Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16 ... 20 ... 26  Next
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyWed Mar 09, 2011 1:07 am

Cito :
Une nuk dije qfare teme keni hapur pa lidhje .
vetem ne kohen e Titos dhe te Rrahman Morines i kena quajt djemt dhe vajzat tona ,,Terrorist"
Kjo ju ka mbet shprehi disa komunisteve edhe sote e perdorin kete term ,as nuk logjikojne fare.
te kish vra nje Amerikan ndonje shqiptare nuk dote kishin perdore kete fjale te flliqur ,,terroriste" po do thojshin vrasje rasti.
Kurse per shqiptaret perdorin lloj lloj lloj danke vet shqiptaret sepse jemi popull servil.
Kush te na thot diqka ne bindemi a ka lidhje apo nuk ka.
Gjerat i marrim kuturu pa analizue mir.
Edhe kjo vrasje eshte per te denuar po ne nuk i dijm arsyet pse e shtine kete te ri te beje ate.
Ndoshta ka pas ndonje problem personal.
Duhet te mesomi qe mos ti kulalifikojme njerezit ,,terrorista" pa pas njohuri fare .

ka te rinje ne Amerik qe ka vra 16 vet e me teper po nuk than terroriste ,po i qmendur .
Pse ne ende jetojme me idet komuniste apo te tradhtareve .
vetem servilet ne kosove qe te jen ne pushtet se jan te mvarur nga te huajt e perdorin kete term.
Ju lutem te jeni me te kujdesshem ne etiketa te tilla ,se keq e mir eshte vellau i jone.
Mos te mesohemi tere jeten te gjykojme shqiptaret si ne kohen e Millosheviqit apo te tradhtareve se edhe sote ne Politik kemi ish komuniste dhe tradhtare qe bejne qmos te ruajne pushtetin pa shtet.


Ket mundohem dhe un tju them po kujt ti thuash se!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyWed Mar 09, 2011 6:02 pm

duhet kuptue disa shqiptare se nuk duhet te mashtromi nga propaganda e te huajve.
nje ushtar amerikan para disa viteve dhunoi nje 14 vjeqare ne viti
po nuk i than as amerikanet as shqiptaret terroriste po e mbrojten
ushtaret e huaj e kan vendin ne kaserne e jo ne rrug.
Kur te huajt futen ne nje vend te huaj quhet koloni e jo shtet siq rrejne disa te mjere qe skan lidhje me politik.
Po mundohen te dijne diqka e sdijn asgje...
Shume lehte shqiptaret behen servil te huajve dhe vegel e tyre. kjo ka qen gjithmon edhe ne kohrat e tjera te okupimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyThu Mar 10, 2011 1:26 am

Duhet luftuar argatët e tutorëve

Mendimi latin “përçaj e sundo” kurrë në histori nuk ka gjetur shprehje si në ditët e sotme te ne shqiptarët. Kjo ka shkuar në dy plane. Në planin e parë duke rehabilituar personalitete më tradhtare e bashkëpunëtore të okupatorëve dhe në planin e dytë thjeshtëzimin dhe copëzimin e problemeve kombëtare. Në Shqipëri për të gjithë armiqtë e kombit janë lëshuar luadhet për të kullotur ato që i kishin gjithnjë lakmi armiqtë, por që iu ishte pamundësuar. Në Kosovë janë të gatshëm për të vënë nënshkrime në dokumente mohuese të realitetit që duhej të dominojë, në Maqedoni si strucët ruhen që mos t’u ndodh diçka e keqe interesit të tyre, në Mal të Zi vëllazërim bashkimi më i theksuar se kurrë, ani se përbuzën e shkelet dinjiteti i tyre kombëtar, në Luginë e Preshevës bëjnë garë se cili do të jetë burizani më i mirë për të kumtuar lajmet se si duhet përfillur sugjerimet e tutorëve në relacion me Serbinë. Me Çamërinë tutorët nuk merren, por këtë ia kanë lënë Greqisë, që të zgjerojë territorin e vet në drejtim të tokave shqiptare dhe kështu problemi çamë të përfundojë njëherë e përgjithmonë.
Tutorizmi dominoi në Rambuile, dominoi në Vjenë dhe do të dominojë edhe në Bruksel. Tutorizmi do të dominojë edhe në Tiranë, sepse kanë frik nga politika pioçete. Tutorizmi po dominon edhe në Shkup për të përbuzur gjithçka shqiptare, për dhënie përparësie konstituimit të një kombi artificial- maqedon.
Kur në këto tri pika dominon tutorizmi, as që bëhet fjalë për pjesët anësore të kombit, prandaj shqiptarëve nuk u mbetët asgjë tjetër, pos që të bashkërendisin veprimet për të luftuar tutorizmin duke luftuar argatët e tyre dhe të ndalët kjo lojë e pistë.

Prishtinë, 09.03.2011


JEM NE GJENDJE TE KEQ- KUSH JAN TUTORET-QE HALA PA JAV THAN EMRIN TE BEJN ME FOL VET ME VETI-SEPSE KAN PARA KAN MEDIAT MBAS VETI QKA NUK KAN....

jam kan optimist veq pom duket se na paska (FAL ZOTI PER TNA HENGER DREQI).....!!??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptySat Mar 12, 2011 5:17 pm

HELMUT KOLI , HASHIM THAÇI DHE KONTEJNERI PËR MBETURINA!
Publikuar më 12 mars, 2011 në orën 13:58 ( Para 1 orë e 1 minute ) Behxhet Shala | Opinion |


Bisedimet “ teknike “ filluan por… Në një atmosferë ngulfatëse vazhdoi dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës. Lehtësuesi i këtij dialogu z. Kuper, i mbylli palët dialoguese në një zyrë të vogël, mbase për të krijuar një afërsi, jo vetëm fizike.


Borkoja i Beogradit nuk e ka pasur shumë vështirë sepse është rritur në ambientin e folk divës së dikurshme serbe e quajtur me emrin artistik, Mica Trofërtalka e që e kishte një këngë hit :” malla soba , tri sa tri “ e që në gjuhën shqipe bie :” dhoma e vogël, tre me tre ( metra )”. Në fakt, kjo farë Mica ka kënduar muzikë pleh, bërrllog muzikë. Disi si disa këngëtare tona që kualitetin e zërit e kanë në dekolte dhe prapanicë! Ama kur të këndojnë ato, shpërthen adrenalina! Thënë të vërtetën më erdhi keq për Editën e cila u prangos në një hapësirë klaustrofobike. Besoj se zyrën e tualetit e ka pasur më të madhe, në vendin ku ka punuar! Mirëpo, dëshira dhe vullneti për t’i shërbyer atdheut, humanizmit dhe paqes të detyron të bëshë sakrifica të pabesueshme! Së pari, emërtimi i dialogut është bërë me hile sepse nuk thuhet dialogu midis Serbisë dhe Kosovës që nënkupton vërtet dialog midis dy shteteve por dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit.


Serbia e ka pranuar këtë emërtim sepse është shtet me letra dhe i anëtarësuar në të gjitha organizmat ndërkombëtarë ndërsa Kosova është anëtarësuar vetëm në ato mekanizma ku është në borxhe deri në fyt! Po më duket paksa qesharake kur kritikët thonë se Kosova nuk duhet të bisedojë me Serbinë nëse kjo nuk e pranon Kosovën si shtet! As ne nuk e kemi pranuar Serbinë shtet andaj në këtë rrafsh jemi të barabartë! Pastaj, t’i vëmë kushte Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare?! Sikur që ne të ishim ata nga të cilët mvaret çdo gjë dhe se fati i rajonit dhe botës varet nga ne! Duket se e kemi mbivlerësuar peshën tonë politike dhe strategjike ! Vazhdimisht kushtëzojmë ndërsa kërkojmë që në bisedime të shkojmë me haletet e tjetrit ( miqve ndërkombëtarë )! Jemi dyfytyrësh, pa asnjë dyshim! Jemi kundër bisedimeve shkaku se nuk jemi pjesë e ekipit negociator e jo shkaku se vlerësojmë se këto bisedime e dëmtojnë Kosovën! I kundërshtojmë bisedimet sepse me ne nuk po konsultohen baronesha Ashton, z. Kuper, Hashim Thaçi apo ndonjë lojtar me rëndësi! Nëse na fusin në ekip, apo nëse na thërret në një takim njëri prej këtyre figurave, menjëherë zbutemi. Kërkohen rezoluta, pëlqime etj.etj. Duket se këta që e bëjnë këtë nuk dëgjojnë fare lajme dhe nuk e lexojnë shtypin. Ndryshe, do të duhej ta kishin parasysh faktin që baronesha Ashton ka deklaruar se garant për bisedime dhe zbatimin e marrëveshjes eventuale për Beogradin është presidenti Tadiq ndërsa për Prishtinën është kryeministri Thaçi! Përkthyer shqip kjo nënkupon se për Beogradin Tadiqi është vet rezoluta sikur që Thaçi është rezoluta vet për Kosovën! Rezolutat tjera janë krejt të parëndësishme! U pa qartë edhe me rastin e miratimit të rezolutës së Kuvendit të Kosovës! Ku ka vend në botë që rezoluta për dialog të miratohet pasi dialogu ka filluar! Prandaj partitë opozitare kanë vepruar pa takt dhe pa sinqeritet! Po e citoj presidentin tonë të nderuar :” duhet të punosh me sinqeritet, pozitivitet dhe konstruktivitet “.


Nuk kam dëgjuar asgjë më gjeniale! Nëse je kundër bisedimeve atëherë nuk të duhen rezolutat e arrnuara ! Je kundër bisedimeve dhe pikë! Kështu, edhe po ma kana po nuk po më lenë nana! Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës duhet të trajtohet në tri rrafshe; humanitar, psikologjik dhe politik. Nëse i qasemi nga aspekti humanitar lirisht e them se është rezolutë e përkryer. Pse?! Sepse të gjitha këto që po i bëjmë shkojnë për të mirën e qytetarëve të Serbisë , në radhë të parë dhe serbëve të Kosovës e nëse mbetet diçka atëherë shkonë në adresë të qytetarëve të tjerë siç janë: shqiptarët, turqit, romët, goranët, egjiptasit, ashaklinjtë dhe boshnjakët . Me një fjalë, të komuniteteve! Pastaj ne po i ndihmojmë Serbisë të anëtarësohet në BE ndërkaq që ne nuk jemi pjesë as e Unionit Afrikan! Kush e kishte bërë këtë veç Kosovës ? Në aspektin psikologjik kjo rezolutë ka përmbajtje mazohiste; i shkaktojmë dhimbje vetes për t’i kënaqur të tjerët, Serbinë dhe baroneshën Ashton ! Në aspektin politik përmbajtja e rezolutës duket se, ose është shkruar nga zyra e guvernatorit të Kosovës, z. Piter Fejt ose është redaktuar gjuhësisht dhe politikisht nga kjo zyrë! Është shkruar me një gjuhë të kujdesshme dhe të ekuilibruar ! Ndërkombëtarët dhe vendorët thonë se statusi i Kosovës nuk negociohet e poashtu edhe kufijt e saj! E vërtetë është kjo! Mirëpo nuk e thonë se serbët e Kosovës do ta kenë shtetin e tyre në Kosovë dhe se ky është qëllimi për çka bisedohet! E thonë në të vërtetë se do të bisedohet për Veriun e Kosovës ( z. Fejt ) por këtë e maskojnë me pohimet se Kosova është shtet i pavarur ! Kosova sot nuk është as e pavarur ( ka pavarësi të mbikëqyryr ), as sovrane ( nuk e shtrinë autoritetin e shtetit në Veri dhe në enklavat brenda saj ) dhe as nuk ka garanci për integritetin territorial të saj sepse Serbia, përmes strukturave paralele të saj dhe territoreve që i kontrollon, në çdo kohë mund ta rrezikojë integritetin e saj!
Pas përfundimit të luftës në Kosovë janë xhiruar disa filma ku tema ka qenë dashuria multietnike.

Dashuria midis serbëve dhe shqiptarëve! Është interesant të theksohet se partnerët e dashuruar kanë qenë një serb dhe një shqiptare. Që do të thotë se edhe këtu na kanë ngulur. A do të përsëritet kjo edhe në këto bisedime ku, ndoshta është koincidencë e rastit përfaqësuesi i Serbisë është mashkull kurse i Kosovës është femër?! Mund të ketë edhe mëdyshje për këtë por unë e kam fotografinë e qartë para syve. Edhe kësaj here Kosova do të ngulet bukur shumë dhe do të ndahet krejt e qullur. I mbetet pozitës dhe opozitës të merret me pasojat ! Por as ne që kemi kritikuar nuk do të mbetemi pa angazhim! Kosova definitivisht po bëhet më e keqe dhe më invalide se vet krijesa më e neveritshme shtetërore, Federata e Bosnjës. Lutuni të gjithë që ta kem gabim!
Sistemimi i mbeturinave dhe ruajtja e mjedisit : Shumë miq më kanë kritikuar kur kam thënë se Hashim Thaçi është njeri i fjalës. Unë edhe sot e them se Hashimi e mbanë fjalën dhe aspak nuk dyshoj në të! Mund të vonohet në përmbushjen e fjalës së dhënë por se e mbanë , e mbanë! Vonimi i përmbushjes së fjalës mund të ndodhë për shkaqe objektive, taktike dhe strategjike. Për shkaqe objektive ndodhë kur nuk mvaret çdo gjë prej tij sikur rasti me rritjen e pagave. Kur kjo mvaret nga FMN –ë. Mirëpo, edhe këtu besoj se do ta mbajë fjalën. Këtë ua kam thënë edhe policëve serbë në Mitrovicën e Veriut kur më kanë pyetur :” hoçe li Taçi da nam poveça platu , a do të na rrisë Taçi rrogën?”. U kam thënë se kryeministri juaj është njeri i fjalës dhe qysh tash mund t’i bëni planifikimet buxhetore, me paga të rritura.


Vonesat e përmbushjes së fjalës së dhënë për shkaqe taktike e bënë për arritjen e efekteve të çastit, duke i mbajtur ata që e kundërshtojnë në ethe të pritjes. Kur nuk ka çka bënë u telefonon një herë në gjashtë muaj për t’u treguar se nuk i ka harruar , se shumë mendon për ta! Dhe ata presin telefonatën e radhës, deri në zgjedhjet e ardhshme! E përdor taktikën e arixhiut që e mbanë ariun të mbërthyer në zingjirë dhe kur të doje e tërheq zingjirin që e ka një hallkë në turi të ariut duke i thënë :” igraj meqko, kërce ari “. Ariu detyrohet të kërcejë, jo nga dëshira por se ka dhimbje nga hallka në turi. Vonesa strategjike e mbajtjes së fjalës së Hashim Thaçit prodhon rezultate konkrete për të. Shumica e atyre që kanë kaluar nëpër trajtimin e vonesës taktike, tash i renditen para dyerve të PDK apo, në rastin kur duan ta prolongojnë ruajtjen e nderit apo moralit kërkojnë të takohen në njërën nga kafeteritë apo restorantet sepse e sigurojnë alibinë duke thënë se :” ja, u takuam rastësisht, për kafe të mëngjesit”! Të gjithë që i kanë rënë para këmbëve janë shpërblyer. Historikisht dihet se këmbët më së lehti i puthin pjesëtarët e shoqërisë civile. Ata janë shumë elastikë dhe kanë kurriz jashtëzakonisht fleksibil. Janë në gjendje ta puthin tokën ama përsëri kthehen në gjendje vertikale! Duket se ushtrimi e ka bërë të veten! Nëse Hashim Thaçi i ka premtuar dikujt se do ta bëjë nënkryetar të Libisë, premtimin e ka përmbushur.

Nuk e ka bërë të Libisë por të Afganistanit, mirëpo postin i ka ruajtur! Asnjërin nga prurjet e reja dhe të mëparshme nuk i ka lënë në “ rrugë të madhe”. I ka sistemuar dikund. Që do të thotë se është i fjalës! Prandaj edhe i besoj! Mua nuk më ka premtuar asgjë prandaj jam ku jam! Ndërkombëtarët na patën dhënë si donacion shumë kontejnerë për sistemimin e mbeturinave. Në një vend ndaheshin mbeturinat e metaleve, letrës , qelqit dhe të tjera. Për t’u ricikluar më lehtë. Hashim Thaçi është më praktik. Të gjitha mbeturinat i vë në një kontejner. Sepse nuk ka nevojë për t’i ricikluar. Dhe nuk duhet të riciklohen! Në fund të fundit, në Kosovë nuk është problem të gjesh mbeturina! Problem është si të lirohesh nga to! Me të gjitha të metat që i ka, Hashim Thaçi është njeri i fjalës. Unë i besoj! Një mik timin e ka sistemuar pas tre vjetëve të pritjes objektive, taktike dhe strategjike. Helmut Koli dhe Hashim Thaçi kanë përdorur taktika të ngjashme për neutralizimin e kundërshtarëve politik duke i angazhuar si këshilltarë politik. Koli ka mbajtur pushtetin 15 vjet.

Edhe Thaçi po shkon rrugës së njëjtë! Në mos ia kaloftë edhe vet Kolit!
Alkimistët e Kosovës: Dikush mendon se alkimistët janë aventurierë, spekulantë ndërsa të tjerët i llogarisin si shkencëtarë gjenialë! Në fakt alkimistët kanë bërë përpjekje që metalet e pavlefshme, me formulat e tyre t’i shndërrojnë në ar. A bëhet metali ar ? Deri më tani nuk ka ndodhur kjo. Edhe në Kosovë ka pasur përpjekje të zbatohet alkimia. Nga m… të bëhet mjalti! Duhet të jem i sinqert dhe ta pranoj se këto përpjekje kanë qenë të pasuksesshme. Por ka qenë e suksesshme e kundërta; nga mjalti është bërë m..!
Sipas njohurive që i kam Kosova ka pasur vetëm dy alkimistë të vërtetë: Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin. Ibrahim Rugova me një alkimi të paparë e ka shndërruar Astrit Haraçinë në ministër të Kulturës. Këtë nuk do të ishte në gjendje ta bënte askush! Ndërkaq Hashim Thaçi e ka tejkaluar edhe vet Ibrahim Rugovën në shkathtësitë prej alkimist duke e bërë Behgjet Pacollin president të Kosovës! Më herët, më parë do të besoja se metali mund të shndërrohet në ar se Behgjet Pacolli të bëhej president i Kosovës! Ani çfarë presidenti se ?! Për t’u bindur se Hashimi është alkimist pa konkurencë kam vendosur t’i japë një detyrë ; a mund ta bëjë Mentor Nazarkon përsëri Mentor Nazarko pasi ky në ndërkohë u bë krejt Behgjet Pacoll ?! Është shumë e vështirë, e pranoj edhe vet! Unë po pres.


RRESPEKT NJERI SE PO JA QELON 100%
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyMon Mar 14, 2011 8:37 pm

ne dore e kan kap pushtetin pa shtet udbashet e serbise
dite e me thelle po largojn patriotet ja po heshtin pershkak interesit personal dhe po pajtohen qe politiken ta udheheqin bashkpunetoret e serbise..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyTue Mar 15, 2011 6:12 pm

Kēnga e Zagrebit, identiteti dhe PinokioSot e kësaj dite mbijeton në injorancën tonë kënga e Zagrebit. Nën tingujt agresiv të sharkisë, këndohej për një akt trimërie, për një vrasje ordinere, rreth një sherri për biletë tramvaji, të cilën, dorën në zemër, “heroi ynë” me gjasë nuk e kishte paguar. Aty përmendej edhe një sharje me nënë, që siç u pa më vonë nga këngëtari popullor, e kishte lënduar rëndë krejt komunitetin tonë të varfër e krenar. Dhe kjo ngjarje e madhe, për të mos u harruar kurrë, ishte përmbledhur nga “gjeniu popullor” në një këngë e cila kishte “frymëzuar “ gjenerata dhe ishte dëgjuar me emocione të fuqishme në një mes me mendësi anadollake dhe gati analfabete.

Turk Elhamdurulah

E në atë kohë, hiq më larg se para gjysmë shekulli, pjesa dërmuese e gjeneratës së vjetër, me shprehjen turk-elhamdyrilah, që shqiptohej keq ndër ne, apo me mbulimin nën ferexhe, e shprehte besnikërinë shpirtërore, krenarinë dhe identifikimin e tyre me pushtuesin e vjetër që kishte sunduar këndej rreth 500 vjet, përkundrejt atij të riut që ishte me origjinë etnike dhe religjioze tjetër dhe nuk kishte arritur ende të lëshonte rrënjë. Me të njëjtin ngushëllim, u shpërngulën me qindra mijëra në Anadolli , në gjirin e pushtuesit të vjetër, për të ikur nga i riu, edhe nga toka e të parëve të vet.

Kështu konceptohej liria për një popull, i cili nuk kishte qenë asnjëherë i lirë në krejt historinë e vet. Për të ndërruar pushtuesin, me një më të mirë, dhe për të fituar përkrahjen e tij. Ky ishte ideali i njeriut të zakonshëm, i cili nuk kishte ambicie përtej tokës së vet, nga e cila me mundime e lodhje e nxirrte bereqetin. Të qenit komb i lirë ishte një koncept i pakapshëm për një bashkësi rurale me identitet të ngatërruar e të bërë lëmsh nga pushtimet e njëpasnjëshme dhe nga mjeshtëritë e zanatlinjve “të shpirtit”. E ideja nacionale, që i kishte ngritur në këmbë të gjitha shtetet e Evropës, këtu anatemohej. Nga Turqia, nga Serbia, nga Jugosllavia, nga UNMIK-u ...! Prandaj të gjithë u përpoqën për të ndërtuar dhe mbindërtuar identitete të mbathura. Ata mund të ishin gjithçka përveç se shqiptarë.

Titoja dhe të gjithë gadafët, naserët ... e Kosovës

Në kohën e artë të Titos, e cila erdhi pas shpërnguljeve masive të viteve 50-ta, po ndërtohej një formulë identitare, e cila atij i duhej për baraspeshën në federatën që po trazohej gjithnjë e më tepër. Krijimi i kombeve të reja u bë rutinë e inxhinierisë sociale, me të cilin mekanizëm u krijuan kombet myslimane, jugosllave, maqedonase dhe synohej edhe kombi kosovar. Ky i fundit për shkak të përqindjes së madhe të besimit mysliman, ishte i përshtatshëm për të ndërtuar hallkën që mungonte, në linjën prej Klladushe deri në Turqi. Kjo afri e Titos me botën islame, mbi të cilën e ndërtoi një bazë të mirë të lëvizjes së mosinkuadrimit, po e ndërtonte baraspeshën në mes Lindjes dhe Perëndimit në ish-Jugosllavi, përmes “pykës” islamike. Në kohën e luftës kundër komunizmit, për Perëndimin kjo ishte “një e keqe më e vogël”.

Qindra Gadafë, Sadatë, Naserë e Arafat, që u përkundën nëpër shtëpitë tona në atë kohë, shënjuan miqësinë e këtij diktatori të moderuar, me këta “miq” dhe “vëllezër” tanë nga Afrika dhe Azia. Qindra studentë u dërguan për studime në Kajro, Tripoli, Rijad etj. Nëpër xhamitë e Kosovës thirrej me krenari ezani në kohën kur kooperativistët në Shqipëri i shfrytëzonin ato për lojëra sportive apo ndonjë aktivitet tjetër “të dobishëm”. Derisa në Kosovë ndiqeshin studentët për një libër të kontrabanduar nga Shqipëria, në Shqipëri ndiqeshin njerëzit për një “shahadet” të zakonshëm. Kështu, feja po shfrytëzohej në funksion të luftës ideologjike, por edhe akulturimit, ngatërrimit identitar.

Konfuzion identitar

Në luftën e fundshekullit, me ndihmën e aleatëve perëndimorë, ndodhi shkëputja fizike prej një pushtuesi të egër, i cili na kishte njohur ndoshta më mirë se askush dhe na kishte traumatizuar rëndë. Pas çlirimit shpërtheu edhe politika kosovare e “lulëzimit të 100 luleve”, ku kultivimi i dallimeve, madje me çdo kusht, konsiderohej si zhvillim i demokracisë. Edhe komuniteti ndërkombëtar, nën kapelën e OKB-së, me një kaos të brendshëm po e krijonte një tollovi, e cila veç sa e largonte këtë vend nga mendësia evropiane.

Bashkë me lulet e buta blue që po i ujisnim me fjalë të gjithë, u rritën edhe lule të tjera shkretëtirash, të huaja për këtë ambient, por të cilat gjetën ithtarët që i ujitën , qofshin këta nga organizatat e shumta nga “vëllazëria”, por edhe djem e vajza të shkolluar nëpër universitete teologjike, nëpër cepet e ndryshme të shkretëtirës afrikane apo aziatike.

Lëvizja shtetformuese arriti për t’i artikuluar vetëm disa kërkesa kryesore politike, por nuk arriti të shkojë më tej, për të formësuar identitetin tonë prej evropianëve të rinj. Së paku jo më larg se në një nivel deklarativ. U harxhuan para për një marketing të shtrenjtë, por i cili nuk prezantonte asgjë esenciale. Si i tillë, edhe u avullua shumë shpejt.

Duke u kujdesur të riparohen marrëdhëniet ndëretnike të dëmtuara rëndë dhe duke u kujdesur që në funksion të kësaj të ndalej zhvillimi i një kombi i cili me vullnetin politik të fuqive të kohës ishte ndarë në tri shtete, u instalua mekanizmi i çoroditjes identitare dhe të konfuzionit shpirtëror të qytetarëve të këtij vendi. Kështu mendohej se do të zgjidhej problemi.

Kështu, sot, përballë djemve dhe vajzave të veshur me stilin më avangard të botës që deklarativisht e synojmë, parakalojnë vajza të mbuluara krejtësisht, dhe djem me mjekra të shprishura dhe me modën e fundit të pantallonave “tre-fërtal” si i quajnë tashmë në popull.

Një lëvizje politike ka filluar të artikulojë kërkesat për veshje dhe rituale të caktuara dhe të propagandojë një mënyrë jetese që bazohet në normat kulturore arabe, të cilat i rrisin dallimet deri në shkëputje, deri në një jetë paralele, duke prekur kështu në themelet e shtetit sekular. Deklarimet e politikanëve me vota të vjedhura, plot patos, për besnikëri ndaj Perëndimit, nuk e mbulojnë aspak ambientin e volitshëm që e kanë krijuar për kultivimin e një kulture të jetesës, krejtësisht jokompatibile me synimet tona evropiane.

Ky soj politikanësh, të gatshëm për kompromise deri në mohim të vetvetes, përfaqëson sojin servil që ka mbijetuar të gjithë pushtuesit, dhe i cili nuk ka vizion për të ndërtuar kurrë një identitet vetjak, por gjithnjë luan rolin e kukullës politike,

Dhe nga ne, kukula më e popullarizuar vazhdon të mbetet, një politikan i drunjtë me një hundë të gjatë, të rritur tej mase, të rritur kushedi për çfarë arsyeje. E ai nuk quhet Pinokio.

Kështu, derisa tingujt e sharkisë, e cila vazhdon të mbetet ideologjia jonë e fshehtë zyrtare, reprodukohen çuditshëm nga kitara elektrike, e cila na grish për argëtim, kurrnjëherë nuk e kemi të qartë në cilën valle të hidhemi: qyqek, shirikollë, shoto mashallah, apo në vallen e shqiponjave. Ushtarët e rrugëve janë bërë ministra, psikiatrit janë bërë teologë, teologët janë bërë politikanë ... politikan fundja te ne mund të bëhet kushdo. Edhe ushtar. Kështu, rrethi mbyllet.

Ndërkohë që nën vrullin e rebelimit popullor po bien miqtë e Titos, e mbase të afërt për shumëkënd tjetër, ndër ne po bëhen përpjekje sërish që në një formë të re, përmes lirisë fetare, të kontrabandohet modeli kulturor arab dhe objektivat e islamit politik. Këta “heronj”,me emrin e të cilëve i pagëzuam shumë fëmijë tanë, të cilët në kulmin e çmendurisë për të mbrojtur pushtetin e tyre primitiv po e sulmojnë popullin e vet edhe me aeroplanë lufte.

Ne mbase nuk na mbetet asgjë tjetër, përpos që kujtimin për Gadafët dhe shumë “heronj” tjerë të përcjellim në pjesën e errët të historisë, duke i përcjellë me një valle popullore, nën çadrën e tij në shkretëtirë dhe nën duartrokitjet e tij të çmendura.
12345
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyWed Mar 16, 2011 12:08 am

OPINION
Kurthet e Serbisë!
15-03-2011 / Nga Prof. Agim Zogaj

Të gjithë ata të cilët e njohin historinë e politikës së Serbisë kundrejt shqiptarëve, e kanë të qartë se, diplomacia serbe vepron me shumë alternativa, dhe se, gjithnjë qëllim kryesor e ka fitoren me çdo kusht, pra qoftë edhe me lojën e kurtheve politike. Kjo, edhe për faktin se, politika, sidomos diplomacia serbe nuk njeh moral, nuk njeh etikë, nuk njeh korrektësi, e aq më pak është e mëshirshme! Pra, nëse ekziston ndonjë fushë, ku më së miri aplikohet filozofia makiaveliste, atëherë ajo është fusha e politikës. Ajo fushë, prore është e hapur, është shesh i ballafaqimit të strategjive, për ngadhënjim ndaj kundërshtarit, rivalit. Në këtë kuptim, tonet e porosive politike që na vijnë nga Serbia na e ri dëshmojnë me saktësi matematikore të vërtetën për prapaskenat e kurtheve politike të Serbisë.
Javën e kaluar, me një propagandë të veçantë mediatike, gjithsesi të stërmadhuar nga vetë aktorët e Brukselit zyrtar, filloi raundi i dialogut midis delegacionit të shtetit të Kosovës dhe delegacionit të shtetit fqinj, Serbisë. Organizatorët, por edhe vetë aktorët e takimit të parë, bën gjithçka që të krijojnë opinionin politik sikur, po dialogohet vetëm për çështje teknike, të cilat çështje gjoja se nuk kanë edhe reflektime politike. Ky lloj mashtrimi optik, pra, edhe në rrafshin politik është i ditur dhe, në rastin e takimit përkatës nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Serbia, sidomos përfaqësuesit e saj në takim dhe pas tij, u shfaqën tepër të vendosur se, fjala është për tema teknike dhe se, as që do të ketë ndonjë reflektim të koncepteve politike që do të mund të ndërlidhej me çështjen e statusit. Serbia, prore është ajo që ishte dhe që do të jetë, pra, duke e lëvizur diplomacinë e vet me sa më shumë alternativa dhe prapaskena. Pikërisht, kur ishim në euforinë e psikologjisë propagandistike se, kësaj radhe Serbia do të jetë më e urtë, më bashkëpunuese dhe më “e fjalës”, zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Gjeliç në një prononcim të gjatë për “EurActiv” paralajmëroi se Serbia po përpiqet të gjejë, siç e theksoi, “ një zgjidhje kreative” për problemin e Kosovës para anëtarësimit në BE. Me këtë rast, nuk është parësor vetëm fakti se cila na qenka ajo zgjidhje serbe, por, për më tepër si u bë që vet udhëheqësit më të lartë të Serbisë dolën nga marrëveshja dhe e thyen premtimin se sipas tyre, gjatë dialogut, nuk do të bisedohet për çështjen e statusit të Kosovës. Fjala e zëvendëskryeministrit serb, Gjeliq, për gjetjen e një “ zgjidhje kreative” për problemin e Kosovës do të thotë se Serbia, krahas “dialogut teknik”, është e vendosur që, çështjen e statusit të Kosovës ta lëviz, ta shtrojë kudo që ajo mundet. Pra, ne mund të dialogojmë me Serbinë, qoftë edhe për çështje teknike, por, sipas Beogradit zyrtar çështja e statusit është temë e hapur! Edhe më qartë, kjo do të thotë se Beogradi zyrtar i ri shfaq hapur pretendimet territoriale ndaj shtetit të Kosovës. Zyrtari i lartë serb shkon edhe më tutje dhe deklaron se: “Modeli i Hong – Kongut është një mënyrë për ta zgjidhur këtë çështje”. Ai e përmend edhe “Sistemin e dy Gjermanive”. Pastaj, Gjeliq shpjegon se këto dy modele janë “Një kompromis...pa e rrezikuar integritetin territorial të Serbisë”!
Ai e pranon se, “dialogu teknik”, Serbisë i nevojitet për ta bërë edhe një hap drejt marrjes së statusit kandidate për anëtarësim në BE. Por, nga ana tjetër, Gjeliq na e rikujton faktin se, Serbia, pra, edhe pas marrjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE do të vazhdojë lojën e vetë me Kosovën, siç thuhet, duke gjurmuar për “zgjidhje kreative”. Sot, sipas Gjeliq dhe Beogradit zyrtar ajo zgjidhje na qenka “Modeli i Hong Kongut” ose, “Sistemi i dy Gjermanive”, por një zot e di se, çfarë zgjidhje tjetër, alternative Serbia do të ofrojë pasi ta merr statusin e kandidatit për BE. Një gjë është e qartë, me këtë paraqitje propagandistike të Gjeliqit dhe gjeliqëve të tjerë serbë, ndër të tjera Beogradi zyrtar synon për të devijuar vëmendjen nga thelbi i mendimit (Vendimit – A. Z ) të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i cili qëndrim ishte në favor të legjitimimit ndërkombëtar të shpalljes, themelimit të shtetit të Kosovës.
Sidoqoftë, edhe për kundër asaj se, asnjë dialog me Serbinë, i cilit do nivel të jetë më nuk mund ta shtrojë çështjen e statusit të Kosovës, përpos çështjen e njohjes ndërkombëtare të shtetit tonë nga ana e Serbisë, janë të kuptueshëm zërat kritik në politikën e Kosovës, për kujdesin e vazhdueshëm në qasjen e diplomacisë sonë në raport me Serbinë. Përballë e kemi shtetin fqinj, Serbinë e cila vazhdon të ngrit kurthe të reja politike me qëllim të destabilizimit të situatës së rendit dhe të sigurisë në shtetin tonë. Ky nuk është i vetmi qëllim i saj dhe këto, nuk janë të vetmet kurthe politike të Serbisë së sotme, të drejtuara ndaj Kosovës dhe në radhë të parë ndaj çështjes shqiptare. Na presin shtrëngata politike, ndërkohë që Serbia po pretendon me çdo kusht fuqizimin e saj në politikën rajonale. Nga ana tjetër, ne jemi të vendosur që përballë iniciativave diplomatike të BE-së të jemi maksimalisht bashkëpunues, duke qenë të vendosur në mbrojtjen, me çdo kusht të sovranitetit dhe integritetit territorial të secilës pëllëmbë të shtetit të Kosovës.

Autori është mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyWed Mar 16, 2011 1:39 am

Cito :
RRESPEKT NJERI SE PO JA QELON 100%
kush bre xhem po ja QELON Mad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyWed Mar 16, 2011 1:49 am

Cito :
duhet kuptue disa shqiptare se nuk duhet te mashtromi nga propaganda e te huajve.
nje ushtar amerikan para disa viteve dhunoi nje 14 vjeqare ne viti
po nuk i than as amerikanet as shqiptaret terroriste po e mbrojten
ushtaret e huaj e kan vendin ne kaserne e jo ne rrug.
Kur te huajt futen ne nje vend te huaj quhet koloni e jo shtet siq rrejne disa te mjere qe skan lidhje me politik.
Po mundohen te dijne diqka e sdijn asgje...
Shume lehte shqiptaret behen servil te huajve dhe vegel e tyre. kjo ka qen gjithmon edhe ne kohrat e tjera te okupimit.


Pse kushe do ngrit zerin per ate vajzen !po ti ipet mundesija edhe do shqiptar se i thon vetit shqipe, do kishin bere sikurse ai ushtari amerikan .Kur nuk je ne gjendje te ndihmosh vllain si je i mir ti per tjetrin?sa posht kemi ren me moral ne rend te par e mos te diskutojm per tjerat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyWed Mar 16, 2011 3:38 pm

haj kuku per ne ,qfare njerez kishim qen,pajtohemi me qdo send..
si ai budalla qka ti dheshe merr..keshtu kena vujt 3000 vjet edhe 3000 tjera kena me vujt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyWed Mar 16, 2011 10:41 pm

Shpesh jemi mesu te ndegjoim lajme te ndryshme nga kosova, dhe shum nga ato i sjellin ne forum ku shum nga to nuk jan edhe aq me rendesi te madhe.
Mutu kthy nga puna mundohem te mesoi diq per diten qe iku ne atdhe ne net e vetmja dritare qe me lidh me vendlindjen, hapa forum BK dhe nuk vrejta per ket lajme te hidhur, dhe si cdo mbremje shfletoj edhe Gazeten KOHAnet ku ne fillim lajmi i hidhur EULEX arrestoi 8 ish-pjesetare te UCK-se, fletarrest edhe per Fatmir Limajn.
Dhe per cudi per keto arrestime edhe ministri i rendit e minstri i dretesis nukpo dinin gje, dhe pasi nuk po dinin gje kata ministra nuk po me mbetet hatri edhe ne ju shume antaraktiv te forumit pasi nuk paski sjellur ket lajme.
Si deshmoret e ish ushtaret e familjet e tyre shum u harruan nga ne, si ky rast e shum te tjera qe do te ndodhin, e ne do te heshtim si ne ket rast si qyqar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyWed Mar 16, 2011 11:51 pm

Kryeministri Hashim Thaçi ka bërë me dije se projektbuxheti i viti 2011 është çështje e përfunduar, ndërsa, sipas tij diskutimet me Fondin Monetar Ndërkombëtare kanë shënuar përparime dhe do ta vazhdojnë edhe më tutje.
Thaçi ka bërë me dije se projektbuxheti i viti 2011 është çështje e përfunduar. Edhe me gjithë disa mosmarrëveshje sipas tij, me Fondin Monetar Ndërkombëtar rreth rritjes së pagave, bisedimet kanë shënuar përparime dhe do ta vazhdojnë edhe më tutje.

Kreu i qeverisë së Kosovës Thaçi po ashtu ka bërë me dije se Kosova është shtet i pavarur dhe të gjithë punëtorët kosovarë kanë të drejtë të kalojnë nga ndihmat sociale në paga normale.

Kreu i ekzekutivit gjithashtu beson shumë se buxhetin këtij viti do ta përkrahin edhe partitë opozitare. Thaçi megjithatë tha se koalicioni qeverisës ka numra të mjaftueshëm, edhe nëse kjo nuk do të ndodhë.

Ndryshe pas përfundimit bisedimeve mes qeverisë dhe FMN-së, kjo e fundit ka lëshuar një komunikatë, ku thuhet se ka vlerësuar performancën ekonomike dhe atë të sektorit financiar të Kosovës. Por nga ana tjetër thuhet se diskutimet mbi buxhetin kanë avancuar dhe do të vazhdojnë për çështjen e rritjes së pagave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyWed Mar 16, 2011 11:53 pm

me pelqen ky qendrim i kryeminstri Very Happy edhe pse me presjon te shumt prap qendron mbase premtimit ,si duket kan fillu te levizin gjerat per se mbari ndal ngadal Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyThu Mar 17, 2011 1:18 pm

Kam ndegju se "Shtepija nuk mbahet me mill duke kerku hua" ne jemi te njohur per shum gjera e edhe per bujari e krenari, por une me sa di nuk ka Krenar e Lyps...
Lere qe ne u bem edhe lypsa krenar por tashti edhe nuk pranoim fajet fai jetim ate nuk e do askush e lere me ata qe u kujdesen per boshatisjen e buxhetit, ka qen pun e nderlikuara, puna e tyre kualiteti duhet vlersuara.
Per me boshatis eshte veshtir se me mbush leht e shtrim doren...
Qe ta ngritim standartin e jetes te popullit, nga pervoja e vitit te kaluara ne
duhet te beim ne cdo vite zgjedhje te jashtzakonshme qe te na premtoin per gritje paga 50% dhe keshtu do i permbushim standartet evropiane, duke pritur nga FMN.
Di kush te me tregon si dhe kur ngrihen rrogat, jam kurreshtar ta di nje gje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyThu Mar 17, 2011 11:35 pm

Di kush te me tregon si dhe kur ngrihen rrogat, jam kurreshtar ta di nje gje.

E bukur kjo o Driniii,tek e fundit kete presim te gjithe.,kudo ku jemi.neve ketej nga Shqiperia nuk qahemi,here pas here na ngrihen rrogat Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyFri Mar 18, 2011 12:54 am

Qeveria e Kosovës ka shprehur shqetesim për veprimet e EULEX-it, që rezultuan me ngritjen e akuzave për krime lufte ndaj disa ish-pjesëtareve të UÇK-së�.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës kanë zhvilluar luftë të drejtë e të pastër, ka respektuar normat dhe standardet ndërkombëtare dhe çdo përpjekje për njollosjen e luftëtarëve të UÇK-së do të dështojë edhe kësaj radhe�, thuhet në reagim.

Komunikata thotë se Qeveria e Kosovëse mbështet sundimin e rendit dhe ligjit në mënyrë të pavarur dhe transparente.

Qeveria fton qytetaret e Kosoves të përmbahen dhe të kene besim në pafajesinë e të akuzuarve dhe në sistemin e drejtesisë, thuhet në njoftim.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyFri Mar 18, 2011 12:59 am

Bashe me pelqen kjo deklarat e qeversi Very Happy cdo dite me shum po bindemi se nuk kan ne dore asgje kreret politik shqiptare 😢e sa keqe kur te sundon i huaji ne shtepin tende Sad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyFri Mar 18, 2011 1:03 am

Lufta e UÇK ka qenë luftë e pastër dhe çlirimtare kundër një agresioni të egër me synime asgjësimi dhe genocidi. Ajo ka qenë dhe mbetet njëra nga faqet më të ndritshme të historisë sonë", thuhet në reagimin e zyrës së presidentit të Kosovës Bexhet Pacolli lidhur me arrestimet e fundit nga EULEX-it.

"Presidenti i Republikës së Kosovës, në të njëjtën kohë, beson se organet e drejtësisë në Kosovë, pa ndikime anësore, do ta kryejnë punën e tyre. Të ndërgjegjshëm se ligji është mbi të gjithë, i inkurajojmë organet e drejtësisë kosovare dhe ato të EULEX-it që sundimin e ligjit ta shtrijnë në çdo cep të Kosovës", thuhet në njoftimin e ketij institucioni.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyFri Mar 18, 2011 1:04 am

ASHTU PRA ZOTRI PRESIDENT FOLE REALITETIN MOS JU FRIKSO EVROPES SE EDHE GRUN E KI TE MIR VALLA Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyFri Mar 18, 2011 8:32 pm

Mir ja ka nis ky President por qka me i ba qe qeverin e ka krymt dhe se besoj se dot munt te arrin shum .por si do qe te jet ishalla i shkon puna e mbar .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyFri Mar 18, 2011 9:06 pm

Vehbi Rafuna: REAGIM
Publikuar më 18 mars, 2011 në orën 02:25 ( Para 17 orë e 40 minutave ) Opinion |


Me këtë reagim i drejtohem misionit ndërkombëtar, EULEX-it , dhe kancelarive të tij në Bruksel dhe të gjithë puthadorëve të Beogradit si nga ndërkombëtarët ashtu edhe nga vendorët.
Ju bej me dije që, a mos po kujtoni që ne ushtaret e UÇK-së, jemi mbetur si jetimët, që mbi kurrizin tonë dhe të atdheut tonë të luhet loja e poshtër e politike pa fund...



Vehbi RafunaPse luhet kaq keq me identitetin tonë, me qenien tonë fizike dhe psikike, kur dihet fakti që, ne ishim dhe jemi ushtarë të kësaj toke që i dhanë dhe do t´i japim deri në fitoren përfundimtare, çdo gjë për tokat e copëtuara shqiptare.
Ua bëj me dije UNMIK-ut dhe EULEX-it, se, ne ushtarët e UÇK-së nuk shkuam në Serbi që t´i marrim kriminelët e t´i biem në vendin tonë për t´i vrarë, -por, mos harroni ju se, ishin ata që erdhën në trojet tona etnike, na vranë e na dhunuan na masakruan pleq, gra e fëmijë, të pa mbrojtur; dhe o sa pafytyrësi kur ata, edhe pas kaq vitesh askush nuk i ndjek dhe nuk po i burgosë, por po burgosen ata që e mbrojtën ketë atdhe me shumë sakrifica e gjak e tash na dalin ca diplomatë e ca injorantë të huaj që nuk e din se çka është sakrifica, se shumë prej tyre as qe e kanë përjetua një gjë te tillë, përpos SHBA-ve te gjitha vendet tjera në Evropë dhe më gjërë, na kanë borxh, sepse na copëtuan, na okupuan e na dhunuan përmes serbëve, grekëve dhe sllavo-maqedonëve.

Tash, kjo Evropë pasi na e copëtoi atdheun tonë, shtiret se po na ndihmon duke na dhunuar sovranitetin e popullit tonë të shumëvuajtur shqiptar, duke na i burgosur të gjithë atë që sakrifikuan për ketë popull, duke u munduar që të na shtynjnë t´i duam bashkëpunëtorët e armiqve shekullorë, që ne i quajmë, ashtu siç ishin: tradhtarë, ishin ata horra, që luftuan kundër popullit te vet, sepse këta pusa kurdoherë po iu duhen të huajve okupatorë e kolonizatorë, “modernë”; -për faktin që, po ju bëjnë të njëjtat shërbime, që ua bene dikur edhe kriminelëve serbë, po këta të huaj po na imponojnë një politikë nënshtruese me përmasa të fshehta e të hapura okupuese, sepse po na sjellin disa armiq të përbetuar te popullit shqiptar. Ja, të nderuar lexues: shihni nomenklaturën udhëheqëse të popullit shqiptar, tani po shihet qartë se nga po na qon kjo rrugë e tyre e pakrye.
-Është për tu habitur dhe më ka neveritur mua dhe jo vetëm mua: heshtja e disa udhëheqësve të cilët përditë po thirren në luftën e UÇK-së, por nuk po e shohin dot, apo s ´po duan ta shohin, sepse janë verbuar nga interesat e tyre personale, partiake etj;-se çka po ndodh me këta ushtarë, pra, me ish-ushtarët e tyre, kur ata dje ishin komandantë ose udhëheqës politikë të tyre. Unë, dhe asnjë atdhetar nuk habitemi me disa horra që ishin dhe janë vegla qorre të Serbisë, Rusisë. Ata mendje prishur e gjakpirës qe na u kanë imponuar në vende udhëheqëse; e theksoj qartë që: prej tyre nuk pritnim as nuk presim kurrë të mira për popullin tonë; pra, ish-titistët që tani janë në pushtet mjerisht janë aq shumë sa nuk ia vlen këtu t´i ceku me emra kur dihet që populli i njeh si “paren e kuqe”; për ata duhet shkruar histori turpesh e krimesh, që kanë bërë për vite të tëra. Bile, as që ia vlen tani të merremi me ata, për faktin që nuk janë në fushën e nderit të kombit, por përkundrazi....

Unë, po deklarohem hapur me ketë reagim, se prej këtij momenti e tutje, ashtu siç ka deklaruar sa e sa herë më parë edhe Vetëvendosja e Albin Kurtit që: “UNMIK_u dhe EULEX-i, janë të i padëshiruar në Kosovë”.
Unë personalisht, i konsideroj armiq të popullit tim dhe kurrë nuk i përulëm dhe nuk i njoh si miq; -sepse me këto veprime ata përditë e më keq po na nënçmojnë, ata po duan që ne të jemi të dëgjueshëm dhe të pajtohemi me okupim të ri .

VEHBI RAFUNA

Themeluesi dhe kryetari i par i SHIL të UÇK-së
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyFri Mar 18, 2011 9:22 pm

Ky reagim i mir shum por shum shum i vonuar , ka qen dasht qe me nje her pas lufte te iu behet e diture dhe Unmikut edhe Euleksit se kjo tok ka zot , por mendoj se mua to qe u desht ta bejn shum heret i tredhtuan e i shiten edhe veten edhe Kombin .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyFri Mar 18, 2011 9:56 pm

Te gjitha arrestime qe nga arrestim i pare jane mer me qellim qe te fusin frig ne popull, morali dhe gadeshmeria e shqiptarve ka qen shum e madhe mu fliju per atdhe.
Arrestiemet qe beri umnik e tani eulx i bein me qellin qe te fusin frig ne popull qe kurr me mos te kap arme per padretesit qe po na behen, per ushtaret e uck nuk ka ligj ata askush nuk i mbron si dje qe ishim ne luft edhe sot qe gjoja gezoim lirin ushtaret e uck-es i ka mbroitur vetum pushka dhe siq po shifet vetum pushka do ti mbron, si umnik ashtu edhe eulx as gje nuk kane ber ne te mir te popullit ata duhet sa me shpeit qe te largohen vet nga kosova qe mos ti largoim ne.
Ne do ti mbroim vlerat e luftes ato jane te shejta. deshen apo nuk deshen prirsat tane , ashtu si serbia qe na shtyri ti rrokim armet tashti edhe keta sundusit borgjez eulesh jan duke na shtyr.
Kjo eshte edhe prapavi e evropes lavire. Qe neser te na akuzoj se ne nuk deshiroj evropen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptySat Mar 19, 2011 9:16 am

Ushtarët çlirimtar duke besuar se në kreun shtetëror i kanë eprorët e tyre dhe do të ju ndihmojnë në zgjidhjen e problemit, janë më pak aktiv në veprime, por po mundohen që me reagime publike e demonstrim për t’i treguar ndërkombëtarëve pafajësinë. Ata harrojnë se në radhë të parë duhet mbushur mendjen eprorëve të vet se janë të pafajshëm, e jo ata të fshihen si struci dhe t’i lënë në rërë ushtarët e vet, sikurse peshkun pa ujë. Ata duhet dal botërisht kundër “hetimeve” që i ka bërë dikur Komisioni i LDK për “hulumtime të krimeve” nën udhëheqjen e Eqrem Kryeziut, që sot shërbehet edhe Serbia e pontet, jo vetëm me deklarata, por edhe me veprime konkrete. Duhet ulur njëherë e mirë me ndërkombëtarët dhe të sqarohet pozicioni i luftës, krimet që i ka bërë Serbia, në të gjitha planet, ndërprerjen e çdo veprimi gjyqësor, të krijohet ndjenja e mospërfillëse qytetare, intelektuale e pushtetar dhe le të veprohet kundër të gjithëve dhe të delet botërisht se shqiptarët janë nën okupim dhe në hapësirën e Kosovës funksionon Kodi dhe Procedura penale e Serbisë, nëse ndërkombëtarët duan të shkojnë aq larg, sa të shpallin Qeverinë të pa qenë dhe të vendosen në krye të saj, sikur se ka ndodhur edhe më herët nën administratorët (lexo: diktatorë), mirëpo kjo do të na mobilizonte për një betejë përfundimtare, për të përmbyllur problemin shqiptaro serb.
Bashkëfajtore nuk është vetëm udhëheqja politike, por edhe institucionet tjera vendimmarrëse, ekzekutive dhe gjyqësore. Me çfarë logjike thotë z. Bajram Rexhepi, Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, se Ai nuk ka njohuri për arrestimet e fundit?!. Është vendosur aty për të ruajt lopët e fshatit, apo për t’u kujdesur për qytetarët e këtij shteti?! Kjo jo vetëm tregon se nuk ka pushtet në një Ministri bukur me peshë, por as që përfillet nga ndërkombëtarët ekzistimi i një Ministrie të tillë, në krye me një Ministër të tillë dhe po të kishte akt moral do të jepte dorëheqje, duke arsyetuar se është në mbrojtje të çlirimtarëve



qe kush jan LDK-stat se disa po thojn se po i akuzojm pa lidhje pa fakte,kta jan perpilues te listave per qlirimtart, kan me qu ne burg, ne kordinim me serrbi e EULESH......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 EmptyWed Mar 23, 2011 12:11 am

BE e sheh dialogun me Kosovën të rëndësishëm për Serbinë

Publikuar: Sot, më 22 mars 2011





Bruksel, 22 mars - Dialogu i Beogradit dhe Prishtinës aktualisht është çështja më e rëndësishme në rrugën e Serbisë drejt BE-së, thotë Catherine Ashton.
Sipas fjalëve të saj, në përafrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian çështja më e rëndësishme e cila kohëve të fundit ka ndodhur është dialogu i Beogradit dhe Prishtinës, transmeton B92.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton, pas takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së, ka folur edhe për situatën në Serbi.
Pyetjes se nën cilat kushte Serbia do të pranohet në BE, Ashton ka thënë se në takimin e lartpërmendur nuk është diskutuar për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por fokusi ka qenë për BeH.
"Sa i përket Serbisë, ju e dini se ngjarja më e rëndësishme është kjo se në Bruksel filluan bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës. Bisedimet janë për zgjidhjen e çështjeve teknike, mirëpo këtë duhet vështruar në kontekstin e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian", ka thënë Ashton.
"Natyrisht duhet parë sesi do të zhvillohet situata për të mundur të themi diçka më tepër për anëtarësimin e radhës. Ambicia jonë më madhe është që në rajon të realizojmë lidhje të fuqishme dhe që kjo lidhshmëri të shndërrohet në mundësi anëtarësimi. Kjo duhet të ndodhë në mënyrë të vërtetë", ka porositur Ashton.



siq thonte ALBINI vetum per serrbi e PER ne,te trasht e surles!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 15 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 15 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16 ... 20 ... 26  Next
 Similar topics
-
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» Lajme nga Shqiperia
» Lajmet nga Rajoni
» Askush se kujtoi
» Prishtina kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: