|
| SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR | |
|
+6Beton shaban cakolli azzurra drenusha petritkola besa-bese 10 posters | Autori | Mesazh |
---|
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Fri Nov 02, 2007 3:17 am | |
| Jemi deshmitarë se gjuha amtare per shume te rinje e te reja qe sot jetojne e punojnë jasht trojeve shqiptare (ne diaspore) po behet si gjuhe e dytë per ta, ne kete teme mundemi te ndajme mendime dhe te mesojme per aktivitetet dhe angazhimin e familjeve te tyre si dhe institucioneve edukativo-arsimore ne diaspore ne menyre qe ta gjejme nje menyre qe asimilimin e mundur ta stopojme. tema eshte e hapur per te gjithe bashkeatdhetaret tane te cilet zhvillojne aktivitet ne forum. vazhdim te mbare u deshiron stafi udheheqes i forumit | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Fri Nov 02, 2007 4:06 am | |
| Eshte e vertet, por edhe perpjekje ka per ta mbajtur gjalle. jane hapur shkolla te gjuhes ne qytete te ndryshme ne Amerike. | |
| | | drenusha Anëtar
Numri i postimeve : 201 Registration date : 23/10/2007
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Fri Nov 02, 2007 4:13 am | |
| eshte me te vertet shqetsuese kjo gjendja e emigracionit ne diaspore pak sa nevralgjike kur ,shikojm nji pjes e femijve tane, flasin gjuhen e nenes gjuhe te dyte, kjo ka disa arsyje ,mos organizimi ne mesim plotesues siq i dergojn tera nacionalitet femijet e ,vet por kur shikojm tek ,nacionalitet tjera me mesim, plotesues mirret ambasada tek ne mjerishte eshte organizue ne forme me shum mund ta quejm private ,sepse paguen prindi nese e dergon e jo shteti per femijen dhe kjo rrjethe si pasoje qe disa prinde nuk e kan kuptue drejt qe femijet duhet ti dergojn ne mesim plotesues ne gjuhen amtare .ne shtetin zvicrran eshte i oraganizuar LPSH qe 15 vjet ku jan dikun afer 3500 nxensa ky numer nuk eshte i knaqeshem kur dihet sa eshte numri i shqipatreve ne ter zvicrren marre si shembull kantonin zurich ku per afersish eshte dikun 40mije shqiptre dhe mos te flasim per kantone tjera mendoje qe duhet prindi ti kushtoj me shum rendesi arsimimit te femis ne gjuhen e tije deri sa nuk kemi shtet qe do ti takonin shteti keto probleme . | |
| | | azzurra Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1294 Vendi : Kosove e dashure Registration date : 28/08/2007
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Fri Nov 02, 2007 5:24 pm | |
| Pergezime per temen Besa-bese, nje tem mjafte e qelluar
Ky fenomen eshte duke u perhapure nje dite e me shume, nuk flitet vetem per ata femij q'kan linde ne perendime por edhe per ata q'kan emigruar ne moshen adoleshente.Per fate te keq jam njera nga ata persona ku i mungon gramatika e gjuhes shqipe. Ne disa raste kam turb nga vetevetja ime se jam nje shqiptare me gjak shqiptare e me mire e njo gjuhen e huaj e jo gjuhen e nenes.Por ky eshte denim i me i madhe q'ne shqiptaret ne diaspore duhet te paguajm. Per fate te keq ne vendine ku jetoj eshte nje minoranc e vogel e shqiptare e askush nuk angazhohe te hap nje kurs apo shkolle per shqiptaret qe te mos harroj gjuhen e nenes e te pakten te njohin historin e popullit shqiptare.
Per me ket nuk do te thot q'nuk ka mundesi q'nje femije qe eshte i interesuar te mesoj gramatiken e gjuhes shqipe,mjatfon te lexosh libra apo gazeta ne gjuhen shqipe, pse jo edhe ne forum te hysh e te lexojsh postime nga antaret te cilet e njohin shume mire gjuhen shqipe.
Mua personalishte me ka ndodhur keshtu qe disa muaj jam e regjistruar ne forum e jam duke mesuar shume gjera per popullin shqiptare, e me ka ndimuar shume ne shprejet.
Nje idivid pamarrparasysh ka linde ne perendim apo jo, nese ka vetvendosje e vullnet mund te bej gjitheqka ne jete. Prandaj duhet te kemi vetevevdosje per te mesura gjuhen shqipte,sepse kemi gjuhen me te bukur ne bote,vrene sa bukur tringellon....
GJUHA SHQIPE.[b] | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Fri Nov 02, 2007 9:03 pm | |
| Te lumte Azuurra, ke sjellur mendimin tuaj shume te mire dhe ne urojme qe edhe te tjeret qe kane mendime lidhur me kete problem shume te theksuar te femijeve dhe familjeve tona te diaspor te japim kontributin dhe te mundohemi te gjejme ate qe eshte ne dobi te mos-asomilimit te gjenaratave te reja. Une gjate disa vizitave te niveleve te ndryshme ne shume shtete si gjermani, zvicer, austri, danimarke, norvegji, suedi dhe belgjike, ne ndejat apo ftesat qe mi benin shume shqiptare perhere me ka interesu te ndegjoj se si flasin femijet mes vete! skam asni dyshim se 90 % e tyre ne te gjitha ato qe i larteshenova flisnin negjuhen e shtetit ku ata ishin, mundohesha te komunikoj me prinderit te cilet jane obligativ te nderrmarin hapa te duhur por premtimet e tyure dhashte i madhi zot te realizohen. Edhe nje gje, te shumten e familjeve shqiptare ne diaspore ku nuk flitet shume nga gjeneratatt e reja gjuha shqipe eshte deshmia se prinderit e tyre nuk e zoterojne gjuhen e atij shteti sa duhet dhe ne nje forme sikur ndihen krenarë se femijet e tyre po e dinë gjuhen dhe nuk ndermarin asgje per te ardhmen e tyre...! taman halli ata te mos e din' kur i lidhe jeta, shkolla, shoqeria etj!!! | |
| | | drenusha Anëtar
Numri i postimeve : 201 Registration date : 23/10/2007
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Fri Nov 02, 2007 9:08 pm | |
| do te flas besa-bese per jeten time ketu ,femija jem flet dhe shkruen shqipe dhe kurre njiher nuk kan komunikuar ne gjuhen gjermane kur kan lozur edhe sod jan te rritur dhe nuk komunikojn nder veti ne gjuhen vendase nuk thom se flasin bukur ndoshta, por te lindur ketu dhe te rritur lexojn ne gjuhen shqipe libra ,dhe mendoj fajtore mbet shum prindi duke editur qe gjuha jon mbete sekundare kur je large atedheut ,mbetet obligim e familjes te punoj me shum me femijet e vete . | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Sat Nov 03, 2007 12:04 am | |
| Kjo dukuri është mjaft e dhimbshme dhe shqetësuese.Fëmijët në mërgim janë pa fajin e tyre,pra shkaktarët që e sollën prindin e fëmiut në mërgim tani janë të njohur,por fëmiu erdhi këtu pa fajin e tij.Rolin në edukimin e fëmijëve e lozin familja,mësuesi dhe intelektuali i rrethit këtu në mërgim.Secili nga ne e ka nga një pjesë të përgjegjësisë,në mbrojtëjen e këtyre fëmijëve nga asimilimi.Fëmiu jashtë atdheut ballafaqohet me një shoqëri tjetër deri tani të pa njohur,me një kulturë e traditë tjetër,gjuhë të huaj,dhe mos kujdesi i prindit ndaj fëmiut,e bënë që fëmiu i tij të orientohet në një drejtim i cili nuk ka shtigje.Asimilimi gllabëron qetë dhe pa diktueshëm,nga se fëmiu ka prirëje të orientohet më tepër nga e keqja,nëse përkujdesja jonë ndaj tij nukështë e rrebtë.Gabimi më i madh tek disa familje shqiptare është që komunikimi në mes fëmijëve në familje nuk bëhet në gjuhë amtare,por në gjuhën e vendit ku jeton.Hap tjetër i gabuar është moskujdesi i prindit se me kend i shoqërohet fëmiu,e shumë shkaqe të pa njohura,në një vend të panjohur.A kamundësi që fëmiu ynë të shpëtoj nga asimilimi?Unë them po,së paku në vendin ku jam i strehuar unë,pra në Gjermani:Aty organizohet mësimi plotësues në gjuhën shqipe,ku shumë lande gjermane,arsimtarët e shkollës shqipe i paguan Ministria e arsimit gjerman.Qka i duhet mërgimtarit tonë?Të e dërgoj fëmiun e tij në shkollën shqipe.Aty fëmiu flet shqip,lexon dhe shkruan shqip,mëson historinë kombëtare,gjeografinë e atdheut,kulturën e traditën shqiptare,etj......Prap disa prinder nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.Në Gjermani dhe jo vetëm në Gjermani,por në gjitha vendet e Evropes shpërndahet një revistë mujore shumë e pasuruar me tema kombëtare,revista quhet"DORUNTINA" dhe kushton vetëm 2Euro, të cilën shumë prind nuk ja u paguajnë femijëve të tyre.Tani të mos dërgosh fëmiun në shkollën shqipe,të mos i blejshë revistën shqipe,do të thotë vet të kontribosh në asimilimin e fëmiut tënd!Të mos dërgosh fëmiun në shkollën shqipe,e të rrahësh gjoks për patriot,kjo është qesharake dhe naive.Patriot nuk mund të jetë ai që nuk edukon fëmiun e vet,ai që nuk e shkollon fëmiun në gjuhën amtare.Unë personalisht në disa shoqata të Landit NRW,kam punuar me fëmijë shqiptarë në seksionet letrare dhe kulturore.Përvoja ka treguar se fëmijët që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,e flisnin rrjedhshëm shqipen,e njihnin bukur historinë dhe kulturën shqiptare,si dhe ishin më të suksesshëm edhe në shkollat gjermane.Pra ne shqiptarët në mërgim lëmë gjurmë jete në vende të huaja.Nëse jemi treguar edukator të mirë atdhetarë të mirë,edhe gjurmët do të i lëmë të mira,ana tjetër qon drejt asimilimit,rrënimit,dhe lëre që lënë gjurmë të këqija në vendin e huaj,por pasojat dhe çmimet e haraqit do të paguaj fëmiu-prindi. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Sun Nov 04, 2007 2:58 pm | |
| Fëmijët në mërgim janë pa fajin e tyre,pra shkaktarët që e sollën prindin e fëmiut në mërgim tani janë të njohur,por fëmiu erdhi këtu pa fajin e tij.I nderuari shaban cakolli respekt per kete thenje,me se e vertet eshte qe femijt nuk jane fajtore nuk i veti kushe a te pelqen apo jo Zvicera,Gjermani,Italia etj ejt .. Keta fjale i kam ndegjaure edhe nga nje i ri shqiptar qe sote gjendet ne burg te Zviceres,ne nje filme te tij, qe beri per biografin e tij kam pas raste te shofi kete fim ku shrehet vete me keta fjal. Bashkimi: mua nuk me ka vete askushe me pelqen apo nuk me pelqen Zvicera me kan sjelle ketu thjeshte pa lejen time.Bashkim Berisha Bashkim Berisha nje shume i talentuar Shqiptar,me vjen shume keq qe jeta e tij te perfundone aty ku nuk e meritoi te perfundon. Me vjen shume keq qe Bashkimi nuk pati durim qe mos te vrase nje shqiptar te pa fajshem,me vjen keq se pse ne doren e bashkimit te perfundon nje arme kur bashkimi ishte vet arme nuk ka pature nevoj per nje arme. Nuk dua te them se pse gaboi bashkimi vrau nje shqiptar dhe kjo figure me plot talent te perfundon ne kriminalitet,dua qe ta shprehi mendimin tim,se me kan mbeture ne koke fjalet e Bashkimit ku ne film te tij thonke mua nuk me ka vete askushe qe te vije ketu me kan sjell pa lejen time. Mund te jete shume e mundure qe Bashkimi kyshte trauma ne koke si dhe perfundoi aty ku nuk e meritoi jeta e ty. Pa te keqe ju lutem eshte mendim personal,le te pranoin ngushllimet e mia familja e viktimes. Si dhe mendoj se tek Bashkimi ka qen e mundur qe ka munguar komunikimi shoqeror etj. | |
| | | azzurra Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1294 Vendi : Kosove e dashure Registration date : 28/08/2007
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Sat Nov 10, 2007 1:32 pm | |
| Kur je adoleshente prinderit nuk te pyesin a ke deshir apo jo te largohesh nga vendelindja por te sjellin ne ate vende te shkret ku nuk e njohish gjuhen ku nuk ke shoqeri ku ne shkoll nuk e mesoj gjuhen tende per te hujen ku nuk mesoj asgje per popullin e trojet shqiptare, ku nuk e dine se kush kan qen Atdhetaret e kombite shqiptar, te largojn nga shoqeria nga gjerat me te bukura te adoleshences...E njejtra gje me ka ndodhur mua askush nuk me ka pyetur a kam deshire te jetoj ketu por me kan sjell prinderit duke mendua se eshte gjeja me e mire per mua. Tash q'jam rrite eshte pak vone te rikethem ne vendelindje kur jeta ime ka filluar ketu, e ti hedhi 10 vite te jetes time te cilat kan qen me vuatje e gezime eshte pak veshtire, te filloj nje jete te re ne Kosove q'nga fillimi eshte pak veshite... Shume here mendohen athua si do te ishte jeta ime ne Kosove ndoshta nuk me kishte mungua dashuria e te afermive te mije...
Por nuk duhet te humbim kurr shpresen q'do te vjen nje dite te rikethena te gjithe ne vendelindje, te flasim perseri ne gjuhe shqipe te mesojm shume gjera per historin e popullit shqiptare. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Sat Nov 17, 2007 3:07 pm | |
| Gjithmone kemi qene ne rrezik per t'u asimiluar, por populli shqiptar nuk u asimilua dhe kurre sdo te asimilohet, kete e kane deshmuar edhe historianet e huaj te cilet habiten me qendresen e shqiptareve, dhe me ate se shqiptaret e kane te vulosur kodin gjenetik "Shqiptare" dhe PIKE. Mirepo kjo nuk na jep garance qe ne te qendrojme duarkryq e sidomos vellezerit tane ne perendim, ku femija mund ta le gjuhen e te flase gjuhe te huaj, te marre kulture te huaj, te mos merzitet se eshte apo jo shqiptar, dhe te mos mendoje kurre per keto vende. Kjo eshte per t'u rrenqethur pasha Zotin, por ne shpresojme se do te behet mire, dhe se shqiptaret kudoqofshin nuk e harrojne kombin, gjuhen, kulturen, zakonet, doket, adetet, dhe siç thote nje fjale: " Ata nuk mund te dalin nga lekura e tyre". Gurbeti ka qene, eshte dhe do te jete plage e shqiptareve, kete po ua garantojm por e dijme se gurbeti nuk i asimiloi shqiptaret, nese mendojne disa ndryshe atehere behet fjale per nje numer shume shume te vogel. Cdo shqiptar, e ka obligim kombetar, moral e etik, qe femijen e vet ta edukoje jo ne fryme tjeter, dhe t'a ruaje ate nga harresa e gjuhes tone, dhe dinjitetit tone. Nese ai din gjuhen shqipe, atehere, kjo eshte me kryesorja, e sa per dituri, le t'i meson aq gjuhe sa mundet, dhe aq kultura, sepse kjo do te perfshihet ne diturine e tij dhe aftesine e tij, e ne kemi nevoje per keso njerezish.
Ishty ky mendimi i imi,edhe pse nuk jetoje larg vendlindjes besoj se sado pak do ju sherbeje te tjereve .. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Sat Nov 17, 2007 3:45 pm | |
| Ke shkruar shume mire Kosovare, te lumte por fatkeqesisht ka edhe shume raste asimilimi nder ne shiptaret. Kam familje te cilat i njoh dhe flasin permes perkthyesve me njerezit e tyre, kete e them me argumentin e plote, asimilimi me i madh i shqipetareve u be pas arratisjes apo debimit te tyre ne turqi, me qrast sot gjeneratat e reja jane asimiluar 100%. Sot, ne kohen e tashme ka lenie ne harrese te gjuhes shqipe, te shkruarit shqip dhe kjo shpie ne at rruge te cilen ne, ju dhe kushdo qe te apeloi me nje fjale apo rreshtte shkruar besoj se e ka edhe anen pozitive sepse kudo qe jemi e kado qe shkojme kurr mos teharrojme identitetin tone dhetoken e cila na rriti me nje mund dhe sakrifice te madhe. pershendetje | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Sun Jan 13, 2008 12:31 pm | |
| prindi duhet të jetë i pregaditur të jetë vija e parë e mbrojtëjes së fëmiut të vet.
Përkujdesja e prindit për fëmiun e vet në mërgatë kërkon një vigjilencë të skajshme e cila ndoshta do të duket ekstreme,por si do që të jetë është më mirë të sigurohesh sot-se sa të dëshprohesh nesër.Përgjegjësia kryesore për të mbrojtur fëmiun nga asimilimi,por mund të themi lirisht në perendim fëmiu duhet të mbrohet edhe nga abuzimi u takon prindërve e jo fëmijëve,më pas mësuesit apo edukatorit dhe krejt në fund intelektualit të rrethit,po që ai shprehë vullnet të mirë moral dhe kombëtarë. Për këtë nevojiten stërvitje diturishë për prindin,sepse kush është i pa përvojë i beson çdo fjale,por kush është mendjehollë,i shqyrton hapat e tij.Interesohemi qfarë po bënë fëmiu ynë,me cilët shokë po shoqërohet,qfarë mësimesh bënë,të e dërgojmë në shkollën shqipe,të e ndihmojmë veqmas në mësimet shqip,të i propozojmë të bëjmë sheti me fëmiun,të hapemi në biseda me te,kjo sigurisht kushton mund,por i cili më vonë medomos do të shpërblehet.Duhet të hulumtojmë me qdo mund në gjetëjen e çelësit të edukimit të fëmiut tanë,ndryshe kemi humbur vitet në mërgim dhe kemi shkatrruar familje,nga pa aftësia jonë për ti dhënë njohuri fëmiut.Asimilimi dhe abuzimi janë dy mortaja të shëmtuara sot për fëmijët nëpër botë,pasojat e të cilave janë shkatrrimtare,mos të lejojmë që këto pasoja të bien mbi fëmijët tanë. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Mon Feb 11, 2008 4:22 pm | |
| Une nuk pajtohem me faktin se gjithnje prinderit jane fajtore qe femijet e tyre nuk flasin-komunikojne gjuhen shqipe ne mes tyre. Nuk e perjashtoje kete mundesi qe ne raste te caktuar te jene fajtore prinderit, por ne shume raste nuk kane fajtore. Mendoj keshtu sepse, nuk besoj ( te pakten nuk kam par apo ndegjuar ) ndonje prinde deri me sot ti thote femijes se tij, qe te flete jo shqipe, perkundrazi. Por, ne kohen e pushimeve kur vijne nga perendimi i shoh te rite nuk flasin ne gjuhen shqipe ne mes vete, por ne ndonje gjuhe tjeter, varsishte se cilen e kan mesuar. Kam menduar se kete e bejn qe te "dallohen" ketu qe jane ne perendim apo ku ta di une, por nuk eshte vetem me kaq, sepse shume e kan pranuar se edhe kur te kthehen ne vendet te cilat jetojne, vazhdojne te flasin jo shqipe ne mes vete, vellau me vellaun, vellau me motren apo ne mes shoqeris, me "arsyetimin" se kuptohet me leht. Mendimi im se pse e bejn kete eshte, thjeshte nuk din te mendojne me gjate, nuk ndalen dhe ta logjikojne se kjo "me leht" nje dite do t'ju kushtoje dhe do t'ju behet shume me e rend. Pergjithsisht e perseris jane fajtore vete rinia, e jo prinderit, pasi qe keta te fundite shume shume rrale, per mos te then hiq komunikojne ne gjuhen shqipe. |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Mon Feb 11, 2008 5:30 pm | |
| Edhe unë pajtohem me ju plotsisht se shum mungon angazhimi i prindve ndaj fëmijve te vetë ,si dhe qka më bën më së shumti të nervozohem me disa prind siq e paska cek edhe basa bes edhe pse vet nuke dijn gjuhen ku jetojn aq mir por ne vende publike mundohen te komnikojn me femij ne gjuhen ku jetoj edhe pse ajo vrehetë edhe nga aeroplani që nuk kan lidhje me atë gjuhë .prandaj komunikimi me fëmij të bëhet ne gjuhen e nanes sepse ka shum edhe ato që i përvetsojn ka dy gjuhë edhe mir bile . Si dhe mua personalisht më ka ra në sy se shum të rij e të reja pasi kan kry shkollimin kan zan vende pune në vende të mira dhe ato jan të gatshëm që të ju ndihmojn sdomos gjeneratës së vjeter që kan probleme me lexim dhe shkrim në gjuhë të huaj kta jan në gjendje ti ndihmoj lexojn shkruajn edh epërkthejn pa problem kjo gjë pozitive ndikon edhe ne rrethin ku jetojm por ka edhe ato që nuk kan lidhj fare për përkthim ne gjuh shqipe . Saj për ket më lart kishte përmend Betoni Bashkim Berishën e kam njoft personalisht dhe kam ndejt me ta ishte një djal shum i zgjut dhe kishte afëtsi të mdha por ardhja në gurbet në mosh të madhe si dhe rrethi ka ndikuar më shum që ta fut në rrug tjeter sepse edhe unë e kam par filmin si dhe ishte nji talent i madh në kikbox dhe kishte arritur shpejt ne listën të ngjitje shum lart dhe kishte qëllimin të bëhej një emer i njohur i kombit sepse gjat qdo ndeshje që kishte ishte i veshur kuq e zi dhe mbante gjithmon flamurin mbi vete .por i ndodhi që i ndodhi dhe andrra e tij met vetën një ëndërr. prandaj prindit duhet të jen më të kujesëshem dhe te anagzhohemi më shum . |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Wed Mar 05, 2008 2:37 am | |
| - Deli shkruajti:
- prandaj prindit duhet të jen më të kujesëshem dhe te anagzhohemi më shum .
personalisht mendoj qe kryekeput varet nga prinderit ,e nese jo ne raste shume te rralla .Per te arsyetuar kete mendimin tim po marr nje rast konkret ne familjen time te gjere , jan nje vella dhe nje moter , motra ka shku ne mergim para 22 vjetesh dhe tri vajzat e saj kan lind dhe jan rrite ne mergim (Suedi) ndersa vellai ka shku ne mergim pasi femijtë e tij kan lind dhe jan rrite ne Kosove.Eshte interesante se si tri vajzat e lindura ne Suedi , kur vijne ne Kosove jo vetem qe flasin vetem shqip por nese ndonjera gabon dhe flet nje fjale apo fillon ne gjuhen Suedeze , merr menjehere kritikat nga motrat "ne kosove dhe ne shtepi (Suedi) duhet te flasish vetem shqip" sepse e ëma kete e kishte "ligj" qysh nga fillimi dhe vajzat jane mesuar me kete e edhe t'a duan gjuhen dhe kombin e tyre. Fmijet e tjetrit -vellait , jo vetem qe atje flasin rregullisht suedishten por edhe ne Kosove i degjon rregullisht duke bisedu ne gj.suedeze biles edhe me baban e tyre ... | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Wed Mar 05, 2008 2:57 am | |
| Dje pata nje rast te nje Shqiptari i lindur ne Zvicer perafersish 19/20 vjeçar, ju drejtova ne gjuhen shqipe ku pergjigja iashte gjermanisht,me tha me fal ka mundesi te flasim gjermanishte se nuk dij mire shqip,ku mora ne pyetje Nene e Babe i kishte Shqiptar,i thashe po ti je Shqiptar o mjeran me tha PO,por nuk dij mir shqip,mendoj se prinderit jane fajtor te mos e ndimojn femijun e te largojn nga rruga e drejt asimilimit. | |
| | | nëna nga Vizitor
| Titulli: Nuk jan qdohere fajtore prinderit Sun Mar 16, 2008 3:57 pm | |
| Une mendoje se nuk jan fajtore gjithmonë prinderit per femijet e tyre pasi qe prinderit punojne dhe femijet jan të shumte e kohes ne qerdhe .ne shkolle apo edhe ne aktivitete te tjera ku gjithmone eshte prezent gjuha ku ata jetojnë.Mirpo eshte fatkeqsi e madhe nese prinderit nuk i dergojne femijet e tyre ne mesimin plotesues qe eshte nje here ne jave ku munde te mesojne per atdheun e tyre per identitetin se kush jane? |
| | | Albea Anëtar
Numri i postimeve : 213 Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Sun Mar 16, 2008 7:03 pm | |
| Kam pasur rast te njoh nje shqiptare qe ka lindur ne turqi do te thot jane shperngulur prej viteve 50 ne turqi,jam habitur se si e fliste gjuhe shqipe aq paster pa gabime dhe me pat refyer se ne shtepine e tyre kur nuk eshte flitur gjuha turke, dhe se babai saj ka kembengul qe te gjej nje shqiptar per martese dhe se ashtu ka vepruar. Pra ka edhe nga ata njerz qe nuk duan te asimilohen...nuk e di ndoshta pse jane me kombedashes. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Wed Mar 19, 2008 2:30 am | |
| Albea respekt per kete familje,kembengulsia (inati) eshte ai qe jemi sote ktu ku jemi ,,,per ndrishe do te ishim zhduke fare si iliret. | |
| | | tetova Vizitor
| Titulli: gjuha-shqipe Sun Apr 13, 2008 1:07 pm | |
| per-mu.eshte.gjuha-shqipe-eshte-per.here,e-.para-une-gjithmon-femijeve-uflas-shqip-ska-lidhje-se-ku-jam-por-dikush.prej.neve-shqiptarve-kur-flet-me-fam-gjuhen.e-huaj-eshte-krenar-por-mos-harrojm-se-dikush-per-gjuhe-ka-lene-femije-jetima-por-te.mos-keqe-kuptohemi-sa-me-shume-gjuhe-te.huja.me-dite-eshte-ma-mire-por,gjuhen.tone-mos-e-hudhim.une.vete.jetoj.ne.perendim.qe-20-vjet.por-i-lutena,zotit-qe-femijet.e-mi-ti-khtej.ne.vedlindjen.time.te.zoka.jone.se-keshtu.ia.theme-hundet.sllaveve |
| | | nardlushnja Anëtar i ri
Numri i postimeve : 90 Age : 54 Vendi : Greqi Registration date : 27/04/2008
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Mon Apr 28, 2008 8:29 am | |
| Emigrantet qe kthehen me pushime ne Shqiperi shpesh komunikojne ne gjuhe te huaj, shpesh here pa qene e domosdoshme (ndonjehere duke futur ne bela edhe vete bashkebiseduesin)-e keqja me e mire... Por ata flasin edhe shqip, duke futur ne mes te ligjerates apo edhe te shprehjes me te thjeshte gjuhesore, fjale te nje gjuhe tjeter, te huaj, zakonisht folje, ndajfolje, lidheza etj... e keqja me e keqe, qe mund t’i ndodhe nje gjuhe, barbarizem, e cila njekohshem sulmon vete bartesit e saj, qe ne shumicen me te madhe jane vete shqiptaret. Barbarizmat jane fenomeni me i keq i nje gjuhe, (prerja e organit fiziologjik te gjuhes tek njeriu), sepse ato gradualisht por sigurueshem, çojne ne degradim, deformim dhe me ne fund, ne asimilim te plote te nje gjuhe te caktuar. Historikisht kjo ka ndodhur ne shume popuj, te cilet me pas kane humbur edhe vete identitetin e tyre kombetar, dhe jane zhdukur nga kujtesa historike. | |
| | | nardlushnja Anëtar i ri
Numri i postimeve : 90 Age : 54 Vendi : Greqi Registration date : 27/04/2008
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Mon Apr 28, 2008 8:30 am | |
| Shoqata te ndryshme te emigranteve shqiptare kudo neper bote, si ne SHBA, Gjermani, Zvicer, Angli, ne Itali, edhe ne Greqi e gjetke i kontribuojne çeshtjes se mesimit te gjuhes shqipe, qofte edhe duke shpenzuar, njesoj si edhe per gjuhet e tjera te huaja. Ka ardhur koha qe edhe ne ketu ne Greqi te llogarisim ca para me teper shpenzime edhe per kete çeshtje. Jo gjithcka duhet te pritet nga shteti. Jo se shteti eshte i shkarkuar nga keto pergjegjesi, perkundrazi, por kur ky nuk merr asnje lloj pergjegjesie, ose ne rastin me te mire, mbetet vetem ne kuader te premtimeve, atehere ne kete situate çfare duhet bere? Ata qe e pesojne jane brezat e rinj, femijet tane. | |
| | | nardlushnja Anëtar i ri
Numri i postimeve : 90 Age : 54 Vendi : Greqi Registration date : 27/04/2008
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR Mon Apr 28, 2008 8:31 am | |
| Nje shembull tjeter, rreth 250.000 fjale te huazuara nga fondi themelor i leksikut te greqishtes, ne gjuhe te tjera te huaja. Huazimet jane nje element i domosdoshem ne gjuhe. Edhe gjuha shqipe ka nevoje gjithnje per to. Por marrja e tyre behet me kritere shkencore dhe nga struktura te caktuara te institucioneve shkencore e akademike te gjuhes ne Shqiperi. Them se do te ishte mire qe bashkatdhetaret tane, ne udhetimet per ne Shqiperi, te kujdesen me mire qe te kene, po te mundin, me vete edhe fjalen e fundit te shkences dhe te teknikes, dhe jo fjalet e gjuhes se vendit ku jetojne, per t’i futur pastaj tinez, si nje thike e pabese e nxjerre nga menga. Ne rrethe te ngushta miqsh dhe shokesh, te gjithe biem dakord, qe per mesimin e gjuhes shqipe, duhet te bejme me shume. Por kur vjen puna ne realitet bejme aq pak ose asgje. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR | |
| |
| | | | SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |