|
| GJUHA SHQIPE | |
|
+6...... Tatoo LindaShqipe veletini **Lumi_ echo 10 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Vizitor Vizitor
| Titulli: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 2:59 pm | |
| Gjuha shqipe sot flitet në Shqipëri dhe jashtë kufijve të saj në Kosovë, në territorin ndërmjet Shkupit, Gostivarit, Tetovës dhe Di-brës, në Preshevë, në Bujanovc dhe në Medvegjë, në Krajë, në Ulqin me rrethina deri në Tivar dhe në Çamëri. Shqipja, pra, flitet në viset perëndimore të Ballkanit, aty ku kryqëzohen rrugët që lidhin lindjen me perëndimin, pikërisht në atë rajon që ka qenë djepi i qytetërimit antik evropian. Gjithashtu, shqipja flitet edhe në diasporë (në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë), edhe në shumë vende të tjera të kontinentit tonë dhe më gjerë, në Amerikë, në Azi dhe në Australi nga shqiptarë të vendosur atje në kohë më të hershme ose më të vonshme. Gjuha shqipe i përket familjes së gjuhëve indoevropiane. Rreth dy mijë fjalë të shqipes janë me origjinë indoevropiane: kokë, ditë, natë, dimër, ujë, ha, pi, jam, kam, zog, dem, elb etj. Shqipja formon një de-gë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane. Gjuha shqipe pra nuk ka lidhje birërie me asnjërën nga gjuhët e sotme indoevropiane. Territori shqiptar ka qenë i banuar që nga paleolitiku i mesëm (100000 - 40000 vjet para erës sonë). Gjurmët e para të rëndësishme të qytetërimit i përkasin neolitit (6000-2000 vjet para erës sonë). Në fillimet e kohës së bronzit fiset ilire shfaqen në një territor të gjerë që shtrihej nga gadishulli i Istrias në veri deri në gjirin e Artës në jug. Në lindje, kufiri i tyre shtrihej afërsisht deri te lumenjtë Vardari e Morava. Popullsia ilire eshtë formuar nga popullsi autokto-ne të epokës së neolitit, pas ardhjes së popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijëvjeçarit të tretë para erës sonë. Pra, Ilirët përbënin një popullsi shumë të vjetër të vendosur në perëndim të Ballkanit. Emrat e dy fiseve ilire, Pajonëve dhe Thesprotëve, i gjejmë tek "Iliada" dhe "Odiseja" e Homerit. Kjo popullsi del me ketë emër në shekullin e pestë para erës sonë. Në rrethinat e Durrachium-it (Durrësi i sotëm) u formua nyja e Shtetit të parë Ilir. Gjuha e kësaj popullsie ishte ilirishtja. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe gjuha shqipe pasardhëse e ilirishtes. Nga kjo gjuhë nuk kanë mbetur veçse pak fjalë të cilat mund të shpjegohen me gjuhën shqipe dhe konkretisht sika = thika, peli = pleq, aspetos = i shpejtë. Edhe disa emra gjeografikë dhe emra perso-nash ilirë mund të shpjegohen me fjalë të shqipes. Kështu p.sh. Dardania është shpjeguar me shqipen dardhë, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk, Dimalum me shqipen di mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhë, Daz me shqipen dash.. Në vitin 168 para erës sonë, Iliria u pushtua nga romakët. Filloi kështu një periudhë pushtimi që zgjati për më shumë se pesë shekuj. Në shekullin e VII Shqipëria u pushtua nga sllavët, kurse në shekullin XV nga turqit otomanë. Pushtimi otoman vazhdoi pesë shekuj deri më 28 nëntor 1912. Në Mesjetë, popullsia e territoreve të populluara nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi Albanon, prej nga ka dalë forma popullore Arbënesh ose Arbëresh. Emrat e sotëm Shqipëri, shqiptar, shqip janë shfaqur në shekullin XVII. Gjatë kësaj periudhe të gjatë pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kanë qenë nën ndikimin e gjuhës e të kulturës latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden në shqipe fjalë me origjinë nga greqishtja e vjetër, latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja, turqishtja etj. Nga greqishtja e vjetër kanë hyrë fjalë të tilla si: drapër, lakër, qer-shi, shpellë; nga latinishtja: arë, kalë, mbret, furkë, ungj,- nga greqi-shtja bizantine: fis, ikonë, kollogjer, manastir; nga sllavishtja: gjobë, lopatë, pushkë, opingë, rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje), Konispol (kon+polje), Velipojë (veliko+polje), Zadrimë (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja: tepsi, pazar, cohë, bahçe, oxhak, sobë, jastëk, ilaç etj. Është e vërtetë që shqipja ka pësuar ndikime nga gjuhët e huaja, sidomos në leksik, po është po kaq e vërtetë që ajo ka shfaqur aftësi për t'i asimiluar dhe ndryshuar sipas modelit të vet huazimet, duke treguar forcën dhe gjallërinë e saj. Kështu fjalët e greqishtes së vjetër drapanon, kerasia, spileon në shqip dalin drapër, qershi, shpellë,- në latinisht arvum, vicinium, impertorem në shqip arë, fqinj, mbret,- në sllavisht glob, opanak, ravnica në shqip gjobë, opingë, rrafshë. Gjithsesi gjatë periudhës që vendi ynë, kultura jonë, gjuha jonë ishin nën influencën e kulturës e të gjuhës latine, greko-bizantine, sllave e turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e saj si gjuhë indoevropiane me strukturë fonetike, gramatikore e leksikore të veçantë. Në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve Rilindaj shqiptare (XIX-XX) zë një vend të veçantë. Gjatë kësaj periudhe, problemet e gjuhës u bënë pjesë përbërëse e programit të Rilindjes shqiptare, e cila, me alfabetin e Shoqërisë së Stambollit (1878) hodhi bazat për zgjidhjen e problemit të alfabetit të gjuhës shqipe, i cili përfundimisht u zgjidh në Kongresin e Manastirit më 1908. Në bazë të alfabetit të gjuhës shqipe është alfabeti latin. Dokumentet e para të shkruara të shqipes i përkasin shekullit XIV. Libri i parë i shkruar është "Meshari" i Gjon Buzukut që i përket gjysmës së dytë të shek. XVI (1555). Ka mundësi që tradita e shkrimit të shqipes të ketë qenë më e vjetër. Shqipja është shkruar në dy dialekte kryesore, në gegërisht dhe në toskërisht. Vepra e parë toskërisht është "E mbësuame e krishterë", shkuar nga Lukë Matrënga dhe botuar në Romë më 1592. Shqipja ka vazhduar të shkruhet në dy dialekte deri më 1972, kur toskërishtja letrare u shpall gjuhë letrare kombëtare ose gjuhë letrare e njësuar.
Edituar për herë të fundit nga Vrana Konti në Thu Feb 19, 2009 7:46 pm, edituar 2 herë gjithsej |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:01 pm | |
| ALFABETI Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhes shqipe | | | | Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsisë shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste ‘'Bashkimi'' në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.
Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipnisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fese moslemane, katolike, ortodoksë, protestant, njerës të ditur dhe te gjithë erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një qëllim të madh kombëtar.
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha jonë Shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj otomanëve qoftë ndaj grekërve. Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatiet e tyre, vendosmëria e delegatë vepër t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e panvarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatët e tyre sllavë.
Ndre Mjeda, një studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë:
Përmbi za, që lëshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Përmbi erë, qi nep zymbyli, pa da zemrën ma ngushëllon. Gegë e toskë, malësi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundë e majë nji asht Shqipnia, e nji gjuhë t'gjith na bashkon.
Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregëtarësh atdhetar moslemanë shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtë u bë e njohur në të gjithë Shqipninë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavëshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.
Ndërkohë çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe. Babë Dudë Karbunara (1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës të lexonte ungjullin në gjuhën shqipe dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë otodoksë dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërrë shtëpinë. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipninë e jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke. Tri herë turku ja dogji shtëpinë dhe librat shqip, por At Melani nuk pyeti. Më 24 Dhjetor 1917 At Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, të cilët e vranë duke i prerë kokën At Stath Melanit.
Petro Nini Luarasi (1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së djemëve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte fshati në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 Shtator 1892, peshkopi i Kosturit Fillaterri nxorri një lajmërim me titull ‘'Mallkimi i shkronjave shqipe''. Më 1909, qeveria turke mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjitha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe. Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast. Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t'i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptar u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të shkolluar.
Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të shkolluar të gjuhës shqipe. Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipnis, nga data 20 deri 27 Gusht të 1909. Në këtë Kongres tetëditore, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet ‘'Shkolla Normale në Elbasan'' një shkollë gjashtëvjeçare për pregatitjen e mësuesve të rinjë. Njerës të mësuar në Universitetet e huaja Europjane u gjetën dhe u caktuan për të formuar trupin pedagogjik.
Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipni dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte pëhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politik. Klubi korçar ‘'Përparimi'' u caktua si qëndra financiare, që do të adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anemban Shqipnis. Më 18 Nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, ‘'Përmbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para''. Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatëshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të pregatiste pionierët e arsimit për Shqipnin që po rilindëte. Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi që vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me këtë emër. Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143 nxënës.
Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqëve të gjuhës shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipni dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Në Vlonë atdhetarët e ndershëm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipnia, nga frika e vrasjes. Në Gjinokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Zhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.
Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi mosleimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perendimore ishte një përçmim për fenë moslemane. Njerës të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së Zhonturqëve në Stamboll shoqërinë ''Mahfeli'' me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fundë të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Shoqëria reaksionare ‘'Mahfeti'' me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7000 njerës protestuan kundra përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Kështu po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 mijë vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me gërma arabe, të dërguara nga Stambolli. Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60000 katolikë dhe mysliman të ndershëm shqiptar, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashërë, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t'ia dinin. Atëherë në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronjua latine dhe protestat kundër vendimit të padrejt të Qeverisë Turke.
Gazeta atdhetare ‘'Shkreptina'' e Kajros botoi një momerandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipnis. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për ‘'lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin: “E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se t ë gjithë shqiptarët, gegë e toskë, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri”.
Edhe në këtë luftë, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtë e afërmt dhe të largët, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipnis dhe pregatiti breza të rinjë atdhedashës. Megjithëse ky zhvillim kulturor ishte përfytyruar si jo i dhunshëm, shpejt ai ishte kthyer në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësinë e Shqipnisë më 28 nëntor të 1912 në Vlorë. Mbas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët, disa u burgosën. Popullata moslemane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u nënshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.
Përgatiti Arben LLALLA
|
|
|
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:03 pm | |
| EMRI Emra quhen fjalët që tregojnë qenie të gjalla: djalë, vajzë, dele, dash, Agron, Mira; Objekte materiale: gur, dru, libër, fletore; por shpesh edhe cilësi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim. Mjaft formime me prapashtesa funksionojnë në të njëtën kohë si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punëtor, fshatar, malësor etj. Disa emra dalin me nyje të përparme: i biri, e bija, i ati, e ëma, i vëllai, e motra etj. Po kështu, edhe disa emra me origjinë nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, të rinjtë, e reja, të rejat, e dashura, i pasuri, i varfëri, i pandehuri, të ftohtët, të kënduarit, të folurit, të ngrënit. Emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe në emra të përveçëm. Emra të përgjithshëm quhen emrat që tregojnë qenie ose sende të të njëjtit lloj: djalë, vajzë, dhi, cjap, dhomë, derë, si dhe abstrakte: miqësi, lumturi, larje, fshirje. Emra të përveçëm quhen emrat që tregojnë një qenie ose një send të vetëm, të dalluar nga të gjithë të tjerët: Tiranë, Prishtnë, Krujë, Naim, etj. Janë të përveçëm: -Emrat dhe mbiemrat e njerëzve, pseudonimet: Naim Frashëri, Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla) -Emrat e kafshëve: Laro, Balo, Murro; -Emrat gjeografikë të shteteve, të krahinave, të maleve, të lumejve, të qyteteve, të rrugëve, të shesheve, të kontinenteve, të oqeaneve, të deteve etj.: Franca, Shqipëria, Kosova, Drini, Korça, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skënderbej, Jupiteri, Azia, Paqësori, Mesdheu; -Emrat e periudhave dhe të ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjës; -Emrat e institucioneve, të organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Shoqata e të Përndjekurve Politikë. -Titujt e veprave, të revistave e të gazetave: "Lahuta e malësisë", "Albania", "Rilindja demokratike", "Gazeta shqiptare", "Studime filologjike". Emrat e përveçëm zakonisht përdoren në trajtën e shquar:
Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Në qendër të Tiranës është sheshi. Aty ndodhen Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i kulturës, banka Kombëtare. Të gjithë emrat e përveçëm dhe emërtimet e përveçme shkruhen me shkronjë të madhe: -emrat dhe mbiemrat e njerëzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh; -emrat e përveçëm të kafshëve: Baloja, Laroja, Baloshi; -emrat e planeteve dhe të yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.; -emërtimet gjeografike të një vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanës, Poli i Veriut, Drini i Zi, Malësia e Madhe; -emërtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombëtar; -emërtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit; -emërtimet e monumenteve të kulturës: Dea e Butrintit, Xhamia e Et'hem Beut etj.; -titujt e librave, të gazetave, të emrave të rrugëve dhe firmave vihen në thonjëza dhe vetem fjala e parë shkruhet me shkronjë të madhe: "Gazeta shqiptare", "Dëshmorët e lirisë", por rruga "Naim Frashëri", sheshi "Fan Noli". Emri i përveçëm mund të përdoret si emër i përgjithshëm për të treguar jo më një individ, por një tip njerëzish që i ngjajnë atij; jo një krahinë, por send që lidhet me emrin e kësaj krahine etj.:
Ky njeri është tartuf i vërtetë (hipokrit) Ai porositi një shishe kallmet (verë Kallmeti) Në këto raste emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të vogël: ciceron, donkishot etj. Emrat e përveçëm të njerëzve dhe të vendeve të huaja shkruhen sipas shqiptimit që kanë në gjuhën prej nga janë marrë: Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl dë Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro, Algjeri, Palestinë, Versajë etj.
|
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:03 pm | |
| Gjinia e EMRIT 1- Gjinia e emrave në shumicën e rasteve mund të dallohet morfologjikisht nga mbaresat që marrin ata në trajtën e shquar të rasës emërore të njëjësit: Emrat mashkullorë marrin mbaresën -i ose -u: plep-i, mendim-i, vëlla-i, burr-i (burrë), gjum-i (gjumë), zog-u, dhè-u etj.;
Emrat femërorë marrin mbaresën -a ose -ja (këtu është fjala për në radhë të parë për emrat e përgjithshëm).
Gjinia gramatikore e emrave të përveçëm të njerëzve përcaktohen nga seksi i personit përkatës, p.sh. Lekë-Leka, Dedë-Deda, Kolë-Kola, Koço-Koçoja janë emra mashkullorë, megjithëse shkojnë sipas lakimit të emrave femërorë, nga ana tjetër, emra si Nermin-i, Antigoni etj., janë emra femërorë, megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave mashkullorë. Po kështu disa emra si axhë-axha, dajë-daja, gegë-gega, toskë-toska, që shënojnë frymorë të seksit mashkullor, megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave femërorë, i përkasin gjinisë mashkullore, janë emra mashkullorë të lakimit të tretë). Gjinia gramatikore e emrave të mësipërm, të përveçëm e të përgjithshëm, shprehet sintaktikisht: Fjalët përcaktuese edhe fjalët e tjera që përshtaten me këta emra, vihen në trajtën e gjinisë mashkullore p.sh.: Leka i Madh; Kola është punëtor i dalluar; Nermini është punëtore e dalluar; axha im; daja i vogël etj. 2- Ka një numër emrash, të cilët dikur përdoreshin në tërë gjuhën si asnjëanës dhe e formonin trajtën e shquar të emërores me mbaresën -t, p.sh,: drithë-t, gjalpë-t etj. Kjo formë dëgjohet ende sot nëpër dialektet e në të folurit të brezit të vjetër. Në gjuhën letrare të sotme këta emra përdoren si mashkullorë, d.m.th. e formojnë trajtën e shquar të emërores së njëjësit me mbaresën -j dhe formojnë trajtën e shquar të emërores me mbaresën -in.
Emrat në fjalë janë: ballë - balli - ballin brumë - brumi - brumin djathë - djathi - djathin drithë - drithi - drithin dyllë - dylli - dyllin dhallë - dhalli - dhallin dhjamë - dhjami - dhjamin grurë - gruri - grurin gjalpë - gjalpi - gjalpin lesh - leshi - leshin miell - mielli - miellin mish - mishi - mishin mjaltë - mjalti - mjaltin ujë - uji - ujin vaj - vaji - vajin trajtat asnjëanëse të këtyre emrave mund të përdoren në vepra letrare për të individualizuar ndonjë personazh me anë të gjuhës ose për të karakterizuar gjuhën e një epoke të kaluar. Ato mund të përdoren gjithashtu edhe në shprehje frazeologjike, p.sh.: m'u ngjeth mishtë, ose kur kanë marrë një kuptim të veçantë, p.sh.: ujët (në kuptimin "ujët e hollë„ ), dhjamët (në mjeksi, p.sh.: operoi dhjamët).
Emri krye, kur përdoret me kuptimin "kokë", në rasën emërore ose kallzore, është kurdoherë asnjëanës dhe formon trajtën e shquar me mbaresën -t, p.sh.: më dhemb kryet, ndërsa, kur përdoret me kuptimin "kryetar, i parë„ ose "kapitull" (libri) është kurdoherë mashkullor dhe e formon trajtën e shquar me mbaresën -u, p.sh.: kreu i vendit, kreu i tretë etj. 3- Një numër emrash, të cilët janë përdorur më parë edhe si mashkullorë, edhe si femërorë ose përdoren ende keshtu nëpër të folme të ndryshme, kanë kaluar sot përfundimisht në gjininë mashkullore, p.sh.: borxh-i, djep-i, kryq-i, ligj-i, lot-i, nder-i (për këtë arsye duhet thënë faleminderit, falemnderit dhe jo faleminderës, falemnderës), pyll-i, qiell-i, shëndet-i, turp-i etj.; Po kështu edhe: problem-i, program-i, komunizm-i, marksizm-i, organizm-i, reumatizm-i, sarkazm-i, etj.
Trajtat femërore të tyre, si borxha, djepja, ligja, lodja, ndera, problema, komunizma, reumatizma, sarkazma etj, kanë dalë jashtë normës së sotme letrare dhe nuk duhen përdorur. Emri "furrë" është i gjinisë femërore: furra (dhe jo furri).
|
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:05 pm | |
| Shumësi i emrave mashkullorë 4- Mjetet e formimit të trajtës së shumësit te emrave në gjuhën e sotme letrare janë të larmishme. Në përgjithsi, trajta e shumësit formohet me anë mbaresash. Nga këto më të përdorshmet janë: -ë, -a, -e, p.sh.: anëtarë, grurë, lekë, shoferë, etj.; dema, fusha, kodra, pëllumba, vegla etj.; aksione, fise, kombe, shtete, etj. Një vend të rëndësishëm ndër mjetet e formimit të shumësit zënë edhe mbaresat -nj e -ra, p.sh.: arinj, mullinj, penj, heronj, ftonj, etj.; dhjamëra, fshatra, mallra, ujëra etj. Një numër emrash e kanë trajtën e shumësit të njëllojtë me trajtën e njëjësit, p.sh.: një nxënës-shumë nxënës, një mësues-shumë mësues, një ditë-shumë ditë, një kala-shumë kala, një ide-shumë ide, një shtëpi-shumë shtëpi, një lagje-shumë lagje, një depo-shumë depo etj. Disa emra e formojnë trajtën e shquar të shumësit duke pësuar ndërrime tingujsh në temën e tyre. Ndërrimet kryesore janë: a>e, e>i, k>q, g>gj, ll>nj, r>j. Një pjesë nga këta emra marrin edhe një mbaresë, p.sh.: breg-brigje, rrezik-rreziqe, kunat-kunetër, etj; kurse të tjerët nuk marrin mbaresë: dash-desh, mik-miq, plak-pleq, kungull-kunguj, bir-bij etj.
Për shkak të ndikimit të dialekteve ose të varianteve letrare të mëparshme, për disa tipa emrash në gjuhën e folur e në gjuhën e shkruar nganjëhërë ndeshen ende dy ose më shumë trajta shumësi, p.sh.: oficera e oficerë, xhepa e xhepe, nxënës (trajtë pa mbaresë) e nxënësa, dardhë, gjurmë (trajta pa mbaresa) e dardha, gjurma etj. Në këto raste zakonisht, vetëm njëra nga trajtat është në pajtim me normën e sotme letrare, ndërsa trajta tjetër nuk është normative dhe duhet mënjanuar nga përdorimi letrar.
SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË 5- E formojnë shumësin rregullisht me mbaresën -ë emrat mashkullorë që dalin me: -ac: kupacë, përtacë, tullacë etj.; -aç: gungaçë, gjembaçë, kulaçë, trazovaçë, (por ilaç-ilaçe) -af: çarçafë, fotografë, paragrafë, etj.; -ak: binjakë, fshatarakë, fusharakë, kapakë, rosakë, ushtarakë, etj.; -aq: hutaqë, shkataraqë, etj.; -ash: balashë, gjumashë, larashë, etj.; -eç: gjyveçë, kryeneçë etj.; -ek: byrekë, direkë, dyfekë, dyshekë, fishekë, hendekë, lejlekë, mjekë etj; -en: hostenë, kapitenë, legenë, sejmenë, sergjenë, etj. (bëjnë përjashtim: beden-bedena, liqen-liqene) -ik: akademikë, calikë, diabetikë, historikë, ibrikë, klerikë, romantikë, zhapikëetj. (por: armik-armiq) -in: beduinë, kofinë, latinë, pinguinë, qefinëetj.; -ist: aksionistë, aktivistë, artistë, ballistë, futbollistë, çiklistë, kapitalistë, specialistë, sportistë, turistë, etj.; -ok: maçokë, malokë, misërokë, patokë, shokëetj.; -or: agresorë, ambasadorë, banorë, dëshmorë, fjalorë, frymorë, profesorë, punëtorë, traktorë, vaporë etj. (por: auditor-auditore, kor-kore, korridor-korridore); -osh: baloshë, barkorë, mjekrorë, trimorë, etj. (bëjnë përjashtim: kosh-kosha, djalosh-djelmosha); -ot: despotë, himarjotë, patriotë, suljotë etj. (bën përjashtim lot, që e ka shumësin njësoj si njëjësin, por në trajtën e shquar lot-ët); -tar: çlirimtar, këngëtarë, lojtarë, luftëtarë, shkrimtarëetj.; -tor: fajtorë, konsumatorë, kultivatorë, muratorë, punëtorë etj.; -uk: bishtukë, kopukë etj. Fjalët e mësipërme formojnë shumësin me mbaresën -ë, edhe në rast se përdoren si mbiemra në gjininë mashkullore p.sh.: djem binjakë, shkrimtarë romantikë, nxënës punëtorë etj. E formojnë trajtën e shumësit me mbaresën -ë edhe të gjithë mbiemrat e tjerë të panyjshëm mashkullorë, që dalin me fundoret e mësipërme, p.sh. dredharakë, artistikë, çamarrokë etj. (Fundore quhet tingulli ose tingujt e fundit të fjalës që shërbejnë si tipar klasifikues a karakterizues i saj). 6- E formojnë shumësin përgjithësisht me mbaresën -ë emrat mashkullorë që dalin me : -(i)an: aeroplanë, evropianë, fazanë, filxhanë, fizikanë, gjerdanë, jargavanë, jorganë, havanë, hidroplanë, historianë, kazanë, luanë, matematikanë, partizanë, politikanë, republikanë, sahanë, shandanë, shejtanë, timpanë, tiganë, tiranë, etj.; -ar: barbarë, detarë, fshatarë, hambarë, kalendarë, këpucarë, korçarë, skenarë, ushtarë, etj.; -ec: dordolecë, guralecë, memecë, mistrecë, pijanecëetj.; -er: berberë, fenerë, frigoriferë, kaloriferë, oficerë, shoferë etj.; -ir: Ilirë, vampirë, zinxhirë etj.; -ol: gogolë, kaqolë, etj.; -on: bidonë, timonë, vagonë etj.; -un: bastunë, majmunë, pirunë, sapunë, spiunë etj. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:05 pm | |
| Me mbaresën -ë e formojnë trajtën e shumësit edhe mbiemra mashkullorë që dalin me fundoret e mësipërme, p.sh.: djalosharë, grindavecë, barkalecë etj.
Një numër emrash që dalin me të njëjtat fundore si emrat e mësipërm nuk e formojnë shumësin me mbaresën -ë po me -a ose me -e. Më poshtë po shënojmë më të përdorshmit prej tyre.
Me mbaresën -a: -an: mana, patëllxhana; -ec: bishtaleca, karkaleca, kastraveca, keca, speca; -on: gramafona, magnetofona, mikrofona, telefona (dhe të gjitha fjalët e huaja të përbëra, që kanë si gjymtyrë të dytë -fon), kupona, napolona; -ol: gola, stola; -un: çuna, zhguna. Me mbaresën -e: -an: divane, duhane, dyqane, hane, karvane, mejdane, oqeane, organe, plane, stane, tavane, vullkane (të gjithë emrat me -an që e formojnë shumësin me mbaresat -a ose -e, nuk shënojnë frymorë. -ar: honorare, orare, pazare, qilare, seminare, tipare, thesare, visare, zare etj. -ec: kotece; -er: dikastere, karaktere, mermere, mindere, mistere, etj.; -ir: hire, manastire, panaire; -on: ballkone, ciklone, elektrone, frone, hone, hormone, kone, protone, sallone, shabllone, zakone; -un: kanune. 7- Emrat që dalin me -al, -ant, -at, -az, -el, -ent, -ez, -id, -it, -ont, si rregull , e formojnë shumësin me mbaresën -ë, kur shënojnë frymorë, dhe me -e (ndonjëherë me -a), kur nuk shënojnë frymorë: -al à -ë admiralë, gjeneralë, intelektualë, vandalë, vasalë etj.; -al à -e centrale, festivale, ideale, kanale, karnavale, korale, kristale, lokale, male, materiale, minerale, etj. (por: kuintalë) -ant à -ë aspirantë, elefantë, diversantë, gjigantë, kursantë, maturantë etj.; -ant à -e diamante, restorantë, variantë etj.; -at à -ë argatë, delegantë, diplomantë, kroantë, labeantë, vlonjantë etj. (kunatë - kunetër) -at à -e agregate, aparate, atentate, fosfate, kampionate, kate, kombinate, pallate, silikate, shpate etj. (por: shtrat - shtretër) -az à -ë matrapazë, xhambazë etj.; -az à -e kafaze, pullaze etj.; -el à -ë dembelë, kriminelë, teveqelë etj. (por: harabela); -el à -e akuarele, duele, hotele, pastele, tunele, zabele, etj.; -el à -a bela, çengela, gjela, tegela etj.; -ent à -ë agjentë, asistentë, docentë, elementë, klientë, studentë etj.; -ent à -e aksidente, argumente, bazamente, dokumente, eksperimente, elemente (kimike), fermente, fragmente, instrumente, komente, kontinente, etj. ; -et à -ë atletë, dasaretë-t, deputetë, etj. (por personalitete); -et à -e dete, fakultete, marifete, qytete, shtete, tërmete, etj. (por magnetë, planetë); -ez à -ë berlinezë, borgjezë, kinezë, vietnamezë etj -ez à -e qymeze, trapeze etj. (por: breza); -id à -ë heraklidë-t, invalidë etj.; -id à -e hibride, okside, romboide etj.; -ier - jer à -ë artiljerë, aventurierë, brigadierë, infermierë, inxhinierë, karrocierë, magazinierë, portierëetj.; -ier - jer à -e kantiere, kuartiere etj.; -it à -ë gjirokastritë, komitë, parazitë, petritë etj.; -it à -e boksite, deficite, fosforite, grafite, pirite, suficite, etj. (por: satelitë, shirita); -ont à -ë kontë, rinocerontë, etj.; -ont à -e fronte, horizonte etj.; Emrat që mbarojnë me -il, -oz, e formojnë shumësin me mbaresën -ë, kur shënojnë frymorë, dhe me -a, kur nuk shënojnë frymorë: -il à - ë civilë, katilë, kopilë; -il à -a fitila, kandila, karafila, trëndafila etj. (por: idile) -oz à -ë bajlozë, karagjozë, marangozë, tifozë etj.; -oz à -a kavanoza, mitraloza, rrogoza, etj. (por : lloze) Mbiemrat mashkullorë te panyjshëm që dalin me fundoret e përmendura në këtë paragraf e formojnë shumësin me mbaresën -ë, idealë, normalë, italianë, injorantë, dembelë, kriminelë, tekanjozë, vitaminozë etj. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:06 pm | |
| FOLJA Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar. Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mësojmë se macja ndodhet në një gjendje të caktuar (fle). Fjalët punon, u poqën, fle janë folje. FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE,
Kalimtare quhen foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër, d.m.th. që pranojnë një kundrinor: Beni çdo ditë lexon gazetën. Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta: Blerta çdo ditë vadit lulet. Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta: Iliri i hipi kalit. Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë, pra të jëtë njëkohësisht folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë Ia dhashë librin Zanës. Ia afrova Zanës tufën e luleve.
Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.: Agroni ecte i shqetësuar. Dje fjeta gjithë ditën.
Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. për të gjetur se cilit grup i përkasin duhet parë se në ç'kuptim janë përdorur.
FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma , formën veprore dhe formën joveprore : Forma veprore: laj, fshij, thaj Forma joveprore: lahem, fshihem, thahem
Veprore ( laj, fshij, thaj ) janë foljet që tregojnë se subjekti vepron ( laj fytyrën, fshij dhomën, thaj rrobat ) kurse joveprore foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet veprimit të një tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten). |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:06 pm | |
| Kohët e Foljeve Kohët themelore të foljes janë e tashmja, e shkuara, e ardhmja. E tashmja tregon diçka që bëhet tani. Fryn erë dhe bie shi. E shkuara ka pesë nëndarje: e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e kryera që shprehin veprime të kryera para çastit kur flasim dhe më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar që shprehin veprime para një çasti të caktuar të së shkuarës: Frynte erë dhe binte shi. Kishte fryrë erë dhe kishte rënë shi. E ardhmja ka dy kohë të ardhmen dhe të ardhmen e përparme. E ardhmja shpreh një veprim që pritet të kryhet pas çastit kur flasim ose që do të kryhet në të ardhmen: Do të bjerë shi. E ardhmja e përparme shpreh një veprim që pritet të kryhet para një veprimi tjetër në të ardhmen: Kur do të ktheheni ju, unë do t'i kem mbaruar detyrat. Përveç përdorimeve themelore kohët kanë edhe përdorime të tjera më të veçanta. Kohët e foljeve janë: të thjeshta dhe të përbëra.
Të thjeshta janë e tashmja, e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e ardhmja. Ato formohen kryesisht me mbaresa që i shtohen foljes: mëso-j, mëso-n, mëso-j-a, mëso-je, mëso-v-a, mëso-v-e Kohët e përbëra janë: e kryera ( kam mësuar ), më se e kryera ( kisha mësuar ), e kryera e tejshkuar ( pata mësuar ), e ardhmja e përparme ( do të kem mësuar ). Këto formohen me ndihmën e foljeve ndihmëse.
|
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:07 pm | |
| Mënyrat e Foljeve Kuptimi i asaj që shprehet nga folja mund të paraqitet prej folësit në mënyra të ndryshme:
- si diçka e realizuar : Ne punuam. - si diçka e dëshirueshme, e pritshme: Të punojmë apo të mos punojmë. - si urdhër: Punoni! - si habi: Punuakan! Trajtat e ndryshme që merr folja për të shprehur pikërisht këta kuptime quhen mënyra. Në gjuhën shqipe folja ka gjashtë mënyra: dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore. Mënyra dëftore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të vërtetë ose reale, qoftë ky pohim, mohim ose pyetje:
- Iliri po mëson.
- Iliri nuk po mëson.
- A po mëson Iliri ?
Mënyra lidhore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçkaqë dëshirojmë ose presim të ndodhë
- Po të punosh do të fitosh.
Mënyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur të foljes si diçka të mundshme që varet (kushtëzohet) nga një veprim tjetër:
- Po të punoje më shumë, do ta mësoje më mirë kompjuterin.
Mënyra habitore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të papritur që shkakton habi:
- Sa qënka rritur !
- Ju mësokeni shumë !
Mënyra dëshirore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urimi ose mallkimi:
- Shkofsh e ardhsh shëndosh !
- U bëfsh njëqind vjeç !
- Të raftë pika !
Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urdhëri, kërkesë, këshillë:
- Punoni më mirë.
- Mësoni më shumë.
Dëftorja, lidhorja, kushtorja, habitorja, dëshirorja dhe urdhërorja kanë forma të veçanta për kohë dhe për veta të ndryshme të çdo numri.
Veç këtyre mënyrave ka edhe forma foljore të pashtjelluara të cilat nuk kanë as kohë as vetë as numër. Format e pashtjelluara të foljeve janë: pjesorja, paskajorja, përcjellorja dhe mohorja: - pjesorja: punuar, mësuar, blerë, gjetur, tharë etj.; Foljet kanë edhe një pjesore të shkurtuar e cila gjendet duke i hequr pjesores prapashtesën -r, -rë, -ur, -ë,: punua(r) - punua, bler(ë)- ble(rë), gjet(ur) - gjet thën(ë) - thën.
- paskajorja: për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj.; - përcjellorja: duke punuar, duke mësuar, duke marrë etj.; - mohorja: pa punuar, pa mësuar, pa mësuar, pa marrë etj.; Në këto trajta, ajo që shprehet nga folja nuk mund të paraqitet prej folësit në mënyra të ndryshme, prandaj ato nuk merren si mënyra. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:07 pm | |
| Vetat dhe Numrat e Foljeve Vetë e foljes quhet forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin (unë, ne, ti, ju, ai, ajo, ata, ato):
Veta I njëjës: unë punoj Veta II njëjës ti punon Veta III njëjës ai punon Veta I shumës: ne punojmë Veta II shumës: ju punoni Veta III shumës: ato punojnë Numër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nga një ose më shumë qënie apo sende. Folja ka dy numra, njëjësin dhe shumësin: Unë punoj (Veta I njëjës) Ne punojmë (Veta I shumës) |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:09 pm | |
| Lidhëza Lidhëzat janë fjalët e pandryshueshme që shërbejnë për të lidhur fjalë, grupe fjalësh ose fjali midis tyre: Kur vdiq Skënderbeu, Sulltani tha: "Tani Evropa dhe Azia janë të mijat! Mjerë Evropa, se i humbi shpata dhe mburoja". Sipas kuptimit që kanë, lidhëzat janë:
- shtuese: e, dhe, edhe, si edhe, as…as…, a, hem…hem…, si…si…, si… ashtu edhe, jo vetëm… por(edhe), jo vetëm që … por as, le që… por(edhe), jo që…po, jo që… po(r) edhe, jo veç (që)… por edhe, jo vetëm (që)… por, jo vetëm (që)… por as, jo vetëm (që)… por edhe, jo vetëm (që)… porse, le që… por as (që), le që… por edhe;
- kundërshtore: po, por, kurse, megjithatë, megjithkëtë, mirëpo, ndërsa, teksa, porse, veç, veçqë, veçse, vetëm, vetëm se etj.;
- veçuese: a, apo, ose, daç… daç, ja… ja, ndo… ndo, qoftë… qoftë, ose… ose, o… o;
- përmbyllëse: andaj, ndaj, pa , prandaj, domethënë, etj. - ftilluese: se, që, në, nëse;
- vendore: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, që ku, kudo që, ngado që, kurdoherë që, para se, posa që, që kur, që se, qysh se, sapo që, sa herë (që), sa kohë (që), përpara se;
- shkakore: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, përderisa, kur, që, sapo, meqenëse, meqë, ngaqë, ngase, duke qenë se, nga frika se, nga shkaku që, për arsye se, për shkak se, posa që, sapo që, etj.
- qëllimore: që, me qëllim që, në mënyrë që, me të vetmin qëllim që;
- krahasore: sa, aq sa, se, sesa, se ç`, nga ç`, nga sa.
- mënyrore: si, siç, ashtu si(ç), po(r) si, sikurse, sikundërse, etj.;
- kushtore: në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në është se, në rast se, po qe se, me kusht që etj.;
- rrjedhimore: sa, saqë, që, aq sa, kështu që;
- lejore: megjithëse, megjithëqe, ndonëse, sado(që), sido(që), edhe në, edhe në qoftë se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur. Lidhëzat mund të grupohen në dy grupe të mëdha: lidhëza që bashkojnë dy gjymtyrë ose dy pjesë që kanë të njëjtën vlerë në fjali (lidhëza bashkërenditëse) dhe lidhëza që bashkojnë pjesë më vlera të ndryshme, njëra kryesore dhe tjetra e varur (lidhëza nënrenditëse).
Bashkërenditëse janë lidhëzat shtuese, veçuese, kundërshtore, përmbyllëse.
Nënrenditëse janë lidhëzat ftilluese, vendore, kohore, shkakore, qëllimore, krahasore, mënyrore, kushtore, rrjedhimore, lejore. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:09 pm | |
| MBIEMRI Mbiemra quhen fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie ka emri (qen i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:
- përshtatje në gjini : mjeku i ri mjekja e re- përshtatje në numër : mjekët e rinj mjeket e reja - përshtatje në rasë : mjeku i ri i mjekut të ri mjekun e ri mjekja e re e mjekes së re mjeken e re Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm. Mbiemra të nyjshëm janë: - ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë; - ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.; - mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur; - disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër, Mbiemra të panyjshëm janë : - mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat; - mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor; - mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes; - të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.
|
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:10 pm | |
| Ndajfolja Ndajfolje quhen fjalët e pandryshueshme që plotësojnë para së gjithash foljen, duke treguar mënyrë, vend, kohë, shak, qëllim, sasi: Blendi shkruan bukur, qartë dhe saktë.Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër: Detyra ishte tepër e vështirë. Ata u ngritën shumë herët atë ditë. Por nga kuptimi ndajfoljet janë gjashtë llojesh: mënyre, vendi, kohe, shkaku, qëllimi, sasie.
|
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:11 pm | |
| Ndajfoljet e mënyrës Ndajfoljet e mënyrës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor mënyre: Vjollca e Dritani silleshin natyrshëm (=në mënyrë të natyrshme) me të gjithë. Ndajfoljet kryesore të mënyrës janë: - mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht, që tregojnë cilësinë e veprimit. Të tilla janë edhe ndajfoljet gëzueshëm, natyrshëm, furishëm, etj.; Vjollca flet bukur frëngjisht.
- menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Që tregojnë ecurinë e veprimit: Dritani u ngrit papritur.
- cekët, gjerë, gjtë, thellë, ulët që tregojnë përmasa: Toka duhet punuar thellë.
- bujarisht, trimërisht, artistikisht, besnikërisht, teorikisht, që kanë kuptimin e togut në mënyrë + mbiemër: bujarisht (në mënyrë bujare), po edhe shqip, frëngjisht, anglisht: Në Shqipëri më pritën dhe më përcollën bujarisht (në mënyrë bujare). |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:13 pm | |
| Ndajfoljet e vendit Ndajfoljet e vendit luajnë rolin e grupeve parafjalorë plotës vendi. Ndajfoljet kryesore të vendit janë: - afër, larg, pranë, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjëkund, gjithkund, anembanë, gjithandej, kudo, ngado, asgjëkund, kurrkund, etj, që tregojnë vendin ku kryhet veprimi: Makina u kthye djathtas (në anën e djathtë).
- ku, nga: Ku po shkon ? Nga je edhe pse ke ardhur ? Në të vërtetë ku dhe nga janë ndajfolje pyetëse, po merren edhe si ndajfolje vendi! |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:14 pm | |
| Ndajfoljet e kohës Ndajfoljet e kohës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor kohe. Ndajfoljet kryesore të kohës janë : - dje, pardje, nesër, pasnesër, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, që tregojnë kohën e saktë të kryerjes së veprimit: Erdha sot (=ditën e sotme) nga Tirana dhe do të nisem nesër (ditën e nesërme).
- njëherë, një herë e një kohë, gjithmonë, kurdo, së shpejti, së lashti, që tregojnë një kohë të papërcaktuar: Së shpejti do të organizohet në Tiranë një konferencë për gjuhën shqipe. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:14 pm | |
| Ndajfoljet e shkakut Ndajfoljet e shkakut luajnë rolin e një grupi parafjalor rrethanor shkaku.
Ndajfoljet e shkakut janë: përse, pse të cilat përdoren për të pyetur për shkakun e kryerjes së një veprimi: Pse (për çfarë arsyeje) nuk punon edhe ti si të tjerët? Përse (për çfarë qëllimi) më kërkon?
Këtu mund të fshihen edhe fjalët prandaj, andaj, (=për këtë shkak, për këtë arsye, për këtë qëllim) të cilat funksionojnë edhe si lidhëza. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:15 pm | |
| Ndajfoljet e sasisë Ndajfoljet e sasisë luajnë rolin e grupeve emërore rrethanor sasie.
Ndajfoljet kryesore të sasisë janë: - shumë, pak, tepër, fort, së tepërmi, për së tepërmi, njëherë, dyherë, etj, që tregojnë në ç`masë realizohet veprimi: E njoh mirë Butrintin, se e kam vizituar tri herë. Gjeta një libër shumë të vjetër, të ruajtur shumë mirë.
- fort, tepër, së tepërmi, njëfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak, etj. që shprehin intensitetin ose shkallën e një veprimi a të një cilësie. Dëgjomë, mua plakun, se di më tepër se ti. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:16 pm | |
| Shkallët e ndajfoljeve Ndajfoljet përdoren në shkallën pohore, krahasore dhe sipërore, kryesisht ndajfoljet e mënyrës: mirë, bukur, qartë, si edhe disa ndajfolje vendi e kohe: lart, poshtë, afër, larg, vonë, herët, etj. Shkalla krahasore dhe shkalla sipërore e ndajfoljeve formohen me po ato fjalë me të cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipërore e mbiemrave. - Shkalla pohore Miri ecën shpejt
- Shkalla Krahasore e barazisë : Mirri ecën aq shpejt sa Genti. e sipërisë : Miri ecën më shpejt se Genti. e ultësisë : Miri ecën jo aq shpejt sa Genti.
- Shkalla sipërore Miri ecën shumë shpejt. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:18 pm | |
| NUMËRORI Numërorë quajmë fjalët që tregojnë numër dhe sasi të caktuar qeniesh ose sendesh: një, dy, tre, : dy fëmijë tri gra, katër burra, 20 metra Fjalët që tregojnë radhë si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë kategoritë gramatikore të mbiemrave, nuk do të trajtohen si numërorë po si mbiemra. Numërorët përdoren për të treguar : - datën, vitin: Me sa jemi sot ? - Me 28 Nëntor. - një periudhë të caktuar kohe:- Kur ke qënë në Amerikë ? Nga 1990 deri më 1997 . - përmasa ose përqindje : 0,5 m, 50 përqind etj. - notat në shkollë : Cfarë more sot ? - Dhjetë. - në domino: katër-treshi, pesë-gjashta. Kur përdoret me nyjen e përparme "të" numërori ka një kuptim përmbledhës: Erdhën të dhjetat. Numërori për të mos përsëritur edhe një herë emrin e dhënë në fjali ose për të mos e zënë në gojë fare, përdoret i emërzuar: C'të bënin ata tre kundër dhjetëve ? Numërtori përdoret i emërzuar edhe në veprime atematike: Pesa te dhjeta hyn dy herë. Rrënja katrore e nëntës është treshi. Përdoret në ëmërtimin e viteve: A anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit. Numrat një, dy, tre, emërzohen me anë të prapashtesës -sh : njësh-i, dysh-i, tresh-i. Numërorët janë : - fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.; - fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë etj.; - fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë; - lokucione: tridhjetë e një, pesëdhjetë e katër etj. Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë: katër djem, katër vajza. Bën përjashtim numërori tre i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem, tri vajza, por edhe njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza. Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës: Sa djem erdhën ? Të dy(të tre). Sa vajza erdhën ? Të dyja(të trija). Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa emrin përkatës: Sa djem ishin ? Tre. Po vajza sa ishin ? Tri. Numërorët kur tregohen si tregues të emrave, marrin kategorinë gramatikore të rasës: RASA | Numërori | Mashkullore | Femërore | Emërore | dy | të dy | të dyja | Gjinore | i,e, dyve | i,e,të dyve | i,e, të dyjave | Dhanore | dyve | të dyve | të dyjave | Kallzore | dy | të dy | të dyja | Rrjedhore | dyve | të dyve | të dyjave |
|
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:19 pm | |
| Parafjalë Parafjalë janë fjalët e pandryshueshme që qëndrojnë përpara emrave, përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie vartësie ndërmjet fjalëve : Punoj me lopatë. E njoha nga zëri. U rreshtuan për tre. Ka ardhur një ftesë për ty. Beni është i dashur me të gjithë. E njohin për mirë. Parafjalët, sipas strukturës morfologjike, janë të thjeshta, të përngjitura dhe shprehje : - të thjeshta : me, në, nga, afër, brenda, larg, para etj.; - të përngjitura : nëpër, përmbi, përveç, sipas, etj.; - shprehje : ballë për ballë, rreth e qark, në kundërshtim me, në lidhje me etj. Parafjalët sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në: Parafjalë të rasës emërore Parafjalë të rasës gjinore Parafjalë të rasës kallëzore Parafjalë të rasës rrjedhore |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:20 pm | |
| Parafjalë të rasës emërore Parafjalë të rasës emërore: nga, te (tek): Është nga Tirana. U rrëzua nga lodhja. Nga darka do të dukemi. Është i madh nga trupi. Shtëpitë u ndërtuan nga vetë banorët. Në krye doli një nga ish të burgosurit. Rrinte te pragu i derës dhe vështronte avionët që fluturonin. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:20 pm | |
| Parafjalë të rasës gjinore Parafjalë të rasës gjinore : me anë, me anën, në sajë, në vend, për arsye, për shkak, etj.: Me anë të një miku arrita ta kapërcej kufirin. Ekonomia e vendit mbahet në sajë të kontributit që jep populli. Ju kemi në vend të prindërve. Shtëpia mbeti përgjysëm për shkak të largimit të vëllait. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:20 pm | |
| Parafjalë të rasës kallëzore Parafjalë të rasës kallëzore: në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, etj.: Erdhi vonë në shtëpi. U takua me vëllain në Prishtinë. Nuk rrihet pa punë. Mira u nis dje për Bruksel. Më 10 qershor kam ditëlindjen. Mos u ul mbi divan. U shkau dheu nën këmbë. Parisi është një ndër qytetet më të bukura. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE Wed Feb 18, 2009 3:21 pm | |
| Parafjalë të rasës rrjedhore Parafjalë të rasës rrjedhore: prej, ndaj, për, etj. Ishte prej Durrësi. Ndaj tij u morën masa të rrepta. E kapi për gryke. |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: GJUHA SHQIPE | |
| |
| | | | GJUHA SHQIPE | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |