|
| ''Teoria e evolucionit'' | |
|
+24Aldo socratus PROFESORESHA Mergimtari Kushtrimi86 Luki Eva0506 Leka i Madh Ago Muji MUHAMETII luan mreti Orfe@ interesant xhavo_ feneri rroni E_Bukura rolling NetSerseri Guximi Kosovarja Anna tom sojer Beton 28 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Sat Jun 28, 2008 2:47 pm | |
| Beton ti je jasht çdo kontesti te temes. Me vjen shumë keq te te them se t'i nuk i njeh konditat themelore te diskutimit. çfarë ka lidhje aeroplani me evolucionin? Përse ti evolucionin e bën sinonim te shkencës? Nuk dua te bisedoj vetëm me ty, sepse po i humb lidhja temës me pyetjet e përgjigjet e juaja te pakuptimta e disa here edhe qesharake. Shembulli yt me miqësi e dashuri nuk është aspak shkencor, por thjeshtë diçka qe i takon përvojes. Ne mund te bazohemi se ajo ndodh kryesisht ashtu siç thua ti, por nuk ndodh gjithmonë ashtu. Por fundja ajo nuk është esenca e miqësisë, por thjeshtë raport i saj. Në instancën më të lartë kemi dy "boshte" jetësore: kulturen dhe civilizimin. I pari (kultura) sillet rreth vetvetës, përseritet, ndërsa i dyti (civilizimi) evulon, zhvillohet prej gjenerate në gjeneratë. Shkenca i përket civilizimit, por jo kulturës. Shkenca përparon, evulon, por jo edhe arti, si rezultat as kultura. Arti lind me njeriun, jeton me të dhe vdes me të, ndërsa një vegël e zbuluar mund të përmirësohet nga pasardhësit. Në histori me me rëndesi është zbulimi i rrotës sesa i automobilit, sepse esenca ka mbetë e njejtë, por ka ndryshuar dhe ka përparuar vetëm vegla, vetëm mjeti. Mirpo ky evolucion shkencor i përket një natyre krejtësisht tjetër per asaj për të cilën po flasim ne këtu. Madje po u nisem nga ky far lloj evolucioni shkencor (prej rrotës në automobil apo aeroplan), për të cilin jemi të bindur se s'mund te ndodhë rastësisht as vetvetiu pa ndërhyrjen e njeriut, atëherë përse duhet të besojmë se evolucioni i qenieve te gjalla ndodhi rastësisht apo vetvetiu? | |
| | | xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Sat Jun 28, 2008 3:13 pm | |
| Guximi, lexoj hulumtimet e shkenctarit sovjetik V.Bukin ne lidhje me "vizatimet" e kafshëve, veçanarisht majmunit. Shtazët nuk e njohin as të bukurën e as përjetimin estetik, në kuptimin njerëzor te fjalës. Mendimi se kinse shtazët mund te pikturojnë është dalur plotësisht i pabazë. Ato mund te imitojnë nganjehere mirë njeriun apo te dresohen në atë drejtim, mirpo është dëshmuar se "arti shtazarak" nuk ekziston.
Ndërsa në anën tjetër shiqoji vizatimet e "njeriut primitiv" në shpellat e Saharës, në Altamira te Spanjës qe konsiderohen deri në 30 mij vjet te vjetra (sipas shkencës).
...
Dallimi i madh nga shtazët mund te kuptohet edhe nga revolta. Shtaza nuk revoltohet ndaj fatit te saj shtazor, ajo është e kënaqur, ose është mospërfillëse; ndërsa njeriu është e vetmja "shtazë" revoltuese. "Njeriu është e vetmja shtazë qe s'pranon te jetë e tillë" (A. Camus).
Prandaj mendoj se nuk mjafton vetëm ky dialog, qe po merr shpesh permasat e inatit, për ta kuptuar te vertetën njerëzore. Duhet te lexoni edhe gjëra te kësaj natyre, ashtu siç lexoj edhe unë për evolucionin, pa kurrfar frike.
Unë kur diskutova me lartë për shkencën e artin, nuk e kisha fjalën në fakt për "produktet" e tyre, mirpo për burimin e tyre - njeriun. Njeriu "prodhon" edhe shkencën edhe artin. Mirpo nga po vie arti, religjioni, etika edhe pse nuk i përket botës e jashtme? Nga cila pjesë njerëzore?
Nëse ne e mohojmë kulturën, ne kemi mohuar edhe burimin e tij - shpirtin, brendinë dhe subjektin e njeriut. Nëse ne shkencën e pranojmë si te verteten e vetme, atëher i bie sikur te themi se njeriu jeton vetëm me trup, por jo edhe me shpirtë. Mirpo kjo nuk varet edhe aq shumë se a e pranojmë apo jo, sepse ne duke qenë njerez jetojmë këto dy botra njëkohesisht, te jashtmen dhe te brendshmen, ne gjendemi ne dy realitete. Këto mund t'i mohojmë apo edhe mos t'i pranojmë, por s'mund te dalim prej tyre. Jeta nuk varet nga fakti sesa e kuptojmë. Në shiqim te parë mund t'iu duket juve se njeriu nuk dallon shumë nga shtaza, mirpo me një vështrim e studim te mirë të çështjes, lirisht mund te vini në përfundim se janë disa gjëra që s'mund te kapërcehen, s'mund te evulojnë nga zoologjikja në njerëzore. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Mon Jun 30, 2008 2:40 am | |
| - xhavo_ shkruajti:
- Beton ti je jasht çdo kontesti te temes. Me vjen shumë keq te te them se t'i nuk i njeh konditat themelore te diskutimit. çfarë ka lidhje aeroplani me evolucionin? Përse ti evolucionin e bën sinonim te shkencës?
Nuk dua te bisedoj vetëm me ty, sepse po i humb lidhja temës me pyetjet e përgjigjet e juaja te pakuptimta e disa here edhe qesharake. Shembulli yt me miqësi e dashuri nuk është aspak shkencor, por thjeshtë diçka qe i takon përvojes. Ne mund te bazohemi se ajo ndodh kryesisht ashtu siç thua ti, por nuk ndodh gjithmonë ashtu. Por fundja ajo nuk është esenca e miqësisë, por thjeshtë raport i saj.
Në instancën më të lartë kemi dy "boshte" jetësore: kulturen dhe civilizimin. I pari (kultura) sillet rreth vetvetës, përseritet, ndërsa i dyti (civilizimi) evulon, zhvillohet prej gjenerate në gjeneratë. Shkenca i përket civilizimit, por jo kulturës. Shkenca përparon, evulon, por jo edhe arti, si rezultat as kultura. Arti lind me njeriun, jeton me të dhe vdes me të, ndërsa një vegël e zbuluar mund të përmirësohet nga pasardhësit. Në histori me me rëndesi është zbulimi i rrotës sesa i automobilit, sepse esenca ka mbetë e njejtë, por ka ndryshuar dhe ka përparuar vetëm vegla, vetëm mjeti. Mirpo ky evolucion shkencor i përket një natyre krejtësisht tjetër per asaj për të cilën po flasim ne këtu.
Madje po u nisem nga ky far lloj evolucioni shkencor (prej rrotës në automobil apo aeroplan), për të cilin jemi të bindur se s'mund te ndodhë rastësisht as vetvetiu pa ndërhyrjen e njeriut, atëherë përse duhet të besojmë se evolucioni i qenieve te gjalla ndodhi rastësisht apo vetvetiu? Xhavo Ti thua ç'fare ka lidhje Aroplani ? Kshu per shembull ''dikush'' i ka zbuluar mbeturinat e qerreve te dores para disa miliona vite apo viteve metre si te dushe ,ne te diten mbeturinat e qerreve te kuajve ,ne te treten mbeturinat e vetures,ne te katren mbeturinat e veturave bashkohore, ne pesten mbeturinat e Aeroplnit ,ne te gjesten mbeturinat e raketave, ne te shtaten mbeturinat e Anijeve Kosmike a thua vall qe kjo rrenditje kohore ne shfaqen e tyre nuk munde te quajm nje revulicion .?????? Apo gjithçka qe ka te beje me evulucionin ti e hudhen poshte ,xhavo kete e dije pranoje si mendon vetem ty por mos i thuaj Betonit apo dikuj tjeter qe eshte qesharake ,po te ishte qesharake nuk humbi kohe te merem me ti xhavo se edhe une di te ofendoje te mos pergjigjem ne replika te mos respetoj replikat e ''dikuj'' tjeter . Ne rregull nese eshte qesharake revulicioni eshte nje nga format levizjes ne natyre dhe shoqeri ...me vjen shume keq qe te theme por ti nuk i njefe fare titullin e temes dhe ja humbe vleren diskutimit . kupto xhavo lexo; EVOLUCION ku tema titullohet ''Teoria e Evolucionit'' ,evolucioni eshte nje nga format e levizjes ne natyre e ne shoqeri ,zhvillimi i nje sendi a dukurie nga nje gjendje me e ulet ne nje gjendje me te larte nepermjet ndryshimeve sasiore te ngadalshme e shkalle -shkalle ,te cilat bejen te mundeshme edhe ndrishime cilesore .Shume mire e ke then Xhavo se kulltuar sillet rrethe vetvetes kete e pranoje dhe te respektoj ashtu si je ti por se ç'do person ne vetevete sote e ka fejen e vete (kullturen e vet ) ,ate qe ai mendon ate qe ai beson ,ate qe feja mendoje se ju ka bere si .. Opium sa me shume te ushqeheshe me te aq me shume te demton ajo ....por te verteten asnje nuk e repekton kurre eshte ne pyetje interesi nuk ka feje apo respekt per kullture e feje . Shkenca i përket civilizimit, por jo kulturës. Shkenca përparon, evulon,C'fare te them me shume kurre me thua qe ç'lishje ka Aroplnia kurse ketu thua Shkenca i perket cilivizimit ? Madje po u nisem nga ky far lloj evolucioni shkencor (prej rrotës në automobil apo aeroplan), për të cilin jemi të bindur se s'mund te ndodhë rastësisht as vetvetiu pa ndërhyrjen e njeriut, atëherë përse duhet të besojmë se evolucioni i qenieve te gjalla ndodhi rastësisht apo vetvetiu?Nuk munde te ndodhte rastesishte edhe zbulimi qe se pari here krripen e zbuluan Dinosauret,nuk munde te ndodhete rastesishte edhe Gurri qe e preu doren u zbuluar nda dikush,nuk munde te ndodhete rastsishte edhe qe une kam kerkuar fatin time nga vendlindja ne Zvicer apo kjo vlen edhe per ty ,nuk ka ndodhe gjithe kjo rastsishte o xhavo . nuk munde te ndodhete restesishte qe evolucioni ,hulumtumtimi i tyre shkalle-shkalle ngadal ngadal me rrugetimin e tyre jemi ktu ku jemi sote ne ,,me mire mos te ishim o xhavo se sa jemi se njeriu eshte insekti me i flliqte ne kete bote mire ka thene Nelson Mandela . Sa ma shume ti njofi njerzit aq ma shum i dua kafshet.
Edituar për herë të fundit nga Beton në Mon Jun 30, 2008 11:12 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Mon Jun 30, 2008 6:36 am | |
| Nuk jam shum e sigurte e di cdo te thote teori ? megjithse thuhet teoria e evolucionit nuk eshte teori po hipotez sepse nuk eshte vertetuar shkencerist. jane shume shkencetar qe mundohen ta vertetojne po realiteti eshte shume shume ndryshe. nje gje doja te thoja : kush pranon kete hipotez hedh posht ZOTIN. | |
| | | xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Mon Jun 30, 2008 11:39 am | |
| Nuk e mohoj evolucionin si koncept, por e mohoj evolucionin e qenieve te gjalla. Nuk e mohoj se rrota ka "evoluar" në aeroplan, por e mohoj qe majmuni ka kaluar në njeri. Ky është problemi. Madje edhe po te kishte ndodhur evolucioni i qenieve te gjalla, ai s'mund te ndodhte vetvetiu pa ndërhyrjen e dikujt. Ashtu siç s'mund te bëhet rrota automjet pa ndërhyrjen e dikujt. Evolucioni si koncept i takon botës së jashtme, veglës, por nuk është e nivelit shpirtëror. Ndërsa si mund te thuash ti se feja është opium, kur dihet se ajo në qenësinë e saj është detyrë, obligim dhe përgjegjësi. Ajo nuk është shfrenueshmeri dhe braktisje, e as ikja nga përgjegjësia, prandaj edhe nuk është opium. Islami te fton në durim, në sfida, në vetëkontroll, kujdes, llogari. Ndërsa konsumuesi i drogës dëshiron te ikë nga përgjegjësia, t'i ikë dhimbjes e sfidës. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Mon Jun 30, 2008 11:47 am | |
| biligoa Teori mund te quajm edhe ''bioteknologji'' ,nuk jam kunder apo hedhe poshte Zotin me kete ''hipotez'' ,jam kunder gjithave qe kur vjen pytja tek pranimi i feje gjithçka kalon ne ''egoizem'' dhe hudhin poshte gjithçka edhe nese kemi fakte flitet ne teme vetem per Teorin e Evolucionit te Charles Darwinit si themelim i evolucionit ..per ndyshe te mbillim shkollat e te besojem ne ''Ego''..e kjo eshte vetem nje teori lexoni .. Në biologji, me evolucion kuptohet procesi i ndryshimit të karakteristikave, apo veçorive, të trasheguara të një popullate organizmash nga një brez tek tjetri. Ky proces behet i mundur me ane të gjeneve që kalohen nga një organizëm në pasardhesit e tij direkt. Këto gjene përcaktojnë karakteristikat e pasardhësit dhe përbejnë një tërësi karakteristikash që quhen karakteristika të trasheguara të cilat janë dhe bazat themeltare të evolucionit. Gjatë ketij kalimi gjenesh nga një brez tek tjetri, ka përherë ndryshime të cilat njihen me emrin mutacione dhe janë këto mutacione që sjellin karakteristika të reja apo ndryshime në karakteristikat ekzistuese. Gjithashtu karakteristika të reja (përdoret dhe termi karakteristika të fituara) mund të prezantohen edhe prej transferimit të gjeneve midis popullatave të ndryshme, si në rastin e migrimeve apo shtegtimeve. Gjithashtu është e mundur që transferim gjenesh të kemi dhe ndermjet specieve të ndryshme dhe këto raste njihen si transferim horizontal gjenesh. Në speciet që riprodhohen seksualisht, formohen kombinime të reja gjenesh me një mekanizëm që njihet si rikombinimi gjenetik dhe që mund të rrisë ndryshimin në karakteristikat e organizmave. Evolucion kemi atëhere kur këto ndryshime janë shume të shpeshta apo shume të rralla nëpër popullatën që merret në studim. Ka dy faktorë që përcaktojnë ecurinë e evolucionit.
- I pari është seleksionimi natyror
i cili është një proces që sjell përhapjen e karakteristikave të fituara që janë të dobishme per faktin se ndihmojne mbijetesen dhe riprodhimin e organizmit. Po në të njëjten menyre dhe po per të njëjtat arsye, karakteristikat e fituara të demshme do të rrallohen sepse organizmat që i permbajne do të kene veshtiresi në mbijetese dhe riprodhim. Sa me të suksesshem të jene organizmat në mbijetese dhe riprodhim, aq me shume do të këtë pasardhes nga keta organizma, dhe si rrjedhim aq me shume rritet mundesia që këto karakteristika të fituara nga një brezni të jene tashme karakteristika të trasheguara per breznine pasardhese.
- Faktori i dyte është shmangia gjenetike.
Ky faktor sjell ndryshime të rastesishme në karakteristikat e popullatës. Shmangia gjenetika ka të beje shume me shancet që ka një individ i caktuar per të mbijetuar dhe riprodhuar. Në këtë këndveshtrim mund të thuhet se seleksionimi natyror prek popullatën në tërësi, shmangia gjenetike prek individin në vecanti.
Ndryshimet e shfaqura prej secilit nga këta faktorë janë shumë të vogla kur kalohet nga një brezni tek ajo pasardhese, por këto ndryshime janë të akumulueshme dhe i shtohen njëra tjetrës. Në këtë menyre është e mundur që me kalimin e kohës të shfaqen ndryshime të rëndësishme në organizëm. Një nga perkufizimet e species është një grup organizmash që mund të riprodhohen me njëri tjetrin dhe pasardhesit e tyre janë në gjendje të riprodhohen gjithashtu. Kur një specie ndahet në popullata dhe këto popullata nuk lejohen të riprodhohen me njëra tjetren, mutacionet, shmangia gjenetike dhe seleksionimi natyror cojnë në akumulimin e ndryshimeve nga njëra brezni në tjetrën dhe më pas në lindjen e specieve të reja. Ngjashmerite midis organizmave të ndryshem sugjerojne që të tera speciet e njohura e kanë prejardhjen të përbashkët nga i njëjti paraardhes, dhe janë ndarë në specie me kalimin e kohës me anë të ketij procesi ndryshimesh të njëpasnjëshme. Biologjia evolucionike dokumenton faktin që evolucioni ndodh, dhe merret me zhvillimin dhe testimin e teorive të cilat shpjegojnë se pse evolucioni ndodh. Studime në gjurmet fosile si dhe shumllojshmeria e organizmave i bindën shumicën e shkencetareve që në shekullin XIX se speciet ndryshojne me kalimin e kohes. Mekanizmi specifik i ketij ndryshimi ishte një enigme deri në vitin 1859 kur Charles Darwin botoi vepren e famshme Origjina e Specieve ku detajoi teorinë e evolucionit bazuar në seleksionimin natyror. Vepra e tij përhapi me shpejtesi këtë ide revolucionare e cila gjeti një mbështetje gati unanime nga të tera qarqet shkencore. Në vitin 1930 seleksionimi natyror Darvinian u kombinua edhe me trashegiminë Mendeliane per të formuar trashegimine moderrne evolucionike, e cila detajon lidhjet midis njësisë se evolucionit(gjenet) dhe mekanizmit të evoluciont(seleksionimi natyror). Sot kjo teori është në baze të biologjise bashkekohore dhe formon një aparat të fuqishem parashikues duke hapur rruge per pritshmerine paraprake të pyetjeve të ndryshme që paraqiten. Gjithastu kjo teori jep një shpjegim të unifikuar per shumllojshmerine e organizmave në Toke. Evolucioni ne organizma te ndryshem ndodh me ane te ndryshimeve te vecanta qe njihen si karakteristika, ose veçori - qe jane karakteristike per nje organizem. Si shembuj mund te permendim ngjyren e syve, një karakteristikë e trashëguar nga njeri prej prinderve te individit. Karakteristikat e trasheguara kontrollohen nga gjenet dhe teresia e gjeneve ne gjenomin e nje organizmi eshte emertuar gjenotipi i organizmit. Nderkohe, teresia e aftesive te vezhgueshme ne strukturen dhe sjelljen e organizmit, quhet fenotipi i organizmit dhe vjen si rezultat i maredhenies se gjenotipit me ambientin rrethues. Per kete arsye jo te tera pjeset e fenotipit jane te trashegueshme. Si shembull mund te permendim nxirjen nga rrezet e diellit; ajo eshte rrjedhoje e gjenotipit te organizmit ne maredhenie me rrezet e diellit dhe lekura e nxire nga dielli nuk eshte nje karakteristike e cila trashegohet tek pasardhesit. Por ama persona te ndryshem kane rreagime te ndryshme ndaj rrezeve te diellit dhe kjo ndodh sepse ata kane ndryshime ne gjenotipet perkatese. Ketu mund te permendim albinizmin i cili eshte nje karakteristike e trashegueshme dhe si efekt i tij eshte pamundesia e lekures per t'u nxirre nga rrezet e diellit dhe djegia nga dielli. Karakteristikat e trashegueshme kalohen nga nje brez tek tjetri me anen e ADN, nje molekule e afte te enkodoje informacion gjenetik. Ne vetvete ADN eshte nje polimer i perbere nga kater nukleobaza. Sekuenca e ketyre nukleobazave, ose shkurt bazave, percakton informacionin gjenetik, ne analogji me shkronjat ne tekstin e nje libri apo biteve ne programin e nje kompjuteri. Ato pjese te ADN qe percaktojne nje njesi te vetme funksionimi, quhen gjene. Gjene te ndryshme kane sekuenca te ndryshme bazash. Brenda qelizes keta zinxhire bazash ADN-je nderthuren me proteina dhe formojne struktura te perqendruara qe quhen kromozome dhe zona te vecanta te kromozomit quhen lokuse. Nese sekuenca e ADN neper keto lokuse eshte e ndryshme nga nje individ tek tjetri, keto variante te ndryshme te se njejtes gje quhen alele. Sekuencat e ADN mund te ndryshojne nepermjet mutacioneve duke krijuar ne kete menyre alele te reja. Ne rast se mutacioni ndodh brenda nje gjeni, aleli i ri qe krijohet mund te ndikoje ne karakteristiken e organizmit per te cilen eshte pergjegjes ky gjen, duke cuar me pas ne ndryshim te fenotipit te organizmit. Por sidoqofte, kjo gje nuk eshte e vertete per te gjitha rastet. Shumica e karakteristikave jane shume me komplekse dhe kontrollohen nga nje teresi gjenesh qe bashkepunojne. Faktori i ndyshueshmerise Tek nje organizem, fenotipi i tij eshte rezultat i gjenotipit te tij dhe i ndikimit te ambientit ku jeton. Nje pjese e mire e ndryshimeve ne fenotipet e nje popullate vjen si rezultat ndryshimeve ne gjenotipet e tyre. Evolucioni nuk eshte gje tjeter vecse ndryshimet me kalimin e kohes ne diapazonin gjenetik. Frekuenca e shfaqjes se nje aleleje te caktuar do te luhatet duke u bere me e shpeshte apo me e rralle perkundrejt formave te tjera te po te njejtit gjen. Forcat evolutive sjellin ne keto ndryshime si ne njerin drejtim ashtu edhe ne tjetrin. Ndryshueshmeria zhduket kur nje alele arrin piken e stabilitetit, apo te fiksimit - rasti kur ose zhduket fare nga popullata, ose zevendeson komplet nje alele te paraardhesve. Keto ndryshime, qe njihen dhe me emrin variacione, jane rezultat i mutacioneve ne materialin gjenetik, migrimet apo shtegtimet e popullatave (migrim gjenesh) si dhe shkartisjes(perzjerjes) se gjeneve nepermjet riprodhimit seksual. Variacionet lindin dhe nga shkembimi i gjeneve midis specieve te ndryshme; shembull mund te japim transferimin horizontal te gjeneve tek bakteriet apo hibridizimin tek bimet. Megjithe variacionet e parreshtura te shfaqura ne keto menyra, pjesa me e madhe e gjenomit te nje specie eshte identike ne te tere individet e kesaj specie. Por sidoqofte, edhe ndryshime te vogla te ne gjenotip mund te cojne ne ndryshime te theksuara ne fenotip: shimpanzete dhe njerezit ndryshojne vetem me rreth 5% ne gjenomet e njeri tjetrit. | |
| | | luan mreti Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1007 Registration date : 15/04/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Mon Jun 30, 2008 1:07 pm | |
| evullucijoni vazhdon dhe sod. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Sun Aug 31, 2008 4:56 pm | |
| ja vlen te lexoni e gjithe kete ; Analiza12/20/2007 10:03:09 AMOrigjina e jetësDuke eksploruar dhe studiuar atë që mbetet nga pyjet e mëdha tropikale shkencëtarët janë vazhdimisht në kontakt me lloje të reja gjallesash të panjohura deri në atë çast.Hans Benussi hansbenussi@hotmail.com 20 Dhjetor 2007 - Planeti ynë ka një karakteristikë që e bën të vetëm në të gjithë sistemin diellor dhe ndoshta, siç thotë dikush, në të gjithë galaktikën ose madje në të gjithë universin: Toka është plot me forma të gjalla. Jeta është shfaqur dhe vazhdon të shfaqet në formë llojesh të shumta kafshësh dhe bimësh dhe ka zënë çdo qoshe të lirë ambjenti: nga klima e akullt e poleve në ato të nxehtë dhe me lagështirë të ekuadorit, nga majat e ftohta të maleve në thellësitë e humnerave oqeanike. Duke eksploruar dhe studiuar atë që mbetet nga pyjet e mëdha tropikale shkencëtarët janë vazhdimisht në kontakt me lloje të reja gjallesash të panjohura deri në atë çast; duke marrë parasysh faktin që pjesa më e madhe e qënjeve të gjalla që u shfaqën në planetin Tokë është zhdukur gjatë mijëvjeçarëve mund të kuptojmë mirë se çfarë fenomeni i madh është jeta. Në këtë artikull do të kërkojmë t'ju shpjegojmë shkurt se si filloi jeta.Disa teori pandehin se jeta pati një origjinë jashtëtokësore dhe si rrjedhojë erdhi në Tokë e transportuar nga kometa dhe meteorite; ne nuk i marrim në konsideratë sepse nuk bëjnë tjetër veçse zhvendosin problemin e Tokës në një tjetër pikë të kozmosit. Në të njëjtën mënyrë nuk marrim në konsideratë, edhe pse kemi respektin më të madh, teorinë e tipit fetar që hipotezojnë ekzistencën e një ose më shumë krijuesish të mbinatyrshëm. Me pak fjalë ne nisemi nga hamendja se jeta e pati origjinën në planetin tonë në mënyrë krejtësisht të natyrshme. Problemi nuk është me zgjidhje të thjeshtë si pasojë e provave të pakta në fosile dhe për pamundësinë e përsëritjes së eksperimentit "jetë" në laborator por, siç do të shohim, ekzistojnë disa ide shume interesante. Toke e hershmeNë një epokë prej 4 miliardë e 600 milionë vjetë më parë, në afërsi të një krahu në formë spiraleje të një galaktike të zakonshme si shumë në univers, ndodhi një fenomen shumë i përhapur por në të njëjtën kohë i jashtëzakonshëm. Një re gjigande pluhurash dhe gazrash ( mbi të gjitha hidrogjen, elementi më i përhapur në univers), si shkak i një turbullire graviteti ose për shkak të një vale përplasëse të ushqyer nga shpërthimi i një supernove, filloi të shembet në vetëvete për efekt të rëndesës. Reja filloi të marrë një formë sferike dhe gjithnjë e më shumë që shembja vazhdonte rriste shpejtësinë e saj të rrotullimit. Fenomeni për të cilin po flasim është lindja e një ylli.Pjesa qëndrore e resë i dha jetë yllit të porsalindur ndërsa nga pjesët e periferisë u formuan planetet. Kur temperatura e bërthamës se yllit të ri arriti një milion gradë filluan një seri reaksionesh termobërthamore në gjendje të prodhojnë energji e pra edhe dritë. Ky prodhim energjie arriti të blancojë rëndesën; si rrjedhojë shembja ndaloi dhe ylli "u ndez". Lindi zyrtarisht një yll i ri shumë i veçantë: Dielli i ynë. Planeti i tretë për nga largësia nga Dielli është Toka.Pamja e Tokës së hershme është tërësisht ndryshe nga ajo aktuale; sipërfaqja e saj çahet vazhdimisht nga erozione vullkanike shumë të mëdha dhe e rrahur nga shira të vazhdueshëm që zgjasin për miliona vjetë duke krijuar oqeanet. Atmosfera fillestare tokësore, e përbërë kryesisht nga hidrogjeni, u shporr tutje nga era diellore por shpërthimet e vazhdueshme vullkanike bashkëpunuan në formimin e një atmosfere të dytë të përbërë, ndërmjet të tjerash, nga avujt e ujit, anhidridi karbonik, oksidi i karbonit, amonjaku dhe metani. Kjo atmosferë e dytë eshtë shumë helmuese për qëniet e gjalla të sotme dhe do të na mbyste në çast por në këtë epokë, bashkë me praninë e rrufeve dhe rezatimin ultravjollcë që vjen nga Dielli, ajo është një ambjent ideal për formimin e molekulave organike siç u tregua nga Miller dhe Urey në eksperimentin e tyre të famshëm të vitit 1954. Dy shkencëtarët mbushën një poç qelqi me gazrat që mendohet të kenë përbërë atmosferën tokësore të hershme dhe simuluan veprimin e rrufeve me anë të shkarkesave elektrike duke marrë kështu një numër të madh përbërësish organikë; në këto përbërës u gjetën edhe disa aminoacide që janë pjesët themelore të formimit të jetës. Dhe pra në këtë ambjent të hershëm që duhet të kërkojmë për të gjetur atë mekanizëm që është në gjendje të bëjë të evoluojë këto përbërës të thjeshtë organikë shumë të bollshëm drejt organizmave gjithnjë e më të ndërlikuar. Më saktësisht duhet të kërkojmë në oqeane në një thellësi mbi 10 metra ku rezatimet vdekjeprurëse ultravjollcë që vijnë nga Dielli humbin efikasitetin. Në fakt një tjetër karakteristikë themelore e kësaj atmosfere të lashtë është gati mungesa e plotë e oksigjenit; si rrjedhojë mungon shtresa mbrojtëse e ozonit dhe rezatimet ultravjollce, pjesa më e madhe e dëmshme për jetën, arrijnë të pashqetësuara deri në sipërfaqen e Tokës që do të mbetet kështu për shumë kohë një vend i pabanueshëm dhe krejtësisht i paarritshëm. Qeniet e para te gjallaJeta u shfaq shumë shpejt në planetin tonë; gjurmët më të lashta të jetës që njohim fillojnë nga 3,8 deri në 4 miliardë vjetë më parë dhe janë paraardhësit e baktereve aktuale, organizma njëqelizorë ( të përbëra vetëm nga një qelizë) shumë të thjeshtë dhe primitivë, por, në gjendje për të zhvilluar aktivitetet themelore që bëjnë qënjet e gjalla, pra të ushqehen dhe të shumohen. Por si ka qënë i mundur zhvillimi i këtyre qënieve të hershme duke filluar nga molekulat e thjeshta organike me kaq shumicë në atmosferën e katër miliardëve vjet më parë? Duke kërkuar t'i përgjigjemi kësaj pyetjeje ka nevojë edhe të marrim parasysh faktin që ekzistojnë disa pengesa serioze në ndertimin e molekulave organike të përbëra. Për rrezikun e rrezeve ultravjollcë kemi folur tashmë por ekzistojnë të tjerë; për shembull oksigjeni: sot oksigjeni është themelor për jetën por në ato kohë ishte helm. Në fakt oksigjeni lidhet shumë thjesht me karbonin ( që është elementi bazë i kimisë së jetës) duke penguar formimin e molekulave më të përbëra. Përveç kësaj është shumë e pamundur që molekulat e përbëra si proteinat apo ADN-ja të jenë formuar vetëvetiu në ambjente me ujë me pH neutral (pra në ambjente as acide as bazike) meqë në ambjente të tilla këto molekula kanë prirje të shpërbëhen në përbërësit e tyre më të thjeshtë. Megjithë këto vështirësi është një teori që mund të shpjegojë shumë gjëra; kjo teori parashikon se në këto oqeane të hershëm disa zinxhirë molekulash munden, si shkak i valëzimit, të bashkohen ndërmjet tyre për të formuar sfera shumë të vogla. Ky fenomen është mjaft i zakonshëm: është ajo që ndodh kur hidhet vaj në ujë dhe pastaj tundet; krijohen kështu sfera të vogla që përmbajnë vaj sipas mekanizmave që njihen mirë. Ekzistojnë molekula të përbëra me dy pjesë: një pjesë e tërhequr nga uji ( hidrofile) ndërsa tjetra e shtyn (hidrofobe); kur këto molekula gjenden në një ambjent me ujë ato kanë prirje të lidhen në mënyrë të formojnë një zinxhir me shtresë të dyfishtë. Në këtë mënyrë pjesa hidrofobe e molekulës gjendet brënda zinxhirit ndërsa ajo hidrofile gjendet jashtë në kontakt me ujin. Siç thamë më parë këto zinxhirë molekulash mund të mbyllen në vetvete duke formuar sfera të vogla, pra disa enë të vogla të mbyllura, të cilat përbënin ambjente të mbrojtura në të cilat molekulat organike, rastësisht të mbyllura, mund të ndërvepronin ndërmjet tyre. Përveç kësaj u caktuan mekanizma për ta bërë acide brendësinë e sferave të vogla në mënyrë qe të nxisin reaksionet kimike ndërsa energjia e nevojshme ishte ajo që vinte nga Dielli. Këto qeska me material organik ishin paraardhësit e qënieve të para të gjalla. Sigurisht nuk ekziston një limit i përcaktuar mirë ndërmjet formave të gjalla dhe jo të gjalla ashtu siç nuk ekziston një kufi i saktë ndërmjet ditës dhe natës pra mund të deklarojmë qetësisht që këto sfera të vogla me material organik, të mëdha jo me shumë se disa të mijëtat e milimetrit, përbëjnë dritët e para të agimit të jetës. Ka ndodhur tamam kështu? Nuk e dimë me saktësi por mbi këtë teori ka shumë miratime. Por ajo që është e sigurtë është se tre miliardë e gjysmë vjetë më parë oqeanet ishin të mbushur me qënie të gjalla mikroskopike njëqelizore: organizma që ushqeheshin dhe riprodhoheshin. Shkencëtarët mendojnë se oqeanet ishin të pasur me ushqim; në fakt energjia diellore dhe rrufetë provokonin reaksione kimike të vazhdueshme me gazërat e atmsferës duke bërë të biente mbi oqeane një sasi e madhe materiali organik që " sulmohej" dhe shpërbëhej nga këto organizma primitivë tharmëtues. Por ne të gjithë dimë që edhe pse kishte ushqim me shumicë një popullatë individësh nuk mund të rritet pambarimisht; heret a vonë rezervat mbarojnë dhe verifikohet një krizë. Pra natyra duhej të merrte rrugë të tjera zhvillimore, duhej të shpikte strategji të reja për të krijuar burime të reja jetese. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Sun Aug 31, 2008 4:57 pm | |
| Fotosinteza e klorofiles
Në fakt natyra nuk vonon dhe gjen një strategji të re që shfaqet themelore për historinë e ardhshme të jetës në Tokë. Disa lloje të këtyre mikroorganizmave të lashtë tharmëtues në vend që ta kërkojnë ushqimin e tyre gjejnë mënyrën ta përgatisin vetë. Në fakt falë një pigmenit të gjelbër që quhet klorofilë ( që mendohet të jetë futur brenda qelizës rastësisht) qeliza merr energjinë e Diellit dhe falë kësaj energjie arrin ta shpërbëjë molekulën e ujit (H2O), për të hequr hidrogjenin, dhe molekulën e anhidridit karbonik ( CO2, e shkrirë në ujë), për të hequr karbonin, në mënyrë që t'i bënte vetë ushqimet e veta. Ky mekanizëm është i njohur me emrin fotosintezë e klorofilës dhe është aq i thjeshtë dhe gjenial aq sa ka mbetur praktikisht i pandryshuar. Fotosinteza e klorofilës është një mrekulli e vogël e natyrës: edhe sot gati të gjitha format e gjalla varen nga ajo. Varet, në fakt, nga ajo e gjithë bota vegjetale dhe gjithë bota e kafshëve sepse kjo e fundit varet nga bimët për ushqimin e vet. Fotosinteza e klorofilës është pra shumë e lashtë; madje disa shkencëtarë e bëjnë të përkojë shfaqjen e saj me vetë lindjen e jetës. Në fakt, sipas këtyrë studiuesve, qëniet më të lashta të gjalla të tokës duhet të jenë fotosintetizuesit dhe jo tharmëtuesit. Përveç kësaj fotosinteza e klorofilës ka një efekt anësor shumë të rëndësishëm: pas shpërbërjes së ujit dhe anhidridit karbonik mbetet i papërdorshëm oksigjeni i cili është krejtësisht një produkt skarso që lëshohet. Si pasojë, me kalimin e mijëvjeçarëve, përqëndrimi i oksigjenit në oqeane dhe më pas në atmosferë shtohet gjithnjë e më shumë dhe fillon të formohet shtresa e ozonit në gjendje të ndalojë përbërësit e dëmshëm të rezatimeve ultravjollcë që vinin nga Dielli; jeta do të jetë e lirë kështu të ngjitet drejt sipërfaqes së detit dhe pastaj të shpërngulet në tokë. Por për këtë eveniment duhet të pritet akoma shumë kohë. Lindja e frymemarrjesNdërkohë natyra po përgatitet për një surprizë tjetër; jemi në një epokë që daton një miliard e 400 milionë vjetë më parë dhe oksigjeni tashmë ka arritur përqindje të konsiderueshme. Jemi në praninë e një " helmimi" të vërtetë nga oksigjeni dhe natyra po merr kundërmasat e saja duke gjetur një strategji të re; disa mikroorganizma që njëherë ishin thjesht tharmëtues tani janë në gjendje të përdorin oksigjenin për të oksiduar mbetjet e tharmëtimeve. Në këtë mënyrë, duke filluar nga mbeturinat organike, këto qeliza të reja arrijnë të marrin deri në tetembëdhjetë herë më shumë energji nga ajo që merret thesht me tharmëtimin: jemi pra në zanafillën e frymëmarrjes, një mekanizëm që do të ketë një rëndësi të veçantë për të ardhmen e jetës. Në këtë epokë po përvijoheshin tre kategori të mëdha qëniesh të gjalla që dallohen për marrëdhëniet e tyre me oksigjenin: - organizma që, falë fotosintezës, arrijnë ta krijojnë vetë ushqimin dhe janë, padashje, prodhues oksigjeni - organizma konsumatorë të oksigjenit të cilët janë të detyruar ta kërkojnë ushqimin - organizma tharmëtues të pastërKëto kategori janë të pranishme edhe sot edhe pse kufinjtë nuk janë aq të qartë por janë mjaft të zhdukur; në grupin e parë hyjnë bimët, në të dytin kafshët dhe në të tretin kërpudhat dhe bakteret. Jeta do të mbesë e kufizuar në dete dhe në oqeane në formën e mikroorganizmave të thjeshtë njëqelizorë edhe për shumë kohë; në fakt organizmat e parë të përbërë, sfungjerët dhe kandilat e detit, u shfaqën rreth 700 milionë vjetë më parë. Duke filluar nga ky çast evoluimi i jetës pëson një përshpejtim të menjëhershëm: pas më shumë se tre miliardë vjetësh të kaluar në formën e organizmave njëqelizorë jeta njeh një shpërthim të saj të vërtetë formash dhe strukturash. Por surprizat nuk kanë mbaruar; kohët janë pjekur tashmë për një ngjarje tjetër të madhe, një ngjarje që për rëndësinë e saj mund të krahasohet me zbritjen në Hënë: shpërnguljen në tokë. Zbarkimi ne tokePas miliarda vjetësh të fotosintezës së klorofilës oksigjeni dhe ozoni në atmosferë kanë arritur përqindje të krahasueshme me ato aktuale dhe gjthshka është gati për zbarkimin e jetës në tokë. Organizmat e parë që lanë ujin ishin vegjetalët, rreth 400 milionë vjetë më parë, të ndjekur nga kafshët, reth 380 milionë vjetë më parë. Mund të pyesim për ç'arsye jeta la një ambjent që e njihte shumë mirë si atë ujor për të marrë një aventurë në një tjeter krejtësisht të panjohur; mbi të gjitha ambienti detar është krejtësisht ndryshe nga ai në tokë për nga presioni, vëllimi, temperatura, viskoziteti, etj. Si zakonisht përgjigja nuk është e thjeshtë; sigurisht një rol themelor është luajtur nga baticat dhe zbaticat. Baticat dhe zbaticat, siç dihet, janë ulje dhe ngritje periodike të sipërfaqes së deteve dhe oqeaneve si efekt i tërheqjes gravitacionale të përbashkët të Hënës dhe të Diellit. Për efekt të baticave dhe zbaticave ka zona të sipërfaqes së tokës që gjenden këmbyerazi mbi dhe nën sipërfaqen detare; është pra e mundur që organizmat të cilët kanë lindur dhe janë zhvilluar në këto zona kanë zhvilluar organe që të mudin të mbijetojnë përkohësisht jashtë ujit (me fjalë të tjera mushkëri primitive). Me kalimin e mijëvjeçarëve këto organe duhet të jenë evoluar deri sa i kanë bërë këto organizma krejtësisht të pavarur nga uji. Tani përpara syve të kolonizatorëve të parë shfaqet një botë e re e gjitha për t'u zbuluar dhe eksploruar. Zhdukjet e medha ne maseGjatë fundit të periudhës gjeologjike të quajtur Permian, rreth 250 milionë vjetë më parë, ndodhi diçka katastrofike pasi gati të gjitha format e gjalla të planetit u zhdukën; kjo zhdukje në masë nuk ishte e vetmja e historisë së planetit (janë identifikuar rreth dymbëdhjetë) por ishte sigurisht më e tmerrshmja pasi mëse 90% e gjithë llojeve të gjalla të pranishme mbi Tokë u zhduk pa lënë gjurmë dhe jeta rrezikoj seriozisht të zhdukej përfundimisht. Cilat ishin shkaqet e kësaj katastrofe?Nuk është akoma e qartë; flitet për përplasjen e një komete ose një asteroidi apo për shpërthimin e një supernove shumë afër apo akoma të një ose më shumë shpërthimesh vullkanike në shkallë planetare. Është fakt që në këtë kohë mbyllet një epokë dhe hapet një tjetër; jeta shumë ngadalë e mori veten dhe filluan të shfaqeshin dhe të evoluojnë ato që për më shumë se 150 milionë vjetë do të dominojnë planetin: zvarranikët e mëdhenj, zakonisht të njohur si dinosaurë. Mbretëria e donosaurëve u mbyll befasisht 65 milionë vjetë më parë me një tjetër zhdukje të madhe në masë. Në këtë rast mendimet janë më të qarta; në fakt është gati botërisht e pranueshme se katastrofa ishte provokuar nga përplasja me sipërfaqen e tokës të një asteroidi ose të një komete me diametër rreth 10 kilometra; ajo çfarë mbetet nga krateri i lashtë është zbuluar në vitin 1991 në gadishullin e Jukatanit. Dhe nga ky çast, pas zhdukjes së zvarranikëve të medhenj, rruga është tashmë sheshuar për ardhjen e gjitarëve përfaqësuesi më i famshëm dhe më domethënës i së cilëve është sigurisht njeriu. Epilogu Pas këtij vështrimi të shkurtër të lindjes dhe zhvillimit të jetës mbi Tokë vjen e natyrshme të pyesësh nëse ekzistojnë forma të tjera jete në univers. Nuk e dimë; tani për tani e vetmja formë jete që njihet është ajo tokësore. Sipas vërejtjeve statistikore të thjeshta jeta duhet të jetë një fenomen shumë i përhapur në univers; në fakt sot njihen rreth 10 miliardë galaktika secila prej tyre mund të ketë qindra miliardë yje dhe pra numri i planeteve virtualisht të mundshëm është shumë i madh. Këto vërejtje optimiste nuk mbështeten nga të gjithë. Sipas disave jeta, sidomos ajo inteligjente, mendohet të jetë një fenomen shumë i radhë për të mos thënë i vetëm. Disa surpriza pra mund të vijnë nga një drejtim krejtësisht i papritur. Në fakt analizat e fundit të bëra mbi kampionin e një shkëmbi marsian që erdhi në Tokë në formën e një meteoriti rreth 13.000 vjetë më parë dhe i zbuluar në Antarktikë tregojnë ( por rezultatet janë shumë të diskutueshme) veprimin e baktereve të lashte. Përveç kësaj dimë tashmë prej kohësh që nën sipërfaqen e ngrirë të Europës, një prej satelitëve të Jupiterit, ka ujë në gjendje të lënget; në vitet e ardhshme është parashikuar dërgimi i një sonde automatike që duhet të bëjë shpime për të analizuar kampionët e këtij uji. Pra nuk përjashtohet që gjurmë jete, të kaluara apo të pranishme, mund të zbulohen shumë më afër se sa mendohet. Hermesnews©AllRightsReserved Çdo riprodhim i paautorizuar ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Tue Oct 07, 2008 12:34 pm | |
| Harun Yahya sfidon evolucionistët Harun Yahya ofron shpërblim multitrilionësh për shkencëtarët të cilët mund ta vërtetojnë evolucionin. E shtunë, 04 Tetor 2008 10:32 Harun Yahya iu ka bërë ftesë evolucionistëve se do të ju jep 10 trilionë lira turke të gjithë atyre të cilët sjellin së paku një fosil të fazës kalimtare të jetës e cila e demonstron evolucionin. Adnan Oktar, emri i vërtetë i Harun Jahja-s, iu ka dërguar ftesën evolucionistëve se do të jep shpërblimin në kundërvlerë prej 4,4 trilionë funtash për këtë rast. Shkrimtari musliman, i cili e përdor pseudonimin Harun Yahya është kritik i ashpër i asaj që ai e quan "diktatura darviniste". Është personalitet i popullarizuar në vendin e tij, ku sipas një sondazhi të vitit 2006, vetëm një e katërta e popullatës beson në teorinë e Darvinit. 52 vjeçari, dikur student i arkitekturës, të cilin me të madhe e kritikojnë në Perëndim, këmbëngul se nuk ka fosil që do ta mbështeste teorinë e darvinit. "Evolucionistët e kanë humbur rrugën kur janë në pyetje fosilet", dhe shton "Asnjë fosil nuk iu përket qenieve të çuditshme gjatë procesit të zhvillimit në mënyrën si e paraqesin evolucionistët". Por në anën tjetër, ekzistojnë shkencëtarë që i hedhin poshtë pohimet e tij. Dr. Kevin Padian nga Univerziteti i Kalifornisë për New York Times ka thënë: "Ztr. Oktar nuk ka aspak dituri në lidhje me atë që ne dimë për ndërrimet që ndodhin përgjatë kohës. Kur e shikon fosilin e gafores, kjo është gafore e rëndomtë, nuk ka evolucion. Si po shihet zhdukja e llojit atij nuk i intereson". Ztr. Oktar është bërë i njohur në vitin 2006 kur 10 000 kopje të librit të tij "Atllasi i krijimit" ka shpërndarë anembanë botës. Në 800 faqe ai ka ilustruar se si me miliona vjet qeniet e gjalla nuk janë zhvilluar, duke promovuar idetë e tij islamisto kreacioniste. Bilogu britanez Richard Dawkins "Atllasin" e ka quajtur "absurd" duke folur për "përmbajtje të pakuptimta që ia zejnë frymën njeriut". Adnan Oktar iu është përgjigjur: "Do të bisedonim në nivelin më të lartë shkencor po të kishte mundësi ai të sillte një fosil të fazës kalimtare e cila do të mundte ta dëshmonte evolucionin përkundër qindra fosileve në librin tim". Adnan Oktar ia ka marrë anën e prof. Michaela Reissit, biologut britanez i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të edukimit në "Royal Society" në fillim të këtij muaji pasi që propozoi që shkencëtarët "duhet ta konsiderojnë kreacionizmin jo si bindje e gabuar por si një këndvështrim botëror". Ztr. Oktar këtë e quajti "dëshmi konkrete të panikut të cilën po e përjetojnë darvinistët". Në fillim të këtij muaji në një gjykatë turke ai e fitoi rastin kundër Dawkinsit, duke pohuar se sajti i tij përmban përmbajtje blasfemuese dhe nënçmuese. Pas kësaj, shfrytëzuesit e internetit në Turqi, s'mund të hyjnë në këtë sajt. The Independent | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Tue Oct 07, 2008 12:46 pm | |
| Un nuk besoj se ekziston procesi i evolimit, amo aj i pershtjatjes se qenieve duke iu referuar ndryshimeve mjedisore po. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Tue Oct 07, 2008 1:33 pm | |
| Ne fakt une jam nje mbeshtetes i teorise evolucioniste te prire ne fillim prej Darvinit e me vone te thelluar e te vertetuar nga shkenca. Gabimi dhe keqinterpretimi me i madh i teorise se Darvinit konsiston ne faktin se kjo teori shkencore nga kritiket e kesaj teorie individualizohet thuajse vec Darvini e ka vertetuar kete teori dhe shkenca ka heshtur. Ne fakt Darvini qe ai qe e vuri ne pah kete teori kurse shkenca e fisnikeroi, e mbrehi dhe e vertetoi me mijera fakte. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Tue Oct 07, 2008 1:36 pm | |
| Nje gje interesnte qe verteton prejardhjen e perbashket te krijesave te gjalla ne toke, eshte edhe fazat e para te krijimit te qenies se re sa eshte ne fazen e fetusit. psh, femija ne barkun e nenes ne muajt e pare, ne kohen kur edhe merr format e para te fizionomise, dmth foshnja ka formen e nje zvarraniku, pra me nje si bisht te zgjatur. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Tue Oct 07, 2008 1:59 pm | |
| Publikuar per here te pare me 24 nentor 1859, vepra e natyralistit anglez Charles Darvin Origjina e specieve (titulli original “Mbi origjinen e specieve nepermjet seleksionimit natyral ose ruajtjes se races se favorizuar ne luften per jeten), eshte nje nga veprat kardinale ne historine e shkences, dhe pa dyshim nje nga me te shkelqyerat ne biologji. Ne te Darvini shpjegon me nje argumentim te gjate, teorine e tij, sipas se ciles, grupe te organizmave te se njejtes specie, evoluojne gradualisht ne kohe, nepermjet procesit te seleksionimit natyral, nje mekanizem qe vjen i ilustruar per te paren here publikut. Vepra permban prova te detajuara shkencore, te cilat autori kishte kohe qe i mblidhte, qofte gjate udhetimit te bere ne vitin 1830, ashtu edhe gjate kohes qe pergatiste teorine e tij, duke refuzuar njekohesisht ate teori qe ekzistonte deri ne ate kohe, teorine e krijimit qe persa i takonte specieve, quheshin te krijuara nga Zoti, perferkte dhe te pandryshueshme. Libri rezultoi i pranueshem edhe per jo specialistet, duke terhequr nje interes te madh ne shkalle te gjere. Megjithese nje pjese e madhe e teorise tashme eshte e mbeshtetur nga demonstrime te palekundura shkencore, ekzistojne ende kundershtime te forta, qe pretendojne se kjo teori kundershton interpretimin e teksteve te ndryshme fetare. | |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Tue Oct 07, 2008 2:21 pm | |
| Ne ekzistencen tone te perditshme, pothuaj gjithcka duket se ka nje fillim. Gjithcka qe shikoni rreth jush (si malet, pyjet, detet, etj) nuk jane krijuar rastesisht, jo, Dikush i ka krijuar ato, Perendia ka lene gjurmet e Tij ne kete bote. Megjithese ne nuk e shikojme Ate kjo nuk do te thote qe Ai nuk ekziston, ti nuk e shikon Oksigjenin por aman ti e di shume mire se me ane te tij ti po jeton, sepse ti e ndjen ate, keshtu eshte edhe me Perendine, n.q.s ne duam te ndiejme fuqine e Tij.Sipas Teorise se Evolucionit, ekzistenca e gjithesise mund te shpjegohet me bashkeveprimin e rastesise, kohes, seleksionimit natyror dhe mutacionit. Pra, ne kemi ardhur nga majmuni, toka eshte formuar vete dhe Zoti nuk ekziston. Por, a eshte e vertete kjo teori? (teori dhe jo fakt).
I ndjeri Isaac Asimov (Nje anti-krijimbesues i flakte) deklaroi se: “ Brenda njeriut eshte nje tru 1.5 Kg-sh i cili, me aq sa dime ne, eshte renditja me e nderlikuar dhe e rregullt e materies ne univers “ - Ai eshte shume me i nderlikuar se kompjuteri. A nuk do te ishte valle e logjikshme te supozoje se n.q.s truri shume i zgjuar i njeriut e projektoi kompjuterin, atehere edhe truri njerezor ishte gjithashtu prodhimi i projektimit ? Shkenctaret te cilet hedhin poshte konceptin e nje Perendie krjues bien dakord se te gjitha gjallesat shfaqin prova te projekktimit. Projektimi nenkupton nje projektues
Cilat jane zbulimet e shkences moderne ? BIOLOGJIA
- Ne Biologji (Ne klase te 8-te dhe vit te 2-te ne gjimnaz) kemi mesuar rreth “fakteve” te evolucionit. Kemi mesuar sesi njeriu erdhi nga majmuni, majmuni nga kafshe te tjera, keto kafshe nga peshku dhe peshku nga gjallesa (pema e evolucionit). Por ajo qe shume njerez nuk dine se shume prej ketyre “fakteve” qe paraqiten ose jane mashtrim ose te deformuara, si psh rasti i “Provave Embrionale”. Nje njeri qe e quante veten shkenctar pretendonte se keto prova paraqesin ngjashmerine midis embrionit njerezor dhe embrionit te kafsheve duke pohuar se kjo tregonte se ne kemi ardhur nga majmuni dhe ne kishim evoluar. Ajo qe nuk dinin njerezit ishte se ky studies i kishte deformuar pamjet, te dhenat, dhe perfundimet, por me vone ai e pranoi se kishte mashtruar.
Njeriu nuk erdhi nga majmuni! Studuesit e mikro-biologjise, kane bere nje zbulim teper interesant. Eshte zbuluar se ADN e te gjithe njerezve ne bote eshte aq e ngjashme me njera-tjetren (99.8 %) sa pothuaj gjithe studuesit e kesaj fushe pohojne se te gjithe duhet ta kemi pasur prejardhjen nga nje nene e vetme. Zbulimet me te fundit te Biologjise bien ne kundershtim me Teorine e Evolucionit. Evolucionistet pretendojne se ndryshimi (mutacioni) i udhezimeve gjenetike (d.m.th te gjeneve) shkakton formimin e nje lloji te ri. Por, nje mutacion parimisht eshte nje ndryshim negativ ne strukturen gjenetike. Meqe nje mutacion eshte para se gjithash nje c’rregullim i struktures gjenetike, ai s’eshte ne gjendje te prodhoje nje lloj me perparimtar. Nje biznes nuk i shton dot fitimet duke humbur te ardhura pak e nga pak. FIZIKA
Materia tani konsiderohet si forme e dendur energjie. Por, sipas ligjeve te termodinamikes, energjia s’ekzistonte gjithmone; kishte nje fillim. Sipas Ligjit te pare, e gjithe energjia e kozmosit mbetet konstante, por po vihet gjithnje e me pak ne dispozicion te njeriut. Asnje energji e re s’po krijohet. Sipas Ligjit te Dyte, te gjitha proceset kane prirje, pa nderhyrje te jashtme, jo per zhvillim, por per prishje dhe shkaterrim, duke prodhuar shtimin e c’rregullimit. Ne rastin e plantetit tone, kjo nderhyrje e jashtme eshte dielli, por vete dielli po prishet. Ai po harxhon gjithe lenden e vet djegese me nje ritem prej milione tonesh cdo sekonde – meqense ai nuk mund te duroje pergjithnje, ai duhet te kete patur nje fillim. Kjo do te thote se njehere filloi jo vetem energjia por edhe materia (energjia e perqendruar). Sipas teorive te fizikes moderne, gjithesia nuk po evoluon, por po ndalet, po prishet.
MATEMATIKA Teoria e propabilitetit eshte ne kundershtim me idene qe rastesia mund te prodhoje rregullim madje me kalimin e nje kohe mjaft te gjate. Informatika bashkekohore eshte ne kundershtim me idene se nderlikimi mund te linde rastesisht. Ne fakt, rastesia duket si nje element i c’rregullimit. Me ane te kalkulimit mund te verhet qe propabiliteti eshte pothuajse zero qe te linde bota e tanishme me ane te rastesise dhe me kohe te mjaftueshme. Koha + Rastesia nuk jane ne gjendje te zevendesojne inteligjencen. S’ka rendesi se sa here hidhen ne ajer te gjitha shkronjat te nje shtypshkronje, asnjehere nuk do te bien poshte veprat e plota te Fan Nolit. Truri i nje foshnjeje eshte i programuar, i percaktuar per mesimin e cdo gjuhe te botes tone. Rastesia nuk eshte ne gjendje te programoje nje makine llogaritese elektronike – duhet nje programues, nje inteligjence.
Darvini nxit racizmin (Botimet e reja zbulojne se “Origjina e specieve” i frymezoi nazistet per te ushtruar genocid)
Thelbi ceshtjes eshte ky: Nese praojme se ka nje Perendi i cili na krijoi. Nese ky Perendi eshte Perendia i cili pershkruhet ne Bibel, atehere Ai ka te drejten te vendose rregullat me ane te cilave ne duhet te jetojme. Por pasi nuk duam ti besojme dhe te mos i bindemi rregullave te Tij, njerezit kane nxjerre teori nga me te ndryshmet per te mohuar ekzistencen e tij. Por n.q.s Perendia ka krijuar boten dhe Universin ju mund te pyesni, kush e krijoi Perendine ? - Perendia eshte jashte kohes. Ai e krijoi kohen. Ai eshte i perjetshem pa fillim dhe pa mbarim… | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Tue Oct 07, 2008 5:21 pm | |
| O Luki aman kjo shprehja klishe 'njeriu ka preardhjen prej majmuni' eshte muhabet rruges e sia vlen te diskutohet per te. eshte nje keqkuptim i qellimshem i teorise darviniane/. Darvini sthote dot qe njeriu ka prejardhje prej majmuni, por njeriu tok me majmunin kane preardhje prej nje stergjyshi te perbashket. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Tue Oct 07, 2008 7:17 pm | |
| Per cilat fakte e keni fjalen Leka i Madh, si mund te shpjegoj evoluimin darvini e darvinistet, kur ata nuk mund te zanafillen e krijimit, qe eshte pothuajse qenesore per te vazhduar me tej; po ashtu nuk mund te shpjegojne se si u be shnderrimi i materies inorganike ne ate organike. Nuk mund te flet nje person per kulmin per pa fole per temelin. Kete teori, vete hartuesi i saj, Darvini e ka quajtur supozim. Lexoni librat e Harun Jahjes, dhe e kuptoni deshtimin e evolucionit. Leka i Madh tha: "Darvini sthote dot qe njeriu ka prejardhje prej majmuni, por njeriu tok me majmunin kane preardhje prej nje stergjyshi te perbashket." Eshte e vertete qe darvini nuk thoshte se njeriu e ka prejardhjen prej majmuni, por thoshte ate qe ju e thate ne vazhdim, por ja qe as kjo nuk eshte e vertete, nuk eshte vertetuar. | |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Wed Oct 08, 2008 12:24 am | |
| Prejardhja e njeriut - Per Leken dhe Muhametin Është shumë e natyrshme që njeriu të interesohet për prejardhjen e tij. Të shumta ishin teoritë që u shtjelluan nga filozofë dhe nga shumë të tjerë kohë pas kohe, në përpjekjen për tiu përgjigjur kësaj kureshtjeje të drejtë. Një nga teoritë më të njohura është ajo e evolucionit dhe që mbështet idenë se njeriu evuloi nga kafshë të një rendi më të ulët. Megjithëse kjo teori nuk u vërtetua kurrë shkencërisht, egzistojnë njerëz që mendojnë se është e saktë. Nuk është asgjë më tepër veçse një hipotezë, një teori midis shumë të tjerash, tek e cila nuk mund të mbështetemi. Bibla na informon se “ Në fillim Perëndia krijoi qiellin dhe tokën… kështu Perëndia krijoi njeriun” (Zan 1/1,27). Njeriu është krijesë e dashurisë së Perëndisë. Madje Perëndia e krijoi njeriun ”sipas shëmbëlltyrës” dhe “në ngjasim” me veten e tij (Zan 1/26,27). Një krijesë që të shëmbëllejë me Krijuesin e tij. Kjo është përgjigja në pyetjen “kush jam?”, “kush më solli në egzistencë?”.Në pyetjen “pse erdha në jetë?” Perëndia i përgjigjet njeriut: “i kam krijuar për lavdinë time, i kam krijuar dhe bërë gjithashtu” (Isa 43/7). Njeriu u krijua që të lavdërojë Perëndinë (Rom 5/2, 8/18, 1Kor 2/7, Efes 1/12, Kolos 3/4, Zbu 21/9-11). Jeta e tij në tokë është për të një mundësi që i jepet për të zgjedhur pjesëmarrjen e përjetshme në jetën e Perëndisë. Sepse kjo pjesmarrje është qëllimi i Perëndisë për njeriun. Të trashëgojë gjithçka ( Zbul 3/21, 21/7). Të ulet bashkë me Birin e Perëndisë në fronin e Tij. Të jetë i ngjashëm me Perëndinë (1 Gjon 3/2). Duket qartë pra se sa i lartë dhe madhështor është destinacioni i njeriut. NATYRA E NJERIUT Nëse dikujt i ka qëlluar të jetë prezent në një skenë vdekjeje jam i sigurt se lehtë do të kishte kuptuar se njeriu përveç trupit natyror ka gjithashtu shpirt dhe frymë. Për një çast personi është në jetë dhe në çastin tjetër ka ikur. Pas kësaj trupi vazhdon të jetë aty… por ajo që i jepte jetë këtij trupi është larguar. Njeriu nuk është pra vetëm trup por gjithashtu shpirt dhe frymë. Nëse bëjmë një vëzhgim brënda vetes shohim se jemi një UN-ë (ego) i paisur dhe i lidhur me organe materiale. Unë kam këmbë, kam duar, kam sy, kam zemër dhe shumë organe të tjera. Por këto nuk janë UN-i im, këto janë prona e UN-it tim. Pra lehtë mund të kuptojmë se kjo pjesë e njeriut është e pa varur nga trupi natyror. Në Zanafillë (2/7) shohim gjithashtu se kur Perëndia e krijoi njeriun trupin e bëri prej balte. Ai ishte ende pa jetë deri në çastin kur Perëndia i fryu frymë jete në hundë. Kjo frymë nuk ishte ajër apo oksigjen pasi ky ndodhej me bollëk edhe më përpara se Perëndia të frynte. Kështu pra nuk ishte ajëri ai që e bëri njeriun qëni të gjallë. Por ajo frymë ishte pjesë nga vetë Perëndia. Kështu u formua UN-i i njeriut dhe trupi i tij mori jetë. Bibla na mëson se njeriu u krijua dhe egziston si trup, shpirt dhe frymë (1 Sel 5/23). Është e vështirë për ne të dallojmë shpirtin dhe frymën sepse në ndryshim me trupin ato janë të padukshme, por Bibla na thotë se egzistojnë (Heb 4/12). Trupi i njeriut shërben në kontaktin dhe funksionin e përditshëm në botën materiale që e rrethon. Shpirti është qëndra e personalitetit e ndjenjave dhe dëshirave. Ai ka aftësinë e njohurisë, të llogjikës dhe të vullnetit. Fryma i jep mundësinë njeriut të vijë në kontakt dhe të komunikojë me botën frymore, me Perëndinë. VULLNETI I LIRË I NJERIUT Në gjithësi egzistojnë edhe qënie të tjera që Perëndia ka krijuar. Janë ëngjëjt apo frymërat. Këta nuk kanë trup njerëzor apo shpirt. Janë qenie më të larta dhe më të fuqishme se ne. U krijuan ti shërbejnë Perëndisë, megjithë këtë pasi kishin vullnet të lirë disa prej tyre mëkatuan duke mos iu bindur vullnetit të Perëndisë. Zoti mund të kishte një sërë rrobotësh që në mënyrë mekanike të bëjnë vullnetin e tij. Por dëshiroi të krijojë qënie që do të mund të dëshirojnë ti shërbejnë vullnetarisht dhe ta duan atë lirisht. Si ëngjëjt ashtu dhe njeriu ka si funksion kryesor të shpirtit të tij vullnetin e lirë që është një nga cilësitë e Perëndisë. Kujtojmë këtu se Perëndia e krijoi atë “në ngjasim me veten e tij”. RËNIA E NJERIUT Kur Perëndia krijoi qënie të lira të afta të zgjedhin bindjen apo mosbindjen ndaj Tij duhet ta dinte se disa nga këto mund të zgjdhnin rrugë të gabuar. Por duke krijuar njeriun sipas shëmbëllesës së Tij e rrespektoi lirinë që i dha. Një ëngjëll i madh i quajtur Lucifer apo sot i njohur me emrin Satan ose Djall, vendosi të ngrejë vullnetin e tij kundër vullnetit të Perëndisë (Isa 14, Eze 28 – shih mësimin “Djalli”). Ai u ndoq menjëherë nga qielli dhe bashkë me të dhe shumë ëngjëj të tjerë që kishin ndjekur të njëjtën rrugë. Që atëherë Satani filloi të kundërshtojë dhe të përpiqet të anullojë planet e Perëndisë me çdo mënyrë. Kur njeriu u krijua me vullnet të lirë, Satani bëri plan se si do tia arrinte të shkëpusë njeriun nga bindja ndaj Perëndisë. Perëndia e paralajmëroi njeriun për këtë rrezik, por ai e la veten të ndikohet nga Satani. Kjo ngjarje e dhimbshme e mosbindjes dhe e rënies së njeriut përshkruhet në Zanafillë kap. 3. Perëndia i shenjtë nuk do të mund të pranonte në praninë e Tij qënie të cilat me dashje dhe me vetëdije kishin shkelur vullnetin e Tij. Kjo ishte arsyeja që Satani u ndoq nga qielli pas rebelimit të tij. I njëjti vendim duhej të merrej edhe për njeriun, kështu Eva dhe Adami u dëbuan nga prezenca Zotit. Njeriu në lirinë e tij nuk deshi Perëndinë. Dhe Perëndia e respektoi këtë zgjedhje që bëri lirisht ai. Kështu hyri në jetën e njeriut mëkati dhe vdekja. Vdiq frymërisht, shpirti i tij u bë skllav i mëkatit, i problemit, i trishtimit, i ankthit dhe vazhdon të jetë i shpërbërë dhe i ngatërruar. Trupi i tij u bë skllav i kalbjes dhe i vdekjes. Natyra mëkatare e Adamit u trashëgua në çdo pjesëtar të rracës njerëzore. Të gjithë lindim me prirjen ndaj së keqes. Dhe kësaj prirjeje i shtojmë mëkatin tonë personal, në çastin kur lirisht me dashje dhe me ndërgjegje të plotë e kryejmë atë. Kjo natyrë e rënë është shumë e ndjeshme ndaj tundimeve të jashtme kështu që shumë lehtë i bëjmë të tonat idetë e Djallit dhe lidhemi gjithmonë e më shumë me mëkatin. NGRITJA E NJERIUT Perëndia nuk mendonte të hiqte dorë nga dëshira e Tij për të bërë njeriun të ngjashëm me veten e Tij.Për këtë arsye kishte parashikuar zgjidhje për ngritjen në lavdi të njeriut nga gjëndja e tij mëkatare. Personi që do të plotësonte këtë mision ishte Biri i Perëndisë Jezus Krishti. (1 Pjet 1/19,20,). Ai erdhi në tokë të zëvendësojë njeriun në orën e ndëshkimit të mëkatit, duke vdekur në vend të tij në kryq. Kështu u fal faji i njeriut, u pastrua ndërgjegja e tij mëkatare përballë Perëndisë sepse një njeri i drejtë, Krishti, derdhi gjakun e tij në vënd të çdo mëkatari. Njeriu bëhet tashmë i përshtatshëm për tu bashkuar përsëri me Perëndinë (Heb 9/14). Kështu ai hyn përsëri në rrugën për të arritur qëllimin e përjetshëm të Krijuesit të tij, nëse e pranon këtë mundësi që Perëndia i ofron. E ARDHMJA E PËRJETSHME E NJERIUT Bibla, ashtu si na flet për prejardhjen e njeriut dhe krijimin e tij nga Perëndia, ashtu si na analizon rënien e tij dhe shkëputjen e tij nga Perëndia dhe mundësinë që i jep Ai të rimarrë pozicionin e duhur në planin e përjetshëm hyjnor, në të njëjtën mënyrë na informon se çdo njeri burrë, grua apo fëmijë do të qëndrojë një ditë përpara Perëndisë për tu gjykuar. Vdekja është një fakt që njeriu ndesh shpesh gjatë jetës së tij. ajo është aq e pakundërshtueshme sa që kushdo ndjen se ky është fundi i pa shmangshëm i çdo njeriu. Dhjata e Re shton: “… është caktuar që njeriu të vdesë vetëm një herë dhe më pas vjen gjyqi” (Heb 9/27). Perëndia e krijoi njeriun dhe i zbuloi vullnetin e Tij. Çdo njeri është vetë përgjegjës për ç’do zgjedhje qe ai do të bëjë. Kjo jetë është përgatitje për jetën që vjen. Njeriu nuk vdes ashtu si kafsha. Egzistenca e tij si personalitet vazhdon, në gjëndjen që gjithsecili zgjodhi gjatë kohës që jetoi këtu në tokë. Kushdo që pranon zgjidhjen e Perëndisë dhe beson në Jezus Krishtin nuk humbet por ka jetë të përjetshme. (Gjon 3/16). Do të doja të të pyesja se cili është destinacioni yt? Nuk ka rëndësi nëse më përgjigjesh mua. Është më mirë tia thuash Perëndisë. U përpoqa të të paralajmëroj se egzistojnë vetëm dy. Me Perëndinë në jetë ose larg tij në errësirë pa shpresë dhe këto përjetësisht | |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Wed Oct 08, 2008 12:31 am | |
| Shumë njerëz që kanë dëgjuar të flitet për teorinë e evolucionit, mendojnë se ajo ka të bëjë vetëm me fushën e biologjisë dhe se nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme. Po sa i saktë është ky mendim? Me pak durim çdonjëri mund të kuptojë se një mendim i tillë është krejt i gabuar, sepse shumë më tepër se një koncept biologjik, teoria e evolucionit përbën themelin e një filozofie të pabazuar në realitet që ka pushtuar mendjet e një numri shumë të madh njerëzish.
Kjo filozofi është "materializmi", e +-cila përmban një numër pikëpamjesh ireale për arsyen dhe mënyrën se si njeriu erdhi në ekzistencë. Materializmi predikon se nuk ekziston asgjë tjetër veç materies dhe se kjo materie është esenca e çdo gjëje, qoftë kjo organike apo inorganike. Nisur nga kjo, ai mohon ekzistencën e Krijuesit, Allahut të Madhëruar. Duke e reduktuar çdo gjë në nivelin e materies, nocioni i mosekzistencës së asgjëje përveç materies e transformon njeriun në një krijesë që i kushton vëmendje vetëm asaj dhe e largon atë nga vlerat morale të çdo lloji. Kjo është pika e fillimit të shkatërrimit për individin.
Karl Marksi ka bërë të qartë se teoria e Darvinit përbën një mbështetje të fuqishme për materializmin dhe, rrjedhimisht, për komunizmin. Ai gjithashtu kishte simpati për Darvinin, kjo gjë duket në faktin që ai ia dedikoi Darvinit librin e tij Das Kapital (Kapitali), i cili konsiderohet si vepra e tij më e njohur. Në botimin gjermanisht të librit, Marksi shkruante: “Nga një admirues i devotshëm i Darvinit.”
Dëmet e materializmit nuk janë të kufizuara vetëm në nivelin e individit. Materializmi gjithashtu kërkon të anullojë vlerat bazë mbi të cilat qëndrojnë shteti dhe shoqëria e të krijojë një shoqëri pa shpirt, të pandje- shme që tregon kujdes vetëm për materien. Për shkak se anëtarët e kësaj shoqërie kurrë nuk mund të kenë mendime idealiste si patriotizmi, dashuria për njerëzit, drejtësia, besnikëria, ndershmëria, sakrifica, nderi, morali i mirë etj., rendi social i vendosur nga këta individë është i destinuar të rrënohet shumë shpejt. Për këto arsye materializmi është një nga kërcënimet më të mëdha për vlerat bazë të rendit politik dhe social të një kombi.
Një tjetër anë negative e materializmit është struktura e tij e përbërë prej ideologjive divergjente dhe anarkiste që synojnë përjetësinë e shtetit dhe popullit. Komunizmi, më i spikaturi ndërmjet këtyre ideologjive, është rezultat politik natyral i filozofisë materialiste.
Teoria e evolucionit përbën të ashtuquajturat baza shkencore të materializmit mbi të cilat varet ideologjia komuniste. Duke marrë teorinë e evolucionit si pikë referimi, komunizmi kërkon të justifikojë veten dhe ta paraqesë ideologjinë e tij si diçka të njohur dhe të saktë. Kjo është arsyeja pse babai i komunizmit, Karl Marksi, shkroi për librin e Darvinit, "Origjina e Llojeve", i cili hedh bazat e teorisë së evolucionit, se "ky është libri që për- mban bazat e historisë së natyrës për pikëpamjet tona."1
Në fakt, mendimet materialiste të çdo lloji, më të shquarat prej të cilave janë idetë marksiste, janë rrëzuar krejtësisht për shkak se teoria e evolucionit, që është dogmë e shekullit XIX, mbi të cilën mbështetet materiali- zmi është zhvlerësuar totalisht nga zbulimet e shkencës bashkëkohore. Mosprovimi dhe mosvërtetimi i hipotezave materialiste që njohin ekzistencën vetëm të materies demonstron se qeniet janë prodhim i krijimit të Një Krijuesi.
Qëllimi i këtij libri është të paraqesë faktet shkencore që refuzojnë në të gjitha fushat teorinë e evolucionit dhe të informojë njerëzit për qëllimin e vërtetë të kësaj të pseudo-shkence, e cila në të vërtetë është mashtrim.
Duhet theksuar se evolucionistët nuk kanë çfarë përgjigje të japin për librin që ju jeni duke lexuar, madje ata as nuk do të përpiqen ta bëjnë këtë, sepse e dinë që një veprim i tillë thjesht do të ndihmojë njerëzit të kuptojnë më mirë se evolucioni është një gënjeshtër e qartë. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Wed Oct 08, 2008 3:35 am | |
| Harun Yahya sfidon evolucionistët Harun Yahya ofron shpërblim multitrilionësh për shkencëtarët të cilët mund ta vërtetojnë evolucionin. E shtunë, 04 Tetor 2008 10:32 Harun Yahya iu ka bërë ftesë evolucionistëve se do të ju jep 10 trilionë lira turke të gjithë atyre të cilët sjellin së paku një fosil të fazës kalimtare të jetës e cila e demonstron evolucionin. Adnan Oktar, emri i vërtetë i Harun Jahja-s, iu ka dërguar ftesën evolucionistëve se do të jep shpërblimin në kundërvlerë prej 4,4 trilionë funtash për këtë rast. ----------------------------------------------------- MUHAMETII Vetem nje pyetje doja te beje per kete Harun Yahya ,nese ofron gjithe keta te ''holla'' lek 4,4 trillon funtashe per kete raste ,do te thote se ka argumente te tilla dhe eshte i bindur qe ofron nje teori me te pasur te asaj te Darvinit ????Keni argumente nga ky person qe qenka kaq i vendosure per kete ofrim ?Do te thote ka fakte tjera ky Person ???
| |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Wed Oct 08, 2008 10:22 am | |
| Pse teoria e evolucionit nuk vlen? >>> çKA SUPOZON TEORIA E EVOLUCIONIT?
Teoria e evolucionit pretendon se jeta në planetin tonë është formuar si rezultat i disa rastësive dhe se seleksionimi natyror ka bërë që qeniet e gjalla të vijnë në gjendjen e sotme pas një procesi të gjatë të ndryshimeve (evoluimeve të tyre). Kjo teori u dha në shekullin e 19-të nga materialisti anglez, Charles Darwin, në librin e tij "Origjina e llojeve". Sipas tij, njeriu dhe majmuni e kanë prejardhjen nga një stërgjysh i përbashkët.
>>> A ËSHTË TEORIA E EVOLUCIONIT SHKENCËRISHT E VLEFSHME?
Teoria e evolucionit u dha si një hipotezë imagjinare, në kohën kur mbretëronte një kuptim primitiv i shkencës dhe asnjë fakt shkencor apo eksperiment në ditët e sotme nuk e mbështet këtë teori.
Paleontologjia, gjenetika, biokimia dhe biologjia molekulare demonstrojnë se është e pamundshme që jeta në tokë të ketë prejardhjen nga një sërë rastësish. Shkenca moderne ka konstatuar se një qelizë e gjallë është më komplekse se një qytet i tërë. Nëse nuk mund ta konsiderojmë një qytet rezultat të rastësisë, atëherë këtë nuk mund ta bëjmë as me qelizën dhe qeniet e gjalla. Përkundrazi, në të gjitha format e jetës, paraqitet qëllimi, dizajni, ekuilibri i lartë, që mund të jenë vepra vetëm tw një Krijuesi të Gjithëdijshëm, pra, të All-llahut. Atomet, qelizat, natyra... nuk mund të "seleksionojnë", të "krijojnë", ato nuk kanë inteligjencë, ato vetë janë të krijuara.
Megjithatë, ata që ende e mohojnë faktin e krijimit e mohojnë kërë për shkaqe ideologjike. Prania e njerëzve që e kuptojnë ekzistencën e All-llahut dhe mundohen t'i përhapin parimet morale të fesë së Tij nuk është në interes të këtyre materialistëve. Pra, ata mundohen që t'i largojnë njerëzit nga feja e drejtë duke e konsideruar teorinë e evolucionit si diçka të saktë dhe të vërtetuar. Ja një mendim i një evolucionisti:
Probabiliteti i formimit të një sekuence të Citokromit-C është "zero", por meqenëse jeta kërkon një sekuencë të caktuar, atëherë mund të thuhet se kjo sekuencë ka një probabilitet për t'u krijuar një herë në univers. Në të kundërt forca metafizike, përtej perceptimit tonë, duhet të kenë vepruar në formimin e saj. Të pranosh këtë të fundit është e papërshtatshme për qëllimet e shkencës. Prandaj ne duhet të vështrojmë në hipotezën e parë.
Ky shkencëtar konsideron "më shkencore" të pranojë probabilitetin "zero" sesa krijimin. Pra, dogma materialiste e mohon ekzistencën e Krijuesit.
>>> PROTEINAT
Citokromi C është një nga proteinat më të rëndësishme që e mundësojnë respiracionin e oksigjenit. Është e pamundshme që kjo proteinë që ka një dizajn mjaft kompleks, të formohet rastësisht. Probabiliteti i formimit të Citokromit C është i barabartë me probabilitetin e një majmuni që ta shkruajë historinë e njerëzimit në një makinë shkrimi pa e bërë asnjë gabim, sipas deklarimit të një evolucionisti.
>>> INFORMACIONI GJENETIK
ADN-ja (Acidi Dezoksiribonukleik) është një molekulë e madhe, e cila gjendet në bërthamat e të gjitha qelizave të gjalla dhe përmban informacionin mbi të gjitha karakteristikat fizike të organizmit të caktuar. Hulumtimet shkencore vërtetojnë se në gjenet e njeriut ekzistojnë informacione që po të hidheshin në letër do të formonin një bibliotekë me 900 vëllime enciklopedish. Një informacion i tillë i sistemuar në mënyrë të mrekullueshme nuk mund të formohet rastësisht. Ky është edhe një fakt mbi krijimin e epërm të All-llahut.
>>> PERIUDHA KAMBRIANE
Kur bëjmë ekzaminimin e shtresës tokësore, vërejmë se jeta në Tokë u shfaq vrullshëm. Qenie të lloj-llojshme të gjalla u shfaqën papritur dhe të plota në Periudhën Kambriane. Ky zbulim është dëshmi e mjaftueshme për krijimin e tyre.
Fosilet e gjallesave që jetonin në atë kohë janë prej 520 deri në 530 milionë vite të vjetra.
>>> KEQKUPTIMI I ARCHAEOPTERYX-IT
Evolucionistët e konsiderojnë fosilin e Archaeropteryx si dëshminë e vetme të tyre, për të mbështetur mendimin e tyre se "zogjët evoluan nga dinosaurusët". Zbulimet më të reja, dëshmojnë se kjo qenie është thjesht një lloj zogu tashmë i zhdukur.
Puplat e Archaeopteryx tregojnë se është me gjak të nxehtë dhe ka aftësi të fluturojë. Një gjedhe e re e zbuluar tregon se ky zog kishte muskuj të fortë të fluturimit, si të zogjvë fluturuesë që jetojnë tash. Disa zogjë sot poashtu kanë "kthetra" si të tij në krahët e tyre. Dhëmbët në nofullën e tij nuk janë dëshmi e afërsisë së tij me zvarranikët. Analizat tregojnë se struktura e dhëmbëve të tij është shumë e ndryshme nga ajo e zvarranikëve.
>>> FOSILET E GJALLA
Nuk ka dallime midis fosileve të qenieve të gjalla që kanë jetuar para miliona vitesh dhe homologëve të tyre që jetojnë sot. Ky fakt krejtësisht i zhvleftëson pretendimet evolucioniste.
Teoria e evolucionit thotë se qeniet e gjalla janë në ndryshim të vazhdueshëm. Mirëpo, zbulimet e fosileve thonë krejtësisht të kundërtën. Janë zbuluar fosile të qenieve të gjalla të vjetra mbi 400 milionë vjetë të ngjashme me qeniet e gjalla të sotme: bleta, pilivesa, Nautilus, insekte të ndryshme, peshq, yje të detit, etj. etj.
>>> PËRRALLA E EVOLUCIONIT NJERËZOR
Si në të gjitha sferat tjera, edhe skemat evolucioniste mbi njeriun nuk janë të sakta shkencërisht. Zbulimet tregojnë se "evolucioni i njeriut" është thjesht një përrallë.
Gjatë gjithë historisë, mbi 6000 lloje të majmunëve kanë jetuar dhe shumica prej tyre janë zhdukur. Evolucionistët e shfrytëzojnë këtë lloj-llojshmëri të majmunëve për ta mbështetur teorinë e tyre.
Mirëpo, zbulimet e fosileve e shkatërrojnë "pemën e evoluimit të njeriut". Studimet e bëra rreth Australopitechus-it tregojnë se është një lloj i zhdukur i majmunit që nuk ka të bëjë asgjë me njerëzit. Kafka e tij është shumë e ngjashme me shimpanzat e sotme.
I prezentuar si "njeriu primitiv" nga evolucionistët, Homo Erectus-i është në të vërtetë një racë njerëzore që nuk ekziston më. Dallimet midis nesh dhe Homo Erectus-it janë thjeshtë dallime racore. "I gjatë dhe bashkëkohor". Këto ishin komentet që i bëri Richard Leakey rreth fosilit të gjetur, që datonte 2.2 milionë vjetë më parë. Pothuaj nuk ka ndonjë dallim ndërmjet fosilit të quajtur Homo erectus dhe skeletit modern njerëzor. Para 700.000 vjetësh këta kishin mundësi që të ndërtonin anije, sipas artikullit të publikuar në revistën New Scientist. Këta njerëz, që kishin dituri dhe teknologji të mjaftueshme për të ndërtuar një lundër dhe që kishin një kulturë që përdorte transportin detar, vështirë se mund të quhen primitivë. Në ishullin Java u gjet skeleti i një Homo-erectus-i të vjetër 27,000 vite. Fakti se Homo erectus-i ekzistonte deri në kohërat e vona është dëshmi se nuk është një qenie e ndryshme, por një racë njerëzore.
Sot, është vërtetuar përfundimisht se njeriu i Neandertalit, që prezentohet si "paraardhësi primitiv i njeriut" nga evolucionistët, është thjeshtë një racë njerëzore e zhdukur. Neandertalët janë qenie njerëzore që u paraqitën 100,000 vite më parë dhe u zhdukën 35,000 vite më parë. Dallimi i vetëm i tyre nga njerëzit e sotëm është skeleti i tyre më i fortë dhe kapaciteti i kafkës pak më i madh. Neandertalët kishin vetulla të trasha si të banorëve të sotëm autoktonë të Australisë . Poashtu, pasi e kanë kafkën më të madhe se të njerëzve që jetojnë sot, kjo automatikisht e mohon pretendimin e evolucionistëve se "truri bëhet më i madh me kalimin e kohës". Neandertalët varrosnin të vdekurit e tyre, kishin instrumente muzikore dhe kishin ngjashmëri kulturore me njerëzit e sotëm. Një tjetër dëshmi në fosile që na jep idenë për shkallën e civilizimit të Neandertalëve është gjilpëra e qepjes e zbuluar, e cila është 26,000 vite e vjetër. Kjo na tregon se Neandertalët kishin mundësi edhe të prodhonin rroba.
>>> SHKATËRRIMI I TRUNGUT TË FAMILJES
Skenari i "trungut të familjes së njeriut" hidhet poshtëë nga dëshmitë në fosile. Është e qartë se qeniet që prezentohen si paraardhëse të njëra-tjetrës janë në të vërtetë raca të ndryshme që jetuan në periudha të njëjta. Australopitechus-i, Homo habilis dhe Homo erectus jetonin në të njëjtën kohë.
>>> QORRSOKAKU I BIPEDALIZMIT
Qeniet njerëzore lëvizin në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga qeniet e tjera. Asnjë kafshë nuk mund të ec vertikalisht si njerëzit. Mirëpo, evolucionistët pretendojnë se ecja në dy këmbë e njerëzve evoluoi nga ecja në katër këmbë e majmunëve.
Evolucionistët thonë se të ashtuquajturit paraardhësit e njeriut kishin një ecje gjysmë të kërrusur, gjysmë të drejtë. Studimet e bëra me simulime kompjuterike nga Robin Crompton demonstruan se një mënyrë e tillë e lëvizjes është e pamundshme. Një qenie e gjallë mund të ecë ose plotësisht drejtë ose plotësisht e kërrusur për të përdorur maksimalisht energjinë e saj.
>>> PSE MBROHET EVOLUCIONI EDHE MË TUTJE?
Qëllimi i vetëm i mbrojtjes me ngulm të evolucionit, edhe pse ajo nuk ka asnjë bazë shkencore, është mbajtja në këmbë e filozofisë materialiste, e cila e mohon ekzistencën e Zotit. Pra, duke e konsideruar këtë teori si diçka shkencore, ata mundohen t'ia përshtasin atë interesave të tyre.
Shembull i kësaj është racizmi. Darwin-i në librin e tij Origjina e llojeve shkruan se racat e bardha Europiane kanë përparuar sa i përket evolucionit, kurse racat tjera kanë mbetur në të njëjtin nivel me majmunët. Teoria e tij do të ishte mbështetëse "shkencore" e ideologjive shkatërrimtare të shekullit të 20-të, ndër të cilat më të dëmshmet ishin komunizmi dhe racizmi. Pra, për të gjitha veprimet barbare që ithtarët e këtyre dy ideologjive i bënin, mbështeteshin në të ashtuquajturën "luftën për ekzistencë" dhe në teorinë e evolucionit.
>>> E VËRTETA E QARTË: KRIJIMI
Me rrëzimin shkencor të teorisë së evolucionit, që përpiqet t'i shpjegojë format e jetës si zhvillime të rastësishme, kuptojmë se ekziston një krijim i mrekullueshëm në natyrë. Të gjitha qeniet e gjalla u krijuan nga Zoti.
Krijimi i njeriut në mitrën e nënës së tij është një mrekulli në vete. Bashkimi i spermës me qelizën vezë formon një qenie të gjallë. Pastaj qeliza shumëzohet. Qelizat e shumëzuara fillojnë të diferencohen nga një urdhër sekret. Ato caktohen dhe urdhërohen për t'i formuar eshtrat, sytë, zemrën apo lëkurën. Në fund të këtij procesi, një qelizë e vetme shndërrohet në një qenie të mrekullueshme njerëzore. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Thu Oct 09, 2008 12:13 am | |
| Lexojeni te verteten e darvinizmit. Harun Yahya në Spiegel Online Ekzistojnë 100 milionë fosile të cilat e vërtetojnë krijimin dhe këto kurrë nuk kanë ndryshuar në asnjë aspekt. E mërkurë, 08 Tetor 2008 09:22
Adnan Oktar mban një kostum nga mëndafshi i bardhë, butona të arta mansheti dhe ka një mjekër të rregulluar me shumë kujdes. "Për 20 vjet", ai thotë me një zë serioz, "njerëzimi do të hyjë në një epokë të artë".
Adnan Oktar (i njohur si Harun Yahya) është njëri nga ithtarët kryesorë të kreacionizmit në Turqi dhe beson se teoria e evolucionit e Darvinit është punë dreqi. Në një intervistë për Spiegel, ai shpjegon se si planifikon të mposhtë darvinizmin.
Sipegel: Pothuajse secili biolog i respektuar në botë e konsideron teorinë e evolucionit si ndoshta teorinë shkencore më të vërtetuar ndonjëherë, së bashku me njohurinë se bota është e rrumbullakët.Si do të vërtetoni se këta e kanë gabim? Adnan Oktar: Së pari, ka 100 milionë fosile, të cilat e vërtetojnë krijimin. Dhe, këto kurrë nuk kanë ndryshuar në asnjë aspekt. Për shembull, peshqit gjithmonë kanë qenë peshq, karkalecat gjithmonë kanë qenë karkaleca dhe gaforret kanë qenë gaforre. Dhe, fosilet e tyre mund të shihen në secilin kënd të botës. Ne i kemi shfaqur ato edhe në Turqi dhe njerëzit i kanë parë me sytë e tyre. E para dhe më kryesorja, kjo është një dëshmi e qartë. E dyta, në kontrast me krijimin, darvinizmi nuk ka asnjë dëshmi të vetme, e cila demonstron teorinë e evolucionit. Ithtarët e saj nuk kanë kurrfarë dëshmie nga fosilet, të cilën do të ishin në gjendje ta tregojnë.
Spiegel: Vitin e kaluar,Këshilli i Evropës madje kërkoi nga shtetet anëtare të saj të mos lejojnë mësimin e kreacionizmit së bashku me teorinë e evolucionit në shkolla. A e konsideroni këtë gjë si disfatë? Oktar: Darvinizmi është nën mbrojtje zyrtare nëpër tërë botën. Asnjë ideologji në histori, asnjë ide tjetër, kurrë nuk është mbajtur nën mbrojtje kaq të rreptë zyrtare. Të bësh çfarëdo deklarate që kritikon darvinizmin shkakton një reagim zyrtar. Sidoqoftë, pavlefshmëria e darvinizmit dhe aktualiteti i kreacionizmit janë fakte shkencore. Kushdo që shikon ose shfleton "Atlasin e krijimit" tim do të arrijë te ky mendim. Darvinizmi gënjen për shumë gjëra dhe mashtron njerëzimin. Ata kanë mashtruar tërë njerëzimin për 150 vjet.
Spiegel: Sa keni qenë të ndikuar nga lëvizjet e krishtera,të ashtuquajturat lëvizje të disenjit inteligjent në Evropë dhe SHBA? Oktar: Mua, të them të drejtën, më duket i pandershëm koncepti i disenjit inteligjent. Ne duhet haptazi të përkrahim ekzistencën e Allahut, sinqerisht të përkrahim religjionin, islamin. Apo, nëse jeni të krishterë, duheni sinqerisht të përkrahni krishterimin. Kjo është një teori, e cila thotë se gjërat disi janë krijuar, por nuk dihet se kush i ka krijuar. Në fakt kjo më duket e pandershme, të them të drejtën. Pasuesit e disenjit inteligjent duhen të deklarojnë haptazi dhe qartazi ekzistencën e Allahut si krijues.
Spiegel: Richard Dawkins,njëri nga figurat më të spikatura të ateizmit të ri, tash vonë librin e tij, "Gënjeshtra e Zotit" e ka të përkthyer në gjuhën turke.Thuhet se në Turqi janë shitur 15,000 kopje.Në këtë libër ai shkruan se religjioni është njëri nga shkaqet e terrorizmit. Oktar: Darvinizmi ka shtruar rrugën për fashizmin e Hitlerit dhe Mussolinit dhe për komunizmin e Stalinit. Dhe, kur shikojmë në ditët e sotme, ne shohim që të gjithë anëtarët e organizatave terroriste, edhe atyre që e portretizojnë veten si organizata myslimane, janë darvinistë, ateistë. Le të themi që një person besimtar, i cili lutet rregullisht, nuk shkon e vendosë bomba andej këndej. Thjesht ata janë njerëz të cilët shtiren si myslimanë, ata të cilët e përshkruajnë vetën si myslimanë, të cilët kryejnë vrasje, apo darvinistë të cilët e bëjnë të qartë që janë terroristë, apo komunistë, e të cilët kryejnë vepra terrorizmi. Përfundimisht, të gjithë këta janë darvinistë.
Spiegel: A mendoni me të vërtetë që dikush si Osama bin Laden, i cili i justifikon aktet terroriste duke përdorur Kuranin dhe, sipas tij, pafeshmërinë e Perëndimit, po përcjell idetë darviniste? Oktar: Gjërat nuk janë ashtu siç duken. Ju nuk e shihni këtë dukje dhe këtë stil te njerëzit e tillë kur ata janë të rinj. Mirëpo, kur feja e tyre shikohet me vëmendje, del që ata janë materialistë dhe darvinistë të vërtetë. Është e pamundur për një njeri, i cili i frikësohet Allahut, të kryejë vepra terroriste, për shkak të fesë së tij. Vepra të tilla kryen nga njerëz të cilët janë edukuar jashtë, të cilët kanë pasur edukim darvinist dhe të cilët brenda pranuan darvinizmin, por të cilët më vonë e quajtën veten myslimanë. Kur vështrohen me kujdes, kur fjalimet dhe shkrimet e tyre analizohen me kujdes, ne shohim që ata njerëz janë darvinistë.
Spiegel: Kur jemi te Hitleri dhe fashizmi:Në faqen e juaj të internetit, ju e dënoni Holokaustin dhe e lidhni me darvinizmin. Por në fillim të viteve '90, ju e publikuat një libër për të ashtuquajturën "Gënjeshtra e Holokaustit." Oktar: Libri "Gënjeshtra e Holokaustit" është shkruar nga njëri prej miqve të mi, Nuri Özbudak, nuk është njëri nga librat e mi. Ai publikoi shkrimet e veta nën këtë titull. Më vonë, ne protestuam kundër kësaj nëpërmes noterit publik dhe ia deklaruam faktin publikut. Unë nuk ndërmora ndonjë tjetër aksion legal, por vetëm protestova nëpërmes noterit publik, sepse ai përdori emrin tim. Libri im, i cili shprehte idetë e mia, u publikua më vonë.
Spiegel: Vitin e ardhshëm,një pjesë e botës do të festojë 200- vjetorin e lindjes së darvinit dhe 150-vjetorin e publikimit të parë të librit "Mbi origjinën e llojeve." A do të festoni edhe ju, gjithashtu? Oktar: Në fakt, do të dalë se e tërë kjo do të jetë festim i shembjes së darvinizmit. Njerëzit do të tronditen kur t'iu kujtohet se si kanë besuar në darvinizëm. Ata do të mahniten me faktin se si janë mashtruar me vite. Gjithashtu do të çuditen me veten se si qindra, mijëra universitete përreth botës dhe qindra, mijëra profesorë kanë përkrahur një mashtrim të tillë dhe se si janë mashtruar nga ky komplot i satanit.
Spiegel: Njëri nga librat e juaj quhet "Atlasi i krijimit," një vëllim masiv dhe qartazi shumë i shtrenjtë. Është shpërndarë nëpër tërë botën dhe shumë kopje falas u janë dërguar mediave perëndimore. Si e financoni luftën tuaj kundër darvinizmit? Oktar: Shtëpia botuese ka profit të madh, ngase unë nuk marr kurrfarë privilegjesh nga shitja e librave. Dhe, librat e mi po shiten në numra të shumtë edhe brenda edhe jashtë Turqisë. Vitin e kaluar në Turqi u shitën 8 milionë kopje dhe 2 milionë jashtë vendit. Këtë vit numri është edhe më i lartë, shumë herë më i lartë. Shitjet janë dyfishuar. Kjo numërohet si publicitet. Sidoqoftë, burimet financiare për këtë, ashtu siç kam thënë, ofrohen nga shtëpia botuese.
Spiegel: Në maj, nga një gjykatë turke ju u dënuat për krijimin e një organizate ilegale, për përfitime personale. Oktar: Po, ka pasur një akuzë se gjoja kam krijuar një organizatë kriminele. Po, unë u akuzova se isha udhëheqësi i bandës. Më kanë dhënë një dënim me tri vjet burgim. Kjo duhet të miratohet nga Gjykata Supreme e Apeleve. Nëse Gjykata Supreme e Apeleve e miraton këtë vendim, mua do të më jepen tri vjet burg. Sidoqoftë, nuk ka dëshmi legale në kuptimin që unë e shoh të jetë i pranueshëm. Ngase dëshmia ime ishte marrë pa prezencën e avokatit tim, duhej të ishte e pavlefshme. Dëshmia ime, të cilën isha i detyruar ta jap nën shtrëngim, me forcë, është pranuar si e vlefshme edhe në Gjykatën Supreme të Apeleve, dhe gjithashtu në gjyq. Si rrjedhim i kësaj, mua m'u dha dënimi.
Gazeta express | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Thu Oct 09, 2008 12:26 am | |
| Luki te falenderoj per kete material, edhe pse vetem nje pjese e lexova... Zoti te shperblefte | |
| | | Kushtrimi86 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 172 Age : 38 Vendi : Prishtine Registration date : 29/08/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Thu Oct 09, 2008 6:46 pm | |
| Teoria e evolucionit eshte nje teori e deshtuar.....deshtuar.... | |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' Thu Oct 09, 2008 6:53 pm | |
| Luki respekto të drejtën e autorit ! Marrë nga këtu. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ''Teoria e evolucionit'' | |
| |
| | | | ''Teoria e evolucionit'' | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |