Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 5:59 pm

TINGUJT
Ishte shumë i ri
Kur tingujt e luftës dëgjoi
Braktisi dëshirat dhe ëndrrat rinore
Lodrat e dikurshme
Në kopshtin e trëndafilave
Shkapërderdhur mbeten
Sa shpejt burrërohen trimat
E lojnat rinore
Një ditë
Mbesin kujtim
Në këmbim me melodinë
Tinguj përjetësie
Me nota të larta vlerësuar
Mbi telat e shpirtit
Me dashurinë për ty
Jetë
Liri
Atdhe
Këngët t’i fali rinia
Mbaj fort në gji
Ky finalizim i së madhërishmes
Shkrirë në bronz përjetësie
Në zemër të atdheut
Ti
Krenari e ligjshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 5:59 pm

TROKITA
Ndrojtur trokita
Në derën e ëndrrave të largëta
Ik nga erdhe rimashtrim
Mbi kalanë e ëndrrave gërmadhë
Zaptuesi yt sy shqyer
Një palaço një bukë shkalë
Që s’të mbytë
As nuk të falë
Kujtimin e ëndrrës së parë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:00 pm

IMAZH
Imazh i fisit tim të vjetër
Skalitur në krihet e shqiponjës
Qiellin puthite
Në fluturim
Flamur triumfi në ngritje
Puthi lartësitë
Kurrë mos u ndaj
Nga kaltërsitë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:00 pm

NDRYSHKU
Nën kangjellat e hekurt të dritares
Një zemër të ndryrë nën kraharorë
Ndryshku e hëngri
Ky ndryshk
Tinëzisht i vënë
Tinëzisht nga një dorë
Ti kohë e ndryshkur në ikje
Domosdoshmërish dënuar
Nën kangjellat e dritares
Po marrin jetë
Trëndafilat e stinës së vonuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:01 pm

PRITJE
Mbështjell me pelerinën e gjatë
Me orë me ditë me vite
Se ç’po na vret kjo natë
Nën qiellin e zemëruar
Se ç’po na vret kjo pritje
Në rrugë në sheshe në lokale
Pritje
Pritje e zhurmshme
Me zhurmë pritjesh mbështjellë
Pritje
T’u mbylltë ajo derë
Udhëtojmë apo nuk udhëtojmë
Për askund
Kë presim atëherë
Përse nuk e vrasim
Këtë pritje të pa fund
Deri kur në pritje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:02 pm

STINË E VONUAR
Kjo stinë kaq e zymtë
Kaq e pistë
E drodhi bishtin edhe kësaj radhe
Në kërkim të stacionit të fundit
Njerëz të pa hak
Nga nëntori deri në mars
Stinë e reshjeve me gjak
Kot e keni vonuar pranverën
Dikujt ka për t’i rënë gjëma në konak
Fytyra të vrerosura si moti para shiut
Rrëmujë
S’po e njeh qeni të zonë
Me ditë me javë me muaj
Me bukë
I paskemi gjuajtur kot
Kohë në gjuajtje me bukë e gurë
Na vrau buka jonë sot
Dje e sot
Deri kur
Ne me bukë ata me gurë
Aktorë të marrë
Spektator të harruar
Stinë e stërkequr
Stinë e vonuar
Stinë zvarrë hequr
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:03 pm

RRUGËTIM
Gjatë rrugëtimit
Diçka në mes u këput
Të paralajmëruar për defektin kohor
Të shoqërisë kryeneçe
Kush parashikoi ngritjen e bajrakut
E nuk parashikoi prishjet
Mes bajraktarëve
Ai nuk gjeti kompromis me ndreqjet
Plagët e hershme nuk u shëruan
Fatkeqësitë kujdestare
Në pusi qëndruan
Tani
Merre e mbaje në gji
Rrotën tënde
Që ju la në mes të rrugës
Të zhgënjyer
Kjo nuk ishte karrocë me histori
Si ajo e Ismail Qemalit
Të merr lumi karrocën edhe ty
Mbaje mirë në mend
Se historia nuk ta bënë brenda saj
As edhe një bythë vend
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:07 pm

SIMBOLIKË
Simbolikë e përfolur
Viktimën e radhës ke fiksuar
Një përplasje estetike e mendimit
Bora që nuk po bie në kohën e vet
Fytyrën nuk na e zbardhi këtë stinë
As në mënyrë simbolike
Për pasojë
Plehrat mbetën zbuluar
Për rreth
E në Prishtinë
Gjeli lajmëtar
Mbi grumbujt e plehrave
Në sheshin e Prishtinës
Me kalldrëmet radioaktiv
Kushtrimin lëshon
Në mënyrë krejt simbolike
Shpresat e humbura rikthen
Në skenën e një ekspozite pamore
Arenë përleshjeje
Qen e zagar
Mbi pendlat e një korbi
Me rreze uraniumi
Aksidentalisht vrarë
Vrasësit nuk dihen
As koha e krimit
Në vendin e ngjarjes
Policia
Vazhdojnë hetimet
Mbi fuqinë e rrezatimit vrasës
Simbolikisht
E me hopa
Vitet nën regjimin e hetimeve
Po kalojnë
Hetimet vazhdojnë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:08 pm

NJË LUM
Një lum injorantësh
Në rrugën e një të mençuri
Në këtë kohë të urtësisë filozofike
Presin një fjalë
Ka njerëz që s’kanë nevojë të shprehen
Sepse kuptohen
Një lum të mençurish
Në rrugën e një injoranti
Që në të shprehur gaboi
Ka njerëz që kanë nevojë të shprehen
Sepse nuk kuptohen
Ka njerëz që shihen
E nuk kanë nevojë të tregohen
Banalitet i imponuar
Ka njerëz që duan të tregohen
E nuk shihen
Liria e mendimit dhe
Mendimi i lirë
Dy gjëra konceptualisht
Të ndryshme
Ka njerëz që nuk kanë nevojë të zhvishen
Lakuriqësinë nuk e mbulojnë dot
Megjithatë ky gërshetim i së bukurës
Mbi këtë skenë të shëmtuar
Art nuk mund të krijoj
Aktorët i mori lumi
Pa gjë
Pa hiq
Krejt lakuriq
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:08 pm

DO TA PAGËZOJMË
Kush qëndroi në këmbë e
Vertikalisht
Pa i ndyrë të brendshmet
Gjatë gjithë atyre rrugëtimeve
Tej e përtej fushave me gropa
Do ta pagëzojmë
Sigurisht
Diçka e pa ngjyrë
Me erë e pa shije
E pa përshtatshme
Si rënia e borës pa kohë
Kur vret lulet e sapo çelura
Mu në zanafillën e vet
As dimër as verë
Lojën e hedhur nga ta tjerët
Si ta pagëzojmë
Këtë stinë
Më thoni një herë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:09 pm

VARGJET MOS M’I PREKNI
Mos më zhvishni nga gjërat që më rrethojnë
S’ka gjë
Kush të dojë lë të më shajë
E kush lë të më lavdëroj
Unë nuk ndjehem i vrarë
Vargjet batutat as veset
Mos m’i prekni
Janë petkat e mia që më ngrohin
Është godina e shpirtit tim
Që më mbron
Nga furtuna e hidhëruar
Netëve pa gjumë
Pushteti im shpirtëror
Luftëra të pa para ka bërë
Me fuqinë e lapsit në dorë
Kam shqyer heshtjen e natës së vonë
Figurave jetë për t’ju dhënë
Lini ato të marrin rrugë
Se malli me dogj për rrugët
E atdheut tim
Lini
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:10 pm

MOLLË E NDALUAR
Shoqëruesit tuaj besnik
Jetë virtuale bënë
Pa fjalëkalime e kode
Rrugëve të mundimshme
Besnikërisht ju ndoqën
Dje
Ty mollën e ndaluar
Tinëzisht
Të kafshuan sot
E në fyt kujt si mbeti kafshatë e ndaluar
Mes ogurit të lashtësisë
Dhe
Makutërisë së kohërave të sotme
Të gjithë për dikë
Mbase
Dikush për të gjithë
Ka për të paguar
Ogurin e zi për
Mollën e ndaluar
Atdhe pas shpine tinëzisht
Të kafshuan dhe ty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:11 pm

PA KOHË
Me intriga pas mbulesës së butë
Duan të të mbështjellin
Ty personazh i hutuar viktimë rënë
Zhveshur padrejtësisht në kohë
Nga papërgjegjësitë e shpirtit tënd
E shpirt shitur nuk ishe
Absurdi i ferexhesë
Risi
Që mbi kokën virtuale rëndon
Mbi tempullin e dijes me kupola
Sulur kohë e pakohë
Kurthe të ndryshkura mistike
Kot po mundohen t’iu rikthejnë
Sot tokat arbërore
Kanë zot
Bijtë e vet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:11 pm

HARRIMI
Dera e vjetër prej druri
Nuk po troket më
As telefoni nuk cingëron
Letra ka kohë që s’kam marrë
As në e-mail
Hutuar e trazuar
Përmallshëm një pështjellim
Pikë takimin diku
Në fushat e atlasit tim
Ku meridianët kryqëzohen
Një numër mungon
Forcën e fjalës sime
Thjeshtësinë e saj
Harrimi i mbuloi
Kaq shpejt
Miq e shokë
Në gjirin e harrimit strukur
Si një gjethe e zverdhur
Mbledhur e bërë shuk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:12 pm

MIKUT
Shumë i dashuri mik
Desha sot të të shkruaj një letër
Fatkeqësisht
Nuk do të sjell lajme të mira
Mes luksit e mjerimit
Kohët kanë rrëshqitur shkarazi
Kush mbolli dritë dikur
Errësirë tani po korrë
Mbi tempullin e diturisë
Impenjim injorant i një shoqërie
Për habi
Me ndjenja të qëndrueshme
Pararoja e qiellit idealizuar
Pritje e mistifikuar
Na shpërbleu
I dashuri mik
Mëndët në kokë na i la perëndia
Për fat nuk iu deshën
Mend nga njerëzia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:12 pm

SHPIRTI
Në shpirtin e saj u futen miq
Por edhe të pa ftuar
Derëhapurës zemërgjerësi
I ia nxorën bagllamat
Strofullin e urrejtjes aty ngrehen
A s’është goditje
Heshtja e saj sot
A s’është klithje e zhurmshme
Loti i ngrirë në faqet e bjeshkës
A nuk flet kjo më shumë
Se kodi moral
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:13 pm

I PA NGOPUR
Si fëmijë
Si burrë
Si i ri
I pangopur
Edhe në pleqëri
Prapë i pa ngopur
Në prehrin e shtratit të vdekjes
E pyetën për rrugët e jetës
Në pangopësi tha
Nga rrugë e jetës
Ende s’kam ra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:14 pm

ME PUNË
Argumentoje dashurinë ndaj tokës
Me punë
Të tjerët mend do të zënë
Doemos
Pjellshmërinë mbolle me dorën tënde
Në tokën mëmë
Dikush do t’i gëzoj frutat e dashurisë
S’ka rëndësi se kush
Ati i tokës stërgjyshore
Ati faqeprush
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:14 pm

PRANË VARRIT
Riciklim fytyrash të njëjta
Në vazhdimësi
Të njëjta të njëjta
Kush mori obligim kaq të rëndë
Që të dëgjojmë ty
Dhe pordhët tuaja
Pafundësisht
Pranë varrit
Zgjuar a në jermi
Diçka po thoshte
As i vdekur
As i gjallë
As hije
Një theqafje
Që s’e kishte menduar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:15 pm

NË MES
Në mes të strajcës së kurbetçiut
Dhe buxhetit të Qeverisë
Një vrimë llogarie rrjedhëse
Mohuar sakrificë për bukën e djegur
Kur nevojën më nuk ta kanë
Ta shajnë bukën e djersen tënde
Të mohojnë
E të bëjnë haram
E kurbetçiu me strajcën e shpresave
Të vrara në krah
Ikën prapë
Pa strajcë erdhi dje
E kush një fjalë të mirë s’ia tha
Pa strajcë
Dyert ishin mbyll
Mirëseardhja u dhje
Ik e pirdhu
I thanë
Me atë strajcë të vogël në krah
Ti
As nuk na mbytë
As nuk na mbanë
Dallimi mes ndërgjegjes dhe strajcës
Shumë i madh
Ndërgjegje e futur në strajcë
Ndërgjegje gërmadhë
Në udhëkryqet e kurbetçiut
Goditur e rëndë vrarë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:15 pm

I VETËM
I vetëm erdhi në këtë jetë
Rrethuar me ushtarë vetmie
Në frontet e jetës përleshur
Me peshën e vetmisë
Mbi shpatulla
Nga ëndrrat zhveshur
Zhgënjyer e tretur
I vetëm
Në natën e gjatë
I vetëm fillikat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:16 pm

FANTAZMË
Natën ndjehesh si me ndrojtje
I trembur dhe i humbur
I druajtur
Nga emri yt
Si dikur në kohëra të vjetra
Përrallë legjendash
Sa një barrë
Bartur kot nëpër kohë
Që po presin ende në radhë
Takimin me fantazmën
E kohës së vrarë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:17 pm

TË LËNDUAR
Aktorë të jetës dinake
Me imazh të lënduar
Shfaqur në përditshmëri
Ku po fshiheni vallë
Në këto mote të madha
Me plot përgjegjësi
Të bijtë e lojës së enigmës
Asfiksohen
Rënë në kurthet e konceptit të ri
Nga vëzhgimi i syve enigmatik
Me lojën e tyre pambarim
Të kujt borxhe po i paguajmë
Maskën do t’ua çjerrim
Një herë e mirë
Këtë maskë të dyfishtë
Që keni vënë në fytyrë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:17 pm

PARIMI
Mes shumësisë së sharjeve
Fyerjeve
Lavdërimeve
Parimi elementar i traditës
Është degjeneruar
Parim bosh dhe stereotip
I kohërave moderne
Futur në lojë
Me shenja naive në fushat e jetës
Shoqëria që përfaqëson injorantët
Apo injorantët që përfaqësojnë shoqërinë
Mbi këtë bazë të të panjohurash
E divergjencash kryeneçe
Parimin e njërzishmërisë
Në muzeun e çorodive
Kanë futur
Lum kush do rroj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR EmptySun Oct 19, 2008 6:22 pm

DALLIMI
E vërtetuan stërgjyshërit e lashtë
Se ka një fije dallimi
Mes lindjes dhe vdekjes në kashtë
Mes realitetit dhe gënjeshtrës
Së thatë
Mes fatit dhe fatkeqësisë
Mes urrejtjes dhe dashurisë
Së mbjellë
Këtë mal dallimesh në mes
Në fushën e barazimeve
Kush mund ta zbres
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
» Tekste Kengesh Shqiptare!
» Cilen stine te vitit e pelqeni me shume ??
» STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!
» Mehmet Shehu Dosje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: