Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT Empty
MesazhTitulli: KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT   KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT EmptyThu Nov 20, 2008 9:02 pm

Kongresi i Manastirit, i mbajtur para nje shekulli, eshte bere projekti i një Platforme te mbare nder shqiptaret, dhe sot ne rikujtimin e 100 vjetëve të mbajtjes se tij, rikthehet me aktualitetin dhe gjallerine e asaj jehone, u kundervihet tendencave anatemuese, dhe na obligon ne , të bëjmë për brezat rikapitulimin e një bilansi që flet per fitore kapitale ne meridianin mbarëshqiptarë, se vepra e kurorëzuar nga mendjet e ndritura të Rilindasve tanë mbetet vula e perjetshme e qëndresës heroike!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT Empty
MesazhTitulli: Re: KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT   KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT EmptyThu Nov 20, 2008 9:12 pm

Kjo ngjarje e madhe para nje shekulli, nuk ishte vetem procedurë vendosëse se si, dhe me cilat shkronja do ta zhvillojnë komunikimin e gjuhës shqiptarët e përballur nga të gjitha anët e një tendence me oreks gllabërues dhe goditës deri në asimilim nga ndjenja e fqinjëve sllav! Ndikimet politike dhe ato te Patrikanës ortodokse sllave patën një influence te madhe me perpjekjet e vazhdueshme që të mbjellin farën e ndasisë në mendjen dhe shpirtin e të shiturve që i përvetsonin. Kjo rezultantë e strategjisë së ndarjes dhe e copëtimit të trungut dhe mendjes shqiptare kishte nisur qysh moti në Shën Stefan dhe perfunduan në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ku shqiptarëve dhe territorit të tyre u ranë me gërshërë ndarjeje për ta ndarë nga trungu gjymtyrët që do ti mungonin Amzës së zhvillimit natyral ! Ishte ajo koha e diplomacise hipokrite me sponsor nga c**** i rusosllavisë që e beri të pamundur zhvillimin e shqiptarëve në një terësi etnike natyrore, per te vene ne funksion mekanizmat e arbitrazhit përndjekës deri në zhberjen toitale të identitetit shqiptarë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT Empty
MesazhTitulli: Re: KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT   KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT EmptyThu Nov 20, 2008 9:54 pm

Kongresi i Manastirit i mbajtur nga data 14 deri me 22 nëntor 1908, u be jehona e kushtrimit të përjetshëm.Shkronjat shqipe që përfundimisht do te mbjellin ugarin e shqiptarisë, u bene fara e një rrezedrite për zhvillim, jo vetem ne ngritjen e nivelit te kultures dhe identitetit shqiptarë , por ,njëkohësisht u bënë edhe urdheroret e një sendertimi simfonik, se si do të jehonte në atmosferën e zymtë të robërisë strategjia mbrojtese e Atdheut.
Me ato shkronja të shenjta u be unjesimi i gjuhes shqipe,
Me ato shkronja te shenta u be ekuilibri harmonik shqiptarë,
Me ato shkronja te shenjta nisi procesi i racionalizimit të pjesëve të cunguara drejtë tërësisë se mbetur skelet,
dhe ;
kur e kur u dha kushtrimi për liri,
dhe;
kur e kur u shkrua legjislativa per gjymtyret e ndara e te perçara,
dhe;
kur e kur ia behen si llava e vullkanit traktet, parollat, poezitë, rrefimet, këngët, vajet, për Atdhedashurinë, nëpër qendrat e Evropës dhe të Amerikës, të nxierrin nga tabuja e harresës Kodin e shenjtë të shqiptarëve kundrejtë blasfemisë që bënte arbitri djallzorë i tiranisë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT Empty
MesazhTitulli: Re: KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT   KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT EmptyThu Nov 20, 2008 10:45 pm

Me shkronjat e ABCsë së shqiptarëve, u ballafaquan dhe u ngatërruan armiqtë që shkruanin gjithçka që të orientonin shqiptarët në polet e ndasisë dhe u hapte reaksionet e brendshme të proceseve të burgosjes, përndjekjes, vrasjas. Megjithatë shenjtëria e shkronjave shqipe siç janë ë y rr th dh , i pamundësuan hibridët e ortodoksisë sllave, dhe ata jo vetëm që lakuriqësonin gjymtyrët vrastare por, rrëfenin edhe ndjenjën e djallit që e mbanin dhe e kultivonin në mendjet kriminale.Por, vyshkeshin e perthaheshin nga vështrimet dhe tingëllima shqipe që unjësonte çdo ditë mendimet e lirisë dhe pavarësisë.
Gjithë kjo sfidë shekullore, nëpër të cilën pati ngritje dhe rënie, goditje në pikëpamje të veçanta dhe të tërësishme, e mundësoj hapjen e kapitullit të përballjes kundër politikës dhe strategjisë së nënshtrimit.Shqiptarët sa herë që goditeshin deri në shfarim, përsëri ringriteshin të kurorëzojnë Lëvizjedn Kombëtare Shqiptare ku Platforma e unjësimit të gjuhës dhe shkrimit shqip ne shpirtin dhe trungun e Atdheut , mbeti vulë përjetësie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT Empty
MesazhTitulli: Re: KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT   KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT EmptyThu Nov 20, 2008 11:05 pm

Me jetësimin e ABC së nuk u ndërprenëkonfrontimet, goditjet, strategjitë robëruese të drejtuara kundër shqiptarëve. Përkundër, ata hartuan projektet tinzare dhe dita ditës motivuan,sponsorizuan dhe udhehoqën copëtimin, gjakderdhjet,anatemat që i zhvilluan në arenënb e zhbërjes së shqiptarëve.Vetëm shkronjat e shenjta të sjellura në Kongresin e Manastirit mbetën pa goditje :
-Ato që nga vajja e lindjes së shqiptarit e derit ek rënkimi i fundit nga jeta, ringritën lavdinë, qëndresën, jehonën e lidhjes shpirtrore gjithëshqiptare,
-Ato, që nga fjala e parë nënë e deri tek lamtumira e fundit i mbetën shqiptarit epitaf i shkruar në vetëdie, se ia dëshmojnë përkatësinë e identitetit të shtrydhur,
-Ato , shkronjat shqipe te sjellura ne Kongresine Manastirit ia ruajtën gjuhën e zjarrtë të Perëndisë edhe Pelisterit shekullor që në heshtje e rënkime, shikoi dhunën, zjarrin dhe shfarosjen e shqiptarëve të Pellagonisë !
-Ato, shkronjat e ABCsë së Kongresit të manastirit u bënë llambadar kryesor i çështjes mbarëshqiptare dhe në pararojën e tyre shqiptarët me to shkruajtën Himnin, madhëruan Flamurin, u kënduan luftëtarëve dhe martirëve të idealit që ranë për Pavarësi dhe Bashkim kombëtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT Empty
MesazhTitulli: Re: KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT   KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT EmptyThu Nov 20, 2008 11:30 pm

Me ato shkronja të shenjta, edhe sot hapin Abetaret në klasë brezat që në hapsirën e zymtë të robërisë nga xhuxhëria ideologjike e kallkanëve dhe tiranëve mësuan vjershat e para se si të këndojnë për ata që ua kishin vrarë e mohuar të parët. Vetëm shkronjat e shenjta te shqipes sikur dilnin nga brendia e asaj llave vullkani dhe harmonizonin qëndrimet polarizuese, duke i unjësuar shqiptarët të nisin rrugën e mbarësisë. Sot, për ato shtigje, ma i arsyeshëm se kurrë , Kongresi i Manastirit shpalos horizontin e gjeopolitikës edhepse, pavarësisht se në të marrin pjesë gjymtyrë mohuese të kolonistëve, sigurisht, për brezat që vijnë do të bëhet arena e mirëqenies mbarëkombëtare të bashkuar!....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT Empty
MesazhTitulli: Re: KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT   KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KONGRESI I MANASTIRIT
» Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe.
» Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombëtar
» Shqiptarët mes unitetit dhe përçarjes gjatë dy pavarësive
» KONGRESI I PARE NDERKOMBETAR "PEGASI" ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: