Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 16 ... 26  Next
AutoriMesazh
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
shqipdon


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 40
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptySat Nov 06, 2010 1:34 am

Turp e ma turp ska ku shkon...... po a i lihet bre ai emer marre duhet me ju ardh e keni flliq autostraden me at emer pssssssssss
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptySat Nov 06, 2010 1:49 am

Qudirat ndodhin po te ne po ndodhin si shpesh dhe te habitshme ,më mir do ishte të i vihej emri i Skenderbeut ose rruga e Arbrit që kishte një tingllim shumë më të mirë ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptySat Nov 06, 2010 11:37 am

valla naj pahan flliq osfalltin dhe gumat e kerrit.
Me mire tja kishin lene qe tha bashkomi Skenderbeu.
Apo Fehmi Lladrovci ,Sandokani etj.
Haj medet jane ba bashk te gjithe ,shpijuna e patriota spo dihet se kushe qka eshte.
Njesoje .
qeshtu kishim mesue historine mbrapsht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptySat Nov 06, 2010 11:52 am

Bisedimet me Serbinë nisin këtë muaj për kufirin
Shpërndaje Postuar: 9:31 / 6.11.2010 Komente: 0

Autoritetet ushtarake serbe kanë kërkuar nga komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler që të bisedojnë ndryshimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën Koha Ditore një burim ndërkombëtar, sipas të cilit takimi i parë do të zhvillohet këtë muaj në Nish të Serbisë.

“Takimi do të mbahet më 18 nëntor dhe do të zhvillohet në Nish. Ky takim do të mbahet me kërkesë të autoriteteve ushtarake serbe, të cilat kanë kërkuar që të ndryshohet vija kufitare me Kosovën, ajo vijë që është caktuar sipas Marrëveshjes së Kumanovës”, ka thënë ky burim për Kohën Ditore.

Sipas tij, për këto bisedime janë njoftuar edhe autoritetet në Kosovë, e po ashtu është biseduar edhe në takimin që komandanti i KFOR-it ka mbajtur të premten me drejtorin përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.

Megjithëse, nuk e ka përmendur datën e bisedimeve, drejtori Maliqi të premten i ka përmendur bisedimet për vijën kufitare me komandantin e KFOR-it, Buhler.

Ndërkohë, ky burim ndërkombëtar ka sqaruar se pas takimit të parë që do të zhvillohet në Nish, komandanti pritet që t’i njoftojë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për kërkesat e autoriteteve ushtarake serbe.

“Më pas pritet të caktohen edhe përfaqësuesit e dy shteteve që do të bisedojnë bashkë me komandantin e KFOR-it dhe me përfaqësuesit ushtarakë serbë”.

Ai ka sqaruar se për ndryshimin e vijës kufitare që është caktuar me Marrëveshje të Kumanovës, do të kihet për bazë harta e dalë nga Marrëveshja e Kumanovës, si dhe të gjitha hartat e tjera relevante që kanë ekzistuar në të kaluarën, por edhe ekspertët.

“Procesi do të jetë i gjatë dhe do të caktohen disa ekspertë për të vlerësuar se si duhet të bëhet ndryshimi i vijës, por ky ndryshim nuk do të jetë i madh, bëhet fjalë për distanca prej 50 euro deri në 100 metra nga të dy anët e vijës kufitare”, ka theksuar ai. /Telegrafi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptySat Nov 06, 2010 11:53 am

qfare rrene 50 km 100
jo 2500 metra ne mbrendesi e me shume ...
me rrena jena mesue
na coptun na met kosova me enklava me kisha ka 15 km
ska met as 50 km kateror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptySat Nov 06, 2010 11:58 am

Florin Krasniqi: Dikur luftonim Serbinë, tash duhet do të luftojmë rrugaçët!
Publikuar 03 Nëntor 2010.

Prishtinë 3 nëntor- Sot Lëvizja “Vetëvendosje” mbajti konferencë për shtyp lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Konferencën e udhëhoqi Albin Kurti, ndërkaq të pranishëm ishin edhe Florin Krasniqi dhe Flaka Dika.

Fillimisht gazetarëve të shumtë iu drejtua Albin Kurt i cili tha se Lëvizja “Vetëvendosje”, çdo ditë e më tepër po forcohet dhe organizohet dhe vetëm organizimi i fuqishëm e bën ndryshimin.

“Dje Kosova u bë edhe me ish-qeveri, sikurse ishte edhe me ish-president. Kjo nuk ndodhi për shkak të interesave nacionale, por për shkak të interesave të ngushta partiake. Mirëpo rënia e djeshme e qeverisë ishte veç formale, sepse rënia ka filluar që nga themelimi i saj. Ajo rënie ka filluar nga momenti kur kjo Qeveri na i ka kontrabanduar Flamurin e Kushtetutën, kur festonte në Prishtinë e neve na digjeshin pikat kufitare me Serbinë, kur pranoi planin 6 pikësh, protokollin me Serbinë, filloi zbatimin e ndarjes së Kosovës përmes decentralizimit etnik dhe filloi shpronësimin e Kosovës me anë të privatizimit së pronës publike”, tha ai.

Sipas Kurtit, kjo ish-Qeveri nuk i bëri nder as popullit as shtetit, sepse ishte me sovranitet të cunguar dhe e korruptuar moralisht e financiarisht.

“Kjo ish-Qeveri e kishte humbur legjitimitetin, sepse ishte Qeveri e votuar nga shumica e pakicës dhe krejt çka ndodhi dje ishte se deputetët ja morën edhe të drejtën e ngushtë ligjore për të qeverisur, duke e ndihmuar kështu Thaçin, për t’ia ndalur këtu theqafjen e thellë në të cilën ishte nisur”, përfundoi Albin Kurti.

Më pas fjalën e mori Florin Krasniqi, i cili në fillim potencoi se flet për here të pare në cilësinë e aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosjes”.

“Dikur disa njerëz më kishin bindur të punoj kundër okupimit të Serbisë, sot jam i bindur se duhet të punoj kundër okupimit të vendit tone nga rrugaçët, dhe ata lokalë, nacionalë dhe ndërkombëtarë”, tha Krasniqi.

Ai më tej shtoi se të parët vjedhin lopën e qytetarit, të dytët vjedhin pasurinë publike, ndërsa të tretët e mbajnë Kosovën të varur në këtë situate që është.

“Kurrë nuk kam menduar se do të vij në kësi situate, mirëpo unë nuk do ti kursej kapacitetetet e mia, morale, intelektuale dhe materiale për ta çliruar atdheun tim nga këta kriminelë. Unë besoj në vitalitetin dhe zgjuarsinë e popullit, të cilin nuk e kanë mbajtur dot as perandoritë e mëdha, aq më pak këta rrugaçë”, u shpreh Krasniqi.

Flaka Dika tregoi se Lëvizja “Vetëvendosje” është e gatshme jo vetëm për zgjedhje, por edhe për ndryshime rrënjësore të domosdoshme në Kosovë.

“Deri më tash i kemi krijuar 22 Këshilla të Qendrave nëpër komunat e Kosovës, të cilët janë duke punuar për çdo ditë në teren, në organizimin e pikave në nivel lagjesh dhe fshatrash”, tha ajo.

Lëvizja “Vetëvendosje” merr pjesë për herë të parë në zgjedhje dhe është regjstruar si lëvizje qytetare./zhurnal/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptyMon Nov 08, 2010 7:58 pm

Per DETEKTIVIN DHE XHITIN
gjer me tani jeni = Florin krasniqin E L.VETVENDOSJES ne baz te prononcimeve te juja: Bile nganjiher dhe me i ashper, shkoni bashkagjitjuni lirisht KRASNIQIT se si me qen vllezer,ju i thoni kto gjera kritika ne forum qe nji vit ndersa FLORINI qe nji jav.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptyMon Nov 08, 2010 11:40 pm

Haj me det haj do e marrin prap serbija siq e ka pas perpara me ndihëmën e shpiunve te vet të cilët dal ngadal po ju del boja ne fush ,(vall ps u bë gjith ajo luft gjith ato masakra për ta zvogluar numrin e Popullatës apo pse nuk po kuptoj ,)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptyWed Nov 10, 2010 2:16 pm

DEKLARAT E FADIL HOXHËS ME RASTIN E FORMIMIT TË LIDHJES DYTË TË PRIZRENIT
Publikuar më 10 nëntor, 2010 në orën 00:26 ( Para 11 orë e 42 minutave ) Shevki Sh. VOCA | Histori |


Me të vërtet, gjakpirësi Nediç, tradhtari i popullit serb, nuk ka thënë kotë: “Për derisa e kemi Xhafer Devën, Ilijaz Agushin dhe disa të tjerë...për Kosovën nuk kemi për se të brengosemi...” Për këtë arsye ky zuzar, duke i mashtruar edhe disa shqiptar të ndershëm të anës tonë, me 16- IX-1943. i tuboi në Prizren, kinse ta formojë Lidhjen e Prizrenit, duke e shfrytëzuar rëndësinë historike të popullit shqiptar të vitit 1878, që të spekuloi me dëshirën e popullit shqiptar për lirin e tyre, në ç’mënyrë ai do ti siguronte interesat dhe karrierën e njollosur të vet të cilat ia ofron Gestapo-ja.”


A është e mundur që Lidhja e Prizrenit e vitit 1878, e cila ka një peshë të veçantë historike për tërë popullin shqiptar, me të cilën ka udhëhequr patrioti mirënjohur Abdyl Frashëri, të krahasohet me agjentin e Gestapo-s Xhafer Devën? PO, nëse krahasohet një mace e zgjebosur të cilën pronari e ka përjashtuar nga shtëpia, sepse ia kishte dëmtuar enët e kuzhinës, ushqimin si dhe orenditë tjera shtëpiake, me luanin mbretin e shtazëve, dhe simbolin e fuqisë dhe të lirisë. Luani është Abdyli siç ka qenë përherë, ndërsa macja është Xhaferi, çfarë edhe është.
Rreth kësaj mace të zgjebosur sot janë tubuar të gjithë reaksionarët, humbje kotësitë, të korruptuarit (ryshfetxhit), shovinistët dhe karrieristët, si Bedri Peja, Açif Blyta, Tahir Zajmi, Sefedin-begu (fjala është për Sefedin Begollin nga Peja, babai i aktorit të madh Faruk Begollit , Sh. V.), dhe kompania e tyre duke vendosur, sjellë dekrete, formuar plane, në ç’mënyrë që të pasurohen sa më shumë në llogari të tradhtisë popullore, kurse në anën tjetër, për ti maskuar qëllimet e fëlliqura të tyre, që ti fshehin si gjarpri këmbët, shesin nacionalizëm për një Shqipëri etnike, duke brohoritur se Kosova gjendet në rrezik. Me këtë, ca më shumë kalojnë në një imperializëm të përlyer Drazhiste (Drazha Markoviq, Sh. V.), duke e kërkuar çakë edhe Rashkën, Vranjën, Velesin, vendbanimin e Artës etj. Ndërsa ka edhe asi tipa të verbëruar sa që thonë: “Nga Beogradi deri në Stamboll.”

P.s. Ja le xues të nderuar kush ka qenë Fadil Hoxha, që tani mbeturinat e ish rexhimit komunist Jugosllav, mundohen me çdo kusht ta nxjerin si figur dhe person të pastër kombëtar. Ai ka ndjek, burgos, vra e mbyt, persekutu, nda fëmijtë nga prindërit me dhunë, duke lënë me qindra e mija jetimë, vetëm e vetëm ti mbetet besnik vllazerve të vet sllavo-komunisto-cetnike, të cilët në fund edhe ate e poshtëruan dhe diskredituan në mënyr më të pa moralshme. I tillë është dështaku i politikës së Kosoves së pasluftës së vitit 1999, Veton Suroi, i cili koh me par botoi librin “Fadil Hoxha në veten e parë”, si dhe para dy vitesh edhe intelektualët-mbeturin e komunizmit të tyre nostalxhik në krye të Institutit të historis së Kosovës nxorën njashtu një lbër për plakun e pa penduar komunisto-sllaviste Fadil Hoxhën, me autorin dr. Jusuf Bajraktari.

* Nga artikulli I Fadil Hoxhës në gjuhën serbo-kroate dhënë gazetës “Sloboda”, tetor 1943. Të botuar në “Zbornik dokumenata I podataka o narodnooslobodilackom ratu jugoslovenskih naroda-Vojno istorijski institut, Tom I, knjiga 19-Borbe na Kosovu 1941-1944, Beograd…Për këtë shih Dr. Muhamed Kesetovic “Kontrarevolucija na Kosovu-pokusaj I sprecavanje” faqe 193. Beograd 1984.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptyWed Nov 10, 2010 10:07 pm

Zyrtarizohet koalicioni mes AAK-së dhe Listës “LDK-Ibrahim Rugova”
Shpërndaje108 Postuar: 17:43 / 10.11.2010 Komente: 8

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista “LDK-Ibrahim Rugova” kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor, e cila është arritur pas bisedimeve paraprake midis AAK-së dhe Ukë Rugovës.
Ukë Rugova tha se kjo nuk nënkupton shkrirje të Listës “LDK-Ibrahim Rugova” në AAK, “por do të jemi pjesë e listës së AAK-së, pasi që LDK nuk krijoi hapësirë për ne”.

Ai tha se gjatë ditës ka pasur një takim me Isa Mustafën, por ai nuk ka pranuar që në listën e deputetëve të LDK-së të jenë edhe anëtarët e tjerë të listës, “prandaj kemi vendosur që t’i bashkohemi AAK-së”.

Uka tha se Lista “LDK-Ibrahim Rugova” do të vazhdojë të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe me këtë rast ftoi edhe elektoratin e kësaj partie që ta votojnë AAK-në, në këtë rast edhe Listën “LDK-Ibrahim Rugova”.

Bëhet e ditur se Ukë Rugova do të jetë i dyti në listën e deputetëve të AAK-së, menjëherë pas kreut Ramush Haradinaj.


SA INTERESANT LDK-ja e qoj ne hag RAMUSHIN dhe tash ban shoqri e alleshveresh me ta, sa dhimbshme qenka politika per ata te cilet nuk e kuptojn ket art.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptyThu Nov 11, 2010 11:19 am

Nuk kan than të vjetrit kot Politika asht rrospi (dhe po e përjetojm sod vetë )


Fatmir Rexhepi, ish-ministër dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Në një intervistë për RTK-në, Rexhepi deklaroi se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka njoftuar se dorëheqje ka dhënë edhe nga kandidatura për deputet pranë kësaj partie për zgjedhjet e jashtëzakonshme që muajin tjetër pritet të mbahen në Kosovë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptyThu Nov 11, 2010 3:34 pm

William Walker “pro bashkimit me Shqipërinë”
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker kritikon qeverinë e deritanishme të Kosovës se nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Ai po kështu kritikon misionin për sundimin e ligjit, EULEX, se nuk ka punuar në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Por jo vetëm kaq, në një intervistë për Top Channel, diplomati amerikan që alarmoi botën për masakrën e Reçakut, kritikon komunitetin ndërkombëtar se për dhjetë vjet nuk ka qenë në gjendje të ushtrojë kontroll mbi veriun e vendit.

Walker kësaj radhe kthehet në Kosovë për një qëllim të veçantë, si mbështetës i Albin Kurtit, por edhe për të monitoruar votën e qytetarëve të Kosovës, tani që mundësitë e reja po u vijnë përpara.

“Mendoj se qeveria të cilën e humbën, pati dy vjet kohë të tregojë se çfarë mund të bëjë për shtetin dhe unë jam i zhgënjyer për atë çfarë kanë bërë ata. Shumë çështje me rëndësi për qytetarët e Kosovës nuk kanë përparuar”, ka deklaruar Walker, i cili ka përmendur edhe sektorët ku ekzekutivi i Hashim Thaçit sipas tij ka dështuar.

“Po e them që s’kam parë asnjë progres në sektorin e energjisë, nuk kam parë progres në sektorin e shëndetësisë, janë këto çështje për të cilat njerëzit me të vërtetë shqetësohen. Qeveria e Kosovës ka investuar në infrastrukturë, por janë shumë para të cilat do të mund të investoheshin në gjëra të tjera, kështu që jam shumë i zhgënjyer. Dhe është në duart e qytetarëve nëse këta njerëz do të fitojnë edhe një shans”, ka nënvizuar Walker.

Por çfarë mendon ky diplomat amerikan për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, një çështje kjo për të cilën Albin Kurti ka kohë që është deklaruar se e ka pikësynim.

“Nganjëherë mendoj se është ide e mirë, nganjëherë nuk jam shumë i sigurt. Mendoj se njerëzit kanë një arsye që të merren me këtë çështje, të flasin e të diskutojnë. A kam unë një opinion tani? Nuk kam, por me të vërtetë mendoj se ka arsye të mëdha pse qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë duhet të flasin për të ardhmen e tyre të përbashkët dhe nëse ata vijnë në përfundimin që bashkimi është diçka që mund të funksionojë, atëherë le të bëhet”, është shprehur Walker.

Ish-ambasadori amerikan shpreh opinionin e tij edhe përsa i përket bisedimeve me Serbinë, por edhe privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Ai shprehet se këto janë dy procese që dallojnë nga njëra-tjetra, por që asnjëra nuk është mirë të ndodhë tani.

“Përpara se Kosova të hyjë në një valë të re bisedimesh, Beogradi duhet të kërkojë falje për atë çfarë ka bërë para dhe gjatë vitit 1999”, ka thënë ish-ambasadori.

Sa i përket privatizimit të postës, ai shprehet i vetëdijshëm që ky proces tani nuk mund të ndalohet, por kërkon nga qeveria e re transparencë të plotë.

ALBINI KURTI= UKSHIN HOTIN- RRESPEKT RRUG TE MBAR DREJT BASHKIMIT, JEM ME TY............
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptyThu Nov 11, 2010 4:48 pm

Pesë subjekte politike i bashkohen Vetëvendosjes
Shpërndaje24 Postuar: 12:38 / 11.11.2010 Komente: 13

Lëvizja Vetëvendosje të enjten mbajti një konferencë për shtyp ku paraqit pesë subjekte politike, të cilat iu bashkëngjitën listës së kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes.
Në konferencën të cilën e hapi Albin Kurti, ai paraqiti Avni Klinakun – nga Lëvizja për Bashkim, Fadil Fazliun – nga Lëvizja për Integrim dhe Bashkim, Xhemajl Arënliun – nga Balli Kombëtar, Arif Krasniqin – nga Partia Ekologjike dhe Elza Sadikun – nga Lëvizja Demokratike për Integrim.



Në njoftimin e lëshuar për shtyp nga Lëvizja thuhet se ky koalicion është joformal dhe zgjedhor dhe se të gjithë 11 kandidatët e këtyre subjekteve do të hyjnë në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është e mundshme të bëhemi bashkë dhe njëherë kur të bëhemi bashkë gjithçka është e mundur pastaj. Bashkë do të mundohemi që ta bëjmë ndryshimin për të mirë të vendit dhe qytetarëve. Ky ndryshim nënkupton ndryshimin e pushtetit,” tha Albin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptyWed Nov 17, 2010 11:31 pm

Kryesuesi i delegacionit për marrëdhënie me vendet e Evropës Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan beson se bisedimet ndërmjet Komisionit Evropian dhe autoriteteve në Kosovë për liberalizimin e vizave duhet të fillojnë.

Në një intervistë për RTK-në, Kukan thotë se duhet t’i kushtohet një vëmendje përmbushjes së obligimeve nga ana e Kosovës, për fillimin e këtij procesi, që sipas tij, nuk do të marrë edhe shumë kohë. ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,ajde ishall do behet diq edhe per shqiptaret e ks,,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptySat Nov 20, 2010 1:37 am

A?Nuk paska as nje lakm nga Kosova, secilen faqe te netit qe hapa hasa ne ket lajmin per shitjet e votave, cmimi nuk ish edhe aq i keq mendoj se do te ket ngritje pasi ambasadori dell, ka fillu te na meson demokracin!!! E euleshi liron shefin e bankes se ks per 200.000 euro kaucion, iu duhen leket euleshit disi duhen te gjinden pasi EU nuk ka bugjet te mjaftushem.
Po si te veproim ne antaret e forumit BK, ti shesim votat, apo te votoim ata qe e meritoin? Shum antar te forumit conin pluhur dikur... neper bore nje kohe, Jo andej e jo kendej por tani zeri nuk po iu ndegjohet, ndoshta jan duke ber llogari , ama pas 12 dhjetorit mos te filloin me avazin e vjeter, se nje her vjen vera nga dera, mos harroni?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptySat Nov 20, 2010 3:00 pm

kushe te fiton njejt jane
jane per veti e jo per popull
hajni qe 20 vjete dhe me hajni ka me shkue edhe 100 vjet..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptySat Nov 20, 2010 4:19 pm

XHITI- JE shum pesimist ma se nuk esht mir per shendet!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptySat Nov 20, 2010 5:13 pm

haaaa xhema na knaqet me optimizem
aq budall popull kemi sa eshte me optimiste ne bote
te okupuem pa pune ,hajni korrupsion krim e qka jo
kosova e coptueme e enklavizueme pa komb pa identitet pa flamur kombetare multietnik e qka jo.
ku ke pa te hiqet kombi flamuri e te jesh optimiste,haaaaa kjo ndodhe ne boten e qudirave qe quhet kosovare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
hekrem
Fillestar/e
Fillestar/e
hekrem


Male
Numri i postimeve : 2
Age : 36
Vendi : KOSOV
Registration date : 19/11/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptySat Nov 20, 2010 5:44 pm

Katastrofe asht pune ne trojet Shqipater o burrat e dheut duhet te bejm diqka sa me par mos te lejojm keto sene ndrrimin e flamurit coptimin e tokave ndarjen e Mitrovices thuj jo ska ndarje ose do te ket perseri luft .......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptySat Nov 20, 2010 7:19 pm

Kurë kto të gjitha që i thoz Xhiti ti mer dikush me zor atëher du quhej Okupin siq e kemi pas me shekuj , por vet shtetin e shet qeverija kjo nuk si quhet kto të gjitha na i morën pa as një plum të shkrepur , shteti dhe qeveria dhe mburret kinse ka bër punë,po si nuk ka bër ja humbi identiteit edhe vehëtes edhe fëmijve vet kombsin dhe qdo gjë që mund të identifikohet një komb ,Vall kjo asht merite etyre që duhet lavdruar se Armiku me hsekuj është mundu dhe nuk arriti kët qëllim kta e arritn me dinakrine tyre .Dhe qka do të bëjn tjeter nuk di ku e kan mendjen .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptySat Nov 20, 2010 11:07 pm

EULEX-i perfshihet ne dialogun mes Kosoves dhe Serbise. KOHAnet

Me nje kohe kishin pas then mos u befsh me kajte Stambolli, e nderkohe mjer populli i Kosoves qe u be me kajte Brukselli.
Shpresoi qe populli eshte vetdijesu dhe do te votoj numrin 40LV, qe ky dialog mos te filloi nga Euleshi e qe leshat tane vetum dote te firmosin keto pislleqe qe po pergaditen nga brukselli e beligradi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptyTue Nov 23, 2010 11:24 am

Dy parti serbe marrin pjesë në zgjedhje me emrin “Kosova i Metohija”
Publikuar: E hënë, më 22 nëntor 2010

Artikuj të ngjashëm

Kontrata me “Bechtel-Enkan” në kundërshtim me ligjin

IES: Sa më parë dialog BE-Kosovë për vizat
Arigona lejohet të kthehet në Austri

Logot e partive në formulaët e votimit, të barabarta Prishtinë, 22 nëntor - 57 kandidatë për deputetë nga radhët e minoritetit serb në zgjedhjet e 12 dhjetorit do të paraqiten me një emër me të cilin i janë referuar në të kaluarën. Të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për 10 ditë sa do të zgjasë fushata, ata pos tjerash Kosovës pritet ‘i referohen si “KOSOVO I METOHIJA”, raporton KTV. Me këtë emër, dy partitë që vijnë nga komuniteti serb janë certifikuar nga KQZ-ja. Partia e parë është SRPSKA DEMOKRATSKA STRANKA KOSOVA I METOHIJE, përkthyer në shqip: Partia Demokratike Serbe e Kosovës dhe Metohisë. Dhe partia tjetër është SRPSKA KOSOVSKO METOHIJSKA STRANKA që do të thotë Partia Serbe e Kosovës dhe Metohisë. Për Mazllum Baraliun, njohës i çështjeve kushtetuese, vendimi i KQZ-së për certifikimin e këtyre dy partive me fjalët e mësipërme është jo kushtetues. Por Miradije Mavriqi nga Zyra për Regjistrimin e Partive politike shpjegon anën ligjore të regjistrimit të këtyre partive.

Faleminderit për rekomandimin Faleminderit për rekomandimin Shpërndaje artikullin:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptyWed Nov 24, 2010 10:57 pm

Skan faje shkijet jo
ku shqiptaret nderrojne komb e flamur e bejene kosoven multietnike me enklava dhe njofin rez 1244
atehere kosova eshte nen sovranitet serbe
dhe shkietna quajne me te vjeteren kosova i metohija
vete pranimi i regjistrimit i kesaj partie me kosove i metohija tregon..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptyThu Dec 02, 2010 12:26 pm

Sod rreth ores 13 të ditës së sotmë policia e Prishtinës u alarmua nga një telefonatë për praninë e mjeteve shpërthyese në mjediset e ndërtesës së bashkisë. Pas evakuimit të zonës dhe vënies së saj nën kontroll, policia gjeti një zarf me 3 fishekzjarre dhe një letër brenda tij.

Sipas njoftimeve, alarmi rezultoi i rremë, ndërsa po hetohet për zbulimin e personit që e ka dhënë, i cili duket se është identifikuar dhe po punohet për ta arrestuar.
(Hetimet vazhdoj )
Si duket ende pa fillu mi rja kan mis me mbellje frige edhe pak do fillojm ku di me qka .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 EmptyThu Dec 02, 2010 3:00 pm

Një shembull: Nis me diçka për të cilën kemi publikuar një vit më parë, një rast interesant që nuk është kapur nga askush. Është një kompani nafte teksano-kanadeze, emri i së cilës nuk më kujtohet. Ata kanë puse në Shqipëri që kanë plasur. Situatë shumë serioze. Ne e kemi marrë këtë lajm nga një konsulent inxhinier. Ai tha se kamionë shkonin në mes të natës për të bërë diçka aty. Ata u sabotuan. Qeveria shqiptare ishte e përfshirë me një tjetër kompani. Kishte dy kompani rivale prodhuesish dhe njëra ishte në pronësinë e qeverisë dhe tjetra në pronësi private. Kur e morëm një lajm të tillë, ai nuk kishte një kokë, në të nuk thuhej emri i firmës, apo se kujt i përkisnin puset.

Pra materiali nuk u mor, sepse kishte mangësi në të dhëna?

Po. Ndonjëherë. Kështu unë thashë ç’dreqin mund të bëja me këtë gjë? Është e pamundur që të bëjmë verifikime nëse nuk e dimë nga vjen një material. Mund të jetë për shembull një kompani që kërkon t’ia hedhë një tjetre. Ndaj ne bëmë diçka shumë të pazakontë dhe e publikuam e thamë: “Kemi marrë këtë material, që duket se mund të jetë shkruar nga një kompani që kërkon të rrëzojë një tjetër kundërshtare. Nuk jemi në gjendje që të vërtetojmë burimin dhe na duhet më shumë informacion. Gjithsesi i rremë, apo i vërtetë diçka po ndodhte. Ose kompanitë mundohen që t’ia hedhin njëra-tjetrës, ose fakti që na është dhënë është i vërtetë, çka përbën një interes të veçantë.

Si mendoni, çfarë domethënie ka “Wikileaks” për biznesin? Si duhet që të ndreqet biznesi në një botë në të cilën ekziston edhe “Wikileaks”?












Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 7 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 16 ... 26  Next
 Similar topics
-
» Lajmet nga Rajoni
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» Lajme nga Shqiperia
» Askush se kujtoi
» Pse Prishtina nuk është ende qytet?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: