Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjuha Hyjnore

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Gjuha Hyjnore Empty
MesazhTitulli: Gjuha Hyjnore   Gjuha Hyjnore EmptyFri Dec 17, 2010 11:17 pm


GJUHA HYJNORE

Në jetën tokësore
Është heshtja
Gjuha Hyjnore...

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Gjuha Hyjnore Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Hyjnore   Gjuha Hyjnore EmptyFri Dec 17, 2010 11:27 pm

Gjuha HYjnore eshte ajo qe te shpallet nga Krijuesi e jo heshtja .heshtja eshte erresire qe nuk e lejon te dale e verteta ne shesh dh e per te miren e njerezimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Gjuha Hyjnore Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Hyjnore   Gjuha Hyjnore EmptySat Dec 18, 2010 12:19 am


Përshëndetje, rrimtaf,

Gjuha e poezisë nuk është si gjuha e përditshmërisë....
Me gjithë këtë, dimensioni i heshtjes është i shumëkuptimshëm, sidomos në kohën kur e tërë jeta shndërrohet në të folur, që për momentin nuk është duke i ndihmuar besimit (imanit), e as kulturës së fesë.
A nuk është mëkat për ne që pandërprerë ballafaqohemi me fenomenet e krijimit, gjegjësisht me fenomenin e Shpalljes, mos të dijmë as të heshtim. Lexohen ajetet e Zotit, e ne flasim..., pra nuk jemi të mëshiruar. Heshtja e mbron të vërtetën dhe e shton kulturën e besimit.
A mjafton kaq?

Mexhid Yvejsi, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Gjuha Hyjnore Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Hyjnore   Gjuha Hyjnore EmptySat Dec 18, 2010 1:19 am

Ju pershendes se pari Zoteri Mexhid une i kam ndjekur postimet tua dhe e kam pare qe jeni tolerant dhe antisemit.por imanit ka ardhur kohes se perfundimit ne kosove e shume vende te tjera sidhe mendoi se shpalljet hyjnore jane te verteta por nje sistem i cili nuk ndryshon ajo eshte e destinuar te vdese ngadale por sigurte . Imanit dhe klerikeve te feve tjera u ka ardhe fundi ngadale por sigurte eshte koha te linde nje sistem i ri i besueshem per njerezit i cili do ti unifikonte te gjitha fete ne bote pa perjashtu edhe budizmin dhe keshtu do te krijohej nje harmoni mes feve dhe nje sistem i qendrueshem me fakte bindese mbi keto fe .Krijuesi nuk i krijoi fete dhe kufijte sepse nje dite do te zhuken 99 per qind e qenieve te gjalla ate dite do te humbim edhe fene edhe kufijte artificial qe i kane bere njerezit.pra une mendoi se do te linde dicka e re por se shka eshte ajo une se di me kohe do te marrim vesh se cka eshte ajo une mendoi se do te jete dicka shume e forte dhe e thjeshte per ta kuptuar Krijuesin tone dhe tere hapesiren.ju pershendes me respekt per ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Gjuha Hyjnore Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Hyjnore   Gjuha Hyjnore EmptySat Dec 18, 2010 1:33 am

Te tjeret jan munduar te zhdukin gjdo gjurme Shqiptare dhe ja kan arritur qellimit, pervetem se gjuhes hyjnore Shqipe nga ku mund te gjendet edhe fillimi i ADN-es se gjuheve. Shqipja eshte i vetmi kampion ADN-je qe ka ngelur per te zbuluar lashtesine e vertet te Europes.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Gjuha Hyjnore Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Hyjnore   Gjuha Hyjnore EmptySat Dec 18, 2010 9:59 am

Përshëndetje, Rrimtaf,

"Në qoftë se i shprehni afirmimet para pasqyrës, gjithnjë mbani afër letër e laps, në mënyrë që t’i shënoni porositë negative të cilat jua dërgon vetëdija. Nuk do të thotë që menjëherë të merreni me ato informata.
Në qoftë se e keni listën e reaksioneve negative, mund ta analizoni më vonë, në qetësi, dhe, prandaj, pasi t’i analizoni, do ta kuptoni pse nuk po mund ta fitoni atë që me vetëdije po thoni se e kishit dëshiruar.
Në qoftë se nuk jeni të vetëdijshëm për porositë tuaja negative, vështirë se do të arrini ta realizoni ndonjë ndryshim."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Gjuha Hyjnore Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Hyjnore   Gjuha Hyjnore EmptySat Dec 18, 2010 10:10 am


Përshëndetje, Arbër,

Si po deformohet dhe masakrohet gjuha shqipe

"Më vjen rëndë, të fyesh apo të përgojosh akademikët apo studiuesit të cilët, kush më shumë e kush më pak kanë kontribuar për progresin e kombit, po aq mëkat është kur ata i lënë pa fonde, për të kryer apo për të realizuar punën e tyre shkencore!Edhe pse kështu, më trokiti mjaft mirë fjala e ministrit të arsimit, zotit Genci Pollo, në parlament, i cili argumentoi se Institucionet Studimore, duhet të reformohen e të kalojnë pranë universiteteve. Pak rëndësi ka, nëse dikush nuk është dakord me mua! Gjatë tërë jetës sime në fushën e arsim- kulturës, dy ministra arsimi mbaj mend, që i dhanë atij një shtysë e progres, për të arritur në përmasa cilësore. Dikur ka qenë Kahreman Ylli dhe sot shoh përpjekjet e Genc Pollos. Vetëm dashuria, iniciativat, dhe veprimet e dukshme cilësore, po sjellin një erë të re në këtë fushë. Pikërisht për këtë pritet dhe kërkohen reforma edhe tek institutet shkencore. Pa ofenduar askënd, duke marrë parasysh edhe arsyet subjektive, si janë ato në vlera monetare, aty vihet re një apati, mbetet vetëm lavdia e djeshme, merren me gjëra të thëna e stërthëna, e kështu mbeten në harresë ato më kryesoret. Jo vetëm kaq, por instituti ynë i gjuhësisë nuk po mbron dot ligjësinë, që ka aprovuar vetë, për t’ia kujtuar Kongresin e Drejtshkrimit! U bë bajate një e vërtetë e njohur, “Një komb, një Atdhe”. “Kështu është, por hallka lidhëse midis të dyve, është gjuha, të cilën e kemi vënë re si po katandiset! Shkencëtarë të mëdhenj, Jokli, Shuflai, Maer, e deri tek më i madhi i gjithë kohërave, Eqerem Çabej, të cilët e kanë mbledhur shqipen, fjalë për fjalë e kanë veselitur, i hoqën pluhurin derisa e vendosën gjuhën tonë, në panteonin e nderit, nga më të vjetrat, nga më tingëllueset, dhe me një ndërtim sintaksor e morfologjik, që do ta kishte zili çdo gjuhë. Gjuhëtarët kujtojnë Kongresin e Manastirit, flasin për Thimi Mitkon, Todërin, Veqilharxhin, Kristoforidhin, Xhuvanin e të tjerë. Mirë bëjnë sepse ata janë prokurorët, deshët me këmborë në gjuhësinë shqiptare, por harrojnë themeloren. Këta anashkalojnë punën e tyre dhe në veçanti, mesazhin që u lanë ata brezave! Mbaj mend që në shkollën pedagogjike, pedagogë të mi të nderuar, në profilin e gjuhës dhe të letërsisë, si: Lirak Dodbiba, Nos Josifi (Topalli), Sotir Mani, shkrimtari i madh Petro Marko, drejtori plot dije, studiuesi i mirëfilltë, Shefik Osmani, na porositën vetëm, për një gjë, që për ne mbeti testament i kohës: ”Do të dilni mësues! Të vetmen që do të ruani me fanatizëm, është gjuha shqipe! Ky tregues themelor, do t’u ndriçoj në breza. Po qe se do të dini ta ujitni, ta krasitni nga të pa qenat e ta ngrini një e te vetme, për tërë kombin”. Kush më mirë se Instituti i Gjuhësisë do ta kryej e ta çoj përpara këtë detyrë kombëtare? Aq më tepër, përse duhet lënë në heshtje ky Institut, kur zëri i tij ka mbetur një zë në shkretëtirë? Kur vetë nuk është në gjendje të mbroj ato, të cilat vetë i ka ngërthyer në vendimet e një kongresi drejtshkrimor? Sot, gjuha jonë për ta thënë ballas, po bëhet copë- copë. Nga çdo kokë dalin teori më vete. Konkretisht kjo dukuri negative po na shfaqet në dy drejtime. Së pari, gjuha letrare, ka marrë shuplaka të papara, në veçanti tek unifikimi i saj! Së dyti, po shkatërrohet e theksoj, po dërrmohet fare drejtshkrimi i saj! Askush nuk thotë, që në çdo cep të vendit, të mos ruhen traditat, gojëdhënat, këngët, eposet e të tjera, pasi këto janë vlera të të njëjtit komb, të njëjtit vend, por është masakër, kur në të folurën e përditshme, në shkolla, në institucione, në parlament, në mediat e shkruara, pa lënë mënjanë ato vizive, të flitet e çfarë të mos flitet, por në gjuhën letrare, kombëtare, kurrë! Sot, me vështirësi, por mund të gjesh disa penda, që e ruajnë atë, por nesër me siguri do të krijojmë ndonjë aliazh, e zor se do t’i njohim përbërësit e tij. Nuk ka mbetur ta gjykojmë sot gjuhën letrare. Nuk është krenari për askënd të thotë, se gegërishtja është më e pranueshme, pasi me të ka shkruar Gjergj Fishta! Atëherë, ç’duhet të thotë Përmeti, ku shkroi e këndoi Naim Frashëri, ku limoi Faik Konica, ku i dha muzikë Nonda Bulka e të tjerë? Gjuha është e përbashkët e nder për gjithë kombin. Le të vëmë re profesor Qosen! Ky dijetar në të gjithë veprën e tij, i qëndron korrekt gjuhës letrare shqipe, asaj që u përcaktua në Kongres, firmëtar i së cilës, ishte dhe vetë. Fjala e tij edhe në një punë apo shkrim të zakonshëm, kumbon shqip, mbi bazën shkencore. Pa qenë nevoja të sjellim shembuj, pasi ato i ndesh kudo, në veçanti ata që marrin vesh sado pak nga këto punë, por është e pa pranueshme të thuash ‘majer’ për mirë, ‘ oshtu’ për ashtu, ‘ ashtë’ për është, drasti për ndasi, ‘nashtithi’ për tani, kangë për këngë, ‘ Tirona’ për Tirana, cull për çun, e të tjera. Më zi ndodh në mediat vizive, ku çdo gjë është jashtë kontrollit gjuhësor! Drejtuesit e emisioneve nuk dinë se çfarë flasin. Në pjesën më të madhe mund të jenë ‘profesionistë’ të orëve të para, por vetëm shqip nuk dinë të komunikojnë! Në radhë të parë, për ruajtjen dhe unifikimin e gjuhës letrare, në të folur dhe në veçanti në të shkruar, e kanë gjuhëtarët, pra Instituti i Gjuhësisë. Çfarë e pengon këtë institucion, jashtë politikës, të lejoj shkatërrimin e gjuhës letrare shqipe? Unifikimi i saj (gjuha letrare) është aprovuar me ligj. Askush nuk e ka rrëzuar këtë vendim deri më sot! Pra, ligjin e ke, detyrën e mbrojtësit, shëndoshjes së saj, pse nuk e bën? Kësisoj lind pyetja. Ose të nderuarit gjuhëtarë nuk dëshirojnë, gjë që më duket e pakuptimtë, ose në institucionin e saj, nuk janë mbledhur gjuhëtarë, por rrogëtarë. Duket, se këtu, gjallërojnë njerëz, për t’u ruajtur nga ‘dielli’, me mik, ose përfundimisht edhe këtu ka futur kthetrat politika, e cila po i bën çorap edhe punët shkencore! Si parantezë, po ju kujtoj, se sot, kanë dal mjaft libra studimor, monografi, një pjesë e të cilave kanë kritere dhe shtrat të mirëfilltë shkencor, por po kalojnë në heshtje! Natyrisht, kjo bie erë të keqe, ndoshta xhelozi, konkurrence, frike, e sa si këto në llojin e vet! Dihet tashmë, akademia, institutet, jo krijuesi, duhet të interesohet e t’i ‘peshkoj’, këta elementë, këto vepra që të ketë aktivin e vet, pasi ata s’duan tituj e ndere, por të kontribuojnë, për të dhënë një kontribut sado modest, për të sotmen a të nesërmen. Deri sot, aty heshtet si në manastiret e “Opus Deit”. Të gjithë e ndiejnë, të tërë heshtin! Gjuha shqipe po kthehet në një arenë cirku. Fjalë dialektore, qoftë nga jugu, sidomos ato me “Ë- në” fundore, e sidomos ato të dialektit verior, të dala nga skutat e harresës, po na serviren në sini argjendi, në libreza, gazeta, lëre pastaj median vizive, ku hyjnë e dalin pa doganë! Në këtë situatë, duhet kumbuar fort, se gjuha e bukur shqipe, është në një mish- mash të vërtetë! Ana tjetër, po kaq e rëndësishme është drejtshkrimi i këtyre fjalëve. Në libra, në gazeta, në titrat e mediave vizive, gabime të pafundme, nga ato të cilat ne u quajmë ortografike! Të nisur nga përfitime vetiake, korrektori letrar ka dalë nga skena si hallkë e tepërt! Në shumë raste, redaktori i zgjedhur prej tyre, më tepër prish sesa ndreq! Korrektori, i cili dikur në gazetë thirrej ‘ i freskët’ e që ndodhej në ndërmarrje botuese, në qeveri, deri në korrektimin e fjalimeve të byroistëve, sot ka daë hallkë e tepërt! Për më keq, është kur autori e çon materialin të redaktuar e të korrektuar, e nga botimi del me aq gabime..."


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Gjuha Hyjnore Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Hyjnore   Gjuha Hyjnore EmptySat Dec 25, 2010 1:48 am

Cito :
GJUHA HYJNORE
HYJNORE (HYJNERON) , interesant te mbishkrimet e vjetra hasim shume kete fjali qe mundet te kuptohet edhe sot ne Shqip :

Gjuha Hyjnore 2yzfv5t

Vari Ilir
Falsifikimi i mbishkrimeve " greke "
Grekët thuan që shkruan " simia lykisou" që ska anjë lidhje me të vërtetën..
Kurse në shqip " fimia hyjneron" shifet qartë

Cornell University

Ohio State University

http://zeus10.wordpress.com/2009/01/10/the-falsification-of-the-inscriptions-in-the-%E2%80%9C%E2%80%9Dgreek%E2%80%9D-corpus-of-epigraphy/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Gjuha Hyjnore Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Hyjnore   Gjuha Hyjnore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjuha Hyjnore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjuha arabe gjuha e katert me popullore ne bote
» Gjuha arabe gjuha e katert me popullore ne bote
» GJUHA PELLAZGE , GJUHA E E PERËNDIVE
» Krijime nga Adem Berisha
» SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: