Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Krijime nga Adem Berisha

Shko poshtë 
+15
Eva0506
elisa
vjoooosssssssaaaa
**Lumi_
Mysafir
Kosovarja
Urata
Beton
Sofra
shaban cakolli
rrebelja
Riki30
absurdja
Adem Berisha
besa-bese
19 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptySun Nov 04, 2007 1:23 am

Rubrika e cila po e hapim tani, iu është dedikuar poetit donë te dashur Adem Berisha i cili na ka nderuar me pjesëmarrje ne forumin tonë

Prandaj, këtu mundeni të postoni vetem poezi nga vellau ynë Adem Berisha.

Ju falemnderit
Krijime  nga  Adem Berisha 32-23


Kush është Adem Berisha?

Adem Berisha u lind më 03. 05. 1948 në fshatin Gjyrgjevik i Madh të komunës së Klinës, fshat ky historik dhe vendlindja e heroit të pavdekshëm kombtar, Sadik Ramë Gjurgjevikut.

Xhaxha Ademi rrjedh nga një familje e varfër fshatare por të paster për nga ideali dhe përcaktimi kombëtar. I ati i autorit Zeqë Ramadani ishte kinse i mobilizuar si partizan në luften e dytë botërore, por në vend të kësaj përjetoi marshin famkeq e për shumë kënd edhe tragjik – ate drejt masakres së Tivarit të 1945-tës bashkë me disa bashkëfshatarë të tij si Jusuf Mangjolli, Prekë Martini, Tafil Bajrami e të tjerë. Kjo njësi pati fatin t’i shpëtonte masakrës së Tivarit si njësi plotësuese a arradhave partizane të Dalmacisë dhe Istres e duke iu falenderuar disa oficerëve kroatë të cilët e tërhoqen drejt destinimit.

Në dimërin e egër të 1947-ës bashkë me të vëllanë Rexhep Ramadanin dhe birin e vëllait Mus Rexhepin gjëndet i lidhur për kumbullat e Sali Gjokës për tri javë rresht, presion ky për të treguar se ku gjëndet Ukë Sadiku, Halil Sadrija (biri i vëllait) dhe Qazim Bajraktari i Ostrozubit të cilët ishin pjestarë të organizatës patriotike "Besa kombtare" e dalë nga kuvendi i LNDSH-së, mbajtur më 4-5 gusht 1945 në fshatin Doberdol të Llapushës të cilin e drejtuan prof. Ymer Berisha, Ukë Sadiku e Marie Shllaku.
Kjo zgjatë gjerë më daten 17. 02. 1947 kur kuislingët dhe sherbëtorët e armikut iu bien në gjurmë dhe i qesin në pritë në fshatin Sferkë të Gashit, në avlinë e dhëndërrit të Ukë Sadikut – Sokol Dinit me ç’rast vriten në vend Halil Sadrija e Qazim Bajraktari ndërsa Ukë Sadiku plagoset rëndë por arrin të largohet nga vendi i ngjarjës e më pas sipas kërkesës së prokurorit të atlherëshëm, antishqiptarit të përbetuar e famkeq Ali Shukrija, ekzekutohet në Prishtinë.

I ati i xhaxha Ademit, Zeqa vdes në moshen 40 vjeçare duke lënë pas të ëmen Shahen, bashkëshorten Fazilen, Ademin 6 vjeçar dhe Shabanin 1 vjeçar. Çka të flitet për jeten që pastaj kanë bërë këta bonjakë të cilëve pas tri vitesh iu vdes edhe gjyshja Shaha e ata mbesin vetëm në përkujdesjen e nënës Fazile 32 vjeçare dhe e cila jetoi gjer më daten 17. 02. 2007.

Xhaxhai dhe vellau ynë i forumit Adem Berisha në kushte gati të pa para varfërie vazhdoi mësimet pranë shkollës fillore “Zejnel Hajdini” në Ujmirë dhe përkundër gjithë vështirësive, u dallua ndër nxënësit më të mirë të shkollës. Që atëherë ai ishte anëtar i grupit letrar të shkollës, atij dramatik dhe atij muzikor, cka dmth se dashuria e Adem Berishës per vargun dhe artin ne pergjidhësi nuk eshte shume e rastesishme ndonese ne moshen me te re dallohet me prirjet e tij prej poeti.

Pas përfundimit të shkollës fillore me sukses të shkëlqyeshëm u regjistrua në shkollen normale atëherë “Silvira Tomazini” në Skenderaj si paralele e ndarë e normalës së Mitrovicës e cila pas ardhjes së Ahmet Malokut për drejtor ndërroi emërin në “Hasan Prishtina”. Pas kryerjes së vitit të dytë në vitin 1965, për shkak të kushteve tejet të vështira ekonomike detyrohet të nderpres shkollimin dhe të punojë si mësues i pakualifikuar nëpër fshatrat më të largëta si në Gorozhup të Hasit, Carravranë, tani Gurbardh të Malishevës, Millanoviq, tani Shkozë poashtu të Malishevës etj.

Në vitin 1968 përsëri këthehet si nxënës i rregullt në kl. e III-të të normalës në Mitrovicë në të cilin vit ndodhin demonstratat e nëntorit të cilat përfshijnë pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës e poashtu edhe Mitrovicen, bartës te të cilave ishin nxënësit e normalës, ata të gjimnazit dhe të shkollës teknike nder të cilët edhe vetë i madhi Adem Berisha. Edhe si normalist ia kishte ëndja që kohë pas kohe të merrej me shkrime, kryesisht poezi por ishte temperament dhe shkrimet e tij ishin të papërshtatshme për kohen. Kështu, gjatë ndejave me shokë shpesh kishte dëshirë të citonte vargjet e Migjenit

“...vetem unë me ju po kënaqem si fëmija,
unë, djepi i juaj, ndoshta edhe varri i juaj”.

Pas përfundimit të normalës me sukses të shkelqyeshëm punoi edhe dy vite të tjera si mësues ndërsa që nga viti 1973 punon si punëtor i administratës komunale në komunen e Rahovecit ku u dallua si një nder punëtorët më të mirë, vlerësim ky i cili ishte bërë gjatë mbikqyerjes inspektuese të kryeinspektorit të atëherëshëm për financa të Kosovës – Azem Hajdini – Xani, Vibar Hani etj.

Mirëpo gjithënjë e përcjellë fati i lig dhe asnjëherë nuk e lënë të qetë të punojë dhe të krijojë sepse si anëtarë dhe djalë i familjës balliste, konsiderohej i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm për bijt e “nënë Titos e të bab Partisë” (kështu e quanin ata veten kur e humbnin durimin), kështuqë shumicen e jetës mund të thuhet se e kaloi si “lepuri nëpër qën”.

Në periudhen e vlimeve politike të viteve të 80-ta hapur demaskon politiken diskriminuese e antishqitare të regjimit të kohës kështuqë në vitet 1989-90 u dallua si njëri nder aktivistët e parë në këshillin nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Rahovec. Në Kuvendin themelues të Degës, në Krushë të Madhe zgjedhet delegat i Kuvendit dhe anëtar i kryesisë së Degës të cilin aktivitet e vazhdon për disa vite. Poashtu ishte njëri ndër themeluesit e Sindikatës së Pavarur të organeve të administratës dhe judikatuës së Rahovecit e më vonë nga baza zgjedhet dhe delegohet si anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Degës së administratës dhe judikaturës së Kosovës pranë BSPK në Prishtinë.

Bashkëpunon ngusht edhe me Këshillin lokal të pajtimit në nivel komunal dhe bashkë me udhëheqësin e mirënjohur të këtij aksioni, tashmë të ndjerin prof. Anton Çetta si dhe aktivistët e këtij këshilli e veprimtarët tjerë të njohur siç ishin profesorët e Universitetit të Prishtinës prof. dr. Hajrullah Gorani, prof. dr. Rexhep Mehmeti, prof. dr. Zekeria Cana, prof. dr. , Muj Rugova e shumë të tjerë, merr pjesë në shumë pajtime të gjaqeve dhe ngatrresave.

Viteve të fundit kohë pas kohe merret me shkrime, poezi, të cilat(disa prej tyre) i përmblodhi në përmbledhjen “Krenaria dhe pikëllimi”. Këto vite ballafaqohet me sëmundjen e kancerit në mushkëri por ende e perballon me plot krenari dhe dinjitet. Është entuziast dhe i pandalëshëm ndërsa për miqët dhe shokët ka një shpirt tepër dashamirës.

Unë ne emrin tim dhe ne emer te forumit "Bashkimi KOmbetar" vëllaut tonë, xhaxhait, mikut dhe bashkeatdhetarit tonë, poetit te kohes i deshirojmë nga zemra shendet, jete te gjatë dhe ardhmeri te lumtur pranë familjes së tij.

Me shume respekt
"besa-besë"


Edituar për herë të fundit nga në Tue Nov 20, 2007 1:45 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptySun Nov 04, 2007 1:29 am

PER JU ADEM BERISHA

Krijime  nga  Adem Berisha 32-23


Si te pushoj se shkruari kush me thot valle
lexoj vargjet Tuaja dhe mbushem plot malle,
shkruar shlire, embel dhe realist prore n'jete
te lumte vella Adem, prano serish nje respekt.

Sido qe te shkruani, vargu juaj shpitin me sheron
e di se dhimbja, malli, merzia prore ju shoqeron,
cfaredo qe perendia ne té na provonte
duhet pajtuar me te, im gjysh mua me thonte.

Vargjet tua plot vlere i lexoj me shume knaqesi
gjysmen e dhimbjeve te mundja i ndaj me Ty,
Djelleza iku nga ne por ajo vetem jete ka ndrruar
ajo jeton me ne bashk me kete varg te shkruar.

Si cdo here edhe kesaj radhe me rrespekt
uroj qe ju Adem Berisha te keni shendet,
per vargjet qe shkruani jeni shume i cmuar
yll t'pashuar t'kemi, kete ju e keni deshmuar.



MOS TË LODHË VUAJTJA, ...

Pse po tretem as vetë nuk e di,
pse po vuaj prore në jetë,
a thua siç isha, mund të jem përsëri
le të mundohem, të ushqej këtë shpresë.

Marr në dorë kitaren time,
mundohem të mposhtë vetminë,
mendja më tretë në Kosoven time
dhe mbarë nënë Shqipërinë.

Posa gjeta qetësinë e në këngë unë u treta
mu ringjall kujtimi për një engjëll të rrallë -
për një hyjneshë me emërin e saj Dielleza
qe më mbushi dhëmbje, më mbushi plot mallë.

Unë, nuk e njoha Diellezen as fëmijerinë e sajë,
për te mësova pikrisht në një forum,
lexova për fatkeqësinë e ndodhur, pse vallë!
ah... jeta rendom sjell të papritura shumë.

Kjo “botë e rrejshme" vërtetë shumë e ndytë,
pse të merr Diellezen në fëmijëri të sajë!!! ?
pse vallë të jetë kaq e pamëshirë dhe fare e pashpirtë?!!!
e ne plot një jetë ta kujtojmë, me lot e me vajë???

Kur fotot e saj i shikoj në forum,
parafytyroj këtë qenie engjëllore,
pranë gjyshit të vetë duket e bukur edhe më shumë
për Diellzen, xha Ademi s’pushon së shkruari prore...

me strofen e fundit të këtyre vargjeve të mia,
i drejtohem xhaxh Ademit me plot rrespekt,
të mos e lodhë vuajtja, të mos e lodhë merzia
nga thellësia e zemrës, i dëshiroj shëndet.


pershendetjet e para nga stafi i forumit


Krijime  nga  Adem Berisha 32-23



SË BASHKU PËR DIELLZEN

Kur duhej ditëlindjen
Diellzës të ia festonim,
nga të katër anët
miq e shokë vershonin.

Të gjithë me buzagaz
ate e përgëzonin,
t’i bënte njëqind vjetë
nga zemra i uronin.

Kënga dhe hareja
nuk kishin të ndalur,
të gjithë nga ‘i përqafim shpirtëror
nxitonin për të ia falur.

Dhe për kënaqësinë e tyre
Diellza nuk ngurronte,
vjerëshat më të bukura
qe t’ua recitonte.

As në këngë e valle
askush kësaj s’ia shkonte,
të gjithëve na mahniste
sa bukur ia thonte.

Por ja, iken ato ditë
furishëm qe u festua,
gjithë gëzimi e hareja
në dhëmbje e lot u shëndrrua.

Ajo nuk zbukuron tash boten
siç bënte dikurë,
por mendja dhe zemrat tona
nuk do ta harrojnë kurrë.

Së bashku tash për Diellzen
miq e shokë kah janë,
të gjithë nga ‘i plagë në zemer
të pasherueshme e kanë.

Së bashku tash për Diellzen
në vend qe të festojmë,
të flasim e të shkruajmë
dhe të qajmë e vajtojmë.












DO TË DOJA

Do të doja natyren
kur këndëshëm kundermon,
do të doja çdo njeri
që tjetrin rrespekton.

Do të doja njerëzit
që vetëm dashurojnë,
por jo edhe ata
të tjerët që i dhunojnë.

Do të doja boten
pa shtypje e tirani,
pa djaj e pa përbindësha
dhe pa faqezi.

Boten do ta doja ndryshe-
pa armë dhe barot,
jo siç ishte më parë
por as kështu siç është sot.

Kalamajt si engjuj
kur lozin e këndojnë,
i dua me mish e me shpirtë –
këta jeten mua ma shtojnë.

Këta le të shikojnë boten
në kolorit të rinj,
jo me sy te të shkuarës
por të shekullit njëzetenjë.

Se bota është e tyre,
dhe këtyre do ‘u takojë,
nuk ka asnjë mbifuqi
që këtë t’ua ndalojë.








Dëshmorit të rënë



Edhe shqipja e malev’ tona
lakmi të kishte ty o trim,
çka është frika kurr nuk dije
Ti për ne je udhërrëfim.

Si rrufe që vie prej qiellit,
si vetëtima që shkrumon,
vdekja jote shumë e herëshme
zemrat tona na i pervëlon.

Jo, për ju unë nuk kam vdekur,
në zemrat tuaja rrënjë kam shti,
siç kam qenë, i tillë kam mbetur –
tash jam lule në përjetësi.

Kurr për mue mos derdhni lot,
as harenë mos e ndaloni,
unë me ju do të jem që sot –
gjithë me mue do të bashkëjetoni.

Shokët këngen të mos e ndalin,
le të këndojnë si në ditë të mira,
për të gjitha le të më falin
se i kam lënë në kohëra të vështira.








LULJA LA LULISHTEN

Në një ditë shtatori
ende mirë pa u gëdhi,
një lule e shkëlqyer
në kopsht më kishte mbi.

Për këtë lule të bukur
tej mase u gëzova,
si rreze dielli shëndriste
Diellzë këtë e pagëzova.

Shpejt filloi të rritet
kopshtin të zbukuronte,
aromen që ajo lishte
çdo kush e lakmonte.

Kur i mbushi shtatë vjetë
kopshti s’i mjaftoi,
shpejt e shpejt si flutur
në lulishtë të shkollës shkoi.

Në lulishtë të shkollës fillore
kur fletët i lëshoi,
gjithë luleve më të bukura
Diellzusha ua kaloi.

Gjithë shoqet e saja
me zemër e adhuronin,
për bukurinë që kishte
të gjitha e përgëzonin.

Por një ditë qërshori
vie një lajm i zi –
se lulja la lulishten
e iku në përjetësi.

Prandaj kopshti dhe lulishtja
të varfëra tash kanë mbetur,
se lulja më e bukur
diku largë ka tretur.

Por edhe prej andej
mesazhe na dergon,
mos derdhni thot lot për mua
se prap e juaja unë jam.





VAJZA DHE MIKU

Një ditë Diellza e vogël
doli në qytet,
këthei në librari
mikun për ta gjetë.

Si vajzë e edukuar
shitësin përshëndetë,
ma gjej thot mikun tim
të lutem sa më shpejtë.

Shitësi e shikon vajzen
pak si me habi,
a thua gabimisht
këtu kjo vajzë ka këthy ?

Ty moj bukuroshe
Xhaxhi s’po të kupton,
më trego pak më qartë
ç’mik ti këtu kerkon?

Po, i tha vajza shitësit
përgjigjëja është e lehtë –
mik më të madh se librin
askënd s’kam në jetë.

Ma gjej pra të lutem
“Lahuten e Malcisë”,
jam e etur të lexoj
për të mirat e Shqipërisë.

Urdhëro moj bukuroshe
Xhaxhi, nuk të lëshon duarthatë,
i bëfsh ti njëqind vjet –
në jetë ti paq shumë fat.

Kështu Djellzusha e vogël
mikun shpejt e gjeti,
me ‘i lamtumirë të ëmbel
shitësin e përshëndeti.







Edituar për herë të fundit nga në Mon Nov 12, 2007 4:05 pm, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptySun Nov 04, 2007 1:35 am

Krijime  nga  Adem Berisha 32-23

LULJA E PËRJETËSISË

Ah, çfarë luleje unë kisha,
më të miren në këtë botë,
qifte të gjallë nuk kishte-
nuk mbinë më mbi tokë.




  • Aroma që ajo kishte
    këndëshëm kundermonte,
    kahdo që përhapej
    shpirtërat i qetsonte.





Nektarin që kishte në vete
të tërin na e shpërndante,
ëmbelsinë e saj shpirtërore
për vete, nuk e mbante.




  • Në vazot e shkollës fillore
    gjithë shoqeve ua shkonte
    s’kishte kënd të shkollës
    që nuk e zbukuronte.



Në kopsht që unë e ngrita
fletët kur i lëshonte,
mbretëreshë nuk kishte në botë
ajo që s’e sfidonte.




  • Kur muzgu mbi tokë binte
    shëndrrohej në yll,
    nuk mundje ta dalloje
    a është hënë, a diell.



Bëhej yll mbi yje
se vetë ishte hyjneshë,
dritë e jetë botës i jepte
si ajo, vështirë është qe të jeshë.




  • Zoti e solli në këtë botë
    si një mrekulli,
    por prap e muar pranë vetës
    si engjëll të tij.



Për sa kohë që kopshtin
në këtë botë ma ka stolisë,
tash s’është më lule e tokës
tashmë, është mbiyll i gjithësisë.




  • E unë, në mëngjes kur të zgjohem
    në shpirt kam një mangësi
    kafen duke pirë, duar e zemer më dridhen
    spse ate më, nuk do të ma sjellësh Ti.



Jo, për këtë unë nuk dua të kem faj
se kështu Ti vetë më mësove,
s’mund të imagjinoja që pa Ty të jetoj
o shpirtë! pse kaq keq më mashtrove ?!




  • Ti ike pa më thënë lamtumirë,
    shumë shpejt shkove në përjetësi
    a prej andej qe të na ndriqosh?
    se yll mbi yje tash je në gjithësi.



Por mua më le me zemer të vrarë
se nuk të kam më pranë,
kopshtin ma ke varfëruar
Oh-aaa-ah !
DIELLZEN ku e kaaam ?!!!






  • B R E N G A

    “Çka të mbjellësh thonë ke për të korrë”,
    është provua të jetë e vërtetë,
    fatin tuaj ta marrësh në dorë
    s’është e lirë as s’është e lehtë.

    Nëpër sfida e sprova të kohës
    me shumë skeps e ankth jetohet,
    çka e nesërmja do të sjellë
    nuk është lehtë të parashikohet.

    Asgjë në jetë s’i lihet fatit,
    por as fati tjetër kujt,
    fjalë e urtë është qe prej vaktit ¹
    “si e jotja, s’të kruan dorë e huaj”

    Dorë e huaj kurr mëshirë nuk ka,
    punët i matë me kut të vetë,
    hiç s’ia bën nëse të ka vra
    apo të gjymtë të ka lënë për jetë.

    Prandaj të mbillet më e mira
    që i sherben gjithë qenies tuaj,
    nga i huaji s’vijnë mrekullira
    as xhevahirë, të fshehur nën ujë.

    Për më ndryshe po vepruat
    zgjedhja e juaj s’do të jetë më e mira,
    për të ardhmen po s’punuat
    do të na presin kohëra te veshtira.

    Në rast të këtillë do ‘u gjykojë koha
    do ‘u mallkojë dhe historia,
    për gjithë të ligat që do vijnë
    veç mbi ju bie përgjegjësia.




Në vigjile të Ditës nderkombëtare të fëmijëve
- Fëmijë të dashur, gëzuar 1. Qershorin -
Adem Berisha

FËMIJËT E VENDIT TIM

Fëmijtë e vendit tim
janë fytyrëqeshur e të dlirë,
në gjithë rruzullin tokësor
nuk ka fëmijë më të mirë.

Janë plot shend e verë
me faqet kuq si molla,
janë të shenjtë si engjuj
bukuri nga ta merr shkolla.

Bukuri ka edhe rruga
kur këta e pershkojnë,
këta s'dijnë të urrejnë
por vetëm të dashurojnë.

Ata dijnë të lozin
por dijnë edhe të mësojnë,
janë shumë të edukuar-
të vjetrit i nderojnë.

Në rrugë kur ju ndeshin
mirëmëngjes ju thonë,
në autobus a tren
vendin ua lëshojnë.

Duani pra këta engjuj
se janë të padjallëzuar,
duani se janë si pllumba
të shëndoshë e të padroguar.








  • PSE TË QUHEM ÇFARË NUK JAM

    Unë jetoj n’Kosovë
    por s’jam kosovar,
    i tillë çfarë më quajnë
    disa nderkombatarë.

    Kush këtë emër ma imponon
    mik i imi kurr s’ka qenë,
    as sot të miren nuk ma don,
    don të më shtyej ta ndërroj idenë.

    Por ideja e ime s’ndërrohet
    as nder vite as nder shekuj,
    për çdo ditë ajo forcohet
    si granit edhe si hekur.

    Ç’prej dardanëve e gjerë n’ditë të sodit
    kurdoherë kam qenë shqiptar,
    ç’arsye ka që pas shumë shekujsh
    të mohoj trungun tim kombtar.

    Pse pra të quhem çfarë nuk jam,
    qenien time t’a hudhë n’ujë,-
    sa të kenë shqipe nëpër male
    kurr me mua i huaji s’do të luaj.


Edituar për herë të fundit nga në Sun Nov 04, 2007 2:04 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptySun Nov 04, 2007 1:39 am

PËR NDERË TË PRES. B U S H

ZONJES SË DHEUT


Është një zonjë e rëndë
me forcen e saj magjike,
në çastet më të vështira
shqipëtarëve iu doli mike.

Perbindshëve të egjer
sllavo-barbarë,
ua theu turinjtë
si asnjëherë më parë.

Bravo, kështu edhe duhet
askush më të mos qaj,
në mënyrë që në këto troje
kurr të mos ketë më djaj.

Djaj të kuq si gjaku
qe në shpirtë e kanë tmerrin,
gjatë gjithë historisë
shqipëtarët u kanë parë sherrin.

Për ne tash lindi dielli,
për ne tash zbardhi drita –
si një Mbretëreshë paqjeje
rroftë e Madhja AMERIKA.
Krijime  nga  Adem Berisha 32-23
Z H G Ë N J I M I

Atë që desha dhe nderova,
atë që e çmova për njeri,
nga ai për të keq u befasova
pse më del ujk, s'pritja prej tij.

Ai është qenie satanike
veç urren e shantazhon,
për te s'vlenë thënia biblike
“Fale o zot se s'din çka bën”.

Pak naiv mbase u tregova
duke u nisë nga vetja ime -
kunder tjerëve kurr s’punova
të gjithë i doja si veten time.

Por, pse unë këtij i fala besimin,
për ate s'kam asnjë faj,
logarita se e kam t'imin
pa pandeh të ketë dhe djajë.

Sidoqoftë, s'pendohem dot
sepse s'dua të jem si ai,
jam njeri e jo idiot
poshtersia s’kishte skaj.

Mallkue qofshin të pafytyrët,
me të keq të miren që e këthejnë,
kurr në jetë kënaqësi mos paqin,
këta s’dijnë të dojnë por të urrejnë.
K U J D E S !

Thonë, “njeriu ujk është për njeri”
por shpesh njeriu ujkut ia shkon
sepse ujku për sojin e tij
s'është ari as s'është luan.

Krejt kush në botë njeriut që i ngjanë
s'është e thënë të jetë njeri,
kush për tjetrin bëhet ujk
i bën nderë po e quajte thi.

Shumë që i thonë vetit patriota
e krokasin gjithë për trimëri,
s'janë më shumë se idiota
këta, të shesin kunguj për shalqi.

Dhe, kush veç shtiret se është human
e vetem në dukje është njeri,
sojit të djallit ai i takon,
asgjë e mirë s'pritet prej tij.


PSE ? dhe PSE ?!

Pse dy sy të një koke të ndahen
kur vetë Zoti s’i ka nda,
pse përherë të derdhin lot,
pse gjithmonë të rrijnë tue kja?

Pse në gjak ata të lahen
pa e pasë as të vetmin faj?
pse s’ka mjek t’ua sherojë plagët?-
janë shenjtorë e nuk janë djaj.

Pse një trup duhet gjymtuar,
pse t’i priten duar e këmbë?
bukurinë për t’ia shëmtuar
pse s’ka babë e pse s’ka nënë?

Kush kësaj të keqeje i kontribuon
të vetmin trup për t’a coptuar,
ai as zotin s’e pranon,
për jetë qoftë ai i mallkuar.

Kush në jetë nuk don të pendohet
për gjithë të ligat qe ka bâ
zoti kurr këtij mos i dhashtë
vajzë as djalë, moter as vëlla.

Gjithëçka tjerëve që u ka bërë
bumerang iu këthefshin prap,
“të gjitha kthehen në këtë botë”
Zoti i madh do të merr hak.

Se njai zot që është për tânë
që askujt të keqen nuk ia don,
pjesët e trupit të coptuar
përsëri, do t’i bashkon.









Edituar për herë të fundit nga në Sun Nov 04, 2007 2:05 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptySun Nov 04, 2007 1:43 am

Ç’DO TË NDODHË SOT ?

Shumë ditë që kaluan
mbi treqindegjashtëdhjetë,
që kur lulet më nuk lulzuan
gjithëçka duket të jetë e shkretë.

Sot, kur mbushet një vit
që shekullit ia kalon,
zogjët janë mbyllur nëpër fole
e as këngës nuk duan të ia thonë.

Lumenjtë sot rrjedhen kanë ndalur
dhe duket se do të shterrojnë,
uji iu është shëndrruar në lotë
vallë, edhe lumenjtë mund të lotojnë?

Dhe as detet e kësaj bote
sot nuk janë të qeta,
nuk mund të besojnë në faktin
se Diellzës, i ka mbaruar jeta.

E qielli tok me gjithë yjet e tij
sot token do të mallkojë,
dhe dielli si saç i skuqur përmbi
gjithëçka do të djeg e pervëlojë.

Sot do të errësohet qielli
dhe dita do të bëhet natë,
sot do të qaj edhe vetë dielli
vallë, bota do të ndizet flakë?!

Shumë zemra sot do të pelcasin
si bombat kur eksplodojnë,
në kupë të qiellit do të bertasin:
Zgjohu ! Zgjohu ! Zgjohu ooooj Diellza jonë !








ATDHEUT TIM

Mbijetove furtuna e stuhi,
ngadhnjeve nder shekuj,
të dua në zor e në liri –
ti ishe dhe mbete, tempull mbi tempuj.

Të dua, të dua mbi të gjitha,
të dua më shumë se veten,
të dua se je djepi im –
në Ty gjej veç të vërteten.

Qielli mbi Ty është më ndryshe
nga ai në mergim,
dielli tek Ti ngrohë më ëmbel
o i dashuri, Atdheu i im.

Fusha, ara e livadhe
pershkojnë Atdheun tim,
i dua e s’mund t’iu ndahem
sot e gjerë në amshim.

Malet plot me drunjë,
kullosa e shkëmbinjë
shtrihen si kurora,
gjerë në pakufi.

Lumenjtë e liqejtë
me ujë të këthjelltë si loti,
për ne dhe vetëm për ne
i ka falur Zoti.

ka gjithëfarë minierash,
energji e gjithëçka tjetër
që vështirë mund të numrohen
dhe vehen në leter.

Djem e vasha të bukura ka,
petrita e skyftera,
si luleve të trëndafilit
këndëshëm iu vie era.

Ka shumë njerëz të ditur,
shkrimtarë e shkencëtarë,
ka edhe nobelista,
priftërinjë e hoxhallarë.

Për këto e shumë të tjera
shkrova e këndova
e kur e kerkoi koha –
dola dhe luftova.

Jo pse e desha luften
me plot mizori,
po pse u sulmova
mu nga fçinjtë e mi.

Jo pse e dua luften
të pushtoj të tjerë,
po për të mbrojtur t’imen
që e kisha, e do ta kem përherë.
HOMERIT TË SHQIPËRISË

Lum shqiptarët e lum Shqipëria
për n’iat yll që ua dha zoti,
lakmi i pat këtij gjithë njerëzia
e pat shpirtin të kthjelltë si loti.

Humanist e dijetar,
si At Gjergji është vështirë me le,
mbi të gjitha atdhetar –
prijetar në shkencë e fe.

Nga e muar atë energji
aq me forcë ta dojë Shqipërinë –
këtë veç zoti mund ta dij
që i dha Gjergjit madhështinë.

Motet ndërrohen si â zakoni
por kujtimi vie tu u shtue,
këngët e tij tash lirshëm këndohen
dhe s mund kush më me i ndalue.

At Gjergj Fishtës të madhit vëlla
dheu i qoftë i lehtë përherë,
shpirti i tij n’parajsë të ketë vajtur
si një engjëll i krishterë.
URA MAGJIKE

Oj Diellzusha e babushit
që ishe një mrekulli,
unë nuk mund të rri i qetë
por prap do të shkruaj për ty.

Tash nuk je vetëm e imja
e as nuk je në vetmi,
atje në parajsen e bukur
tash je një hyri.

U bëre e gjithë shqiptarëve,
që shkruajnë e këndojnë për ty,
u bëre e para e të parëve
nga të erdhi gjithë kjo madhështi ?!

Shpirtërat zemerbardhë
për ty që shkruajnë e këndojnë,
ndihen se janë në parajsë
e me ty bashkëjetojnë.

Ti u bëre edhe urë magjike
e miqësive të reja,
diç që kurr nuk kishte ndodhur
nga të erdhi ideja?

Shumë vëllezër e motra
për ty kanë shumë simpati,
ti u bëre një forcë magjike
të gjithë i bashkove, si të ishin një.

Ti bashkove shpirtërat
që kanë zemra të mëdha,
ti i ndeze gjithë dritat
edhe atje ku nuk ka.

Po, po, kështu e ka mirësia
e gjithë rinisë shqiptare,
që është më briljantja
dhe ka zemer të madhe.

Ti Diellzushë e dashur sot
që gjallon në përjetësi,
lutu tek i Madhi Zot
për gjithë vajzat e gjithë djemtë e ri.


DASHURO, POR KËTË
TA BËSH ME ZEMER

Forca që mund të pushtojë boten
e bekuar nga përendia,
ajo që mbizotëron të sotmen
e vetmja është dashuria.

Të dashurosh, por këtë ta bësh me zemer
ke pushtuar majen e madhështisë,
të duash dikë, por jo vetëm për emër
vetë je shpirti dhe zemra e mirësisë.

Të mposhtësh mëninë dhe urrejtjen
e të kultivosh dashurinë,
prore të lumtur do ta kesh jeten
në anen tuaj, do keshë dhe përendinë.

"Të dashurosh, ke vrarë urrejtjen"


Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptySun Nov 04, 2007 1:47 am

PËRSE QANË KOSOVA

Ti Kosovë dardane
pse qanë pa pushuar?
Për bijtë qe në luftë të ranë
apo ata që kanë emigruar?.

Këta që i ke në mergim
shpejt do t'i kesh në gji,
ata që për ty dhanë jeten
janë yje në përjetësi.

Gjaku që është derdhur
ty të mbanë të gjallë,
gjithë bijtë e bijat e tuaja
ty të qofshin falë.

Të lutem nënë Kosovë
kurr më mos derdh lot
se gjaku i deshmorëve
nuk është derdhur kot.

Po pate prap nevojë
qe të biem për ty,
po të kishim edhe njëqind jetë
të gjitha do i flijonim, si të ishin një.


TË PRIFTË E MBARA
SHKOLLA IME
Krijime  nga  Adem Berisha 32-23

Sot më daten një shtator
gjithëçka ndryshe po frymon,
fëmijët të qeshur dorë për dorë
mirë se të gjej shkollës i thonë.

Kaloi vera, shkuan pushimet
shkollë e dashur bëhu gati,
kalamajve ua shto gëzimet
të priftë e mbara, të priftë fati.

Hapi dyert e diturisë
bijt e tu merri në gji,
këta janë engjuj të përendisë
pa këta bota s’ka gjallëri.

Janë si lulet në blerim të prillit
gjithë natyren që hijeshojnë,
me një at zë porsi të bylbylit
jetës së re këta i këndojnë.

Mësues të dashur o fanar drite
dituritë ju që shpërndani,
gëzonju e kënaqnju ju kësaj rrite
kurr nga vetja mos e ndani.

Puna e mbarë juve ju qoftë
kurr suksesi mos të mungojë,
bashkë me fëmijët zoti ‘u bekoftë
gjithë të mirat unë ju uroj.
PYESJA VETEN TIME

Këto ditë pyesja veten
se ç'po ndodhë me mua,
pse s'e dua as jeten,
lotët, pse më rrjedhin si krua?

Lulja e kopshtit tim
pse ka nisur të vyshket?
Pse kjo zemer shkreta
paska zënë të ndryshket.

Pyesja veten time
pse më s'më këndohet?
Pse ma e dashura ime
pranë meje më s'afrohet

Si shqiponjë që isha
pse tash unë më nuk jam?
Ma të dashuren që kisha
pse, tash unë më s'e kam.

Ku mbeten përqafimet
e thirrjet o babush?
Ku më treten gëzimet
si Diellza, s'do të më gëzojë askush.
Krijime  nga  Adem Berisha 32-23
MARGARITAR NË VETE

Si lumi që pershkon fushat e qetas që gjarpëron,
të bën të mos i ndahesh, të tërin të përvetëson.
Si bora kur Bjeshkët e Kelmendit mbulon,
shkëlqim i jepte vendit, krenaria jonë.

Të gjithë kishin dilema nga vie kjo mrekulli,
a mos është vetë Dielli me gjithë yjet e tij?.
A mos është hëna atëherë kur është e plotë,
apo është një engjëll që zbukuron këtë botë?.

Të gjithë e njohin me emër e Diellzushë i thonë
si Dielli që ndriqon boten, ishte Diellza jonë.
Por tash në përjetësi me vrap që ka tretur,
margaritar në vete për të gjithë ne ka mbetur.

Kujtimet më të mira që ruajmë në veten tonë,
thesar i pashterrshëm, për ne do të jenë gjitëmonë.
Ato janë të shenjta siç ishte Diellza vetë,
që pak jetoi në këtë botë, vetëm njëmbëdhjetë vjetë.
--------------------------------------------------------------------------

Krijime  nga  Adem Berisha 32-23

Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptySun Nov 04, 2007 6:45 pm

PYESJA VETEN TIME

Këto ditë pyesja veten
se ç'po ndodhë me mua,
pse s'e dua as jeten,
lotët, pse më rrjedhin si krua?

Lulja e kopshtit tim
pse ka nisur të vyshket?
Pse kjo zemer shkreta
paska zënë të ndryshket?

Pyesja veten time
pse më s'më këndohet?
Pse ma e dashura ime
pranë meje më s'afrohet?

Si shqiponjë që isha
pse tash unë më nuk jam?
Ma të dashuren që kisha
pse, tash unë më s'e kam?

Ku mbeten përqafimet
e thirrjet o babush?
Ku më treten gëzimet?,
si Diellza, s'do të më gëzojë askush.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptySun Nov 04, 2007 6:47 pm

MARGARITAR NË VETE

Si lumi që pershkon fushat e qetas që gjarpëron

të bën të mos i ndahesh, të tërin të përvetëson.
Si bora kur Bjeshkët e Kelmendit mbulon
shkëlqim i jepte vendit, krenaria jonë.

Të gjithë kishin dilema nga vie kjo mrekulli,
a mos është vetë Dielli me gjithë yjet e tij.
A mos është hëna atëherë kur është e plotë,
apo është një engjëll që zbukuron këtë botë.

Të gjithë e njohin me emër por engjëll i thonë
si Dielli që ndriqon boten, ishte Diellza jonë.
E tash në përjetësi me vrap që ka tretur,
margaritar në vete për të gjithë ne ka mbetur.

Kujtimet më të mira që ruajmë në veten tonë,
thesar i pashterrshëm, për ne do të jenë gjitëmonë.
Ato janë të shenjta siç ishte Diellza vetë,
që pak jetoi në këtë botë, vetëm njëmbëdhjetë vjetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptySun Nov 04, 2007 6:56 pm

RRITU, RRITU, zemer RRITA JONË

Atë ditë kur erdhe në këtë botë,

Retë iken nga qielli.
Linde si diç që shumë do të thot,
I ngjaje një rrezeje dielli.
Nder yjet që shkëlqejnë si ari
Dallohesh për shumë veçanti,
Ndonse je një zog shqiptari
A thua, kush ty të rri karshi?.
Serafin je i perendisë,
Erdhe në këtë botë si mrekulli.
Rave nga froni i vetë madhërisë
Gëzimi i jonë nuk kishte kufi.
Andaj o engjëll, rritu në lumturi e
Shembull për të mirë të jeshë,
I dashur dhe ëmbel si mjalti
Ty gjithënjë fytyra le të qeshë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptySun Nov 04, 2007 7:13 pm

Krijime  nga  Adem Berisha 32-23

YLLI 21

Kam një djalosh të bukur
zoti ma ka falë,
jeten ma bën të lumtur
nuk ka qift të gjallë.

Si ar u lind në këtë botë
i dlirë e i kulluar,
dhuratë nga i Madhi Zot
shpirtërat për të qetësuar.

Tej mase i edukuar,
prindërit shumë i don,
kurr jo nuk iu thot
e as nuk i hidhëron.

Tashmë që është rritur
e gati bërë beqar,
mësimit, kund nuk ia le vendin
në gara, gjithëmonë është i parë.

Edhe pak sa të rritet ,
shkollen sa të mbarojë,
me shkrimet që ai bën
Kadaresë do të ia kalojë.

Ky do të jetë një yll
i shekullit njëzetenjë
i tëri do t’i perkushtohet
popullit, e atdheut të tij.

Po, po, se mëmëdhenë e ka mëmë
e atdhenë e ka babë,
ai vetë është bir i tyre
ngrihet lartë si shkabë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptySun Nov 04, 2007 10:14 pm

Eh besa-bese, së tepërmi jeni duke bërë për mua por ani se :

"Qe prej kohësh e nga lashtësia
asnjë e mirë nuk ka shkuar kot
në një mënyrë apo një tjetër
e ka shperblye i madhi zot".
(... Ndihmo të vegjëlit)

E tash pra edhe unë :

MOS BRAKTISNI VLERAT TUAJA

“Kurr e huaja – e jote s'bëhet"
gjithë kështu të parët ne na kanë thënë,
mos lakmoni në dhena të huaja
se këtu e kemi të vetmen nënë.

Atë ngrohtësi që na e shtrinë nëna,
askush në botë s'mund të na e ofrojë,
veç në këtë vend na shihet Nama
kush si nëna, s'mund të na dojë.

Mos braktisni vlerat tuaja, Krijime  nga  Adem Berisha 841967
mundi i të parëve të mos shkojë kot,
këtu të punojmë ne ditë e natë
vendit tonë t'i dalim zot.

Kalamajt tonë si petrita
sa të mençur e sa të shkathtë,
për çdo ditë iu shtohet rrita,
në botë nuk ka fëmijë më të aftë.

Bukuroshet që ne i kemi,
sa të shëndosha e sa të dlira,
pa të dashur mos i leni
se të huajat s'janë më të mira.

Kullat tona me frengjia
qe perskuan gjithë historinë,
s'i tund era e as stuhia,
ia shtojnë vendit madhështinë.

Gjithë këto fusha dhe blerina
e ato male që shqip frymojnë,
mos t'i lëmë si fëmijët jetima
se edhe gurët do të na mallkojnë.

Dhe, për këto troje stërgjyshore
që aq shumë herë i lamë me gjak,
për këtë tokë të shenjtë arbërore
edhe vdekja na është pak.

Atdheu mbi të gjitha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptyTue Nov 06, 2007 5:33 pm

GJURGJEVIKU SI KALA

Kur këtij dheu iu sul armiku

për të vrarë e djegë në zjarr,
gjithëçka nis nga Gjurgjeviku
dhe Sadik Rama në plis të bardhë.

Në gjithë etapat e historisë
ndoq traditen që ia la i pari -
gjithëmonë ishte në ballë të trimërisë
si zakon që e ka shqiptari.

Qe nga koh' e osmanlisë
për këtë tokë prore luftoi,
bijtë më të mirë – vigaj të lirisë
këtij vatanit ai ia dhuroi.

Dha Isuf Dushin me 20 anëtarë,
dha shumë burra, gra e fëmijë,
shumë Serbia i pat djegë në zjarr
që rrallë ndodh në histori.

Bijt e tij s'e kursyen gjakun,
atdheut të vet iu perkushtuan,
bashkë me motren Marie Shllakun-
kurr nga lufta s'u larguan.

Ymer Berisha bën platformen
për çlirim – bashkim kombëtar,
promotor qe i gjithë levizjës
vdiq e shkoi me faqe të bardhë.

'I çerek shekulli pas të atit
Ukë Sadiku me shokë të vet,
prap ia këthu pushken armikut
qysh, baba Dikë i la amanet.

Kurdoherë që thërret vatani,
kur të bijt i thërret Shqipëria,
nder të parët me pushkë në dorë
shkëlqen trimi Halil Sadrija.

Pa iu tremb kurr drita e syrit
e për të mbrojtë truallin e të parit -
si rrufe që shkrepë prej qiellit
kërcet pushka e Smajl Hajdarit.

Këtu Azem Bejta me shumë shokë
e pas tij shumë trima tjerë,
solemnisht para flamurit
janë betuar të vdesin me nderë.

Porsi uji që rrjedh nder gurra
që nuk shterrë e s'ka të ndalë,
Gjurgjeviku dha shumë burra -
si Demë Rexhen – mendimtar.

Gjithë këta trima të Shqipërisë
porsi yjet n'qiell, do të shkëlqejnë,
për të gjithë brezat që do vijnë
udhërrëfyes për ta do të jenë.

Këta ranë me nderë n'altar të lirisë,
me faqe të bardhë shkuan në përjetësi,
rruajten nderin e shqiptarisë -
zoti i madh i past shperbly.

Dhe, si kala që i pershkon shekujt,
nga stuhitë që s'mund të shkatrrohet
Gjurgjeviku i fortë si hekur,
ka pse mburret dhe krenohet.

Adem Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptyThu Nov 08, 2007 3:50 am

ISHA, JAM DHE DO TË JEM

Jam një bli i madh

dhe kam rrënjë të thella,
luleve të mia të freskëta
largë iu ndihet era.

I ruaj me fanatizëm
gjithë lulet e mia,
se edhe unë do ec’ përpara
si e gjithë njerëzia.

S’erdha nga Karpatet,
jo as nga Rusia!-
po u linda në këto troje
o pika nga gjithësia.

Jam i lashtë sa bota,
rritem n’Arbëri,
kam shumë të mira tjera
të gjithë më kanë lakmi.

por, kam do degë të prera
me sopatë të topitur,
m’i kanë prerë barbarët
përherë të uritur.

mua më sakatosen
e veten e turpëruan,
por ne do të shkojmë përpara
dhe prapë do të jemë të bashkuem.

Gjithëçka pashë e perjetova,
tmerr e krime mbijetova,
vendit shpinen kurr s’ia këtheva
dhe as emërin nuk e ndërrova.

Ruajta gjuhen time,
traditë e kulturë,
nder sfida të kohërave
s’u perkula kurrë.

S’zhdukem kurr nga trolli,
t’a dini or barbarë,
shumëherë jam farkuar
dhe kalitur në zjarr.

E po, deshet ju a s’deshet
o të mjerët mëkatarë,
unë mbeta ai që isha
dhe gjithë do të jem shipëtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptyMon Nov 12, 2007 2:58 am

MË KUJTOHET

Si i ri kur isha
ndieja të vjetrit të kenë thënë:
“besnik bëhu biro
por besë të pabesit mos i zën”.

Mendoja se bëjnë shaka
kur këtë ata e thonin,
thoja se të pabesë nuk ka
por vetem imagjinonin.

Më dukej se njerëzit janë si lulet
që kopshtin zbukurojnë,
me mend nuk mund ta merrja
të gënjejnë, hajnojnë dhe tradhtojnë.

Nderkohë që vitet shkonin
porsi uji nen urë,
vëreja se kishte edhe të tillë
në shpirtë që janë të sëmuar.

Mendoja që së paku vetë paria
nder shoqe të jetë më e mira,
nuk doja kurr të besoja
të jetë shitur për para të lira.

Tashmë kur jam rritur,
kur më nuk jam i rinj,
kujtoj fjalët e të vjetërve
por tash,nuk ka asnjë dobi.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 2:32 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
absurdja
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 18
Registration date : 12/11/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptyWed Nov 14, 2007 12:34 pm

URIMET ME TE PERZEMERTA Xhaxhi Adem.
jane me te vertete shume poezi te bukura.
te uroj suksese dhe krijimtari te metejshme.
te pershendes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Do të dëshiroja të mos ju zhgënjej   Krijime  nga  Adem Berisha EmptyWed Nov 14, 2007 4:52 pm

E nderuara absurdja,
shumë të falem nderit për urimet tuaja të përzemerta dhe vlerësimin tuaj lidhur me shkrimet e mia. Ti këtë rrespekt e ke trguar edhe në forumet tjera kudo që ke hasur në shkrimet e mia prandaj edhe një herë të falenderoj.
Por, njkohësisht nuk mund të hesht e të mos falenderoj nga zemra edhe motren besa-besë qe me aq përkushtim përpiqet të afirmojë shkrimet e mia modeste krahasuar me ato te të tjerëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptyWed Nov 14, 2007 5:45 pm

Poetit Adem Berisha

cdo ditë ne forumin tonë
nga një shkrim shtohet
respekti mbi te gjitha
Vellaut Ademit i dedikohet.

Një poet bashkëkohorë
me talent të rrallë poetik
forumit i jep aromë freskie
e neve per punë na nxit'.

____________________________

Si perhere xhaxhait tone mese te nderuar nga zemra ne emer te stafit udheheqes te forumit ia percjell pershendetjet nder me te sinqertat me deshirë që shëndeti, lumturia dhe gezimet ta percjellin gjithmonë ne jetë.

Per lexuesit tanë ne forum kerkoj qe ta pasuroni kete teme vetem me poezi te zoteriut Adem Berisha.

Ju falënderoj nga zemra
Besa bese


Edituar për herë të fundit nga në Wed Nov 14, 2007 11:22 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 48
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptyWed Nov 14, 2007 9:01 pm

Baca Adem te falenderoj per librin shum vertet shum me ka pelqyer dhasht Zoti e vi me shpejte ju takoj , paqi shendet dhe jete te gjate e te lumtur ju dhe ata qe ju deshironi ..
me respekt Riki30
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptySat Nov 17, 2007 8:39 pm

"Si plak e i sëmuar që jam, s’e braktis dot timen
e ju sa të doni, veren thërrisne dimër.
Ani, mendoni çfarë të doni, kështu tregoni veten
çfarë ne të vërtetë jeni, të tillë e paqit jeten".

Krijime  nga  Adem Berisha 32-23
A d e m . B e r i sh a

HENDIKEPI NE ACAR



(kushtuar dr. Ibrahim Rugovës
në diten mortore 21.janar 2006.)


Krijime  nga  Adem Berisha 192px-Ibrahim_Rugova_portrait

Sot re të zeza mbuluan qiellin
shqiptaria është në vajë,
sot Kosova nuk sheh diellin
për shumë kohë ajo do të qajë.

Sot edhe ajri është rralluar
shumë më rëndë sot po frymohet,
sot gjithë forca na ka lëshuar -
humbja Jote s'kompenzohet.

Ti themel je i pavarësisë
dhe profet je i kohës së re,
simbol paqeje e humanizmi
gjithë do të jesh idol për ne.

Shumë ke bërë për pop'llin tuaj,
Ti model je për njerëzimin,
sot gjithë bota me ne ndanë
krenarinë po edhe pikëllimin.

Qeshjen Tuaj më s'do ta shohim
as ngrohtësinë Tuaj të bekuar,
pse mu tash prej nesh u ndave -
pse na le të hendikepuar?

Por, prapseprap do të jem' krenar,
dhëmbjen në forcë do ta shëndrrojmë,
rrugen Tuaj kurr s'e braktisim
amanetin në vend do ta qojmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptySat Nov 17, 2007 8:57 pm

IDEATORIT TË PAVARËSISË

Si granit në bjeshktë e Kelmendit
lindë e rritë – je edukua,
veç për të mirë të pokëtij vendit
zoti i madh të ka krijua.

Me madhështinë që zoti të fali
atdheut tënd iu përkushtove,
në vepra të mëdha asgjë s'të ndali
Kosovës nënë prore i ndihmove.

Kurr s'u trembe ti nga armiku
o arqitekti i pavarësisë,
hallkë e fortë je prej çeliku
në zinxhirët e historisë.

Me shpirtë të madh prej humanisti
sfida të rënda tejkalove,
të urrejsh ti kurr nuk dijte
kurr njeri nuk ofendove.

Vepra e jote është e permotshme
brezat kurr s'do ta harrojnë,
në çdo kremte të pavarësisë
me pijetet do ta kujtojnë.

E tash si bora e majës së malit
kur rrezet dielli mbi te lëshon,
si çiltëria e kristalit
i pavdekshëm ti lartë qëndron.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptySat Nov 17, 2007 9:24 pm

I shkruaj Krenarisë

E filloj vargun me një motivim
krenare për forumistin tonë
xhaxha Ademin, idolin tim.

E filloj ktë strofë me respekt
krenare per poetin tonë
që sot jeton në Rahovec.

I shkruaj vëllaun tonë
që aq lirshëm e realisht
vargjet e tija vargon.

Tematika e të shkruarit tuaj
plot ngjyra artistike stili juaj
mbi të gjitha, nderin unë kisha
që ju njoha juve Adem Berisha.

Uroj unë dhe stafi n'forum
të na shkruani sa më shumë
n'tuajen shtëpi, ne forumin tonë
mbetesh i pazevendsuar xhaxhai jonë.

_________________
me gjithe respektin
besa-bese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptyTue Nov 20, 2007 1:32 pm

permes ketyre rreshtave vetem dua të ju informoj se ata qe nuk e kane njohur sa duhet autobiografinë e poetit tone te dashur Adem Berisha, ketë e keni ne fillim te temes respektivisht ne faqen nr 1. Meqe me ra ne dore edhe libri i tij "Krenaria dhe Pikellimi" mesova edhe me teper per poetin te cilit me një perkushtim te madh ia publikova te njejten biografi ne forumin tonë.

me shume respekt nga ana ime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: DIELLZA ME SHPIRTË E ME ZEMËR IU KËNDONTE DËSHMORËVE   Krijime  nga  Adem Berisha EmptyWed Dec 05, 2007 4:58 pm

K l i k o n i lidhjen e mëposhtme dhe shikoni

http://poezingaademberisha.googlegroups.com/web/Diellza-a-b.JPG?


VIZITË E VEÇANTË

Engjëll Diellza e vogël
babushit iu lut një ditë,
Kompleksit Memorial
t’i bënin një vizitë.

Pa kurrëfarë hezitimi
dëshira iu kishte plotësuar,
tri herë kërceu nga gëzimi
kur këtë e kishte kuptuar.

Dukej se fluturonte
si flutura në pranverë,
luleve që nga largë shikonte
nxitonte, të iu merrte erë.

Shikoi shumë lule të njoma
Kompleksin që zbukuronin,
vendit e ditëve tona
krenarinë ua shtonin.

Lule që nuk vyshken
stolisnin këtë tokë,
si ari që nuk ndryshket
më të mirat në këtë botë.

Deshmorëve që këtu prehen
e pushojnë në qetësi,
Diellzusha me gjithë zemer
IU brohoriti, LAVDI !!!

Para se të këthehej
puthi lapidarin,
si shumë herë më parë
këndoi për Adem Jasharin.

E mbushur plot me zemër
babushit i thot ca fjalë,
përse edhe mua Zoti
nuk më bëri djalë?

Asgjë nuk do të më ndalte
atdheun edhe unë të mbroja,
edhe unë si këta trima
pa frikë do të luftoja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: KUR ENGJËLLI TË IKEN, ZEMRA FLAKË TË NDIZET-KU ËSHTË DURIMI?   Krijime  nga  Adem Berisha EmptyWed Dec 05, 2007 5:22 pm

Krijime  nga  Adem Berisha 187094181_050c60aa


KUR GËZIMI HUMBË KUPTIMIN

Papritmas qielli zu të ngryset.
Rrebesh shiu mbi tokë bëri kërdi.
U duk se bota do të përmbyset,
çka po ndodhte, nuk dinte njeri.

Boritë e makinave nuk kishin të ndalur.
Zemrat zu t’i kapte shtërngimi.
Gjallërinë qyteti e kishte flakur.
Për një çast, kuptimin e humbi edhe gëzimi.

Zogjët u ngujuan në foletë e veta
e si të mpirë njëri tjetrin shikojnë.
Për engjëllin që tashmë i kishte mbaruar jeta,
edhe ata vetë, filluan të vajtojnë.

Engjëllusha Diellzë kishte ikur
e me vrap shkoi në tjetër botë.
Në krah të dallëndyshës kishte hipur
për të zbritur në krah te të Madhit Zot.

Unë desha të them pak fjalë :
“bota mbeti pa një engjëll të saj”.
Fjala si gur në fyt m’u ndal,
nuk kishte më të folme, kishte vetëm vajë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha EmptyThu Dec 06, 2007 2:13 am

me kete poezi pershendetjet speciale
ia dergoj vellaut, mikut dhe poetit tonë
Adem Berisha.



Poezia ime


te shkruaj poezi
sepse jam merzitur,
veshur ne të zezë
e koha po ikën.

serish edhe një varg shkrimi
do e marr unë ktë ditë
cfarë dot' jetë deshprimi
kurr nuk e kam pritë.

por prap vargjet burojnë
ato s'njohin dot kufij
pushoni tek sa harrojmë
edhe kjo eshte mirësi!

te shkruaj vargu im
pse s'me kuptohet jeta
ketu s'ka gjallërim
me lodhë edhe mbresa.

ndaj kurr s'do ndalem
do shkruaj prore reshta,
ndaj kurr s'do pushoj
optimizëm quhet jeta.


këto fjalë qe shkrova
kane t'fortë një frymezim
nga xhaxha Ademi i mesova
ndaj ju pershendes miku IM.


"besa_besë"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Krijime  nga  Adem Berisha Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krijime nga Adem Berisha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Krijime nga Luboteni
» Krijime nga Tom Sojer
» Krijime nga Rrebelja
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Krijime nga Violeta Gashi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: