Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 21, 22, 23, 24, 25, 26  Next
AutoriMesazh
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptyThu Sep 29, 2011 8:33 pm

Ruju rrimtaf se po vjerresh edhe ti naj kun,mos ban za...
se qka spo ndodhne kosoven multietnike ,persheshhane
per dite po naj hjekin nga nje cop identiteti...mir i kena punet!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptyFri Sep 30, 2011 12:00 am

Euleshi e ka vra vet te gjorin, keshtu perfundoin te gjithe shpijunat , Zoti na lasht pa ta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptyFri Sep 30, 2011 4:24 pm

ai ishte nje komandant i njoftun i uck-se
o Drinec
hajt mashalla ..a u ba lufta me vjedhe a haaaaaa qka spo na del pas lufte qyshit ,,patrioti"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: SERBIA MERR TREGUN   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptyWed Oct 05, 2011 3:34 pm

Për tri javë Serbia u rikthye plotësisht ashtu siç ka qenë më herët në tregun kosovar. Të dhënat nga Dogana tregojnë për import të mallrave serbe prej 10 milionë eurove prej se është çelë kufiri, ndërsa prodhuesit kosovarë gjatë kësaj periudhe eksportuan vetëm 100 mijë euro. Ekonomistët kërkojnë bllokadë dhe bojkot.

As tri javë nuk iu deshën Serbisë që ta rimarrë tregun kosovar. Thirrjet kosovare për konsum të prodhimeve vendore dhe gjetja e tregut në vende të tjera, nuk ia ndalën hovin këtij shteti. Statistikat nga Doganat e Kosovës, prej 16 shtatorit kur Kosova e çeli kufirin, tregojnë për import të mallrave serbe me mbi 10 milionë euro, ndërkaq prodhuesit kosovarë në këtë periudhe, më pak se tri-javëshe, eksportuan vetëm 100 mijë euro. Shprehur në përqindje, diferenca është 99 me 1 për qind në favor të Serbisë.

Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci thotë se kjo diferencë në shkëmbimin tregtar me Serbinë, ekziston përkundër faktit që marrëveshja për njohjen e vulave doganore, sipas tij, është duke u zbatuar.

“Autoritetet serbe nuk po kërkojnë më nga eksportuesit kosovarë dokumente të strukturave paralele”, ka thënë Stavileci.

Sipas tij, nga prodhuesit kosovarë për Serbi janë eksportuar kryesisht perimet, çimento dhe letra për riciklim. Nga ana tjetër, në strukturën e importit dominojnë mallrat e industrisë ndërtimore si dhe asaj të ushqimit.

Njohësit e ekonomisë dhe përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga Qeveria që ta kthejë reciprocitetin dhe t’i vendosë kushte Serbisë, derisa ky shtet të mos e njohë Kosovën.

Sipas profesorit të ekonomisë, Musa Limani, në këtë situatë janë të mundshme vetëm dy mënyra se si duhet të veprohet.

“Ne nuk duhet të lejojmë të hyjnë mallra të Serbisë në Kosovë. Ne duhet t’i bëjmë bllokadë ekonomike, derisa Serbia të mos e pranojë pavarësinë e plotë të Kosovës. Kjo për mua është parim i reciprocitetit. E dyta, ne kudo që jemi, duhet t’i stimulojmë prodhimet vendore”, ka thënë Limani.

Kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini mendon se prej 16 shtatorit kur u çel kufiri, gjithçka është në disfavor të ekonomisë kosovare. Sipas tij, importi i mallrave serbe me mbi 10 milionë euro tregon më se miri se Serbia veçse e mori veten.

Nga statistikat që ka nxjerrë ky asociacion, Shahini thotë se del që importi prej 99 për qind është duke u mbuluar me vetëm 1 për qind nga eksportuesit kosovarë.

“Kjo tregon se sa po përfiton Serbia duke e dëmtuar ekonominë kosovare”, ka përsëritur ai.

Kreu i AKB’së, megjithatë, pranon se Kosova edhe po të ketë produkte shumë cilësore, do ta ketë vështirë të gjejë treg në Serbi. Dhe kjo, thotë ai, për një arsye fare të thjeshtë.

“Atje mbizotëron një vetëdije e lartë që të mos konsumohen produktet kosovare”, ka shpjeguar Shahini.

Marrëveshja për njohjen e vulave doganore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është arritur më 2 shtator në Bruksel, kurse zbatimi i saj ka filluar më 16 shtator, prej kur janë hequr edhe masat reciproke ndaj Serbisë.

Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar më herët rikthim të masave të reciprocitetit me Serbinë, por që thuhej se po e presin një përgjigje nga autoritetet ndërkombëtare. Me gjasë, diçka e tillë nuk pritet të ndodhë, pasi Serbia është zbutur në qëndrimet e saj dhe po i lejon kamionët të hyjnë me dokumentacion të Kosovës. Kjo gjë tashmë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Doganat e Kosovës. Ndryshe, sipas të dhënave të Doganave, deri tash numri i kamionëve që nga Serbia kanë hyrë në Kosovë, ka arritur në 2000 sish.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptyThu Oct 06, 2011 5:04 pm

Vetëvendosja rrotullon edhe një kamion me mallra serbe !!!

Lëvizja Vetëvendosje është hedhur sot sërish në aksion kundër hyrjes së maunave me mallra nga Serbia. Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër Vetëvendosje ka njoftuar se ka organizuar aksion të ri kundër maunave serbe në afërsi të fshatit Lupç, magjistralja Prishtinë- Podujevë, raportojnw mediat vendase.

Me këtë rast sipas njoftimit është rrotulluar një maune serbe dhe është asgjësuar malli.

Kjo është hera e dytë që Vetëvendosje organizon një aksion të tillë, derisa herën e parë ishin arrestuar dy persona por më pas ishin liruar.

Në aksionin e parë ishte konfirmuar se prezent kanë qenë edhe deputet ndërsa Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi pat paralajmëruar se nëse vërtetohet që ka pasur deputet aty ata do të arrestohen. Deri tash nuk raportohet për të arrestuar.
http://www.albeu.com/kosove/vetevendosje-serish-ne-aksion-/47719/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptyThu Oct 06, 2011 11:04 pm

L.V eshte e vetmja shpres dhe krenaria jone. Ne shqipetaret gjithmon von i vrejm vlerat tona...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptyWed Oct 12, 2011 3:12 pm

E re nga kosova eshte sot se eshte kohe me diell pa vranesire dhe po presim raportin nga evropa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptySun Nov 06, 2011 11:15 pm

Veriu mund të destabilizojë rajonin




Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësimin se zhvillimet në Veri të Kosovës mund të destabilizojnë tërë Ballkanin.

Në raportin e tij tremujor, të cilin e ka siguruar portali KosovaTimes dhe që u është dërguar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, përshkruhen në mënyrë kronologjike ngjarjet në veri të vendit tonë. Një pjesë të konsiderueshme të raportit shefi i OKB-së ia ka kushtuar edhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Merre me mend na te gjith shqiptar e kroat e bosan e slloven menxi e destabilizuam jugosllavin,me miliona njerz,ndersa VERI i kosoves disa mij vet po e destabilzojka ballkanin,lajm shum i keq,e lufta prap n´teritor tonin a ne skem as kusi me u la,nji luft e imponuar si ma par na zuni si na zuni,por ateher s´kishim shtet po tash kena kishe.
pom duket ksaj radhe dot na del me guxh......?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptySun Nov 20, 2011 11:06 pm

Shkijet po dojne me shku ne rusi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptySun Nov 20, 2011 11:12 pm

kto jan dokrra te tyre se mendoshim ne sit te shpallet pamvarsija,te gjith dot ta leshojn kosoven,por jo bile,me barikada po dojn neve me na qit prej atyhit,e dyta ma afer e kemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptySun Nov 20, 2011 11:43 pm

Nese serbet e shpallin pavaresine nuk do te dine se nga kosova apo serbia ta shpallin kurse per ne do te jete hapi i fundit i ture e pastaj pason ikja e tyre nga kosova se skane alternative tjeter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptyMon Nov 21, 2011 9:20 pm

veq bajnja gajle shkijeve ata po marrin qka po dojne e ne i bejme qef vetvetes
ata ta kane marre gjysmen e kosoves e leje veriun.
e ne bejme tallava se tallava jemi dhe kurre sfitojme...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptySat Jan 14, 2012 10:59 pm

Prishtinë, 14 janar (E plotësuar) -Sipas njoftimeve të fundit nga gazetari i Kohës Ditore në Podujevë, konfrontimi ndërmjet policisë dhe Vetëvendosjes ka marrë përmasa më të mëdha. Policë të njësisë speciale ROSU kanë intervenuar edhe me topa uji për të shpërndarë protestuesit, kurse këta janë përgjigjur me gur. Raportohet për dhjetëra persona të plagosur nga të dy palët, kurse autoambulancat kanë filluar tashmë të bartin të plagosurit.
Policia ka arrestuar disa persona, kurse sipas disa njoftimeve ndër të arrestuarit është edhe aktivisti Fisnik Ismajli, autori i Newbornit. Policia e Kosovës, e pajisur me maska anti-gazlotsjellës, ka filluar ndërhyrjen për të shpërndarë aktivistët e Vetëvendosjes të cilët janë mbledhur në Podujevë.
Pasi iu dha 5 minuta kohë për t’u shpërndarë, aktivistët nuk pranuan t’i binden urdhrit dhe policia nisi shpërndarjen e tyre me forcë.
Policia ka urdhër që të arrestojë edhe persona me imunitet të deputetit, nëse do të ketë rezistencë ndaj ligjit.
Policia e Kosovës në këto momente u ka dhënë ultimatum 5 minuta protestuesve të “Vetëvendosjes” për ta liruar rrugën.
Në të njëjtën kohë Albin Kurti i është përgjigjur policisë duke kërkur të mos provokohen sepse rrugën nuk e kanë bllokuar ata por policia me urdhër të Ministrisë së Brendëshme. “Serbia është shtet armik dhe kriminal”-ka deklaruar ai.Si raporton KTV-ja, aktivistët e “Vetëvendosjes”, në rrugëtimin e tyre drejt pikës kufitare në Merdarë, janë ndaluar disa herë gjatë rrugës dhe të gjitha automjetet e tyre janë kontrolluar. Policia iu ka konfiskuar këtyre aktivistëve të gjitha gjërat që ata kishin me vete si batanijet, tendat etj. Disa nga aktivistët kanë refuzuar t’iu jepnin ato policisë, duke kërkuar urdhër me shkrim për konfiskimin e gjërave të tyre personale, ngase, siç kanë thënë ata, nuk është e jashtëligjshme bartja e batanijeve. Në shenjë revolte disa nga ta kanë zhveshur edhe rrobat dhe iu kanë ofruar policëve.
Sipas raporteve të radios në gjuhën serbe nga Graçanica, forcat policore kanë ndaluar para kthesës për në Podujevë rreth 500 pjesëtarë të Vetëvendosjes, të cilët ishin duke shkuar në pikëkalimin në Merdarë. Sipas kësaj radioje, ndërmjet policëve dhe pjesëtarëve të VV ka edhe fërkime të vogla.
Thuhet se policia kohë pas kohe përdorë të ashtuquajturin biber sprej, kurse protestuesit iu kthejnë policëve me topa bore dhe gurë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptySat Jan 14, 2012 11:01 pm

Serwer: Kosova do të humbasë nga veprimet e zotit Kurti

Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin në Uashington, thotë se çdo bllokim i pikëkalimeve mes Kosovës dhe Serbisë çon në dhunë dhe nuk është ide e pëlqyeshme. Zoti Serwer jep leksione në Qendrën e Marrëdhënieve Ndëratlantike pranë institutit SAIS.

“Si bllokimet e pikakëkalimeve nga serbët, si ato nga partia e Albin Kurtit nuk janë veprime të mënçura. Ato çojnë në dhunë. Dhe çdo gjë që çon në dhunë në situatën e tanishme në Kosovë është një ide jo e mirë. Mendoj se zoti Kurti dhe njerëzit e tij po përpiqen të fitojnë përsëri vota por ata po e bëjnë këtë duke tejkaluar rregullat e lojës demokratike. Mendoj se atyre u duhet thënë të ndalen dhe nëse nuk ndalen, besoj se administrata në Prishtinë do të marrë masat e duhura ligjore për t’i dhënë fund kësaj. Ky është një gabim i madh për Kosovën. Kosova dhe qëndrimi i saj i përmbajtur, gatishmëria për të diskutuar me Serbinë se si duhet menaxhuar kufiri i ka dhënë asaj mjaft besueshmëri në komunitetin ndërkombëtar. Ajo që po bën zoti Kurti po e dëmton këtë besueshmëri, e kam fjalën natyrisht për besueshmërinë e qeverisë së Hashim Thaçit dhe jo të tijën personale. Por natyrisht këtu flasim për kredibilitetin e vendit dhe Kosova do të humbasë nga veprimet e zotit Kurti,” tha analisti Daniel Serwer.

Zoti Serwer do të shkojë së shpejti në Serbi për të dëgjuar mendimet e zyrtarëve në Beograd mbi çështje që lidhen me Kosovën. Ai tha se idetë e shprehura nga Presidenti Boris Tadiç për sovranitetin e Kosovës janë të paqarta dhe nuk ofrojnë ndonjë zgjidhje.

“Presidenti Tadiç ka filluar të flasë mbi një sovranitet të dyfishtë për Kosovën. Nuk e di se çfarë nënkuptohet me këtë dhe sinqerisht nuk di të ketë ndonjë vend në botë ku ka dyshime se kush është sovrani. Mendoj se sa herë që ka dyshime se ku është kufiri apo se kush është sovran, sidomos në çështje territoresh, atëhere gjithnjë ka konflikte. Shpresoj se një ditë Serbia do të pranojë një farë qartësie rreth Kosovës dhe kjo ka të bëjë me pranimin e një Kosove sovrane dhe të pavarur. Nuk besoj se është nevoja që njohja të jetë e dyanshme, mjafton që Kosova të lejohet të njihet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që është edhe mënyra se si janë njohur shumica e vendeve. Mendoj se grindjet lidhur me veriun nuk janë dinjitoze për Serbinë sepse atje kemi të bëjmë me veprimtari kriminale, me nacionalistë ekstremë të cilët sot nuk kanë ndonjë ndikim real brenda Serbisë. Mendoj se ka ardhur koha që Beogradi t’u thotë atyre se duhet të pranojnë planin Ahtisaari, i cili u jep mjaft autonomi si dhe të pranojnë kufirin aty ku është sot. Të them të drejtën, Serbia nuk ka ndonjë avantazh duke marrë një copë të vogël toke të Kosovës ku nuk ka monumente të rëndësishme serbe. Pra Serbia po i bën vetes një dëm të madh pa fituar ndonjë gjë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptySat Jan 14, 2012 11:08 pm

Ajo se duhet na friksoj eshte te mos perseritet marsi i 2004!kjo eshte per keqardhje kur nuk kordinohen kreret qeveritar dhe ja e peson populli dhe humbet imazhi i qytetarit,nese kosova deri dje u njoh si shtet per pac sote kjo deshtoj ..tani nuk edim kush deri kur do vazhdoj kjo loje keshtu ,nese ndodh te ket harru thaqi luften kjo do ishte deshtim total,por nje gje duhet mos te harrojm se me serbin paq nuk mund te keshe .Ket e kan deshmu deri me tani shum krer serb kur jan kunder njohjes te Kosoves Shtet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptySun Jan 15, 2012 2:38 am

Ne cdo vend te botes qytetari ka te dreit te protestoi, ne perjashtim ne kube, koren e veriut dhe kosove.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptySun Jan 15, 2012 10:55 pm

KOSOVA E KA FITU PAVARESINE ME GJAK DHE ASKUSH NE KETE BOTE NUK DO TA KETE SHANSIN TA NEPERKEMEBE.
TA HARROJE EDHE SHKJAU EDHE SHKINA EDHE KUSHDO DJALL QOFTE!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptySun Jan 15, 2012 11:47 pm

shum e shteti esht formu me gjak dhe jan shuar me gjak, mos te fillozofojm shum e shum,se na ha dreqi ma zi se qe na ka hanger,nji komb e nji qind ide, nuk na rreh sopata ne nji vend...
Shpresojm se jan mbushur mend shqiptaret punojm tash e tutje vetum per shqiptarizem.!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptyThu Jan 19, 2012 4:01 am

Withers "hakmerret" ndaj Berishës, furi deklaratash kundër Qeverisë
Transmetuar më 19.01.2012 01:15


Lajme të tjera

Withers "hakmerret" ndaj Berishës, furi deklaratash kundër Qeverisë
Dokumentet japoneze, Jezu Krishti vdiq në moshën 106 vjeçare në Japoni, në vend të tij u kryqëzua i vëllai
Një brejtës në metro, evakuohet vagoni

SHIKONI ME POSHTE VIDEOINTERVISTEN

Ndërsa kryeministri shqiptar nuk i kurse kritikat e tij ndaj ish ambasadorit amerikan John Withers, ky i fundit i ka nxjerrë "dhëmbët" z.Berisha duke dhënë një intervistë e cila ishte e mbushur me akuza të forta deri krahasime domethënëse me Rusinë, Sirinë, etj.

Gjithsesi ajo që i bashkon si z.Berisha edhe z.Withers, është se kritikat ndaj njëri-tjetrit, i bënë vetëm pasi Withers nuk ishte më ambasador. Por në ndryshim nga z.Berisha i cili kritikat i kishte të vogla dhe pa tone të ashpra, në të kundërt sic do të mund të shihni në intervistën e mëposhtme, z.Withers ka lëshuar mori akuzash të rënda.

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri John L. Withers II, në një intervistë për Zërin e Amerikës shpreh shqetësimin për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Ambasadori Withers thotë se i duket se ajo nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore. dhe se sistemi politik po dështon. Në intervistën e parë që kur përfundoi mandatin në Shqipëri, thuajse dy vjet më parë, z. Withers vlerëson lart popullin shqiptar dhe dëshirën e tij për të ecur përpara. Por ai shton se sistemi politik po dështon dhe nuk është në gjendje të identifikojë atë që do publiku.

Ambasador Withers mirëseerdhët. Le të flasim pak për mendimet tuaja për Shqipërinë sot pothuajse dy vjet pasi ju jeni larguar...

Unë e kujtoj vazhdimisht Shqipërinë. Jam i kënaqur që jam kthyer në vendin tim, por me merr malli për Shqipërinë, më merr malli për shumë gjëra sidomos të lidhura me miqtë e shumtë atje. Si ta shpreh me pak fjalë: më merr malli të pi një kafe, një kafe me gjithë kuptimin që ka ky ritual në Shqipëri, përfshirë bisedat dhe miqësitë. Më merr malli për malet, për qiellin e Shqipërisë.

Si e shihni vendin sot, për aq sa e keni ndjekur këto kohë?

Është e vështirë ta ndjek aq afër sa ç’e ndiqja më parë. Tani unë nuk kam më pozitë zyrtare, jam thjesht një qytetar amerikan, por jam i shqetësuar për Shqipërinë, jo përsa i takon energjisë dhe talentit, apo vullnetit të mirë të popullit shqiptar. Unë kam besim të plotë në gjenialitetin e popullit shqiptar, por shqetësohem për mënyrën sesi po shkon demokracia në Shqipëri. Shqetësohem se më duket se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore, por po shkon në drejtimin që po shkon Hungaria e cila po merr masa shtypëse ndaj medias, apo në drejtimin e Ukrainës, që përdor gjykatat për të sulmuar udhëheqës të opozitës apo për të mbrojtur aleatë politikë dhe miq. Mendoj se po ndjek drejtimin e Rusisë, ku zgjedhjet nuk janë në standardet ndërkombëtare, ashtu siç ne presim që t’i ketë një demokraci e zhvilluar. Këto gjëra më shqetësojnë.

Në kabllogramet që ju dërgonit nga Shqipëria në Departamentin e Shtetit, ju ngrinit pikërisht këto shqetësime, për gjendjen në të cilën ndodhet drejtësia, për korrupsionin në vend, problemet të tilla të rrënjosura në shoqërinë dhe politikën shqiptare. Pse mendoni se nuk ka qenë në gjendje Shqipëria t’i zgjidhë këto probleme?
------------------------------------------****************************************

o zot kah po na qojn kta matrapaz, populli ju jep voten ndjersen,dhe gjakun ,e kta politikuajt naj sigurojn vetum arkivolin-varrin..... a esht normal kjo ??ajem njerz,apo far combis-mumje qfar qenje jemi more zot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptyThu Jan 26, 2012 8:40 pm

Bore e madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptySat Feb 04, 2012 1:29 pm

Kryeministri Hashim Thaçi i ka deklaruar televizionit privat maqedonas “Alfa TV”, se është i gatshëm të bisedojë me kryetarin serb Boris Tadic me qëllim të shqyrtimit të gjithë gamës së problemeve që i rëndojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk janë të drejta dhe ne dëshirojmë që njëherë e përgjithmonë ta vëmë në rend dite gjithë situatën. Serbia duhet të ndryshojë qëndrimin jo vetëm ndaj Kosovës por edhe vendeve të tjera të Ballkanit. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe së bashku, si rajon, të hyjmë në strukturat euroatlantike. Unë dhe Boris Tadic, si liderë, kemi për detyrë që t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit.

Unë jam i gatshëm të ulem me zotin Tadic për të biseduar për këto çështje. Dua të theksoj se për politikën e brendshme të Kosovës do të vendosim ne e jo Serbia”, transmeton korrespondenti i Kohës Ditore deklaratën e kryeministrit Thaçi për televizionin maqedonas.

Ai i ka vlerësuar pozitivisht marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni duke nënvizuar se e pret kryeministrin Nikola Gruevski për vizitë zyrtare në Kosovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptySat Feb 04, 2012 10:31 pm

Përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës është gënjeshtër
Shkruan: Abdullah Prapashtica 30 Janar 2012


Me zë të ulët nuk mund t´i thirret ati që gjendet në gjumë të thellë në një shtëpi të cilën e ka marr flaka. Ne si popull po jetojmë në kohëra të ashpra, po përjetojmë dhimbje të forta, prandaj nuk mund të flasim me fjalë të urta e të buta për fatkeqësinë në të cilën po na fundosin qeveritarët e korruptuar. Por, edhe në fatkeqësitë më të rënda duhet të ruhet qetësia, sepse vetëm me mendje të kthjellë gjendet rrugëdalja nga çdo situatë. Para së gjithash duhet bërë vlerësimi i saktë i situatës konkrete. Pastaj duhet vlerësuar raportin e forcave dhe nga kjo edhe kahëjet e daljes nga kjo situatë.

CILA ËSHTË GJENDJA FAKTIKE JURDIKE?

Para se të hyjmë në temë, të shohim se çka thotë Karta e OKB në

- kapitullin e I mbi VETËVENDOSJEN E POPUJVE dhe çka thotë në

- Kapitullin e XI mbi territoret shtetërore PA VETË-qeverisje!

- Çka thotë Rezoluta e OKB 1244,

- çka thotë marrëveshja e Rambujesë,

- çka thotë Plani i Ahtisarit dhe sa

janë ato në përputhje me parimin e të drejtës së popujve në vetëvendosje, pavarësi dhe barazi me popujt tjerë.

Vet Këshilli i Sigurimit të OKB me Rezolutën 1244 vjen në kundërshtim me Kapitullin e I Kartës së OKB se pse aty thuhet: “... kërkohet që statusi përfundimtar i Kosovës të arrihet sipas “MARRËVESHJTES SË RAMBUJESË përmes të antonimisë substanciale të Kosovës nën sovranitetin e Beogradit…”! Aktualisht në Kosovë UNMIK-u, EULEX-i, KOR-i, OSBE-a dhe BE-ja veprojnë si pas Rezolutës së OKB 1244!

Plani i Ahtisarit shkon një hap më tutje në dëmin e Popullit Shqiptar, sepse si pas Ahtisarit Kosovës si territor i mohohet identiteti nacional shqiptar, dhe Kosova shpallet tokë “multietnike”. Me këtë Populli Shqiptar i Kosovës shpronësohet nga territori i vet etnik dhe njëkohësisht ati i mohohet edhe vet identiteti nacional shqiptar, duke i dhanë një identitet falsifikuar të ashtuquajtur “ të një komuniteti kosovar”. Pra, Populli Shqiptar i Kosovës nuk njihet as si komb, as si popull (si pjese një kombi), as si pakicë nacionale a minoritet dhe as si grup etnik i formuar apo i pa formuar me kulturë identifikuese. Nocioni “komunitet” mundet te përdorët nga grupet sportive e deri te hordatë barbare.

Këshilli i Sigurimit të OKB, për mos me marr përgjegjësi juridike, e hodhi posh Planin e Ahtisarit, sepse ai përmban në vete elemente gjenocidi ndaj kombit shqiptar. Por, e toleroi atë duke e bartur përgjegjësin e vet te BE dhe Brukseli, të cilët qëndrojnë pas këtij plani gjenocidal i cili synon shuarjen e kombit shqiptar në Kosovë e më gjerë.

Për lexuesit, unë veçova disa pjesë të Kartës se OKB dhe te rezolutës së OKB që mbështeten në Marrëveshjen e Rambujesë dhe të cilat i thellon për se mbrapshti Plani i Ahtisarit. Ata lexues që duan ti shkojnë këtyre gjurmëve antishqiptare deri ne fund, munden edhe vet te e lexojnë në internet ne gjuhen shqipe, Kartën e OKB, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Rambujesë dhe Planin e Ahtisarit, me pa vet se çfarë komploti është kurdisur për zhdukjen e kombit ton.

DYFTYRËSIA DHE PAFTYRËSIA

E FUQIVE TË VJETRA TË EVROPËS DHE E POLITIKANVE TË KORRUPTUAR VENDOR

Të themi së pari se hipokrizia brirë nuk ka! Në Kosovë, të tjerët pa lejen e Kosovës hynë ne tokat tona me tanke, ata që i kërkojnë vizat prej shqiptarëve. Derisa Republikën e Kosovës e njohin si shtet 86 shtete, edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare, pavarësinë e saj nuk e njohin as OKB, as UNMIK-u as EULEX-i, as KFOR-i, as OSBE e BE. Ndërsa shtet anëtare të tyre e njohin “pavarësinë” e saj! Kosova është shndërruar ne një Llogor Koncentrimi të vizave të BE, në një shtet të kolonizuar i cili shërben si laborator për eksperimentime e për shpëlarjen e të tëra ndyrësirave të mundshme, ku Sovraniteti i Republikës së Kosovës hiqen nga tekstet juridike dhe kalon në fusnota, ndërsa kufijtë e saj shndërrohen “në vend kalime” që kanë kuptimin e stazave shëtitore. Por, para se të vazhdojmë zbërthimin e këtyre makinacioneve mafioze, të shohim se çka thonë dokumentet në të cilën thirren ata vet.

“...Kapitulli I: Qëllimet dhe parimet

Neni

1

Kombet e Bashkuara marrin përsipër:

1. të ruajnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare dhe, për këtë qëllim, të marrin masa kolektive të efektshme për të parandaluar dhe mënjanuar kërcënimet e paqes, për të mposhtur veprimet mësymëse dhe shkeljet e tjera të paqes, si dhe për të zgjidhur me mjete paqësore sipas parimeve të drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare konflikte ndërkombëtare apo situata, që do të mund të çonin në shkelje të paqes;

2. të zhvillojnë marrëdhënie miqësore mes kombeve, të cilat bazohen në parimet e barazisë dhe TË VETËVENDOSJES SË POPUJVE si dhe të marrin masa të tjera të përshtatshme për konsolidimin e paqes;

3. të ngrenë në këmbë një bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur probleme ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare si dhe për të mbështetur dhe forcuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe apo besimi fetar;

4. të jenë qendra, në të cilën koordinohen me njëra-tjetrën përpjekjet e kombeve për të realizuar këto qëllime të përbashkëta ...”

Kosova nga viti 1999 nga ana e OKB trajtohet jo sipas kapitullit të I por sipas kapitullit të XI ku thuhet:

....

“...Kapitulli XI: Deklaratë mbi territoret shtetërore PA VETËQEVERISJE

Neni 73

Anëtarët e Kombeve të Bashkuara, që kanë apo marrin përsipër përgjegjësinë për administrimin e territoreve shtetërore, popujt e të cilave nuk kanë arritur ende vetëqeverisjen e plotë, njohin parimin, sipas të cilit interesat e banorëve të këtyre territoreve shtetërore kanë përparësi; ata marrin përsipër si një detyrë të shenjtë detyrimin, që, në kuadër të sistemit të paqes botërore dhe sigurisë ndërkombëtare, ngritur përmes kësaj Karte, të mbështesin maksimalisht të mirën e këtyre banorëve. Për këtë qëllim ata marrin përsipër,

a) të garantojnë progresin politik, ekonomik, social dhe arsimor, trajtimin e drejtë dhe mbrojtjen e këtyre popujve nga abuzimet duke treguar respektin e duhur përkundrejt kulturës së tyre;

b) të zhvillojnë vetëqeverisjen, të marrin në konsideratë, sikurse duhet synimet politike të këtyre popujve dhe t’i mbështesin ata gjatë zhvillimit progresiv të institucioneve të tyre të lira politike, dhe kjo në përputhje me raportet e veçanta të çdo territori shtetëror, të popullsisë së tij dhe të nivelit përkatës të zhvillimit;

c) të konsolidojnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare;

d) të nxisin masat për ndërtim dhe zhvillim, të mbështesin veprimtarinë kërkimore si dhe të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, e në rast se duhet edhe me organizatat ndërkombëtare të specialitetit, në mënyrë që të realizojnë kështu qëllimet sociale, ekonomike dhe shkencore përcaktuar me këtë nen;

e) t’i përcjellë rregullisht për njoftim Sekretarit të Përgjithshëm, duke respektuar kufizimet, që marrin në konsideratë sigurinë dhe kushtetutën, informacione statistikore dhe informacione të tjera të natyrës teknike në lidhje me sistemin ekonomik, social dhe arsimor në territoret shtetërore, që nuk përcaktohen në kapitujt XII dhe XIII, territore këto për të cilat ata mbajnë përgjegjësi.

Lajmi i 25 korrikut 2011 ishte një befasi e këndshme, që doli farsë e hidhur!

Kur me 25 korrik 2011 kryeministri e shkarkoi Reshat Maliqin nga detyra e Drejtorit të Policisë, dhe pa e emërua Drejtorin e ri, e nisi Njësinë Speciale për në kufirin aktual verior të Kosovës, bëra një shkrim me titullin: “KTHESA POZITIVE E HASHIM THAQIT, FARSË APO RELAITET?” Shkrimin tim e fillova me këto fjali:

“...Lajmi i 25 korrikut 2011 Ishte një befasi e këndshme! E them këtë sepse as njëherë nuk kam pas as do të kem as dilema e as lëkundje për të përkrah publikisht çdo iniciativë përparimtare të kujtdo qoftë, sikur që, po ashtu do të e kundërshtoi publikisht çdo veprim negativ, që mund të e dëmtoi nga kush do qoftë e në çfarëdo forme interesat e Kombit dhe Atdheut tim...”! Por, për fatkeqin time dhe të gjithë atyre që i besuan këtij veprimi të vonuar shtetëror, kjo doli vetëm një farsë e zakonshme sa për mashtrim optik të opinionit, që kushtoi, kot, një jetë njeriu. Të merremi vesh! Nuk do të ishin shumë humbja e disa qindra njerëzve në dy anët, sikur çështja e veriut të merrte njëherë e mirë një epilog pozitiv. Kështu si është tani e 12 vite edhe ashtu na u vranë disa qindra shqiptar nga dora çetnike dhe për këtë Beogradi nuk po jep përgjegjësi, por nga Brukseli po shpërblehet me koncesione të reja në dëmin e Kosovës. Prandaj humbja e një jete njeriu pa as një kundër vlerë është humbje tepër e madhe.

Kur akoma pa u tha dheu mbi varrin e Oficerit të Policisë Enver Zymberit, kjo qeveri vazhdoi negociatat me Serbin në Bruksel u pa se 25 korriku 2011 ishte farsë për mbulimin e koncesioneve tjera në kurrizin e Kosovës në favorin e Serbisë në drejtim të kthimit te “Marrëveshja e Rambujesë”, me të cilën (GNS) Grupi për Negociata me Serbinë pranoi sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, me kusht që pas tri viteve të mbahet referendumi për vetëvendosje! Rezoluta e OKB 1244 po ashtu e pranoi sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Referendumi nuk u mbaj kurrë por as “Marrëveshja e Rambujesë”, nuk u q´fuqizua kurrë. Edhe pse 86 shtete e kanë njohur “pavarësinë” e Kosovës, as një shtet i vetëm nuk e njehe të drejtën e Kosovës në vetëvendosje. Ndërsa qeveritarët tanë vazhdojnë ta mbajnë popullin nen hipnozën e mashtrimeve se çdo gjë është rregull, neve po na përsëritet historia e dhimbshme e dyndjeve të mëdha jashtë vatrave stërgjyshore e jashtë atdheut. Tani jemi sërish në pragun e dyndjeve të mëdha të programuara nga boshti Athin –Beograd- Moskë Bruksel, për ndryshimin e strukturës nacionale të Kosovës. Për 12 vite Kosova u shndërrua në një Aushvic të vizave të BE. U shkatërrua infrastruktura ekonomike e sociale dhe u përgatit tereni psikologjik për braktisjen masive të Kosovës nga rinia e saj .

Kosova e ka prioritet bashkimin e vet me shtetin amë Shqipërinë, e jo anëtarësimin në OKB, në BE e në NATO!

Kur UNMIK-ut i u çjerr maska koloniale, ata ia ndryshuan emrin në EULEX, dhe kur maska e EULEX.it po ç’erret, ata po e përgatisin “anëtarësimin e vendin ton NËN BE e NATO. “Mbikëqyrja Ndërkombëtare” koloniale vetëm po i ndryshon maskat. Kosova gjendet nën pranga diktatoriale të Kushtetues dhe Ligjeve diskriminuese të BE të cilat po miratohen e po zbatohen nga pushtetar të korruptuar vendor.

Jo zotëri! “Mbikëqyrja Ndërkombëtare” koloniale e juaja mundet të përfundon vetëm kur se bashku me ju dhe me Kushtetutën e Ligjet e juaja destruktive homoseksuale, nga vendi i ynë te shkojnë te gjitha ushtritë e policit e huaj se bashku me rrjetin e juaj të spiunëve te instaluar në strukturat e pushtetit vasal. Dhe ne Kosovë të mbesni vetëm ata që Kosova i fton për të mbetur për një kohë të caktuar she me kushte të caktuara.

Vetëm kur Kosovës të mund ti bashkohen Kosova Lindore, Malësia Shqiptare, Maqedonia Shqiptare dhe me to bashkë ajo ti bashkohet shteti ma Republikës së Shqipërisë, mund të thuhet se Kosova u çlirua nga diktatura e huaj. Kosova e ka prioritet bashkimin e vet me shtetin amë Shqipërinë e jo anëtarësimin në OKB, në BE e NATO ku parashihet anëtarësimi edhe i shteteve armike sllave e greke! Vetëm atëherë kur nga pushteti shkon e gjithë anëtarësia titiste e ish LKJ si dhe agjentura ahtisariste të korruptuar deri ne fyt, të cilët duhet nxjerr para gjyqit për tradhti madhore, dhe kur në vend të tyre të shohim Adem Demaçin dhe plejadën e revolucionarëve e patriotëve që gjithmonë ju qëndruan besnik Vendimeve të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, Programit të LPK dhe betimit të UÇK-ës, mund të besojmë se ka përfundua diktatura e mbikëqyrjes koloniale .

PARASHIHET QË PAS “MBIKQYRJES NDËRKOMBËTARE” TË EULEX-it TË VJEN MBIKQYRJA E BE DHE NATO-së

Edhe nëse ndodh që “Mbikëqyrja Ndërkombëtare” koloniale e EULEX-it të zëvendësohet me maskën e re koloniale të anëtarësimit të vendit ton NË-N BE e NATO, lufta e shqiptarëve për mëvetësi e bashkim kombëtar nuk do të ndalet, sikur qe ajo nuk u ndal kurrë gjatë sundimit shekullor të Perandorisë Osmane. Ata që erdhën në Kosovë dhe e çarmatosën UÇK dhe e shkatërruan armatimin e saj derisa në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni nuk e dërguan as një ushtar e polic te vetin me çarmatos ushtritë kriminale sllave dhe nuk e shkatërruan armatimi e tyre me të cilin u krye gjenocidi, nuk mund te na shiten si aleat tan.

Jam njeri nga ata dhjetëra mija luftëtar të lirisë që tërë jetët e veta e të familjeve të veta i kanë shkrirë për të bërë disa hapa drejt lirisë e bashkimit të atdheut ton të shumë vuajtur, andaj mos të shpreson kush se ne do te rrimë duarkryq derisa mafia e BE me mafinë vendore, vendi po na e fundosin nën një sundim te ri kolonial. Nëse vet nuk arrimi t´a pavarësojmë e bashkojmë kombin tone, amanetin ton do t´a qojnë në vend fëmijët tan duke vazhduar realizimin e Programit e LPK. Populli Shqiptar i ka mbijetua sundimet e Perandorive Bizantine, Romake, Osmane, Jugosllave-grek e Sovjetike dhe do ta mbijeton edhe sundimin diktatorial të Perandorisë Globaliste të Bashkimit Evropian. Tëra këto Perandori gjigante përfunduan e do të përfundojnë në mbeturinat e historisë, ndërsa Kombi i vogël Shqiptar do të jetoi përgjithmonë, sepse ka vitalitetin e vet dhe ka miqësi të përjetshme me anglo-amerikanet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptyFri Feb 10, 2012 9:34 pm

Letra të cilën deputeti i PDK-ës, Bekim Haxhiu, ia ka dërguar Florin Krasniqit, kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, tashmë është bërë publike. Në konferencën e mëparshme për shtyp, Haxhiu - i njohur ndryshe si Kamishi - ka thënë se “i mbetet Florin Krasniqit, nëse dëshiron, t’i publikoj të gjitha faktet për takimet dhe korrespodencat e Kurtit me strukturat serbe. Faktet tjera bashkë me dëshmitarët jam i gatshëm t’i paraqes në gjykatë apo Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë”. Më poshtë do t’i botojmë pjesët e tri pikave të letrës së tij.

“Albin Kurti, në muajin janar 2004 ka mbajtur takim me struktura kriminale të Sërbisë. Takimi është mbajtur në fshatin Binxhë, Komuna e Klinës, në shtëpinë e Familjes Donqiq (Boba e Golub Donqiq) të dy pjesëtarë të strukturave kriminale të Serbisë. Boban Donqiq, kapiten i ushtrisë së Serbisë ndërsa Golub Donqiq, pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë (BIA). Policia e Kosovës i kishte ndaluar ata në makinën Golf në të cilën ndodheshin: Dardan Velija e Golub Donqiq ulur përpara, ndërsa Jellena Bjellica, Vlora Bajqinovc dhe Albin Kurti ulur prapa, Albin Kurti ishte i mbuluar me qebe. Takimi është mbajtur në shtëpinë e vëllezërve Donqiq, ku ishte prezent edhe Misha Villotiq person në hierarki të lartë në sigurimin shtetëror serb (BIA), në takim ishte edhe Boban Donqiq kapiten i ushtrisë serbe. Alibin Kurti duhet të sqaroi qëllimin e këtij takimi”, thuhet në letrën e Haxhiut.





“Duke pasur parasysh se në opinionin publik është tentuar të manipulohet me faktin e përmenjës së një afere intime të Albin Kurtit me një femër serbe, edhe pse unë kam dyshime se kjo femër serbe pikërisht ka qenë një ish pjestare e Sigurimit Shtetrorë Serbë (BIA), unë do të përmbahem nga përmendja e emrit. Nëse shkoim në gjykatë do ta jap emrin e saj”, vazhdon pika 2 e letrës.

“Si deputet i parlamenti të Kosovës dhe anëtar i komisionit për Mbikqyrje të AKI-së, përmes postës sime kam marrë një kërkesë për takim me një përson i cili më ka njoftuar se derisa ai po udhëtonte me autobusin Beograd-Prishtinë me datë 28.09.2011, ka parë të jetë dërguar një zarf Albin Kurtit nga një person – femër, të cilën dëshmitari e njef shumë mirë dhe ajo është Lidija Sokoloviq, vajza e Zoran Sokoloviqit, ish ministër në kohën e Millosheviqit. Sipas dëshmitarit zarfi i dërguar nga Beogradi në Prishtinë është pranuar nga Dardan Molliqaj dhe dy persona të tjerë të cilët kanë qëndruar në veture para hyrjes në stacion të autobusëve në Prishtinë”.
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Letra-1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptyMon Feb 20, 2012 1:09 am

Si nuk paska as nje lajme nga kosova...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 EmptyMon Feb 20, 2012 7:37 pm

kosova kah serbia,prej republike ne autonomi multietnike
ne enklava serbe shkruan kosovo i metohija RS-Serbia
shtet valla ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 22 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 22 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 21, 22, 23, 24, 25, 26  Next
 Similar topics
-
» Lajmet nga Rajoni
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» Lajme nga Shqiperia
» Askush se kujtoi
» Pse Prishtina nuk është ende qytet?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: