Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:41 pm

KRYENGRITËS
Kush nuk e pranon nënshtrimin
E nuk pajtohet me jetën e nëpërkëmbur
Është kryengritës
Për ta gjetur
S’paska qenë e vështirë
Pyetja shtrohet
A ka shumë të tillë
Është fat i mirë që sot
Na ofrohen mundësi të tilla
Në mënyrë që muhabetet e kota të kafeneve
Mbi kryengritjen për liri
Mos të na mbesin vetëm krekosje të thata
E dëshira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:42 pm

MË SHUMË
Ai dha këngë për jetën
Me ngjyrat e notave në vokalin e tij
Ishte simfonia vet
Ngarendi pa pushim për lumturinë
E njerëzisë
Opinione të papërgjegjshme
Krejt rastësisht i thanë
Nëse ishte më shumë i lodhur
Apo i mërzitur
Ca ngurrueshëm tha
Zhgënjyer po
Pendu nuk jam
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:43 pm

AI
Nuk e kishte menduar kurrë
Se problemet e çastit dallojnë
Aq katërçipërisht
Nga ato të perspektivës
Në intimitet po ta them
Ai bëri koalicionin e zhgënjimit
Një fund të tillë s’e kishte menduar
As kur ishte i ri
Tani më
Atë
Në këtë moshë
Nuk ka kush që ta zbres nga kali
Lojërat e fëmijërisë i hynë në qejf
I kaluan
Si të thuash
Iu bënë ves
Që atit mos t’i zbres
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:44 pm

AGONI NË KALLDRËM
Më keq së të dehurit
Rënë përthurë në kalldrëmet e qytetit
Rënë në prehrin e agonisë
Kotësi e sëmurë emotive
Joshje në shtratin e ëndrrave përrallore
Të prerjes
Së ushkurit
Kotësinë inaugurojnë
Hëngrën e pinë
E zhgërryer që moti ata
Vjedhin e koqen e sevdasë bëjnë
Gjoksin rrahin ekspertët
Për tredhjen
Që Kosovës po i bëjnë
Që të mos mbarset pastaj
Pavarësia
Se do pjell bijtë e bashkimit të saj
Një ditë
Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:44 pm

NJË JETË
(Bashkëshortes sime)
Dorë e saj e shtrirë lehtë
Mbi rrudhat e vrazhda të ballit tim
Përballoi dinjitetshëm katrahurat e kohës
Bartur padrejtësisht mbi shpinë
Vuajtjet dyfish i përjetoi
Si grua dhe si nënë
Me atë në krah ndihem nderuar
Që barti mbi supe barrën e rëndë
Në kraharorin tim
Nga zjarrmia kallë
Jetë me peripeci
Jetë valë
Jetë si në ëndërr
Jetë zhgjëndërr
Jetë si në përrallë
Jetë dhimbjesh e me mall
Edhe një jetë po ta kisha
E kush jetën nuk do ta dëshironte
Dorë e saj mbi ballin tim
Kurrë nuk do të më lëndonte
Kurrë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:45 pm

PRITJE
Kjo kohë moderne
Shumëllojshmërinë e pritjes ta ofron
Përtej hijeve te tejdukshmërisë
Si të vjen për së mbari
Ulur a në këmbë
Në luadhe mbi bari
Në radhë
Në zyrë
Në trotuar
Pritje shtrirë
I plogësht nën jorgan
Pritje fytyrë vrarë
Ngazëllyer e hijerëndë
Pritje fytyrë shëmtuar e pa dhëmbë
Dehur e tymosur me çaj e duhan
Pritje
Të gjithë ata që presin
Pra janë të vonuar
Dhe si të vonuar në jetë
Në dyert e mbyllura të botës
Trokasin
Kot
Tash e sa vjet
Të vonuarit kush i pret
Më thoni
Se më luajtën mend e kresë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:45 pm

TË PAKTË
Të paktë janë ata
Që përjetësinë e ëndrrave interpretojnë
Ditëm drekë
Të shkëputur nga koha me brirë
E brirët ia futën prapa shpinës
Atdheut
Duhet të ketë qenë një përmbysje e madhe
E vërteta si dëshmi në tokën e askujt
Gabimisht u interpretua
Pengu i vjetër në kohë
As dimër as verë
As vjeshtë
Kur
Brirët shkuan për t’i nxjerrë
E lanë edhe veshtë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:46 pm

IKJA
U tremb nga kjo botë përgjuese
Dhe iku
Ia dha me vrap
As atje nuk gjeti qetësinë
Dhe iku më tutje
Iku prapë
Terror psikologjik
Jetë e amshim në ikje
Për të arritur te pikënisja
Vallë
Ta ketë shpikur narracionin e ikjes
Ndjekësi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:47 pm

DYSHIMI
Përvoja e jetës na mësoi keq
Të dyshosh
E në të njëjtën kohë
Të besosh
Karaktere rënë ndesh
Në shtëpitë e zotit
Para priftit e hoxhës
Një luhatje e vogël
Dyshimesh e besimesh
Diktohet
Nuk jemi tamam besimtarë
I duam letrat në dorë
I duam zar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:47 pm

NUDO
Ata ecin të heshtur
Tokën shkelin me druajtje
Me shikimin e vrarë
Para kësaj bote të zhveshur
Simbolikisht sqarohuni
Pa zhurmë e bujë
Të vërtetën tregoni
Nëse janë vetëm rrobat
E vetmja
Mbuloja juaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:48 pm

DIFERENCË
Domosdoshmërish të shpjegohet
Për identitetin tonë
Papërgjegjësia dhe shkalla e saj
Mes nesh kjo farë
Ky nivel komunikimi
Ngacmimi instiktiv mes
Fjalës dhe qëllimit vulgarë
Dallimi mes sharjes e lëvdatës
Baras me shpejtësinë e dritës
Po të pyeteshit ju
Rrugë e qërim hesapesh
Pa kufi
Është fat që frenat e botës
Njerëzit
Në dorë nuk i kanë
Se do bënin hatanë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:48 pm

DARKË E FUNDIT
Në tablonë e shumëpërfolur
Brenda kornizës së drurit
Lumturi e rrejshme
Paraqitur në pikturë
Historinë e darkës së fundit
Imazh i vrarë i lumturisë
Peng në kthetrat e asaj kohe
Kush s’i kupton në pikturë
Pushtuesit e papërmbajtshëm
Me lojë hipokrizie
Edhe sot
Si dikur
Zbehtësinë e saj në pikturë
Kohë që na ndrydhi
Kohë katrahurë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:49 pm

E KUNDËRTA
Ligji i unitetit dhe i të kundërtave
Është shkencë
Lojë e vjetër e të kundërtave
Dikur
Ta zinte bishtin me derë
E sot të çmendesh të bëjnë
Derën me bisht ta zënë
Një jetë ata po mbillnin terrin
Një jetë ne po vrisnim errësirën
Me sakrifica e bëmë realitet
Dëshirën
Për liri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:49 pm

ÇELËSI
Ah sikur ta kisha çelësin e kujtesës
Fantazinë do veja në lëvizje
Mrekullinë do bëja
Që në pikënisje
Ne edhe kur vuajmë nga harresa
Çelësi nuk është në dorën tonë
Për ta hapur derën e kujtesës
Kujtohemi vetëm atëherë
Atëherë
Kur bëhet tepër vonë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:50 pm

FSHEHUR
Të dërmuar nga kthetrat e jetës
Orë e vdekjes ia bëhu
Zënë ngushtë e fshehur
Si kërmilli në gëzhojë
Strukur në një qoshe
Mbetur pa fjalë
Pa gojë
I dobëti njeri
Strukur e fshehur
Si kërmi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:50 pm

NËNA
Kush më ëmbël e thotë fjalën
Se nëna për të birin
Kush më të ngrohtë e bënë bukën
Kush më me zemër të uron rrugën
Kush rron gjithmonë me kujtimin për ne
Nënë
Sa shpirt madhe je
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:51 pm

AJO
Ajo ishte brenda vetës
Me shpirtin e saj të vrarë
E rëndë kjo dramë e jetës
Kjo kohë e bëra përrallë
Një këngë falja
Një këngë
Jetës dhe asaj
Për hir të dashurisë njerëzore
Të mos bëhet kënga vajë
Në rrugët e vrara
Nga vrasësit e saj
Mos lejoni që kënga
Të kthehet prapë në vajë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:51 pm

HIJA
Hija dhe ti
Njësh të pandarë
Cili po ndiqni njëri- tjetrin
Kaq pamëshirshëm
Kush po trumbeton me kaq bujë
Kompromisin me ligësinë
Kujdes
Hija mos të lagët
E puna mos të bie në ujë
Mes këtyre njerëzve të kësaj kohe leshtore
Kaq të kozmopolitizuar
Me konotacion çudirash në yshtje
Që si hije të ndjekin pas
Për të ta humbur
Fijen
Edhe lëmshin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:52 pm

NJË PIKË UJË
Debat e përplasje si episode të një premiere
Qartësi e shkëlqyer
Emocionale po edhe racionale
Atëherë kur e themi
Edhe kot
Për tej karizmës sate
Sa e largët ajo botë
E vërteta dikë duhet ta hidhëroi
Aq sa zë vend një pikë uji
Në volumin e një pusi
E pikat etjen nuk shuajnë
Përplasjani
Në surrat dikujt
Shuani etjen
Mes përplasjesh
Qoftë edhe me pika uji
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:52 pm

LOJA
Fundi i lojës
A lojë e fundit
Të një komedie të dhimbshme
Që shtrenjtë e paguam
Lojtarët më me zë kanë ikur
I hëngri pazari i moçëm
Kaherë ata kishin shitur
Pa e me pahir
Shoqi- shoqin
Fundi i lojës
A lojë e fundit
Përjetësisht
Nga loja dikë do ta nxjerrin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:53 pm

HIRI
Thëngjijtë e fjetur nën hirin me ngjyrë
I trazoje ti ngadalë
Si flokun tënd dikur në pasqyrë
Me ndjenjën e vakët të dashurisë
Trazim i rindezur thëngjijsh
Ngjyrë e prushtë me hi mbuluar
Nga ai zjarr i madh
Në oxhakun e vjetër dikur
Nën hi mbeti nënshtruar
Zjarr i dashurisë së djegur
Nën hirin e fjetur
Ti varg i pashkruar
I një kohe tjetër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:54 pm

MENDIMI IM
Kush guxon të trazoi tani
Kështjellën e mendimeve të mia
Nga të ligat nuk mora gjë
Çaste të legalizimit të dashurisë
Nga buzëqeshja jote
Sinqerisht miklova
Plagët e largëta të rinisë
Nga urrejtja për atë kohë
Deri tek dashuria
E fshehur për ty sot
Distancë
Ka diçka çudibërëse
Që e mbajë peng në gji
I pa thënë
Në kohë
Mendim i lirë për dashuri
Prapë mbeti i pa thënë
Mendimi im për ty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:54 pm

SONTE
Sonte më duhet dikush
Sonte më mungon dikush
Sonte më bezdisë dikush
Sonte më frymëzon dikush
Sonte
Si në përrallë më vjen malli
Për kohërat e largëta
Që u mbytën përfundimisht
Në detin tonë të kaltër
Sonte valët e detit janë trazuar
Nga pamundësia e kthimit
Mbi ëndrra të bardha shaluar
Në fundin e stinës së dimrit
Sonte
Unë dhe deti po gjëmojmë
Valët në kacafytje
Në shenjë xhelozie
Sonte
Namin po bëjnë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:55 pm

KËTË NATË
Kalorës
Mbi shpinë i kam hipur kësaj nate
Deri me të zbardhur do ta shalojë
Mbase do ta arrijë cakun
Kohën e largët ta afroj
Unë kalorësi yt
Unë jam
Sa herë kam fluturuar
Mbi re të bardha e të zeza
Unë jam fajtori
Nëse sonte
Ty do të zë lemza
Nga joshjet e kohës së lazdruar
Edhe këtë natë mos më shajë
Retrospektivë e vrarë pa fajin tonë
Nga kujtimet e fundit
Të natës së vonë
Sonte me buzët varë
Në rrugë do ta lë
Vargun kujdestar
Duke të kërkuar mes yjesh
Mes yjesh me zjarr
Ti shelgu pranë portës
Pranë portës
Me gjethet varë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 6:55 pm

PËRPLOT NJË JETË
Pse për ty
Kënga ime pashpjegueshëm vonoi
Kaq rëndë kush e vrau
Këngën tonë
Sa gjatë e kam mbajtur
Të fshehur në gji
Unë
Këngën për ty
Gjoksi dhe kënga në shpërthim
Nxorën vrerin e kohës
Si shtëllungën me tym
Nuk të vjen keq të të them
Edhe pse kaq vonë
E dua qiellin
Ku ti fluturon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
» Tekste Kengesh Shqiptare!
» Cilen stine te vitit e pelqeni me shume ??
» STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!
» Mehmet Shehu Dosje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: