Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ti njohim vendet tona me shum...

Shko poshtë 
+2
Driniiiii
......
6 posters
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyFri May 14, 2010 8:24 pm

Po filloj un e pare me njohjen e qyteti te Pejes se Bukur Ti njohim  vendet  tona me shum... Icon_wink Ti njohim  vendet  tona me shum... 30253015295a26884195b




Zhvillimi urban i Pejës, ka kaluar nëpër periudha të ndryshme historike,
duke filluar nga kohët më të hershme gjë që dëshmohet nga trajtat e
thirrjeve. Në literaturën e deritanishme, në lidhje me emërtimin e Pejës
ekzistonin disa periudha të emërtimeve; ajo antike dhe ajo e mëvonshme.

Emërtimin
“Siparantum” e gjejmë të Ptolemeu (87-150), në veprën e tij
“Gheographia”, që mbështesin edhe shumë historian, arkeolog,
gjeograf,publicist etj. Siparantum, sipas burimeve arkeologjike-antike
ishte në rang të “Muniupiumit” (qytetit), për ndryshe lokaliteti i dytë
me rendësi në territorin e Kosovës, pas Ulpianës. Procopi historian
bizantin me (565), jep pëshkrimin përlokalitetin e shënuar si “Pentza”
që zëvendëson emërtimin si Siparantum e që më vonë merr trajtën
“Pek-Pekia-Peja”. Territori i Pejës ka qenë gjatë historisë së vet, se
pari pjesë e Dardanisë Ilire, pastaj në kuadër të Romës, Bizantit,
Mesjetë e Serbisë, e më vonë e perandorisë Turke. Për historin antike të
Pejës, rëndësi të madhe ka pasur vendbanimi antik në lokalitetin
“Gradina”, që padyshim paraqet vazhdimsinë e vendbanimit të mëparshëm
Dardan. është zbuluar edhe një numër objektesh arkeologjike që na shtynë
të konstatojmë se këtu duhet të ketë qenë një qendër administrative
municipiale e tërë Rrafshit të Dukagjinit.

Peja si qytet
përmendet që nga viti 1202, gjatë periudhës së feudalizmit të zhvilluar,
kurse në kartën e Stevan Prvovençanit rreth vitit 1215, përmendet si
fshat në rrefshin e Hvosnos. Kah fundi i shek. XIII, përmendet si “Pek”
dhe “Pek arhiepiskupova”. Në shek. XIV Peja përmendet nga Raguzanet dhe
Kotorasit që shkonin për të tregëtuar në pejë “in Pecho”, kurse në vitin
1378 përmendet karvani “in novam montem Pech et Prisren”. Të dhënat
historike rreshtojnë se Peja me rrethinë pas betejës së Kosovës 1389 e
deri me 1462 administrohet njëherë nga Balshajt e pastaj nga Dukagjinët.

Pas
betejës së Kosovës (1389), filloi depërtimi turk në Ballkan. Peja deri
më 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit
dhe kishte marrë pjesë edhe në betejën e Kosovës të pushtuar në kohën e
Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ç’rast u formua “Sanxhaku i
Dukagjinit”.

Në gjysmën e dytë të shek. XVI, Peja numëron 142
shtepi të kontensionit islam dhe vetëm 15 shtepi të përkatësisë fetare
të krishterëve. Islamizimi u përqafua prej një pjese të aristrokracisë
shqiptare për të ruajtur privilegjet e veta klasore. Mahmut Pash
Dukagjini, me tu berë musliman ishte emërua për Sanxhakbe të Sanxhakut
të Dukagjinit, prej të cilit edhe u krijua dega e re e Dukagjinasve
musliman me emërin Mahmut Begollajt e Pejës. Gjatë shekullit XVII, Peja
vazhdimisht zhvillohej dhe duke i krahasuar me gjendjen e një shekulli
më parë, qyteti i pejës u rrit nme 600 shtepi dhe 130 fshatra dhe
përjetoi një zhvillim të hovshëm të zejtarisë dhe tregtisë.

Gjatë
shek. XVII, ndodhën edhe trazirat dhe luftërat austro-osmane që e
përfshinë edhe territorin e Pejës (1683-1690). Këtë kohë e karaktirizon
lufta në mes Begollajve të Pejës, Çaushollajve dhe Bushatlijve për
sundimin e Shkodrës që vazhdoi gati gjysem shekulli. Gjatë viteve
1782-1784, epidemia (kolera) perfshiu edhe Pejën, e cila shkaktoi shumë
viktima. Ndersa në vitin 1835 mori zjarrë kryengritja e përgjithshme që
përfshiu edhe Pejën. Mirpo, Turqia, ia doli që ta shunë kryengritjën
shqiptare, në këtë situatë pushtuesi turk hyri në periudhën e tanzimatit
dhe reformave. Në këtë kohë qyteti i Pejës numronte 12.977 banorë dhe
193 fshatra, kurse pazari i qytetit (çarshia) kishte 550 dyqane të
regjistruara. Po në këtë kohë qyteti kishte hyrë në rrugën e një
zhvillimi të dukshëm shoqroro-ekonomik. Krijimi i një rrjeti të gjërë
dyqanesh e punimesh, marrëdhëniet ekonomike me botën e jashtme e kishin
kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme. Qyteti i Pejës në këtë kohë
ishte një nga qytetet më të pasura të Rrafshit të Dukagjinit.

Nga
pikpamja etnike qyteti i Pejës ishte i banuar me popullsi shqiptare e
cila përbënte pjesën dërmuese të banorve të saj me kulturë, gjuhë,
traditë dhe zakone të veta të lashta. Në Pejë në pallatin e Ismet Pashës
dukej edhe bibloteka turko-franqeze prej vitit 1836. Peja më 1881-1912
bëhet qendër e sanxhakut të Pejës, kurse mytesarif u emrua Ali Pashë
Gucia. Në këtë kohë dokumentat e shumëta tregonin shkallën e organizimit
të lëvizjes kombtare shqiptare në periudhën e Lidhjes Shqipetare të
Prizrenit në qytetin e Pejës.Historia e Pejës në fund të shek.XIX ,është
e lidhur ngusht me mbajtjen e Kuvendit të Pejës. Duke qenë së rreziku i
copëtimit të tokave shqiptare po rritej, rrethet patriotike shqiptare
shtruan si detyrë krijimin e një organizate të re, që të vihej në krye
të Levizjës Kombëtare. Në krye të lëvizjes u vu Haxhi Zeka, një nga
udhëheqsit më të shquar të Lëvizjes Kombëtare në Vilajetin e Kosoves dhe
në mbarë Shqipërinë. Për këtë qellimë në vitin 1899 në Pejë u mblodh
një Kuvend, ku moren pjesë delegat nga gjithë Kosova. Kuvendi formoj një
Besëlidhje, që u quajt “Besa-Besë” ose Lidhja e Pejës. Besëlidhja e re
udhëheqej nga atdhetari Haxhi Zeka. Lidhja e Pejës i kërkoj Sulltanit që
tokat shqiptare të drejtoheshin nga shqiptarët, dhe në shkolla e në
zyra të flitej gjuha shqipe. Perandorija Osmane, e frikësuar, dërgoj
ushtri të mëdha dhe e shpërndau Lidhjen e Pejës, me ç’rast, vrau
edhe shumë patriotë shqiptar, midis tyre edhe udhëheqsin Haxhi Zeka me
1902.Perpjekjet e popullit shqipëtarë për çlirim vazhduan edhe më vonë.
Në këto rrethana qyteti i Pejës pas lufterave Ballkanike u pushtua nga
Serbija dhe Mali i Zi, me ç’rast, populli shqipëtarë i’u nënshtrua
gjenocidit, shkombëtarizmit dhe asimilimit. Me 1913 në rrethinat e Pejës
dhe të Gjakoves, u pushkatuan 400 banorë që refuzuan të ndërrojnë fenë e
tyre Myslimane, ose Katolike dhe kombësin e tyre shqiptare. Shumë prej
këtyre nuk pranuan të ndërronin fenë, kështu që, në mënyrë më tragjike e
humbnin jetën mbi stufen e skuqur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyFri May 14, 2010 8:29 pm

Qyteti i Prizren






Ti njohim  vendet  tona me shum... View_from_Prizren










Të dhënat arkeologjike dëshmojnë
për ekzistencën e një jete
aktive në teritorin e Prizrenit të sotem qysh në antikitet e më përtej,
kur njihej me emrin THERANDA e në këtë trevë banonte
një popullësi e pastër ilire, Dardanët.


Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare.
Më 1019
përmendet si një seli e ipeshkevis të perandorisë Bizantine. Gjatë
sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e
popullsis sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh,
Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.

Pas pushtimit nga Perendoria Osmane (1455)
Prizreni ndonëse
humbi përkohsisht rëndesin e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme
ekonomike, kulturore dhe administrative (qender Sangjaku dhe Vilajeti).
Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko
tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj
periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte
44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptar.


Prizreni
zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
që u themelua me 10 Qershor 1878. Në Prizren pati selin e vet edhe
Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori i njohur i
këtij qyteti, Ymer Prizreni.

Në vitin 1913 vendoset pushteti serbo-malazez me ç'rast një numër i madh
i familjeve shqiptare nga qyteti u shpërngulen në Turqi. Gjatë luftës
së II botërore banorët e tij dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen
Antifashiste Nadonalçlirimtare. Prizreni u çlirua më 17 nëntor
1944.



Pas luftës deri më 1947, Prizreni
ishte qendra e Qarkut Autonom
të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më
pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë.Në
fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u
shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.


Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar
një
numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishme janë :
Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën
Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi
Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, ura e gurit dhe një
numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër
shekuj.

shtrihet ne pjesën jugore të Rafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte
me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij
qytetaro- tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyFri May 14, 2010 8:38 pm

Ferizaj njihej si vendi i meshkujve me stil hahhahhahaTi njohim  vendet  tona me shum... X1pnp_rgmi5o53rlw_q8jwmhaykqmqsekknrxtywg8cd-lovyw4hjb4ehz8td0ut2c1ztyliwsh_wm6rqwi5rid79snuh12q6s4ejseafoas2pk2ovvwqqs-hkejp98qkmqxeebkxp_aoos




Qyteti i Ferizajit gjendet në pjesën jugore të Kosovës, në
anën e djathtë
të magjistralës Prishtinë-Shkup, 35 km nga kryeqyteti. Komuna e
Ferizajit zë 345km2, pra qyteti dhe 45 fshatrat që ka. Në këtë hapsirë
jetojnë 170.000 banorë. Ferizaji është një qytet relativisht i ri. Ka
filluar të zhvillohet prej vitit HYPERLINK
"http://sq.wikipedia.org/wiki/1873" \o "1873" 1873, kur këtu u ndërtua
hekurudha dhe stacioni hekurudhor. Në atë kohë këtu ekzistonte një han
(bujtinë), pronar i të cilit ka qenë Feriz Shashivari. Ferizaji e mori
emrin sipas pronarit të këtij hani. Përfundimi i luftës këtë qytet e
gjeti relativisht të shkatërruar, sot ky qytet pas Prishtinës
konsiderohet ndër më të zhvilluarit në vend. Ende funksionojnë fabrikat
dhe ndërrmarrrjet e dikurshme të cilat ishin bazë për zhvillimin
ekonomik të komunës, siq janë Fabrika e Tubave të Celikta, Fabrika e
Vajit, Kombinati i Drurit, Fabrika për Përpunimin e Frutave Ekzotike,
Fabrika e Tullave, etj. Këto ndërmarrje edhe sot funksionojnë por me
vështërsi nw pritje të privatizimit. Ferizaji nuk është qytet i madh,
mirëpo organizimi i tij dhe arkitektura e bëjnë interesant për tu
vizituar.
Get in

Autobusët nga Prishtina për në Ferizaj dhe
anasjelltas qarkullojnë cdo 15 min. Udhëtimi me autobus në këtë distancë
35 kilometëshe ju kushton 1.50 euro. Linja të rregullta të autobusëve
prej Ferizajit ka edhe me Gjilanin dhe Shkupin. Autobusët për në Gjilan
qarkullojnë cdo 20-30 min nga ora 06:00 deri në orën 19:30. Cmimi wshtë 2
euro. Nga Ferizaji në Shkup (4 euro), autobusët qarkullojnë në
itinerarin: 07:00, 10:07, 10:40, 11:15, 15:10, 16:20, 17:07, dhe 18:07.
See


Qendra e Ferizajit karakterizohet për xhaminë dhe kishën
orthodokse që pothuajse ndajnë të njejtin oborr. Mu aty pranë këtyre
objekteve gjendet bibloteka e qytetit e cila pranw saj ka një park
çuditërisht relaksues edhe pse nga të gjitha anët shikon në rrugë
kaotike vetursh. Prej kwsaj pike qyteti mund të eksplorohet më
detajisht. Arkitektura komuniste, ndërtesat publike dominojnë pjesën
qëndrore të qytetit, mirëpo po në këtë zonë gjenden edhe lokalet ku
dalin të rinjtë. Qyteti n’princip ka orientim njëkahësh andaj të gjitha
rrugët për në lagjet tjera mund të vizitohen duke përciellur këtë rrugë.
Atmosfera në qytet është kryesisht e mbushur me energji të cilën e
bartin njerëzit e rinjë.
Në dalje të qytetit:
Bifurkacioni është fenomen natyrorë kur nji lum ndahet në dy degë
dhe derdhet në ujëmbledhësa të dryshëm detarë. Raste të tilla natyrore
në botë janë vetëm dy. Nji është në Kosovë në lumin Nerodime, ku nji
degë derdhet në lumin Lepenc dhe vazhdon në Vardar e në detin Egje dhe
dega tjetër derdhet në lumin Sitnica e cila derdhet në lumin Ibër e
mandej përfundon në Detin e Zi. Ky fenomenn karakteristik natyror mund
të vizitohet cdo ditë. Arritja deri aty më së lehti bëhet prej
Ferizajit. Rruga deri atje nuk është shumë e mirë por qarkullohet.
Shenjat deri atje janë të vëna me kujdes andaj është gatise e pamundur
që të humbet rruga. Fenomeni i bifurkacionit, ndarja e lumenjëve shihet
shumë qartë tek Mulliri i cili është revovuar dhe i hapur për vizita.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyFri May 14, 2010 8:44 pm

Ti njohim  vendet  tona me shum... Attachment








Gjakova vendlindja e Koprracve..
Gjakova është vend shumë i bukur në Jugperëndim të Kosovës, ka 360 metra
lartësi mbidetare edhe i domosdoshëm me u vizitu tu përfshi këtu
qendrën edhe fshatrat përreth. Krejt kjo komunë, qyteti dhe 84 fshatrat e
saj, zënë një hapësirë diku rreth 521 km2. Në komunën e Gjakovës
jetojnë rreth 150.000 banorë, e prej tyre 90, 000 në qytet dhe rreth
60.000 në fshatna. Ka një klimë karakteristike me të reshura të shumta
gjatë dimrit dhe është mjaft e thatë gjatë verës.
Ka lumenj si Krenën i cili kalon përgjatë tërë Gjakovës, lum,
mjaft mirë i mbajtur dhe ka rrjedhë uji sidomos gjatë stinëve me reshje,
pastaj Erenikun, Drinin dhe Lukacin.
Sipas gojëdhënave vendi ku sot është Gjakova ishte toka e Jak
Vulës, të cilin e bindi një prift ta dhuronte tokën për me ndërtu
xhaminë e Hudumit e më vonë edhe qytetin në tansi. Gjakova qysh në
fillim ishte treg i rëndësishëm ku bëhej shkëmbimi e t’mirave blegtorale
nga Malësia me ato agtokulturore të Dukagjinit por edhe me qytetet e
zhvilluara të asaj kohe ku shitnin zejet vendore dhe sillnin kripë,
pëlhura, sheqer e artikuj tjerë. Pozita që ajo ka, ia ka mundësu me
zhvillu tregti me shumë vende tjera në botë që nga Stambolli e deri në
Shkodër, dhe me qendrat më të rëndësishme të Ballkanit, pasiqë përmes
saj kalon edhe rruga që dikur njihej me emrin Via di Zenta. Si qytet u
themelu në kohën e Perandorisë Osmane. Zejtaria ka qenë shumë e
zhvilluar dhe nw emër të dy esnafeve më të njoftuna gjenden dy ura ajo e
Terzive dhe e Tabakëve. Gjatë luftës Gjakova u dëmtua mjaft
ekonomikisht. Investimet janë të vogla pas luftës. Shumica e
ndërmarrjeve shoqnore nuk funksionojnë dhe janë në listë për privatizim.
Përndryshe wshtw teren shumë interesant për tu eksploruar me plot
karakteristika që nuk i hasë në vendbanimet tjera dhe shumë e pasur
kulturalisht dhe me shumë dashuri që vendësit e kanë për Gjakovën e
tyre.
Get in

Gjakova është qytet lehtë i qasshëm nga komunat
tjera dhe ka linja të rregullta transporti. Linjat e autobusëve janë të
rregullta, Prishtinë – Gjakovë, në këtë distancë 83 km-she dhe udhëtimi
juaj do të zgjatë rreth 1 ½ orë. Me Gjakovën mundeni me u lidhë edhe
nga dy qytete tjera si nga Prizreni dhe Peja, udhëtime këto që nuk
zgjasin më shumë se 40 min deri 1 orë dhe ka linja të rregullta të
autobusëve. Për me planifiku udhëtimin deri në Gjakovë me taksi kjo
kushton 50 -70 euro tu e përfshi edhe kthimin në qendrën e nisjes.
Përdryshe pagesa për udhëtime brenda Gjakovës me taxi kushton diku 2
deri nw 3 euro mirëpo për shkak të potencialit për aventurë eksploruese
është e preferueshme që udhëtimi të bëhet në këmbë pasiqë është shumë i
mundshëm dhe i pamundimshëm. Është pjesë që kapërdihet me lehtësi në
këmbë edhe e bën udhëtimin tuaj shumë më t’këndshëm dhe përrallor.
Rrugët e qendrës pa ndonjë vështirësi ju qesin nga një monument një
tjetrin dhe vetë qyteti është udhërrëfyes simpatik që të bën mu ndi edhe
eksplorues i mirë. Për udhëtarët pasionant edhe udhëtimi nga fshati në
fshat është i mundshëm, përplot me pamje të bukura. Për t’u informu me
krejt detajet e udhëtimit me transport publik mundeni me ju referu
tabelës që përmban informacionet që ua lehtësojnë udhëtimin.Ndërsa në
veri të Gjakovës ndodhet edhe aeroporti ushtarak i cili në të ardhmen
mendohet të shërbejw edhe për nevoja civile.
See

Udhëtimin ia
vlen me e fillu nga Çarshia n’rrugën Ismail Qemali. Ky treg i ngrohtë me
dyqane të vogla prej druri i cili diku prej shek XVI, në mos më herët,
ka qenë qendër e zejtarëve dhe mjeshtërve të artizanaleve të ndryshme.
Ky treg me vlerë t’madhe ekonomike për Gjakovën u dogj gjatë luftës
t’vitit 1999 i cili më vonë u rindërtu në stilin e njëjtë dhe edhe sot
frymon njejtë. Në dyqanet e këtij tregu sot kryesisht mundeni me hasë
t’mira të importume pasiqë puna vendore e zejeve është në zhdukje e
sipër. Mirëpo ende mund të vërehen dyqane ortarësh, kovaçë, argjendarë
etj. Rruga e Çarshisë është një rrugë që në secilin hap të falë nga një
tregim historik përmes monumenteve që ndodhen përgjatë kësaj rruge. Në
majë të Çarshisë ndodhet Kulla e Abdullah Drenit që shërben si Muze
Historik. Afër Muzeut ndodhet Teqja e Sheh Eminit. Kjo teqe i takon
sektit Dervish Ra-fai, të cilët kanë një ritual karakteristik ku shpojnë
trupin, kryesisht fytyrën, pa ndi dhimbje në një moment të transit. Ky
sekt e ka një festë t’parvjetshme me 21 Mars që është e hapur për
publik. Gjatë udhëtimit nëpër këtë rrugë përveç monumenteve me vlerë që i
gjeni mund të ushqeheni edhe një një restaurant me ushqim t’vendit te
Çarshia e Jupave. Pasiqë ta keni shiju ushqimin e mirë t’vendit në
rrugën e njëjtë ndodhet Teqja e Madhe e cila ka një kulm të ulët dhe
është disi si e shpërndame në një hapsinë, kjo ka edhe një degë në
Prizren. Për me kompletu rrëfimin e këndshëm të këtij qyteti në Rr. Nëna
Tereze vizitojeni edhe Muzeun Etnografik i cili u ndërtu n’vitin 1835.
Kulla e Tasum Beut, e ndërtume n’shek 18-19 poashtu ndodhet në rrugë.
Në qendër të Çarshisë ndodhet Xhamia e Hadumve xhamia më e vjetër dhe
ndër objektet e para në qytet me t’cilën fillon tregimi për Gjakovën, e
ndërtuar në dekadën e fundit të shek XVI. Jo shumë larg Xhamisë së
Hadumve ndodhen edhe dy shtëpi të vjetra me çati prej druri Hani i
Vjetër dhe Hani i Haraqisë. U ndërtuan në shek 17-18 dhe shërbenin si
bujtina për tregtarët. Përveç për pamjen e bukur që ato kanë ia vlen te
vizitohen për ushqimin e mirw dhe shërbimet tjera. Afër Hanit ndodhet
edhe Teqja e Bektashive. Në fund të pazarit në Rr. Ismail Qemali ndodhet
edhe Xhamia e Mulla Isufit. Afër kësaj xhamie ndodhet edhe Kisha e Shën
Palit dhe Pjetrit si dhe Ura e Tabakve nën të cilin kalon lumi Krena.
Në Rrugwn e Çabratit vlen të vizitohen edhe dy shtëpi të vjetra si ajo e
Beqir Haxhibeqirit dhe shtëpia e Mazllom Zherkës që karakterizohen me
shumë dekorime druri. Karakteristike në Gjakovë janë edhe familjet të
cilat posedojnë tyrbet dhe xhamitë e veta p.sh xhamia dhe teqja e
Kusarve tw cilwt janë mjaft mikpritës për vizitorët. Duhet të keni
kujdes dhe të pyesni nwse lejohet shfrytëzimi i kamerave. Rrugëtimin
të çon në Çabrat e ai ndodhet në kodër, është fushë e gjelbëruar dhe
shumë e bukur nga e cila mund ta shohësh tërë qytetin e Gjakovës.
Në dalje të Gjakovës:
Shkugëza
Shkugëza gjendet 3 km larg qendrës së Gjakovës, n'magjistrale për
Qafë Morinë. Shkugëza ka qenë kodër n'dalje t'Gjakovës, iniciativa e
rinisë n'vitet 1958-62 kanë fillu pyllëzimin e kësaj kodrine (e cila
paraprakisht ka qenë e zhveshur) 40 hektareshe e cila sot i shërben
Gjakovës si mushkri dhe zonë rekreacioni. Shkugëza ka 3 zona nëpër të
cilat mundesh me e eksploru kodrinën dhe është një kodrinë e gjelbëruar.
Në hyrje të Shkugëzës ndodhet një Restorant. Brenda Shkugëzës ndodhet
hapësira prej 3 km e cila mund të bëhet edhe në këmbë. Ura e Terzive
është urë e cila kalon mbi lumin Erenik është ndër urat më të gjata dhe
daton nga shek XV Kjo urë ndodhet 13 km larg Gjakovës në rrugën për
Prizren. Ura e Fshejt e cila ndodhet në mes të fshatit Dol 19km larg
Gjakovës nëpër të cilën kalon lumi Drini. Ka ujë dhe kanion shumë të
bukur.
Në këtë pjesë ka restorante sezonale të cilët shërbejnë kryesisht
ushqim grilli në periudhën prill-gusht. Çdo vit mbahet edhe gara e
kërcimit nga kjo ure.
Rrugës për në Qafë Morinë ndodhet Xhamia e Mulla Isufit në Rr.
Konferenca e Bujanit. Poashtu rrugës për në Qafë Morinë ndodhet Kisha e
Shen Palit, në Rr. Gjon Nikollë Kazazi. Në po të njëjtën rruge ndodhet
edhe kisha e Shën Ndoit kishë mjaft e vjetër. Aty ekzistojnë dy
restorante: Pisha & Shkugëza, kjo e dyta e shërben një specialitet
tradicional gjakovarë, tavën me mish, e cila gatuhet nga pulpi i bikut
me perime. Zihet n'furrë t'gurit, në ene prej dheut për 4 orë. Përmes dy
rrugëve mund të arrihet Gjakova në Shqipëri përmes. Përmes Qafës së
Prushit dhe Qafë Morinës. Për të arrirë në Qafë Morinë duhet vazhduar
rrugën për Junik/Deçan pastaj edhe 20 km rrugë deri ne Bajram Curr drejt
Fierzit ku mund të merret anija-trap (ferry) në lumin e Komonit. Anija
qarkullon dy herë në dite dhe udhëtimi zgjatë 8 orë përgjatë kanionit
tejet të bukur.
Drink

Në Gjakovë janë të njohur mjeshtrit
që prodhojnë rakinë e shtwpisw dhe gjatë udhëtimit mundeni me u furnizu
edhe ju. Si në çdo vend tjetër ju preferohet edhe birra e Pejës, që ka
shtrirje në tan vendin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyFri May 14, 2010 8:48 pm

KAQANIKU VENDI I BJESHKEVE...




Ti njohim  vendet  tona me shum... Qarshijaexhamisekacanik0wu




Komuna e Kaçanikut shtrihet në pjesën jugore të Kosovës, me një pozitë
të volitshme gjeografike. Karakteristikat kryesore të komunës janë:
Një sipërfaqe prej 306 km2;
Terren malor me gryka të mprehëta; kryesisht të pyllëzuara (60%);
Rrafshinë lumore, në vend bashkimin e dy lumenjëve, kryesisht tokë e
punueshme;
Lidhje e mirë rrugësh me Prishtinën, Shkupin, Tetovën, dhe Prizrenin;
Lidhje e mire hekurudhore me Serbinë, me Maqedoninë dhe Greqinë.





Kaçaniku si qendër administrative-qytezë daton qysh nga fundi i shek.
XVI, që deri në vitin 1891 ishte nahije e Sanxhakut të Shkupit, të
Vilajetit të Kosovës.Themeluesi i parë i kësaj qyteze është Koxha Sinan
Pasha, i cili ndërtoi Xhaminë e cila edhe sot ekziston, një kuzhinë
publike (imaret), një shkollë në afërsi të Xhamisë, dy hane, një hamam,
kalanë dhe disa mullinj mbi lumin Lepenc.

Mbishkrimi i varrit të shek. II të erës sonë është një dëshmi e
kzistimit të vendbanimeve në këto anë edhe gjatë kohës antike. i gjetur
gjatë viteve të 80-ta, me rastin e ndërtimit të shtëpisë së mallrave në
Kaçanik, i cili mbishkrim tani gjendet në Shtëpi të Kulturës në Kaçanik.

Meqenëse nëpër Kaçanik kalon magjistralja Prishtinë - Shkup, si dhe
hekurudha Fushë Kosovë - Selanik (e ndërtuar në vitin1879) , e bën
Kaçanikun vend të rëndësishëm me strategji të posaqme ekonomike.

Komuna e Kaçanikut kryesisht ka qenë njohur për nga industria e
materialit ndërtimor. Mirpo ekzitojnë edhe kushte të volitshme për
zhvillimin e blegtorisë, bletarisë, pemtarisë, zejtarisë e në veçanti
kushte të mira për zhvillimin e turizmit dimëror dhe veror.

Kaçaniku ka një traditë të hershme manifakturale dhe private, sidomos
për prodhimin e gurit gëlqeror, rërës, drurit për ndërtimtari dhe
shërbime të ndryshme zejtare




.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyFri May 14, 2010 8:57 pm

Ti njohim  vendet  tona me shum... Rahoveci









RAHOVECI VENDI I RRUSHIT..

Rahoveci është njëri ndër qytetet më të vjetra të Kosovës. Më 17 korrik te vitit 1998 filluan
luftimet ndërmjet UÇK-ës dhe forcave serbe. Të premten
me 17
Korrik 1998
Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri në qytetin e Rahovecit. Në luftimet e
UÇK-së kundër forcave paramilitare Serbe u vranë mbi 300 civil shqiptar
dhe mbi 100 Serb.

Në bazë të hulumtimeve arkeologjike mund të konkludojmë se në
territorin e komunës së Rahovecit janë zbuluar disa fakte arkeologjike,
të cilat tregojnë se këto vise janë përplot me relikte të vendbanimeve
të dikurshme antike, të cilat rrjedhin nga epoka e hershme romako-ilire
(E. Çershkov). Kështu p.sh në fshatin Reti janë gjetur dy epitafe-pllaka
mermeri nga koha romake ku është bërë skalitja e tekstit latin, në
njërën pllakë qëndron ky mbishkrim "D(is) ma(anibus) Aur(elia) Catulla
vixit annis XX Popaj F(iliae) b(ene) M(erenti)". Në pllakën e dytë është
shënuar teksti sa vijon : "D(is) M(anibus) Scerviae-dus Sita es Vix(it)
an(nis) XXX interfectus a llatromibus si ta Dasi p(pater) f(ilio)
p(iissimo) et Sibi et Caiae Dasi coniugi b(ene) m(erenti) Vius
F(aciendum) C(uravit)". M. Krasniqi në punimin e tij mbi Rahovecin
thekson se përveç këtyre epitafave, pllakave të mermerit në ngastrën e
fshatit të përmendur Reti, është gjetur edhe një pllakë e thyer nga koha
Romake ku është skalitur teksti ...et Sitae F(ilio) sumi cor(niculario)
c(o) hor(tis) pri(mae)Dardanorum V(i) ixit an(nis) XXX b(ene) m(erenti)
P(osuit). Dy mbishkrimet e para janë familjare deh nuk tregojnë se çka
kanë qenë ata për të cilët janë ngritur këto përmendore, ndërsa nga
përshkrimi i tretë i pllakës së thyer shihet se ajo është e ngritur "i
Siti të birit Sume flamurtarit të kohortës së parë të Dardanëve". Me
rastin e gërmimit të terrenit më 1953 kur është
ndërtuar bodrumi i verës në Rahovec, gjithashtu është gjetur një numër
sendesh arkiologjike (dy qypa të mëdhenjë, njëri nga këto ka vëllimin
400 litra, monedha metali, maje të shtizave, elefandi i bronzës e tjera
për të cilën mendohet se ka prejardhjen nga epoka e hershme romake (M.
K.). Mu në afërsi të Rahovecit në Bërnjakë duhet të jetë vendbanimi nga
periudha Romake, e më vonë ka qenë i ndarë në dy vendbanime si Bërnjaka e
Ulët dhe Bërnjaka e Epërme. (Duhet të bëhen gërmime arkeologjike rreth
pronit të Rimnikut në afërsi të Bërnjakës). Edhe në fshatin Çifllak
është gjetur "Altari Romak i sakrificës", eksponati i është dorëzuar
Muzeut Arkeologjik të Prizrenit. Edhe gjatë mesjetës në shek. XIV (me
1348) Rahoveci përmendet si vend i cili kufizohet me disa fshatra
përreth si territor vreshtar. Po i cekim disa vendbanimet të cilat
përmenden e këto janë : Shtavica, Bërnjakë, Krusha, Kobillogllava,
Babindoli, Hoça, Maja e Shkadrumit, Bjeshka e Shkozës (M. K.). Poashtu
Rahovecin mund ta gjejmë edhe në hartat e vjetra të vitit 1689. Në
pjesën e dytë të shekullit XVIII, Rahoveci përmendet si qytezë, në vitin
1770 si qytezë "Ravac" por ka edhe emra të tjera që gjinden në harta të
vjetra si që janë : Rahuaz, Rahuiz, Rahova, Ravaz, Rahovce etj., ndërsa
në vitin 1911 për herë të parë shkruhet në hartë si Orahovac sipas J.
Cvijiqit.

Në pjesën e dytë të shekullit XIX ku në këtë territor bëhet themelimi
i bajraqeve në kazën e Rahovecit, të Palluzhës dhe Hoçës së Vogël që i
kan takuar regjionit të Prizrenit. Prej asaj kohe Rahoveci bëhet si
qendër Administrative e bajrakut të dikurshëm të Hoçës së Vogël dhe
Palluzhës.

Mirëpo duke bërë analizimin e burimeve të shkruara që nga periudha e
Osmanlive në Kadishullin Ballkanik mund të konstatojmë se kjo tërësi në
pikëpamje të organizimit administrativ të Prizrenit, i cili shpeshherë e
kan ndryshuar madhësin teritorriale të funksioneve të tija
administrative varësisht nga ngjarjet historike dhe riorganizimit
administrativ-ushtarak, në pjesën europiane të Perandorisë Osmane.

Sipas regjistrimit të vitit 1528 kuptojmë së Sanxhaku i Prizrenit
kishte tri kaza : Prizrenit, Trgovishtën dhe Hoça e Vogël. Gjatë këtij
intervalit kohor nahija e Hoçës të cilat i përfshinte shumicën e
vendbanimeve të komunës së sotme të Rahovecit kan qenë të përfshirë në
Sanxhakun e Prizrenit.

Gjatë vitit 1591 të gjitha vendbanimet e Anadrisisë kan qenë nën
sundimi Administativ të nahisë së Hoçës së Vogël në të cilin kan
egzistuar 96 fshatra (S. Rizaj).

Në gjusmën e shekullit XVII sipas shenimit udhëpërshkruesit turk
Haxhi Kallfës, Hoça e Vogël ka qen Kadillëqi që i ka takuar Sanxhakut të
Prizrenit. Sipas Ali Çaushit me 1653 Sanxaku i Prizrenit gjendej në
kuadrin e Vilaetit të Rumelisë, kurse sipas një burimi Osman nga viti
1667 Sanxhaku i Prizrenit kishte këto Kadillëqe : Prizrenin, Rahovecin,
Suharekën dhe Hasi i Prizrenit.

Gjatë shekullit XIX me themelimin e Vilaetit të Kosovës, Prizreni ka
ngelur si qendër Sanxhaku i cili ka përfshirë pesë kaza respektivisht
rrethe : Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Lumën (M. Kaleshi).

Me themelimin e Vilaetit të Kosovës me seli në Shkup duke filluar që
nga viti 1888 Prizreni bëhet përsëri njeri nga gjashtë Sanxhaqet e
Vilaitit të Kosovës në përbërjen e të cilit krijohen pesë kaza :
Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Luma. Rahoveci bëhet si qendër
Administrative e Anadrinisë
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyFri May 14, 2010 9:18 pm

Ti njohim  vendet  tona me shum... Mitrovica_1Vendi ku sllavet jan betu se nuk do e leshojmimmmmm Ti njohim  vendet  tona me shum... Icon_wink

Pozita strategjike dhe sidomos ajo gjeografike në mes dy lumenjve të
rëndësishëm, Ibrit e Sitnicës, ka bërë që territori i Mitrovicës të
popullzohet qysh në parahistori. Albaniku (Monte Argentarum), i pasur me
argjend e plumb prej kohës antike deri në Mesjetë, pastaj Trepça si
vendburim i madh i plumbit, klima e përshtatshme, kushtet e mira për t’u
marrë me bujqësi, blegtori, tregti etj., kanë ndikuar në koncentrimin e
popullsisë në këtë mjedis. Pra motive ekonomike për themelimin e
vendbanimeve dhe për përqëndrimin e popullsisë në këtë trevë, para së
gjithash, kanë qenë blegtoria, bujqësia, gjuetia e më pas edhe xehetaria
në fillim e zhvilluar në masë modeste për t’u bërë më vonë një ndër
shkaqet kryesore të depërtimit romak dhe pushtuesve sllavë, osmanë etj,
në këtë anë.Kjo trevë, sikurse pjesët tjera të Gadishullit Ilirik, në
lashtësi kanë qenë e banuar me banorë ilirë, përkatësisht fisin dardan.

Në territorin e sotëm të trevës së Mitrovicës janë zbuluar disa
gjurmë ndërtesash, një nekropol ilir, statuja të ndryshme prej balte e
prej plumbi, një sarkofag, figura e Terpsikorës (Muzës së vallëzimit)
etj. Jeta ekonomike në Dardani, pra edhe në trevën e Mitrovicës ka qenë e
mbështetur në radhë të parë në bujqësi. Në shek. I të e.r. Iliria u
gjend nën sundimin romak. Mitrovica në këtë kohë mund të ketë qenë
stacion pushimi dhe si vend i përpunimit të metaleve. Në kohën romake,
pas Ulpianës, qendra e dytë e rëndësishme ishte Municipium DD afër
Soçanës (Soçanicës) e banuar edhe në parahistori. Në fund të shek. IX
treva e Mitrovicës, bashkë me territorin e Kosovëa u gjend nën sundimin e
shtetit bullgar të Car Simeonit (897-927), ndërsa pas rënies së kësaj
mbretërie u rikthye nën sundimin e bizantit. Më 1185 viset shqiptare të
veriut të Kosovës u pushtua nga shteti serb i Nemanjve. Këtu fillon
periudha më e vështirë dhe më e errët për popullsinë shqiptare.
Sundimtarët serbë e shdërruan këtë trevë në qendër politike, ekonomike,
kishtare të shtetit të tyre, duke zbatuar politikën e tyre asimiluese.
Në kohën e sundimit të Car Dushanit shqiptarët ishin të detyruar të
braktisin ritin katolik për t’u orientuar drejt ortodoksisë sllave. Me
ardhen e sllavëve në këto treva, harta toponomastike ndryshoi fytyrën
rrënjësisht. Shumë emërtime të vjetra iliro-shqiptare u zëvendësuan me
emërtime të reja sllave.

Në gjysmën e dytë të shek. XIX Mitrovica u bë një qendër e
rëndësishme ushtarake, ekonomike, tregtare. Në afërsi të Mitrovicës, në
fshatin Boletin, prodhoheshin gurë mulliri “kosovar”. Si stacion i
fundit hekurudhor, Mitrovica u bë stacion importues dhe eksportues.
Përskaj rrugëve të shtruara me kalldrëm u hapën dyqane të ndryshme
zejtare e tregtare. Ndër objektet më të rëndësishme shquhej sharra e
Dragajve.

Popullata shqiptare e këtij mjedisi ka marrë pjesë edhe në ngjarjet
vendimtare, si: në luftërat për çlirim gjatë gjysmës së dytë të shek.
XVII, në ngjarjet e periudhës së Tanzimatit, gjatë Rilindjes Kombëtare,
gjatë periudhës midis dy luftërave botërore, gjatë LDB-së e sidomos
gjatë decenies së fundit të shek. XX. Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
morën pjesë Ali Draga, Mulla Iliazi dhe qindra prijës e krerë të kësaj
hapësire. Në gjysmën e dytë të shek.XIX dhe në decenien e parë të shek.
XX janë të njohura luftërat për liri të popullatës shqiptare të kësaj
treve të udhëhequra nga Isa Boletini. Më 1903 luftëtarët e Shalës së
Bajgorës, të udhëhequr nga Jashar Boletini, Bejtë Selaci, Shaban Jashari
etj., zhvilluan një kryengritje të përgjakshme kundër forcave turke për
të kundërshtuar vendosjen e konsullit rus, Shqerbinit, i cili në popull
njihej me emrin Kanxhalloz, në Mitrovicë. Atë e vrau Ibrahim Popovci
nga fshati Suk i Gjilanit. Më 1906, Komiteti Shqiptar me qendër në
Manastir i shtriu degët e veta në tërë hapësirën shqiptare. Një nga
degët më të forta ishte edhe ajo e Mitrovicës. Prijësit e Mitrovicës
organizuan Kuvendin e Ferizajt. Luftëtarët e Mitrovicës çliruan Pazarin e
Ri (22 korrik), Mitrovicën, Prishtinën dhe marshuan deri në Shkup
(1912). Kështu në fund të korrikut 1912 kryengritësit shqiptarë çliruan
tërë Kosovën. Pas tre muajsh, pra në tetor 1912, filloi Lufta e parë
ballkanike. Serbia e ndihmuar nga Rusia etj., arriti ta pushtojë
Kosovën. Vetëm në Mitrovicë, e cila paraqiste një interes të veçantë
politik dhe ekonomik për të, ajo solli më shumë ushtarë se ç’kishte
banorë.

Shumë përfaqësues të kësaj treve morën pjesë në ngritjen e Flamurit
Kombëtar në Vlorë, si Isa Boletini, Rexhep Mitrovica, Dervish Mitrovica,
Hajdin Draga, Tafil Boletini. Rexhep Mitrovica kishte marrë pjesë në
Kongresin e Elbasanit, ndërsa Isa Boletini udhëtoi me delegacionin në
Londër për të biseduar lidhur me fatin e Shqipërisë e Kosovës. Nexhip
Draga, ky mitrovicas ka qenë deputet në Parlamentin turk dhe, bashkë me
Hasan Prishtinën, Ismail Qemalin etj. luftuan për çështjen e autonomisë
së Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Në vitet 1921-1924, mitrovicasi
tjetër, Rexhep Mitrovica ishte ministri i parë reformator i arsimit në
Qeverinë Shqiptare. Në kullën e Boletinit në vitin 1899 u hap shkolla e
parë në gjuhën shqipe.

Në vitin 1908, nga ky mjedis doli edhe një personalitet shumë i
rëndësishëm, Rexhep Remziu, i cili gjithashtu në qytet hapi shkollën në
gjuhën shqipe. Gjatë periudhës së sundimit austro-hungarez (1915-1918)
këtu janë hapur disa shkolla, ku përpos Rexhep Remzi Efendiut, janë
shquar edhe Hajrë Haxhija, Jusuf Rexha, Shaban Idrizi etj.

Më 1 maj 1918, ende pa përfunduar Lufta e Parë Botërore, u formua
ilegalisht Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës. Anëtarë të këtij Komiteti
kanë qenë edhe disa personalitete nga ky mjedis, si Tafil Boletini,
Rexhep Mitrovica, Dervish Mitrovica etj. Ata së bashku me Hasan
Prishtinën kundërshtonin politikën e Mbretërisë SKS, njoftonin
mekanizmat ndërkombëtarë lidhur me dhunën e terrorin serb mbi
shqiptarët. Popullata shqiptare nuk gëzonte asnjë të drejtë – as të
drejtën për përdorimin e gjuhës së tyre, të drejtën për t’u shkolluar,
për të zhvilluar kulturën nacionale etj. Shumë familje u shpronësuan. Në
tokat dhe pasurinë e tyre u vendosën kolonë serbë e malazezë. Shumë
familje u shtrënguan që të braktisin vatrat e tyre stërgjyshore e të
shpërngulen në Turqi e ngjeti. Veçanërisht pësuan familjet e pjesëtarëve
ose të përkrahësve të lëvizjes së rezistencës.

Më 1931 u vazhdua hekurudha deri në Kralevë. U ndërtua edhe rruga
prej 70 kilometrash që lidhte Mitrovicën me Pejën. Në vitet tridhjetë
pos gurores në Boletin e sharrës së Dragajve, punonte edhe sharra me
avull e Xhafer Devës, pastaj një fabrikë e tjegullave, një mulli
elektrik etj. Më 16 gusht 1938 kompania Kopaonik Mines Ltd u integrua me
kompaninë Trepça Mines. Në fund të vitit 1938, u ndërtua shkritorja e
plumbit në Zveçan. Furra e parë e shkritores u vu në shfrytëzim më 21
dhjetor të vitit 1939.

Konventa turko-jugosllave, e cila u nënshkrua më 11 korrik 1938,
parashihte shpërnguljen masive të shqiptarëve sidomos nga fshatrat e
rrethit të Mitrovicës dhe nga vetë qyteti. Ndër luftëtarët që u shqua në
këtë kohë, ishte Ramadan Doroci (Dan Doroci) nga Brabaniqi.

Më 6 prill 1941 Gjermania dhe Italia sulmuan Jugosllavinë. Më 17
prill Jugosllavia kapitulloi. Menjëherë në Mitrovicë doli në skenë
Xhafer deva, i cili formoi administratën me nëpunës shqiptarë e
boshnjakë, hapi shkolla në gjuhën shqipe, formoi gjyqësinë,
xhandarmërinë etj. Derisa territoret e tjera iu bashkuan Shqipërisë,
rrethi i Mitrovicës me Vushtrrinë, Podujevën dhe Pazarin e Ri, për shkak
të burimeve të pasura natyrore dhe pozitës strategjike, u përfshinë në
zonën gjermane të pushtimit.


Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore nga ky mjedis dolën
personalitete të shquara, si Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Nexhip Deva,
Muhamed Deda, Bedri Gjinaj, Xhelal Mitrovica e shumë e shumë të tjerë.
Dy të parët kanë qenë kryetarë të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Gjatë
viteve 1943-44 Rexhep Mitrovica ka qenë kryeministër i Shqipërisë,
ndërsa Xhafer Deva ministër i Punëve të Brendshme. Më 28 Nëntor 1941, në
Mitrovicë u përkujtua 29-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë
kohë forcat çetnike sulmonin vazhdimisht kufijtë veriorë të Kosovës,
duke rrezikuar kështu popullatën shqiptare në fshatrat Bistricë,
Koshtovë e Vllahisë, Cerajë, Selac, Kaçanoll etj. Për ta ndalur këtë të
keqe, qindra e mijëra vullnetarë shkuan në mbrojtje të kufirit. Në këtë
kohë vepronte Lidhja Popullore Shqiptare me kryetar të parë të saj
Rexhep Mitrovicën. Derisa nacionalistët si Rexhep Mitrovica, Xhafer
Deva, Bedri Gjinaj, Pajazit Boletini e të tjerë luftonin e punonin për
bashkimin e Mitrovicës dhe territoreve të tjera të kësaj prefekture me
Shqipërinë etnike, partizanët në krye me Ali Shukriun bashkëpunonin me
komunistët serbë e malazezë, të cilët përpiqeshin që ta sëndertonin po
atë politikë që kishin çetnikët – ta ripushtojnë Kosovën dhe ta
terrorizojnë popullatën shqiptare. Më 8 shkurt të vitit 1945 u vendos
Administrimi ushtarak. Okupimi i Kosovës nga ushtria Jugosllave u
shoqërua me veprime terroriste, me operacione ndëshkimore, me masakra
masive ndaj popullsisë shqiptare. Kundër grupeve të rezistencës, të
cilat i udhëheqnin Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica, Bislim Bajgora etj., u
lëshuan disa divizione të Armatës jugosllave. Pos prijësve dhe
anëtarëve të familjeve të tyre u ekzekutuan e masakruan barbarisht edhe
mijëra banorë të tjerë. Shumë nacionalistë u ekzekutuan, shumë të tjerë u
zunë e u burgosën, ndërsa ata që arritën të shpëtojnë, kaluan tërë
jetën në mërgim nëpër vendet e ndryshme të botës. Në këtë drejtim pësuan
edhe anëtarët e ONDSH, të cilët vepronin në Mitrovicë e rrethinë. Ata
kundërshtuan vendosjen e Administratës ushtarake, ripushtimin e Kosovës,
vendimin e KQ të PKJ që Kosova t’i bashkangjitet Serbisë, klasifikimin e
shqiptarëve në “pakicë kombëtare”, pastaj ripërtërirjen e “marrëveshjes
xhentëllmene” të arritur midis Jugosllavisë e Turqisë më 1938, për
shpërnguljen e shqiptarëve, qëndrimin mohues ndaj traditave kulturore e
historisë kombëtare etj. Më 1955-56 organet e sigurimit vunë nën tortura
me mijëra shqiptarë të këtij mjedisi, sidomos të fshatrave të Shalës së
Bajgorës.

Më 1966, pas shkarkimit të ministrit të punëve të brendshme të
Jugosllavisë, A.Rankoviqit, shqiptarët morën pakëz frymë. Ata kërkuan të
drejtat e tyre për arsim, për kulturë, për flamurin kombëtar, e deri
rishikimin dhe ndryshimin e statusit politik të Kosovës. Më shumë të
indinjuar ishin shqiptarët e Mitrovicës, sidomos minatorët e Trepçës, të
cilët punonin natë e ditë, ndërsa djersën e tyre e shfrytëzonte
Beogradi. Më 27 Nëntor 1968, në mesin e mijëra demonstruesve në
Prishtinë ishin edhe studentët nga Mitrovica, të cilët, me flamurin
kombëtar në duar kërkonin Kushtetutë, Vetëvendosje, Republikë,
Universitet… Periudhën 1974 -1981, shqiptarët e Mitrovicës e përjetuan
si një rilindje të tyre. Megjithatë, statusi kushtetues politik për ta
ishte i pamjaftueshëm.


Si rrjedhojë e pakënaqësisë shpërthyen demonstratat e marsit të vitit
1981 në të cilat morën pjesë edhe qytetarët e Mitrovicës: nxënës,
studentë, mësimdhënës, punëtorë, minatorë, bujq etj. Në këto demonstrata
janë vrarë dhjetra qytetarë, janë burgosur qindra të tjerë. Pas
ngjarjeve të vitit 1981, filloi një fushatë e egër kundër shqiptarëve në
përgjithësi. Në fillim të vitit 1989, nën kërcënimin e armëve dhe me
vota të joparlamentarëve Serbia likuidoi autonominë e Kosovës. Të parët
që ngritën zërin kundër këtij vendimi ishin minatorët e Stantergut, të
cilët u vetëngujuan në galeri të nëndheshme (22-28 shkurt 1989) dhe
kështu sensibilizuan opinionin ndërkombëtar për gjithë atë që po ndodhte
në Kosovë. Më 2 korrik 1990, Kuvendi i Kosovës shpalli “Republikën e
Kosovës”. Në këtë drejtim kontribuan edhe delegatët nga Mitrovica. Një
vit më vonë, më 26-30 shtator 1991, si kudo në Kosovë, edhe në Mitrovicë
u organizua referendumi për t’i dhënë Republikës së Kosovës
legjitimitetin e nevojshëm. Pas grevës së përgjithshme më 3 shtator,
mijëra punëtorë shqiptarë u dëbuan nga vendet e tyre të punës. U larguan
me dhunë nga objektet shkollore edhe mijëra nxënës, sidomos nxënësit e
mësimdhënësit e shkollave të mesme: Gjimnazit “Frang Bardhi”, SHMT
“Arkitekt Sinani”, SHMM “Dr. Xheladin Deda”, SHME “Hasan Prishtina”. Nga
këto shkolla ka pasur qindra nxënës të helmuar.Që nga viti 1992 e deri
pas përfundimit të luftës mësimi është organizuar kryesisht në objektet
private. Për shkak të shpërnguljes së shqiptarëve në disa vende
perëndimore gjatë kësaj kohe ka rënë shumë numri i nxënësve.

Gjatë gjithë viteve ’80 e ’90 në Mitrovicë, si kudo në Kosovë
ekzistonte një frymë e përgjithshme proteste dhe mospajtimi. Si reagim
ndaj shuarjes me dhunë të autonomisë, ndaj ndjekjeve, burgosjeve,
dëbimit nga vendet e punës, helmimeve, vrasjeve etj., si në mbarë
Kosovën, edhe në Mitrovicë filloi organizimi i jetës politike paqesore.
Dega e Lidhjes Demokratike në Mitrovicë, e prirë nga urtaku Latif
Berisha, u bë faktor i rëndësishëm koheziv i organizimit dhe i mbajtjes
së timonit të jetës në këtë regjion në të gjitha segmentet e saj. Më
vonë u formuan edhe parti të tjera (Partia Parlamentare, Partia
Republikane Shqiptare, Partia e Unitetit Kombëtar, Partia Demokristiane,
etj), të cilat u bënë krah shumë i fortë në lëvizjen për çlirim. Në
vitin 1992 u formua Qeveria Komunale e Koalicionit. Kryetar i saj ishte
zgjedhur Agim Hajrizi. Nga organet e tjera që mbanin konturat
institucionale në Mitrovicë, vlen t’i përmendim: Këshillin Komunal për
Financim, Këshillin Komunal për Arsim, Këshillin për Mbrojtjen e të
Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Shoqatën e Mjekëve, SHHB “Nëna Tereze”,
Sindikatën e Pavarur, Shoqatën për Kthimin e të Shpërngulurve, Forumin e
Intelektualëve Shqiptarë, , Këshillin Koordinues të Subjekteve politike
dhe Jopolitike, Shoqatat e ndryshme letrare, kulturore, sportive etj.

Lëvizja çlirimtare në Mitrovicë e rrethinë mori hov në vitin 1998.
Aksionet e para të UÇK-së lidhen edhe në vitet e mëhershme. Në Zonën
Operative të Shalës rrokën armët për t’iu kundërvënë agresionit serb
qindra e mijëra luftëtarë. UÇK-ja edhe në këtë mjedis u bë faktor
përcaktues në veprimin e mëtutjeshëm politik. Më 24 mars, kur forcat e
NATO-s filluan të godasin caqet ushtarake serbe, forcat kriminele
ushtarako-policore e paramilitare masakruan në fillim dy udhëheqësit
ideorë: Latif Berishën e Agim Hajrizin, pastaj vranë shumë të tjerë,
dogjën shtëpi e objekte kulturore etj. Brenda disa ditëve këto forca të
errëta dogjën të gjitha fshatrat, qendrën e qytetit dhe të gjitha lagjet
ku jetonin shqiptarët (Qendër, Lagjja e Kërveshëve, Bajr, Ura e Gjakut,
Shipol etj). Nga qyteti dhe fshatrat u dëbuan të gjithë shqiptarët.
Gjatë luftës së tmerrshme u vranë qindra njerëz, madje edhe gra, fëmijë e
pleq, u dëbuan në Shqipëri e vende të tjera mijëra të tjerë. Pas luftës
janë zbuluar dhjetra varreza masive. Ende nuk dihet për fatin e shumë
të zhdukurve. Pas luftës banorët shqiptarë u kthyen në vatrat e tyre
stërgjyshore dhe filluan t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre. Megjithatë
shumë banorëve të cilët kanë jetuar në pjesën veriore të qytetit, ende
sot e kësaj dite nuk iu mundësohet kthimi. Sot shtëpitë dhe banesat e
tyre i kanë përvetësuar serbët. Disa godina shkollore, si Fakulteti i
Xehetarisë e Metalurgjisë, Shkolla e Lartë Teknike, Shkolla e Mesme
Teknike, Shkolla e Mesme e Mjekësisë, Shkolla fillore “Nonda Bulka” dhe
Shkolla fillore “Aziz Sulejmani”, sot përdoren vetëm nga nxënësit serbë e
malazezë. Gjithashtu në Spitalin e Qytetit nuk u lejohet ushtrimi i
veprimtarisë së tyre mjekëve shqiptarë si dhe iu pamundësohet që të
shërohen në të pacientëve shqiptarë
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptySat May 15, 2010 12:08 am

fionaa shkruajti:
Ti njohim  vendet  tona me shum... Rahoveci









RAHOVECI VENDI I RRUSHIT..

Rahoveci është njëri ndër qytetet më të vjetra të Kosovës. Më 17 korrik te vitit 1998 filluan
luftimet ndërmjet UÇK-ës dhe forcave serbe. Të premten
me 17
Korrik 1998
Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri në qytetin e Rahovecit. Në luftimet e
UÇK-së kundër forcave paramilitare Serbe u vranë mbi 300 civil shqiptar
dhe mbi 100 Serb.

Në bazë të hulumtimeve arkeologjike mund të konkludojmë se në
territorin e komunës së Rahovecit janë zbuluar disa fakte arkeologjike,
të cilat tregojnë se këto vise janë përplot me relikte të vendbanimeve
të dikurshme antike, të cilat rrjedhin nga epoka e hershme romako-ilire
(E. Çershkov). Kështu p.sh në fshatin Reti janë gjetur dy epitafe-pllaka
mermeri nga koha romake ku është bërë skalitja e tekstit latin, në
njërën pllakë qëndron ky mbishkrim "D(is) ma(anibus) Aur(elia) Catulla
vixit annis XX Popaj F(iliae) b(ene) M(erenti)". Në pllakën e dytë është
shënuar teksti sa vijon : "D(is) M(anibus) Scerviae-dus Sita es Vix(it)
an(nis) XXX interfectus a llatromibus si ta Dasi p(pater) f(ilio)
p(iissimo) et Sibi et Caiae Dasi coniugi b(ene) m(erenti) Vius
F(aciendum) C(uravit)". M. Krasniqi në punimin e tij mbi Rahovecin
thekson se përveç këtyre epitafave, pllakave të mermerit në ngastrën e
fshatit të përmendur Reti, është gjetur edhe një pllakë e thyer nga koha
Romake ku është skalitur teksti ...et Sitae F(ilio) sumi cor(niculario)
c(o) hor(tis) pri(mae)Dardanorum V(i) ixit an(nis) XXX b(ene) m(erenti)
P(osuit). Dy mbishkrimet e para janë familjare deh nuk tregojnë se çka
kanë qenë ata për të cilët janë ngritur këto përmendore, ndërsa nga
përshkrimi i tretë i pllakës së thyer shihet se ajo është e ngritur "i
Siti të birit Sume flamurtarit të kohortës së parë të Dardanëve". Me
rastin e gërmimit të terrenit më 1953 kur është
ndërtuar bodrumi i verës në Rahovec, gjithashtu është gjetur një numër
sendesh arkiologjike (dy qypa të mëdhenjë, njëri nga këto ka vëllimin
400 litra, monedha metali, maje të shtizave, elefandi i bronzës e tjera
për të cilën mendohet se ka prejardhjen nga epoka e hershme romake (M.
K.). Mu në afërsi të Rahovecit në Bërnjakë duhet të jetë vendbanimi nga
periudha Romake, e më vonë ka qenë i ndarë në dy vendbanime si Bërnjaka e
Ulët dhe Bërnjaka e Epërme. (Duhet të bëhen gërmime arkeologjike rreth
pronit të Rimnikut në afërsi të Bërnjakës). Edhe në fshatin Çifllak
është gjetur "Altari Romak i sakrificës", eksponati i është dorëzuar
Muzeut Arkeologjik të Prizrenit. Edhe gjatë mesjetës në shek. XIV (me
1348) Rahoveci përmendet si vend i cili kufizohet me disa fshatra
përreth si territor vreshtar. Po i cekim disa vendbanimet të cilat
përmenden e këto janë : Shtavica, Bërnjakë, Krusha, Kobillogllava,
Babindoli, Hoça, Maja e Shkadrumit, Bjeshka e Shkozës (M. K.). Poashtu
Rahovecin mund ta gjejmë edhe në hartat e vjetra të vitit 1689. Në
pjesën e dytë të shekullit XVIII, Rahoveci përmendet si qytezë, në vitin
1770 si qytezë "Ravac" por ka edhe emra të tjera që gjinden në harta të
vjetra si që janë : Rahuaz, Rahuiz, Rahova, Ravaz, Rahovce etj., ndërsa
në vitin 1911 për herë të parë shkruhet në hartë si Orahovac sipas J.
Cvijiqit.

Në pjesën e dytë të shekullit XIX ku në këtë territor bëhet themelimi
i bajraqeve në kazën e Rahovecit, të Palluzhës dhe Hoçës së Vogël që i
kan takuar regjionit të Prizrenit. Prej asaj kohe Rahoveci bëhet si
qendër Administrative e bajrakut të dikurshëm të Hoçës së Vogël dhe
Palluzhës.

Mirëpo duke bërë analizimin e burimeve të shkruara që nga periudha e
Osmanlive në Kadishullin Ballkanik mund të konstatojmë se kjo tërësi në
pikëpamje të organizimit administrativ të Prizrenit, i cili shpeshherë e
kan ndryshuar madhësin teritorriale të funksioneve të tija
administrative varësisht nga ngjarjet historike dhe riorganizimit
administrativ-ushtarak, në pjesën europiane të Perandorisë Osmane.

Sipas regjistrimit të vitit 1528 kuptojmë së Sanxhaku i Prizrenit
kishte tri kaza : Prizrenit, Trgovishtën dhe Hoça e Vogël. Gjatë këtij
intervalit kohor nahija e Hoçës të cilat i përfshinte shumicën e
vendbanimeve të komunës së sotme të Rahovecit kan qenë të përfshirë në
Sanxhakun e Prizrenit.

Gjatë vitit 1591 të gjitha vendbanimet e Anadrisisë kan qenë nën
sundimi Administativ të nahisë së Hoçës së Vogël në të cilin kan
egzistuar 96 fshatra (S. Rizaj).

Në gjusmën e shekullit XVII sipas shenimit udhëpërshkruesit turk
Haxhi Kallfës, Hoça e Vogël ka qen Kadillëqi që i ka takuar Sanxhakut të
Prizrenit. Sipas Ali Çaushit me 1653 Sanxaku i Prizrenit gjendej në
kuadrin e Vilaetit të Rumelisë, kurse sipas një burimi Osman nga viti
1667 Sanxhaku i Prizrenit kishte këto Kadillëqe : Prizrenin, Rahovecin,
Suharekën dhe Hasi i Prizrenit.

Gjatë shekullit XIX me themelimin e Vilaetit të Kosovës, Prizreni ka
ngelur si qendër Sanxhaku i cili ka përfshirë pesë kaza respektivisht
rrethe : Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Lumën (M. Kaleshi).

Me themelimin e Vilaetit të Kosovës me seli në Shkup duke filluar që
nga viti 1888 Prizreni bëhet përsëri njeri nga gjashtë Sanxhaqet e
Vilaitit të Kosovës në përbërjen e të cilit krijohen pesë kaza :
Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Luma. Rahoveci bëhet si qendër
Administrative e Anadrinisë
.
Si kishin pasthon ktyniher ai qe nuk e lavdron daullen e vet ju shkyft.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptySat May 15, 2010 3:35 pm

Si kishin pasthon ktyniher ai qe nuk e
lavdron daullen e vet ju shkyft.

NUk jam nga RAHOVECI UN KESHTU QE NUK ME INTERESOJN TE MIRAT APOT E LIGATE E ATI VENDI FARE HIQ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptySat May 15, 2010 3:46 pm

Ti njohim  vendet  tona me shum... Vushtria4







Vushtrria
ose Vicianumi (Ana e Viçave) siç është quajtur përpara
sipas emrit të vjetër ilir, është lokalitet antik, që
daton qysh nga mesjeta, edhe para Perandorisë Romake, përkatësisht

që nga koha e dardanëve. Viciana në fund të shekullit
I para l. K. pushtohet nga Perandoria Romake. Gjatë periudhës
së pushtimit romak (I–V) Viciana kishte arritur një zhvillim
të konsiderueshëm ekonomik dhe kulturor. Pas shkatërrimit
të Perandorisë Romake, Viciana mbeti në kuadër të
Bizantit. Pas ndarjes së krishterizmit më 1054 në katolicizëm
dhe ortodoksizëm, pjesa më e madhe e popullatës së Vicianës
ishte katolike.
Në shekullin XIV Perandoria Osmane filloi ta pushtojë Ballkanin.
Në Vushtrri prezenca e osmanëve së pari shënohet në
vitin 1439. Vendosja e administratës osmane në Vushtrri, bëri
që në këtë qytet të përhapet feja islame dhe
të ndërtohen xhami, hane, medrese, hamame (banjo publike) etj.
Gjatë shekujve XV–XVIII, Vushtrria ishte ndër qytetet më
të mëdha në Ballkan dhe në Perandorinë Osmane dhe
qendër e sanxhakut më të rëndësishëm të
Perandorisë Osmane.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, përkatësisht
gjatë viteve 1915 – 1918, Vushtrria u pushtua nga Austro-Hungaria.

Në Luftën II Botërore (1941-1945) Vushtrria me rrethinë
i takonte zonës së pushtuar nga gjermanët. Në nëntor
1944, në Vushtrri u vendos administrata komuniste jugosllave.
Në mars 1989, dhuna shtetërore serbe e rrënoi Kushtetutën
e Kosovës të vitit 1974, gjë që rezultoi përfundimisht
me luftën e armatosur të popullit të Kosovës, e organizuar
nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe e ndihmuar
nga ndërhyrja e forcave të NATO-s, (mars - qershor 1999). Gjatë
kësaj lufte, në Vushtrri me rrethinë janë vrarë
mbi 500 shqiptarë civilë dhe janë zhdukur mbi 100 të
tjerë. Forcat e NATO-s hynë në Vushtrri më 16 qershor
1999.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptySat May 15, 2010 7:49 pm

fionaa shkruajti:
Si kishin pasthon ktyniher ai qe nuk e
lavdron daullen e vet ju shkyft.

NUk jam nga RAHOVECI UN KESHTU QE NUK ME INTERESOJN TE MIRAT APOT E LIGATE E ATI VENDI FARE HIQ

Cka po i kap fjalet per bisht... Une thashe per vete kame lindur ne ket ane, dhe jam shume krenar.
Se a te interesoin ky vend apo jo eshte problemi yt.
Njashtu zvogloi shkronjat, respekto rregullat e forumit hahahaha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptySun May 16, 2010 11:45 pm

Cka po i kap fjalet per bisht... Une
thashe per vete kame lindur ne ket ane, dhe jam shume krenar.

Se
a te interesoin ky vend apo jo eshte problemi yt.

Njashtu
zvogloi shkronjat, respekto rregullat e forumit hahahaha.



Un solla ate shkrim dhe ne menyre direkte i bin ashtu .
E per shkronja nuk krahasohet nje gabim me njemi qe bejn tjeret!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptySun May 16, 2010 11:50 pm

Ti njohim  vendet  tona me shum... AttachmentSi vendbanim njihet që nga viti 1342, kur këtu
ka qëndruar mbreti serb Dushan.
Me emrin Gnivlani përmendet në kartën e konteshës Milica me djemtë në
vitet 1394-1402. Në
Defterin osman të vitit 1455, thuhet se ky vendbanim ka patur 41 shtëpi, ndërsa
sipas defterit kadastral të vitit 1566-74, kishte 38
shtëpi e 12 beqarë. Ky vendbanim përmendet edhe më vonë në dokumente të
shkruara dhe nga udhë përshkrues të ndryshëm. Rreth emrit të tij
ekzistojnë disa mendime. Disa thonë se emrin e ka marrë në bazë të një
vendbanimi me emrin Gjinaj që ka qenë në afërsi të fshatit Depcë të
komunës së Preshevës,
por që atëherë i takonte Gjilanit. Një mendim tjetër thotë se një oficer
otoman që ka qëndruar në këtë vendbanim paska qenë nga një Gjejlan, që
qenka diku në Siri apo diku tjetër në Lindjen e mesme dhe e ka pagëzuar
me këtë emër, ndërsa mendimi më real qëndron në faktin se në Gjilan,
rreth vitit 1750 u vendosë familja Gjinolli, që këtu erdhi nga Artana

(ish Novobërda), e që i takonte fisit Gjinaj, andaj edhe nga kjo familje
(Bahti Beg Gjinolli) e mori edhe emrin.
Thuhet se vendbanimi i parë i Gjilanit ishte më në veriperëndim, në
lagjen e sotme Dardania I, por që në vitin 1830 e përfshiu një zjarr dhe
u dogj tërësisht. Familja e Gjinollëve pastaj qytetin e zhvendosi më në
lindje, në mes të shtëpisë së sotme të mallrave dhe të tregut, lagje
kjo që është quajt edhe Begler mëhallë.

Gjilani në kohën e sundimit të Perandorisë Otomane, një herë i
takonte sanxhakut të Vushtrrisë në Vilajetin e Kosovës e pastaj edhe
Vilajetit të Prizrenit, sipas rregullimit të atëhershëm administrativ të
shtetit otoman, nga se nuk ishte ndonjë vendbanim i madh për t’u bërë
qendër administrative.

Rrita më e hovshme e Gjilanit fillon pas sëmundjes së murtajës që e
përfshiu Gjilanin në vitin 1836. Lagjet më të vjetra të Gjilanit ishin
ajo e Bejlerëve dhe Çifllak mëhalla, pastaj u zgjerua edhe në lagjet:
Mëhalla e Varoshit, Atik Xhami mëhalla, mëhalla e romëve, Baçevina, Dere
mëhalla, mëhalla e muhaxhirëve e kështu me radhe.

Gjeografia


Anamorava
është rajon i cili gjendet në pjesën juglindore të Kosovës. Anamorava
përbëhet prej pjesës së luginës dhe skajeve malore të maleve të Karadakut në të djathtë dhe maleve të Zhegocit e
Koznikut në të majtë. AnamoravaKosovës.
përbëhet prej fushës së Vitisë, të
Gjilanit dhe të Dardanës (Kamenicës) me një sipërfaqe rreth 650km
katrorë, me nji gjatësi mbi 40 km dhe gjerësi mbi 16 km, me fund të
lartë 500 m dhe anët e larta deri 1000 m. Në fushën e Gjilanit është
vendosur vendbanimi i Gjilanit. Gjilani është një nga shtatë qytetet më
të mëdha të
Në varg të mbyllur qyteti i Gjilanit rrethohet nga fshatrat:Livoçi i Poshtëm, Shillova, Malisheva,
Uglari,
Velekincë,
Livoçi i Epërm, Bresalci,
Pasjaku,
Koretishta,
Stanishori,
Kufca e
Epërme, Përlepnica e Kmetoci.

Nëpër qytet rrjedhin tre lumenj, gjeografikisht jo fort të njohur. Në
qendër lumi Mirusha, me
degën e majtë Banjën, më në lindje lumi i Stanishorit.
Dy të parët bashkohen në dale të qytetit, ndërsa i treti afër
Malishevës ku edhe marrin emrin e përbashkët Lumi i Malishevës, i cili
nja 6 kilometra larg Gjilanit , në afërsi të fshatit Uglar, derdhet në Moravën e Binçës.

Demografia


Deri në filli të shekullit XIX nuk kemi shënime të sakta mbi
strukturën dhe numrin e banorëve të vendbanimit të Gjilanit. Në
vazhdimësi që nga themelimi dihet se Gjilani ka qenë i banuar nga
popullsia shumicë shqiptare por ka pasur edhe serb, turq dhe rom.

Në Gjilan dhe rrethinë ishin bërë ndryshime të mëdha etnike , si
pasojë e lëvizjeve të mëdha të popullsisë së ikur nga viset e përfshira
në luftërat ruso-turke ( 1877-78) dhe nga ardhja e muhaxhirëve të
ndjekur nga pushteti serb.

Sallnamet e Vilajetit të Kosovës për shekullin XIX dhe fillimin e
shekullit XX ofrojnë të dhëna edhe për popullsinë e vilajeteve ,
sanxhaqeve dhe kazave . Megjithatë , këto shënime nuk janë të plota dhe
të sakta edhe për shkak të rezistencës së vazhdueshme të shqiptarëve dhe
nga fakti se regjistrimet bëheshin për qëllime të rekrutimit dhe të
mbledhjes së tatimeve. Kjo bënte që shqiptarët të fshini numrin e saktë
të anëtarëve të familjes dhe të shtëpive, duke tentuar të zvoglojnë
shumën për tatim, si dhe për t’u shmangur shërbinmit ushtarak, që ishte
barrë e rëndë për ta.[1]

Sipas raporteve të konsullit francez në Shkodër ( Viet), në vitin 1866, Gjilani ishte
një qytet i hapur i banuar kryesisht me popullsi turke (shqiptarë të
besimit islam) dhe popullsi greke (serbë e ortodoksë). Sipas vjetarit
për vitin 1873/74, Gjilani i kishte 527 shtëopi me afër 3.000 banorë dhe
se shumica ishin mysliman ( shqiptarë). [2]
vitin 1900/1 thuhet se i kishte 1.000 shtëpi , prej të cilëve, 3.300
ishin serb, ndërsa të tjerët shqiptarë dhe të tjerë. [3]

Arkitektura


Para djegies së Gjilanit (1850) shtëpitë ishin të mbuluara me kashtë.
Pas djegies, shtëpitë e reja u ndërtuan me qerpiç të quajtura “dollma”
tip oriental i shtëpive të mbuluar me qeramidhe e çamte. Çarshia
shtrihej prej Xhamisë (së Shehirzadës) në qendër e deri te Ura e
Musë Kotorrit
(Maskatarit). Dyqanet ishin afër njëri tjetrit dhe
ngjante në një kasabave turke. Në atë kohë Gjinollët kishin shtëpi
njëkatëshe me lëndë druri (çatmali) me dru-gdhendje të ndryshme dhe me
pamje të bukur. Ndërtesa prej guri ishte Kulla afër Sarajit, që një herë
shërbeu për mbrojtje e pastaj u shndërrua në sahat kullë dhe hamami.
Objektet fetare

Ti njohim  vendet  tona me shum... 300px-Xhamia_e_Madhe%2C_GjilanTi njohim  vendet  tona me shum... Magnify-clip

Xhamia e Madhe,e renovuar






Xhaminë e vjetër (Atik Xhaminë) e kanë ngritur Gjinollët me material
të sjellë nga Artana, kurse xhaminë e re (të Shehrizadës) e ka ngritur
Halit Beu, në vitin 1910 kurse minarja i është ngritur në vitin 1921.
Kjo xhami është dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2002 dhe u rrënua
tërësisht dhe me donacione është ngritur e reja. Xhaminë në Balec
Mëhallë e ka ngritur Hysein Pasha (edhe kjo xhami është rinovuar më
vonë), ndërsa xhaminë e vjetër (tashmë të rrënuar) në Dere-mëhallë e ka
ngritur Rexhep Rexhepi, babai i Hasan Rexhepit mbathtar pronar i hanit.
Xhamia në Arbëri (ish Çenar çeshme) është ngritur nga populli gjatë
viteve 1990 dhe është përfunduar në vitin 2002. Aktualisht është ndarë
edhe një lokacion për ngritjen e një xhamie të re në Gjilan. Kisha në
Gjilan, thuhet se është djegë dy herë në vitin 1830 dhe 1852 e këtë të
tashmen e ka ngritur komuniteti serb me 12 maj të vitit 1861.

Arsimi

Ti njohim  vendet  tona me shum... 300px-Univ._FamaTi njohim  vendet  tona me shum... Magnify-clip

Pamje e Universitetit "FAMA"






Arsimi në Gjilan daton që nga periudha e pushtetit osman. Në gjysmën e
shekullit të XIX në oborrin e Atik Xhamisë ishte hapur mejtepi. Më vonë
këtu është hapur edhe medreseja e më vonë edhe Ruzhdija. Këto shkolla,
pos Ruzhdijes që kishte në program edhe lëndë të përgjithshme, kishin
program fetar.

Përpjekjet për të, u shkolluar në gjuhën shqipe kan qenë të hershme
edhe në Anamoravë. Gjatë kohës së Revulucionit
Xhonturq të viti 1908 në trojet shqiptare edhe në Kazanë e Gjilanit
hapeshin shkollat shqipe. Qarqet patriotike shqiptare të Kazasë së
Gjilanit u nxitu të shfrytëzohen liritë e cunguara në këtë plan dhe
filluan të përhapen format e format e arsimit shqip, si në planin
individual ashtu edhe atë kolektiv. U formua klubi shqiptar si
organizatë e gjerë demokratike, në të cilin ishte përqendruar
veprimtaria politike dhe kulturore e patriotëve të kësaj ane. Në këtë
klub kishte përfaqësues nga të gjitha shtresat shoqërore. Klubi
zhvillonte aktivitet të dukshëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe në
ngritjen e Lëvizjes në nivel më të lartë. Me iniciativën e klubit dhe
të disa patriotëve , të prirë nga Hasan Prishtina e Nexhib
DragaPozharan.[4]
etj., u hapën shkollat e para private shqipe në Gjilan e
rrethinë. Një shkollë e tillë private ishte hapur në
Në Kazanë e madhe të Gjilanit , që nga gjysma e shekullit XIX,
punonte një shkollë shqipe pran kishës katolike në fshatin Stublla e Epërme. Shkolla është legalizuar në vitin 1905
dhe është financuar nga qeveria austro-hungareze. Mësues në këtë shkollë
që nga viti 1896, ishte prifti i famullisë së Stubllësdom
Mikel Tarabulluzi nga Prizreni.
Kjo shkollë katërvjeçare për djem dhe vajza , me ndërprerje të
kohëpaskohshme, ka punuar gjer më 1921. Përshkak të aktivitetit në
rrafshin e ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe intelektuale, mësuesi i
sajë Dom Mikel Tarabulluzi ishte burgosur , torturuar dhe ekzekutuar
mizorisht.[5]

,
Arsimi serb, sipas disa burimeve, daton prej vitit 1858. Në bazë të
një dokumenti shkolla shqipe duhet të jetë hapur diku në vitin 1909, por
se shumë shpejt kjo shkollë mbyllet, si nga administrata turke ashtu
dhe nga ajo serbe. Përmendet se shkollimi fillor në gjuhën shqipe ka
filluar me 8 dhjetor të vitit 1941, për t’u vazhduar edhe pas Luftës së
Dytë Botërore.

Aktualisht Gjilani ka 5 shkolla fillore (Musa Zajmi, Thimi Mitko,
Abaz Ajeti, Rexhep Elmazi dhe Selami Hallaçi) dhe 5 shkolla të mesme
(Gjimnazi “Zenel Hajdini”, shkolla e mesme e mjekësisë “Asllan Elezi”, e
bujqësisë “Arbëria”, Ekonomikja “Marin Barleti” teknike “Mehmet Isai”),
degën e fakultetit të edukimit “Skënderbeu”, si dhe fakultetet private
degën e Kolegjit “Fama” dhe Kolegjin universitar “Gjilani
t..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyMon May 17, 2010 12:15 am

Jeni ka bën pun të madhe ne kto tema shum shum të mir a ju lumt vetëm te para .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyMon May 17, 2010 12:16 am

Jeni ka bën pun të madhe ne kto tema shum shum të mir a ju lumt vetëm
te para

Si mos te bej kur po i marr 1000 euro rroge Ti njohim  vendet  tona me shum... Icon_eek
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyMon May 17, 2010 12:19 am

Hahaha doi marimë edhe 1500 sit na jep dikush ??????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyMon May 17, 2010 12:23 am

isheeeeeeeeeeeeeeeeeeSe po ndegjojn t' jertTi njohim  vendet  tona me shum... Icon_rolleyes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ramizi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ramizi


Male
Numri i postimeve : 158
Age : 45
Vendi : Tirona
Registration date : 23/02/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyTue May 18, 2010 12:38 am

sa per qeveritaret tane qe kemi si ne shqiperi $ si ne Kosove
veshtir e kemi qe ti njohim dhe ti gezojme , por ne shyqyr qe ne identifikokon kjo shqipe e Lashte sa vete Bota dhe kjo na bashkon dhe na bene edhe ma" te fort se Guri jeme SHqipetar e nuk Vdesim kurrrrrrrrrrr


Ti njohim  vendet  tona me shum... 25848_112871322071350_112866658738483_189254_1180206_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyTue May 18, 2010 1:11 am

Ti njohim  vendet  tona me shum... 21536_101580066541894_100000697046905_42694_119728_n





Ti njohim  vendet  tona me shum... 8BCTNX735011-02





















Ti njohim  vendet  tona me shum... PXZUYF938302-02
Shpella e Gadimes
gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, Kosovë ajo është e gjatë 1500 metra. Mirëpo për turistët e shpellës është i mundshem shikimi i vetëm 800 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet. Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është 8-11 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë.

Shënimet e para të shkruara për ekzistimin e shpellës duket se janë marruar nga një fshatar i cili në oborrin e shtëpisë së vet gjatë punimit (thyerjes) së gurëve kishte hasur në një gropë të vogël nga e cila vinin reflektime të dritës. Pasi që fshatari kishte shikuar me vëmendje ai ishte magjepsur nga bukuria dhe shkëlqimi i kristaleve stalagmite. Për datën në të cilën janë futur në aktet zyrtare këto shënime nuk dihet. Por në fshat flitet se fshatarit fatlumë për lajmërimin që kishte bërë i janë dhuruar katër shtëpi mesatare të asaj kohe.
Personat e angazhuar për matjen e gjatësisë së shpellës kanë vërtetuar pohimin e gojëdhënës së fshatarëve e cila thotë se: një lepur dhe qenë (zagar) kanë hyrë në gryken e shpellës në Gadime dhe pas disa ditësh kanë dalurë në sipërfaqe në Janjevë. Dhe më të vërtet largësia ajrore në mes të këtyre dy fshatrave është 12 km.
Personat të interesuar për brendinë e shpellës dhe që si duket kanë provuar të hynë aty, kanë lajmëruar se edhe brendia e saj është po aq e bukur sikurse ajo që shohin turistët dhe ndoshta edhe më e bukur. Në shpellë si duket ka edhe disa dukuri tjera natyrore siç është liqeni madhësia e të cilit ende nuk është matur. Fshatarët e këtyre viseve tregojnë për disa gjëra për të cilat ata thonë se i kanë mbajtur pasi që janë frikësuar që ato do të keqpërdoreshin nga sistemet shtetërore që sundonin në Kosovë. Se sa janë të vërteta këto pohime i mbetet kohës dhe personave të specializuar për vërtetimin e gjërave të tilla.

Shpella e Mermert - Gadime e Ulet, Lipjan
Eshte zbuluar rastesisht nga Ahmet Asllani, duke punuar ne meremetimin e shtepise se tij, ne vitin 1969.
Pastaj eshte hulumtuar nga ekipet e ndryshme speleologjike nga ish-Jugosllavia, por me se shumti nga speleo-klubet vojvodinase, dhe ate nga Prof. Jovan Petrovic, gjate viteve te 70-ta.
Kjo eshte shpella e vetme turistike ne Kosove, dhe eshte hape per turizem ne vitin 1976, pas shume punimeve qe jane bere per heqjen e dheut dhe zhavorit, per t`i hapur kanalet apo korridoret e saja. Eshte hulumtu ne nje gjatesi prej 1260m, por pjesa me e madhe e saj eshte ende e pahulumtuar per shkak se eshte e bllokuar nga materialet e ndryshme qe i ka sjell lumi i aferte. Hulumtimet e metejme speleologjike te hapesirave te supozuara, jane te mundshme dhe ate ne katin perdhese dhe te siperm. Ka tri hyrje natyrale dhe ato gjinden ne nje lartesi mbidetare prej 576-584m, dhe 6-10m mbi nivelin e lumit. Temperatura brenda ne shpelle sillet prej 9.6-16 grade celzius, varesisht nga stina e vitit dhe galleria.
Pjesa turistike eshte e gjate diku reth 500m, dhe shiqimi i shpelles behet ne menyre te organizuar, dhe ate gjdo dy ore. Shpella gjindet afer fshatit Gadime e Ulet,ne kodren e Murturit,ne shtratin e lumit Klysyre, 20km nga kryeqyteti i Prishtines, ne afersi te magjistrales per Shkup.
Kjo shpelle eshte e zhvilluar ne nje thjerrez te gelqeroreve te mermerizuar me dimensione te vogla hapesinore e nderfutur ne rreshpet permotriasike.
Eshte formuar nga lumi nentokesore i cili kalonte neper kodren e Myrtyrit, para se ky lume te formonte shtratin e tij, ku mepastaj eshte mbushur me balte gjate kohes kurre tere fushen e Kosoves e mbulonte liqeni.
Karakteristike per kete shpelle jane formacionet e aragonitit, por edhe pembajtja e shkembinjeve te mermert prej nga e merr edhe emrin, dhe eshte mjafte e dekoruar me dekorime te mineraleve nga me te ndryshmet.
Location: Gadime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyTue May 18, 2010 11:40 am

Ti njohim  vendet  tona me shum... Normal_Copy%20of%20100_2369
Ti njohim  vendet  tona me shum... Normal_gusht%202005%20048





ta njohim komunen e Istogut(Burimi)
Ti njohim  vendet  tona me shum... Istogu%7E1

Artikulli
kryesor Historia e ISTOGUT

Kjo
hapsirë ku sotë gjendet Istogu sipas arkeologëve ka qenë e banuar

që nga kohërat e lashta. Kështu në rrethinën është gjetur një varrëse
punuar
nga zejtarët Dardanë, koha e punimit nuk dihet mirëpo dihet që
vegëza
15 centimetra e gjatë, paraqet një harkë (simbol i dhëmbit të
syrit)
dhe feçkë të derrit të egër.[1] Ky
punim është bërë nga brnzi dhe
është i mshefur diku nga serbët apo kisha
serbe.
Formimi i
rrethit të Istogut

Rrethi i Burimit në kuptimin e sotëm
administrativ është formuar më 1913, pas
pushtimit të Kosovës nga ana e ushtrive
serbo-malazeze. Po
atë vit pushteti i ri ka bërë regjistrimin e
popullsisë së këtij
rrethi dhe ka caktuar kufijtë. Atëherë ky rreth
është organizuar në
gjashtë komuna: Burim, Gjurakovc, Rakosh, Zllakuçan,
Vrellë dhe
Radavc (këto dy të fundit më vonë janë bashkuar në një
komunë me
qendër në Vrellë). Kufijtë e komunës së sotme të Burimit
përafërsisht
përputhen me ata të ish-Rrethit të Burimit me qendër në
Burim, pos
që komuna e Zllakuçanit tash i takon komunës së Klinës, Radavci - Pejës e Runiku - komunës së Skënderajt.
Gjatë kohës së sundimit të Turqisë, Rrethi i Burimit i ka takuar Sanxhakut

Pejës, pos kazasë së Burimit, i kanë takuar edhe kazatë (komunat) e Gjakovës, Beranës
(Ivangradi) dhe Gucisë.
Deri sot nuk ekziston
ndonjë dokument i shkruar që do të bënte fjalë
për këtë vendbanim
para shekullit XIV. Por, dihet saktësisht se ka qenë i
banuar që nga
kohët e parahistorisë e gjurmë të civilizimit janë të
dukshme dhe
janë gjetur se janë të kohës së dardanëve dhe të romakëve.
Gjurmë të
këtij civilizimi janë gjetur buzë rrugës së vjetër që në
mesjetë
dhe më herët ka lidhur Bregdetin Adriatik nëpër Plevle, nëpër
Rozhajë-Kullë
e Burim e që tutje ka kaluar nëpër Mitrovicë për në Nish. Gjurmë të trasesë së
kësaj
rruge janë të hetueshme edhe sot, së bashku me gjurmë
vendbanimesh.
Po ashtu është e ditur se të asaj kohe janë edhe shumë
vendbanime
të kësaj ane. Ndër to më të njohurat kanë qenë Banja, ujin e
ngrohtë
të cilës kanë ditur ta shfrytëzojnë për mjekim dhe freskim
ilirët
dhe romakët. Një lum i vogël që buron andej nga Syrigana

(emërtim ilir për Suhogërllën e sotme) me emërtimin Kujafç,
gjuhëtarët
kanë dëshmuar se është po ashtu fjalë me prejardhje
ilire. Ky lum kalon
nga ana e Kërninës, Belicës dhe tutje te
Zabllaçi derdhet në lumin e
Burimit. Me hulumtime të tjera do të
mund të dëshmoheshin edhe shumë
toponime të tjera që i kanë shpëtuar
sllavizimit.
Të kohës së romakëve janë edhe disa dëshmi arkeologjike
që këndej
janë hasur dhe që dëshmojnë se qysh atëherë është
shfrytëzuar mermeri i
njohur i Banjës, i
quajtur Oniks, me të
cilin janë
ndërtuar shtëpi të bukura. Të kohës bizantine janë edhe disa
kisha
në fshatrat buzë bjeshkëve të Burimit dhe kjo më së miri dëshmohet

me faktin se janë ndërtuar sipas sistemit bizantin të ndërtimit të
faltoreve
dhe sipas arkitekturës së kohës e që më vonë janë përvetësuar
nga
ortodoksizmi sllav.
Rrethi i Burimit si gjithmonë ka qenë kryesisht i
banuar me shumicë
të popullsisë shqiptare. Këtë e dëshmojnë edhe dy
regjistrimet e
popullisë që i ka bërë Mbretëria Serbe Kroate
Sllovene. Më 1913 Rrethi i
Burimit ka pasur
mbi 180.000 banorë dhe mbi 90 për qind e tyre kanë qenë
shqiptarë.
Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1921 Rrethi i
Burimit ka pasur vetëm 20.159
banorë. Prej tyre 14.501 janë deklaruar
shqiptarë dhe vetëm 5.658
serbë.
Ndryshimet më të mëdha demografike kanë ndodhur pas këtij vit
dhe
gjithnjë ndërmjet dy luftërave të fundit botërore, kur
ish-Jugosllavia
mori masa dhe metoda të kombinuara të një terrori të
organizuar
shtetëror për ndryshimin e kësaj strukture të popullsisë
në favortë
popullsisë serbe dhe malazeze. Gjatë asaj periudhe në
favor deri në 20
për qind është shtuar pjesëmarrja e popullsisë
sllave në strukturën e
përgjithshme të popullsisë së rrethit të
IstogutGjeografia e ISTOGUT
iSTOGU
zë pozitën më veriore të Rrafshit të Dukagjinit. Merr frymë
çlirshëm nga të
gjitha anët. Nga veriu e ndajnë kreshtat e maleve të
larta të Moknës,
maja më e lartë e të cilave, Maja e zezë,
shtrihet në
lartësi deri në 2.155 metra. Pjesa fushore është tokë e
plleshme dhe
përshkohet nga tre lumenj relativisht të mëdhenj për
kushtet e
Kosovës. Lumi më i madh që kalon nëpër këto anë është Drini i Bardhë. Burimi i këtij lumi krasik është
ndër
burimet më të mëdha në Kosovë, nga i cili rrjedhin 30 m3
ujë
në sekondë. Nga burimi i Lumit të Burimit, që ndodhet në afërsi

qytetit të Burimit, rrjedhin 3 m3 në sekondë, sa
gjyma e
këtij uji buron edhe nga burimi i Lumit të Vrellës. Pos
këtyre lumenjve,
në kohë të shirave janë të pasur me ujë edhe
lumenjtë më të vegjël, si Bujena, Kujafçi,
Shushica,
Përroni
i Sudenicës e ndonjë
përrua tjetër me burim krasik. Fusha e gjerë
që shtrihet ndërmjet
këtyre lumejve është mjaft pjellore dhe me florë e
faunë të
vrullshme dhe me klimë të kënaqshme, mezokontinentale që është e

përshtatshme për kultivimin e drithrave, të perimeve dhe të pemëve.
Fusha
shtrihet në kuotat më të ulta të lartësisë mbidetare në Kosovë,
vetëm
afër 350-400 metra. Përmes luginës së Drinit të Bardhë edhe këndej

rrahin rrymat e ngrohta të klimës
mesdhetare. Ndeshja e
këtyre rrymave të ajrit me kreshtat e maleve
të larta të Moknës
ndoshta ka kushtëzuar që në Burim të fryejë era më e
fortë e veriut
në Ballkan. Kjo erë di të fryejë ndonjëherë me rrëmbim
edhe deri në
150 km në orë, me ç'rast rrëzon edhe kulme shtëpish.
Karakteristikë
e kësaj ere të fortë është se frynë vetëm përgjatë rrëzes

bjeshkëve dhe në thellësi të fushës nuk hyn më shumë se dhjetë
kilometra.
Frynë përgjatë gjithë bjeshkëve, të thuash prej Runikut e deri
në Radavc, e më e
fuqishmja është
në Burim dhe në fshatrat e tija më të afërta. Ka pasur
raste që ka
rrëzuar edhe shtëpi të ndërtuara nga materiali i fortë prej
guri dhe
tullash. Ky është një fenomen i rrallë natyror që nuk është
studjuar
deri sot.
Me matjet e temperaturave prej vitit 1925 deri më 1940 është
dëshmuar se në iSTOG muaji më i
ftohtë, me temperaturë mesatare 0,1 ºC,
ka qenë janari, ndërkaq
muaji më i ngrohtë – qershori, me temperaturë
mesatare 22,2 ºC.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyTue May 18, 2010 12:11 pm

Falem shum për kto që po sjellni se po na ndihmojn shumë që ti njofim vendet më mirë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... EmptyTue May 25, 2010 1:06 am


Ti njohim  vendet  tona me shum... Podujeva200707052








]Komuna
e
Podujevës shtrihet në pjesën veri-lindore të

Kosovës dhe përbehet nga fushgropa e Llapit,
pjesët
kodrinoro-malore të malit të Albanikut në
perendim dhe
maleve lindore Kosovare në lindje.
Ne aspektin e
komunikacionit dhe transportit
paraqet një transversale të
rëndësishme përmes
së cilës kalon magjistralja që lidhë
Kosovën me
pjesët tjera te Gadishullit Ballkanik. Komuna e
Podujevës ka një sipërfaqe prej 633 km katror me

përafersishte 150.000 mijë banore. Komuna e
Podujevës pën
nga territori qe ka në administrim
është komuna e tretë në
Kosovë, ndërsa për nga
numri i Banorëve në vendin e pest.
Shumica e
banorëve i takojnë moshës se re nën 25 vjeqare[/size ]





Ne komunën e Podujevës zhvillojne veprimtari mbi
2000 biznese private dhe shoqërore. Komuna ka
qendren komunale dhe 78 fshatra. Qyteti i
Podujevës ka afër 50 mijë banore. Qyteti i
Podujevës posedon dy radio, një gazete dhe një
reviste mujore. Ne qytetin e Podujevës janë
gjithesej 6 shkolla fillore dhe 5 shkolla të
mesme. Një spital me të gjitha deget mjeksore.
Qyteti i Podujevës ka dy klube futbolli. Në
superligën e Kosovës në futboll është skuadra e
"Llapit" ndersa ne ligën e parë skuadra e "Besjanës
". Gjithashtu ka skuadrat e hendbollit të
meshkujve dhe të femrave, pastaj skuadrën e
karates, që kanë fituar shume çmime
ndërkombetare, skuadra e pingpongut, pastaj Not,
Volejboll etj. Ne komunën e Podujevës është edhe
liqeni i Batllaves që e furnizon me uje të
pijshem Podujevën dhe Prishtinën, ku gjatë verës
të dy qytetet e kane si vend per
pushime.Gjithashtu edhe në qytet ka mjafte
pishina për stinën e verës. [/size][/size]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty
MesazhTitulli: Re: Ti njohim vendet tona me shum...   Ti njohim  vendet  tona me shum... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ti njohim vendet tona me shum...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: