Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 21, 22, 23 ... 28 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 18, 2010 5:44 pm

Në emër të shoqatës Atdhetare - kulturore “Çajupi”, ndiej detyrimin të falenderoj Bashkinë e Gjirokastrës dhe Kryetarin e saj, që mundësuan bashkë me skulptorin gjirokastrit Albert Kasi, realizimin e kësaj vepre monumentale, që i shtohet sot si stoli Ansamblit monumental të këtij qyteti të gurtë muze dhe ftoj të nderuarin Kryetar të zbulojë bustin e Poetit dhe atdhetarit të madh A. Z. Çajupi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 18, 2010 5:45 pm

* * *

Skicim

sytë njerëzorë ndihet një rinim përjetësie, rinimi i një stine ku fryjnë era mosfumimi. Sfumimi largohet i mundur nga filozofia e principit. Ky qytet kishte një brengë të madhe dhe pasthirrmimet e tij dilnin nga karaharori i tij i gurtë. Ku janë përjetësitë njerëzore? Pse janë fshirë apo lyer me bojë njollimi, të urtët, madhështorët, zëmëdhenjtë, thirrorët? Kush i humbi kohërave dhe memories historike i “elektrizuan trurin përsëprapthi” për të sjellë hapësira të të ndrydhura kujtese… Kush hodhi tulla të rënda, të prera, të grirëzuara, të dythyera? Pse ky qytet me konturim guri nuk i mbajti konstruktet vitale të mendjeve brilante e të kaltra? Në udhëtimin historik mbetën shumë pak “udhëheqës të inteligjencës njerëzore, që paraprinin me simbolin e shqipeve, udhërrëfyesit e rrugëtimeve të progresit dhe shkrepëtimave të ëndrrave të ndezura… Kush i fiku ëndrrat? Kush i step ëndrrat? Asnjëherë s’marrin nisma të tillë të mençuruarit? Çajupi qëkur duhet të vinte në bronz? Qëkur duhej të pushtonte mendjet e banorëve të këtij qyteti ? Bërryla, ngrica, akull, frikim, rezeza në qiell të mbarsur me mendimkeqim stuhish…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 18, 2010 5:45 pm

A s’e meriton një qytet të ketë simbolet e tij të inteligjencave historike, të ketë prijsit e tij, profetët e tij? Kush sulmon identitetin? Fjalamanët, sakatanët, ëndrramjegulluarit, mendjemeitizuarit… O botë laramane! Shih si ndrit Rilindasi i madh, Kryerilindasi i alarmit poetik , i cili shumë vonë u bë Nderi i një qyteti, i një qarku, kur kulpverdhat dhe lulekacavjerrësit bëhen shumë më shpejt sa të hidhet një mendim me ngjyrë pjepri… Ndoshta, atij ashtu i duhej të përmendte një emër, për të fituar shumë nesër. Ai, njeriu që u përpoq për të ngritur buste të Mëdhenjve, dukej atë ditë më i madhi ndër ata, që e rrethonin në fjalimin e tij të bronzit. Zymer Neziri, studiuesi kosovar i Institutit Albanologjik, atë ditë kalonte në përmend frazimin e bukur të tij: “ Çajupi ishte dhe mbetet poet i madh. Është shumë i nderuar në Prishtinë dhe në Kosovë. Vepra e tij letrare është në programet mësimore. Ai në artin e tij letrar solli freski në Letërsinë shqipe. Nota realiste në krijimtarinë e tij e bën të veçantë në mesin e bashkëkohanikëve.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 18, 2010 5:46 pm

Ramadan Sinani, studiuesi, shkrimtari dhe poeti nga Tetova lartohej me përkushtimin për poezite e mbledhura për vendlindjen që e kishin zanafillën nga ajo dashuri çajupiane, që ndërgjegjësoi njerëzinë. Kumtimi i tij në sesionin shkencor: “Receptimi i strukturës së veprës letrare të A. Z. Çajupit te shqiptarët e Maqedonisë” u ndoq me mjaft kujdes nga auditori; studiuesi Qemal Murati edhe aty në atë përurim mblidhte “kokrra” të bukura gjuhësore për gjuhën duke shkëmbyer shikimin me poetin e madh…“Çajupi erdhi siç di të vijë vetëm AI në bronz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 18, 2010 5:46 pm

Erdhi në

TË GURTIN E MAGJIKSHËM



Qyteti im i thinjur,

mosnjohjen e shemb ngadalë,

fytyra jote e trimtë

vulosur me vulën “Kala”

rrezatim tërë dritë shpërndan…



Qyteti im i xhevahirtë

me ndërtim të çudimtë,

në trupin tënd qilim i gurtë

bredh magjia si përrrallë…

Hap sytë në mahnitje: “Lulja e parë”.



Qyteti im i filozoftë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 18, 2010 5:46 pm

me damar të gjaktë,

Trëndafil i gurtë Argjiroja

sfidon dhe Piramidë “Keopsi”,

hap gonxhet në Enciklopeditë…



Qyteti im i shpirtë,

me kokë mbështetur tek Perënditë,

në kokën e gurtë vë dhimbjen për IKJEN

çel guri në martesat dhe lindjet!…



Më ke mbërthyer tërë mall me duart e gurta,

më ngjajnë duart me duar prej “mishi”,

s’ma lënë dorën të largohet nga burimi,

s’ma lë zemrën të ma pushtojnë rrahjet!…



Qyteti im labirinth…

Simfoni të hapura,

Nota të simfonisë:

Vetë Yjet!…



Gjirokastër, 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 10:59 pm

Të pranishëm në këtë ceremonial shkencëtarët gjuhësorë të të gjithë Shqipërisë. E dëshironte Çajupi një nderim dhe obligim të tillë. Shkrepet blici dhe dritimi i tij nuk mbaron, por vijon, duke fotografuar gjithë nderimin njerëzor.



Në fytyrën e Bicit të palodhur ndihet pushtimi i qiellit me mendjen e tij çuditëbërse. Urimi njerëzor kalon nga një skaj në tjetrin: “Kështu i duam të na vijnë të Mëdhenjtë se janë diej rruzullorë…”Mirëardhçi, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri, Ilia Dilo Sheperi, Petro Poga,…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:00 pm

Fillesat e një Ditari

Gjirokastër, më 5 prill 2002

Shpesh më ka shkuar ndërmend të mbaj ditar, por asnjëherë s’më është bërë mbarë ta nis. Arsyet s’mund të jenë shumë që më kanë penguar, por, për më tepër, më ka munduar ideja se ngjarja e sotme mund të qeshë, ta zhvlerësojë apo ta zvetnojë të djeshmen e gjykuar spontanisht apo në një realitet të përshkruar aty për aty, pa reflektimet e nevojshme a pa dimensionimin e duhur që ta jep vetëm një sintezë e ftohur nga emocionet e çastit. Përpos kësaj ndjenje është temperamenti im jo shumë i qetë, që në vorbullën e angazhimit me shumë punë njëherësh, nuk më lejon të jem i qetë e sistematik, të përmbledh impresionet e ditës e të shkruaj mbi to me dëshirën e lënies së gjurmës së jetës sime në fletët e kujtimeve që mund të ishin shumë interesante.

Po pse u kujtova sot e mora këtë vendim për të shkruar në ditar, vendim për të cilin nuk jam i sigurt në mund t’i qëndroj besnik. Gjithsesi le të filloj, pasi fillimi e ka një shkak impresionant, që shpresoj të mos ketë një fund të shpejtë. Ky shkak nuk lidhet me ditën e sotme, e cila gjithsesi kaloi në mënyrën e saj të rëndomtë, por me një datë që më duhet ta mbaj në mend dhe ta përshkruaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:03 pm

25 mars 2002

Një ditë e hënë, Shën Vangjelizmoi e Novruzi që përkojnë në një ditë e që nuk është bërë traditë ta festojmë, megjithëse në kalendarin zyrtar dita e Novruzit është shpallur 22 marsi, që është i njohur në traditën e re edhe si dita e Demokracisë. Këtë datë (22 mars) e festuam familjarisht tek Manastiri i Dragotit, jo aq nga instikti fetar, se sa nga dëshira për të dalë me familjen në kushtet e gëzimit të posedimit të një makine të re të marrë posaçërisht për të plotësuar dëshirat e mundshme të familjes (blerë më 16. 11. 2001).Kjo e hënë, pra, ishte një ditë e zakonshme që zhvillohej mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku ndër të tjera diskutohej dhënia e titullit “Nderi i Gjirokastrës” rilindasit të madh A. Z. Çajupi, të cilit i festohej sivjet 100 vjetori i “Baba Tomorrit” dhe inagurohej busti pranë hyrjes së Kinoteatrit të qytetit. Bërja e bustit qe kurorëzim i perpjekjeve të mëdha të Shoqatës sonë Atdhetare – Kulturore “Çajupi”. Në këtë kuadër unë kisha ndërmarrë një veprimtari me përmasa të mëdha shkencore për realizimin e Simpoziumit shkencor “A. Z. Çajupi dhe vepra e tij”. Do të ishte një veprimtari mbarëkombëtare dhe për të isha i preokupuar totalisht gjithë marsin. Në mbledhje më telefonon me celular vajza e dytë, Manjola, dhe më njofton ardhjen e vjehrrit dhe dëshirën e tij për të më takuar, para se të ikte atë ditë në Sarandë, tek vajza tjetër, Stolia. Unë i
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:03 pm

thashë se isha në mbledhje dhe ai mund të më priste në shtëpi. Kur mbarova nga mbledhja i telefonova Manjolës, e cila më tha se “Babai” kishte ikur për në Sarandë dhe Mandi po e përcillte tek rruga nacionale. “Babai” kishte pirë dhe ca gota, sipas Manjolës, dhe, nuk dihej si do të ikte. Me që në makinë ndjeja një goditje nga poshtë, direkt nga mbledhja shkoj në ofiçinën e Stavrit, ku shtrëngova marmidën dhe tek lavazhoja, përballë “Varrezave të Dëshmorëve”, për të larë makinën, aty kolegu Ladi Hasani, që erdhi për të larë makinën e tij gjithashtu, më përgëzoi për makinën “e bukur dhe më uroi: “Rrugë të mbarë!” për në Sarandë, ku i thashë se do të shkoja. E kisha marrë këtë vendim, kur po kthehesha nga ofiçina për në lavazho, pasi m’u hodh në rrugë Mandi e më tha se “babai” s’po gjente dot makinë për Sarandë. Qe pak ftohtë dhe unë e pashë xha Hysenin të mbledhur kruspull, ulur mbi një bordurë pranë karburantit të Këndellës. Mendova t’i bëja këtë nder se, si i moshuar vallë do të kisha rast tjetër t’i shërbeja me makinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:03 pm

U nisëm normalisht dhe vjehrri më uroi për makinën që e shihte për herë të parë. Në Jorgucat, te lokali nën rrugë, ndaluam për të ngrënë drekë, kur ora duhej të qe 15. 00. Xha Hyseni piu një birrë, unë u ruajta ngaqë rruga për në Sarandë qe e vështirë…

(E papërfunduar. Shënimi im K.SH.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:04 pm

Thoma Dilua lexon ditarin e papërfunduar. Preket nga substanca. Kujton dhe çuditërisht fillon të vijojë Ditarin e lënë përgjysmë të kësaj dite:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:04 pm

Vasua së bashku me Armandon dhe xha Hysenin vijuan rrugën në kthesat e Jorgucatit për në Muzinë. Kaluan Muzinën dhe filluan zbritjen. Vasua guidonte me mjaft kujdes makinën. Hera - heras bisedonte me “xha Hysenin” dhe djalin. Ishte i qeshur. I vinte mirë që po e realizonte “detyrën” ndaj vjehrrit. U bë sebep ajo zile telefoni e Manjolës. Kaloi hidrocentralin e Bistricës dhe po vijonte rrugën, kur befas makina bie në kanalin e Bistricës. Nuk e humb torruan. Me shpejtësi, pasi makina ndalet, hap derën dhe nxjerr të parin djalin, duke e këshilluar xha Hysenin se do të kthehej menjëherë. Pasi e nxjerr djalin nga makina, hidhet përsëri në ujë dhe nxjerr edhe vjehrrin. “Shpëtuam, “ thonë sytë e tij të guxuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:04 pm

Vinë në ndihmë njerëz të shumtë. Lajmërohen punonjësit e administrimit të kanalit të ujërave të Bistricës të minimizojnë ujin në kanal. Makina e dëmtuar nxirret nga kanali dhe xha Hysenin e çojnë në Sarandë te vajza, Stolia, ndërsa Vason dhe Armandon i sjellin miqtë e rinj në Gjirokastër. I qetë, ndërrohet, vishet përsëri dhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:05 pm

në orën 19.00 pret miqtë studiues nga Kosova, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, në Freskinë e Viroit.

Thomai hesht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:05 pm

Vlerësim e falenderim




Nasta, bashkë me fotografitë e kujtimit të ditës së Çajupit, po të dërgoj edhe falenderimet e përgëzimet e mia për atë pritje aq të bukur, që organizuat në Sheper, duke na nderuar si zagoritë.

Gjithë sa bëmë bashkërisht për Çajupin tonë të madh qe një detyrim krahinor, që uroj të mos ndalojë, në të mirë të lartësimit të emrit tonë si zagoritë që, duke nderuar të parët tanë, dimë të nderojmë edhe vetveten.

Uroj gjithë të mirat!

Të fala nga shtëpia

Vasil Bici

Gjirokastër, më 10. 03. 2002
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:06 pm

###

Në vitin 1999 Vasil Bici merr pjesë aktive si bashkautor në Manualin e karakterit shkencoro – metodik: “Metodat e Mësimdhënies”me tre module të rëndësishëm:

Moduli 2: “Planifikimi i mësimdhënies”

Moduli 3: “Planifikimi i mësimit”

Moduli 4: “Metodat e mësimdhënies”

Ky material prej 34 faqesh, thuajse, një libër i vogël më vete, që rrok probleme konkrete të planifikimit dhe të mësimdhënies, tregon aftësitë shkencore e pedagogjike në dhënien e moduleve të reja, sipas AEDP PROJEKTI PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT NË SHQIPËRI, FONDACIONI “SOROS”. Botimi i këtij Manuali nga Shtëpia Botuese “TOENA” është i motivuar: në kuadrin e Projektit : ”Përgatitja e mësuesve nëpërmjet arsimit në distancë” me drejtore projekti Zana Lita. I nevojshëm për pedagogët e Fakulteteve të Mësuesisë të Universiteteve të vendit të përfshirë në projekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:06 pm

###

vitin 2001 Vasil Bici botoi librin “Çështje të dygjuhësisë në shkollat e pakicave” në gjininë monografi me përkushtesë: “Kujtimit të ndritur gjyshit tim, Ilia Dilo Sheperi”, botim i përbashkët i dy shtëpive botuese “Panteon” dhe “Afërdita” me redaktor shkencor: Prof. Dr. Musa Kraja, recensues: Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, Prof. Dr. Viktor Terpo. Ky libër është shoqëruar me një parathënie të Prof. Dr. Viktor Terpos .

Për të krijuar një opinion për këtë monografi cilësore e paraqesim më poshtë këtë parathënie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:06 pm

***

Pas një pune të gjatë e të frytshme hulumtuese studimore e botuese që autori i këtij libri ka bërë në fushën e arsimimit të pakicave kombëtare, dalja me këtë monografi ngjan me një sintezë dinjitoze të gjithë atij akumulimi e prodhimi shkencor të bërë me intesivitet këtë dhjetëvjeçar të fundit.

Autor dhe bashkautor në programet kombëtare të shkollave të pakicave i katër teksteve mësimore të gjuhës shqipe, i një fjalori shkollor dy gjuhësh, i një teksti mësuesi për këto shkolla, i një manuali metodik, si dhe disa studimeve me vlerë, botuar në organet qendrore shkencore e pedagogjike, z. Vasil Bici, ndjehet i sigurt në hapat, që hedh në një terren gjuhësor, social e pedagogjik të njohur mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:06 pm

Ne që e kemi njohur atë realitet, themi sot me bindje se tematika është trajtuar nga një studiues tepër i përshtatshëm dhe i formuar, njohës e specialist i kualifikuar i kësaj fushe, ku studimet pothuajse kanë munguar.

Materiali studimor është paraqitur si problematikë pedagogjike, por e vështruar mbi një truall socialolinguistik të trajtuar gjërësisht, me njohje të thellë e referime serioze. Autori e ka tretur mirë lëndën, që trajton duke u mbështetur në studimet më në zë socialingiuistike, të cilat i bie në ndihmë të parashtrimit teorik të çështjeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:07 pm

Prurja e rezultateve të studimeve, që lidhen me dygjuhësinë me modelet e arsimimit për fëmijët minoritarë dhe popullsinë e zhvendosur, me përvojën e dygjuhësisë greko - gjermane e tjerë. Është me shumë interes për nxjerrjen e përfundimeve të nevojshme, mbështetur edhe në përvoja analoge.

Materiali është strukturuar e paraqitur me kompetencë shkencore, me një kulturë gjuhësore e didaktike të admirueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:07 pm

Libri “Çështje të dygjuhësisë në shkollat e pakicave” i Dr. Vasil Bicit është jo vetëm një punim i mirëfilltë shkencor, por edhe një udhëheqës për veprim në praktikën shkollore.

Ai i drejtohet shkollës minoritare (mësuesve, nxënësve, prindërve, drejtuesve të shkollave, specialistëve të arsimit), aq sa u drejtohet studentëve që zhvillojnë didaktikat e veçanta të gjuhës shqipe apo asaj greke. Libri është po aq i dobishëm edhe për studiuesit dhe kureshtarët e procesit dygjuhësor si dhe për ata, që interesohen për arsimimin dygjuhësor të fëmijëve të shqiptarëve emigrantë në Greqi e gjetkë.

Unë i uroj librit rrugë të mbarë në destinacionet e nisura dhe lexuesve - dobi në leximin e përdorimin e tij. Gjithashtu i uroj autorit, mikut tim të punës e të shkencës, që të ketë sukses në punën e tij të palodhur e shumë prodhimtare në fushat e bukura që ka zgjedhur të lëvrojë.

Prof. Dr. Viktor Terpo

Gjirokastër, Mars 2001.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:07 pm

Duke paraqitur këtë parathënie, e cila, parasëgjithash, tregon dhe përvijimin e punës studimore dhe shkencore të Dr. Vasil Bicit, por është dhe një përfundim logjik i pasionizmit të tij profesional për të lëvruar tema të brishta në sistemin dygjuhësor me metoda të reja, ne paraqesim edhe një përfundim tjetër logjik recensën e një recensori, i cili ka bërë studim analitik për substancën e studimit, për nivelin e paraqitjes së tij në këtë libër punim vetiak. Në këtë libër të bie në sy referenca kërkuese ndaj punimeve të botuara më parë në rrafsh kombëtar dhe botëror, e përmbledhur në pasqyrimin bibliografik të paraqitur në fund të librit. Interesant është ndërtimi kompozicional i librit, kapitulizimi i veçantë, i gjetur.

Përkushtimi i bërë në fillesë të librit për gjuhëtarin Ilia Dilo Sheperin, gjen zhvillimin e tij diagramor në të gjithë librin, duke përvijuar lidhjen dhe trajtën e re të kësaj lidhësie.

Në lidhje me këtë punim, objekt ne morëm mjaft konsiderata nga pedagogë, të Universitetit “Eqrem Çabej” me të cilët Vasil Bici kishte bashkëpunuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:08 pm

Maturimi i denjë



Ai sprintonte në korsi shkencore gjuhësore, të cilat janë shumë të lodhshme dhe kërkojnë predispozitë, vullnet, këmbëngulje dhe aftësi të larta mendore dhe fizike. Ky sprintim është një maratonë marrarendëse e marramendëse, e cila nuk ka matësi me kilometra, por ec e kërko, ec e kërko, ndalu pak, merr frymë intelektualisht, ec dhe shfleto, verifiko, nxirr përfundime, shtroi realisht në partitura realiteti, bëj eksperimentime të kërkimit apo të të arriturës dhe pasi kap “një lartësi” ke synim apo qëllim tjetër të largët të tentosh të kapësh një lartësi tjetër më të madhe… Në këtë maratonë të madhe Vasili vinte i përgatitur, pasi ai gjatë gjithë veprimtarisë së tij edukative e procesit mësimor e kualifikues e drejtues të gjatë kishte menduar për ardhmërinë. Ndaj këto procese të ndryshesës nuk e gjetën të papërgatitur si shumë të tjerë, që notonin në shkencë, pa e njohur stilin e “notimit”. Ai ishte ngjizur në profesionin e tij dhe kishte fituar kompetencën profesionale dhe si i tillë e kishte të lehtë të dilte në krye të garës intelektuale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 EmptyMon Jan 25, 2010 11:08 pm

Para se të botonte librin e tij të parë, ne kishim shkëmbyer mendime rreth procesit të botimit dhe unë pak a shumë dija se ku do ta botonte. E kam fjalën për librin “Çështje të dygjuhësisë në shkollat e pakicave”. Një ditë, kur po zhvillohej panairi i Librit në Gjirokastër, më tregon librin, ma dhuroi dhe më thotë: “Nuk është botuar me parametrat që kemi biseduar. Dy shtëpitë botuese kanë bërë gabime dhe si rrjedhojë do ta ripërsëritin botimin…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 22 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 22 e 35Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 21, 22, 23 ... 28 ... 35  Next
 Similar topics
-
» Në fron “Jetari” : Ali Podrimja... Nga Kristaq F. Shabani
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: