|
| FIZIKA KUANTIKE, TEORIA E KUANTEVE, DHE GRAVITETI KUANITIK | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: FIZIKA KUANTIKE, TEORIA E KUANTEVE, DHE GRAVITETI KUANITIK Tue Mar 03, 2009 10:19 pm | |
| Pershendetje
Fizika kuantike
Kuantika, eshte pjese shume interesante e Fizikes, e cila merret me studimin e ndryshimeve te lendes ne rrafshin atomik, domethene gjithcka cka ka te beje ne permasa atomike, eshte kuantika ajo shkence e cila merret me kete. Ne pergjithesi eshte shume shume shkence e erresuar e torike, mund te them shlire qe eshte ne dallim shume te madh me deget e tjera te Fizikes, si Mekanika, Elektrostatika, Optika etj etj, te cilat eksperimentohen praktikisht. Eshte e vetmja shkence e cila ne menyre te hapur e ka kundershtuar teorine e big bangut (te pakten teorine e cila po interpretohet) dhe ka pranuar se lenda mund te krijohet edhe nga asgjeje, nga nje energji teper e vogel, qe do te thote hiq. Pse do te thote hiq? Sepse energjia nuk eshte lende e as materie, energjia eshte nje far aftesie e trupave per te kryer pune, ajo ne mungese te trupit eshte hiq, domethen nuk hyne ne kategorine e materies. Per cfare energjie behet fjale do te tregoj pak me vone, kur arrijme te Graviteti kuantik.
Teoria e kuanteve
E gjith Fizika kuantike zhvillohet mbi kete teori, e cila per here te pare u interpretua nga Maks Planku, dhe me vone edhe u vertetua matematikisht nga Verner Heizenberg, e Ervin Shrendenger. Shtrohet nje pyetje, c'eshte kuanti, dhe cthote kjo teori? Teoria per kunatin thote se eshte nje far grimce me nje far enrgjie teper te vogel, dhe si grimce definohet rreth 1 milin here me e vogel se atomi, moster origjinale per kete eshte grimca e drites e ashtuquajtur foton. Zbulimi i kuantit pas qe Planku u mundua te gjej grimca ende me te vogla se atomi, dhe arriti ne perfundim, se nje elektroni e perbejne tre kuante. Ne brendesi te kuantit ende nuk eshte arritur te gjurmohet as teorikisht.
Teoria e : Graviteti kuantik
Kjo teori eshte ngritur koheve te fundit duke e kundershtuar tezen se Universi eshte krijuar nga hiqi. Teoria e gravitetit kuantik thote se ne fillimin e kohes ekzistonin vetem kuantet, pra si pjese ekzistenciale i pranon, por i definon si hiq, si materie pa mase, pa vellim e pa dendesi, thjeshte nje far energjie, prej se ciles erdhi edhe i ashtuquajturi "big bang" Cka do te thote kjo? Kjo do te thote se edhe para big bangut dicka ka pasur, ka pasur nje lloj energjie e cila ndikoi deri ne BIG BANG, kurse kjo teoria e fundit thote se asgje prej gjeje nuk ka pasur para shperthimit te madh. Eshte lufte ndermjete ketyre dy teorive.
Sa ju duket e logjikshme teoria e gravitetit kuantik?
| |
| | | socratus Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 556 Age : 43 Vendi : Prishtinë Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design Registration date : 11/02/2009
| Titulli: Re: FIZIKA KUANTIKE, TEORIA E KUANTEVE, DHE GRAVITETI KUANITIK Tue Mar 03, 2009 10:44 pm | |
| Tungjatjeta
Keni sjelle nje teme interesante, nune personalisht do anoja kahe teoria kuantike se sa kahe teoria e BIGBANG;ut, por eshte mire qe ne bote te egzistojn teori qe perpiqen se paku te tregojn zanafillen e egzistences edhe pse shumica prej tyre nje dite mund te hidhen poshte ndoshta, kete koha do e tregoj. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: FIZIKA KUANTIKE, TEORIA E KUANTEVE, DHE GRAVITETI KUANITIK Wed Mar 04, 2009 7:56 pm | |
| Socratus edhe une e ndaj mendimin e njejt me ty. Edhe une mendoje se ne fillimet e kohes kishte pasur nje dicka, nje hiq, qe "ekzistonte" pafundesisht, qe ne kete teori po definohet si "kuant". | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: FIZIKA KUANTIKE, TEORIA E KUANTEVE, DHE GRAVITETI KUANITIK Thu Mar 05, 2009 3:28 pm | |
| Kuanti (lat. quantus - sa; sasi) është sasia e vogël e pandashme, e një madhësie fizike, si p.sh. ngarkesës elektrike, e energjisë, e impulsit. Në bazë të sajë janë emërtuar edhe disa lëmi të fizikës si bie fjala Mekanika kuantike. Për kuant, në mekanikën kuantike merret një grimcë e pandashme themelore e padukshme me një farë mase dhe energjie të ndryshueshme. Për shembull, një foton, duke qenë një njësi e dritës, është një "kuant i dritës".
Wikipedia.org | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: FIZIKA KUANTIKE, TEORIA E KUANTEVE, DHE GRAVITETI KUANITIK Thu Mar 05, 2009 3:30 pm | |
| Me Teoria kuantike apo teoria për kuantet kuptohet përmbledhja e shpjegimeve të ligjeve fizike të sistemeve mikro-fizike (trupave të ngurtë, molekulave, atomeve, bërthamës së atomit, thërmiat elementare, kuantet e dritës). Këto shpjegime bëhen duke pas parasysh që ndodhitë në sistemet e imëta nuk janë të vazhdueshme por kërcejnë ( në mënyrë kuantike). | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: FIZIKA KUANTIKE, TEORIA E KUANTEVE, DHE GRAVITETI KUANITIK Thu Mar 05, 2009 3:32 pm | |
| Mekanika Kuantike e cila ndonjere njihet si fizika kuantike është një teori fizike, që përshkruan sjelljen e lëndës në rrafshin atomik e nënatomik. Është një nga shtyllat kryesore të fizikës moderne dhe përbën themelin e shumë fushave të saj, si psh. fizikës atomike, bërthamore, fizikes se materies se kondensuar, si edhe degë të ngjashme ,si Kimia kuantike. Pasojat e mekanikës kuantike zakonisht nuk janë të vëzhgueshme në shkallën makroskopike, por në atë mikroskopike.Teoria kuantike, përveç teorisë së relativitetit të përgjithshëm eshte ne thelb te teorive klasike, si mekanika , elektromagnetizmi, dhe jep përshkrime të sakta për shumë dukuri të pashpjegueshme më parë, si ajo e rrezatimit të trupave të zinj dhe orbitës së qëndrueshme të elektronit. Themeluesit e mekanikës kuantike ishin Uerner Hajzenberg dhe Ervin Shrëdinger. Ndihmesa të rëndësishme në zhvillimin e saj dhanë edhe Maks Born, Paskual Xhordan, Volfgang Pauli, Nils Bor, Paul Dirak dhe Xhon von Njuman. Konceptet themelore të kuantikës mekanike u përpunuan gjatë viteve 1926 - 1935.Mekanika Kuantike me pohimet e saj dallohet krejtësisht prej fizikës klasike.
wikipedia.org | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: FIZIKA KUANTIKE, TEORIA E KUANTEVE, DHE GRAVITETI KUANITIK | |
| |
| | | | FIZIKA KUANTIKE, TEORIA E KUANTEVE, DHE GRAVITETI KUANITIK | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |