Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkimi kombëtar - Mehmet KRAJA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Bashkimi kombëtar - Mehmet KRAJA Empty
MesazhTitulli: Bashkimi kombëtar - Mehmet KRAJA   Bashkimi kombëtar - Mehmet KRAJA EmptyMon Nov 03, 2008 5:36 pm

Bashkimi kombëtar


Mehmet KRAJA

Këtu e dhjetë vjet më parë, ende pa filluar beteja finale e luftës së fundit në Kosovë, njëri nga prijësit e atëhershëm të UÇK-së doli e tha se lufta në Kosovë bëhej për bashkim kombëtar. Vetë UÇK-së dhe klasës politike kosovare, në periudhën vijuese, iu desh shumë mund ta korrigjonte "gafën e paqëllimshme" të këtij "eksponenti nacionalist", në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare t'i hiqte sadopak dilemat rreth Kosovës dhe, në mënyrë të veçantë, ndaj UÇK-së. Që atëherë ky "eksponent nacionalist" i UÇK-së, pavarësisht nga postet që ka zënë dhe nga funksionet që ka ushtruar, vazhdon të konsiderohet njeri me dije të mangët politike, ndërkohë që ideja e bashkimit kombëtar, që dhjetë vjet e këndej, është vënë nën një embargo të fortë dhe më shumë është bërë objekt talljeje për humoristët, se sa një temë që duhet diskutuar me seriozitet, me dije dhe akribi politike. Natyrisht, kësaj gjendjeje i ka kontribuar më së shumti situata në të cilën u gjend Kosova në përfundim të luftës dhe menjëherë pas saj, ndërhyrja e NATO-s, protektorati i OKB-së, vëzhgimi i kujdesshëm i bashkësisë ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, liderershipi kosovar, i cili duhej t'i rrëfehej bashkësisë ndërkombëtare jo më për bëmat politike, por edhe për ëndrrat që guxonte t'i shihte. Në një atmosferë të këtillë, bashkimi kombëtar u bë temë e ndaluar pothuajse për të gjithë, madje edhe më keq se kaq, një subversion, një ide që prodhon negativitete politike, një opsion politik që Kosovën e vë në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe miqtë e saj më të mëdhenj.

Konsekuenca e kosovarëve në këtë pikë është e pashembullt, është lapidare. Ta zëmë, edhe atëherë, kur ndonjë analist i huaj, në mënyrë evazive, e paraqet si të rrezikshëm opsionin e ndarjes së Kosovës, për shkak të prishjes së balanseve rajonale, kosovarët nuk dalin të thonë, në mënyrë sado perifrastike, se një ndarje e këtillë do të rishtrojë pashtyshëm çështjen shqiptare në Ballkan dhe ristrukturimin politik të hapësirave ku jeton ky popull. Pra, thënë me një fjalë, kosovarët nuk duan ta përdorin argumentin e bashkimit kombëtar, as atëherë kur ai paraqitet i imponuar nga faktorët e tjerë rajonalë ose ndërkombëtarë. Ky kujdes kaq i madh për konstruktivitet nuk është natyrë e jona, përveç nëse e pranojmë faktin se, ndërkohë, ka ndodhur një "tredhje mendore", e cila jo vetëm që na ka bërë inferiorë në ide dhe opsione politike, por na ka bërë edhe ta pazakonshëm, madje të tillë që të mos e njohim veten as në pasqyrë. Në të vërtetë, sa i përket Kosovës, çështja e bashkimit kombëtar aktualisht duhet të shtrohet pak më ndryshe, në përputhje me pragmatizmin e sotëm politik, larg nga skemat tradicionale dhe idetë e mjegullta romantike. Problemi fokusohet në një pikë: A kanë shqiptarët potencial real të mbajnë dy shtete dhe të participojnë në mbajtjen e një shteti të tretë? Ose, pak më ndryshe: A ka Kosova resurse dhe kapacitete të mbajë shtet? Po të shtrohej kjo çështje në një të shkuar jo shumë të largët, përpara se Kosova të bëhej shtet, keqkuptimet do të ishin të mëdha, katastrofale. Tani, kur procesi i bërjes së Kosovës mund të quhet i përfunduar, ose në përfundim e sipër, njerëzit kanë të drejtë të mendojnë për perspektivat dhe të ardhmen e tyre, për të ardhmen e shtetit të tyre, në një kohë që ky shtet, që në fillimet e tij, jep shenjat e një vazhdimësie fataliste me Shqipërinë e fillimit të shekullit XX, kur Konica, i mbërthyer nga zhgënjimi, thoshte se Shqipëria u bë e tillë, që t'ua plaste zemrën atyre që e deshën më së shumti.

Në këtë trajektore historike me një shekull në mes, Kosova me Shqipërinë kanë ngjashmëri të madhe, me një ndryshim se bashkësia ndërkombëtare (siç iu themi me eufemizëm atyre që e kanë marrë përsipër të na nxjerrin në stom të lumit, pa u mbytur) kësaj radhe është treguar më e kujdesshme me shqiptarët. Por, ta lëmë historinë, sepse diskutimi për të gjithmonë krijon mjegulla. Puna është e thjeshtë dhe përgjigja duhet të jetë e qartë: Kemi apo nuk kemi resurse dhe kapacitete për të mbajtur shtet? Sepse, shteti i Kosovës ende duket si koncept idealist, në një kohë që ne tashmë kemi zbritur nga idealizmi në pragmatizëm dhe Kosovën nuk e shohim më si sakrificë, por si hapësirë reale për jetë sa më të dinjitetshme. Që të bëjmë jetë të dinjitetshme, Kosova nuk na e jep këtë mundësi, nëse nuk e rrjepim tokën e saj deri në ka të zi. Kjo ka të bëjë me resurset. Po kapacitetet? A kemi kapacitete politike, në radhë të parë, për të mbajtur shtet? Uluni dhe mendoni një herë dhe do të shihni se kapacitetet politike të Kosovës janë minore, të pamjaftueshme edhe për një protektorat të gjithmonshëm ndërkombëtar. Po kapacitetet institucionale? Shikoni përreth, vëreni gishtin ku të doni dhe do të shihni se asnjë institucion i Kosovës nuk funksionon jo më në përputhje me standardet evropiane, por as me standardet tona të shkokërdhavta. Po kapacitetet intelektuale? Llahtarisht të dobëta dhe të paqëndrueshme: një shtresë shoqërore e ekzagjeruar, me profesorë universiteti që kanë nivelin e mësimdhënësve të shkollave të mesme, me inxhinierë që kanë nivelin e teknikut të makinerisë, me mjekë që kanë nivelin e teknikut medicinal. Kjo është pasqyra pak e përmbysur, por reale e Kosovës. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë? Ndoshta është koha të hapim diskutimin për bashkimin kombëtar, si unifikim të potencialeve dhe kapaciteteve, pra jo si idealizëm politik-historik, por si pragmatizëm dhe realitet jetësor, si rrugë, mbase e vetmja, për të shpëtuar nga një dështim me përmasa të mëdha. (express)

Autori është
shkrimtar dhe analist nga Prishina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
 
Bashkimi kombëtar - Mehmet KRAJA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A vjen nga qielli Bashkimi Kombëtar?
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Bashkimi Kombëtar 2012!?
» Bashkimi kombëtar dhe sinergjia!
» LAJMRIM PËR MIQTË E FORUMIT BASHKIMI KOMBËTAR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: