Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mehmet Shehu Dosje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Mehmet Shehu Dosje Empty
MesazhTitulli: Mehmet Shehu Dosje   Mehmet Shehu Dosje EmptyMon Jun 01, 2009 8:07 pm

lodhur nga atmosfera terrorizuese që zotëronte në mbledhjen e Byrosë Politike, Mehmet Shehu ka mbërritur në mbrëmje në shtëpi. Të gjithë atë mbrëmje kishin qenë kundër tij. Ndryshe nga herë e tjera anëtarët servilë të Byrosë Politike ishin në garë se kush ta sulmonte më parë. Pak minuta para se të futet në dhomën e tij, Mehmet Shehu i ka telefonuar Enver Hoxhës, të cilit i ka kërkuar takim të menjëhershëm dhe të shkurtër në mënyrë që mbledhja e nesërme e Byrosë të dilte një “gjë e pjekur”. Enver Hoxha ka refuzuar ta presë Mehmetin me arsyetimin se “kishte njerëz për darkë”. Në asnjë material apo të dhënë nuk vërtetohet se cilin ka pasur për atë natë “për darkë” Enver Hoxhë. Nëse Mehmet Shehu do të kishte ndërmend të vriste veten nuk kishte pse t`i telefononte Enver Hoxhës dhe t`i kërkonte takim. Nga ana tjetër nëse Enver Hoxha e priste në takim atë natë Mehmet Shehun, komprometohej i gjithë plani i tij për ta eliminuar atë natë atë. Atë mbrëmje, Mehmet Shehu pasi është përshëndetur me njerëzit e familjes, është futur në studion e tij dhe ka filluar të shkruajë autokritikën e kërkuar për ditën e nesërme.
Natyrisht një njeri që ka ndërmend të vrasë veten nuk merret me autokritika por me gjëra të tjera. Në këtë mënyrë ai ka shkruar për disa orë atë që do të thoshte të nesërmen para “shokëve të Byrosë”. Lëvizjet brenda shtëpisë së Mehmet Shehut kanë vazhduar deri në orën 1.30 të mëngjesit. Kjo do të thotë se vrasje para kësaj ore nuk ka pasur. Këtë e provon edhe fakti se djali i Mehmetit, Vladimiri ka kaluar pranë derës së Mehmetit në këtë orë dhe ai ka qenë akoma duke shkruar dhe me dritën e dhomës së pashuar. Mehmet Shehu kishte vite që flinte veç bashkëshortes së tij Fiqretit. Mbase kjo gjë është shfrytëzuar me mjaft mjeshtri edhe nga ata që i sollën vdekjen.
Të nesërmen rreth orës 8.00 të mëngjesit familjarët e tij kanë vërejtur se Mehmet Shehu kishte vdekur. E para në krevatin e M. Shehut ka shkuar bashkëshortja. Truproja e M. Shehut ka lajmëruar Ramiz Alinë, i cili e ka pritur me gjakftohtësi e pa habi këtë ngjarje.
Është rrëmbyer e hequr gota mbi komodinë.
Nga ana tjetër arsye madhore që të bëjnë se kryeministri nuk ka vrarë veten janë:
-Lufta e egër që kishte ndërmarrë Enver Hoxha ndaj kundërshtarëve të trashëgimtarit politik që ishte zgjedhur prej tij e që quhej Ramiz Alia, ishte në proces e sipër.
-Në raste të tilla si qe mbledhja e Byrosë Politike kundër Mehmet Shehut, anëtarët e Byrosë nuk mund të kishin një mendim jashtë mendimit të Enver Hoxhës. Ata ishin të porositur nga ai për të folur në atë mënyrë.
-Goditja e Mehmet Shehut në formën e mësipërme ishte e vetmja mënyrë e shkurtër për t‘i garantuar pushtetin pasardhësit.
-Nuk njihen raste vetëvrasjesh me silenciatorë. Atë nuk e përdor një person që vetëvritet por një vrasës për të mos u zbuluar. Përvoja tregon se kurrë politikanët qofshin këta të majtë apo të djathtë nuk kanë kohë dhe nge të mbajnë me vete silenciatorë për pistoletat e tyre që i përdorin mjaft rrallë për të mos thënë se nuk përdorin fare.
-Deklarimi i menjëhershëm i Mehmet Shehut “armik i popullit” nga Enver Hoxha tregon se gjithçka ishte e parapërgatitur.
-Po të mos kishte vrarë veten Mehmet Shehu, nuk kishte pse të internohej familja.
-Enver Hoxha nuk e ka pritur Mehmet Shehun në mbrëmjen e 17 dhjetorit 1981 për arsye se dekonspirohej plani që do të çonte në “vetëvrasjen” e kryeministrit.
-Po të mos ishte vrarë Mehmet Shehu, nuk kishte pse të ruhej varri i tij me ushtarë. Në raste të tilla, një gjë e tillë bëhet për të mos u zbuluar deri në dekompozimin e trupit, lloji i plagëve të marra nga viktima.
-Janë persona të tillë si Ramiz Alia dhe Enver Hoxha që nëpërmjet librave apo deklaratave të tyre janë shpesh herë kontradiktorë me njëri - tjetrin dhe shpesh edhe me vetveten.
-Për të vulosur “vetëvrasjen” si akt armiqësor, u rishikua dhe u shpall armik 33 vjet më vonë edhe Nako Spiru, i cili kishte bërë një vetëvrasje. Në atë kohë Enver Hoxha e pat shpallur Nako Spirun hero dhe viktimë të makinacioneve jugosllave. Mirëpo pas vrasjes së Shehut, për t`i dhënë fund këtij “standardi” të dyfishtë, Enver Hoxha për hir të inatit me Mehmetin, e shpalli edhe Nakon armik të popullit. Në këtë mënyrë edhe arkivoli i Nakos shëtiste sa në varrezat e Sharrës në ato të dëshmorëve.
Pas vrasjes së Mehmet Shehut, komunistët e Kombinatit të Drurit në Elbasan që mbante emrin e Nako Spirut, duke përfituar nga kjo komedi politiko-folklorike kishin bërë garë me njëri tjetrin se kush ta hidhte më parë në lumin Shkumbin bustin e vockël të Nako Spirut. Por edhe roli i gruas së Mehmetit është jo më pak tragjik sesa ngjarjet e tjera.
Në fund të fundit ai që do të dijë sesi është vrarë Mehmet Shehu le të shikojë plagën nga përpara dhe nga prapa. Do kalonin vite dhe nga i njëjti grup që përgatiti vrasjen do të dilte edhe e ashtuquajtura “letër” e fundit e Mehmet Shehut. Edhe pas shumë vitesh kishin frikë nga kjo çështje që përcaktoi më shumë se çdo gjë ekuilibrat e pushtetit në Shqipëri, pse jo edhe në rajon.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Mehmet Shehu Dosje Empty
MesazhTitulli: Re: Mehmet Shehu Dosje   Mehmet Shehu Dosje EmptyMon Jun 01, 2009 8:07 pm

Vrasja me “vetëvrasje” e Mehmet Shehut

Vrasja e Mehmet Shehut ndonëse me qëllime të tjera është në vazhdimin e vrasjeve të tjera si ato të Nako Spirut apo Omer Nishanit. Sigurisht qëllimi i saj ishte shumë herë më madhor se i dy të parëve pasi këtë herë duhej të përcaktohet trashëgimtari i Hoxhës. Mehmet Shehu njeriu që i shërbeu me përkushtim të madh pushtetit të Enver Hoxhës dhe regjimit komunist, në fund të fundit ishte edhe vetë i persekutuari dhe viktima e këtij regjimi. Për shumë vjet ai ishte figura numër 2 në Shqipëri. Kishte thyer çdo rekord në historinë e Shqipërisë për sa i takon jetëgjatësisë politike si kryeministër dhe njihej si njeri mjaft i vendosur në karakteristikat e njohura të tij brenda limiteve të atij regjimi, i cili kurrë nuk do ia falte që kishte mbaruar shkollën amerikane në Tiranë.
Për disa kohë krijoi iluzionin se pasardhësi do të ishte ai. Por besimi i familjes Hoxha ndaj Shehut erdhi gjithnjë duke u zbehur. Në radhë të parë ishte faktor Nexhmije Hoxha. Eliminimi i Shehut vjen sipas një plani të mirëstudiuar ku në fund të fundit i duhej hapur rruga një personi tjetër. Ky rezultoi të ishte Ramiz Alia. Momenti i përzgjedhur ishte çështja e një fejese. Mehmeti Shehu pranoi zgjedhjen që kishte bërë biri i tij për të pasur si grua të ardhshme të tij vajzën e një profesori të Universitetit të Tiranës. Në fakt e njëjta vajzë vetëm 6 muaj përpara i ishte ofruar për fejesë djalit të Kadri Hazbiut, por që vetëm ndërhyrja e këtij të fundit kishte bërë që fejesa të mos bëhej. Po ashtu edhe aspekti biografik që do të reklamohej aq shumë kishte edhe aspektin tjetër të panjohur për pjesën më të madhe të udhëheqjes. Në fakt fejesa ishte një rast kurthi për Mehmetin. Më vonë ai do të vazhdonte të njëjtën rrugë që kishin edhe të tjerët.
Më 3 shtator 1981 në shtëpi të Shehajve erdhi vetë udhëheqësi komunist Enver Hoxha me bashkëshorten e tij Nexhmije. Enver Hoxha gjatë vizitës në shtëpinë e Mehmet Shehut, pasi ka përshëndetur fejesën, ka uruar veçmas nusen duke e puthur në ballë.
Enver Hoxha në këtë urim ka thënë kishte shtuar edhe njohjet që kishte me babanë e nuses, të cilit i bënte të fala. Edhe Nexhmija ka kujtuar nënën e nuses për të cilën ka thënë: “Edhe unë e njoh nënën tënde, kemi qenë shoqe shkolle në kohën e luftës. I bëj shumë të fala nga unë”. Sulo Gradeci ka monopolizuar të gjitha fotografitë e bëra gjatë kësaj vizitë të tij, duke bërë që asgjë të mos bëhej pjesë e historisë. Pse ky veprim ndaj këtyre fotove? As më pak e as më shumë Mehmet Shehu kishte hyrë në kurth. Kishte hyrë në fundin e jetës së tij, në atë rrugë të pakthyeshme, tipike për të gjitha regjimet diktatoriale. Gjithçka kthehet prapa. Mehmet Shehut i kërkohet të prishë fejesën dhe kështu ndodh. Çifti Shehu shkon për vizitë në shtëpinë e Enver Hoxhës. Fiqret Shehu ka thënë: “Nuk dimë si do t`ia shlyejmë partisë këtë gabim kaq të rëndë”. Por Enver Hoxha duke vazhduar lojën e tij ka thënë: “Një fejesë e gabuar është e pallogaritshme në krahasim me kontributin tuaj të paçmueshëm për të mirën e partisë dhe të popullit për dekada të tëra”. Në këtë plan ka bërë zbukurimin e saj edhe Nexhmija me këto fjalë: “Një jetë e tërë heroike”. Në fakt Enver e Nexhmije Hoxha nuk kishin hequr dorë nga synimet për të larë hesapet e tij me rivalin e trashëgimtarit të tij politik. K.D


Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Mehmet Shehu Dosje Empty
MesazhTitulli: Re: Mehmet Shehu Dosje   Mehmet Shehu Dosje EmptyMon Jun 01, 2009 8:08 pm

Atentatet ndaj politikanëve në 100 vjet shtet



Edhe demokracitë më të konsoliduara botërore kanë njohur ngjarje të mëdha, tronditëse, të shoqëruara me vrasje politikanësh. Bota e vogël shqiptare ka njohur shumë ngjarje të tilla, gjatë jetës së saj. Rastet e eliminimit të kundërshtarëve politikë njihen hershëm, por ato që kanë bërë më shumë bujë e janë ende të fiksuara në kujtesën e njerëzve, dokumentojnë qysh në fillim të shek. XX. Është rasti i vrasjes së Esat Pashë Toptanit, për të zbritur më poshtë në kohë, gjatë sundimit të Mbretit Zog, gjatë pushtimit të Italisë fashiste, por më së shumti gjatë viteve të diktaturës komuniste, kur një fjalë e thënë “pa vend” të kushtonte kokën. Vrasjet më të bujshme të shekullit të kaluar, na i sjell përmes një libri, drejtori i arkivave të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi. “Plumba Politikës”, titullohet libri, i cili trajton historitë e përgjakshme, që kanë tronditur politikën shqiptare, botuar nga shtëpia botuese “55”. “Tani kur shteti shqiptar po i afrohet 100-vjetorit të krijimit të tij, është normale të bëhet një bilanc i përgjithshëm se ç’kanë sjellë këto për kombin dhe shtetin shqiptar”,- thotë në parathënien e librit autori, Dervishi. Duke u mbështetur në një material të pasur arkivor, të institucioneve të rëndësishme të vendit, sjell fakte dhe ngjarje që lidhen me figura të rëndësishme të politikës shqiptare, në rangun e prefektit, deputetit, ministrit, kryetarit të shtetit, të cilët gjatë jetës së tyre u përballën me atentate, apo sulme për t’i eliminuar fizikisht nga skena politike. Autori nuk kufizohet vetëm në renditjen e fakteve, por bën edhe një analizë të atyre ngjarjeve, të cilat kanë bërë bujë në kohën e vetë dhe vijojnë ende të lakohen, duke sjellë herë pas here “të reja” rreth tyre. Numri i të eliminuarve politikë para dhe gjatë diktaturës është tepër i madh dhe autori ndalet në ato vrasje që kanë ndodhur në kushtet e atentatit. Pasi na ofron një statistikë me emrat e ish-ministrave, zv/kryeministrave dhe kryeministrave të vrarë, qysh në vitin 1912, deri më 1982, Dervishi nis historinë e atentateve me të parin ministër të vrarë, Nexhati Libohovën, anëtar i qeverisë së Esat Toptanit. I dyshuar nga ana e Toptanit se ai bënte lojën e kundërshtarëve politikë, në maj të vitit 1915, ministri i Financave u arrestua, u çua në Shkallnuer, ku e rrahën deri sa vdiq. Këtë vrasje e pasoi ajo e Preng Bibë Dodës në 22 mars të vitit 1919, i cili sipas Dervishit, në nivel ekzekutivi është më e rëndësishmja pas asaj të Mehmet Shehut. I emëruar disa herë në postet më të larta të qeverive të përkohshme të kohës, e vranë sepse përqafoi politikën britanike, në të kundërt të linjës që ndiqte qeveria e Durrësit. Viktima e radhës ishte ish-prefekti i Durrësit, i cili u vra në 15 janar të vitit 1920, ndërsa pritej që të mbahej Kongresi i Lushnjës. Edhe ai viktimë e qeverisë së Durrësit. Për të arritur tek vrasja e bujshme e 13 qershorit të vitit 1920, kur Avni Rustemi vret në Paris Esat Pashë Toptanin. “Për shumë vite mbi Esat Pashën u hodhën akuza “tradhtie kombëtare”, “shitje interesash kombëtare”, etj., pa mundur të sillen argumente, se ku ishte kjo tradhti. Duke iu afruar problemit, nuk është e vështirë të dallohet se vrasja e Esat Toptanit, nuk është tjetër, veçse për konkurrencë politike, e përfunduar në eliminim fizik”, - thotë Dervishi. Në 27 faqe, ofrohet e gjithë dosja “Toptani”, duke na sjell rrjedhën e ngjarjeve, procesin gjyqësor ndaj Avni Rustemit e me radhë të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve, shqiptarë e francezë. Vrasja e Toptanit pason me vrasjen e deputetit Avni Rustemi në 20 prill të vitit 1924. E kështu vijojnë njëra pas tjetrës vrasjet e figurave të tjera politike, duke iu afruar viteve të diktaturës, ku vrasjet bëhen edhe më të dyshimta. Janë vrasjet e “baballarëve” deputetë më 1947. Bëhet fjalë për Mustafa Xhanin, apo i njohur si Baba Faja Martaneshi, Fejzo Dervishi dhe Baba Abazin. Arkivat flasin pak për të çështje. Thuhet vetëm që Abazi vrau Xhanin e Dervishin e më pas edhe veten. Më tej do të vijojnë me shumë bujë “vetëvrasja” e Nako Spirut në 20 nëntor 1947. ndonëse e quajtur “aksidentale”, vrasja e Spirut lidhej me qëndrimin e tij antijugosllav. Një tjetër vetëvrasje ishte ajo e Omer Nishanit në maj të vitit 1954, ish-presidentit të Presidiumit të Kuvendit popullor. Vetëvrasja e tij u maskua nën “sëmundjen e rëndë”. Ende me shumë hije dyshimi, vetëvrasja e ish-kryeministrit të vendit, Mehmet Shehu në 17 dhjetor të vitit 1981.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Mehmet Shehu Dosje Empty
MesazhTitulli: Re: Mehmet Shehu Dosje   Mehmet Shehu Dosje EmptyMon Jun 01, 2009 8:08 pm

Ministrat e vrarë me dhe pa gjyq

Esat Toptani- Ministër i Punëve të Brendshme të Luftës (1912-1914)
Hasan Prishtina- Ministër i Bujqësisë, ministër i Punëve të Brendshme (’13-’14)
Lef Nosi, ministri Postë-Telegrafëve(1912-1914), ministër (1918-1920)
Jusuf Dibra, ministër i Luftës (1915-1916)
Fejzi Alizoti, ministër i Financave (1918-1920, 1927, 1939-1940)
Bajram Curri, ministër pa portofol (1920)
Zija Dibra, ministër i Luftës (1921)
Luigj Gurakuqi, ministër i Financave (1924), ministër i Arsimit (1912-1914, 1916-1918, 1918- 1920)
Haki Ismail Tatzati, ministër i Luftës (1922-1924)
Qazim Kaculi, ministër i Punëve Botërore (1921,1924)
Et’hem Toto. Ministër i Punëve të Brendshme (1935-1936)
Terenc Toçi, ministër i Ekonomisë Kombëtare (1936-1938)
Zef Kadarja, anëtar i ngarkuar për Punët e Brendshme (1939)
Maliq Bushati, ministër i Punëve të Brendshme(1939)
Jup Kazazi, ministër i Partisë Fashiste (1941-1942)
Bahri Omari, ministër i Punëve të Jashtme (1944)
Kostandin Kotte, ministër i Ekonomisë Kombëtare (1942)
Hilmi Leka, ministër i Kulturës Popullore(1943)
Javer Hurshit, ministër i Kulturës Popullore(1943)
Kolë Tromara ministër i Kulturës Popullore(1944)
Koçi Xoxe, ministër i Punëve të Brendshme (1946-1948)
Nako Spiru, ministër i Ekonomisë (1946-1947)
Mehmet Shehu, ministër i Telekomunikacionit (1947-1948), ministër i Punëve të Brendshme (1948-1954) dhe ministër i Mbrojtjes Popullore (1947-1980)
Koço Theodhosi, zv/kryeministër, ministër i Industrisë, kryetar i Komisionit të planit, etj.
Abdyl Këllezi, zv/kryeministër, ministër i Financave, kryetar i Kuvendit Popullor, etj.
Beqir Balluku, zv/kryeministër, ministër i Mbrojtjes Popullore (1954-1974)
Kadri Hazbiu, ministër i Punëve të Brendshme (1954-1980) dhe ministër i Mbrojtjes Popullore (1980-1982)
Feçor Shehu, ministër i Punëve të Brendshme (1980-1982)
Llambi Ziçishti, ministër i Shëndetësisë (1970-1982)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Mehmet Shehu Dosje Empty
MesazhTitulli: Re: Mehmet Shehu Dosje   Mehmet Shehu Dosje Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mehmet Shehu Dosje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH
» GJIROKASTRA LETERSI POEZI NGA AFRODHITI K. SHEHU
» Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
» Muhamed (Mehmet) Ali Pasha
» Bashkimi kombëtar - Mehmet KRAJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: