Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH

Shko poshtë 
+5
agim__barja
istogalia
Mergimtari
zeriatdheut
katunariplak
9 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 3:43 am

Zani Atedheut ti je nje nga keta burra qe su kuresyen per qeshtjen kombetare, prandaj mendou cfare fole, ketu nuk folet per qeveri ose idologji, lexo me kujdes se na ashet mohua e drejta per te shkrua drejte historin Kombetare, nai kan poshtru Luftaret e vertete te Kombit.

Vetem lexo kete:
Profesor Ymer Berisha, interesin e atdheut dhe të kombit shqiptar i ve mbi çdo interes tjetër, qoftë partiak, ideologjik apo çfarëdo tjetër dhe ky qendrim i tij e vulos atdhetarizmin e tij te pavdekshëm si politikan, strateg dhe udhëheqës i pakompromituar.
Kalo mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 3:45 am

DISA PAQARTËSIRA RRETH MBAJTJES SË KONGRESIT TE TRETË TË LNDSH - së
Janë krijuar ne historiografinë tonë shqiptare disa paqartësira që historianët tanë kosovarë nuk ja arritën për 50 vjet për t’i sqaruar dhe argumentuar historikisht dhe kronologjikisht. Për mendimin tim personal, ne bazë te dokumenteve historike, Mbledhja e Komitetit Qendror të NDSH-së, e mbajtur ne ilegalitet të thellë me 28 nëntor 1944, në Prizren, duke përkujtuar Festen e Ditës së Flamurit, duhet te quhet KONGRESI I TRETË I KNDSH-së, mirëpo fjalën e fundit për këtë duhet ta thotë TRYEZA e RRUMBULLAKËT e historianëvë shqiptarë ne të ardhshmen. Argumentet e mija bazohen ne te dhënat, punën dhe konkluzionet e kësaj Mbledhje, të cilat paraqiten si vijon :
Aty, pra ne këtë Mbledhje, do te bëhet njiherit BETIMI para FLAMURIT se do te luftohet me pendë dhe me pushkë për realizimin e qëllimeve politike te Nacional Demokratikes Shqiptare drejt krijimit te një Shqipërie të Lirë, etnike, demokratike dhe te mosvarur. Te njëjten ditë, pra me 28 nëntor 1944, ne fshatin Abria e Epërme të komunës së Skenderajt, ne ndërtesen e Shkollës fillore te këtij fshati, profesor Ymer Berisha, me shumë shokë e miq dhe me disa nxënës të Shkollës Normale-Gjimnazit “SAMI FRASHËRI” nga Prishtina erdhën këtu, organizuan dhe e mbajtën: KUVENDIN E PARË TË ORGANIZATËS “BESA KOMBËTARE”
· Ky Kuvend u mbajt si rrjedhojë e parapregaditjeve të bëra qysh ne Mbledhjen konstituive – apo: themeluese te 12 shtatorit 1943-ës që u mbajt ne Pejë, për çka kemi folur më heret. Ne Kuvendin e Drenicës- siç theksojnë disa pjesëmarrës te këtij Kuvendi, qe akoma jetojnë edhe pse ne pleqëri te thellë, morën pjesë shumë delegatë te Besës Kombëtare si dhe mysafirë e te ftuar, ne radhët e te cilëve dalloheshin : kolonel Sylejman Shkoza, tribuni Shaban Polluzha, Bislim Bajgora, Ukshin Kovaçica, Ahmet Selaci, Adem Voca, Haradin Vidishiqi, Mulla Mustafë Fazliu, Sherif Tërstena, Aziz Zhilivoda, Lahë Luboveci, Ismail Murtez Lushta, Miftar Bajraktari, Mehmet Gradica, Ndue Përlleshi, Qazim Bajraktari i Astrazupit, Zef Gjidoda me çeten e tij luftarake, Marije Shllaku, heroina shkodrane, e cila edhe e mbajti Procesvërbalin e këtij Kuvendi si dhe mbajti një fjalim patriotik te zjarrtë, Mehmet Gradica, ndersa Ukë Sadiku me Çeten e tij i siguroi rojet për mbajtjen e këtij Kuvendi pa pengesa. Aty ishin edhe Sadik Lutani, Rexhep Gjeli, Sadik Zeneli, Hamit Emini – “Doktorri”, Alush Smajli – “Qerrataja”, Feriz Boja, Mulla Ilijaz Broja e shumë të tjerë e sidomos përfaqësuesit e Drenicës së Epërme. Ne Kuvend u ftuan edhe mysafirë të tjerë, kështu që numri i pjesmarrësve ne këtë Kuvend arriti ne 243 veta. Ne Kuvend u vendos qe te punohej për shkeputjen e përhershme te Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nga Serbia dhe Jugosllavia; te sabotohej çarmatimi i popullit shqiptar nga pushtuesit e rinj, e që do të bashkohej me Ushtrinë e ardhshme kombëtare shqiptare. Këtu, në këtë Kuvend u zgjodh edhe Kryesia e 0rganizatës “BESA KOMBËTARE”, me kryetar Prof. Ymer Berishen, Sekretar Ismail Ymer THAÇI nga Zakuti i Podujeves së Llapit si dhe funksionarë te tjerë, konform Statutit të 0rganizatës, si dhe u aprovua një PROGRAM i qartë kombëtar dhe u caktuan kahet e organizimit për shtrirjen organizative te saj, sidomos ne radhët e rinisë kosovare.
· Shkuarja e prof. Ymer Berishës nga Prishtina në Drenicë bashkë me një grup nxënësish dhe disa mësues, kishte për qëllim zhvillimin e aktivitetit politik e ushtarak në ato fshatra, por edhe aktivizimin e lidhjeve të vjetra të luftës së përbashkët të Drenicës dhe anës se rrafshit të Dukagjinit, por edhe të Mitrovicës, Vushtrrisë, Shalës së Bajgorës dhe Llapit. Ndërsa në Prishtinë kishte vënë lidhje edhe me ADEM GLLAVICËN, ngaqë ai ishte kryetar komiteti. Prof. Ymer Berisha në Prishtinë bëri përgatitjen e nevojshme: siguroi armatim të nevojshëm dhe njerëz që do të shkonin në Drenicë. Në Prishtinë thyen një depo të ushtrisë gjermane dhe u furnizuan me armë, municion dhe veshmbathje. Bashkë me Ymerin për në Drenicë shkuan:
· 1.ISMAIL Ymer THAÇI nga Zakuti ( Podujevë ), mësues në Podujevë prej vitit 1942 deri në nëntor të vitit 1944.
· 2. ADEM Ymer THAÇI nga Zakuti, xhandar në nënprefekturën e Llapit, vëlla i ISMAILIT, truproje e prof. Ymer Berishës ;
· 3. SHAQIR GJATA i Bajqinës, sekretari Komunes së Dumnicës së Poshtme;
· 4. QAZIM STUBLLA nga Lluzhani, i cili ishte mësues në Lluzhan prej vitit 1942 - 44.
· 5. NUHI GASHI nga fsh. BRADASH, nxënës i Shkollës “SAMI FRASHERI” të Prishtinës.
· KUVENDI u mbajt në Shkollen Fillore të Abrisë së Eperme te Drenicës me 28 nëntor 1944.
· Kuvendin e shpalli të hapur Prof. Ymer Berisha. Menjëhere u zgjodh edhe KRYESIA E PUNËS së Kuvendit dhe u aprovua RENDI I DITËS me këtë përmbajtje:
· 1. Fjala e Prof. Ymer Berishës për rëndësinë e formimit të “BESËS KOMBËTARE” si 0rganizatë politike - ushtarake ;
· 2. Zgjedhja e Kryetarit dhe sekretarit të 0rganizatës P.U. “BESA KOMBËTARE”;
· 3. Miratimi i vendimit për FORMIMIN e USHTRISË KOMBËTARE për mbrojtjen e pavarësisë së trojeve etnike shqiptare;
· Pas kësaj fjale, prof. Ymer Berisha, i cili edhe e elaboroi programin e 0rganizatës, e cila u vendos të quhej “BESA KOMBËTARE”. Ndërsa parulla mobilizuese e saj ishte: “BESA KOMBËTARE - LIRIA SHQIPTARE!”. Kuvendin e përshendetën përfaqësuesit e kuvendeve të krahinave shqiptare. Në emër të Drenicës kuvendin e përshendeti atdhetari SADIK ZENELI, ndërsa në emër të rinisë së Llapit, Kuvendin e përshëndeti NUHI GASHI. Filluan propozimet. Ramadan Kastrati në emër të 10 shokëve. propozoi që për kryetar të zgjidhet prof. YMER BERISHA, ndërsa për SEKRETAR të zgjidhej ISMAIL THAÇI, nga Zakuti i Podujeves. Ky propoztim u pranua me duartrokitje frenetike nga të pranishmit. Nga rajoni i Llapit në punën e KUVENDIT themelues të “Besës Kombëtare” moren pjesë :
1. ISMAIL THAÇI, mësues nga Zakuti i Podujevës,
2. 2.QAZIM STUBLLA, mësues nga LLUZHANI,
3. SHAQIR GJATA nga Bajqina,
4. NUHI GASHI nga Bradashi,
5. EJUP HAXHA nga Lluzhani, si dhe
6. ADEM THAÇI, truprojë i Prof. Ymer Berishës.
· Ndërsa për lidhjen me Lipjanin u vendos të caktohej Nuhi Gashi, si njeri i guximshëm dhe i mençur, shkruan prof. Adem AJVAZI në librin “NDSH-ja NË LLAP (1945-1949 )
· Posaçërisht ky Kuvend historik ka mbetur në kujtesën popullore fjalimi i një vajze te re shqiptare, e veshur me rroba ushtarake, e armatosur me automatik dhe pistoletë, ndërsa mbi kokë i shëndrriste kësula e bardhë kosovare me një shqiponjë dykrenore. Ishte kjo heroina e Shkodrës, MARIJE SHLLAKU. Ajo tha, ndërmjet të tjerash :”Vllazën, koha ka ardhë qe trojet tona te lame me gjak, vite me rradhe, te shlirohen dhe te rikthehen ne gjirin e atdheut tonë - tek NANA SHQIPNI...”! Mirëpo rrjedhat historike u zhvilluan ndryshe; gjatë gjysmës së parë të dhjetorit dhe ne fillim te janarit 1945, forcat partizane e vendosën pushtetin okupues ne këto treva. Prandaj “Besa Kombëtare”si dhe te gjitha formacionet e tjera patriotike kombëtare u detyruan te kalojnë ne ilegalitet. Veprimtarët e 0P “BESA KOMBËTARE” moren pjesë aktive ne Kryengritjen e Drenicës, te udhehëqur nga tribuni Shaban Polluzha, kurse pas shpartallimit të kësaj kryengritje, ata që e përjetuan këtë katrahurë, u riorganizuan dhe u përqendruan kryesisht ne Rrafshin e Dukagjinit dhe te Shalës së Bajgorës te rradhitura ne Çeta dhe grupe te vogla kryengritëse.
Te rikthehemi prap te Mbledhja e Komitetit Qendror te LNDSH-së, te mbajtur ne ilegalitet të thellë, ne Prizren me 28 nëntor 1944. Ne këtë Tubim do te marrin pjesë: Halim Spahija, Hasan Rema, Selman Riza, Fehim Ibrahimi, Ali Riza ( nga Shqipëria), Nijazi Alishani, Shefqet Shkupi, Rexhep Broja, Rexhep Krasniqi, Haki Taha, Xhemil Fluku, Sefedin Ahmeti, Izja Shehu, Hajrullah Abdullahu, Sylejman Mallta, Tahir Deda, Kadri Ramadani, Abdullah Zanita etj. Në këtë Tubim ishte paraparë qe te marrin pjesë edhe disa intelektualë të tjerë, por për shkak te moszbulimit, pjesmarrja e tyre ishte menjanuar. Pas tubimit, me detyra që duhej te kryhen ne aspektin politik dhe ushtarak, me 28 nëntor 1944, do te kërkohet nga Komitetet nëpër rrethe dhe komuna fshatare qe ta festojne DITËN E FLAMURIT ne mënyrë te denjë. Ky Tubim i KQ të LNDSH-së, mori këto vendime programore instruktive, politike dhe ushtarake :
PIKA E PARË: Grumbullimi i te gjitha te dhënave për të vrarët dhe te pushkatuar nëpër katunde dhe komuna, duke shënuar emrin dhe mbiemrin, prej nga është dhe vitet e vjetërsisë si dhe shenime të tjera rreth çdo rasti si ka ndodhur vrasja e tyre.
PIKA E DYTË : Te themelohet një Këshill i ngushtë prej gjashtë deri ne shtatë anëtarë, te cilëve do t’u jepen detyra aq sa munden për t’i kryer. Detyrat e tilla ishin: Pranimi dhe shpërndarja e “parullave”- ( trakteve propagandistike – vër.ime: E.F.) si nga Komiteti i Komunës, ashtu edhe nga ai i fshatit. “Parullat” – ( Traktet) duhet të përmbajnë çdo gjë qe ka qenë deri me tash dhe qe mund te ndodhë pastaj.
- Asgjë nuk guxon të punohet nga ana e te besuarve pa
lejen e Komitetit te fshatit ose të komunës. Veprimi
duhet te lejohet nga Qendra.
- Asnjë lëvizje nuk guxon te ndërmerret pa u lejuar nga
Qendra dhe qendra e rrethit. Të gjitha aksionet tona
duhet te vihen ne lidhmëri me Lëvizjen ( NDSH ) jashtë, e
cila nuk guxon te ndërmarre asgjë, por duhet te qendrojë
ne pritje ;
- Informatat dhe çdo lëvizje tjetër duhet t’i vihen në
sherbim Komitetit te Rrethit. Me këtë detyrë duhet te
vihen ne aksion femrat e besuara.
- Te gjitha forcat qe gjenden ne mal, duhet te organizohen
në Njësi ushtarake: Dhjetëshe, Çeta etj.
- Tërë armatimi dhe ushqimi duhet te kontrollohet dhe te
vihet për nivelin dhe kualitetin e çdo njësie nga Qendra –
(KQLNDSH ) në Prizren.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 3:48 am

Meqë grupi i profesorëve nacionalistë ishte skajuar nga lëvizja publike, me organizimin ushtarak ne Qarkun e Kosovës do të dallohen: Azem Bellaçefci për lidhje me Shalën e Bajgorës, Ajet Gërguri për lidhje me Llapin ; Hilmi Zariqi për lidhje me Drenicën dhe rajonin e Pejës me tërë Rrafshin e Dukagjinit.
Tani ngadale, por sigurt, Drenica po bëhej qendër e luftës për liri. Kështu ne këtë trevë do të aktivizohen: Ahmet Selaci, përfaqësues i Shalës së Bajgorës ne kryesinë e 0P “BESA KOMBËTARE”, Ajet Gërguri dhe Hilmi Zariqi.Këta pas pak kohë do të lidhen me Sokol Ibrahimin nga Zabeli i Ultë si dhe më Arif Shalën e Smajl Rashidin nga Çirezi, Sherif Tërnaven nga Vushtrria me detyrë për te venë lidhje me Llapin përmes Fazli Ukës. Ky aktivitet mbështetej në një program, i cili ishte pëlqyer më vone nga te gjitha Komitetet e LNDSH-së. Komiteti Qendror i kishte njoftuar ne fillim te vitit 1945 komitetet ne terren se Lëvizja NDSH do te shtrihet edhe ne rajonin e Maqedonisë, ku shqiptarët janë ne trojet e veta. Lëvizja NDSH atje do te drejtohet nga Komiteti i Shkupit. Por, te dy Komitetet – ( KQ i NDSH-së i Kosovës, me qendër ne Prizren dhe KQ i LNDSH-së i Maqedonisë, me qendër ne Shkup) do të bëjnë betimin dhe do ta pajtojnë këtë Program politiko - ushtarak.
B E T I M I
Bëtohem ne Librin e shënjtë, (myslimanët ne Kuran, kurse të krishterët ne Biblen e shënjtë- verejtja e autorit), në gjakun shqiptar, ne Flamurin Kuq e zi, se do të qëndroj dhe do të bëhem besnik ne 0rganizaten tonë kombëtare për çlirimin e atdheut. Jetën do ta sakrifikoj nëse bie ne duar të armikut. Për pjesëmarrësit e 0rganizatës nuk do të deklaroj asgjë! Do te mbështetem ne te gjitha ligjet, që i mbeshtet 0rganizata. Me çmim të jetës do ta kryej çdo detyrë qe ma parashtron 0rganizata dhe do ruaj çdo sekret qe më besohet! BETOHEM me BESA-BESËN SHQIPTARE. BETOHEM!!!
Nga Takimi i lartpërmendur u aprovua edhe ky :
P R O G R A M
Luftojmë për Shqipërinë Etnike dhe kufijtë e saj, për ekonominë dhe politikën demokratike;
01. Luftojmë për demokracinë përmbajtësore ;
02. Forma e regjimit, sipas deshirës së popullit, duke e marrë parasysh shumicën ;
03. Pakicat e ndryshme nacionale do t’i kenë te drejtat e barabarta, do të thotë të drejta te barabarta me ata që e kanë ngritur shtetësinë shqiptare ;
04. Që te respektohet vëllazerimi i popujve të Ballkanit;
05. Liria e kultivimit te fesë dhe të ngjashme;
06. Rregullimi i reformës agrare ;
07. Te aplikohen reforma te cilat e pengojnë zbatimin e ligjeve kolonialiste serbe që pengojnë përparimin e shoqerisë shqiptare për te shkuar përpara ne çdo lëmi ;
08. Ndërprehet hakmarrja rreptësisht ;
09. Kush e pengon punën dhe nuk angazhohet në detyrat, te cilat i caktohen nga ana e 0rganizatës, denohet me dënimin më të rëndë – ( vdekje) ;
Që sa më parë te kërkohet lidhja me udhëheqësinë qendrore – (KQ të LNDSH-së
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 3:51 am

Këto janë detyra te çdo shqiptari, në mënyrë që ta kuptojë pse lufton dhe me këtë luftë t’i tregohet tërë botës për luftën e popullit të Kosovës. Këtë Program e kishte përpiluar Istref Sheqa dhe 0rganizatori i LNDSH-së në këtë trevë Hamit EMINI, doktori i maleve të lira të krahinës së Drenicës dhe Shqipërisë Etnike. Ndërsa grupi i Beqë Mehmetit, Qerim Çitakut dhe Abdullah Rexhepit e kishte për detyrë te instruktojë Programin ne të gjitha viset e Kosovës. Në vend të parë ky Program ishte distribuar ne rrethin e Llapit. Nga Llapi Programi u distribua në Shkup.
Ne realizimin e Programit të luftës për Shqipërinë Etnike, ne Shalë të Bajgorës kishte filluar te rekrutoheshin anëtarët e rinj të LNDSH-së, sikurse edhe ne territorin e Zveçanit. Ne Shalë të Bajgorës vepronte një Nënkomitet i LNDSH-së, i cili drejtohej nga Bislim Bajgora dhe Haradin Fazliu - Vidishiqi. Dokumentet arkivore i zbulojnë personalitetet që ishin ne krye të LNDSH-së, ne qarkun e Mitrovicës me te gjitha kompetencat politike dhe ushtarake. Në krye të Komitetit për rrethin e Mitrovicës ishte ende Ibrahim Lutfiu. Për ta luftuar rezistencën shqiptare, Shtabi Suprem i Jugosllavisë që drejtohej nga Josip Broz Tito, në viset e robëruara shqiptare (Kosovë etj.) kishte angazhuar Divizionin e 46 serb, si dhe Brigadat 25, 26, 27 te cilat do te bëjnë plojë ose masakër nëpër fshatrat shqiptare; Divizionin 41, Divizionin 24, Divizionin 52 te Kosovës ( Brigadat I, II, IV, ) si dhe Grupin e Brigadave te Kosovës: III, V, VII, VIII dhe KNOJ-in famëkeq. Te gjitha këto forca kishin për detyrë vendosjen e pushtetit serb në Kosovë, në mënyrë qe çështja e Kosovës te vihet para aktit të kryer. Për t’u mbrojtur nga ky sulm brutal serbokomunist, Komanda Shqiptare për mbrojtjën e kufijvë Etnik e kishte organizuar mbrojtjen pa asnjë ndihmë nga ndonjë fuqi aleate apo gjermane. Kështu i tërë territori kufitar ishte ndarë në katër Zona mbrojtëse.
ZONA E PARË :
Zona e Parë përfshinte territorin kufitar nga Karadaku e deri ne Gallap dhe Jabllanicë. Në këtë Zonë komandonte Shefqet Shkupi. Zona, sipas dokumentevë, ishte ndarë në tre Sektorë. Në Sektorin e Parë: Elez-Han-Kaçanik, komandonte: Abdyl DURA. Në Sektorin e Dytë: Karadak-Preshevë, komandonte: Mulla Idriz Gjilani. Në Sektorin e Tretë: Hogosht-Prapashticë, komandonte Sylë ZARBINCA.
ZONA E DYTË :
Në Shtabin “Mbrojtja Kombëtare” ishte cilësuar vija kufitare nga Struga në vargmalet lindore të Tetovës drejt Shkupit. Me këtë Sektor komandonte Fuad Osmani – (DIBRA). Ky Shtab i kishte nën komandë tre batalione. Komandant i Batalonit të Parë ishte Jusuf Gjylbeqaj, komandant i Batalionit të Dytë ishte Sylejman Malaj nga Tepelena, komandant i Batalionit të Tretë ishte Isan HUTI, nga Elbasani, të gjithë oficerë karriere.
ZONA E TRETË:
Zona e Tretë përfshinte territorin kufitar të Drenicës Veriore nga Lugina e Ibrit ne veri të Mitrovicës – Çakorrit - Bjeshkët e Nemuna. Ne këtë Zonë përfshihet edhe Plava e Gucia me vijën kufitare deri ne Tivar. Ishte paraparë të komandojë profesor Ymer Berisha, i cili njëkohësisht kishte gradën e majorit te ushtrisë këmbësore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 3:56 am

ZONA E KATËRT :
Zona e Katërt përfshinte territorin kufitar nga Prapashtica - Përpellaci- Veriu i Shalës së Bajgorës - Lugina e Ibrit. Me këtë Zonë komandonte Ahmet Selaci. Ne Sektorin: Prapashticë-Përpellac komandonte Ramë Maqastena me Hysen Gërdofcin dhe Rrahim Ratkocerin; me Sektorin: Përpellac-Shalë e Bajgorës komandonte Metë Podjeva me Lam Bajçinofcin; me Sektorin: Shalë- Lugina e Ibrit komandonte Bislim Bajgora e Adem Voca.
E tërë forca mbrojtëse e këtyre Zonave kufitare duhej te ishte ne një madhësi prej 42. 000 ushtarësh. Rekrutimin për këtë forcë duhej ta kryente Adem Gllavica, komandant i Prapavijës kufitare. Ne fakt, për shkak të përçarjes që pësuan shqiptarët, KNDSH nuk arriti të aktivizojë as 10.000 ushtarë.
Nga kjo forcë nëpër njësitë ishin te sistemuara forcat e rajonit të Prishtinës, ku çetat i drejtonin Ajet Gërguri, Kadri Beba, Nezë Buniaku, Azem Bellaçefci, Islam Domaneku, Shemsi Azir Mramori, Musli Dumoshi, Hakif Rimanishta. Ne rajonin e brendisë së Mitrovicës vepronin çetat e Ukshin Kovaçicës, Bislim Bajgorës, kapiten Ali Rizës-Zhabarit, Isuf Boletinit, Adem Vocës, Ahmet Selacit. Ne rajonin e Vushtrrisë vepronin çetat e Aziz Zhilivodës, Osman Bunjakut dhe Hoxhë Strofcit. Ne rajonin e Llapit vepronin çetat e Bahtir Dumnicës, Ukë Ahmet Pollatës, Jusuf Dubovës, Ukë Tovërlanit, Mehmet Gjakës. Ne rajonin e Drenicës vepronin çetat e Sadik Lutanit, Ukë Sadikut, Sherif Tërstenës. Ne rajonin e Rahovecit vepronin çetat e Mustafë Ibishit nga Kramoviku, Qazim Bajraktarit, Alush Smajlit – Qerratasë. Ne rajonin e Istogut vepronin çetat e Ndue Përlleshit, Feriz Bojës, Tal Kurteshit. Ne rajonin e Pejës vepronin çetat e Fetë Ukellës, Demë Ajdinit, Tahir Sulejmanit. Ne rajonin e Gjakovës vepronin çetat e Metë Hasanit, Ali Bokshit, Elez Myrtës, Demë Ali Pozharit, Ejup Binakut. Ne rajonin e Prizrenit vepronin çetat e Hysen Kabashit, Nijazi Alishanit, kapiten Ali Rizës dhe Hajdar Malokut-Planëja. Ne rajonin e Ferizajt vëpronin çetat e Riza Gogës, Hamdi Jasharit, Hoxhë Krasniqit, Qazim Avdisë, Ahmet Ajdinit. Ne rajonin e Kaçanikut vepronin çetat eDin Hoxhës, Sait Terisë, Arif Dragomancës, Din Durës. Ne rajonin e Gjilanit vepronin çetat e Shyt Marefcit, Shaban Smirës, Lotë Vakës, Hetë Kokës, Hasan Kabashit-Vitia, Hasan Remnikut, Hajriz Kajollit, Ajet Kosovicës, Ali Stanecit, kapiten Bajrush Xhaklit, hoxhë Lipovicës ; Hajdar Tugjefcit, Hysen Tërpezës, Mulla Idriz Gjilanit etj.
Njësitë që kanë krijuar histori te mirëfilltë mbrojtëse, sipas dokumentave, ishin këto: Brigada e Adem Vocës ne Shalë të Bajgorës, Brigada e Drenicës, ne krye me Shaban Polluzhën. Njësia e Shaban Bunjakut ne Vushtrri, njësia e Demë Ali Pozharit dhe Mehmet Agë Rashkocit ne Bjeshkët e Nëmuna; Njësia e Ukë Sadikut dhe Qazim Bajraktarit ne rajonin e Rahovecit; Njësia e Mulla Idriz Gjilanit dhe Hysen Tërpezes ne Karadak-Ferizaj; Njësia e Sylë Zarbincës ne Gallap. Te gjitha këto njësi do te luftohen ne forma te ndryshme egërsisht nga okupatori deri më 1953.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 3:58 am

VIZIONI I PROFESOR YMER BERISHËS PËR TE ARDHMEN E SHQIPËRISE ETNIKE
Ymer Berisha, si profesor i gjeografisë, e donte shumë këtë lëndë. E donte atdheun, e donte token, malet, lumenjtë, liqenet, bukuritë natyrore, etj. Ai me ëndje e vullnet u shpjegonte nxënësve per bukuritë natyrore te atdheut tonë, për kushtet e zhvillimit historik e tregtar, për rëndësinë ekonomike, gjeostrategjike, etj. Gjatë orëve të mësimit ai u shpjegonte nxënësve edhe per mundësitë e zhvillimit te turizmit detar, te turizmit malor, duke përmendur Durrësin, Shëngjinin, Saranden, Brezovicën, Alpet shqiptare, liqenin e Plavës, Ohrit, Komanit, Shkodrës, etj. Toka shqiptare është shumë e pasur me xehë ose minerale, theksonte Ymer Berisha. “Trepça, thoshte ai, ka rezerva të mëdha te arit, zinkut, plumbit etj., dhe shfrytëzimi i saj do ta zhvillojë atdheun tonë. Edhe ne Shqipëri gjenden vëndburime te ndryshme me bakër, krom, plumb, hekur etj. Këto pasuri duhet t’i shfrytëzojë shteti Shqiptar. Ato duhet t’i gëzojnë shqiptarët, të cilët janë banorë te stërlashtë te këtyre hapësirave. Profesor Ymer Berisha kishte një vizion te qartë sa i përket çështjes se ku duhet te rreshtohen shqiptarët. Bota demokratike përendimore po i shtron detyra të domosdoshmë që Shqipërinë ta zhvillojë ne shumë drejtime. Zhvillimi i komunikacionit ujor e tokësor është një nevojë shum e madhe. Që sa herë trajtohet plani i lidhjes së Detit Adriatik me Detin Bosfor e atë Mesdhe, duke zhvilluar komunikacionin tokësor: Durrës - Qafë - Thanë - Kërçovë - Gostivar - Shkup - Sofje - Stamboll; varianti i dytë: Durrës, ose Shëngjin – Prizren – Prishtinë – Shkup - Stamboll. Zhvillimi i komunikacionit do të mundësojë, sipas Ymer Berishës, jo vetëm zhvillimin ekonomik, por edhe do te ndikojë ne prosperitetin e shqiptarëve në shumë drejtime: ne zhvillimin arsimor, kulturor dhe të vetëdijësimit kombëtar.
ROLI I YMER BERISHËS NË ORGANIZIMIN E LËVIZJES PËR ÇLIRIM DHE BASHKIM KOMBËTAR
Prof. Ymer Berisha ishte njëri nder mësimdhënësit më të përgatitur, ndër edukatorët më të dashur e me të çmuar. Ai ishte shumë i afërt e i dashur me nxënës. Shquhej për takt pedagogjik. Edhe kolegët e tij, mësimdhënësit e Gjimnazit - Normales “Sami Frashëri” në Prishtinë, si Luan Gashi, Dr. Rexhep Krasniqi, prof. Ibrahim Kelmendi, prof.Vasil Andoni, etj., e çmonin shumë. Ymer Berisha ishte i thellë ne mendime, kishte qartësi politike dhe guxim intelektual për veprim. Me mësimdhënësit e lartëpërmendur formoi 0rganizaten Balli Kombëtar ne Shkollë dhe organizoi edhe demonstrata antifashiste. Prof.Ymer Berisha u angazhua me tërë qenien dhe punoi pa u lodhur për realizimin e çështjes së çlirimit dhe te bashkimit kombëtar. Deri me 12 shtator 1943 kur organizoi Mbledhjen e fshehtë ne Pejë për themelimin e 0rganizatës politiko - ushtarake “BESA KOMBËTARE”, pra deri ne kohën kur Italia fashiste kapitulloi, kreu detyra nga procesi politik dhe arsimor, u muar me hulumtime shkencore nga disciplina të ndryshme, sidomos me çështje te historiografisë, arkeologjisë, etnologjisë. Shkroi një sërë artikujsh e studime nga fusha e historisë, duke gjetur ato elemente qe lidhin kulturen shqiptare me atë te paraardhësëve tanë ilirë. Pas kapitullimit te Italisë fashiste, Ymer Berisha u angazhua edhe më shumë ne jetën politike dhe luftarake.U bë njëri nder udhëheqësit shpirtëror dhe prijsit të Lëvizjes Kombëtare ne Kosovë. Punën dhe angazhimin më me përkushtim e imponuan disa faktorë, sidomos përhapja dhe shtrirja e ideologjisë komuniste. Ate e cilësonte si mortajë te kuqe, e cila do te zhbejë popullin shqiptar nëqoftë se nuk do te parandalohej. Profesor Ymer Berisha ishte i kudondodhshëm. Vepronte jo vetëm ne Prishtinë e qytete te afërta, por edhe ne Shkup, Kërçovë e mjedise të tjera si ne Rozhajë, Sjenicë, Novi Pazar, Plav e Guci, Shalë të Bajgorës, Llap e Gollak dhe ne Preshevë. Kudo shtronte nevojën për mobilizim te mirëfillte për ta luftuar ideologjinë komuniste. “Komunizmi proklamon demokracinë, lirinë, mirëqenijën, ndërsa ofron mashtrimin, tradhtinë, likuidimet, vrasjet e te gjithe atyre që nuk e mbështesin, nuk e përhapin dhe nuk i bashkangjiten”- thoshte Ymer Berisha. Ideologjia komuniste ishte kundër bashkimit kombëtar. Ithtarët e saj likuiduan te gjithë kundërshtaret, pra patriotët te cilët luftonin për bashkimin kombëtar, pra i luftonin planet pushtuese komuniste-pansllaviste, aspiraten e modifikuar te intërnacionalizmit proletar.
Ne fillim të dhjetorit te vitit 1944, prof. Ymer Berisha, Ukë Sadiku, Ndue Përlleshi dhe Feriz Boja shkuan sëbashku ne Rezallë te Drenicës. Ne kullë te Zymer Hamitit ishte vendosur Shtabi i Brigadës së Shaban Polluzhës. Ne atë kohë, Ndue Përlleshi ishte endë kryetar komune në Budisalc, por kishte ardhur të konsultohet rreth bashkimit të forcave në luftë kundër pushtuesit te ri komunist, i cili kishte filluar t-i shtrintë krihët kudo në Kosovë. Aty u mbajt një takim i përbashkët me Shaban Polluzhen dhe Shtabin e tij.
Ne Kuvendin e Drenicës, të mbajtur me 20 nëntor 1944 në fshatin Polac, i cili vazhdoi punimet deri ne janar te vitit 1945, ne kuadër te shumë vendimeve të tjera, u mor edhe ky: “Në Shtabin Suprem, përveç anëtarëve te deritashëm te Brigadës së Drenicës, kooptohen :1 Prof. Ymer Berisha, 2. Marije Shllaku, 3.Adem Voca nga Shala e Bajgorës, 4. Rifat Maloku nga Samadraxha, 5. Ndue Përlleshi nga Jagoda, 6. Ukshin Kovaçica nga Shala e Bajgorës, 7. Hashim Gjaka nga Ashlani dhe 8. Feriz Boja nga Kërnica. Kuvendi i Drenicës i përfundoi punimët me 17.01.1945, në orën 15:oo.
Duke parë aneksimin e Kosovës nga Serbia dhe dhuna qe ushtrohej në çdo formë ndaj popullatës shumicë shqiptare nga regjimi sllavo-komunist në Kosovë, e tërë kjo ndikoi
që në Kosovë te formohen dhe te veprojnë shumë Organizata patriotike – politike shqiptare. Njëra nder këto Organizata që zhvilloi veprimtari te dëndur, pasi doli nga ilegaliteti i thellë, që la gjurmë, e bëri jehonë, ishte Organizata patriotike-politike “BESA KOMBËTARE” e udhëhequr nga strategu i luftës guerile ne Kosovë dhe patrioti i nderuar, profesor Ymer Berisha. Kjo Organizatë ishte formuar kryekëput kundër ideologjisë komuniste që nga dita e parë e themelimit të sajë me 12.9.1943, dhe qellimi i saj suprem ishte RIBASHKIMI I TË GJITHA TROJEVË SHQIPTARE. Përndryshe, fillet e kësaj 0rganizate janë përshkruar më lartë, dhe, për mos me ui përseritë gjitha ato çka janë thënë për këtë Organizatë te rëndësishme politike, duhet cekur rrethanat politike që u krijuan në vazhdimësi te kohës. Deri ne muajin mars te vitit 1945, 0rganizata “Besa Kombëtare” si subjekt politik më vete, kishte zhvilluar shumë pak aktivitete qe vlen te shënohen si aktivitete te saja, me përjashtim te mbajtjes së KUVENDIT të PARË me 28 nëntor 1944 ne Shkollen e fshatit Abria e Epërmë te Komunës së Skenderajt si dhe te pjesmarrjes masive të anëtarëvë te sajë ne Kryengritjën e Drenicës, ku shum prej tyre u vranë dhe disa u zunë rob lufte dhe pastaj pësuan denime drakonike nga Gjygjet sllavokomuniste, ndërsa ne pjesen e dytë te vitit 1945 “BESA KOMBËTARE” zhvilloi aktivitet te dëndur dhe luajti një rol te rëndësishëm ne aktivitetin e ilegales shqiptare. “BESA KOMBËTARE”- Degët e saja për Llapushë dhe Rrafsh te Dukagjinit bashkë me kryetarin e sajë, prof. Ymer Berishën, mbajtën një Mbledhje ne një luginë mali mbi fshatin Llapçevë, qe disa historian, këtë Mbledhje e konsiderojnë si diten kur u krijua “BESA KOMBËTARE”, çka është një gabim i pafalshëm, ne mars te vitit 1945, ku mërrnin pjesë udhëheqësit e Grupeve të Armatosura te trekëndëshit : Klinë-Rahovec-Gjakovë. Mbledhjen e kryesoi prof. Ymer Berisha, ndërkaq moren pjesë krerët e luftës çlirimtare: Ukë Sadiku me të vëllanë Shabanin, Qazim Bajraktari, Alush Smajli - QERRATAJA, Ndue Përlleshi, Marije SHLLAKU, Mehmet Aga i Rashkocit, Demë Ali Pozhari, Feriz Boja, Mal Bashota, Zef Gjidoda dhe Ali Meta. Aktiviteti politik, patriotik e luftarak i kësaj 0rganizate ishte tejët i madh dhe bëri ndikim te masat e gjëra popullore shqiptare që t’i bashkangjiten rradhëve te saj dhe ta ndihmojnë ne çdo mënyrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 4:01 am

KUVENDI I DYTË I ORGANIZATËS “BESA KOMBËTARE”
0SE K U V E N D I I D O B Ë R D O L I T




NGJARJE E RËNDËSISHME HISTORIKE PËR MBARË KOSOVËN

Kuvendi i Dobërdolit është një ngjarje me rëndësi te madhe ne historiografinë shqiptare, i ciliu mblodhi krerët e gjithë Lëvizjes për Çlirimin dhe Bashkimin e Trojevë Etnike Shqiptare. Këtu, për herë të fundit u provuan forcat gjithëshqiptare që te riorganizohen ne luftë kundër armikut serbo-sllav. Një nevojë e tillë u ndie që ne fillim te vitit 1945, sidomos pas shpartallimit te Brigadës së Shaban Polluzhës, ne Tërstenik te Drenicës ( 18-21 shkurt 1945 ), në luftë me gjashtë brigadat partizane-çetnike, luftëtarët e së cilës, grupe-grupe, te ndjekura këmba-këmbës u detyruan te kalojnë ne rajonin e Krahinës së Llapushës, te Rrafshit te Dukagjinit, e disa te ikin edhe në shtetin-amë. Ne këto kushte, ishte nevojë e domosdoshmë për një organizim te denjë te një takimi të përbashkët të të gjithë udhëheqësëve te çetave kryengritëse shqiptare në Kosovë dhe ne Shqipërinë Verilindore, ne mënyrë qe me forcat e përbashkëta t’i përballojnë te gjitha sulmet e brigadave partizane-çetnike ne Kosovë dhe te brigadave partizane-komuniste nga Shqipëria. Muajt maj dhe qershor te vitit 1945 ishin plot vështirësi për çetat e rezistencës kombëtare shqiptare, por edhe për grupet më te vogla që ndiqeshin këmba-këmbës nga brigadat partizane-çetnike, nga OZN-a dhe nga “vullnetarët” e mobilizuar me dhunë, te ndodhur ne këtë gjendje, popullata shqiptare e Kosovës kishte një urrejtje ndaj partizanëvë, por edhe një frikë se çdo të ndodhte ne te ardhshmen.
Pas shumë bredhjesh ilegale ne shumë rajone të Kosovës, prof. Ymer Berisha, patriot i shquar dhe strateg i luftës guerile ne Kosovë, ne konsultim me Ukë Sadikun, prijës dhe luftëtar i njohur që nga Lufta e Shaban Polluzhës ne Drenicë dhe më parë ne luftërat që i udhëhoqi i ati i tij, Sadik Rama, ndërmori këtë iniciativë. Për ta përballuar armikun shumë herë më të fortë në numër njerëzish dhe me arme, duhej të bashkohëshin krerët shqiptarë dhe te bashkëpunonin rreth një organizimi më të ngjeshur politik e ushtarak.
MBLEDHJA E PLLAÇICËS - PARAPËRGATITJE PËR KUVENDIN E DOBËRDOLIT
Ne mbledhjen e krerëve prijës te Çetave kryengritëse te Llapushës dhe te Drenicës, mbajtur me 4 korrik te vitit 1945, ne fushëgropën e quajtur “Livadhi i Hajdinit” ne male te Pllaçices, te cilën e kryesoi Qazim Bajraktari i Astrazupit, u moren vendime te rëndësishme, ne mes të tjerash, edhe për kohën e mbajtjes së KUVENDIT TË DYTË te 0rganizatës “BESA KOMBËTARE”, Kuvend i cili do të mbahet ne Dobërdol. Kuvendi duhej te mbahej pikërisht ne Llugën e Dan Pjetrit. Pas përgatitjevë te nevojshme dhe ftesave që iu bënë krerëve te Çetave kryengritëse shqiptare, sipas vlerësimëve që vinin nga terreni, situata për mbajtjën e Kuvendit të Dobërdolit ishte e mirë. Ishte caktuar data: 4 gusht 1945 dhe vendi i mbajtjes së tij, ku do te merrnin pjesë 19 grupe ilegale me përcjellësit e tyre, ndër te cilët edhe përfaqësuesit prej Rozhaje, Sjenicë, Plavë, Gucie dhe Tregut të Ri, Shalës së Bajgorës, Llapit, Gallakut, Karadakut, Shkupit, Tetovës, Kuma - Novës, Gostivarit, Kërçovës dhe Shqipërisë Veriore (londineze).
Profesor Ymer Berisha, edhe pse ne kushte tejet te vështira, zhvilloi një aktivitet te dendur politik ne çdo pëllëmbë toke te Rrafshit te Dukagjinit dhe te Kosovës ne tërësi. Ai punonte me ngulm dhe me vendosmëri që te bënte lidhjen e te gjithë krerëve te Rezistencës shqiptare si ne Kosovë ashtu edhe ne Shqipëri. Këtë qellim ai e arriti me kontaktimin e Pashuk Bibë Mirakajt nga Iballa e Pukës, i cili ishte njëri nder udhëheqësit më me ndikim ne lëvizjen e rezistencës shqiptare që zhvillohej ne Shqipërinë e Veriut. Ne mars të vitit 1945, Pashuk Bibë Mirakaj ia dërgon një letër prof. Ymer Berishës, me te cilën kërkon te takohej me te. Duke ia dërguar letrën, ne rrugë e sipër, korrierët bien ne pritë, dy prej tyre vriten, ndërsa njëri shpeton dhe ik, megjithatë, letra i ra ne dorë prof. Ymer Berishës. Takimi ne mes tyre realizohet, por me vonesë, e çdo vonesë ishte e dëmshme për Lëvizjen NDSH.
Pas takimit që pati prof. Ymer Berisha me Pashuk Bibën, me 20 korrik të vitit 1945, ne fshatin Vogovë te Hasit (jo larg Gjakovës), rezultatet ishin prezente, ngasë aty u mor qëndrimi per lidhjet e te gjitha grupeve ilegale që vepronin ne Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Pastaj Pashuk Mirakaj e njoftoi prof. Ymer Berishën me shokë, se kishte rënë ne kontakt me një MISION perëndimor, që përkrah Lëvizjen shqiptare antikomuniste.
Dhe u vendos që diku në fillim te shtatorit te atij viti të mbahet një takim i të gjitha grupeve ilegale të Shqipërisë ne Mirditë, ku u kërkua që te marrin pjesë edhe grupet ilegale nga Kosova. Kur u kthye ne Gjurgjevik të Madh, profesori e njohu Ukë Sadikun për tërë atë që u tha dhe çka u vendos ne takimin e Vogovës. Te dy bashkë, caktuan korrierët dhe ua dërguan ftesat te gjithë udhëheqësve te formacioneve ilegale kryengritëse që te marrin pjesë ne Kuvendin e Dobërdolit, që do te mbahet me 4 gusht 1945, ne vendin “LLUGA E DAN PJETRIT” ne Dobërdol te Llapushës.
Në Kuvendin e Dobërdolit, përveç krerëve: prof. Ymer Berishës, Ukë Sadikut, Marije Shllakut dhe Qazim Bajraktarit, rol te madh luajti edhe trimi, Alush Smajli – Qerrataja, i cili, përveç luftëtarëve te tij, solli edhe FLAMURIN Kombëtar Shqiptar (te gjatë tetë metra), e vuri ne Dardhen e Madhe, dhe caktoi rojet e nderit gjatë tërë kohës së mbajtjës së Kuvendit. Ne këtë Kuvend u gjendën: Ukë Sadiku me të vëllanë Shabanin dhe të birin Skënderin, prof. Ymer Berisha, Qazim Bajraktari i Astrazupit me luftëtarët e tij, Alush Smajli-Çerrataja i Llazicës me luftëtarët e tij, Ndue Përlleshi i Paskalicës me të vëllanë, Zefin dhe luftëtarët e Çetës së tij, Marije SHLLAKU, Mehmet Aga i Rashkocit, Demë Ali Pozhari, Prekë Shyti nga Prizreni ( më parë ishte ne Brigaden e Shaban Polluzhës ne Drenicë), Bajraktari i Uçes, Zef Gjidoda nga Plançori i Gjakovës, Sadik Lutani i Turiçefcit te Drenicës, Ali Meta ( i biri i Met Imerit nga Gjurgjeviku i Madh ), Ferat Kotorri, Adem Shala, Nijazi Alishani, Zhukë Haxhia, Islam Tabaku, Aziz Zhilivoda nga Artakolli i Vushtrrisë, Sherif Tërstena nga Shala e Bajgorës, dy përfaqësues anonim te Ahmet Selacit, për shkak se te dy këta pjesëmarrës bënin pjesë ne “Doren pastruese” te 0P “BESA KOMBËTARE”, e ata ishin: Haradin Vidishiqi dhe Bektesh Mehmeti, te dy nga Shala e Bajgorës, Rexhep Gjeli nga Likoshani, Hamit Emini – “doktorri” nga Baica e Lypjanit, Mulla Ilijaz Broja me përcjellës, Lah Luboveci, Malë Bashota i Caravikut, Bik Pazari - Dresheviçi nga Tregu i Ri, i cili me vete kishte sjellë edhe katër te arratisur nga Sanxhaku, Feriz Boja, Muharrem Bajraktari i Lumës me përcjellës, Mustafë Ibishi me luftëtarët e tij nga Kramoviku i Anadrinisë, Përfaqësuesit e Mirditës (Pashuk dhe Noc Kolë Biba-Mirakaj) nga Iballa e Pukës me përcjellës, Shaban Boshnjaku nga Tregu i Ri bashkë me 800 luftëtarët e tij, ndërkaq përfaqësuesit e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Shalës së Bajgorës nuk u prezentuan publikisht për shkaqet e lartpërmendura, kurse përfaqësuesit e Ferizajt, Gjilanit dhe Kaçanikut nuk arriten te marrin pjesë ne këtë Kuvend, ngase brigadat partizane-çetnike ua kishin zënë rruget përgjatë maleve te Drenicës dhe vështirë kalohej ne ato terrene. Per njoftim te vendimeve te marra ne Kuvendin e Dobërdolit, më vonë i ka njoftuar profesor Ymer Berisha me shkrim. Meqënëse çështjet që duhej te trajtoheshin ne këtë Kuvend ishin tepër te rëndësishme, pjesëmarrësit u pajtuan që ai te zgjasë dy ditë (me 4 e 5 gusht). Ne Kuvend morën pjesë një oficër anglez dhe një nga Shqipëria që gjendej ne mal i përndjekur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 4:02 am

P U N I M E T E K U V E N D I T

Kuvendi i filloi punimet ne kohën e paraparë. Ate e hapi Ukë Sadiku, duke i përshendetur te pranishmit, ndërkaq fjalën hyrëse e mbajti prof. Ymer Berisha. Procesmbajtëse e Kuvendit ishte caktuar MARIJE SHLLAKU, ish-studente, nga Shkodra dhe ish-sekretareshë e Ilaz Agushit dhe pastaj Xhafer Devës, e cila ne atë kohë po qendronte ilegalisht ne shtepinë e Dan Pjetrit në Dobërdol. Gjatë punës së Kuvendit folen shumë pjesmarrës. Ukë Sadiku foli për qendresen heroike te popullit shqiptar ndaj hordhive partizane-çetnike sllavo-komuniste kudo ne trojet shqiptare te Kosovës. Veçmas u ndal për heroizmin e trimave te Drenicës ne krye me tribunin popullor Shaban Polluzhen, si dhe luftën e Adem Vocës me vëllezër e nipa ne kullen e tij ne Pasomë te Vushtrrisë, cilën e shëndrroi ne kullen e barotit si 0so Kuka ne Vraninë te Shkodres. Ndërkaq, Prof. Ymer Berisha foli për nevojen e ngutshme: “JA TANI – JA KURRË!”, per organizimin e përbashkët ne luftë te vendosur kundër brigadave partizane-çetnike dhe pushtetit te ri sllavokomunist, te instaluar me dhunë ne Kosovë, i cili per çdo ditë po maltretonte, burgoste, plaçkiste popullaten e pafajshme te Drenicës e te trevave të tjera ne trojet shqiptare; në Drenicë janë masakruar gra, femijë e pleq dhe janë hedhur ne puse e ne lumenj, tha prof. Ymer Berisha, dhe vazhdoi : “Nuk kemi se ç’te presim! Te gjithë si një do t’i mbrojmë vatrat tona, trojet tona ilire-dardane...”!
Per shkak te sigurisë, dita e dytë e këtij Kuvendi vazhdoi punën ne një lokalitet tjetër (afro 1, 5 km) më larg nga “lluga e Dan Pjetrit”, ne vendin e quajtur “Ndërmjet lugjeve”, lendinë ndërmjet fshatrave Dobërdol, Zabërxhë, Gllarevë dhe Gjurgjeviku i Madh. Diten e dytë mbledhjen e hapi Ndue Përlleshi. Ai prap ia dha fjalën prof. Ymer Berishës. Profesori ne fjalen e tij i kushtoi rëndësi te veçantë bashkimit te forcave gjithëshqiptare ne te gjitha viset etnike shqiptare ne Ballkan, ne luftë te përbashkët kundër sllavo-komunizmit, qe kishte okupuar çdo pjesë te Kosovës trime, që po përkrahëshin edhe nga shumë kolltukxhinj partizanë shqiptarë, qe historia nuk do t-ua fale kurrë! Fjala e Profesorit ishte e zjarrtë, ishte kushtrim per kryengritje, per lirinë e trojeve shqiptare, per bashkimin e tyre ne një trung te vetëm ne Ballkan. Ymer Berisha e paraqiti edhe skemen se si duhet sot te krijohet SHTABI I PËRGJITHSHËM I FORCAVE KOMBËTARE dhe përveç udhëhëqjës së 0rganizatës “Besa Kombëtare”, duhet te përcaktohen edhe 12 Sektorë politiko-ushtarake që do ta mbulojnë tërë territorin e Kosovës dhe ato u caktuan si vijon: Kuvendi ne fjalë, emëroi Shtabin e Përgjithshëm te Ushtrisë Kombëtare Shqiptare per Kosovë dhe per komandant të Përgjithshëm te këtij Shtabi u zgjodh UKË SADIKU, ndërsa Profesor Ymer Berisha u zgjodh udhëheqës politik i SH.P te UKSHK-ës dhe njëkohësisht edhe Kryetar i 0 P “BESA KOMBËTARE” per mbarë territorin e Kosovës dhe viseve te saja nën okupimin jugosllav. Ne këtë Kuvend, Kosova dhe Dukagjini u ndanë ne 12 Sektore territoriale, ku edhe u emëruan 12 Komandantë dhe po aq Komesarë politik. Ky strukturim u quajtë : 12 Këshillat”. Përveç Shtabit te Përgjithshëm që përbehëj prej 12 vetash, ne mënyrë aktive vepronin edhe katër Grupe ne kuadër te këtij Shtabi, e ato ishin :


  • ROJA BESNIKE, qe ishte një grup pranë SH.P. me detyrë ruajtjen dhe sigurimin e Shtabit të Përgjithshëm te 0.P. “BESA KOMBËTARE” me besnikëri fanatike ;

  • URDHËRDHËNËSIT – merrnin dhe përcillnin porositë për SH.P. dhe nga SH.P.

  • ATENTATORËT – te caktuar nga SH.P. për ekzekutimin e njerëzve te caktuar nga pushteti si dhe ndonjë tradhtar te popullit shqiptar ;

  • DORA PASTRUESE – kishte per detyrë likuidimin e tradhtarëve dhe bashkëpunëtorëve te OZN-as jugosllave.
Ky Grup përbëhej nga “treshat” e luftëtarëve te zgjedhur, cilët, ne shumicën e rastevë vepronin secili (individualisht) veçmas, por kishte raste edhe kur kryenin detyra te përbashkëta. SH.P. kishte caktuar disa grupe ne “treshe” te tilla, cilat vepronin ndaras njëra nga tjetra.
PËRBËRJA E UDHËHEQËSVE POLITIK DHE USHTARAK NË 12 SEKTORE TE KOSOVËS
Ne Kuvendin e Dobërdolit u formuan 12 Shtabe te “Beses Kombëtare” ne 15 rrethe.Ndërkaq 0.P. “BESA KOMBËTARE” kishte kryesinë që numëronte 12 anëtarë. Përbërja e Shtabeve te Sektorëvë ishte si vijon:
01. Për Prizren : Nijazi Alishani dhe kapiten Ali Riza ;
02. Për Gjakovë: Mehmet Agë Rashkoci dhe Demë Ali Pozhari ;
03. Për Rahovec : Qazim Bajraktari dhe Alush Smajli – Qerrataja ;
04. Për Pejë : Zef Gjidoda dhe Ndue Përlleshi,
05. Për Rugovë : Islam Tabaku dhe Zhukë Haxhija ;
06. Për Istog : Adem Shala dhe Feriz Boja ;
07. Për Drenicë : Mulla Ilaz Broja dhe Sadik Lutani ;
08. Për Suharekë : Sali Rama dhe Mehmet Sherifi ;
09. Për Sanxhak : Sadik Radavci dhe Bik Pazari – Dresheviqi ;
10. Për Prishtinë : Ismail Gorani dhe Luan Gashi ;
11. Për Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë : Ahmet Selaci ;
12. Për Gjilan, Ferizaj dhe Kaçanik : Adem Gllavica.
Per Sektorët 11 dhe 12, mbetej që vetë Komandantët ushtarakë të atyre Sektorëve t-i caktojnë njerëzit e merituar ne ato poste me rëndësi, sidomos kur është fjala per udhëheqësit politik te Sektorëve ne fjalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 4:04 am

TUBIMI I KATËRT I LNDSH-së, ose: “BESËLIDHJA E MADHE SHQIPTARE”
“Për shkak të zbulimit nga organet e pushtetit komunist, Kongresi i Katërt i LNDSH-së, - (Ballit Kombëtar) u mbajt në shpejtësi me 1 maj 1946.”... thekson i nderuari prof.dr. Islam Dobra ne librin e tij :”Prof. YMER BERISHA, KRYETAR i LËVIZJES NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE DHE KOMANDANT I USHTRISË POPULLORE PËR KOSOVË DHE MAQEDONI PËRENDIMORE”, Prishtinë, 2002, ku thot : ... “Ai u mbajt ne malin Kosmaq te Drenicës. Kongresi i Katërtë, ndryshe quhej “KONGRESI I BESËLIDHJES SË MADHE SHQIPTARE”. Përsonalitetet, që e udhëheqnin këtë Kongres ishin: Ajet Gërguri, kryetar i Komitetit Nacional-Demokratik Shqiptar, Gjon Serreçi, sekretar i KQ te LNDSH-së dhe i Kongresit te –IV-të, Hilmi Zariqi, kryetar i Komitetit te LNDSH-së per Drenicë. Ata me përkushtimin maksimal organizuan punën parakongresianë te “Besëlidhjes së Madhe”.Pergaditjet ishin bërë ne nivel te duhur. Ne këtë Kongres ishin ftuar mbi 100 veta. Më poshtë po sjellim emrat e disa pjesëmarrësve ne këtë kongres: Jetullah Muharremi nga Rezalla, i cili ishte kryesuesi i grupit te “Besa Kombëtare” te Radishevës, Kotorrit dhe Drenicës Përendimore ; Bajram Hajrizi nga Radisheva, Rifat Halimi, Sylë Ferizi, Ramadan Nura, Rexhep (Hajdin) Hajrizi dhe Kamber Haliti nga Kotorri, Zeqir dhe Hysen Lutani nga Turiçefci, Ilmi Zariqi, Haxhi Selmani, Zukë Xani, Sinan Vinarci, Ali Shabani, Salih Behrami, Rexhep Gjeli, Nezir Shaku, Rifat Avdyli, Ibrahim Luta, Murat Nika, Istref Sheqa, Fazli Dobroshefci, Milazim Mehmet Bunjaku nga Krasmirofci, Sahit Bucolli nga Pokleku etj., që te gjithë nga rrethi i Drenicës. Nga anët tjera po sjellim emrat e disa pjesëmarrësve: Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Sherif Tërstena, * ne këtë listë te librit nuk përmendet emri i Haradin Vidishiqit apo “Din Shalës”-ver. E ime E.F. – edhe pse ekziston fakti se ka marrë pjesë), Ismet Boletini, Osman dhe Shaban Bunjaku nga Samadrexha, Rrahman Selaci, Musli Dërvina, Feriz Boja, Ukshin Kovaçica, Shaban Dobreva, Isuf Hajdar Bylykbashi, Azem Bellaçefci, Ukë Sadiku, Bali Ali Meti, Sokol Bolljaku, Ndue Përlleshi, Smajl Kapterri e të tjerë.Ne përgaditjen e fundit që po bëhej për fillimin e Kongresit vijnë Ajet Gërguri, Gjon Serreçi e disa te tjerë, te cilët kishin qenë vendosur ne kullën e Fejzë Orllatit ne Domanek. Para fillimit te Kongresit ishin bërë te gjitha përgaditjet e duhura:sigurimi i rojës ne te gjitha anët, pastaj tërë materiali zyrtar dhe propagandistik etj. Kongresin e hapi Ajet Gërguri, kryesuesi dhe Komandant i forcave balliste. Ne fillim ai propozoi një minut heshtje për martirët e kombit e pastaj vazhdoi referimin për pune dhe aktivitetin. Ja esenca e tij : ... “Ne sot, ne momentin më te duhur, jemi tubuar këtu ne Kosmaq te Drenicës legjendare, që te vazhdojmë rrugen tonë luftarake deri ne çlirimin e plotë të të gjitha tokave shqiptare dhe ta formojmë shtetin tonë gjithëshqiptarë”. Ai mëtej sjell te dhëna se “Lëvizja demokratike për çlirim dhe bashkim gjithëkombëtar” do te këtë forca që t-i kundërvihet tradhëtisë komuniste ne Kosovë e ne Shqipëri dhe te çlirojë vendin, duke aluduar ne përkrahjen e aleatëve perëndimorë dhe ne urrejtjën e tyre qe kanë ata ndaj komunistëvë si ne Kosovë, Shqipëri, Jugosllavi dhe ne vetë Bashkimin Sovjetik, ku e ka burimin e gjithë ideologjia komuniste. Ajet Gërguri me një ton rë ashpër shton : “”Tradhtia e Enver Hoxhës e bëri te luftohet Mit-hat Frashëri dhe ballistët, qe te vriten pas shpine. Ai e la Drenicën e shkoi ne Sanxhak dhe e tradhtoi Shaban Polluzhen per interesa komuniste...”. I nderuari Profesor Islam Dobra ne librin e tij të lartpërmendur nuk jep te dhëna se çfar konkluzione dhe vendime muar ky Kongres. Por sipas fakteve te paraqitura më lartë, ky do te jetë “Kongresi i TRETË i LNDSH-së e që z. I.Dobra e quan “Kongresi i Katërtë” nese anashkalojmë ate (Kongresin apo Kuvendin) te Prizrenit që u mbajtë me 28 nëntor 1944. Gjithashtu ne historiografinë tonë te asaj kohe e kemi edhe një Kongres tjetër që quhet “KONGRESI I KATËRT” i “Ballit Kombëtar” apo i DYTI i Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare që u mbajt ne Shkup me 1 qershor 1946,pra vetëm një muaj pas këtij te Kosmaqit *( ?!... )
Me t’u kthyer Halim 0rana ( nga paraburgimi i parë ne Beograd ), ne Shkup, Komiteti Qendror i LNDSH-së u hyri përgaditjeve për thirrjen dhe mbajtjen e Kongresit te Dytë ( -IV-të ). Ne grupin për konceptimin e dokumenteve, te cilat duhej t-i aprovontë Kongresi, u caktuan : Halim Orana, kapiten Hysni Rudi, mësuesi Azem Morana dhe rrojtari Kemail Skënderi, i cili, prapë, kishte rolin e lidhjes me veprimtarët nga terreni. Realisht, siç shihet nga procesvërbali i marrjës ne hetuesi i Ajet Gërgurit, me 9 shkurt 1947, adresa e Komitetit Qendror te LNDSH-së, per veprimtarët dhe Komitetet Qarkore ne terren ishte: KEMAL BËRBERI, SHKUP. Ngase ne Kongres nuk erdhën pjesa më e madhe e te ftuarve, mund të konkludohet se ky u thirr me nguti dhe ne kohë te papërshtatshme, kur ishte intensifikuar dhuna e OZN-ës ndaj grupeve guerile dhe jataqevë te tyre. Sipas te dhënave nga hetuesia e anëtarëve te K.Q. te LNDSH-së, ne Shkup, shihet se Kongresi u mbajt me 1 qershor 1946 brenda ne Shkup. Ne punimet e Kongresit moren pjesë vetëm 12 veta, kryesisht anëtarë te K.Q. dhe ndonjë veprimtarë nga viset e Shkupit. Sipas Kemail Skënderit, disa delegatë paten nga dy vota, kurse disa nga tri vota.Për shembull: Mehmet Bushi përfaqësonte Gostivarin dhe Kërçovën, Osman Ahmet Cami përfaqësonte Strugen dhe Dibren, Kemail Skënderi përfaqësonte Reonin e –III-të dhe –IV- te Shkupit, Azem Morana përfaqësonte Reonin e –II-të te Shkupit, Ferizajn dhe Kaçanikun, Hasan Hamit Bilalli përfaqësontë Reonin e –I-rë te Shkupit dhe 0hrin, mandej tri vota kishte përfaqësuesi i Prishtinës, Jusuf Agushi me pseudonimin “Faiku”, Haki Efendi Hogoshtin e shoqëroi ne Kongres Mumin Jakupi, dhe pati dy vota : për Kamenicë dhe Gjilan. Kapiten Hysni Rudi përfaqësoi Gjakoven dhe Pejën. Ne Kongresin e Dytë te “LËVIZJES PËR LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE”, respektivisht te “Katërtin e LNDSH-së, u zgjodh Sekretariati i Komitetit Qendror te LNDSH-së; Halim Orana, kryetar, Kemail Skënderi, zëvendës- kryetar dhe Azem Morana sekretar, kurse per anëtarë te K.Q. te LNDSH-së u zgjodhen : Jonuz Balla, Mehmet Bushi, Hamdi Berisha, Hysni Rudi, Mehmet Dumani, Osman Cami, Mit-hat Tërshana, Hasan Bilalli, Haki Efendi Hogoshi. Per delegat per lidhje te K.Q. te LNDSH-së me komitetet qarkore te Gjilanit, te Kaçanikut, te Ferizajt, te Prishtinës, te Vushtrrisë dhe te Mitrovicës u caktua Hamdi mulla Imer Berisha i Gjilanit, i cili, përnjëhere pas këtij Kongresi, siç ka konstatuar Ajet Gërguri ne hetuesi, i ngriti komitetet Qarkore ne qytetet e zëna ngojë dhe ate mbi platformen e re organizative te LNDSH-së. Ne Kongresin e Dytë te LpLTSH, - gjegjësisht te “Katërtin e LNDSH-së”, mori pjesë edhe Luan Gashi, sekretar i Komitetit te Ballit Kombëtar ne Perugjë te Italisë ( thuhet se kishte ardhë ilegalisht dhe prap u kthye ilegalisht nëpër Greqi- ver. E ime : E.Fazlija ). Dokumenti më i rëndësishëm, i aprovuar ne këtë Kongres, është SHEMA E ORGANIZIMIT dhe PROGRAMI i LËVIZJES PËR LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE – LpLTSH; Meqë këto dokumente i konceptoi gjilanasi Halim 0RANA, jeta dhe vepra e te cilit, ne rend të parë, i përket visit prej te cilit doli, këtu po sjellim pa asnjë ndërhyrje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 4:06 am

S K E M A E O R G A N I Z I M I T, (parashihte):
01. Ne çdo vend (qytet e katund) formohet “Komiteti i vendit për Lirimin e Tokave Shqiptare”;
02. Per koordinim pune ne mes të ktyne komiteteve te vendit, janë “Komitetet epruer”
03. Komiteti Epruer mvaret nga Komiteti Qendruer.Te parët janë ne lidhje me komitetet Epruer e kta me Komitetin Qendruer;
04. Çdo Komitet formohet nga : kryetari, sekretari, antari i Parë, antari i dytë. Dhe përgjegjës te ndryshëm simbas nevojës;
05. Këta i ndajnë detyrat dhe përgjegjësinë simbas nevojes e zotësisë. Drejtimin e përgjithshëm e mban kryetari, administron dhe zbaton urdhënat e Komiteteve Eprorë;
06. Sekretari, bashkë me dy antarët kanë : Sherbimin e propagandave te lajmeve, edhe si detyrë kryesore, ndërlidhjen, ashtu edhe Sherbimin ekonomik dhe politik;
07. Shërbimit politik i takon kujdesja e posaçme. Per këtë çdo Komitet formon nji trup nen emnin “SIP” – ( SIGURIMI POLITIK ). SIP-i e ka per detyrë mbledhjen e informatave mbi përsonat e ndryshëm dhe heton siguriumin e mirvajtjës së veprimtarisë së komiteteve;
08. Komitetet e Vendit veprojnë ne marrëveshje ne mes t- antarve;
09. Komitetet Eprorë kanë po këta përsona; por nga shkaku se do te kenë ma shumë punë, antarët do t-i ndajnë detyrat dhe ne rast nevoje te formojnë Seksione me referentë dhe përgjegjës. Dokumenti tjetër, më rëndësi shumë te madhe per mendimin politik shqiptar, është: PROGRAMI I “LËVIZJES PËR LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE”, i cili përmban këto pesë pika:
P R O G R A M I
01. Liri dhe pamvarsi te plotë me te drejtë vetqeverimi ne bazë te vullnetit te popullit, te çfaqun lirisht;
02. Nën “tokat shqiptare” kuptohen krejt vendet ku banojnë shqiptarët ne 60 %, pa dallim se si quhet krahina e vendi dhe nga kush asht i pushtuem ;
03. “Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare” nuk ka qendrim anmiqsuer kundër asnji populli fqij, as kundër partive politike, vetem insiston ne menyre kulturale dhe me arme do te përpiqet me arrijte idealit shekullor te kombit shqiptar qi te jetë i lirë dhe vetësundues ne shtet te vet me kufij ethnik ;
04. Mbasi te vendosen kufijt etnik, pa marr parasysh tjerat kushte te kufijve si jane : strategjik, ekonomik, politik etj., ne mënyrë miqsore do te shkëmbehet popullata e pakicave nacionale, tue i terhëqë shqiptarët qi do te mbetin jasht kufijve ne vend t-atyne qi do te shpërngulen dhe do te përcjellen jashtë;
05. Ne kohë paqe, LpLTSH nuk do te pushojë por do te vazhdoi si SHERBIM ROJE te te drejtave te popullit shqiptar, si t-atyne të mbrenshmëve, ashtu edhe t-atyne te jashtmve, nderkomtare tue u organizue për regjim me te vërtetë demokratik dhe per relacione miqsore me popujt fqi ballkanik.
Nga Kongresi i Katërt i Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare.
Rroftë Shqipnija e vërtete me kufijt e sajë etnikë!” – përfundon ky Program.
KONGRESI I LIPOVICËS
APO KONGRESI I TRETË – ( i- V-të) i LËVIZJES PËR LIRIMIN E TOKAVE SHQIPTARE- LpLTSH, respektivisht te LËVIZJES NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE – LNDSH-së
Kongresi i –III-të i LpLTSH apo i – V-ti i LNDSH, shkurt: Kongresi i Lipovicës, tani Blinajës, punimet i filloi me 25 korrik 1946,me një vonesë te madhe për disa shkaqe:
01. E para, gjatë ardhjes së delegatëve te Degëve te NDSH-së, si dhe te Grupeve te armatosura ne vendin ku do te mbahej Kongresi, u hetuan lëvizje te mëdha te forcave te KNOJ-it dhe te OZN-ës ;
02. E dyta: nuk arriten delegatët as përfaqësuesit e grupeve te Guerillës shqiptare nga Dukagjini ;
03. E treta: nuk arriti përfaqësuesi i K.Q. te LNDSH-së te Shkupit, Kemail Skënderi
04. E katërta : nuk arriti Profesor Ymer Bewrisha, kurse një “letër” që i arriti Kongresit ne emër te tij, nga OZN-a, se nesë Ai ( pra Y.Berisha ) nuk do të arrintë, ne vend të tij te fliste Hilmi Zariqi” – ishte farë i dyshimte, dhe :
05. E pesta :Njësiti gueril i Jetullah Zabelit te Rezallës dyshoi ne besnikërinë e korrierit per lidhje midis Hilmi Zariqit dhe “Profesor Ymer Berishes” dhe pikërisht ne Rexhep Alushin nga Carrabregu i Deçanit, te cilin e arrestoi dhe te lidhur e sollën ne vendin e Kongresit.
Ky Kongres u mbajt ne lendinën “TE VORRI I HOXHËS” në Lipovicë ( Blinajë),
Midis fshatrave: Risinoc, Kroimirë dhe Fushticë.
Kongresi i Lipovicës i zhvilloi punimet e veta me këtë :
R E N D D I T E
01. Hapja e Kongresit dhe fjala përshendetëse e kryesuesit te Kuvendit ;
02. Raporti i K.Q. te LNDSH-së per ushtrinë – UPDSH-së, fjala e delegatit te K.Q. nga Shkupi, i cili nuk arriti, sepse ndërkohë ishte arrestuar, dhe pjesmarrësit as qe e dinin, prandaj ky Raport nuk u mbajtë fare;
03. Nuk u mbajt as referati për punën e 0.P. “BESA KOMBËTARE”, qe ka pasë te flasë prof. Ymer Berisha, por ai, mjerisht ishte vrarë qysh me 11 korrik 1946, mirëpo kongresistat akoma nuk e dinin, por shpresonin se ndoshta do te arrije profesori, ndoshta edhe me një vonesë te konsiderueshme ;
04. Raporti i punës së 0rganizates Nr.2 te LNDSH-së nga Ajet Gërguri ;
05. Pergjigjja e përgaditur e 0rganizates Nr.2 te NDSH-së, ne letrën e ardhur nga Komiteti ne Greqi Komitetit Qendror te LNDSH-së ne Shkup te datës 5 korrik 1945, ku ata nga Greqia kërkonin qe Forcat e armatosura te maleve dardane te braktisin jeten e maleve e te emigrojnë ne Greqi, ku Kongresi me shumicë votash e hodhi poshtë me motivacion se NUK LIHEN TROJET TONA DHE FAMILJET NËN KËMBËT E GJAKSORËVE SLLAV!- “Te mbrojmë atdheun, nderin e familjeve e vorret e të parëve deri ne pikën e fundit te gjakut tonë!”- tha para kongresistëve atdhetari Ukshin Kovaçica ;
06. Lëvizja balliste- “Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare” prej tash e tutje te quhet :”LËVIZJA NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE”- LNDSH ;
07. Forcat e Armatosura te Gueriles Shqiptare dhe Ushtria balliste e bashkuar, te quhet:USHTRIA POPULLORE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE- UPNDSH ne Malet e Lira te Kosovës ;
08. Profesor Ymer BERISHA, emërohet Kryekomandant i UPNDSH-së dhe Kryetar i tërë LËVIZJES NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE, ( zgjedhja e Komandantit Suprem dhe ndarja e Ushtrisë sonë kombëtare ne 5 Divizione si dhe rregullimin disciplinor te ushtrisë sonë ) ;
09. Zgjedhja e Komitetit Qendror të LNDSH-së, kryetar Prof. Ymer Berisha, Nënkryetar: Ajet Gërguri, Sekretar: Gjon Serreçi dhe anëtarët tjerë te K.Q. ;
10. Emërimi i SHTABIT SUPREM TË UPNDSH ne Malet e Kosovës dhe përcaktimi i Zonave 0perative si dhe ristrukturimi i hierarkisë ushtarake : Njësiti më i vogël te quhet :Çetë, kurse sipas zhvillimeve ne terren, mund te krijohen edhe Batalionë, Brigada e deri ne Divizione; si dhe rregullimi disciplinor i Ushtrisë Popullore NDSH-së, Gjygjet disciplinore ne çdo hierarki ushtarake si dhe atij ( Gjyqi) penal ne kuadër te brigadave ;
11. Përcaktimi i Rregullorës për çështjet me rojen, furnizimin me ushtrimin dhe pajisjen e ushtrisë me armatime te nevojshmë ( pritej përgjegjëja e Komisionit te Veçantë te K.Q. te LNDSH-së, qe kishte lidhje me Misionin ushtarak anglo-amerikan ne Tiranë, Shkup, Athinë dhe Romë.
M b y l l j a e K o n g r e s i t .
Ky rrefim i shkurtër historik i Lëvizjes sonë kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, ka për qellim që brezave të tashëm dhe atyre qe do të vijnë, t’ua paraqesë pak a shumë, besnikërisht kronologjinë e atyre ngjarjeve më të rëndësishme, në mënyrë që lexuesit ta kuptojnë dhe te mësojnë historinë tonë te idhtë kombëtare, e cila, për një gjysmë shekulli ka qenë e anatemuar. Te mësojmë se si janë bërë përpjekje mbinjerëzore nga patrioti dhe atdhetari më i shquar që ka pasur ndonjëhere Kosova, siç ka qenë profesor Ymer Berisha. Për të shkruar për tërë veprimtarinë e gjithanshme atdhetare të të pavdekshmit prof. Ymer Berisha, nuk mjaftojnë vëllime te tëra librash e jo më te përfshihen te gjitha te bëmat e tij ne një Kumtesë te tillë, te përkufizuar me 0rar pune te kësaj Tribune Përkujtimore të të Djathtës Shqiptare, por sadopak nuk mund te tejkalohet pa u cekë dukshëm angazhimi i Ymer Berishës për strukturimin e një LËVIZJE mbarëkombëtare, ne gjirin e së cilës do te veprojë USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE, siç ishte vendosur ne Kuvendin historik te Dobërdolit, Ndërkohë, prof. Ymer Berisha krijoi lidhje dhe marrëdhënje te mira e vëllëzerore me te gjithë prijsat e Çetave luftarake si dhe me prijës tjerë politik an e kënd Kosovës, u lidh edhe me çetat luftarake te Xhemë Gostivarit, Mefailët e Zajazit, Sylë HOTLIN, me Çeten e Lamë Breznicës, me ate të Bahtir Dumnicës, Shyt Marefcit, Bislim Bajgorës, Ukshin Kovaçicës, Ahmet Selacit etj. Njëkohësisht Ymer Berisha vuri marrëdhënje dhe bashkëpunim me luftëtarët e Lumës, respektivisht me prijsin e BESËLIDHJES SË LUMES, Muharrem Bajraktarin, me Pashuk Kolë Mirakajn e Pukës dhe me Komandantin e Forcave te BESËLIDHJES së MALËSISË DHE TE SHKODRËS, Dr. Mark Gjomarkajn, me te vetmin qellim që gjitha forcat nacionaliste te jenë te bashkuara ne një FRONT te vetmin dhe te krijojnë një Komandë te vetme Supreme, e cila do te prezentojë denjësisht ushtrinë kombëtare shqiptare ne luftë kundër komunizmit dhe kundër sllavizmit.Ndërkohë, Ymer Berisha u lidh edhe me Misionin ushtarak anglez në Tiranë dhe atij i dërgonte raporte te hollësishme duke e njoftuar mbi luften çlirimtare te Forcave Kombëtare ne malet e Dardanisë, dhe i kërkontë z. HADSON ne letrën e datës 22 tetor 1945,qe ky te ndërhyjë te qeveria e tij ne Londër si dhe te ajo e SHBA qe te përkrahin luftën tonë te drejtë, antikomuniste, dhe te na furnizojnë me mjete dhe armatim për me mujtë me përmbysë sa mëpara regjimin gjakatar komunist, dhe instalimin e shtetit demokratik, ashtu siç janë ato te demokracisë perëndimore. Gjatë këtyre përpjekjeve, kur ky, bashkë me Komandantin e Përgjithshëm te UPDSH-së dhe shokun e luftës Ukë Sadikun ishin ne udhëtim e sipër për ne Shqipëri, ndodhi tragjedia e luftës së SIÇEVËS me 12 shtator 1945 ku u vranë luftëtarët më të mirë te Çetës së Ukë Sadikut dhe Ymer Berishës, bashkë me Zëvëndëskomandantin e sajë Shaban Sadikun, vëllaun e Ukës, dhe u plagos rëndë heroina e kombit MARIJE SHLLAKU, cilën, pastaj, me tradhëtinë e disa bukëshkelësave, e zuri OZN-a sllavokomuniste, dhe ashtu te plagosur e dërguan sëpari në Skenderaj e pastaj ne burgun famkeq te Mitrovicës ku e malltretuan kriminelët antishqiptar: Gojko Medenica, Spasoje Gjakoviqi dhe tradhtari i kombit :”Kapiteni Nisim”, alias Nazmi KURSANI qe pastaj ta dërgojnë ne Gjykaten krahinore ne Prizren, ku bashkë me tre atdhetarët shkodran: At Bernard Llupin, Kolë Parubin dhe Gjergj Martinin do te denohen me vdekje për t-u ekzekutuar natën e 24 nëntorit 1946 diku ne paragjet e Prizrenit ku sot e atë dite nuk u dihen varret këtyre heronjve te kombit, ndersa 23 djelmosha, kryesisht nga Peja dhe Prizreni, qe ishin akoma adoshelent dhe nxënës te Gjimnazit te Ultë, u denuan me burgim ne kohëzgjatje te ndryshme, sepse paskan pasë formuar 0rganizaten e Rinisë “BESA KOMBËTARE” dhe paskan botuar revisten ilegale “DRITA E LIRISË”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 4:08 am

Marije Shllaku, për profesor Ymer Berishen ishte një sinonim i krenarisë, trimërisë, mënçurisë, besnikërisë dhe atdhedashurisë së femrës shqiptare. Ishte “Orleana” e Shkodres, ishte “Janica” e Sulit, ishte “Shota” e Drenicës, ishte “Teuta ilire!” Prandaj e nderonte dhe e çmontë këtë vajzë mëtepër se ta kishte motër, dhe ndjeu dhimbje te thellë kur mësoi për fatin e saj tragjik.
KUSH ISHTE “DURIM VULLNETI”?
Durim Vullneti ka qenë pseudonimi i Profesor Ymer Berishës, me te cilin ky ka nënshkruar disa dokumente me rëndësi te veçantë, cilat disa prej tyre janë ruajtur deri ne ditët e sodit nga besnikët e “Besës Kombëtare” e qe i ka zbuluar publicisti i mirënjohur kosovar Jetish Kadishani.
SI NDODHI VRASJA E PROFESOR YMER BERISHËS ?
Siç dihet deri sot, Ymer Berisha u vra ne fshatin HEREÇ, te Gjakovës me 11 korrik 1946, duke u kthyer me shokët e tij nga një takim qe patën me përfaqësuesit e Rezistencës kombëtare nga Puka dhe Luma dhe me qëllim që të vazhdonin rrugën drejt vendit ku do te mbahet Kongresi i –III-të, apo i –V-të i LNDSH-së, qe te jenë sa më afër vendit te takimit për të mundur të marrin pjesë me kohë. Deri sot qarkullojnë tri versione të kësaj vrasje. Por një fakt është i pakundërshtueshëm, spiuni i OZN-ës, Rexhep Alush Beka, nga fshati Carrabreg i komunës së Deçanit u fut ne radhët e luftëtarëve te Ymer Berishës dhe Ndue Përlleshit, dhe fillimisht u tregua shum aktiv, deri sa e fitoi besimin e plotë të të gjorit profesor, dhe, bile edhe u bë korrieri i tij, kurse letrat qe ia jepte Ymer Berisha për t’i dërguar ne destinacione te ndryshme të bashkëpunëtorëve te vet, ky far korieri, para se t’i dorëzonte ne adresat e caktuara, shkonte dhe ia jepte t’i lexojë 0znashi Gojko Medenica ose Spasoje Gjakoviçi. Këta kriminelë, pasi i lexonin mirë, i fotografonin letrat, sepse asokohe nuk ekzistonin aparatet e fotokopjimit, tani letrën ja jepnin “korierit” e ky e dërgonte ku duhej dhe aty priste me marrë përgjegjen për Profesorin, me te cilën, vepronte ne të njëjten mënyrë si më parë me letren e Ymer Berishës.
Ne një takim qe kam patur me atdhetarin Istref Sheqa - Hoti, ne Kavajë, me 28 nëntor 1996, me pat treguar, tani veç i ndjeri Xhaxhi Istref, se si ka qenë pjesmarrës i Kuvendit te Lipovicës si dhe, ky bashkë me tre shokë te tjerë, kanë qenë anëtarë te Gjygjit Ushtarak te Kongresit te Lipovicës dhe si i kanë zhvilluar hetimet për fajin dhe shqiptimit te denimit, spiunit jugosllav, njëfarë mbeturine e quajtur Rexhep Alush Beka nga Carrabregu i Deçanit, i cili e pranoi para këtij Gjygji, pasi ja zunë një letër- LEJËQARKULLIMIN e lëshuar nga shefi i Ozn-ës së Kosovës, Spasoje Gjakoviçit, dhe ma ne fund ky tradhtar deklaron: “se me doren time e kam vra Ymer Berishen si dhe deri tash i kam vra mbi 20 shqiptar –armiq te regjimit te ri komunist”... “Tradhtari – tha Xha Istrefi, e mori denimin e merituar dhe shkoi si qeni ne rrush.”... Ndërsa, ne dy librat e botuar kohëve te fundit ne Kosovë, ai i publicistit te mirënjohur Jetish Kadishani, me titull: “NDUE PËRLLESHI, TRIMI I DUKAGJINIT”, e përshkruan ngjarjen tragjike te vrasjes së Ymer Berishës sipas të dhënave autentike te dëshmitarëve që akoma janë gjallë, por është diçka, që mua, si gjurmues i kësaj historie tragjike, po me mundon shum kohë, rasti i mësuesit gjakovar FEHMI KURA,ku z. Kadishani, sipas dëshmitarëve, thotë se Ndue Përlleshi ja ka dhënë çanten e Prof. Ymer Berishës, ne te cilën ka qenë DITARI i tij i Luftës, si dhe disa libra e materiale tjera, duke i thënë: “Merre këtë çantë se ti je mësues e ndoshta din me e dëshifruar Ditarin e Profesorit qe e ka shkruar te shifruar dhe me një dorëshkrim fare te pakuptueshëm per të tjerët”...- dhe shton: se aty Fehmi KURA u nda prej Ndue Përlleshit dhe shokve te tjerë dhe u nis drejt Gjakovës, ku jo shum larg, ra ne pritë te partizanëve dhe ata e vranë duke menduar se është Ymer Berisha ne bazë te çantës së Ymerit qe e kishte me vete”... Ndërsa per të njëjtin rast e te njëjtën ngjarje, Prof.dr. Islam Dobra, ne librin e tij: “Profesor Ymer Berisha, Kryetar i Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare dhe Komandant i Ushtrisë Popullore për Kosovë dhe Maqedoni Perëndimore”, ne faqen 205 të këtij libri, dukë përshkruar vrasjen e Ymer Berishës, qe pak a shumë përputhet me përshkrimet e bëra nga z.Kadishani, ky, ne vend te mësuesit FEHMI KURA, përmend mësuesin SAMI PURA, i cili, sipas disa versioneve, ky far Samiu nuk paska qenë i pastërt dhe dyshohet se ky nuk u vra atë ditë, siç thekson Kadishani, por i qenka dorëzuar vet organeve te ndjekjes dhe se “Sot e ate dite, nuk e ka parë askush, as te gjallë e as te vdekur, pa xhenaze, pa varr, pa nishan...”. Kurse ne kujtimet e z. Skënder Berisha, djalit te komandantit Ukë Sadikut, thuhet se atë çantë me ato dokumenta e ka marrë Uka dhe e ka pas fshehur diku afër një lisi, ne dhe, dhe sot nuk e di askush se ku mund te ketë qenë ky vend, sepse koha e ka bërë të veten dhe ai Ditar ka humbur, që sigurisht per brezat e ardhshëm dhe sidomos per historinë tonë kombëtare dhe historianët kishte me pas një vlerë jashtzakonisht te madhe, sepse, sigurisht se ka pasë te dhëna te sakta e me rëndësi te veçante. Sidoqoftë, Profesor Ymer Berisha ka vdekur siç vdesin trimat dhe luftëtarët ne mision per bashkimin e forcave kombëtare, dhe sot nuk i dihet varri i saktë, pasiqe okupatorët dy here e varrosen dhe e çvarrosen, që per te treten here, natën, hajdutçe, siç e kanë zanat vetëm kriminelët e çveshur nga çdo ndjenje njerëzore, shkuan e nxoren kufomen nga ai varr dhe e treten ose e humbën dhe që sot e atë ditë nuk dihet se ku pushojnë eshtrat e këtij martiri. Mirëpo ka mbetur e gjallë IDEJA e TIJ çlirimtare, ide të cilën me besnikërinë më të madhe e ka ndjekur dhe do ta ndjekë deri në frymën e fundit BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE, trashëgimtarja e vetme legjitime e Organizatës “BESA KOMBËTARE”. Dhe kjo BESËLIDHJE, si subjekt politik, deri më sot, në të gjitha aktivitetet e saj gjithmonë është prirë nga PARIMET THEMELORE dhe BETIMIT, të trashëguara nga i pavdekshmi Profesor Ymer Berisha dhe bashkëluftëtarët e tij, trima e besnikë, që dhanë jetën e tyre në Altarin e Lirisë për pavarësinë dhe tërësinë e trojeve etnike shqiptare. Besëlidhja jonë e mori këtë emër me 16 gusht 1972, kur u shkrinë në Një, gjashtë Organizata politike ilegale të Kosovës dhe të Maqedonisë Perëndimore dhe aty u vendos që ky UNIZIM i këtyre forcave patriotike-politike të pagëzohet me emrin e përcaktuar qysh nga heroi dhe strategu ynë, Ymer Berisha, e ai emër ishte: BESA (BESËLIDHJA) KOMBËTARE, duke ia shtuar edhe VIRTYTIN dhe PËRKATËSINË, pra: DEMOKRATIKE SHQIPTARE. Kjo Besëlidhje, që nga ristrukturimi i saj më 1972, ne Kosovë nuk pati shans të veprojë për shkak të ndjekjeve dhe persekutimeve të bëra nga pushtetmbajtësit gjakpirës, por aktivitetin e saj politik dhe patriotik e shtriu në diasporë, sidomos në Europën Përendimore, ku edhe luajti një rol shumë të rëndësishëm, duke i treguar botës se shqiptarët që jetojnë në robëri, tani të ish-Jugosllavisë, nuk janë terroristë, por janë të okupuar e të shtypur barbarisht dhe kërkojnë që të lirohen nga këto pranga te robërisë. Po ashtu, e kemi bindur Perëndimin se nuk janë kosovarët të gjithë marksistë-leninistë, siç na akuzonte Beogradi, por shumica dërmuese, gati 95% e luftëtarëve të lirisë jemi NACIONALISTË, ndërsa pas luftës heroike të UÇK-ës dhe ndërhyrjes së NATO-s me 1999-ën, në Kosovë, u vërtetua se as 5% e Luftëtarëve nuk i takojnë asaj ideje kobzezë, pra marksizëm-leninizmit. Sot ne Kosovë janë shtuar shumë parti politike dhe Shoqata, 0rganizata qeveritare e joqeveritare etj., por për çudi, janë të pakta ato rryma që kanë një Program të PËRAFËRT, sepse identik jo se jo, me atë të BESËLIDHJES KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE e cila ka si parim kryesor: RIBASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE. Politikanët tanë ne Kosovë, përt të mos i prishur marrëdhëniet e tyre të mira me UNMIK-un dhe KFOR-in nuk kanë dëshirë ta zenë në gojë KËRKESEN E PËRHERSHME të popullit për liri, demokraci, ribashkim kombëtar, sepse ata duhet t’i përmbushin 8 Pikat e STANDARTEVE për të fituar pushtetin, kurse ÇLIRIMIN dhe RIBASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE as që e përmendin, duke e quajtur edhe herezi një kërkesë të tillë.
Ajo më tragjikja që sot shfaqet anë e kënd Kosovës, është neglizhenca e Organeve qeverisëse të Kosovës që asnjë prej tyre nuk u kujtua t’a ndriçojë figurën e ndritshme të Profesor Ymer Berishës. Sot në Kosovë ndahen medalje e mirënjohje në baza partiake e jo në baza të merituara kombëtare. E kush ka qenë më i merituar se sa Ymer Berisha? Pse sot në kryeqytetin e Kosovës, por edhe në asnjë qytet tjetër, asnjë shesh nuk e mban emrin e këtij Heroi ? Askund në Kosovë nuk gjendet një përmendore, se SHTATORE, jo se jo, e Ymer Berishës (!?...). SA rrugë në qytetet e Kosovës mbajnë emrin e Ymer Berishës, Ukë Sadikut e të MARIJE SHLLAKUT?!. As vendvarrimi i parë i Ymer Berishës në fshatin HEREÇ të Gjakovës nuk u shënua, së paku me një pllakë përkujtimore!?. I gjori Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë popullore Demokratike Shqiptare! Pse vallë kështu!? A nuk është mëkat që turpin po e mbulojmë me heshtje! Kur e qysh do t’ia lajmë BORXHIN këtij VIGANI, që në moshën 34 vjeçare dha jetën për lirinë dhe pavarësinë e atdheut – DARDANISË ILIRE. A do të kontribuojë kjo Tribunë e sotme që t’i zgjojë ndërgjegjiet e fjetura të atyre që duhet ta lajnë borxhin në mënyrë simbolike e kombëtare. Uroj që të jetë kështu siç dëshirojmë, jo vetëm unë, si ushtar i përvuajtur i Idesë së Tij të lartë, të dlirtë dhe humane, por i të gjithë atyre shqiptarëve atdhetarë kudo që janë. Uroj që brezat e ardhshëm të mësojnë të vërtetën reale mbi veprimtarinë kolosale të Komandantit legjendar të Maleve Dardane, DURIM VULLNETIT, alias Ymer BERISHA, politikan, strateg, ushtarak, filozof, gjuhëtar, historian, gjeograf, arkeolog, e mbi të gjitha: NJERI HUMAN.
LAVDI EMRIT DHE VEPRËS SË HEROIT KOMBËTAR PROFESOR YMER BERISHËS!
E m i n F A Z L I J A
alias
EMIL KASTRIOTI, kryetar i BESËLIDHJES KOMBËTARE
DEMOKRATIKE SHQIPTARE - B.K.D.SH.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 4:09 am

NË FORMË TË PËRFUNDIMIT PËR DISA ÇËSHTJE THELBËSORE
Duke përfunduar radhitjen e kësaj Kanunorje, linden shumë pyetje dhe dilema. E ato ishin mi mjegullimin e disa çështjeve thelbësore që kanë karakter historik dhe nuk mund të keqtrajtohen për shkak të keqinformimit apo devijimeve të qëllimshëm nga e kaluara jonë.
Një gjë duhet saktësuar përfundimisht se ne Kosovë dhe viset e saja të robëruara gjatë dhe pas Luftës se Dytë Botërore, Organizata BALLI KOMBËTAR nuk ka mbajtur kurfar kongresi. I vetmi Kongres ka qenë ai që u mbajt në fillim të Janarit 1944 në Berat, kurse Kongresin e Dytë, të Tretë, Katërt ...etj. i ka mbajtur ne mërgim, fillimisht ne Bagnpli të Italisë , pastaj në Amerikë. Nga kjo del fakti i pamohueshëm se Kongreset e LËVIZJES për LIRIMIN e TOKAVE SHQIPTARE-LpLTSH, gjegjësisht LËVISZJES NACIONAL DEMOKRATIKE SHIQPTARE – LNDSH ne asnjë mënyrë nuk mund dhe nuk duhet të quhen “Kongreset e Ballit Kombëtare” sepse Balli Kombëtar në Kosovë ka mbajtur Kongrese vetëm pas vitit 1991 e kurrsesi me 1945-46. Prandaj është koha që të vejmë piken mbi “I” dhe te kristalizohen punët për shkak se ato Mbledhje, Kuvende dhe Kongrese nuk janë thirr as mbajtur nga Balli Kombëtar por nga Lëvizja NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE. Andaj duhet riradhitur kronologjikisht si vijon:


  • KONGRESI I PARË i Organizatës “BESA KOMBËTARE”, Organizatë kjo Politiko – ushtarake që do të luaj rrolin kryesor nëë lutën e LpLTSH-LNDSH, themeluar nga Prof Ymer Berisha, u mbajt me 28 Nëntor 1944 në fshatin ABRI të Skenderajt në Drenicë;

  • Kongresi i DYTË apo “KUVENDI I DOBËRDOLIT” në Llapushë, u mbajt me 4 e 5 gusht 1945 po nga Prof. Ymer Berisha me shokë;

  • Kongresi i Tretë, është ai i Kopilakes që u mbajt më 14 e 15 gusht 1945 nën kryesinë e Adem Gllasvicës, Prof. Ibrahim Kelemendi, Hysen Tërpezës dhe të tjerëve;

  • KONKGRESI I KARTËRT = është ai i Shkupit që u mbajt me 1 qershor 1946 siç është cekur në materialin e botuar r në këtë libër;

  • KONGRESI I PESTË është ai i Lipovicës apo BLINAJES që u mbajt me 25 korrik 1946.
Nga kjo del se gjitha këto Kongrese apo Kuvende i ka organizuar dhe mbajtur LËVIZJA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE, nga e cila, pas shumë vitesh dhe ristrukturimeve duel BESËLIDHJA jonë KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHIQPTARE = B.K.D.SH., Pra ne asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se në Kosovë luftuan vetëm ballistat kundër riokupimit sllavokomunist, sepse luftën kryesore e udhëhiqen pjesëtaret e LNDSH, ata te RINISË NACIONALISTE SHIQPTARE, VULLNETARET dhe pjesëtaret e LIDHJES SË DYTË TË PIRZRENIT, e cila Lidhje ne asnjë mënyrë nuk mund të quhet balliste, kur dihet se LDP e formoi XHAFER DEVA, me ndihmese e gjermaneve. Ndërsa dihet botërisht se Balli Kombëtar ne fillim e ka luftuar nazifashizmin, sidomos në Shqipërinë jugore. Jam i bindur se vetëm në këtë mënyrë mund ti shmangemi galimatiasit qe kanë krijuar disa historian e artikullshkrues nëpër libra dhe gazeta te ndryshme, qoftë në Kosovë, në Maqedoni dhe në Shqipëri duke i quajtur këto Kongrese me nga dy emra, çka është një nonsens i paprsedan. Nuk ka logjike te shkrauash “Kongresi i Parëë i LpLTSH – gjegjësisht: Kongresi i Tretë i Ballit Kombëtar” ... Kjo nuk përputhet me logjikën e shëndosh dhe me argumentet historike.
Urojmë që ky “dualizëm” historik të korrigjohet dhe punët të bien në bianrë të shëndosha.
Më 21 gusht 2008
BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKGATIKE SHIQPTARE – B.K.D.SH.
Përgatiti: Kadri Mani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 4:11 am

Te nderum forumista , keto histori duhet te jen kudo neper faqet shqypetare,
Lexim te kendeshem dhe ju kerkoj falje nese ju kam sqetesu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 10:50 am

katunariplak shkruajti:
Te nderum forumista , keto histori duhet te jen kudo neper faqet shqypetare,
Lexim te kendeshem dhe ju kerkoj falje nese ju kam sqetesu
Hahahahhaah a jeni i sigurt katunariplak ?
Unë mendoj që këto histori e kanë vendin në kosh edhe atë në fund të koshit që të mos kutërbojn , për të ruajtuar trutë dhe për t'i mos infektuar me këtë virusin tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 11:47 am

mergimetari, une jam me se i siguret qe keto veprimatri atedhetare nga keto burra jan histori e vertet qe i ka vuajet populli shqipetar , jan deshmi te gjalla.
Ashete e drejta jote se cfar don e deshiron te ndegjosh e te ushqehesh,
kjo Histori o Mergimtari zatem ka qen ne funed te koshit bile e harrume krejte, populli qe i ka vuajet mbi shpin ia ka mbajet nder mend e zemer, historianeve ju takon ta velersojen historin kush ka deredh gjak per ideal kombetar ,atedhe e shqypeni e kush per ideale te kota ideologji te imponume e te importume kushedi nga e kan zanafillen e prapavijen?
shko ne Kosove pyet kush ka qen Pr.Ymer Berisha, Mehmet Gradica Mulla Idriz Gjilani e shume tjere, shko ne Iliride pyet kush ka qen Sul Hotlla , Xhem Gostivari, Mefailat e Kercoves,
Skem guxu ase emnin tua permesim e jo te shkruajem histori e tju kenojem kanege, pyete veten pse?
cdo njeni ak mendimin e vete, vec duhet dite nje gje se pa i bashkua mendjet e zemrat tona kurren e kurres skem me i bashkue trojet tona ne nji shtet te vetem.
Pa e mesua historin tone Kombetare ashtu si ka ndodhe ngjarejt jo si na ashet imponua, kurren e kurres skem me ia arrit qellimit ton final.
Ky ashete mendimi jem, dhashet zoti qofesha i gabu!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 6:24 pm

shqypnia e shqyptareve

pershendetje kataunariplak te pershendes nga istogu dhe le ta dish se balli kombetar ka qene dhe do jete partia e vetem qe ka synuar bashkimin e trevav shqipatare hajt met mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 9:18 pm

lexo pak ma kthjell o budalle plak mire tha mergimtari ne koshe hudhi ate qe ke sjell

Marrëveshjet e turpit të disa krerëve shqiptarë me Jugosllavinë


Shkruan: Ahmet QERIQI

Nuk është për t' u çuditur përse Beogradi nuk heq dorë nga Kosova, edhe nëntë vjet pas luftës tonë fitimtare dhe pas humbjes së turpshme të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Mendësia kolonizuese dhe hegjemoniste serbe pretendon me çdo kusht ta rikthejë, në mos pushtimin klasik në Kosovë, atëherë "epokën" e liberalizmit të ashtuquajtur politik, të kohës së bashkim vëllazërimit, kur mjerisht jo vetëm politika zyrtare marionete e Kosovës, por edhe një pjesë e hutuar nga radhët e popullatës shqiptare ishte bërë digë e fuqishme e bashkim vëllazërimit dhe jugosllavizimit, përbashkësisë me Serbinë, duke "lidhur" fatin me popujt sllavë, me të cilët nuk i lidhte asgjë e përbashkët, as gjuha, as kultura, as feja, përveç armiqësia e pandërprerë gjatë 13 shekujve të kaluar.

Nëntë vjet pas luftës në Kosovë, ish klasa e klonuar e bashkim vëllazërimit ende i ka mbetur besnike politikës së moçme të jugosllavizmit, dhe kurrsesi nuk po mund të pajtohet me humbjen dhe dëbimin e përjetshëm të sundimit serb nga Kosova. Në dukje kemi të bëjmë me një shëmti të sëmurë, por në esencë pas tërë kësaj fshihet edhe një dredhi tipike e sundimtarëve serbë të Beogradit dhe vasalëve të tyre shqipfolës, të cilët i kemi me bollëk në vendin tonë, meqë 87 vjet të sundimit mizor serb e kanë bërë të veten.

Një segment i bashkëpunimit të disa bajraktarëve shqiptarë me serbët ka ekzistuar në kohë dhe rrethana të caktuara, madje qysh në të kaluarën jo aq të afërt. Dihen lidhjet antishqiptare që ka pasur me Serbinë, Esad Pashë Toptani, Ceno Beg Kryeziu, Ahmet Zogu, sikur është edhe marrëveshja për vasalitetin e plotë të Shqipërisë e nënshkruar nga Pashiqi dhe Zogu në gusht të vitit 1924 dhe e publikuar shumë vonë.

Kjo marrëveshja theksonte:

"1. Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti . . . dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve. 9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare do të varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve".) (Shyqri Hysi: Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924)...

(Kohë më parë, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli Ahmet Zogun e krahasonte me reformatorin e madh turk, Mustafa Ataturk, i cili nuk kishte nënshkruar kurrë asnjë marrëveshje me forcat të cilat e kishin okupuar Turqinë. Për më tepër ai i vuri Turqisë themelet e një shteti të fortë laik, themele këto mbi të cilat Turqia moderne po rrugëton me shumë sukses. Mbase zonja Topalli nuk e ka lexuar këtë marrëveshje turpi të të adhuruarit të saj, Ahmet Zogu!

Dhe kjo është vetëm njëra prej faqeve të zeza të turpit, por jo e vetmja.

Janë të njohura edhe dy marrëveshje të tjera të turpit, të cilat i ka nënshkruar Esat Pashë Toptani me despotët e Serbisë. Po paraqesim me këtë rast tekstet integrale të këtyre dy marrëveshjeve, në esencë antishqiptare të nënshkruara nga Esat Pashë Toptani, Pashiq dhe Jovanoviq.

Marrëveshja Nikolla Pashiq - Esat Pashë Toptani e 17 shtatorit të vitit 1914


Pasi që me dëshirën e zotit të dy popujt, serb dhe shqiptar e banojnë një territor, vetvetiu janë të detyruar nga ngjarjet historike të jetojnë në paqe dhe miqësi, të ndihmohen reciprokisht dhe bashkërisht të mbrohen. Që të plotësohet dëshira e zotit dhe urtësia politike, paria - përfaqësuesit e të dy popujve janë pajtuar ta bëjnë këtë marrëveshje:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 9:19 pm

1 Serbia dhe Shqipëria lidhin midis tyre paqe të përjetshme dhe miqësi. Do t´i shmangen si njëra ashtu edhe tjetra që të mos ofendojnë dhe dëmtojnë interesat dhe nderin e palës tjetër.

2. Serbia dhe Shqipëria marrin mbi vete detyrë dhe obligime, që prej tani mos të bëjnë marrëveshje me cilin do shtet tjetër në dëm të interesave dhe zhvillimit të palës tjetër, dhe kurrë me askënd mos të bëjë marrëveshje kundër mikut dhe aleatit të vet.

3. Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojë rregullimin e Shqipërisë në frymën e vetive popullore dhe të nevojave të kombit shqiptar, duke pasë parasysh veçoritë e fiseve që janë zhvilluar gjatë historisë.

4. Po ashtu Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojë formimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku do të jenë të përfaqësuara të gjitha fiset. Këshilli do të ketë fuqi ligjdhënëse dhe do t´i emërojë gjyqtarët e popullit.

5. Të dy palët janë dakorduar që për sundimtar të Shqipërisë ta njohin atë shqiptar, të cilin do ta zgjedhë Kuvendi i madh popullor i përbërë nga dy përfaqësues të fiseve më të mëdha dhe nga një i fiseve më të vogla.

6. Nëse do të zgjidhet Esat Pasha, ose çdo shqiptar tjetër i aftë dhe i denjë, atëherë të dy palët obligohen që bashkërisht t´i nxjerrin tre kandidatë dhe atë që do ta zgjedhë Këshilli i madh popullor, atë ta njohin dhe ta përkrahin të dy palët.

7. Për t´u siguruar miqësia e përjetshme dhe aleanca midis Serbisë dhe Shqipërisë, ata që tani janë dakorduar për doganën e përbashkët, mbrojtjen e përbashkët, përfaqësinë e përbashkët ndaj vendeve tjera si dhe për mjetet e përbashkëta të komunikacionit.

8. Nëse e kërkon nevoja, për ruajtjen e miqësisë dhe aleancës së përbashkët si dhe kontakteve të drejtëpërdrejta për mbrojtjen e të dy shteteve, do të themelohet me kohë një trup i përbashkët që do të kujdeset për zhvillimin dhe ekzistimin e enteve të përbashkëta.

9. Krerët shqiptarë marrin mbi vete obligim se në territorin e vet nuk do të durojnë kurrfarë agjitacioni kundër Serbisë dhe qetësisë së saj, dhe se do t´u lejojnë të krishterëve predikimin e lirë të besimit dhe mësimit në dialektin me të cilin flasin.

10. Kufiri definitiv midis Serbisë dhe Shqipërisë do të caktohet nga një komision që do të përbëhet nga një numër përfaqësuesish serbë e Shqiptarë.

11. Shqipëria merr mbi vete obligim se nuk do t´i kundërshtojë Serbisë në ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut deri në Durrës, pasi që kjo të marrë obligim që t´ua kompensojë pronarëve për tokën që ua merr për nevoja të hekurudhës.

12. Që të mund t´i paguaj shpenzimet rreth sendërtimit të kësaj marrëveshjeje Serbia obligohet të japë nga 50. 000 dinarë në muaj, deri sa të zgjidhet sundimtari. Pasi të zgjidhet ky, do të bëhet një marrëveshje e posaçme për pagesën e shpenzimeve për nevoja të enteve të përbashkëta.

13. Ushtria serbe nuk guxon të kalojë kufirin serbo - shqiptar, po ashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerëz të armatosur, nuk guxojnë të kalojnë në tokat e Serbisë.

14. Kjo marrëveshje është arritur tani midis përfaqësuesve të Serbisë dhe përfaqësuesit të Shqipërisë Esat pashës, kurse më vonë do të vërtetohet nga sundimtarët e Serbisë dhe të Shqipërisë, kur të zgjidhet ky.

15. Përfaqësuesi i Shqipërisë, Esat Pasha, pranon mbi vete obligimin se nuk do të punojë asgjë kundër përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje dhe se gjithnjë në marrëveshje dhe me besnikëri do të punojë me përfaqësuesin e Serbisë, pa marrë parasysh se kush do të caktohet nga ana e Serbisë.

Në Nish, më 4 (17) shtator 1914.

Në emër të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar Esat Toptani. Teksti i marrëveshjes është shkruar në turqisht me shkrim arab, kurse nënshkrimi i Esatit është në latinisht. Po ashtu një kopje është edhe në serbisht.

Marrëveshja Toptani- Jovanoviq, më 27 qershor 1915

I Qeveria mbretërore serbe do të veprojë në atë drejtim, që asnjë fuqi e jashtme mos ta pushtojë Shqipërinë, dhe nuk do ta lejojë copëtimin e saj, por ajo të mbetet si tërësi shtetërore, e cila për jetë do të jetë në aleancë dhe bashkësi me Serbinë në bazë të marrëveshjes së mëparshme, si dhe në bazë të dispozitave të këtij protokolli.

II Pasi që kufijtë midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk janë të natyrshëm, por janë vendosur sipas dëshirës së Austrisë e cila ka dëshiruar të krijojë konflikte dhe shqetësime të përhershme midis këtyre dy shteteve fqinjë. Kufiri i tanishëm do të përmirësohet, kështu që Serbisë do t´i takojnë Pogradeci me rrethet e Gollo Brdos, Malësia e Dibrës, Luma dhe Hasi deri në Spaç. Derisa ky kufi i ri të mos caktohet nga fuqitë ndërkombëtare, Serbia në viset e përmendura do të mundet me vendos pushtetin e saj.

III Ekselenca e tij Esat pashë Toptani do ta kryejë sa më parë organizimin e pushtetit në Shqipëri, do të formojë komuna, nahi (rrethe) dhe qarqe, duke pasur parasysh sa të jetë e mundur ndarjen e vendit nëpër fise. Do të emërojë për nëpunës njerëz të vet e miq të Serbisë. Serbia do t´i vejë në dispozicion njerëzit e saj për këtë punë.

IV Ekselenca e tij Esat pasha do të fillojë menjëherë organizimin e ushtrisë dhe xhandarmërisë. Për udhëheqës dhe instruktorë të ushtrisë dhe xhandarmerisë qeveria mbretërore serbe do të vejë në dispozicion njerëz të vet, si dhe një numër të konsideruar xhandarësh.

V Pasi ta kryejë organizimin e komunave, rretheve dhe qarqeve E. T Esat pasha do të fillojë zgjedhjet e deputetëve për kuvend dhe do të kujdeset që në Asamble të vijnë njerëz të besueshëm dhe ithtarë të tij dhe të Serbisë. Në këtë punë Serbia do ta ndihmojë Esat pashën.

VI Po sa të bindet se e ka shumicën e ithtarëve E. T Esat pasha do të konvokojë mbledhjen e Asamblesë, e cila do ta zgjedh për sundimtar me titull princ.

VII Sa të zgjedhet për princ, Esat pasha do t´i paraqesë Asamblesë projekt Kushtetutën e Shqipërisë, e cila më herët do të përgatitet në marrëveshje me qeverinë mbretërore të Serbisë. Pasi që Asambleja ta aprovojë Kushtetutën, Esat pasha do ta formojë qeverinë nga njerëzit që përkrahin idenë e bashkimit serbo - shqiptar.

VIII E. T Esat pasha obligohet që pas kësaj, në momentin e përshtatshëm ta aplikojë në jetë, me anë të Asamblesë unionin real me Serbinë, sipas të cilit Serbia dhe Shqipëria do të kenë ushtri të përbashkët, union doganor, përfaqësues të përbashkët jashtë vendit, entet e përbashkëta të tregtisë dhe komunikacionit, një sistem financiar dhe bankën popullore. Gjyqet, arsimi, punët fetare, taksat dhe të ardhurat tjera të dedikuara për nevoja të enteve të veçanta shqiptare, do të jenë thjesht shqiptare. (Esat pasha do të mundet lirisht të qeverisë me punët e brendshme).

IX Deri sa të arrihen këto, Esat pasha do t´i marrë në duar të veta të gjitha doganat, kurse për drejtor do ta pranojë një nëpunës të doganës serbe, i cili tani do ta zbatojë sistemin turk, e më vonë do ta rregullojë doganën sipas ligjeve serbe, që të mund t´i dakordojë legjislacionin doganor serb.

X Pasi të kryhen të gjitha këto që u përmendën, do të realizohet unioni doganor. Nëse më vonë nuk aprovohet marrëveshje e re, që me të ardhura doganore e të tjera të përbashkëta të plotësohen shpenzimet e përbashkëta (ushtria, përfaqësitë jashtë vendit etj), të ardhurat doganore do të ndahen sipas destinimit të mallit, pasi të heqjen shpenzimet e regjisë.

XI Që të mund të sigurohet komunikacioni sa më i plotë ekonomik midis Serbisë dhe Shqipërisë, Esat pasha do të kujdeset që më vonë t´i përshtatë shpenzimet monopolike dhe të taksave në atë mënyrë që të dakordohen me ligjet serbe mbi monopolet dhe taksat (brenda mundësive).

XII Me kërkesën e E. T Esat pashës qeveria mbretërore serbe do t´i vejë në dispozicion ekspertët që do t´i ndihmonin ta zbatojë dhe përsosë organizimin e qeverisjes dhe të enteve të nevojshme për shtetin shqiptar.

XIII Për të bërë të mundur një komunikacion sa më të fortë midis Serbisë dhe Shqipërisë, menjëherë do të fillojë ndërtimi i rrugës prej kufirit serb gjer në Elbasan, e prej andej një vijë do të shkojë për në Durrës, kurse tjetra për në Tiranë.

XIV Ndihmën që qeveria mbretërore serbe ia ka dhënë, ose pas tashti do t´ia japë Esat pashës, shkon në llogari të borxheve të Shqipërisë.

XV Gjatë kohës së punëve të përmendura (gjersa të gjitha punët mos të kryhen), ushtria serbe do të mbetet në Elbasan, eventualisht edhe në Tiranë. Kur të paraqitet nevoja e të lejojnë kushtet, ajo në marrëveshje me Esat pashën dhe komandantin e ushtrisë serbe do të ndërmarrë ndjekjen dhe shpartallimin e kundërshtarëve të vet dhe të Esat pashës, duke bërë lëvizje sipas marrëveshjes reciproke.

XVI Nëse E. T Esat pasha heton se Italia mendon ta okupojë Durrësin, menjëherë për këtë do ta lajmërojë qeverinë mbretërore serbe dhe do të thërras ushtrinë mbretërore serbe, që në emër të tij ta okupojë Durrësin, para se Italia ta bëjë këtë.

XVII Nëse E. T Esat pasha e sheh të nevojshme të kërkojë një numër ushtarësh serb, të cilët si xhandarë do t´i mbajë në Durrës, komandanti i ushtrisë serbe do t´i vejë në dispozicion.

Më 15 (28) qershor 1915

Kryetari i qeverisë Esat Pasha

Edhe kjo marrëveshje është shkruar në turqisht me shkrim arab, si dhe në gjuhën serbe. Në këtë marrëveshje Esat pasha me dorë të vetë e ka shkruar këtë vërejtje: "Qukësi do të mbetet jashtë kufirit të përmendur, dmth mbetet i Shqipërisë. " (Sheradin Berisha: Veprimtaria antikombëtare e Esat Pashë Toptanit).

(Esat Toptani është mbase ndër të vetmit tradhtarë, të rangut të lartë, i cili mori plumbin, në momentin e duhur nga atdhetari dhe revolucionari, Avni Rrustemi. Shtrohet pyetja çka do të ishte bërë me Shqipërinë asokohe, po të mos ishte ndëshkuar tradhtia?)

Marrëveshja e Ceno beg Kryeziut me Qeverinë jugosllave

Disa të dhëna jo sa duhet të njohura për opinionin tonë lexues, lidhur me studimin e historianit, Zhivko Avramovski të titulluar: "Aksioni i Qeverisë jugosllave kundër regjimit të Zogut në Shqipëri përmes Ceno Beg Kryeziut (1926/1927)". Ky studimi i historianit Zhivko Avramovski është botuar për herë të parë në "Gjurmime Albanologjike II", në Prishtinë, në vitin 1965.

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 9:21 pm

Cili ishte Ceno beg Kryeziu, sipas Zhivko Abramovskit

Ceno begu ishte djali i Hysein beg Kryeziut, i lindur në Gjakovë nga familja feudale e kryezinjve, që i përkisnin fisit të Bizhuzve. Shkollimin e kishte kryer në Turqi, ndërsa me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Ceno begu iu bashkohet radhëve të Esat Pashë Toptanit, i cili për veprën e tij tradhtare në shërbim të Jugosllavisë vritet në Paris, nga heroi i kombit, Avni Rrustemi.

Në kohën derisa Esad Pashë Toptani kishte ndarë për vete Shqipërinë e mesme, ndërsa veriun ia premtonte Jugosllavisë, e jugun Greqisë, Ceno begu ishte kryetar i rrethit në Krumë. Në vitin 1918 emërohet kryetar komune në Gjakovë, si njeri tejet i besuar i forcave okupatore jugosllave, pasi që serbëve iu kishte kryer shërbime edhe gjatë kohës së fundit të sundimit turk. Me qëllim për të përfituar favore politike, martohet me motrën e Ahmet Zogut.

Në kohën e Revolucionit Demokratik të Fan Nolit, në qershor të vitit 1924, Ceno begu së bashku me Ahmet Zogun dhe disa oficerë si: Marka Gjoni, Zef Ndoci, Maliq Bushati, Luigj Shantoja, Tafë Kaziu e të tjerë, ikin në Jugosllavi, ku kërkojnë azil politik për një kohë të caktuar dhe ndihmë ushtarake, për t'u rikthyer sërish në Shqipëri.

Marrëveshja e Pashiqit me Zogun në Beograd

Duke qenë në pozitë inferiore, Ahmet Zogu gjatë qëndrimit në Beograd, lidh një marrëveshje me Nikolla Pashiqin. Të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje, të lidhur në gusht të vitit 1924, ishin poshtëruese, fyese dhe diskredituese për kombin dhe shtetin shqiptar. Në pikën e parë të marrëveshjes thuhet: Shqipëria angazhohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal. Kryetari i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do ta njohë dinastinë e Karagjorgjeviqëve. Në radhët e xhandarmërisë së Shqipërisë të ketë edhe një xhandarmëri serbe, ku do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë e të tjerë. Qeveria jugosllave do ta mbante atë xhandarmëri me armë dhe mjete financiare. Ahmet Zogu ndër të tjera obligohet që të mos interesohej për elementin shqiptar jashtë kufijve të vetë. (Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, interpretuar nga libri i Faton Mehmetajt Veprimtaria kriminale e "Dorës së Zezë" serbe në trojet shqiptare, Prishtinë, 2004,f. 207).

Intervenimi i mercenarëve serbë e pro serbë kundër Qeverisë Demokratike të Nolit, në dhjetor të vitit 1924

Me qëllim të interevnimit ushtarak në Shqipëri, Ahmet Zogu bisedon me gjeneralin Terziq, i cili ishte komandant i Zonës së tretë Ushtarake në Shkup. Merecenarët kryesorë në këtë shtab ishin: Ceno beg Kryeziu, Gjilardi, Muharrem Bajraktari, Abdurrahim Krosi, Llesh Topallaj e të tjerë. Ata u shpërndanë për të rekrutuar mercenarë me nga 4 napolona flori në muaj. Mercenarët vinin nga Gjakova, Prizreni, Peja, Dibra etj. (cituar sipas Faton Mehmetajt).

Asokohe Bajram Curri informohej nga Gjakova se, Ceno Crnogllaviqi, ka sjellë 1 milionë e gjysmë dinarë, i cili ka fillue t ua shpërndajë mercenarëve. Përveç kësaj ushtria jugosllave ka pru edhe armë e municion, të cilat do t u shpërndahen njerëzve që po regjistrohen.

Më 4 dhjetor Ceno begu ishte nisur në Gjakovë, me një shumë të konsiderueshme të hollash. Ai, me shumë sukses po organizonte mercenarë. Më 8 dhjetor 1924 Prefektura e Kosovës në Shqipëri njoftonte se forcat mercenare do të mësyjnë. Topat janë me ngjyrë të bardhë dhe janë nën komandën e Gjon Fushës. Edhe Alush aga do të mësyjë nga Topojani, Muherrem Neziri nga ana e Morinës përmbi Kukës dhe i vëllai i Ceno begut do të mësyjë nga Zogaj dhe nga Qafa e Prushit. . . Bahri Begolli ka shkrue 500 veta (mercenarë). Të gjitha këto fuçina janë nën komandën e Ceno begut. Topxhinjtë janë ushtarë të serbit (cituar sipas librit Veprimtaria kriminale. . . . . shkruar nga Faton Mehmetaj).

Për shkak të meritave të tij në likuidimin e kundërshtarëve politikë dhe në vrasjen e Bajram Currit, në dimrin e vitit 1925, Ceno begu gradohet kolonel dhe emërohet komandant i Garnizonit ushtarak në Shkodër. Ndërkohë, Ahmet Zogu e emëron ministër të Punëve të Brendshme.

Asokohe pasi kishte kryer me sukses detyrat kundër kombit, Ceno beg Kryeziu, njoftonte Aleksander Karagjorgjeviqin dhe Nikolla Pashiqin, se kishte likuiduar Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Zija Dibrën e të tjerë.

A po e shihni, e mbajta premtimin, i mbyta vetë Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrën, (radi nasheg i vasheg mira) për paqen tonë dhe Tuajën

(Ora e Shypnisë, cituar sipas F. Mehmetaj).

Përçarja në mes të Ahmet Zogut dhe Ceno beg Kryeziut

Pasi që Ahmet Zogu kishte konsoliduar pushtetin e tij represiv, për të përfituar masat, dhe për të larë me aq sa ai mendonte se mund të lahej turpi i bashkëpunimit me Beogradin, ai vendos t'i ndërpres marrëdhëniet me Jugosllavinë, duke kalkuluar afrimin e mundshëm, por edhe të sigurt me Italinë. Mirëpo këtë veprim e kundërshton tinëzisht Ceno beg Kryeziu, i cili ishte agjent i fshehtë i shërbimit jugosllav. Ai kishte denoncuar edhe të deleguarin special të Beogradit në Tiranë, Branko Llazareviq, të cilin Pashiqi e tërheq nga Tirana. Bashkëshortja e Llazareviqit, asokohe kishte zbuluar se Ceno begu ishte agjent i Beogradit dhe përmes atyre të dhënave të besueshme e kishte denoncuar publikisht. Raportin lidhur me këtë zbulim e kishte dërguar në Beograd më 16 qershor të vitit 1926 ministri i Ushtrisë dhe i Marinës, z. Diniq.

Pasi kishte mësuar këtë lajm, Ahmet Zogu propozon që Ceno beg Kryeziu të dërgohet ambasador i Shqipërisë në Beograd. Duke qenë se Ceno beg Kryeziu qe zbuluar, ai shpreh shqetësimin e tij për largim nga Shqipëria, në një kohë kur lakmonte se me mbështetje ushtarake nga Jugosllavia do t ia rrëmbente pushtetin Ahmet Zogut.

Ceno begu ambasador i Shqipërisë në Beograd

- Ti e di se në prezencë të Ahmet Zogut kam qenë i detyruar t'i pranoj të gjitha. Unë nuk kam guxuar ta refuzoj agremanin, dhe sikur të mos e pranoja këtë, Branko Llazareviqi do të më denonconte para Zogut. Më vonë Branku më jep agremanin, duke kërkuar nga unë që kur të shkoj në Beograd të punoj për të.

- Dhe çfarë bëri Beogradi me atë agreman?- pyet Diniqi.

- Me të jam varrosur, sepse të gjitha depeshet e mia të fshehta i janë dërguar Italisë. Çfarëdo të ndërmerrja nesër në Shqipëri, ata do të reagonin, sepse në depeshet Tuaja vërtetohej se jam njeriu juaj besnik. Ndërsa në sytë e nacionalistëve shqiptarë, unë kam humbur shumë, sepse pas atyre depesheve të gjithë nacionalistët shqiptarë tani më konsiderojnë si agjent të Serbisë.

Në pyetjen e Diniqit se a është ende Ceno begu "ai i moçmi" dhe a mund të llogarit ende në shërbimet e tij për Beogradin, Ceno begu përgjigjet:

- Beogradi më ka shkatërruar, por unë betohem në atë, që është më e shenjtë, betohem në eshtrat e babait tim, se kundër Beogradit kurrë nuk do të veproj. Tash mund ta them këtë, ndërsa deri në cilën kohë Beogradi mund të llogaritë në mua, për këtë as do të flas, as do të shkruaj, sepse kam frikë, pasi që këtu te ju edhe gratë i dinë fshehtësitë. Nëse mund ta shoh edhe një herë Shkelqësinë tij të nderuar, Kralin, vetëm atij do t' ia bëj të ditur ndjenjat që ushqej për të dhe mendimet e mia.

Ky dialog është interpretuar nga studimi i historianit Zhivko Avramovski titulluar Aksioni i Qeverisë jugosllave kundër Ahmet Zogut përmes Ceno beg Kryeziut, botuar në gjuhën serbe, në Gjurmime Albanologjike 2, Prishtinë 1965, f. 233.
lexo titist plak
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptySun Apr 05, 2009 6:51 pm

PERSHENDETJE PER EMIL KASTRIOTIN NGA AGIM BARJA TE LUMT O BURR PER TE GJITHA QE KE KONTRIBUE PER CESHTJEN TONE KOMBETARE KA NJEREZ TEW UDBES QE TE FLASIN MBASE SHPINE POR NUK JA VLEN TE MIRREMI ME TA SE JANE PAK EDHE TE PA FUQISHEM NJE JETE PER CESHTJEN TONE KOMBETARE TE PA ZGJIDHURE EMIL KASTRIOTI PERSHNDETJE NGA SHALJANI EDHE VETERAN I USHTRIS CLIRIMTARE TE KOSOVESE QE NGA DITET E PARE E DERI NE DITET E FUNDIT AGIM -BARJA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptySun Apr 05, 2009 6:57 pm

SA KA TE MIRA ENVER HOXHA KA EDHE TE KEQIJA NUK SHKOHE ASE NUK BISEDOHET KESHTU NME AKUZA VEND E PA VEND KETO KA KOHE KUR TE MIRREMI SOT NA DUHET PUNE VETEM PUNE E JO LLAFE SE TROJET SHQIPTARE E NENA SHQIPERI E KA THENE BIJT E MIJE KURR NUK VDESIN I KAME TE GJALLE E TE FORTE SE NUK ESHTE PUNA KREJT ZI KA SHUME E SHUME BARDHE QE DUHET PER TI NDRIQUARE SHUME SENE E SHUME NJEREZEVE DUHET TE JU JAPIM MIRNJOHJE PER KONTRIBUTIN E DHENE PER CESHTJEN TONE KOMBETARE TE PAZGJIDHURE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptySun Apr 05, 2009 10:18 pm

Pranoni pershendetje edhe nga une Ushtari i Shqiperis Etnike, o Emil Kastrioti.
Po si je ore burr, si pe ia kaloni nder koh, ndoshta nuk iu kuitohem, me keni harruar ama une jo.
Puna juaj ne te mir te qeshtjes kombetare nuk do te harrohet, mundi dhe sakrefica qe ju keni ber.
Te uroi shendet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptySun Apr 05, 2009 10:48 pm

Te nderum Agim Barja dhe Drini, une jam qe i kam postue shkrimet e te nderumit e atedhetarit nacionalist Emil Kastriotit,
me kan perjashtua me nofken Katunari Plak .
Qellimi im ka qen qe disa ketu te verbua idologjikishet te mesojen realitetin, te verten e historis tone kombetare.
Jo ashtu si na ashete servue nga krye komunistat enver e fadil hoxheve bashkepunetoreve te serbo-rusis!
djehem i nderuem qe me keni dhan ate emen te madhe e te nderu te veprimetarit nacionalist Emin Fazlis, Burra si aj jan qe sjellin drite ne historin tone te lavedishme kombetare.
Ju falenderoj dhe gjithe ashtu jeni te pershendet vellazenishet me bese shqipetare.
Une nuk jam Emil Kastrioti, vetem jam nji simpatizues i ti qe kam rrespeket te veqanet per ate plak te uret e atedhetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptyMon Apr 06, 2009 1:12 am

Medalim shkruajti:
Te nderum Agim Barja dhe Drini, une jam qe i kam postue shkrimet e te nderumit e atedhetarit nacionalist Emil Kastriotit,
me kan perjashtua me nofken Katunari Plak .
Qellimi im ka qen qe disa ketu te verbua idologjikishet te mesojen realitetin, te verten e historis tone kombetare.
Jo ashtu si na ashete servue nga krye komunistat enver e fadil hoxheve bashkepunetoreve te serbo-rusis!
djehem i nderuem qe me keni dhan ate emen te madhe e te nderu te veprimetarit nacionalist Emin Fazlis, Burra si aj jan qe sjellin drite ne historin tone te lavedishme kombetare.
Ju falenderoj dhe gjithe ashtu jeni te pershendet vellazenishet me bese shqipetare.
Une nuk jam Emil Kastrioti, vetem jam nji simpatizues i ti qe kam rrespeket te veqanet per ate plak te uret e atedhetar.

Edhe ju jeni te pershendetur, me Bes Shqipetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 EmptySun May 03, 2009 9:29 pm

Prizreni i mbetet borxh heroinës shkodrane Marie Shllaku!

03-05-2009 / Nga Myrfet Shasivari
Çështja deri në kufijtë e shqetësimit apo edhe të brengosjes të secilit njeri të vetëdijshëm, veçmas në vitet e pasluftës, është ajo, kur në Prizrenin e historisë së lavdishme të kombit, askush deri më sot, së paku nga kasta intelektuale, nuk u kujtua që për Marie Shllakun, këtë trimëreshë sypatrembur, të ngrihet ndonjë lapidar, bust apo përmendore. Dhe propozimi për përkujtimin e luaneshës së maleve të Kosovës, Marie Shllaku, e cila me tërë qenien e saj fizike e shpirtërore iu kushtua kauzës kombëtare, që në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare, t’i ngrihet një përmendore në qendër të qytetit, nuk do të trajtohej si një propozim i karakterit euforik, dhe se aq më tepër, për një këtë lloj propozimi, “do t’i hiqnin kapelet” të gjitha subjektet politike, jo para propozuesit, por para të bëmave heroike të trimëreshës Marie, e cila, ndonëse ishte në moshën 24 vjeçare, nuk u ligështua për asnjë moment para torturave shtazarake psikike e fizike, që ndaj saj e ushtronin çetnikët e Rankoviqit dhe hyzmeqarët shqiptarë të asaj kohe në qelitë e hetuesisë në Prizren. Me këtë rast, për lexuesin tonë, në vija të përgjithshme do të shpalosim disa të dhëna rreth figurës së heroinës shkodrane, Marie Shllaku, e cila nga Gjykata e Qarkut në Prizren në një proces gjykimi, të zhvilluar nga 29 qershori e deri më 11 korrik të vitit 1946, dënohet me pushkatim, tok me atë Bernard Llupin (prift), Kolë Parubin (profesor) dhe Gjergj Martinin (mësues), të cilët dalin para togës së pushkatimit më 24 nëntor të vitit 1946, dhe pasi nuk iu nënshtruan demagogjive të hetuesve serbë e të prokurorit Ali Shukria, bëhet ekzekutimi i tyre. Ndërkaq që historianët dhe intelektualët e tjerë, duke hulumtuar rreth veprimtarisë së patriotes dhe luftëtares Marie Shllaku, njoftojnë se ajo me idetë atdhetare u brumos qysh në vitet e shkollimit fillestar, kur për mësues e pati edhe poetin Gjergj Fishta. Kurse falë mendjemprehtësisë dhe guximit, ajo arriti dhe u emërua sekretare e ministrit të atëhershëm për Infrastrukturë Publike Ilaz Agushit, një patrioti të spikatur nga Kosova. Pasi Marien e karakterizonte shpirti luftarak, ajo i ndërpreu studimet në Romë të Italisë dhe caktohet me detyrë në Prizren, ku bëhet sekretare e inxhinierit Xhafer Deva, i cili në kohën e Luftës së Dytë Botërore vepronte si ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Por, derisa në vitin 1944, për shkak të rrethanave të krijuara politike-ushtarake, e tërë qeveria u detyrua të shkonte në ekzil, Marie Shllaku, mbeti e vetmja femër në mbi 50 çeta të luftëtarëve, të cilët nëpër malet e Kosovës, dhëmbë për dhëmbë luftonin me mizërinë e ushtrisë çetnike-partizane, së cilës mjerisht i ishin bashkuar edhe shumë sahanlëpirës shqiptarë. Ajo njihet edhe si pajtuese në mes të Shaban Polluzhës dhe të Mehmet Gradicës, të cilët me armë në dorë fuqishëm iu kundërvunë hordhive jugosllave çetnike kur po tentonin administrimin ushtarak në Kosovë në vitin 1945.
Marrë nga “Bota Sot”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP
» Epopeja e ndritshme e UCK
» BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?
» Dr. Shefqet Krasniqi: Epopeja e Kosovës së Re
» Partia Demokratike e Kosoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: