Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 20, 21, 22 ... 26  Next
AutoriMesazh
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyWed Aug 10, 2011 12:17 pm

Po qfare lajm i mir o Drinii
Gjermanet si dojne shqiptaret hiq as kerkushe ne evrope as vende tjera.
Ministri i puneve te mbrendshme i Maqedonise pat thene Grat shqiptare jane te mira po burrat nu bejne .Keshtu edhe Gjenerali Anglez pat thene ,kjo eshte poshtersi .
Siq thote Atdhetari me pare skane ndodhe kesi gjera ,po tashe po ndodhin pisllike qe kushe si bene .Populli Shqiptare eshte ,ka qene i njohur per nder dhe grate tona kane qene te njohura per nder ,ka prit burrin 20 vjet ,e tashe se prit as dy dite.
Marrinat qe po i bejne grat shqiptare ne trojet tona si bene askushe ne bote perveq kurvave ne vendet e huaja.
Ky eshte shteti pa shtet ku ka humbe gjithqka nga kultura shqiptare.
Turp turp qka po ndodhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyWed Aug 10, 2011 8:12 pm

Une nuk pajtohem me mendimin tuaj, cdo kend ne bote ne pyje ka derra edhe ne pyjet tona, ato nuk munden te jen te veqanta. Por femra shqiptare ka deshmu per veqorite e saja morale.
Nuk eshte edhe tragjike neqofte se nje goce shqiptare, e ne veqanti ne ket raste martohet me nje jo shqiptar, ne shqiptaret me shume se cdo popull tjeter kemi nevoj per miq, sepse me armiq jemi te rrethuar.
Populli gjerman e austriak ka deshmu per perkrahje te shqiptarve, ne perjashtim te kongresit te Berlinit.
Fermra shqiptare eshte edhe nje krenari qe ne kemi shume.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyThu Aug 11, 2011 2:12 pm

Ndesh pajtov ndesh mos
e verteta eshte keshti siq thashe une .lexo me larte une thashe se ishin te deshmuara para disa vjete po tashe ma jo.
Ti po ja bene si Rugov Tradhtari te hapur ndaj serbise dhe ndaj shqiperise
edhe ti thua si ai qe femrat tona te martohen me te huaj pra edhe me serbe sipas teje dhe te bejme miq .
Ata femrat naj marrin po miq me ne nuk behen.
Ministri maqedon pat thene ne ja dojme femrat shqiptareve po nuk i dojme shqiptaret .Shqiptaret kane deshire te kalojne me maqedon po frigohen prej burrave ,Ai e ka hajrije Spikerken per grue.
Haj mor drinii i ke nga Rugoves krejt...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyTue Aug 16, 2011 3:27 am

orcat e Armatosura të Shqipërisë Etnike: Kosova po ndahet, efekt domino në Ballkan
Transmetuar me: e Martë, 16 Gusht 2011 01:14
1

Tiranë, 16 Gusht 2011 NOA – Grupimi i quajtur si Forcat e Armatosura të Shqipërisë Etnike (AKSH&SKSH)), drejtuar nga komandanti Suprem, Prof.Dr. Bashkim Mitrovica, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), Gjeneral Arbër Korabi dhe drejtori i Drejtorisë Qendrore të Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH), Prof. Dr. (Kolonel) Çlirim Presheva, dolën sot me një komunikatë për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në komunikatën dërguar tek agjencia NOA, FASHE vlerëson se “Kosova realisht po ndahet dhe ndarja e saj do të sjellë edhe lojën domino në Ballkan, ku për pasojë Ballkani do të përfshihet nga luftëra të përgjakshme;
Komunikata thotë se “shqiptarët, edhe kësaj radhe, gjatë ridefinimit të kufijve në Ballkan, rrezikojnë të humbasin shumë territore të tyre, prandaj edhe apelojmë që të gjithë patriotët shqiptarë, luftëtarët e lirisë dhe të gjitha organizatat patriotike, ndër të cilat edhe: Fronti Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), Lëvizja Vetëvendosje (LV), Lëvizja për Bashkim (LB), Aleanca “Kuq e Zi” dhe Lista “Shqipëria Natyrale”, të bashkohen me Forcat e Armatosura të Shqipërisë Etnike (FASHE).

Për Komandën Supreme të FASHE, Zëdhënësi Politik, Kolonel Sazan Toplica informon
se pas ristrukturimit tre vjeçar, Forcat e Armatosura (AKSH&SKSH) të Shqipërisë Etnike tanimë janë të konsoliduara tërësisht dhe janë të afta që, procesin e ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike në një komb-shtet, ta bëjnë realitet.
e.t/NOA

1 Koment





XHEMA DIASPOR
02:23, 16 Gusht 2011

Ishalla ju run zoti qe keni marr siper ket pun fisnike per memedheun...)))
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyTue Aug 16, 2011 9:50 pm

Pas dy jave i paska leshu kllapa keta njerz, percudi si askushe nuk e ngrehi zerin per vrasjen makabre te policit, per mendimin time kaqendashte qe te ngrihet i ter populli shqiptare ne protesta, por i kane hutu dasmet si po me duket. Keta njerz te veproin e pastaj te deklaroin , sepse meketo deklarata u ben bajat, dhe pak kushe eshte duke ju besu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyWed Aug 17, 2011 11:30 am

abre xhem ku su mbushe mend kurre
po leji more aksh sksh ,se ska o xhem
keto jane vetem komu nikata deklarata boshe qe 10 vjet ,a pasunohen keta kriminel hajna per veti,me pas qen keto levizje qe 10 vjet moti kishin lirue mitrovicen maqedonine po keta jane ish dezertoret e luftes keta skan luftue kur ka qen nevoja atehere e sote leje allahile se na lodhte me keta njerez bandit e psikopat.
Shumica bashkpunojne me serbet e maqedonasit ,kontrabande armesh e senesh me shkije .punojne per sigurimet sllave .
Njerez primitiv dhe analfabet e te pa edukuar .
Mos u mirr me te thashe e theme o xhem se u pa kushe ishte atdhetare e tradhtare ,Keta duhet Policia shqiptare ti fute sa me shpejte ne byruc fdbk aksh sksh nje person o xhem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptySat Aug 20, 2011 10:53 pm

Ultimatumi për Jahjagën e Thaçin: Krijoni Ushtrinë deri më 30 shtator, ndryshe rifillojmë luftën në Mitrovicë
Transmetuar me: e Shtunë, 20 Gusht 2011 16:53
0

Mitrovicë, 20 Gusht 2011 NOA – Forcat e Armatosura (AKSH&SKSH) të Shqipërisë Etnike (FASHE), i drejtohen me një kërkesë ultimative zyrtare Presidentes së Republikës së Kosovës Jahjaga dhe Kryeministrit të Kosovës, Thaçi, që më së voni deri më 30 shtator 2011, të krijojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

“Pjesë e ).do të duhet të jenë: Armata e Republikës së Kosovës (ARK) dhe Policia e Kosovës”, – tha në një prononcim për agjencinë NOA, në emër të Komandës Supreme të F.A.SH.E., Zëdhënësi Politik, Dr. (Kolonel) Sazan Toplica.

Ai paralajmëroi se “në të kundërtën e kësaj, nëse kjo kërkesë publike e FASHE nuk do merret në konsideratë, por kjo kërkesë, sa modeste po aq edhe dashamirëse, do të injorohet nga Zonja Jahjaga dhe edhe nga z. Thaçi, atëherë Forcat e Armatosura të Shqipërisë Etnike (FASHE) do të detyrohen të rifillojnë veprimet e tyre luftarake në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”.

FASHE pohon se këtë gjë “nuk e kemi dëshiruar dhe as nuk e dëshirojmë që të ndodhë; sepse pikërisht pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 10 maj 2011, ne shpallëm Pezullimin e Përkohshëm të strukturave tona luftarake, të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe të Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH)”.

FASHE thotë se kjo ndërprerje u bë “me qëllimin e vetëm që institucionet më të larta të Republikës së Kosovës të kenë kohën e mjaftueshme për konsolidimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), por një gjë e tillë nuk ndodhi”.

a.b/NOA

LEXONI GJITHASHTU: Forcat e Armatosura të Shqipërisë Etnike: Kosova po ndahet, efekt domino në Ballkan


DETEKTIVI --mjafton me shti Thaqin me mendu, ne ket drejtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptySun Aug 21, 2011 11:42 am

O xhem keta hajna e bandit pi krahason me Thaqin a
po e di ti sa anetare kena pas ne Gjermani dhe e dijme se sa anetare kane ne shqiperi e kosove as 10 anetare si kane
keta dezertore te luftes ,shiqo se qfare emri proppozojne se oari fark.
Forcat e rugov Tradhtarit se keta kane qene ata qe bashkpunojshin me shkije dhe bashkpunojne prap e me maqedon.Biznis e hajni .
A kujton se thaqi mirret me ta apo naj kushe nga populli ,keta e kane vendin ne byruc dhe kane me shkue frik.Ushtria e kosoves duhet ta kete emrin uk.
Apo upk .
Po mos u mirr me te thash e theme o xhem boll ma me kesi shkrime bajate banale nga njerez primitiv e hajna ,psikopat etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 29
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptySun Aug 21, 2011 4:28 pm

Sot në xhaminë e Haxhi Veselit (në Mitrovicë) në prezencën e Ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi, Rifat Jasharit, pastaj hoxha Fatmir Latifaj u bë pajtimi dhe falja e gjakut të dy familjeve që jan kanë në gjak shum vite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptySun Aug 21, 2011 8:07 pm

Pasken ber sevap, ne ramazan mu pajtu burrat e fort cka nuk bejn.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyMon Aug 22, 2011 11:54 am

FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR
F.B.K.SH
Tiranë, 22 gusht, 2011




DEKLARATË PËRGËNJESHTRIMI

Nr: 06 Protokoll: 022/07


Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH) përgënjeshtronë disa deklarata të rrezikshme, lidhur me pseudolajmin e rishfaqëjes së shpejti të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) në Mitrovicën e veriut, të publikuara nga aventurierë dështak, invalid mendorë apo “heronjë” të pambuktë interneti.
Papërgjegjëshmëria adoleshente, gënjeshtrat e pacipa, megalomania e inferioritetit gjenetik si dhe karierizmi i sëmurë që karakterizojnë autorët e këtyre deklaratave, disa prototipa të papunë si Gafurr Adili (alias-Bashkim Mitrovica), Sulejman Abazi (alias-Çlirim Presheva) e company, janë sa qesharake po aq të rrezikshme për destabilizimin e lëvizjes për Bashkim Kombëtar dhe kërcitjes së marrëdhënieve të shkelqyera me USA dhe aleatët e tjerë evropian që operojnë në Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Nëpërmjet kësaj Deklarate Përgënjeshtrimi, Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH) rikonfirmon qëndrimin zyrtar e absolutisht të patjetërsueshëm lidhur me vendimin unanim, në Kuvendin e III-të të tij, më 24 prill 2010, në Himarë, se Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), e “ngrirë” për veprimtarinë e saj në territoret e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, as nuk është lodër në duart e renegatëve të sipërpërmendur e aq më pak nën urdhërat e tyre. Kur fare mirë dihet zyrtarisht dhe publikisht se këta dy persona, kinse atdhetarë, që janë përjashtuar me votwn e lirë tw 284 delegatëve (Deklaratë: Nr.01/ Protokoll: 00/24) nga radhët e FBKSH-së, për arsye sabotimi të cështjes kombëtare, nuk kanë e nuk do kenë shansin të keqinformojnë opinionin publik mbi ekzistencën, rolin dhe veprimtarinë e strukturave të FBKSH-së.
Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH) merr përgjegjësinë e plotë të kësaj Deklarate Përgënjeshtrimi si dhe ju lutet, aleatëve të çështjes kombëtare, strukturave të USA në Kosovë dhe mbarë opinionit të përgjegjshëm mediatik e atij publik, në Ballkan e më gjerë, të distancohen nga deklarata të tilla vëllavrasëse, përçarëse dhe sabotuese të dukshme të Çështjes Kombëtare Shqiptare.



Kryetari Sekretari Politik
I FBKSH-së I FBKSH-së
Prof. Arbër Kastrioti Jurist, Genc Llakaj

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyMon Aug 22, 2011 11:59 am

O xhem as keta as ata ,njesoje jane skane asgje vetem trima te internetit qe 10 vjet komunikata .
Vetem qe jane pasunue dhe kane vjedhe popullin banesa shtepia te bukura kerre te mira dhe 5,6 vete i ndajne kete pasuri te popullit.
Tashe jane shterre parat dhe keta fare Psikopat a me dy tre vete jo me shume me pseudonime te ndryshme a jane vete keta persona qysh ceken me larte.
Po edhe fbksh Kosova jane ashtu ,edhe keta mundohen me pseudonime me mashtrue popullin sepse me emer te vertet nuk kane autoritet ne popull fare.
Te gjitha keto grupe qe kane emra duhet Policia e kosoves dhe e shqiperise ti burgose menjehere se keta nuk jane atdhetare dhe patriote po hajna dhe kriminele qe bashkpunojne me serbine maqedonine jane te paguar .
Hashim Thaqi duhet me dhene urdher qe ti burgosin keta kriminele deshmitare ka sa te duash per kercnime hajni dhe ofendime qe kane bere qytetareve te ndershem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyMon Aug 22, 2011 5:43 pm

Toplica dhe Sanxhaku, krahina shqiptare të harruara nga politikanët shqiptar
Publikuar më 22 gusht, 2011 në orën 09:25 ( Para 7 orë e 14 minutave ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Toplica ( Dardania Lindore )

Në kohën e Krizës së madhe lindore 1800—1878, në Gadishullin Ballkanik u bënë ndryshime të mëdha shoqërore politike dhe etnike. Krahas me kryengritjen boshnjako-hercegovase kundër Perandorisë Osmane u ngritën edhe shqiptarët, serët, bullgarët dhe popujt tjerë. Çështja lindore angazhoi fuqitë e mëdha, të cilat donin t'i realizonin interesat e tyre në provincat e Turqisë Evropiane.

Gjatë okupimit turk krahina shqiptare e Toplicës ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës me emrin Sanxhaku i Nishit. Serbët ashtu si edhe fqinjët e tyre u ngritën kundër Perandorisë turke, dhe pas clirimit te Beogradit dhe rajoneve me popullesi serbe, falë perkrahjes dhe insistimit rus ata u versulen per ta zhdukur elementin shqiptar në Ballkan me shpresë të daljes në detin Adriatik.
Duke e shfrytëzuar kryengritjen serbe, nacionalistet serb në pushtet hartuan strategji të pistë, filluan shpërnguljen e popullsisë shqiptare muslimane nga ato treva kurse në të njejtën kohë filluan asimilimin e dhunshëm të shqiptarëve ortodoks përmes kishës ortodokse bizantine që i detyronin shqiptarët të flisnin gjuhën serbe edhe nëper shtëpi.
Në kishat ortodokse te Ballkanit Perendimor gjuhë zyrtare ishte gjuha serbosllave.
Në fillim të shekullit të XIX filloj urrejtja ndaj shqiptarëve, qeveria e Principatës së Serbisë urdhëroi me 1832 që çdo shqiptar dhe boshnjak që kapet ne te ashtuquajturin territor serb, të goditet me nga 25 të rëna me shkop!
Ndërsa me 1834 urdhëroi që të përdoret ushtria për të djegur fshatrat shqiptare që nuk pranonin gjuhën serbe si gjuhë amtare dhe fenë ortodokse si fe të tyre .

Pushteti serb më 1856, me marrëveshjen e Paqes së Parisit, pasi i kishte paraqitur shqiptarët si turq tek perendimoret, kishte fituar njëfarë të drejte që t'i largojë të gjithë shqiptarët nga rajonet e Shumadisë dhe Hercegovines.

Nga viti 1800 e deri në vitin 1875 qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e Toplicës dhe nga Lugina e Moravës rreth 150.000 banorë shqiptarë musliman. Regjimet e dinastisë së Obrenoviçve (1817- 1903) vazhduan politikën terroriste shtetërore ndaj shqiptarëve e boshnjakëve edhe gjatë viteve 30-të shekullit XIX, me qëllim të spastrimit etnik të trojeve shqiptare dhe asimilimin e shqiptarëve ortodoks në serb.

Më 2 Mars 1865 Knjaz Mihajli kishte nxjerrë ligjin për kolonizimin e vendeve të pushtuara. Me atë ligj territoret,të cilët i posedonin shqiptarët, u kolonizuan menjëherë pas Kongresit të Berlinit, me njohjen e Serbisë si shtet nga ky kongres.

Duhet theksuar se shqiptarët deri kah fundi i shekullit XIX përbënin shumicën në qytete, qyteza dhe fshatra të Qarkut të Nishit, të Qarkut të Vranjës, të Qarkut të Pirotit. Shqiptarë kishte edhe në rajone tjera, sidomos në keto qytete përbënin afër gjysmën e popullsisë apo me shumë : Qupri, Paraqin, Uzhicë, Krushec, Aleksinc dhe Kralevë. Në Beograd jetonin rreth 10% deri 20% shqiptar gjatë fillimit të shekullit XIX.

Shqiptarët dhe serbët, dhe popujt e tjerë në sanxhakun të Nishit, jetonin në marrëdhënie të mira, gjë që e vërtetojnë shumë burime dhe njerëzit apo pasardhësit e muhaxherëve të ikur në atë kohë.

Ata pohojnë se në Kurshumli, Prokuple, Kraleve, Leskovc, Vranje dhe vende të tjera, shqiptarët jetonin në marrëdhënie të mira me popullsinë serbe dhe se kurrë nuk kishin qene në grindje, për-kundrazi dhe e ndihmonin njeri-tjetrin dhe se bashku kan luftuar kundër okupatorit turk.

Rreth 350 000 shqiptarët vendas të Sanxhakut të Toplicës u dëbuan me dhunë ushtarako-policore nga mbretëria serbe e Obrenoviçëve gjatë luftës rusoturke në vitet 70-të të shek.XIX.
Në atë kohë u bë një gjenocid dhe pastrim etnik total i kësaj krahine shqiptare, kur janë vrarë e masakruar rreth 70 000 shqiptarë, të cilët banonin në afro 700 fshatra e qytete shqiptare të Sanxhakut të Toplicës. Me qëllime kriminale të spastrimit etnik, janë zbrazur trojet me shumicë shqiptare të Jagodinës, Kosanicës, Pirotit, Quprisë, Pllanës, Krushecit, Nishit, Leskocit, Gurdulicës, Vranjës, Prokupës, Kurshumlisë,… etj.
Popullsia e shpërngulur shqiptare, që i shpëtoi plumbit dhe bajonetës serbe, u vendos në jug të trojeve shqiptare. Shumë nga të dëbuarit përfunduan përtej Bosforit, në shkretëtirat e Anadollit e me gjerë në Turqi.

Në fillim të vitit 1878 situata në frontin e luftës ruso-turke u përmbys plotësisht. Pasi kaluan malet Ballkan, ushtritë ruse filluan të përparonin me shpejtësi në drejtim të jugut, pa ndeshur ndonjë rezistencë serioze nga ana e ushtrive osmane.
Më 4 janar 1878 ato pushtuan Sofjen, më 18 janar Edrenenë dhe më 28 janar arritën në fshatin Shën-Stefan, në periferi të Stambollit.
Nga paniku që e pushtoi Perandorinë Osmane, përfituan ushtritë serbe, të cilat marshuan pa vështirësi drejt Toplicës në Vilajetin e Kosovës dhe pushtuan Pirotin, Nishin, Leskocin, Prokupën, Kurshumlinë, Vranjën dhe në fund të janarit arritën në Gjilan. Po ashtu, ushtritë malazeze pushtuan më 10 janar Tivarin, më 19 janar Ulqinin dhe një javë më vonë dolën në brigjet e liqenit të Shkodrës e të lumit të Bunës.

Shqiptarët e Toplicës duhet të rikthehen në vendlindjen e tyre dhe në pronat e tyre. Ata sot njihen si muhaxherë. Toplica ka qenë, është dhe do të mbetet një krahinë shqiptare, pjesë integrale dhe sovrane e Shqipërisë Etnike.

Sanxhaku ( Dardania Veriore )

Sanxhaku është krahina më veri-perëndimore e Shqipërisë Etnike. Dhuna dhe terrori i ushtruar ndaj shqiptarëve atje, bëri qe shqiptarët musliman të asimilohen në boshnjak, ta humbin gjuhen e tyre, kurse shqiptarët ortodoks i asimiluan në serb, përmes kishës bizantine ortodokse e cila favorizonte gjuhën serbe si gjuhë zyrtare në kisha.

Sot, Krahina e Sanxhakut ka një sipërfaqe prej 8.686 km2 dhe një popullsi prej 500 000 banorësh, nga të cilët 67 përqind janë boshnjakë (shqiptarë musliman të asimiluar në boshnjak) dhe të tjerët serbë, malazezë, shqiptarë etj. Krahina është e ndarë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi (2/3 e territorit nën Serbi dhe 1/3 e saj nën Mal të Zi).

Diskriminimi i thellë që i është bërë dhe po i bëhet popullsisë të Sanxhakut, e ka shtyrë atë që shpesh të protestojë hapur, duke kërkuar të drejtat dhe liritë e veta kombëtare.
Në vitin 1991 në Sanxhak është zhvilluar një Referendum popullor, ku është votuar për Autonominë politike dhe territoriale, me të drejtë bashkimi me me Kosovën apo Bosnjën, ku 98 % e votuesve votuan për Referendumin. Udhëheqësit politik i kanë përcaktuar qartë kufinjtë e Sanxhakut dhe harta e tij është shpërndarë nëpër të gjitha institucionet ndërkombëtare që nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së e deri te qeveritë e të gjitha vendeve me peshë në skenën ndërkombëtare.

Që në fillimet e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, sanxhakasit u deklaruan për shkëputje nga Serbia dhe Mali i Zi. Por vitet që pasuan, Sanxhakun
u largua nga Kosova dhe shqiptarët dhe më shumë u afrua me Bosnjën dhe boshnjakët, për shkak se Shqipëria dhe shqiptarët nuk i ofruan përkrahje morale dhe as politike.

Eshte interesant fakti se edhe sot politikanet, akademikët apo analistët shqiptar kurrë nuk i përmendin territoret e okupuara shqiptare nga Serbia, duke lejuar një pjesë të opinionit nderkombëtar të mendojë se shqiptarët kanë depertuar në Kosovë nga Shqipëria administrative gjatë ketyre 100 viteve të fundit.

P.S.
Lutje. I kerkoj vizitoreve ta përhapin kete artikull neper forume dhe emaila te miqve, per shkak se keto dite gjate bisedave te rendomta me disa shqiptar ne amerike ( per shkak te painformimit ), ka te tille qe i besojne marrëzive serbo-ruse se shqiptarët e Shqiperise jane shpërngulur gjatë shekujve te fundit në Kosovë duke e be Kosovën shqiptare, cka mendoj se ështe cmenduri.

Cdo shqiptar duhet ta dije se pika me veriore e Shqiperise ka qene Kraleva, e Kosova e Pavarur është minimumi i minimumit cka kane pranuar shqiptaret sot, mjaft më me rrena serbo-ruse, e verteta cdoherë fiton.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyFri Sep 23, 2011 12:21 am

Limaj në arrest shtëpiak

20:52 / 22.09.2011

Gjykata e Qarkut në Prishtinë i ka shqiptuar deputetit Fatmir Limaj 30 ditë arrest shëpiak. Vendimi është marë të enjten në mbrëmje pas seancës së mbajtur për “rastin Kleçka”. EULEX-i nuk e ka lejuar Limajn të dalë nga Gjykata, por e ka dërguar drejtpërdrejt në arrest shtëpiak.
Për “rastin Kleçka”, EULEX-i kishte lëshuar fletëarrest, por Limaj nuk ishte arrestuar për shkak të paqartësisë nëse kjo do të mund të bëhej derisa ai gëzon imunitet si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pas këtij konfuzioni, me kërkesë të Qeverisë, Gjykata Kushtetuese, ka analizuar imunitetin e deputetëve, dhe sipas saj, deputetët nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre.

Por deputeti i Partisë Demokratike, sipas avokatit të tij, Tahir Rrecaj, nuk është dënuar me paraburgim për shkak të gatishmërisë së tij për të bashkëpunuar me gjykatën. Avokatët mbrojtës të Limajt deklaruan se nuk do të ushtrojnë ankesë ndaj këtij vendimi.

Ndaj deputetit Limaj dhe nëntë ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, është ngritur aktakuza për krime lufte. I njohur me nofkën Komandant Çeliku, Limaj për të njëjtin rast është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Kohë më parë ai ka përsëritur se është i pafajshëm dhe i gatshëm për tu ballafaquar me drejtësisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyFri Sep 23, 2011 12:34 pm

kush ka vjedhe dhe bene korrupsion ,vjedh popullin e vete duhet te gjithe te arrestohen dhe pasunia te konfiskohet.
Lufta ka mbarua qe moti ,dhe ska te drejte askushe te mshefet pas luftes.
Te mirte vdiqen e hajnat e kriminelat mbeten gjalle.
drejtesia duhet te punoje.
ska hater ketu.
ka murren gjithe ate pasuri ,per nje nate milioner.
me pune jo ,ka pra1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptySun Sep 25, 2011 6:13 pm

Po te mos ishte vjedhe kaq ku do te ishte sod Kosova sa shum milion e milona kan hir ne te dhe sen nuk duket dikush ka ba sdin as vets e qka , kjo te ban te quditesh edhe vjedhin edhe ankohen .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyMon Sep 26, 2011 11:50 pm

KFOR-i fillon largimin e barrikadës afër Jarinjes

Ushtarë të KFOR-it kanë filluar gjatë mbrëmjes largimin e barrikadës, përkatësisht të zhavorit të cilin serbët e kanë vënë, duke bllokuar kështu rrugën kryesore afër pikës kufitare në Jarinje.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se situata atje është e tensionuar, por deri tani nuk ka përleshje.

Ndërkohë që ushtarët e KFOR-it janë të pajisur me të gjitha mjetet e duhura për largimin e barrikadave dhe të protestuesve./Kosovapress/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyTue Sep 27, 2011 3:57 pm

Disa të plagosur në Jarinje

Raportohet se serbet në veri kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të KFOR-it, ndërkohë që nga ana tjetër edhe njësitë e KFOR-it ka përdorur plumba gome në drejtim të serbëve për t′i shpërndarë. Gjithashtu flitet dhe për disa të plagosur.


14:00 - Zëdhënësi i forcave paqerujatëse Kai Gudenoge ka konfirmuar se në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë, rreth orës 13:10 minuta, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Ka pasur të shtëna nga armë të vogla zjarri, që kanë ardhur nga turma, nga serbët e mbledhur aty pranë tek porta 1”, ka thënë Gudenoge.
Ai ka shtuar se asnjë ushtar i KFOR-it nuk ka pësuar lëndime dhe sulmuesi ende nuk është identifikuar.′

Mediat dhe zyrtarët në Serbi raportojnë edhe për civilë të plagosur.


13: 00- Mediat kosovare, raportojnë për të shtëna armësh në Jarinje por nuk jepen detaje të tjera. Heqja e barrikadave dhe arrestimi i disa serbëve ka tensionuar situatën në veri të Kosovës.

Ndërkohë njësitë e KFOR-it sot herët në mëngjes, gjatë një operacioni hoqën një pjesë të barrikadave , ndërsa arrestuan edhe 5 serbë. Ushtarët e KFOR-it kanë filluar heqjen e barrikadave në rrugën përreth bazës së tyre në vendkalimin kufitar Jarinje.

Gjithashtu është arrestuar edhe i ashtuquajturi shef i mbrojtjes civile në Leposaviç Radomir Bogdanoviç.

Pas kësaj mediatr serbe kanë raportuar se serbët kanë ngritur një barrikadë të re në afërsi të Jarinjes. /albeu.com/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyTue Sep 27, 2011 5:56 pm

17 serbë të plagosur - 7 rëndë27.09.2011/09:24 - E MartëShpërndaje50


16:44- Tanjug ka postuar pamje ku pretendohet se ushtarët e KFOR-it kanë "gjuajtur" edhe mbi një ambulancë që ka bartuar të lënduar. Kliko në link: https://www.youtube.com/watch?v=VGVBEfo5SYU&feature=player_embedded

16:10 Kosovapress raporton se ka shkuar në 17 numri i serbëve ekstremistë të plagosur - 7 prej tyre janë në gjendje kritike, pas përleshjeve me KFOR-in

15:40 Sipas gazetës Blic serbët në veri të Mitrovicës kanë shkatërruar dy makina të EULEX-it, si përgjigje e ngjarjeve në Jarinje

15:30 Ushtarët e KFOR-it u plagosën kur serbët gjuajtën një bombë dore në drejtim të tyre, raporton Radio Internacionale e Francës - RFI

15:10 Mijëra serbë janë nisur nga Zvecani e Leposavici në drejtim të pikës kufitare në Jarinje, njofton KFOR-i

14:50 Katër ushtarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i forcave paqerujatëse në Kosovë, Kai Gudenoge.

“Është përkeqësuar situata, katër ushtarë të KFOR-it janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, tre të tjerë më lehtë. Ai që është plagosur rëndë do të evakuohet”, ka thënë Gudenoge.

Ai ka konfirmuar gjithashtu për një person të lënduar në mesin e protestuesve, gjatë vetëmbrojtjes që forcat paqeruajtëse kanë ndërmarrë.

14:40 Ka shkuar në 6 numri i serbëve të plagosur në përleshjen në Jarinje. Gazeta Blic identifikon 4 prej tyre: Aco Radunovi, Mladen Antonijevi, Milan Premovi dhe Stevo Petronijevic.


14:30 KFOR-i reagoi ndaj serbëve kur ata nisën me dhunë të provojnë hapjen e kalimit ilegal në Jarinje, duke gjaujtur me gurë pjesëtarët e kësaj force

14: 10 KFOR-i ka përdorur plumba gome në drejtim të serbëve për t'i shpërndarë pasi që ata gjuajtën në drejtim të tyre me armë zjarri

14:04 "Ka pasur të shtëna nga armë të vogla zjarri, që kanë ardhur nga turma, nga serbët e mbledhur aty pranë tek porta 1”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it Gudenoge për Evropën e Lirë, duke shtuar se asnjë ushtar i KFOR-it nuk ka pësuar lëndime dhe sulmuesi ende nuk është identifikuar.

14:02 RTV21 raporton se 4 serbë u plagosën pas përleshjeve me pjesëtarët e KFOR-it në afërsi të pikës kufitare në Jarinje

14:00 Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic ka pohuar se 4 persona janë plagosur rëndë në kufirin e Jarinjes

13:55 - Kryenegociatori serb, Stefanovic i ka kërkuar KFOR-it që të ndaloj largimin e barrikadave nga rrugët. Ai ka akuzuar KFOR-in se ka dal jashtë mandatit të tij dhe duhet ta respektoj mandatin.

13:30 KFOR-i ka përdorur gaz lotsjellës sërish pas orës 13:00 për të shpërnadarë serbët në Jarinje, dhe pas të shtënave që janë dëgjuar raportohet për disa persona të plagosur, raporton Beta.

13:20 Heqja e barrikadave dhe arrestimi i disa serbëve i ka tensionuar ata në veri. Në Jarinje po dëgjohen të shtëna të shumta me armë.

09: 34 Njësitë e KFOR-it sot herët në mëngjes kanë filluar një aksion të ri të heqjes së barrikadave vendkalimin kufitar dhe me këtë rast ka mbajtur të arrestuar shumë person, njofton agjencia serbe e lajme Tanjug.

Ushtarët e KFOR-it kanë filluar heqjen e barrikadave nga zhavorri e dheu në rrugën përreth bazës së tyre në vendkalimin kufitar Jarinje në rrugën alternative

Gjatë këtij aksioni KFOR ka arrestuar pesë persona që kujdestaronin në barrikada

KFOR që nga mëngjesi po arreston të gjithë personat që shfrytëzojnë rrugët alternative njofton Tanjug.

I ashtuquajturi shef i mbrojtjes civile në Leposaviq Radomir Bogdanoviq po ashtu është arrestuar ndërsa të tjerët janë liruar më pas.
Serbët, megjithatë, në afërsi të Jarines kanë ngritur një barrikadë të re
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyTue Sep 27, 2011 11:15 pm

Cito :
14:40 Ka shkuar në 6 numri i serbëve të plagosur në përleshjen në Jarinje. Gazeta Blic identifikon 4 prej tyre: Aco Radunovi, Mladen Antonijevi, Milan Premovi dhe Stevo Petronijevic.




Si u plagosen ne ferra apo si! ata gjuajn me arme kete me gaz lotsjelles !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyThu Sep 29, 2011 12:10 am

PRISHTINË- Një prej dëshmitarëve në rastin Fatmir Limaj i dyshuar për krime lufte në Kleçkë, mbrëmë ka bërë vetëvrasje bëjnë të ditur burime të Eulex për gazetën kosovare Koha Ditore.
EULEX-i ka konfirmuar se Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari X në rastin Kleçka, është gjetur i vdekur në një park në Gjermani.

"Autoritetet gjermane po kryejnë hetimet e nevojshme për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së tij", ka bërë të ditur ky mision.

Në rastin “Kleçka” është i përfshirë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, të cilit gjykata e qarkut në Prishtinë, më 22 shtator, ia ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh. Gjykimi kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve të rasti Kleçka është paralajmëruar të fillojë nga fundi i muajit tetor.

Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala, Behlul Limaj, Besim Shurdha e Refki Mazreku akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në fillim të vitit 1999 e deri në fund të luftës së Kosovës.

Zogaj ka qenë dëshmitari kryesor i prokurorisë në këtë rast. Sad


Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyThu Sep 29, 2011 12:13 am

Dhe thon kemi ber luft te paster pastaj, ja pasojat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyThu Sep 29, 2011 9:58 am

Gjendet i vdekur dëshmitari X i rastit Kleçka
28.09.2011, ora 20:02




UPDATE - EULEX ka bërë publik edhe identitetin e dëshmitarit X në rastin Kleçka. Sipas EULEX-it, ai është Agim Zogaj. Agjencia e lajmeve AP raporton se ai është gjetur në qytetin Duisburg, në Gjermaninë Perëndimore. Sipas zëdhënësit të policisë, Stefan Bauer, dyshimet e para janë për vetëvarje në orët e vona të së martës dhe nuk ka indikacione tjera.

“Ai ka bërë vetëvrasje. Nuk ka indikacione për ndonjë shpjegim tjetër”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bauer, duke shtuar se autopsia që do të bëhet të enjten do të zbulojë gjithçka.


15:02 - Dëshmitari X në rastin Fatmir Limaj i dyshuar për krime lufte në Kleçkë, mbrëmë ka bërë vetëvrasje bëjnë të ditur burime të KTV në EULEX.

Burime të besueshme kanë thënë se dëshmitari X ka vdekur në orët e para të mëngjesit.

Deri tash EULEX-i nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar.

Dëshmitari X ishte dëshmitari kryesor në rastin Kleçka, ku akuzohen 9 veta, e kryesori prej tyre është ish komandanti i UÇK-së dhe aktualisht deputeti në Kuvend të Kosovës, Fatmir Limaj.

Ky i fundit po mbahet në arrest shtëpiak për këtë rast, ndërsa të akuzuarit tjerë janë në paraburgim.

Gjykimi kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve të rasti Kleçka është paralajmëruar të fillojë nga fund i muajit tetor. /albeu.com/


Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyThu Sep 29, 2011 10:00 am

Ja pahan lujt ***** dikush ,qysh e vrajti veten bre,bash tashe .
U bam rezil hane ne bote ,tu vra ner meveti ,e me shkaun spo naj qet betha ,naj kan marre gjysmen e kosoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 EmptyThu Sep 29, 2011 2:53 pm

Me ne fund dicka po levize ne kosove.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 21 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 21 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 20, 21, 22 ... 26  Next
 Similar topics
-
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» Lajme nga Shqiperia
» Lajmet nga Rajoni
» Askush se kujtoi
» Prishtina kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: