Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 21 ... 26  Next
AutoriMesazh
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyWed Mar 23, 2011 11:31 pm

e kan pas henger moti o gjem po tash me dialog e hengren krejt ........
Edhe kosovarizmi ju shkoje po behen tashe serbo kosovare......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyWed Mar 23, 2011 11:39 pm

UN besoj se dot bahet mir, se jam optimist i pa vdekshum ti e din Detektiv,
por per momentin ja gjerat keshtu disi te koklavitura se esht dhe e natyres se politikajve kjo sjellje per tu duker keshtu, e masandej del diq tjeter, dhe para lufte kshtu shkonin gjerat lesh marinke.... !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyWed Mar 23, 2011 11:50 pm

ti xhem po ja ban sikur kur do lapera thojshin qe Rugova fol keq per UCK-ne se para te huajve duhet keshtu se ai ,,eshte me uck-ne".
Po ata te mjere kujtojshin se jem qorra e nuk e dijm per secilin se me ka ka qen.
Ai ishte dhe shkoi si bashkpunetore i serbise.
Te hapur edhe ndaj serbise edhe ndaj shqiperise dhe kosoven multietnike me nje autonomi nen serbi qe sote e kemi..bahet bahet mir qyshjo sa te kemi parlament serbe qyshjo..e politikan serbe e rus qyshjo..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyFri Mar 25, 2011 9:18 pm

Pacolli thërret për bashkim kombëtar



Ju e dini mirë se mbas viteve ‘47, atëherë kur u formua e ashtuquajtura Bashkësia Evropiane, së pari ishin tri shtete, pesë, e sot janë njëzet e shtatë shtete. Askush nuk besonte se njëherë do të bëhej një fuqi e përbashkët edhe politike. Duhet t’ia fillojmë prej kësaj ideje. Ka pasur të drejtë Arbën Xhaferi, i cili i quante territoret të banuara me shqiptarë si “komonvellt shqiptar”. Jam shumë i bindur se e ka pasur me të drejtë dhe ne e mbështesim në këtë thënie, këtë ide dhe duhet ta jetësojmë këtë ide. Bashkimi kombëtar, t’ia fillojmë prej bashkimit ekonomik, ne duhet t’ia fillojmë punës tani, jemi në vonesë dhe askush nuk do të na e falë


Ma ka marr mendja per ket KALI i ujit qe ka me naj fut me kinse BK, e mos me arrit kurr ne jet, me humb rastin ma te volitshem ne historin e shqiptarve.

po qfar po qfar KOMONVELLTI more psikopat mbas 5o vjetve sa aleanca ndrrojn dhe ne skem masakru akendin more budall na sjem fashista si gjermant.!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyFri Mar 25, 2011 9:54 pm

O xhem shkoll e Titos
kushe ka pas shkoll te Titos ata jane kopila ta pshtellin e ta pshtellin...e se merr vesh..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptySat Mar 26, 2011 2:42 am

Tja paske fut prei kornerit. Po te familes tende ku nhamom e kan kry shkollen ne han, apo jan analfabeta...?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptySat Mar 26, 2011 11:56 am

Drinii po na del begi servil im adhe duke i mbrojte komunistet e titistet ,tradhtaret e servilet e serbise .
Familja ime nuk kan qen pran titos as Millosheviqit......
Ti po ja fut shpesh prej kornerit....Ky eshte mendimi yt ndoshta familja jote dhe ti keni afersi me kesi lloj njertezish.....nafal......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptySat Mar 26, 2011 2:33 pm

Sipas astronomeve modern, hapsira eshte e pafund, ky eshte nje mendim shume ngushellues, sidomos per ata qe harroin se ku i lene gjerat qe i shpifin.

Tek ne themi Burri lidhet per fjalet, Kau per brinjte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptySat Mar 26, 2011 8:24 pm

Pesëfish më shumë të dënuar shqiptarë për krime lufte sesa serbë

Publikuar: Sot, më 26 mars 2011
Pesëfish më shumë të dënuar shqiptarë për krime lufte sesa serbë
Artikuj të ngjashëm

* Trio harkore “Kosova” para audiencës italiane
* LDK përkujtoi veprimtarin Nimon Alimusaj
* Kosova nuk rrezikohet nga radioaktiviteti
* Bugajski: Kosova dallon shumë nga Libia

Prishtinë, 26 mars – Koha Ditore, në një shkrim më të gjatë sot shkruan se pessëfish më shumë shqiptarë sesa serbë janë dënuar për krime të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjatë së cilës llogaritet të jenë vrarë mbi 12 mijë shqiptarë e rreth 800 serbë.
Që nga instalimi i EULEX-it në vitin 2008, prokurorët e këtij misioni kanë ngritur shtatë aktakuza, katër prej të cilave kundër shqiptarëve, ndërsa tri kundër serbëve. Gjyqtarët e këtij misioni kanë shpallur 13 aktgjykime për krime lufte, 11 kundër shqiptarëve e dy kundër serbëve.
Po kështu kishte vepruar edhe misioni i UNMIK-ut që ka vepruar në Kosovë me kompetenca ekzekutive deri në shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Sipas statistikave të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, organizatë kjo që i përcjell të gjitha rastet e gjykimeve për krime lufte, që nga viti 1999 deri në fillim të 2011-s në Kosovë janë akuzuar, gjykuar apo liruar 49 persona – shqiptarë dhe serbë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në gazetës e sotme Koha

QEKJO ESHT POLITIK SE JO MAHI, SA FOSHNJOR DHE NAIVA E TE PRAPAMBETUR JEM QE SA HER E KAM CEK KET-ESHT ME TE VERTET TEJET IDIOTESKE!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptySat Mar 26, 2011 10:27 pm

Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Euleks mos luaj me Atdheun tim
Euleks mos luaj me Atdheun tim PDF Print E-mail
19 Mars 2011

Duhet mbrojtur vlerat e luftes sepse marset tronditin kosoven

EULEK-si edhe pse në këto momente paraqiten si forca mbrojtëse të shqipëtarve po të shikohen realisht kanë edhe prapavijn e tyre politike.Ne shqiptarët nuk duhet edhe të kemi besim aq të madhë tek Perendimi sepse është po aj Perendimi që coptoj tokat tona .
Çështja e Kosovës edhe pse një kohë të gjatë as që është përmend në qarqet Euro-Amerikane, përkundër asaj që ata për çdo ditë burgoseshin vriteshin vetëm pse ishin Shqiptarë, me përjashtim të disa shoqatave që thërrisnin që mos të shkelen të drejtat e shqipëtarve, prandaj këtu shihet qartë mos interesimi i Perndimit për Kosoven sepse interesat e tyre nuk rrezikoheshin. Iniciativa e Kinkelit me Vedrinin për një autonomi kulturore për shqiptarët e Kosovës nuk bëhej se shtypeshin Shqiptarët por kah fundi i vitit 1997 shihej në qarqet Perendimore se edhe Shqiptarët kishin filluar të organizoheshin në një luftë të armatosur dhe zotërit në fjalë parashikonin se me eskalimin e situates në Kosovë mund të vjen edhe deri te prishja e marrëdhënjeve bilaterale me aleatin e tyre sërbin, që Perndimi kishte një respekt të veqant për të.



Ne si popull duhet ti falenderohemi Ushtris Çlirimtare të Kosoves sepse ajo ështe e vetmja forcë që largoj pushtuesin nga Kosova dhe solli trupat e Natos në Kosovë, se po mos të fillonte kjo luftë e armatosur Perendimi do të mbante çështjen e Kosovës si një krahin të sërbis dhe do të kërkonte autonomin kulturore për ne. Fillimi i kryngritjes së aramtosur në Kosovë Perendimin e gjeti të paregaditur se si të veprohet në Kosovë, në fillimin i quajtën terrorist dhe shpresuan se ata „Fëshatar“që kishin rrok armët do të shkatrroheshin qysh me ofenziven e parë dhe i dhanë dritën e gjelberë, Milloshoviqit për të marrë fushtën e egër kundër Shqiptarëve, ku me këtë rast në Drenicen heroike u bë një luftë e ashpër mes UÇK-së dhe forcave sërbe ku heroikisht ra edhe Krykomandanti legjendar Adem Jashari, qysh pas kësaj beteje të përgjakshme Perndimi pa se Shqiptarët ishin të vendosur për të luftuar për një Kosovë të lirë dhe se nuk ishin vetëm „Fshatarët“ por ishte i gjithë populli që kërkonte liri.
Amerikanët kur panë këtë, vrapuan në Kosovë për tu takuar me krerët e UÇK- dhe menjëher me diplomacin e tyre filluan të largojn termin „Terrorist“ kjo nuk bëhej që Perndimin e donte popullin Shqiptarë, por kjo bëhej nga frika sepse shihej qartë që Qeveria e Shqipëris në këto momente vendimtare diti si të veproj karshi situatës së krijuar në rrafshin Kombëtar dhe ndihmën që u jepte bijëve dhe bijave të Kosovës si me armatim gjithashtu edhe me njerzë profesionist, ndikoj shumë që qarqet e huaja të mendoheshin mirë rrethë vendimeve që do të merrnin për Kosovën, gjithashtu edhe vëllezërit Shqiptarë në Maqedoni vepronin me një menquri të pashoq , kështu që vazhdimi i luftës në Kosovë, do të thonte zgjërimi i saj në Shqipëri që ishte gjë e pashkmanëshme në Maqedoni që më vonë mund të prekte edhe dy shtetet e Natos Turqin dhe Greqin dhe mund të vinte deri te ardhja e në konflikti që mund ta ndezte tërë Ballkanin dhe të fillonte lufta e ftoftë mes fuqive të mëdha që këtë nuk e dëshironin asnjëra palë. Lufta e Ushtris Çlirimtare të Kosovës detyroj vendet Evro-Amerikane të veproj me një shpejtësi për ta qetësuar gjendjen. Në shumë shkrime të shumë analistve shqiptare shihet që më shumë falenderojn Naton sesa Bijët dhe Bijat më të mira të atdheut kur dihet se ata janë që Kosovën e quan në pidestalin më të lart dhe sollën këtë që gëzojn sot Shqiptarët.
Kohëve të fundit burgosjet e disa pjestarve të pjestareve të UÇK-së, po tronditin opinonin gjere dhe kjo tregon sesa jane te perkryer te huajt per Kosoven të gjitha këto tregojn prap simpatin që kanë fuqit e mëdha për Sërbin. Këtë lojë po e ndihmojn edhe disa grupacione politike që quajne vetën „Instuticione“ po i japin përkrahje një administrimi të tillë nga kurreshtja për ta rrëzuar politikën demokratike qe po e kerkojne , Vetevendosja,LB,Balli Kombetar, , por do ishte në dobi të Kombit që forcat e shëndosha politike të marrin veten dhe ta dhënë kontributin e tyre ashtu siq u ka hije, dhe mos të bëhen pre e disa individëve që në ditët më të vështira të Kosovës shtrinte dorën me prijsin e pushtuesit sërb, në këto momente Kosova ka nevoj për cdo Shqiptarë të ndërgjegjëshëm ka nevoj për një bashkim, por jo vetëm bashkim për sy të botës, por bashkim për veprim të sinqert, të gjithë ata Shqiptarë të cilës do rrymë qofshin, majtist apo djathtist duhet ta dinë se mbajnë përgjegjësi për kauzen e shenjët të Kombit që jemi duke pritur me shekuj të tërë.

Gazmend Islami
Autori eshte Analist Politik
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptySun Mar 27, 2011 8:32 pm

Bashkimi kombëtar i Behgjet Pacollit?!
Shpërndaje4 Postuar: 15:10 / 27.03.2011 Komente: 0



Adnan Abrashi

Tanimë të mësuar me gafe te shpeshta politike të deklaruara në opinion, edhe kjo e fundit e presidentit Pacolli për një Bashkimin Kombëtar të shqiptarëve, vështirë se mund të honepset si diçka e sinqertë dhe parimore nga ana e tij. Ajo si taktikë naive politike, pa dyshim, mund të shkaktoj ndonjë efekt mbresëlënëse ditor tek bindjet e disa individëve që ende butësisht hamendësohen për zgjedhjen e tij si president, por jo edhe tek njohësit e mirë të realiteteve parimore politike.

Në të kaluarën, kështu ngjashëm ka ndodh edhe me deklaratat famoze për Bashkim Kombëtar të kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha, por validiteti i tyre ka zgjatur shkurt. Deri tek arritja e presionit të ndonjë faktori të fuqishëm ndërkombëtar në këtë drejtim. Kështu, ato shumë shpejtë janë demantuar si keqinterpretime mediale. Meqë, edhe tek presidenti Pacolli, kjo deklaratë ishte vetëm një ekuivokë politike, jam më se i bindur se, shpejtë do të pasoj ndonjë demant për keqinterpretim?!!

Në një gazetë ditore e cila me një hapësirë të theksuar informative e transmetonte këtë lajm, deklarata e z. Pacollit për bashkim kombëtar shqiptar, gjatë komentimit te artikullshkruesit, për nga konkretësia, madje krahasohet se i tejkalon ato të lëvizjes së VETËVENDOSJES! dhe Albin Kurtit në këtë drejtim.

Edhe pse, nxjerr nga kontesti, qëllimi i këtij komperacioni gazetaresk në fjalë, më tepër reflektonte si metaforë sarkazmatike, të gjithë ne e dimë se, sikur lëvizja VETËVENDOSJE!dhe Albin Kurtit në këtë drejtim. Edhe pse, nxjerr nga kontesti, qëllimi i këtij komperacioni gazetaresk në fjalë, më tepër reflektonte si metaforë sarkazmatike, të gjithë ne e dimë se, sikur lëvizja VETËVENDOSJE!, ashtu edhe vetë lideri i saj, Albin Kurti, idenë e bashkimit kombëtarë shqiptar, nuk e kanë, as si paravan prapa së cilës tentojnë të fshihen qëllimet tjera të realizimit të interesave personale, dhe as si strategji taktike të përfitimit të poenave politik të momentit në popull, por atë e kanë si parim bazë programor, para së cilës, të gjithë janë të zotuar që, pa marrë parasysh sakrificat e shumta në këtë rrugëtim, me çdo kusht ta përfaqësojnë këtë synim deri në realizim praktikë të tij.

Kur është në pyetje ideja e bashkimit kombëtar dhe disponimi i vërtetët në këtë drejtim, as Albin Kurtin dhe as lëvizja VETËVENDOSJE!, askush përmes asnjë presioni sado autoritativ ndërkombëtarë, nuk do të ketë sukses t’i luhas nga ky princip, sepse karriera e veprimit të tyre politik ndërtohet mbi baza të interesave të përgjithshme kombëtare, e jo mbi bazat e EGO-ve të shfrenuara personale.

Dobitë indirekte nga këto deklarata të kësaj natyre

Edhe pse parimisht, këtë deklaratë të z. Pacollit e konsideroj si hipokrite dhe me prapavijë tërësisht të orientuara për qëllime të përmirësimit të imazhit të vetë personal, pikërisht tek ajo shumicë tjetër që ende nuk pajtohen me zgjedhjen e tij për president, nga ana tjetër, ajo, pa marrë parasysh edhe nëse demantohet më vonë si keqkuptim nga vetë ai, në opinion krijon një klimë të përshtatshme debatuese.

Edhe kundërshtuesit më të flaktë teorik dhe politik të kësaj ideje, por edhe ne që dyshojmë vetëm në sinqeritetin e z. Pacollit, duke u kundërshtuar me njëri – tjetrin në këtë drejtim, shëndetshëm do të merremi me këtë temë. “Pro”apo “contra” kësaj ideje, kryesorja është të flasim. Ta përmendim shpesh bashkimin kombëtar. Të mos e largojmë nga vëmendja mediatike atë. Tabu-izmi i imponuar me shekuj si bindje të marrjes me këtë temë në ne, detyrimisht kërkon sipërfaqshmin e vetëdijshëm dhe të shpeshtuar debatues të saj.

Në këtë drejtim, fare nuk duhet t’ia vejmë veshin askujt! Ka mundësi që disa, mund të na quajnë si romantik nacional, irealist, fantazjer politik, kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës, destabilizues të regjionit me këto ide të marra... por, kryesorja është që ne patjetër duhet të flasim gjithnjë për të. Edhe si kundërshti ekstreme tezash dhe antitezash, ne duhet ta ndjejmë kudo aktive prezencën e kësaj ideje në ne.

Sado që për shumë kë kjo punë mund të duket qëllimmirë apo qëllimkeqe, bashkimi kombëtar është një rrugë kaherë e nisur e këtij populli të cilin, tanimë, askush nuk mund ta ndali më. Ajo që na nevojitet ta ndjejmë të prekshëm atë është vetëm KOHA. Koha, e cila, edhe jashtë kundërshtive aktuale ideore-politike ditore kombëtare dhe ndërkombëtare; jashtë sinqeritetit dhe hipokrizisë deklarative mirëbërëse apo keqpërdoruese të disa individëve, me të madhe po punon për ne shqiptarët në këtë drejtim...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyMon Mar 28, 2011 8:26 pm

Kosovë, Kushtetuesja: Pacolli të rivotohet, zgjedhja antikushtetuese
Monday, 28 March 2011 16:27
E-mail Print PDF
Kosovë, Kushtetuesja: Pacolli të rivotohet, zgjedhja antikushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim sipas të cilit zgjedhja e presidentit të Kosovës Behxhet Pacolli duhet të rikthehet në rivotim. Gjykata ka miratuar ankesën e më shumë se 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shkelje procedurale gjatë votimit të presidentit të Kosovës, z. Behxhet Pacolli. Në komunikatën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës thuhet:
“Lidhur me rastin KO 29/11 "Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë”, Vlerësimi i kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, i 22 shkurtit 2011.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës më 28 mars 2011, ka shqyrtuar dhe votuar lidhur me rastin KO 29/11, "Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë”, Vlerësimi i kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, i datës 22 shkurt 2011.
Gjykata Kushtetuese, njëzëri, vendosi që të shpallë Kërkesën të pranueshme dhe, me shumice votash, dhe me dy gjyqtar mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me datë 22 shkurt 2011, është jo kushtetues pasi që është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”. Në njoftim bëhet e ditur se teksti i plotë i aktgjykimit do t'u dërgohet palëve së shpejti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyMon Mar 28, 2011 10:48 pm

GlobalPost”: SHIK-u, i sponsoruar nga CIA

Prishtinë, 28 mars - Web-faqja autoritative e lajmeve nga Bostoni i SHBA-së, Global Post në një shkrim të gjatë me titullin “Mafia e Kosovës – vrasje dhe frikësim”, fokusohet në aktivitetet e SHIK-ut, duke thënë se kjo organizatë gjatë gjithë kohës ka marrë përkrahje të fortë nga Uashingtoni.
“Menjëherë pas luftës së vitit 1999, agjencia famëkeqe e inteligjencës u bë një entitet jashtëligjor që fillimisht ishte nën komandën e lëvizjes guerile fitimtare UÇK që kishte përkrahjen e SHBA-së. Më pas u udhëhoq nga PDK-ja thonë burime amerikane dhe kosovare. Lideri i partisë është Hashim Thaçi, që fitoi së fundi mandatin e dytë në pushtet, dhe që ka përkrahjen e nivelit më të lartë në Uashington”.
“Sot, SHIK-u nuk ka zyre dhe zyrtarisht nuk ekziston, sipas njeriut që e ka udhëhequr për 9 vjet. Por, burimet e lidhura me SHIK-un, thonë se ai mbetet aktiv për të mbajtur status-quon nëpërmjet frikësimit dhe shantazhit”, shkruan gazetari Matthew McAllaster, raporton Indeksonline.
Vetë udhëheqësi i SHIK thotë se ka pasur mbështetjen e SHBA-së, diçka që konfirmohet edhe nga një ish-pjesëtar i SHIK-ut, një ish-mbledhës i fondeve për luftën, një diplomat ndërkombëtar dhe një analist politik.
“Global Post” ka intervistuar Nazim Bllacën që thotë se ka vrarë për SHIK-un. Kjo gazetë ka intervistuar edhe Adem Salihajn dhe Agim Veliun, që kanë thënë se SHIK-u ka bërë atentate ndaj tyre, sikurse edhe Drita Kllokoqin, burri i së cilës u vra nga Nazim Bllaca, si dhe vetë kreun e SHIK-ut, Kadri Veselin.
Ky i fundit e pranon ndihmën e SHBA-së, dhe në mënyrë indirekte pranon se ka marrë pjesë në secilin manifestim të organizuar nga Ambasada e SHBA-së për nder të 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së Amerikës.
Shumica e njerëzve që folën me GlobalPost për SHIK-un, aktivitetin e tij dhe lidhjet me SHBA-në, kanë folur në kushte anonimiteti, sepse kanë frikë për jetën e tyre.
“U sponsorua nga CIA”, tha një ish-zyrtar i lartë amerikan në Kosovë, që beson se SHIK-u u kthye në një organizatë të krimit të organizuar. “Në fillim ishin nja 16 persona të përzgjedhur mirë dhe të trajnuar për të bërë gjëra të mira…por u shndërrua në organizatë që kontrollon krimin dhe politikën e Kosovës”, thotë zyrtari amerikan.
Sipas tij, SHIK-u ende mbështetet nga SHBA-ja, dhe atë më shumë se kurrë tash.
Një ish-pjesëtar i SHIK-ut që nuk jeton më në Kosovë thotë se anëtarët e tij janë trajnuar në SHBA dhe në Gjermani, nga zyrtarë amerikanë të inteligjencës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në:


AV AV SPASKA KUSH I HJEK KTA, E PASKAN FORT EW EW SHKAS PO U BAJKA........
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyMon Mar 28, 2011 11:36 pm

OPINION


Prishtina, zhvillimet e brendshme dhe negociatat me Beogradin
28-03-2011 / Nga Rexhep Kastrati

Raundin e dytë të negociatave me Beogradin, Prishtina po e fillon me shumë probleme të brendshme, të cilat edhe do të mund të ndikojnë në stabilitetin qeverisës, por edhe në stabilitetin politik. Dy janë zhvillimet kryesore që do të mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë politike të situatës në Kosovë, edhe ashtu shumë të ndjeshme pas zgjedhjeve të përgjithshme, e në të cilat Hashim Thaçi, dëshmoi se nuk ka vjedhur vetëm të vërtetën për konfliktin në Kosovë, se nuk ka vjedhur vetëm të vërtetën për masakrat serbe, se nuk ka vjedhur vetëm sakrificën e shqiptarëve, mundin e tyre, por edhe votën e tyre, ashtu siç duket, se po ua vjedh edhe të ardhmen. Këto dy zhvillimet kryesore kanë të bëjnë me raportet e brendshme në PDK, partinë që po qeveris vendin, dhe me projektbuxhetin e Kosovës për këtë vit. Këto dy zhvillime, që janë shumë të rëndësishme për qëndrueshmërinë politike të situatës në Kosovë, kanë marrë përmasa të reja, pas rihapjes së çështjes “Limaj” në Kosovë, tashmë jo për korrupsion, por për krime kundër njerëzimit, si dhe pas votës pro të AAK-së për projektbuxhetin, sikur po paralajmërojnë zhvillime interesante, që mund të shkaktojnë edhe rënien e qeverisë që e drejton Hashim Thaçi, e pse jo edhe një rikonfigurim të ri të skenës politike. Ndonëse, në mendësinë aspak demokratike të së majtës shqiptare edhe në Kosovë, në të cilën solidariteti ideologjik dhe sindroma e “armikut” janë mjaft të theksuara dhe kanë ndikuar në proceset demokratike dhe reformuese, sidomos te PDK-ja, duket se zvarritjet gjarpërore të Hashim Thaçit drejt koalicioneve joparimore me gjithësecilin që i garanton vota për të qeverisur, si dhe roli prej kasandre që po luan edhe në spastrimet e brendshme në parti, kanë lënë pasoja edhe në raportet në parti. Edhe pse reagimet e Fatmir Limajt kundër Hashim Thaçit kanë ardhur jo për vjedhje votash, as për proceset politiko-demokratike në parti e në Kosovë, por për shkak të cenimit të tij personal, megjithatë kanë shpërfaqur një situatë aspak stabile brenda PDK-së, e cila mund të ndikojë edhe në qëndrueshmërinë e qeverisë në Kosovë. Kjo për faktin se, tashmë, akuzat e Fatmir Limajt janë konkrete, edhe pse jo të gjitha të drejtpërdrejta: ai derisa tha se nuk besonte se nuk e kanë ditur zëvendëskryeministri Kuçi, njëherësh ministër i Drejtësisë, dhe Bajram Rexhepi, ministër i Brendshëm, se ekzistonte një fletarrest i EULEX-it për të, la të nënkuptohej se kjo i vinte nga Hashim Thaçi, ashtu siç mund t’i ketë ardhur edhe dërgimi në Hagë para shumë vitesh. Është interesant fakti se Fatmir Limaj nuk kishte pasur kësi reagimi në kohën kur ishte bastisur në zyret e tij, por edhe në shtëpi për çështje korrupsioni, biles e kishte dhënë votën pro një qeverie dhe një koalicioni që atë personalisht e nxirrte jashtë dyerve të qeverisë, por u nxeh tashmë kur EULEX ka ngritur akuza për krime kundër njerëzimit. A është kjo shprehje e dobësimit të solidaritetit ideologjik, apo lodhje me akuza të vazhdueshme kundër tij, mbetet të shihet, por vështirë se mund të përfundojë me kaq, jo së paku pa ndonjë pazar të madh që do t’i siguronte Limajt ndonjë situatë më të favorshme. Kjo do të varet shumë nga fakti se EULEX a e ka seriozisht me akuzat e tij kundër Limajt, apo kjo është vetëm një lojë me qëllime të tjera dhe aspak parimore. Kur them këtë kam parsysh faktin se akuzat për krime kundër njerëzimit, që EULEX ka bërë kundër Limajt, janë akuza që janë nën juridiksionin e Tribunalit të Hagës, përkatësisht të Gjykatës së Hagës, e cila një herë e ka gjykuar dhe e ka liruar atë, dhe rrjedhimisht janë akuza që nuk mund t’i bëhen për së dyti, sipas parimit se askush nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtën vepër. E edhe në rast se ka prova të reja, që do të mund të ishin të mjaftueshme për ta rihapur sërish këtë çështje, atëherë do të duhej që këtë ta bënte Tribunali i Hagës, ashtu siç ka bërë edhe në rastin e Ramush Haradinajt, e jo EULEX. Prandaj, mbetet të shihet gjatë ditëve dhe javëve të ardhme se si do të përfundojë gjithë kjo, por gjithësesi, ajo që ka rëndësi shumë të madhe, është se çfarë ndikimi do të ketë në zhvillimet e brendshme në PDK, përkatësisht në unitetin e saj aspak të qëndrueshëm, e që do të ketë ndikim në qëndrueshmërinë e qeverisjes, si dhe në vetë procesin negociator me Beogradin, sidomos kur tash kanë dalë edhe zëra të tjerë që e akuzojnë Hashim Thaçin për vjedhje të votave dhe se po qeveris me vota të vjedhura. Këto akuza, që tashmë i janë bërë edhe nga një eksponent tjetër, Rexhep Hoti, i spastruar shumë më parë politkisht nga Hashim Thaçi, duket se po i vënë benzin zjarrit, dhe po e bëjnë situtatën edhe më interesante, edhe pse njerëzve të solidearitetit ideologjik nuk mund t’u besohet kurrë deri në fund.
Se a e kanë seriozisht këta me Hashim Thaçin, apo të gjitha këto kanë vetëm për qëllim përfitime personale dhe pozicionime personale në parti dhe në qeveri, do të shihet më 31 mars, kur do të vazhdojë debati për projektbuxhetin e ri të Kosovës, i cili është mbështetur në modelin e funksionimit të një skeme piramidale, sidomos nga fakti se parashikon rritjen e pagave të shërbyesve civilë nga 30% deri në 50%. Po e them këtë, për faktin se nëse këto akuza kundër Hashim Thaçit që tashmë po i vinë nga njerëz të rëndësishëm të partisë së tij janë serioze, parimore dhe të bazuara në parimet demokratike të funksionimit politiko-partiak dhe politiko-institucional, do të duhej të pasoheshin me votën kundër, edhe për këtë projektbuxhet, i cili mund të jetë edhe fundosje financiare e Kosovës. Fakti se ky projektbuxhet, mbështetet jo në politika fiskale, zhvillimore dhe në tangjeta normale dhe në projeksione të mirëfillta të politikave ekonomike stabile dhe zhvillimore, por në një paketë premtimesh zgjedhore, dëshmon për një model funksionimi të ngjashëm me modelin e skemave piramidale me efekte afatshkurtëra të dobishme, por me efekte afatgjata të dëmshme për ekonominë dhe për qëndrueshmërinë sociale në Kosovë. Në anën tjetër, edhe fakti se politika e rritjes së pagave sipas modelit të skemave piramidale, mbështetet në shitjen e Post-Telekomit të Kosovës, pra të një akti ekonomiko-financiar të dyshimtë, është një argument shtesë për të kuptuar skemën aspak funksionale, aspak profesionale dhe aspak ekonomike të këtij buxheti. Është kështu për faktin se futja në planifikimet buxhetore, e për më tepër në politikën e rritjes së pagave, edhe e transaksioneve të tilla tregtare, si shitja e Post-Telekomit të Kosovës, që do të duhej t’i nështrohej ligjeve të tregut, e që do të përcaktonin edhe vlerën finaciare të tij, është në kundërshtim me frymën liberale të tregut. Kur them këtë, kam parasysh, se pavarësisht nga shkalla e saktësisë së projeksioneve ekonomiko-tregtare, paracaktimi i vlerës së një aseti ekonomik, e për më tepër bazimi i politikave ekonomike mbi këto paracaktime, është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare liberale, pasi që në parim, askush nuk e di sesa do të jetë vlera reale e kësaj kompanie, e shndërruar në ofertë financiare të blerjes. Në fakt, paracaktimi i një vlere financiare reth 300 milionë eurosh, që është bërë në projeksionet e qeverisë, është një vlerë që është afërsisht e barabartë me faturën financiare që ka rritja e pagave e parashikuar me këtë buxhet vetëm për këtë vit, e që e bën edhe më shumë politik, edhe më pak ekonomik dhe më pak profesional, shitjen e kësaj kompanie të rëndësishme ekonomike për Kosovën. Post-Telekomi i Kosovës, është planifikuar të bëhet kurban i një premtimi zgjedhor të Hashim Thaçit, dhe në një farë mënyre, edhe çmimi i blerjes së votave në rast të zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme që do të mund të mbaheshin gjatë këtij viti, apo edhe në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Në këtë kontekst, është interesant vota pro që AAK-ja i ka dhënë në parim këtij projektbuxheti, për të parë mundësinë e afrimit të kësaj partie me PDK-në, e që do të mund ta shtynte situatën drejt një rikonfigurimi të ri politik në Kosovë. Edhe pse kjo votë pro është dhënë, siç thonë në AAK, për t’i dhënë mundësi ndryshimeve në projektbuxhet, sidomos pika që ka të bëjë me shitjen e Post-Telekomit, megjithatë kjo mbetet vetëm një arsye politike, pasi që Hashim Thaçi nuk e ka ndërmend ta heqë këtë pikë, edhe për faktin se pikërisht në këtë pikë e ka mbështutur politikën e tij për rritjen e pagave. Pandaj, mbetet për t’u parë më tej se cila ka qenë arsyeja reale se përse AAK-ja e ka dhënë votën pro këtij projektbuxheti, si dhe a do ta tërheqë këtë votë, nëse nuk do të arrijë ta bindë qeverinë që ta heqë këtë pikë. Po ashtu, mbetet të shihet se AAK-ja, a po luan edhe me pozitën gjithnjë e më të luhatshme të Hashim Thaçit në parti, për të arritur objektivat e saj politiko-partiakë, e që në një farë mënyre do ta riaktualizonin edhe një herë çështjen e përfshirjes së saj në një qeveri të përbashkët me PDK-në.
Pavarësisht nga përllogaritjet, lojërat politike dhe akrobacitë politike që bëjnë forcat e ndryshme politike, duhet thënë se të gjitha këto ndikojnë edhe në negociatat me Beogradin, e që mund të imponojnë dobësimin e mëtutjeshëm të pozitave të shqiptarëve në këto negociata, por edhe mundësinë e ndërprerjes së përkohshme, nëse do të ketë krizë qeverisëse në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyMon Mar 28, 2011 11:43 pm

Ku ka kriz me te madhe deri sa nuk ndegjohet zeri i shumices se nje populli, kosova ka krize dhe krize te thelle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyTue Mar 29, 2011 11:49 am

Mad ,dite te mira besoj te vine edhe per Kosoven kaq te shumevuajtur dhe shume te lodhur.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyTue Mar 29, 2011 3:39 pm

Mbyllet Bondsteel-i

Nga Express më 29 mars 2011 në ora 14:10
Ambasadori amerikan, Christopher Dell, ka bërë të ditur se funksioni i bazës ushtarake amerikane “Bondsteel” në afërsi të Ferizajt do të mbyllet së shpejti.

Në një intervistë për “Balcan Insight”, ai ka deklaruar se janë vetëm një mit fjalët që Bondsteel është ndërtuar dhe përdoret për të shpërndarë energjinë apo fuqinë e SHBA-së në rajon. Ai tha se ky kamp, në fakt është një barrë e rëndë financiare. Prandaj gjatë kësaj interviste ai thotë se si pjese e zhvillimit(ndryshimit) strategjik, asetet e ushtrisë amerikane në rajon do të tërhiqen.

Dell ka thënë se “Bondsteel-i është një detyrim i madh, një pronë shumë e shtrenjte, dhe ne nuk dëshirojmë që ta mbajmë më shume sesa qe është e domosdoshme...ne lirisht mund të flasim për rolin e SHBA-së këtu edhe pa kampin e Bondsteeli-t”.

Gjithashtu Ambasadori Dell përgjatë kësaj interviste gjithashtu ka thënë se Kosova është duke rënë në pozita më poshtë në agjendën e SHBA-së, pasi qe problemet e regjioneve tjera marrin prioritet më të madh.

“Ju mund ta vëreni se presioni i ngjarjeve në vendet tjera, siç është gjendja e vazhdueshme ne Afganistan, apo edhe vala gjithnjë e në rritje e protestave në Lindjen e Mesme, i bën të gjithë politik-bërësit të merren me gjerat më të rëndësishme të ditës”, vazhdoi ai.

“Nuk është mire të jesh në ballinën e ‘The Washington Post’, pasi që kjo do të thotë që, ju jeni një vend në telashe. Fakti që Kosova është hequr nga ballinat e gazetave, do të thotë që kjo është një shenjë e progresit të vazhdueshëm dhe e stabilitetit këtu”, u shpreh ai.


ky esht nji presion para bisedimeve,ew ew qe ksaj i thon politik se jo mahi.

edhe kta Amerikant nese hecin, ta shofim se si po naj zgjedhin problemet gadafi e disa shok te tij, na dergojn deve me ik pak ma shpejt..........!!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyThu Mar 31, 2011 1:21 am

Pak minuta pas marrjes së vendimit të plotë të Gjykatës, Pacolli ka thënë se do ta respektoj plotësisht këtë vendim, dhe se nuk është i sigurt nëse do të rikandidohet sërish për postin e presidentit.

�Nuk ka nevojë për dorëheqje, unë praktikisht largohem nga zyra e presidentit, dhe procesi do të rifilloj drejtë pikës zero. Nuk është e sigurt nëse unë do të rikandidohem për post të presidentit, kjo çështje i takon koalicionit, nëse koalicioni vendos kështu unë do të marr në konsideratë këtë vendim� ka thënë Pacolli në një intervistë për �Radio Dukagjini�.

Vendimin përfundimtar nëse do rikandidojë apo jo ai do ta marrë gjatë 24 orëve të ardhshme.

Pacolli tha se nuk ndihet aspak fajtor për këtë situatë, pasi ai vlerësoi se personalisht nuk e ka shkelur kushtetutën.

�Unë nuk e kam shkelur kushtetutën, jam viktimë e saj dhe unë respektojë çdo vendim të Gjykatës�, ka thënë Pacolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyThu Mar 31, 2011 1:21 am

´Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, shpreh gadishmërinë për të dhënë dorëheqjen nëse vërtetohet se edhe ai ka shkelur Kushtetutën duke udhëhequr seancën parlamentare të 22 shkurtit 2011.

Krasniqi ka ndërprerë vizitën e tij në Hungari, dhe është kthyer sot rreth orës 14:00 në Prishtinë. Zyra për informim e Kuvendit ka njoftuar mediat për mbërritjen e Krasniqit, por pa dhënë detaje mbi arsyet e kthimit të tij të parakohshëm.

Por, me të mbërritur në vend, Krasniqi deklaroi se të gjithë faktorët janë të gatshëm të respektojnë vendimin e gjykatës kushtetutese.

Krasniqi është shprehur se nëse largimi i tij është në interes të Kosovës ai pa hezitim jep dorëheqjen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyThu Mar 31, 2011 1:23 am

HAJDE ISHALL DONI ME THY QAFEN TE GJITHE NJERZ TE PA PERGJEGJSHEM NJE HER ISH-KRYETARI SEJDIU SHKEL KUSHTETUTEN TANI KY TJETRI O MJER POPULLI KUSH KA MBETE TA UDHHEQ TE DESHTUARIT:::::
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyThu Mar 31, 2011 9:34 am

Unë nuk e kam shkelur kushtetutën, jam viktimë e saj dhe unë respektojë çdo vendim të Gjykatës�, ka thënë Pacolli

Krasniqi është shprehur se nëse largimi i tij është në interes të Kosovës ai pa hezitim jep dorëheqjen.

Po mire,mbase Kushtetuta ka vend per tú pare dhe çdo gje te vihet ne vendin e saj,sipas ketyre,keta jane gati per te zbatuar vendimet e Kushtetueses,sipas ligjit, kjo me pelqen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyThu Mar 31, 2011 12:31 pm

Haaaaa po tallet krejt bota me ne qe 1 vit zgjedh e prish ...
vjedh votat ,qyshit marifeti vetem te ne ndegjon
jane que peshe ,e po bejme shtet kurre jo....me kesi njerez politikan primitiv intersgjinje e hajna e pa ftyre e karaktere ,kena me mbet ne balte.
Amerikanet po hikin edhe evropa sna don ,prap nen serbi bre zoti i marrofte ,po tashe pa kombe e pa flamur e identitet
bile me kushtetuten 1974 vetem emrin se kishim republik te gjitha i kena pas flamur kombetarejemi thirr shqiptare kemi pasw mrojtjen popullore shume te forte ska pas enklava serbe fare as komuna te pastra me serbe e turq e magjup ....
tashe gjysmen e kosoves se vogel shkijet ,magjupt turqt ashkalit kroat boshnjaket egjiptasit etj as ushtri as kufi as as as ...asgje
more te mjere e te mjere kete popull qe vetem fle e fle si ariu e nuk zgjohet ti largon keta hajna korrupt bandit servile ,po na qojne edhe 200 vjet mbrapa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyThu Mar 31, 2011 2:25 pm


--------------------------------------------------------------------------------

,dite te mira besoj te vine edhe per Kosoven kaq te shumevuajtur dhe shume te lodhur.....


......prap nen serbi bre zoti i marrofte ,po tashe pa kombe e pa flamur e identitet .....

Jo dedektiv kaq pesimist ,jo se asgje nuk ka kthim prapa per KOSOVEN,por rruga e saj eshte e veshtire ende dhe do shume pune me arrit aty ku duhet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyThu Mar 31, 2011 3:33 pm

FER-i i bashkohet VETËVENDOSJE!-s
Publikuar më 30 mars, 2011 në orën 22:59 ( Para 15 orë e 28 minutave ) Lajme |


Situata e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në vend, dhe posaçërisht dinamika e ngjarjeve që nga 12 dhjetori kanë shfaqur nevojën e mobilizimit dhe bashkimit të forcave politike që për synim kanë ndryshimin rrënjësor aq shumë të nevojshëm për Kosovën. Duke parë që e ardhmja e Kosovës është në rrezik, VETËVENDOSJE! dhe FER kanë vendosur që të bashkohen për të ndalur këtë rrënim politik, ekonomik, e social.


VETËVENDOSJE! dhe FER kanë arritur marrëveshje për:



• I bazuar në vijat programore të VETËVENDOSJE! dhe FER-it të publikuara më herët

• Plan i cili tregon qartas rrugën që do ndjek ky bashkim forcash që nga dita e parë në pushtet drejt përmirësimit të mirëqenies së secilit qytetar të Kosovës

• Për synim ka zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përmes rritjes së investimeve, rritjes së prodhimtarisë vendore dhe politikave tjera që krijojnë vende të punës

• Plan i cili mbron interesat dhe pasuritë strategjike të Kosovës për të mirën e Kosovës dhe i vë ato në funksion të interesit të popullit të Kosovës.

b. Hartimin e Kushtetutës së Re të Republikës së Kosovës

- Kushtetutë e bazuar në vullnetin e popullit të Kosovës dhe ku sovrani është populli i Kosovës
- Kushtetutë që nuk ka dokument tjetër përmbi të
- Kushtetutë e diskutuar publikisht dhe e miratuar në referendum
- Kushtetutë që Kosovën e kthen në një shtet funksional

c. Decentralizim në baza qytetare e jo në baza etnike

Gjatë javëve në vijim, përmes aktiviteteve të përbashkëta anembanë Kosovës, kjo forcë do të shpalosë pjesë nga programi i përbashkët për ta bërë Kosovën shtet të pavarur, sovran, funksional, të zhvilluar dhe demokratik. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që në numër sa më të madh t’i bashkëngjiten kësaj force


Situata e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në vend, dhe posaçërisht dinamika e ngjarjeve që nga 12 dhjetori kanë shfaqur nevojën e mobilizimit dhe bashkimit të forcave politike që për synim kanë ndryshimin rrënjësor aq shumë të nevojshëm për Kosovën. Duke parë që e ardhmja e Kosovës është në rrezik, VETËVENDOSJE! dhe FER kanë vendosur që të bashkohen për të ndalur këtë rrënim politik, ekonomik, e social.


VETËVENDOSJE! dhe FER kanë arritur marrëveshje për:



• I bazuar në vijat programore të VETËVENDOSJE! dhe FER-it të publikuara më herët

• Plan i cili tregon qartas rrugën që do ndjek ky bashkim forcash që nga dita e parë në pushtet drejt përmirësimit të mirëqenies së secilit qytetar të Kosovës

• Për synim ka zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përmes rritjes së investimeve, rritjes së prodhimtarisë vendore dhe politikave tjera që krijojnë vende të punës

• Plan i cili mbron interesat dhe pasuritë strategjike të Kosovës për të mirën e Kosovës dhe i vë ato në funksion të interesit të popullit të Kosovës.

b. Hartimin e Kushtetutës së Re të Republikës së Kosovës

- Kushtetutë e bazuar në vullnetin e popullit të Kosovës dhe ku sovrani është populli i Kosovës
- Kushtetutë që nuk ka dokument tjetër përmbi të
- Kushtetutë e diskutuar publikisht dhe e miratuar në referendum
- Kushtetutë që Kosovën e kthen ne nji shtet funksional.





















Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 EmptyFri Apr 01, 2011 11:11 am

Me bashkimin e ktyre dy subjekteve VV- FER shifet kjart nderskamcat e DELL bithes, ndermjet shqiptarve,si ajo lavirja kAJDANOV +kta jan diplomat te shtetit ma pro shqiptar po qojn uj ne drejtim te interesit RUSO-SLLAV,por shifet kjart se shqiptart po i kuptojn kto alleshvereshe,te ktyre matrapazve,shum mir veq perpara ALBIN KURTI-HOTI i shqiptarve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 16 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 16 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 21 ... 26  Next
 Similar topics
-
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» Lajme nga Shqiperia
» Lajmet nga Rajoni
» Askush se kujtoi
» Prishtina kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: