Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Muhamed (Mehmet) Ali Pasha

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



Muhamed (Mehmet) Ali Pasha Empty
MesazhTitulli: Muhamed (Mehmet) Ali Pasha   Muhamed (Mehmet) Ali Pasha EmptyTue Oct 21, 2008 12:09 am

Lindja dhe karriera

Muhamed (Mehmet) Ali Pasha Muhamed_Ali_Pasha

Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin Muhamed Ali, është nje nga djemte me te mire qe tokat Shqiptare kane nxjerre ne historine e tyre. Fatkeqesisht nepër mjetet e propagandas Perendimore, Mehmet Ali Pasha shpesh here tregohet sikur te kete qene Grek, apo "shqiptar" nga Kavalla ne Greqi (!) qe ne fakt është pjese e Çamerise, toke Shqiptare te cilen juntat greke me forcen e pastrimit etnik e depopullizuan ne mesin e shekullit te XX nga Shqiptaret besimit Islam.

Për Mehmet Aliun tregohet qe te kete lindur ne nje familje te thjështë Shqiptare, dhe pasi Mehmeti për njefare kohe është marre me tregti nepër Çameri, me vone ka vendosur qe ti bashkohet ushtrise së perandoris Osmane. Për Mehmet Aliun tregohet se edhe pse nuk ka ditur te shkruaje dhe te lexoje ka qene nje njeri i mençur dhe largepames, gje qe e beri ate te beje karriere ne ditet e mepasme te jetes Ne ditet kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin i cili qe nga koha e Sulltan Selimit kishte qene pjese e pandashme e perandoris Osmane, Mehmet Aliu, ashtu si edhe shume Musliman te tjere, shtetas te Perandorise u ngrit për te mbrojtur kete toke të Perandorisë Osmane nga keta kolonizator te rinj.

Ne krye te nje batalioni me Shqiptar, Mehmet Aliu marshoi drejt Egjyptit, ku pas perpjekjeve te ndryshme luftarake me Francezet me ne fund, Egjipti u çlirua nga zgjedha Bonopartiste. Pas clirimit te Egjyptit dhe mosmarreveshjeve te ndryshme civile, me ne fund ne vitin 1805 Mehmet Aliu me keshillen e Shaikhut te Azharit, morri fermanin nga Sulltani për tu bere governator i Egjyptit se bashku me titullin Pasha.

Eleminimi i kundershtareve politike

Duke pare situaten e prapambetur te Egjyptit te asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai qe filloi zhvillimin e vendit. Por si rrjedhoje e konflikteve me çifligaret vendas (Mamluket), intrigat e tyre, kercenimet ndaj Mehmet Aliut dhe mosbindshmerine ndaj rregullave te shtetit, Mehmet Aliu me rastin e dergimit te birit te tij Tosum Pasha ne Arabi kunder "Vehabive" (Selefive) organizoi nje darke për te gjithe parine vendase Memluke (ketu fillon konspiracia Arabe J).

Pasiqe i ftoi te gjithe Memaliket ne keshtjellen e tij, Mehmet Aliu qe e kishte rrethuar keshtjellen me rojet e tij Shqiptar, i urdheroi ata qe te ekzekutonin te gjithe kundershtaret e tij qe i kishte ftuar ate nate ne keshtjelle. Pas ketij veprimi, Mehmet Aliu e siguroi njehere e pergjithmone pushtetin e tij mbi Egjypt, pasiqe ai arriti qe ti eleminoje rivalet e tij ne ate mbremje. Nga ky akt, sa mizor dhe i pabese i Mehmet Aliut, shume Memluk qe shpetuan, filluan te nxisin urrejtjen arabe kunder Mehmet Aliut qe mbahet si i pari politikan Makiavelian ne historine moderne Islame.


Edituar për herë të fundit nga Vrana Konti në Tue Oct 21, 2008 12:12 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Muhamed (Mehmet) Ali Pasha Empty
MesazhTitulli: Re: Muhamed (Mehmet) Ali Pasha   Muhamed (Mehmet) Ali Pasha EmptyTue Oct 21, 2008 12:10 am

Lufterat e Mehmet Aliut

Nje nga zotesite kryesore qe Shqiptaret kane patur ne Perandorin Osman, kane qene arti i luftes. Keshtu qe nga ditet e marrjes se Egjyptit, e deri ne ditet e fundit te jetes se tij, Mehmet Aliu, me ndihmen e djemve te tij zhvilloi mjaft beteja te suksesshme nepër bote.

Nga te parat ekspedita luftarake qe Mehmet Aliu organizoi ishin disa fushata me rradhe qe Mehmet Aliu, me urdher te Sulltanit kreu ne Arabi kunder "Vehabive",ku djemte e tij, Tosum dhe Ibrahim Pasha arriten qe kryengritjen e Saudeve ne Arabi ta shype dhe te ktheje qytetet e shenjta te Mekes dhe Medines ne gjendje paqeje, nga ku Haxhijte dhe Umraxhijnte te mund te kryenin vizitat e tyre ne token e shenjte ne menyre te qete dhe pa probleme.

Nga vitet 1820 deri me 1822 Mehmet Aliu filloi ekspeditat kunder Sudanit, ku ne 1823 Mehmet Aliu themeloi shtetin e Sudanit dhe Khartumin si kryeqytet te tij. Me 1824, si rrjedhoje e kryengritjeve te barbareve ne Greqi, Sulltan Mahmudi i II qe nuk mund te ta shtypte dot kete rrebelim Grek, therriti ne ndihme Mehmet Aliun, i cili duke çuar ne krye te kesaj ekspedite djalin e tij Ibrahim Pasha arriti qe te shuaje dhe shtype revoltat ne Greqi. Si rrjedhoje e kesaj fitore, Mehmet Aliu u shperblye nga Sulltani qe te behej edhe governator i Kretes. Por fuqite e medha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke pare shtrirjen e gjere qe Mehmet Aliu pati qe nga Sudani e deri ne Krete, me 1827 derguan armatat e tyre për te luftuar Ibrahim Pashen, te birin e Mehmet Aliut, i cili pas perplasjes me fuqite e medha u thye, dhe u detyrua qe te leshoje shtypjen e terrorizmit Grek.

Si rrjedhoje e disa mbeturinave Mamluke qe kishin lene Egjyptin pas masakres se Mehmet Aliut, shume prej tyre qe nga Siria kryenin akte sabotazhi kunder Mehmet Aliut. Për kete arsye ne 1831 Mehmet Aliu u detyrua qe te pushtoje Sirine dhe te ndjeke Mamluket e hikur. Por kjo hapje e madhe e Mehmet Aliut e zemeroi Sulltan Mahmudin i cili hyri ne konflikt me Mehmet Aliun (besohet se e kete lufte ka influencuar nje armik personal i Mehmet Aliut qe ishte keshilltar i Sulltanit). Pas betejes se 1839 djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha i cili theu ushtrine Osmane, filloi marshin për ne Anadoll, ku sipas shume historianeve ambicjet e Mehmet Aliut ishin qe ai tu bente Sulltan i shtetit Islam. Por duke pare forcen dhe vitalitetin e Mehmet Aliut fuqite e medha e ndaluan dhe kercenuan serisht Mehmet Aliun qe te mos avanconte me tej. Nese ky plan do te kishte ndodhur, bota nuk do ti njihte me Shtetet e Bashkuara Islame, si Khalifati Osmanlli, por do ta njihnin si Khalifati Shqiptar keshtu qe Dom Ndocet e Dom Leshet e sodit duhet te gjenin shpifje te reja kunder Islamit Shqiptar.

Pas kesaj perpjekje te fundit, Mehmet Aliu u terhoq ne Egjypt ku atij iu njoh e drejta e Khedivllekut mbi Egjypt (mbreterise), nga ku gjenerata e niperve te tij udhehoqi deri ne vitin 1956.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Muhamed (Mehmet) Ali Pasha Empty
MesazhTitulli: Re: Muhamed (Mehmet) Ali Pasha   Muhamed (Mehmet) Ali Pasha EmptyTue Oct 21, 2008 12:11 am

Arritjet e Mehmet Aliut

Cami Mehmet Ali, përvec betejave të tija të suksesshme në botën Islame, mbahet si i pari modernizues i botes Islame. Ai ishte i pari qe ne boten Islame futi shtypshkronjen, ndertoi fabrika, ndertoi sisteme moderne për shtetet ku ai udhehoqi. Ne vecanti, vepra te Mehmet Aliut qe vlejne për tu theksuar janë: Krijimi i Egjyptit si shtet, modernizimi, ndertimi i qyteteve, qendrave tregtare, qendrave industriale etj.

Krijimi i Sudanit si shtet, emancipimi i shoqerise Sudaneze dhe dhënies së saj të një fizionomie qytetare (Hadara) përndryshe nga fizionomia fshatare (Badava) qe Sudani kishte perpara ardhjes së Mehmet Aliut.

Emancipimi i shoqerisë Egjyptiane, që sot ështe zemra e botës Arabe, ku nëpermjet aktivizmit të shoqërise vendase beduino - felahe në jetën shoqërore qytetare (Hadara), Mehmet Aliu është ai që mbahet si arkitekt i Intelektualizmit dhe Iluminizmit arab abham Al - Xhedid; që do të thotë sistemi i ri dhe ka te bëjë me atë se Mehmet Aliu ishte ai që për herë të parë në botën Islame, krijoi një ushtri me të vërtet profesionale, dhe mjaft herë me te avansuar sesa ajo e Osmanëve. Vetë suksesi i ushtrive te Mehmet Aliut nëpër botë, i tregoi Sultan Muratit se Sistemi Osman ishte vjeteruar, gjë që e coi Sulltanin që pas Mehmet Aliut të shpalli edhe ai "Nidham Al Xhedidin'" ala - Turce, por që asnjëherë nuk arriti suksesin e Mehmet Aliut.

Dhe pse pasardhësit e Mehmet Aliut më vonë u korruptuan dhe e dobesuan Egjyptin që Mehmet Aliu themeloi, sërisht vlerat e Mehmet Aliut për zemren e sotshme te botës Arabo - Islame janë të panumerta. Me të drejtë për punën në themelimin e Egjyptit dhe ringjalljën Arabe që zë rrenje aty, Mehmet Ali Shqiptari mbahet si themeluesi dhe illuminatori i intelektualizmit Arab.

Versionet e konspiracive arabe

Nuk është dicka e rralle qe mes shume Arabsh, here pas here te degjosh akuzime ndaj Mehmet Aliut, si ato qe mund te hidhen ndaj Ataturkut. Por edhe pse Mehmet Aliu ishte modernizues i botes Arabe, kjo nuk do te thote aspak se ai ishte anti-Islamist tip Ataturk. Teorire e Konspiracive Arabe ndaj Mehmet Aliut hidhen rreth 2 temave; modernizmi qe ai i beri botes Islamo - Arabe dhe masakra e tij mbi Mamluket.

Perderisa modernizmin e botes Islame, ne si Muslimane e kemi fardh (detyre), ideja e shume arabeve se modernizimi është de-islamizim është gabim, pasiqe Islamizimi nuk është prapambeturi, por ai shkon gjithnje me progresin njerezor.Modernizmi i civilizimeve Islame, kalimi i tyre nga Badava (fshataresi) ne Hadara (civilizim) sic Ibn Khalduni ka predikuar është nje nga nevojat e shoqerive Islame dhe jo-Islame nepër kohe. Kete nevoje ne e kemi pare gjate histories Islame ne ngritjen e civilizimit te Emevive, Abasideve, Fatimideve, Pahllavive etj dhe me ne fund te Shqiptareve ne Egjypt qe ndertuar civilizimin Arab te sodit, civilizim për te cilen Shqiptaret duhet te jene krenar qe janë arkitekt te tij.Kurse masakra e Mehmet Aliut mbi mamaliket mund te justifikohet si nje akt i nevojshme ne syte e realpolitikes qe koha e Mehmet Aliut nepër Evrope kishte filluar te vertetonte.

Marr nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Muhamed (Mehmet) Ali Pasha Empty
MesazhTitulli: Re: Muhamed (Mehmet) Ali Pasha   Muhamed (Mehmet) Ali Pasha EmptyTue Oct 21, 2008 12:14 am

Dnastia e Muhamet Ali Pashës (1805 – 1953)
Governerët Osman të Egjiptit:
Muhamed Ali Pasha-Egjipt (1805 – 1848)
Ibrahim Pasha (1848)
Abaz Hilmi I. (1849 – 1854)
Muhamed Said (1854 – 1863)
Ismail Pasha (1863 – 1867)
Kadit e Egjiptit
Ismail Pasha (1867 - 1879)
Tafiq (1879 – 1892)
Abaz Hilmi II. (1892 – 1914)
Sulltanët e Egjiptit
Husen Qamil (1914 – 1917)
Fuad I i Egjiptit (1917 - 1922)
Mbret e Egjiptit
Fuad I i Egjiptit (1922 – 1936)
Faruku i Egjiptit (1936 – 1952)
Fuad II i Egjiptit (1952 – 1953)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 40
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Muhamed (Mehmet) Ali Pasha Empty
MesazhTitulli: Re: Muhamed (Mehmet) Ali Pasha   Muhamed (Mehmet) Ali Pasha EmptySun Feb 08, 2009 4:02 pm

si mas te dhanve qe kam un ali pash tepelena dhe muhamed ali dalin gjithkund si shqipetar dhe jo shum figura te rendesishme ali pash tepelena noshta qe vdiq ne mundimin e clirimit te atdheur por pa sukses nryshe nga muhamedi qe per shqipetart nuk ka ber gje pervec se me njek interesat e veta historia e ali pashes esht ma dramatike per arsyen qe skenderbeu ju kethye kundra turkut duke e fituar ne cdo betej e duke marr fam cuse ali pasha nuk kujtohet shum un personalisht von e kam njoft figuren e tij i cili ka ndjek te njejtat gjurm te skenderbeut por pa suksesin e tij duke humbur betejen dhe jete e bashk me te tij dhe te femijeve te cilit ju asht prer koka dhe quar perball sulltanit e mrapa vu ne ekspozit ne kostantinopoje e duke u harruar nga shumica kurse muhamedi ka njek ambiziet e veta e per te vet'men asye ce ju ka kethyer kundra turkut esht per pushtimin e siris e pasurirat e ketij vendi i cili nuk njifet si ndo je stradeg o patriot ai esht ken thjesht nje bisnes men pa atdhe dhe fe i cili pat sukses ne fillim kunder turkut per arsyen ce kite par ushtart e napoleones si luftoshin te cilt ma von do ti pundesote per te stervitur egipsiant e tij pati sukses kunder turceve deri sa ato i kerkun nim rusit ce e deturoj tu mbyllte ne egipt aq ite historia e tij mos kujtoni se i ka ba luft turkut e ka ba kushedi se qa nat koh turqit nuk kontrolloshin me asgje dhe siq ndolli me europianet turqit nuk ishin te zot per te majtur luft me to te cilt nuk kan ken njoft ndojeher si stratega te fort o te ken pas heronj si rrac asyja qe kand marr ca fitore te cilat i kan pagujt shum shtrejt me gjak turk esht numrat e mella ushtarsh qe coshin ne vdekje sa shtrejt i ka kushtu nje pllam ved si shtety yn ju e dini mir ato kan pushtu ma shum ne afrik se sa her u perballeshin me ne mbeteshin pa ushtar mos te ite pjej inkursjoneve sllave ato ne shqiperi nuk kishin vu kam sot e nimi vjet se ato nuk jan ne nivelit ton por fati ite nga ana tyre e ne ishim ne luft me tjeter kend kjo e kallzon elle se nuk kan arrit ti kalojne kurr keto kufijra por vetem jan smrapsht ajo per te cilen ne po flasim esht historia e zez e popullit ton te cilin e ka lan mrapsht ga gjith bota e duke e barazuar me arabet, popullin ton qe dikur ite ner te paret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Muhamed (Mehmet) Ali Pasha Empty
MesazhTitulli: Re: Muhamed (Mehmet) Ali Pasha   Muhamed (Mehmet) Ali Pasha Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Muhamed (Mehmet) Ali Pasha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ALI PASHE TEPELENA
» Napoleon Bonaparte dhe Mehmed Ali Pasha - Dy të ngjashëm...
» Video Klipe Humoristike
» Mehmet Shehu Dosje
» Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: