Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prezantim talentesh te reja

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 20 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:22 am

ÇILTERSI NE LINDJE



Pranvera:

Fytyrë e çiltër

pas një çasti të hidhur.

Në agim

pas një nate ëndërrimtare

diell i porsalindur.

Ylber i dalë pas një rrebeshi të madh.

Vajzë tek kreh flokët

pas një gjumi nëntë muajsh!



5 Nëntor 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:23 am

TROKITJE



Lotët na trokitën në sy.

Portat

S’ia hapëm

as unë, as ti!



Pranverë 93









POEZIA IME



Sikur,

mos të të kisha dhe ty!?

Me kë do t’i qaja hallet

poezia ime,

në këto ditë të tmerrshme

që po humbja vetveten?!!



Athinë 1997
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:23 am

***



Kur ti o qiell,

të shoh duke qarë në Pranverë.

Brenda shpirtit tim

fillon e bën fresk…



Por… s’të urrej.

Çatizë e kaltër mbetesh

për sytë e mi....

Si në çdo pragpranverë!





17 Mars 1996







MALL



Qiellin e ka marrë malli për

kthjelltësinë.

Detin, malli për njerinë.

Natën e ka marrë malli

për të artin perëndim.

Ditën, për ngrohtësinë.

Ç’mall po i bren për Verën

Vajzën e familjes Stinë!



18 Dhjetor 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:23 am

NUMERIM



Një, dy, tre,

Dhjetë… njëzet…

Më të numëroj

S’mundem o qiell.

E pranoj sfidën tënde,

Si dhe ndaj teje kryeneçësinë time!











***



Qielli me malin

luajtën kukamfsheht.

Njëri sipër, tjetri poshtë

mjegullës u fsheh.



Kur të dy u ndodhën

ballë për ballë…

Filluan të gjykonin

për tradhtinë e saj.



1993
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:24 am

GISHTAT E PERENDIMIT



Mbrëmja troket

në xhamin e ditës,

me gishtat e perëndimit të diellit.

Ne me vështrimet tona

duam t’i shuajmë

zjarret që ka marrë qielli!



5 Dhjetor 1992













***

Kur sy më sy

shihem me vetminë.

Ajo ëmbëlsisht më buzëqesh.

Më fton pranë.

Qetësisht shëtisim

të kapur prej dore.

Pastaj ulemi të çlodhemi

në “Lëndinën e Lotëve”



29 Janar 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:24 am

PYETJE



Një zë më pyet

ngadalë në vesh:

“Si ia kalon në këtë jetë?”

Unë i përgjigjem qetë:

“Kur kujtoj se rroj,

më vjen të vdes!”



17 Tetor 1997











MOSHA





Isha fëmijë e vogël atëherë,

kur ju bindesha juve,

o më të mëdhenj.

E ju më përgëzonit, më kishit qejf.

…….

Tani më thërrisni

“gojëhelm”.

Vetëm pse jam

një fëmijë i rritur.

(Për dreq)



26 Qershor 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:24 am

EKSPRESE

I.

E ftohtë, e vrenjtur dita sot.

M’i ngre nervat.

Asgjë s’më qetëson.



E ftohtë, e vrenjtur dita sot.

Veç një ekspres

(për mua)

fytyrën ia ndërron.





II.

E piva dhe sot ekspresin,

pjesë të ditës sime.

I ëmbël e i ftohtë

më heq një pjesë të dhimbjes.



Shtator 1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:25 am

Perëndimi i roztë në Pranverë,

rrugën për tek unë i tregon Vetmisë.

Ajo hyn qetë – qetë

me një ecje sikur të jetë Miss.



Deriçkën e kujtimeve

djallëzisht ç’ma hap!

Ato shpërndahen si të marra.

Oh, sa lodhem t’i kap.



Perëndimi i roztë në Pranverë

kujtimet ç’m’i çon në çmendinë.

Kam frikë se nje ditë dhe unë

shoqe do bëhem me Marrëzinë.



19 Shkurt 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:25 am

***



Po më plakesh, rini e blertë.

Kam filluar…

Blloqet e kujtimeve

t’i mbaj në xhep.



15 Mars 1996









***

Sytë e tua

dua fort,

janë det

ku s’notoj dot!

Janë pasqyrë

e shpirtit tënd

me timin sikur,…

i ka bërë një nënë!…

17 gusht 2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:25 am

E ç’më hyn këndshëm

kështu në dhomë

që në hyrje të mëngjesit,

o i gjithë pushtetshmi dielli pranveror.

Pa u larguar mirë nga ëndrrat.

ç’ke që më trazon?



S’më çohet prej shtratit,

kur mendoj se nën rrezet e tua

sot s’do meditoj.



Të shëtisja hapësirave të lira

nën përkujdesjen tënde,

sa do më pëlqente!

Dhe shpirtin ta pastroja

prej mbeturinave skelete.



Skelete dhimbjesh,

skelete xhelozish,

sa ma rëndojnë shpirtin.

Ah, ta dish!

……………….

Ooo, sa do më pëlqente

shpirtin tim ta shëtisja

në ditë të dehura pranvere.

17 Mars 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:26 am

Shpirtin ç’ma përvëlon

si flaka qiririn në natë.

Malli për 17 vjeçaren

kaçurrelsen flokëgjatë.



Sa larg meje

ndodhet ajo tani.

Çapkënja e qeshur

me ndjenjën e djemve

luante lumturisht.



Pranverë e stuhishme.

Vjeshtë e veshur në të blertë.

Hapësirave blu të ëndrrës.

Zog që fluturonte shpejt.



Shpirtin ç’ma gërvish

malli për buzëqeshjen e artë.

Brengë e përjetshme do më mbesë

Vajzëria e saj.



18 Shkurt 1996











***

Asnjë

përveç zemrës së vetmuar

s’e njeh Vetminë.

Ajo ka:

flokë të thinjur,

fytyrë të rrudhur,

sy gri.

Jetëshkurtër vërtet pushteti i saj,

cep më cep të zemrës

terror përhap.



18 Shkurt 1996



***

Kufoma jote

brenda meje

më bën

të të mallkoj…

Jo se të urrej

apo të dua,

por se ti s’ia vlen

të marrësh frymë…

e nëse po:

I sakatuar…

S’je as burrë,as grua!



19 tetor 2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:26 am

***





I vogli shpirti im kryengritës

askush nuk të do .

Shtypur të duan.

Mbytjen kërkojnë.



I vogli shpirti im lozonjar,

që aq shumë të pëlqen

të bredhësh nëpër ëndrra.

Të të lidhin me pranga u pëlqen.

Ashtu ua ka ënda!



Shpirti im i vogël,

gonxhe në mes të shkurtit.

Lulëzo!

Mos i ler të të këpusin.



5 Prill 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:27 am

IV











ALFABET
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:27 am

KAMARIER, TE LUTEM!



Një birrë…

Për atë që dashuroj,

sot dua të pi.



Për të martuarën

më flokë kaçurrel

e sy jeshil.



Vështirë ta heq nga mendja.

Ta heq nga sytë vështirë.



Më sill dhe një paketë,

një shkrepse a çakmak.

Ç’të jetë!



Po e nis cigaren

për të ngushëlluar veten

Zemrën e bërë copë.





Dua të pi sot!

Për atë që më ka hequr trurin

që e dua pafundësisht.

Për të i jap të gjitha pasuritë!







Sa herë e shoh,

ndihem në tërbim.

Nervat më ngrihen

më vjen ta vras.



Kur s’është imja…

- Më mirë e vdekur,-

më thonë sytë, -

se e gjallë



Më sill, më sill të pi.

Ndoshta për t’i thënë dy fjalë

gjej guxim…

(Pa ku vras dot unë?!)



Të paktën ta dijë:

“Unë e ndiej thellë në shpirt”



5 Prill 1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:27 am

Të vështrova gjatë në sy.

Vështrimi im – përgjigje e vështrimit tënd

Mbi sytë e mi.



Serioze qëndrova derisa,

kur buzëqeshe lehtë:

Të mundurën kuptova.



24 Tetor 1993











***



…99 iku.

Miqësia jonë mbaroi.

Më vjen keq, që do lagesh.

(S’mund të jem çadra jote përgjithmonë)

Unë mbeta Yllka që isha.

Ti e gjalla ime e vdekur

Mbete kufomë.

…99 iku

shkoi e vate miqësia jonë!



Janar 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:29 am

ALFABETET



I lexova sytë e tij

me sytë e mi të dashuruar.

Në ta me shkronjat e tri alfabetëve

të dashurisë, sinqeritetit, mirësisë

ishte shkruar.



29 Tetor 1993





VALS

Si mund ta harroj i dashur

Atë ditë të ëmbël në Mars,

Ti më ftove të kërcenim

Muzikën e bukur: Vals!



Unë u çova gjithë dëshirë

Po s’di, pse më hutove.



Rrotull, rrotull po i vije

Të shkretës fjalë plot kuptim.

Brenda rrathësh e vendose.

Dot s’e nxirrje prej shpirtit…



“Po… Ja…Unë të dua!”

“Ti…?”

“Po… Si…? S’di…

dhe fryma më ngeci

se ku, s’e di!



Ta dije sa të kisha pritur

S’do ta djallosnim këtë bisedë.

Vals si gjithë të tjerët do kërcenim

Shpirtlirë faqepaskuqur do më thoje:

“Yllka të dua vërtet!”

Si mund ta harroj i dashur,

atë ditë të ëmbël marsi

të dy çakërqejf kërcyem në vallëzim

dhe të dua na nxori nga valsi!



12 Mars 1996



Noel



Krijesë lodhëse,

çlodhëse në çast,

të bën të qeshësh,

të bën të qash.

1998, 15 mars:

gëzim jetësor

në vdekje - parajsë.

Emrin e kam dëgjuar

në shumë trajta,

por “UKA”,

prej teje dëgjova Noel:

krijesë lindur prej dashurisë,

krijesa ime e dhimbjes së thellë…

Krijesë ëngjëllore,

fytyrëbardhë, e rrumbullakët,

sykaltër, flokëverdhë

(tërbues i gjyshit dhe i gjyshes, pa djem)

buzë si të tuat

s’kisha puthur ndonjëherë:

të njoma, të ëmbla…

(buzët e tua, Noel!)

Dialog që mbetet në kujtesë:

- Ç’të ka mami ty?

- Xan.

- Ç’është djali?

- Gago!

- Ku do vemi me mamin?

- Ata-ata!

- Me se do luajë djali?

- Me gurë!

Dialog që s’mbaron…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:29 am

PERDERISA



Ti duku ndonjëherë

Udhëve të qytetit tim.

Mos u step nga mendimi

se s’do më shohësh,

As nga ideja se fytyra ime

Është larguar nga përfytyrimi im!



Ti duku ndonjëhërë

Udhëve të qytetit tim

pa shohim.



Jemi akoma miq.

Përderisa s’ishim dëshmitarë

në çastin e ndarjes

përderisa s’i kemi thënë

njëri – tjetrit “Lamtumirë!”

diçka na lidh…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:29 am

KERKIM



Ti s’munde ta gdhendësh

fytyrën time

në përfytyrimin tënd.

Ndaj lodhesh së më kërkuari

më kot.

Për të më parë

pak, fare pak.



Ndonjë ditë

mos nuk dëgjon,

kur të të them:

“Ej… Unë jam!”



30 Qershor 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:30 am

I DASHURI IM



Kur pranë të kam

ndiej siguri.

Të përkëdhelem dua

dhe pse na sheh njeri.



Kur pranë të kam,

ndihem fëmijë.

Dua veç të luaj

e të të puth ty.



Kur pranë të kam

të qesh dua.

S’dua t’ia di për njeri.

Shpirtit dua t’i them:

“Je akoma i ri!”



Kur pranë të kam,

jetoj në Pranverë.

Largohesh ti,

Dimri vjen!



18 Mars 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:30 am

NDERIM





Dy vargje për ty

do t’i shkruaj.

Ilaç për shpirtin tim

të mos vuaj.



Dy vargje të arta

me rimë.

Si ndryshe mund

ta nderoj dashurinë?



16 Shtator 1999



***



Diçka po ndodh

Veç asnjë s’po kupton

Të vërtetën e zemrave

Ku ndjenja lodron.



Që po ndodh diçka

E ndiejmë të dy.

Veç para kësaj ndodhie

E heshtur qëndroj unë

S’kuptoj pse hesht dhe ti!?



22 Shtator 1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:30 am

VETEM LARG TEJE



Të jetë i vërtetë

fundi i kësaj çmendurie që vret?!



Dua ta besoj.

(Do zoti të jetë i vërtetë.)

Larg meje

çmenduri që vret.

Larg, larg, larg!



Larg teje

mund të ndihem e qetë.

Larg teje,

mund të nis së jetuari

në këtë jetë.



Kam humbur veten.

Vetëm larg teje

mund ta gjej!



21 Shtator 1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyMon Aug 11, 2008 11:31 am

***



Po më shfaqesh ca si shpesh

në mendimet e mia,

në përfytyrimin tim.

I heshtur,

me atë buzëqeshjen ironike.



24 Shkurt 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 11:00 pm

Saimir Adem Sadikaj











Pritje e lënduar…



poezi







Painful expectation …



Poems

































Saimir A. Sadikaj

“Pritje e lënduar…”

poezi



Painful expectation …



Poems



Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani, I.W.A, W.P.S

Translator: Dritan Dalip Kardhashi

Recesente:Yllka PondeW.P.S, Agron Shele W.P.S

Art grafik: Elton Galanxhi







Copyright Saimir A. Sadikaj, 2008





Libri u përgatit nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA në kuadrin e nxitjes dhe shpalosjes së botës shpirtërore të të rinjve.



The book was prepared under the care of the Authors’ Association “Pegasi” in the framework of theunfolding the spiritual world of the youth.



Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti”, 2008

Published by the Marin Barleti Press





Adresa e autorit

Email: rimias_ukidas@hotmail.com

Mobil 0682044253























Bukuria dhe thirrja për një shpirtëzim të pastër,…



U takuan rastësisht, atje ku bregdeti luan me detin. I ngulën njëri – tjetrit shikimet. Shikimet u puthëruan dhe lidhën pikërisht aty, në atë mjedis këndvështruar shumë, me një panoramë bindëse mahnitëse. Ishin shikimet e vijësisë së jetës. Jeta e tyre të mos ishte e vakët, jeta e tyre të kishte ngrohtësinë shoqërore të njohjes dhe të precipitimit miqësor… Dhe, pikërisht në këtë panorama, u betuan se do të ishin vetëm shokë e pastaj miq… U futën në botën e njëri tjetrit, i tregonin njëri - tjetrit rrëfenja nga më intimet, që s’ia kishin thënë asnjë tjetri… Dhe bota e tyre kishte filluar të “zhvishej” nga sekretet rinore të botës së tyre të ndjenjëzuar… Nuk mund të rrinin njëri pa tjetrin. Kur mungonte njëri, tjetra mendonte për të dhe lëshonte sinjalin në eter. Kur mungonte njëra, tjetri ndiqte të njëjtën rrugë, të njëjtën frymëmarrje udhëtimi. Takimi i Njërit me Tjetrën ishte një domosdoshmëri jetësore, bashkonte dy pika të largëta por të ndritshme horizonti të vendit dhe dy yjet shkëlqenin. Betimi qëndronte si një vijë e paprekshme: “vetëm shokë”, vetëm shikime, vetëm përqafim, vetëm lodrime me sy dhe … “Mos”… Por një ditë, ai gaboi. E prishi betimin, e shkeli atë dhe dha një puthje në buzët e saj… Në atë çast ndritën sytë…shkëlqyen 365 ditë të vitit, shpërthyen mijëra gonxhe, filluan të vijëzoheshin ndjenjat… Ata po e shikonin njëri - tjetrin tashmë ndryshe… Betimi ishte thyer si një qelq… Dhe ajo e dha puthjen e përflakur… Po hidhnin hapin për më tej… por më vonë ndodhi ajo që forca e betimit e tjetrës ishte më e fortë se puthja… Qielli u vrejt, retë shtëllungore nxituan të sillnin pasazhe keqklime dhe në këtë qiell kumbues u shkrua me gërma tjetre: “Lamtumirë!” Dhe u lëshua thirrja revoltuese: “Mallkuar qoftë ajo puthje, që shëmbi ndërtesën shpirtërore!” Dhe filloi ndarësia dhe dhimbjet e shpirtit të sakatuar, lotësitë dhe pritjet…

Autori i ri, Saimir Sadikaj, ka trajtuar një temë në tillë në këtë libër, ku ai vendos veten protagonist, duke treguar se personazhi “UNË” është i butë, i brishtë, tolerant, pranon gabimin, kërkon faljen, krijon një “element mashkull”, vuajtës në këtë “planet” që quhet “DASHURI”; ka një nuhatje që anon edhe nga ana e feminilitetit, pra pak a shumë bën një ndërrrim vendesh në protagonizmin dashuror dhe këtu qëndron dhe forca e këtij vëllimi modest në artin krijues, por me ritëm në aspektin psikologjik e veprues.

Vetëkuptohet që në kësisoj rastesh ka shpërthime e pasthirrmime, vuajtje, përbetime për kthesë, lot dhe kërkim me çdo kusht për rikthim tek pika e bukur e nisjes… Kërkimet e papritura për ribashkim zemrash, tejsakrifica që ngandonjëherë duket të plotuara, por përsëri thirrje dhe apelime tek një zemër që rreh me ritmin e tik-takeve të tjerës. Është thjesht një dashuri, që kalon nëpër ekstremitetet e saj shpirtërorë dhe apelon. Natyrisht këtu qëndron dhe bukuria dhe thirrja për një shpirtëzim të pastër, që rrëfen për një provim “ngelës” dhe një tentativë të vullnetshme për të “ngjitur” atë ndjenjë të thyer nga njëri, por për ta ngjitur përsëri nga ai. Në vëllimet e tjera jemi ndeshur me qëndrime të tjera analoge, por nga pozicioni tjetër.



Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S





Gjirokastër, qershor 2008













Beauty and the call for a clear inspiration …



They met by chance, there where the shore plays with the sea. They stared at each-other. The looks kissed and pledged at that particular environment, with a persuasive amazing landscape. They were the looks of the continuance of life. Their life not to be just so-so, …their lives needed to have the friendly warmth of recognition and friendly precipitation… And, exactly in that landscape, they took the oath that of being friends in the beginning and later bosom friends… they entered into each-other’s worlds, told each-other the most intimate stories, that they had never told to anyone else … and their world began to “to get undressed” from the youth secrets of their young sensible world … they could not live without each-other. When one of them was absent, the other did the same thing, the same breathing of journey. Their dates were a necessity of life, they joined two distant points of the horizon of the place and the two stars shined. The oath stood like an unsurpassable line: “only friends”, only looks, only hugs, games with eyes and … “Don’t”… But one day he made a mistake… He broke the oath, stepped on it and gave her a kiss in her lips… at that moment his eyes shined… the 365 days of the year shined, a thousand buds burst, feelings began to take shape… They began to look at each – other differently … The oath was already broken like a glass … And she gave back the fiery kiss… They were progressing fast… but later it happened that the power of oath was stronger than the kiss… The sky darkened, the billowing clouds hurried to bring along passages of bad weather and on this echoing sky was written: “Farewell!” And the revolting cry was released: “damned be the kiss that demolished the spiritual building!” and began the separation, pains of the crippled soul, tears and expectations…



The young author, Saimir Sadikaj, has treated such a subject in this book, where he puts himself as a protagonist, by telling the reader that the character “I” is a mild, fragile and tolerant character who accepts his mistake, apologizes, creates a “male element”, sufferer in this “planet” called “LOVE”; he has an insight that more or less has a bias towards the feminism, thus more or less he makes a change of places in the protagonist of love and here dwells the power of the modest volume in the creative art, but rhythmic in the psychological and acting aspect.

It is self evident that such cases result in bursts and interjections, suffers, oaths for repentance, tears and sighs, and seeking in any condition to return at the beautiful point of the start…



Endeavors for reunion of hearts, sacrifices that sometimes seem fulfilled, yet calls and appeals to a heart that beats in the same rhythm with the other’s heart. It is simply a love affair, which passes through its spiritual extremities and appeals. Naturally, here stands the beauty and the call for a clear inspiration that narrates a “failed” story and a willing endeavor to “raise” that feeling broken by the other, and bring it back to the shape it was when it started. In other volume we have encountered with analogue stands, but from the other position.





Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S





Gjirokastër on June 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 11:02 pm

Ajo apo Ai, duet i bukur në sy…

He or she a beautiful couple in the eye.

I.



1. E dija se ti, s’je Ëngjëlli im…



1.

Se përfytyroja

se do të me lëndoje

aq rëndë…

s’dija se e ndieja aq shumë

për qenien tënde

në brendësi të qenies sime…

S’e dija

që jeta ime njehësohej me ty.

S’e dija

se kjo qenkej “dashuri”!

2.

S’e fantazoja kurrë

nga ty të rridhte

lëndimi,

s’e dija kurrë

nga ty të nisej

tradhtimi…

Asqë më shkonte

ndërmend

një gjë të tillë…



3.

E dija se ti,

s’je Ëngjëlli im…

Ku nuk shkova

të gjeja të pamundurën

të të kisha ty…







4.

Edhe jetën do të jepja

vetëm për ty

Do të jepja gjthçka

që gjëndet në këtë botë…

Por e pata vështirë

të të gjeja zemrën tënde, por…















2. E vetmja lule për sytë e mi



Për ty ditën

do ta bëja natë,

për ty natën

do ta shndërroja

në ditë…

Të betohem:

“Për ty detin

do ta bëja tokë!

E ndiej

se mungesa jote

për mua

është kotësirë jete.

Ky është mesazhi

më i madh i dashurisë.

Me këtë “ekuacion”

kuptohet

se çfarë përmbledh dashuria…

Vetëm

në këtë mënyrë kupton

se çfarë është vetmia…

Të lutem,

prehu pak në qetësi,

dëgjoj lutjet e mia për ty…

Po më mund trishtimi,

vuajtja për ty…



Je e vetmja lule

për sytë e mi.





2. The sole flower for my eyes



For you

I would have turned the day to night

For you

I would have turned the night to day

I swear:

for you

I would have turned the sea to land!

I feel

That your absence

Means an empty life to me.



This is the greatest message

Of love

With this “equation”

It is obvious

What does love encompass…?

Only through this way

One could understand

What is solitude …?



I beg you,

Rest awhile in quietness,

Listen to my prayers for you…

Sadness, suffering for you

Is overcoming me …

You are the sole flower

For my eyes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 11:03 pm

4. Mos e mbush syrin me lotim…



Të lutem,

mos zemëro buzën,

që vetëm ty të qeshi;

mos e braktis zemrën

që vetëm ty të deshi;

mos e mbush syri

me lotim…

Mos më braktis,

se për mua

s’ka harrim,…

Të lutem, shpirt!



4. Do not fill your eyes with tears



I beg you

Do not anger the lip,

That laughed only for you;

Do not abandon the heart

That loved only you;

Do not fill the eye

With tears,

Do not desert me

Because I will never

Forget you,

I beg you sweetheart!





5. …(Sa e bukur Bota!)



Për ty i kërkova Zotit

një pikë ujë,

Ai më fali gjithë detin

(Ç’bujari Zoti!)





I kërkova Zotit

një pëllëmbë tokë,

ma fali gjithë Botën…

(Sa e bukur Bota!)



I kërkova Zotit

një dashuri,…

Ai më dërgoi te ty

dhe më tha me ngrohtësi:

“Kjo vajzë të përket vetëm,

vetëm ty…”.



Prandaj, zemra ime,

mos më ler në vetmi…

Shpërthej sot kaq fort:

“Të dua, zemra ime!

A mund,

a mund të jetoj pa ty?…”



11.04. 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prezantim talentesh te reja
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 35Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 20 ... 35  Next
 Similar topics
-
» "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA
» Drejtë luftërave të reja
» Botime të reja: Revista ”URA”
» Biznesi ankohet per ide te reja !
» Botime të reja: "Buzëqeshje miqsh"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: