|
| Krijime nga Adem Berisha | |
|
+15Eva0506 elisa vjoooosssssssaaaa **Lumi_ Mysafir Kosovarja Urata Beton Sofra shaban cakolli rrebelja Riki30 absurdja Adem Berisha besa-bese 19 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Adem Berisha V.I.P
Numri i postimeve : 146 Registration date : 03/09/2007
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Tue Jan 13, 2009 1:15 pm | |
| Elisa, falemnderit për komentin tuaj dhe ngushllimet që më drejton. Sidoqoftë, jeta vazhdon. Edhe unë ty të uroj jetë të gjatë e të lumtur në gjithë sferat e saj.
Ndonëse kisha një shkëputje të konsiderushme, unë përherë jam me këtë forum dhe gjithë anëtarët e tij të rrespektuar ndaj për kënaqësinë tuaj këtu po shtoj edhe një poezi.
POEZIA IME
Do të doja që poezia ime e nxjerrë nga thellësitë, të bëj rrugen e vetë trime për të pushtuar lartësitë.
Si zogu të fluturojë e lirë e me këngën e vetë në gojë, askush misionin e sajë të dlirë të mos e ndryej, e as të ndalojë.
Mos të derdh helm e vrerë por le të mbjellë dashuri, ndryshe nuk do të kishte vlerë dhe nuk do të sillte kënaqësi.
Le t’i këndojë të bukurës kur nuk duket as në horizont, me krahët e lehtë si të fluturës le të shetis nëpër botë.
Të gjej shumë e shumë të mira në vete kjo botë që ngërthen, të iu këndojë fytyrave të dlira por as të pistat, të qeta mos t’i len.
Me tërë forcën le të protestojë atëherë kur duhet protestuar, padrejtësitë pa mëshirë t’i luftojë edhe vetë zoti, pot’i ketë shkaktuar.
Përndryshe ajo nuk do të ishte e bekuara që duhet të jetë, madhështinë që do të duhej të kishte e ndryer, nuk do të mund të ketë. | |
| | | Mirushe Anëtar i ri
Numri i postimeve : 149 Age : 39 Vendi : Prizren Registration date : 17/09/2008
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Wed Feb 18, 2009 3:40 am | |
| - Adem Berisha shkruajti:
- Elisa, falemnderit për komentin tuaj dhe ngushllimet që më drejton. Sidoqoftë, jeta vazhdon.
Edhe unë ty të uroj jetë të gjatë e të lumtur në gjithë sferat e saj.
Ndonëse kisha një shkëputje të konsiderushme, unë përherë jam me këtë forum dhe gjithë anëtarët e tij të rrespektuar ndaj për kënaqësinë tuaj këtu po shtoj edhe një poezi.
POEZIA IME
Do të doja që poezia ime e nxjerrë nga thellësitë, të bëj rrugen e vetë trime për të pushtuar lartësitë.
Si zogu të fluturojë e lirë e me këngën e vetë në gojë, askush misionin e sajë të dlirë të mos e ndryej, e as të ndalojë.
Mos të derdh helm e vrerë por le të mbjellë dashuri, ndryshe nuk do të kishte vlerë dhe nuk do të sillte kënaqësi.
Le t’i këndojë të bukurës kur nuk duket as në horizont, me krahët e lehtë si të fluturës le të shetis nëpër botë.
Të gjej shumë e shumë të mira në vete kjo botë që ngërthen, të iu këndojë fytyrave të dlira por as të pistat, të qeta mos t’i len.
Me tërë forcën le të protestojë atëherë kur duhet protestuar, padrejtësitë pa mëshirë t’i luftojë edhe vetë zoti, pot’i ketë shkaktuar.
Përndryshe ajo nuk do të ishte e bekuara që duhet të jetë, madhështinë që do të duhej të kishte e ndryer, nuk do të mund të ketë. Urime per te gjitha poezit tua Adem Berisha te cilat i ke krijuar dhe kushtuar mbeses tuaj Diellzes. Poezit e tua e kane bere ma te lexueshem kete forum. Urime edhe nje here me deshir do i lexoj poezit ne vazhdim per Diellzen. | |
| | | Adem Berisha V.I.P
Numri i postimeve : 146 Registration date : 03/09/2007
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Wed Feb 18, 2009 5:43 pm | |
| Mirushe, me rresspekt dhe sinçeritet maksimal të falenderoj për komentin tuaj të dhënë më lartë lidhur me shkrimet e mia e veçanërisht ato që kanë të bëjnë me engjellushen tonë të përbashkët, Diellzen. Poashtu nga zemra falënderoj dhe përshëndes gjithë forumistët si dhe stafin e forumit duke ju uruar GËZUAR PËRVJETORIN E PARË TË KOSOVËS SË PAVARUR. Më lejoni që për knaqësinë tuaj, këtu të postoj një poezi modeste në temen e cekur më lartë, Përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
KURORËZIM SHEKUJSH
Sot qe këngës ia thotë Prishtina e ditën më të gëzuar kremton, tinguj të përzgjedhur lëshon violina festën më të madhe, të gjithëve ua uron.
Uron dhe çiftelia e vjetër, dridh telat siç vetëm ajo di, sot do të luhet një valle tjetër me gra e burra, pleq e të rinj.
Feston fshati dhe qyteti e kënga jehon pa pushuar, mali, fusha, lumi po edhe deti sot bashkë ndihen të gëzuar.
Këtë Ditë të Madhe të Pavarësisë kremtojmë si asnjëherë më parë, me krenari e respekt për dëshmorët e lirisë gjak e jetë kësaj toke që i kanë falë.
Të pa ndara krenaria dhe pikëllimi bashkë kanë rënë në ujdi, tok ndër shekuj të bëjnë rrugëtimin të kurorëzuar me të shtrenjtën liri.
Gëzuar, gëzuar për jetë e mot e gëzimi mos të ketë kufi, gjaku i dëshmorëve nuk është derdhur kot ai gjak i dëlirë vajzash dhe djemve të ri. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Thu Feb 19, 2009 1:49 am | |
| Mirëse na erdhe me këtë poezi shumë të mirë Baca Adem Berisha.
Dëshira është shumë e madhe që të vazhdosh të sjellësh edhe në të ardhmen poezi në forumin tonë Baca Adem.
Të dëshiroj çdo të mirë në jetë, gjithashtu shëndet për ju dhe familjen tuaj Baca Adem. | |
| | | Adem Berisha V.I.P
Numri i postimeve : 146 Registration date : 03/09/2007
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Wed Feb 25, 2009 1:31 pm | |
| Shumë falemnderit mik i dashur Sofra për gjithçka tuajen dhe përkrahjen e vazhdueshme që më ke dhënë. Kjo edhe ka qenë një shtytje për mua qe sadopak, të vazhdoj me shkrimet e mia modeste.
Për knaqësinë tuaj dhe të gjithë stafit e lexuesëve tjerë, po postoj edhe poezinë në vazhdim, me shpresë qe të mos jenë e përsëritur hahahahah.
E SHKUAR QOFTË
Në kohërat plot me mjegull, ujqër e dhelpra dominonin, asgjë jashtë kontrollit t’u dilte nuk lëshonin.
Përbindëshat e asja kohe - të “nënë Titos” e “babë Partisë”, bënin edhe çka nuk bëhet që ndal t’i thonë Lirisë.
Shtypnin gjithë çka mundnin vetë për të mbetur gjallë, gjithë në shërbim të djallit bre mos iu qoftë hallall.
Ndjenjat më të fuqishme donin t’i ngulfatnin, zemrat më të shëndosha donin qe t’i plasnin
“Bishtin e armikut” e kishin Bibël e Kur an, me te në “birucë” të futnin – tek ata, nuk kishte pardon.
Por vullkanin shpirtëror të djemve e vashave të reja, askush nuk mund të ndalonte – ai vriste si rrëfeja. | |
| | | Adem Berisha V.I.P
Numri i postimeve : 146 Registration date : 03/09/2007
| Titulli: DASHURO NË VEND TË URREJTJËS ! Thu Feb 26, 2009 5:36 pm | |
| DASHURIA, E BEKUARA E PËRËNDISË
Të dashurosh s’i thonë dot vogëlsi por është vepër qeniesh hyjnore, dashuria nuk njeh hipokrizi ajo jetën të bën të lumtur prore.
Dashuria është shpirtmadhësi dhe arma që pa mëshirë vret urrejtjen, ajo sjell fat e lumturi asaj, askush nuk i di të keqen.
Të dhurosh dashuri atij qe të meriton asgjë nuk ke humbur vetëm që ke fituar, edhe perëndia kështu më shumë të don nga mëshira e tij nuk ka për të lëshuar.
Për gocat shqiptare porsi sokolesha e çunat vigana që i ka shqiptaria, do të shkrihesha por edhe të tretesha vetëm e vetëm qe të gëzojë rinia. | |
| | | Andoni_uk Fillestar/e
Numri i postimeve : 17 Age : 43 Vendi : Bote Registration date : 10/02/2009
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Fri Mar 13, 2009 3:29 pm | |
| Ju lumte Z.Adem vetem suksese , shendet . | |
| | | Adem Berisha V.I.P
Numri i postimeve : 146 Registration date : 03/09/2007
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Fri Mar 13, 2009 5:28 pm | |
| Shumë falemnderit i nderuari Andoni_uk, më vie mirë qe po të pelqejnë shkrimet e mia. Shkruaj unë nga pak sa për të mos kaluar kohen së koti por besoj qe me te njejtat kënaq edhe shokët e miqtë e mi. Me respeekt, Ademi. | |
| | | an-di Anëtar i ri
Numri i postimeve : 168 Age : 96 Vendi : Kushtrimi KOMBIT Profesioni/Hobi : nuk rri kot! Registration date : 11/03/2009
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Fri Mar 13, 2009 11:38 pm | |
| Shume respekte, Plot shendet Pershendetje nga miku i vertet! +43-shi(shpresoj se ju bie ndermend se nga kush i pranoni pershendetjet vella Adem Berisha). | |
| | | Adem Berisha V.I.P
Numri i postimeve : 146 Registration date : 03/09/2007
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Sat Mar 14, 2009 2:20 pm | |
| Shume falemnderit vella i dashur an-di, po e marr me mend dhe lutem qe te me jepet mundesi qe gjithe te mirat ti kethej me te mira se pari ty por edhe gjithe miqeve e dashamireve tjere qe me duan dhe i dua shume. | |
| | | Adem Berisha V.I.P
Numri i postimeve : 146 Registration date : 03/09/2007
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Sat Mar 28, 2009 2:57 pm | |
| Anipse une jam me rrallë në forum, edhe për arsye objektive, vërej një mosinteresim për shkrimet e mia qe me japin të kuptoj se nuk janë në nivelin e duhur artistiko-letrar. Megjithatë, për kënaqesinë e admirueseve të mi eventual po vendos këtu edhe disa vargje poetike kushtuar mësuesit tim shumë të dashur e babait te heroines Xhevë Krasniqi - Ladrofci, zotëriut e atdhetarit te deshmuar Abdyl Krasniqi. PISHTAR DITURIE - mësuesit tim - Yll drite netëve te pa hënë, netëve të errësirës, mizorisë e tmerrit, bëre atë që çdo kush nuk mund të bën hape derën e parajsës, mbylle atë të ferrit. Shpërndave rrezet e diturisë në qytete e fshatra të largëta malore, për të shkullur rrënjët e prapambeturisë si relikt i robërisë shumëshekullore. Ti u dogje e u shkrive si qiriri duke qenë pishtar i diturisë, Ti nuk ishe kokëtul si kungull misiri as analfabet me diplomë i qeverisë. Të ndoqën, burgosën, persekutuan . . . gojen donin ta mbyllnin me dry, kontributin e dhënë kështu ta shpaguan kurr nuk gjeten kompromis me ty. Sot je ballëhapur me kokën lartë askush më nuk mund të tallet me ty, për vepren tuaj të ndritur e të artë me shkronja ari do të shkruhet në histori. O Abdyl Krasniqi, mësuesi im i dashur ! breza e breza që ke arsimuar, për dëshmorët që atdheut i ke falur perulem para teje, Ti kështu më ke edukuar. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Sat Mar 28, 2009 11:56 pm | |
| - Adem Berisha shkruajti:
- Shumë falemnderit mik i dashur Sofra për gjithçka tuajen dhe përkrahjen e vazhdueshme që më ke dhënë. Kjo edhe ka qenë një shtytje për mua qe sadopak, të vazhdoj me shkrimet e mia modeste.
Për knaqësinë tuaj dhe të gjithë stafit e lexuesëve tjerë, po postoj edhe poezinë në vazhdim, me shpresë qe të mos jenë e përsëritur hahahahah.
E SHKUAR QOFTË
Në kohërat plot me mjegull, ujqër e dhelpra dominonin, asgjë jashtë kontrollit t’u dilte nuk lëshonin.
Përbindëshat e asja kohe - të “nënë Titos” e “babë Partisë”, bënin edhe çka nuk bëhet që ndal t’i thonë Lirisë.
Shtypnin gjithë çka mundnin vetë për të mbetur gjallë, gjithë në shërbim të djallit bre mos iu qoftë hallall.
Ndjenjat më të fuqishme donin t’i ngulfatnin, zemrat më të shëndosha donin qe t’i plasnin
“Bishtin e armikut” e kishin Bibël e Kur an, me te në “birucë” të futnin – tek ata, nuk kishte pardon.
Por vullkanin shpirtëror të djemve e vashave të reja, askush nuk mund të ndalonte – ai vriste si rrëfeja. Shumë poezi e mirë Bacë Adem Berisha t lumtë dhe vazhdim të mbarë në të ardhmen. | |
| | | Adem Berisha V.I.P
Numri i postimeve : 146 Registration date : 03/09/2007
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Sun Mar 29, 2009 8:55 pm | |
| Faleminderit mik i dashur Sofra, sidoqoftë edhe ky eshte nje lloj komenti ndonëse nuk ka të bëj me poezinë e fundit kushtuar mësuesit tim të dashur e babait të heroinës së kombit Xhevë Krasniqi-Lladrofci. Shpresoj në vazhdimin e komunikimeve dhe mbështetjes reciproke. | |
| | | an-di Anëtar i ri
Numri i postimeve : 168 Age : 96 Vendi : Kushtrimi KOMBIT Profesioni/Hobi : nuk rri kot! Registration date : 11/03/2009
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Sun Mar 29, 2009 11:33 pm | |
| Adem Berisha Kurdo që lexoj rreshtat tuaj më inspiron prore poezia, ndonëse ndihem sikur vuaj pranoni falënderimet e mia. Ju jeni energjik padyshim Ju jeni mjeshtër i poezisë, Ju jeni vëlla i Kombit tim Ju jeni baba i Letërsisë. Ndaj shkruaj vëlla Ademi per Bashkimin Kombëtar, vargun në valle vëjeni të qoftë udhë e mbarë. Me shumë rrespekt nga´0043-shi | |
| | | STEFNO Fillestar/e
Numri i postimeve : 7 Age : 46 Vendi : HOLLAND Registration date : 28/03/2009
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Mon Mar 30, 2009 12:56 am | |
| Adem Berisha
FËMIJËT E VENDIT TIM
Fëmijtë e vendit tim janë fytyrëqeshur e të dlirë, në gjithë rruzullin tokësor nuk ka fëmijë më të mirë.
Janë plot shend e verë me faqet kuq si molla, janë të shenjtë si engjuj bukuri nga ta merr shkolla.
Bukuri ka edhe rruga kur këta e pershkojnë, këta s'dijnë të urrejnë por vetëm të dashurojnë.
Ata dijnë të lozin por dijnë edhe të mësojnë, janë shumë të edukuar- të vjetrit i nderojnë.
Në rrugë kur ju ndeshin mirëmëngjes ju thonë, në autobus a tren vendin ua lëshojnë.
Duani pra këta engjuj se janë të padjallëzuar, duani se janë si pllumba të shëndoshë e të padroguar.
| |
| | | Adem Berisha V.I.P
Numri i postimeve : 146 Registration date : 03/09/2007
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha Mon Mar 30, 2009 12:35 pm | |
| Veçanërisht i dashuri an-di, shumë më mungojnë komunikimet me ty dhe këto vargje qe më paske kushtuar më bën besa edhe të rrënqethem nga kënaqësia por edhe më krijuan një ndjenjë se jemi diku së bashku duke pirë kafe e llafosur. Faleminderit, faleminderit ... dhe prano përshëndetjet e mia më të përzemërta. Shumë i nderuari STEFNO, më vie mirë që edhe ju në mërgim përcillni shkrimet dhe aktivitetet tona përmes forumit Bashkimi kombetar në mënyrë qe të ndjeheni sa më afër atdheut, tokës së shenjtë shqiptare. E kuptoj ndjenjen tuaj përse të paskan pelqye vargjet e mia në poezinë "Fëmijët e vendit tim" të cilat i ke rivendosur këtu. Mendoj që edhe ky është një koment i mjaftueshëm. Faleminderit shumë e gjithë të mirat nga xhaxhi Adem. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Krijime nga Adem Berisha | |
| |
| | | | Krijime nga Adem Berisha | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |