|
| Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë Tue Sep 02, 2008 1:52 am | |
| Mos formimi i paraleleve shqiptare në gjimnazin e Manastirit, ka lënë në udhëkryq nxënësit e kësaj ana, që prej sivjet duhet të regjistrojnë në mënyrë të obligueshme shkollimin e mesëm.
Ata duhet të zgjedhin, ose të mbesin pa shkollim të mesëm ose të regjistrohen në paralelet maqedonase, alarmon Shoqatës joqeveritare “Kongresi i Bashkimit”. Nga 22 gjysmë maturantët e shkollës së Kishavës, vetëm dy prej tyre kanë regjistruar shkollën e mesme në gjuhën shqipe, në gjimnazin “Ibrahim Temo” të Strugës, kurse të tjerë nuk i kanë dërguar dokumentet në asnjë shkollë”, thotë kryetari shoqatës, Fërgim Demiri. Pak më ndryshe, sipas tij qëndron situata me gjysmë maturantët e shkollës “Goce Dellçev” të Manastirit, nga bankat e së cilës dolën 24 gjysmë maturantë. “Ata kanë vazhduar shkollimin e mesëm, janë regjistruar në paralelet maqedonase, kurse të tjerët nuk janë regjistruar fare”, nënvizon ai. Fajin për dështimin e paraleleve shqiptare, shoqata “Kongresi i Bashkimit” nuk e hedhë vetëm tek organet shtetërore dhe lokale, por edhe tek partitë politike shqiptare. “Ata i ‘minuan’ përpjekjet për krijimin e këshillit të përbashkët të prindërve, për interesa të ngushta partiake, kurse organet shtetërore dhe lokale, respektivisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe te komunat e Manastirit dhe Resnjës, u pozicionuan kundër hapjes së paraleleve shqiptare”, vëren Demiri. “Duke pasur parasysh se numri i nxënësve ishte i mjaftueshme dhe, bile i tepërt, si dhe numrin e mjaftueshme të mësimdhënësve, të gjithë ato organe u vunë kundër hapjes së paraleleve, të cila ishin lejuar me konkurs”, thuhet në regjistrimin e “Kongresit të Bashkimit”. Ata, e akuzojnë prefektin e Manastirit, Vlladimir Talevskit, për të cilin thonë se “përmes aktivistëve partiak të VMRO-së bënte propagandë tek prindërit shqiptarë që ti regjistrojnë fëmijët në paralelet maqedonase, duke i bindur paralelja shqiptare na qenka politike dhe se nuk del gjë prej saj”. Kjo shoqatë, e cila është e vetmja e shqiptarëve të Manastirit, vëren se ato kanë probleme shumë të rënda edhe në nivelin e shkollimit fillor. “Edhe pse kemi profesorë shqiptarë, në shumë lëndë, në shkollat fillore, mësimi zhvillohet me mësues maqedonas”, shkruajnë ato, ndërsa paralajmërojnë sensibilizimin e të huajve me diskriminimin që u bëhet atyre. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë Mon Sep 15, 2008 9:35 am | |
| Shqiptarët e Manastirit kërkojnë pavarësim shkollorë
Pavarësimi i paraleleve shqiptare të shkollës fillore “Goce Dellçev” në Manastir shihet si mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve të shumta që kanë ngulfatur arsimimin e shqiptarëve të kësaj ane.
Mbi 300 nxënës, në shkollën qendrore të qytetit, gjysmat e lëndëve i mësojnë në gjuhën maqedonase edhe pse ligji për arsim fillor e definon shumë qartë se mësimdhënësi duhet ta njohë patjetër gjuhën e nxënësve Nuk është aspak më e lakmueshme situata me qindra nxënës të tjerë në fshatrave Koshavë, Dolencë, Mexhitli, Llazhec apo Zhabjan, të rrethit të Manastirit, kurse në Bratindoll, Terovë, Xhinxhopol dhe Armatush, ku gjithashtu jetojnë shqiptarë, nuk ka asnjë paralele në gjuhën shqipe. Prindërit dhe arsimtarët shqiptarë paralajmërojnë bojkotimin e mësimit nga ana e nxënësve shqiptarë, nëse fëmijëve të tyre nuk u sigurohen arsimtarë shqiptarë, ose arsimtarë që do të jenë në gjendja ta zhvillojnë mësimin në gjuhën shqipe. “Drejtoria e shkollës ‘Goce Dellçev’ ua uzurpon fëmijëve shqiptarë të drejtën e tyre elementare për tu arsimuar në gjuhën e tyre amtare”, alarmon Shoqata joqeveritare “Kongresi i Bashkimit”, ndërsa kërkon që fëmijët të bojkotojnë mësimin. “Më se 40 për qind e lëndëve ligjërohen në gjuhën maqedonishte, edhe pse arsimtarë e profesorë shqiptarë ka me tepricë”, qëndron në apelin e kësaj shoqate. Mirëpo, kuadri shqiptarë, sikurse vërejnë ato, mbetet në jashtë procesit arsimor, ndërsa vendet e tyre të punës ua zënë maqedonasit. Kryetari i shoqatës, Fërgim Demiri, thotë se me bojkotimin e mësimit, mund të vjen deri tek ndarja e shkollës në subjekt të veçantë sikurse ka funksionuar deri në vitin 1981, me drejtor dhe administratë të vetën. “Është koha e fundit kur ky problem duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë, si dhe t’i jepet fund diskriminimit jologjik që po e praktikon pushteti lokal ndaj arsimit shqip në Manastir e rrethinë”, thotë Demiri. Prandaj, shoqata “Kongresi i Manastirit” ka ngritur iniciativë për ndarjen e shkollës dhe formimit të një subjekti të veçantë. Kjo shoqatë do ti përkrahë të gjitha nismat që synojnë të ringjallin shkollimin shqip, në Manastir, qytetin ku 100 vite më parë patriotë të gjitha trevave shqiptare sollën vendim për përdorimin e një Alfabeti të vetëm, të unifikuar të gjuhës shqipe.
Shkelet Ligji “E drejtë kushtetuese dhe ligjore është që nxënësit shqiptar mësimin ta ndjekin në gjuhën e tyre amnore sikurse e përcakton ligji për shkollim fillor, në nenin 66 dhe 67 ku thuhet seç mësimdhënësi duhet patjetër ta njoh gjuhën e nxënësit”, shkruan në apelin e “Kongresit të Bashkimit”. Ata, gjithashtu kërkojnë pavarësimin e paraleleve shqiptare në shkollë të veçantë, sikurse ka funksionuar deri para vitit 1981 e, meqë në “Goce Dellçev” janë 12 paralele në gjuhën shqipe, kurse për formimin e një shkolle nevojiten të paktën 16 paralele, kërkohet që atyre t’ju bashkëngjiten edhe gjashtë paralelet e Kishavës, dy të Dolencës dhe tri paralelet tjera të Mexhitlisë, Llazhecit dhe Zhabjanit.(LAJM)/ | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë Mon Sep 15, 2008 9:38 am | |
| Eshte e drejt te rrime duarkryq te mos i ndimojme keta shqiptare me gjithçka qe te kemi !
Pse duhet te mesoine ne gjuhen maqedonase ? | |
| | | beti Anëtar i ri
Numri i postimeve : 103 Age : 42 Vendi : maqedonij Registration date : 10/09/2008
| Titulli: Re: Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë Mon Sep 15, 2008 2:03 pm | |
| beton nuk ka shum shqiptar ne manastir edhe ata qe jan jan maxhup shqiptar edhe aty kan faj politikant ton te bukur qe sdin hund mi fshij mkan hy me udhheq qeverin | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë Mon Sep 15, 2008 2:07 pm | |
| O beti po si ore maxhup ata jane themelli i gjithe shqiptaris . Kur thua kan faj politikanet jam dakort ,por jo ata maxhup . | |
| | | alban kita Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 35 Vendi : korce Profesioni/Hobi : nacionalizem Registration date : 01/05/2008
| Titulli: Re: Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë Mon Sep 15, 2008 5:28 pm | |
| duhen ndihmuar ata pak shiqptare te manastirit se nqs nuk i ndihmojme do vije dite qe jeta e tyre do jete e pamundur dhe ata do largohen dhe keshtu gjith qyteti dhe rrethinat do tu ngelen maqedonasve.nje fakt interesant:shume shqiptare nga rrethi i devollit po edhe nga fshatrat e korces po martohem,po bejne mbleseri me shqiptaret e pakte te manastirit, kjo eshte dicka pozitive per mendimin ti sepse rritet numri i shqipeve ne manastir.fshatrat perreth qytetit te manastirit kane shqiptare me bollek kurse qyteti ka shume pak dhe kjo eshet per te ardhur keq .ndihmese me e rendesishme qe mund te jepet eshte qe atje te perhape arsimi deh kultura shqiptare | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Shqipëri-Maqedoni, aktivitete për Kongresin e Manastirit Wed Sep 17, 2008 5:59 pm | |
| Shqipëria koordinoh et me Maqedonin ë për 100-vjetorin e Kongresit të Manastiri t, për të cilin festimet do të zhvillohe n në nëntor të këtij viti. Aktivitet et do të organizoh en në Shqipëri dhe Maqedoni në muajin nëntor, për nder të 100-vjetorit të Kongresit të Manastiri t, që hartoi alfabetin e sotëm të gjuhës shqipe. Zv/kryeministri Genc Pollo, në cilësinë e kryetarit të komitetit organizue s, duke vlerësuar rëndësinë historike, jo vetëm shkencore, arsimore e kulturore, por edhe politike kombëtare të veprës së këtij kongresi, shprehu angazhimi n e plotë të qeverisë shqiptare për ta përkujtua r atë në përmasat e cilësinë e merituar. Ky komitet do të koordinoj ë punën me Akademinë e Shkencave të Shqipëris ë, atë të Kosovës, Qendrën e Studimeve Albanolog jike në Tiranë, fakultete të ndryshme dhe qendra të tjera brenda e jashtë vendit për tërësinë e aktivitet eve që do të mbahen jo vetëm në Shqipëri, por do të bashkëren dojë punën dhe tërësinë e aktivitet eve që do të mbahen me këtë rast në Maqedoni. Kryeminis tri Berisha, nga ana e tij, tha se shteti shqiptar e mbështet fuqimisht implement imin e Marrëvesh jes së Ohrit dhe se me vëmendje e ndjekin këtë proces. Numri një i qeverisë shqiptare e uroi zëvendësk ryeminist rin e Maqedonis ë për formimin e qeverisë së re dhe kërkoi që të zbardhen incidente t parazgjed hore që u shënuan në mes subjektev e politike shqiptare dhe shprehu dëshirën e tij që incidente të tilla mos të përsërite n më, kur dihet se interesi i përbashkë t i vendeve të rajonit është anëtarësi mi në NATO dhe BE. | |
| | | beti Anëtar i ri
Numri i postimeve : 103 Age : 42 Vendi : maqedonij Registration date : 10/09/2008
| Titulli: Re: Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë Wed Sep 17, 2008 6:01 pm | |
| o beton a je kon ne manastir qka po fol kan hikur krejt nga manastiri ska mo shqiptar kan mbet vetem shqiptaret magjup krejt jan shperngul neper vende te evropes ose kan ardhur nga pjesa perendimore | |
| | | beti Anëtar i ri
Numri i postimeve : 103 Age : 42 Vendi : maqedonij Registration date : 10/09/2008
| Titulli: Re: Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë Wed Sep 17, 2008 6:02 pm | |
| biligoa ne cilen gazet e more kete qe ke shkruajt ka demethenje te madhe manastiri po ka pas dikur ma nuk ka | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë Fri Nov 21, 2008 12:25 am | |
| Po te kishin kater koqe mend ne koke, politikane trufshire te BDI ose te PDSh, do te kerkonin me ngulm decentralizimin e Manastirit, dmth pjeseve ku ka shqiptar te formohet nje komune shqiptare e Manastirit. Kjo meqense per makosllavet e Struges s'eshte pertuar dhe u eshte dhene nje njesi komunale e Vevcanit e perbere ne menyre homogjene nga makosllavet. Ose si ne Kosove, ku ne cdo vendbanim te banuar me me shume se 5000 banore 75% e te cileve serb, hop nje komune e re serbe. Shqiptaret duhet te kerkojne decentralzim ne keto pjese te Ilrides: Manastir, Krusheve, Brod, Demir Hisar, Oher, etj. | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë Fri Nov 21, 2008 3:02 am | |
| | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë Fri Nov 21, 2008 1:20 pm | |
| - Shqipo_ shkruajti:
- Edhe Prespes... :-)
Natyrisht, Shqip_ se edhe per Resnjen duhet kerkuar decentralzim. Le te ndahet shapi nga sheqeri. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë | |
| |
| | | | Shqiptarët e Manastirit jashtë procesit mësimorë | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |