|
| Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? | |
|
+4petritkola drenusha Beton Vuthjani 8 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Wed Oct 31, 2007 12:59 pm | |
| Kisha dashur te kyceni ne kete teme, dhe te bisedojme se bashku, se sa i njohim ne trojet tona Shqiptare qe gjinden jashte kufijve Shqiptar... Camerija,trojet ne kufijte e Malit te Zi (Ulqini, Tivari,Podgorica, Plava e Gucia), Lugina e Presheves ne kufinjte e Serbise(Presheva, Bujanoci dhe Medvegja), trojet ne kufijte e Maqedonise ( Shkupi, Gostivari, Kumanova, Tetova, Struga)... Ju pershendes perzemersisht Vuthjani... | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Thu Nov 01, 2007 1:05 pm | |
| Do jap sqarine më posht .
Edituar për herë të fundit nga në Fri Nov 02, 2007 1:52 am, edituar 4 herë gjithsej |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Thu Nov 01, 2007 5:04 pm | |
| Emblema e Qytetit Tetoves. Flamuri Komunes Tetoves Ne Tetove jetojne me se 200.000 banore, nga te cilet rreth 80,3% shqiptare apo me shume nese nuk i vjedhin votat, 14,7% sllavo-maqedon por nuk eshte e verete kjo statistik se shumeicen i kena percjell per bullgari dhe 5% te tjere, te vendosur ne 92 vendbanime. Kam deshire te njihem me gjithe flamurat e komunave tona si dhe me emblemat flm. | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Fri Nov 02, 2007 1:51 am | |
| Unë kam jetuar në komunëne Bujanovcit ku edhe kam lindur ndësa qe 20 vite jetoj ë Gjilan .Jan fashtra malore me Popullsi të pastër Shqiptare të Komunës s Bujanovcit siq jan Muhovci ku edhe ka shkollen fillore si dhe Ambulantën ku gjat viteve të 1940 deri në 1960 nëse nuk gaboj ka qen zyre e vendit për kto fshatra Muhovc, Qarr ,Ramnabuq,Zarbinc ,Pribovc,Suharnë,Novosell,si dhe Gjergjevc.Qarr,nuk kan as shkoll po dueht të udhtojn për në muhovc diku nja 5 km, Ramnabuq, ka pasur vetë shkollën deri në klasëne 4 pastaj jan ndar disa ne Zarbinc kan vazhdura e disa ne Muhovc tet vjeqaren Bilinic, Muhovc Pribovc , shkollen deri klasen e 4 pastaj Zarbic Novosell, ashtu dei klasën 4 pastaj Zarninc , Zarbinc,ka pasur dy shkolla fillore sepse ka qen fasht i madh edh eme hapsir gjeografike . Suharren ashtu edhe ki fshat dei klasën e 4 pastaj në Zarbinc ,Pask ksaj kohe zyra e vendit ka kalu ne Zarbic si dhe shkola 8 vjeqare për fshatrat Ramnabuq ,Pribovc Zarbinc Suharrën si dhe Novosell ,që edhe sod punon syra e vendit në zarbic por mjerisht pa as nji banor sepse gjat Lufte kan ikur te gjit nëpër Kosovë e gjetiu , Për rreth fshatrave Novosel,Suahrren dhe Zarbinc,ka qen Kufiri me Komunen e Vranjës. të banuar plotsisht me Serb do të thot se kta fshatra ndahen Shqiptarët dhe Serbet si i njejti kufi ka qen edhe në kohën e Turkut si dhe në kohën kur ka qen Bugarija në ato pjes Asht rrugë që mund të kalohet edhe me automjete që asht ndertu në ato koha .Si dhe shkon më tutje Gjergjevc dhe lidhet me Buajanovc dhe Vranjë ndahet në dy pjes si dhe në Tersten Desivojc vazhdon për në Medvegje . Dikur në kto pjes kan jetuar diku rreth 3000 Banorë pr nuk jam i sakt mund te jet më shumë. Që mjerisht sod Suharna ,Novosella ,Zarbinca,Ramnabuqa ,Pribovci nuk jeton as kushë. |
| | | drenusha Anëtar
Numri i postimeve : 201 Registration date : 23/10/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Fri Nov 02, 2007 2:34 am | |
| Rreth Gostivarit dhe për Gostivarin janë thurrur shumë legjenda me versione të ndryshme bazuar nga pushtuesit e periudhave të ndryshme. Sipas dokumentit të vetëm nga epoka antike tek historiani Tit Livi (59 p.e.s – 17p. e.s) thuhet se mbreti i fundit i Maqedonisë Pasai (179 – 163) me 10.000 ushtarë pas pushtimit të Uskanës (Kërcovës) pushton qytezën DrauDAK që më pas të pushtohej Oneji (Tetova). Nga këto të dhëna mund të kuptohet se qyteti i vjetër DrauDAK i cili ka pasur rëndësi të madhe, është gjindur në mes të Kërcovës dhe Tetovës, d.m.th. Gostivari i tanishëm. Sipas një legjende emri i tashëm i qytetit është emëruar në kohën e sundimtarit Vukashin edhe atë GOSTI – mysafir. Meqë ka pasur një numër të madh të vizitorëve, miqve nëpër këto vise edhe gjatë periudhës së sundimit të turqve në turqishte vendin e kanë thirur “GOSTIVAR“ (miq ka). Vetë emri Gostivar quhej vend i tubimit të miqve “Qyteti i miqve”. Në vitin 1850 gjeologu dhe balkanologu Ami Beu në përshkrimet për Tetovën në mes tjerave në një pjesë thotë sE në Pollog gindet “fshati I madh” Gostivari, ndërsa si qytet Gostivari për herë të parë është përmendur në dy shkrimet e shekullit XIX. Sipas tyre ky vendbanim i Pollogut ka formuar çarshinë e vet (qendrën) kurse e marta ka qenë ditë pazari. Në vitin 1874 qyteti ka pasur 400 shtëpi, rreth 2000 banorë, ndërsa në fund të shekullit të njëjtë 3500 banorë. Bazuar në shkrimet e Abdylhaqim Doganit, Gostivari merr emrin nga vajza e ardhur nga Tivari që për venbanim ka zgjedhur këtë qytet. Në gjuhën lokale vajza është gocë edhe atë nga Tivari, prandaj del emri Gostivar nga goca e Tivarit. Qyteti i Gostivarit gjindet nëpër anale historike nga historianë në zë të cilët japin të dhëna të rëndësishme për ekzistencën, strukturën, etj. që vërehet edhe në dhënat statistikore që i jep etnologu bullgar Vasil Kincev, sipas të cilit në Gostivar në fund të shekullit XIX ka pasur 3735 banorë, 3180 shqiptarë, 310 të krishterë (maqedon, sërb) 200 romë (cergë), 20 turq dhe 25 vlleh. Ndërsa sot, statistika e Gostivarit është: Nacionaliteti Numri Përqindja
Shqiptar 54038 66.6% Maqedon 15877 19.5% Turq 7991 9.8% Rom 2237 3.8% Vlleh 15 0.01% Serb 160 0.19% Boshnjakë 39 0.04% Të tjerë 685 0.84% Gjithsejt 81042 100% Qytetet me ekzistencë të hershme kanë tradita, histori, kulturë, shenja nga lashtësia, gjë që bën që gjurmët e tyre të duken qartë edhe në ditët tona. Pikërisht qyteti i Gostivarit është i shenjëzuar nga Kulla e Sahatit e cila qëndron si dëshmitare memece e ndodhive këtu, prej vitit 1566 e deri më sot. Kulla në pjesën më të madhe i ka ruajtur veçoritë e ndërtimit dhe nuk është rastësisht përmendore e kulturës. Shënimet dhe përmendoret e kulturës ku janë një numër i madh i xhamive, teqeve dhe kishave na kthejnë në një kohë kur në këto hapësira kanë ardhur turqit. Beu i parë i Gostivarit ka qenë Kara Mustafa Pashai. Gjatë sundimit të Sulltan Ibrahim Kanit (1639-1648) në vitin 1639 bëhet vezir i Perandorisë Osmane. Pas vdekjes së tij, kur e likuidojnë në Stamboll, djali i tij Ebu Bekiri vjen në Gostivar. Si pasanik i madh, pas vendosjes së tij në Gostivar, ndërton xhami, në afërsi të Lagjes Beg. Në vakufnamen prej vitit 1688, të cilën e ka parë personalisht Abdylhaqim Dogani, pranë xhamisë është ndërtuar medrese, që është shkolla e parë në Gostivar, një konvikt për nxënësit e fshatrave të afërta, ku përveç talebeve (nxënësve) janë ushqyer edhe të vobektit nga Gostivari. Në përbërjen e këtij kompleksi ka funksionuar edhe biblioteka. Xhamija e Ebu Bekirit është rrënuar që përsëri ta ndërtojë xhaxhai i tij Ismail Aga. Ai ka qenë pasanik i madh. E ka ndërtuar edhe Kullën e Sahatit, që na e bën me dije se prej atëherë kjo xhami është quajtur Xhamia e Sahatit. Në vitin 1920 kjo xhami rikonstruohet. Verën e vitit 1944 rikonstruohet, që për 50 vite më vonë të ndërtohet në themelet e kësaj xhamie, një objekt i bukur pranë Kullës së Sahatit që ndodhet në qendër të qytetit, Xhamija e re, Xhamija e Sahatit që ka një minare me dy sherife. Fusha e Pollogut është krijuar si pasojë e zhvendosjeve të mëdha tektonike gjatë derdhjes së liqenit që ka ekzistuar në fundin e fushës gjatë tercierit dhe kuarterit nëpër luginën e Dervenit nëpërmjet të Vardarit në Detin Egje. Në këtë fazë gjeologjike është formuar reliefi themelor i fushës së Pollogut. Mali i Thatë me 1853 metra të lartësisë mbidetare dhe Mali Sharr me 2.748 metra të lartësisë mbidetare e shënojnë ambientin nëpër të cilin shtrihet qyteti. Malet perëndimore dhe pjesët e shpatinjve janë të mbuluara me vegjetacion të begatshëm duke u dhënë këtyre hapësirave karakter të theksuar pyllor, ndërsa ato lindore janë të zhveshura dhe të shkreta për shkak të përbërjes gëlqerore. Fusha e Pollogut është në 300-600 metra lartësi mbidetare. Ajo është thesar i vërtetë për prodhimet bujqësore që shfrytëzohet me të madhe. Prodhimi i zhvilluar bujqësor nuk mundet që të thuhet se është dominant, sepse Gostivari sot zhvillohet në qendër moderne biznesi në të cilën zhvillohen prodhimi dhe shërbimet. Baza është në të kaluarën, në zejtarinë e zhvilluar dhe në sistemet e mëdha industriale të cilat për shkak të modeleve të organizimit dhe drejtimit, nuk arritën që të ekzistojnë në garrën e tregut. Këtu një kohë ekzistonin zejtarë kulminantë të cilët tregut i ofronin prodhime të lloj-llojshme, e që sot të mbijnë kompani brendet e të cilave janë të njohura edhe jashta kufinjve të Maqedonisë. Territori i Komunës së Gostivarit është territor mjaft i begatshëm me ujëra të përherëshme dhe të përkohëshme që e mbulojnë territorin duke krijuar gërshetim nga lumenjtë dhe prockat me ujë gjatë tërë vitit . Lumi më i gjatë në Republikën e Maqedonisë, Vardari, buron pesë kilometra në perëndim të qytetit të Gostivarit (në fshatin Vrutok). Në vete i grumbullon lumenjtë dhe prockat më të vogla në rrugën e gjatë deri te Deti Egje. Duke kaluar vërtetë nëpër vise atraktive, Vardari dhe degët e tija, kalimtarit të rastit i ofrojnë kënaqësi të vërtetë që e ka krijuar natyra, e adhuruesve të peshkatarisë përjetim që mbahet mend. Gjallërinë në qytet e jep jeta kulturore. Nën patronazh të rinisë gostivarase në qytet funksionojnë disa Shoqata Kulturoro Artistike, të cilët aktivitetin e tyre e shpalosin qoftë në Shtëpinë e Kulturës në Gostivar, qoftë nëpër vise tjera. Jetë të begatshme dashamirëve të sportit u ofrojnë një numër i madh klubesh si në basketboll, futboll, hendboll. Veçoritë natyrore, veçanërisht malet përreth dhe liqeni i bukur i Mavrovës që ndodhet në vetëm 25 kilometra larg Gostivarit, në të ardhmen duhet që ta promovojnë qytetin në qendër turistike. Për vetëm tridhjetë minuta mund të arrihet në natyrë, në liqe apo mal. D.m.th. ka më shumë shkaqe pse të vihet në Gostivar, të njoftoheni me banorët e tij, me të kaluarën e tij si dhe me të tashmen. Do të jeni të MIRËSEARDHUR. www.gostivari.gov.mk
| |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Fri Nov 02, 2007 4:00 am | |
| Pershendetje te perzemerta te gjithe forumisteve, vellezerve dhe motrave tane kudo qe gjinden brenda dhe jashte trojeve shqiptare... Me vjen shume mire qe po e perkrahni temen qe e hapa, faleminderit shume... Me kete do te njihemi sa me shume me trojet tona, me tokat e premtuara qe na i lane gjysherit e stergjysherit tane. Une sic e thash ne disa raste jam nga Plava dhe Gucia, pikerisht nga Vuthajt, fshat legjendar, nga vendlindja e Ali Pashe Gucise, Jakup Ferrit, Akd.Rexhep Qoses, Akd.Esat Mekulit, Prof.Dr.Sherif Kukes, Prof.Dr Ibrahim Kukes, akd.Rexhep Ferrit, Prof.Zake Prelvukaj,Prof.dr. Halil Ahmetaj, Prof.dr.Isuf Dedushaj, Prof.dr. Isuf Ulaj, Prof Binak Ulaj, art. Lirak Celaj, kengetar: Etno Engjujt- Genc Prelvukaj dhe Milot Hasangjekaj etj.Desha te ceke nder figurat me te njohura te vendlindjes time qe kane dhene dhe po japin per ceshtjen Kombetare. Ne veriun e Shqiperise , ne kufi me Malin e Zi shtrihej krahina e Plaves e Gucise, sot pjese e Malit te Zi ku Kongresi i Berlinit i fali Malit te Zi, Serbise, Maqedonise dhe Greqise tokat tona per ti ngopur syrin armiqeve tone shekullor.Ka nje lartesi prej 900m, lartesi mbi detare, eshte e perbere prej nje lugine te shtrire nepermjet maleve te larta, te cilat e qarkojne si kurore, me nje liqe te bukur dhe 3 lumej, me burimet e njohura te Ali Pashe Gucise, ujvaren Gerla, bjeshken me te larte ne tri shtete Kosove, Shqiperi dhe Mal te Zi, Kollata me lartesi 2680m. Sipas statistikave osmane te vitit 1908-1909 Gucia kishte 12.073 banor, nga keta 9.905 shqiptar ose 82.5%, 1.812 serbe, ose 14.5% dhe 3% te tjere. Tuzi 100% shqiptar me 7.647 banor, Rozhaja me 86.5% banor shqiptar ose 15.032 shqiptar, 2.434 serb ose 13.5%. Ne vitin 1916 nga statistikat austrohungareze Gucia kishte 86.7% shqiptar 6.500 dhe 13.3% serb ose 1.000, ketu fillon renja e shqiptarve me shprengulje ne Shqiperi dhe Kosove, per shkak te perndjekjes politike... Sot Plava dhe Gucia kane rreth 18.000 banor, prej tyre 29% shqiptar, 65% boshnjak(shqiptar te bosnjakizuar), 6% malazias... mbi 40.000 qytetar te kesaj treve gjinden ne SHBA, mbi 15.000 shqiptar qe sot edhe gjithmone kane kontribuar per ceshtjen shqiptare kombetare, ku ka kongresmen, biznesmen qe ndihmuan luften e UCK-se dhe vetem fshati Vuthaj dha mbi 100 ushtar per Ushtrine Tone te shenjte, nder ta mbeti edhe jeton Dedushaj.Pastaj bataloni i Atlantikut i formuar nga bashkevendesit tone ne SHBA, Bruno Selimaj qe dha mbi 18.000.000$ per UCK. I ceki keto pasi qe dua qe te njiheni me afer me nje pjese te trojeve shqiptare dhe te jemi te bashkuar pergjithmone. Ulqini me rrethine ka mbi 55.000 qytetar nga keta rreth 92% shqiptar, qyteti i Ulqinit ka 22.000 banor kryesisht mbi 80% shqiptar. Tivari mund te thuhet si qender ka shume pak shqiptar nje perqindje qe sillet rreth 3% , dikur nder qytetet me te njohura shqiptare, rrethina e Tivarit eshte e banuar kryesisht me shqiptar, kete do te ua tregoj heren tjeter me statistika te sakta. Tuzi ka mbi 90% shqiptar, edhe keto statistika do te ua jap neser. Poashtu edhe per Rozhajen, ju pershendes nga zemra po te kisha mundesine do te postoja disa foto, por ja qe nuk e di se si shkon ne kete forum kjo gje. Nese dikush e din, do te ju kisha lutur qe te me tregoni menyren, ju pershendes dhe ju dua i juaji Vuthjani... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Fri Nov 02, 2007 4:04 am | |
| Mendoje se ne pergjithesi nuk njifen aq sa do te duhej te njifeshin. | |
| | | drenusha Anëtar
Numri i postimeve : 201 Registration date : 23/10/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Fri Nov 02, 2007 5:04 am | |
| Duke fillue nga shkupi ,Kumanova,Gostivari ,Tetova,Struga,Ohri,Prespa,Manastiri ,dhe kalojm ne pjsen tjter Ulqin ,Tivar,guci,Vuthaj,Tuze,dhe medevegje ,Bujanoc,e Presheve jan treva qe ende nuk kemi njohuri te mjaftueshme per to vetem si teritor gjeografik i banuer nga shqipatret per keto treva dhe komuna me rrethin nuik eshte faji i rinis apo edhe i joni qe nuk dijm me gjersesiht por kemi nji pyksim te mos njohurive te duhura , | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Fri Nov 02, 2007 12:06 pm | |
| Prandaj edhe jemi ketu qe cdonjeri qe nje nga nje cep te trojeve shqiptare, ta pershkruan sa me mire vendin, kulturen, popullesine,figurat me te ndritura etj... Do te ju kisha lutur cdo shqiptari ane e mbane trojeve shqiptare dhe jashte saj ti bashkangjitet kesaj teme, dhe te na pershkruaj vendin e tij, qe te gjithe ta njohim dhe te kemi njohuri per nje vend shqiptar... Pershendetje... | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Fri Nov 02, 2007 1:58 pm | |
| Malesia e Madhe- qendra Tuzi Në të kaluaren përfshinte pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë veriore që nga Shala deri te Shpella e Berishes në brigjet e lumit Moraça. Toponimi (emrimi) Malësi del nga fjala shqipe MAL-i me kuptim gjeografik dhe teritorial. Malësia e Madhe ndahet në zonat bjeshkore: Triepshi, Korita e Hotit, Këlmëndi, dhe disa zona te Shkrelit) Zonat malore: Koja, Fudnat, një pjesë e Grudës, pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe Shkrelit Zona fushore: Kopliku, Gruemirë, Buz-Uji, një pjesë e Kastratit dhe Hotit, kurse më së shumti fushë ka Gruda - Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Vllanë, Vrane, Fusha e Tuzit, Mileshë dhe Dinoshë. Cemi (lumi i vetëm në Malesi) e ndanë Malësinë fizikisht në dy pjesë. Malet kryesore janë Deçiqi dhe Suka (në Grudë), Bukoviqi dhe Cemeri (në Hot), Kazhaniku (në Triepsh), Kapa e Brojës (Këlmënd), Mokseti (Kastrat) e tjerë. Në Malësi ka tri klima: e butë-mediterane, malore dhe kontinentale. Në të kaluerën e lashtë ilire në Malesi jetonte fisi i madh Ilir-Labeatet. Tokrat malore të Malesisë së sotme quhënin "Malet e Labeateve" (mons labeatis), fusha afër Liqenit të Shkodres është quajtur liqeni i Labeateve (lacus labeatus). Nga kjo krahine dolen shume trima, shume luftetar qe dhane jeten per trojet e veta e qe sot jane nder emrat me te permendur ne Historine tone Shqiptare:Mic Sokoli, Preke Cali, Ded Gjo Luli, Tringa e Smajlit, Cun Mula e deri tek patriotet e diteve te sotme Fran Vulaj, qe punon per ceshtjen e Kosoves ne shtepine e bardhe.shk.Martin Camaj, pik.Gjelosh Gjokaj,etj etj. Tuzi me rrethine tani ka rreth 16.000 banor, ku 75% jane shqiptar, te tjeret jane kombesi tjera. Eshte rritur kohen e fundit numri i malaziasve, kroateve dhe boshnjakve ketu, per shkak qe eshte ndertuar nje qender per refugjate. keshtu qe mbreme e thash se kishte rreth 90%, por me hulumtim ne internet gjeta qe ka rreth 75% shqiptar ose rreth 12.500 mi... Kjo eshte krahina e Tuzit, qe kerkon qe nje kohe komunen qe i takon, dhe sa me pare lirimin nga burgu i 18 shqiptarve te kesaj treve qe jane te pafajshem, e jane te burgosur tre prej tyre shtetas amerikan, qe jane toruturuan ne menyren me barbare nga popicia malazeze, per gjoja gjetje armesh ilegale dhe terorizem ndaj shtetit te Malit te Zi te cilin ne ua formuam, por qe per te zezen e tyre sa e shoh, per shkak se me 500.000 eshte me lehte se me 8.000.000 banor sa kishte S&M. Pershendetje dhe shpresoj te ndaheni te kenaqur, per informata me te medha kemi dy adresa mjaft te pasuruara me histori, kulture, foto etj. www.plaveguci.eu www.malesia.org | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Thu Nov 15, 2007 7:09 pm | |
| e shkurtër e Preshevës
Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë, Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjat dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t'u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjat kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rrezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga azia. Presheva, emrin që ka edhe sot, ka nga fjala latine që d.m.th. PRESH-Purri dhe EVA-fushë, pra Preshevë d.m.th Fusha purrinjëve.
Gjat Rilindjes Kombëtare Presheva dhe preshevarët kanë qenë mjaft aktiv për çlirimin Kombëtar Shqiptarë. S'bashku me bashkëkombasit e vet anë e mbanë trojeve shqiptare, i kundërshtuan me forcë çdo ligj të dhunshëm të imponuar nga armiqt e sidomos Reformat e Tanzimatit të vitit 1939, deri më vitin 1912, pastaj pjesmarrës në luftërat dhe kryengritjet e ndryshme si atë të Lidhjes së Prizrenit (1878), Lidhja e Pejës (1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të viteve 1908, 1910, 1912 etj.
Arkeologji
Meqë Presheva nuk ka patur mundësi të krijojë instuticione të veta të pavaruara kombëtare, gjithëherë kanë shfrytëzuar format prej më të ndryshme për t'i ruajtur vlerat kulturore-kombëtare dhe etnicitetin e vet kombëtar. Kështu një ndër këto me vlerë jashtëzakonisht të madhe është edhe Muzeu i shkollës në Preshevë. Në këtë muze gjendet një numër i konsiderueshëm i eksponateve që flasin për kulturën dhe të kaluarën e shqiptarëve të këtyre viseve. Aty gjenden eksponate që i takojnë kohërave të lashta parahistorike, në keramikë, armë, filigranologji etj. Prej armëve janë gjetur eksponate të cilat i takojnë viteve 30 të e.s. në katundin e Ilincës (Malësia e Preshevës). Unaza dhe stoli tjera nga filigranologjia janë gjetur në katundin e Zhunicës e që i takojnë viteve 35-ta, më qartë në kohën e Oktavian Augustit. Në Zhunicë dhe Preshevë janë gjetur edhe monedha të po kësaj kohe (vitet e 35-ta). Nga keramika janë zbuluar objekte apo pajisje të ndryshme që i takojnë periudhave të lashta parahistorike rreth 3500 vjet p.e.s |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Thu Nov 15, 2007 7:10 pm | |
| Gjat Rilindjes Kombëtare Presheva dhe preshevarët kanë qenë mjaft aktiv për çlirimin Kombëtar Shqiptarë. S'bashku me bashkëkombasit e vet anë e mbanë trojeve shqiptare, i kundërshtuan me forcë çdo ligj të dhunshëm të imponuar nga armiqt e sidomos Reformat e Tanzimatit të vitit 1939, deri më vitin 1912, pastaj pjesmarrës në luftërat dhe kryengritjet e ndryshme si atë të Lidhjes së Prizrenit (1878), Lidhja e Pejës (1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të viteve 1908, 1910, 1912 etj.
Arkeologji
Meqë Presheva nuk ka patur mundësi të krijojë instuticione të veta të pavaruara kombëtare, gjithëherë kanë shfrytëzuar format prej më të ndryshme për t'i ruajtur vlerat kulturore-kombëtare dhe etnicitetin e vet kombëtar. Kështu një ndër këto me vlerë jashtëzakonisht të madhe është edhe Muzeu i shkollës në Preshevë. Në këtë muze gjendet një numër i konsiderueshëm i eksponateve që flasin për kulturën dhe të kaluarën e shqiptarëve të këtyre viseve. Aty gjenden eksponate që i takojnë kohërave të lashta parahistorike, në keramikë, armë, filigranologji etj. Prej armëve janë gjetur eksponate të cilat i takojnë viteve 30 të e.s. në katundin e Ilincës (Malësia e Preshevës). Unaza dhe stoli tjera nga filigranologjia janë gjetur në katundin e Zhunicës e që i takojnë viteve 35-ta, më qartë në kohën e Oktavian Augustit. Në Zhunicë dhe Preshevë janë gjetur edhe monedha të po kësaj kohe (vitet e 35-ta). Nga keramika janë zbuluar objekte apo pajisje të ndryshme që i takojnë periudhave të lashta parahistorike rreth 3500 vjet p.e.s Në vitin 1832 ndodhi përleshja midis shqiptarëve të Preshevës dhe Hupcin-Pashës së Vranjës. Shkaktar i përleshjeve ishte shtypja dhe trajtimi shumë i keq i popullatës shqiptare nga Hysein Pasha dhe marrja e pronës feudale të Sali Shehut nga Presheva në fshatin Tabanoc. Pasi Hysein Pasha ia preu kokën Sali Shehut, nipi i tij Osman Aga nga Presheva, organizoi shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit në kryengritje kundër Pashës. Kryengritësit morën Vranjën, ndërsa Hysein Pasha iku tek miqtë e tij në Pçinj.
Për të shuar kryengritjen në Vranjë dhe Preshevë erdhi Ymer Pasha dhe me këtë rast shtatëdhjetë kryengritës iu dorëzuan Pashës, të ciliët edhe i deportuan në Azi të vogël.
Më hatisherisherifin e Gjylhanit, shpallur me 3 nëntor 1839, reformat u reklamuan dhe zbatimi i tyre filloi në Maqedoni, Kosovë Lindore me Preshevën. Gjatë viteve 1841-1843 Preshevën e përfshin kryengritja e vrullshme kundër Tanzimatit. Me 1842, shqiptarët e Preshevës, Kumanovës, Bujanocit dhe Gjilanit, nën udhëheqjen e Bajram Voksicës çuan krye kundër sundimit të vrazhdë të sundimit turk.
Në udhëheqjen e kryengritjes u dalluan: Sylejman Toli (i gjati) nga Tërnoci, Selman Rogoçica, Selim Marku, Ymer Presheva, Sheh Hyseni.
Kryengritjet shqiptare kundër Tanzimatit në Preshevë ruhen në këngët popullore:
Dervish Cara lëshon kushtrimin
Sheh Ymeri ia qet tymin,
O ju vëllezër vranjali,
Edhe k`tu i thojnë Shqipëri
Kjo Tetovë fjalë ka que
Ti Preshevë n`këmbë m`u que
Hysen Pashën me rrethue
Të gjallë prej Vranjës mos m`e lëshue. |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Thu Nov 15, 2007 7:12 pm | |
| Lufta e dytë botërore, popullsisë së Preshevës i solli okupimin bullgarë. Me shpresë të realizimit të të drejtave kombëtare, me ideologji dhe forma të ndryshme, udhëheqësit shqiptarë u munduan të realizonin të drejtat sociale kombëtare. Në këtë drejtim kontribut të veçantë kanë dhënë: Abdullah Krashnica, Selim Selimi, Skender Hasani, Xheladin Kurbaliu, Riza Ilinca, Limon Staneci, Selami Hallaçi, Ibrahim Kelmendi, Ali Aliu, Shinasi Hallaçi e te tjerë.
Në emër të ?vëllazërim-bashkimit? forcat çetnike u radhitën në Brigadat Partizane me urdhër që të vrisnin sa më shumë shqiptarë. Me 15 shtator të vitit 1943, forcat çetnike serbe hodhën bomba në natën e Ramazanit në Xhaminë e Preshevës me ç`rast vranë 4 dhe plagosën 28 veta. U bënë masakra në Iseukë, Gosponicë, Sopot dhe vrasje e likuidime të shumta.
Në vitin1945 komuna e Preshevës në mënyrë arbitrare, pa vullnetin e popullit shqiptar dhe me qëllim të asimilimit dhe ngushtimit të truallit etnik, u nda nga Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, për t`u vënë në lidhje kontrolli nga lartë, hërë nga Rrethi i Vranjës e herë nga ai i Leskovcit.
Me 1947 komunës së Preshevës i bashkangjiten edhe këto fshatra: Staneci, Seferi, Caravajka, Peçena, Depca, Maxherja dhe Renatoci, të cilat i takonin komunës së Gjilanit.
Në qershor 1948 u shpall rezoluta e Byrosë Informative, menjëherë pas kësaj filloi edhe represioni, dhuna dhe terrori mbi shqiptarët e Preshevës. Lindi kërkesa publike me nënshkrime të qytetarëve për bashkim të kësaj treve dhe Kosovës me Shqipërinë, kërkesa të cilat u përsëritën edhe në vitin 1968 dhe 1981.
Ngushtimi i të drejtave në Kosovë, suspendimi i Kushtetutës së vitit 1974, marrja e të drejtave vetqeverisëse të organeve të pushtetit lokal, ngjalli vullnetin e popullit shqiptarë që të dalë masovikisht në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, kur shqiptarët e Preshevës u deklaruan për autonomin Politiko-Territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.
Lëvizja për Republikën e Kosovës, vepronte edhe në territorin e Preshevës, që gjatë viteve 1981-1987, organet e sigurimit shtetëror jugosllav, zbuluan veprimtarinë e organizatave ilegale patriotike. Udhëheqësit e këtyre organeve, pa të drejtë u dënuan me shumë vite heqje lirie nëpër burgjet famëkeqe të Jugosllavisë si: Hamdi Ajdini, Jetullah Arifi, Halil Selimi, Milazim dhe Hetem Arifi, Shaqir Shaqiri e të tjerë.
Gjatë sulmeve të NATO-s mbi forcat ushtarake serbo-çetnike, pozita e shqiptarëve ë Preshevës u keqësua. U bë pastrimi etnik me dhunë i fshatrave të Malësis së Karadakut, duke vrarë, djegur e plaçkitur |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Thu Nov 15, 2007 7:12 pm | |
| Pas Luftës së Parë botërore, kur në tokat shqiptare kthehet sërish Serbia, edhe në territorin e Preshevës, si edhe në trojet tjera vazhdon kriminaliteti, plaçkitjet, marrja e tokave, e pastaj edhe shperngulja masive për në Turqi.
Në vitin 1941, me pushtimin e gjermanisë naziste në Jugosllavi, në trevën e Preshevës vjen pushtuesi bullgar, i cili, sipas traditës barbare-kriminale, vazhdon e rrit edhe më shumë plojën mbi shqiptarët (ka pasë raste kur njerëzit e gjallë i kanë futur në furrë të gëlqeres). Në vitin 1944, edhe shqiptarët e Preshevës me rrethinë, si ata të trojeve tjera shqiptare, iu kundërvuan partizano-çetnikëve serbo-malazezo-"maqedon". Mëpastaj këtyre u vijnë në ndihmë edhe bullgarët (nga njësi "fashiste" të shndërruar në njësi "çlirimtare"). Pas rezistencës tremujore, forca të mëdha pushtuese, të armatosura me armatim modern të kohës, depërtojnë sërish dhe okupojnë të gjitha trojet shqiptare nën Jugosllavi. Pushtuesit përsërisin edhe më barbarisht krimet e tyre gjenocidiale (është i njohur krimi famkeq të cilin e bëjnë në bodrumin e "Kafes së Tozës", në Preshevë, ku kanë sharruar me sharrë dhjetëra njerëz shqiptarë të njohur, ndër të cilët edhe Muzeini i Xhamisë, mulla Jusufi). Në vitin 1956, gjatë "aksionit të mbledhjes së armëve", edhe në Preshevë e fshatra është ushtruar terror, që ndikoi të bëhej shpërngulja e një numri të konsiderueshëm shqiptarësh, në Turqi, Europë e Amerikë.
Në kohën kur Kosovës i hiqet "autonomia", vazhdon politika e njejtë serbomadhe në këto troje...
Roli i trevës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në lëvizjen autonomiste shqiptare
Në tetorin e vitit 1912, atëherë kur monarkitë ballkanike i shpallën luftë Perandorisë Osmane, trevat e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës shpërthyen nga flakët. Ndërsa atdhetarët shqiptarë ngarendnin në nëntorin e vitit 1912 në Vlorë, për të valvitur flamurin kuqezi; Presheva, Bujanoci e Medvegja shkruanin epopenë e lavdishme të qëndresës shqiptare |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Thu Nov 15, 2007 7:30 pm | |
| TETOVA.
Qytet,qendër e komunës me të njëjtin emër në RS të Maqedonisë.Tetova ndodhet në fushën e Pollogut.Në P lartësohet masivi i sharritë,ndërsa përballë hapet lugina pjellore që përshkohet nga lumi i Vardarit.Sipas regjistrimite të Vitit 1981 në komunën e Tetoves jetonin rrethe 113 000 shqiptarë dhe 38 000 maqedonas. Shume Historianë të sotëm të antikitetit në Tetove lokalizoijnë Qytetin Ilire të Oaeneumit.Në periudhën e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershëme si shumë qytete të tjera dhe Tetova u demtua rëndë.Megjithatë në shek.XI ajo dallohet midise vendbanimeve të tjera.Në shek.XIII-XIV Tetova përmendet si një nga vendbanimet e luguiës së Pollogut. Procesi i islamizmit në Tetovë e rrethë.që filloi në fund te shek.XVI, u krye me dhunë duke shtypur qëndresën e popullsisë shqiptare.Gjatë sundimi osman.Tetova njihet me emrin Kalkandelen. Nga gjysma e parë e shek.XIX Tetova me rreth 5 000 banorë dhe 210 dyqane ishte një nga qendrat e rëndësishme të tregut të brendeshëm shqiptar.Ajo përmendet si qendër e një rajoni buqësor,si dhe për prodhimin e pushkëve të njohura >>tetovare<<.
Më 1844 Tetova dhe rrethet e saj u përfshinë në kryengritjen popullore kundër reformave të Tanzimanit.Kryengritësit shtinë në dorë Gostivarin,Tetovenë,Shkupin,Prishtinën dhe iu drejtuan Manastirit,por pësuan disfatë në betejë e Katallanovës,afër Shkupit.Tetova dhe rrethet e saj u bashkuan me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit,më pas me Lidhjen e Pejës dhe morën pjesë në kryengritjen e përgjithshme antiosmane të vitit 1912. Gjatë luftës I Ballkanike (1912)Tetova dhe rrethi i saj u pushtua nga ushtria Serbe.ndërsa më 1913 iu aneksuan Mbretëris së Serbisë.Popullsia shqiptare iu nënshtrua shtyjes së egër politike,ekonimike e shoqërore që synonte shkombëtarizimin e këtyre viseve. Gjatë Lufëtes II Botërore Tetova me rrethë 19 000 banorë u përfshi në zonën e pushtuar nga fashizmi italian në fillim si qendër nënprefekture e më pas,nën pushtimin gjerman,qendër e prefekturës me të njëjtin emër.Popullsia e qytetit dhe e rretheve dha ndimësen e saj në LANC.Në fund të luftës shqiptarët e Tetovës si dhe ata të Gostivarit,Strugës e Dibrës hynë në radhët e Brigadës VII të UNC të Maqedonisë e të njësive të tjera partizane dhe luftuan për çlirimin e viseve të tyre e të popujëve të tjerë të Jugosllavisë. Më shumë se 700 partizanë tetovarë dhanë jetën ne luftën kundër pushtuseve fashistë. Objektet më të rëndësishme ekonomike të komunës së Tetoves janë Kombinati i Teksilit dhe ai elektrometalugjik,fabrika e konfesioneve,e drurit,e plastikës,e lëkurëve etj. Tetova konsiderohet një nga viset e prapambetura të Jugosllavisë.Papunësia dhe emigracioni ekonomik në botën e jashtme,që karakterizojnë këtë komunë,kanë prekur veçanërisht popullsinë shqiptare.Në mars 1984 në komunen e Tetoves kishte mbi 4500 të papunë të regjistruar.
Mare nga Fjalori Enciklopedik Akademia e shkencave Botur Tiran 1985 | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Thu Nov 15, 2007 7:59 pm | |
| TETOVA SOT
Tetova gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Ajo nga veriu kufizohet me Kosovën, në lindje me Shkupin, në jug me Makedonski Brodin dhe në jugperëndim dhe perëndim me Gostivarin. Tetova me sipërfaqe prej 1080 km2 shtrihet në pjesën e poshtme të fushës së Pollogut dhe është e rrethuar me Malin Sharr dhe Malin e Thatë, me një lartësi mbidetare prej 460-500 m. Klima mesatare kontinentale me temperaturë mesatare vjetore reth 11.6O°.
Në Tetovë jetojnë afër 200.000 banorë, nga të cilët rreth 80,3% shqiptarë, 14,7% sllavo-maqedonë dhe 5% të tjerë, të vendosur në 92 vendbanime.
Tetova ishte qendër ekonomike, kulturore dhe administrative që në kohrat antike ku përmendet me emrin Enea. Në vitin 2005 nga komunae Tetovës janë ndarë edhe nëntë komuna tjera, të cilat si qendër e zhvillimit marrin Tetovën.
Demografia
Shiquar nga aspekti demografik në Tetovë jetojnë afër 200.000 banorë, nga të cilët rreth 80,3% shqiptarë, 14,7% sllavo-maqedonë dhe 5% të tjerë, të vendosur në 92 vendbanime. Ndërsa në bazë të përkatësisë fetare mbi 85% i përkasin fesë islame kurse të tjerët asaj ortodokse.
Karakteristikat demografike të Pollogut të Poshtëm, siç janë gjendja numerike e popullsisë, dendësia e popullsisë, trendi i ecurisë dhe struktura e popullsisë, e caktojnë zhvillimin e mëtejshëm të hapësirës së Pollogut të Poshtëm.
Ecuria e numrit të përgjithshëm të banorëve në territorin e komunës paraqet rritje të dinamikës së shprehur. Kjo dinamikë është shumë më e madhe te banorët e qytetit, se sa te banorët e fshatrave. Shkalla e ecurisë së banorëve të përgjithshëm të qytetit ndërmjet dy regjistrimeve të fundit të viteve 1961-1971, shënon 4,1% të shkallës vjetore të rritjes. Shkalla e rritjes së popullsisë fshatare për periudhën e njëjtë është 2,0%. Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore shënohet dukuria e rritjes permanente të popullsisë së qytetit, e cila në vitin 1946 ka përbërë një të pestën (20,9%), në vitin 1953 diçka më shumë së një të pestën (21,7%), që në vitin 1961 të rritet dhe të arrijë gati një të katërtën e popullsisë (24,2%), ndërsa në regjistrimin e vitit 1971 përbën më shumë se një të katërtën (27,2%).
Numri i banorëve të qytetit rritet, jo vetëm si rezultat i ecurisë natyrore të popullsisë, por kjo rritje kushtëzohet me shpërnguljen intensive të popullsisë nga vendbanimet qytetëse (rurale). Për dinamikën e numrit të përgjithshëm të banorëve në hapësirën e Pollogut të Poshtëm është karakteristikë një rritje e shpejtë në krahasim me territoret e tjera të Maqedonisë. Popullsia e kësaj hapësire dallon për nga lindshmëria më e madhe natyrore e saj, që është pasojë e natalitetit shumë të lartë dhe e rënies së mortalitetit.
Karakteristikë themelore demografike të Pollogut të Poshtëm është dendësia shumë e madhe e popullsisë, e cila sipas regjistrimit të bërë në vitin 1994 për territorin e komunës është 163 banorë në 1 km2. Hapësirë më e banuar është hapësira rrafshinore me sipërfaqe 392 km2, sipas së cilës rezulton se në 1 km2 jetojnë 379 banorë. Dendësia e popullsisë në territorin e komunës është dy herë më e madhe nga dendësia mesatare e popullsisë së Republikës.
Në bazë të dendësisë së shprehur të popullsisë vërehet shkallë shumë e lartë e natalitetit, e cila në regjistrimin e fundit të vitit 1997 ka qenë 20,3‰, mortaliteti 6,9‰, kurse shtimi natyror 13,4‰.
Shtimi natyrorë i popullatës Tendenca e deritashme e shprehur e strukturës së popullsisë sipas gjinisë, gjatë së cilës numri i popullsisë së gjinisë mashkullore është shumë më i madh në krahasim me atë të gjinisë femrore, është karakteristikë specifike për krejt Republikën e Maqedonisë, e cila është e shprehur posaçërisht në territorin e Pollogut të Poshtëm. Dekadave të fundit, për shkak të rritjes së standardit jetësor dhe shoqëror dhe të përmirësimit të kushteve jetësore, është bërë ndryshimi i strukturës së popullsisë sipas gjinisë.
Marrë në përgjithësi për tërë hapsirën e Pollogut të Poshtëm, raporti numerik në mes të personave të gjinisë mashkullore dhe asaj femrore sipas viteve regjistruese ka ndryshuar krahas lëvizjes së numrit të përgjithshëm të popullsisë.
Struktura e moshës së popullsisë në territorin e komunës ndryshon dukshëm nga ajo e qytetit. 46,3% e popullsisë së përgjithshme të komunës është aktive me punë, kurse pjesa e mbajtur e popullsisë (e moshës deri 20 vjeçare) është 47,8%. Ecuritë e vërejtura të popullsisë, sipas kësaj karakteristike, janë shumë të pavolitshme në krahasim me ecuritë e vërejtura në nivel të Maqedonisë. Sipas të dhënave nga regjistirmi i fundit i Maqedonisë, 43,0% i numrit të përgjithshëm të popullsisë i takon grupit të popullsisë së mbajtur të moshës nën 20 vjeçare.
Struktura e moshës së popullsisë, siç është theksuar edhe më lartë, është faktori i përcaktuar i formimit të popullsisë së aftë për punë. Një kontingjent i popullsisë së aftë për punë në territorin e komunës së Tetovës formohet nën kushtet specifike dhe prej këtu struktura ekonomike e popullsisë së komunës dhe të qytetit, kanë karakteristika të veta specifike.
Përgatitja shkollore e popullsisë së komunës së Tetovës gjatë periudhës së viteve 1961–1994 Pregaditja shkollore e popullsisë, të moshës mbi 10 e 15 vjet, në të kaluarën jo të largët, nuk ka qenë e përshtatshme. Ndërkaq, në dekadat e fundit dukshëm ka filluar të përmirësohet përbërja arsimore e popullsisë. Kështu që me sjelljen e ligjeve të ndryshme për ndjekjen e mësimeve në gjuhën amëtare në arsimimin fillor, të mesëm madje edhe në atë të lartë e superior (këtu vlen të përmendet edhe funkcionimi i Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Evropës jug-lindore, që sigurisht do ti japin një zhvillim të hovshëm arsimimit në gjuhën shqipe) dukshëm është ngritur niveli arsimor i këtyre trojeve. Mirpo edhe krahas ngritjes arsimore të popullsisë, prapseprap, edhe sipas regjistrimit më të ri të popullsisë, ende ka numër të konsiderueshëm të personave pa pregaditje shkollore ose me arsimim të ulët, veçanarisht në mesin e popullatës femrore.
Ekonomia Pas shkatrimit të Federates sllave dhe luftrave të viteve 2000 industria e Tetovës është shkatruar po thuaj se tërsisht. Gjatë viteve të fundit (viteve 2000) me shpërbërjen e pronës shoqërore bëhet privatizimi i cili ngadal fillonë të lulëzojë.
Prodhimet më të njhura industriale me të cilat ekonomia e Tetovës përfaqësohet në tregun e regjionit dhe më gjërë janë: prodhimet e drurit (mobilje kualitative), metalo-plastikës, prodhime të materijaleve ndërtimore.
Turizmi Turizi në ekonomin e Tetovës zë një vendë të rëndësishem. Kryesishtë si vende dhe objekte turistike janë të njohura : Qendra rekreative - turistike "Kodra e Diellit" në shpatet e Sharrit që është e njohur për zhvillimin e sporteve mbi borë gjatë dimërit, sidomos të skijimit; si dhe objektet e shumta me vlerë kulturore dhe historike si Kalaja e Tetovës që ndodhet mbi qytet.
Kodra e Diellit
është një vend turistik në qytetin e Tetovës. 'Kodra e Diellit' në të vërtetë është një qendër rekreative për skijim. Sa i përket shtrirjes së tereneve për skijim në teritorin e Maqedonisë 'Kodra e Diellit' ka shtrirjen dhe përshtatshmërinë më të mirë si për rekreim si për përdorim më të gjërë për gara sportive. Para luftës së vitit 2001 kjo qendër kishte popullaritet më të madh, kurse pas kësaj kohe popullariteti disi ka mbetur vetëm ndër shqiptarët. Si duket janë mirë duke funksionuar mekanizmat propagandues maqedonas se vendet ku janë të banuara me shqiptarë gjithnjë janë burim rreziku
Kultura Pozita e mirë gjeostrategjike, të ndodhurit në udhëkryq si dhe pologu me tokë pjellore, Tetova ua tërhiqte vëmendjen pushtuesëve të ndryshëm. Në shekullin e XV këtë qytet e pushtojnë turqit. Me ardhjen e turqëve u zhvillua kultura. Vatër e saj bëhet kompleksi i Teqes Bekteshiane-HARABATI(Teqe) 1538 – 1548 e ndërtuar nga ana e Sersem Ali Dedes.
Osmanlinjtë Tetovës i dhuruan shumë objekte publike e fetare të kulturës islame: xhami, teqe, kuzhina publike për të varfër, hamame(banjat publike), shadërvane etj.
Është për t’u përmendur biblioteka e Teqes së Arabatit shek XVIII – XIX sepse në të kultura dhe arsimi u zhvillua krahas fesë islame. Në këtë bibliotekë bëhej edhe kopjimi i veprave të intelektualëve të kohës me kaligrafi të zgjedhur të cilat më vonë zbukuroheshin me prnamente të mbështjellura me lëkurë.
Në Tetovë kemi Kalanë e Tetovës, që ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. U ndërtua më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Ky objekt kulture paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar. Përbërja e saj është komplekse (pjesa e brendëshme ka pesë saraje, kuzhina të mëdha, banja, një pus në mes dhe tri tunele për dalje) gjatë luftrave pësoi rënime të shumta.Në Tetovë është edhe biblioteka "Koço Racin", muzeu memorial, arshivi historik etj.
Tetovën sot e zbukuron objekti i ndërtuar në themelet e xhamisë së Çarshisë më vitin 1975 – Pallati i Kulturës. Në këtë Pallat paralelisht zhvillohet kultura e të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në këto troje, edhe atë nëpërmjet të aktiviteteve të ndryshme kulturore siç janë: aktivitetet muzikore, të dramës, të artit figurativ, aktivitete që kanë të bëjnë me letërsinë etj.
Nga aktivitetet muzikore vlen të përmenden koret e ndryshme si p.sh. kori i përzier rinor, kori i femrave dhe kori i meshkujve si dhe shoqëritë e ndryshme kulturo-artistike. Duhet patjetër përmendur edhe sukseset me vlerë Botërore të këtyre koreve siç është kori i përzier rinor, i cili nën dirigjimin e prof. Arifhikmet Xhemaili, solli medalje të argjent nga Olimpiada Botërore në Linc të Austrisë në vitin 2000, kurse më vitin 2001 në Wermigerode të Gjermanisë të njëjtit fituan medalje të artë.
Nga shoqëritë kulturore artistike dallohen : SH.K.A."Xheladin Zeqiri" (1949;shqiptare), "Iljo-Antevski Smok"(maqedonase) dhe "Jeni Hajat"(turke).
Kur flitet për muzikën shqiptare në Tetovë por edhe në përgjithsi nuk mund të mos përmendim grupin me më renome në gjith trojet shqiptare Elita 5.
Në shërbim të aktiviteteve të dramës funkcionojnë studioja e dramës për fëmijë, të rinjë dhe studioja për të ritur. Në kuadër të Pallatit të Kulturës gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ në të cilën afirmohen dhe zhvillohen amatorë respektivisht profesionist të këtij arti me që organizohen galeri të ndryshme artistike.
Nga aktivitetet letrare dallohen klubet letrare edhe atë K.L."Klubi letrar 94"(shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejçinoviq", të cilët organizojnë promovime të ndryshme të librave, mbrëmje letrare të përcjellura me lexim në prozë dhe poezi kushtuar shrimtarëve tanë të së kaluarës dhe për raste tjera solemne, shpallin konkurse të punimeve të artistëve të rinj të letërsisë etj.
Shkollmi Në vitet 2000 në Tetovë punonin 7 sholla fillore me rreth 9100 nxënës, 5 shkolla të mesme ë përgjithshme dhe profesionae me rreth 10 000 nxënës, 2 shkolla të larta, Universiteti i Tetovës USHTdhe Universiteti i Evropës Juglindore - UEJL.
Shkollat e mesme Tetovë Statistikat për numrin e nxënësve 2005/2006:
Mësimi zhvillohet në tre gjuhë: Gjuhën Shqipe ka 6952 nxënës Gjuhën Maqedone ka 2017 nxënës dhe Gjuhën Turke ka 146 nxënës Numri i Pedagogëve është 535. Për të dhëna më të sakta shikoni Shkollat e mesme Tetovë.
Objektet kulturore
Bibloteka e Arabatit Pas pushtimit osman në shekullin XV dhe më përhapjen e kulture osmane në këtë pjesë të Ballkanit, në Tetovë si qendër me ndikim vështrohej Teqja e bektashive Harabati e ndërtuar gjatë vitve 1538 - 1548 nga Sersem Ali Dedes. Gjatë sundimit Osmanë në Tetovë dhe rrethinën e saj ndërtohen shumë objekte publike të cilat në kohën më të re shërbejnë edhe si monumente kulturoe. Një nga këto objekte është edhe Bibloteka e Arabatit e cila përpos që shërbente për përhapjen e kulturës islame kryente edhe funksionin e shkollës gjatë shekujve XVIII - XIX. Në këtë Biblotekë bëhej kopjimi të kaligrafisë t cilat zbukuroheshin me prnamente të mbështjellura me lëkurë.
Kalaja e Tetovës Kalaj e qytetit ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi qytet. Është ndërtuar më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Për brendin e Kalasë janë interesante pesë "saraje", kuzhina e madhe, banja, pusi si dhe tri tunelet. Fatëkeqësisht gjatë përleshjeve t kryengritësve shqiptarë me ushin maqedonase në vitet 2000 një pjesë e madhe e Kalasë është dëmtuar.
Bibloteka "Koço Racin" Bibloteka "Koço Racin" shërben si biblotekë, muze memorial dhe arkivë historike.
Pallati i kulturës
- ku gjendet Biblioteka e Qytetit
Pallati i Kulturës Pallati i Kulturës është kompleksi i ndërtuar më 1975 mbi themelet e xhamisë së Çarshisë. Në këtë kompleks zhvillohen aktivitete të ndyshme kullturore të të gjitha nacionaliteteve të qytetit. Në aktivitetin e kultures muzikore janë të angazhuar Kori i përzier rinorë, Kori i femrave.
Shoqërit kulturore Muzika Kori i meshkujve dhe shoqëri të ndryshme kulturo artistike. Kori i përzier rinor nënë udhëheqjen e dirigjentit prof. Arifhikmet Xhemaili është i njohur edhe në skenen ndërkombëtare. Ky korë ka arritur disa suksese në festivale të ndryshme si : medalja e argjendë në Olimpiada Botërore në Linc të Austrisë (2000), medalje të artë në Wermigerode të Gjermanisë 2001.
Shoqëria Kulturo Artistike (SH.K.A.) "Xheladin Zeqiri" e themeluar më 1949zhvillon aktivitete në gjuhën shqipe ndërsa shoqëria "Iljo-Antevski Smok" në gjuhën maqedonase dhe për gjuhën turke, shoqëria "Jeni Hajat".
Elita5,Rock grupi Elita 5 - Tetovë Muzika argëtuese tetovare në botën shqiptare është e njohur me këngët e grupit ELITA 5
Muzike Kori i perzier i qytetit nen udheheqjen e dirigjentit Jeton Pustina ka aritur suksese te medhe ne festivalet brenda dhe jasht vendit.Ne festivalin TEHO ne Tetove është renditur nder koret me te mira te Ballkanit dhe ne festivalin shteteror te Kavadarcit duke e fituar vendin e pare.
Arti Figurativ Galeria e Arteve dhe Atelia e Artit Figurativ po ashtu gjenden në Pallatin e Kulturë dhe ju shërbejnë banorëe të qytetit për ekspozitat e ndryshme. Në kuadër të Pallatit të Kulturës gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ në të
Letërsia Pasurimi kulturorë ii Letërsis në Tetovë bëhet nga klubet letrare të qyetit si: K.L. "Klubi letrar 94" dhe "Ditët e Naimit" (shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejçinoviq". Këto klube letrare organizojnë promopvime të ndryshme letrare, mbrëmje letrare dhe disa aktivitet të cilat janë të njohura në nivele ndërkombëtare.
Sporti
Futbolli Në Tetovë veprojnë këto klube të futbollit:
KF Shkëndija KF Renova KF Drita | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Thu Nov 15, 2007 11:00 pm | |
| DIBRA
Dibra është qytet mjaft i vjetër. Emri i saj përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin fisin Ilir, fisin e Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolomeu në shekullin e dytë të erës sonë konfirmon në hartat e tija planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij Doberët. Hulumtimet arkeollogjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër.Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të ëndësishëm në historinë e këtij regjioni. Ky qytet ka qenë udhëkryqi kreysor i këtij regjioni nepër të cilin kalonte edhe VIA IGNATIA. Më vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XIX, ka afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike. Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arhitek-turën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 11.000 banorë dhe 462 shitore. Por mbas turbullirave dhe luftave Ballkanike ky vend e humbi rëndësinë e vet, ashtuqë sot është një nga vendet më të pazhvilluara ne Maqedoni. Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të ndryshëm dhe dha një ndihmesë të veçantë në luftrat shqiptaro-osmane nën udhëheqen e Skënderbeut. Dibra si vend i vjetër ka dhe traditën e vjetër të saj, e cila mund të themi se në mënyrë fanatike rruhet edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja të veçanta me të cila dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse ka pasë ndikime të kulturave tjera, dibranët akoma i rruajnë zakonet e vjetra, këngët e tyre të vjetra, lojrat, veshjen dhe të gjithë simbolet tjera etnografike. Sot ka një stagnim në zhvillimin e sportit dhe kulturës ne mesin e të rinjve, për arsye se shoqëritë dhe objektet e shumta që më parë egzistonin, sot nuk janë aktive apo kanë një aktivitet simbolik Shoqëria e parë kulturore artistike "Liman Kaba" e cila ka qenë e njohur gati në tërë viset shqiptare tani është shkryer në SHKA "Haki Stërmilli". Mund të përmendim teatrin "Qemal Ajdini" në të cilin teatër janë shfaqur shumë pjesë dramatike nga artistë profesional dha ametërë dibranë. Ekziston edhe grupi i këngëve qytatare "Penestija" i cili gati çdo vit organizon festivalin e këngëve qytetare "Këngët e Penestijes". Këtu mund të përmendim edhe klubin e shkrimtarëve "ART klub" i cili gati çdo muaj bën prezentim të ndonjë libri të ri të shkruar nga anëtarë të saj. Nga fusha e sportit do të përmendim klubin më të vjetër futbollistik "Korabi", i formuar në vitin 1923, klub në të cilin kanë kaluar shumë gjenerata lojtarësh, ne këtë moment luan në ligën e tretë perëndimore. Në Dibër kemi dhe dy klubet të karatesë "Uraniku" dhe "Korabi", klube të cilët kanë prezentuar shpirtin sportiv të dibranëve nëpër garat internacionale evropiane duke fituar mdalje nëpër këto gara. | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Thu Nov 15, 2007 11:17 pm | |
| DIBRA SOT Demografia Sipas të dhënave statistikore në vitin 1994 në Komunën e Dibrës jetojnë 17.588 banorë nga të cilët 77% jetojnë në qytetin Dibër ndërsa 23% jetojnë nëpër fshatrat perreth qytetit. Dukuria e migracio-nit në Dibër është dukuri mjaft e përhapur. Për shkaqe ekonomike, socijale dhe politike mbi 10.000 banorë janë shpërngulur në SHBA dhe në vendet e Evropës perëndimore poashtu është i madh edhe numri i atyre që përkohësisht janë duke punuar nëpër vendet e Evropes perëndimor. Poashtu është prezente edhe dukuria e migracionit në relacionin fshat-qytet që ndodh për shkaqe të mungesës së infrastrukturës dhe kushteve të vështira për jetësë në fshat. Popullata e Komunës së Dibrës është shumë nacionale. Sipas strukturës nacionale në komunë dominon popullata Shqiptare me 62.2%, Maqedonas ka 18.8%, Turq 11%, Romë 6.3% dhe të tjerë 1.7%.
Ekonomia-Komuna e Dibrës rradhitet në rendin e komunave të pazhvilluara. Si vepreimtari kryesore ekonomike dominon bujqësia dhe blegtoria. Sipërfaqja e përgjithshme agrare në komunën e Dibrës përfshin 7.708 ha nga e cila tokë 33.4% është tokë e punueshme, kullosat përfshihen me 22% ndërsa me pyje përfshihen 44.6%. Si pauri natyrore të qytetit mund të përmendim ujërat më të njohura termo-minerale në Europë, rezervat e mëdha të gipsit si dhe liqenin hidroakumulues si burim të energjisë. Industria ka qenë promotori kryesor i proçeseve pozitive të zhvillimit të ekonomisë në komunën e Dibrës."Banjat e Dibrës" në Kosovrast dhe Banisht përveç se janë organizatë shëndetsore ato mund të ofrojnë edhe shërbime turistike dhe hotelierike, ato paraqesin dhe një potencijal të pashfrytëzuar. Nga kapaciteti i mundshëm prej 150.000 bujtjeve në vit ato shrytëzohen me 40% dhe atë djatë maujve të verës.
Arsimi Përqindja e nxënësve të cilët kalojnë nga shkolla fillore(tetëvjeçare) në shkollën e mesme është rreth 85%, prej të cilëve rreth 65 % vazhdojnë në Dibër, dhe 20% vazhdojnë në qytete tjera. Mesatarja e nxënësve të cilët kalojnë nga shkolla e mesme në shkollë të lartë është rreth 70%(për 7 vitet e fundit), dhe më konkretisht vitin e kaluar nga 151 nxënës, 90 prej tyre vazhdojnë në shkollë të lartë (90% e tyre në UEJL, Univerzitetin e Prishtinës, Tiranës, Manastirit, Shkupit, shumica e të cilëve nuk shfrytzojnë bursa shkollore). Shkalla e kalimit të kuadrit me arsim të lartë në qytete tjera është shumë i vogël. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Fri Nov 30, 2007 10:22 am | |
| Shipkovica F Shipkovicë gjendet vetëm 10 Km.ne veriperendim të Tetovës, në zemër të malit Sharr. Dokumente të shkruara saktësisht dhe të vërtetuara shkencërisht ende nuk ka për Shipkovicën, por tradita e lashtë historike e gojdhënave tek shqipëtarët ka lanë përplot të dhëna të cilat japin material mbi gjenezën e formimit të këti fshati . Thuhet se themelues i parë i këti fshati ka qenë banori i parë i quajtur Shipë-Kolë . Ky njeri dihet se ka rjedhë nga një fis i quajtur Voka. Kurse fis i dytë ishte Mjaki. ANALIZË E SHKURTËR E THEMELIMIT TË KËTI FSHATI
Në të kaluarën, pa edhe sot si zakonisht njeriu krijon vendbanime aty ku ka kushte jetësore të sigurta. Pa dale të analizojmë pse pikërisht, këta njerëz e krijuan Shipkovicën si vendëbanim: Shqipëtarët me që jan popull tepër patrotik, kurrë nuk duan që tju cënohet identiteti kombëtarë, dhe kanë dëshirë të madhe të jenë të pamvarur si ekonomikisht ashtu edhe politikisht. Po ç kishte Shipkovica që i tërhoqë këta njerëz të asaj kohe që të krijojnë vendbanim pikërisht këtu ? Po të analizohet me thellsisht reliefi dhe kushtet gjeografike të këti tereni na dalin gjëra të çuditshme se sa vigjilent ishin themeluesit e këti vendbanimi. Ky teren ka pasuri të pa tundura natyrore që nuk i gjen dot në terene të tjera në rrethin e Tetovës. 1. Shipkovica ka uj të pishëm aq shumë sa që sot e furnizon edhe qytetin e Tetovës. 2. Shipkovica ka aq shumë Drunjë të të gjithë llojeve sa që sot e ushqen edhe tërë ekonominë e industrisë së drurit në Tëtovë. 3.Shipkovica ka aq shumë teren të hapur për blegtori sa që është në gjëndje të mbajë gjallë jo vetëm Shipkovicasit por edhe më tepër. 4. Bjeshkët e shipkovicës jan aq të përshtatura si për Blegtori, Turizëm dimërorë dhe verorë. Është për të përmendur se këta themelues të këti vendëbanim ishin projektorë të pazëvendësuar të të gjithë kohrave. Por jo vetëm kaq, Shipkovica ka tokë prodhuese për nevojat të mjaftueshme të banorëve si dhe për treg, ka pemë të të gjitha llojeve, Prodhon gështenja, molla, dardha etj. Klima në këtë teren është aq e theksuar dhe e ndarë në 4 sezona të përpikta sipas ligjeve të natyrës. Nuk ësht shumë e thatë vera , nuk është i pa lëvizshëm dimri Prandëvera përplotë me freski natyrore dhe Vjeshta i ka ligjet e plota natyrore në këte teren. Këto ishin vyrtytet natyrore që posedon ky teren si vendëbanim, a nuk është dhuratë natyrore për këta banorë ? Pikërisht projektorët e këti vendëbanimi meritojnë respekt dhe lavdatë për vigjilencën e projektit për vendbanim. Shipkovica historikisht kishte kushte ekonomike të mjaftueshme për vendëbanim, por Shipkovica ka edhe sot e kësaj dite kushte të mira ekonomike për vendbanim. 1: Kodra e diellit ofron kushte të mira për turizëm. ( Ekonomi në perspektivë për të ardhmen) 2: Ujrat e Shipkovicës ofrojnë kushte të mira Energjetike (perspektivë ekonomike për të ardhmen ) 3: Përdorimi i drurit për mobilje dhe prodhim të letrës etj ( është perspektivë e ekonomisë së këti vendbanimi )Vetëm ka nevojë për lniciativën e banorëve të këti vëndi. 4: Prodhimet e blegtorëve ( Perspektivë për të ardhmen ) 5: Futja e prodhimeve të Langjeve nga pemët e prodhuara nga ky teren etj ofrojnë perspektivë për banorët e këti tereni. Nga e gjithë ajo që u përmend më lartë tregon se ky vendbanim ka kushte për jetë të begatshme në këte teren. Pikërisht për këte themeluesit e parë Vokët dhe pasardhsit Mjaket e më vonë edhe fiset tjera si Gjura, Fandet, Hadret, Çadelët Oruçet Matët, e Lekët kishin arsye pse të jetonin në këte teren, dhe më vonë do ta krijojnë këte vend legjendarë që të njihet edhe në rruzullin toksorë me vyrtytet e tyre si patriotike, miqësore dhe bujare. Ka arsye pse të krenohet Sharri me bijtë e vetë. Shipkovica ka përjetuar gjithmonë tronditje politike nga okupatorë të të gjithë ngjyrave , por kur sësht përkulur, dhe asimiluar ky popull në këte teren. Përkundrazi si zakonisht ka luajtur rol vendimtarë për çështje patriotike në të gjitha kohët, dhe do mbetet besnikë në histori edhe në të ardhmen. Sipas disa të dhënave shkencore Shipkovica egzton si vendbanim që nga periudha Trako-Ilire dhe për herë të parë haset në dokumentet turke të vitit 1453. Ja dhe ca fshatra tjera .... Fshati Buzovcë Fshati Gajre Fshati Liseci Fshati Brodec Fshati Buzofcë Fshati Veshallë | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Fri Dec 07, 2007 7:12 am | |
|
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Mon Mar 10, 2008 10:58 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Fri Dec 07, 2007 11:56 am | |
| Fshati Bozofc:
esht në zemër të | Malit Sharr si dhe gjendet rreth 18.5 km në perendim të Pollogut. Ky fshat ka rreth 120 shtëpi ku 100% janë të kombësisë shqiptare, kurse rreth 30% e shqiptarëve të këtij fshati jetojnë në vendet perendimore.si në Gjermani, Zvicër, Itali, Austri, etj. Popullsia e këtij fshati merret zakonisht me bujqësi, tregti, kurse kohëve të fundit pakica e të rinjët e këtij fshati merren edhe me artizanate të ndryshme dhe me puntori profesionale dhe një pjesë e të rinjëve punojnë por fshati Bozofcë eshtë i pa zhvilluar, me infrastrukturë të dobët dhe ballafaqohet me probleme të shumta. I takon | Komunes se Shipkovices. Po në fshatin Bozofc si legjendë e pavdekshme e Sharrit... pati fatin ti njohë e ti ketë mik të shtëpisë, intelektualë, shkrimtarë, gazetarë, luftëtarë e atdhetarë të shumtë, njerëz të përmalluar ndaj kombit e atdheut, të vetëdijshëm duke qenë në shërbim të shqiptarizmit.
Fshati ka një ambulancë, një ahami, ka shkollën fillore deri në klasën e tetë, por vlenë edhe të theksohet se ka një numer te madh shitoresh, një në hyrje të fshatit ku ndahet rruga për në mesin e fshatit dhe një në hyrje të fshatit (menjëherë pas shitores së parë) kurse një në mes të fshatit, të githa këto shitore janë të pronarve Shqiptarë, ku fshatarë e këtij fshati furnizohen me gjërat e nevojshme.
Fshati kufizohet me fshatin Veshallë, Në këtë fshat siç cekëm më lartë funksionon edhe zyra e vendit që gjenden në komunen e fshatit Shipkovic, në të cilën kryen të gjitha punët administrative të fshatit, por edhe të fshatrave: Veshall, Veic, Brodec etj.
Në historinë antike ky fshat si edhe fshatrat e shënuar më lartë kanë qenë të banuar me Ilirë, këtë më së miri e ka vërtetuar
Veshalla: MALESIA E VERRINIT
Fshati Malesi e Verrinit ish lubiqev shtrihet ne teritorin e prizrenit ka afro 200 shtepi shumica jetojn jasht shtetit kurse mbi 200 familje jan shperngulur ne qytet (TETOV)
Historia: malesia e verrinit shtriet ne teritorin malor te prizrenit gjat luftes se fundit te ushtris qlirimtare ka qen i vendosur spitali ushtarak kuzhina e ushtris dhe logjistika kurse ne ofenziven e shtatorit 1998 te forcave serbe pas ni beteje3ditshe ishte djegur i ter fshati ku ran shum deshmor kurse mbas luftes iter fshati u ri ndertua me vet financim pa ndimen e organizatave humanitare
SHIPKOVICA ANTIKE DHE AKTUALE Duke hulumtuar botën etnike shqiptare dhe duke kërkuar shpirtin e fshatit Shipkovicë. I shtrirë në trekëndëshin e zonës kufitare ndërmjet Kosovës,Shqipërisë dhe F.Y.R.O.M, e banuar sot prej reth pes mijë shpirtërave,në reth pesqind shtëpi,ky katund ka qenë përherë vatra e patriotizmit shqipëtar,i konsideruar nga disa madje,si Shqipëria e Vogël.
Me rënjë të thella në histori,që nga periudha trako-ilire,Shipkovica figuron përherë të parë në dokumentet turke,në vitin 1453, kur banorët e saj ishin të përkatësisë fetare krishtere.Gjurmët e këtij krishterizmi,sipas disave,të ritit katolik,kanë mbetur prezente edhe sot e kësaj dite,për mes toponomeve "Te Kisha", "Porroj Kishës", "Marko-Livadhe", "Rasa e Markit" etj.
Duke u kthyer te lashtësia e Shipkovicës po shtojmë faktin se me termin më të lashtë të gjuhë shqipe (gur), janë të ndërlidhur disa toponime të kësaj zone: Gjuri Gjat, Gjuri me Dushk, Gjuri Alimalës, Gjuri Radences, etj.
Shipkovica është një fshat i ngarkuar me histori, Gjeografia e saj ndërlidhet me malet shqipëtare të Sharrit,sipas mendimit tonë, janë malet më të bukura në botë. Shenjtaria historike e këtij mjedisi ndërlidhet me patriotët që i ka dhënë për çështjen tonë kombëtare: Rexhep Voka, Sadudin Gjura, Rexhep Ramizi,Lazim Rexhepi,Xhelal Gjura etj.
"Te Kisha".Toponime të këtilla kemi edhe në fshatrat tjera shqiptare si në Lisec ("Te vorrzit e shkijeve"), Gajre ("Te Kodrra e Stojanit"). Për arën e Vakafit, pleqtë e këtij fshati thonin se ka qenë kishë katolike, ndërsa emrat e disa arave në Shipkovicë, sypozohet poashtu se kemi të bëjmë me banorët e dikurshëm të këtij katundi, përkatësia konfesionale e të cilëve, ka qenë katolicizmi, disa nga pleqtë e Shipkovicës, shqiptarët katolikë i llogarisninin si“latinë”duke shtuar se para njëqind e pesdhjetë vitesh, nuset paloheshin te Rasha pra pa përdorimin e perçes apo të "havales" dhe pa u fshehur nga burrat, siç filluain të vrapojnë pasi e përqafuan fenë islame.
Në fshatin Vejcië përdoret poashtu toponimi " Mbas kishe" por atje, për fat të keq,hoxha i fshatit ua ka ndalur shqiptarëve festimin editës se Shëngjergjit, fesë kjo që dëshmon përkatësinë tonë të lashtë dhe rrënjët etnikë të shqiptarisë. Edhe në Lisec të Tetovës përmendet toponimi "te Kisha", ndërsa te kroi i fshatit si në Shipkovicë, janë mbledhur dikur gratë dhe burrat dhe kanë bërë së bashku shugurime. Asokohe, rrëfejnë pleqtë e këtij katundi, morali ishte më i lartë. Nuk martoheshin mes veti në fshat,edhe nuk kishin shqiptaret e atëhershme djallzime që kanë sot. Thorna Kacori, Rexhep Zllatku e shkrimrë të tjerë shqiptarë shkuajnë mbi rrënjet e lashta të shqiptarisë, duke shtuar se si Tahiri ka qenë i biri i i Sotirit e kështu me radhë, Shita i Hamitit nga Liseci tregonte se baba plak i tij, Bardhli kai ruajtur derra në "ograde". Ai fliste për dy shkolla te kisha: Livadhi i Madh dhe te ara e Lilës. Sipas tij ekzistojnë themele edhe te Stani i Krishtit (Kërstes). Disa nga banorët e lashtë të Shipkovicës kanë qenë;Kola, Gjoka, Bardhi, Dhimitri etj.
Sipas disa pleqëve Shipkovica e lashtë ka qenë në Kuqurica(?)
Halim Fanda, sipas tyre ishte i biri i Nezir Fandës, që jetoi 114 vjet. Ai shtoi se maqedonasit bënë gërmime dhe gjetën hyrjen e kishës dhe varreza iliro - shqiptare përeth përroit të Hallës, të mbuluara me pllaka të gurit. Disa prej tyre i pat marrë vërshima, të tjerat u zhdukën nga dora e njerëzve të pa vetëdijshëm. Kishën shqiptare e kanë patur përreth përroit të fshatit. Ata knë qenë ortodokse që flisnin edhe shqip edhe bullgarisht, njësoj slç flisin sot shqiptarët të Rekës, Por edhe shqiptarë autoktonë siç ishin VoketGjurajt kanë pas Vokallarëve pastaj vinë Matjanët (Macet) prej Matit. Cadelet vijnë nga Opoja, ndërsa Mnjaket nga Shqipëria, Prej atje vijnë edhe Oruçet nga Kruja ndërsa, Hadret vijnë nga Kosova.
Një plak 96 vjeçarë nga Veshalla tregon për dy vllezër shqipëtar në Bozofcë prej të cilëve njëri mbante emrin krishterë ndrsa tjetri mbante emrin islamik.
Thonë se Sellca Ka pasur dy kisha;
Njëra Katolike kurse tjetra Ortodokse ndërsa për shkijet që ishlin në Llavcë thonë se kanë patur origjinë bullgare ndërsa të tjerët prejardhje Vllahe Vllahët kane ndërtuar kalanë e Tetovës. ata kanë qenë muratorë të ardhur nga Krusheva dhe mbas ndertimit të kalasë kanë mbetur në Tetovë, ku janë martuar me femra shqipëtare orrtodokse, duke krijuar kështu popullatën e sotme "sllavomaqedonase" të kësaj komune. Në kohën e Abdurahman Pashës, Shën Gjergji, Shën Muri, Kërshëndjellat apo Kërstofi, të gjitha këto ishin testerime krishtere të kësaj zone? Sipas historisë dihet se në shekullin XVII është bërë presion i madh që shqiptarët ta pranojnë fenë islame. Megjithatë gjurmët e lashta të shqiptarisë, Kisha Katolike e Shipkovicës, kishat e fshatrave të tjera, ajo e Shën Gjergjit në Rasadishte, madje edhe Kisha Shqiptare e Tetovës për të cilën Kërste Semerxhij deklaron se ka qenë "Albanska crkva".
Krishterismin shqipëtarët e përqafojnë qysh në kohën e Jezu Krishti përmes të dërguarit të tij, Shën Palit, që para dymijë vitesh, pra një mijë vjet para se të përqafojnë sllavet këtë fe. ... | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Mon Dec 24, 2007 4:56 am | |
| Nuk e dij kend ta falenderoj me shume, stafin e ketij forumi apo te gjithe juve qe keni kontribuar ne kete teme shum te qelluar. Megjithate po ju them te gjitheve shume faleminderit sepse lexova per shume vende qe vetem kam ndegjuar si emer. |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Mon Mar 10, 2008 10:58 pm | |
| | |
| | | Zogisti_Legalist Fillestar/e
Numri i postimeve : 69 Vendi : Mbreteria e Shqiptareve Registration date : 09/03/2008
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Tue Mar 11, 2008 10:02 pm | |
| Emri i Dibrës përmendet që nga shekulli i V para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin fisin Ilir, fisin e Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolomeu në shekullin e dytë të erës sonë konfirmon në hartat e tija planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij Doberët. Hulumtimet arkeollogjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër. Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të ëndësishëm në historinë e këtij regjioni. Ky qytet ka qenë udhëkryqi kreysor i këtij regjioni nepër të cilin kalonte edhe Via Egnatia. Më vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XIX, ka afro 9400 banorë dhe 250 dyqane, dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike. Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arhitek-turën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 12.000 banorë dhe 462 shitore.(shek.XIX 11000 barazohej me Ohrin krahesohej me Manastirin dhe Shkupin).
Sot Dibra numeron reth 19.000 ku nuk mund ti leme anash dhe afro 13.000 banore qe jetojne ne USA dhe reth 5000 tjere ne Europe dhe vende tjera pra edhe nje Diber tjeter ka ne mergim...Fati nuk deshi qe Dibra te behej ajo qe meritonte se me nje popullsi prej 12.000 banoresh qe ne 1900 ajo sot do te ishte nje nder qytetet me te zhvilluara Shqiptare ne aspektin ekonomik sepse ne aspektin intelektual ajo ka qene dhe do te jete djep i Shqiptarise... Mos te harrojme se nga Dibra ishin patriotet dhe arsimtaret me te shquar te kombit te cilet vec kuvendeve qe u zhvilluan ne vitin 1878 dhe 1905,ata ndihmuan per ngritjen e vetedijes kombetare te te gjithe shqiptaret ko pasi u la padrejtesisht dhe u nda ne dy pjese ne 1913 ajo u be pike e zeze per serbet ku ata separi filluan nga Dibranet maskaren dhe spastrimin, Por edhe pas 1945 Dibra nuk shihej me sy te mire nga sllavet dhe Titoja ku ne Dibren Heroike shteti Jugosllav ne krye me Titon nuk investoi per 50 vjet me rradhe asnje qindarke se ua dinte friken dhe vleren Dibraneve qe u kish arritur nami deri ne Beograd...dhe linin nam nga shkonin....
nga Dibramund te permendim disa nga prijesit kryesor gjate Rilindjes Kombetare: ILJAZ PASH DIBRA (QOKU) -kryetar i Lidhjes se Prizrenit Vehbi Dibra - kryetar i pleqnise dhe nenkryar ne qeverine e pare shqiptare te 1912 ne Vore Said Najdeni Josif Bageri Haki Stermilli Selim Rusi Dan Cami Elez Josufi Sale Markja..
Edituar për herë të fundit nga Zogisti_Legalist në Tue Mar 11, 2008 10:20 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Zogisti_Legalist Fillestar/e
Numri i postimeve : 69 Vendi : Mbreteria e Shqiptareve Registration date : 09/03/2008
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? Tue Mar 11, 2008 10:06 pm | |
| Foto nga Dibra(krejt ato malet qe shihen pas qe vazhdojne jane ne Shqiperi ,kur u nda Dibra me 1913 u da padrejtesisht duke e lene ate vetem ne Maqedoni dhe katundet e saj ne Shqiperi te cilat ishin te "ndaluara" edhe te shihen. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? | |
| |
| | | | Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |