Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË

Shko poshtë 
+6
Euridika
Kosovarja
dibranja
Beton
tom sojer
Sofra
10 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyFri Sep 21, 2007 3:59 pm

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Pema%20e%20Gjuheve%20IndoEuropiane%20-%20shqip
Kjo është pema e gjuhëve indo-europiane e ndertuar ne vitin 1974 nga Instituti i Gjuhëve në Suedi dhe botuar më 1975 tek libri botëror: Webster’s New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975.
ISBN 0-539-048523-3.
Pellazgët, Ilirët,Etruskët,Shqiptarët.....
"Shqiptarët janë e vetmja rac në Ballkan, që tregon të vërtetën"
....................................................................... M.E.Durhan.


Gjuha shqipe është një gjuhë indo-evropiane dhe përfaqeson një degë të veçantë në familjen e gjuhëve indo-evropiane.

Gjeografi grek, Ptholemeous, ka dëshmuar ekzistencën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe që në shekullin e dytë të erës sonë

Emri "Shqipëi" zëendëoi emrin e "vjetë "Arbëi" (ose Arbani) në fund të shekullit XVII per shkak të kushteve të reja historike të krijuara në këtë periudhe. Ky emër kishte për qellim t'i jepte rëndësi lidhjes ndërmjet emrit të vendit dhe gjuhës, e cila në atë kohë quhej "Shqip".

Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës bashkëkohore shqipe i përket vitit 1462. Vepra e parë letrare "Meshari" (Gjon Buzuku) u botua më 1555, por kohëve të fundit flitet edhe për një dorshkrim të Teodor Shkodranit nga viti 1210, i tëri në gjuhën shqipe, shtyen kufijtë kohorë për 345 vite më herët se sa "Meshari"i Buzukut,që është i vitit 1555.

Gjuha shqipe është zhvilluar në dy dialekte kryesore, veçanërisht gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare:

"Gegërisht", dmth gjuha e folur në Veri të Shqipërisë, dhe
"Toskërisht", dmth gjuha e folur në Jug të Shqipërisë

Alfabeti i gjuhës letrare shqipe ka 36 shkronja dhe përdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombëtar i Manastirit më 1908.

Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) përdoret pos në Shtetin Shqipëtar përdoret edhe në pjesë të ndara dhunshëm nga Shqipëria si në Kosovë, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyTue Sep 25, 2007 9:32 am

Falemnderit Sofra per temen e bukur. Ma dergo ate harten e gjuheve me email, te lutem.


"Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) përdoret pos në Shtetin Shqipëtar edhe në pjesë të ndara dhunshëm nga Shqipëria si në Kosovë, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni."

Edhe ne shume vende te tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyTue Sep 25, 2007 11:25 am

Ke të drejtë Tomsojeri .. më paska shpëtuar, se më shumë isha i koncentruar në autoktoni.

flm për përmirësim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyThu Sep 27, 2007 12:27 am

Origjina e gjuhes shqipe


Problemi i origjnës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes.
Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes:


  1. teza e origjinës ilire dhe
  2. teza e origjinës traka.

Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe gjuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann .
Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.

Tezea(Teza) e origjinës ilire te shqipertarëve është mbështetur nga albanolugu i mirënjohur austriak Johannas Georges von Hahn në veprën e tij "Albanesische Studien"(studime albanologjike),publikuar më 1854.

Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë materiale e deshmi duke plotësuar njeri -tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës edhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre.
Disa nga keto argumente themelore, jane:



  • Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme.
  • Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
  • Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
  • Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
  • Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.

Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.
----------------------------
Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyThu Sep 27, 2007 12:36 am

Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe

Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ajo që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. Eshtë një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe

“Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”,

që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re shrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijtë e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).

“Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.

Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.

Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është
Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Këlnit(sot qytet i madh ne gjermani), në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në “vendet e shenjta”. Gjatë udhëtimit kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit, duke u ndalur në Ulqin, Durrës e Sazan dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua për herë të parë më 1860 në Këln, nga E.von Grote.
I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XV është edhe një tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek.
Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet në literaturën shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkëve”.
Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e veriut (gegërisht) dhe në alfabetin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.
Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut është përkthimi në shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike, ai përmban meshet e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit. Pra, ai përmban pjesët që i duheshin meshtarit në praktikën e përditëshme të shërbimeve fetare. Duket qartë, se kemi të bëjmë me një nismë të autorit, me një përpjekje të tij, për të futur gjuhën shqipe në shërbimet fetare katolike. Pra, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për shumë gjuhë të tjera, periudha letrare e saj nis me përkthime tekstesh fetare.
Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra.
Në vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin Rr. vajti në Romë, bëri tri fotokopje të librit dhe i solli në Shqipëri. Në vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, prof.E.Çabej. Në mënyrë të pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
Këto janë dëshmi që e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më të herëshme shkrimi të shqipes, megjithatë, deri sa kërkimet të mos kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, “Meshari” i Gjon Buzukut do të vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.
Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te arbëreshët e Italisë.
Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga “E mbesuame e krishterë….”, e botuar në vitin 1592. Eshtë një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i një katekizmi. Libri është shkruar në dialektin e jugut, me alfabet latin, plotësuar me disa shkronja të veçanta për të paraqitur ato tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja.
Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, në vitin 1635, hartoi të parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me të cilin mund të thuhet, se zë fill shkenca gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdishme për të ndërtuar nje gjuhë letrare kombëtare, standartizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyThu Sep 27, 2007 12:44 am

Studimet për gjuhën shqipe

Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare.

Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.

Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studjues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.

Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.
Aleksandër Xhuvani (1880-1961)

Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkëautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.

Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”.
Me veprimtarinë e shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof.Androkli Kostallari.

Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studjuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsidrueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë
Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”
Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.
-----------------------------------
Ejani burra malit përpjetë
duke u betuar vdekj' a liri.
Se s'ka m'e ëmbël në këtë jetë,
kur vdes shqiptari për Shqipëri!
------------------------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyThu Sep 27, 2007 1:32 am

Dokumenti më i vjetër në shqip më 1210

-- nga arkivat sekrete të Vatikanit...
Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në pergamen dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri tërësi: atë teologjike, filozofike dhe historike. I gjithë teksti është autograf.
Së shpejti në botim dorëshkrimi i 1210-s me autor Teodor Shkodranin.


-- nga Dr. Musa Ahmeti

Eshtë folur e shkruar, por gjithnjë deri tani në formë të supozimeve, "duhet" të ketë libra, dorëshkrime apo dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme sesa "Formula e pagëzimit" nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe "Meshari" nga viti 1555.
Kërkimet nuk kanë rreshtur, por rezultatet deri tashi kanë munguar. Pothuajse të gjithë studiuesit që merren me kërkime dhe hulumtime shkencore, kishin shënuar Vatikanin, (Bibliotekën Apostolike apo Arkivin Sekret të Vatikanit), si një nga vendet ku do të duhej të ruheshin dokumente apo dorëshkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Nuk ishin gabuar ata që kishin menduar kështu. Një studiues i njohur arbëresh, Nilo Borgja, i cili botoi edhe një studim të mrekullueshëm për "Perikopenë e Ungjillit" nga shek.XIV, me grafema greke e fjalë shqipe, i kishte pohuar gjuhëtarit tonë të famshëm Eqrem Çabejt, se ishte në rrugë të mirë të gjente një dorëshkrim më të vjetër se "Formula e pagëzimit" dhe se "Meshari". Për fat të keq, Nilo Borgja vdiq, pa arritur të zbulonte dokumentin apo dorëshkimin në fjalë. Një pohim të ngjashëm e bën edhe studiuesi i njohur tjetër arbëresh, Zef Skiori. Ne, duke ndjekur gjurmët e studiuesve të mëhershëm, kishim fatin e mirë, që në Arkivin Sekret të Vatikanit, të zbulonim një dorëshkrim nga viti 1210 me autor Teodor Shkodranin. Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në pergamen dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri tërësi: atë teologjike, filozofike dhe historike. I gjithë teksti është autograf. Autori shënon emrin e mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar dorëshkrimin. Për herët të parë bëhet fjalë për gjuhën shqipe në vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri më tani), në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i viti 1284 ku thuhet: "Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe" (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca).
Dëshminë e dytë e kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasave ishte prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: "Këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dalluar prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk meren vesh fare me popujt tjerë" (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus). Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332 shkroi me porosi të papës Gjon XXII, traktatin "Directorium ad passagium faciendum", duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit VI Valua, mbretit të Francës, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famëshme që e bëri të njohur në histori: "Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre".
Rëndësi të veçantë ka edhe fakti, se autor i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra. Për autorin, Teodor Shkodranin, pos të dhënave që bën vetë autori në fund të dorëshkrimit, por edhe të tjerave që gjinden në disa dorëshkrime që ruhen, pos Arkivit Sekret të Vatikanit, edhe në Bibliotekën Apostolike, pjesa dërmuese e të cilave janë të shkruara në gjuhën greke dhe janë të pabotuara, ne kemi edhe njohuri të tjera, disa nga të cilat na i ofroi studiuesi, dr. Moikom Zeqo. Dorëshkrimi është prërgatitur për botim, është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet për botim, me një koment dhe analizë shkencore.
-- marrë nga Gazeta Shqiptare, 23.09.2002


Edituar për herë të fundit nga në Mon Feb 11, 2008 6:01 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyThu Sep 27, 2007 1:34 am

Marrë nga QIK

Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit

-- nga Dr. Musa Ahmeti

Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit nga viti 1210, i tëri në gjuhën shqipe, shtyen kufijtë kohorë për 345 vite më herët se sa “Meshari” i Buzukut,që është i vitit 1555. - Botimi i tërë dorëshkrimit, si libër i veçantë, do të bëhet së shpejti nga revista “Ekskluzive”. Dorëshkrimi është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet me një koment dhe analizë shkencore nga autori i këtij shkrimi.
I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”.
“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”.
THEODOR SSCODRAANNITTEE
“Asnjë gjuhë e botës nuk njihet që nga fillimet e saj. Nga kjo arsye historia e çdo gjuhe qoftë... detyrohet të fillojë nga një epokë e caktuar... Historinë e një gjuhe mund ta nisim që nga koha që ajo gjuhë është shkruar. Vetëm kur është shkruar, një gjuhë ka marrë fizionominë e saj të veçantë, ka zënë një vend të caktuar në historinë e kulturës së njerzimit... Pa shkrime pra nuk kemi histori të një gjuhe. Për çdo gjuhë historia e saj nis kur nis kjo gjuhë të shkruhet”. [Çabej]
Studimet dhe hulumtimet shkencore nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, janë shumë të rëndësishme ngase na mundësojnë njohjen dhe pasurimin me të dhëna të reja për albanologjinë dhe historinë kombëtare në përgjithësi. Deri para pak kohësh është folur e shkruar, por gjithnjë deri tashti në formë të supozimeve, se “duhet” të ketë libra, dorëshkrime ose dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme se sa “Formula e pagëzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe, “Meshari” i Buzukut nga viti 1555. Duke u nisur nga ide të tilla, por edhe nga pohimi i Eqrem Çabejt se: “Në nëndorin e vitit 1940 N. Borgia më kumtoi në Grotaferata pranë Romës se kishte zbuluar në Arkivin e Vatikanit një dokument në gjuhën shqipe më të vjetër se Buzuku. Fshehtësinë e zbulimit të tij ky dijetar e mori me vete në varr. Gjurmime të mëtejme nëpër arkivat e Vatikanit e të Propagandës mund të na sjellin ndonjë të papritur në zbulim dokumentesh më të moçme të shqipes.” (Studime gjuhësore, vëllimi VI, f. 12, referenca nr. 29, Prishtinë, 1988)
Paralelisht kemi konsultuar edhe burime të ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytëzuar Kodekse dhe dorëshkrime të tjera që kishin të bënin me shqiptarët dhe Shqipërinë
Ne, sikur edhe shumë studiues të tjerë, ju vumë kërkimeve në Arkivin Sekret të Vatikanit për të gjetur ndonjë gjurmë të këtij dokumenti apo dorëshkrimi. Konsultimi me kolegë specialistë me përvojë nga Arkivi i Vatikanit, por edhe studiues eminentë botërorë, që bëjnë studime në Vatikan, ishte i dobishëm, ngase kursyem shumë kohë dhe eliminuam disa nga fondet arkivore, duke qenë pothuajse të sigurtë se aty nuk mund të ndodhej një dokument apo dorëshkrim për të cilin bën fjalë Nilo Borgia, e pas tij edhe Zef Skiroi. Fondet të cilat duhej të studioheshin, prapë ishin të shumta dhe tepër voluminoze. Paralelisht kemi konsultuar edhe burime të ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytëzuar Kodekse dhe dorëshkrime të tjera që kishin të bënin me shqiptarët dhe Shqipërinë.
Siç dihet Arkivi i Vatikanit e ka zanafillën e tij nga Mesjeta e hershme. Për publikun dhe studiuesit laikë ai u hap vetëm pas vitit 1882. Këtu ruhen dokumente, dorëshkrime dhe libra nga më të ndryshmet, që kanë të bëjnë me relegjionin dhe kishën; por edhe me momente të tjera të jetës laike, politike, shkencore, etj. Funksionimi i këtij Arkivi është rregulluar në vitin 1927 me rregulloren: “Regolamento dell’Archivio Vaticano del 1927”. Konsultimi dhe shfrytëzimi i dokumenteve, por edhe i literaturës tjetër që ruhet në këtë Arkiv, është përcaktuar nga Papati dhe zbatohet me përpikmëri duke mos bërë asnjë lloj lëshimi. Për momentin mund të konsultohet lënda burimore arkivore deri në periudhën e Benediktit të XV, viti l914; ndërsa për atë në vazhdim, por edhe për disa fonde të veçanta, pos lejeve speciale, një pjesë e mirë e Arkivit të Vatikanit është ende “sekrete”.
Më në fund, në vitin 1998, kemi pasur fatin të kishim në dorë një vëllim të lidhur me kopertina të forta druri, nga viti 1210, titulli i të cilit në regestat e Vatikanit nuk ishte i shënuar komplet dhe në formën origjinale. Shfletimi i kujdesshëm, që në faqen e parë, ishte shenjë se teksti nuk ishte në gjuhën latine, greke, sllave apo ndonjë gjuhë tjetër, por ishte i tëri në gjuhën shqipe.
Vëllimi i tëri është në pergamen, gjë e zakonshme për kohën kur ishte shkruar. I ka 208 fletë, pra 208 faqe, sepse në pergamen shkruhet vetëm në njerën anë. Paginimi [numërimi] i faqeve është vetëm recto. Dimensionet janë: 28 x 39.5 cm. Komplet vëllimi është i ruajtur shumë bukur, nuk ka dëmtime, pos që në disa vende ka filluar të fshihet ngjyra dhe kjo në fletët 188, 189 dhe 192. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me grafema (shkronja) latine dhe i tëri në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut, i cili si i vjetër që është paraqet mjaft vështërisi për t’u lexuar. Në fillim, por edhe në disa vende brenda dorëshkrimit, ka iniciale të cilat janë shumë të bukura. Tri nga ato janë të praruara me flori. Inicialet tjera janë me ngjyrë të kuqe, pjesa dërrmuese, ndërsa dy janë me ngjyrë blu të hapur. Në dorëshkrim ka edhe tri miniatura, kryesisht të punuara nga floriri, të cilat paraqesin momente biblike. I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”.
("Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee".
THEODOR SSCODRAANNITTEE)
Pas një pune disavjeçare, kemi arritur të bëjmë transkriptimin dhe transliterimin e dorëshkrimit
Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në f. 1r – 97r mbi teologjinë; f. 98r – 146r mbi filozofinë dhe 147r – 208r mbi historinë. Secili nga kapitujt mund të jetë edhe libër në vete. Duke mos mohuar vlerën dhe rëndësinë e dy kapitujve të parë, kapitulli i tretë ka tërhequr më shumë vëmendjen tonë ngase pos të dhënave me interes të veçantë, autori citon edhe vepra të tjera që ka konsultuar dhe më shumë se një herë, mbështetet në kronikat shqiptare të qyteteve të ndryshme.
Pas një pune disavjeçare, kemi arritur të bëjmë transkriptimin dhe transliterimin e dorëshkrimit. Ishte një punë shumë e mundimshme kjo, ngase ne nuk kishim tekste [dokumente apo dorëshkrime] të ngjashme nga kjo kohë apo kohë më e afërt, për të konsultuar e krahasuar grafemat, fjalët, fjalitë dhe strukturën e përgjithshme gramatikore. Jemi të vetëdijshëm se mund të ketë lëshime, por mbetet që specialistët e fushave përkatëse, pas studimeve të tyre, të nxjerrin përfundime të drejta dhe shkencore.
Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe për 74 vjetë më herët jo vetëm përmendjen e gjuhës por edhe e dëshmonë se shqipja ishte shkruar; ndërsa kur bëhet fjalë për dokument të shkruar që është më i hershëm se “Meshari” i Buzukut për 345 vjet
Pos rëndësisë së jashtëzakonshme që ka dorëshkrimi, për atë se tregon një vazhdimësi të pandërprerë të shkrimit të gjuhës shqipe, ngase sipas dëshmive që kemi, për herë të parë bëhet fjalë për gjuhën shqipe në vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri me tashti) në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i vitit 1284, ku thuhet: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe” (Et audiui unam uocem clamantem in monte in lingua albanesesca). Po sjellim faksimilin e origjinalit i cili botohet për herët të parë si i tillë. Dëshminë e dytë e kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasëve ishte prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: “këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dallueshme prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk merren vesh fare me popujt tjerë” [Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus].
Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332, me porosi të papës Gjon XXII, shkroi traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit të VI-të Valua, mbretit të Francës, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN E DETIT), ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famshme që e bëri të njohur në histori: “Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre.”
Pra, nëse e shikojmë kronologjikisht, që nga viti 1284, kur për herë të parë përmendet gjuha shqipe, dorëshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe për 74 vjetë më herët jo vetëm përmendjen e gjuhës, por edhe e dëshmonë se shqipja ishte shkruar; ndërsa kur bëhet fjalë për dokument të shkruar, siç është “Formula e Pagëzimit” nga viti 1462, ky dorëshkrim është më i hershëm për 252 vjet, kurse më i hershëm se “Meshari” i Buzukut për 345 vjet.
Lajmi për zbulimin e këtij dorëshkrimi nga viti 1210 është mirëpritur në rrethet shkencore e intelektuale jo vetëm shqiptare. Interesim të veçantë ka zgjuar fakti se i gjithë dorëshkrimi, prej 208 fletësh, është shkruar i tëri në gjuhën shqipe. Ka pasur kolegë studiues që kanë shtruar pyetjen: pse u shkrua në gjuhën shqipe? Cilat janë arsyet që e shtyen autorin, Teodor Shkodranin, të shkruante shqip në këtë kohë, kur gjuhë kulture ishin greqishtja ose latinishtja? Pse shkrim në gjuhën shqipe, kur edhe të gjitha shërbimet fetare bëheshin në gjuhët greke ose latine? Debate të tilla janë me shumë interes, ngase hapin mundësi për t’u thelluar më shumë, për të njohur e studiuar përditshmërinë e popullit shqiptar në mesjetë. Si duket, harrohet se në perëndim të Shqipërisë, ishin kroatët, ata të cilët gjithë shërbesat fetare i bënin në gjuhën kroate, pra në gjuhën e popullit, ishin po kroatët, por edhe sllavët, të cilët kishin të shkruara në gjuhën e tyre dorëshkrime e dokumente. Si dëshmi është “Bašèanska ploæa”, një monument vërtet madhështor i shkruar me alfabet glagolik në gjuhën kroate... etj. etj. Pra, pse të mos kishin edhe shqiptarët dorëshkrime dhe dokumente në gjuhën shqipe.
Është krejt normale që, duke shikuar fqinjët që shkruanin në gjuhën e "popullit", që edhe intelektualët shqiptarë të shkruanin në gjuhën e popullit të vet, nëse nuk kishin shkruar më herët se fqinjët, gjë që nuk përjashtohet si mundësi, ngase: “po t’i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bijnë në sy në këtë lëmë: me një anë gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, e në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit që nga kohët e mugëta të historisë.” Aq më parë kur dihet se në ketë periudhë kemi lindjen dhe zhvillimin e qyteteve vendëse, si forca dominuese politike, p.sh. Shteti i Arbërit, por edhe ngritjen e një shtrese intelektualësh, të cilët lanë gjurmë të thella me studimet dhe veprat e tyre në gjuhë të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera mesjetare evropiane.
Rëndësi të veçantë ka edhe fakti se autor i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra, mjaft i njohur në rrethet shkencore-kulturore të kohës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bizant, Romë, Raguzë, etj. Autori, Teodor Shkodrani, në fund të dorëshkrimit të tij na ka lënë të dhëna shumë të çmuara për veten e tij, për origjinën dhe për përgatitjen profesionale. (Ne nuk e kemi përdorur termin “libër”, por dorëshkrim, nga shkaku që të mos shkaktojmë huti; ngase koncepti libër në vitin 1210 dallon nga ai që kemi ne sot për librin, kur dihet se shtypshkronja ende nuk ishte shpikur në atë kohë. Pra menduam që termi dorëshkrim do të ishte më i afërt, kur dihet se të gjitha këto “libra” apo dorëshkrime, ishin të pakta në numër dhe ruheshin kryesisht nëpër vende të veçanta si: kisha, manastire, kuvende e, në raste të veçanta, edhe në bibliotekat private të ndonjërit prej fisnikëve vendas.) Të shtojmë që pos këtij dorëshkrimi në gjuhën shqipe, në Arkivin Sekret të Vatikanit dhe në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, të po këtij autori ruhen me dhjetra dorëshkrime në gjuhët greke dhe latine, të cilat nuk janë botuar deri më sot. Tematika e këtyre dorëshkrimeve është e ndryshme, por dominon ajo teologjike dhe historike. Ka edhe disa përkthime dhe redaktime të veprave të autorëve antikë.
Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit është përgatitur për botim, është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet me një koment dhe analizë shkencore. Botimi i tërë dorëshkrimit, si libër i veçantë, do të bëhet së shpejti nga revista ”Ekskluzive”.
Diçiturat për ilustrime:
1. Ilustrimi 1.jpg - Miniaturë e praruar në flori, e ngjashme me atë të dorëshkrimit të Teodor Shkodranit. Origjinali ruhet në ASV. Vat. Lat. 3747, fol. 17v. Botohet për herë të parë.
2. Ilustrimi 2.jpg - Dokument origjinal në pergamen nga viti 1274. Ndër të tjerë edhe vulat e dy princërve shqiptarë: Engjëllorëve dhe Dukagjinasve. Origjinali ruhet në ASV. A.A.ARM. I-XVIII, nr. 2187. Botohet për herë të parë.
3. Ilsutrimi 3.jpg - Faksimil i dokumentit nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, 14. korrik 1284, ku përmendet gjuha shqipe. Origjinali ruhet në: Diversa Cancelaria, 1284-1286, vol. 2, f. 111r. Si faksimil botohet për herë të parë.


Edituar për herë të fundit nga në Mon Feb 11, 2008 5:59 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyThu Sep 27, 2007 2:49 am

THOTI FLISTE SHQIP




Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë.


Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi si rezuitat të punës së tij kërkimore - shkencore 40 vjeçare, një vepër kapitale nga fusha, e shkencave i filologjike, të cilës i vuri një titull mjaft interesant: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip).



Është hartuar në italishte në formë proze dhe poezie, madje në italishte dhe arbërishte. Siç shihet nga vepra, autori, për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve - shqiptarëve të lashtë. Duhet theksuar që në fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janë në harmoni me pohimet e shumë filologëve, historianëve dhe arkeologëve anglezë, francezë, turq, arabë dhe shqiptarë. Qëllimi im themelor është që me këtë shkrim t'ua prezentoj lexuesve tanë një vepër vërtet me rëndësi kolosale, e cila i dedikohet kulturës së lashtë të ilirëve shqiptarëve. Nga ana tjetër, shpresojmë se kjo do ta nxisë kritikën shkencore në këto fusha të dijes, e cila për fat të keq, deri në ditët tona nuk ka arritur të jetë në nivel të duhur. Sipas mendimit të Catapanos, shqipja, më drejtë, ilirishtja, po u flitka më se 12000 vjet, ndërsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikës anglo gjermane në universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar. Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, të cilët si skalitje të shenjta, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe. Këtë dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano në veprën e vet "Thoti - Tati fliste shqip". Po kush ishte THOT - i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte perëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup të njeriut e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës). Ndërkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili e "fliste shqipen", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe.
Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shih tabelën, të hebraishtes, samaritano - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe të greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë. Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave" (messagero degli dei). Për më tepër, emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë, të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës Atlasit - Atlashit, e cila, poashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë, me shqipen: AT = at - baba, dhe LASH(TË) = i vjetër, që do të thotë: stërgjysh. Por, çfarë paraqiste Atlantida? Ajo sipas Platonit (427 - 347 p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishëm, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur në Oqeanin Atlantik. Sipas G.Catapanos, Atlasi - Atlantida ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshëve të shqiptarëve të sotëm, të cilët, pas zhdukjes së saj (Atlantidës) para 12000 vjetëve, atlantidasit e mbetur gjallë kaluan në luginën e Nilit, ku e krijuan një kulturë të re, kulturën e egjiptianëve të lashtë, e cila, si duket, qe vazhdim i kulturës së Atlantidës. Në të mirë të këtij mendimi flasin edhe rezultatet shkencore të punës shumëvjeçare të G.Catapanos, i cili, përkitazi me këtë çështje, thotë: Atlantida quhej edhe Borei, d.m.th. e bardhë, nga fjala iliro shqipe: borë. Kjo fjalë përdorej te egjiptianët e lashtë në formë borea; në frëngjishte të vjetër si bore, kurse në italishte si borea. Nga ana tjetër borea në Egjiptin e lashtë identifikohej me sfingën. Sfinga në Egjipt ishte një amblemë guri, adhurues i DRITËS, që e personifikonte Zotin. Prandaj Thoti, sipas gjykimit të Catapanos, nuk i takonte erës egjiptiane, por asaj të boreo-s, d.m.th., të erës së Atlantidës. Sepse Thoti konsiderohej krijues i doktrinës VERBALO - DRITËS, që u manifestua në Tokë. E DIELLI, ishte simbol i NJË PERËNDIE, ATUM ose TEM, terma këto që kanë shpjegim iliro - shqip:

AIN
A,a
BROF
B
DORË
D

GATH
G
FJERË
F
HJETË
H

KUFË
K
MIRË
M
GJI
GJ

NU
N
U
U
PLIS
P

QULL
Q
BUZË
R
STOL-i
S

SIXHIR
S
TËRË
T
TËRË
T

ISË
I
ASHIM
A, O
ZVARANIK
Z,ZH

SH SH





• AT = at = at (babë) • U = unë • M = më = mëmë • T = tatë = babë • E = e • M = më = mëmë

Edhe G.Catapano është i mendimit se emri ilir rrjedh nga i lirë, dhe shqiptar nga shqiponja, d.m.th. ashtu siç e shpjegon tradita shqiptare, sepse shqipja (shqiponja) e simbolizon DRITËN, THOTIN, ZOTIN. Kështu edhe hierogiifi i parë >>>>, të cilin Thoti e quajti shqip AIN = IBIS = SHQIPE, e simbolizon vet THOTIN, d.m.th. ZOTIN, dhe ka këtë shpjegim në shqipen:

• A = ATË, fillimi premierës; Zot! At i përjetshëm
• I = fjalë (folje) krijuese (themeluese) e fillimit: Zot krijues
• N = (N = NU = në ujë) materie e parë (uji) për të gjitha krijesat; Zot i përhapjes së dashurisë.

AIN-i, pra, ishte simbol që tregonte edhe lindjen, vitalitetin e burrërisë, i cili frymëzonte krijesën Në të vertetë Thoti, me këtë hieroglif, i cili qe i pari dhe më i rëndesishmi në sistemin e hieroglifeve, e simbolizoi vetveten, sepse ishte krijues i tij, pra ishte perëndi - Zot. Ky hieroglif në alfabetin e shqipes paraqitet me A.
• Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti me fjalën shqipe BROF, me kuptim në kembë, paraqiste tingullin e germës shqipe B. Tregon qëndrimin karakteristik të njeriut inteligjent krijuar nga periudha në pozite drejtë, me kokë lart, i cili është duke e ruajtur fuqinë lart në qiell e në mënyrë të përhershme. Tregon se ky qëndrim është njelëzor e vet njeriu, si qenie, është i përsosur. Fjala brof në shqipen e sotme ka këto kuptims: Ngrihem menjëherë në këmbë. Brofi ne këmbë. U ngrit (u çua) brof.
• Hieroglifi ; të cilin Thoti e quajti DORË, si simbolikë paraqiste punën e dorës së njeriut, apo të gjitha intervenimet e njeriut për pronësi, me qelli që puna të jetë e begatshme e dobishme për njeriun. Ky hieroglif në shqipen mori formën D.
• Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti GATH (GARDH), e si simbolikë paraqiste ndalesën - pengimin - gardhin në afërsi të faltores, në alfabetin shqip e mori formën G.
• Hieroglifi të cilin Thoti e quajti FJERË, paraqiste shlingën ose neperkën, gjarpërin helmues, me kokë të shtypur në trajtë trekëndëshi, me dy dhëmbë në gojë dhe bisht të shkurtër. Edhe sot e kësaj dite nepërka quhet FjERË, në Malësi, në dialektin gegë. Në shqipen mori formën F.
Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti HJETË, d.m.th. ashtu siç e quajnë edhe sot arbereshët bishtalecin e flokëve, thurrjen, nyjën, lidhjen. Në shqipen mori formën H.
• Simbolin , Thoti, në sistemin e hieroglifeve, e quajti KUFË, d.m.th. nga shqipja KOFË (KOVË), e cila si simbolikë paraqiste enën ku bëhej përzierja e fuqisë per krijimin e materies. Në shqipen mori formën K.
Është në interes të vihet në pah edhe një dukuri. Shkronja KAF e arabishtes, jo vetëm që ka ruajtur formën dhe shqiptimin e hieroglifit KUFË, por çdo pjesë (sure) e Kur'anit fillon me germën KAF ( ), çfarë supozohet se KAF - at paraqesin vet Kur'anin, d.m.th fjalët e perëndisë - Allahut.
• Hieroglifin , Thoti e quajti GJI, emërtim shqip i gjinjve të femrës, nga i cili u lind shhronja GJ në shqipen.
Ndërkaq, hieroglifin Thoti e quajti NU, fjalë kjo e përbërë nga: NË UJE. Nga ky hieroglif doli shkronja N. Shqiptari kosovar fjalën NË UJE e shqipton N'UJË ndersa këtë shkronjë hebreji e shqipton NUM, e arabi NUN, d.m.th. nga shqipja: N'UJË. Poashtu në Biblen e shenjtë thuhet: "Në fillim perëndia mori frymë n'ujë". Do te thotë krijesat u krijuan në fillim n'uje, në dete. Kjo filozofi e stërgjyshëve të shqiptarëve aprovohet nga shkencat bashkëkohore. Në të vërtetë, hieroglifi NU simbolizonte materien e parë, Zotin dhe përhapjen e dashurisë.
• Hieroglifin Thoti e quajti U. nga shqipja unë, kështu që edhe në shqipen mori formën U.
• Thoti hieroglifin quaiti PLIS, që në shqipen do të thotë: tullë copë e madhe dheu që ngre pllugu kur çan tokën; copë e tillë dheu me bar, e prerë me bel a me ndonjë mjet tjetër; plisat e arës; plis me bar. Në shqipen mori formën P.
• Sipas Thotit hieroglifi quhej QULL, nga shqipja: materie pa formë, brumë, baltë, lloq, materie kjo që mund të transformohet me përzierje nga puna e njeriut. Ky hieroglif në shqipen mori formën Q.

• Thoti hieroglifin e quajti BUZË, për tingullin R. sepse buzët, me këtë rast, përfaqësonin gojën, respektivisht, buzët që bënin rojë, ruanin "fjalën, gjuhën, dhëmbët.
• Ndërkaq, për tingullin S. Thoti përdori dy hieroglife: , të cilin e quajti STOL, STOLI, dhe , të cilin e quajti SlXHIR term ky që përdoret edhe sot e kësaj dite te shqiptarët gegë në formë singjir, apo zingjir.
• Edhe për tingullin T, Thoti përdori dy hieroglife; dhe nga fjala shqipe TERË, me kuptim fitim.
• Për tingullin I dhe J Thoti përdori hieroglifin , të cilin e quajti ISË, që do të thotë DRITË, e me kuptim: FILLIMI I JETËS. Simbolizon DIELLIN, i cili rrezaton forcë kreative. Shkronja I qe emër i parë që iu dha perëndisë së njeriut; PERËNDIA E DRITËS SË PËRHERSHME. Nga fjala ISË doli emri; IDISË - simbol i dritës. Kështu, pra, shkronja i te shqiptarët hyn në tingullin e fjalëve që shpreh dritën, bukurinë, stolinë. Pra kjo urtësi ISIAKE (isiakë = nga isë = DRITË), në arbërishte do të thotë DRITË.
• Hieroglifin ,Thoti e quajti ASHIM nse ASHËR, me kuptim degë, filiz dru i çarit (i plasaritur, i ndarë). Hieroglifi në fjalë paraqet veprimin ose aktivitetirl e njeriut në natyrë. Zaten edhe në gjuhën e sotme të shqipes flala ASHËR do të thotë ashkëll dru i vogël, i çarë për zjarr. Copë druri i çarë si dërrasa e hollë, që përdoret si petavër ose për të mbuluar çatinë, pullazin. Çati me ashra. Çaj (bëj) ashra. Me fjalë të tiera hieroglifi "ashër" i paraqiste tingujt â,tinguj këta që janë guturalë, por të zhdukur te toskët. Në shqip mori formën à.
• Për hieroglifin , Thoti e përdori shprehjen shqipe ZVARANIK ose ZHVARANIK = zvarranik i tokës. Simbolizonte vuajtjen e shfrenuar, por zvarraniku konsiderohej frymezim i tërbuar e sentimentai. Hieroglifi në fjalë në shqipen dha tingullin Z dhe Zh.
• Kurse hieroglifin e fundit , Thoti e quajti me fjalën shqipe SHI. Si hieroglif paraqiste një liqe me ujë të shiut origjinal. Për më tepër, jeta, vdekja, rilindja, gjithmonë janë të lidhura me ujin "NU" ose "SHI", sepse në "NU" krijohet jeta. Nga ky hieroglif u krijua shkronja shqipe SH.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyThu Sep 27, 2007 2:50 am

pjesa e II


Është shumë interesant edhe dukuria e kësaj shkronje, meqë në hebraishte dhe arabishte quhet SHIN dhe forma e tyre është e njëjtë me hieroglifin SHI; "bazeni me pika të shiut", që do të thotë se gjuha, kultura dhe prejardhja e shqiptarëve, hebrejve dhe e arabëve është identike, si duket, është nga ilirët e lashtë, apo nga stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm.

Mendimi mbi prejardhjen e njëjtë të shqiptarëve, hebrejve dhe arabëve është vallë fakt historik, apo fantazi? Në vështrim të pare duket si endërr, por nëse merren parasysh burimet historike, kërkimet arkeologjike, të dhënat gjuhesore dhe Bibla e Kur'ani, atëhere mund të bindemi mjaft edhe për këtë pohim jo aq të zakonshëm.



Këto lidhje të shqiptarëve me popujt më të lashtë të Afrikës dhe të Azisë së Afërme janë shumë të hershmë, më të hershmë se sa është menduar deri tash, çka tregon fakti se perëndia THOT (stërgjysh i shqiptarëve), e barti, pas katastrofës së Atlantidës, që ndodhi para 12000 vjetëve, kuLturën ilire - shpiptare në Afrikë, sigurisht edhe në Azi. Kurse, para 6000 vietëve Thoti e krijoi edhe sistemin e hieroglifeve në bazë të ilirishtes - shgipes, sistem ky që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera të alfabeteve, si ai i shqipes, që gabimisht e njohim si alfabet latin, i hebraishtes, samaritaro - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe i greqishtes! Ky fakt tregon se ilirët, si stërgjyshër të shqiptarëve, nga gjuha e zakonet shtriheshin që moti, jo vetëm në gjithë Siujdhesën Balikanike, por edhe në Siujdhesën Apenine, në ishujt e Detit Mesdhe, Egje, ne Azinë e vogël, në Siujdhesën Arabike, në Gadishullin e Pirinejeve. Shkurt, kultura iliro - shqiotare, Si kulturë e qytetërimit të parë të këtij ambienti, shtrihej nga Irani në lindje, deri në Atlantik në perëndim dhe nga Alpet në veri, deri në Afrikën Veriore në jug.

Në këtë pjesë të vështrimit tim - nënvizon Catapanoja - u demonstrua vetëm THOTI, i cili e krijoi alfabetin hieroglifik fonetik, me çelës të shqipes (të ilirishtes - S.R.), që u muar për çdo hieroglif te tingulFit të parë, vokali ose konsonanti, të qenies së emrit shqip kuptim ky që zbulon shpjegimin e sigurt, i cili nuk mund të mohohet:

1. Që origjina ilire na shpie në kohe më të vjetra, histori kjo e cila na mahnit, apo histori që na shpie në neolit (koha e re e gurit). Ndoshta origjina e civilizimit neolitik fillon me zhdukjen e Atlantidës (para 12000 vjetëve), epokë kjo qe solli nevojën e krijimit të THOT-it në Egjipt, si mënyrë e shpjegimit të fillirnit të punës.

2. Ky studim, si pohim i së vërtetës, korrigjon datën e historisë, korrologjisë (disciplinë që studion ndarjen gjeografike), etnologjisë dhe filologjisë.

3. Rishikimi i Thotit zgjeron kufijt e shkencave që deshëm s'deshëm ndikon në metafizikën e cila është me rendësi për njeriun dhe njerëzimin sepse arrihet rishtazi në kuptimin e mendimit së ndjenjës së të vërtetës për jetën që është vërtet natyre shpirtërore, është erë e vërtetë e shkëlqimit të lavdishem të DRITËS SË PARË, përfundon G. Catapano.

Rezultatet shkencore të arkeologëve anglezë, amerikanë, gjermanë dhe turq (J.E. Gauter më 1894, R. Campbell - Thompson më 1910, E. Pitard më 1927, Kurt Bittel më 1831, Shevket Aziz Konsu, Kiliç Kokten, Enver Bostanci, Muzaffer Shanyurek, Fikret Ozansoy, që nga viti 1936 e tutje, Halet Çambel John Brandwood më 1968, etj.) pasqyrojnë në mënyrë plastike në veprat e tyre ketë çështje. Sipas mendimit të këtyre dijetarëve kuptojmë:

-se vala e parë e furishme e dyndjes së hititëve të cilët përfaqësonin, një fis të veçantë të ilirëve, ose i takonin njërit nga fiset e shumta të dardanëve, u shpërngulën, kuptohet në disa faza nga Ballkani i Epërm, apo nga Dardania, kah brigjet perëndimore dhe veriore të Detit të zi, kah Kaukazi për në Anadollin Qendrore;

- se kjo shpërngulje u bë në kohën e paleolitikut, mezelitikut, neolitikut dhe halkolitikut;

- se hititët e sollën teknologjinë e xehetarisë dhe të metalurgjisë nga Ballkani në Anadoll;

- se kah 2000 - vjetshi para e.s. filloi periudha historike në Anadoll, e cila nga shkencëtarët u quajt "periudhë e hititëve" (2000 - 700 parae.s.);

- se në shekullin XII para e.s. përmenden tre perandorë me emrin Arnuvanda l,II,III, prej të cilit emër si duket, u krijua, sipas ligjit të metastezës, njëri nga siononimet për shqiptarët - arnavudë;

- se në vitin 3000 para e.s. shkaktohet; vala e dytë e furishme e dyndjes së ilirëve dardanë, prej të cilëve u krijua Troja, dhe me emrin e dardanëve u emërtuan: njëra derë e Trojës Dardanos. ngushtica detare mes Anadollit dhe të Ballkanit - Dardanelet, dhe një qytet Dardania apo Dardanos në veri të Trojës.

- se m; 1200 para e.s. ndodh vala e tretë e dyndjes së ilirëve frigas nga Dardania e Ballkanit, prej të cilëve u krijua Mbretëria Frigase (750 - 546 para e.s.) në Anadollin Perëndimor;

- dhe se, me sa duket, nga koha e dyndjes së hititëve daton historia e një krahine në Kaukaz, e cila quhej në kohën antike ALBANIA, kurse banorët e saj albanë, sigurisht nga emri i një fisi të ilirëve të Ballkanit, të cilët quheshin albanë.

Tani për tani do t'i vë në pah edhe disa fjalë hitite që kanë lidhje me shqipen e sotme, fjalë këto që janë zbuluar në plisat (tullat) e pjekura, të cilat kanë shërbyer si mjet për të shkruar, me shkronjat e veta karakteristike kunjore dhe hieroglifike.




Ní = tani Asht = asht-i
Ata = ati, baba Maje = ngritje, rritje
Mat = mas, matje Njoj = njoh
Wit = vit-i Ane = anë,-a
Gjun = gju-ri Qend = qind
ili = yll-i, zoti Bait = oborr,-i
Et = etj:e,-a; etjeje Lule = lul:e,ja
Est = është Dor = dorë
Gurta = kala, fortifikatë Mial = mjaltë
Wesha = veshj:e,-a Miel = miell,-i
Shur = ranë, ranishtë Urirn = urim,-i
Turija = turi,-ri Nakt = natë
Ara = të lashtat Sojoti = sit:ë,-a
Shkal = shpoj, shërthej Hur = uri.-a
Leiht = lehtë (i,e) Lissi = lis,-i,sh.-a



Sipas G. Catapanos edhe vet Moisiu e ka folur shqipen e Thotit dhe se emri hebrej- jevrej, për izraelitët rrjedh nga shqipja iliro hitite: JHVE = Tl JE VET: JE VE(T). H e cekur, në hebraishten e vjetër është shqiptuar edhe si E.

Disa historianë arabë mendojnë se shqiptarët dhe arabët kanë prejardhje të përbashkët qysh nga kohët më të hershme. Kurse Elvia Çelebiu (1611 - 82) vë në pah se nga fisi Kurejsh, nga i cili rrjedh Muhamedi, profeti i islamizmit, rrjedhin edhe shqiptarët. Mirëpo, origjinën e përbashkët të shqiptarëve dhe të arabëve, nëse këto pohime kanë bazë shkencore, duhet kërkuar qysh nga koha e lashtë ilire, së paku para 4000 vjetëve, d.m.th. qysh nga koha e profetit Ibrahim, prej të cilit, thuhet në botën arabe e hebreite, rrjedhin arabët dhe hebrejt. Ndërsa Willy Borgeaud-i thotë se palestinezët (filistinët) kanë emër ilir, dhe se Argolida dhe Elida në Greqi janë vatra të rëndësishme ilire në pjesën e Mesdheut. E sipas mendimit të Faik Reshit Unatit, palestinezët (filistinët) u tërhoqën nga Kreta për në Palestinë rreth vitit 1200 para e.s. Palestinezët ishin banorët e ish qytetit ilir Paleste - Palasa e sotme në Himarë.

Në fund do t'i vë në pah edhe disa konstatime të Giuseppe Catapanos lidhur me lashtësinë e gjuhes shqipe. Sipas tij, kërkimet e ndërgjegjshme apo studimi komparativ i gjuhëve të vjetra të llojilojshme, na shpien te "ESKUERA" baskisht (E - SHKUERA, që në shqipen do të thotë gjuhë e shkuar - e kaluar), d.m.th. na bien te shqipja, hititishtja, hebraishtja, arabisht- ja, arameikishtja (gjuhë semite perëndimore e folur në kohën e lashtë në Siri, Mesopotami, Palestinë) dhe koptishtja - gjuhë liturgjike e të krishterëve të Egjiptit, që do të thotë gjuhë e THOTIT.

Këtë e dëshmojnë edhe faktet që vijojnë:

- Shprehja PAN - AMEN, përbëhet nga Zoti Amon, emër i përbërë nga fjalët shqipe:
A = AT = babë
M = MË = mëmë
ON = Onë = Yn = Yni (joni)
-mos të harrohet se është NJË ZOT

Kjo shprehje përdoret te të gjithë popujt dhe në të gjitha gjuhët në dy forma: AMEN ose AMIN.
- THOTI, që është atribut i të gjitha shkencave antike, nga Nili e shtriu dritën në gjithë botën, sepse në Egjipt u krijua civilizimi i përparuar.
- Prania e ilirëve në Egjipt mund të datohet para 12000 vjetëve, peridhë kjo që përputhet me zhdukjen e Atlantidës, e cila u përshkrua nga Platoni në dialogun e "TIMEO"-s dhe të "CRIZIA"-s.
-Shqipja flitej para 12000 vjetëve, jo vetëm në tokën e Nilit, por edhe gjetiu, duke qenë se:
1. Ilirishtja ishte shumë më e vjetër se sa që mendohej deri më sot.

2. Kultura e lashtë e POPULLIT TË LIRË (ilir) në Egjipt ishte e vjetër, së paku 12000 vjet.

- Emri POSEIDON, emërtim i zotit të deteve dhe të tërmeteve i cili qe vëllau i Zeusit (ZOTIT), shpjegohet me shqipen: PO Sl - E - DON = me kuptim: shumë e dëshiron.

- Emri FARAON, me kuptim I NJERËZISHËM, poashtu rrjedh nga shqipia: FARA - JONË.

- THOTI është lajmëtar i perëndive.

- THOTi konsiderohet gjithashtu si personalitet më i ditur, "më i urti prej të urtëve" i të gjitha kohëve më të vjetra, nga doktrina e të cilit dolën fillet e mëdha të humanizmit, sikurse RAMA, KRISHMA, MOISIU, ORFEU, PITAGORA, PLATONI, të gjithë: lajmëtarë, sub velo, të DRITËS SË ARDHSHME, ekzistues të përhershëm, DIVIN LOGOS FIGLIO di DIO (ARSYEJA HYJNORE BIRIT TË ZOTIT), që do të mishërohej për çlirimin e njeriut dhe shpëtimin e botës.

THOTI është themelues i religjionit të DRITËS dhe i shkencave sekrete (okulte) të mistereve dhe është gfithashtu në përgjithësi shpikës i shkrimit.

Prandaj, bazuar në shënimet e sipërshënuara mund të konkludohet:

- se pellazgët - ilirët ishin stërgjyshët e shqiptarëve;

- se pellazgët - ilirët, me emra të ndryshme, d.m.th. me emra të fiseve pellazgo - ilire (gegë, toskë, albanë, arbër, arnautë, dardanë, maqedonë, hetitë a hititë, trojanë, ejiptianë, etruskë, etj. etj.) jetonin në një sipërfaqe shumë më të gjerë në tri kontinente: në Evropë, Afrikën Veriore dhe në Azi, deri në Iran dhe Indi;

- se ilirishtja - shqipja, si degë më e vjetër e familjes së gjuhëve indoevropiane, është çelës i qytetërimit njerëzor;
- se nga gjiri i ilirëve dolën shumë perëndi, profetë, perandore e dijetarë;

- se stërgjyshët e shqiptarëve, pellazget-ilirët, me kulturën e tyre të lartë kontribuan jo vetëm në civilizimin e popujve tjerë, të cilët i sundonin, por, me anë të vetë asimilimit, kontribuan në krijimin e shumë kombeve dhe kulturave (feve, gjuhëve, shkrimeve) të veçanta në tri kontinente;

- se shkatërrimi i pellazgëve - ilirëve të shumtë dhe të kulturuar u shkaktua jo vetëm nga katastrofat natyrore, por edhe nga luftat e brendshme që u zhvilluan mes fiseve të tyre, luftë kjo që vazhdoi, tradicionalisht, deri në ditët tona;

-se nga bërthama e pellazgëve -Ilirëve shumë të lashtë - vetëm shqiptarët mbetën pa u shkrirë në popuj apo kombe të tjera - në grekë, hebrej, arabë, italianë, austriakë, sllavë të jugut, turq, etj.;

- se vetën gegët, në një masë të konsiderueshme, e kanë ruajtur shqiptimin e ilirishtes - shqipes së lashtë;

- dhe se fjalën vendimtare, përkitæi me çështjet e shtruara, duhet ta japin, në radhe të parë, filologët, arkeologët dhe etnologët.

.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Musafir
Vizitor
avatar



GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyThu Sep 27, 2007 12:55 pm

Historiku i gjuhës shqipe
Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indo-iranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjuhësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njërit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F. Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar në Berlin në vitin 1854.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjuhë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indo-iranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.

Origjina
Problemi i origjinës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njërës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës trake. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe gjuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Teza e origjinës ilire te shqiptarëve është mbështetur nga albanologu i mirënjohur austriak Johannas Georges von Hahn në veprën e tij “Albanesische Stidien”, publikuar më 1854.
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga këto argumente themelore, janë:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.
Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe
Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ai që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re çrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijët e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).
“Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Këlnit, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në “vendet e shenjta”. Gjatë udhëtimit kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit, duke u ndalur në Ulqin, Durrës e Sazan dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua për herë të parë më 1860 në Këln, nga E.von Grote.
I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XV është edhe një tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar, njihet në literaturën shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkëve”.
Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e veriut (gegërisht) dhe në alfabetin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.
Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut është përkthimi në shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike, ai përmban meshet e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit. Pra, ai përmban pjesët që i duheshin meshtarit në praktikën e përditshme të shërbimeve fetare. Duket qartë, se kemi të bëjmë me një nismë të autorit, me një përpjekje të tij, për të futur gjuhën shqipe në shërbimet fetare katolike. Pra, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për shumë gjuhë të tjera, periudha letrare e saj nis me përkthime tekstesh fetare.
Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra. Në vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti në Romë, bëri tri fotokopje të librit dhe i solli në Shqipëri. Në vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, prof.E.Çabej. Në mënyrë të pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
"Meshari” i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore (veriperëndimore), me alfabet latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta. Libri ka një fjalor relativisht të pasur dhe ortografi e forma gramatikore përgjithësisht të stabilizuara, çka dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.
Prof. Eqrem Çabej, që ishte marrë gjerësisht me veprën e Gjon Buzukut, ka arritur në përfundimin, se gjuha e saj “nuk është një arë fare e papunuar”. “Duke e shkruar me një vështrim më objektiv këtë tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhshme që e përshkon fund e majë atë dhe nga mënyra, me gjithë lëkundjet e shpeshta, mjaft konsekuente e shkrimit, arrin të bindet njeriu, se në Shqipëri ka qenë formuar që më parë, së paku që në mesjetën e vonë, një traditë letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezë, sipas autorit, gjen mbështetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipërisë mesjetare; “shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve përreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut”.
Për një traditë të shkrimit të shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dëshmi të tjera të tërthorta. Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t’i njihte mirë shqiptarët, në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapëseprapë, ata kanë në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine”. Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, në veprën e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar në Venedik, më 1504, duke folur për qytetin e Shkodrës, bën fjalë për fragmente të shkruara in vernacula lingua, d.m.th. në gjuhën e vendit, të cilat flasin për rindërtimin e qytetit të Shkodrës.
Këto dëshmi të G.Adae dhe të M.Barletit, dy njohës të mirë të shqiptarëve dhe të vendit të tyre, janë në pajtim edhe me të dhënat historike për këtë periudhë, të cilat flasin për një nivel ekonomik e kulturor të zhvilluar të viseve shqiptare në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XV. Në atë periudhë, në veri dhe në jug të Shqipërisë, lulëzuan ekonomikisht Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, të cilat u bënë qendra të rëndësishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Këto janë dëshmi që e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më të hershme shkrimi të shqipes, megjithatë, deri sa kërkimet të mos kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, “Meshari” i Gjon Buzukut do të vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.
Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga “E mbesuame e krishterë….”, e botuar në vitin 1592. Është një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i një katekizmi. Libri është shkruar në dialektin e jugut, me alfabet latin, plotësuar me disa shkronja të veçanta për të paraqitur ato tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja.
Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyThu Sep 27, 2007 1:01 pm

Frang Bardhi, në vitin 1635, hartoi të parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me të cilin mund të thuhet, se zë fill shkenca gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdijshme për të ndërtuar një gjuhë letrare kombëtare, standardizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.
Dialektet e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).
Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti i jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti i veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.
Shqipja standarde
Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarde), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proces i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punën për te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qëllimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetar”-it të parë dhe shumë shkrimeve të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojshme, zinin një vend qendror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lirë edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja lëshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njësimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarde) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapësirën shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, përpjekje për njësimin e gjuhës letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njësimin e gjuhës letrare kombëtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.
Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e bërë deri atëherë për njësimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarde), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarde, siç janë “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).
Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarde
Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjetër janë zhvillime te mëvonshme.
Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).
Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjatë fleksionit. Në shumicën e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.
Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.
Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në rasën gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përveç fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshëm (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetëshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishëm. Shqipja ka një sistem të pasur formash mënyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë mënyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhshme ndërtohet në mënyrë analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).
Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshëm është rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet prej disa shtresash. Një shtresë të veçantë përbëjnë fjalët me burim vendas, të trashëguar nga një periudhë e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose të formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm). Një shtresë tjetër, përbëjnë fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera, si pasojë e kontakteve të popullit shqiptar me popuj të tjerë gjatë shekujve. Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e vjetër dh e re, nga latinishtja dhe gjuhët romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja. Shqipja, me gjithë huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhë e veçantë indoevropiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyThu Sep 27, 2007 1:01 pm

Përhapja e gjuhës shqipe
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamërisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.
Gjuha shqipe mësohet dhe studiohet në disa universitete dhe qendra albanologjike në botë, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Palermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.
Studimet për gjuhën shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, siç ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studiues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studiuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin
Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.
Aleksandër Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqrem Çabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalëformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.
Është bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysmëshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.Çabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Çabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqrem Çabej (1908-1980)
Studiuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare. Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysmëshekulli, duke lënë një trashëgimi të pasur shkencore.
Eqrem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqrem Çabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetëra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqrem Çabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”.
Me veprimtarinë e shumanshme shkencore e me nivel të lartë, Eqrem Çabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof.Androkli Kostallari. Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studiuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsiderueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë. Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhënë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”.
Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.
(Marrë nga shqipëria.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyThu Sep 27, 2007 1:10 pm

Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe pastaj në shqipe u trashëgua dhe u ruajt gjuha më e vjetër e Evropës. Është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë vijnë shkencat e gjuhësisë dhe arkeologjisë
Po pse nuk u shkrua gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse ka dokumente te shkruara të mbetura nga djegiet porse nuk janë zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe është shkruar edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Në lashtësi letrarëve dhe klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhët administrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruan për ato ngjarje të kohës që ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.
Shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të hershme dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët. Pra gjuha njihet si një nga tiparet etnike themelore të një populli. Fjala “Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërimit njerëzor. Pjesë të rëndësishme të një studimi gjuhësor janë: klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalëformimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transmetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën. Në këtë drejtim, studimi historik i një gjuhe në procesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.
Ashtu si në arkeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarëve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm që nuk e linin të diturohej. Në shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane. Shkencëtarë që bënë emër ne këtë drejtim përmenden:
Gotfrik Lajbnik (1646-1717) - ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.
Hans Tunman (1746-1778) - historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine, bizantine dhe studioi fjalorin tre gjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.
Hans Tunman - arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fon Han (1811-1869) - austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë. Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
Franc Bop (1791-1867) - profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoevropiane. Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoevropiane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.
Dhimitër Kamarda - filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.
Gustav Majer (1850-1900) - profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.
Eduard Shnajder - një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘Pellazgët dhe pasardhësit e tyre’ më 1894 një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge’.
Holder Pedersen (1867-1953) - danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoevropiane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me radhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vlefshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.
Norbert Jokli (1887-1942) - gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, bibliotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqendrimi nazist e privoi Shqipërinë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.
Zef Skiroi (1865-1927) - filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.
Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historisë të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, profesori i madh dhe i shquar Eqrem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.
Kështu mbas shumë studimesh duke u bindur mbi një varg argumentesh, shkencëtarë apo gjuhëtarë të huaj dhe shqiptarë nxorën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgët parahistorik. Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra. Një vërtetim i pamohueshëm për vjetërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjve që janë trashëguar deri me sot duke iu qëndruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRΛS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashëgiminë nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas në shqipe e kemi dhe nga emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tillë emra janë mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.
Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Evropës, do të vëmë re se shumë qytete dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si për shembull:
- Toskana në Itali qe e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë të njëjtë me ata të Shqipërisë.
- Brindizi lexohet ne shqip: bri ndezur.
- Kryeqyteti i Francës Parisi është në shqip: i pari ose si i pari.
- Marrsiella, qytet i Francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse ai ka qenë dhe është qytet bregdetar tregtar, pra marr dhe sjell.
Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke edhe këta kanë emra të kuptimit shqiptar, për shembull, Athina – a thënë, Edessa – e desha, Thiva - theva.
Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalë shqipe, duke pasur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea (Udhë sheh) janë legjenda pellazge ose shqiptare, që u shkruan nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm bizantinë. Tek Iliada, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesëmarrëse në betejën e Trojës dhe vendet nga vinin kanë emra të kuptimit në shqip, për shembull:
Mikena - mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao - mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.
Mirmidonët - mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë.
Elena - e lanë mend.
Priami - i parë jam ose prij jam, mbreti i Trojës.
Paridi - i pari që di, etj.
Në të gjitha kohërat bizantinët kanë pasur maninë për të përshtatur fjalët jo-greke në fjalë greke. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar deri diku dhe mënyrën e shqiptimit të fjalëve ose emrave. Megjithatë, po të shohim perënditë e lashta te Olimpit ku besonin grekët në lashtësi, do vërejmë se ato perëndi lexohen apo kuptohen vetëm në gjuhen shqipe si për shembull:
Zeus - Zë, është perëndia më e fuqishme që kishte për grua perëndinë.
Hera - Era. Perëndia tjetër Letos – Leton. Zeusi më vonë u martua me perëndeshën Mentis - mend dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës dhe shumë herë nxiste grindje midis njerëzve prandaj e pat marrë emrin nga shqipja ‘’i marrë’’. Perëndia Apolon mendoj se e ka marre këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apoloni ishte perëndi i muzikës, poezisë dhe harqeve, dhe çfarë bënte Apoloni! Luante muzikë, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja më e dashur për të luajtur për fëmijët ishte shigjeta. Perëndia e detit quhej Tetis, që shume lehtë në shqipe T zëvendësohet me D.
Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe vërejmë se kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgët. E diela, është dita që përfaqëson Diellin ngaqë e diela është dita më me shumë diell. E hëna përfaqëson hënën. E marta është dita e Marsit dhe quhet si ditë e marrë. E mërkura është dita e Mërkurit. E enjtja nuk është zbuluar akoma. E premtja është dita e zezë, të prenë, e prenë. E shtuna përfaqëson Saturnin.
Ndërkohë, grekët bizantinë ditët e javës i emërtojnë kështu: e diela përfaqëson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtja, është e pesta, e premtja, është dita e Shën Mërisë, te shtunën e kanë marrë nga hebrenjtë.
Siç shihet shqiptarët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan. Edhe betimin pellazgët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqiptarët sot, për kokën e nënës dhe të babait. Pellazgët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në tokat e tyre.
Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë evropianë, dijetar, aventurier shkruan për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë apo për veshjet karakteristike. Uiliam Shekspir nuk e pat vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekët dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek (!?)
Përrallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipërisë me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruhej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’.
Në përfundim duhet theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirëve dhe Pellazgëve, dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekët, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse shpesh kemi përdorur gjuhë tregtie, të ardhura nga larg, njerëzit që sot njihen si shqiptarë kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonë të lashtë Ilir e Pellazg. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që shqiptarët të kujdesen sa me shume për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe t’i ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyMon Oct 22, 2007 12:55 am

Ka shume te huaj por edhe vendore qe kane arritur te nxjerrin ne drite se gjuha shqipe i ka rrenjet drejte per drejte nga Pellazgishtja.
Dmthe Pellazget, Etrusket, Iliret, Shqiptaret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyTue Nov 20, 2007 4:42 pm

Kongresi i Manastirit
Gjuha zyrtare, e shkruar me gërma latine dhe që u përvetësua në vitin 1909, ishte e bazuar në dialektin e Gegërishtes Jugore të qytetit të Elbasanit nga fillimi i shtetit të Shqipërisë deri në Luftën e dytë botërore. Deri në vitin 1968 shqiptarët e Kosovës, Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi përdorën gjuhën letrare shqipe të dialekit gegë si gjuhë zyrtare. Në Shqipëri me ardhjen në fuqi të komunistëve dialekti gegëcito! u ndalua institucionalisht prej vitit 1944 deri në vitin 1967 dhe de-fakto prej vitit 1972 deri sot. Gjuha e sotme zyrtare shqipe jo vetëm që bazohet në toskërisht, por edhe fjalët e shprehjet qe huazohen prej gegërishtes kthehen në morfologjinë, fonologjinë dhe sintaksën e të folmes toskë. Shqiptarët që jetojnë edhe sot nën administrimin e sllavëve e pranuan dialektin toskë si nivel të gjuhës zyrtare shqipecito! . Ky vendim politik i marrëcito! në Prishtinë në vitin 1968 sot po sfidohet nga shkrimtarë, gazetarë dhe sidomos rinia që shkruan në internet si jo frutdhënës dhe diskriminues ndaj folësve të dialektit gegë, në veçanti ndaj kosovarëve të cilët tingëllojnë si emigrantë kur flasin gjuhën standarde shqipe.

Vetëm disa të dhëna të shkruara shkurt janë ruajtur nga shekulli i 15-të. E para ishte një formulë pagëzimi e vitit 1462. Shpërndarja e librave të prodhuar nga shekujt 16 dhe 17 kanë buruar shumë në zonën e gegërishtës (shpesh në gegërishten Shkodrane veriore) dhe pasqyruan veprimtaritë misionare të Katolicizmit Romak. Një rrymë shumë më e vogël e literaturës në shekullin e 19-të ishte prodhuar nga mërgimtarët. Ndoshta punimet e letërsisë më të hershme dhe të pastër të çfarëdo niveli është poezia e shekullit të 18-të të Jul Varibobës, të enklavave në S. Giorgio në Kalabri. Disa prodhime letrare vazhduan në shekullin e 19-të në enklavat italiane, por asnjë veprimtari e ngjashme nuk është ruajtur në zonat e Greqisë. Të gjitha këto dokumente të hershme historike tregojnë për një gjuhë e cila dallon pak nga gjuha e tanishme, sepse këto dokumente nga krahina dhe kohë të ndryshme paraqesin karakteristikat e shënuara të dialektit. Sidoqoftë, ato shpesh kanë një vlerë për studimet e gjuhësisë dhe janë shumë më të rëndësishme për vlerën e tyre letrare.

Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamerisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit. Gjuha shqipe mësohet dhe studiohet në disa universitete dhe qendra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyTue Nov 20, 2007 6:56 pm

Ueber das Albanesiche in seinen verwandtschaftlischer Beziehungen.

Per shqipen dhe lidhjet e saj te prejardhjes.

Shkruan France Bop.
Berlin 1855.


Ne nje punim te meparshem ende te pabotuar (te lexuar me 23 shkurt te vitit 1843) une kam trajtuar numroret dhe peremrat e shqipes dhe me ane te kerkimeve te mia te atehershme arrita ne bindje se kjo gjuhe me siguri bene pjes ne familjen indoevropiane,por ne pjesete perberse themelore te saj nuk lidhet ngushte me ndonje nga motrat e tjera sanskrite as ka ka ndonje lidhje birerie (prejardhjeje) me to.

Kryesishte duke u nisure nga pozicioni gjeografik, natyrishte do te munde te pretendohej se greqishatja duhej njohure si burim me i hershem i shqipes; por nga raportet fonetike dhe gramatikore te kesaj te undit del se ne shumten e rasteve aty ku,persa i perket leksikut,nuk kan ndodhure huazime te mevonshme ,me anen e sankrisishtes gjendet nje pike referimi me e lehet dhe me e natyrshme sesa me ane te greqishtes.

Keshtu per shembull do te ishte e veshtire te shjegohej emertimi shqip i numrorit gjashte nga greqishtja ......(me falni nuk e gjej dote numrin gjashte ne tastier te greqishtes) (ëE) por Franc Bop thote qe me nurin gjashte ne shqip e gjejme nje spjegim te knaqeshem,qe do te thote nuk nuk ka te beje me greqishten gjuha shqipe.

Sidoemos po te mbahet parayshe se rrokja -të eshte nje shtese qe nbuk bene pjes ne rrenjen fillestare as ne emertimin e numrave shtate ,tete, dhe dhjet. Ne nen-de (geg, nan-de) duket se ne ndikimin e likuideve te meparshem eshte future nje d ne vende te te-se.Po te hiqet rrokja de,nen (nan) shpjegohet me lehet me rrenjen sankrite navan sesa me greqishten (evvea) ne te cilen ne fillim duhet nje v mbyllese dhe te hiqet nje parashtres joorganike (ev) (ose me shume (e = gereqisht) ..) pas se ciles v-ja pasuse eshte difishuar) per te spjeguar me anen e saj foremn shqip....etj etj..

do te shkruaj ne te ardhemen.

France Bop (1791-1867)
Lindi ne Majnc ne vitin 1791 vdiqe ne Berlin ne 1867.
Ka qene profesor i letersise orientale dhe i gjuhesise se pergjithshme ne Univerzitetin e Berlinit.

...by to Beton.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyFri Jan 25, 2008 3:45 pm

Perhapja e gjuhes shqipe
Shqipja flitet sot nga me se gjashte milione vete ne Republiken e Shqiperise, ne Kosove, ne viset shqiptare te Maqedonise, te Malit te Zi, te Serbise jugore, si dhe ne viset e Çamerise ne Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, ne ngulimet shqiptare ne Itali, ne Greqi, ne Bullgari, ne Ukraine, si dhe ne shqiptare te merguar ne viset e ndryshme te botes para Luftes se Dyte Boterore dhe ne kete dhjetevjeçarin e fundit. Gjuha shqipe mesohet dhe sudjohet ne disa universitete dhe qendra albanologjike ne bote, si ne Paris, Rome, Napoli, Kozence, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.
Studimet per gjuhen shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptareve, lashtesia dhe karakteri origjinal i tyre, kane terhequr prej kohesh vemendjen e studjuesve te huaj dhe shqiptare qe ne shekullin XVIII dhe me pare. Ne menyre te veçante, gjuha, historia dhe kultura e shqiptareve, terhoqi vemendjen e botes gjermane. Me te u mor edhe nje filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, qe punoi nje shekull para lindjes se gjuhesise krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuheve ishte themelor per te ndertuar nje histori universale te botes, per ta kuptuar dhe per ta shpjeguar ate. Ne disa letra, qe ai i shkruante nje bibliotekari te Bibliotekes Mbreterore te Berlinit, ne fillim te shekullit XVIII, shprehet edhe per natyren dhe prejardhjen e gjuhes shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti ne perfundimin, se shqipja eshte gjuha e ilireve te lashte. Megjithate, studimet shkencore per gjuhen shqipe, si dhe per shume gjuhe te tjera, nisen pas lindjes se gjuhesise historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Nje nga themeluesit e kesaj gjuhesie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti te provonte qe ne vitin 1854, se shqipja bente pjese ne familjen e gjuheve indoevropiane dhe se zinte nje vend te veçante ne kete familje gjuhesore. Pas tij, studjues te tjere, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte te ndryshme te leksikut dhe te struktures gramatikore te gjuhes shqipe. G.Meyer do te hartonte qe ne vitin 1891 nje Fjalor etimologjik te Gjuhes shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i ketij lloji per shqipen. Perveç ketyre, nje varg i madh gjuhetaresh te huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kane dhene kontribute te shenuara per studimin e historise se gjuhes shqipe, te problemeve qe lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjine, fonetiken dhe gramatiken historike, si edhe ne studimin e gjendjes se sotme te shqipes.
Nderkohe, krahas studimeve per gjuhen shqipe te albanologeve te huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhesia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj qe ne shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi te parin fjalor te gjuhes shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjate Rilindjes Kombetare u botuan disa gramatika te gjuhes shqipe. Keshtu, ne vitin 1864, Dhimiter Kamarda, nje nga arbereshet e Italise, botoi vepren “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vell.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Me 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatiken e gjuhes shqipe” dhe me 1806, Sami Frasheri botoi “Shkronjetoren e gjuhes shqipe”, dy vepra gjuhesore te rendesishme te shekullit XIX per gramatologjine e gjuhes shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi pergatiti edhe nje “Fjalor te gjuhes shqipe”, i cili u botua ne vitin 1904 dhe perben vepren me te rendesishme te leksikografise shqiptare, qe u botua para Luftes se Dyte Boterore. Ne vitin 1909, botohet Fjalori i shoqerise “Bashkimi”. Pas shpalljes se Pavaresise, u botuan nje varg gramatikash dhe fjalore dygjuhesh, per te plotesuar nevojat e shkolles dhe te kultures kombetare. Ne fushen e gramatikes u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksander Xhuvani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyMon Feb 11, 2008 1:43 am

GJUHA JONË

Vëllezër shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm' udhën e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.

Shqipëria ka qënë
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.

E ka nderuar zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.

Sa ishte trimëria
N'atë kohë të vjetrë,
Kish emrë Shqipëria,
Sa s'kish nonjë vënt tjetrë.

Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipëria
Më pastaj e më parë,
Q'i shkruan istoria!

Ajo ish koh' e zjarrtë
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pëndë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.

O burra, shqipëtarë,
Të marrim dituritë,
Se s'është koh'e parë,
Tani lipsetë dritë.

Të shkruajm' gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç'është e ç'ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë.

pa shihni ç'gjuh' e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç'e bukur'edh'e lirë,
Si gjuhë perëndie.

Shum'e bardhë kjo ditë
Për gjithë shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s'e kishin të parët.

Kjo dritë do na bjerë
Të gjitha mirësitë
Dhe gjithë do t'i ngrerë
Dëmet e marrëzitë.

Si lum kush zë të mbjellë,
Lum kush vë këtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S'mbulohetë me remë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyFri Feb 15, 2008 12:23 am

Interesante..

Dëshmi të lashtësiseë së gjuhes shqpie ..!

Se Etrusket ishin pjese e trungut Pellazge te cilet shtriheshin ne nje zone te gjere te Italise, kete na e deshmon shume mire Nermin Vlorë Falaski duke u bazuar ne shume studiues dhe historian të lashtë dhe të kohes te çmuar ,si Tuqididi,Homeri,Herodoti etj etj .. mirepo ajo qe mua me ka bere pershtypje më së tepërmi në librin e saj ka të bëjë pikërisht me gjuhen .

Mbishkrimet e lashta te gjetura ne Itali e gjetiu ne stela te ndryshme ,që deri vone konsideroheshin te “pa kuptueshme” ,ato gjejn kuptim ,madje madje te plote te fjaleve dhe te komplet fjalive ne gjuhen e Etruskeve te cilat ne shqipen e sotme kuptohen shume mire dhe kan kuptimin e tyre të plotë .. Të mos zgjatem më shume po jus jell një shembull të cilin Falaski e spjegon shumë qart në shqipen e sotme ..

Bëhet fjalë per nje stelë që quhet “Stela e Lemnos” e cila I përket shek. VI p.e.s. dhe e cila gjindet në muzeun e Athinës…është një vajtim ..

Ju lutem shikojini me kujdes këtë “riprodhim” grafik ,,dhe shiheni me kujdes gërmat (fjalët ) e nxjerrura dhe kuptimin e tyre në gjuhen tonë ..

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Dana_110
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyFri Feb 15, 2008 12:27 am

Nxjerrja e mbishkrimit..



ZI A ZI

MARAZ MAF

ZI APK FEIS FIS oh!

SI FAI?)

AKER TAF ARKA ZI!oh!

FAMA LA.

ZI API ZER

Oh! NAIMORI

NA IP HOPAIE ZI MATH Ah! Oh!

SI FAI?

A FIS

ZI APK A FIS

MARAKUN A FIS

Ah! Oh!NAI RON FARAN oh!

SI FAI EPI E ZI?

Oh!ARKA AI!

THIK HOQE :

LOT AI FISI HOQI

AS I APE ZER O ZAI oh!

FEIS Ah! Oh!

TI oh! FER oh! NA.





Pakez sqarime..



ZI A ZI

MARAZ

MAF (shamij koke e zezë)

FIS ah!oh! ZER O NA oh

ZI APE

FEIS A FIS

E FIS AH! OH!

ZER O NAI (na zuri o)

ZI MATH

SI FAJ?(pwr cfarë faji_?

AKER(acar= I ngrirë)

TAF AR (froni prej guri)

ZI OH!

FAMA PA,

ZIRI AP ZER OH!(ziri e hapi zërin ,u përhap)

NAI MORI

NA IP HOPAIE (na hip hopthi,befas)

ZI MATH AH!OH!

SI FAJ?

AH! FIS,ZI APE FIS

MARAKUN A FIS AH!OH!

NAI RON FARAN OH!

SI FAI EPI E ZI?

OH! AR AI !

THIK HOKE!

LOT AI FISI HOKI

AS I APE ZER O ZAI (shaj)

E FIS AH! OH!

TI FER AH !OH!





Dhe bëjeni një krahasim me interpretimin që I ka bërë Falaski ..do të befasoheni





“Zi a Zi,maraz, maf.Zinë ia hape fiseve o fis e fis ah! Oh!

Na zuri zi I madh, për cfar faji?

Acar, I ngrirë, ësht froni prej ari:zi oh!

E ne na mori befas zi I madh ah! Oh!

Fama pa AI, ky zi I madh ah! Oh!

Për cfar faji?

Ah! Fis, ti zinë e hape o fis,

Po ashtu edhe marakun o fis ah!oh!

Ti që na e rron farën oh!

Për cfar faji n’a vure në zi?

Oh! Ai qe njeri I artë!

Të keqen e thikut e hoqe ti!

Por edhe lot ai fisi hoqi,

As e hapi zërin oh! As shau njeri oh!

Ti fis ah! Oh ! na mjerove

E na e bëre jetën ferr!!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyFri Feb 15, 2008 1:35 am

Plotesim ,sqarime fjalë për fjalë
GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Dana-210
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyFri Feb 15, 2008 1:39 am

..pjesa e dytë
GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË 4413
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyFri Mar 07, 2008 10:16 pm

Urdhri i jehovait eshte nje nder grupet katolike me te medha ne bote.Ne biblat qe ka urdhri i tyre ka nje mbishkrim qe vie qe nga lashtesia dhe deri tash nuk ka mundur te deshifohet.
JHVH VEREHET NE BALLINAT E KETYRE BIBLAVE.Iniciale qe jane te panjohura dhe mistike.Mirpo Gjuzepe Katapano nuk e la pa e spjeguar as kete:JHVH-Je Hyji i Vetem Hyj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË EmptyFri Mar 07, 2008 10:53 pm

Z.Ago Muji-Jehova në bibël quhet i madhërishmi dhe i plotfuqishmi perendi,krijuesi i gjithqkaje ne tokë dhe qiell.Në biblën shqipeky emër është përkthyar 77 si Jah-vertetë hyji i vetëm Hyji,por në lashtësitë eshqipes ky emër nuk kaqenë i përkthyar shqip,përkthimi i bibles në shqipe është bërë më vonë ashtu si edhe -Kurani,me që Biblaështë libri më i përkthyar në botë
rrespekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» GJUHA SHQIPE
» SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR
» A po plagoset sot gjuha shqipe?!
» Gjuha arabe gjuha e katert me popullore ne bote
» Gjuha arabe gjuha e katert me popullore ne bote

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: