Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni   Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni EmptySun Feb 10, 2008 2:45 pm

BRODEC, TOP CHANNEL PUBLIKON PAMJET TRONDITESE TE DHUNES

Policet maqedonas detyrojne shqiptarin te flase me dhune

Pamje rrenqethese te dhunes se policise maqedonase ne fshatin Brodec ku ne muajin nentor u zhvillua nje aksion ndaj disa shqiptareve. Top Channel, ne bashkepunim me gazeten “Lajm” te Maqedonise, solli pamje tronditese te njerit prej te arrestuarve, Hebib Ahmetit, ne momentin qe merret ne pyetje nga inspektoret e policise. Videoja eshte incizuar me nje telefon celular per 2 minuta e 47 sekonda. Inspektoret, pervecse e kane rrahur te arrestuarin, e fyejne dhe e detyrojen te pranoje gjithcka. Me 7 nentor te vitit 2007, policia ndermori aksionin ne Brodec ku u vrane gjashte persona dhe u arrestuan 13 te tjere. Disa subjekte politike por dhe organizata per te drejtat e njeriut ngriten zerin ne lidhje me kete operacion per shkak te perdorimit te forces se tepruar dhe te terrorizimit te banoreve. Operacioni “Stuhia malore” u ndermor per te kapur te shumekerkuarit Lirim Jakupi dhe Ramadan Shiti, te cilet streoheshin ne Brodec. Materiali i transmetuar e kompromenton me shume policine maqedonase ne raport me banoret shqiptare te ketij vendi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Re: Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni   Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni EmptySun Feb 10, 2008 2:45 pm

“Lajm”- i sjell ekskluzivisht për lexuesit një skenë makabër gjatë marrjes në pyetje të njërit prej të arrestuarve nga Brodeci. I lidhur me këmbë e duar në zinxhir, me fytyrë të përgjakur dhe të masakruar, me një kovë përpara, që mbase ka qenë e mbushur me ujë dhe i ka shërbyer forcave blu për ta sjellë të arrestuarin në vete pasi mund t’i ketë rënë të fikët. Me këto pamje zhvillohet biseda mes policisë dhe Hebib Ametit. Polici, ose inspektori policorë, i drejtohet të arrestuarit me një fjalor të pistë, që nuk i ka hije as rrugaçëve më të mëdhenj. Videoja që zgjat 2 minuta e 46 sekonda është incizuar me telefon celularë në zyrat ku janë marrë në pyetje të arrestuarit e Brodecit.
I akuzuari shihet i ulur në një karrige, ku i janë lidhur duart dhe këmbët. Para tij qëndron një kovë dhe përballë tij duket tavolina nga ku vjen zëri i personit që pyet në gjuhën maqedonase. I arrestuari, të cilit me shumë vështirësi i vjen zëri, nga i cili kuptohet edhe emri si Hebib Ameti, mban të veshur një gjoksore ngjyrë kafe me emblemë të UÇK-së. Nga video incizimi theksohet disa herë emblema e UÇK-së, si dhe rrobat me ngjyrë blu të errët. Herë pas here, personi që pyet, që sipas të gjitha gjasave duket se është inspektor i policisë, në mënyrë ironike shtiret se gjoja i vjen keq për ngjarjen e Brodecit. Ndërsa në momente të veçanta, ai përdor një fjalor të pistë.
Pyetësi gjithashtu nëpërmjet të akuzuarit mundohet të fitojë sa më shumë informacione si ka ndodhur ngjarja, sa persona kanë qenë, sa njerëz kanë vdekur, etj.
Ai është shprehur i interesuar drejtpërsëdrejti edhe për dy të shumëkërkuarit e policisë, Lirim Jakupi dhe Ramadan Shitin. Këta dy të fundit ishin edhe preteksti i policisë për të ndërmarrë aksionin në Brodec, të pagëzuar prej tyre si “Stuhia Malore”.
Ameti prej pamjeve të videos duket që është rrahur tejëmase. Fytyra shihet e ënjtur, e nxirë dhe sytë mezi i hap hera herës. Ai prej presionit të madh pranon se ka pasur armë, të cilën e ka hedhur dhe i është dorëzuar policisë. Hamendet nëse e ka parë apo jo Ramadan Shitin, ndërsa pranon se në atë grup ka qenë edhe Lirim Jakupi. Hebib Ameti pohon se e ka të vrarë vëllanë, por nuk e ka parë atë me sytë e tij. Këtë pohim ia kumton inspektorit të policisë nda fjalët, të cilat i ka dëgjuar në qeli të burgut nga të tjerrit. Ai duket i lodhur nga pyetjet e tepërta dhe në njëfarë mënyre i gatshëm për të pranuar çdo gjë që i shkonte inspektorit për qejfi. Në fund të bisedës ai pranon se ka gabuar, ndërkaq personi që ka incizuar, duke përshkruar edhe njëherë pamjen e Hebib Ametit është larguar nga zyra, ku është pyetur i akuzuari.
Ndryshe më 7 nëntor të vitit 2007 policia ndërmori aksionin në Brodec ku u vranë gjashtë persona dhe u arrestuan 13 të tjerë. Në burgun e Shutkës të paraburgosur mbahen Hanif Dervishi (51), Rametulla Dauti (25), Nevzat Ziberi (44), Shkëndim Dauti (25), Izmet Ameti (55), Habib Ameti (26), Memet Islami (28 ) nga Tetova, Florim Ameti (23), Arian Nevzati (54), Shehir Ziberi (29), Nadi Dauti (48 ), Baftjar Beqiri (44), Tafil Dauti (40) nga fshati Brodec. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për “terrorizëm”, “aktivitete armiqësore” dhe “mbajtje dhe tregti armësh”. (r.l.)



Biseda origjinle

Video 2:46 sekonda

Pyetësi: Çka ju duhej kjo bre ia q… nënën, a?
Pyetësi: Çka ju duhej kjo bre?
Pyetësi: Çka është krejt kjo që ka ndodhur.
Pyetësi: Si quhesh ti?
Përgjigja: Hebib Ameti
Pyetësi: Si?
Përgjigjja: Hebib Ameti
Pyetësi: Nga je ti?
Përgjigj: Nga Brodeci.
Pyetësi: Sa njerëz kanë vdekur, a e din?
Përgjigja: S’e di. Vëllai im ka vdekur.
Pyetësi: Po nuk është dashur ashtu bre!
Pyetësi: A je i sigurt se ka vdekur?
Përgjigja: Ashtu më kanë thënë. Unë kam qenë në shtëpi dhe nuk e kam parë. E kam gjuajtur kallashin dhe ju jam dorëzuar policisë.
Pyetësi: Ramadan Shiti a ka qenë aty?
Përgjigja: Nuk e kam parë. Po, ka qenë aty, por nuk e kam parë.
Pyetësi: Aha. Tjetër kush ka qenë aty?
Përgjigje: Lirim Jakupi
Pyetësi: Lirim Jakupi, a!? Sa veta keni qenë të gjithë aty?
Përgjigje: Rreth 20.
Pyetësi: Vetëm aq! Nuk keni qenë më shumë?
Përgjigje: Jo, jo.
Pyetësi: Çka tu ka dashur kjo bre, nënën ia q...? Nuk tu ka dashur kjo.
Përgjigje: Nuk është dashur, por, çfarë të bëjmë, kam gabuar dhe aq.

GAZETA LAJM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Re: Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni   Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni EmptySun Feb 10, 2008 3:28 pm

Ai prej presionit të madh pranon se ka pasur armë, të cilën e ka hedhur dhe i është dorëzuar policisë. Hamendet nëse e ka parë apo jo Ramadan Shitin, ndërsa pranon se në atë grup ka qenë edhe Lirim Jakupi. Hebib Ameti pohon se e ka të vrarë vëllanë, por nuk e ka parë atë me sytë e tij.


Ani te pergezoj per temen;

Si gjithmon,nje gjuh nje kombe nje Flamur por jane sllavo-maqedonasite qe na ndan,por jemi veq fizikishte te ndar,perkundrazi si ne paqe po ashtu ne lufte nuk kemi qene kurre te ndar.

Ani ti kthehemi se Ai prej presionit te madhe pranoje se ka pature arme kjo nuk eshte e re nga sllavo-maqedonasit me shekuj jane mundura qe ta bejen edhe te pamundeshme te mundshme per me bere shqiptarin kriminel,vrases,jo shqiptar etj etj ne tokat e tyre.

Edhe jane gjithmon ata qe mundohet te bejen ate dite ne Brodec nuk ka patur as shqiptar si mbikqires po as maqedon kane qen gjithe forca serbe dhe eshte shume e mundur qe ata Forca kane manipuluar me keta foto te armve te jene tek shqiptaret qe nuk eshte e vertet fare ate e kane organizuar vete sllavo-maqedonasit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Re: Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni   Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni EmptyWed Feb 13, 2008 1:27 pm

Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Default Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Pixel-vfl73

Merrni kohe shikoni kete filmato se si sillet policia sllavo-maqedonase ndaj shqiptareve,jashte botes njerzore time eshte fjala urretje,por keta jane bisha e nuk kane te bein me boten e njerzimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Re: Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni   Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni EmptyThu Feb 14, 2008 4:52 am

Merrni kohe 5 minuta kohe ju lutem lexoni kete shkrim.




Çerekhëna dhe kryqi janë fole të shqiponjës

Kim Mehmeti


Në fillim të dekadës së nëntë të shekullit të kaluar, balta e mosmarrëveshjeve mes etnitetit maqedonas dhe atij shqiptar në Maqedoni ishte aq e thellë dhe aq ngjitëse, sa e la e kaluara e propagandës antishqiptare, e fabrikuar në punëtoritë serbe të Beogradit. E cila kryesisht mbështetej mbi mendësinë e "popujve shtetformues" - sllavëve të jugut - të cilëve u bie në hise të mbrojnë këto hapësira nga "rreziku shqiptar". Pra, bëhej fjalë për ndasi të dukshme në mbrojtës dhe armiq të natyrshëm të shtetit.

Me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së, në vitin 1998, filloi pyllëzimi i Maqedonisë me kryqe dhe kisha ortodokse, me çka, kësaj balte iu shtua edhe gara ndër-religjioze. Thuajse nuk i mjaftonin mosmarrëveshjet ndëretnike, ndaj dhe Maqedonia trilloi edhe luftën mes çerekhënës, e cila gjoja rrezikonte kryqin ortodoks. Kështu, Maqedonia donte të keqpërdorte gatishmërinë globale pas ngjarjeve të shtatorit në Nju Jork, dhe shqiptarët e këtushëm t‘i vendosë aty ku nuk e kanë vendin. E me këtë nuk arriti asgjë më shumë, përpos që baltën e mosmarrëveshjeve ndëretnike, e trashi dhe e thelloi aq sa është sot, kur qeveria e po të njëjtës përbërje vazhdon aty ku e la këtë pyllëzim ish-kryeministri Georgiveski.

Mbase qeveria e Gruevskit tani vetëm u përshtatet rrethanave të paskonfliktit të 2001 dhe përpos kryqeve gjigante e kishave, ofron edhe ndërtimin e xhamive. Që do të thotë, ka hapur "tenderë" publikë dhe tregti mes ortodoksëve e myslimanëve të këtushëm. Kështu që, për të ndërtuar një kishë ortodokse në qendër të Shkupit, e mbi themelet e shtëpisë ku ka lindur Nënë Tereza, shqiptarëve të këtushëm, kryesisht myslimanë, u ofron një xhami në qendër të Tetovës. Tregti shumë e rrezikshme, që aq naivisht e pranuan dhe e përkrahën edhe pushtetarët shqiptarë; tregti primitive që luan me ndjenjat religjioze të qytetarëve të këtushëm, e që ka prapavijë të qartë: Shkupit t‘ia shlyejë edhe ato pak shenja të shqiptarisë e të kulturës lindore që i kanë mbetur, dhe të harrohet se dikur Shkupi kishte pak maqedonas etnikë e shumë shqiptarë katolikë e myslimanë, turq, hebre dhe vlleh; tregti që vë në sprovë besimin më të shenjtë të shqiptarëve të këtushëm, besimin mbi të cilin është kalitur boshti i tyre etnik kurrizor, e që buron nga begatia tri-religjioze shqiptare, me të cilën begati mirëmbahet besimi më i shenjtë i tyre kombëtar - ai i shqiptarisë.

Kryeministri aktual i Maqedonisë, prej moti ka dëshmuar se nuk e njeh as parimin më elementar politik, e që ka të bëjë me urtësinë se i mençuri, së pari e mendon daljen, e pastaj hyrjen në hapësirën e populizmit primitiv. Pra, pas provokimeve të shumta që u bëri shqiptarëve të këtushëm, e që i sollën popullaritet tek etniteti maqedonas, Gruevski vazhdon edhe më tej dhe shqiptarët e këtushëm tani i prek aty ku janë më të ndjeshëm - tek ylberi shumëngjyrësh religjioz. Me vendimin që të ndërtojë kishë aty ku duhet të rindërtohet shtëpia e rrënuar e Nënë Terezës, Gruevski dëshiron t‘u thotë shqiptarëve të këtushëm se ata, si myslimanë që janë, nuk kanë pse të mbrojnë kujtimin për Nënë Terezën katolike. Posaçërisht, nëse ndërkohë u jepet një xhami në qendër të Tetovës.



Tani, Maqedonisë ai ia cakton edhe kufijtë religjiozë, me çka më në fund e bëri veprimin më të dëmshëm për vetveten dhe bashkësunduesit e tij shqiptarë, veprim për nga përmasat përbuzëse, i barabartë me barbarizmin e treguar në Brodec të Malësisë së Tetovës, ku policët, përpos që vrisnin e dhunonin, edhe shanin nënën shqiptare. Veprim që shqiptarët e këtushëm i preku aty ku janë më të ndjeshëm: jo tek çerekhëna myslimane dhe kryqi i krishterë, por te besimi në shqiptarinë e tyre, te bindja e tyre se për shqiptarët do ketë Zot e religjion, vetëm aq sa ata do dinë të mbrojnë ylberin e bukur shumëreligjioz që kanë si popull.

Andaj edhe këtij provokimi të Gruevskit, shqiptarët e këtushëm duhet t‘i përgjigjen ashtu siç u ka hije atyre që kanë shijuar madhështinë të jesh pjesëtar i popullit që ngërthen në vetvete më shumë religjione, e që i ndërlidh mes veti besimi i shenjtë - ai i shqiptarisë. Pra, shqiptarët e Maqedonisë duhet t‘i përgjigjen Gruevskit ashtu që atij t‘ia bëjnë të mundur të shohë atë që nuk ia lejon verbëria e shpirtngushtësisë sllavo-ortodokse: se dy kokat e shqiponjës tonë janë të kthyera nga dy foletë e saj njësoj të ngrohta religjioze të shqiptarisë - atë myslimane dhe krishtere, fole në të cilën me shekuj është mëkuar një tolerancë e paparë ndër-religjioze mes shqiptarëve, tolerancë që ka qenë vlerë mbi të gjitha vlerat, model se si mund të bashkëjetojnë fe të ndryshme, e që i ndërlidh besimi etnik, shembull se si mund të ndërthuret edhe modeli shumëreligjioz i Evropës moderne, e cila ende vuan nga stereotipat dhe paragjykimet e trashëguar nga e kaluara, e që kanë të bëjnë kryesisht me mosdurimin ndaj çerekhënës myslimane.

Këtij provokimi të Gruevskit, shqiptarët e Maqedonisë duhet t‘i përgjigjen ashtu që ai ta kuptojë atë që duhet ta dijë cilido që ka pretendime të jetë sundues edhe i shqiptarëve të këtushëm: se shqiponja dykrenore shqiptare ka qëndruar e paluhatur gjatë shekujve, sepse njërën këmbë e ka pasur mbi minaret e larta të xhamive, e tjetrën mbi kambaneritë e kishave krishtere. Dhe kështu, ajo është shndërruar në tempullin më të lartë të shqiptarisë, tempull që i ka bërë fllad shqiptarisë dhe ku janë falur edhe shqiptarët që lutjet ia kanë drejtuar Allahut, edhe ata që kanë puthur kryqin. Pra, kjo shqiponjë dykrenore është bërë faltore në të cilën janë ndjerë dhe ndjehen madhërishëm shqiptarët e të gjitha religjioneve. Me çka mësuan besimin e tyre etnik dhe atë njerëzor, besim që sot i bën më lehtë t‘i dallojnë ata që kryqin dhe çerekhënën i përdorin për ta fshehur urrejtjen ndaj atyre që i takojnë religjionit tjetër, të kuptojnë se edhe armiqtë e sotëm të shqiptarëve, njësoj si edhe ata të mëparshmit, kanë dashur, e duan, të dobësojnë forcën më të madhe të shqiptarisë-tolerancën e tyre ndër-religjioze.

Sot, kur qeveria aktuale e Maqedonisë e shpall veten si kompani ndërtuese e kishave dhe xhamive, shqiptarët e këtushëm asaj duhet t‘ia bëjnë me dije se nuk presin diçka të tillë nga pushtetarët e një shteti laik. Se nga ajo presin t‘u ndërtojë shkolla e biblioteka, spitale e rrugë. Se presin që, më në fund, nga taksat që ata paguajnë, të ndërtohet godina e gjimnazit "Zef Lush Marku" në Shkup. Dhe të rinjtë shqiptarë të kryeqendrës të mos mbeten edhe më tej qiraxhinj nëpër shkollat e bashkëmoshatarëve etnikë maqedonas, të mos shëtisin nëpër lagje, ku nga dita në ditë, shtohet numri i grafitëve të tipit: "Shqiptari i mirë, është kufomë e mirë". Pra, shqiptarët e Maqedonisë sot duhet me këmbëngulje të mbrojnë shtëpinë e lindjes së Nënë Terezës. Dhe me po të njëjtën këmbëngulje të kërkojnë leje për rindërtimin e Burmali Xhamisë në qendër të Shkupit. Si dhe të kishës katolike shqiptare, që dikur ka qëndruar në afërsi të shtëpisë ku lindi mburrja jonë kombëtare-Nënë Tereza. Pra, të kërkojnë nga kjo qeveri të mos merret me ndërtimin e kishave e xhamive, por t‘ua kthejë pronën bashkësive religjioze të këtushme, që duhet të merren me ndërtimin e objekteve fetare.

Shqiptarët e Maqedonisë, si asnjëherë më parë duhet hapur të tregojnë se religjionet e tyre nuk bëjnë pjesë në tregtinë politike ndërpartiake, që kanë filluar VMRO-DPMNE-ja dhe PDSH-ja. Njësoj siç nuk bëjnë pjesë në këtë tregti as gjuha dhe vlerat kolektive të shqiptarëve. Andaj, edhe ndoshta ka ardhur koha të shkojnë edhe një hap më tej në mbrojtjen e identitetit të vet: të bëhen mbrojtës edhe të kishave ortodokse shqiptare, të cilat i përvetësoi Kisha Ortodokse Maqedonase, edhe pse ndërtues të tyre ishin paraardhësit e myslimanëve të sotëm të devotshëm shqiptarë. Pra, këto kisha duhet t‘i kthehen pronarit të vërtetë. E pastaj, shqiptarët e këtushëm, si myslimanë merhametli që janë, edhe do mund t‘ua japin në përdorim maqedonasve etnikë të këtushëm ortodoksë. Bile, pa kërkuar të paguajnë dëmshpërblim për shfrytëzimin e tyre të deritanishëm e të mëtejmë. Sepse vetëm kështu, shqiptarët e këtushëm do dëshmojnë se e dinë se balta e mosdurimit ndëretnik e ndër-religjioz, në fillim është e cekët dhe jo aq kërcënuese. E pastaj ajo ngadalë thellohet dhe bëhet mbytëse për ata që nuk e kanë kuptuar se në këtë botë nuk janë në konflikt religjionet, por besimtarët që për Zot njohin vetëm të mirën e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Musafir
Vizitor
avatar



Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Re: Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni   Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni EmptyThu Feb 14, 2008 1:15 pm

Beton
Pase lexova me vëmnedje shkrimin dhe u habita se si mund të ndodhë një gjë e till ,por ja që sod qdo gjë asht e emundur Unë kisha vetëm një lutje te ti pasi që edij se mesiguri dota bësh kët shkrim ta bash kopi dhe të u dërgosh Partive Politeke në Maqedoni në faqet e tyre që kan në internet dhe të shofin se qka jan duke bër dhe ta dijn se Populli nuk flen dhe kurrë nuk do tua fal për kso gabime Historike ,Sepse kur dalin para tv dhe rahin gjoks se ne po bëjm diqka në të mir të ktij Populli (qka asht keq e ma keq që do mbetet histori në vete ,)
Sepse mbi shtëpin e Neneës Tereze (Gongje Bojagjiu)nuk duhet ndërtu kisha as Gjamija por ajo duhet restauru dhe te mbetet simbol i Kombit
Edhe një her të falemnderoj që na solle ket shkrim shum me vler ,sukse të më tejme .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Re: Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni   Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni EmptyThu Feb 14, 2008 1:50 pm

Deli

Gjithsesi do e beje,ajo qe me preki me shume ne kete shkrim ishte se kure te shahet nena shqiptare nuk ka feje tek shqiptari se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

keta rreshta shkrim me preken shume.

në Brodec të Malësisë së Tetovës, ku policët, përpos që vrisnin e dhunonin, edhe shanin nënën shqiptare. Veprim që shqiptarët e këtushëm i preku aty ku janë më të ndjeshëm: jo tek çerekhëna myslimane dhe kryqi i krishterë, por te besimi në shqiptarinë e tyre, te bindja e tyre se për shqiptarët do ketë Zot e religjion, vetëm aq sa ata do dinë të mbrojnë ylberin e bukur shumëreligjioz që kanë si popull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Re: Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni   Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni EmptySun Feb 17, 2008 2:59 am

E gjithe ajo qe ndodhi ne fshatin Brodec te Tetovës.

http://www.mogulus.com/lajmet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Re: Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni   Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni EmptySun Feb 17, 2008 3:38 am

https://www.youtube.com/watch?v=k8M6s9bFWzA&feature=related

6 shqiptare te vrare ne Brodec te Tetoves

Mund te shihni arrogancen e papare te kaurrise dhe servileve bashkepounetor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Re: Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni   Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni EmptySat Feb 23, 2008 1:47 pm

Keto pamje me kujtuan Kosoven e para 1997 .Eshte e tmerrshme qe edhe sot , ne Maqedonin qe pretendon Bashkimin Europian , ngjarje te tilla te kalojne aq leht jo vetem pa u denuar por edhe pa nje proteste ..

ME pavarsimin e Kosoves , une shpresoj shume qe ndikimi i faktorit shqiptar do te jete me i madh ne rajonin i Gadishullit Ilirik ,.. une kam besimn qe shqiptaret kete shekull do te arrijne te jene faktori kryesore i ketij rajoni , vetem duhet te punojme e te jemi shume vigjilent sepse edhe "fqinjet" po nuhasin dicka ne kete drejtim ..

I nderuar Beton , desha te te falenderoj shume per shkrim qe na ke sjell , " Këtij provokimi të Gruevskit, shqiptarët e Maqedonisë duhet t‘i përgjigjen ashtu që ai ta kuptojë atë që duhet ta dijë cilido që ka pretendime të jetë sundues edhe i shqiptarëve të këtushëm: se shqiponja dykrenore shqiptare ka qëndruar e paluhatur gjatë shekujve, sepse njërën këmbë e ka pasur mbi minaret e larta të xhamive, e tjetrën mbi kambaneritë e kishave krishtere. Dhe kështu, ajo është shndërruar në tempullin më të lartë të shqiptarisë, tempull që i ka bërë fllad shqiptarisë dhe ku janë falur edhe shqiptarët që lutjet ia kanë drejtuar Allahut, edhe ata që kanë puthur kryqin. Pra, kjo shqiponjë dykrenore është bërë faltore në të cilën janë ndjerë dhe ndjehen madhërishëm shqiptarët e të gjitha religjioneve"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Re: Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni   Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni EmptyThu Mar 13, 2008 2:13 pm

Jemi deshmitare e nje abuzimi te skajshem jonjerezore qe ndodhi ne Brodec kohe me pare,ku si une dhe cdonjeri e pyeten veten? cfar ndodhe ketu dhe cfare eshte qellimi e kesaj loje skenare te ''papare''.Nese qellimi i ketije sekenari ka qene qe ti ikin ligjit dhe vuajtjeve te denimeve ata djem te rrinje ateher kan merituar kete gje?po qe per opinjonin e gjere kje eshte me se e pavrtete qe eshte kumtuar nga pala maqedonase,por sa me perket mua qellimi i ketij seknari eshte ''shfrytezimi e ketyre'' personave te pafajshem,i cili skenar ka qene i ka qen i paramenduar nga sherbime shtetrore te cilet duke ndjere ndodhjen e nje procesi te pavarsise te Kosovese,e shfrytezuan receten e njohur duke ndezur konflikt midis fqinjve me qellim te dislokimit te faktoreve relevant dhe nxerejen e shqiptareve si popull konfliktues,ku Top Channel ter ngjaren e Brodecit e para e ka transmetuar dhe me se normale ka qene dore e pushteti qe te nderpritet ritransmetimi i ketij kanali televiziv,ku protagonistet e ketij seknari me se te ''flliqt'' duke perdorur tragjedin e dikujt, me duket eshte be zakon qe me tragjedin e te tjereve te ndertojne karijeren politike,te perfitojne ca poena politike,ku per fat te kqe per palen tjeter qellimi i popullit tone u realizua por nje shakall ku ne si popull ende duhet te luftojme dhe te punojme per bashkimin kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Re: Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni   Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni EmptySat Mar 15, 2008 11:53 pm

Komiteti i Helsinkit - MPB t’i zbulojë torturuesit e Brodecit

Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Hebib-Ahmeti

Komiteti
i Helsinkit i ka bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB)
që të bëjë hetime të mirëfillta për mënyrën se si kanë qenë trajtuar
personat e arrestuar gjatë aksionit policor në Brodec.




Komiteti
Helsinkit vërteton se incizimet e të arrestuarve në Brodec, tregojnë
qartë se të akuzuarit janë torturuar, ndaj dhe kërkon nga MPB të ngre
padi penale kundra personave që kanë kryer veprën penale, torturë ndaj
personave të arrestuar dhe të mos merret me gjetjen e personave që kanë
xhiruar videot me celularë. “Mediat në muajin shkurt publikuan incizime
prej personave të arrestuar në aksionin policor në fshatin Brodec. Prej
incizimeve, sigurisht mund të konstatohet se personi që merrej në
pyetje kishte lëndime në kokë dhe prej lëndimeve të rënda shumë
vështirë mund të identifikohej personi. Po ashtu, nga biseda e tij me
inspektorin, opinioni u vërtetua edhe me mënyrën e veprimit ndaj këtyre
personave gjatë procesit hetues. Me këtë incizim u vërtetuan
konstatimet e Komitetit të Helsinkit në Analizën e publikuar për
aksionin policor në fshatin Brodec të ndërmarrë më 7 nëntor të vitit
2007”, thuhet në raportin e muajit shkurt të Komitetit të Helsinkit.
Komiteti I bën thirrje organeve gjegjëse ta pranojnë gabimin, të
realizojnë hetime të mirëfillta për mënyrëbn se si janë trajtuar
personat e arrestuar në aksionin policor dhe të ngrenë padi penale
kundra të gjithë personave që kanë kryer vepër penale, pa e zbatuar
ligjin në mënyrë selektive.
Në aksionin e policisë në Brodec në
nëntor të vitit të kaluar u vranë gjashtë persona dhe 13 të tjerë u
arrestuan. Organizata për të drejtat e njeriut akuzuan policinë për
keqtrajtimin e tyre ndërsa policia vazhdon të mbrojë tezën se të
arrestuar janë goditur gjatë rezistencës që kanë bërë në momentin e
arrestimit. Po ashtu familjarët e të akuzuarve kanë dëshmi që tregojnë
se të afërmit e tyre janë arrestuar dhe torturuar për vdekje pa asnjë
argument.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Re: Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni   Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni EmptyFri Jul 11, 2008 3:03 am

Kërkohet dënim maksimal për Brodecasit

Dënim maksimal për të arrestuarit gjatë operacionit policor në Brodec, 4 organizatorët në arrati të grupit të armatosur dhe 13 banorë të tjerë të fshatit, të cilat ndodhen në paraburgim, kërkoi të martën prokurori publik Kole Shteriev.

Sipas tij, të dyshuarit në pjesën e dytë të vitit 2007 kanë kryer vepra penale terrorizëm dhe vepra armiqësore ndaj shtetit si dhe kanë pasur më tepër se 30.000 copë armatim të ndryshëm. Duke i kundërshtuar deklaratat e prokurorit publik avokatët mbrojtës deklaruan se të arrestuarit janë të pafajshëm. Avokatët theksuan se faktet e organeve shtetërore dhe gjykata nuk kanë arritur ta dëshmojnë fajësinë dhe për këtë qëllim kërkojnë lirimin e tyre. "Fjala jonë përfundimtare do të jetë e kundërta e asaj të cilin e thotë prokurori dhe kërkojmë nga trupi gjykues të akuzuarit të lirohen nga aktakuza nga shkaku se asnjëra nga provat nuk dëshmoi se ata kanë kryer këtë vepër penale", tha avokati mbrojtës Taip Elezi. "Nëse dënohen me dënim maksimal atëherë do të ankohemi në institucione më të larta gjyqësore të cilat në bazë kushtetutës dhe ligjit i kemi të parapare në kësi raste juridike", theksoi avokati mbrojtës Miralem Asani. Duke iu drejtuar familjarëve të të arrestuarve, prokurori publik tha se policia nuk është fajtore për vrasjen e 6 personave gjatë aksionit policor "Stuhia Malore". Sipas tij organet policore vetëm kanë kryer detyrat e tyre profesionale. Dënimet pritet të jepen pasi të dëgjohen edhe rrëfimet e vetë të akuzuarve. Pas aksionit në Brodec organizata të shumta joqeveritare dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut akuzuan autoritet policore për keqtrajtimin e personave të arrestuar gjë e cila është hedh poshtë nga MPB me arsyetimin se të arrestuarit lëndimet i kanë marrë gjatë rezistencës së tyre për t'u arrestuar nga pjesëtarët e forcave speciale të policisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Re: Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni   Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Top Channel publikon dhunën e policisë sllave në Maqedoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni
» Tensionohet situata në Maqedoni
» Vajzat shqiptare i martojnë me meshkuj sllavë
» Zgjedhjet ne Maqedoni
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: