Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI

Shko poshtë 
+5
njonidrenica
Ago Muji
MUHAMETII
Sofra
Shqipo_
9 posters
AutoriMesazh
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI   Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI EmptyWed Oct 08, 2008 7:23 pm

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI,

Dje pamje excluzive nga TOP-CHANNEL....ku banoret e disa fshatrave pereth kufirit Kosove-Maqedoni nuk jane te kenaqur me ndarjen e vijes kufitare.Ata pretendojne se Maqedonia i ka vjedhur Kosoves mbi 2000 hektare toke.
Ata i kane shkulur piramidat apo guret ku eshte bere ndarja e vijes kufitare dhe i kane kapur armet per ndonje ballafaqim te mundshem me njesite speciale.

Video Top-Channel
https://www.youtube.com/watch?v=y2-bXYgC6n4
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI   Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI EmptyWed Oct 08, 2008 7:28 pm

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot bëri të ditur se dhuna e shprehur në kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë duke hequr një shtyllë kufitare është një rast i izoluar, e cili nuk do të vë në pikëpyetje zbatimin e suksesshëm të procesit të demarkacionit të kufirit.

“Përkundrazi, sidomos në sektorin e katërt kufitar që ndodhi incidenti, janë vendosur të gjitha 16 shtyllat kufitare, të parapara sipas planit të Ahtisarit dhe Protokollit për bashkëpunim midis komisionit të përzier maqedono-kosovar.
Rrëzimi i shtyllës kyçe kufitare ka ndodhur para tre ditëve në lokacionin Kopilaçë dhe bëhet e ditur se grupi që ka shkaktuar incidentin është i motivuar për interesa përfituese”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme në Shkup.
Sipas MPJ, në këtë terren të pasur me pyje cilësore gjatë periudhës së kaluar disa herë janë vërejtur grupe të vogla nga banorët lokal që në mënyrë të paligjshme kanë bërë eksploatimin e drunjëve.

MPJ bën të ditur se demarkacioni po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe ka mbështetjen e institucioneve të Prishtinës dhe Shkupit.

Telvizioni “Top-Channel” ( video lart )njoftoi se trupa të armatosura janë shfaqur sërish në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë duke hequr piramidat kufitare të sapovendosura nga komisioni ndërshtetëror.

***********************************************************************

Lëvizja e gurëve kufitarë në Kosovë, "rast i izoluar"

Incidenti në të cilin janë lëvizur gurët kufitarë nga ana kosovare e kufirit me Maqedoninë është rast i izoluar që nuk do të ndikojë në procesin e demarkacionit.

Kjo është konstatuar në takimin e Komisionit të përbashkët maqedonaso-kosovar për shënimin e kufirit, të mbajtur të martën në Shkup, transmetoi sot gazeta "Lajm".
"Konstatuam se ato janë raste të izoluara që nuk ndikojnë në procesin e shënimit të vijës kufitare, që pritet të përfundojë më së voni deri në mars të vitit të ardhshëm", deklaroi shefi i Komisionit kosovar, Murat Meha.
Televizioni shqiptar "Top Channel" mbrëmë emetoi një kontribut se si disa persona të armatosur kanë hequr me forcë gurët kufitarë nga ana kosovare e kufirit me Maqedoninë, të vendosura para do kohë gjatë demarkacionit.
Incidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Lubishtë, të Komunës së Vitisë, ku banorët lokalë pohojnë se patrullojnë vazhdimisht që të mos lejojnë që t`u merret territori.
Televizioni bëri të ditur se banorët nga Kosova kundërshtojnë vendosjes së, "vijës së re kufitare" me të cilën, siç shprehen ata, "Kosovës i merret territor dhe i jepet Maqedonisë". /Makfaks/

******************************************************************

Mehmeti mohon incidentet në kufi

08/10/2008


Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti deklaroi sot se në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë nuk ka pasur incidente me rrënimin e piramidave kufitare të vendosura nga komisioni ndërshtetëror. Sipas saj, informacionet e plasuara në media janë vetëm spekulime.

“Informacionet tona flasin se bëhet fjalë për një fabrikim, por sigurishtë për këtë çështje do të deklarohet Ministria e Punëve të Brendshme, e cila është më përgjegjëse dhe kompetente për këtë rast. Informacionet e BDI-së dhe MPB-së flasin se kjo është një lloj afere, të mos e quaj spekulim me kamera”, tha Mehmeti.

Edhe Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se nuk bëhet fjalë për një incident serioz dhe në anën e kufirit maqedonas aspak nuk janë dëmtuar piramidat kufitare të vendosura nga komisioni për demarkacionin kufitar.

Telvizioni “Top-Channel” njoftoi se trupa të armatosura janë shfaqur sërish në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Sipas këtij informacioni, personat në fjalë kanë filluar të heqin edhe piramidat kufitare të sapovendosura nga komisioni ndërshtetëror.

Shumë prej tyre janë të armatosur e të maskuar dhe thonë se nuk i frikësohen një përballjeje ushtarake me forcat e sigurisë, njofton Top-Channel. (INA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI   Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI EmptyWed Oct 08, 2008 7:48 pm

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI 2YouTube - historia shqiptare ne maqedoni





KUJTESA E RRENJEVE MALESORE

Fshati Mjak, një here në komunën e kacanikut, pastaj të Gjilanit dhe tash të Vitisë, është një fshat me traditat të forta kombëtare, ku këngët kreshnike kanë qenë shkolla e parë për cdo brez për të njohur historinë dhe lashtësinë e shqiptarëve në trojet e Ilirisë. Fshatin Mjak nga Tanusha legjendare e luftës së vitit 2001 e ndanë vetëm një përrue e vogël. Për dallim nga Tanusha, që pas luftës së dytë botërore me forcë e detyruan të mbetet nën jurisdikcionin e sllavëve, që e morën pushtetin me ndihmën e serbëve të Beligradit në Shkup, fshati Mjak me këmbëngulësinë e tyre falë rebelimit të Ramadan Mjakut (1920 -1982), një ish-luftëtar i cmuar kundër komunistëve të Titos, dhe parisë se fshatit të udhëhequr nga Selman Mjaku, Zeq Mjaku dhe Adem Mjaku, etj. arritën që fshatin Mjak ta mbajnë jashtë jurisdikcionit të sllavëve të Shkupit, kurse Ramadan Mjaku për të mbrojtur fshatin nga persekusionet e ndryshme sllave dorëzohet në Viti dhe dënohet me 7 vjet burg.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Wed Oct 08, 2008 7:50 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI   Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI EmptyWed Oct 08, 2008 7:49 pm

Assesi nuk ben te lejojme qe Maqedonia te na marre 2000 hektare toke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI   Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI EmptyWed Oct 08, 2008 7:51 pm

FSHATI MJAK MES KUFIRIT ARTIFICIAL KOSOVE – MAQEDONI DHE FOLKLORIT BURIMOR SHQIPTAR
Ndaj kur permendet edhe sot demarkacioni i kufirit mes Maqedonise dhe Kosoves, ndër shqiptarët e kësaj ane, që sot janë kudo, në shqiptari dhe diasporë, ngjallë neveri, siklet, kujtesa të historisë nga e kaluara e largët dhe e afërt. E historia e afërtë është lufta e vitit 2001 në Maqedoni dhe krismat e para në Tanushë kundër marreveshjes sllave mes Beligradit dhe Shkupit, mes Borisit dhe Gjingjiqit, kurse më e keqja ishte heshtja e kuazi-patriotëve shqiptar, që për komoditetin e interesave te tyre miskine e votuan këtë marrëveshje në Parlamentin e Maqedonisë. Kjo histori është kështu dhe nuk është ndryshe dhe nuk ka ikje nga përgjegjësia historike e ca liderëve shqiptar kur në pyetje është ndarja e kësaj ane me kufij artificialë mbi kurrizin e shqiptarëve, të cilët dem baba dem nuk kanë njohur kufijtë e askujt në këto anë. As statusi i Kosoves, as fitorja e Pirros e disa shqiptarëve për një kthesë tjetër në qeverinë sllavo-bullgare, as grupi negociatorë i Kosovës nuk do të mund të mposhtin vullnetin e shqiptarëve të kësaj ane që të jenë të bashkuar nën një jurisdikcion që e ka emrin VETEVENDOSJE. I vetmi politikan është Albin Kurti që më së miri e ka kuptuar këtë histori dhe i vetmi është ai që e shpjegon më së miri kolonizimin e ri të tokave shqiptare nga UNMIKU në interes të kolonistëve te ri serb dhe drojen e UNIMKUT për të mbetur sa më larg nga këto zona, por duke zgjeruar komunen e Kllokotit pamëshirshëm dhe me pelqimin e grupit negociatorë kosovarë.

Gjitha historitë dhe luftat e shqiptarëve më së miri janë ruajtur nën ritmin e tingujve te telave të ciftelise dhe sharkise. Vetëm për një arsye: nën ritmin e artit te folklorit burimor shqiptar nuk ka kompromise te pista. Nuk ka interese të grupeve politike, të partive, nuk ka korrupcion, krim të organizuar, nuk ka vend qe turpi, krimi, dredhia dhe tradhetia të shpërblehen dhe të glorifikohen në telat e ciftelisë dhe sharkisë. Pasi kjo është kështu, vetvetiu kuptohet pse në kohë të vështira folklori ynë burimor vendin e lirise se shprehjes e ka gjetur nëpër odat shqiptare, qe ndryshe sot mund te kuptohen oda te opozitës, kundërshtimit me politikat aktuale që kanë qenë politika kompromisi në dëm të shqiptarëve. Kështu që akuzat e të ashtuquajturve modernista se ne vuajmë nga politika folklorike janë të pa baza, janë tëpër delitante dhe mohim i të vërtetave historike të shqiptare.

Edhe në luftën heroike të komandantit tonë legjendar Adem Jashari këngët kreshnike janë kënduar nën tingujt e krismave të arsenalit të armëve të tij. A nuk ka qenë ky qendrim i komandantit tonë legjendar një opozitë e kulluar dhe burimore shqiptare, një kundërshtim i politikës defitiste të Prishtinës, e pritjes, e kompromiseve? Pushka e tij u bë pushkë e lirisë, kënga e tij folklorike ndryshojë realitetin e historisë në tërë shqiptarinë, kurse Kosovën dhe cështjen shqiptare e futi brenda cdo kancellarie Perëndimore që do zgjidhje të natyrshme dhe jo artificiale.

Në këtë synim folklori shqiptar i rapsodëve tonë nuk është abstrackt, është konkret dhe prek poret e realitetit të jetës së përditshme të shqiptarëve, për dallim nga politikanët tanë që janë abstrakt, janë në hënë me politikat e tyre dhe larg nga nevojat e jetës së shqiptarëve. Folklori shqiptar nën ritmin e tingujve të telave të ciftelisë dhe sharkisë duke kujtuar historinë dhe trimërinë shqiptare kanë nxjerr heronjt tonë të ri dhe jo politikat djathtas dhe majtas.

Kështu vëllezërit Esat dhe Murat Lamallari, por edhe të tjerët rapsodë, mua ma sjellen ne kujtese nje histori, pasi vete rapsodet kanë një mijë e një arsye të kultivojnë kengën nën ritmin e tingujve të ciftelisë dhe sharkisë. Të këndojnë këngën burimore si e njohin shqiptarët dhe jo shqiptarët politikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI   Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI EmptyThu Oct 09, 2008 1:59 pm

Gabimi i ktyne personave eshte kur po thone ktu osht kufiri, jo o burra kufiri osht te velesi, po kta dohet me thon na skem me lon me na i marr maqedonia nen juridiksion tvetin edhe kto vene qysh na e ka Iliriden.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI   Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI EmptyThu Oct 09, 2008 2:03 pm

ne shqiptaret nuk e japim asni centimenter tok te kosoves
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI   Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI EmptyThu Oct 09, 2008 2:18 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI   Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI EmptyThu Oct 09, 2008 5:43 pm

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI 2

Sofra shume te falemenderoi per keta informata te historis sone Flm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI   Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI EmptyThu Oct 09, 2008 5:45 pm

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Default Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Pixel-vfl73
Shikoni kete ju lutem ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI   Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI EmptyThu Oct 09, 2008 5:57 pm

njonidrenica shkruajti:
ne shqiptaret nuk e japim asni centimenter tok te kosoves
Kryeministri yt i dashur H.Thaçi do t'jau jepë sipas të gjitha gjasave në qof se flasim realitetin.

Kukulla e BE-së & Amerikës nuk dinë të thotë JO sepse kështu e kanë programu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI   Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI EmptyThu Oct 09, 2008 6:06 pm

A duhet gjithmonë i huaji të luftojë për rrëmbimin e tokës sate, ma shumë se sa ti vet, për mbrojtjen e trollit tënd?

!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI   Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI EmptyThu Oct 09, 2008 7:33 pm

Kjo nisme kjo situate eshte fillimi dhe mendoje qe ne te gjithe kufijte e SHQIPERISE duhet mare kjo iniciative te shkullen te gjithe guret e kufijve qe ndaje shqiptaret nga shteti eme pra duhet te ju jemi afer atyre djemve qe kane mare kete guxim ti ndimojme ne te gjitha mnyrat te mos ti lame vetun por bej apel tek gjithe populli shqiptare qe te jemi aty aty ku theret zeri i se vertetes pra une ju kisha thene ju prifte e mbare dhe per hajre qofte kjo nisme ishalla nuk ndalojne cakallet kete niseme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty
MesazhTitulli: Re: Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI   Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tensionim i situates ne kufirin KOSOVE-MAQEDONI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zgjedhjet ne Maqedoni
» Tensionohet situata në Maqedoni
» Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: