Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 23 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:23 pm

Ndryshimi i emrit: Shkolla “Çajupi”




U gjetën motivimet bindëse për
të emërtuar Shkollën 8 vjeçare “29 Nëntori” me emrin e poetit të madh kombëtar,
Çajupit. Asqë bëhej fjalë që të goditej data 29 Nëntori, por afër kësaj shkolle
ndodhen eshtrat e rilindasit të madh dhe të tjerëve. Po kështu në Gjirokastër
nuk kishte një shkollë ta kishte emrin e të madhit Çajup, siç ishin nderuar
Naimi, Pandeli Sotiri, Koto Hoxhi,Urani Rumbo e tjerë. Vasili ishte shumë i
emocionuar, kur u arrit kjo. Ai kishte një karakteristikë tipike se e donte
shumë Zagorinë e tij dhe Çajupin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:23 pm

Skicimi në trainimin e parë së toku me
Vasilin






Mbaj mend një episod
interesant.


Pasi Vasili vinte nga
trainimet ose kontaktet, që realizoheshin në Tiranë, ne na njoftonte dhe na
informonte. Në këtë kuadër dhe mua më hipi dëshira të merrja pjesë në to. Kështu filluam të shkonim
të dy së toku.


Në trainimin e parë, ku thelbi
ishte drejtimi i arsimit, zhvilloi mësim një pedagog amerikan Kalcsiunis, i
cili na dha një detyrë konkrete që nëpërmjet vizatimit secili të shprehte diçka
për familjen e tij. Ne të dy kishim lidhje si familje dhe e njihnim mirë historinë familjare të njëri – tjetrin.


Vasili në skicimn e tij
vizatoi një qofte, një treg dhe një gotë raki, ndërsa unë vizatova një gomar.
Të dy e kuptuam idenë e njëri - tjetrit. Vasili fliste për familjen time,
ndërsa unë me skicimin tim i thoshja Vasilit se prodhimet e bollshme të
vjeshtës të vjehrrit të tij, xha Hysenit, vinin nga Damësi në Gjirokastër.
(Madje duhet thënë se Vasoja, kur u transferua në Gjirokastër kishte lënë te
vjehrri bletë e tjerë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:24 pm

Situata e krijuar: Kërkesë për t’u larguar





Vasoja ishte një nga ithtarët
kryesorë të shqipes. Ai e mbronte gjuhën shqipe me fanatizëm të madh. Luftonte
për përhapjen e saj shkencore. Këtë e realizonte edhe nëpërmjet botimeve të
shumta, që në përqindjen më të madhe e zënë në këtë fushë. Edhe aftësitë e tij
them se ngjallën xhelozi të jashtëzakonshme tek ndonjë drejtues i Arsimit i
asaj kohe. Ai i zgjuar, siç ishte, e ndieu situatën e krijuar dhe kërkoi
largimin e tij nga Drejtoria Arsimore. Ndoshta, këtë ide, ia krijoi dhe ia
përforcoi edhe krijimi i Kancelarisë së Universitetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:25 pm

Situata e krijuar: Kërkesë për t’u larguar





Vasoja ishte një nga ithtarët
kryesorë të shqipes. Ai e mbronte gjuhën shqipe me fanatizëm të madh. Luftonte
për përhapjen e saj shkencore. Këtë e realizonte edhe nëpërmjet botimeve të
shumta, që në përqindjen më të madhe e zënë në këtë fushë. Edhe aftësitë e tij
them se ngjallën xhelozi të jashtëzakonshme tek ndonjë drejtues i Arsimit i
asaj kohe. Ai i zgjuar, siç ishte, e ndieu situatën e krijuar dhe kërkoi
largimin e tij nga Drejtoria Arsimore. Ndoshta, këtë ide, ia krijoi dhe ia
përforcoi edhe krijimi i Kancelarisë së Universitetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:26 pm

Duke qenë mjaft aktiv dhe i
zoti edhe si kancelar shpërtheu me
energjitë e tij dhe kur shkonte nëTiranë fitoi admirim me kërkesat e tij
këmbëngulse, duke bërë një përmbysje të thellë në drejtimin, menaxhimin dhe
miradministrimin e të ardhurave, në ndërtimin e ambienteve të reja dhe pajisjen
e tyre me bazën e nevojshme për zhvillimin e veprimtarive shkencore e pedagogjike.
Ai ishte nga ideatorët, mbështetësit dhe realizatorët aktivë të vendosjes së bustit të gjuhëtarit të shquar
Eqrem Çabej në Universitet, apo të sesioneve të shumta shkencore e simpoziumeve
të zhvilluara gjatë kësaj periudhe në Universitet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:26 pm

Në Komisionin Drejtues të FONDACIONIN E
SHOQËRISË SË HAPUR “SOROS”






vitin 1997 në Gjirokastër
hapet zyra rajonale e Sorosit dhe Vasil Bici është anëtar i komisionit
drejtues, së toku me Prof. Assoc. Dr. Ilir Bozgo, Prof. Dr. Viktor Terpon,
Prof. Dr. Banush Mezinin, Ylli Asllanin, Kryetarin e Bashkisë së qytetit të
Gjirokastrës, Jani Dakon, Kryetar i Qarkut, Ark. Agron Doracin, Mihal Zhulatin
dhe Vasil Ristanin. Unë në atë kohë isha drejtuesi kryesor (përfaqësues i Sorosit).



Vasua ishte nga më aktivët në
aprovimin e projekteve, pra më i suksesshmi ndër ne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:26 pm

Trainime jashtë vendit







Si pronar i një mendimi
intelektual dhe një njohës i thellë i veprimtarive edukative, ai u angazhua
totalisht në inklementimin e metodave “Hap pas


hapi” për parashkollorët,
ciklin e ulët. Mori pjesë në 7 trainime në Shqipëri, në Tiranë. Këto trainime
zhvilloheshin nën drejtimin e pedagogëve të afirmuar të Fondacionit të
Shoqërisë së Hapur “Soros”. Po kështu u ndërlidh me një miqësi intelektuale me
Institutin e Gjuhë - Letërsisë. Merr pjesë në trainime në Maqedoni. Dhe të
gjitha çka merrte ai me nismë dhe zhvillim krijues i realizonte në botimet e
tij të shumta. Mori pjesë në projektin e “Mendimit kritik gjatë leximit dhe
shkrimit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:26 pm

Gjatë kësaj periudhe pati
trainime në Angli. Refleksionet e këtij kontakti pedagogjiko - demostrues i
reflektoi më së miri dhe me art në referatet, ligjiratat shkencore. Të gjitha
trainimet e tij i ka të çertifikuara. Ishte pjesë e projektit “Për Realizimin e
praktikave mësimore të studentëve për Universitetin”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:27 pm

#





Vasoja shquhej si një aktivist
shoqëror me individualitet modern dhe mjaft i emancipuar, që kërkonte emancipim
shoqëror. Jo vetëm nga fakti që ishte krijues i PSD. “Mua, - thotë Vasil Muka,
- nuk më pranonte të shkoja në takimet plot nerv, të cilat ai realizonte me
PSD, pasi ma dinte aftësinë time “të
grindjes”. PSD- së i dha një vizion dhe
e pajisi me cilësi evropiane. Madje, duhet thënë se sa herë lideri i PSD,
Skënder Gjinushi, donte të shpaloste, programe, platforma të reja,, ide, gjente
terren të përshtatshëm në Gjirokastër, për vetë nivelin e kësaj dege dhe prej
këtej e shpaloste në të gjithë Shqipërinë. Në këtë rast, pra, idetë dhe
platformat “promovoheshin” njëherë në Gjirokastër, pasi Vasoja kishte
grumbulluar në PSD njerëz intelektualë, pra vlera intelektuale…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:27 pm

Si veprimtar ishte i
parakohshëm. E gjeje në çdo veprimtari që zhvillohej. “Duhet të shkojmë që të
realizojmë,”- thoshte shpesh. Kontakti është i nevojshëm. Edhe në dy
legjislaturat si anëtar i këshillit bashkiak i jepte tonin dhe drejtim
diskutimeve. Edhe unë shpesh e kuptoja që, paçka se ai ishte në koalicion me
ata që qeverisnin, ai zhvillonte një oponencë shumë konstruktive, më mirë se
opozita. Duhet shprehur që, fjala e tij, në Këshillin Bashkiak mezi pritej.
Kujtoj që në Mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak ai foli denjësisht duke
evidentuar që duhet të jemi produktivë. “Jemi këtu për të dhënë llogari dhe jo
të fshehim, të justifikohemi, të mohojmë, të neglizhojmë,”- u shpreh Ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:27 pm

Në një rast, kur iu kërkua që
të shoqëronte kandidatin për deputet të PS në Lazarat, ai u tha shprehimisht:
“Unë nuk kam problem me Lazaratin. Shkoj dhe pi kafe se herë kam dëshirë. Kush
ka problem le të shkojë vetë…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:27 pm

Vasili me aftësitë e tij hynte
kudo. Nëpër fshatra e njihnin të gjithë. Kur shkova në Picar për fushatën elektorale të PD, më thanë fshatarët
picariotë: “Dje kemi dëgjuar një prof. tjetër, që na foli shumë bukur…”.
Menjëherë e kuptova që ishte Vasil Bici. Ai i mbante afër miqtë dhe shokët duke
i njohur me idetë socialdemokrate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:28 pm

Vasili ishte pragmatist. Kur
vajza ime mbaroi shkollën e mesme, unë u konsultova me të se ku duhej ta çoja
për të vazhduar studimet dhe ai shprehimisht më këshilloi: “Mbaje vajzën afër,
siç bera dhe unë me të miat…“ Dhe unë bëra siç më këshilloi ai dhe ia di për
nder.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:28 pm

###


Duhet ripërmendur fakti që
Bici në jetën shoqërore dhe politike përcillte tek qytetarët e Gjirokastrës nota evropiane; emanciponte me
veprimet e tij plot nerv politikën dhe e bënte atë më qytetare, më të
pranishme, më të prekshme. Emërimi tij si prefekt u mirëprit nga të gjithë edhe
nga opozita, pasi tek ai shikonim njeriun, i cili do të demokratizonte jetën.
(Siç filloi për pak kohë që drejtoi Prefekturën).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:28 pm

Ai shpejtonte gjithmonë të
kapte kohën e humbur, gjatë viteve që nuk i dhanë mundësinë të kontaktonte
me”botën”. Dikush mund të thoshte rëndom se ai “shpejtonte” si zagorit, por ai
shpejtonte si intelektual.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:28 pm

Kur mësoi makinën, pavarësisht
nga puna e madhe dhe veprimtaria që i zinte puna shkencore Vasoja ua plotësonte
qejfin vajzave, djalit, gruas e ku nuk i çoi. Për kësisoj punësh ai e gjente
kohën, pra kishte kohë të tepërt. Ne e kemi shembull dhe idhull për vitalitetin
dhe produktivitetin në përgatitjen dhe botimin e veprave të tij të shumta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:29 pm

Para se të bëhej Prefekt na pyeti:“Të
pranoj të bëhem prefekt apo të shkoj në Ministrinë e Arsimit?…”


Ne i thamë: “Më mirë në
Ministrinë e Arsimit”. Por ai ishte i dashuruar pas qytetit të tij për t’i
shërbyer, e donte ta kishte afër Zagorien, Sheperin, ndaj zgjodhi variantin e
parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:29 pm

Kishte një aftësi të veçantë
Vasoja, zinte shpejt miq e shokë dhe i mbante përjetë.


Vinë dhe tani dhe më thonë:
“Jemi miqtë e Bicit…”. Me dhimbje unë vijoj t’i mbaj lidhjet e tij dhe i
prezantoj kudo si miqtë e tij. Dhe ata janë të shumtë nga: Fieri, Lushnja, Ballshi,
Saranda, Tepelena e tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:29 pm

Më kujtohet, kur u emërua
Roland Zisi në postin e Drejtorit të Qendrës Arsimore, ai konsultohej çdo ditë me Vasilin, që i
tregonte se si duhej të vepronte, pasi kishte një eksperiencë totale në arsim e
Drejtorinë Arsimore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:29 pm

Vasua duke qenë një politikan i konceptimit modern
s’kishte s’i të mos vihej në fokus edhe të OSCE, Orgazation for Security and Co - operation in
Europe Prezence in Albania, duke u tërhequr në debatime televizive
parazgjedhore si dhe në takime për projekte të këtij organizmi. Ai shquhej
gjithmonë për mendimet me vlerë e me nivel, që jepte në këto takime, duke
pasqyruar me dinjitet vizionin e
programit të partisë që përfaqësonte në Gjirokastër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:30 pm

# Së fundi


Ishte 15 Marsi i vitit 2004. Tashmë
Vasil Bici ishte në postin qeveritar: Prefekt i Gjirokastrës. Na ftoi mua dhe
Agimin (Çelën) për të ngrënë një drekë në Terihat. Kaluam shumë këndshëm. Unë
kisha harruar se ai atë ditë kishte ditëlindjen. Kur erdhi kamarieri për të
marrë pagesën, Vasili nuk na la ne të paguanim, por na tha: “Unë sot kam rast.
Mbush 54 vjeç!”…


E uruam me vonesë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:30 pm

Mendimi
pedagogjik i Koto Hoxhit






nga Vasil Bici


Vasil Muka





Figurat që mbeten në histori, duke qenë poliedrike, nga
çdo këndvështrim që të vëresh rrezatojnë e impulsojnë, pavarësisht se në disa
faqe, me më shumë dritë e në të tjera me shenja përfaqësuese. Glorifikimi i të
gjitha planeve të vështrimit të këtyre figurave, ndonjëherë u humbet atyre
indentitetin dhe në fakt zvetnon thelbin e veprimtarisë kryesore që i bën ata
të veçohen e të dallohen për të mbetur në memorien e një kombi. Në këtë
kontekst, ndriçimi i një faqejeje të figurës së Koto Hoxhit, siç është ajo e
mendimit pedagogjik të tij, vetëm na
plotëson me një përmasë shtesë korpusin qendror të spektrit intelektual të personalitetit të tij, të
cilën, ju patët mundësinë ta ndiqni nga
referimet e mëparshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:30 pm

Kotoja, ideolog i Rilindjes, vazhdues i pikpamjeve dhe i
mendimit pedagogjik të prekursoreve të saj me në krye Veqirharxhin, zbatues i
një platforme përparimtare iluministe e demokratike, që lidhej me luftën e
interesat e populllit tonë për liri, pavarësi e progres social, si veprimtar i
shquar i Lidhjes së Prizrenit, mishëroi edhe në veprimtarinë e tij pedagogjike
idetë e platformës së saj politike e
arsimore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:31 pm

Idealist dhe me botkuptim, Kotoja porosit: “Ta duani, ta lavdëroni e ta besoni
perëndinë!”
Idetë e veta pedagogjike, morale, ai i ka shkrirë me predikimin
e Biblës dhe përvojën e mençurisë të pashkruar popullore të përcjellë brez pas
brezi nga populli. Në mënyrë koncize ai predikon pastërtinë morale, siç citojmë
prej tij: “Mos bëni keq”, “Të kinë
mirësinë”, “Përvetësoni dashurinë”, “Besën urreni”, “bukën e të keqit e të
kusarit mos ha”, “duajeni njerinë”, “burrërinë”, shkelmoni “të keqen”, “të
mirën lart ta ngrinë, e tjera
. Duke iu referuar biblës në
sentencën: “E mira shpërblehet me të
mirë, e keqja me të keqe”.
Kotoja shkruan: “Ç’bëre do të gjesh, atë shtresë që shtrove, në atë do të flesh!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 EmptySat Jan 16, 2010 3:31 pm

Në qendër të pikëpamjeve të tij pedagogjike, ai në
edukimin atdhetar, dashurinë për atdheun, Shqipërisë, ai nuk e ndan nga ajo për
gjuhën shqipe. “O arbëresh, - u
drejtohet ai shqiptarëve, - eja të mësojmë gjuhën tonë, se ajo na rrit”, se me
të “mëmën tonë ta lartësojmë”, “me mendimtarë” e njërëz të ditur” e të
mëneçur”, sepse kombi ynë ka mbetur pa “dije” e “i munduar”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 12 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 12 e 35Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 23 ... 35  Next
 Similar topics
-
» Në fron “Jetari” : Ali Podrimja... Nga Kristaq F. Shabani
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: