Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 23 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptyFri Jan 15, 2010 11:52 pm

Vasili, me të gjithë afërmit e Ilias, këtë akt makabër
e përjetuan me dhimbje të thellë dhe shpirti i tyre vlonte në thellësi
kraharori nga një protestë e tejskajshme e revoltim i jashtëzakonshëm. Ky akt
shtoi përkushtesën e djalit sheperiot, i cili i ishte përkushtuar arsimit në
rrethin e Tepelenës, duke u stacionuar në “stacionin e madh të gjuhës”.


Dhe haku i kësaj maskarade të planifikuar u muarr në
vitet e demokracisë, ku gjyshi i tij u shpall “Mësuesi i Popullit” dhe u
mermerizua e u bronzua në fshatin e tij të lindjes, duke u rikthyer në Altarin
e ndritshëm të kujtimit, duke mbetur mësuesi i zgjimit të pashembullt, i
torturuar masakrisht edhe pas vdekjes fizike. Çuditërisht atë ditë që montuan
bustin, “humnerat” kishin mbledhur skeletin e gjuhëtarit për t’u preehur në
përjetësinë e madhështisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptyFri Jan 15, 2010 11:53 pm

Cikël jete




nga Sotir Koçiu





1.Sot dua të më nderoni njerëzit e mi të
dashur…





Vasilit
i kishte lindur djali, Armandua. Në atë kohë ai ishte në Damës të Tepelenës. Këtij fshati ai i
kishte përkushtuar një pjesë të madhe të jetës së tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptyFri Jan 15, 2010 11:53 pm

Për të festuar ardhjen e djalit, ai mendoi të
organizojë një ceremonial të madh e të gëzueshëm. Vendosi të ftojë të gjithë të
afërmit e tij nga Sheperi. Midis të ftuarve ishim dhe unë me gjithë djalin tim,
Stefanin, pasi bashkëshortja ime, Pinua, Vasilin e kishte kushëri të parë, pasi
mamaja e saj dhe Rizua, babai i Vasilit, ishin motër dhe vëlla, por edhe
marrëdhëniet familjare ishin shumë të ngrohta dhe të afërta. Në këtë ceremonial
ishin të ftuar edhe të afërm të familjes së gruas së tij, Nushit, si i flasim
ne dhe shokët e tij. Darka po kalonte gëzueshëm dhe në kulm të bisedës Vasua,
kur ngriti dollinë tha :
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptyFri Jan 15, 2010 11:53 pm

“Të dashur miq e shokë! Kam 20
vjet që po jetoj në këtë fshat. U kam nderuar dhe shërbyer. Sonte, ju lutem,
dua që ato, të cilat ju kam bërë,të m’i shpërbleni duke më nderuar njerëzit e mi të dashur, që më
kanë ardhur nga Sheperi…”.


Kjo ishte fjala e prerë e tij e ardhur qeshur,
por kuptimplote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptyFri Jan 15, 2010 11:53 pm

***


Kaloj nëpërmend edhe gëzime të
tjera si dasma e mbesës sime, Irës, dhe nipit tim, Sotirit, ku Vasili
familjarisht ishte në krye të trapezës dhe të muhabetit. Kur i erdhi radha dhe u bë “dollibash” krijoi një ambient
gazmor e të ndritshëm me ato fjalët e tij të urta dhe shumë të ngrohta, të
cilat buronin nga shpirti i tij i mirë. Këndonte këngët zagorite aq bukur. Thua
ishte këngëtar i zoti. Kur shikoj këto çaste të bukura na rrjedhin lot nga sytë
si kroi i Gjinecit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptyFri Jan 15, 2010 11:54 pm

2. Buzëgaz dhe fytyrëqeshur





Nipi im, Sotiri e shoqet e tij
studente, të cilët kanë vazhduar Universitetin “Eqrem Çabej” kanë kujtime të shumta për Prof. Vasilin.
Sotiri, nipi, shprehet: “Gjithmonë e shikoje Prof. Vasilin pranë studentëve,
duke u zgjidhur problemet që kishin. U fliste me fjalë të ëmbla. Asnjëherë nuk
e pamë fytyrën e tij të vrejtur, por gjithmonë buzëgaz, të qeshur. Kjo sjellje dhe kjo
fytyrë të bënte për vete”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptyFri Jan 15, 2010 11:54 pm

3. Unë nuk jam zemërzi si ai


Vasili punoi një jetë të
gjithë në rrethin e Tepelenës. Duke qenë korrekt me marrëdhënie me njerëzit dhe
shumë profesional në procesin e edukimit të brezit të ri, vlerësohej për punën
e palodhur dhe fotografia e tij ishte në Tabelën e arsimtarëve të dalluar të
rrethit.


Një person nga Zagoria me cmirën e tij
karakteristike arriti te titullarët e asaj kohe, duke u prezantuar “biografinë
e arsimtarit të dalluar”, që ishte e përhershme në stendën e emulacionit. Titullari
i dha përgjigjen “personit sinjalizues”dhe fotografia qëndroi te vendi.


Gjendjet ndryshuan me
trokitjen e demokracisë. Personi “sinjalizues”- cmirëziu, kishte një problem
dhe Vasili e përkrahu duke ia zgjidhur problemin e tij, pra nuk u hakmorr. Unë
isha në dijeni për aktin e kryer nga cmirëziu dhe e pyeta Vasilin:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptyFri Jan 15, 2010 11:54 pm

“Po ti më ke thënë se ai ishte
njeriu, që kishte sinjalizuar, ose njeriu i fotografisë…”


“Këtë e di. Unë e ndihmova se
unë nuk jam zemërgur, zemërzi si ai. Po të dojë le ta kuptojë që ka vepruar keq
me mua”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptyFri Jan 15, 2010 11:55 pm

Jam i shtëpisë,një përshesh me dhallë…





Vasili ishte i lidhur shumë me
të afërmit dhe fshatin e lindjes Sheper. Vasili Pinon e donte si motrat e tij,
Marikën, Dritën, Valentinën, Talën dhe si vëllanë e tij Dhimitrin. Punonte në
Drejtorinë Arsimore të Rrethit Gjirokastër dhe kishte ardhur në Sheper, por nuk
pati mundësi ta takonte Pinon ditën. Takoi kushëririn e tij, Foto Bicin dhe
pastaj në ora 23.00 erdhi dhe tek ne, duke na thënë: “Nuk durova dot pa u
takuar, ndaj erdha t’ju shoh. Nuk do të rri shumë, pasi do të kthehem sonte në
Gjirokastër.”


Në një rast tjetër erdhi me
gjithë fëmijë edhe me Nushin dhe pa na lajmëruar erdhi për drekë. Unë i thashë:
“Pse nuk na lajmërove, more Vaso?”


”Unë erdha si vëllai i Pinos
të hamë bashkë një përshesh me dhallë,
pasi unë jam i shtëpisë, s’jam i huaj,”- m’u përgjigj buzëgaz.


Atë drekë e kaluam gëzuar dhe kënduam të gjithë së
bashku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptyFri Jan 15, 2010 11:55 pm

****



Ishte njeri i zakonit. E
gjente kohën dhe në rast vdekjeje ngushëllonte të afërmit e të ndjerit apo të
të ndjerës.


Mjafton t’i thoshje se jam nga
Zagoria dhe ai vihej në dispozicion të zagoritit për t’i zgjidhur problemet. Ai
mendonte gjithmonë për lulëzimin e fshatit të tij dhe të Zagories…Ishte një
dëshirë e madhe e një njeriu botëmadh.


I tillë ishte Vasili …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:18 pm

Universi dhe Universiteti








Hyj në Universitetin “Eqrem
Çabej”, pas një viti. Mundohem të sjell nëpërmend imazhin e Vasil Bicit. Në
departamentin e Gjuhë - Letërsisë të këtij Universiteti është një fotografi e
bukur kujtimi: Vasil Bici duke buzëqeshur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:19 pm

“E mbajmë këtu. Është gjithmonë me ne ,”-
shprehen njëzëshëm Thoma Dhima dhe Artur Lamaj, pedagogë të Departamentit të
Letërsisë. Zonja Lavërime Xheko hedh
vështrimin nga fotografia dhe ndjen dhimbje.
Marr me vete këtë frazë unifikuese dhe largohem nëpër auditorë, ngjis
shkallë. Studentët befasohen, pasi nuk më njohin dhe kureshtia e tyre
stacionohet. Kam marrë rrugën e kontaktit. Mandej, kaloj afër bustit të të
madhit Eqrem Çabej, për të cilën nismëtoi dhe veprimoi edhe Vasil Bici.
Drejtohem te zyra e Rektorit të Universitetit, Prof. Dr. Kristaq Kikina, me të
cilin kam lidhësi intelektuale. Më pret
buzëgaz. Ulemi të dy përballë dhe i them
objektin e kontaktit të sotëm, ndërmarrjen serioze për të hapur një libër të
jetës impulsive të një njeriu impulsant, që iu pre në mes padrejtësisht.
Kristaqi më shikon në sy. Ndien dhimbjen për mikun, kolegun, pedagogun,
vrulltarin dhe nismëtarin energjik të sa e sa veprimtarive akademike të këtij
universiteti. “Ai ishte një njeri vizionar, impulsiv,i cili merrte përsipër
detyra të mëdha dhe kryesorja ishte se ishte realizues cilësor…” Vetëm këto
fjalë të Prof. Dr. Kikinës të entuziazmojnë misionin shkrimor. I them të hedhë
dhe ai një sintezë për të qenë në këtë aureolë kujtimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:19 pm

Pranon me kënaqësi. “Të çuditshëm jeni ju
zagoritët, - më thotë duke qeshur, jeni shumë të lidhur njëri me tjetrin dhe
ngrini shpejt e shpejt përmendoret e kujtimit…” Unë qesh. Ngjatjetoj. E di që
tashmë profesioni ynë është “ngjitës” në hapësirën mendore të lexuesit…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:19 pm

Një jetë pulsive i një njeriu pulsant







Vijoj “Kontaktimet”
intelektuale dhe, pas pak, më shfaqet para syve
Mag.Vasil Muka apo siç e thërrasin të gjithë shkurt “Baçi”. Është një
nga objektivat e mi të piketuar. Ai ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë
të Vasil Bicit. Një duet fantastik. Vasilët në katror…



Unë zgjedh për të marrë impresione te Baçit
metodën intervistive.



Në fytyrën e tij ndiej
përmallim, përafrim, mungesë të një njeri shumë të afërt. Ky është dhe thelbi i
këtij akti.



Shkojmë në Zyrën e
Departamentit dhe ai, pa pritur pyetjen karakteristike të atij që interviston,
më thotë: “Si vëllai Tepelenës” kjo ka një kuptim të jashtëzakonshëm, e cila e
ka rrjedhën para 15 vjetësh, kur Vasili ishte në Kabinetin Pedagogjik të
arsimit në Tepelenë dhe unë në atë të Gjirokastrës. Është një metodë kodike që
zbërthehet në pasazhet e mëposhtme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:20 pm

Si e njoha Vasilin




Vasili ishte i origjinuar nga
një familje intelektuale, trashëgueshmëri arsimore. Motra, Drita, vëllai,
Dhimitri dhe Vasili ishin në profesion mësues. Kjo si duket ishte rrjedhojë
kronologjike dhe përafërsimi me gjyshin e tyre nga nëna, Ilia Dilo Sheperin…
Meqënëse i kishim shtëpitë afër me Dritën, motrën e Vasilit, unë kisha njohje
dhe më përpara me të, por shkarazi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:20 pm

Në Kabinetin Pedagogjik





Kur erdhi në Gjirokastër në
Kabinetin Pedagogjik patëm një “ndeshje “ të bukur me të sapotransferuarin
Vasil Bici, i cili, kur mori vesh ardhjen time në kabinet, më tha: “Pse më ke
zënë vendin?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:20 pm

Unë iu përgjigja sakaq: “Unë kam vendin tim, por vend ka për të
gjithë dhe për ty, ndaj do të merremi vesh…”.


Ky “ incident”, në fillesë, precipitoi mjaft bukur, më vonë në
krijimin e një lidhësie të bukur, profesionale, reformuese dhe harmonike.
Njohëm njëri – tjetrin, kuptuam njëri - tjetrin dhe u përkushtuam në një
veprimtari tërësore. Punuam së bashku në Kabinet, duke pasur një frymë të gjerë
bashkëpunimi, pasi Vasili e kuptoi më së miri ç’hapësira kishim. Ai menjëherë u
shqua për aftësitë e tij tejet profesionale, për njohjen plotore që kishte në
arsim, sidomos në organizim, drejtim dhe kualifikim. Dhe pa e tepëruar ai ishte
një nga më të mirët në Kabinet, për të mos thënë më saktë “më i miri”.
Madje kjo etapë u karakterizua dhe nga
ndasitë tona në ide, duke marrë secili rrugën e vet. Ishin momentet e para të
angazhimit. Të dy respektuam zgjedhjet tona në ide, duke i konsideruar liri të
hapësirës sonë mendimore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:21 pm

Reforma arsimore? Përsëri së toku në
Drejtorinë Arsimore






Me fillimin e reformave në
Drejtorinë Arsimore ne përsëri të dy u transferuam në këtë Drejtori. Unë si
Kryeinspektor dhe Vasili si Inspektor i Arsimit për Gjuhën dhe Letërsinë edhe
për sistemin parashkollor e ciklin e ulët, gjë që deri në atë kohë këtë
funksion e kryenin femrat. Caktimi në këtë funksion (edhe për parashkollarët
buronte nga fakti që ai kishte përvojë të madhe , gjatë punës si mësues dhe
drejtues shkollash në rrethin eTepelenës), ku ishte marrë me programet dhe
planet e parashkollorëve. Njihte mjat mirë pedagogjinë dhe psikologjinë
parashkollore si dhe metodat efikase të dhënies së mësimit. Në fillesë u duk
paksa “shaka” vendosja e tij në këtë pozicion femëror, por e ardhmja dhe puna e tij e tregoi epërsinë.


Gjatë punës në Drejtorinë
Arsimore ne ishim të ndërlidhur njëri me tjetrin dhe vlerat intelektuale dhe
profesionale të Vasilit të binin plot autoritet në sy dhe ishin domethënëse. Ai
shquhej sidomos në aftësitë e tij të
veçanta në metodat efikase që përdorte për
kualifikimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:21 pm

Reformatori Vasil dhe programi “Hap pas Hapi”



Duke qenë edhe inspektor për parashkollorët Vasili mori kontakte me ISP
dhe bëhet guri i themelit i një bashkëpunimi modern për prezantimin e
Fondacionit të Shoqërisë së Hapur “Soros”, duke transmetuar idetë e modelit
”Hap pas hapi”. Këto ide ishin të reja për edukimin parashkollor dhe trainimet,
që bëheshin realizoheshin nga pedagogë të huaj. Tek ne ende ekzistonte një
skepticizëm, një fanatizëm, një mentalitet frenues për atë çka do të na jepnin
të huajt e sidomos amerikanët… Por Vasili ishte më i guximshëm solli edhe te
drejtuesit e atëhershëm të Drejtorisë Arsimore ndryshim konceptesh, eliminim të
stepjes, tulatjes, asgjësim të mentaliteteve, emancipim të tejskajshëm , duke
shpjeguar me profesionalizëm modelet e reja. Dhe pas kësaj filluan lëvizjet për
freskim dijesh e njohjesh të principeve thelbësorë dhe puna filloi të
detajohej, duke qenë gjithmonë në krye të këtij procesi reformues e
transformues “autoriteti profesional” i Vasilit, i cili shpejtonte të
përfitonte nga të rejat dhe të përdorte forma aplikimi. Ndihmesë në këtë dha dhe
kontakti me Virgjil Naçon në ISP.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:21 pm

Kështu
filloi që të vihej në krye të kësaj pune thelbësore shkencore për reformim të
planeve, metodikave. Ai, pra, ishte shkëndija e lidhjes me Fondacionin “Soros”.
Filloi të bënte projekte, të merrte pjesë në simpoziume, që organizoheshin me
pedagogë të huaj në Tiranë. Kështu, siç theksuam më lart, u vu në krye të
procesit reformues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:22 pm

Duke njohur përvojën dhe
aftësitë e tij ne e vinim në krye të kontrollit.

Në vitin 1994 nga Qeveria Shqiptare u
dha “Udhëzimi 19”, i cili në thelb udhëzonte për punën që duhej të bëhej me shkollat e
pakicave kombëtare për gjuhën shqipe. Kjo periudhë karakterizohej nga
problematika të mprehta në marrëdhëniet dypalëshe acaruese midis Shqipërisë dhe
Greqisë dhe kjo u reflektua edhe në fushën gjuhësore, ku kishte reflektime të
dukshme të mosrealizimit të programeve në gjuhën shqipe në shkollat e pakicës
kombëtare. Duke qenë specialist i kësaj fushe, si Inspektor i Gjuhës dhe
Letërsisë në Drejtorinë Arsimore, Vasilit i duhej të ndeshej me këto konceptime
të gabuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:22 pm

Ai u vu në krye të kësaj lëvizjeje për të
vendosur raportet e drejta, sipas udhëzimit. Gjatë kësaj periudhe u planifikuan
mjaft kontrolle në shkollat e Dropullit. Hartoheshin plane kontrolli me
objektiva dhe synime të përcaktuara drejt, për të nxjerrë në pah se sa
zotërohej gjuha shqipe në këto shkolla. Fëmijëve në këto kontrolle u kërkohej
sa ishin në gjendje të përshkruanin në
gjuhën shqipe familjen e tyre, natyrën dhe probleme të tjera. Ne u ndeshëm
gjatë kësaj periudhe të trishtë edhe me veprime
të tilla si grisje të librave të
gjuhës dhe leximit në shqip si dhe
hedhje në programe fiktivisht të orëve mësimore të gjuhës shqipe të
planifikuar nga mësuesit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:22 pm

Në këtë “operacion gjuhësor” Vasilit i lindi
ideja për të kontribuar e për të ndihmuar në mësimin e gjuhës shqipe në
shkollat e pakicave kombëtare. Iu përkushtua kësaj pune me pasion dhe botoi një
sërë librash për gjuhën shqipe, duke lehtësuar mësimin e saj në këto shkolla
dhe, madje, botoi edhe një fjalor më vonë , të quajtur me një titull domethënës
“Ura e Fjalëve”. Ky ishte një kontribut konkret i tij në një çështjë kaq
kardinale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:23 pm

Pra, ky ishte një konceptim i
drejtë dhe një emancipim në reformim, futje e koncepteve të domosdoshme, që
luante një rol të veçantë në integrimin evropian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 EmptySat Jan 16, 2010 3:23 pm

Në Drejtorinë Arsimore, çdo të
hënë, ne planifikonim mësime të hapura metodike në bazë zonash. Kjo realizohej
në bazë të udhëzimit “A 94” i ISP. Ora e
hapur metodike zhvillohej nga ana jonë sipas specialiteve, ku jepej proceduara
e mësimdhënies dhe futeshin metodat e reja, të cilat filluan gjerësisht
aplikimin.


Po kështu në Drejtorinë
arsimore Vasili drejtoi me mjeshtëri kualifikimin e edukatoreve. Ai futi
materiale të reja në sistemin parashkollor dhe në ciklin e ulët dhe kështu
ngriti nivelin e mësimdhënies.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 11 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 11 e 35Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 23 ... 35  Next
 Similar topics
-
» Në fron “Jetari” : Ali Podrimja... Nga Kristaq F. Shabani
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: