Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe.

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
morena
Anëtar
Anëtar
morena


Numri i postimeve : 298
Registration date : 21/03/2008

Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe. Empty
MesazhTitulli: Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe.   Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe. EmptyThu Mar 05, 2009 10:15 am


Gjatë
zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një
nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Megjithatë, mendimi i
përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme
për prodhimin e letërsisë shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë
arsye, shoqëria aktive dhe idealiste "Bashkimi" në Manastir, thirri
Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të
njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë
shqiptare. Prandaj më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i
Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të
gjitha anët e Shqipnisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani,
Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh
Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë
kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe
Dituria. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e
shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga
Korça si dhe 11 antarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare
te fese moslemane, katolike, ortodoksë, protestant, njerës të ditur dhe
te gjithë erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një qëllim të
madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku
të gjithë pjesmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të
gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha jonë Shqipe
të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me
alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj otomanëve
qoftë ndaj grekërve. Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë
alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me
alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona.
Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në
Janinë për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për
të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një
gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit,
gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo
përshtatiet e tyre, vendosmëria e delegatë vepër t'i kthyer sytë nga
përëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e panvarësisë, gjë që
nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse
greke dhe aleatët e tyre sllavë.

Ndre Mjeda, një studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë:

Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Përmbi erë, ** nep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundë e majë nji asht Shqipnia,
e nji gjuhë t'gjith na bashkon.
Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup
tregëtarësh atdhetar moslemanë shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit
shpejtë u bë e njohur në të gjithë Shqipninë si shpërndarëse e librave
dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17
vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në
lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavëshme Bashkimi i Kombit
si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.

Ndërkohë çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e
dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe.
Babë Dudë Karbunara (1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte
ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi
gjatë kremtimit të meshës të lexonte ungjullin në gjuhën shqipe dhe
kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë otodoksë dhe më
1895, fanatikët i dogjën të tërrë shtëpinë. Prifti ortodoks kapedan
Stathi Melani vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah
fshat më fshat në Shqipninë e jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe
kishën shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra në sy të
autoriteteve turke. Tri herë turku ja dogji shtëpinë dhe librat shqip,
por At Melani nuk pyeti. Më 24 Dhjetor 1917 At Stathit i kishin zënë
pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, të cilët e vranë duke i
prerë kokën At Stath Melanit.

Petro Nini Luarasi (1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që
punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i
shkollës së djemëve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte fshati në
fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 Shtator 1892, peshkopi i
Kosturit Fillaterri nxorri një lajmërim me titull "Mallkimi i
shkronjave shqipe". Më 1909, qeveria turke mbylli të gjitha shkollat
shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjitha librat,
dokumentat dhe letërsia shqipe. Gjendja politike në vend në atë kohë
ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast. Për atdhetarët
shqiptarë u bë më se nuk do t'i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të
larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në
atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në
shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatë,
gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët
shqiptar u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet
turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të
shkolluar.

Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu
brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe
klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të
shkolluar të gjuhës shqipe. Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore,
Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të
Shqipnis, nga data 20 deri 27 Gusht të 1909. Në këtë Kongres
tetëditore, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë
vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u
vendos që të themelohet "Shkolla Normale në Elbasan" një shkollë
gjashtëvjeçare për pregatitjen e mësuesve të rinjë. Njerës të mësuar në
Universitetet e huaja Evropjane u gjetën dhe u caktuan për të formuar
trupin pedagogjik.

Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të
Klubeve Shqiptare në Shqipni dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte
pëhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politik. Klubi
korçar "Përparimi" u caktua si qëndra financiare, që do të adimistronte
ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia
kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të
Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin
gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anemban Shqipnis. Më 18
Nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, "Përmbajtjen e Shkollës Normale të
Elbasanit duhen, para, para e më shumë para". Nuk është e vështirë të
përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një
propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatëshme, Shkolla
Normale Elbasanit vazhdoi të pregatiste pionierët e arsimit për
Shqipnin që po rilindëte. Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj
Gurakuqi që vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me këtë emër. Shkolla
Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143 nxënës.

Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqëve të
gjuhës shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista
shqipe, që botoheshin në Shqipni dhe në kolonitë shqiptare jashtë
vendit. Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga ky
shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar
shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Në Vlonë atdhetarët e
ndershëm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll,
kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipnia, nga frika e
vrasjes. Në Gjinokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi,
u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së
parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Zhonturqit i
kishin vënë detyrë vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët
e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin
keq më keq.

Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi mosleimanët
injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si
turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e
atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perendimore ishte një përçmim
për fenë moslemane. Njerës të paditur dhe injorantë formuan me
mbështetjen edhe të Qeverisë së Zhonturqëve në Stamboll shoqërinë
Mahfeli me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit
në shqip. Në fundë të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e
gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anemban
vendit. Gjithashtu, nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do
të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Shoqëria reaksionare "Mahfeti" me
mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me
gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një
miting proteste, ku 7000 njerës protestuan kundra përdorimit të
shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Kështu po atë muaj protestat
vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 mijë vetë dogjën në qendër të
qytetit abetaret shqiptare me gërma arabe, të dërguara nga Stambolli.

Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e
Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një
grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje
të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60000 katolikë dhe
mysliman të ndershëm shqiptar, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më
parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine.
Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë,
Frashërë, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t'ia dinin. Atëherë në mars
të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të
vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronjua latine dhe
protestat kundër vendimit të padrejt të Qeverisë Turke.

Gazeta atdhetare "Shkreptina" e Kajros botoi një momerandum të hartuar
nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipnis. Në të theksohej se
qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të
luftuar për ‘'lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin
kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga
qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e
gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte
me mesazhin: “E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e
perandorisë Otomane le ta dijë mirë se t ë gjithë shqiptarët, gegë e
toskë, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri
kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri”.

Edhe në këtë luftë, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe
mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis
pengimeve, nga armiqtë e afërmt dhe të largët, shkolla shqipe fitoi nga
veriu e deri në jug të Shqipnis dhe pregatiti breza të rinjë
atdhedashës. Megjithëse ky zhvillim kulturor ishte përfytyruar si jo i
dhunshëm, shpejt ai ishte kthyer në një zjarr të rrezikshëm. Që
shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal
Vlona, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësinë e Shqipnisë më 28
nëntor të 1912 në Vlorë. Mbas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe
Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht të banuara nga shumica
popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavët. Të gjitha dyqanet dhe
librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga
serbët, disa u burgosën. Popullata moslemane shqiptare u detyrua të
braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ata familje ortodokse
shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u nënshtruan
duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
morena
Anëtar
Anëtar
morena


Numri i postimeve : 298
Registration date : 21/03/2008

Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe.   Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe. EmptyThu Mar 05, 2009 10:15 am

Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombëtar
Veprimtaria kombëtare, ose më konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe
gjithë proçeset që shkojnë në favor të çështjes kombëtare kanë patur
momente kur janë lartësuar, kanë qenë të çmuara dhe të domosdoshme për
kohën dhe rrethanat ku edhe ishin të krijuara ose të inicuara, dhe, ka
patur momente kur kanë patur rrënie, rrënie jo nga vet koha, por
zhdukje me qëllim për të humbur ose ndaluar realizimin e idealeve. Në
periudhën para 1908, dimë se në çfarë kushte kanë punur atdhetarët
tanë, sidomos ata që merej me aktivitete letrare ose kulturore. Duke
marrë parasysh se territori shqiptar ka qenë i ndarë në 4 vilajete, ai
i Kosovës, i Shkodrës, Janinës dhe i Manastirit, secili vilajet ka
patur nga ndonjë ose nga pak më shum figura me të cilët ne sot mburremi
dhe do të mburremi edhe më tepër sikur ta dimë saktësisht mënyrën të
veprimitarisë së tyre. Dua të them, që të gjithë në mënyr të vet kanë
punuar duke iu përshtatur kushteve dhe rrethanave. Atdhetarët e
Shkodrës e përdornin alfabetin e “Agimit”, gjithashtu edhe ata të
Kosovës ose gegët me një fjal shërbeheshin me alfabetin e
lartpërmendur. Toskët ose banorët të vilajeteve dy që na mbetën
shërbeheshin me atë latin dhe ai i Samiut ose i “Stambollit”. Ishte
vështirësi për botuesit të librave, sepse ishte rëndë për t’u gjetur
shtypshkronjë e cila i përmban këto germa, përveç ajo e alfabetit
latin, për të cilin alfabet ka patur shtypshkronja në tërë Evropën.
Dallimi që ka ekzistuar ndërmjet alfabeteve të ndryshme e bëri që të
sillet vendim për krijimin e një alfabeti, një për të gjithë dhe i
pranishëm nga të gjithë. Fjala vjen, kur erdhi momenti që të tre
alfabetet të bashkohen në një, sepse, sipas planit të Kongresit, duhej
që të formohej një alfabet, një kombinim nga ata që ekzistonin dhe
alfabetet ekzistues të liren mënjanë, kjo solli pra edhe mosmarëveshjet
ndërmjet përfaqësuesve ose themeluesve të alfabeteve në fjalë, sepse
secili e mbronte të vetin. Ka qen tepër vështirë që të sillej vendim i
cili do t’ia plotësonte dëshirat të gjithëve. Edhe vet themeluesit të
alfabeteve të ndryshëm nuk ishin më faj që pa bashkëpunim krijonjin
vepra individuale, sepse të rihej dhe të pritej kaq kohë d.m.th. deri
më 1908-ën ishte mëkat dhe dobësi e madhe për letërsinë shqipe, sepse,
rrethanat ishin të tilla që ishte patjetër për të botuar libra dhe
punime të ngjajshme. Ishte medoemos, sepse gjuha nuk përparonte,
shkolla nuk ecte përpara, punimet nuk do të kishin vlerën e tyre pa një
alfabet të vetëm. Ky pra ishte hapi i parë drejt bashkimit etnik duke
parë nga një aspekt. Nëse vazhdohej në këtë mënyrë dhe të mos ish
krijuar një alfabet i ri si që ishte ose si që është ky i Manastirit
ose alfabeti i “Bashkimit”, a vall sot ne shqiptarët do të ishim në
këtë gjendje? Është realitet kur themi se alfabeti ne bashkoi. (na
bashkoi si komb e jo teritorialisht) Në atë periudhë ishte rëndë dhe e
palogjikshme që një njeri të mund të paramendojë se çfar mund të
ndodhte me botën shqiptare sot, ose mbas 100 vjetëve. Ose kemi patur
fat që u soll vendim për përdorim të alfabetit latin, ose ata të cilët
e përmbanin kishin patur vizione të zhvilluara dhe burrërisht qendruan
prapa interesave mbarkombëtare. Me vetë themelimin të Alfabetit të
Manastirit, shqiptarët treguan se janë popull i civilizuar, po i
afrohen botës së qytetërimit, një alfabet i njësuar ishte fillimi i
letërsisë mbarë shqiptare. Duke lexuar mjaft vepra dhe fejtone lidhur
me këtë temë, si nga autori Reshat Nexhipi, Tomor Osmani, etj.,
konstatova se meritat më të mëdha për bashkimin të tre alfabeteve pa
tjetër që i ka patur dhe i ka klubi “Bashkimi”, por ai që e nxiti edhe
më tepër punën del se është Gjergj Fishta. Kjo vërehet kur ai paraqitet
në foltore dhe drejtohet para të gjithëve me fjalët: “S’kam ardhur që
të mbroj asnjë alfabet, por, të mbroj një alfabet të përbashkët”. Me
fjalët e tij, në punimet e këtij Kongresi, tregoi që nuk kish ardhur
për të përçarë por për të bashkuar. Dhe ai që e kuptoi dhe që e ndjeu
vlerën të këtyre fjalë sma mer mendja që se ka përmbajtur një alfabet
të përbashkët. Nuk ishte gjë e rastit kur një nga të pranishimit, fjala
vjen, kleriku musliman Ibrahim Efendiu del në foltore dhe me lot në sy
e përqafon Gjergj Fishtën duke e kuptuar rëndësinë të fjalëve të tij.
Por, kishte të tillë që e mbronin të veten, dhe ishte e logjikshme që
ta mbrojnë, sepse, ende nuk kuptonin se çfar do të fitohet me alfabetin
latin, ndërsa këta që ishin organizator, ose ideologëve që iu kujtua
nuk mundnin të shprehen haptas për shkak të prezentës të mjaft
“jabanxhinjëve”, si që ishte valiu i Manastirit, etj. Rymat sundonin
rreptë duke i mbrojtur alfabetet vendase. Përpjekjet e atdhetarëve
shqiptarë për të zgjidhur çështjen e një alfabeti të vetëm u dendësuan
shumë. Por, në mënyrë direkte ose indirekte u pajtuan pothuajse të
gjithë dhe fund i fundit, shqiptari kur është në pyetje interesi
kombëtar nuk e kursen as veten. Shkurt, vendosmëria e delagatëve,
synimi kah përëndimi i intelektualëve shqiptar ishte aq i fuqishëm sa
që si dilte për ball as propaganda greke, sllave dhe as ajo turke. Dhe
në fund delegatët nuk u dëshpëruan, përkundrazi atë zgjidhje që i dha
Kongresi i Manastirit, mësimin e alfabetit të shqipes, e konsideronin
si një fitore të madhe që arriti që t’i bashkoj shqiptarët dhe kështu
t’u japë një shtyllë të fuqishme gjuhës dhe shkollës. Bashkim i
Gegërisë dhe Toskërisë. Theksova pra më sipër ce ka patur edhe momente
të rënies, këto ishin pra ato momente të rënies, diçka që e ke kriuar
vet, me sakrifica të mëdha, duke menduar se ajo është e vërteta, duhet
në një moment ta hedhësh ose ta lësh prapa në histori. Politika e
armikut e cila i perngjante tepër asaj “përça dhe sundo” u zhduk nga
atdhetarët të cilët pa rezervë dhan kontribut për bashkimin e popullit.
Pra, ka patur metëvërtet momente të rënda të papërshkruara, dhe mos
themi edhe njëher se çfar bën shqiptari kur është në pyetje interesei
kombëtar. Tani do të këthehem prapa. Çfar do të ndodhte me shqiptarët
nëse Kongresi mbaronte pa efekt? Çfar mendimi do të kishte për ne bota
sot nëse e përdornin alfabetin arab, ose Amerika dhe Evropa, të jem më
i qartë? A vall nuk e përforcojmë tezën për lashtësinë e gjuhës shqipe
me përdorimin e alfabetit latin, e cila tezë është vërtetuar në
institutin e gjuhëve në Zvicër, ku në mënyrë figurative në formë të një
druri, gjuha shqipe e ka vendin ose e mban vendin e rrënjës? Dhe më në
fund thjesht të them, a vall do të egzistonim si komb? Kongresi i
Manastirit nuk e përqëndroi vëmendjen vetëm në problemin e zgjidhjes së
alfabetit të të gjuhës, por edhe në çështje të rëndësishme politike. U
vendos që të shpallej si klub qendror klubi “Bashkimi“ i Manastirit,
ngase luajti një rol të rëndësishëm për shkrimin dhe shkollën shqipe, i
shërbeu ngritjes së ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar dhe
unitetit të tij. Kongresi i Manastirit, me atë që e bëri, që krioi një
alfabet të ri, jo vetëm që u mundësoi shqiptarëve të ken një alfabet të
përbashkët, por njer për çdo her u krye problemi rreth shqiptarizmit
anemban botës. Një komb, një gjuhë, një abece. Abece manastirase e cila
ndriti historinë dhe ne gjeneratave të rea nai hoqi atë problem nga
koka, rreth asaj çështje është kryer puna, na mbetet vetëm që ta
kryejmë edhe një akt, për të cilën rilindasit tanë të bekuar ose nuk
patën kohë ose nuk mundën, sidoqoftë ne na mbeti, dhe nuk duhet
theksuar, duke menduar se e dinë të gjithë se për çfar bëhet fjalë, gjë
që e mundon çdo shqiptar të Ballkanit dhe të diasporës. Tani un prap do
ta ndëroj temën, ajo nuk është e ndëruar por do të shkoj disa vjet më
pas, në Luftërat Botërore. Paramendoni sikur gjith shqiptarët t’i
bashkoheshin çetave të Xhem Hasës, ose Ballistëve trima, a vall sot nuk
do të kryhej problemi rreth asaj që duhet ne ta bëjmë? “Një komb, një
gjuhë, një flamur, një abece, një.....” Të fundit, të pambaruarën, i lë
lexuesit ta gjejnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
morena
Anëtar
Anëtar
morena


Numri i postimeve : 298
Registration date : 21/03/2008

Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe.   Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe. EmptyThu Mar 05, 2009 10:16 am


== Kontributi i Skënderbeut dhe Ali Pashe Tepelenës për shëndrimin e
Manastirit në qendër vilajeti dhe në vendlindje të Alfabetit Shqiptar
==


Për Kongresin e Manastirit kam shkruar disa herë, madje edhe një fejton
relativisht të gjatë, para disa vjet, prandaj, për të mos u bërë i
mërzitshëm dhe i bezdisshëm, vendosa kësaj rradhe të përqëndrohem vetëm
në rrugën e cila solli këtë Kongres. Gjeneza ose fillimi i kësaj rruge
është mjaft e gjatë, por unë do të filloj nga koha e Skënderbeut e
këtej. Jam i vetëdishëm që titulli i këti shkrimi, shumë lexuesëve, në
shikim të parë, do t’iu duket si apsurd, por nëse kanë durim dhe e
lexojnë me kujdes deri në fund këtë shkrim, do binden në të kundërtën.
Ja pse. Po filloj me Skënderbenë. Kongresi i parë i Manastirit nuk do
të ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendër vilajeti, e, për këtë, në
mënyrë indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarëve, duke
filluar nga koha e Skënderbeut. Pushtuesët osmanë, me të shkelur në
Manastir, shqetsime të mëdha patën pikërisht nga rezistenca në fjalë,
në krye me heroin ynë kombëtar. Ky, përveç asaj që ka dashur Manastiri,
themeluar nga stërgjyshët e tij – Linkestët, mos mbetet në duart e
osmanëve, deshte të hakmeret edhe për helmimin e vëllezërve të vet nga
ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetëdishëm që me forcë nuk do mund të
përballojë dot Skënderbenë, trimërinë e të cilit e kishte njohur derisa
e kishte peng, vendosi ta qetsojë përmes islamizimit të shqiptarëve.
Për ta kryer këtë, patjetër duhej të ngrihen objekte fetare islame në
Manastir. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që xhamia e parë në Ballkan u
ngrit pikërisht në këtë qytet dhe atë, me iniciativën e një komandanti
të shquar turk i cili posa ishte kthyer nga një betejë e pasuksesshme
me shqiptarët e Skënderbeut, vetëm disa vjet pas vdekjes të këtij të
fundit. Pas xhamisë të parë, filluan të ngrihen edhe të tjera, numri i
të cilave, në fund, mbriu në 72, gjë që e shëndroi Manastirin në qendër
më të rëndësishme dhe më atraktive fetare në Ballkan. Për këtë pra, në
mënyrë indirekte, ka kontribuar edhe Skënderbeu dhe rezistenca
shqiptare nëpërgjithësi. Nga kjo që theksova më sipër del përfundimi se
shqiptarët pushtetin osman e rrezistonin më tepër se çdo popull tjetër
që jetonte në Manastir. Me të drejtë, ndonjë nga lexuesit do të dojë të
dijë shkaqet për këtë. Përgjigja ime do të ishte kjo. Historia ka
dëshmuar se ai që rruan pragun e shtëpisë së tij, reziston më tepër nga
mysafiri. Nëse këtë shtëpi rastësisht e përfshin zjarri, mysafiri do
dalë prej saj, për të shpëtuar jetën, kurse i zoti qendron deri në fund
dhe bën çmos për ta shuar zjarrin, duke sakrifikuar jetën. Ose, për ta
elaboruar më mirë këtë, do shërbehem me një shembull mjaft të thjeshtë,
por me plot kuptim. Nëse një fëmijë mban në dorë para të veta, vështirë
është që t’ia marrish, e nëse ato para i ka të vjedhura, menjëherë ti
jep dhe ia mbath këmbëve, sepse si ka fituar me djersë. Besoj se u
kuptuam. Por, ti kthehemi Skënderbeut. Manastiri, përveç qendër fetare,
më vonë, u bë edhe qendër ushtarake. Rezistenca e Skënderbeut dhe e
shqiptarëve pas vdekjes së tij, kontrobuoi tepër në këtë drejtim sepse,
edhe pse një pjesë e madhe e shqiptarëve, për ti shpëtuar asimilimit të
egër sllav, përqafoi islamizmin, por ata nuk e pranuan sundimin osman,
kështu që, rezistenca shqiptare nuk u ndërpre. Kjo e detyroi sulltanin
të sjellë forca të mëdha ushtarake, për nevojat e të cilëve u ngritën
objekte të ndryshme ekonomike etj, në Manastir, të cilat këtij qyteti
ia ndryshuan krejtësisht tiparet ose fizionominë, duke e shëndruar në
qendër vilajeti dhe në qytet konsujsh, gjë që, mundësoi që Manastiri të
shëndrohet edhe në Qendër të Lëvizjes Mbarëkombëtare Shqiptare, me
vepra të shumta atdhetare, siç është edhe Kongresi i Alfabetit. Në këtë
drejtim, ka kontribuar edhe Ali Pashë Tepelena. Ky, si kundër
Skënderbeu, përveç që ka dashur Manastiri, si vatër e vjetër ilire, mos
mbetet nën turqit, hakmerrej edhe për vrrasjen e vjehërit të tij,
Kapllan Pashës, të cilit, akoma pa zbritur nga kali, ia prenë kokën dhe
e lanë në atë gjendje të mjerueshme disa ditë me rradhë në një shesh të
Manastirit. Kontributi i Ali Pashë Tepelenës për afirmimin e
Manastirit, ka të bëjë edhe me vllehët. Ai, siç dihet, dogji Voskopojën
dhe disa vende të tjera, jo për ti plaçkitur, siç thonë kundërshtarët e
tij, por për t’ia shkulur rrënjët e propagandës greke. Kjo djegie bëri
që shumë familje vllehe nga ato vende, të shpërngulen në Maqedoni, pra
edhe në Manastir. Këta vllehë, njihnin nga disa gjuhë dhe zanate dhe si
të tillë i dhanë impuls të veçantë zhvillimit ekonomik, gjegjësisht
tregëtisë dhe zejtarisë, gjë që edhe më tepër i hapi rrugën Manastirit
për t’u shëndruar në qendër vilajeti, pa të cilin nuk do të mbahej dot
Kongresi i Alfabetit. Ja pse. Manastiri si qendër e rëndësishme
ekonomike, u mundësoi disa familjeve shqiptare, të pasurohen dhe një
pjesë të pasurisë ta shfrytëzojnë në dobi të veprave kombëtare, siç
ishte edhe Kongresi i Manastirit. E them këtë, sepse ky kongres zgjati
rreth 10 ditë dhe kërkonte shpenzime të mëdha, të cilat rranë kryesisht
në kurriz të familjeve të pasura, siç ishin ajo e Gërmenjëve, në
hotelin e të cilëve – “Liria”, u mbajt kongresi në fjalë, si dhe ajo e
Qiriazëve, familja më patriotike
në mbarë kombin shqiptar dhe në të gjitha epokat pas asaj të
Frashëllinjëve, prej të cilës fitoi frymëzimin e saj kombëtar dhe
atdhetar. Kësaj familje, gjegjësisht, rolit të saj në Kongresin e
Alfabetit, unë i kam kushtuar edhe një fejton të veçantë. Prandaj, në
këtë rast, do theksoj vetëm disa momente më kryesore. Kjo familje
përbëhej prej 5 antarëve, 3 meshkujve dhe 2 femrave, secili më patriot
se tjetri. Për këtë ka kontribuar, siç thamë, familja e Frashëllinjëve,
posaçërisht bilbili i gjuhës shqipe – Naim Frashëri. Ky, veç tjerash, i
ka mundësuar Sevasti Qiriazit, të kryejë me sukses dhe në kohë
fakultetin e mësusisë në Stamboll dhe gjatë ceremonisë së diplomimit, i
dha porosi të tilla kombëtare, të cilat ajo i respektoi dhe i realizoi
në maksimum. Sevastia dhe motra e saj Parashqeva njihnin nga 8 gjuhë
dhe si të tilla ishin femrat më të emancipuara në Ballkan, kurse e dyta
ishte e vetmja femër në botë, në Konferencën e Paqes në Paris, më
1919-1920. Librat e Naim Frashërit ishin pasuria më e madhe e familjes
Qiriaze. Nga shkrimet e tij ishte frymëzuar sidomos Gjerasim Qiriazi,
gjë që shihet edhe në vjershat e tij, siç ishte edhe strofa në vijim:
Do punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të roj, do t’i zgjoj edhe ata
që flenë, kështu jetën ta mbaroj. Patriotizmi i Naim Frashërit kishte
frymëzuar edhe nënën e Qiriazëve, e cila, edhe pse e pashkolluar,
kontribuoi tepër në shkollimin e fëmijëve të saj dhe e cila nuk lejonte
që në shtëpinë e saj të flitet gjuhë tjetër përveç shqipes, kështu që
aty hynin e dilnin vetëm patriotë të shquar, posaçërisht para, gjatë
dhe pas Kongresit të Manastirit. Në shtëpinë e saj mbaheshin mbledhjet
e fshehta që kishin të bëjnë, jo vetëm me Alfabetin, por edhe me
çështjen e çlirimit të vendit nga sundimi pesë shekullor osman. Për
Qiriazët, e zgjata njëçikë më tepër për të konstatuar se pa këtë
familje Manastiri nuk do të bëhej dot qendra e Lëvizjes Kombëtare, pra,
as edhe vendlindje e Alfabetit shqiptar. Në oborrin e kësaj familje, u
ngrit edhe Shtypshkronja Universale Shqiptare. Për ngritjen e saj u
vendos në Kongresin e Manastirit. Nga kjo shtypshkronjë dollën 300
tituj të shkrimeve, librave, abetareve dhe publikimeve të ndryshme
shkencore e tj., në 13 gjuhë të botës të cilat disperzoheshin në të
katër anët e rruzullit tokësor, gjë që çështjen shqiptare e afirmoi
tepër në tërë anët e Globit dhe hapi rrugën drejt Pavarësisë së
Shqipërisë. Pikërisht këtu qendron roli i familjes Qiriaze dhe i
Kongresit të Alfabetit, në të cilin, siç thashë, ra vendimi për
ngritjen e Institucionit në fjalë. Përndryshe, Kongresi i Manastirit
ishte urrë midis Lidhjes së Prizrenit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Sepse, në Lidhjen e Prizrenit të v. 1878 u aktualizua nevoja e
aprovimit të Alfabetit të përbashkët. Prandaj, jo rastësisht, vetëm
disa muaj pas kësaj, gjegjësisht gjatë vitit 1879, u krijua Alfabeti i
Stambollit, i njohur edhe si Alfabeti i Sami Frashërit, sepse ky me
duart e veta i krijoi gërmat e atij Alfabeti, i cili u vlerësua lart në
Kongresin e Manastirit. Ndërsa, lidhja e Kongresit me Pavarësinë e
Shqipërisë qëndron në faktin që para këtij kongresi, shqiptarët
përdornin alfabete të ndryshme, të cilat, jo vetëm që pengonin
komunikimin normal midis tyre, përmes letrave, por shkakëtonin edhe
grindje, sepse bihej nën ndikim të vendeve nga të cilat fitohej
alfabeti. Me aprovimin e Alfabetit të Manastirit, pengesat në fjalë si
dhe grindjet, morën fund, gjë që hapi rrugën e trasuar nga Lidhja e
Prizrenit drejt Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u realizua në të
njëjtin muaj, pas 4 vjet nga Kongresi i Manastirit, më 28 nëndor, 1912.
Me siguri, lexuesve do t’iu interesojë se si ishte atmosfera para
objektit të Alfabetit ditën e fillimit. Ishte 14 nëntori 1908. Dëbora
kishte mbuluar Pelisterin piktoresk dhe kulmet e shtëpive të
Manastirit. Megjithatë, qysh në orët e para të mëngjezit, para objektit
ishin grumbulluar qindra shqiptarë e të tjerë, të cilët të ftohtin e
përballonin përmes këngëve dhe valleve kombëtare, gjë që krijonte
përshtypjen sikur aty bëhet ndonjë dasmë e madhe shqiptare. Para
objektit, në të dy anët e Dragorit, ishin mbledhur edhe më tepër se 100
nxënës shqiptarë të cilët mësonin në shkollat e mesme, sidomos në
Gjimnazin turk të Manastirit që ndodhej pranë objektit të Kongresit. Në
atë gjimnaz kishte edhe 4-5 profesorë shqiptarë, midis të cilëve edhe
Bajo Topulli, zavëndës drejtor i atij institucioni arsimor. Këngët dhe
vallet pushuan në momentin kur filluan të vijnë kongresmenët të cilët
ishin ajka e kombit të atëhershëm shqiptar, siç ishin: Mitat Frashëri –
kryetar i kongresit, kurse më vonë edhe i Ballit Kombëtar, Gjergj
Fishta – “Homeri shqiptar”, Luigj Gurakuqi, Shain Kolonja – dhëndër i
Naim Frashërit, etj. Përqafimet dhe lotët nga gëzimi nuk kishin fund.
Interesant ishte fakti që midis kongresmenëve kishte myslimanë, të
krishterë, synitë, bektashinj, ortodoksë, katolikë, prtotestantë,
toskë, gegë, çamër, labër, etj. Prandaj edhe para objektit ishin të
pranishëm njerëz pothuajse të tëra konfesioneve në fjalë. Pas kësaj
ceremonie madhështore, njerëzit u kthyen nëpër shtëpitë e veta duke
pritur padurim epilogun, kurse pjesëmarrësit e Kongresit hynë në sallën
e madhe, e cila sot nuk ekziston më dhe pas disa mbledhjeve të
njëpasnjëshme, aprovuan Alfabetin. Kështu që, kongresmenët, të shprehem
në mënyrë figurative, lojtën rolin e krushqëve të cilët nga ky objekt,
gjegjësisht nga Manastiri, morën “nusen” më të mirë e cila rreth një
shekull po i shërben dhe sa të jetë bota do t’i shërbejë tërë
shqiptarëve kudo që kanë jetuar dhe do jetojnë paskëtaj. Siç dihet,
Kongresi i Manastirit nuk do të ndodhte pa Hyrijetin. Shtrohet pyetja:
Pse këtë ngjarje e përfituan më tepër shqiptarët, e jo edhe popujt e
tjerë. Përgjigja është kjo. Revolucionin xhonturk që solli Hyrijetin, e
filloi dr. Ibrahim Temo nga Struga në Stamboll, kurse e realizoi
bashkatdhetari i tij – Nijazi Be Resnja më 1908 në Manastir. Pra, pa
shqiptarët, nuk do të ndodhte Hyrijeti. Xhonturqit të cilët u
kapardisën në krye të shtetit, ishin të vetëdishëm për këtë, prandaj
s’kishin guxim as edhe fytyrë që të pengonin Kongresin e Alfabetit,
edhepse ky ishte në dëm të Perandorisë osmane, sepse zavendësoi
alfabetin e mëparshëm, turko-arab, dhe krijoi kushte për Pavarësinë e
Shqipërisë, gjegjësisht për ndarjen e këtij shteti nga Turqia. Nga kjo
që thashë gjer tani, del përfundimi se historia e Manastirit është e
pasur me plot ngjarje të lavdishme për popullin shqiptar. Por, çka
mbetur sot nga kjo histori në këtë qytet? Asgjë. Nga Shtypshkronja
Universale s’ka as nam as nishan, edhe pse ajo ka afirmuar tepër emrin
e këtij qyteti dhe sikur të ishte vepër e ndonjë maqedonasi, kushedi se
çfarë përmendore do të vendosej aty. Madje, as emrin e ndonjërit nga 5
antarët e familjes Qiriaze ku u ngrit ajo shtypshkronjë nuk e ka marrë,
të paktën ndonjë rrugicë e qytetit. Objekti ku u mbajt Kongresi është
në ditë të hallit, gabim ky që duhet të korigjohet, sidomos tani kur po
bëhen përgatitje për manifestimin e 100-vjetorit. Ajo që ka mbetur si
gjurmë, të cilën autoritetet albanofobe s’kanë mundur ta zhdukin, është
emri i fushës së Pellagonisë, që kujton Pellazgët e para 12.000 viteve
të kaluara, Heraklea Linkesits, që kujton fiset ilire – Linkestët dhe
Bardhylin, emri i lumit Dragor, që ka të bëjë me fjalën shqipe dragua,
si dhe emri sllav i Manastirit – Bitolla, që ka të bëjë me fjalën
shqipe i butë. Sikur këto sqarime t’i dinin autoritetet serbe dhe
komuniste maqedone, me siguri do tua ndëronin emrin.

Mare nga Enciklopedia (( Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe ))
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe.   Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe. EmptySun Sep 20, 2009 7:55 pm

Ja si u retushua historia e Shqiperise
» Dërguar më: 20/09/2009 - 15:02

Lajme te ngjashme
Si u retushuan tre kryeministra
• Datë: Sep 20, 2009
Nga Mentor QUKU

Retushohet Mid’hat Frashëri dhe Atë Gjergj Fishta Kongresi i Manastirit u quajt nga bashkëkohësit, me të drejtë, kongresi i pajtimit të shqiptarëve. Të gjitha mashtrimet, apo retushimet që iu bënë gjatë kohës, deri më sot, kanë deformuar dhe rrethuar me mister këtë ngjarje madhore. Politikat e mbrapshta, sidomos ato antishqiptare, u përpoqën të çmontonin edhe mesazhin historik të kësaj ngjarjeje. Pyesim se cila është arsyeja e manipulimit të historisë së Kongresit të Manastirit? Përgjigja është e thjeshtë: Për shkak të dy protagonistëve, Mit’hat Frashërit, kryetar i Kongresit të Manastirit dhe At Gjergj Fishtës, kryetar i Komisionit të Alfabetit, si dy personazhe që u shpallën armiq të betuar nga regjimi komunist.
Procesverbali i vendimit të Kongresit të Manastirit
Shfletojmë vëllimin, kushtuar përgatitjeve, punimeve dhe jehonës së Kongresit të Manastirit, “Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit”, botuar në Tiranë, 1972. Ky botim përbën një shembull ku tregohet se deri në çfarë shkalle politika e deformonte të vërtetën historike dhe mesazhin e saj. Libri ndahet në katër pjesë. Në pjesën e parë, nën okelion “Studime dhe kontribute”, janë përjashtuar kontributet e dy titullarëve të këtij evenimenti, Mid’hat Frashërit dhe Atë Gjergj Fishtës. Në këtë libër sulmohet Austria e cila në të vërtetë qe promotori dhe mbrojtësi më i madh i çështjes kombëtare, i kulturës dhe i arsimit shqip. Sulmohen gjithashtu jezuitët të cilët qenë të parët që zbatuan vendimet e Kongresit të Manastirit, duke botuar, revistën e tyre Elçija, me alfabetin e sapomiratuar në Manastir, që në prill 1909. Në pjesën e dytë të librit, paraqitur nën okelion “Artikuj dhe lajme nga shtypi shqiptar”, përfshihen botime nga të gjitha organet e shtypit shqiptar, ku ishin e ku nuk ishin, por nuk kishte vend për të vetmet kronika të kohës që gjëndeshin në dy organet e shtypit shqiptar, në Selanik, që drejtoheshin nga Mid’hat Frashëri, gazeta Lirija dhe revista Diturija. Në pjesën e tretë, të paraqitur në okelion “Materiale arkivore” ku botohen gjëra të dorës së dytë e të tretë, nuk përfshihen dokumentet bazë që flisnin drejtpërdrejt për punimet e Kongresit të Manastirit. Në AQSH ruhet një kopje e daktilografuar e vendimit të Kongresit të Manastirit, që, mesa duket, është bërë gati për botim. Një nga zyrtarët e shtetit ka vënë, në fund të fletës, me laps, shënimin: “Të botohet pa firma, ose të hiqen tre emrat, ose të lihen vetëm firmat e fundit”. Në antitezë me këtë veprim kemi sjelljen e revistës Leka e cila ribotoi, në mënyrë autenike dhe të plotë kronikën e Kongresit të Manastirit, të Mid’hat Frashërit, nga Lirija, shoqëruar me shënimin: “Na të “Lekës” zhvillimin e këtyne ndolljeve po i botojmë, si mbas dokumentave qi po nxjerrim prej fletoreve t’ona e të hueja e prej librave t’asajë kohë, 1908-1912, aq me randsi për të mkamun të kësaj Shqypni, të cillen e gzojmë sot.”
Dy fotografitë e
Kongresit të Manastirit
E dhimbshme është mënyra se si u veprua me dy fotot e famshme të delegatëve të Kongresit të Manastirit. Marubët e Shkodrës, andej nga vitet ’30, i morën nga revista Diturija e Mit’hat Frashërit, dhe i ribotuan në mënyrë dinjitoze, autentike, në formë kartolinash. Gjesti i tyre përbën një akt patriotik sepse me këtë mënyrë ata popullarizuan çastin historik, së bashku me mesazhin për bashkimin e shqiptarëve. Deri vonë, shqiptarët kanë patur për zemër që të dërgonin urimet e mesazhet e tyre për festa, përmes këtyre kartolinave. Ata në këtë mënyrë tregonin kënaqësinë dhe krenarinë e tyre për Kongresin e Manastirit, si dhe për mesazhin e bashkimit kombëtar që dha ai. Ndryshe u veprua me këto dy dokumente fotografike pas vitit 1944 nga regjimi komunist. Ata ose nuk u botuan, ose u botuan duke fshirë në mënyrë të trashanike imazhet e Mid’hat Frashërit e të Atë Gjergj Fishtës. Në ndonjë rast, u përpoqën të pikturonin me kujdes njollat, apo hapsirat boshe që krijoheshin nga fshirja fatale. Ishin dy autoritete absolute të kohës, të cilët me veprën e tyre letrare, kulturore dhe atdhetare kishin zënë vend në ranglistën e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar, emrin e të cilëve nuk mund ta fshinte asnjë lloj ideologjie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe.   Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KONGRESI I MANASTIRIT
» KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT
» Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombëtar
» GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË
» 102 VJETORI I KONGRESIT TE ALFABETIT NE MANASTIR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: