Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni

Shko poshtë 
+21
Medalim
detektivi
Ilmi Veliu
tosybell
Xhevati
dibranja
Prof Xhavit Dalloshi
voglushja
xhema
NIPIIXHAXHIT
shfletuesi
murturi
xhiti
BashKom
Shqipo_
Aktiv
......
kacimix
Driniiiii
agrono
Atdhetari
25 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyThu Oct 28, 2010 1:51 pm

Ish shefi i UDBA-së, Spasiq: Dosja ‘Ibar’ dhe të tjerat janë të vërteta

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Bozhidar-spasik
Ish-shefi I grupit special kundër grupeve ekstremiste shqiptare dhe kroate në kuadër të shërbimit sekret UDB-së jugosllave Bozhidar Spasiq në një rrëfim për televizionin Alfa të Shkupit ka pohuar si të vërteta dosjet me nofkën “Ibar”. “Mama”, “Vujko”, “Strelac”.
“Unë e njoh personalisht “Ibarin”, kam pas kontakt me të, bëhet fjalë për një super-intelektual por nuk do të tregoj emrin e tij” – ka thënë Spasiq. Prej shqiptarëve të ish-Jugosllavisë më ekstremist ishin ata të Maqedonisë dhe ne duhej atje të gjenim njerëz që do të infiltronim në rradhët e lëvizjeve ekstremiste në diasporën shqiptare. Kështu gjetëm personat në fjalë dhe I futën në hierarkinë e lëvizjes, ka vazhduar Spasiq.
Spasiq është kundërshtar I madh I lustracionit pasi sipas tij, nuk duhet të trajtohen si kriminel njerëzit që me nder kanë punuar për shtetin. Une jam I gatshëm të dëshmoj para komisionit për lustrim në Maqedoni por edhe organet përkatëse të Maqedonisë janë të specializuara që të vërtetojnë origjinalitetin e dosjeve në fjale pasi Serbia nuk do ti jap ato dosje. Më mirë është të zbatohet praktika botërore, ku do të bëhej rikonstruimi I ngjarjeve me emrat e njerëzve që janë të përfshirë në dosjet në fjalë. Si ilustrim përmend vrasjen e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kasdri Zekës: Për të mësuar ne më shumë për lëvizjet e ekstremistëve ne kishim njerëz të infiltruar Brenda çdo lëvizje pasi metodat e përgjimit atëhere nuk egzistonin. Si do të merte UDBA informata për aktivitetin dhe lëvizjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës nëse ne nuk kishim njerëz që qëndronim me to ?
Për më shumë në linkun në vazhdim: http://www.vesti.alfa.mk/default.aspx?mId=36&egId=6&eventId=29438
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyFri Oct 29, 2010 11:16 pm

Dosjet nga oborri i Lushit janë të falsifikuara

Pas ekspertizës së bërë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka konstatuar se dosjet për tre funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) janë të falsifikuara. Burime partiake për gazetën “Lajm” njoftojnë se rezultatet e ekspertizës së bërë nga MPB i janë dorëzuar edhe Komisionit për lustrim, kurse vërtetësia e dosjeve duhet të konfirmohet ose demantohet edhe nga arkivi i shtetit, Agjencia ushtarake e inteligjencës dhe nga Agjencia për zbulim.
“Sipas informatave tona rezultate të ekspertizës kanë arritur nga MPB-ja ku thuhet se dosjet janë të falsifikuara”, deklaroi një burim i lartë nga radhët e BDI-së.
Edhe në Komisionin për lustrim të mërkurën kanë konfirmuar se kanë marrë rezultatet e ekspertizës nga njëri prej katër institucioneve, por nuk kanë dashur të bëjnë të ditur se për cilin institucion bëhet fjalë.
“Është e saktë se na kanë arritur rezultatet nga njëri prej institucioneve kompetente dhe shumë shpejtë do të kemi mbledhje në të cilën do të shqyrtohen këto rezultate”, deklaruan në Komisionin për lustrim.
Dosjet para dy javëve u dorëzuan në Komisionin për lustrim nga profesori Shpend Lushi, i cili tha se i ka gjetur në oborrin e shtëpisë së tij. Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë deklaruar se qëllimi i dosjeve që po paraqiten në opinion është diskreditimi i kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti.
"Kjo është luftë e drejtpërdrejtë për t'u diskredituar vepra dhe personaliteti i themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, sukseset e dy ushtrive shqiptare, në përgjithësi historisë së ndritshme të popullit shqiptar dhe sukseset e liderit tonë Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorëve të tij. Të akuzohet, siç përmendi, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njeriu i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e tani kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni BDI, duhet të jesh në gjendje të rëndë mentale shëndetësore ose të jesh i zhytur në borxh të madh ndaj shërbimeve në rajon", deklaroi Ademi.
Në ndërkohë është paraqitur me prononcim edhe Beqir Sinani, në cilësinë e ish anëtarët të Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.
“Gjendja momentale e shqiptarëve në Maqedoni të jep fakt që dosjet janë origjinale dhe ju besoj dosjeve. Mendoj që gjendja e shqiptarëve këtu në Maqedoni veçanërisht pas luftës nuk ka qenë asnjëherë më e poshtëruar, më e denigruar se sa sot. Mendoj që duhet shokët nga Kosova edhe nga Shqipëria të reagojnë shumë shpejt që të mos lejojnë të ndodhë gjakderdhja mes shqiptarëve për mbrojtjen e elementeve anti shqiptare”, deklaroi Sinani.
BDI ka deklaruar me një deklaratë në të cilën e ka quajtur Sinanin anëtarë të vetëshpallur të shtabit të UÇK-së.
“Pas luftës dalin shumë të vetëshpallur anëtarë të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë dhe komandantë. Në një hovë çmendurie, ato që falsifikojnë dosje tani mundohen të falsifikojnë edhe historinë dhe të vërtetën e luftës. Ju apelojmë krerëve të PDSH-së mos manipuloni me njerëz, mos i vini në pozitë tragjikomike njerëzit se kjo nuk mund të ju ndihmojë të ndryshoni historinë. Shenjtëria e UÇK-së nuk duron nënçmime të këtilla, e sidomos jo nga ata që ishin në anën e kundërt të luftës”, thuhet në reagimin e BDI-së.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/6301.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyFri Oct 29, 2010 11:28 pm

Normal qe supi maqedon duhet me ja mbulue ,se jan bashkpunetore te tyre.
ka diqka sepse flet vet situata ne maqedoni tradhtia qe ja bene luftes .
Po edhe ne kosove .
se keta ,,trima" pahan luftue me naj hjek kombin flamurin dhe me na ba multietnik e kosovare.
Ska koment ,tregon situata se kushe qenkan.
Duhet me i qel dosjet edhe ne kosove ,
se shume vte jane inflitrue ne uck bashkpunetore te udbes.
Po shifte se kushe qfare trima paskemi pas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyFri Oct 29, 2010 11:30 pm

Per Bese nuk ka mbet ti besosh askujt , sidomos te na ktu ne Maqedoni ... Edhe ajo e PDSH nuk eshte fare per ti besuar .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptySat Oct 30, 2010 12:19 am

Thaçi dyshon edhe në ish drejtuesit e UÇK-së në Kosovë
Pas reagimeve të përfaqësuevse politik kosovar lidhur me rastin e dosjeve në Maqedoni dhe akuzave që këta të fundit i bënë Menduh Thaçit, përmes një letre drejtuar ushtruesit të detyrës president i Kosovës, Jakup Krasnit ka reaguar kreu i PDSH-së. Në letrën e hapur Thaçi thotë se Jakup Krasniqi sillet si Zot meqë, pa asnjë hetim të bërë e din përmbajtjen e dosjeve. Sipas Thaçit, të drejtën për mbrojtjen e tradhtarëve mund ta ketë vetëm ai që ka punuar në këto shërbime dhe di çka është e vërtetë dhe çka s’është e vërtetë.

“Z. Krasniqi ju përkujtoj se ju në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë të vitit 2006 erdhët të gjithë ju dhe më ofruat mbështetje duke arsyetuar se diçka nuk është në rregull me Ali Ahmetin, të cilin ju e paskeni përjashtuar nga shtabi i përgjithshëm i UÇK-së. Ju bëj një pyetje të vogël. Kur kishit të drejtë, atëherë, kur e shanit apo tani kur e mbroni atë si themelues i dy UÇK-ve?!” .

Thaçi më tej pyet Krasniqin se prej nga e merr të drejtën që të mbajë një qëndrim kaq miqësor ndaj siç thotë një tradhtie në zbulim e sipër dhe qëndrimit armiqësor ndaj të drejtës demokratike dhe obligimit kombëtar të Thaçit që t’i demaskojë ata që e meritojnë atë?!

"Qëndrimi juaj automatik se dikush është fajtor dhe dikush nuk është i tillë vërteton se ju i fshihni gjurmët. E them këtë pasi qëndrimin që e mbajtët ishte në fakt një tendencë që ta mbroni, jo, Ali Ahmetin, por veten tuaj. Krahas kësaj ju dini atë që e di edhe unë, pra ju nuk keni fare respekt ndaj Ali Ahmetit, por frikësoheni nga ai ortek dyshimesh zhgënjyese që mund t’ju përmbys edhe juve. Poashtu z.Krasniqi, Unë reagimin tuaj mbrojtës ndaj të inkriminuarve në këto dosje, e vlerësoj si frikë që të mos zbulohen gjurmët që do të thotë se ju nuk frikësoheni nga unë, ashtu si unë nga ju, por keni frikë nga populli i Kosovës që kohët e fundit jo vetëm që është në buzë të mbijetesës, por, edhe nga mundësia e shpërthimit të mllefit të grumbulluar.” thuhet mes tjerash në letrën e hapur që kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi e përmbyll me shprehjen. “Kësaj rradhe pa respekt”.

Në prononcimin e djeshëm, U.D President i Kosovës dhe ish-zëdhënës i UCK-së, Jakup Krasniqi tha se publikimi i dosjeve bëhet për të denigruar, Ali Ahmetin dhe të gjithë personalitetet që në kohrat më të vështira kanë sakrifikuar gjithcka për lëvizjen kombëtare.Personat që nxjerrin akuza të këtilla sipas Jakup Krasniqit nuk meritojnë as respketin e familjes e lëre më të merren me politikë.

“... Thjesht është një fare fushate politike, një fushatë e një politike tepër të ligë dhe tepër denigruese dhe unë mendoj që njerëzit e tillë nuk meritojnë as të jenë në konkurencën politike, as të merren në politikë por as ta gëzojnë besimin jo të qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë por as të familjeve të tyre.”, deklaroi dje JAKUP KRASNIQI, ish-Zëdhënës i UÇK-së.

Thaçi në letrën e tij, ndonëse shkurt, ka akuzuar edhe kryetarin e LPK-së, Emrush Xhemajlin, ministrin e Transportit Fatmir Limajn dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së Nait Hasanin. Ai dje drejtoi akuza të rënda ndaj Thaçit, si dorë e zgjatur e Beogradit.

“Unë mendoj se këto dojsje janë të inskenuara nga Beogradi dhe që Menduh Thaçi është dorë e zgjatur e tyre, unë besoj dhe dyshoj në këtë sepse e njoh Menduh Thaçin që nga vitet e 90, ai është pjesë e këtyre dosjeve dhe ai këtë e bënë që të denigrojë figurën e Ali Ahmetit.”, tha dje Nait Hasani, njëri ndër themeluesit e UÇK-së.

Përveç Jakup Krasniqit dje për rastin e dosjeve u prononcuan edhe përfaqësues tjerë kosovarë si Famtir Limaj, Emrush Xhemaili dhe Nait Hasani.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptySat Oct 30, 2010 12:24 am

Sinani akuzon “Ibar”-in, “Mama”-n, “Strelac”-in dhe “Ujak”-in për vrasjen e 200 shqiptarëve
Askush nuk mund të humb kontributin tim
Beqir Sinani, ish-anëtarë i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në vitin 2001 sërish ka drejtuar akuza në adresë të BDI-së, lidhur me rastin e dosjeve. Akuzat e tij kanë pasuar menjëherë pasi BDI përgënjeshtroi dhe akuzoi Sinanin se ka qenë ish-anëtarë i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në Maqedoni. “Nuk me habit fakti se grupi për të cilët dolën dosjet se kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, sot tentojnë të humbin çdo kontribut timin në luftën e 2001 dhe eliminojnë emrin tim nga lista e anëtarëve të shtabit të UÇK-së. Është pikërisht ky grup që diti të eliminojë ideator, themelues dhe komandantë të UÇK-së si gjatë konfliktit të vitit 2001 si me rastin e Telit, Tahir Sinanit, Shpendit, Naser Hanin dhe shumë të tjerë, ashtu edhe pas luftës siç vepruan me Harun Aliun, vëllain tim Ridvan Neziri, disa të tjerë të plagosur edhe të burgosur si ish-ushtarë dhe ish-komandant të UÇK-së”, deklaroi sot nëpërmjet një deklarate Beqir Sinani. Ai ka theksuar se nuk e habit fakti edhe për 200 vrasjet brenda shqiptarëve që janë bërë gjatë dhe pas konfliktit të vitit 2001 dhe që nuk janë zbardhur. “Mbase mundohem të ju kuptojë se ju Ibar, Mama, Strelac dhe Ujak nuk keni gjumë të rehatshëm dhe se afrohet zbardhja e këtyre vrasjeve”, thekson Sinani, duke shtuar se para dy viteve ka pasur tentime për eliminimin e tij fizik.

Ai ka shtuar se opinioni e njeh familjen e tij e cila ka një histori të persekutimit të rëndë nga regjimet në Maqedoni. “Këto janë karakteristikat e familjes sime e cila ka dhënë dëshmorë e martirë, ndërsa populli shqiptar i Maqedonisë e din mirë se çfarë kanë dhënë familjet tuaja. Kanë dhënë gjenerala dhe eprorë të JNA-së jugosllave, ushtri kjo e cila për dekada ka torturuar fisin tim dhe shumë fise shqiptare. Nëse unë qenkam komandant i pasluftës, atëherë kërkoj nga Ali Ahmeti te na tregon, kush qenkan komandantet e luftës”, theksoi Sinani. (INA)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyMon Nov 01, 2010 8:15 pm

moza mokeq i kan punet eshte perzi leshi eshte ka shkon lamsh.
Nuk dihet se kushe eshte shpijun e kushe tradhtare.
Dikush po thote se ne kena luftue .
po al lufta te bene trim aaa..
pse ke luftue qfare ideali.
Munddet edhe anmiku te fut ne lufte bilke te jep pushken armatimin .
shume luftera jane perdore qe ti likuidojne atdhetaret patriotet ne shume vende te botes pse nuk mund te ndodhe edhe te ne.
Ku po dihet se pse dhane jeten deshmoret atdhetaret dhe qfare statusi na pranuan keta qe po i thojne se paskan luftue per kete,,liri" per Kombin Kosovare ,flamurin Kosovare per bashkim vllaznim me shkije.
A thua se kesaj i thua patriotizem apo tradhti kombetare quhet.
Askushe nga atdhetaret deshmoret nuk luftuan per kete status antishqiptare.
Turp te thirren do ne luftetaret e lirise .
Edhe ne maqedoni trimat u vrane mbeten mbeturinat shqiptaroservile .
QE luften e filluan badihava asgje nuk perfituan nga lufta vetem shkaterrim dhe vrasje te atdhetareve.
Shpijuni ska brina.
Po kallzon puna ,nuk duhet kallauz per kete pune..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyFri Nov 05, 2010 1:10 am

Maqedoni, 1/3 e shqiptarëve përjashtohen nga regjistrimi

Partitë shqiptare të opozitës në Maqedoni janë shprehur kundër ligjit për regjistrimin e popullatës, të cilin e quajnë skandaloz, pasi sipas tyre, përjashton nga procesi 1/3 e popullatës shqiptare.

Kreu i Demokracisë së Re (DR), Imer Selmani, deklaroi se ky ligj skandaloz që u propozua kohëve të fundit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë përjashton nga procesi 1/3 e popullatës shqiptare e cila përkohësisht punon dhe qëndron jashtë Maqedonisë.

Ndërkohë, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të ftojë shqiptarët të bojkotojnë regjistrimin në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre: mbajtja e regjistrimit në muajin korrik, mundësia e regjistrimit të qytetarëve që nuk kanë shtetësi të Maqedonisë, si dhe formimin e një trupi mbikëqyrës të përbërë nga përfaqësues të katër partive më të mëdha politike. (ina)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyFri Nov 05, 2010 12:20 pm

200.000 apo 300.000 shqiptare perjashtohen nga regjistrimi
e shqiptaret ne qeveri
hajt si i quan keta politikan ,,shqipetare"....
Maqedoni po luan si maca me miun..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptySat Nov 06, 2010 6:01 pm

Interviste me M.Thaqin ne lidhje me "dosjet" e UDB-es :
http://www.tv-alb.com/?p=video&e=2&vidId=9
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyMon Nov 15, 2010 3:22 pm

DR-ja, protestoi kundër projekt ligjit për regjistrim

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Thumbnail.php?file=Protesta___DR_310151288
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve iu përgjigjën thirrjes së Demokracisë së Re për të kundërshtuar miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë, i cili pritet të mbahet në muajin prill të vitit 2011. Kryetari i DR-së, Imer Selmani, u bëri thirrje pushtetarëve, në veçanti partisë shqiptare në qeveri, që të mos votojë ligjin diskriminues për regjistrimin e popullsisë, pasi që ai verdikt do të sjell dëm për popullin shqiptarë.
“Mos votoni ligjin i cili kundërshtohet edhe nga votuesit e juaj të cilët ju dhanë pushtet, mos votoni ligjin i cili përjashton familjet tona që përkohësisht punojnë dhe jetojnë në diasporë, në Amerikë dhe Europë. Mjaftë më, bëhuni njëherë burra dhe votoni kundër këtij ligji. Më lejoni që në emrin tuaj tua bëj një porosi dhe një apel deputetëve, veçanërisht atyre shqiptarë, mandati i dhënë nga populli është i përkohshëm, edhe ai i deputetit është mandat i përkohshëm, por diçka e veçantë është e përhershme, tradhtia”, tha Imer Selmani, kryetar i DR-së.
Qytetarët e tubuar para ndërtesës së Kuvendit shprehën revoltën e tyre ndaj propozim-ligjit të ri për regjistrimin e popullsisë, pasi sipas tyre me të diskriminohen familjarët e tyre që jetojnë dhe veprojnë jashtë shtetit.
“Kërkojmë regjistrim real, asgjë tjetër, tua bëjmë me dije qeveritarëve se jo punë nuk shkon kështu...”.
“Ne protestojmë këtu sepse një e treta e popullatës shqiptare gjendet në mërgim dhe nuk i jepet e drejta të regjistrohet. Ne habitemi se si mundet një qeveri, një shtet, një qeveri VMRO-BDI punon kundër interesave të mërgatës shqiptare e cila 1/3 është jashtë shtetit tonë...”
“Jo nuk është e drejt aspak, le të ndodh regjistrimi atëherë kur do të vijë e gjithë popullata këtu e jo gjysmën e popullatës përjashta dhe edhe këta që jemi këtu duanë me na zvogëlue...”
Kryetari i DR-së Selmani, edhe njëherë rikujtoi se protesta erdhi si rezultat i mospranimit të amendamenteve të partisë së tij, të cilat kanë të bëjnë me shtyrjen e mbajtjes të regjistrimit në muajin korrik.
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/44365.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyMon Nov 15, 2010 3:25 pm

Diaspora mobilizohet kundër regjistrimit

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Thumbnail.php?file=protesta_nxenes_732322708
Komuniteti shqiptar në SHBA do të organizojë protesta kundër regjistrimit. Protestat do të mbahen të dielën, ditën kur dhe do të protestohet në Shkup."Pas shumë përpjekjeve dhe iniciativave, pas shumë propozimeve të partisë parlamentare DR për pushtetin e VMRO-së dhe BDI-së që të përmirësojnë gabimet e ligjit për regjistrim dhe pas asaj që ata nuk u vetëdijesuan dhe vërtetuan qëllimin e qartë të këtij ligji që përjashton 1/3 e popullatës shqiptare nga regjistrimi i ardhshëm në vitin 2011 dhe refuzimi i pakuptimtë i BDI-së për bashkëpunim që të bllokojmë këtë ligj diskriminues, Shoqata Atdhetare Dibrane, vendosëm që shqetësimin tonë ta shprehim nëpërmjet kësaj deklarate", thuhet në deklaratën me shkrim të shoqatës Dibrane.

Po ashtu protestat i mbështesin edhe shoqatat shqiptaro-amerikane nga Prespa, Kërçova, Tetova , Gostivari, Struga, Manastiri e Ohri. Përveç protestave do të përgatitet edhe një peticion i përbashkët që do ti drejtohet institucioneve amerikane, përfaqësive diplomatike të Maqedonisë në SHBA dhe të OKB-së për të kundërshtuar manipulimin e autoriteteve maqedonase lidhur me numrin e shqiptarëve dhe anashkalimin e diasporës shqiptare ,e cila është në numër të konsiderueshëm. Protesta pritet të mbahet para selisë së OKB-së në Nju Jork dhe përfaqësisë diplomatike të Maqedonisë. Komuniteti shqiptar në SHBA përkrah të gjitha përpjekjet dhe zërat e protestave për të parandaluar manipulimin dhe falsifikimin e numrit të shqiptarëve në regjistrimin e popullsisë që do të mbahet më 1 prill të vitit 2011. Në pakënaqësinë që kanë shpërthyer kudo në diasporën shqiptare nëpër botë, është përfshirë edhe Komuniteti shqiptar në vendet Skandinave, në Suedi të cilët kanë reaguar edhe për datën e regjistrimit. Një reagim që është bërë edhe nga shoqata e të burgosurve politik në Suedi. "Termini më i përshtatshëm për regjistrim është edhe muaji korrik -gusht kur edhe mundësit e emigrantëve janë shumë më të mëdha të vizitojnë vendlindjen , në kohën kur mijëra shqiptarë kthehen në këtë sesion vit për vit", thuhet në reagimin ish të burgosuri politik të demonstratave të vitit 198 në Kosovë, Dr. Kastriot Rexha. Ai kërkon që të gjithë shqiptarët ta ngrenë zërin kundër projekt- ligjit të regjistrimit të popullatës në Maqedoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyMon Nov 22, 2010 4:33 pm

Regjistrimi i popullsisë, flet Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes “VETËVENDOSJE!”, Albin Kurti tha se shqiptarët në Maqedoni nuk duhet të lejojnë abuzimin dhe falsifikimin e regjistrimit të popullsisë.

“Regjistrimi i popullsisë është një gjë e nevojshme për çdo shtet i cili dëshiron të planifikoj politika afatgjata. Por, se cili është ky plan në rastin konkret, nga cilat motive bëhet kjo gjë nga autoritetet maqedonase, lë mjaft hapësirë për dyshime. Shqiptarët duhet patjetër të jenë të përfaqësuar në Entin e Statistikave si përqindje e përgjithshme, por sidomos në pozitat drejtuese të këtij institucioni. Të dhënat në terren, mospërfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion, qoftë në nivelin qendror apo rajonal aktualisht, përvojat e hidhura me regjistrimet në të kaluarën, skandali lidhur me ligjin për natalitetin para ca kohe, janë indikacione se ky regjistrim është i motivuar nga qëllime antishqiptare”, theksoi Albin Kurti.

Sipas tij, shqiptarët janë aty në Maqedoni dhe se nëse nuk figurojnë saktësisht ne lista, do të reagojnë, do të duken e do të shfaqen. “Çështja është nëse Qeveria Gruevski do të mësoj se diskriminimi e nënpërfaqësimi nuk krijon rehati. Shqiptarët janë! Ata duhet trajtuar si janë dhe duhet numëruar aq sa janë. Ndryshe, ata mund të dalin shumë më tepër”, theksoi kreu i Lëvizjes “VETËVENDOSJE!”. (ina)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyTue Nov 23, 2010 10:42 pm

MPB: Musliu pranoi se dosjet i mori nga PDSH

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Thumbnail.php?file=Hisen_Musliu_690270859

I motivuar nga borxhi që ka ndjer ndaj PDSH-së dhe nga premtimet e marra për vendosjen e tij në pozita të larta në rast të kthimit të PDSH-së në pushtet, Hisen Musliu pranon gjatë marrjes në pyetje në polici, se dosjet e publikuara së fundi mbi zyrtarët e BDI-së si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, janë nxjerrë nga ai, pasi i janë dhënë nga kryesia e PDSH-së. Hisen Mylsiu nga Tetova, ish zyrtar i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Maqedonisë, siç thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme, ka pranuar falsifikimin e dosjeve.
“Musliu është vëzhguar nga policia ndërsa arrestimi i mbrëmshëm është kryer me urdhër të gjykatësit. Në marrjen në pyetje në polici, i arrestuari ka pranuar se materialet i posedonte që përpara se të publikoheshin, dhe ato i ishin dhënë nga kryesia e PDSH-së. Në mesin e dëshmive të gjetura në shtëpinë e Musliut janë edhe fletëpagesat me të cilat vërtetohen transaksionet e kryera ndaj Bozhidar Spasiqit, ish zyrtarë i lartë i UDB-së”.
Ky është qëndrimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Ndërkaq, arrestimi i Hisen Musliut është komentuar edhe nga partitë politike shqiptare në vend. Nga PDSH, aksionin e mbrëmshëm të policisë, e quajtën ‘akt barbar’.
“Eureka, shpëtoi edhe një herë Ali Ahmeti. Disa struktura të policisë, me hapin e sotëm i dhanë mbrojtje maksimale të përkëdhelurit të tyre Ali Ahmetit. Sipas MPB-së, gjoja është zbuluar falsifikatori më i madh jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon, por sipas informatave nga familja e Hisen Musliut, ai nuk di të punojë as me kompjuter. Personi i lartpërmendur nuk është as anëtar i PDSH-së e jo më ndonjë këshilltar... prandaj aksionin e sotëm të MPB-së e cilësojmë si grackë kundër PDSH-së. Shqiptarët janë të bindur tashmë se MPB-ja do ua thurë fatin e tyre politik.”
Ndërkohë zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi ka mohuar zërat se ish punonjësi i shërbimit sekret, Hisen Musliu është arrestuar me kërkesë të BDI-së. Ademi tha se përgjigjja duhet kërkuar nga MPB-ja dhe organet gjyqësore.
"Për këtë pyetje, ju do të duhet të kontaktoni institucionet kompetente. Lidhur me këtë ne kemi qëndrimin tonë të qartë dhe disa herë e kemi theksuar në opinion që prej fillimit kemi kërkuar që kjo ngjarje të ndriçohet dhe kjo ngjarje të ndiqet nga institucionet shtetërore, prandaj do të ju kisha apeluar që këtë pyetje ta drejtoni tek MPB-ja dhe organet e drejtësisë", tha Ademi.
Ndërkohë, Musliu para plot 1 muaji u akuzua për fabrikim të dosjeve nga deputeti i BDI-së Talat Xhaferi. Ndaj kësaj akuze, Hisen Musliu reagoi me padi penale ndaj Xhaferit.
"Në çfarë detyre ai u kyç në UÇK. Tre muaj para se të kyçet në UÇK, me cilën funksion aktual të shërbimit sekret ushtarak të ARM-së i kaloi bashkarisë, çfarë detyra mori ai që të kyçet në UÇK dhe ne UÇK ai u kyç me dy emblema. Një emblemë para pjesëtarëve udhëheqësish së UÇK-së e kishte emblemën e UÇK-së kurse përbrenda e kishte yllin të ish Armatës së Maqedonisë, Jugosllavisë dhe si më vonë po ky Talat Xhaferi u bo komandant i brigadës 116 që përfshinte Gostivarin dhe rrethinë", pati deklaruar Hisen Musliu, ish punonjës policie.
Ndërkohë, edhe Komisioni për Verifikimin e Fakteve kohë më parë doli me qëndrimin se dosjet e publikuara, nuk janë origjinale.
http://alsat-m.tv/lajme/44528.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyTue Nov 23, 2010 10:57 pm

Keto shpifje qe i ben partia PDSH , ne shtetet tjera i quajne si tradheti kombetare ..Dhe me ardhjen e Menduh Thaqit ne kete parti , kurre me shqiptaret e Maqedonise nuk u bene bashke , por vetem perjetuan perqarje .
Shpresoj se ky tentim- mashtrimi qe i bene popullit Shqiptare te Maqedonise do jete misioni ketij i fundit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyWed Nov 24, 2010 10:24 pm

Alsat M, siguroi një fletëpagesë të Musliut për Spasiqin\
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/44546.html


Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Thumbnail.php?file=mbulim_faktura_315067825
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyWed Nov 24, 2010 10:39 pm

behet pyetja ku ka banue ne Gjermani ende pa shkue ne zvicerr Z.Fazli veliu.
banesen e ka pas mbi Konsullaten Jugosllave.
Te jesh ne levizje dhe te banojshe mbi Konsulliaten Jug.
Qka ?.....!!!!!!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyWed Nov 24, 2010 10:43 pm

Ne kete rast behet pyetja kuj i sherben PDSH , (se saper ate Veliu edhe ai theft qafen ) qe jo vetem ne Maqedoni qe tentoi te fuse perqarje si gjdo here e me pare por ksaj rradhe edhe ne Kosove ??
Faktet po shifen qarte , edhe ka pranuar vet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyThu Dec 23, 2010 11:24 pm

Shkup, tifozët maqedonas djegin flamurin shqiptar
"Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë", "dhoma gazi për shqiptarët", ishin brohoritjet e tifozëve maqedonas në sallën e sporteve të qytetit të Shkupit.
http://www.albeu.com/kryetitull/shkup,-tifozet-maqedonas-djegin-flamurin-shqiptar/27247/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyFri Dec 24, 2010 9:30 pm

Digjet Flamurit Maqedon ne qender te Pejes

Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptySat Dec 25, 2010 12:48 am

Kush duhet të mbaj përgjegjsi për ket dhe si do regaojn bashk qeveritarët shqiptar që po ja munsojn maqedonit me ba qk të doj .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptySat Dec 25, 2010 3:00 pm

a te shkojshe shqiptaret bashkpunetore te huaj .
te serbise maqedonise malit te zi greqise e te dreqit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyWed Dec 29, 2010 4:05 pm

Cito :
Në Maqedoni mbi 300 mijë të papunë
http://www.albeu.com/maqedoni/ne-maqedoni-mbi-300-mije-te-papune-/27364/

95% nga kjo perqindje jane Shqiptare .!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptySat Jan 01, 2011 7:43 pm

shqiptaret benen luften badihava ,qe te fitojne maqedonet.
marun ai popull si ne kosove e nuk levizin fare .
prap shpijunat po i votojne..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 EmptyWed Jan 05, 2011 1:47 pm

Gafurr Adili publikon dosje për Ali Ahmetin
Publikuar më 05 janar, 2011 në orën 10:29 ( Para 1 orë e 16 minutave ) Lajme |


Kryetari i Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar, Gafurr Adili, ka publikuar dje në Tiranë, përmes një pres konference, një dokument që ai thotë se është pjesë e dosjes origjinale e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, të cilin e akuzon për bashkëpunim me UDB-në Jugosllave, transmeton tv Alb. Në një bisedë telefonike për televizionin ALB, Adili thotë se ka zgjedhur ditën e djeshme që ta publikojë dokumentin, qëllimisht pasi përputhet me ditëlindjen e kreut të BDI-së. Dokumenti do t’i dorëzohet edhe Komisionit për Lustrim.


“Publikuam dokumentin origjinal për zotin Ali Ahmeti, dhe masmediave të Tiranës ju thash se pikërisht sot zoti Ali Ahmeti e ka ditëlindjen e tij, të cilën e kuptuam përmes dokumentit origjinal në të cilin figuronte edhe pseudonimi Ibar. Dokumenti iu dorëzua shokëve të mi që ti dorëzohet komisionit për lustrim në Shkup. Në atë dokument janë të gjitha të dhënat, emri, mbiemri, pseudonimi është edhe ajo se ka shërbyer si vullnetar. Të gjitha të dhënat serbokroatisht, në fund është e vulosur me vulë origjinale, është edhe firma e personit zyrtar të UDB-së jugosllave, emri nuk duket nga vula sipër por duket mbiemri Nikoliq. Kërkova nga zoti Ali Ahmeti që të tërhiqet nga skena politike, sepse e ka degraduar çështjen shqiptare aq shumë, sa askush tjetër”, tha Gafurr Adili, kryetar i FDBK-së. Kështu që na ka detyruar që pikërisht sot në ditëlindjen e tij, sepse ai e ka ditëlindjen e tij më 4 janar, t’ia publikonim dokumentin origjinal dhe masmedias të Tiranës ju thanë se këto dokumente janë dorëzuar Komisionit për lustrim por nuk janë marrë në konsideratë sepse kanë qenë fotokopje, tani ky dokument do t’i dorëzohet Komisionit të lustrimit, pavarësisht se kemi bindjen se Komisioni për lustrim është në diktatin politik të Gruevskit dhe zotit Ahmeti, por do të dëshirojmë t’ia dokumentojmë se dosja është origjinale.

Arben Zeqiri



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Shqiperia
» Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Tensionohet situata në Maqedoni
» Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: