Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 16 ... 26  Next
AutoriMesazh
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyTue Oct 26, 2010 9:00 pm

Ja disa udheheqes kryesore te uck po na dalin bashkpunetore te serbise.
e i murren ne qafe atdhetaret e vertet si Adem jasharin me familje Fehmi Lladrovcin me Grua dhe disa atdhetare tjere per qellime karieriste te tyre.
Sote po tregon e verteta se keta qe po thirren ne emer te luftes se UCK-naj hiqen flamurin kombetare ,kombin e qka jo .
Po do te dalin edhe shume gjera ne sheshe.
qe si din populli.

Dnevnik" publikon dosjen e bashkëpunëtorit "Ibar"

Publikohet edhe dosja e bashkëpunëtorit me nofkën “Ibar”. E përditshmja maqedonase “Dnevnik”, në numrin e sotëm të saj, thirret në dokumente të UDB-ës serbe, ku përshkruhen në detaje aktivitetet e bashkëpunëtorit “Ibar”.

vazhdon


Në artikullin e saj njëfaqësh, “Dnevnik” shkruan se ”Ibar” kishte vepruar në Zvicër, në mesin e emigrantëve shqiptarë. Aktivitetet e tij kanë qenë të bashkërenduara me bashkëpunëtorin “Daja” dhe “Strelac”, ndërsa ato kanë pasur për qëllim informimin e shërbimeve serbe lidhur me veprimin e aktivistëve për pavarësinë e Kosovës, siç janë Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj, Agim Çeku, Jakup Krasniqi, Azem Syla - daja i Hashim Thaçit, Abaz Zerja, Hidajet Hyseni, Ram Buja, Bardhyl Mahmuti, Emrush Xhemaili dhe të tjerë.

E përditshmja “Dnevnik”, flet edhe për vërtetime për dhënien e pagesës, si kompensim për shërbimet e bëra nga “Ibar”. Në mesin e shumë detajeve, gazeta shkruan se bashkëpunëtorit “Ibar” i është dhënë dokument udhëtimi me emrin Aleksandar Antiç, i lëshuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Ibar”, thuhet në artikullin e “Dnevnik”-ut, është i implikuar edhe në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Gjithashtu, në artikull thuhet se ekzistojnë fotografime të ndërtesës ku kanë jetuar dhe vepruar këta veprimtarë të shquar, të bëra nga ana e “Ibar”,

Sipas gazetës, “Ibar” është funksionar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe deputet aktual në Parlamentin e Maqedonisë.

Nga redaksia thonë se presin që këto dokumente të merren në shqyrtim nga Komisioni për lustrim, ashtu siç ndodhi me tre dosjet tjera, kur profesori Shpend Lushi, i dorëzoi deri tek ky organ kompetent për zhvillimin e procedurës së mëtutjeshme. (Zhurnal)/V.I./Liria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Oct 27, 2010 11:11 am

Të fshehtat e një partie
Publikuar më 27 tetor, 2010 në orën 01:21 ( Para 8 orë e 48 minutave ) Salih Mehmeti | Opinion |


Në mos për asgjë tjetër, partia e re e Kurtit do të mbahet mend jo aq për labilitetin e saj të parimeve sesa për talentin e saj të pashoq që përmes një elokuence të stërholluar fjalësh t’i maskojë kompromiset e veta. Plotësimin e formularit për çertifikim të penetrimit në politikën zyrtare në mënyrë të rafinuar Albin Kurti e proklamoi si zyrtarizim i një ‘nisme qytetare’. Këtë e bëri asisoj që të tingëllojë sa më pranueshëm për veshin e qytetarëve të cilët ashtu -kështu janë të velur prej partive të panumërta politike, për të cilat edhe vetë ambasadori amerikan Dell pat thënë se s’dallojnë njëra prej tjetrës.


Dallimi i vetëm formal që mezi e shquan partinë e Kurtit prej partive të tjera politike është mjeshtëria për t’u afishuar si ‘nismë qytetare’ anipse vetë akti i konkurimit për marrjen e pushtetit të presupozon thelbësisht si parti politike. Në mënyrën më të paturpshme të mundshme çertifikimin Albin Kurti e arsyeton kësisoj: “Çertifikimi për neve është hollësi teknike që e përdorim në funksion të projektit tonë politik”. Duhet të jesh me të vërtetë i krisur nëse beson se “çertifikimi” është thjesht një “hollësi teknike”. Jo kot anglezët thonë se djalli fshihet prapa hollësirave. Pikërisht ky “çertifikim” që ata e quajnë “hollësi teknike” është pranim elegant i rregullave të lojës të përcaktuara nga ata që dikur Kurti i quante kolonizatorë të Kosovës. Së dyti pikërisht në këto hollësitë teknike fshihet korrektimi dhe korruptimi politik i partisë së Kurtit. Në vazhdim funksionarët e kësaj partie të re (që fatkeqësisht po keqkuptohet si përpjekje për vetëvendosje) në ditën solemne me rastin e plotësimit të formularit çertifikues për konkurim në zgjedhje thanë edhe këto: “Ajo mbetet lëvizje politike gjithëpërfshirëse shoqërore dhe qytetare e popullit të Kosovës dhe kombit shqiptar me qëllime të qarta programatike për shtetndërtimin e Kosovës, instalimin e demokracisë, zbatimin e drejtësisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Ne jemi lëvizje unifikuese e jo parti përçarëse”. Për hir të transparencës për të cilën na kanë mbetë aq shumë borxh funksionarët e kësaj partie ambivalente, detyrohemi t’i zbërthejmë një për një mitet e tyre që po shiten për konsum të gjerë:
1. Edhe pse funksionarët e kësaj partie po thonë se “nisma” e tyre është ‘gjithpërfshirëse’ ata për habi të të gjithëve nuk na thanë se ç‘përfaqësim paskan shtresat shoqërore në një nismë e cila jo më larg se 12 qershori i këtij viti nuk numëronte më shumë se 40 vetë. Të përkujtojmë lexuesin se ‘gjithpërfshirja’ e qytetarëve në këtë ish-lëvizje ka shënuar trende spektakulare rënie: në fillim të vitit 2006 fytyrat më emblematike të ish Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ bën të ditur faktin se brenda saj ishin regjistruar rreth 15.000 njerëz si aktivistë, antarë apo mbështetës. Shifrën e naltcekun duhet ta quajmë si minimale për shkak se gjatë pesë viteve të militimit politik ish-Lëvizja ‘Vetëvendosje’ duhet ta ketë shumëfishuar numrin e mbështetësve nëse jo aktivistëve.
Fakti që asnjëherë ata s’guxojnë t’i bëjnë të njohura shifrat aktuale të numrit të përgjithshëm të antarësisë është shumçkathënës. Para së gjithash është një rrëfim i kuptueshëm i një dështimi latent si pasojë e misticizmit të drejtuesve të kësaj lëvizjeje të cilët gjatë tërë kohës kanë luajtur si orakulli i Delfit ku përgjigjjet janë të dykuptimta për të mos thënë të pakuptueshme për shumicën e njerëzve. Vlen të ndriçohet gjithashtu fakti se partia që po keqkuptohet si përpjekje për vetëvendosje, deri më tash nuk i publikoi asnjëherë emrat e rinj “akademik” e “elitar” që thuhet se i kanë mbushur aradhat e kësaj partie. Një gjë të tillë tuten ta bëjnë sepse “përforcimet” e tyre në pjesën më të madhe janë bërë me ardhacakë nga partitë e tjera politike sidomos prej PDK-së.

2. Kurse pretendimi sëkëlldisës se partia e Kurtit po i futet garës për pushtet e pajisur si mos më mirë me një program shtet-ndërtues sado që është një gjetje e bukur për konsum publik, prapseprapë ajo nuk e fashit dot të vërtetën se pushtetëzimi i partive politike në Kosovë nuk vie si pasojë e projekteve të tyre shtetndërtuese por e gatishmërisë së tyre për t’u bërë pjesë e projekteve të qendrave të huaja vendosëse për Kosovën.

Me fjalë të tjera mistifikimet dhe lojërat e fjalëve për të cilat ka një talent të rrallë Albin Kurti me partinë e tij bëhen vetëm sa për ta shpërqëndruar vëmendjen e opinionit publik nga standardet e dyfishta që i luajnë ata. Partia e tij duhet të kërkojë të falur botërisht që thirrjet e saj drejtuar qytetarëve për bojkotim të zgjedhjeve i ka bërë me qëllimin meskin që këta bojkotues një ditë të shndërroheshin në votuesit e ardhshëm të tij. Ja arsyetimi i dikurshëm i Kurtit për mos-pjesmarrjen e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në zgjedhje: “Partitë politike në Kosovë janë koncepte dhe organizime demobilizuese. Një herë në katër vjet ato i thonë qytetarëve: votoni për neve dhe s’keni nevojë të brengoseni e të angazhoheni sepse ne ua sjellim energjinë elektrike 24:0, nuk do t’ju ndërprehet uji, do t’ju sigurojmë vende pune etj. Pra, partitë te ne i thonë qytetarëve që ta vazhdojnë gjumin përveç në ditën e zgjedhjeve kur duhet të votojnë për to. Kjo është shumë dekuruajuese dhe në kundërshtim me vitalitetin që duhet të sjellë demokracia” (Burimi: Selfdetermination, Newsletter, Nr. 140, 30 mars 2009).

Dorëheqja?

"Dorëheqja" e Fatmir Sejdiut ua fërgëlloi zemrat të gjithëve. Disave sepse i zuri ca të papërgatitur e disave (më të rinjëve) sepse momenti i shfaqjes dhe sprovimit të fatit në llotarinë e zgjedhjeve u avit aq papritur. Për më tepër "dorëheqja" e Sejdiut të përkujton të gjitha "dorëheqjet" e gjertanishme, në të cilat ku më pak e ku më shumë kanë gisht zyrat e huaja e sidomos "ambasadat". Këtë na e vërtetojnë vazhdimisht edhe politikanët tanë kur në raste të "krizave" politike thonë se janë gjithnjë në konsultim me faktorin ndërkombëtar. Kjo do të duhej një çikë të korrigjohej për hir të së vërtetës: politikanët tanë nuk konsultohen me ndërkombëtarët por presin rezultatet dhe udhëzimet e mëtutjeshme të ndërkombëtarëve të cilët konsultohen me njëri tjetrin gjër e gjatë për skemat dhe rikonfigurimet e ardhshme. Tani është më se e qartë se ky farë rikonfigurimi që do të pasojë prej këtyre "zgjedhjeve bëhet për hir të sajimit të një estabilishmenti vendor sa më "konsensual" me rastin e rinisjes së negociatave të reja me Serbinë, ashtu siç edhe është stipuluar në Rezolutën e fundme të OKB-së.

Drejt barazimit të kukullave

Dosido mbajtja e këtyre zgjedhjeve kurdoqëtëjetë do të ndjellë një pjesëmarrje të shënueshme të 'zgjedhësve' të regjistruar mu për shkak të iluzioneve jo të pakta në këtë “nismen e re” qytetare të Kurtit. Një prej arsyetimeve më të preferuara të Kurtit për pjesëmarrje në politikën zyrtare është “shqetësimi” i tij dhe i shokëve në lidhje me rritjen e dëshpërimit të madh të qytetarëve. Në të vërtetë më shumë sesa Kurtin kjo gjë i shqetëson qendrat e huaja vendosëse të cilat prore udhëhiqen prej paradigmës “stabilitet pa zhvillim” sa i përket Kosovës. Parashutimin e Kurtit dhe të partisë së tij brenda konjukturave të tyre politike e konsiderojnë si antidot ndaj këtij shpërthimi të hamendësuar me ç’rast Kurti i cili gëzon namin e të qenurit figurë eksluzivisht e pakonsumuar ka gjasë të arrijë edhe një dhjetëvjetësh tjetër (të paktën gjër me 2020) të “stabilietit pa zhvillim”. Pra, Kurti tok me shokët e tij ngritjen dhe suksesin në politikë e shohin pikërisht në profesionin e tyre si “menaxherë krizash”, profesion ky aq i dëshirueshëm dhe i kërkuar prej secilës qendër të huaj që interferohet brenda Kosovës. Falë këtyre menaxherëve profesionist të krizave rrjedha e ngjarjeve do të përcaktohet kurdoherë nga jashtë dhe sipas udhëzimeve nga jashtë. Në këtë rast shpjeguese mbetet analiza e Richard Helms, drejtor i CIA-s (1966 - 1973) i cili në një memorandum të quajtur “The political role of the Military in Latin America” (1968) thoshte se: “Juntat ushtarake latino-amerikane ishin të mira për Shtetet e Bashkuara. Ato ishin e vetmja forcë e aftë për t’i kontrolluar krizat politike. Ligji dhe rregulli ishin më mirë sesa përpjekja e rrëmujshme për demokraci dhe liri” (They said what?: Astonishing quotes on American democracy, power, and dissent, Jim Hunt, 2009, f.7). E padyshimtë është që penetrimi i tyre s'do të sjellë asgjë thelbësore në kuadër të krjimit të një hapësire të re të të menduarit dhe të vepruarit politik përveç që do të bëjë “garën zgjedhore” më interesante sa i përket premtimeve. Disa pëlqejnë të thonë se angazhimi i Kurtit dhe partisë së tij në politikën institucionale do ta gjallërojë konceptin e opozitës së nemitur në Kosovë. Ka shumë të ngjarë që gjallërimi i opozitës do të bëhet vetëm për aq sa janë të interesuara qendrat e huaja vendosëse për Kosovën. Fizionomia e partive politike do të jetë ajo e shumë partive politike të barabarta njëra me tjetrën, pa ndonjë epërsi të asnjërës, e menduar asisoj që kurdoherë qendrat e huaja të kenë epërsinë dhe luksin e të vendosurit në një ambient kaotik politik. Këtë gjë e din boll mirë edhe vetë Kurti sepse disa herë e ka shtjelluar fenomenin e barazimit sasior të partive politike në mënyrë që të jenë më lehtë të kontrollueshme prej të huajëve: "...krejt kjo në kuadër të rrugëtimit drejt barazimit të përafërt por të përgjithshëm të partive kryesore. Ligji i pushtetit suprem e do të këtë gjë. Diktatura e cila nuk do që ta përdor dhunën synon që forcat përfundi saj dhe mbi popullin të jenë sa më të barabarta. Natyrisht, në mënyrë që sundimi i tyre të jetë sa më i lehtë dhe sa më i gjatë" (Shih më gjerësisht "Drejt barazimit të kukullave" A.K, 25.09.2008).
A thua vallë ç'do të thoshte helbete autori i këtij përkufizimi në lidhje me të sotmen ku edhe ai vetë po konkuron që të barazohet me kukullat e tjera? Një kukull e re që barazohet me të vjetrat. Atëherë përse duhet të votojmë për këto kukulla? Fundja në listën e arsyetimeve që jepte dikur Kurti për mos-pjesëmarrje në zgjedhje ishte edhe kjo: “jashtë sistemit politik je më politik sesa brenda tij. Brenda sistemit politik në Kosovë bëhesh disi teknik. E gjithë kjo për shkak se ky sistem politik nuk është në përputhje me vullnetin e popullit (që duhet të jetë burim i sovranitetit)”.

To be continued





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Oct 27, 2010 1:03 pm

Cito :
xhiti
Dnevnik" publikon dosjen e bashkëpunëtorit "Ibar"

Publikohet edhe dosja e bashkëpunëtorit me nofkën “Ibar”. E përditshmja maqedonase “Dnevnik”, në numrin e sotëm të saj, thirret në dokumente të UDB-ës serbe, ku përshkruhen në detaje aktivitetet e bashkëpunëtorit “Ibar”.

Keto lajme jane shume aktuale ne Maqedoni ne te gjithe gazetat :
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/6286.html
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/43994.html
Sikur te jen te sakta , ateher po i bie qe luften ne Maqedoni e paskan organizu Serbet e jo Shqiptaret !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Oct 27, 2010 1:30 pm

Arber
keta kan qen komandanta te UCK -ne pergjithesi edhe per Kosove.
Ne qoftese hapen dosjet edhe ne kosove ka me dal se disa ish udheheqes te uck kan me dal bashkpunetore te serbise.
disa ishin te burgosur politik,
po serbia i ktheu qe te punojne per ta.
Nuk dote thote se ishte i burgosur e qenka patriot
po na dalin shume bashkpunetore .
per ate edhe kundershtohen hapja e dosjeve ne kosove naga udheheqesit e parlamentit te kosoves.
po nje dite do te hapen te gjitha dosjet.
nje shok i imi qe studijon kriminlistiken ne Gjermani me ka thene se disa lider te uck jane shpijuna te serbise me argumente ai ka dosjet e tyre nje dite do te dalin ne sheshe .
Flitet se nje ishe udheheqes i LPK bile paska banue mbi kosnullaten serbe jugosllave me banes.
E logjiko te banojshe me banes pran konsulates serbe dhe te jesh anetare i nje levizje nuk pi uje hiq.
keta jane organizatore te UCK ne kosove maqedoni dhe presheve e bujanovce.
teksa naj nderrun flamurin kombin identitetin na beren multietnik dhe pranuan edhe keta te ish UCK po del se diqka ka.
SE nuk mundesh te thirresh edhe patriot edhe kam luftue po per kosovarizem dhe per flamur multietnik.
vetem tradhtaret dhe serbia qe moti kishte deshire qe te naj hjek flamurin kombin e kete e arriti me bashkpunetoret e vet.
nuk do kallauz kjo pune -po shifet se kushe jane .
po prit se do te dalin shume gjera .
Rasti Bllaca ka diqka se ai ka qen qyshe heret ne uck .
e ka shume raste tjera qe ende nuk kan dal ne shesh e do te dalin -se dikush ka nis luften me interes e jo qe ta qlirojne atdheun kombin .
Ja nin zanin-sepse ende po ju kercnohen atdhetareve dhe disa patrioteve keta trima te ish UCK--qe jane gjalle a ne fakte disa qe ju kane bashkangjit AKK apo PDK kan qen bashkpunetore te serbise deri ne lufte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Oct 27, 2010 1:35 pm

Duhet marre gjdo lajme me rezerve Xhiti , sa mundet te jen te sakta po aq edhe te paskta , pse :

Keto zbulime vijne nga partia e PDSH-se , edhe per ate thuan njejte , shiqoje ke perkthim ne shqip :



Ky Trajanov ishte nje nder personat me kryesore te puneve te mbrendshme atehere , ku tha haptas ne TV para ca vitesh .
Perndryshe , thefshin qafen dy palet edhe ata te BDI-se edhe ata te PDSH-se , nuk meritojne me mire se aq por kur vie nje lajme nga Sllavet duhet marre me rezerve .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Oct 27, 2010 2:06 pm

Po dihet se pdsh ishte kunder uck.
PO sipas informatave dhe njohjen e njereze qe vet i njofim ne kosove se kushe kan qen deri dje bashkpunetore te serbise te sigurimeve serbe
dhe u futen ne uck dihet se kushe jane .
nje shpijun qe e njofim te gjithe ishte ne gjermani dhe fehmi Lladrovci kishte marre veshe se at shpijunin e kishte que udba serbe per me shpijunue.
Dhe ishte ne liste per likuidim
ky fare shpijuni hiku nga Gjermania dhe u fut ne shtab spo permendi emrin.
ky pastaj me tere familjen e tije organizoi luften a te gjithe kishin punue per serbine deri ne momentin e luftes
ky ka vra shpijunet po edhe disa njerez te mire a vet ishte shpijun
nje shtab ka bashkpunue me ta.
Dhe sote eshte gjall.kan qen shpijuna tere kohen dhe kan distancue e denue shqiptare si nacionaliste dhe irredentiste.
Ish Kordinatori i njef me mire se kushe jane.
pershkak se ai ka qen prej 1993 me uck dhe i dine me mire se si kan shkue punet.
per ate ska pranue te jete anetare i ndonje partie sepse keto parti i kan ozurpue hajnat banditet dhe ata qe ishin bashkpunetore te serbise dhe jane .
duhet vetem me argumente te folim e jo me tha ka thene kish thene.
se e verteta do argumente e ka sa te duash.
po thash tregoi edhe puna e ketyre fare,,patriotav".
Atdhetari patrioti nuk nderron komb as flamur as nuk e bene kosoven multietnike e me ja fal shkijeve enklavat.
Atdhetare Adem jashari fehmi Lladrovci me shoke nuk luftuan per kosoven multietnike .
Po shifet se kushe tradhtoi dhe luftoi per kete status anti shqiptare dhe qe te pasurohen ,jan bere milioner duke u nis nga kryetare komune e deri ne parlament.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Oct 27, 2010 9:24 pm

Eh sa jan të till ????????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyThu Oct 28, 2010 11:19 am

kryetari i Serbisë Boris Tadic dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tashti janë të gatshëm që “qetë” të nisin dialogun Beograd-Prishtinë

Po për qfar do të diskutohet mbetet një ? e madhe ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyThu Oct 28, 2010 7:08 pm

BE: Krimi i organizuar në Kosovë “bën çfarë do”
Publikuar më 28 tetor, 2010 në orën 15:33 ( Para 2 orë e 34 minutave ) Lajme |


Bruksel, 28 tetor – Komisioni Evropian ka vënë në listën e përparësive të punës së vet për vitin e ardhshëm sundimin e ligjit si një qëllim kryesor të hapjes së dyerve për anëtarët e rinj. Kjo u pa dje në Bruksel gjatë debatit në Parlamentin Evropian rreth luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.


Komisioni Evropian në “prioritetet strategjike për 2012” ka theksuar se po udhëhiqet nga parimi i zgjerimit të Bashkimit, porse negociatat për anëtarësim do të lidhen me përparimet e arritura në vendet kandidate, sidomos nga aspekti i respektimit të shtetit juridik.

Në Parlamentin Evropian delegacioni për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor ka dëgjuar raportet e deputetëve të organizatave joqeveritare nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria rreth asaj se çfarë po bëjnë autoritetet e tyre për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

U tha se të gjitha qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë filluar të ndërtojnë struktura shtetërore për betejë kundër krimit të organizuar e korrupsionit, porse në praktikë po veprojnë jo si duhet dhe pa mbështetje të vërtetë.

U përfundua se organizatat joqeveritare dhe mediet e pavarura, në masën sa janë në këto vende, ashtu sikurse pak a shumë gjetiu në rajon, jo vetëm që kanë pak mundësi të nxisin dhe të mbikëqyrin këtë betejë, por autoritetet jo rrallë e pengojnë këtë ose e heshtin.

Në debat, disa deputetë të Parlamentit Evropian kanë kritikuar posaçërisht gjendjen në Kosovës, duke vlerësuar se atje krimi i organizuar “bën çfarë dëshiron” dhe prandaj Komisioni Evropian në raportet e veta duhet të paraqes shumë më qartë e më realisht se çfarë është situata atje.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyThu Oct 28, 2010 7:12 pm

Politikanët kosovarë, nga opingat në mercedese
28.10.2010, ora 16:45



Prishtina Të fundit nga kjo kategori
Shpallet fraksioni “LDK- Ibrahim Rugova”
Qeveria në votëbesim
Politikanët kosovarë, nga opingat në mercedese
Manaj: Nuk ka krizë institucionale
Beogradi e Prishtina të bisedojnë pa ndërmjetësues
E përditshmja sllovene “Delo” publikon një artikull kushtuar Kosovës ku ndër të tjera ironizon politikanët e vendit duke shkruar se “shumica e tyre u hodh nga opingat dhe balta e fshatit në kolltuqe dhe në mercedese”

Sipas gazetës, problemi më i madh i Kosovës qëndron në faktin se në pushtet ka mbetur garnitura politike, e cila “nuk ka kënaqur deri në fund lakmitë për pushtet”.

“Pikërisht nga kjo arsye pushteti në Kosovë ballafaqohet me kritika të ashpra se po ia zë frymën demokracisë parlamentare, kontrollon mediat dhe shkatërron klasën e mesme”, shkruan “Delo”.

Në artikull theksohet se “edhe pse Kosova ndodhet në krye të listës për nga investimet ndërkombëtare për kokë banori, pjesa më e madhe e qytetarëve jetojnë në mjerim të skajshëm”.

“Kosova radhitet ndër shtetet më të varfra në Evropë dhe më shumë se gjysma e popullsisë së Kosovës është e papunë”, shton gazeta, e cila thekson se “me këtë vështrim është e pamundur të akuzohet bashkësia ndërkombëtare për krizën politike në Kosovë dhe gjendjen e keqe sociale”.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyThu Oct 28, 2010 7:13 pm

Politikanët kosovarë, nga opingat në mercedese

28.10.2010,

E përditshmja sllovene “Delo” publikon një artikull kushtuar Kosovës ku ndër të tjera ironizon politikanët e vendit duke shkruar se “shumica e tyre u hodh nga opingat dhe balta e fshatit në kolltuqe dhe në mercedese”

Sipas gazetës, problemi më i madh i Kosovës qëndron në faktin se në pushtet ka mbetur garnitura politike, e cila “nuk ka kënaqur deri në fund lakmitë për pushtet”.

“Pikërisht nga kjo arsye pushteti në Kosovë ballafaqohet me kritika të ashpra se po ia zë frymën demokracisë parlamentare, kontrollon mediat dhe shkatërron klasën e mesme”, shkruan “Delo”.

Në artikull theksohet se “edhe pse Kosova ndodhet në krye të listës për nga investimet ndërkombëtare për kokë banori, pjesa më e madhe e qytetarëve jetojnë në mjerim të skajshëm”.

“Kosova radhitet ndër shtetet më të varfra në Evropë dhe më shumë se gjysma e popullsisë së Kosovës është e papunë”, shton gazeta, e cila thekson se “me këtë vështrim është e pamundur të akuzohet bashkësia ndërkombëtare për krizën politike në Kosovë dhe gjendjen e keqe sociale”.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyMon Nov 01, 2010 8:20 pm

valla qashtu eshte
prej opingav e ne politik
prej Gomarit duke bajt dru e ne politik
dhe keta bejne qmos te mbesin ne politik se skane kurrfar kulture
Bisedo me disa Kryetar KOmunash si me bisedue me ndonje gomar aq arrogant jane qe sta merr mendja .
Skan kurrfare kulture te kercnohen menjehere te thone te vrasim.

Sepse skan kulture as fmiljare as individuale se nga malet kan ardhe
nga shpellat e arushes..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyMon Nov 01, 2010 11:33 pm

New York, 1 nëntor – Shefi i Kombeve të Bashkuara ka përshëndetur paralajmërimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, por ka tërhequr vërejtjen për tensionet serioze në Veri të Kosovës. Fushata mediale po rrezikon personelin e KB, ka thënë Ban Ki-moon.

Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki-moon, në raportin e vet tremujor, i cili iu shpërnda ambasadave, anëtareve të Këshillit të Sigurimit të KB gjatë vikendit, ka ofruar mbështetjen e organizatës botërore për procesin e bisedimeve që do të udhëhiqet nga BE-ja, duke shtuar se para palëve ka sfida serioze të ndjekura me tensione në rritje në Veri të Kosovës.

Shefi i organizatës botërore ka kërkuar fillimin e shpejtë të dialogut, në mënyrë që Beogradi e Prishtina të shfrytëzojnë momentin pozitiv të krijuar gjatë muajve të fundit.

“Situata në Veri të Kosovës vazhdon të jetë jostabile dhe tensionet janë rritur pas Mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Ftojmë palët që të përmbahen dhe të gjejnë një qasje të baraspeshuar dhe konstruktive, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm”, theksohet në raportin e Ban Ki-moon-it.

Vlerësimin mbi situatën e sigurisë në Veri të Kosovës, Ban Ki-moon e ka mbështetur në listën e incidenteve, të cilat kanë ndodhur në këtë rajon gjatë tre muajve të fundit, duke filluar nga sulmi mbi shqiptarët në fund të gushtit, pastaj me serinë e sulmeve të ndërsjella që kanë pasuar dhe deri te erupsioni i dhunës pas ndeshjes së basketbollit ndërmjet Serbisë e Turqisë, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 1 500 veta, nga të cilët 7 janë lënduar lehtë e rëndë.

Ban Ki-moon, njëherësh ka kërkuar mbështetjen e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për të shmangur çfarëdo aksione të njëanshme që do të turbullonin më shumë pasionet, por ka tërhequr vërejtjen se zyrtarët e Kosovës dhe mediet po zhvillojnë një fushatë kundër pranisë së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, me çka personeli i KB vihet në rrezik.

“UNMIK-u do të jetë gati t’i dorëzojë autorizimet në Veri të Kosovës atyre strukturave që do të jenë të pranueshme për të gjitha komunitetet, në përputhje me politikën statusore neutrale që zhvillon KB. Deri atëherë, kërkojmë nga të gjitha palët të vazhdojnë bashkëpunimin me UNMIK-un për realizimin e mandatit të vet”, ka thënë Ban Ki-moon.

Njeriu i parë i organizatës botërore ka theksuar po ashtu se ka munguar një përparim më domethënës në procesin e pajtimit edhe në pjesët e tjera të Kosovës, dhe se procesi i pajtimit edhe në të ardhmen paraqet sfidë serioze.

Si në të gjitha raportet e deritashme të Këshillit të Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm i KB ka tërhequr vërejtjen për numrin e vogël të të kthyerve në Kosovë, meqë sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë për Refugjatë të KB në Kosovë gjatë muajit të fundit janë kthyer 706 veta, prej të cilëve një e treta janë serbë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyMon Nov 01, 2010 11:38 pm

Prishtinë, 30 tetor – Pesë persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale janë arrestuar gjatë dy javëve të fundit në Deçan dhe në Pejë nga Policia e Kosovës, në një operacion që ende është duke vazhduar. Gazeta ka mësuar se cak i këtij aksioni është një grup kriminal që është duke u hetuar për vite me radhë për vrasje të rënda, për rrëmbime, haraç dhe vepra të tjera kriminale. Sipas burimeve të Kohës Ditore, dy nga këta persona të arrestuar janë ish-truproja të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa i treti është Bedri Krasniqi, po ashtu ish-truprojë e Haradinajt, që për disa vite kërkohet nga policia pas arratisjes nga burgu.
Ndër këta persona të arrestuar janë edhe dy policë të Kosovës, njëri i lidhur ngushtë me të arratisurin Bedri Krasniqi.
Avdyl Mushkolaj, ish-komandant i të gjithë këtyre të dyshuarve, arrestimet i quan absolutisht të pabazuara, vëllai i Ramush Haradinajt, Dauti, ka deklaruar se të gjithë duhet të përgjigjen për veprat e tyre, pavarësisht se ku dhe çka kanë punuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyTue Nov 02, 2010 12:20 am

Tani po thojne se kemi luftue
perpara jemi frigue nga serbet
tashe nga serbet shqiptare
Cfare luftetari eshte ai qe vjedhe popullin e vete dhe i kidnapon njerezit e vete.
Ata sjane luftetare po hajna bandit kriminel qe duhet per tere jeten burgos.
bndat me te medhaja jane nga keta te luftes kinse.
Sa vrasjet jane bere pas lufte nga vete keto banda
sa komandanti eshte vra e ende nuk dihet se kushe i ka vra
sa qytetari eshte vra e ende nuk dihet se kushe
duhet zbulue te gjitha vrasjet qe kane ndodhe qe 10 vjet pas lufte
dhe ata njerez me burg te perjetshem te denohen ja varrje.
me shume jane vra pas lufte se ne lufte komandant me te mire te uck
po ashtu edhe ne maqedoni ,komandantet me te mire u vrane..
Si sju vjen turp disa njerezve qe bejne kesi gjera e pretendojne udheheqejen e popullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
shqipdon


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 40
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 03, 2010 12:23 am

PDK rrëzon ‘veten’ nga pushteti

Me 66 vota për, një kundër dhe dy abstenime, Kuvendi i Republikës së Kosovës të martën votoi mocionin e mosbesimit, duke rrëzuar kështu qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi. Për rrëzimin e qeverisë “me qëllim të nxjerrjes së vendit nga kriza” votuan deputetët e AKR-së, LDD-së, të pakicave dhe ata të partisë që deri më tash ishte në pushtet, PDK-së. Ndërkaq duke e konsideruar si “lojë të PDK-së”, nuk votuan deputetët e LDK-së dhe ata të AAK-së.
Ngritja e mocionit të mosbesimit është iniciuar nga partia Aleanca Kosova e Re (AKR), ndërkaq një strategji e tillë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme është përkrahur edhe nga vet qeveria në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AKR-së, Ibrahim Makolli, që është edhe iniciues i mocionit të votëbesimit në Kuvendin e Kosovës, tha se vendi aktualisht gjendet në krizën më të thellë institucionale që nga viti 2000. Kjo krizë, sipas tij e ka bazën në keqqeverisjen nga ish partnerët e koalicionit që kanë vënë prioritet interesat e tyre partiake.

Duke ndje përgjegjësinë për zhvillimet e fundit, Grupi i AKR-së, i mbështetur nga 40 deputetë të Kuvendit tha se ka parashtruar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. Si arsyetim i ngritjes së mocionit të votëbesimit merret kriza e shkaktuar pas dorëheqjes së presidentit për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës dhe largimit të LDK-së nga Qeveria e rrezikon të thellohet më tej.

Ndërkaq, edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili foli para deputetëve tha se ky proces nëpër të cilin po kalon vendi është test tjetër i rëndësishëm për shtetin. “Po përballemi me test të demokracisë në shtetin tonë të ri”, tha ai, duke shtuar se duhet të jenë të përgjegjshëm dhe duhet përballur me situatën.

Ai tha se vendimi i Kuvendit do të konsolidojë demokracinë, ndërkaq shprehu besimin se Kuvendi do të votojë mocionin për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve të reja, me legjitimitet të ri. Duke vlerësuar punën e tij, Thaçi pohoi se Qeveria e Kosovës, qytetarët dhe as miqtë ndërkombëtar nuk e deshën një situatë të tillë, por fatkeqësisht sipas tij kriza u imponua dhe duhet përballur me të. Ai tha se edhe gjatë javës në vijim qeveria do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e saj, ndërsa falënderoi të gjithë ata që kanë treguar mbështetje.

Gjatë kësaj seance, folën edhe përfaqësuesit e Grupeve parlamentare në Kuvend. Me këtë rast, u konfirmua se edhe Grupi parlamentar i PDK-së do të votojë mocionin e votëbesimit. Ky grup parlamentar fajësoi LDK-në si shkaktare të krizës. Megjithëse nuk është praktikë, mocioni i votëbesimit në Kosovë është përkrahur edhe nga vet deputetët e partisë që është në pushtet, PDK-së.

Ndërkaq, Ismet Beqiri nga LDK-ja, tha se ngritja e mocionit është e drejtë kushtetuese, por sipas tij LDK nuk pajtohet dhe nuk e pranon arsyetimin dhe përmbajtjen e mocionit. Mocionin si të tillë, tha Beqiri LDK nuk e pranon dhe nuk do të marrin pjesë në votim.

Ardian Gjini, nga AAK duke ironizuar fjalimin e Thaçit tha se nëse dikush e përmbledh fjalimin që e mbajti në Kuvend arrin të nënkuptojë se ka thënë “Ju lutem shkarkomi sa i mirë jom kon”. Sipas tij, kjo qeveri duhet të shkojë për shkak të korrupsionit, shtypjes së lirisë së medias dhe shumë arsyeve tjera. “Kjo qeveri nuk e ka mbajtur asnjë premtim”, tha Gjini, duke shtuar se pse mocioni nuk është kërkuar më herët kur ka pasur mjaft arsye. Gjini tha se nuk mendon se mocioni është kërkuar për ta nxjerrë vendin nga kriza, po për shkak që zgjedhjet të mbahen në “terr” dhe pa Haradinajn. Me këtë rast, Gjini njoftoi se Grupi parlamentar i AAK-së nuk merr pjesë në votim.

Lulëzim Zeneli, nga LDD-ja tha se për tri vite të kësaj qeverisjeje Kosova nga raportet ndërkombëtare ka marrë vetëm vlerësime negative. Ai tha se LDD do ta votojë mocionin, në mënyrë që kjo qeveri të shkoi sa më parë.

Tensionimi i situatës politike në vend dhe kriza institucionale disa javësh ka ardhur si rrjedhojë e tërheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike. Megjithëse, LDK mohon të jetë shkaktare e krizës institucionale, ish partneri në koalicion PDK e akuzon këtë parti se është shkaktare e krizës në vend për interesa të ngushta partiake e personale. Koalicioni ndërmjet këtyre dy partive është vlerësuar nga analistë politikë si koalicion i panatyrshëm, ndërkaq brenda LDK-së gjithnjë ka pasur zëra për largimin e LDK-së nga Qeveria.

Me rënien e Qeverisë Thaçi vendi nuk do ta presë datën 13 shkurt siç ishte përcaktuar që të mbahen zgjedhjet e parakohshme, mirëpo do të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda këtij viti. Me votimin e mocionit të mosbesimit, e vetmja procedurë mbetet shpërndarja e Kuvendit dhe caktimi i datës për zgjedhje. Këto të fundit, mbahen më së paku 30 ditë, e më së shumti 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.

Haj medet per Shqiptarin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 03, 2010 12:33 am

Po cfar bejn kta mo !!! mendojn per popullin apo cfare dreqi eshte ketu turp per zote turp duhet tju vie....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
shqipdon


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 40
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 03, 2010 12:36 am

Kurr mos u kthefshi oooooo Rrebela
Qafen e thefshi psssssssssssss
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 03, 2010 12:37 am

ama populli ka mbet ne agoni cfar te bej kujt ti besoj ?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
shqipdon


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 40
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 03, 2010 12:43 am

Mos i beso askujt fionaa nuk ka mbet mei besu kerkujt krejt jon rrobela hajna dallavergji zdin njeri qka thot veq ishalla hajr Zoti e bon Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 03, 2010 12:54 am

Fionaa se ka pase ket problem hiq .. si kam besu ase kur eshte kerku per ti besu e jo me tani pufff, por e keqja qendron se dikush duhet te bej per popullin e populli nuk din cile eshte ai?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 03, 2010 7:23 pm

UÇK- ja ka datën e themelimit
Publikuar më 03 nëntor, 2010 në orën 16:21 ( Para 1 orë e 59 minutave ) Afrim Morina | Histori |


Kaluan njëmbëdhjetë vjet nga përfundimi i Luftës Çlirimtare të UÇK- së dhe më në fund u aprovua “Ligji për Statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave civile dhe Familjeve të tyre”, i cili edhe pse ka mangësi, pak a shumë ka arritur të trajtojë këto kategori të shoqërisë.


Përkundër vërejtjeve me shkrim që ia kam dhënë dikur Ministrit Ahmet Isufit, kur është shkruar varianti i këtij Ligji, i cili është në fuqi deri më 01.10.2011, përsëri dalin mangësi, sidomos te kategorizimet dhe përkufizimit të periudhës së UÇK. Për këtë fenomen edhe kam shkruar, por dikujt po i konvenon të shtrembërojë historinë, kur dëshmitarët janë ende gjallë, e çfarë do të bënin kjo kast pas pesëdhjetë vitesh po të kishin mundësi për të vendosur?!

Veteranët e UÇK?!

Në këtë shkrim nuk do t’i hy analizës së krejt Ligjit, por do të trajtojë vetëm çështjen e Veteranëve. Për të zbërthyer të “vërtetën” që ngërthen në vete ky Ligj për Veteranët e UÇK- së, po i referohemi përkufizimit të paraparë në Neni 3, paragrafi 1.10 “Veteranë i UÇK-së është qytetari Kosovës dhe shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UÇK- së dhe është regjistruar si ushtar nga komandant (shtabet e zonat operative të UÇK- së, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK- së), brenda periudhës 30.12.1991 deri më 12.06.1999”

Nga ky përkufizim shihet se hartuesit dhe aprovuesit e këtij paragrafi nuk kanë pasur guximin intelektual, profesional, historik dhe politik për të thënë një të vërtetë jo shumë të largët, dëshmitar të së cilës janë gjallë, për të mos lejuar të manipulohet dhe në këtë kategori të hyjnë edhe matrapazët e paraluftës dhe pas luftës.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka ditëlindjen e vet, ka nunin e vet, ka rriten e vet dhe ka epokën e gjallimit dhe gjakimit për çlirim dhe bashkim kombëtar dhe kujt i konvenon sot t’ia bastardojnë këto atribute të shenjta për kombin? I bëjnë nder apo jo kësaj çështje? Gjeneratat që do të vijnë do të shohin nëpër arshiva, se ky përkufizim i veprimit nuk përkon me realitetin e dokumentuar në to dhe do të parashtrojnë pyetje, sikurse edhe unë, çka fshihet me këtë periudhë të “veprimit” të veteranëve?!

Ku do t’i marrin dëshmitë veteranët?!

Pyetja e parë që do t’i parashtrohet çdo kërkuesi për njohjen e këtij statusi është, ku do t’i marrin dëshmitë për veteranë të luftës së UÇK- së, për periudhën e përkufizuar me Ligj ata të cilët me ndërgjegje të vrarë hartuan dhe miratuan këtë?!
Kjo pyetje i parashtrohet edhe: z. Hashim Thaçi, z. Xhavit Haliti, z. Jakup Krasniqi, etj., se si do të dëshmojnë se kanë qenë veteranë të luftës së UÇK- së? Do të mundën këta të gjejnë autor për lëshim të një vërtetimi të tillë dhe të gëzojnë të drejtat që parasheh ky Ligj?!
Z. Krasniqi në dëshminë që jep në Gjykatën e Hagës ndër tjerash thotë:
“Menjëherë pas sulmit në Kullën e Jasharajve rashë në kontakt me Adem e Hamëz Jasharin. Ata ishin të strukturuar ushtarakisht, e unë u strukturova politikisht.”
Shumë mirë e ka thënë dhe parashtrohet një pyetje tjetër e logjikshme, në çfarë formacioni ushtarak ishin të strukturuar ata dhe në çfarë force politik u strukturua Ky, që të koordinojnë veprimet? Dihet se atëbotë z. Krasniqi publikisht ishte në LDK, ndërsa në punën e vet ilegale ishte në LPRK. Përsëri lind një pyetje e logjikshme, kur doli nga këto të dyja dhe ku shkoi Ai?!
Botërisht dihet dhe mund të dokumentohet përmes fakteve historike se themeluese e UÇK është LPK- ja. Kjo Lëvizje politike emrin e vet nga LPRK në LPK e ndërroi në vitin 1993, do të thotë se ende nuk ishte e themeluar UÇK- ja, për të qenë të gjithë themeluesit e saj Veteranë që nga 30.12.199, prandaj veteranët, ata që e ndiejnë vetën se kanë një meritë të tillë, mund të parashtrojnë pyetje shumë të logjikshme, ku mund të pasurohen me një dëshmi të tillë? Këtë dilemë na e heq Ligji i cili e parasheh, por adresat që na referohen, kanë dëshmi apo duhet sajuar dëshmitë, nëse nuk e kanë kryer këtë deri sot?! Si mund të ketë arshivë tri vjet para se të krijohej UÇK- ja?!

Dëshmitë mund t’i marrin në FRBK dhe LKÇK

Po qese i referohemi fakteve historike, atëherë këtë dilemë për dhënien e dëshmive për veteranë të luftës (pa UÇK), të përkufizuar që nga 30.12.1991 mund ta zgjidhin themeluesit e Frontit të Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar dhe ata të Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare të Kosovës, si dy formacione politiko ushtarake. Që të dyja kishin dal nga LPRK- ja, sepse ishin të pakënaqur me punën që bëhej përbrenda saj dhe duke parë rrjedhat e kohës krijuan edhe formacione ushtarake. Po sikur të kishte krijuar strukturë ushtarake LPRK- ja nuk kanë pasur pse një pjesë e veprimtarëve të saj të shkëputën për të krijuar strukturë ushtarake, e më vonë të shkëputët edhe një pjesë tjetër po për të njëjtin qëllim.
Sipas Ligjit në fjalë, veterani për të gëzuar të drejtën e garantuar me Ligj, duhet të marri dy dëshmi, të parën prej këtyre dy formacioneve politiko ushtarake dhe për pjesën që i takon UÇK- së, te ata të cilët ishin në udhëheqjen e saj, që nga data e themelimit. Vetëm kështu mund të interpretohet ky Nen me përkufizimin e paragrafit 1.10, të kundërtën duhet të të ndiqet penalisht çdo qytetar që lëshon dëshmi të rrejshme për këtë kategori luftëtarësh, duke keqpërdor pozitën e vet në strukturat institucionale.

P.S.
Kam qenë njëri nga udhëheqësit e Frontit të Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar

Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyThu Nov 04, 2010 12:50 am

Bajram Kosumi dhe Bujar Dugolli largohen nga Alenaca për të formu nji parti të re se pak ka deri tash me sa duket jan 45 a ma shum , hajde mashalla po sa do bahen deri në fund nji zot e di shpi e parti .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyFri Nov 05, 2010 2:12 pm

Aeroporti i Prishtinës emërohet Adem Jashari
05.11.2010, ora 11:28



Qeveria e Kosovës ka dhënë ditën e sotme pëlqimin që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës të emërohet Adem Jashari. Këtë pëlqim Qeveria e Kosovës e dha pas një kërkese të bërë nga Bordi i drejtorëve të aeroportit.

Kryeministri në largim Hashim Thaçi tha se kjo është një ndër mënyrat e nderimit për atë që familja Jashari ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, në këtë mbledhje po ashtu u propozua që autostradës Vërmicë-Merdare t’i vihet emri Ibrahim Rugova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyFri Nov 05, 2010 2:14 pm

Valla jam gezuar shume per merin e aeroportit
A per emrin e Autostrades hiq
te ja lene emrin e tradhtarit ,coftines shume keq
Njeriut qe shkoi te Millosheviqi e u zgerdhijke para kamerave dhe kerkojke ndaljen e bombardimeve kunder serbise.
Turp ,turp
krejt jane bere njesoje keta politikane ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 16 ... 26  Next
 Similar topics
-
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» Lajme nga Shqiperia
» Lajmet nga Rajoni
» Askush se kujtoi
» Prishtina kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: