Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË

Shko poshtë 
+6
Euridika
Kosovarja
dibranja
Beton
tom sojer
Sofra
10 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 EmptySat Apr 05, 2008 2:03 am

shume shkrime nga lashtesia qe nuk gjejne dot shpjegim ne gjuhet e ndryshme , kete shpjegim e gjejne pikerisht tek pellazgishtja-..-shqipja, kjo do te thote se gjuha pellazge- shqipe eshte nder gjuhet me te lashta (gjithsesi te Evropes) e po ashtu edhe shume vepra te lashtesise jane te krijuara nga vete ata,pasiqe pranohet gjithsesi se Pellazget ishin nje popull me nje qytetrim t madh prej te cilit mesuan edhe popujt e tjere ..

......
Gjuha:shpirti i shent'i kombit, qe kalon dyke kenduar!
Gjuha: zjarr ku djeg me dritë një mendim i frymëzuar!
Gjuha :afsh'i gjall'i jetes! shpat'e ndritur e lirisë !
Gjuha: yll'i vjershërisë!Gjuha;Verb'i Perëndisë
.............
(L.Poradeci)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 EmptySat Apr 05, 2008 2:14 am

Ago Muji shkruajti:
Urdhri i jehovait eshte nje nder grupet katolike me te medha ne bote.Ne biblat qe ka urdhri i tyre ka nje mbishkrim qe vie qe nga lashtesia dhe deri tash nuk ka mundur te deshifohet.
JHVH VEREHET NE BALLINAT E KETYRE BIBLAVE.Iniciale qe jane te panjohura dhe mistike.Mirpo Gjuzepe Katapano nuk e la pa e spjeguar as kete:JHVH-Je Hyji i Vetem Hyj

Kjo i bie sikur qe ka qene dikur, si për lojë, deshifrimi ADIDAS-it kështu: Adem Demaqi I Denon Armiqët Serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 EmptySat Apr 05, 2008 2:21 am

Xhavo shkruajti:
Kjo i bie sikur qe ka qene dikur, si për lojë, deshifrimi ADIDAS-it kështu: Adem Demaqi I Denon Armiqët Serb.

ishte shaka kjo sigurisht ..

kuptohetqe te folurit-shkruarit ne lashtesi nuk mund te jete ne gjuhen e sotme letrare .. por pikerisht jane deshifrimet qe kan bere shume studjues dhe kuptimin e fjaleve (sidomos ne epitafe ) e kan gjete vetem ne gjuhen shqipe sepse ne gjuhe te tjera s'kan pas asnje kuptim
nderime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 EmptySat Apr 05, 2008 2:29 am

Euridika shkruajti:
Kjo i bie sikur qe ka qene dikur, si për lojë, deshifrimi ADIDAS-it kështu: Adem Demaqi I Denon Armiqët Serb.

Cito :
ishte shaka kjo sigurisht ..

kuptohetqe te folurit-shkruarit ne lashtesi nuk mund te jete ne gjuhen e sotme letrare .. por pikerisht jane deshifrimet qe kan bere shume studjues dhe kuptimin e fjaleve (sidomos ne epitafe ) e kan gjete vetem ne gjuhen shqipe sepse ne gjuhe te tjera s'kan pas asnje kuptim
nderime

E kisha fjalën konkretisht për atë që e kuotova.

Neve asnjëhere s'mund të lirohemi nga interpretimi nacionalist i këtyre qështjeve, sepse ashtu është vendi ne te cilin jetojmë (ballkani). "Si është vendi bëhet kuvendi" - kanë thënë te moqmit. Mirpo neve na duhen këto fakte për ta dëshmuar autoktonin tonë në Ballkan, se përndryshe rrezikon te legjitimohet përndjekja e shqiptarëve nga aty, kinse nga ajo se neve qenkemi ardhacak.
Unë i përgezoj ata që merren me qështje te lashtësisë gjuhësore dhe studime te kësaj natyre. Janë me te vertetë interesante. Mirpo duhet te bëjmë përpjekje qe këto sa me tepër t'i argumentojmë shkencarisht, sepse përndryshe nuk "pijnë ujë askund".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 EmptySat Apr 05, 2008 2:36 am

Te kemi te dytur.! se ekziston edhe nje gjuhe e pakuptuar ,do te thote ''zavendesimi i te pakuptuares'' , ku marin fjaly (HRNARERET) per te bere zavendsim te fjales ,eshte e mundur qe edhe kete gjuhe te kyshte perdore grupi i jehovait.!?

ne ate qe kam lexuar nuk di ne shqipe,mundet te sqaroje kete Nezit Myrta ,une personalishte nuk kam njohuti si quhet ne gjuhe shqipe kjo gjuhe , ne ate qe kam lexuar njihet sy gjuha ..... Loren Ipsum ''zavendesim i te pakuptuares'' por njihet si gjuhe , nese nuk gabohem me shume se 400 vjet.!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 EmptySat Apr 05, 2008 2:56 am

i nderuar xhavo_, sigurisht qe ju kuptoj kur thoni qe duhen vertetuar shkencëtarisht ,
nuk dij a keni pase rast te lexoni librin e Prof. Dhimitri Pilika "Pellazget , origjina jone e mohuar " eshte liber shume i mire ,
ne kete liber autori injoron te gjitha "shtytjet" nacionaliste qe do te ndikonin ne punen e tij prej profesionisti ..
ne kete liber mund te gjeni shume fakte qe i qet ne drite te cilat deshmojne shume qart lidhjen Pellazgo-Iliro-Shqiptare ,
Fillimish ai kishte studjuar edhe "lidhjen " e mudnshme te helenëve me Pellazget ,gjuhen,kulturen ,traditen e tyre ,por sic kuptohet nga libri ajo lidhje me Pellazget e lashte -lidhet vetem me shqipen dhe shqiptaret ..

" Prof.Dhimitri Pilika konsiderohet si nje nga dijetaret me te medhenje shqiptare dhe si pellazgologu me i mire. Njhes i shkeqyeshem i 12 gjuheve te huaja,mes te cilave 5 gjuhe te vdekura, si dhe i mjaft disiplinave shkensore.
Lindi ne korçe me 30 prill 1923,Pasi mbaron Liceun Francez, fillon studimet pran universitetit te Sines ne Itali.
Merr pjese ne Luften Nacional-Çlirimtare ne drejtimi e njesive guerile .Pas çlirimit, me 1945, zgjidhet kryeredaktor i "Zeri i rinise" ne Korçe.Jep mesim ne shkollat e mesme te Korçes,Tiranes,Vlores,Gjirokastres.Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli :Doktor" ne histori e gjuhe shqipeprane fakultetit te Filozofise se PRages,si dhe ne romanistike-helenistike prane Fakultetit te Filologjise po ne Prage . Themelon dhe drejton "Seminarin shqiptar",qender studimeshdhe kerkimesh albanologjike prane Universitetit te Prages ,ku emerohet profesor ne ligjerimin e disiplinave albanistike .Gjate qendrimit afro 15 vjecar ne Prage,nxjerr ne drite 64 botime me brendi arberore,si monografi-doreshkrime, tekste akademike, fjalore, tekste per gramatiken , historine dhe letersine ,antologji te kengeve shqiptare, vepren "Shqiperia vend shqiponjash" ne shqip,anglisht,frengjisht,rusisht etj..
Gjurmon gjithçka qe lidhet me Shqiperine dhe sjell ne atdhe 30 arka me dokumente te rendesishme ,apo siç i quante ai" :Albanica". (marr nga parathenja e librit)

eshte vetem nje prej shume studjuesve Prof.Dhimitri Pilika (edhe nderkombetar) por ka edhe nga ata te lashtesise , qe po vertetojne kete lidhje Pellazgo -Iliro-Shqiptare eshte ne rritje e siper ,e verteta vonon por nuk harron .
nderime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nadi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
nadi


Male
Numri i postimeve : 186
Age : 68
Vendi : shk
Registration date : 10/04/2008

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Dialektet e gjuhës shqipe   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 EmptySat Apr 12, 2008 5:52 am

Dialektet e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose
gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i
ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit,
që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të
Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të
tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre
kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa
dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik,
nga të cilët më kryesorët jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe
hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të
toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut
nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~
votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i
përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).
Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në
r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e
bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht,
janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin
morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me
punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj.
Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa
mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes:
do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç
formave të mësipërme ka formën kam me punue.

Shqipja standarte
Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si
varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një
proòes i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i
saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes
Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin
shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte
i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipëtare nëpërmjet
traktatit të tij, parathënies së “Evetr”-it të pare dhe shume shkrimeve
të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare,
përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të
panevojëshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua
një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i
dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me
synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori
kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i
Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy
variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti
letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre
varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej
zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëhere, shqipja ishte
shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti
turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i
Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nentor të vitit 1908, në
qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas
shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i
mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotesuar me nëntë digrame
(dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja
diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në perdorim gjuha
shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të
Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja leshoi vendin
alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni
letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi
si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e
letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar
për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes
afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar
të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi
disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e
shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për
drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i
Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë
Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njesimin e gjuhës letrare
kombëtare (gjuhës standarte) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te
organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme
për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa
projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy
konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e
gjuhës letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i
ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të
zbatohet në të gjithë hapsiren shqiptare, në Republikën e Shqipërisë,
në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, perpjekje për njesimin e gjuhes
letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e
udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti
i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën
zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë.
Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për
njesimin e gjuhes letrare kombëtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas një
diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e
Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili
ka hyrë në historinë e gjuhes shqipe dhe të kulturës shqiptare, si
Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.
Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë
nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga
Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e
berë deri atëhere për njesimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë,
në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë
një gjuhë letrare të njësuar”.
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarte), mbështetej
kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por
në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të
rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarte, sic janë
“Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme
letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori
Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme
shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 EmptyWed May 14, 2008 5:56 pm

Nadi , ke bërë një përmbledhje shume të mirë më per historikun e standardizimit të gjuhes shqipe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË   GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» GJUHA SHQIPE
» SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR
» A po plagoset sot gjuha shqipe?!
» Gjuha arabe gjuha e katert me popullore ne bote
» Gjuha arabe gjuha e katert me popullore ne bote

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: