Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KONGRESI I MANASTIRIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

KONGRESI I MANASTIRIT Empty
MesazhTitulli: KONGRESI I MANASTIRIT   KONGRESI I MANASTIRIT EmptySat Nov 05, 2011 2:09 am









Dr.sc.Ilmi VELIU

NGA ILIRISHTJA DERI TE KONGRESI IMANASTIRIT


Dëmin më të madh që i ja kanë bërë ndonjiherë gjuhës, identitetit dhe kulturës shqiptare jënë sllavët. Prokopie i Cezaresë shkruan se sllavët kaluan lumen Danub dhe bënë masakra të papara mbi Ilirikët, deri në Epidamn. Krahinat shqiptare nën administratën e prefekturës së Ilirikut, pastaj Arberia, dy dibrat e Maqedonia e sotme kanë qenë shumë të shkatërruara. Prokopie thotë se Antët dhe Sllavët në vitin 550 hynë thellë në pjesët e Ballkanit dhe pas shkretimeve të shumta u vendosën këtu sikur të kishin qenë tokat e tyre. Pra në sh.VI-VII në kohën e kolonizimit sllavë, kulturës dhe gjuhës iliro-arbërore, kishës së krishterë shqiptare, organizimit fetarë e kulturorë, iu dha një grusht shkatërrues që solli deri te asgjasimi dhe zhdukja e dokumentave të shkruara që sot neve do të mund të na dokumentonin mbi shkrimin dhe përdorimin e gjuhes ilire.
Për shkatërrimin e kishave shqiptare në këtë kohë, na njofton Teofillakti i Ohrit në mbishkrimin e tij kishtarë (”Tiveriopolski maчenicи) ku thotë se sllavët dhe avarët i rrafshuan me tokë ndërtesat kulturore dhe objektet e bukura fetare të Zotit ku faleshin ilirët. Në “Чudata na Sv. Dimitrija Solunski” njoftohemi se edhe knezët e fiseve slave të ardhur në Ballkan, silleshin me ilirët vendas si me armikun më të madh.
Teofilakt Ohridski, `itieto na Tiveriopolskite Maчenici” thotë se sllavët nuk kanë ditur për emrin e Krishtit dhe i jenë falur diellit, hënës ose yjeve, dhe krishterizmin e kanë pranuar kur kanë ardhur në Ballkan në mesin e ilirëve.
Nga këta burime shihet qartë se sllavët të cilët aq shumë mburren me pranimin e krishterimit, duke thënë se e kanë pranuar atë para dy mijë vitesh, del se ata e paskan pranuar krishterimin nga populli më i vjetër i këtyre trojeve – shqiptarët, dhe kishat për të cilat pretendojnë që t’i ruajnë nga shqiptarët, qenkan të vetë shqiptarëve.
Dëmet dhe shkatërrimet vazhduan edhe në shekullin e 13 kur Kral Milutini zgjeroi kufijt e shtetit serb drejt tokave shqiptare dhe urdheri i Car Dushanit që të sllavizoheshin te gjitha toponimet shqiptare, po edhe emrat dhe mbiemrat e tyre. Nga e gjithë kjo e kaluar kaq e errët e shqipes, kuptojmë se ishte e pa mundur që të ruhej ndonjë dokument i shkruar i shqipes, edhe pse është e mundur që dikund në ndonjë arhivë te jetë ruajtur ndonjë dokument i shkruar iliro-arberisht, po edhe me shkronja greke latine ose edhe ndonjë alfabet që e kanë përdorur vetë Ilirët ose Pellazgët.
Që të mos mbesë përshtypja tek joshqiptarët se shqipja fillon me Kongresin e Manastirit, unë, jo si gjuhtarë por si historian, do ta themë fjalën time për Historinë e gjuhës më të vjetër të Ballkanit po edhe të Evropës, duke u nisur nga fillimi dhe duke u bazuar në dokumente dhe autorë që deri më tash shkruan për shqipen.
Nga shumë teori që jënë përmendur deri më tash, për ilirishten dhe origjinën e ilirëve, padyshim më e përhapura është ajo të cilën më kjartë e formuloi Alojz Benac nga Sarajeva. Në teorinë e tij ai thotë se nga Pellazgjishtja rrjedh ilirishtja dhe se nga Pellazgët rrjedhin parailirët, protoilirët, Paleoilirët dhe ilirët. Ky ka qenë një proqes shumë i gjatë i lindjes së Ilirishtes dhe Ilirëve, thotë ai. Duke studjuar, hulumtuar dhe analizuar mbeturinat materiale të zbuluara në varrezat dhe themelet e objekteve të lashta që i kanë përdorur Ilirët dhe duke studjuar gjuhët të cilat gjuhë i kanë përdorur popujt e lashtë të Ballkanit dhe duke i krahasuar me fjalët e shqipes së sotme mund të vërtetojmë se shqipja është pasardhëse e Ilirishtes dhe Pellazgjishtes.
Shkënctarët si Straboni, Julius Pokorni, Qiro Truhellka duke hulumtuar origjinën e Ilirëve kanë ardhur në përfundim se Ilirët kanë origjinën nga Pellazgët dhe ate nga një popull shumë i lashtë parapellazgjik që ka jetuar në Azinë Qëndrore ose Veri të Indisë me emrin Arianët. Në fillim te kohës së Bronzit Arianët kanë filluar të shkëputen nga vendbanimi i parë dhe të dynden drejt perëndimit. Në Evropë takohen me popullatë vendase, dhe pas një kohe të gjatë bashkëjetese, vjen deri te përzierja e tyre dhe lindja e një populli të rijë që në histori njihet me emrin Pellazgët.
Shkencëtarët që merren me hulumtimin e gjuhëve mendojnë se fjalët e shqipes së sotme kanë lidhje me gjuhën që kanë përdorur Arianët, më vonë Pellazgët dhe Ilirët e që jënë fjalë të gjuhëve japetike të cilës familje gjuhësh i takon edhe shqipja. Duke u mbështetur në vërtetimet gjuhësore dhe dëshmitë historike, vimë në përfundim se shqiptarët bëjnë pjesë në bashkëfisërinë Japetike dhe se jënë pasardhës të vërtetë të Arianëve prej të cilëve lindën Pellazget dhe prej tyre thrrakët e Ilirët.
Gjeografi i njohur Straboni ka thënë se Pellazgët kanë qenë një fis i madh ose një shtet i madh e që kanë qenë stërgjushërit e shqiptarëve të sotëm dhe kanë qenë të përhapur edhe në Azinë e vogël, në Thrraki, Maqedoni, Epir, Iliri, Ishujt e Detit Mesdhe, Greqi, e Itali.
Historiani bizantin Julius Pokorny mendon se Ilirët kanë lindur dhe jënë formuar në fillim, rreth lumit Iler në Gjermani, dhe me vonë shpërngulen në Ballkan dhe nga ky lum e marrin edhe emrin. Arkeologu nga Bosna, Qiro Truhelka mendon se emri Ilir spjegohet me fjalën shqipe të jeshë i lirë dhe se gjuha shqipe ka qenë ajo që e kanë përdorur ilirët dhe se emri Ilir është i kohës pellazgjike ose edhe ariane.
Një varg dietarësh të shquar, historianë, arkeologë e gjuhtarë kanë sjellur një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të shqipes. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e shqipes e ka dhënë njeriu shumë i shquar i fjalës shqipe Eqrem Qabej, i cili ka sjellur edhe argumente të fuqishme shkencore në mbështetje të tezës ilire. Ai në studimet e tija ka dhën tri teori rreth origjinës së shqipes:
-Shqiptarët rrjedhin nga Ilirët dhe shqipja nga Ilirishtja
-Shqiptarët dhe gjuha shqipe rrjedhin nga Thrrakët dhe thrrakishtja
-Shqiptarët rrjedhin nga përzierja iliro-thrrakase, dhe gjuha shqipe është përzierje ilirothrrakishte.

Si dëshmi se shqiptarët rrjedhin nga Ilirët, Eqrem Qabej përmend edhe atë se
-Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire, dhe nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga viset e tjera, në trojet e sotme, dhe një pjesë e elementeve gjuhësore si emra vendesh, fisesh, njerzish etj, të njohura si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
-Format e toponimeve të lashta të trojeve Ilire-shqiptare të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth, kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolse, pastaj marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë, këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
-Të dhënat arkeologjike, materijale e shpirtërore, dëshmojnë se gjuha shqipe ka vijimsi dhe se vetë shqiptarët kanë vijimsi kulturore nga Ilirët antikë tek shqiptarët
---Historianët bizantinë të sh.15 shqiptarët i quajnë Arvanitis, Alvanus, Ilirius, Trivalius.
---Halkokondil- thotë se shqiptarët dhe Maqedonët antik rrjedhin nga Ilirët dhe gjithë sëbashku nga Pellazgët.
---Thunmann Lajpcig, shqiptarët jënë pasardhës direkt të Ilirëve, Pirros Teutës e Gentit.
---Malte Bruni, Paris, thotë se shqiptarët jënë pasardhës të Ilirëve.
---VViliam Laek që më 1814, thotë se Shqiptarët janë Ilirët e vërtetë.
---Falmerajer, Minhen, 1857, thotë se gjuha shqipe nuk ngjan me greqishten turqishten e as me ndonjë dialektë sllav që fliten ne jug të Danubit.
----Konstantin Paparigopulos Athinë,shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire.
----Jakov Thomopull në veprën e tij voluminoze me titullin “Pellasgjika”, duke krahasuar fjalë pellazgjike me fjalë shqipe, mundohet të provojë se shqiptarët jënë pasardh të Pellazgëve dhe shqipja pasardhëse e pellazgjishtes.

Duhet përmendur edhe tri teoritë mbi origjinën japetike të gjuhës shqipe e që jën:

Teoria e Parë, se shqipja rrjedh nga Ilirishtja, përfaqësues të të cilës jënë :
1.Gustav Majer
2.Leibnitz
3.Thunmann
4.Dielenbach
5.Falmerayer
6.Hahen
7.Neibuher
8.Benley
9.Mikloshich
10.Paul Kretchmer
11.Francesco Ribezzo

Teoria e dytë, se gjuha shqipe rrjedh nga thrrakishtja. Përfaqësues jënë:
1. Potti
2. Gomasçek
3. Vasmeyer
4. Herman Hirt
5. VVhatmogen
6. Gustav Voigand
7. Skuchard dhe
8. Hasdeun

Teoria e tretë,se shqipja është përzierje e ilirio- thrrakishtes, përfqësohet nga:
1.Arbos Zhubanvill
2.Carl Patch
3.Baron Nopsa,
4.Norbert Jokli,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KONGRESI I MANASTIRIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT
» Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe.
» Nga Kongresi i Dyte (IV) i Levizjes per Lirimin e Tokave Shq
» KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR
» Kontributi i kerçovarëve per Kongresin e Manastirit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: