Histori per USKANEN - Kercoven
Kërqova për herë të parë përmendet në shekulin e dytë para
erës së re gjegjësisht në kohën e luftërave Romake më mbretin të Maqedonisë
Perseun, dhe atë më emrin USKANA
Ky emër i vjetër nuk mundi të mbijetojë , por u zhduk gjatë kohës së
depërtimeve dhe pushtimeve sllave, ashtu si u zhdukën edhe dymbëdhjetë
kështjella romake në afersi të Kërçovës.Përveç gjurmëve të vjetra arkelogjike,
të cilat deshmojne lashtësinë e elementit shqiptar (krahaso Arbanasi,
Arbanisec, Arbanashki në fshatrat Atishtë) mund të përmendim po ashtu varret
ilire në Zajas, Trojet në Kaleshe,Manastirishten në Arangjell.
Me gjithë përmbytjen sllave që ndodhi në këto vise prej shek. 7 e më këndej dhe
sundimit të egër bizantim, elementi autokton shqiptar nuk u asimilua i tëri,
por arriti ta ruajë bërthamën e tij të fortë dhe kështu ta mbijetojë
mesjetën.Më vonë në gjysmën e dytë të shekullit të XIII ,Kërçova bie nën
sundimin serb dhë atë për një shekull (1283-1394). Me fillimin e sundimit turk,
edhe Kërçova përjeton fatin e vendeve të tjera të Ballkanit.Është me rëndësi të
përmendet se Kërçova në kohën e sundimit otoman në shekullin XIV në strukturën
e saj shoqërore-ekonomike ka pasur ma tëper shqiptarë më shpërndarje më të
gjerë gjeografike se sa sot.Psh. në deftëret turq , në Kërçovë përmendet lagja
shqiptare, me 71 shtëpi.Shenimet më të sakta mund ty gjojm tek vepra e Sami
Frashërit, Kamus al Alam 1889, ku Kërçova paraqitet si kaza e Sanxhakut në
vilajetin e Manastirit. Piriudha e re fillon me çlirimin e Ballkanit nga
sundimi i Perandorisë osmane. Kërçova gjer më sot kaloi nëpër sundimet të reja
sllave , përcjellur me reprezalje të mëdha . Viti 1913 për Kërçovarët është vit
i trshtimeve .
Ky është vit i një masakri kunder populliut pafajshëm ,kundër pleqëve,grave e
fëmijëve, të cilët u prenë nëper xhamia dhe u dogjën nëpër kasollet, ose u
varrosën në varreza kolektive, të cilët akoma nuk jan të zbuluara.Në këto krime
janë dalluar çetniket e Mikajl Brodit dhe Boshko Virianecit , nën komanden etë
cilëve janë kryer masakrat në Qafë,Zajaz,Greshnicë,Cërvicë,etj. Kët terror e
masakër e dëshmon edhe letra e një ushtari ,të cilën me 9 tetor 1913 e botoi
"Radnicke novine" "Këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme.Rrënqethem
e flokët më ngriten përpjet e gjithë pyes veten a është e mundur që njeriu të
jetë kaq barbar. Nuk guxoj dhe nuk kam kohë të shkruam më gjerësisht...Kudo
kufoma, hi e pluhur.Ka fshatra ku kishte me nga 100,150,e 200 shtëpi por ,ku
nuk ngeli asnjë njeri i gjallë.I mblidhin njerëzit grupe grupe 40-50 veta dhe i
copëtonin që të gjithë me thika." Një episod më vehte është rasti i
fshatit Qafës nga ana bandavë të çetnikëve ku sipas burimeve të sakta janë
vrarë 92 fshatarë.Dukë e parë kët masakër mbi popullsinë e pafajshme të fshatit
veçanërisht të babës së saj Sulltanë Qafa merr gërshërët e dhenëve , del në
shkallë , vret rojen, plagos rëndë 3 banditë dhe kështu krijon një tollovi të
paparë prej nga banditët detyrohen të largohen nga fshati.Në përleshje direkte
vritet dhe babai dhe bija e Mazllamit, Sulltanë Qafa.Më këtë akt heriok,
Sulltana mund të llogaritet ndër heroinat e popullit shqiptar.Për hir të kësaj
, populli i ngriti përmendore të meriitueshme në fshatin e saj Qafa. Në mesin e
dy luftërave u dogjën shumë fshatra rreth Kërçovës .
Në periudhën 1939-1945 populli shqiptarë ishtë i angazhuar në luftë për
pavarsinë ,por fati historik deshi që , për njëjtin qëllim të nisen kryesisht
nga dy rrugë të ndryshmë, rrugë prokuminzmit dhe rrugë antikomunizmit. Lufta e
Dytë Botërore perfundoi me ngadhënjimin e komunizmit, në vitin 1945, por,
pikërisht ai komunizëm , që gjatë luftës ishte telall i vëllazërimit të ghjië
popujve , në Kërçovë njëlloj sikurse edhe në vendet tjera të mbetura jashtë
shtetit shqiptar, nuk e ndali luften antishqiptare.
Në pikëpajme demografike, shqiptqret përbejnë popullsinë më të vejtër
autoktone, dhe për nga numri asnjëhere nuk ka qenë pakice. psh më 1889 sipas
Sami Frashërit kazaja Kërçoves ka pasur rreth 34000 banore prej të cilëve 14000
shqiptar e e tjerët .Më 1921 quteti Kërçoves ka pasur 28228 nga cilët 14454 ka
qenë shëno si pravosllav kurse 13774 të besimit muslliman.