Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Krijime nga Adem Berisha

Shko poshtë 
+15
Eva0506
elisa
vjoooosssssssaaaa
**Lumi_
Mysafir
Kosovarja
Urata
Beton
Sofra
shaban cakolli
rrebelja
Riki30
absurdja
Adem Berisha
besa-bese
19 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: DASHURIA-VETI HYJNORE E ENGJUJVE TË PËRENDISË   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyFri Dec 07, 2007 1:37 am

Me shumë rrespekt dhe dashuri për besa-bese,
çdo ditë e më tepër, veçanërisht kur lexoj për mbështetjen dhe vlerësimet e stafit dhe të forumistëve të forumit tim shumë të dashur me një emer të mrekullueshëm "Bashkimi kombtar", më shtohet nga një atom force dhe energjie pozitive.
Edhe përkundër moshës relativisht të shtyer dhe gjendjës jo edhe të knaqëshme shëndetësore, por mbi të gjitha thyerjës në shpirtë për humbjen e parakohëshme të engjëllit tonë të përbashkët DIELLZA, nga mbështetja e juaj e veçanërisht nga besa-bese, unë frymëzohem për shkrime të reja dhe shpresoj se nuk do të JU zhgënjej. Gjithashtu vlerësoj lartë shpirtmadhësinë tuaj dhe ndjenjen tuaj të dashurisë e dhëmbjes për të cilat unë konsideroj se janë veti shumë të larta njerëzore, në mos edhe veti hyjnore të engjujve të përendisë.
Të gjithë qofshit faqebardhë e mua Zoti më dhashtë forcen qe të mirat TUAJA dhe mbështetjen tuaj të JU këthej me të mirë.
"Të dashurosh - ke vrarë urrejtjen"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyFri Dec 07, 2007 5:46 pm

posa lexova keto poezi ,ne krahrorin tim te majt ndjeva nje dhembje te thell sikur zemren time ta shpuante nje shigjeet e cila len plag te hapur ,ato vargje te thuruara aq bukur qe secila ne vete permbledh nje vuajtje qe secila u shoqerua me lot nga une ,nuk e di se cfar te them o Baca Adem vetem se ishalla zoti ju ndihmon e jau freskon zermat e juaja te plagosura
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Falenderimet nuk ndalen vetëm tek një person   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptySat Dec 08, 2007 1:27 pm

E dashura rrebelja,
megjithëse nuk kam deshirë të paraqitem edhe aq shpesh e të bëhem monoton, prap se prap nuk munda të përmbahem e të mos falenderoj për ngushllimet qe më drejtove.
Nga zemra të falenderoj për bashkëndiesinë tuaj por ja se jeta ka më shumë hidhërime se sa gëzim ndërsa ne nuk mund të dirigjojmë ate.
Përkundër plagëve të pasherueshme, nuk ka rrugë tjetër pos të pajtohemi me fatin e hidhur i cili fatkeqësisht i ka goditur edhe shumë e shumë të tjerë të cilëve gjithashtu do të lutesha që Zoti t'ua lehtësojë dhëmbjet për më të dashurit e tyre.
Edhe një herë të falennderon i yti xhaxhi Adem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyFri Dec 28, 2007 2:12 pm

SHUMË VAJË, SHUMË LOTË

Shumë zemra flakë po ndizen,

shumë sy pa pushuar lotojnë,
shumë yje kanë humbur shkëlqimin,
shumë lule më nuk lulëzojnë.

Këngët më nuk dëgjohen si këngë
as yjet kur këto interpretojnë,
ahengjet më ahengje nuk janë
pa më të dashurit tonë.

Shumë lule i ka tharë lufta
me mizoritë çnjerëzore,
e shkretë më duket fusha
pa lulet me bukurinë hyjnore.

Por lufta është si lufta
me gjithë mizoritë e veta,
përse edhe në kohë paqeje
kaq çmim apsurd ka jeta?.

Mbytet Diellza e vogël
pa mbushur njëmbëdhjetë vjetë
për t’ua helmuar zemrat
shumë të dashurëve të vetë.

Për ti bërë ata të mjerë
e me shpirtë të përvëluar,
kurr të mos kenë shend e verë
kurr festat për të mos festuar.

Në çdo njëzetetetë qërshor
tërë dhëmbjen të grumbullojnë,
me një det lotësh pikëllimi
gjithë token të vërshojnë.

Adem Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyFri Dec 28, 2007 3:07 pm

Përshëndetje jam_buli,
të falemnderit për rrespektin që keni ndaj meje vlerësimin pozitiv ndaj shkrimeve të mia gjë që shihet edhe nga ky ripostim i fundit.
Dua me këtë rast të shpreh edhe admirimin tim për shprehjen e përzgjedhur lidhur me Location-in tuaj : "...ktu kam qen' e dot' jam dem baba dem..."
Të lumtë se kjo tokë është e jona dhe vetëm e jona, askush nga Karpatet në supe nuk na e solli. Këtu ishim dhe këtu do të jemi, këtu ku bukës i thonë bukë e ujit i thonë ujë.
Unë dua të përforcoj sintagmen tuaj me dy strofa nga poezia ime "Isha, jam dhe do të jem" botuar në përmbledhjen time poetike "Krenaria dhe pikëllimi" ku në fund të saj thuhet :

"...S’zhdukem kurr nga trolli,
t’a dini or barbarë,
shumëherë jam kalitur
dhe farkuar në zjarr.

E po, deshet ju a s’deshet
o të mjerët mëkatarë,
unë mbeta ai që isha
dhe gjithë do të jem shqiptar".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptySun Dec 30, 2007 6:13 pm

Nje lajm i kobshem mbuloi boten
ca lot te nenes e shpuan token
ato fjal te gjyshit shum po na lendojn
per Diellzen e vogel te gjith po vajtojn

Me pranvera nuk vjen si dikur
me lulet nuk lulezojn
me bilbili nuk kendon
sepse nje engjull sot mungon

Bashk me buzeqeshjen tende
edhe buzeqeshja jon u shua
bashk me gezimin tend
edhe gezimi jon u larguane zemrat tona
dhembja mbreteron edhe gjdo dit te kesaj
jete neve loti po na shoqeron

Ti ike edhe shkove atje
ku vetem engjujt shkojn
e neve na le me mall qe vetem
me fetyren tende engjullore te jetojm

I nderuar Baca Adem ndoshta gabova qe shkruajta ketu ne rubriken tende por kisha deshir te shkrauj diq per Diellzen e bukur shpresoj se Zoti do te ndihmon ty edhe gjith familjes tuaj e Diellza e bukur u preft ne paqe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Nuk je rrebelja, - je njerëzorja   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyMon Dec 31, 2007 8:40 pm

Shumë e dashura rrebelja,
jo, nuk ke bërë kurrëfarë gabimi por ke bërë një nder të jashtëzakonshëm. Ke shprehur ndjenjat tuaja shumë njerëzore lidhur me një engjull qe sot të gjithëve na mungon.
Unë nga zemra të falenderoj për ate që bashkëndien me mua në këto ditë të festave kur unë humbjen e Diellzës e përjetoj më së rëndi. Miqët e dashamirët të gjënden pranë këtyre ditëve dhe ngushllimet e tyre janë të mirëseardhura. Dhashtë zoti që gjithëmonë të shkruash vetëm për gëzime.
Edhe një herë falenderit dhe prano urimet e mia më të mira për Vitin e Ri 2008 duke të dëshiruar shëndet dhe fat të mirë në jetë. I ytri xhaxhi Adem Berisha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyTue Jan 15, 2008 4:22 pm

PËRROI I TMERRIT

Kur bishat zbriten nga mali
me tërë egersinë që kanë,

gjeli këngen e mëngjesit e ndali
e shumë lule në vazot e tyre u thanë.

Përroi i fshatit me dëborë mbuluar
në atë pesmbëdhjetë janar,
tmerrin e tmerreve kish përjetuar
që kurrherë gjetiu nuk ishte parë.

Reçaku i nëntëdhjetë e nëntës

të fundshekullit njëzet,
kish tundur ndërgjegjen e botës

që tashmë, për muri ishte mbështetë.


Bota u trondit nga krimi makaber
të pragshekullit njëzet e një,
humanisti Wiliam Woker para botës
pa u hamendur këtë e quajti çmenduri.


Sot Reçaku si edhe tërë Kosova
me dhëmbje por edhe krenari,
kujton bijtë dhe bijat më të mira
që nuk u kursyen për të shtrenjten LIRI.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyTue Jan 15, 2008 5:56 pm

Të lumtë bacë Adem Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyTue Jan 15, 2008 9:50 pm

Pasi qe lexova shume nga poezit tuaja i nderuari baca Adem BERISHA, dhe njekohesisht kuptova dhembjen qe keni per me te dashuren tuaj Diellzen, nuk po mund te gjej fjale qe te shpreh ate se qfar ndjej, por mund te theme se jam i prekur shume thelle. E kuptoje dhembjen qe keni per Diellzen e vogel, dhe gjithe ajo qe mund te them ( me qe nuk kam po mund te gjej fjale tjeter) eshte se e luse Zotin qe te ju jep forc, ne menyre qe ta perballoni sa do pake kete dhembje.
Baca Adem BERISHA, perderisa i lexoja poezit tuaja ndjeja diqka te veqant qe nuk me ka ndodhur me par. Dhe ne fund, derisa po perfundoja se lexuari poezit tuaja, mu kujtuar nje thenje e vjeter e cila thote:" Poet eshte ai qe, pasi ja ke lexuar vjershat, te lind pershtypja se vargjet e tij me te bukura ende nuk jane shkruar"
Prandaje te uroj nga zemra suksese dhe vetem suksese edhe me tej. Faleminderit per keto poezi te bukura.

Me respekt Premtimi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyWed Jan 16, 2008 4:29 pm

Falemnderit Shaban dhe Premtimi,
falemnderit dhe falemnderit për të gjitha.
Unë me knaqësi shpreh bindjen time se JU dhe gjithë shokët, miqët e dashamirët tjerë anë e mbanë shqiptarisë por edhe mergatës shqiptare, jeni shtyllat kryesore që mua ende më mbani në poziten vertikale.
Sinqerisht, shpesh mendoj në vete se po të mos ishte mbështetja e juaj në çdo situatë, cili do të ishte ai faktor i cili do të më mbante ndoshta edhe në jetë. Kjo nuk është vetëm frazë sepse njerëzit të cilët më dojnë, rrespektojnë dhe ndihmojnë, i dua me shpirtë dhe me zemer.
Edhepse paksa jam larguar nga postimi i shkrimeve të mia nëpër forume, megjithate, sot do të postoj edhe këtë poezi :

GJENERATOR JETE

Shumë miqë e dashamirë që njoha
në këto gjashtëdhjetë vjetë,
gjeneratorë të jetës i kisha,
këta më mbajten në jetë.

Ajo që është më briljantja
në gjithë këtë madhështi,
është vetia e tyre hyjnore
e njohur si d a s h u r i.

Shumë djem e vasha të bukura
që vetëm shqiptaria i ka,
herë më thërrisnin bac
e herë më thërrisnin xhaxha.

Kishte shumë të tillë
qe më thërrisnin edhe vëlla,
shumë të tjerë gjysh më thonin
e shumë më thërrisnin baba.

Gjithë këtë rrespekt qe më bëhet
shumë lartë unë e vlerësoj,
pa pra do të lus zotin
që këtë unë të arsyetoj.

Shpesh dua të mendoj këthjellur
e të vëj veten në peshojë,
në raport me këta engjuj
të shoh unë ku qëndroj.

Ani, pasi kështu vlerëson vllazëria

edhe unë dua të pajtoj,
do të shkrij gjithë forcat e mia

i denj përherë të qëndroj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyWed Jan 16, 2008 9:23 pm

POETIT

Me ngulm kërkoj
kohë çdo net
të lexoj unë
një poet
Nga Atdheu erdhi
drejt mërgimi
"Krenaria dhe Pikëllimi"
Si i madhi At GjergjFishta
shkruan letrari Adem Berisha

Krenarinë e ka kombëtare
pikëllimin si shumë shqiptarë
Tufa vargjesh ka përmbledhë
në këtë krijimtari plot vlerë
Fjala e tij thesar ka peshën
kur lavron me pendë mbi letër
fije vargjesh vepra i shtohet
mendimtari ynë rinohet
shton lexuesit ,ditë pas dite
ngjitet në majë të letrave shqipe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyWed Jan 16, 2008 10:00 pm

Vërtetë unë mbetem pa fjalë në raste dhe përkrahje të këtilla siç është mbështetja e intelektualit, krijuesit e publicistit të mirënjohur Shaban Cakolli me të cilin fatkeqësisht njihemi vetëm përmes këtyre shkrimeve ndërsa jo edhe për së afërmi e drejtëpërsë drejti.
Me këtë rast nuk mund të kaloj e të mos falenderoj edhe anëtarë e forumistë tjerë të cilët vazhdimisht më kanë dhënë dhe më japin mbështetje vllazërore.
Poezia e poetit Shaban Cakolli "POETIT" e cila më dedikohet mua, veq sa më shton bindjen time se vërtetetë vëllezërit e motrat, miqët e dashamirët anë e mbanë vllazërisë dhe mergatës shqiptare, janë shtyllat dhe faktorët të cilët ende më mbajnë në qëndrimin vërtikal e mbase edhe në jetë.
I nderuari Shaban,edhe një herë të falem nderit por edhe një gjë do të shtoja : "po të isha vetëm sa një qime floku e të Madhit At Gjergj Fishta, unë do të ndihesha më i lumturi në botë", megjithate të falem nderit për këtë kompliment.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyWed Jan 16, 2008 11:10 pm

ju jeni njerii madh dhe i qmuar bacë Adem Berisha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptySat Jan 19, 2008 8:45 am

Dua që ta ndajë këtë strofë nga poezija e krijuar nga Bacë Adem berisha

Ani, pasi kështu vlerëson vllazëria
edhe unë dua të pajtoj,
do të shkrij gjithë forcat e mia
i denj përherë të qëndroj.


Ju dëshirojë edhe shumë vjetë të jetosh Bacë Adem Berisha dhe të na sjellësh në dritë edhe shumë e shumë poezi me vlera sikurse deri më tani.
Ju urojë shëndet juve dhe familjes.

Me respekt, Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyTue Jan 29, 2008 6:01 pm

NA DO ECIM RRUGËS TONË,

Le të thot kush çka të dojë,
na bëjmë punen tonë,
të gjithë të bashkuar si një
për at-mëmëdhenë punojmë.

Këtë rrugë për të vazhduar
amanet e kem’ prej të parit,
trojet tona për të bashkuar
do të luftohet djalë pas djalit.

Ymer Berishës me shumë shokë

e Ukë Sadikut me trimat tjerë,
që dhanë jeten për këtë tokë
gjallë idenë ua mbajmë përherë.

Marie Shllakut e Ndue Perlleshit
si për herë iu këndojmë lavdi,
Halil Sadrinë e Gjon Sereqin
i kem’ të rrallë në histori.

Nuk ka forcë të na përçajë,

se as zoti ashtu s'don,
qentë për rreth pa pra le të lehin
na do ecim rrugës tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyTue Jan 29, 2008 7:27 pm

I madhi baca Adem,poezi të këtij lloji shkruajnë Rilindasit e mëdhenj që në zemër e gjak kanë Atdheun.Poezia jote na bënë nderë.Rrofsh sa malet i madhi bac Adem Berisha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptySun Feb 10, 2008 4:29 pm

DUA TË RILIND

Tash kur po mbush gjashtëdhjetë
e kur më nuk jam i ri,
vitet si një më iken tatpjetë
unë tashmë, nuk e kam asnjë.

Rrugë të gjatë kalova
deri këtu për të mbërri,
shumëçka pashë e përjetova
qysh kur isha fëmi.

Nuk dija çka janë lodrat
as si lozin fëmia,
zbathur në shkollë shkoja
si plak më shkoi rinia.

Shumë erëra rreth meje fryenin,
të tërin më kanë përshkuar,
por kurr nuk më tremben syrin
e as më kanë gjunjëzuar.

Vite të mbrapshta ishin,
përherë ua kam parë sherrin,
pikë mëshire nuk kishin
ma bënë edhe kancerin.

Qofshin këto vite të shkuara
e mos u këthefshin tjetër,
si vite të deshtuara
le të ikën kohë e vjetër.

Le të ikë ajo kohë e turbullt
nga kujtimet e mia,
nga tash dua të rinis jeten
sa të vij PAVARËSIA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptySun Feb 10, 2008 4:40 pm

I pa pare je Baca Adem me keta rreshta qe sjell ne kete forum mbetesh i respektuar nga gjithe forumistet mendoj,te uroj pune te palodhshme edhe ne te ardhshmen te lexojme rreshta madhore nga ju i nderuar Baca Adem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptySun Feb 10, 2008 6:30 pm

Gur, gur bahet mur ndërton kalanë bacë Adem Berisha, i cili e dëshmon madhështinë përmes vargjeve që i krijon.

Urime dhe gjithmon mbetësh i respektuar brez pas brezi Bacë Adem Berisha

.. me respekt, Sofra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyTue Feb 12, 2008 5:47 pm

Shumë të dashurit e mi Beton dhe Sofra,
nga zemra JU falenderoj për fjalët e mira dhe urimet qe më drejtoni. Poashtu edhe unë nga thellësia e zemrës sime JU uroj gjithë të mirat si dhe plotësimin e gjithë dëshirave dhe aspiratave tuaja personale e familjare.
Një gjë do të them :
ndiej mungesë për takime të drejtëpërdrejta me JU.
Shpresoj se këto do të ndodhin së shpejti në Kosoven e lirë dhe të pavarur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: DARDANI, BIJA E ILIRISË   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyWed Feb 13, 2008 2:33 pm

KOSOVËS TIME

Oj Kosovë, Kosovë vigane
gjithë stuhive ‘u reziston,
për shumë luftërat ti që bane
e tërë bota të admiron.

Bij e bija i ke zana të malit
qe nuk flejnë e as nuk koten,
me trimëritë trashëgim prej të parit
anë e mbanë mahnite boten.

Ti si shkëmb je prej graniti
qe nuk mposhtet e as coptohet,
në krah të shqipës nëna të rriti
për çdo ditë ty forca të shtohet.

Je kala shumë shekullore
s’u gjunjëzove për të gjallë,
sfida të rënda tejkalove
të gjithë na ty të qofshim falë.

Qe prej shekujsh të historisë
u bëre ballë sulmev’ barbare,
se je bija e ILIRISË
Dardani – Kosovë shqiptare.

Nga Urali as nga Karpatet
askush në supe nuk të solli,
forca jote me asgjë s’matet
fitimtare përherë doli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptyFri Feb 15, 2008 10:33 pm

Oktavio Paz, ka thene se : Mardheniet ne mes njeriut dhe poezise jane aq te vjetra sa eshte historia. Nese njerezit harrojne poezine, ata do harrojne veteveten dhe do te kthehen ne peshtjellimin zanafillor. Bace Adem Berisha ne poezite e tije gersheton ne parim konceptin ideoemocional me kuptimesine pergjithesuese te ndjenjes se teholluar imagjinative. Meditimi dallgezohet permes ekspresivitetit spontan te ballafaqimit te perhereshem te ireales me realen. Ai venerim gllaberues ka te beje me dhuntine e perbrendeshme qe evoluon permes shperthimit emocional te formesuar neper verdallisjet tunduese qe poetit ia pruri jeta. Poezia kushtuar voglushes, engjellit tone te perbashket Dielleza, me beri te ndjeje nje boshesi ne shpirt. Ketu boshesia shpirterore bart nje plage te dhuneshme te nje dashurie qe befas keputet. Bace Adem Berishes i uroje shendet dhe gjithe te mirat per familjen e tije.
Me respekt te vecante
Urata
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptySat Feb 16, 2008 12:54 am

Të madhit Adem Berisha shëndet të mirë dhe suksese në krijimtari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 EmptySat Feb 16, 2008 1:18 am

E përshëndes Bacën Adem duke i uruar shëndet dhe krijimtari në lëmin e poezive edhe në të ardhmen, shëndet Bacë, ju me më të dashurit e juajë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krijime nga Adem Berisha
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Krijime nga Luboteni
» Krijime nga Tom Sojer
» Krijime nga Rrebelja
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Krijime nga Violeta Gashi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: