Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Krijime nga Adem Berisha

Shko poshtë 
+15
Eva0506
elisa
vjoooosssssssaaaa
**Lumi_
Mysafir
Kosovarja
Urata
Beton
Sofra
shaban cakolli
rrebelja
Riki30
absurdja
Adem Berisha
besa-bese
19 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: BASHKËNDIESIA - MADHËSHTI   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyThu Mar 20, 2008 1:45 pm

Duke dashur qe nga zemra të përshendes dhe me mallë të përqafoj vllezërit dhe motrat të cilët me aq sinçeritet dhe dashuri më rrespektojnë, si premtimi, besa-besë, Shaban Cakolli, Urata, Sofra, riki30, rrebelja e shumë e shumë të tjerë të cilët për momentin nuk i zura në gojë, nga thellësia e zemrës sime iu dëshiroj dhe uroj gjithë të mirat e mundshme në jetë, prandaj për kënaqësinë e tyre edhe po e postoj këtë poezi si më poshtë :

BASHKËNDIESIA

Kur lotët si krua të rrjedhin
për ate, që tashmë të mungon,
të vie se trupi flakë të ndizet
e zemra si bombë të eksplodon.

Por, miqtë e dashamirët
që bashkëndjejnë me ty,
bëjnë të mos ndjehesh i vetmuar
edhe kur je plak, të ndjehhesh si i ri.

Kur dikush të pushton zemren
me tërë madhështinë e tij,
ndjenë që edhe jeta po të zgjatet
e vuajtja dhe pikëllimi, bëhen krenari.

Ai qe në sfida e vuajtje të jetës
të pervuajturin ngushllon e i del karshi,
më e lartë se maja e Kullës së Babilonit
është qenia dhe koshienca e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyThu Mar 20, 2008 5:43 pm

Suksese të mëtutjeshme i nderuari Baca Adem, në lëmi të ndryshme dhe ate poetike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyThu Mar 20, 2008 6:13 pm

Suksese dhe nga une i nderuari Adem Berisha shpresoj se do na sjellesh dhe tjera poezi qe padyshim ia rrisin dhe me shume vleren forumit tone...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 11:10 am

HIDHËRIMI I SHKELQËSISË

Përse qanë toka pash besen e zotit
a ka dikush për të më treguar,
pse i vie erë e flakës barotit
kush në tokë të djegur e kish shëndrruar.

Qe prej shekujsh të historisë
kurr ky vend dritë nuk ka parë,
si rrjedhojë e pafytyrësisë
në gjashtë shtete e kishin ndarë.

Pse u desh kaq kohë të kalonte
e prap këto troje të mos bashkohen,
kush ësht ai që nuk do të thonte:
padrejtësitë gjithë nuk durohen

Kush e ndau këtë tokë shqiptare
borxh të pa larë i ka përendisë,
le të shperlajë disi këtë marre
le t’i këthej të veten Shqipërisë.

Edhe At Gjergji kish protestuar
për këtë krim të panjerëzisë,
kur Evropës iu kish drejtuar
me këto fjalë të vetë shkelqësisë:

“Uh, Evropë, ti kurva e motit,
Qe i re mohit Besës e Zotit,
Po a ky asht sheji i qytetnisë,
Me nda token e Shqipnisë,
Për me mbajtë këlyshët e Rusisë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 11:16 am

te lumshin duart baca im i nderuar Adem Berisha te uroi qe te mos pushoi dora jote se shkruari,te uroi pleqeri te mbar dhe lumturi ne jet me respekt te madh per ty baca im i nderuar nga ,,Gurbetqarja,,....

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 11:19 am

suksese BACI ADEM BERISHA :je shum bukur dhe je me shum shumm vler per mua ..

jo qe te kam diqka po je mete vertet baci adem vetem sukseseeee.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyWed Jun 04, 2008 1:11 pm

LULJA MBOLLI LULEN

Atë njëzetetetë qershor si sot
e kujtoj, e parafytyroj, e mallkoj ...
askush nuk del të më thot
përse vallë, duhet prap të jetoj?!

Hajt thash, mora qiftelinë e i rashë.
I rashë e me te desha të këndoj.
Jo, jo thash, shumë herë thash
sot, dua vetëm të vajtoj.

I tretur në mendime i rava sa i rava
derisa gishtat më nuk punonin.
Në vajë të tëren me lot e lava,
mu duk se edhe telat po vajtonin.

Me zë thërras Diellzen time
që shpirtin si atëherë të më qetësojë.
Askush nuk i bëzën thirrjës sime
njëzetetetë qershorin tragjik kujtoj.

Kafja atë ditë që më solli
si sot më rri në kujtesë
e trëndafili që ajo vetë e mbolli
përjetësisht ngushllim do të më mbes.

Do të shkëpus nga një lule
e le të kënaqem me eren e saj,
me te do të shetis pranë shkollës
dhe do të tretem e mbytem në vajë.

Sepse heret, shumë heret më iku
ende pa mbushur njëmbëdhjetë vjetë,
këtë nuk do të ia doja asnjë armiku,
këtë fat të zi, askush të mos e ketë.


Edituar për herë të fundit nga Adem Berisha në Fri Jun 27, 2008 2:42 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyWed Jun 04, 2008 1:12 pm



Adem Berisha shkruajti:
LULJA MBOLLI LULEN

Atë katër qershor si sot
e kujtoj, e parafytyroj, e mallkoj ...
askush nuk del të më thot
përse vallë, duhet prap të jetoj?!

Hajt thash, mora qiftelinë e i rashë.
I rashë e me te desha të këndoj.
Jo, jo thash, shumë herë thash
sot, dua vetëm të vajtoj.

I tretur në mendime i rava sa i rava
derisa gishtat më nuk punonin.
Në vajë të tëren me lot e lava,
mu duk se edhe telat po vajtonin.

Me zë thërras Diellzen time
që shpirtin si atëherë të më qetësojë.
Askush nuk i bëzën thirrjës sime
prap, katër qershorin tragjik kujtoj.

Kafja atë ditë që më solli
si sot më rri në kujtesë
e trëndafili që ajo vetë e mbolli
përjetësisht ngushllim do të më mbes.

Do të shkëpus nga një lule
e le të kënaqem me eren e saj,
me te do të shetis pranë shkollës
dhe do të mbytem e tretem në vajë.

Sepse heret, shumë heret më iku
ende pa mbushur njëmbëdhjetë vjetë,
këtë nuk do të ia doja asnjë armiku,
këtë fat të zi, askush të mos e ketë.

edhe ne se bashku te gjith jemi me dhimbjen tende baca im i nderuar Sad Sad Sad Sad Sad Sad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyFri Jun 27, 2008 2:49 pm

Përzemersisht falemnderoj gurbetqaren dhe gjithë të tjerët të cilët në këtë ditë dhëmbjeje e pikëllimi të thellë, në dyvjetorin e ndarjës së egjëllit të kësaj bote, Diellzës tonë tashmë të përbashkët, BASHKËNDIEN ME MUA dhe gjithë të dashurit e Diellzës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyTue Jul 29, 2008 7:26 pm

Urata shkruajti:
Oktavio Paz, ka thene se : Mardheniet ne mes njeriut dhe poezise jane aq te vjetra sa eshte historia. Nese njerezit harrojne poezine, ata do harrojne veteveten dhe do te kthehen ne peshtjellimin zanafillor. Bace Adem Berisha ne poezite e tije gersheton ne parim konceptin ideoemocional me kuptimesine pergjithesuese te ndjenjes se teholluar imagjinative. Meditimi dallgezohet permes ekspresivitetit spontan te ballafaqimit te perhereshem te ireales me realen. Ai venerim gllaberues ka te beje me dhuntine e perbrendeshme qe evoluon permes shperthimit emocional te formesuar neper verdallisjet tunduese qe poetit ia pruri jeta. Poezia kushtuar voglushes, engjellit tone te perbashket Dielleza, me beri te ndjeje nje boshesi ne shpirt. Ketu boshesia shpirterore bart nje plage te dhuneshme te nje dashurie qe befas keputet. Bace Adem Berishes i uroje shendet dhe gjithe te mirat per familjen e tije.
Me respekt te vecante
Urata
Kësaj rradhe veçanërisht për knaqësinë e mbështetëses sime kaq të Madhe, -
U r a t -ës por njëkohësisht edhe gjithë forumistëve shumë të rrespektuar të forumit tonë, le të postoj edhe disa vargje tjera fare modeste por që tashmë bashkëpunëtorët e mi të nderuar nga ky forum janë mësuar me të njejtat :

NJË BOTË NDRYSHE

Me krahët e lejlekëve të bardhë
do të doja të fluturoja çdo ditë,
të shihja boten siq nuk e kam parë
në paqë, të shëndoshë e në dritë.

Askush rrypin të mos e shtërngonte,
ndal le t’i thuhej varfërisë,
çdo kush të jetoj siq vetë do të donte
e të shijonte kënaqësitë e lirisë.

Do të doja detëra pa dallgë e stuhi
që nuk rrahin e përmbysin brigjet,
në gaz e lumturi do të doja çdo njeri
e askujt zemra të mos i digjet.

Do të doja edhe nuset si sokolesha
me engjujt e tyre për dore,
përkrah qunave si princesha
të gëzuara e të lumtura prore.

Sa më shumë fëmijë do të doja
që boten do të zbukuronin,
me gjithë zemër do t’i përgëzoja
kur botës pamjen do t’i ndryshonin.

E unë përtej . . . le të shkoj
por dua që pas të lë porosi :
secili tjetrin të çmojë e të dojë
dashuria fisnikron, nuk është dobësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyWed Aug 27, 2008 11:57 am

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 841967NDARJE E SHËMTUAR

Diçka e trishtë shpirtin më trazon,
si ëndërr e keqe më sillet nëpër kokë,
forcërisht në gjoks më shtërngogn
e fytyren më lanë në lotë.

Më vranë, më dogjen, më sakatuan...
kushdo që zgjohej më i pari,
si bishat pamëshirëshëm më coptuan
vetëm pse kisha mish e gjak shqiptari.

Më kisihin larguar nga logu i kuvendit
e për mua, së prapmi pa mua flitej,
më bënë edhe tabu të kohës e vendit
e flamurin më ndaluan të valvitej.

Ndalem, mendoj dhe pyes veten
ç’po ndodhë kështu me mua?!
si të tjerët pse nuk e paskam jeten
vallë, edhe me këtë duhet pajtuar?!

Jo, jo! Ky vend prap do të bëhet ILIRI
e me mua kurr nuk do të abuzohet,
do të jetoj me dinjitet e krenari
në trojet e mia ku lirshëm do të frymohet.

S’dënohem më fare pa u gjykuar
e përbindësha nuk do të ketë këtupari,
si vëllezër e motra kanë për të bashkëjetuar
Ibri e Buna dhe Vjosa e Vardari.

Edhe Zoti diti të më falte të gjymtuar
por më fali si një krijesë hyjnore
që i tëri të jetoj i bashkuar
shpinë për shpine e kapur dorë për dore.

Të jetoj në tokën e varreve të mia
ku nder shekuj prehen eshtërat e të parëve,
që mirë e njeh edhe parahistoria
ç’prej se këtu nuk vinte erë e barbarëve.

Në këtë tokë që zoti e kishte bekuar
e për zot të sajë mua më caktoi
se vetëm për mua e kishte krijuar
si nikoqir i mirë ta dua dhe zotëroj.

Mjerë kush misionit të shenjtë s’i ndihmon
që penën e pushkën tok t’i bashkojë
e At-Mëmëdheut veten nuk i kushton
përjetësisht kjo tokë do të mallkojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
**Lumi_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
**Lumi_


Numri i postimeve : 177
Registration date : 20/06/2008

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyWed Aug 27, 2008 12:40 pm

Te lumt Adem Berisha poezi kolosale, suksese te uroje edhe ne te ardhmen me kso poezi kaq madhore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
vjoooosssssssaaaa
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 89
Age : 35
Vendi : SaVe Me As I sAvE yOu...
Registration date : 26/08/2008

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyWed Aug 27, 2008 5:04 pm

te lumt adem berisha hallall shum me pelqeu poezia sisdomos aty se ku e shruajte emrin tim (pak shaka)
cdo te mir
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyThu Aug 28, 2008 12:24 pm

**Lumi_ dhe vjoooosssssssaaaa,
ju falemnderit për komentet tuaja lidhur me poezinë time "Ndarje e shëmtuar". Më vie mirë që e njejta ju ka pelqye dhe paskëmi të njejtat pikëpamje për të njejten çështje.
Shpresoj se edhe forumistët tjerë do të lexojnë dhe do të japin vlerësimet e tyre qoftë edhe kritike.
E ti vjoooosssssssaaaa, e gëzofsh emërin për jetë e mot dhe të përgëzoj për emërin e bukur. Besoj të jesh e çiltër mu si uji i lumit vjosa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyThu Aug 28, 2008 12:37 pm

E kam thënë dhe më duhet të përseris:Krijimtaria e Bacë Adem Berishës është thesar nga i cili po medituam mirë nxjerrim edhe ne pjesë të saj.
Rrofsh sa malet Bacë Adem Berisha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyThu Aug 28, 2008 4:24 pm

Aaaaaaaaaa, shumë falemnderit i nderuari dhe rrespektuari shaban cakolli që kësisoji më rrespektoni dhe lartësoni.
Unë e dij se Ti në vazhdimësi më ke mbështetur prandaj sukseset e mia njëkohësisht janë edhe të juajat ku pa ndihmen dhe mbështetjet tuaja, mbase unë nuk do të arrija as deri këtu.
Unë mund të jem sadopak dikushi por vetëm atëherë kur jam në mesin tuaj dhe gëzoj përkrahjen e juve të gjithëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
vjoooosssssssaaaa
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 89
Age : 35
Vendi : SaVe Me As I sAvE yOu...
Registration date : 26/08/2008

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyThu Aug 28, 2008 10:31 pm

Cito :
E ti vjoooosssssssaaaa, e gëzofsh emërin për jetë e mot dhe të përgëzoj për emërin e bukur. Besoj të jesh e çiltër mu si uji i lumit vjosa.


te faleminderit shum shum ... pershendetje te per zemerta dhe do jem e rregull tek ju ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyThu Aug 28, 2008 11:27 pm

Baca Adem më pëlqeu shumë poezija që sapo e vendose në forumin tonë.
Suksese, Bacë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyFri Aug 29, 2008 10:15 am

Falemnderit Sofra, ose këtu të vendos, ose ku?
Është edhe forumi edhe stafi adekuat.
Me rrespekt, ademgjurgjeviku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
elisa
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
elisa


Numri i postimeve : 2298
Registration date : 10/07/2008

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyFri Aug 29, 2008 11:15 am

Baca Adem me pelqejn shume poezite e tua te uroj qdo te mire te na sjellesh edhe me shume poezi respekte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyFri Aug 29, 2008 1:03 pm

Bac Adem Berisha , se pari te pershendes shum dhe shpresoj te jesh mire me shendet. Te deshiroj suksese ne jete, e sidomos ne poezite. Me te vertete jane poezi shum te bukura, vazhdo te postosh, sepse t'i lexojme poezite e tuaja, per ne eshte kenaqesi e madhe.

Me shum respekt BiBiKiM-i, dhe njehere Sukese Baca Adem .!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyFri Aug 29, 2008 1:50 pm

elisa dhe BiBiKiM,
gjithashtu edhe juve ju falenderoj për mirëkuptimin dhe rrespektin por edhe më vie mirë që keni konsideratë ndaj shkrimeve të mia.
Duket se edhe unë kam gjetur vendin dhe shoqërinë adekuate prandaj do të vazhdojmë bashkëpunimin vllazëror me të gjithë, po, po edhe me ata qe nuk po ma dojnë hazreti pejgamerin tim, ndashtë, herdo kurdo do ta dojnë edhe ate se valla i joni është bre burr. Unë nuk ia fali askujt njeriun tim.
Hahahaha, bëra edhe pak shaka, ju falemnderit për mirëkuptim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyWed Oct 01, 2008 11:28 am

I dashur baca Adem, poezi shume e forte dhe rrenqethese, me pelqen shume. Te falenderoj per kete poezi dhe te uroj me gjithe zemer qe ketej e tutje te kesh vetem gezime. Me vjen keq per dhimbjen qe keni kaluar ne familje per engjellin tuaj te vogel, e di qe sado te flasim kjo dhimbje nuk ka ngushellim, sepse edhe une e kam kaluar nje dhimbje te tille kur kam humbur babain.
Te pershendes me shume respekt dhe te uroj nje jete sa me te mire.
Eva
Adem Berisha shkruajti:
Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 841967NDARJE E SHËMTUAR

Diçka e trishtë shpirtin më trazon,
si ëndërr e keqe më sillet nëpër kokë,
forcërisht në gjoks më shtërngogn
e fytyren më lanë në lotë.

Më vranë, më dogjen, më sakatuan...
kushdo që zgjohej më i pari,
si bishat pamëshirëshëm më coptuan
vetëm pse kisha mish e gjak shqiptari.

Më kisihin larguar nga logu i kuvendit
e për mua, së prapmi pa mua flitej,
më bënë edhe tabu të kohës e vendit
e flamurin më ndaluan të valvitej.

Ndalem, mendoj dhe pyes veten
ç’po ndodhë kështu me mua?!
si të tjerët pse nuk e paskam jeten
vallë, edhe me këtë duhet pajtuar?!

Jo, jo! Ky vend prap do të bëhet ILIRI
e me mua kurr nuk do të abuzohet,
do të jetoj me dinjitet e krenari
në trojet e mia ku lirshëm do të frymohet.

S’dënohem më fare pa u gjykuar
e përbindësha nuk do të ketë këtupari,
si vëllezër e motra kanë për të bashkëjetuar
Ibri e Buna dhe Vjosa e Vardari.

Edhe Zoti diti të më falte të gjymtuar
por më fali si një krijesë hyjnore
që i tëri të jetoj i bashkuar
shpinë për shpine e kapur dorë për dore.

Të jetoj në tokën e varreve të mia
ku nder shekuj prehen eshtërat e të parëve,
që mirë e njeh edhe parahistoria
ç’prej se këtu nuk vinte erë e barbarëve.

Në këtë tokë që zoti e kishte bekuar
e për zot të sajë mua më caktoi
se vetëm për mua e kishte krijuar
si nikoqir i mirë ta dua dhe zotëroj.

Mjerë kush misionit të shenjtë s’i ndihmon
që penën e pushkën tok t’i bashkojë
e At-Mëmëdheut veten nuk i kushton
përjetësisht kjo tokë do të mallkojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyWed Oct 01, 2008 12:58 pm

Shumë e dashura mike Eva0506,
ndonse siq thua edhe Ti vetë, kjo dhimbje nuk ka ngushllim, megjithate, bashkëndjesia juaj, në një masë më ndihmon qe më lehtë të përballoj këtë humbje të pakompenzueshme për çka shumë sinçerisht dhe nga zemra të falenderoj.
Më vie mirë qe të kishte pelqye edhe poezia ime e përzgjedhur nga ju dhe poashtu edhe kjo është një kurajo për mua që edhepse kështu në moshë, të përpiqem të krijoj diçka sadopak të vlefshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
elisa
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
elisa


Numri i postimeve : 2298
Registration date : 10/07/2008

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 EmptyWed Oct 01, 2008 1:05 pm

Baca Adem te pershendes shume te uroj qe ne jeten tonde te kesh vetem gezime , e ndaj dhimbjen me ty per mbesen tonde .Me respekt Elisa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krijime nga Adem Berisha
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Krijime nga Luboteni
» Krijime nga Tom Sojer
» Krijime nga Rrebelja
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Krijime nga Violeta Gashi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: