Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Krijime nga Luboteni

Shko poshtë 
+3
rolling
Sofra
Leka i Madh
7 posters
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni EmptyThu May 22, 2008 1:21 pm

Pershendetje shqiptare te Shqiperise Natyrale,

Po e hap kete teme ketu tek Letersia per t'ju shperfaqur dhe une prirjen time, ndonse te palatuar sa e si duhet (shkak i veprimtarise sime politike) ne poezine popullore, e cila eshte nje revolte kunder politikes kapitulluese te politikaneve idiote shqipfoles.

Ndaj, edhe po sjell disa krijime te miat.

Lexime te kendshem!


Edituar për herë të fundit nga luboteni në Thu May 22, 2008 1:26 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni EmptyThu May 22, 2008 1:22 pm

LUTFI BAJRAKUT





Moj Kosovë,


kush më ke ai bir nane,


që përshtyu në sofrën tane?


Atij fute i thonë Lutfi zeza,


n’rrogtarllak të hasmit,


fort hunt i ka rras!


Ty more Lutfi katili,


do ta kputim qafën si fitili;


Do na njohësh në Koshare,


fort ushton jehona kombëtare,


ku çdo shpi e zemër shqiptare,


bujari e thellë amëtare,


ngremë temelet


ushtri shqiptare.


Haram t’koft toka që t’rriti,


Jazëk babës që n’pasuni të xigëliti.


Haram t’koft gjuha që flet,


këtë atëdhe fare po e qet!


T’hupt more futë Perenia,


për kit jekë qi pe kan vegjëlia!


Këtij Lutfi, Lutfi Bajrakut,


kurrë s’iu da maskarallaku!


Ke harru more Lutë katili,


se ka djelmni e rini,


që për atëdhe e këtë tokë,


batare plumba,


t’i palojnë trutë në tokë!


Ke hy fellë, nëpërka e malit,


terr e zi mi fal vatanit!


Pse more Lutfi zeza?


tarahytesh në ministri të zeza.


Atje në Vjenë,


t’ranë fjalën po e qet,


po e ban Kosovën për ibret;


plot me komuna të krajlave mbret,


mi ke ba gati nizet.


Të harroft ty gjuha kombëtare,


s’duron ty ma toka shqiptare!


Po lodron nëpër bira t’minit,


fare na qiti decentralizimi!


More Lutfi, Lutfi Bajraku,


po t’vizllon maskarallaku!


Më ke la varrë e plagë në zemër,


ke coptu keq këtë vatan,


katil pashë, o Ballaban.


Jemi ne rini shqiptare,


qi bukë e kryp menxi bahëm idare,


jem jeshia kombëtare.


Po t’i mbledhim ty betë,


Lutfi zeza, keq në dorë,


donë me na met!


Ne nuk lamë që toka shqiptare,


të vesh robëri nga dora vrastare.


Ik mor ik, pasha i babës mbret,


s’ke çka lyp te ky milet,


tyta e pushkës, maja e plumit po të pret!


Se Kosova thonë e ka adet,


ka ni Lutfi me çit fare,


për çdo vjet!


Ik mor ik, vasal i kralit,


n’qafë na more, egërsinë e malit.


Se Kosova bitevi,


ka lidh besë o shpi për shpi,


gjallë Kosovën na e duem,


bashk me Shqipninë,


të Bashkume;


Jo nuk lamë Vjena me na copëtue!


Rroft mileti shqiptar,


lumi ai çlirimtar,


koft për jetë gjak shqiptar.


Duam të lirë atëdheun me pa;


Pa tradhëtarë bajraktarë.





Shënoi:
Luboteni
,



Data: 10.
09. 2006.



“Gryka e maleve”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni EmptyThu May 22, 2008 1:23 pm

GJYQI KUNDËR VETËVENDOSJE – S!





(Fjalim i një negociatori)





I.


Mblidhuni të gjithë,


Miq e armiq:


Lëvizjen Vetëvendosje!


Ta hedhim në gjyq!





II.


Unë jam Hashimi,


Kokëasllani, trimi,


Ky këndej është


Titisti Fatmiri!





III.


Ejani, ejani, ejani dhe ju,


Deputetë parlamentarë;


Po nuk erdhët ju


Mund t’na bëni zarar!





IV.


Se mileti do,


Pasha e padron.


Dhe ne duhet të jemi


Në krye hanedon!





V.


Ky këtej që vie


Shtë vetë Lutfi bajraku,


I vezullon mbi supe e ballë


Maskarallaku!





VI.


Vie, vie, vie


Këndej logut i bie,


Agim Zjarrëfikësi


Që i thotë vetës ‘Jam zot
shtëpie’!






VII.


-
Andaj burra u mblodhëm,


Në këtë mexhlis të madh,


Çahren e Kosovës ta zgjidhim pa
pishman!






VIII.


Ngrihet Hasho Beu,


Trim e azgan,


Thotë: ‘Burra ta hjekim fare
këtë shejtan,



Çahren e Kosovës ta zgjidhim pa
pishman’!






IX.


Horë, horë – qeshin me zor,


Vetëvendosja na bëri hor,


Ne s’jemi për liri,


Ne u lindëm për robëri!





X.


Ah moj Vetëvendosje


Qenke dhelpër e vjetër,


Vetëm për Kosovë


U mundove të shkretën.





XI.


S’jemi ne për Kosovë,


Çfarë keni që s’na doni,


Neve këtu na bekoi vetë sër
Klintoni!






XII.


Po ju hedhim në gjyqe,


Do ju kalbim n’burgje!


Kjo është pika kyqe:


Standart mbi statuse!





XIII.


Bëmë komuna shkjau,


Se kështu i huaji desh.


Bëmë ngado përshesh


Sepse gjetëm shumë shesh!





XIV.


Jo nuk duam Prekaz,


E as luftë çlirimtare


Ne duam kolltuqe, ne duam pare!





XV.


Jo nuk duam Prekaze,


Duam Boro&Ramizin në
Landovicë,



Skënderajt i themi ende
Serbicë!






XVI.


Ne nuk duam çlirim


Po bashkim vëllazërim,


Ju po lypni Vetëvendosje


Ju doni mallëkim!





XVII.


S’u lodhët duke kërkuar


Liri e Shqipëri;


Ne këndej ju ofrojmë


Kosovë e Metohi,


Falas ju japin një trohë
autonomi!






XVIII.


Ju doni sovranitet,


Ne duam komitet!


Ju s’doni UNMIK, anglez, frëngj
e allamanë,



Ne duam pushtet


Ne jemi tiranë!





XIX.


Nuk e puthët kurrë


Fotografinë e Joakim Rykerit,


Ne realizojmë planet,


Që na i la trashëgim Shtejneri.





XX.


Ju doni flamur kuqezi


Doni edhe Shqipëri.


Doni ju t’na prishni


Planet tona për ‘pavarësi’!





XXI.


Na i prishët planet,


Na i hoqët danet,


S’kemi ku të rrim


Veç në kanalizim.


Mirë na u bë


Se deshëm decentralizim.





XXII.


Na ka bërë Rykeri,


Posi kukulla teatri,


Jemi gjykatës,


Jemi asnjëanës!


Na ka bërë Rykeri,


Kukulla teatri,


Dimë të puthim


Paketë Ahtisaari.





(Fund)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni EmptyThu May 22, 2008 1:23 pm

Në Kosovë seç ra kushtrimi:


‘O burra na u lirua Ramush Haradini!’


Thanë se u lirua me një shok,


Por që ta dini më mirë


Ramushi u burgos;


U burgos politikisht


Zyrat përëndimore kanë gisht,


Gjendje e rëndë psiqikisht!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni EmptyThu May 22, 2008 1:26 pm

Kështu bëhej në Tiranë



‘Elem-belëm belbasia’

Si dikur këndonte fëmija.

Shumë lavire kjo qeverija:

Na u katranos demokracija!



Uva uva elektorati,

Në zyrë plane bën plutokrati.

Si të vjedh votën qafiri,

Para miletit shitet si më i miri.



Seç u bë, seç u bitis

Fjalim n’Tiranë mbaka një pis.

E i thotë tradhtar besnikut,

E përfaqon gjithherë armikun.



Qindra parti me katandi,

Bëjnë sehir n’demokraci.

- Jo unë jam shpëtimtarja,

Mban logo demokratja.



-Po pse bishtin përpjetë ngreni

Apo klshtu ua do refreni!?

Bëjnë shamatë socialistët

-Voto për ne europeistët!



Hem shahen për pak sa s’vrahen

Hem prozvalen e prapë shahen.

Që të gjithë në këmbë ngriten

Si këlysh nis e laritën.

Para një push europiani a komisioneri

Para Solanës a Oli Rehnit;

Para turli tuafi

Secili bën turrevrapin!



Ata bënë prokopi, pushtet kulltuku,

Populli i mjerë mbeti n’gojë ujku.



Vetëm për disa vjet,

Ushtrinë e bënë shkret.

Vetëm për disa muaj

Dogjën armatim si duaj!



Dhe kjo Shqipëri nuk ish gjithmonë kështu,

Jo kështu nuk ish;

Se dikur kish rend e ligj

Nder dhe dinjitet

Prodhim dhe bereqet

Në vaktin e artë

Të xhaxhit Enver.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni EmptyThu May 22, 2008 1:51 pm

Përgëzime i nderuari Luboten për krijimet që solle në këtë temë.
Vazhdim të mbarë me krijimet e tua shumë të mira.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu May 22, 2008 3:19 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni EmptyThu May 22, 2008 2:14 pm

edhe nga une pergezime, shume te mira ishin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni EmptyThu May 22, 2008 4:34 pm

shum te mira, pergzime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni EmptyThu May 22, 2008 6:28 pm

Suksese Miku Luboten poezi shume te mira,shpresoj se do presim edhe te tjera nga ju..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni EmptyThu May 22, 2008 7:48 pm

Luboten i nderuar urime! Sikur t'i kisha shkruar unë këto vargje kushedi sa vërejtje do të merrsha e sa kërcënime përse nuk kam pyetur! Përse nuk kam qëndruar drejt...! Dhe sigurish mike s'do më thoshte asnjë ! Eu!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni EmptyThu May 22, 2008 10:45 pm

Rolling, Sofra, Guximi, Kosovarja dhe eri M ju falenderoj njeqindmije here nga zemra per pergezimet qe mi bete per keto poezi te miat. Epo , c'ka te them o i nderuari eri M, edhe mua kur e kam shkruar poezine per Lutfi Bajrakun jam ndeshur me kercenime. Ia pata kallxuar kete poezi nje rapsodi te njohur gjilanas. Ai u pat ngazellyer, dhe beri c'beri e vuri ne tela te ciftelise e sharkise, pra e kendoi ne shume oda anekend Kosoves. Lufti Haziri i cili e decentralizoi tere Kosoven e sidomos vendlindjen e tij i ra ne ere ketyre poezieve, pagoi disa njerez qe ta gjenin autorin e ketyre vargjeve per te me korigjuar. Bile me paten ardhur edhe ca SMS kercenues ne telefonin tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni EmptyFri May 23, 2008 9:55 am

Luboten, je kundershtar i panegociushem dhe me pelqen o vella. Flet açik dhe kjo e folur tregon se je burre me parime e dinjitet. Vjershat me pelqejne per realizmin e tyre se ve gishtin ne plage. Te pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni EmptyFri May 23, 2008 10:33 am


LUTFI BAJRAKUT

Moj Kosovë,
kush më ke ai bir nane,
që përshtyu në sofrën tane?
Atij fute i thonë Lutfi zeza,
n’rrogtarllak të hasmit,
fort hunt i ka rras!
Ty more Lutfi katili,
do ta kputim qafën si fitili;
Do na njohësh në Koshare,
fort ushton jehona kombëtare,
ku çdo shpi e zemër shqiptare,
bujari e thellë amëtare,
ngremë temelet
ushtri shqiptare.
Haram t’koft toka që t’rriti,
Jazëk babës që n’pasuni të xigëliti.
Haram t’koft gjuha që flet,
këtë atëdhe fare po e qet!
T’hupt more futë Perenia,
për kit jekë qi pe kan vegjëlia!
Këtij Lutfi, Lutfi Bajrakut,
kurrë s’iu da maskarallaku!
Ke harru more Lutë katili,
se ka djelmni e rini,
që për atëdhe e këtë tokë,
batare plumba,
t’i palojnë trutë në tokë!
Ke hy fellë, nëpërka e malit,
terr e zi mi fal vatanit!
Pse more Lutfi zeza?
tarahytesh në ministri të zeza.
Atje në Vjenë,
t’ranë fjalën po e qet,
po e ban Kosovën për ibret;
plot me komuna të krajlave mbret,
mi ke ba gati nizet.
Të harroft ty gjuha kombëtare,
s’duron ty ma toka shqiptare!
Po lodron nëpër bira t’minit,
fare na qiti decentralizimi!
More Lutfi, Lutfi Bajraku,
po t’vizllon maskarallaku!
Më ke la varrë e plagë në zemër,
ke coptu keq këtë vatan,
katil pashë, o Ballaban.
Jemi ne rini shqiptare,
qi bukë e kryp menxi bahëm idare,
jem jeshia kombëtare.
Po t’i mbledhim ty betë,
Lutfi zeza, keq në dorë,
donë me na met!
Ne nuk lamë që toka shqiptare,
të vesh robëri nga dora vrastare.
Ik mor ik, pasha i babës mbret,
s’ke çka lyp te ky milet,
tyta e pushkës, maja e plumit po të pret!
Se Kosova thonë e ka adet,
ka ni Lutfi me çit fare,
për çdo vjet!
Ik mor ik, vasal i kralit,
n’qafë na more, egërsinë e malit.
Se Kosova bitevi,
ka lidh besë o shpi për shpi,
gjallë Kosovën na e duem,
bashk me Shqipninë,
të Bashkume;
Jo nuk lamë Vjena me na copëtue!
Rroft mileti shqiptar,
lumi ai çlirimtar,
koft për jetë gjak shqiptar.
Duam të lirë atëdheun me pa;
Pa tradhëtarë bajraktarë.

Shënoi: Luboteni,
Data: 10. 09. 2006.
“Gryka e maleve”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni EmptyFri May 23, 2008 10:40 am

tom sojer shkruajti:
Luboten, je kundershtar i panegociushem dhe me pelqen o vella. Flet açik dhe kjo e folur tregon se je burre me parime e dinjitet. Vjershat me pelqejne per realizmin e tyre se ve gishtin ne plage. Te pershendes

Te falenderoj Tom Sojer, vella i nderuar.

Miqesisht
Luboteni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Krijime nga Luboteni Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Luboteni   Krijime nga Luboteni Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krijime nga Luboteni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krijime nga Rrebelja
» Krijime nga Tom Sojer
» Krijime nga Adem Berisha
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Krijime nga Violeta Gashi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: