin e kaluar vetëm nga Polonia qëndruan 6 mijë turistë.
“Tani duhet t’ua prezantoj dhe ofroj Maqedoninë polakëve, pasi fatkeqësisht për Maqedoninë tani nuk ka promovim që do t’i interesojë dhe tërheqë më tepër turistët që të vijnë këtu. Këtu ka një mundësi të shkëlqyeshme, për të gjithë”, u shpreh Jan Korsak, kryetarë i Odës turistike të Polonisë.
Njerëzit e përfshirë në Turizëm thonë se ka shumë më tepër se gjatë dy viteve të kaluara. Mirëpo, ata flasin haptazi për problemet në qytet.
“Për shembull, në hapësirën prej Çarshisë e deri në Kështjellën e Samoilit, turistët nuk kanë ku të ulen e të pushojnë, nuk kanë ku të pinë ujë, përpos që të blejnë në dy dyqane. Nuk ka as nyje sanitare, në tërë hapësirën vetëm në dy pika ka kosha për mbeturina, pyesin ku t’i hedhin mbeturinat që mbajnë me vete. Ne gjendemi përpara muzeut, por këtu askund nuk shkruan se ky është muzeu i Ohrit. Po ndodh që të pyesim ku është muzeu, ndërsa ndodhemi para tij”, deklaroi Lupço Paneski, punonjës turistik.
Një problem është edhe trafiku i parregulluar në pjesën e vjetër të qytetit. Ky është një nga shqetësimet kryesore për turistët e huaj, përfshi edhe atë të informimit. Nga komuna paralajmërojnë se së shpejti do të hapen tre zyra për informata, ndërsa do të vendosen edhe monitorë ‘Touch Screen’ me të gjitha të dhënat për Ohrin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9
 Similar topics
-
» Lajme nga Shqiperia
» Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Tensionohet situata në Maqedoni
» Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: