Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH

Shko poshtë 
+5
agim__barja
istogalia
Mergimtari
zeriatdheut
katunariplak
9 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptySat Oct 04, 2008 10:49 pm


EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Right_blockblue
EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Spacer
Emil Kastrati: Epopeja e Besëlidhjes kombëtare Demokratike Shqiptare (B.K.D.SH)
E premte, 03-10-2008, 06:58pm (GMT+1)



Emil KASTRIOTI

EPOPEJA E BESËLIDHJES KOMBËTARE
DEMOKRATIKE SHQIPTARE B.K.D.SH

QË NGA THEMELIMI I SAJ ME 12 Shtator 1943 e deri sot




EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH U1_B.K.D.SHKumtesë për Manifestimin e 53 Vjetorit të Themelimit të Organizatës “BESA KOMBËTARE” nga Prof. Ymer BERISHA dhe 24 Vjetorin e Ristrukturimit të ONDSH-LPLTSH në BKDSH, mbajtur në Karlsruhe të Gjermanisë, me 18 gusht 1996.



Parë në aspektin historik, lindja dhe zhvillimi i Lëvizjes sonë mbarëkombëtare shqiptare për lirinë dhe pavarësinë e trojeve etnike shqiptare nuk ka filluar gjatë Luftës së Dytë botërore, por ajo ka gjallëruar shekuj me radhë. Duke mos u thelluar në lashtësinë e errët historike, po përmendim shkarazi: Besëlidhjen e Prizrenit më 1878-ën, Kuvendin e gushtit 1880 – të, Besëlidhjen Shqiptare të Prizrenit, Kuvendin e Gushtit të 1912-ës, Besëlidhjen për mbrojtjen Popullore të 1919, duke mos lënë pa përmendur edhe besëlidhjen e Shalës së Bajgorës të vitit 1903 të Isa BOLETINIT si dhe atë të Haxhi ZEKËS: “BESA-BESËN ” e Pejës (1899), ndërsa themelimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i “Besës Kombëtare” të të pavdekshmit Prof. Ymer BERISHËS me shokë, e cila ndërkohë u zhvillua në një Lëvizje mbarëkombëtare për Lirimin e Tokave Shqiptare, qëndron në piedestalin e atdhetarizmës mbarëshqiptare. Historia e kësaj Lëvizje, deri para pak kohësh ka qenë e anatemuar në qarqet sunduese politike në viset tona për plot një gjysmë shekulli. Kështu që, protagonistët kryesorë të kësaj Lëvizje, duke iu “falënderuar” propagandës gënjeshtare të armikut të përbetuar antishqiptar, shpesh herë janë njollosur me epitete të ndryshme të pamerituara duke i quajtur “agjentë të huaj”, “tradhtarë”, “kolaboracionistë”, “separatistë”, “antipopullorë”, etj. Të luftosh për të drejtat e kombit tënd, për lirinë dhe pavarësinë kombëtare nuk është tradhti, por është detyrë e shenjtë. Detyrë njerëzore e kombëtare.



LËVIZJA JONË MBARËKOMBËTARE GJATË KËSAJ PERIUDHE TË MUNDIMSHME E PLOT SAKRIFICA U PËRPOQ DEKADA ME RADHË TË RUAJË THELBIN E SHËNDOSHË TË IDESË PËR ÇLIRIMIN DHE RIBASHKIMIN KOMBËTAR. Kjo veproi në rrethana të ndryshme e me emra të ndryshëm, por gjithmonë besnike e parimit të saj kryesor dhe të BETIMIT që asokohe bënin militantët e kësaj Lëvizje, sidomos në Kosovë e që thoshte: “Betohem në Librin e Shenjtë, në Flamurin Kombëtar dhe në Armë, se do të punoj me besnikëri e vetësakrificë me çmim të jetës, për kombin shqiptar dhe për çlirimin e bashkimin e tokave shqiptare në Shqipërinë Etnike!...”. Pas vrasjes mizore të ideologut të LpLTSH - “BESA KOMBËTARE”, Prof. Ymer BERISHËS, më 11 korrik 1946, në Hereq të Gjakovës me shokë, ndër të cilët ishte edhe Ndue PËRLLESHI që aty shpëtoi dhe luftoi nëpër male deri me 1949-ën. Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare –LpLTSH, mori një emër të përbashkët unik: ORGANIZATA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE edhe pse në Kongresin e 3-të të KNDSH, mbajtur në Kopilake me 15 e 16 gusht 1945, ishte marrë vendimi unanim për unifikimin e të gjitha forcave kombëtare në një Lëvizje të vetme e cila do të quhej: Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare - LpLTSH, dhe ku në këtë Lëvizje do të shkriheshin:





  • “Lëvizja e Rezistencës Shqiptare ANTIJUGOSLLAVE”,
  • “Lëvizja e LEGALITETIT” - partia mbretërore zogiste me në krye Abaz Kupin,
  • Organizata e BALLIT KOMBËTAR,
  • si dhe të gjitha Lëvizjet e tjera me atribut “Demokratik” të bashkohen në një Lëvizje të vetme me emrin: “LËVIZJA për LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE”, shkurt: “LËVIZJA” me emër të ri duhet t’i bashkojë nën një Flamur të çlirimit dhe të bashkimit të Shqipërisë Etnike gjithë Luftëtarët e Lirisë. Patriotët e vërtetë shqiptarë.




“BESA KOMBËTARE” dhe udhëheqësit e saj e përkrahën idenë e bashkimit të të gjitha forcave kombëtare çlirimtare të shqiptarëve në një Lëvizje të vetme. Posaçërisht këtë ide e përkrahu dhe e zgjeroi udhëheqësi dhe strategu me famë, Prof. Ymer BERISHA, biografia e të cilit, mjerisht deri më sot ka mbetur e pandriçuar për brezat e rinj edhe pse dihet se ka qenë një patriot i kulluar. Disa fjalë të shkurtra mbi jetën e tij:

Prof. Ymer BERISHA u lind në Gjurgjevik të Madh të Klinës më 13. 15. 1912-ën. Shkollën fillore e kreu në Krumë të Hasit, ndërsa Normalen në Elbasan. Mbaroi degën histroi-gjeografi në Fakultetin e Shkencave Natyrore si dhe Akademinë USHTARAKE në Romë. Prof. Ymer Berisha fliste dhe shkruante 7 gjuhë të huaja. Punoi si arsimtar në fshatra të Krujës, Tropojës, Kukësit, Peshkopisë, Lushnjës dhe Beratit. Me 1941-1944, kaloi në Kosovë dhe ishte profesor i Gjimnazit dhe Shkollës Normale “SAMI FRASHËRI”, në Prishtinë. Pas “çlirimit” - riokupimit të Kosovës, u arratis në malet e Drenicës ku organizoi rezistencën e armatosur kundër pushtuesve të rinj sllavo-çetniko-komunistë. Si ushtarak me shkollë e përvojë të lartë u konsiderua dhe veproi si ideolog dhe krijues i platformës politike e strategjike për mbrojtjen e kufijve etnikë të trojeve shqiptare të Kosovës dhe viseve të saja dhe ribashkimin e tyre me Shqipërinë. I shtyrë nga AMANETI I POETIT Kombëtar, Gjergj FISHTA si dhe shtytja nga atdhetari Bedri PEJANI e shokët e tjerë, Ymer BERISHA në bashkëpunim të ngushtë me At Bernard LLUPIN, frat katolik nga Shkodra që kishte ardhur për famullitar në kishën katolike shqiptare të Pejës si dhe patriotët, Shefqet SHKUPI, kolegu i tij me profesion (profesor) Rexhep KRASNIQI, nga “Babushi” - Prof. Dr. Bedri PEJANI, mësuesi i devotshëm Haki TAHA, Selman RIZA, Ibrahim LUTFIU, Kolë PARUBI, Gjergj MARTINI, Marije SHLLAKU e shumë të tjerë, organizoi një Mbledhje në Pejë më 12 shtator 1943, ku u bisedua për themelimin e një Organizate gjithëkombëtare në të cilën do të përfshihen gjithë ata elementë patriotë që nuk kanë bashkëpunuar në të kaluarën me okupatorët. Pra, me fjalë të tjera, ishte fjala për krijimin e një Organizate thjesht kombëtare e cila do t’i mbrojë interesat e përgjithshme kombëtare të Shqipërisë Etnike pasi që Kuvendi i Mukjes ndërmjet Ballit Kombëtar dhe “Frontit Nacional-Çlirimtar” - gjegjësisht PKSH, dështoi me urdhrat e Miladin Popoviqit dhe të Dushan Mugoshës dhe si rrjedhim në Shqipërinë Londineze filloi lufta vëllavrasëse civile e cila i kushtoi Shqipërisë së gjorë mbi 12.000 viktima të pafajshme. Për të pasqyruar këtë Lëvizje dhe veprimtarinë e saj të gjatë për këto 53 vjet ekzistimi, nuk do të mjaftonin as dhjetëra libra voluminoze e jo një referat të shkurtër, prandaj do të përpiqem që të jem sa më konçiz dhe të paraqes vetëm një tablo të shkurtër të ngjarjeve sa të dhimbshme e tragjike po aq shumë krenare për luftën tonë të drejtë e të pakompromis për Lirimin e Tokave tona Shqiptare nga pushtuesit e huaj. Se si u zhvilluan ngjarjet historike të ndryshme, edhe pse njëanësore e të ngjyrosura me ideologji të huaja, e vërteta depërtoi sadopak në masat e gjera popullore dhe ato dihen, kështu që të ia lehtësoj vetes sime dhe juve rikujtimin e ngjarjeve historike që nga viti 1939 e gjer në mbarim të LDB. Unë do të përqendrohem kryesisht në situatën e rëndë që u krijua në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare të okupuara nga Jugosllavia titiste pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, e cila bëri që pikërisht këtu të formohet Lëvizja mbarëkombëtare dhe që në kujtesën e popullit tonë njihet me emrin: ORGANIZATA NACIONALDEMOKRATIKE SHQIPTARE apo shkurtimisht ONDSH. Nuk ka ndonjë rast tjetër askund në Evropën Lindore, as Qendrore e të mos flasim për atë Perëndimore, pikërisht në atë kohë, në ditët e para të përfundimit LDB, të jetë themeluar një lëvizje demokratike, natyrisht pa llogaritur këtu mbetjet e shkapërderdhura të lëvizjes së rezistencës antikomuniste, që vinin nga ditët e para të luftës. Pra fjala është për një organizatë politike me program të qartë dhe me synime po ashtu të qarta politike kombëtare.



Kjo organizatë u ngrit dhe u përforcua ideologjikisht e me synime të qarta pas shuarjes së kryengritjes së Drenicës. Midis atyre që u angazhuan që më parë për formimin e LpLTSH të quajtur edhe ndryshe ONDSH dalloheshin, Prof. Ymer BERISHA, Selman RIZA, Ibrahim LUTFIU, Gjon SEREQI, Prof. Luan GASHI, Prof. Ibrahim KELMENDI, Hajredin VIDISHIQI, Shaip MUSTAFA, Halim SPAHIJA, Ajet GERGURI, Adem GLLAVICA, Osman BUNJAKU, Ukë e Shaban SADIKU, Hasan REMNIKU, Mulla IDRIZ GJILANI, Sylë HOTLI, Kap. Hysni RUDI, Hamit EMINI, Shefqet SHKUPI, Kolë PARUBI, Halim ORANA, Marije SHLLAKU, Atë Bernard LLUPI, Ejup BINAKU, Gani dhe Hasan KRYEZIU, Mehmet BUSHI, Bislim BAJGORA, Adem e Hetem VOCA, Ukshin KOVAÇICA, Ahmet SELACI, Tahir DEDA, Muharrem FEJZA, Mustafë Hetë KOKA, Shyt MAREVCI, Shemsi MRAMORI, Hajdar MALOKU - PLANEJA nga Malësia e Gjakovës, vrarë nga OZN-a në Gjonaj të Prizrenit më 2.11.1946, e shumë të tjerë, prijës në zë e me famë. Këta u përpoqën që me përkrahjen e vendeve perëndimore të realizonin çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të okupuara nga Jugosllavia dhe ribashkimin e tyre me Shqipërinë.



Lëvizja Nacionaldemokratike Shqiptare bazohet në traditën e BESËLIDHJEVE të vjetra shqiptare, por hapat konkret për formimin e kësaj organizate datojnë që nga viti 1943 kur u themelua BESA KOMBËTARE e Prof. Ymer BERISHËS dhe menjëherë pas kësaj apo më drejt: përkrah saj kur Shefqet SHKUPI, Rexhep KRASNIQI, Haki TAHA dhe Ejup BINAKU bashkë me disa veprimtarë të tjerë u përpoqën të ngrinin një KOMITET që do të punonte - në bashkëpunim me “BESËN KOMBËTARE” për çlirimin dhe për ribashkimin e trojeve shqiptare. Ata, nëpërmjet Halim SPAHIUT mbanin lidhje me Mehdi ELEZIN nga familja e Elez ISUFIT të Dibrës dhe me Abaz KUPIN. Në këtë kohë, u vendosën lidhje edhe me majorin anglez J. KEMP, i cili vepronte në Malësinë e Gjakovës dhe ndiqte edhe gjendjen politike në Kosovë. Më 3 dhjetor 1943, KEMPI u takua në fshatin Vllahën, në shtëpinë e Mehmet Ali BAJRAKTARIT, me Hasan KRYEZIUN, i cili e njohu atë me situatën në Kosovë. Ndërkohë, përfaqësuesi i misioneve angleze shtroi nevojën e formimit të rezistencës së shqiptarëve të Kosovës kundër nazifashizmit, ndërsa statusi i saj (Kosovës) do të përcaktohej në pajtim me parimet e Kartës së Atlantikut. Me 17 dhjetor po të 1943-it, KEMPI u takua me disa veprimtarë me autoritet të Kosovës. Me këtë rast, komandanti i Regjimentit të Parë të Pejës i USHTRISË SHQIPTARE, premtoi se do të vihej në dispozicion të aleatëve në rastet e zbarkimit të tyre ose të tërheqjes së trupave gjermane. Me këtë rast u vendos që këta elementë do të organizonin e do të ndërmerrnin aksione të armatosura kundër pushtuesit nazifashist. Bërthamën e këtyre formacioneve do ta përbënte KOMPANIA me rreth 200 veta, që do të formonte Ejup BINAKU. Në takimin e organizuar me 7 janar 1944, Selman RIZA premtoi se do të ndërmerrte aksione të menjëhershme kundër gjermanëve, kurse komandanti i Sektorit “KOSOVA”, të Ushtrisë Shqiptare do të ndihmonte me armë dhe instruktorë. Më 21 janar (1944), KEMPI mori një letër nga Gani KRYEZIU, ku ai shprehte vendosmërinë për të bashkëpunuar me misionin ushtarak anglez. Po atë ditë (21.1.1944), Gani, Seit e Hasan KRYEZIU dhe Llazar FUNDO së bashku me rreth 100 veta të armatosur arritën në fshatin Vllahën, në shtëpinë e Halil HOXHËS. Por, ndërsa bënte këto takime, në fund të janarit 1944, KEMPI u urdhërua të largohej nga Malësia e Gjakovës, kurse në vend të tij u emërua Hendësi, i cili vazhdoi kontaktet me Gani Kryeziun dhe veprimtarët e tjerë të rezistencës shqiptare.



Në fshatin ROGOVË të Hasit të Gjakovës, në shtëpinë e Dan DOBROSHIT, në shkurt të vitit1944 u mbajt një MBLEDHJE E DYTË e këtyre përfaqësuesve të kësaj treve, Selman RIZA, Ejup BINAKU, Shefqet SHKUPI, Halim SPAHIU dhe Sokol DOBROSHI me misionin anglez. Në këtë tubim, Hendësi u pajtua me mendimin për të miratuar një deklaratë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por menjëherë pas saj mori urdhër që të mos përkrahte më tej forcat nacionaliste shqiptare dhe të largohej nga Kosova!. Kjo ishte “politika” dhe “diplomacia” angleze dhe ajo perëndimore që u tregua qysh atëherë se sa janë gati “të përkrahin” luftën tonë të drejtë kombëtare për çlirim dhe pavarësi etnike.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptySat Oct 04, 2008 10:54 pm

Në kohën kur forcat partizane kishin filluar mësymjet e përgjithshme në Kosovë, Prof. Ymer BERISHA me 28 nëntor 1944, organizon Kuvendin e Parë të Organizatës BESA KOMBËTARE në Abri e Epërme, Skënderaj, ku morën pjesë 36 Delegatë dhe mbi 100 mysafirë të shquar, në radhët e të cilëve dalloheshin koloneli Sylejman SHKOZA, tribuni Shaban POLLUZHA, Bislim BAJGORA, Ahmet SELACI, Adem VOCA, Haredin VIDISHIQI, Miftar BAJRAKTARI, Mehmet GRADICA, Marije SHLLAKU e cila mbajti Procesverbalin e këtij Kuvendi historik, Sadik LUTANI, Rexhep GJELI, Sadik ZENELI dhe përfaqësues të Drenicës së Epërme. Në Kuvend u ftuan edhe mysafirë të tjerë, kështu që numri i pjesëmarrësve arriti në 143 veta. Aty u vendos që të punohej për shkëputjen e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nga Serbia dhe Jugosllavia si dhe të sabotohej çarmatimi i popullit shqiptar që do të bashkohej me Ushtrinë e ardhshme Kombëtare Shqiptare. Këtu, në këtë kuvend u zgjodh edhe Kryesia e Organizatës BESA KOMBËTARE me kryetar Prof. Ymer BERISHËN dhe Sekretar Ismail Ymer Thaçi nga Zakuti si dhe funksionarë të tjerë. Gjithashtu, u aprovua një Program i qartë kombëtar dhe u caktuan kahet e angazhimit për shtrirjen organizative të saj, sidomos në radhët e rinisë. Posaçërisht në këtë Kuvend historik bëri përshtypje të thellë tek pjesëmarrësit, fjalimi i një vajze të re shqiptare, të armatosur me automatik dhe pistoletë dhe me kësulën e bardhë mbi kokë. Ishte ajo, luanesha e Shkodrës, studentja Marije SHLLAKU. Ajo tha ndërmjet të tjerash: “Vëllezër, koha ka ardhur që trojet tona të lara me gjak vite me radhë, të çlirohen dhe të rikthehen në gjirin e atdheut të tyre tek Nëna Shqipëri. Mirëpo rrjedhat historike u zhvilluan ndryshe: gjatë gjysmës së dytë të nëntorit 1944, forcat partizane e vendosën pushtetin okupues në këto treva. Prandaj “BESA KOMBËTARE” si dhe të gjitha formacionet e tjera patriotike e kombëtare u detyruan të kalojnë në ilegalitet. Veprimtarët e “BESËS KOMBËTARE” morën pjesë në kryengritjen e Drenicës të udhëhequr nga Shaban POLLUZHA, kurse pas shpartallimit të saj u riorganizuan dhe u përqëndruan kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit dhe të Shalës së Bajgorës.



Pas ripushtimit të Kosovës nga Jugosllavia, përkrahësit e idesë që synonte të zgjidhte problemin e Kosovës me ndihmën e aleatëve perëndimorë, u vunë në ballë të rezistencës shqiptare. Disa prej tyre si Halim SPAHIU, Gjon SEREÇI, Ibrahim FEHMIU, etj., u përpoqën të vepronin përmes institucioneve ekzistuese, ndërsa shumë të tjerë kaluan në ilegalitet dhe iu bashkuan grupeve të RREZISTENCËS. Halim SPAHIU u zgjodh kryetar i Këshillit Nacional - Çlirimtar të rrethit të Sharrit (Prizrenit) dhe u propozua për anëtar të Këshillit Krahinor Nacionalçlirimtar.



Me iniciativën e Halim SPAHIUT në Prizren, në pranverë të vitit 1945, u formua K.Q. i O.N.D.SH. me kryetar Tahir DEDËN dhe anëtarë, Ibrahim FEHMIUN, mulla Maliq BALIUN, Basri SALLKON dhe Rexhep AVDYLIN. Komiteti u angazhua për riorganizimin e degëve dhe për bashkimin me të, të elementeve të tjerë që luftonin për çlirimin dhe ribashkimin e Kosovës dhe viseve të tjera me Shqipërinë. Për hartimin e Statutit që do të shërbente për drejtimin unik të LpLTSH - gjegjësisht Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare dhe për zgjerimin e rrjetit të saj, u angazhua Rexhep MBORJA që erdhi nga Korça. Anëtarët e Komitetit Qendror të ONDSH do të punonin për formimin e Komiteteve të Rretheve dhe të Komunave dhe kishin për detyrë të evidentonin krimet e reparteve jugosllave dhe të gjithë atyre që u likuiduan dhe u keqtrajtuan nga formacionet ushtarake dhe OZN-a jugosllave. Këto të dhëna do të përdoreshin për të dëshmuar në opinionin e brendshëm e sidomos të jashtëm (botëror) gjendjen e rëndë të shqiptarëve nën sundimin serbo-jugosllav. Në kushtet e atëhershme, ishte e vështirë dhe mbase e pamundur që të mblidheshin dhe të ruheshin shënimet e plota për të gjithë ata që pësuan nga dhuna, terrori dhe genocidi që u ushtrua ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare nën ish - Jugosllavi.



Në përputhje me vendimin e K.Q të ONDSH, nga fundi i majit të vitit 1945, u formua KOMITETI I RRETHIT TË SHARRIT - (Prizrenit) i përbërë nga Xhemil FLUKU, Sefedin AHMETI, Abdullah HAJRULLAHU dhe Abdulla HAMZA, komitet, i cili lidhjet me qendrën i mbante përmes Ibrahim FEHMIUT. Komiteti i Rrethit të Sharrit - (Prizrenit) mbante lidhje me Ali RIZËN, Sali ZHURIN, Prof. Ymer BERISHËN, Mehmet BIÇAKUN, Haxhi BAJRËN dhe Beqir BAJMAKUN.



Në Prizren u formua edhe Komiteti i Grave me në krye me patrioten, Nesibe ZHURIN dhe Laura SHMANIN.

Për themelimin e Komitetit të ONDSH për rrethin e Gores - (Dragashit) u caktua Kamber NEXHIPI nga fshati Brut.

Tahir DEDA, kryetar i KQ të ONDSH, në fillim të qershorit të vitit 1945 me ndihmën e Qamil JEMINIT dhe të Sadik MEHMETIT - “Peçanit”, formoi KNDSH-në në rrethin e Suharekës me 4 anëtarë.



Në fshatin Kabash me iniciativën e Rexhep AVDYLIT, u formua KOMITETI KOMUNAL i KABASHIT me 5 anëtarë, ndërsa në Has të Prizrenit komiteti komunal kishte 6 anëtarë, etj.



Në bazë të direktivave të Tahir DEDËS, mulla Maliq BALIU, riorganizoi Komitetin në rrethin e Rahovec, që ishte formuar nga Rifat KRASNIQI, në mars të vitit 1945. Kryetar i tij u zgjodh Kajtaz RAMADANI - “Leka”, sekretar Rifat KRASNIQI, kurse anëtarë, Ahmet DERGUTI, Kadri MINUSHI, Sheh MUHEDINI, Vahid Mustafë KALIMASHI, Kajtaz RAMADANI, i biri i Ramadan SHABANIT të Kijevës, gjatë LDB kishte mbajtur kontakte me Fadil HOXHËN, por pas saj, duke parë mashtrimin që iu bë popullit shqiptar, u vu në ballë të REZITENCËS SHQIPTARE në Rahovec dhe më gjerë. Ai mbante lidhje me grupet e rezistencës që vepronin në Rahovec e deri në PODGUR e Shalë të Bajgorës. Rifat KRASNIQI shpresonte se aleatët perëndimorë nuk do ta njihnin Jugosllavinë dhe se mund të pritej ndërhyrja e tyre në Shqipëri e në Kosovë, çka do të bënte të mundur çlirimin dhe bashkimin e tyre. Ky Komitet denoncoi në mënyrë të veçantë terrorin dhe gjenocidin që po ushtrohej ndaj shqiptarëve nga pushteti okupues jugosllav i Titos.



Komiteti i Komunës së Carrallukës të Rahovecit (ONDSH) kishte 4 anëtarë dhe drejtohej nga Selim SHABANI, kurse ai i komunës së BANJSKËS me 5 anëtarë udhëhiqej nga Bislim HALITI. Në komunën e Ostrozubit komiteti kishte 2 anëtarë, ndërsa në Kijevë 5 Komitetet e ONDSH u formuan në Gllogofc, me kryetar Limon ISUFIN, në Lubovec vepronte Ismail ISUFI, në Përçevë: Abdyl SYLA, në Obri: Avdi RAMADANI, në Svërkë të Gashit: Hajdin SAHITI dhe Binak DAUTI, në Ujmir: Fazli ALIA, në Plloçicë: Sahit DINA, në Dobërdol: BARDHEC Dosë PRENKU, etj. Rifat KRASNIQI formoi komitetet në Piranë, Bratotin e Dollc, kurse mësuesi Vaid Mustafa në komunën e Mamushës; në Bellacërkë drejtues ishte Rexhep AVDYLI, etj. Komitetet Komunale të ONDSH kishin këtë strukturë organizimi: Kryetari, Nënkryetari, Sekretari, Arkëtari dhe një Anëtar.



Tahir DEDA dhe Basri SALLKO u angazhuan për zgjerimin e rrjetit të komiteteve të ONDSH edhe në Rrethin e Ferizajt. Për këtë qëllim, ata kontaktuan me Ahmet EFENDINË dhe Ismail GORANIN nga Shtimja, i cili kishte luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e qëndresës së armatosur në Ferizaj dhe në Gjilan (në Ferizaj me 2.12.1944 dhe në Gjilan me 23.12.1944). Në Ferizaj dhe rrethinë veprimtarë të ONDSH ishin edhe Metush RAMA dhe Agush DUSHKU nga Kozerci, Xhemë SADRIA nga Polluzha, etj.



Veprimtari të gjerë zhvillonte KNDSH i Rrethit të Pejës që përbëhej nga At Bernard LLUPI, Marije SHLLAKU, Prof. Ymer BERISHA, etj. Ky Komitet si dhe BESA KOMBËTARE, mbanin lidhje me patër Anton HARAPIN në Shkodër dhe me KNDSH të Rrethit të Sharrit - Prizren.



Në atë kohë nga Sylejman LLESHI u formua KNDSH i Rrethit të Gjakovës. Ky Komitet u bë vazhdues i veprimtarisë patriotike të Sylejman Kryeziut, Paulina SHESTANIT - profesoreshë, Haki TAHËS, Hajdar PLLANEJËS dhe Gjergj MARTINIT. Sylejman LLESHI formoi edhe komitetin në Ponoshec me 7 anëtarë, kryetar i të cilit u zgjodh Zenun KOMONI. Krahas këtij në Gjakovë vepronte edhe një komitet tjetër, Kryetar i të cilit ishte Mazllum CANA, kurse anëtarë: Zef NEKAJ nga Shkodra, Skender CURRI, Hilmi DULLA, Hilmi KRYEZIU, Mavrush NURA dhe Nysret ZEKA, etj.



Në Mitrovicë dhe rrethinë ishte krijuar KNDSH dhe që njihej nën emrin “KOMITETI i SHALËS SË BAJGORËS” në të cilin fillimisht bënin pjesë: Ahmet SELACI, Ukshin KOVAÇICA, Bislim BAJGORA, Haredin VIDISHIQI, Adem e Hetem VOCA e shumë të tjerë. Kurse pas vrasjes së tyre, komitetin e vazhduan deri sa u zbuluan dhe u kapën nga OZN-a, më 1950-ën e ata ishin: Bejtullah SAHITI, Hajrullah HALILI, Sinan ALIJA, Imer AJETI, Avdyl HALILI, Shefqet KAMBERI, Zejnullah MEHMETI, Zejnel SHABANI, Hajzer FERIZI, Zeqir RASHIDI, Bislim FAZLIU. Këta të 11 u dënuan me burgim të rëndë prej 3 deri në 15 vjet ku edhe vuajtën dënimin në “Bella Kuça” - “Shtëpia e bardhë” të Nishit.



Komiteti i Rrethit të Prishtinës të ONDSH u formua nga Ramadan AJVAZI dhe Mehmet KUMANOVA. Këta ia arritën të formonin disa komitete komunale e rajonale, si në Fushë Kosovë, Komoran, Sedllar, Bardhosh (Devet Jugoviq), etj. Komiteti i Fushë Kosovës mbante lidhje me Drenicën dhe me qendrat e tjera të Kosovës dhe më gjerë. Ky Komitet, nëpërmjet Adem MURATIT, e shtriu rrjetin organizativ edhe në Podujevë ku u formua Komiteti i Rrethit, me në krye Ramë MUHARREMIN (hoxhë) nga Hertica, të cilin e njohim edhe me emrin mulla Ramë GOVORI, kurse në Kolaj (Koliq) komiteti kishte 11 anëtarë.



Në kuadrin e ONDSH, vepronte edhe KOMITETI NACIONAL DEMOKRATIK I RINISË SHQIPTARE, me Prof. Gjon SERREÇIN, që në fakt ishte ideatori dhe organizatori kryesor i KNDSH.



Në Gjimnazin e Prishtinës mësimdhënësit: Gjon SERREQI, Luan GASHI, Ymer BERISHA, etj., bashkëpunonin me nxënësit Hamdi BERISHA, Xhahit GAFURRI, Hamdi SPAHIU, Halit HALITI, etj. Për të fshehur veprimtarinë e vet themelore, Komiteti i Rinisë vepronte në Prishtinë në emër të MBROJTJES së të DREJTAVE KULTURORE të SHQIPTARËVE. KNDSH i RINISË së Rrethit të Prishtinës përbëhej nga: Enver SALIHU, Sebë KOLIQI, Ndre LUIGJI, etj., dhe mbante lidhje edhe me Marije SHLLAKUN dhe At Bernard LLUPIN nga Peja.



Komiteti Nacional Demoktratik i RINISË SHQIPTARE me pikëmbështetje në Gjimnazin e Prishtinës e shtriu aktivitetin e vet në disa qendra të Kosovës. Mjaft aktiv ishte edhe Komiteti i nxënësve të Gjilanit, të cilin e udhëhiqnin Hamdi BERISHA, nxënës i Gjimnazit të Prishtinës dhe mësuesi Ramadan AGUSHI nga Tërpeza.



Në pranverën e vitit 1945, i riu Marsel VUÇAJ e formoi Komitetin e Rinisë Nacional Demokratike në Pejë dhe në Prizren.



Anëtarë të KNDRSH ishin: Marsel VUÇAJ, Isa ÇAVOLLI, Masar BEGOLLI, Hamza BEGOLLI, Muhamet VOKSHI, Jusuf HAXHIYMERI, Viktor GASHI, Franjo ÇIVLAKU, Jak KRASNIQI, Osman BASHA, Skender RIZAJ, Engjëll BERISHA, Shefqet KELMENDI, Ramiz KELMENDI, Kamber PAJAZITI, Miftar BALA, Binak DEMA dhe Gjergj DEDA.



Në Komitetin e Rinisë së Prizrenit, krahas Marsel VUÇAJT, i cili ishte përgjegjës për sigurimin e mjeteve materiale të Komitetit, vepronte edhe Enver SUDI dhe mësuesi Gjergj MARTINI.



Në Prizren vepronte edhe një Komitet tjetër i rinisë i përbërë nga Sebë MATEJA, Jak SHAHINI, Gita MJEDA, Luçije LEKA, Sebë KOLA, etj.



Në bazë të instruksioneve të Rifat KRASNIQIT dhe të Kajtaz RAMADANIT, Sali (hoxha) MAKSUTAJ, formoi KNDSH në fshatin ORROBËRDË të Istogut, me 5 anëtarë. Po në atë kohë u formua edhe Komiteti i Skënderajt me 7 anëtarë. Kryetar i këtij Komiteti ishte Hilmi ZARIQI, kurse anëtarë, Ilijaz CINGU, anëtar i Komitetit të PKJ, i cili më vonë iku në perëndim dhe jeton në Francë si emigrant politik, Hysen THAÇI, shef i Seksionit të Punëve të Brendëshme, Abdullah REXHEPI nëpunës finance, Kadri PAJAZITI, Ibrahim SPAHIU dhe Mulla IDRIZ BROJA.



Komiteti i Skënderajt formoi 5 komitete komunale: në Gllanasellë, në Polac, në Klinë të Poshtme, në Klinë të Epërme dhe në Runik.



Në Ferizaj, në shtëpinë e Ismail DEMËS, Prof. Gjon SERREÇI formoi KNDSH të RINISË së këtij Rrethi në të cilin u përfshinë edhe Selami TABAKU, Masar JANUZI dhe Fehmi ZHERKA.



Komitete të Rinisë së ONDSH u formuan edhe në Fushë Kosovë, në Bardhodh (Devet Jugoviq), në Obiliq - (Komiteti i Xehetarëve të NDSH), në Drenicën e Epërme, në Golesh, në Babush, etj.



Lëvizja NDSH, në gjysmën e parë të vitit 1945, bëri për vete 34 këshilltarë të rretheve, shumë këshilltarë të komunave dhe pjestarë të milicisë e të rojeve partizane, ndërsa në fshatra, LNDSH kishte përkrahje të plotë. Me të u bashkuan edhe një pjesë e personelit administrativ shqiptar, madje edhe nga ata që punonin në OZN-ë. Njëri ndër ta ishte Rexhep BUNJAKU, sekretar i OZN-ës për Rrethin e Kaçanikut, i cili në verën e vitit 1945, pas kontakteve në Shkup me Qemail SKËNDERIN, Azem MORANËN dhe Hasan BALLEN, bashkë me Hajrullah Halimin, Shefki MEHMETIN dhe Danush NIKËN, formuan KNDSH e Rrethit të Kaçanikut. Ky Komitet e shtriu veprimtarinë gati në të gjitha fshatrat e këtij rrethi. Në përbërjen e Komitetit të Kaçanikut ishin 4 intelektualë, 4 tregtarë, 1 klerik, 5 fshatarë të mesëm dhe 7 fshatarë të varfër.



Veprimtarë në LNDSH ishin edhe Rrustem STATOVCI, që punonte në OZN-ën e Ferizajt dhe Sabit (Qerim) GJILANI në atë të Skënderajt. Këta të dy, sikurse edhe Rexhep BUNJAKU, kanë pasur rol të rëndësishëm në shpëtimin e shumë veprimtarëve dhe patriotëve të rrezikuar nga OZN-a dhe organet ushtarake jugosllave. Madje, ka të dhëna se Sabit GJILANI e ka shpëtuar edhe vet Muharrem BAJRAKTARIN, duke e informuar mbi atentatin që po i përgatiste OZN-a në bashkëpunim me organet përkatëse të pushtetit të atëhershëm në Shqipëri, pra me Sigurimin e Enver HOXHËS, të cilin në fakt, e kishte instaluar OZN-a jugosllave.



Në kohën kur veprimtaria e LNDSH po merrte hov, repartet ndëshkuese jugosllave shpërthyen një fushatë të egër terrori që vuri në qendër të goditjes elementët e njohur atdhetarë shqiptarë. Nëpër rrethe vepronin Komisionet për zbulimin e “kriminelëve të luftës dhe të bashkëpunëtorëve të okupatorit”, të cilat (Komisione) synonin të eliminonin dhe të likuidonin shqiptarët më të dalluar në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare nën Jugosllavi. Vetëm në Rrethin e Sharrit - (Prizrenit), Komisioni shpalli si të tillë 21 shqiptarë e ndër ta: Prof. Bedri PEJANIN - BABUSHIN, Halim SPAHIUN, Ukë SADIKUN, Qazim BLLACËN, Avokat Ibrahim LUTFIUN, Beqir e Miftar MALOKUN, Marije SHLLAKUN, Shaqir CURRIN, etj., shumica udhëheqës dhe veprimtarë të shquar të LNDSH.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptySat Oct 04, 2008 11:13 pm







Më 18 maj 1945, në Mitrovicë u dënuan me vdekje: Osman SAHITI, trigtar, Tefik BEKTESHI, Hetem FERATI, Hamdi GASHI, Xhevdet BAJRAMI dhe Musa GASHI, kurse: Avdyl ZUBI, Ramadan REXHA, Bahri ABDURRAHMANI dhe Nebih KUÇI u dënuan me burg shumëvjeçar. Ndërkaq, mësuesin dhe veprimtarin e shquar të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Bedri GJINAJN e helmuan në burg dhe vdiq.



Halim SPAHIU njëherë u shkarkua nga posti i kryetarit të Këshillit Nacionalçlirimtar të Rrethit të Sharrit (Prizrenit), e mandej, në fillim të muajit korrik të vitit 1945, u arrestua së bashku me anëtarët e KQ të LNDSH, anëtarët e KNDSH të Rrethit të Prizrenit, Rahovecit, Suharekës, etj. Halim SPAHIU u akuzua se ishte organizatori kryesor i Komitetit Qendror, strumbullar i gjithë Lëvizjes, se ishte angazhuar për riorganizimin e komiteteve “balliste” - VËREJTJE: propaganda sllavo-komuniste të gjithë veprimtarët e Rezistencës kombëtare shqiptarë i grumbullonte në një thes dhe i quante qëllimisht “ballistë” meqenëse disa krerë të Ballit Kombëtar, gjatë Luftës së Dytë botërore, patën bashkëpunuar me okupatorët nazifashistë. Andaj, për t’i njollosur të gjithë si bashkëpunëtorë rë okupatorëve i quanin “ballistë” (E.K.) për formimin e komiteteve të reja të ONDSH dhe për vënien e tyre nën kontrollin e KQ të LNDSH, për rekrutimin e personave nga organet e pushtetit civil dhe ushtarak në radhët e LNDSH, për mbledhjen e shënimeve mbi “kriminelët e luftës” dhe shqiptarët e pushkatuar pa gjyq, për mbajtjen e lidhjeve me Prof. Ymer BERISHËN dhe Ismail GORANIN dhe se me aktivitetin e tij, ishte përpjekur të turbullojë mardhëniet “vëllazërore e miqësore”, me Shqipërinë e Enver HOXHËS dhe ishte angazhuar për organizimin e kryengritjes në Kosovë.



Veprimtarët e tjerë të LNDSH, si Tahir DEDA, Kajtaz RAMADANI, Rifat KRASNIQI, Rexhep (AvdyL) KABASHI, Sefedin AHMETI etj., u akuzuan për “tradhti ndaj popullit dhe atdheut” dhe sipas skenarit të përgatitur nga OZN-a, me 27.9.1945 së bashku me Halim SPAHIUN u dënuan me pushkatim, ndërsa 11 veprimtarë të tjerë u dënuan me burg të rëndë prej 1 deri më 22 vjet. Në radhët e të arrestuarve ishte edhe provokatori, Sinan HAZIRI, që u lirua. Në këtë gjykim, për ironi të fatit tonë shqiptar, Kryetari i trupit gjykues ishte Hivzi SYLEJMANI, të cilin majtistët enveristë dhe ata titistë e kanë bërë hero. Anëtarë të Gjykatës ishin: Kolë SHIROKA dhe Qamil BROVINA, kurse prokuror publik tradhtari me damkë Ali SHUKRIU. Ja që të 4-tit, ishin në shërbim të okupatorit kundër Rezistencës kombëtare shqiptare!.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptySat Oct 04, 2008 11:17 pm

KUVENDI I DYTË I “BESËS KOMBËTARE”




Me datën 4 e 5 gusht 1945, Prof. Ymer BERISHA e thirri Kuvendin e DOBËRDOLIT që u mbajt në vendin e quajtur: “LLUGA E MADHE E DAN PJETRIT”, në të cilin marrin pjesë 220 pjesëmarrës. Kuvendin e udhëhoqi Prof. Ymer BERISHA, ndërsa Marije SHLLAKU mbajti Procesverbalin e këtij kuvendi historik të Organizatës POLITIKO – USHTARAKE, “BESA KOMBËTARE” dhe grupeve guerile të Rrezistencës antikomuniste shqiptare të Kosovës, Drenicës dhe Dukagjinit!. Nga ky Kuvend, ndërmjet të tjerash u muar vendimi që BESA KOMBËTARE të përkrahë Thirrjen e SHTABIT SUPREM TË KOSOVËS të Adem GLLAVICËS për mbajtjen e Kongresit të Parë të Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare - LpLTSH. Në këtë Kuvend, në të cilin përveç 158 veprimtarëve dhe udhëheqësve të 19 grupeve të rezistencës, merrnin pjesë edhe 62 mysafirë të shquar gati nga të gjitha trevat e Kosovës si Ukë SADIKU me të vëllanë Shabanin, Demë Ali POZHARI, Ndue PËRLLESHI, Zef Gjin DODA, Zeqë SOKOLI, Qazim BAJRAKTARI, Alush SMAJLI, Adem SHALA, Hajredin VIDISHIQI, Nijazi ALISHANI, Zukë HAXHIA, Islam TABAKU, Bik PAZARI - Dresheviqi, Ilijaz BROJA, Rexhep GJELI, Sadik LUTANI, Ferat KOTORRI, etj. Prof Ymer BERISHA në këtë Kuvend u zgjodh udhëheqës politik i të gjitha grupeve kryengritëse shqiptare në Kosovë, kurse Ukë SADIKU u caktua KOMANDANT USHTARAK. Në Kuvend u zgjodh edhe kryesia e Organizatës “BESA KOMBËTARE” prej 12 vetash dhe u caktuan Ndërlidhësit për trevat e ndryshme shqiptare, si, Feriz BOJA dhe Adem SHALA, për Istog, Tutin, Rozhajë dhe Novi Pazar; Sadik LUTANI për Drenicë; Demë Ali POZHARI për Dukagjin; Shemsi FERRI për Plavë e Gusi, Shahin GERDOVCI për Llap; Bislim BAJGORA dhe Haradin VIDISHIQI për Mitrovicë dhe Shalën e Bajgorës; Osman BUNJAKU për Vushtrri; Ymer BERISHA mbante lidhjet e Kosovës me Shqipërinë e Veriut.



Në gushtin e vitit 1945, SHTABI SUPREM i KOSOVËS, i Adem Selim GLLAVICËS, do të ftojë një takim të përfaqësuesve të gueriles shqiptare dhe të organizatave të NDSH-së. Takimi do të mbahet në KOPILAKË, me 15 e 16 gusht 1945, midis Moravës së Epërme e Karadakut të Shkupit. Midis krerëve, në këtë takim që në histori ka hyrë si Kongresi i Parë i LpLTSH dhe, njëkohësisht edhe si Kongresi i tretë i Ballit Kombëtar, gjegjësisht: Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare, çka lind një konfuzion, të cilin kësaj radhe duhet sqaruar. Pse u quajt Kongresi i 3-të i Ballit Kombëtar?! Sepse shumica dërmuese ishin nën influencën e Ballit Kombëtar dhe Lëvizjen NDSH e konsideronin si vazhduese të Ballit edhe pse në realitet LNDSH dallohej shumë nga Balli Kombëtar; shquheshin: Hysen TËRPEZA, Adem GLLAVICA, Prof. Ibrahim HAKIU - KELMENDI, Prof. Luan GASHI - prishtinas nga Tirana, Tefik TANISHECI, Hasan KABASHI - VITIA, Dinë Hoxha - KAÇANIKU, Qazim Sefë - LLUGAXHIA, Qazim SOPA - ZEKBASHA dhe rreth 25 veta të tjerë, si Hajriz KAJOLLI, Sylë HOTLA, Haredin VIDISHIQI, etj. Të tjerët ishin kryesisht delegatë të organizatave të NDSH-së, ose veprimtarë të NDSH-së. Komitetin e Shkupit, i konsideruar si Komiteti Qëndror i LNDSH e përfaqësuan: Kemail ALIU - SKENDERI, Mexhid Haki ZYBERI dhe Xhemail BLLACA. Mbledhja u mbajt në shtëpinë e Zylbehar KOPILAKUT. Mbledhja i zhvilloi punimet dy ditë dhe për shkak të rëndësisë që pati për LËVIZJEN E RREZISTENCËS SHQIPTARE në përgjithësi, do të konsiderohet si Kongresi 3-të i Ballit Kombëtar kurse në realitet ky ishte Kongresi i Parë i LpLTSH - Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare. Delegatët vendosën për zgjerimin e komiteteve në të gjitha qytetet dhe fshatrat shqiptare, për formimin e lidhjeve me njësitë e armatosura, furnizimin e tyre me ushqime, veshmbathje, armë e municione, për të mbajtur kontakte me konsullin anglez Xhorxh HERBERG, dhe atë të Turqisë Emin GERÇEG, në Shkup. LpLTSH u njoh në këtë Kuvend me raportet e delegatëve mbi aktivitetin e Komiteteve NDSH në Itali dhe në Greqi dhe për lidhjet e udhëheqjes së Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare në viset nën robërinë jugosllave me patriotin Mit’hat FRASHËRIN, Kryetar i Ballit Kombëtar dhe njëkohësisht Kryetar i Komitetit Nacional Demokratik “Shqipëria e Lirë”, nga Italia. Kongresi i Kopilakës (Kongresi i Parë i LpLTSH) mori vendime të rëndësishme: emërtimi i Lëvizjes së Rrezistencës me emrin: Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare - LpLTSH - për shkak se, siç u theksua disa herë më lart, emri i Ballit ishte komprometuar në sytë e aleatëve si organizatë profashiste, çka në realitet nuk është aspak e vërtetë, mirëpo propaganda e Kominternit e kishte arritur qëllimin e vet përmes agjentëve të saj që vepronin në Shtabin suprem jo vetëm të Britanisë së Madhe por edhe gjetiu, në boshtin e Aleancës antihitleriane, dhe kjo së paku për botëkuptimet e anglo-amerikanëve ishte mjaft.



Lëvizja me emër të ri, duhet t’i bashkojë të gjitha organizatat dhe rrymat politike antikomuniste dhe antijugosllave nën një Flamur - të ÇLIRIMIT dhe të BASHKIMIT të SHQIPËRISË ETNIKE. Balli Kombëtar këtë punë nuk mund ta realizojë.



Ndër vendimet e tjera të Kongresit të Parë të LpLTSH në Kopilakë janë:

a) lëvizja do të punonte për të depërtuar në organet shtetërore dhe në Shoqatat “legale” të pushtetit okupues;

b) për përcjelljen e konkluzioneve u angazhuan Qemail SKENDERI dhe Mexhid ZYBERI, të cilët do t’i shpërndanin ato nga Shkupi në Kosovë dhe në Viset e tjera shqiptare;

c) komiteti Qendror i NDSH-së në SHKUP është organi politik më i lartë i Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare, dhe lidhje e vetme e Lëvizjes LpTSH me Komitetet Shqiptare në Greqi dhe në Itali;

ç) Guerilja shqiptare, ballistët, zogistët, Besa

Kombëtare dhe gjithë të tjerat të quheshin: Ushtria

Popullore Demokratike Shqiptare - UPDSH.



Kongresi i Parë i LpLTSH, emëroi Shtabin e Luftës dhe në sajë të guximit që tregoi në takimin me Shefqet PEÇIN, komandant suprem i UPDSH-së, u emërua Hysen TERPEZA – Cakiqi, nga Terpeza, kurse komandant të Batalioneve: Hasan KABASHI, Bajrush XHAKLI, Rexhep OKLLAPI, Shaban HALITI dhe Din HOXHA.



Në Shtabin e Luftës së UPDSH-së ishin edhe Prof. Ymer BERISHA për Zonën e Dytë të Kosovës, Adem GLLAVICA, i ngarkuar për propagandë, si dhe Prof. Ibrahim KELMENDI dhe Prof. Luan GASHI. Ibrahim KELMENDI do të delegohet për propagandë në vise të Shkupit - Tetovës, ku me ndihmën e Hasan BILALLIT dhe të veprimtarëve të tjerë të LNDSH u lidh me konsullin anglez dhe atë turk. Si ndërlidhës shërbeu Zef BERKOVIQI nga Janjeva, i cili për rreth 35 vjet punonte si korrier në konsullatën angleze. Nëpërmjet këtij kanali, u organizua kalimi i dy grupeve të të arratisurve për në Greqi, ndërsa grupet që ishin orvatur për të kaluar në mënyrë të paorganizuar e kishin pësuar nga OZN-a, ose nga forcat ushtarake kufitare të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë. Luan GASHI në këtë Kongres u caktua për propagandë në viset e Suharekës dhe Prizrenit.



Në Kongresin e Kopilakës ishte i pranishëm edhe i deleguari i posaçëm i Mulla Idriz GJILANIT, ish komandant i të gjitha forcave ushtarake për Mbrojtjen Kombëtare të Shqipërisë Etnike, pikërisht Salih SADIK - GJYRISHEVCI, ilegal edhe për vet kongresistët.



Kongresi i Parë i LpLTSH të Kopilakës, aprovoi platformën për një thirrje që Shtabi Suprem i Ushtrisë Popullore Demokratike të Kosovës duhej t’i lëshonte popullit. Meqenëse ndjekjet e gueriles shqiptare nga OZN-a dhe njësitet ushtarake sllavo-komuniste u shpeshtuan dhe jeta në malet e Kosovës u bë e pamundur për luftëtarët e lirisë, u mor vendimi, sipas urdhrave të marra nga Komiteti Shqiptar në Greqi, që të largohen nga trojet e tyre dhe të emigrojnë në Greqi. Më parë u largua grupi i Moravës, me në krye Hysen TËRPEZËN, Hasan dhe Rexhep KABASHIN, Bajrush XHAKLIN, Hamdi JASHARIN, Bahtir DUMNICËN - të cilin e vrau agjenti i OZN-ës pas shpine, pikërisht në të kaluar të kufirit jugosllav, etj., kurse më pas grupi kosovar, me në krye me Prof. Ibrahim KELMENDIN, Inxh. Adem GLLAVICËN, Ismail GORANIN, Qazim LLUGAXHIUN, etj. Me largimin e këtyre dy grupeve të mëdha, qëndresa e armatosur në Kosovë u dobësua shumë, ndërsa për ta drejtuar atë, mbetën Prof. Ymer BERISHA, Prof. Gjon SERREÇI, Ukë SADIKU, Avokat Ibrahim LUTFIU, Ajet GERGURI, Hasan BILALLI, Kapiten Hysni RUDI, Mehmet BUSHI, Marije SHLLAKU, Azem MORANA, Azem JASHANICA, Abdullah MUSLIU, Hamit EMINI – “Doktori”, etj.



Në verë të vitit 1945, u iniciua mbajtja e një KUVENDI të forcave demokratike në Shqipërinë e Veriut, përkatësisht në Mirditë, të cilin e kishte thirr Mark GJONMARKAJ me shokë. Nga Kosova u ftuan të merrnin pjesë Prof. Ymer BERISHA, Ukë SADIKU, Qazim BAJRAKTARI, Ndue PËRLLESHI, Demë Ali POZHARI, etj., kurse nga fundi i verës së po atij viti (1945), parashihej mbajtja e një Kuvendi gjithëkombëtar. Pas kthimit nga Mirdita të Prof. Ymer BERISHËS, Ukë SADIKUT dhe të prijësve të tjerë, vazhduan përgatitjet për Kuvendin e kryeparëve të Grupeve të Rezistencës Antikomuniste dhe të veprimtarëve më të dalluar të LNDSH në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare, mirëpo ky Kuvend, si i tillë nuk u mbajt kurrë për shkak të rrethanave të njohura; pas zbulimit dhe arrestimit të KQ, me ç’rast LNDSH u godit shumë rëndë. Më pas ajo do të vepronte e ndarë në dy sektorë: Sektori i Parë, që njihej me emrin BESA KOMBËTARE dhe që përfshinte Rrafshin e Dukagjinit, udhëhiqej nga Prof. Ymer BERISHA. Sektori i Dytë me seli në Prishtinë, udhëhiqej nga Ajet GËRGURI DHE Gjon SERREÇI.



LpLTSH – LNDSH, u përpoq për të shtrirë rrjetin edhe në qendra të tjera në Maqedoni ku Dega e Shkupit u formua nga Hasan BILALLI, Azem MORANA, Qemal SKENDERI dhe Halim ORANA; dega e Tetovës nga Mehmet BUSHI, Mexhid ZYBERI dhe Nexhmedin BESIMI; Dega e Dibrës nga Dr. Qeram ZLLATKU, Osman CAMI dhe Vedat TËRSHANA.



Më vonë, Dr. Qeram ZLLATKU do të formojë Degën e LpLTSH - ONDSH e Strugës.



Në shtator të vitit 1945, organet e OZN-ës u përpoqën të arrestonin Prof. Gjon SERREQIN dhe Ajet GËRGURIN, por ata arritën të kalonin në ilegalitet dhe u strehuan në Drenicë. Për strehimin e tyre dhe të veprimtarëve të tjerë, një ndihmë të çmuar dha edhe Azem JASHANICA, i cili, pas shpartallimit të Kryengritjes së Drenicës, kishte strehuar dhe u kishte siguruar leje pune më shumë se 50 luftëtarëve të Shaban POLLUZHËS, pasi punonte si mbikëqyrës në hekurudhë. Ndërkohë, ai mbante lidhje me Ajet GËRGURIN, Gjon SERREÇIN dhe Ibrahim LUTFIUN, ndërsa Daut HASHANI, komandant i milicisë në Fushë Kosovë, ndihmonte me armë dhe municione grupet e armatosura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptySat Oct 04, 2008 11:18 pm

Pushteti okupator jugosllav dhe aleatët e tij në Shqipërinë e Enver HOXHËS dhe Koçi XOXËS, filluan ofensivën e përgjithshme e të përgjakshme për të likuiduar grupet e armatosura, të intelektualëve dhe të veprimtarëve demokratë shqiptarë. Me 4 shtator të vitit 1945 forcat e Brigadës së Parë të Bokës (Malit të Zi) dhe Brigadës së “Korpusit të Mbrojtjes Popullore” - e njohur me emrin famëkeq sllav: OZN-a - odeljenje za zashtitu naroda -; sulmuan grupet e drejtuara nga Ukë SADIKU dhe Ymer BERISHA, në rradhët e të cilëve kishin depërtuar edhe agjentët e OZN-ës me në krye Nazmi KURSANIN, kapiten i Armatës jugosllave, me pseudonimin: “Kapiteni NISIM”. Nëpërmjet këtij rrjeti u saktësua vendstrehimi i bashkëluftëtarëve të Ukë SADIKUT dhe Marije SHLLAKUT, të cilëve u printe vëllai i Ukës, Shabani. Më 12 shtator 1945, në vendin e quajtur Qelija e Jellovcit, afër Siçevës, repartet e këtyre brigadave gjakëpirse sllavo-komuniste u përleshën me pjesëtarët e këtij njësiti, të cilin e shpartalluan. Në përleshjen që zgjati që nga mesnata e tërë ditën, ranë: Sadik LUTANI, Metë DINI, Selim COLI, Smajl HAJDARI, Rexhep ADEMI, Pjetër TOMA - truprojë besnik i Marije SHLLAKUT, Zef SOKOLI me të birin, Markun, Ali ZEQIRI, Zekë JETULLAHI, Mujë AHMETI, Tafil UÇA. Po ashtu, në këtë betejë u plagosën: Alush e Murat SMAJLI, Ali META, Isa Sadri HOTI, Sokol AHMETI, Jusuf BAJRAMI, toger Rexhep ISMAJLI dhe Shaban SADIKU, i cili më pas vdiq nga plagët e marra në Gjurgjevik. Ndërkohë Brigada e Parë e Bokës, pati 11 të vrarë e shumë të plagosur, ndërsa hakmarrjes nuk i shpëtuan fshatarët e pafajshëm. Në Jellovc u vranë, u therën me bajoneta e u ngulën në hunj gardhi 6 njerëz, ndërsa në Siçevë 8 veta. Në radhët e të plagosurve ishte edhe luanesha Marije SHLLAKU, e cila edhe pse kishte marrë disa plagë të rënda në trup, shpërtheu rrethimin bashkë me Musli HOTIN dhe u fshehën në tubat ose kaçubat e misrit në arën e Avdyl DEMAKUT nga Resniku. Brahim MALA i Siçevës, i dalë në Resnik, mori lidhje me ta dhe dërgoi ushqim. Musliu pas pak vdiq nga plagët, ndërsa Marija u nis drejt Açarevës, pasi fshatrat përreth Çelisë ishin të mbushura me partizanë. Kur doli te shtëpia e Sylë VRANIQIT, ajo i pa disa vendas dhe i pyeti se kah i bie Dobërdoli (ku kishte vendstrehimin qysh para Kuvendit të Dobërdolit), por ata e dorëzuan në shtëpi të Xhemë BAJRAMIT të Açarevës dhe e lajmëruan OZN-ën në Skënderaj. Erdhi shefi i policisë, Shaban GUTIQI, dhe e burgosi. Nga ana tjetër flitet se Marijen e gjeti njëfarë Rexhep SELIMI, i cili ia dorëzoi OZN-ës në Skenderaj. Pas torturave të bëra në Skenderaj, e dorëzuan në OZN-ën e Mitrovicës, ku e “liroi” nga burgu kapiteni i armatës jugosllave dhe OZN-ashi i mallkuar, Nazmi KURSANI, i lindur më 1916 në Prishtinë, por me prejardhje nga Gjakova. Ai luajti një lojë makabre ndaj Marijes, duke e mbajtur të “fshehur” në banesën e tij në Mitrovicë dhe duke bërë lojën e “korrierit ballist”, ndërmjet Marijes dhe “Shtabit Suprem të Ushtrisë Popullore NDSH” - gjegjësisht kryeudbashit Gojko MEDENICA, i cili e luajti këtë lojë për disa muaj deri sa i zbuloi jatakët e Marije SHLLAKUT dhe të shokëve të saj në male.



Në këto rrethana, veprimtarët e LpLTSH - LNDSH, ndonëse i shmangeshin likuidimit të kuadrove serbo-malazeze për të mos shkaktuar reprezalje ndaj popullit shqiptar, u detyruan të kundërvepronin. Prof. Ymer BERISHA, në vjeshtë të vitit 1945 urdhëroi vrasjen e vëzhguesit famëkeq të OZN-ës, Radosh TOSHIQIT nga fshati Zallç i Istogut.



LpLTSH - LNDSH vepronte në ilegalitet të thellë. Udhëheqësit e saj, edhe pas arrestimit të Halim SPAHIUT, u përpoqën të ruanin kontaktet me misionet diplomatike perëndimore. Me ta u përpoq të lidhej edhe Prof. Ymer BERISHA, për t’i informuar për gjendjen që mbretëronte në viset shqiptare. Me 22 tetor 1945 ai e informonte shefin e Misionit ushtarak anglez, gjeneralin Hadson në Tiranë për përfundimin e Kryengritjes së Drenicës dhe për gjendjen aktuale në Kosovë. Por ky raport ra në duart e OZN-ës sepse korrieri, siç u zbulua një vit më vonë, në Kongresin e Lipovicës (25 korrik 1946) kur Ymer BERISHA tanimë ishte vrarë (me 11 korrik 1946), ishte bashkëpunëtor i OZN-ës. Nga ana e tij, Gjon SERREÇI, dhe veprimtarët e LNDSH, e sidomos, ata të KQ të NDSH të Shkupit, mbanin kontakte me Konsullatën angleze dhe turke në Shkup. Këto lidhje, shërbenin për të mbajtur gjallë shpresën, nëpërmjet mundësisë së ndërhyrjes së aleatëve perëndimorë në favor të shqiptarëve të robëruar dhe zbarkimit në Shqipëri. Edhe lidhjet e herëpashershme nëpërmjet radiovalëve që mbante LNDSH me botën e jashtme u shkëputën pas vrasjes së radiolidhësit gjerman, Allojz BERGMAN, nga bashkëpunëtori i OZN-ës, krimineli Bislim MAKSUTI, i hedhur me mision shkatërrues në njësitë e Osman BUNJAKUT.



Në shkurt të vitit 1946, në fshatin Leçinë të Drenicës, u zbuluan Mulla Ilijaz BROJA dhe Ahmet BABAIQI, të cilët, për të mos dëmtuar familjen e strehuesit, u dorëzuan dhe u likuiduan menjëherë, pa gjyq. Ashtu siç ndodhi një vit më vonë në fshatin Novosella e Begut kur e zbuluan Haredin VIDSHIQIN në shtëpinë e vëllezërve BUNJAKU: Rizah, Rifat e Ferat, dhe Haredini për të mos dëmtuar familjen e strehuesve besnikë, ju dorëzua Njësive të komandantit të OZN-ës së atëhershme, Milija Kovaçeviqit, i cili pasi e mundoi dhe e torturoi Haredin VIDISHIQIN, pas tri ditë inkuizicioni, e pushkatuan në kodrat e Shalës së Bajgores ndërmjet Gunishtes së Tërstenës dhe vetëm pas tri javësh u gjet kufoma e tij e ngrirë dhe u varros në fshatin Tërstenë. Po në shkurt të vitit 1946, u burgos edhe Shaban BASHA, veprimtar i LpLTSH - dhe të KNDSH nga Peja. Mirëpo, ai edhe pse me pranga në duar, arrin të arratiset nga Kulla e Sheremetit dhe u strehua në shtëpinë e Osman BALOKUT, ndërsa më pas u bashkua me Grupin - (Njësitin) e Demë Ali POZHARIT, Aziz BEKÇELIT dhe të Mulla Zekë BERDYNËS.



Viti 1946, u karakterizua nga përpjekjet intensive të forcave okupatore për asgjësimin e LpLTSH - LNDSH dhe të mbarë Rezistencës Shqiptare Antikomuniste. Më 1 prill, forcat e ndjekjes të ardhura nga Prizreni, në malin mbi fshatin Gollubovc të Llapushës, pas një qëndrese heroike, vranë atdhetarin Alush SMAJLIN nga Llazica me të vëllain Muratin dhe Ahmet KRAJKUN nga Gjakova. Në këtë kohë, në Rrafshin e Dukagjinit kishte mbetur vetëm Çeta e Ndue PËRLLESHIT, në të cilën ishte edhe Prof. Ymer BERISHA dhe disa grupe të vogla që strehoheshin tek jatakët e tyre.



Për shkak të ndjekjeve në Kosovë, aktiviteti i udhëheqjes së Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare - LNDSH u përqendrua në Shkup, ku u vendos të thirrej Kongresi i Dytë i kësaj Lëvizje, të cilin në historiografinë partiake e njohim si “Kongresi i IV i ONDSH”. Barra e përgatitjes së Kongresit, që u mbajt më 1 qershor 1946, në shtëpinë e Qemail SKENDERIT, ra mbi supet e veprimtarëve të KNDSH të Shkupit, Hasan BILALLIT, Halim ORANËS, Azem MORANËS, Qemail SKËNDERIT, kapiten Hysni RUDIT, etj. Veprimtarët nga Kosova, sidomos Ajet GERGURI, Prof. Ymer BERISHA dhe Gjon SERREÇI, për shkaqe sigurie, nuk patën mundësi të merrnin pjesë në Kongres. Ndërkohë veprimtari Mehmet BREZNICA u dërgua në Shqipëri dhe më pas në Greqi, për të marrë kontakt me grupet e arratisura dhe për të koordinuar veprimet e Lëvizjes, brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo ky mision nuk solli asgjë konkrete. Në këto rrethana para Kongresit, u shtrua si detyrë parësore riorganizimi i LpLTSH në një organizatë me karakter politiko-ushtarak që më vonë do të hyjë në histori si: “ORGANIZATA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE“, zgjedhja e K.Q. të saj, marrja e masave organizative, politike dhe ushtarake për zgjerimin e rezistencës mbarëshqiptare. Në Kongres morën pjesë më pak Delegatë se sa ishin ftuar, kështu që, disa delegatë kishin nga dy vota. Për shembull, Mehmet BUSHI, përfaqësonte Gostivarin dhe Kërçovën, Osman AHMETI – CAMI, përfaqësonte Strugën dhe Dibrën, Kemail SKENDERI përfaqësonte Regjionin e -III-të dhe të -IV-të Shkupit, Azem MORANA përfaqësonte Regjionin e -II-të Shkupit, Ferizajn dhe Kaçanikun, Hasan Hamit BILALLI përfaqësonte Regjionin e -I-rë të Shkupit dhe Ohrin, mandej tri vota kishte përfaqësuesi i Prishtinës, Jusuf AGUSHI me pseudonim “FAIKU”. Haki Efendi HOGOSHIN, e shoqëroi në Kongres Mymin JAKUPI dhe pati dy vota: për Kamenicë dhe Gjilan. Kapiten Hysni RUDI përfaqësonte Gjakovën dhe Pejën.



Në Kongresin e Dytë të LpLTSH, gjegjësisht në Kongresin e IV-të të LNDSH u zgjodh Sekretariati i Komitetit Qendror të NDSH-së. Halim ORANA - Kryetar, Kemail SKENDERI -Zëvendëskryetar dhe Azem MORANA- Sekretar, kurse anëtarë të K.Q. u zgjodhën: Jonuz BALLA, Mehmet BUSHI, Hamdi BERISHA, Kap.Hysni RUDI, Mehmet DUMANI, Osman CAMI, Mit’hat TËRSHANA, Hasan BILALLI, Haki Efendi HOGOSHI. Për delegat për lidhje të KQ të NDSH-së me komitetet qarkore të Gjilanit, Kaçanikut, të Ferizajt, të Prishtinës, të Vushtrrisë dhe të Mitrovicës u caktua Hamdi Mulla Imer BERISHA i Gjilanit, i cili përnjëherë pas Kongresit të Dytë të Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare apo Kongresi i -IV-të i ONDSH, i ngriti komitetet Qarkore në qytetet e përmendura më lart, pikërisht mbi platformën e re organizative të Organizatës së NDSH-së.



Në Kongresin e Dytë (IV) mori pjesë edhe Prof. Luan GASHI, Sekretar i Komitetit të Ballit Kombëtar në Peruxhia të Italisë.



Dokumenti më i rëndësishëm, i aprovuar në këtë Kongres, është “SKEMA E ORGANIZIMIT” dhe “PROGRAMI i LËVIZJES për LIRIMIN e Tokave Shqiptare - LpLTSH”. Meqë këto dokumente i konceptoi gjilanasi Halim ORANA, këtu po i sjellim pa asnjë ndërhyrje apo ndryshim:



SKEMA E ORGANIZIMIT



Parashihte:

  • Në çdo vend (qytet a katund) formohet “Komiteti i vendit” për Lirimin e tokave Shqiptare;
  • Për koordinim pune në mes të këtyre komiteteve të vendit janë “Komitetet epruer”.
  • Komiteti epruer mvaret nga Komiteti Qendror. Të parët janë në lidhje me komitetet Epruer e këta me Komitetin Qendror.
  • Çdo komitet formohet nga: Kryetari, Sekretari, Anëtar i parë, Anëtar i dytë. Dhe përgjegjës të ndryshëm simbas nevojës.
  • Këta i ndajnë detyrat dhe përgjegjësinë simbas nevojës dhe zotësisë. Drejtimin e përgjithshëm e mban kryetari, administron dhe zbaton urdhrat e Komiteteve Eprore;
  • Sekretari bashkë me dy anëtarët kanë: Shërbimin e propagandave të lajmeve edhe si detyrë kryesore, ndërlidhjen, ashtu edhe shërbimin ekonomik dhe politik;
  • Shërbimit politik i takon kujdesja e posaçme. Për këtë çdo komitet formon një trup nën emnin “SIP” - (Sigurimi Politik). SIP-i. e ka për detyrë mbledhjen e informatave mbi personat e ndryshëm dhe heton sigurimin e mbarëvajtjes së veprimtarisë së komiteteve.
  • Komitetet e vendit veprojnë në marrëveshje në mes të anëtarëve.
  • Komitetet Eprorë kanë po këta persona (funksione); por nga shkaku se do të kenë më shumë punë, anëtarët do t’i ndajnë detyrat në rast nevoje të formojnë seksione me referentë përgjegjës.

Dokumenti tjetër me rëndësi shumë të madhe për mendimin politik shqiptar është:

PROGRAMI i LËVIZJES PËR LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE




I cili përmban këto pesë pika:

  • Liri dhe pavarësi të plotë me të drejtë vetqeverimi në bazë të vullnetit të popullit të çfaqun lirisht.
  • Nën toka Shqiptare kuptohen krejt vendet ku banojnë shqiptarët në 60%, pa dallim se si quhet krahina e vendi dhe nga kush asht i pushtuem.
  • Lëvizja jonë nuk ka qëndrim armiqësor kundër asnji populli fqij as kundër ndoi partie politike, vetëm insiston në mënyrë kulturore dhe me armë do të përpiqet m’i arrijtë idealit shekullor të kombit Shqiptar që të jetë i lirë dhe vetsundues në shtet të vet me kufij etnik.
  • Mbasi të vendosen kufijt etnik, pa marr parasysh tjerat kushte të kufijve si janë ato: strategjik, ekonomik, politik, etj. në mënyrë miqsore do të shkëmbehet popullata e pakicave nacionale, tue i tërheq Shqiptarët që do të mbetin jashtë kufijve në vend t’atyne që do të shpërngulen dhe do të përcjellen jashtë.
  • Në kohë paqe LËVIZJA nuk do të pushoj por do të vazhdoi si shërbim rojë të të drejtave të popullit Shqiptar, si t’atyne të mbrendshmve, (e ka kuptimin: brenda kufijve etnik shtetëror), ashtu edhe t’atyne të jashtmve, ndërkombëtare, tue u - organizue për regjim me të vërtetë demokratik dhe për relacione miqësore me popujt fqi Ballkanik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptySun Oct 05, 2008 2:36 am

Katunari plak mos shkruaj endra ms sjell copy dhe mos e perzije ENVER HOXHEN ne flliqesina sikur puna juaj ti je nje njeri qe gjuan e mshef doren ty je frigacak bure nese ke burni dile e ballafaqohu ketu ne debat mos ik te mshefesh si lepuri ne fere te nxen breshka mbrapa hehehe keto sjane fakte jane trillime o i gjore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptySun Oct 05, 2008 4:10 am

zeriatdheut shkruajti:
Katunari plak mos shkruaj endra ms sjell copy dhe mos e perzije ENVER HOXHEN ne flliqesina sikur puna juaj ti je nje njeri qe gjuan e mshef doren ty je frigacak bure nese ke burni dile e ballafaqohu ketu ne debat mos ik te mshefesh si lepuri ne fere te nxen breshka mbrapa hehehe keto sjane fakte jane trillime o i gjore

Zani Atedheut, a je mire djal te paqim per jete
nuk di cfare debati kerkon nga une, mbase e din sejam frigacak!
O njeri debati i ka rregullat e veta, une veq sa e solla ket shkrim perkujtimor te atyne burrave qe dhane jeten per Shqypenin Etnike, ti mendon ndryshe dhe shkon edhe me lareg nuk heziton pa i fye ato burra ato familje qe kan vuajet prej thundres shkaut dhe ati regjimi te poshter.
Ne Kosove dhe kudo ne trojet shqypetare kjo histori jeton ne mendjet dhe zemrat e popullesis shqypetare, ti je i vetemi qe gjene kurajo per ti ofendua burrat e Kombit!
Ase qe e fola asenje fjale vetem se e pashe te udhes qe kesi temash duhet te kete kjo faqe shqypesh ketu em sa e di une folet per Bashkim Kombetar, ne se jeni per markesizem leninizem harrojeni Bashkimin Kombetar, harrojeni te nderuar se Markesizemi nuk njef ase komeb ase fe
njerzin e shef si koleketiv nje turem se bashku pa dallime racash ne krye me nji diktator prej me te poshtrive qe vetem ai ka te drejete se kujna i takon e jetoj e kuj jo.
Zani Atedheut ne ke dicka ne lidhje me temen fole bre djale , lene plakun rahat se pake nga pleqnija pake nga friga se kam nder men me gri sallat ketu , si do cofete cdo njeni mvaret prej horizontit vete njerzor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptySun Oct 05, 2008 4:36 am

Katunari plake keto shkrime jane te qyqareve te udbes fadil hoxhes me vjen keq baco shko tregoja vasoqubrilloviqit keto sjane per ket forum jo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptySun Oct 05, 2008 5:35 am

Zani atedheut. nga e din mer djal se kan qen bashek puntor te fadilit!?
Me sa e di une bashkepuntor te tites e rankoviqit ishen fadili e enveri sebashku me brigadat partizane qe ua bene te mundeshme kriminelve shkie me djege e masakeru popullaten shqypetare , si rezultat i servilizimit te komunistave shqipetar posaqerishet krye udheheqesive te dy hoxheve,ndodhi kasapehana ne shqypetari, viketimat e tivarit mos i harroni.

Mire e ki Zani Atedheut,vazhedo, vertete se meriton kjo faqe kete material qe fole per shqypetari, tashe me jam mase i bindun, simbas logjikes tane neqoftese sje me bindje stalinisto-enveriste, smund te jesh shqypetar!!!
Kjo qe thua ti ven e pa ven se a ashete kjo teme per kete ode, ne te mbetet ne dergjegjen e administartoreve qe perkujdesen per mire mbajtejen e kesaj faqeje.
Me rendesi ashete Populli Shqypetar i din bijet e Bijat e veta.
s'me mbetet mua ta marre ate barre te rende te gjykoj se kush duhet te jetoj e kushe te vdes, kush ashete trathetar e kush jo, populli i ka shenua te gjitha , trathetaret i din me mire se uen e ti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 2:47 am

B.K.D.SH.: Rrroftë Shqipnija e vërtetë me kufijtë e sajë Entikë!
E diel, 05-10-2008, 12:31pm (GMT+1)

RROFTË SHQIPNIJA E VËRTETË ME KUFIJTË E SAJË ETNIKË!
Nga Kongresi i Dytë (IV) i Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare. Shkup, me 1 qershor 1946 viti.
EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH U1_B.K.D.SHGjithashtu nga ky Kongres duel edhe një REZOLUTË me të cilën kërkohej bashkimi i Kosovës dhe i viseve tjera shqiptare me Shqipërinë. Ky bashkim parashihej të arrihej me ndihmën e Fuqive të Mëdha, përkatësisht të Anglisë dhe SHBA. Ky Kongres i mori disa vendime me vlera historike, mirëpo rrethanat e imponuara politike e sidomos kapja e gjithë udhëheqësisë së KQ nga ana e OZN-ës, i bëri ato të pavlefshme, gjegjësisht të parealizueshme edhe pse dihej se nëpërmjet konsullatës angleze nga Qeveria Britanike u kërkua ndihmë ushtarake e materiale, si dhe mendimi nëse çetat e armatosura duhej të qëndronin në terrenin e Kosovës dhe Maqedonisë, apo të tërhiqeshin jashtë vendit. Gjithashtu, për mbajtjen e lidhjeve me konsullin turk dhe për sigurimin e pasaportave, u caktua Xhavit SELIMI.
Pas 55 ditësh që u mbajt ky Kongres, udhëheqësit e LpLTSH - LNDSH, thirrën Kongresin e ri që do të mbahej në Kosovë. Kongresi do të diskutonte për masat që duheshin marrë për ruajtjen e anëtarëve të LËVIZJES, për BASHKIMIN e të gjitha GRUPEVE që vepronin me emra të ndryshëm në një ORGANIZATË të vetme. Kongresi i tretë i LpLTSH apo Kongresi i V-të i LNDSH, u organizua në malet e Lipovicës, (Blinajës), afër Lipjanit, më 25 korrik 1946. Në këtë Kongres morën pjesë kryesisht veprimtarët e SEKTORIT TË DYTË, luftëtarë të grupeve të armatosura të Osman BUNJAKUT, Ukshin KOVAÇICËS nga Kovaçica dhe të Haradin VIDISHIQIT po nga Shala e Bajgores, Hilmi ZARIQIT nga BAICA e Helshanit (Drenicë), Arif SHALËS, hoxhë nga Sankofci i Drenicës. Përveç udhëheqësve të grupeve ishin të pranishëm edhe veprimtarë të dalluar të LNDSH, si Ibrahim GRAINCA - CERNILLA, Rrustem STATOVCI, Hasan BILALLI, Riza STRELLCI, Eshref SHEQA, Shemsi HAZIRI, Azem JASHANICA, Jetullah MUHARREMI, Ymer FAZLIJA, Bajram MUSLIU, Xhahit GAFURRI, Smajl SLLAMNIKU, Aziz ZHILIVODA, Isuf VISOKA, Ramadan BERISHA, etj. Kongresi i 3-të i LpLTSH apo i -V-ti i LNDSH, ishte më masivi për nga numri i pjesëmarrësve - (250 veta), por më i shkurtri për nga kohëzgjatja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 2:56 am

Kongresi i Lipovicës i zhvilloi punimet me këtë rend dite:


  • Hapja e Kongresit,

  • Raporti i K.Q. për Ushtrinë - UPNDSH-, Fjala e delegatit të K.Q. nga Shkupi i cili nuk arriti, sepse ndërkohë ishte arrestuar dhe kongresistët as që e dinin;

  • Ekspoze për punën e Organizatës “BESA KOMBËTARE” dhe të Sektorit të Dytë,
a. Fjala e z. Prof. Ymer BERISHËS dhe z. Ajet GERGURI.
b. Raporti i Sektorit të Parë, ...


  • Përgjigje e letrës së SEKTORIT të DYTË, të datës 5 korrik 1945, dërguar K.Q. nga Greqia ku kërkonin që forcat e armatosura të maleve tona të braktisin jetën e maleve e të emigrojnë në Greqi, ku Kongresi njëzëri e hodhi poshtë me motivacion se NUK LIHEN TROJET TONA dhe familjet nën këmbën e gjaksorëve sllavë. Të mbrojmë atdheun, nderin e familjes e vorret e të parëve deri në pikën e fundit të gjakut tonë - tha para kongresistëve, atdhetari Ukshin KOVAÇICA.

  • Zgjedhja e Komandës Supreme të Ushtrisë së Maleve – UPNDSH, të Kosovës dhe viseve shqiptare nën Jugosllavi (Komanda do të duhej të përfshinte organizatorët, përfaqësuesit e Komitetit Qendror të LNDSH në Shkup, të delegacionit dhe të komandantëve të ushtrisë).

  • Zgjedhja e Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar dhe e SHTABIT të PËRGJITHSHËM të FORCAVE të ARMATOSURA të MALEVE (në zgjedhje duhej të merrnin pjesë përfaqësuesit e popullsisë shqiptare të të gjitha trevave të Kosovës, Maqedonisë Perëndimore, Kosovës Lindore dhe asaj Perëndimore: Sanxhak, Plavë e Guci deri në Ulqin e Tivar).

  • Zgjedhja e Komandantit dhe ndarja e ushtrisë kombëtare në 5 divizione të kompletuara me aradha, si dhe rregullimi disiplinor i ushtrisë - UPNDSH;

  • Përgjigje çështjeve përkitazi me rojën, furnizimin, ushtrimin dhe pajisjen e ushtrisë (pritej përgjigja e Komisionit Qendror të KQ të LNDSH, që kishte lidhje me Misionin Ushtarak anglo-amerikan),

  • Mbyllja e punimeve dhe redaktimi i rezolutave dhe konkluzioneve të Kongresit të Tretë të LpLTSH, gjegjësisht të -V-tit të LNDSH.
Kongresi i Lipovicës punimet i filloi me 25 korrik 1945, nga mezi i ditës me një vonesë të madhe për disa shkaqe: E PARA, gjatë ardhjes së delegatëve të LNDSH - LpLTSH dhe të grupeve të armatosura në vendin ku do të mbahej kongresi, u hetuan lëvizje të mëdha të forcave të KNOJ-it dhe të OZN-ës; E DYTA, nuk arritën delegatët as përfaqësuesit e gueriles shqiptare nga Dukagjini; E TRETA, nuk arriti përfaqësuesi i KQ të LNDSH të Shkupit, Kemajl SKENDERI; E KATËRTA, nuk arriti Prof. Ymer BERISHA, kurse një letër që i arriti Kongresit në emër të tij, përgatitur nga OZN-a, se nëse ai nuk “do të arrinte, në vend të tij të fliste Hilmi ZARIQI” - ishte e dyshimtë dhe E PESTA, njësiti gueril i Jetullah ZABELIT të Rezallës, dyshoi në besnikërinë e korrierit për lidhje midis Hilmi ZARIQIT dhe “Prof. Ymer BERISHËS”, dhe pikërisht në Rexhep ALUSHIN e Carrabregut të Deçanit, (Porf. Dr. Muhamed SHATRI thotë në shkrimin e tij se ky tradhtar quhet: Rexhep BEKA), të cilin e arrestoi dhe të lidhur e sollën në vendin e Kongresit. Në Kongres do të përfaqësohet edhe Komiteti QARKOR i Gjilanit prej kryetarit Rexhep Shemë DAJKOVCIT.
Kongresin e hapi Ajet GERGURI, i cili foli edhe për aktivitetin e SEKTORIT TË DYTË (Organizata Nr. 2 e LNDSH), kurse ekspozeja mbi aktivitetin e “Besës KOMBËTARE” nuk u mbajt meqë Prof. Ymer BERISHA i cili ishte paraparë të raportonte për veprimtarinë e saj, ishte vrarë nga forcat jugosllave të ndjekjes. Vrasja e tij më 11 korrik 1946, në HEREQ të Gjakovës, ku ndodhej së bashku me Ndue PËRLLESHIN dhe disa luftëtarë të çetave që vepronin atje, ishte goditje shumë e rëndë për Lëvizjen e Rezistencës Antikomuniste Shqiptare.
Në referatin e tij, Prof. Gjon SERREÇI, pasi analizoi gjendjen në viset e pushtuara shqiptare, vështirësitë e veprimtarisë së LpLTSH - propozoi që tani e tutje kjo Lëvizje të quhet vetëm ORGANIZATA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE, çka u aprovua me shumicë votash (aklamacion), dhe përcaktoi detyrat e anëtarëve të saj. Kongresi u ndal në domosdoshmërinë e kontakteve ndërmjet RREZISTENCËS në Kosovë dhe demokracive perëndimore, zgjodhi KQ të Organizatës NKDSH dhe kryetar u zgjodh Ajet GERGURI, dhe sekretar Prof. Gjon SERREÇI si dhe ky Kongres zgjodhi KOMANDËN SUPREME të Ushtrisë popullore të NDSH, të kryesuar nga Ajet GERGURI. Kongresi vendosi që të gjithë ata që ishin dekonspiruar, të kalonin në mënyrë të organizuar në Greqi, ndërsa ata që do të mbeteshin në vend, të vazhdonin veprimtarinë e tyre. Mirëpo ky propozim, siç u theksua më lart u hodh poshtë dhe u vendos që të gjithë të QËNDROJNË E TË LUFTOJË PËR LIRINË E ATDHEUT DHE PËR RIBASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR.
OZN-a jugosllave ishte vënë në dijeni për mbajtjen e Kongresit, por fatmirësisht kishin marrë një dezinformatë se Kongresi do të mbahet në “Kosmaq” e jo ku u mbajt, pra në Lipovicë, nëpërmjet spiunit Rexhep ALUSHIT alias Rexhep BEKA nga Carrabregu i Deçanit. Ai pasi u kap, pohoi se kishte marrë pjesë në likuidimin e Prof. Ymer BERISHËS dhe dhokëve të tij dhe tregoi, pasi iu nxu një letër - Leje QARKULLIMI si i besuar i OZN-ës, të nënshkruar nga kryeudbashi i Kosovës, gjakësori Spasoje GJAKOVIQI, me të cilën letër ky far spiuni kishte të drejtë të kërkojë ndihmë nga organet e pushtetit okupator deri në 30 veta të armatosur që do të viheshin nën komandën e tij, se në tunelin në afërsi të fshatit Baicë gjendeshin dy kompani të ushtrisë jugosllave, të gatshme për të vepruar. Tradhtari u ekzekutua nga Roja besnike e Kongresit. Vdiq si vdesin qyqarët e tradhtarët me vaj e lutje për mëshirë. Në këtë mënyrë prita u shmang, ndërsa pas përfundimit të punimeve të kongresit, u shpërndanë delegatët për t’u kthyer në rajonet e tyre.
Nën kujdesin e Ajet GERGURIT dhe të Prof. Gjon SERREÇIT, rrjeti i Komiteteve të ONDSH u zgjerua në Llap dhe në rrethinën e Prishtinës, ndërsa Hamdi BERISHA formoi Komitetin QARKOR të Gjilanit me 9 anëtarë. Po ai formoi edhe komitetin e Kamenicës, me në krye Kadri MISININ. Në radhët e këtij Komiteti, dalloheshin edhe Xhemail KALLABA dhe Ali KABASHI, që ishin në të njëjtën kohë edhe anëtarë të Komitetit të Rinisë Komuniste Jugosllave. Ali KABASHI organizoi vrasjen e Shefki BEQIRIT, oficer i OZN-ës, kurse kryetari i këtij komiteti, Kadri MISINI e përfitoi për këtë organizatë edhe Isa DUJAKEN, komandant i postëkomandës së policisë por që të dy komitetet u dekonspiruan nga një nënshtetas i Shqipërisë që ishte bërë agjent i OZN-ës me sugjerimin e SIGURIMIT të Shqipërisë.
Edhe në Vushtrri vepronte Organizata e RINISË së LpLTSH - ONDSH e përbërë nga Hajdar MAXHUNI, Ramadan REXHA - (më 1992 - 93 ishte Kryetar i Komitetit Drejtues të BKDSH për Kosovë, ku dha vetë dorëheqje nga detyra për shkak të moshës së shtyrë dhe shëndetit të lig), Hamdi ABDURRAHMANI dhe Nazmi PRESHEVA.
Veprimtaria e LpLTSH – LNDSH, ndihej edhe në Mitrovicë dhe në Shalë të Bajgores, ku vepronin Ahmet SELACI, Ukshin KOVAÇICA, Bislim BAJGORA, Haredin VIDISHIQI, Sherif TËRSTENA, Isuf BOLETINI e shumë të tjerë.
Komiteti i RINISË së ONDSH në Skenderaj përbëhej nga: Jusuf KASTRATI, Ibrahim SPAHIU, Sali HOTI, Hamëz ISTOGU, Hajriz DEMAKU, Oruq ISTOGU dhe Bajram DOBRA.
Ishte mjaft aktiv edhe KOMITETI i RINISË së LNDSH së Pejës në përbërje të Skender RIZËS, Engjëll BERISHËS, Ramiz KELMENDIT, Osman BASHËS, Shefqet KELMENDIT, Viktor GASHIT, Kamer PAJAZITIT, etj. Ky Komitet i Rinisë nxirrte revistën ilegale “DRITA E LIRISË”.
Një ditë para se të fillonte Kongresi i Lipovicës, me 24 korrik 1946, OZN-a arrestoi Januz BALLEN, themelues i Komitetit të Tetovës, Mahmut DUMANIN dhe sekretarin organizativ të KQ të LNDSH - LpLTSH - Azem MORANEN. Në atë kohë, u burgosën edhe Mehmet BUSHI, kapiten, Hysni RUDI, Osman CAMI, Dr. Qerem ZLLATKU, Spiro Harilla THEODOSI, Nexhmedin BESIMI, Suad Sylejman MEHMETI, Xhevahit Vesel HOXHA, Gani Mehmet ABDULLAHU, Xhavit SELIMI etj. Ndërkaq, Halim ORANA u likuidua pa dalë në gjyq, ndërsa pas tij u arrestuan Qemail SKENDERI - “Berberi”, Hasan BILALLI, i cili arriti t’i shpëtojë arrestimit dhe u bashkua në mal me Ajet GERGURIN dhe Gjon SERREÇIN, ndërsa Mexhid ZYBERI, Sherif ALIU, Vedat TËRSTENA, Xhemajl FAZLIU, etj., edhe pse u arratisën u kapën nga OZN-a gjatë muajve gusht-shtator 1946. Po në këtë kohë, u burgosën edhe veprimtarë të tjerë të KOMITETIT të Tetovës, Abdylfari ADEMI, Sadik Qemail YMERI, Et’hem Ali TAHIRI dhe Fahri BEQIRI, si dhe drejtuesit e kësaj Organizate (NDSH) në Gostivar, Dibër, Strugë e në qytetet e tjera shqiptare në Maqedoni. Ndërkaq arsimtari Jetish VISHI u arrestua pabesisht në Gjilan nga Sinan HASANI, në fakt ishte mik i të vëllait, kurse Hasan BILALLIN, që me shumë vështirësi kishte arritur të ikte në Shqipëri, autoritetet shqiptare të Enver HOXHËS ia rikthyen xhelatëve të OZN-ës jugosllave.
Në burgun famëkeq të Idrizovës së Shkupit, anëtarët dhe veprimtarët e tjerë të LNDSH iu nënshtruan torturave çnjerëzore. Azem MORANA, Mehmet BUSHI, kapiten Hysni RUDI, Jonuz BALLA e të tjerë, u akuzuan se “me ndihmën e imperializmit të jashtëm” u angazhuan për përmbysjen e rregullimit shtetëror të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë dhe për formimin e “Shqipërisë së Madhe” - (sllavët kurrë nuk e cekin Shqipërinë Etnike, sepse u dhemb, prandaj shprehen me nocione shoviniste edhe pse dihet botërisht se shqiptarët nuk kërkojnë zgjerim në dëm të të tjerëve, por vetëm atë që u takon - çka ka qenë, është e do të jetë e tyre - Autori), nën udhëheqjen e “zogistëve”, kuislingëve dhe “ballistëve”. Në aktakuzën e tyre kishte edhe aso trillime marramendëse si: ONDSH-ja ishte në “kontakte” me organizatën e shovinistit bullgarofil Vanço MIHAJLOVIT jashtë vendit, me qëllim që të zhvillonte luftë të përbashkët kundër Republikës Federative të Jugosllavisë titiste; se me anë të Halim ORANËS, ish-konsull i Qeverisë “kuislinge” Shqiptare të “pogllavniku”, Dr. Ante PAVELIQI, u lidh me “mbeturina” ushtarake kroate por ajo më absurde në aktakuzën e tyre ishte se gjoja ONDSH paska pasur lidhje me çetnikët e tradhtarit e gjakpirësit Drazha MIHAJLLOVIQIT, etj. Më pas ONDSH u akuzua se në Kongresin e 2-të të LpLTSH, gjegjësisht në Kongresin e -IV- të LNDSH kishte marrë vendim për shpeshtimin e aksioneve “terroriste”, për likuidimin e përfaqësuesve të pushtetit “popullor” dhe të eprorëve ushtarakë. Në fund konkludohej se, sipas urdhrit të udhëheqjes së ONDSH, u likuidua “heroi” i popullit Milladin POPOVIQI me 13 mars 1945, Rexhep ZAJAZI, anëtar i Këshillit Qendror të “Frontit Popullor jugosllav”, Mehmet DAUTI, deputet i “popullit”, Remzi ADEMI, zëvendëskomandanti i batalionit dhe togeri Panta ÇESNOVSKI e të tjerë... “se në bashkëpunim me “bandat” balliste në Shqipëri kishin bërë gjithfarë veprimesh për përmbysjen e rregullimit shtetëror të RP të Shqipërisë, duke rrezikuar kështu sigurinë e “Qeverisë popullore”. Sipas aktakuzës, këto veprime u bënë në bashkëpunim me shërbëtorët e njohur të okupatorit dhe me “tradhtarët” shqiptarë Muharrem BAJRAKTARIN, Mit’hat Frashrin e të tjerë… “?!...
Aktakuza ishte fund e krye trillim.
LNDSH, me gjithë pretendimet e autorit shovinist maqedonas Tone BATKOVSKI, asnjëherë nuk kishte propaganduar dhe nuk ishte angazhuar për thellimin e urrejtjes ndërnacionale, ndërsa udhëheqësit e RREZISTENCËS KOMBËTARE ANTIKOMUNISTE SHQIPTARE nuk ishin tradhtarë e as agjentë të okupatorit. Shumica e tyre i takon rrymës irredentiste, mjaft të tjerë kishin marrë pjesë në LNÇ qoftë të Jugosllavisë apo të Shqipërisë, duke marrë pjesë nëluftë me ta ose kishin ndihmuar atë dhe, duke shpresuar se përmes saj, do të realizonin aspiratën për çlirimin dhe për ribashkimin gjithëkombëtar. Likuidimi i kriminelit Milladin POPOVIÇI u bë si hakmarrje për krimet e tij të pafalshme ndaj kombit shqiptar. Edhe akuza për bashkëpunimin e LNDSH me VMRO-në, me çetnikët e Drazha MIHAJLLOVIQIT, nuk ishte aspak e vërtetë. VMRO si atëherë ashtu edhe sot, angazhohej për Maqedoninë e Madhe, kurse çetnikët synonin dhe gjithnjë ëndërrojnë për një Serbi të Madhe dhe në këto shtete (Maqedoni dhe Serbi e Madhe) nuk do të kishte vend për shqiptarët. Kjo më së miri po manifestohet sot, pas 50 vjetëve të ngjarjeve për të cilat po flasim. Po ashtu LNDSH nuk luftonte për kthimin e Ahmet ZOGUT në Shqipëri, madje Prof. Ymer BERISHA kishte refuzuar ofertën e Abaz KUPIT që të inkuadrohej në udhëheqjen e “Lëvizjes së Legalitetit”. Dënimet për anëtarët e KQ të LNDSH dhe veprimtarët më të dalluar të LNDSH në Shkup, ishin drakonike. Nga 17 veta që u gjykuan, e nga të cilët 13 ishin intelektualë, 1 tregtar, 1 oficer dhe 3 punëtorë; 9 prej tyre u dënuan me vdekje - pushkatim, 5 me 68 vet burg të rëndë, kurse 3 u liruan.
Zemra Shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 3:00 am

Pas shpartallimit të KQ të LNDSH e gjer me 1970 - 72-ën në trojet shqiptare të okupuara nga ish federata jugosllave, u krijuan këto Organizata ilegale: Grupi Demokrat Shqiptar Kosovar, Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisë, Grupi Demokrat Indipendent Shqiptar i Kosovës, Grupi “Veteranët e Luftës Shqiptare” - Rezistenca malësore -, si dhe Shoqëria Demokratike Shqiptare “Ismail QEMAJLI” që e pat themeluar në Gjilan patrioti i mirënjohur, Vehbi IBRAHIMI me Metush DAJKOVCIN - KRASNIQI, ndërsa në Shqipërinë lindore që padrejtësisht u pagëzua “Maqedoni” qenë krijuar: “Lidhja e Vardarit - Besa Demokrate Shqiptare” dhe “Lidhja Shqiptare e Sharrit”. Kurse me 1964 doli në skenën politike të Kosovës Organizata e Adem DEMAÇIT me emër: “LËVIZJA REVOLUCIONARE PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE”, si dhe një Organizatë tjetër me ish-anëtarë të LNDSH por që tani kishin ndryshuar bindjet e tyre ideologjike dhe kishin përvetësuar idenë e “Xhaxhit Enver”. Dhe tek, kah fundi i viteve ’80, lindën në Kosovë Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës - OMLK, Fronti i Kuq Popullor, që në të vërtetë u krijua në Gjermani e jo në Kosovë, si dhe PKMLSHJ, por ndër to luante një rrol të veçantë LNCKVSHJ, e cilat vetëm pas vrasjes së vëllezërve GËRVALLA, do të shkriheshin në një Lëvizje të përbashkët e cila fillimisht u quajt: “LËVIZJA POPULLORE PËR REPUBLIKËN SOCIALISTE TË KOSOVËS NË JUGOSLLAVI”, dhe vetëm pas 13 vjetësh do të dalë me emrin e ri: “LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS” - LPK.
VOTRA KOSOVARE, N.D.SH.-, trashëguese e denjë e LpLTSH – NDSH, nuk pushoi së vepruari as atëherë kur pësoi një goditje të tillë aq të rëndë kur u zbuluan, u kapën e u dënuan gati tërë udhëheqja e saj. Ajo vazhdoi aktivitetin e saj, kuptohet duke shtuar vigjilencën dhe konspiracionin dhe duke ndërruar taktikën e strategjinë e veprimit, duke përsosur metodat e konspiracionit dhe të komunikimit gati të përsosura dhe shumë efikase.
Me qëllim që të ruhet ideja e shëndoshë kombëtare për ribashkimin e trojeve etnike në një Shqipëri të lirë demokratike, “Votra Kosovare NDSH” mori idenë e bashkimit dhe njësimit të të gjitha rrymave dhe organizatave që kishin programe e platforma kombëtare që i kishin trashëguar sadopak diçka nga Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare, gjegjësisht Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare dhe kështu, pas shumë përpjekjeve dhe kontakteve me plot sakrifica, me përfaqësuesit e atyre Grupeve dhe Organizatave, më në fund, më 16 gusht 1972, në Vushtrri u mblodhën përfaqësuesit e Grupeve dhe Organizatave të lartpërmendura dhe aty morën një vendim historik, pasiqë me kohë ishin njoftuar me përmbajtjen e Programit të përbashkët, duke u BESATUAR njëri me tjetrin, krijuan një Lëvizje të përgjithshme mbarëkombëtare, të cilën nuk e quajtën as parti, as Organizatë e as Lëvizje, por thjesht dhe shqip: “BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE” - (BKDSH) ku edhe u nënshkrua AKT-THEMELIMI i kësaj BESËLIDHJE, i cili ka këtë përmbajtje:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 3:12 am

P R O C E S V E R B A L I
I KUVENDIT THEMELUES TË BESËLIDHJES KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE
Mbajtur më 16 gusht 1972 në Vushtrri të Kosovës, (ilegalisht).
Sot, të mërkurën më 16 gusht 1972, në hapësirë, afër Vushtrrisë, në mënyrë ilegale u mbajt MBLEDHJA e fshehtë dhe shumë konspirative, e Përfaqësuesve të grupeve dhe Organizatave politike nacionaliste dhe demokratike të shqiptarëve që veprojnë në territorin e trojeve tona shqiptare të okupuara nga okupatorët sllavë. Pas bisedimeve në mes të disa eksponentëve të Grupeve dhe Organizatave të ndryshme shqiptare dhe me iniciativën e z. Zekë Kosova, u mblodhën sot në këtë Kuvend këta përfaqësues (në origjinal janë shënuar pseudonimet e pjesëmarrësve të këtij Kuvendi për shkaqe të mirënjohura të ilegalitetit si dhe BETIMIT të dhënë nga të pranishmit që të mos zbulohet identiteti i tyre deri sa të mos arrihet qëllimi përfundimtar i të gjithë neve), Çlirohet Atdheu ynë shqiptar në tërësinë e vet etnike.
Këtu shënojmë me qëllim që në këtë Kuvend të vihen bazat e shëndosha e të sinqerta të një MARRËVESHJE rrespektive që tash e tutje do të quhet Besëlidhje në mes Grupeve politike dhe dy Organizatave të mirënjohura kombëtare dhe ku u arrit marrëveshja mbi pikat që vijojnë:
Organizatat dhe Grupet Politike shqiptare përfaqësohen në Mbledhjen e sotme nga:


  • Për ORGANIZATËN NACIONAL - DEMOKRATIKE SHQIPTARE - ONDSH - (janë 4 përfaqësues);

  • Për Organizatën “VOTRA KOSOVARE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE” (3 përfaqësues);

  • Për “GRUPIN DEMOKRATIK SHQIPTAR TË KOSOVËS” - (4 përfaqësues);

  • Për “GRUPIN SHQIPTAR KOMBËTAR TË MAQEDONISË” - (3 përfaqësues);

  • Për “GRUPIN DEMOKRAT INDIPENDENT KOSOVAR” - GDIK - (2 përfaqësues);

  • Për “GRUPIN VETERANËT E LUFTËS SHQIPTARE dhe RREZISTENCËS MALËSORE” - (2 përfaqësues) dhe

  • Për SHOQNIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE “Ismail QEMAILI” - (2 përfaqësues).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 3:15 am

Pra gjithsej ishin 20 Delegatë në këtë Kuvend historik.
- 1 -
Konstatohet nevoja e domosdoshme e një bashkëpunimi të thjeshtë e të sinqertë ndërmjet të gjitha forcave progresive kombëtare të shqiptarëve nga trojet e pushtuara, i cili mund dhe duhet të pagëzohet me emrin BESËLIDHJA e të gjitha grupeve politike shqiptare apo shkurtimisht: BESËLIDHJA NACIONALE (Kombëtare) DEMOKRATIKE SHQIPTARE - B.K.D.SH., me qëllim për të ndihmuar me çdo mjet e sakrificë personale, të çdo anëtari, ÇLIRIMIN e pjesëve të atdheut tonë Shqiptar nga pushtuesit aktualë dhe ribashkimin tokësor e të popullatës së Atdheut, që, padrejtësisht iu shkëputën Shqipërisë Amë nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën famëkeqe të ambasadorëve në Londër më 1913.
- 2 -
BESËLIDHJA e porsaformuar hyn në fuqi të plotë me 28 Nëntor 1972, për shkak se deri atëherë, udhëheqja e çdo Grupi dhe Organizate politike e përfshirë në këtë Marrëveshje është e OBLIGUAR t’i njohë të gjithë anëtarët e vet me këto KONKLUZIONE si dhe në shenjë të 60 VJETORIT të SHPALLJES së PAVARËSISË SHTETËRORE E KOMBËTARE, të shënohet ky BASHKIM I SHENJTË KOMBËTAR e ANTIKOMUNIST dhe të ngrihet bashkëpunimi i sinqertë ndërmjet palëve nënshkruese të kësaj Marrëveshje, që ka për qëllim luftën e pakompromis me çdo mjet ligjor e të përshtatshëm për shpëtimin e Atdheut nga robëria komuniste dhe nga okupimi sllavo – grek; nga terrori dhe shfarosja e racës sonë që dita ditës po i kanoset rreziku i shfarosjes dhe asimilimit total nga torturat e bolshevizmit të stepave karpatiane; dhe këta besëlidhës shqiptarë duan t’i sigurojnë këtij populli të përvuajtur dhe paqedashës, SOVRANITETIN dhe INTEGRITETIN tokësor e demografik të tërësisë etnike, si dhe të gjitha liritë demokratike që i gëzon bota e lirë dhe e qytetëruar, e sidomos ato të shprehjes së lirë të votës për caktimin e formës konstitucionale të shtetit të RIBASHKUAR SHQIPTAR.
Për tu përpjekur dhe duke përdorur çdo mjet të përshtatshëm, për ruajtjen dhe kultivimin e MORALIT, EDUKATËS KOMBËTARE të të gjithë anëtarëve të BESËLIDHJES sonë KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE - BKDSH, është duke ushqyer gjithmonë ATDHEDASHURINË e SINQERTË ndaj mbarë kombit dhe Atdheut si dhe mundësisht edhe bashkëpunim reciprok me ato forca politike të emigracionit shqiptar që kanë ide dhe Programe të ngjashme me tonat.
Çlirimin e trojeve të okupuara nuk guxon askush ta kushtëzojë me çfarëdo koncesioni që dëmton integritetin dhe sovranitetin e plotë të kombit shqiptar.
Bashkëpunimi duhet të zhvillohet përmes propagandës së shtypit si dhe kontakteve direket me forca të tilla. Kurse në trojet e okupuara do të botohet Organi ilegal i kësaj Besëlidhje, i cili do të quhet: “BESA SHQIPTARE”!
Përfaqësuesi ynë në botën e lirë ka për detyrë të veprojë që çështjen kombëtare shqiptare ta sensibilizojë pranë Qarqeve të ndryshme politike dhe diplomatike të botës, si dhe të angazhojë njerëz të racës sonë që janë të gatshëm t’i bashkëngjiten kësaj Besëlidhje dhe të veprojnë në kuadër të Statutit dhe Programit të BKDSH-së.
- 3 -
Ky vendim merr formën e prerë (Plotëfuqizohet) pasiqë të akordohet nga të gjithë Përfaqësuesit e pranishëm të këtij Kuvendi me nënshkrimet e tyre të plota në tekstin unikat të dorëshkrimit të kësaj MARRËVESHJE, e cila do të shumëzohet nga jashtë Atdheut dhe emrat e vërtetë të Përfaqësuesve të shndërrohen në pseudonime ose shifra përkatëse që i dinë vetëm të pranishmit dhe që BETOHEN se do të ruajnë sekretarin e konspiracionit. Procesmbajtësi është Përfaqësues fuqiplotë dhe ky i nënshtrohet BETIMIT dhe OBLIGIMIT për ruajtjen e fshehtësisë së identiteteve të personave pjesëmarrës në këtë Kuvend.
- 4 -
Nënshkruesit e këtij Procesverbali angazhohen se nuk do të zhvillojnë ndonjë veprimtari politike individuale jashtë BESËLIDHJES KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE, deri sa të çlirohet Atdheu ynë Shqiptar në tërësinë e vet Tokësore dhe kombëtare.
- 5 -
Për realizimin e kësaj Marrëveshje obligohen pjesëmarrësit e këtij Kuvendi, që secili prej tyre, të organizojë Mbledhje, takime dhe forma të tjera informimi të bazës po sa të kthehen në mjediset ku veprojnë dhe në ato Mbledhje e takime t’i informojnë gjerësisht anëtarët e tyre, për hollësirat dhe rëndësinë e këtij BASHKIMI dhe riemërtimin e mbarë Lëvizjes sonë kombëtare me emrin e ri dhe simbolik: “BESLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE” - B.K.D.SH. Duhet sqaruar për të gjithë të interesuarit se shkaqet që na shtynë të marrim këtë hap si dhe rrethanat politike e historike të motivuara me argumente të shëndosha e prirje kombëtare, na çuan në ndrrimin e emrit. Kjo punë duhet kryer para 28 Nëntorit të vitit 1972, ashtu që Ditën e Madhe, Ditën e FLAMURIT Besëlidhja jonë të ketë legjitimitetin fuqiplotë nga të gjithë anëtarët, për t’ia filluar aktivitetit intensiv për realizimin e detyrave të parashtjelluara në KANUNOREN e BKDSH.
- 6 -
KANUNORJA e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, e parashtruar në këtë Kuvend si projekt, pasi u lexua me zë, pranohet në tërësi pa asnjë ndryshim. Dhe si e tillë, duhet përshkruar e shumëzuar (Botuar) që të mundemi t’ua shpërndajmë, së paku nga një kopje Kryesive të Grupeve dhe Organizatave në fjalë që sot u shkrinë në Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare. Po ashtu, duhet të sigurohen kopje (ekzemplarë) edhe për anëtarët e Grupeve dhe Degëve të reja që do të krijohen nga vetë BKDSH, sepse vetëm kështu, anëtarët tanë mund të dinë të veprojnë dhe të zhvillojnë aktivitetet e tyre politike dhe kombëtare, konform Programit, Statutit dhe Parimeve Themelore të BKDSH.
Të gjithë anëtarët e BKDSH janë të obliguar moralisht dhe shpirtërisht që t’i respektojnë të gjitha normat ligjore të Statutit, Parimeve Themelore dhe Programit të BKDSH.
Çdo veprim i anëtarit/es që nuk përputhet me normat ligjore të këtyre dokumenteve, është kundër interesave të përgjithshme kombëtare dhe si i tillë nuk duhet zbatuar nga anëtarët tanë besnikë.
Çdo pikë, nyje, kryerresht apo kapitull i Statutit, Programit dhe i Parimeve Themelore të BKDSH është përpiluar në atë mënyrë që i mbron dhe duhet t’i mbrojë të DREJTAT KOMBËTARE dhe NJERËZORE mbarëshqiptare dhe të shtetasve të tjerë të Shqipërisë Etnike.
Kanunorja në fjalë, origjinali i së cilës është shkruar vetëm në një kopje në dorëshkrim, duhet të botohet mundësisht brenda një kohe sa më të shkurtër. Këtë detyrë do ta kryejë “Arben KOSOVA”.
- 7 -
Besëlidhjen tonë Kombëtare Demokratike Shqiptare në botën e lirë si dhe pranë Organizatave ekzistuese politike të mërgatës shqiptare si dhe ato të huaja, tani e tutje do ta përfaqësojë i autorizuari i këtij Kuvendi, “Arben KOSOVA”.
I sipërmenduri autorizohet nga ky kuvend që për nevoja zyrtare të BKDSH të porosisë një vulë modeste me mbishkrim: BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE dhe në mes të asaj vule të rrumbullakët, të jetë simboli i kësaj BESËLIDHJE: shqiponja dykrenore e mbi kokat e saja dy duar të lidhura BESA-BESË. Si dhe t’i krijojë të gjitha mjetet e tjera për funksionimin e përfaqësisë sonë në botën e lirë.
- 8 -
Ky Procesverbal u nënshkrua si PROTOKOLL i MARRËVESHJES së arritur për riemërimin e Lëvizjes Kombëtare për Lirimin e Tokave Shqiptare - LNDSH në: “BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE”, nga pjesëmarrësit e këtij Kuvendi të sotëm të bashkimit në një kopje të vetme unike - në dorëshkrim, me porosi që Procesmbajtësi ta kopjojë ose shumëzojë brenda një afati fare të shkurtër pasi të jetë kryer shumëzimi i tij, t’iu jepet secilit pjesëmarrës të këtij Kuvendi nga një kopje, ashtu që të gjithë të kenë dokumentin e arritjes së MARRËVESHJES historike të një BASHKIMI të shëndoshë dhe të ndërgjegjshëm mbarëkombëtar.
- 9 -
Në Kuvendin e lartpërmendur u propozua dhe u aprovua unanimisht nga të gjithë pjesëmarrësit që sot të vendoset një RREGULL i VEÇANTË, i cili do të sanksionohet edhe me Statut dhe Rregullore të Brendshme të Punës së BKDSH, për mënyrën e komunikimit intern partiak, kështu që u vendos se çdo anëtar që pranohet në radhët e BKDSH duhet të betohet me shkrim dhe në bazë të betimit të dhënë, u drejtohen njëri tjetrit me: besnik - besnike e jo kurrsesi me “shok”, “shoqe”, ose: “zonjë”, “zonjushë”,”zotëri”, sepse fjalën e bukur e të pastër të shqipes sonë të stërlashtë “shok” (shoqe) e ka komprometuar shumë keq regjimi komunist i Enver HOXHËS, ndërsa shprehjet:”zonjë”,”zonjushë” dhe “zotëri” janë shprehje të klasave të privilegjuara, dhe BESËLIDHJA jonë është kundër çdo privilegji që shkon në dëm të bashkësisë kombëtare Shqiptare, sepse duke u bazuar në Parimet tona Themelore, BESËLIDHJA jonë lufton për një Shqipëri të lirë, demokratike, humanitare, të Ribashkuar, ku nuk do të ketë shfrytëzues e as të shfrytëzuar, por të krijojë një shoqëri të drejtë humanitare, të barabartë për çdo qytetar dhe shtetas të Shqipërisë së Lirë Etnike e Demokratike.
...... etj.
Vushtrri, më 16 gusht 1972
(vazhdojnë nënshkrimet) ..........
Se besëlidhja jonë qëndron në baza të shëndosha të traditës sonë kombëtare, më së miri dëshmojnë aktivitetet e saja politike për çështjen mbarëkombëtare gjatë gjithë këtyre viteve si dhe shtrirjen e saj edhe jashtë kufijve etnikë, pra në Perëndim ku ka krijuar shumë Degë, Nëndegë dhe Aktive, jo vetëm në Gjermani por edhe në shumë shtete të Perëndimit si në Austri, Belgjikë, Hollandë, Zvicër, Danimarkë, Suedi, Norvegji, SHBA, Turqi dhe në Australinë e largët. Gjithashtu për seriozitetin e Besëlidhjes sonë flasin edhe aktet e saj juridike, që siç u theksua më lart, janë përfshirë me një emër të përbashkët: Kanunorja e B.K.D.SH. Në këtë Kanunore janë përfshirë: Parimet Themelore prej 14 pikave kryesore, Programi me 18 Nene, e që ndahet në: Pjesën e Përgjithshme, prej 7 pikave, Programi Politik me 10 Nene dhe 12 Pika të veçanta, Programi Ekonomik prej 7 pikave kryesore, Programin e Edukimit dhe të Arsimimit prej 10 pikave kryesore, Programin e Politikës Sociale prej 12 pikave kryesore, Programin e Mbrojtjes së Natyrës dhe të Rrethit Shoqëror prej 6 pikave kryesore me shumë nënpika; Programin e Rregulloreve të Brendshme të Punës së BKDSH, ku në realitet janë përfshirë dy Rregullore: ajo e Komitetit Kombëtar si dhe ajo për Aktive, Nëndegë, Degë dhe për tri Komitetet Drejtuese të BKDSH - Komitetin Drejtues në Shqipëri, atë në Kosovë dhe vise të tjera shqiptare nën okupimin e ish - Jugosllavisë si dhe atë të Mërgimit. Gjithashtu, BKDSH ka një Statut të përsosur, të aprovuar po në atë mbledhje historike të 16 gushtit të 1972-ës, kur u bë shkrirja e ONDSH-së dhe Grupeve e Organizatave të tjera në BKDSH. Ky Statut deri në Kuvendin (Kongresin) e Shtatë kombëtar që u mbajt në Tiranë për herë të parë, me 3 e 4 mars 1994 ka pasur gjithsej 6 Kapituj, dhe 43 Nene e shumë “pika”, “nënpika”, alineja e formulime të tjera juridike, kurse Kuvendi në fjalë, bëri disa përmirësime apo ndryshime fare të vogla që duhej të përputhen me ligjin e shtetit shqiptar dhe aty u vendos që BKDSH është përpunuar në mënyrë të denjë juridike, ku janë përfshirë 30 Nene, shumë “pika” dhe “nënpika” e formulime të tjera juridike. Me fjalë të tjera: BKDSH posedon të gjitha karakteristikat e një LËVIZJE mbarëkombëtare qoftë juridikisht, qoftë historikisht edhe pse formalisht për hir të rrethanave të imponuara ligjore në Shqipëri u desh të regjistrohet si parti politike, sepse BKDSH është vazhduese e idesë së shenjtë të “BESA KOMBËTARE”, të të pavdekshmit, Prof. Ymer BERISHËS si dhe e mbarë LËVIZJES për LIRIMIN e TOKAVE SHQIPTARE, po ashtu edhe të drejtën politike e morale sepse ka vepruar dhe vepron në kornizat e shqiptarizmit të vërtetë, pa pasur nevojë importimi të ideologjive të huaja, qoftë nga Lindja apo nga Perëndimi. Ideologjia e BKDSH është ideologji autoktone, ideologji mbarëshqiptare. Ideologjia jonë është: Jeta e lirë e frymëzuar dhe e mbështetur nga traditat dhe kultura jonë shumëshekullore; sipas Kuvendit Popullor (të Odave) të pasuruar me norma të reja ideologjike përparimtare dhe bashkëkohore, dhe duke ua njohur të drejtën e tyre edhe minoritarëve të tjerë që jetojnë si pakicë në atdheun tonë - Shqipërinë Etnike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 3:18 am

Nuk ka nevojë të flasim kësaj radhe mbi veprimtarinë politike gjatë këtyre viteve që nga riemërimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në BKDSH, as për 6 Kongreset e kësaj Besëlidhje që u mbajtën në mërgim, e as për Kuvendin e 7-të mbarëkombëtar që për herë të parë u mbajt në kryeqytetin e Shqipërisë së lirë demokratike, sepse për këtë do të flitet e shkruhet në librin e veçantë që së shpejti do të botohet, kushtuar Lëvizjes mbarëkombëtare shqiptare - asaj që fillimisht njihej me emrin: LpLTSH (Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare) që në Kongresin e Shkupit (1 qershor 1946) të riemërohet në: “LËVIZJA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE” - LNDSH, në krye të kësaj Lëvizje ishte Komiteti Qendror i LNDSH dhe që pas 26 vitesh prapë do ta ndryshojë emrin e vet, kësaj radhe në: BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE - BKDSH, por që të gjitha këto ndryshime e “riemërtime” asnjëherë nuk e ndryshuan Planprogramin kombëtar që e kishte përcaktuar “BESA KOMBËTARE” e të pavdekshmit, Prof. Ymer BERISHA, sepse burimi i shqiptarizmit se vërtetë rrjedh nga dokumentat e pakontekstueshëm të VENDIMEVE të marra me 12 shtator 1943 në Mbledhjen themeluese të “Besës Kombëtare” në Pejën e Haxhi ZEKËS, përvjetor rë cilin po e përkujtojmë sot pas 53 vitesh të asaj ngjarje me rëndësi historike si dhe 50 vjetorin e vrasjes tragjike të prijësve të kësaj Lëvizje mbarëkombëtare e njëkohësisht edhe 24 vjetorin e riemërimit të LpLTSH në BKDSH. Mirëpo nuk do të ishte e drejtë që kësaj rradhe mos të përmenden edhe veprimtarët më të dalluar të BKDSH gjatë këtyre 24 vitesh aktiviteti e ata janë:
Gjok SPAÇI nga Velezha e Prizrenit, Metush KRASNIQI i Dajkovcit, Mehmet TREPÇA i Mitrovicës, Hamit EMINI - “doktori” nga Baica e Gllogovcit, Vehbi IBRAHIMI nga Uglari i Gjilanit, Rasim ZENELAJ nga Sllatina e Podujevës, Hyen ÇAMI nga Çamëria, banor i Suedisë, Shahin VOCA i Shalës së Bajgorës si dhe Ymer DODA i vrarë në New York nga agjentët e UDB-ës, Shaban DERGUTI tani me banim në SHBA, Hasan DALIPI nga Kumanova e shumë patriotë të tjerë që nuk kursyen asgjë në jetën e tyre për çështjen kombëtare dhe për afirmimin e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare. Prandaj duke i përkujtuar dëshmorët e kombit në përgjithësi, nuk mund të mos i përmendim edhe ata që ranë si dhe ata që akoma jetojnë por që kanë kontribuar dhe po kontribuojnë për kauzën e shenjtë kombëtare e posaçërisht që dhanë ndihmesën e tyre të pa kursyeshme për Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare, ku një vend të veçantë nderi e admirimi zenë dy motrat tona patriote e besnike të idealit mbarëkombëtar: Kimete TOPALLI dhe Lulzime SHEMALLARI. Të gjallëve, nderimet tona më të larta, kurse të vdekurve për mbrojtjen e shenjtërisë më të çmueshme: patjetërsimin e trojeve Arbënore: nderimet tona më të larta e më të thella; lavd i përtejshëm u qoftë. Prof. Ymer BERISHËS, Ndue PËRLLESHIT, Patër Bernard LLUPIT, Kolë PARUBAJ, Gjergj MARTINIT, sokoleshës shkodrane, heroinës së Luftërave çlirimtare të Kosovës, Marije SHLLAKUT, Gjon SERREÇIT, Ajet GERGURIT, Mulla Ilaz Brojës, Mulla Idriz GJILANIT, tribunit Shaban POLLUZHËS, Mehmet GRADICËS, Bislim BAJGORËS, Ahmet SELACIT, Haradin VIDISHIQIT, Xhemë GOSTIVARIT, Mustafë Hetë KOKËS, Hasan REMNIKUT, Gjok SPAÇIT, Hamit EMINIT, Metush KRASNIQIT, Ymer DODËS, Shahin VOCËS, Vehbi IBRAHIMIT e gjithë atyre që ranë në Altarin e lirisë dhe të tërësisë arbërore - LAVDI i PËRJETSHËM U QOFTË! NDERIME DËSHMORËVE dhe AMANET të gjallëve: MOS E HARRONI AMANETIN E TË PARËVE: JA VDEKJE, JA LIRI ! Sepse PA KOSOVË E ÇAMËRI NUK KA SHQIPËRI dhe PA SHQIPËRI NUK KA AS KOSOVË E AS ÇAMËRI!
RROFTË SHQIPËRIA ETNIKE E DEMOKRATIKE - IDEALI i GJITHË SHQIPTARËVE KUDO QË JETOJNË NËPËR BOTË!
RROFTË FLAMURI KUQ E ZI !
BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE është zotuar para popullit të vet dhe mbi gjakun e Dëshmorëve se ka për të luftuar deri në zbatimin e plotë të misionit të vet për ribashkim kombëtar e tokësor të Shqipërisë së vërtetë - as të “madhe”, e as të “vogël”, por të asaj Shqipërie të trashëguar nga Besëlidhjet e deritanishme të luftëtarëve të lirisë dhe ky amanet patjetër duhet realizuar.

E M I N F A Z L I J A

alias

E M I L K A S T R I O T I
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 3:20 am

PROFESOR YMER BERISHA
UDHËHEQËSI DHE FARKËTARI I DENJË I IDEALIT KOMBËTAR PËR RIBASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE NË NJË SHTET ETNIK, DEMOKRATIK DHE PËRPARIMTAR
Tëflasësh dhe të shkruash për figurën e madhe, të ndritshme dhe kolosale të një atdhetari të kulluar, siç ka qenë i pavdekshmi profesor YMER BERISHA, nuk është lehtë, sepse ai ishte KOMANDANTI i FUNDIT i FORCAVE TË ARMATOSURA të GUERILES kombëtare Shqiptare dhe KRYETARI i FUNDIT i Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare-LpLTSH- gjëgjesisht LËVIZJES NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE-(LNDSH-së), por sidoqoftë do të përpiqem që në këtë Akademi Përkujtimore të së DJATHTËS SHQIPTARE t’i paraqes disa të dhëna, historikisht të pamohueshme, edhe pse burimet arkivore për gjurmuesit nacionalistë shqiptarë kanë qenë për 50 vjet me rradhë të mbyllura hermetikisht, madje edhe sot mungon vullneti te një pakicë fare e vogël studiuesish shqiptarë që t’i përvishen kësaj teme mjaft të komplikuar duke iu “falenderuar” edhe disa pështjellimeve të qëllimshme apo jo të qëllimshme që publikohen kohëve të fundit në shumë versione dhe krijojnë huti të lexuesi i vëmendshëm. Do të përpiqem të jap një kronologji të shkurtër mbi jetën, veprimtarinë politike, arsimore, kulturore, humane dhe ushtarake të të ndritshmit atdhetar, profesor YMER BERISHËS me fakte dhe data, sa të jetë e mundur, të sakta të ngjarjeve kryesore në jetën e tij të shkurtër, por mjaft të bujshme.
PO KUSH ISHTE PROFESOR YMER BERISHA ?
Ymer BERISHA lindi më 13 maj 1912, në fshatin GJURGJEVIKU I MADH i Prekorubës së Dukagjinit, në përbërje të rrethit të Pejës. Ishte i biri i SHABAN BERISHËS dhe nënës FAZË, e bija e Jetish TAFILIT, nga Turiçefci i Drenicës. Familja prej së cilës rrjedh profesor Ymer BERISHA, është familje e vjetër vendase - fshatare e formuar në frymën patriarkale me traditë, bujare e mikëpritëse, e cila ishte shembull për të mirë. Për nga fisi ishte BERISHË, si na mëson edhe vet mbiemri i kësaj familje.
I pari i gjeneratës së pestë te mëparshme quhej ÇERKINI, prej nga po e fillojmë hartimin e kësaj Kumtese, Çerkini pas vetes la pasaardhës nga të cilët do te formohën dy familje: ÇERKINI – MUSTAFA – HAJDINI – MUSTAFA - MUJA dhe brezi i tashëm ose i sotëm: Mustafa me vëllezër dhe motra. Ndërkaq zhvillimi gjenealogjik i familjes së Ymer Berishës zhvillohet si vijon: ÇERKINI – ILIJAZI - SHABANI dhe brezi i Ymerit me vëllezër dhe motra. Familja BERISHA merrej me punë bujqësore dhe blegtorale. Kjo familje posedonte sipërfaqe të konsiderueshme toke. Ndonëse kishte tokë të mjaftueshme, pjesa më e madhe e saj ishte pasive, ndërsa më pak kishte tokë të plleshme dhe bukëdhënëse. Tokat e tyre në truallin shkëmbor të maleve të Gllarevës, për të dhënë rendimente të duhura, kërkonte plehërim dhe punë te mundimshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 3:22 am

QENDRIMI I FAMILJES BERISHA NDAJ PUSHTUESVE TË HUAJ

Familja Berisha e Gjurgjevikut të Madh, ndaj çdo pushtuesi ka mbajtur qëndrim urrejtës, vetëm pse ishin pushtues të trojeve tona. Pinjojtë e kësaj familje u gjetën në Kuvende e fronte lufte, ku kishte të bëjë në lidhje me çështjen tonë kombëtare: në BESËLIDHJEN SHQIPTARE të PRIZRENIT më 1878-ën, në Kuvendet e Pejës e të Junikut, në atë të Mitrovicës më 1903 të organizuar nga Isa BOLETINI, etj. Familjet Berisha, – ajo e SADIK RAMËS dhe e Shaban ILIJAZIT, nuk ishin përkrahëse të reformave të osmanëve të viteve 1902-1908, të imponuara nga Rusia dhe Austro-Hungaria. Në të kundërtën, ata ishin shumë aktivë në Kryengritjen e vitit 1903, në Drenicë e Mitrovicë kundër vendosjes së konsullit rus, Shqerbinit në Mitrovicë. Këta, në krye të luftëtarëve të regjionit të Prekorubës, bashkë me Drenicën, i hynë aksionit të luftës në veri. Këtë qëndrim edhe më armiqësor e të ashpër do të mbajnë ndaj Serbisë e Malit të Zi gjatë Luftës së Parë Ballkanike më 1912 dhe gjatë Luftës së Parë Botërore ( 1914-1918 ), kundër Bullgarisë. Në veçanti urrejtja dhe qëndresa e tyre shtohet kundër shtetit të Mbretërisë Serbo – kroato - sllovene dhe më vonë, e quajtur “jugosllave”, mbretëri e cila në të gjitha mënyrat shtypte popullsinë liridashëse shqiptare; u’a merrte tokat dhe ua ndante kolonistëve. Kështu, gjatë tërë kohës së sundimit të Jugosllavisë monarkiste, familjet Berisha të Gjurgjevikut të Madh, e hapen frontin e luftës me këta pushtues të egër. Pas vrasjes së kryetarit serb të Komunës së Zllakuqanit Den RIBAÇIT nga Shaban Berisha, për shkak se regjimi serb me urdhërin e kryetarit Den RIBAÇI, likuidoi familjen 23 anëtarëshe të Zeqë Isufit në pranverën e vitit 1919 duke i djegur në një shtëpi të ngujuar, që e kallën, e dogjën kriminelët sllavë. Familjet Berisha, deri në rënien e mbretërisë jugosllave, qenë të detyruara të jetonin herë në Shqipëri e herë në Kosovë. Ndërkaq ILIJAZI i Çerkinit i la tre djem: ADEMIN, SHABANIN – ( babai i Ymerit ) dhe ASLLANIN. Shabani i kishte tre djem: YMERIN, BINAKUN dhe SAHITIN. Ymeri, që kur ishte fëmijë, ishte inteligjent, i mençur dhe i shkathët, i qetë dhe logjik. Gjithmonë fliste prajshëm, butë dhe qartë dhe në mënyrë të kontrolluar. Ky ishte i dalluar në mes të moshatarëve të tij. Pas vrasjes së kriminelit me damkë DEN RIBAÇIT, Shabani u detyrua të kalojë në ilegalitet, mirëpo duke qenë i shqetësuar për familjen e tij se mund ta pësonte nga kriminelët serbë, vendosi të marrë gruan, vajzën dhe djalin e madh, Ymerin, që asokohe akoma nuk i kishte mbushur 7 vjet, dhe të kalojë në Shqipëri. Në fillim u vendos në Krumë e pastaj në Fushë-Krujë. Dy vëllezërit e vegjël të Ymerit: Binaku dhe Sahiti, mbetën në Kosovë bashkë me xhaxhallarët, Ademin dhe Asllanin. Rrjedha jetësore e Shaban Berishës, babait të profesor Ymerit, ndërlidhet me qëndrimin mohues të regjimit serb dhe me vrasjen e kryetarit të komunës së Zllakuqanit. Ai u detyrua, siç u theksua më lart, që të kalojë në Shqipëri ilegalisht. Bëri një jetë dramatike e shumë të rëndë, por të ndershme. Ymer Berisha, qysh si fëmijë ishte shumë i zgjuar e inteligjent. Shkollën fillore e kreu në Fushë-Krujë, ndërsa Normalen në Elbasan. Ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe me prirje të mëdha për aktivitete të tjera jashtëmësimore. Që kur ishte nxënës, nisi të bashkëpunojë me fletushkën e Shkollës - “MËSUESI” dhe atë “NORMALISTI”. Duke mos qenë i kënaqur vetëm me kryerjen e shkollës së mesme, i etur vazhdimisht për dituri, Ymer Berisha shkoi në Itali dhe u regjistrua në Universitetin e Firences, në Fakultetin e Shkencave Natyrore, ku studioi paralelisht historinë dhe Gjeografinë. Për shkuarjen e tij me studime në Itali, duhet falenderuar në radhë të parë “Homeri” Shqiptar, pra At Gjergj FISHTA, i cili ndërhyri për t’ia siguruar bursën e shtetit Shqiptar. Ymer Berisha më vonë, studioi edhe në Akademinë Ushtarake në Romë të cilën e kreu, poashtu, me sukses të shkëlqyeshëm dhe u gradua me gradën e majorit të Ushtrisë këmbësore. Më pas studioi edhe gjuhën e Letërsinë italiane. Ishte njëri ndër studentët më të dalluar të brezit të tij dhe studimet arriti t’i përfundojë me rezultate shumë të larta dhe në kohën e caktuar. Gjatë qëndrimit të tij në Itali, Ymer Berisha asnjëherë nuk i shkëputi lidhjet shpirtërore me Kosovën. Atë e mbante në mendje e në zemër. Zjarri i dashurisë, kujtimi për të e digjte si prush. Ymer Berisha i mbaroi studimet në Fakultetin e Shkencave Natyrore, Degën e Historisë e Gjeografisë më 1936-ën. Supozohet se po të njëjtin vit e ka kryer edhe Akademinë Ushtarake. Veten e konsideronte një student të përjetshëm, prandaj menjëhere shkoi në Sorbonë të Francës, ku studioi edhe shkencat filologjike. Nuk dimë sa qëndroi në Universitetin e Sorbonës, por e dimë se, porsa Italia fashiste okupoi Shqipërinë, ai i ndërpreu studimet dhe u kthye ne Shqipëri. Nuk u inkuadrua në Ushtrinë Shqiptare, e cila në realitet ishte nën komandën e fashizmit italian, por e filloi punën si mësimdhënës në fshatrat e Fushë-Krujës, Kukësit, Peshkopisë, Lushnjës e Beratit. Në të gjitha këto lokalitete ai formoi koleksione muzeale, grumbulloi lëndë arkeologjike, mblodhi dhe botoi lëndë folklorike në revistën e mirënjohur “VISARET E KOMBIT” dhe në periodikun tjetër shqiptar, që akoma nuk është grumbulluar për tu shqyrtuar dhe studjuar në mënyrë shkencore. Krahas punës edukative - arsimore në shkollë, Ymer BERISHA angazhohej me tërë qenien për të ndihmuar edhe popullatën shqiptare në Kosovë, e cila vuante e torturohej çnjerëzisht nga regjimi serb. Parashikimi i tij se do të sulmohej e pushtohej edhe Jugosllavija, doli i vërtetë. Duke i njohur mirë rrethanat e kohës, ai u bëntë thirrje gjithë përfaqësuesve të inteligjencës shqiptare-kosovare dhe asaj mbarëkombëtare që të mobilizohen, të bashkohen dhe të punojnë të gjithë si NJË për RIBASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE, të cilat ishin prerë padrejtësisht nga trungu kombëtar: Sanxhakun, Janinën, Preshevën, Bujanofcin, Kumanovën, Kërçovën, Ohrin, Manastirin, Plavën, Gucinë, Tivarin, Ulqinin, etj. Profesor Ymer BERISHA, i cili kishte mbaruar dy fakultete dhe dy të tjera të nisura e në prag të mbarimit, ishte përgatitur shumë mirë në aspektin shkencor e politik. Ishte njëri ndër intelektualët më të respektuar. Me qëllim që t’i ndihmojë më shumë çështjes shqiptare në përgjithësi dhe çështjes së Kosovës në veçanti, Ymer Berisha aderoi në KOMITETIN E KOSOVËS. Fill pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste, kthehet në Kosovë me disa anëtarë te Komitetit dhe me shumë mësues, të cilët erdhën këtu me iniciativen e Ministrit të Arsimit, Ernest KOLIQI. Në Kosovë gjatë periudhës së mbretërisë karagjorgjeviçiane, nuk kishte funksionuar asnjë shkollë shqipe. Mbi 95% e popullsisë shqiptare ishte analfabete. Duke parë këtë gjendje dhe duke ndjerë nevojën për hapjen e shkollave në gjuhen shqipe, Ymer Berisha me mësues të tjerë, u hyri punëve për shkollimin e rinisë sonë, për organizimin dhe ngritjen e arsimit. Pas hapjes së Gjimnazit dhe të Normales – (LICEUT), “SAMI FRASHËRI” në Prishtinë, Ymer Berisha u inkuadrua si mësimdhënës, ku ligjeroi dy lëndë: Gjuhën dhe Letersinë shqipe si dhe historinë. Profesor Ymer BERISHA duke qenë një njohës i mirë i gjuhës dhe letersisë shqipe, historisë kombëtare dhe historisë së popujve të tjerë të botës, duke pasur një diapozon shumë të gjerë të njohurive edhe në fusha të ndryshme, ishe një pedagog i mrekullueshëm, interpretues shembullor i njohurive të thella shkencore, poliglot, njohës i disa gjuhëve që i fliste dhe i shkruante rrjedhshëm, si italishten, frengjishten, gjermanishten, anglishten, latinishten, greqishten, spanjishten e serbokroatishten, fitoi admirimin e nxënësve dhe të gjithë atyre që arritën ta njohin. Ai nuk pushonte kurrë.Vazhdimisht studionte, vazhdimisht lëvizte nga një vend në tjetrin duke u marrë edhe me hulumtime arkeologjike. Gërmoi nëpër lokalitete të vjetra, kryesisht në fshatrat e Prekorubës - Drenicë, në ÇABIQ dhe AÇAREVË. Gjatë punës hulumtuese gjeti, mblodhi dhe grumbulloi shumë eksponatë të kulturës sonë si monedha, armë, vegla pune, stoli, etj. Këtë thesar material dhe shpirtëror të popullit tonë që nga parahistoria, e mblodhi, e sistemoi dhe e studioi duke dëshmuar kështu për lashtësinë e popullit shqiptar, autoktoninë e tij. Mblodhi e shënoi të dhëna historike nga kujtesa e popullit, shumë legjenda, këngë, etj., që dëshmojnë për kulturën, besën, trimërinë, traditën tonë shekullore dhe etnopsikologjinë. Rrefimet e njerëzve i shënonte besnikërisht, i sistemonte dhe i studionte me kujdes ato kujtime që ishin ruajtur e ishin përcjellë brez pas brezi. Njerëzit me kujtesë të fortë i konsideronte “ARKIVA TË GJALLA QË LËVIZIN”!.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 3:24 am

PROFESOR YMER BERISHA NË KUJTESËN E BASHKËLUFTËTARËVE DHE
MOSHATARËVE TË TIJ
Figurën e shumëanëshme të profesor Ymer Berishës më së miri e ka përshkruar një bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar i tij, nën pseudonimin “KOSOVARI”, që në realitet ka qenë atdhetari i mirënjohur, Prof. ZEF NEKAJ, emigrant politik në SHBA, i cili, me rastin e 20-Vjetorit të vrasjes tragjike të të nderuarit profesor Ymer Berishës, botoi një artikull përkujtimor në Revistën kulturore – shoqërore – fetare, “JETA KATOLIKE SHQIPTARE” q, botohej asokohe nga atdhetari, Monsignor Dr. ZEF OROSHI. Aty, ndërmjet të tjerash thuhet: “...Ymer Berisha, shkurtalaq, i ngjeshun, fytyrëzeshkan i pikalosun lije, hundëshkabe e syzi, me nji vezëllim sa të preftë e të shpejtë, aq edhe të ambël e tërhjekës; sa i përvujt e fjalëmatun deri në pikën ku njeriut i duket se po ka turp me folë, aq edhe shkamb i patrandun në idealin e tij. Ky qe profesor Ymer Berisha nga Dukagjini dardan; ky qe malësori i thjeshtë me të thjeshtit, vëlla me vëllezërit, shkollar me shkollarët, por edhe armik me armiqtë e përbetuar. Ky qe njani nga prijësat, në mos prijësi ma në za, kah i cili i kishin hapë sytë e veshët shumica dërrmuese e kosovarëve mbas luftës së hatashme të Drenicës në dimnin e vitit 1945. Kjo luftë që kryesue prej heroit, po, prej heroit ambicioz, SHABAN POLLUZHËS. Mu aty ku u duk se te gjitha shpresat e qëndresës kundër brigadave hakmarrëse të kombinueme shqiptaro - jugosllave do të ishin të kota, mu aty, nga rrënojat e djegiet, e regjun në gjak e flakë, shkrumb, fytyra e dlirtë e Profesorv Ymer BERISHËS shkëlqeu me organizimin, strategjinë dhe largëpamësinë e tij. Ai, si parabolë ylberore ngashëruese e mishnonte në vetëvete idealin e kombit. Për këtë ideal ai u ba si zjarrmi i pashuem i trungjeve të nëndheshme shqiptare që duel si te krishtenët nga katakombët e Romës, për t’a shpërda edhe njihere dritën e SHPRESËS SË LIRISË...”. Kërkush nuk ua mohon se trevat shqiptare që u rimposhtën nga terrori komunist jugosllavo - shqiptar gjatë 1944 e 1945-ës, nuk dhanë dëshmorë të pavdekshëm si: HAKI TAHËN, Ibrahim LUTFIUN, Azem MORANEN, Gjon SERREQIN, Ajet GËRGURIN, Mulla IDRIZ GJILANIN, Ndue PËRLLESHIN, Xhemë GOSTIVARIN, Ahmet SELACIN, Ukshin KOVAÇICËN, Bislim BAJGORËN, Haradin VIDISHIQIN, Halim ORANËN, Halim SPAHINË, Alush SMAJLIN - QERRATANË, Qazim BAJRAKTARIN e Astrazubit, Marije SHLLAKUN, Atë BERNARD LLUPIN, Prof. Kolë PARUBIN, Gjergj MARTININ, Vocajt e Shalës së Bajgorës, Mefailët e ZAJAZVE e shumë prijësash të tjerë të gjallë e të vdekur, të cilët çdo kosovar e ka për detyrë t’i verë në pah për hir të atdheut të përbashkët. Asnjërit prej tyre s’duhet t’i mohohet as guximi, as flijimi, as pastërtia e qëllimit të shenjtë, por në të gjithë këtë ARADHË MARTIRËSH, prof. YMER BERISHA dallohet si më stoiku e vetëmohuesi, si më organizuesi e më i urtui, më i dashuri e më i matuni, më i vëndosuri e më i pamposhturi. Pikërisht për këto veti, ai qe pranuar prej shumicës së luftëtarëve nacionalistë, pa kqyrur anime partiake, si udhëheqësi i PËRGJITHSHËM për çlirimin e krahinave shqiptare nga zgjedha e re komuniste sllave. Mjerisht profilin e këtij idealisti e luftëtari të flakët nuk e ka vënë ende askush në pah si e sa duhet. “... unë jam i bindur...”, shkruante më 1966 – ën, atdhetari Zef NEKAJ. "Profesor Ymer Berisha përmblidhte në vetëvete cilësite ma të spikatuna të dëshmorëve shqiptarë antikomunista. Atij mund t’i mvishet pa drojë, filozofia patriotike e Anton HARAPIT, urtia e Lef NOSIT, dufi shpirtëror i Kolë TROMARËS, guximi, durimi e vetëmohimi i Alush LESHANAKUT, takti organizues e pajtues i Dr. Mark GJOMARKAJT. Ai qe shembull, si student në atdhe e jashtë, shëmbull si profesor në Normalen e Prishtinës dhe shembull i shembujve në mal e në luftë, tue u ba kështu prototipi i patriotit kosovar. Gjithë ata që e njifshin e patën fatin të punojshin me të në fushën arsimore e kombëtare, vëjshin re se ai ndryshonte në vete parimin e moralistit të flijuar, për një çështje drejtësie e humanitare”. Krahasimi i martirizimit të kosovarëve me martirizimin e Jezu KRISHTIT, Profesor Ymer Berisha vetë e theksonte haptazi se ishte frymëzue nga parimi i SHPETIMTARIT të krishtërimit, JEZU KRISHTI, të cilin e quantë si moralistin ma të madh që ka pasë bota ndonjiherë. Ai e kishte bindë veten se duhej medoemos me i përngja këtij moralisti – ( Jezu KRISHTIT ); prandaj parreshtun ua përmendte bashkëluftëtarëvet myslimanë, se rruga dhe shembulli ma i qartë i flijimit për një ideal te lartë, qoftë humanitar, qoftë patriotik, është vetë KRISHTI – ( Hazreti Isaja- siç e interpretonin luftëtarët e tij, emrin e Krishtit/E.F.). Ndër mundimet e vuajtjet tona, përsëritke ai me ngulmim, na duhet në çdo rast me mendue Krishtin e pafaj, sepse vetëm kështu mund të vdesim të qetë si Ai, dhe vetëm kështu do të fitojë drejtësia mbi persekutorët.
Me te vërtetë, Profesor Ymer BERISHA të jepte përshtypjen, sikur po shpërndante rreze dashurie e vllaznimi, sikur ndrynte në vetvete gurra të pamata freskuese, ishte ngrohtë kur ishte ftohtë, shëndriste kur ishte terr dhe sillte hare kur mbretëronte zymtësia. Teorinë nacionaliste, ai e kishte bërë bindjen e tij hyjnore duke u bazuar në një personifikim hyjnor, dhe flijimin e kishte bërë mjetin për të arritur vëllazërimin shqiptar e njëherësh, për ta bindur armikun mbi të drejtën tonë, për të jetuar më vete. Ja disa veti të këtij udhëheqësi kosovar në jetën praktike të malit: ai gjithmonë e shtinte i mbrami ose i fundit kafshatën e bukës në gojë. Gjithmonë pinte ujë i mbrami.Vetë ndante gjellen a bukën dhe vetes i linte gjithmonë më pak se të tjerët. Rrinte roje vetë më shumë se çdokush tjetër. I mjekonte e u rrinte te kryet të plagosurve e të sëmurëve dhe, në rast rreziku, si Prometeun e lidhur i mbante vetë në shpinë bashkë me çantën e rendë plot letra e shkresa. Vetë mbante më pak se çdo tjetër luftëtar municion. Për këtë, shokët e vet bënin humor duke thënë se kishin frikë se Profesori do të dorëzohej pa pushkë të shtime ose pa shkrepur pushkë pasi KRISHTI s’ka qenë i zoti të vriste as një pulë. Ymeri mbante me vete, si punë hajmalie, disa speca të thatë djegës dhe kur afrohej mbarimi i bukës, i shtypte dhe i fuste dy a tre kësi specash në mataren apo shishen (pagurën), me ujë. Ky ishte ushqimi i tij i vetëm, ndërsa të tjerëve u ndante me kujdes çka kishte mbetur nga ushqimet. Në dimrin e vitit 1945, kur Ymeri me shokë jetonin nëpër shpella në rrethinë të Istogut, për katër ditë rresht vetëm me këtë lloj lëngu specash (kos i holluar me ujë me kripë dhe me speca) e mbante shpirtin, ndërsa të tjerët kishin ende diçka me përçapë apo për të përtypur. Duke ia njohur për së afërmi këto veti të pashoqe si dhe rrezikun që mund t’i sillte rendit te ri komunist, një mishërim i tillë vetëmohimi, si kryetar, thuaja, shpirtëror i luftëtarëve kosovarë, komunistët e ndoqën Ymer Berishën me natë e ditë e si askënd tjetër. Në rrethimin që ra tash e 58 vjet më parë, më 11 korrik 1946, në fshatin HEREQ, ndërmjet Junikut e Skivjanit, do të flasim më vonë, por një gjë është më se e vërtetë se ai u vra tradhëtisht nga spiunët shqipfolës që ishin vënë në shërbim të armikut dhe okupatorit sllavokomunist.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 3:25 am

PROFESOR YMER BERISHA DHE ANGAZHIMI I TIJ NE POLITIKEN KOMBËTARE PËR SHPETIMIN E KOSOVËS NGA RIPUSHTIMI SLLAVOKOMUNIST
Si filloi angazhimi i Profesor Ymer Berishës në rrjedhat e çështjës politike për çështjen e madhe kombëtare, posaçërisht pas kthimit të tij nga studimet jashtë vendit, pas okupimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939-ën dhe kthimi i tij në Kosovë më 1941, pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste e deri përfundimisht me vrasjen e tij tragjike, duhet shumë kohë dhe duhen shfletuar e studiuar me kujdes shumë dokumenta që gjënden nëpër arkivat e ndryshme të botës si dhe posaçërisht në ato të Beogradit, Prishtinës, Shkupit, Zagrebit, Tiranës, Berlinit dhe Romës. Kësaj rradhe do të kënaqemi ose do të mjaftohemi vetëm me pak argumenta aq sa e lejojnë mundësitë e një Kumtese të tillë. Porsa u kthye në atdhe, Ymer Berisha një ditë duke kalur në një rrugë të Tiranës, pa pritur takon mikun e tij të vjetër dhe bamirësin e madh që ia mundesoi shkollimin jashtë vendit me ndërhyrjen e tij te organet e duhura të shtetit shqiptar. Pra u takua me poetin e madh At Gjergj Fishtën, ku pasi u përshendetën, Ymeri e ftoi bamirsin e tij në një kafe dhe Fishta pranoi dhe hyjnë kështu në një kafe, u ulën në një qoshe dhe ashtu vetëm këta të dy ia nisin bisedës e cila qe shumë interesante dhe aq më tepër vendimmarrëse për ardhmërinë e Ymer Berishës. Ymeri kishte miqësi të vjetër me Fishtën që nga koha kur Ymeri ishte nxënës në Normalen e Elbasanit. Edhe Gjergj Fishta, që në takimin e parë, para shumë vitesh, me Ymerin, e kishte kuptuar apo më drejt me thënë: e kishte parandierë se te Ymeri fshihet një THESAR i pallogaritshëm për të mirën e kombit dhe të atdheut. Prandaj edhe pati ndërhyrë që t’ia siguronte bursën shtetërore nga Mbretëria Shqiptare për studimet e Ymerit në Itali. Në këtë takim rasti në Tiranë, Fishta në mënyrë miqësore i thotë Ymerit duke pirë kafe bashkarisht: “... More Imer-djali, a po e sheh se çka e gjetë Shypninë nga zhabaxhitë italianë dhe a po e parasheh se çka do ta gjejë edhe Kosovën? Lufta do të plasi nl krejt botën e kulshedra e kuqe e miskovit (Moskës - v. E. F) po i hapë krahët e saj e po vjell zjarr helmues mbi krejt njerëzimin. Pra, mendo mirë në të ardhmen, sepse ke nji barrë të randë mbi shpinën tande, se je e nji DERE të madhe, të familjes zamadhe të Gjurgjevikut që e njeh jo vetëm Kosova por e njeh mbarë shyptaria. E pra, e ke për detyrë morale e njerëzore me u angazhue për shqiptarizëm, por në radhë të parë për Kosovën. E për me mujtë me i dal zot kësaj pune, ti duhet ta krijojsh nji 0rganizatë politiko-ushtarake për Kosovë e viset e tjera nën robninë e kralit të Jugosllavisë. 0rganizata e jote duhet të jetë e tipit të BESËLIDHJEVE TË MOÇME GJITHËSHQIPTARE, siç ka qenë BESËLIDHJA E Haxhi Zekës, për mos me i përmend të gjitha 0rganizatat e Besëlidhjet e ma hershme, që mjerisht nuk i patën krijue njerzit e shkolluem e të pajisun me dituni jo vetëm shkencore por edhe ushtarake. Kurse Ti, biri i im, të gjitha këto virtyte i posedon, sepse e ke krye edhe Akademinë Ushtarake. Dhe këtë ja ke borxh Kosovës, ja ke borxh SHYPNISË ETNIKE”!.
Dhe kështu pra, qysh më 1939-ën, lindi ideja për formimin e 0rganizatës patriotike, politiko -ushtarake, e cila do të zerë vend për realizimin e kësaj ideje vetëm më 12 shtator, 1943-ën, kur Ymer Berisha, bashkë me disa shokë e miq idealistë, krijoi kushtet për thirrjen e një Mbledhje, thuajse në mënyrë ilegale në Pejë. Dhe në atë takim u vendos që të themelohet 0rganizata “BESA KOMBËTARE”. Ndaj, me t, drejtë duhet konstatuar se “BESA KOMBËTARE” është themeluar më 12. 9. 1943, por nuk është publikuar askund dhe është mbajtur fshehur deri më 28. 11. 1944 kur del në shesh ekzistimi i kësaj 0rganizate, pikërisht në fshatin Abria e Epërme të Skenderajt ku Ymer BERISHA me pasuesit e vet, mbajti KUVENDIN e PARË të O. P. U (Ogranizata Politiko – Ushtarake) “BESA KOMBËTARE” në ndërtesën e Shkollës fillore të këtij fshati, për çka historianët tanë, janë të rrallë ata që e përmendin këtë ngjarje dhe atë, vetëm shkarazi, duke mos u lëshuar në hollësira që provokuan mbajtjen e këtij Kuvendi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 3:27 am

SI U FORMUA ORGANIZATA PATRIOTIKE “BESA KOMBËTARE”
Për ta përshkruar, sadopak e në pika të shkurtëra, veprimtarinë atdhetare dhe politike të Profesor Ymer BERISHËS si gjatë LDB, po ashtu edhe pas mbarimit te saj, deri në vrasjen e tij kobzezë për mbarë kombin shqiptar, duhet të rikthehemi së pari te MBLEDHJA E PARË-(Themeluese) të 0rganizatës “BESA KOMBËTARE”, 0rganizatë e cila së shpejti do të shëndrrohet në LËVIZJE MBARËKOMBËTARE që u mbajt në Pejë më 12.9.1943, ku përveç Ymer Berishës, merrnin pjesë edhe disa figura të shquara kombëtare si: At Bernard LLUPI, Kolë PARUBI, Marije SHLLAKU, Zhuk Haxhija, Ukë SADIKU, Mehmet Agë Rashkoci, Qazim Bajraktari i Astrazubit, Bislim Bajgora me tre shokë, Zef Gjidoda e disa të tjerë; si dhe shkaqet apo motivet që e detyruan Profesorin e nderuar Ymer Berishën të marrë një hap të tillë. Duke mos patur informata që pas katër ditëve, në Prizren, XHAFER DEVA do ta krijonte 0rganizatën “LIDHJA E DYTË E PRIZRENIT”, si dhe duke u brengosur thellësisht nga zhvillimet e ngjarjeve politike, jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin dhe botën dhe, duke pasur gjithmonë ndërmend porosinë, patriotike të Gjergj FISHTËS, qysh nga viti 1939, kur Ymeri u kthye nga mërgimi, vendosi, bashkë me shokët e miqtë e sipërpërmendur që kishte rreth vetës, që t’i verë themelet 0rganizatës politiko-ushtarake “BESA KOMBËTARE”, ku edhe u paraqit në pika të shkurta, PROJEKTPROGRAMI i kësaj 0rganizate plotësisht ilegale, i cili u aprovua nga të pranishmit e kësaj Mbledhje dhe që më vonë, kjo Mbledhje do të hyjë në analet e historikut të kësaj 0rganizate. Siç u theksua, pas katër ditëve, filloi punimet Mbledhja historike në Prizren për themelimin e LIDHJES SË DYTË TË PRIZRENIT, Mbledhje të cilën e organizoi patrioti Xhafer Deva dhe pikërisht për këtë për 50 vjet me radhë qe i anatemuar nga regjimi okupues i trojeve shqiptare, e besa edhe sot, disa (një pakicë) “historianë” e politikanë shqiptarë e kanë njëfarë averzioni ndaj emrit dhe veprës së shkëlqyer atdhetare të Xhafer Devës. Përkrah këtyre dy ngjarjeve kaq të mëdha e me rëndësi, për të cilat, të parën –(BESA KOMBËTARE) as që u fol në 0pinionin e atëhershëm, ndërsa për Lidhjen e Dytë të Prizrenit, forcat shoviniste sllavomadhe e posaçërisht, ato komuniste të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, nuk lanë gjë pa thënë e akuzuar këtë 0rganizatë mbarëkombëtare së cilës i frigoheshin për shkak të Planprogramit të saj gjithëpërfshirës të çështjes sonë kombëtare.

MARIJE SHLLAKU DHE PROFESOR YMER BERISHA

Nuk është sqaruar deri sot se qysh u afruan dhe çka i lidhi këta dy persona ndërmjet vetes aq thellë si dhe bashkëpunimin reciprok. Marije Shllaku, një vajze e re nga Shkodra, lindur më 22. 10. 1922, e bukur si “zana”, siç shprehet populli ynë, dinamike, trimereshë, e zgjuar, e shkolluar, studente në Universitetin e Romës, asokohe e punësuar në Prizren, pasi i ndërpreu studimet, e dashuruar në Kosovën - Nanë deri në misticizëm, e vendosur të bëhet kurban për lirinë e pavarësine e trojeve etnike shqiptare, sidomos për Kosovën martire të shkëputur e të lënë në kthetrat serbe. Ndërsa Ymer Berisha aso kohe 31 vjeçar, i angazhuar tërësisht pas çështjës kombëtare ishte i pamartuar. Por këta të dy nuk i lidhte kurrfarë dashurie erotike, por i lidhte dashuria e atdheut. Marija te Ymer Berisha shihte vëllanë e saj të madh që mund e duhet me çdo rast t’i dalë në ndihmë motrës së vogël, e motra duhet të sakrifikohet për vëllanë e madh. Ndërsa Ymeri te Marija shihte së pari prototipin e femrës iliro-shqiptare që është në gjendje te bëjë çdo sakrificë për ruajtjen e nderit, besës dhe trojeve etnike. Ai e shihte Marijen si një Teutë të diteve tona, si një Zhan d”Ark të Arbërisë, si një Luaneshë të Sulit epirot, si një Tringë të Malësisë, si një SHOTË të Drenicës dardane dhe kishte rrespektin më të lartë ndaj saj dhe çmonte deri në idolatrinë e një atdhetari me përvoje të madhe politike. Arrestimi i Marijes nga bandat sllavokomuniste pas luftës heroike në Siçevë e goditi shumë rëndë Ymerin dhe lotoi si për motrën e shpirtit duke paramenduar se çfarë torturash do të përjetojë kjo engjellushë e shqiptarizmës së vërtetë nga xhelatët e pashpirt sllavokomunistë. Edhe Marija kur e mësoi lajmin trishtues për vrasjen e Komandantit të saj, qau me lotë zemre, por dhimbjen e saj e shprehu me një këngë kushtua Heroit kombëtar Ymer Berishës, të cilën e këndonte më zë buçitës në qeli, në burgun e Prizrenit. Këta të dy persona përbënin një simbiozë të Shqiptarizmës që lindin vetëm njëhere në qindvjeçarin e krajatave kombëtare.
S Q A R I M:
Për të përfshirë aktivitetin e gjerë politik e kombëtar të Prof. Ymer Berishës, duhen sqaruar rrjedhat historike kronologjikisht e që janë të lidhura ngushtë me Profesorin dhe 0rganizatën e tij “BESA KOMBËTARE”, që e themeloi dhe udhëhoqi deri në fund. Prandaj, këtu do t’i paraqesim në vija të shkurtëra zhvillimet politike në Kosovë dhe viset e saja. Këtu bëhët fjalë për themelimin, zhvillimin dhe aktivitetin e LËVIZJES për LIRIMIN e TOKAVE SHQIPTARE - LpLTSH, respektivisht për LËVIZJEN NACIONAL - DEMOKRATIKE SHQIPTARE – LNDSH-në, të cilën e njohim me disa emra të ndryshëm, por që në esencë bëhet fjalë për të njëjtën Lëvizje. Po fillojmë nga themelimi i kësaj Lëvizje e deri me 1953, kur defakto pushoi rezistenca e armatosur shqiptare kundër okupatorëve sllavokomunistë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 3:32 am

KUVENDI I PARË I KOMITETIT NACIONAL-DEMOKRATIK
SHQIPTAR - KNDSH-së
Më 27 nëntor 1943, në shtëpinë e Hasan Beg Kryeziut do të takohen: Halim SPAHIJA, Selman RIZA, Hasan REMA dhe tre oficërë anglezë si dhe disa burra të tjerë. Aty do të debatohet se çka duhej të bëjnë shqiptarët pas kapitullimit të Italisë fashiste më 8 shtator 1943 dhe pas fillimit të humbjeve në frontet e Wehrmachti-t gjerman. Aty do të bëhet fjalë edhe për çështjen e interesave gjeostrategjike të Fuqive të Boshtit për Ballkanin, si dhe do të përcaktohet taktika e luftës që duhet të ndjekin shqiptarët e Kosovës për të mbetur me Shqipërinë. Për të kryer këtë mision, Tubimi merr qendrim se kush duhet të ishte bartës i luftës për realizimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. U aksentua ky qëndrim: Ballistët ( 0rganizata “BALLI KOMBËTAR” e themeluar në tetor 1942-ën), Legalistët (“LËVIZJA E LEGALITETIT”), themeluar më 26 dhjetor 1942 në Zall të Herrit dhe “LIDHJA E DYTË E PRIZRENIT” (e themeluar më 16.9.1943-ën) qenë të lidhur në një mënyrë me Fuqitë e Boshtit që po e humbnin luftën – insistonin oficerët anglezë. Dhe, si humbës te luftës, “nuk do të pyeten për asgjë”- theksonin me ngulm anglezët. Përkundrazi, do të shndërrohen në problem, si ta shpëtojnë kokën, duke u arratisur nga vendi. Prandaj, që të realizohet ideja për bashkimin e Kosovës me Shqipëri, - ju shqiptarët duhej vepruar ndaraz: kundër gjermanëve dhe kundër rusve, por pro anglezëve- ngulnin këmbë oficerët anglezë.
Me propozimin e Selman RIZËS, 0rganizata që do ta merrte përsipër bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e që do të mbështetej nga demokracia anglo-amerikane do të quhej: KOMITETI NACIONAL - DEMOKRATIK SHQIPTAR – ( KNDSH ). Kjo 0rganizatë për t’ia arritur qëllimit, do të fokusohet për të vepruar në dy fusha. Në fushën politike, 0rganizata do të drejtohet nga KOMITETI QENDROR i KNDSH-së. Këtë Komitet, deri sa të mbahet KUVENDI i PËRGJITHSHËM, do ta kryesojnë: HALIM SPAHIJA, SELMAN RIZA dhe HASAN REMA. Ndërkaq, në aspektin ushtarak do të drejtohet nga EJUP BINAKU, i cili u autorizua që të strukturohet me kuadro të shkolluara në akademitë ushtarake, duke themeluar në fillim Grupe e Çeta të armatosura, krejt me qëllim që të ndihmohet irredenta politike shqiptare në Kosovë. Gjithashtu, me kohë do të shtrohet nevoja që një anëtar i Grupit Nismëtar për ndërtimin e Komitetit Qendror të KNDSH-së të punojë me inteligjencinë shqiptare në përgjithësi. Me këtë detyrë u ngarkua SELMAN RIZA. Intelektualët e parë që do t’i bashkohen KNDSH-së, në dhjetor të vitit 1943, qenë Sokol Dobroshi dhe Sadik TAFARSHIKU. Por sa më tepër që zgjerohej veprimtaria, çështja nuk shkonte si duhej, pa u siguruar mjetet financiare. Prandaj, në janar të vitit 1944, veprimtarisë politiko-ushtarake të KNDSH-së do t’i shtrohet si nevojë obligimi ndaj çështjes ekonomike - financiare. Për këtë u caktua Hasan REMA. Ky veprimtar politik nga Gjakova do të drejtohet në Pejë, ku gjeti përkrahje të fuqishme te Emrush Miftari dhe Qazim Bajraktari i Astrazubit. Kështu, deri në fund të marsit 1944, pjesa e madhe e Rrafshit të Dukagjinit do të inkuadrohet në aktivitete politike, ushtarake dhe ekonomiko-financiare. Në këto përmasa, Komiteti i NDSH-së do të marrë pozitë aktive, sidomos me inkuadrimin e Tahir DEDËS, i cili, Komitetit të NDSH-së do t’i sigurojë, jo vetëm simpatizues, por edhe aktivistë të tjerë të denjë, në Rahovec, Dragash, Suharekë dhe në shumë lokalitete të këtyre qendrave. Veprimtaria e KNDSH-së, nga fillimi zhvillohej në ilegalitët të thellë, sepse orientimet angleze luftoheshin nga Qeveria e Rexhep Mitrovicës. Idetë e tyre luftoheshin edhe nga “Wehrmacht-i” gjerman, si dhe posaçërisht, luftoheshin nga komunistët e asaj kohe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 3:34 am

KUVENDI I DYTË I KNDSH-së
Në saje të inkuadrimit më të gjërë politik, KNDSH në fillim të shkurtit do të përpilojë një elaborat, nga i cili, më pas, do të nxirren detyra politike, ushtarake dhe kulturore, për të depërtuar në popull. Ky elaborat do të paraqitet për aprovim në Kuvendin e Dytë të KNDSH-së, të mbajtur më 26 ( dhe 27 ) shkurt 1944 në shtepinë e Dan Dobroshit, në Rogovë te Hasit. Kuvendi do të mbahet në këtë vend për shkaqe sigurie. Në Kuvend morën pjesë njëmbëdhjetë përfaqësues të viseve të ndryshme të Kosovës, si Halim Spahija, Shefqet Shkupi, Selman Riza, Hasan Rema, Sokol Dobroshi, Sadik Tafarshiku, Hamit Emini –“Doktori”, Emrush Miftari, Rexhep Broja, Ejup Binaku dhe Tahir Deda. Kuvendin e drejtonte Halim Spahija. U shqyrtua Rendi i ditës, i cili u aprovua njëzërit për debat dhe marrje vendimesh. Pasi qe konfirmuar se në Kuvend qenë te pranishëm përfaqësuesit e te gjitha rajoneve, u konstatua se mund të punohet me vendime të plotëfuqishme. Në Kuvend morën pjesë 11 përfaqësues nga viset e robëruara shqiptare, të cilat synonin të luftojnë me çdo mjet që Kosova, pas mbarimit të luftës, t’i bashkangjitet Shqipërisë. Përfaqësimi ishte bërë me vështirësi, sepse nuk kishte mundësi të depërtohej sidomos në Prishtinë dhe Veri të Kosovës, por këto vise i mbulonte Hamit Emini - “Doktori”, përfaqësues i Arbërisë së Vogël, Drenicës, që kishte autorizimet e Adem Vocës dhe te Ahmet Selacit. Halim Spahija kishte folur shkurtër, duke theksuar se gjermanët po e humbin luftën (... ). Pas diskutimit të shkurtër të Halim Spahisë, fjalën e merr Selman Riza, duke e paraqitur në pika të veçanta orientimin kombëtar e politik të KNDSH-së:
1. KNDSH do të luftojë kundër çdo zaptuesi të huaj qe ne e konsiderojmë si okupator;
2. KNDSH luftën do ta drejtojë kundër kufijve të vjetër të Jugosllavisë të pa drejtë, të bëmë kundër neve shqiptarëve dhe tokave tona stërgjyshore;
3. Këto dy luftëra do të bëhën krah për krah dhe jo njëra pas tjetrës.]
Në ditën e dytë (më 27.02.1944 ), Kuvendi i Dytë i KNDSH-së do të debatojë për përpilimin e Statutit. Këtu do të aprovohet Statuti i KNDSH-së. Sipas Statutit të porsaaprovuar, u caktua që 0rganizata të mbajë emrin Komiteti Nacional-Demokratik Shqiptar - (KNDSH). Kuvendi më i lartë i KNDSH-së u vendos të quhet Kongres. Kongresi i përbërë, nga përfaqësuesit e të gjitha krahinave të robëruara shqiptare, e zgjidhte Kryetarin dhe dhjetë – ( 10 ) anëtarë të tjerë, të cilët do t’i drejtojnë resurset përkatëse të punës. Veprimtaria e Komitetit Qendror të KNDSH-së zhvillohej, pos në nivel të viseve të robëruara si tërësi, edhe nëpër rrethe, komuna dhe fshatra ku do të veprojnë Komitetet e rangut përkatës të KNDSH-së që në vend që të quhen “Degë”, “Nëndege” etj., u emërtuan “Komitete”. Ishte vendosur që anëtarët e Komitetit të NDSH-së të vepronin me pseudonime, për të mos u zbuluar se kush janë dhe për çka punojnë. Me Statut ishte caktuar që të mbahej evidencë e saktë për të hyrat dhe të dalat financiare të Komitetit NDSH. Gjithashtu, Statuti përcaktonte, që 0rgani i Komitetit Qendror të KNDSH-së të quhej “DARDANIA”. Në këtë Kuvend pjesëmarrësit u njoftuan edhe për inkuadrimin e Ibrahim FEHMIUT për anëtar të K.Q. të KNDSH-së, i cili do ta autorizohet të punojë në lëmin e arsimimit kombëtar. Po ashtu, u njoftuan se, KNDSH ka krijuar lidhje të ngushta bashkëpunimi me Profesor Ymer Berishën dhe 0rganizatën e tij “BESA KOMBËTARE”. Tahir DEDA ishte caktuar të punojë në fushën e organizimit, duke e lidhur Komitetin Qendror me Nënkomitetet nëpër rrethet ku do të formohen degët e kësaj 0rganizate (KNDSH-së). Maliq BALIU ishte autorizuar të punojë në drejtim të sigurimit të mjeteve për ekzistencë për të gjitha familjet e anëtarëvë të K. Q. të KNDSH-së me një anë dhe për tu ndihmuar patriotëve që dëshironin të anëtarësoheshin dhe atyre që kishin shprehur simpati dhe admirim për NDSH-në. Ishte vendosur gjithashtu që Tahir DEDA të merrej me studimin e gjendjes në frontet e luftës, në mënyrë që t’i ndihmohet Ejup Binakut të veprojë sipas nevojës, sa më shpejt që e kërkonte ajo. Por në të vërtetë, ky Komitet nuk do të pranojë të konfrontohert me forcat gjermane në asnjë mënyrë, sepse dihej se do të sulmohej edhe nga ushtria shqiptare, e cila komandohej nga Lidhja e Dytë e Prizrenit, kuptohet ne rrafshin politik. Në fillim të marsit 1944, Halim Spahija, me kërkesën e oficerëve anglo-amerikanë do të largohet nga Prizreni dhe do të vendoset në Kukës. Në të njëjten kohë, Komiteti Qendror i KNDSH-së do të autorizojë anëtarin e saj Xhemil Flukun që ky t’i organizojë Nënkomitetet e KNDSH-së nëpër rrethe. Kështu, në fillim Nënkomiteti i KNDSH-së u themelua në Prizren, duke u drejtuar nga Xhemil FLUKU e Sefedin AHMETI (saraçë), Sylejman MALTA (tregtar), Sheh Hasani, Abdyl Hajrullahu (bukëpjekës), Sinan HAZIRI- (zdrukthëtar), dhe po ashtu, këta themeluan Nënkomitetet e KNDSH-së edhe ne Suharekë, Rahovec, Zhur, Bllacë, etj.
Komiteti Qendror i KNDSH-së me qendër në Prizren mori për obligim ta studiojë rrjetin e kriminelëve srbë që kishin vrarë shqiptarë dhe ua kishin grabitur pronat. Komiteti ishte zotuar se do t’i hulumtojë të gjithë ata shqiptarë që janë spiunë të vjetër të serbëve. Komiteti kishte vendosur që anëtarët e tij, të futen në pushtet dhe në tërësi ta marrin “kalanë përbrenda”. Këtë orientim, Komiteti Qendror i NDSH-së do ta mbështesë edhe pas 23 nëntorit 1944, kur u larguan forcat gjermane nga Kosova dhe në vend të tyre ishte vendosur pushteti çetniko - komunist serb. Nënkomiteti i KNDSH-së ne Gjakovë do të drejtohet nga patrioti Sylejman LLESHI. Në Pejë, fillimisht Nënkomitetin e KNDSH-së do ta drejtojë Emrush MIFTARI, ndërsa pas shtatorit 1944 – At Bernard LLUPI dhe MARIJE SHLLAKU.
Komiteti i NDSH-së nga maji i vitit 1944 nuk do të mund të sigurojë asnjë mundësi që të zgjerohet, sepse komandën për mbrojtjen e Kosovës e kishte marrë Xhafer DEVA, i cili, si ish-ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës do të largohet nga Tirana e do të vendoset në trekëndëshin: Prizren – Gjilan - Mitrovicë. Ai do të marrë njëherit edhe tërë rrjetin organizativ të “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” në duart e veta, sëbashku me tre oficerë gjermanë, të cilët drejtonin njësitet SS-“Scanderbeg” dhe “SCHOLZ”, ”Bredor” dhe “Langer”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 3:35 am

LEVIZJA legaliteti me kriminel e prostituta droge e fllisina me grupet e xhevdet mustafes hahaaha lale mos mu trego mua hoxhe ketu o plake kot e ke
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 3:36 am

KUVENDI I TRETË i KNDSH-së

Një sqarim:
Z. Ethem Çeku në librin e tij “Mendimi politik i Lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981”, në faqen 95, flet për “Kuvendin e Tretë të NDSH-së” por nuk jep kurrë datën se kur u mbajt ky Kuvend, vetëm se thotë: “...u mbajt në Prizren, dhe se në këtë Kuvend ishin të pranishëm 7 anëtarë të Lëvizjes ilegale proangleze dhe dy anglezë, emrat e të cilëve nuk janë shënuar në materialet arkivore që kanë mbetur...” Sipas këtyre te dhënave, Kuvendin do ta drejtojë Halim Spahija me Selman RIZËN. Për të shpëtuar nga më e keqja, Tubimi (Kuvendi, pra, i Tretë i KNDSH-së) ishte përcaktuar që aktiviteti i Komitetit të NDSH-së të shtrihej në rrafshin e Kosovës në të gjitha lokalitetet. Aktivitetin për veprim në terren në rajonin e Gjilanit do ta marrin Mulla Idriz Gjilani dhe pas një kohe, i riu Hamdi Berisha. Në rajonin e Llapit, në Mitrovicë dhe Vushtrri, në aktivitetin mbrojtës do të aktivizohen: Ibrahim Lutfiu, Jahja Fusha, Ajet Gërguri dhe Ramadan Ajvazi. Në Prishtinë do të përfitohet përmes profesor Ymer Berishës, autoriteti i pakontestuar intelektual i Ali Sylejmani – “Drini”, profesor, i cili do të mbetet në LNDSH me tërë qenien në të gjitha etapat. Ky organizim do të përfitojë në cilësi, meqë ishin lidhjet e mira me Drenicën, përmes Liman Isufit, në Kijevë përmes Bardhec Dodës, në Banjë përmes Bislim Hajrizit, në mënyrë që të mbesin lidhjet me Kabashin afër Prizrenit me Rexhep Avdylin.
Në historiografinë tonë kombëtare janë krijuar disa paqartësi, që lexuesin e brezave të ardhshëm e hutojnë, duke iu “falendëruar” disa historianëvë tanë që nuk kanë bërë dallimin ndërmjet 0rganizatës së Ballit Kombëtar dhe Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare-LpLTSH, - gjëgjesisht: Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare-LNDSH, e cila mori këtë emër pas përhapjes së gjerë të Komitetit Nacional-Demokratik Shqiptar, fillimisht e menduar si 0rganizatë e më vonë si 0rgan udheheqës i tërë Lëvizjes, kështu që Kuvendet e KNDSH-së, respektivisht të LNDSH-së, në shumicën e rasteve i quajnë “Kongreset e Ballit Kombëtar”, kur dihet botërisht se 0rganizata “Balli Kombëtar” në Shqipëri (por jo edhe në Kosovë) ka mbajtur vetëm një kongres, Kongresin e Parë të 0rganizatës “Balli Kombëtar”, në Berat, kurse të dytin, të tretin, e të tjerët me rradhë i ka mbajtur në mërgim. Kongresi i Dytë i Ballit Kombëtar është mbajtur më 1946 në Itali. Ndërsa prof.dr. Muhamet Pirraku në librin e tij “MULLA IDRIZ GJILANI DHE MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS LINDORE 1941-1951”, në faqën 323, shkruan:... “Në gushtin e vitit 1945 Shtabi Suprem i Kosovës (i Adem Gllavicës), do ta ftojë një takim të përfaqësuesve të Gueriles shqiptare dhe të 0rganizatave (duhet të jetë: Degëve, ver.ime:E.F.) të NDSH-së. Takimi do të mbahet në Kopilakë, më 15-16 gusht 1945, midis Moravës së Epërme e Karadakut të Shkupit. Midis krerëve, në këtë takim shquheshin : Hysen Tërpeza, Adem Gllavica, Ibrahim Hakiu-Kelmendi, Luan Gashi, Tefik Tanisheci, Hasan Kabashi/Vitia, Din Hoxha-Kaçaniku, Qazim Sefë Llugaxhia, Qazim Sopa-ZEKBASHA dhe rreth 25 veta të tjerë si: Hajriz Kajolli, Sylë Hotli etj. Të tjerët ishin kryesisht delegatë të 0rganizatave – ( Degëve, v.ime E.F.) te NDSH-së, ose veprimtarë të NDSH-së. Komitetin e Shkupit, i konsideruar si Komiteti Qendror i NDSH-së, e përfaqësuan Kemal Aliu – Skënderi, Mexhit Haki Zyberi dhe Xhemë Bllaca. Askund nuk bëhet fjalë se çka ndodhi me Komitetin Qendror të LNDSH-së nga Prizreni, a u shua fare apo u shkri në Komitetin e Shkupit. Këtë sqarim, historianët tanë ia kanë borxh lexuesve dhe 0pinionit te gjerë shqiptar (verejtja e autorit të këtyre rreshtave). Më tutje, autori i lartëpërmendur shkruan se: ËMbledhja u mbajt në shtëpinë e Zylbehar Kopilakut, siç konstaton Kemal Skenderi”. Ndërsa në lidhje me të njëtën ngjarje, z. Mehmet Dushku në librin e tij “LËVIZJA NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE 1943-1965”, thotë se Takimi (Kongresi) u mbajt në shtëpinë e Tefik Tanishefcit. Sidoqoftë, të dy pohojnë se në Mbledhje përpos të tjerëve, folën Luan Gashi, Adem Gllavica dhe Ibrahim Kelmendi, tre intelektualë të shquar të kohës. Mbledhja zhvilloi punimet dy ditë, dhe për shkak te rëndësisë që pati për Lëvizjen e Rezistencës Shqiptare në përgjithësi, do të konsiderohet si “Kongresi i Tretë i Ballit Kombëtar”. 0ratorët e zënë ngojë, siç shihet nga të dhënat e shtypit serb me rastin e gjykimit të anëtarëvë të KQ të NDSH-së, në janar të vitit 1947, i raportuan Kongresit për aktivitetin e Komiteteve shqiptare në Itali dhe në Greqi dhe për lidhjet e udhëheqjes së Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare në viset nën robërinë jugosllave, me Mit”hat Frashërin në ekzil. Kongresi i Kopilakës apo i Tanishefcit... mori vendime të rëndësishme: Emërtimi i “Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare”me emrin: “LËVIZJA për LIRIMIN e TOKAVE SHQIPTARE” – ( LpLTSH ); për shkak se emri i “Ballit Kombëtar” është kompromentuar në sytë e aleatëve, si 0rganizatë profashiste gjatë LDB dhe kjo sëpaku për nga botëkuptimet e anglo-amerikanëve...”Një ndërhyrje e autorit të këtyre rreshtave: Dihet botërisht se tërë kohën sa ka zgjatur sundimi komunist në ish-Jugosllavi, propaganda e tyre sllavokomuniste, të gjithë Luftëtarët e Lirisë për tokat shqiptare i ka quajtur “ballista”, edhe ata që kane pasur orientime majtiste dhe kjo si duket ka ndikuar te disa historianë te rinj shqiptarë që e përdorin të njëjtin term që në këtë rast konkret nuk duhet të përdoret - autori: Emin FAZLIJA.
Lëvizja... me emër te ri, duhet t’i bashkojë të gjitha 0rganizatat dhe rrymat politike antikomuniste dhe antijugosllave nën një Flamur- të çlirimit dhe të bashkimit të Shqipërisë Etnike. Balli Kombëtar këtë punë nuk mund ta realizoje” – shkruante Dr. M. Pirraku.
Ndër vendimet e tjera të Kongresit të Parë te LpLTSH- LNDSH-së janë :
1. Komiteti Qendror i LNDSH-së në Shkup është 0rgani politik më i lartë i LpLTSH-së dhe lidhje e vetme e Lëvizjes... me Komitetet shqiptare ne Greqi dhe ne Itali ;
2. Guerila shqiptare, ballistët, etj., të quhen : USHTRIA POPULLORE DEMOKRATIKE SHQIPTARE – UPDSH ;
3. Kongresi emëroi “Shtabin e Luftës” dhe ne saje te guximit që tregoi ne takimin me Shefqet Peçin, Komandant Suprem i UPDSH-së. u emërua Hysen Tërpeza, kurse Komandantë te Batalioneve: Hasan Kabashi - VITIA, Bajrush XHAKLI, Rexhep 0kllapi, Shaban Haliti dhe Din Hoxha-Kaçaniku. Në Shtabin e Luftës të UPDSH-së ishin edhe Adem Gllacica, i ngarkuar për propagandë, si dhe Ibrahim Kelmendi dhe Luan Gashi ;
4. Ibrahim Kelmendi do të delegohet për propagandë ne viset e Shkupit dhe Tetovës ;
5. kurse Luan Gashi ne viset e Suharekës e Prizrenit ;
6. Në Kongresin e Kopilakës ishte i pranishëm edhe i deleguari i posaçëm i Mulla Idriz Gjilanit, pikërisht Salih Sadik Gjyrishefci, ilegal për vet kongresistët.
7. Kongresi aprovoi platformën për një THIRRJE që SHTABI SUPREM i UPDSH-së së Kosovës duhej t’ia lëshonte popullit”.
Ndërsa për të njëjtën ngjarje, pra për Kongresin e Parë (apo të Tretin ? –v.E.F.) të LpLTSH- LNDSH-së, z. Mehmet Dushku, në librin e tij të lartëpërmendur, ndërmjet të tjerash shkruan: “Kongresi i Parë i Lëvizjes NDSH në Tanishec të Shkupit, me iniciativën e ideologëve të LNDSH-së: Ibrahim Lutfiut, profesor Ymer Berishës, Gjon Serreqit dhe, në marrëveshje me anëtarët e Komitetit ( Qendror) të Shkupit, u vendos që Kongresi i Parë i LNDSH-së të mbahet në fillim te gushtit të vitit 1945. Për vendin dhe mënyrën e organizimit te Kongresit të Parë të LNDSH-së, u ngarkua Kemal Skënderi, ndersa për rendin e ditës, programin dhe materialin e Kongresit u ngarkuan nga prof. Luan Gashi, Halim Orana dhe Azem Morana. Kongresi i Parë i LNDSH-së u mbajt ne fillim të muajit gusht të vitit 1945 (nuk e jep daten e mbajtjes së këtij Kongresi - v. E. F.) në fshatin Tanishefc të komunës së Shkupit. Ky fshat gjendet ne malin KOPILAÇË dhe shtrihet ne hapësiren midis Shkupit dhe Vitisë në Kosovë. Kongresi u mbajt në shtepinë e Tefik TANISHEFCIT. Te pranishëm ishin 20 pjesmarrës, ndër ta edhe: Adem Gllavica, Prof. Luan Gashi, Ibrahim Kelmendi nga Presheva, Hysen Tërpeza, Hasan Bilalli, mësues nga Shkupi, Hafuz Mexhit Zyberi, i lindur në fshatin Tanishefc, me banim në Shkup, Din Hoxha nga Kaçaniku i Vjetër, Hasan Kabashi nga Kabashi i Vitisë, Hajriz Kajolli, i lindur nga Gjylekara e Vitisë, me banim ne Shkup, Qazim Sefë LLUGAXHIA nga fshati Llugaxhi i Lipjanit, kapiten Hysni RUDI, nga Gjakova, kapiten MEHMET BUSHI nga Mati i Shqipërisë, Mahmut Fazliu nga Bllaca e Hanit të Elezit dhe Xhemail Hasani, po nga Bllaca e Hanit të Elezit, etj. Gjatë punimeve të Kongresit, referatin për GJENDJEN POLITIKE AKTUALE e paraqiti prof. Luan GASHI, ndersa referatin për Luftëtarët e Lirisë ne malet e Kosovës e paraqiti inxh. Adem Gllavica.
Pas mbajtjes së këtij Kongresi, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe terrorit të paparë ne Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Shqipërinë komuniste, aktiviteti i Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare e ndali turrin dhe u paraqit nevoja qe Kongresi i Dytë te thirret 10 muaj më vonë. Ndërkohë, një pjesë e udhëheqjës se Lëvizjes NDSH dhe e FORCAVE të saja të ARMATOSURA u tërhoq në Greqi”...
Me sa u tha më sipër, lexuesi i vemëndshëm do të hasë ne paqartësira dhe mund të krijojë një pasqyrë te gabueshme sa u përket ngjarjeve historike ne trojet tona etnike gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe pas saj. Andaj apeloj te historianët tanë, që të organizojnë një TRYEZË TË RRUMBULLAKËT për t’a shqyrtuar këtë anomali dhe, në bazë te fakteve historike të krijojnë një KRONOLOGJI të qëndrueshme të këtyre ngjarjeve, duke i emëruar secilen sipas vleres dhe meritës së vërtetë, duke mos ia mveshur herë njërës e herë tjetrës 0rganizatë politike te asaj kohe, meriten apo mosnjohjën e saj - ( merites) asaj qe e ka merituar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH EmptyMon Oct 06, 2008 3:40 am

BASHKËPUNIMI NDËRMJET
PROF. YMER BERISHËS, HALIM SPAHIUT DHE FERAT DRAGËS
Në verë të vitit 1944 fati i Luftës së Dytë Botërore dihej. Nazizmi gjerman po pësonte humbje në të gjitha frontët. Prandaj, duke synuar që te analizohej fati i kombit shqiptar, Halim Spahija, sëbashku me prof. Ymer Berishën do të kërkojnë takim me Ferat Dragën. Ferat Draga ishte një politikan i vjetër me një përvojë brilante, të cilit i kishte shkuar për doresh që ta amortizojë politiken kriminale serbe kundër popullit shqiptar për 22 vjet me rradhë. Takimi do të mbahet më 1 shtator 1944 në një lagje të Prizrenit. Aty do të diskutohet përvoja e Partisë “Xhemijeti”- (“Bashkimi” ) në kushte te okupimit serb 1918-1941. Aty do të analizohet programi kombëtar i veprimit të politikës shqiptare ne ilegalitet. Së dyti, do të analizohet ne detaje se një pjesë e politikanëvë shqiptarë janë ngjizur keq me serbët në politikë duke propaganduar “vëllaznim-bashkimin”. Kjo shtresë politikanësh, u tha aty, me shpirt është nacionaliste, por me fjalë është internacionaliste. Me fjalë të tjera, kjo shtresë është kthyer nga mbeturinat e Kominternit – (ishte shuar me 1943-ën) që do të thotë se bërthama e veprimit të këtij establimenti politik është Rusia dhe “Serbia e Madhe” me Jugosllavinë e “vogël” për të cilën luftojnë”... Mjerisht, në këtë pozicion është fuqishëm e orientuar një shtresë, jo e vogël, në Shqipërinë Bregdetare, e drejtuar nga Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila, për filozofi kombëtare ka denacionalizimin e kombit dhe internacionalizimin e interesit. Me këtë kurthim politik, ne shqiptarët, si komb, do te jemi asgjë në asgjë- tha Ferat Draga. Ne këtë takim, Halim SPAHIA ishte shprehur së e njihte veprimtarinë e Mehmet HOXHËS deri në detaje, por nuk mund të pajtohej me veprimet e tij dhe te atyre qe e rrethojnë, se Kosova me te gjitha ato plagë që ia kishin shkaktuar serbët, të pajtohet edhe një herë të “bashkëjetojë” me sllavë, siç kishte ngjarë gjatë viteve 1912-1941. Taborri tjetër politik që njëherit ishte kundërshtari i të parit, ishin te gjithë ata shqiptarë që rrinin pranë Gjermanisë, me qendrime pacifiste. Këtë rol e luanin të gjithë ata që ishin fokusuar në “Lidhjen e Dytë të Prizrenit” dhe në institucionet e saj. Meqë dihej se çka do të ngjajë me nazizmin dhe bashkëmendimtarët e tij, sepse forcat anglo-amerikane po marshonin gjithnjë e më tepër drejt Europës Qendrore, me qëllim që ta zhduknin nazizmin gjerman. Halim SPAHIJA ishte prononcuar se shqiptarët si popull autokton, duhet te orientohen kah këto forca, duke e luftuar njëherit në rend të parë politikisht me tërë fuqinë orientimin prorus, duke i luftuar të gjithë socialbolshevikët komunistë, te cilët nuk janë gjë tjetër përpos se një varfërim i trurit të njëllojtë në politikë. Lidhur me këtë, Halim Spahija kishte theksuar se “Aty ku ka politikë të njëllojtë, shoqëria mund të bartet “përpara” me dhunë, por përparim nuk ka. Së dyti, duhet të luftohet me të gjitha mjetet edhe orientimi progjerman. Ne e diumë, do të artikulojë Halim Spahija, se shqiptarët asgjë nuk kanë te bëjnë me nazizmin, por duhet të dihet së shqiptarët i respektojnë gjermanët si popull, por i gjykojnë veprimet e nazistëve. Shqiptarët nuk pranojnë te vritet fëmija para nënës, plaku para familjes, gruaja para burrit dhe popullsia në masë të torturohet si ka ngjarë në shumë vise të Shqipërisë Etnike. Prandaj, kthimi kah anglo-amerikanët i politikës sonë kombëtare, është një kthim që sjell mbështetje të sigurtë për popullin tonë
të përvuajtur, si në kohën sa do të zgjasin operacionet, ashtu edhe pas mbarimit të luftës”. Në takimin e Prizrenit, Ferat Draga, i cili ishte në një gjendje të rëndë shëndetësore kishte deklaruar: “Me komunistët nuk bëhet punë ne asnjë lëmi. Nuk bëhet punë, sepse ata do të na grabisin tërë pasurinë ne emër të kolektivizimit, siç kanë bërë rusët në viset e tyre. Sigurisht se këta “komunistët tanë” nuk do të zhvillojnë politikë më liberale. Me kolektivizimin kolonistët serbë, masovikisht do të aderojnë në atë parti që do të ngjitet ne pushtet. Serbët do ta zëvendësojnë kolonizimin me kolektivizim, dhe në këtë mënyrë familja jonë shqiptare do të varfërohet dhe do të bëhet pesë pare. Komunistët, me politiken e tyre, do t’i nacionalizojnë edhe të gjitha ato pak punëtori që janë ne Kosovë. Ata, për ta mbajtur Kosovën si koloni (nga viti 1912 deri më 1941) kurrë nuk kanë investuar asgjë, vetëm kanë marrë prej saj. Puna e tyre me pazaret që i kanë bërë me Trepçen (1927) na ka sjellë ne shqiptarëve shqetësim kurdoherë se nuk do të mundemi të ngjitemi në asnjë shkallë të përparimit pa u varur nga Beogradi. Prandaj, konsideroj se orientimi i Lëvizjes sonë nga anglo-amerikanët është rrugë e drejtë dhe shpëtimtare për popullin shqiptar në përgjithësi”.
Në temen e orientimit të veprimit politik të LËVIZJES NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE, i fundit në këtë takim ishte prononcuar profesor Ymer Berisha: “Për ta shkelur sjelljen e gjermanit nuk jam, por për te vrapuar pas tij, siç po veprojnë disa, nuk mund të gaboj. Jam edukue në Përendim, në shkollat që i kanë dhuruar njerëzimit kapital për të jetuar njeriu i lirë në mendime, në veprime dhe në jetë, në përgjithësi. Fati ynë kombëtar është një tragjedi, të cilën tani për tani nuk mundet ta vizatojë asnjë gazetë apo libër i shkruar. Po e thrm këtë, sepse kurrë, me sa më kujtohet, nuk kemi patur shtet të mirëfilltë kombëtar, përpos ato vitet kur sundoi Mbreti Skënderbe. Po, edhe ato vite ishin të luftës dhe të gjakut të derdhur lumë, kuptohet për liri. Ju miqtë e mi të nderuar, i dini pozicionet e mia. Do të pajtohem me ju që të lidhemi pas “qerres anglo-amerikane”me një kusht, që ne shqiptarët te trajtohemi si komb i ndarë e të na jepet shansi të jetojmë sëbashku në të gjitha trojet etnike shqiptare. Kjo është kërkesa e parë. Kërkesa e dytë është se me serbët ne mund te jetojmë si fqinj fshati, qyteti, por jo ne si koloni e tyre. Ky parim duhet t’u thuhet anglo-amerikanëve me kujdes, sepse ata janë te ndjeshëm në fjalën “koloni”, e sidomos janë te ndjeshëm anglezët. Dhe, për të qenë çështja më e komplikuar, anglezët në viset shqiptare janë në misionë të dyfishta, edhe për të na lënë me Serbinë, por edhe për të na lënë me grekun, në mënyrë që te mbesim koloni e dyfishtë. Mandej, duhet të dihet së anglezi, nesë njëhere i ke kundërshtuar, ai në mënyrë indirekte të dënon. Anglezët duhet ta kuptojnë se ne e kemi përnjëmend dhe se jemi të dakorduar se flasim në emër të ndonjë institucioni. Në këtë drejtim jemi vonuar. Jemi vonuar, sepse anglo-amerikanët as nuk do të na e pranojnë Konferencën e Bujanit, për çka komunistët po propagandojnë parajsë në Kosovë, e as nuk do të na e pranojnë “LIDHJEN E DYTË TE PRIZRENIT”, sepse siç e dimë, nuk na e kanë pranuar as atë të famshmen e Ymer Efendi Prizrenit me 1878. Nuk është këtu çështja e territoreve, por është çështja, thjesht te përcaktimi i politikës angleze që t’i plotësojnë orientimet ruse, të cilat i kanë pëlqyer dikur dhe ua kanë dhënë vulën pikërisht pas Luftës së Krimesë dhe që Rusia të mbetet padron i të krishterëve në Ballkan. Kjo filozofi, të paktën me këtë luftë duhet të copëtohet, por me rreshtimin e forcës sonë në të gjitha trojet etnike, zor se do të ndodhë”. Profesor Ymer Berisha, në përmbyllje të diskutimit te tij kishte thënë se: “... mendimtarisht dhe politikisht të veprojmë me tërë forcën qe te ndertojmë e te lidhemi kah ‘qerrja anglo-amerikane’.... “Për të dalë nga kjo gjendje që jemi, kur Xhafer Deva po vrapon ngado e kudo nëpër Kosovë me moton: “TA MBROJMË KUFIRIN”, duke i shfrytëzuar forcat e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, të provojmë një kontakt sado vëllazëror me ato forca, sepse kthimi i tyre kah pozicioni neutral ndaj Gjermanisë dhe aktiv ndaj Anglisë, do të na kthente alternativisht neve si komb, në luftë qytetare, të cilën ne nuk e dëshirojmë. Si ta bindim Devën pra, vetëm duke e shtruar interesin e ngushtë kombëtar. Xhafer DEVA kishte thënë: ”Sot është koha për politikë te niveleve e jo te oazave”. Por ne do t’i përgjigjemi me gjakftohtësi, se Gjermanija është logjika jonë, por nuk është tani për tani logjika e historisë dhe politikës nga po shënohen kthesa të mëdha në tërë botën. Do të provojmë pra ta bindim Devën, si kryetar të “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, jo t’i bashkangjitemi (fakt, këtë që nuk duhet t’ia themi), por të na bashkangjitet, krejt me mundësi që ai qoftë edhe të na prin”. Në këtë nyje të bisedes, do të ndërhyjë Ferat DRAGA: “Po të na prinë, por padronë janë anglezët dhe ata e dinë sjelljen e tij. Nuk do te pajtohen”. Atëhere, do të ndërhyjë Prof. Ymer Berisha: “Çështja e jonë kombëtare është vënë me fajin tonë në kurth, në gërshërë, me vetë sjelljet tona politike, sjellje këto që i kanë të ngjashme pak a shumë të gjithë ballkanasit. Atëherë, e vetmja shpresë për ne në Kosovë mbetet ndërhyrja e Mbretit Ahmet ZOGU te anglezët, për ta kuptuar se do të jemi lojalë Lartmadhërisë së Tij, dhe kështu do të shpëtojmë ate që duhet. Partitë dhe tarafet pastaj le ta thejnë qafën me kërkesat e veta, por populli dhe mbretëria të mos preken.” ...
Profesor Ymer Berisha, interesin e atdheut dhe të kombit shqiptar i ve mbi çdo interes tjetër, qoftë partiak, ideologjik apo çfarëdo tjetër dhe ky qendrim i tij e vulos atdhetarizmin e tij te pavdekshëm si politikan, strateg dhe udhëheqës i pakompromituar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP
» Epopeja e ndritshme e UCK
» BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?
» Dr. Shefqet Krasniqi: Epopeja e Kosovës së Re
» Partia Demokratike e Kosoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: