Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prezantim talentesh te reja

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 20 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:03 pm

5. (How beautiful is the world!)



I asked God a drop of water

for you,

He gave me all the sea

(What a bounty from God!)





I asked God

A plot of land,

He gave me the entire world

(How beautiful is the world!)



I asked God

He sent me to you

And He said warmly:

“This girl belongs to you, only…”



Therefore, my sweetheart,

Do not let me in loneliness…

Today I burst crying:

“I love you, my sweetheart!

Can I,

live without you?



April 11, 2007









6. * * *



E njoha

gabimin,

e ndieja

nga afër betimin…

Ah ç’dritë

në sytë e mi!

Ah!

Sa të jem gjallë

Sytë e mi

në lotim!





6. * * *



I acknowledged

The mistake,

I felt

Closely the oath…

Ah, what a light, ah;

In my eyes!

Ah!

As long as I am alive

My eyes

Will shed tears!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:04 pm

7. * * *



E ndiej vrapimin

e mëkatuar,

më afrohet ikja

pa gjurmë…

E ndiej, se pa ty,

kam vdekë

i helmuar, …







7. * * *



I feel the sinful run,

My departure without trace

Is coming close…

I feel that without you,

I am dead

Poisoned…



8. * * *



Një çast,

sikur përgjumshëm

të jem

dhe përsëri

në çast

do të jem

i gjallueshmi

mes të gjallëve…











8. * * *



A moment

Even sleepy

To be

And again

A moment

I shall be

The lively one

Amongst the living …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:04 pm

9. Ti ishe dritë në sytë e mi



Sa të jem gjallë,

unë do vajtoj,

sa të jem gjallë

nuk do gëzoj…



Uroj që jeta ty

të të sjell lumturi.

Për mua, zemër,

nuk ka rëndësi ,

veç një nder

kërkoj unë nga ty:



Një kurorë me lule

mbi dheun e zi.



20. 04.2008



10. Sërish



Natë,

varr sërish,

vajtoj sërish lutjet për ty;

sërish e kuptoj

që kam gabuar sinqerisht,…

S’gaboj

që sërish të dashuroj, …



Kur jam pa ty,

sërish e kërkoj

të ikurën nga kjo botë,

për mua fatkeqe…

Por ajo më mban

nga shpresa fort.



27.04.2008







11. Ngushëllim



Ngushëllohem përsëri

me shpresën…

Vetes i jap shpresë

dhe pse e di

që shpresa tek unë

e ka humbur fillin e jetës…

Ndoshta falja

mund ta sjellë,

ndoshta,

shpërthimi i ndjenjës,

nëpërmjet të shkruarës,

do ta rishfaqë këtë herë

me forcën e penës…

06. 05. 2008











12. Prapë thirrje Ëngjëllit tim



Jeta ime pa ty

është e prangosur,

jeta ime pa ty

është errësirë,

më mungon dielli,

më mungon edhe nata

që s’më mbyll synë…

Magjia e ndarjes

më vërtitet,…

Më kujtohet

si ëndërr dita,

kur të putha,

dhe kur, papritmas,

më the s’të dua

dhe e rëndë erdhi ndarja

nga ajo puthje

që s’duhej dhënë

dhe u vyshk, u tha,

gjithçka nga ajo dashuri…

në mes e lënë.

Tani e ndjej veten

në një qiell pa yje,

pa hënë…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:05 pm

13. Lutësia ime ndaj Zotit



I kërkova Zotit

një pikë ujë,

më fali gjithë detin,…

I kërkova

një pëllëmbë tokë,

më fali gjithë Botën,…

I kërkova pastaj Zotit

një dashuri,

Ai më dërgoi tek ty

dhe më tha :

“Kjo është e vetmja vajzë

që mund të gjej për ty…”



Dhe ti

më kushtove një poezi:

“Mos e zëmëro buzën

që vetëm ty të qeshi,

mos e braktis syrin

që vetëm ty të deshi,

mos e mbush syrin me lot, …

mos më braktis

se pa ty s’paska jetë të dytë …”.



* * *

Lexova

mesazhin tënd

të kthyer:

Më ra pika,

jo vetëm mua ,

por ditës

me të zezë ngjyer.

12. 04. 2007





13. My prayer to God



I asked God

A drop of water,

He gave me all the sea…





I asked Him

A plot of land,

He gave me the entire world.





I asked God

A love,

He sent me to you

And He said

“This is the only girl

” I can find for you…”





And you

Dedicated me a poem:

“Do not anger the lip

That laughed only for you,

Do not desert the eye

That loved only you,

Do not fill the eye with tears,

Do not desert me

That without you there is not a second life…”



* * *

I read your message

Replied:

I was suddenly moved,

Not only I,

But even the day

Dyed in black.



April 12, 2007



14. … sikur të kem dhe jetë tjetër,

s’do të dashuroj.



U përpoqa të jetoja,

por vështirë e pata,

u përpoqa të këndoja,

po kurrë “muzikë” nuk pata…



U përpoqa të buzëqeshja,

po kurrë nuk buzëqesha.



Sa shumë u përpoqa

të ëndërroja,

po kurrë në jetën time

nuk ëndërrova;

sa shumë u përpoqa

të fitoj një ditë pavarësi

po kurrë pavarësi s’ fitova…



Eh, sa shumë u përpoqa

që dhe unë të dashuroj,

por, kurrë nuk dashurova!



Më the një ditë:

“Jetoje shpresën,

se ajo do të ndihmojë,…

Shpresa vdes e fundit…

Për shpresën do të mendojmë”.



Mendova për shpresën,

shpresa më shkatërroi

dhe sa të kem frymë,

ty s’mund të harroj.

Sikur, oh, sikur,

të kem dhe jetë tjetër,

s’do të dashuroj.



08. 05. 2008



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:05 pm

15. Udhëtimi i fundit



Duhet të të sillet

nëpër mend

udhëtimi i fundit,

fjalët që m’i the,…

Më dhe të pija helmin,

kur nuk e mendoja…

Piva një kupë

të tërë me helm:

“S’jam për ty!”



Dhe pastaj vazhdove,

pa më parë në sy:

”S’kemi për t’u takuar më!

S’do të të shoh më me sy…”

E kuptova që

edhe ti dridheshe ,

kur këto fjalë

m’i përcillje

me tonin tënd të shtyrë,

nuk të fliste shpirti yt,

zemra jote,

dikush të diktonte

si në pasqyrë

dhe ti lozje rolin si aktore,

por interpretimi

nuk të dilte mirë…

Ato fjalë lanë vragë

në shpirtin tim,

lanë të madhin hidhërim

Me ato fjalë,

sikur më solle

vdekjen time në qefin…

A mund të jetoja

më jetën time,

kur nuk do të dëgjoja

më zërin tënd?!



* * *

Sa i vështirë

ishte për mua, sa i vështirë

ky udhëtim i fundit,

që më la kujtim nga ty,

aty në shtrat vdekjeje

të dashurisë,

vetëm vetminë.



18.05.2008





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:05 pm

I I



16. Një fjalë vetmitare: “ Lamtumirë!”



Iku dhe dita

që unë kisha ëndërruar.

S’e di për ty,

por unë jam penduar…

* * *

Më kujtohet dita

kur të pashë në sy,

lotët që derdha…

S’ mund ta kuptoj

fjalën tradhti,

atë e the ti

dhe më fale vetminë

S’kanë shuar etjen

sytë e mi…

T’i fal të gjitha,

por jo tradhtinë…

Jetoje jetën

nga unë,

je e lirë,

me një fjalë

vetmitare:

“ Lamtumirë!”





29.04.2007

17. Zemër e plagosur



Pa shpresë,

pa liri,

pa dritë syve të mi,

pa ëndra në ëndërrim,

pa fjalë,…

Mbeta pa jetë

duke të menduar vetëm ty,

se zemra ime

u plagos tani.



17. 05.2008





18. Dhimbje pa shpëtim



Se dija se pa ty

do të shndërrohesha

në dhimbje pa shpëtim…



Ah, ç’përjetim!

Zemrën ime

dhimbje pa shpëtim,

I gjallë jetoj në lotim…



18. 05. 2008









19. Nëse



Nëse vdes,

njeri me zemër të plasur,

dijeni se do të vdes unë…

Nëse varrin

e kam të rrethuar me gurë,

po të kalosh një ditë,

më vendos një lulnajë

që në atë jetë të përtejme

ta ledhatoj

dhe t’i them:

“Të desha,

më shumë se jeten time,

prandaj jam sot këtu

dhe përsëri qaj”.



18. 05. 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:06 pm

20. Eh, ç’ mallkim i jap vetes

në këtë vetmi të tmerrshme!



Ti zhgënjeve një dashuri

që s’të harron përjetë,

mi thave sytë me lot;

pa ty dielli

nuk sjell ngrohtësi,



hëna nuk ka ndriçim,

është krejtësisht pa emër;



pranverë

nuk do ketë kjo zemër.



A mund të më marrë gjumi

kur jeta

është shndërruar në ferr,



kur s’këndon

këngën bilbili,

këngën e ethshme;

nuk çel zambaku,

trëndafili?!…



Eh, ç’ mallkim

i jap vetes

në këtë vetmi

të tmerrshme!



20. 07. 2007



21. Kam rënë në pendim



Ndoshta ti kalon shumë

nëpër mendjen tënde,

se kurrë

s’ të kam dashuruar,

s’e kurrë

nuk të kam menduar,

se për ty

kurrë nuk kam ëndërruar…



E ke shumë gabim, zemër!…



Dhe në heshtje

të kam dashuruar,

çdo mëngjes

me ty jam zgjuar, …



Çdo ëndërr vetëm me ty

e kam ëndërruar.

Një gabim bëra

dhe tashmë jam i penduar;

e humba jetën ,

jam i verbuar…

E humba jetën,

Tani, pa ty,

atë më s’e dua.

11.05. 2008



22. Mos më thuaj



Mos më thuaj kurrë

që ti më ke dashuruar,



… kurrë që ti për mua

ke menduar,



…. kurrë që ti për mua

ke vajtuar,



….kurrë që ti për mua

ke ëndërruar,



jo, mos më thuaj kurrë

që unë për ty isha dritë,



mos më thuaj kurrë

që mua më ke pritë,



…. kurrë që shumë

të kam lënduar,



….kurrë që zemrën tënde

mua ma kishe dhuruar,



….kurrë, zemër, fjalën

që dikur ma thoje,



… kurrë që jetën

pa mua s’e mendoje,



… kurrë që një ditë

ti ishe për mua.



….kurrë, zemër,

që ndjeje për mua,…



Jo, ti kurrë,

mos ma thuaj një gjë të tillë,

unë kurrë nuk e dija

se ti nuk ishe ëngjëlli im.

Një sëmundje më pengoi

të të thoja fjalën magjike

“Të dua!”,

A mund të jem i gjallë

pa ty, zemra ime, e humbur?!



12. 05. 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:06 pm

23. Mbetje e fjalëve



Fjalë, vetëm fjalë,

mbetën kujtimet

që thurëm,



fjalë mbetën

dhe ëndrrat

që ëndërruam,



fjalë mbetën

dhe fjalët që ti më thoshe

se të dua;



fjalë mbetën

dhe fjalët

që më thoshe

se pa ty jetën

nuk e dua;



fjalë mbetën

gjithçka

që kisha menduar,



fjalë mbetën

dhe fjalët

që ne i thonim “dashuri”,



fjalë mbeti

çdo gjë për ne të dy,…



Ti tashmë “jeton”

me një tjetër



dhe unë po vuaj

në ishullin mizor “Vetmi”.

13. 05. 2008













23. The remaining of words



Words, only words,

Remained the memories

We created,

Words remained

The dreams

We dreamt,

Words remained

And the words you used to say to me

I love you;

Remained only words

And words

You used to say

That without you

I do not want my life;

Remained only words

Everything

I had thought about;

Remained words

And words

We called: “love”,

Remained words

Everything about me and you,

You are living with another

Now

And I suffer trapped

In the hostile island of loneliness









May 13, 2008



25. Netë të gjata

gjithmonë në jetën time



Natë e gjatë,

natë e gjatë

qenka për mua,

kur një tjetri i the:

“Të dua”.



Natë e gjatë

gjithmon ngeli për mua,

kur ty s’të kam pranë,

të të provoj sërish

sesa të dua,

natë e gjatë…



Zemër,

do vdes në vetmi…

Oh, zemra ime!

Netë të gjata,

Gjithmonë, në jetën time.



18. 05. 2008











26. Bukuria e syve të mi:

Je veç ti…



Jam vetëm,

dhe s’i duroi kjo zemër

dhe ky shpirt e di,

(Mirë që s’pëlcet, mirë!)

Shumë vajza shoh,

por asnjë s’gjej të bukur si ty…

Shumë vajza ndalin

vështrimin tek unë,

por asnjë për mua

s’ka bukuri,…

Bukuria e syve të mi:

Je veç ti…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:07 pm

27. Për këtë dashuri

të lënë në një brengë- mal?!



Ma plagose zemrën,

ike larg shumë larg

dhe pastaj “sëmundja”vetmi”

me çfarë ta mjekoj, s’e di?

Jam vetëm.
Ju që e keni provuar vetminë
e ndjeni në ç’gjendje jam…




Po ti, e dashur,

s’të vjen pak keq

për këtë dashuri

të lënë

në një brengë - mal?!

17. 05. 2008





28. Vazhdoj me të luturën



T’u luta

të më falësh

qoftë vetëm dhe një herë,

ti nuk më fale;



t’u luta

të më kuptoje,

ti nuk më dëgjove,



t’u luta

thjesht njëherë të shikoj,

ti nuk më pranove,



t’u luta

fjalët të m’i dëgjosh,

ti kurrë nuk m’i dëgjove,



t’u luta

zërin të ta dëgjoj,

ti kurrë

nuk më pranove.



17.05.2008









29. Vërtet të dua

Vërtet të dua,
përse nuk më beson?!
Vërtet të zhgënjeva,
pse nuk më kupton,
vërtet ke qarë
përse më lëndon,
vërtet jam i vdekur
pse nuk më vajton?
Vërtet po vuaj,
kur jam pa ty,
vërtet që ka vuajtje
të jetosh pa ty,
vërtet gabova,
këtë e pranoj,…
Për gabimin që bëra
as toka nuk më pranoi.




17. 05. 2008



30. ….Edhe pse në shpirtin tim

do të këtë boshati!





Jeta është një ëndërr

më duhet ta jetoj pa ty…

Jeta ime, zemër,

tashmë s’ka jetësi

Asqë mund ta them

se s’je për mua,

por një gjë të tillë

Zoti e paska “lejuar”…

Nuk dua të lëndoj,

këtë ti mirë e di…

Ta kthejmë ditën prapë

e paskam kaq vështirë

Por edhe më vështirë e paskam,

të të them fjalën

sëmbuese,vrastare

“Lamtumirë “…



Si mund t’i thotë

Shpirti - shpirtit,

zemra - zemrës

një fjalë të tillë,

që prodhon ndarjen

dhe copëton gëzimin,

në fron ul hidhërimin?

Si mund?!



Por nga rrethanat

dhe qëndrimi yt i imponuar

më duhet të them,

që ti të jesh e lirë…

Zoti e di,

a e ka menduar mirë…

Nuk doja kurrsesi të kishe

një fat të tillë...,

Unë të dua

dhe do të të lë të lire

dhe pse mirë e di,

që në shpirtin tim

do të këtë boshati!

26.08.2007





















31. (E thënë me shpirt,

pa asnjë dëshirë)

1.
Jetoj në një jetë,
ku nuk shoh me sy,

jetoj në një jetë,
ku s’ka lumturi,

jetoj në një jetë,
ku s’është për mua,
kur nuk kam pranë
buzët e tua .

2.
Më the të dua,
s’jetoj dot pa ty;

më the që vetëm vdekja
do më ndajë nga ty,

ta fala zemrën
ta fala dashurinë
që të ishe imja, ëngjëlli im,
do të jepja gjithçka
që gjëndet në këtë botë
që zemrat tona
të mos humbisnin dot…

3.
Ah, sa i lumtur
do të ndihesha me ty,
por ti më humbe,
më le në vetmi,
ndoshta ti je e lumtur
me tjetrim përkrah,
por un të dua, zemër,
nuk bëj shaka,
siç bëre ti shaka
në dashuri
dhe për tërë jetën
më le në errësirë…
Pse u bëre tradhëtare,
pse u bëre e pamëshirë?
Zhgënjeve zemrën
që të donte me gjithë shpirt?


4.
Shpresoj që Zoti për ty
të ketë mëshirë…
Sa më ke lënduar,
o shpirt i pamëshirë!
Jetoje jetën nga unë,
je e lirë,

5.
S’më ka mbetur gjë tjetër veç
”Lamtumirë!”
(E thënë me shpirt
pa asnjë dëshirë).
Dhe të uroj nga zemra
një dashuri të mirë
nuk jam sikur ti,
një vajzë e pamëshirë.
02.09.2007


32.

* * *
Mos më thuaj kurrë lamtumirë,
mos të lutem,


pa ty, e kam të vështirë.

Mos më thuaj kurrë

që nuk të dua,

se jeta ime nuk vlen pa ty,

ti për mua je gjithçka

që gjëndet në këtë botë,…

Pa ty, zemër, nuk jetoj dot,

pa ty jeta është një ferr,

më lëndon shumë

fjala lamtumirë…

Të dua, zemër…

Pa ty

e kam shumë të vështirë,

më thuaj çfarë të duash,

por mos më thuaj kurrë:

“Lamtumirë!”

07. 09.2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:07 pm



33. Ah, sa e lumtur do të ishte

dhe vetë lumturia!



Jetoj në një jetë,

ku e ndiej veten të verbër,

ku nuk e prek

askund lumturinë,

një jetë

të huaj për mua,

kur nuk kam pranë

buzet e tua…

Ku vajti fraza e ëmbël

për mua?

Më the që vetem vdekja

do të më ndajë nga ty …

Dhe më vështrove ëmbël në sy…

Unë bujari të fala

zemrën e dashurinë,

të thashë: “Ti je ëngjëlli im!”

Gjithçka do të jepja

në këtë botë

që zemrat tona

të ishin përherë tok…

Ah, sa e lumtur do të ishte

dhe vetë lumturia!









34. A mund të jetë e lumtur

errësira e dashurisë sonë?





Çndodhi, as vetë

nuk e kuptoj,

as vetë nuk e di…

Tani vetminë

kam në krah,

ndërsa ti

zgjodhe një tjetër

që ta diktuan,

duke të urdhëruar:

“Këtë të duash!

A ishte kjo zgjidhja jote

më e mirë?

A mund të jetë e lumtur

errësira e dashurisë sonë?



Pse shtiresh me këtë akt

të pashembullt tradhtar,

me këtë pamëshirësi

që rritet

në lumturinë

e pështirë të një tjetri

dhe në një këshillë

të dashurisë anonime

thurur me penj mblesi?!



Kjo, e dashur,

është një shaka e madhe

në një zhgënjim total

të një zemre,

që të donte,

me gjithë hapësirën e dashurisë…



E ndjen vallë errësirën

ku ke rënë?

E ndjen vërtet

veten të liruar

nga dashuria jonë ,…

por je krejtësisht

e prangëzuar,

o shpirt, o zemër

që shiresh

në liri të kufizuar

nga të gjitha anët…

Jemi dy shpirtra

të robëruar.

Lus Zotin të të kthejë,

atje ku duhet të jesh…

Dhe shpirtziu të më qesh’…

02.09.2007



















35. Unë këndoj këngën e pritjes

dhe të lëndimit…



Sa herë përsëris fjalën:

“Lamtumirë”

dhe rikthehem prapë,

s’e përtyp dot atë fjalë

aq të prapë…

Jeta ime pa ty

është një hiç,

një pavlerësi,

një ferr

me vërtetësi të madhe…

E përsëris këtë

kaq fuqishëm

të vë në funksion

atë që ti ndjen

kaq shumë për mua,

por që tani me falsitet

e ke mbuluar.

Unë këndoj këngën e pritjes

dhe të lëndimit…

07.09. 2007















36. Në prag stresi



* * *

Kjo jetë

nuk është për mua,

kur në jetë

nuk mora atë që dua…

nuk jam njeri

që fitoj kështu lirinë,

kur humbas

kaq tinëzisht dashurinë…

“O zot,

ma merr jetën mua,

të jem gjithmonë

me ëndrra të harruara!”.

25.09.2007

37. Një ditë…



Edhe unë dua

të këndoj një ditë.



Edhe unë dua

të festoj një ditë.



Edhe unë dua

të kem lumturi një ditë.



Edhe unë dua

të shikoj me sy një ditë.



Edhe unë buzëqeshje

dua të kem një ditë…



E di, zemër, se pa ty

nuk e kam të lehtë.

(Po ti mos u frik!)



Edhe unë dua

të dashuroj një ditë.



Edhe unë dua

të ëndërroj një ditë…



Edhe unë doja

të isha me ty një ditë…



S’e di,

kur do të vijë kjo ditë…



Ti me ike

dhe me le në vetmi.



29. 05. 2008



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:08 pm



38. “Sa të jem gjallë

me vështrim tek ty”…



Ku nuk e kërkova

Shpresën…

E gjeta, por s’më

ndihmoi…

E kërkova në shpirt

buzëqeshjen

më tha se do të vinte,

por ajo më mungoi…

E kërkova

kudo lumturinë,

por atë kurrë

nuk e gjeta…



Pastaj i hutuar

kërkova të ëndërroj,

po kurrë, kurrë

nuk munda të ëndërroj;

kërkova të gëzoj,

por kurrë nuk e ndjeva

në shpirt gëzimin…



Kërkova dhe vdekjen,

por vdekja

nuk më pranoi…

Kërkova dhe falje,

por falja për mua

nuk ekzistoi.



Kërkova gabimin

të ma falësh ti

paska qenë e rreme fjala

që ti më thoshe.



Unë e kam vendosur,

në shpirtin tim ,

në zemrën time:

“Sa të jem gjallë

me vështrim tek ty”…

(Këtë ta dish mirë!)



30. 05. 2008.

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:08 pm

IV





39. Mall dhe lot në sy



Ulur në bregdet,

mbështetur në një gur,

i trishtuar

mendoj vitet

që kalova dikur…

M ë vinë mendimet

si dallgë-deti

Mall dhe lot në sy,

sot hutueshëm qaj

fjala “dashuri”

vejushë më mbeti…

30. 05. 2008



40. Ëndërrri im

mbeti i parritur…



Gabimin

e ndoqi pas pendimi,

Gëzimin

e ndoqi ëndërrimi…

Gëzimi

u fik papritur

Ëndërrri im

mbeti i parritur…

Tani qaj

tepër i hidhëruar…,

si jetim, si i mitur.





31. 05. 2008







40. My dream

did never grow …



The mistake

Was followed by repentance,

The joy

Was followed by the dream …

The joy

Extinguished of a sudden

My dream

Did never grow …

Now I cry

Extremely embittered …

Like an orphan, like an infant:





May 31, 2008

















41. Sa e pashpirt,

shpirt,

sa e pashpirtë…





Ti je shumë

e lumtur,

por unë

s’kam gjumë në sy…

Sa herë dua

të mbyll sytë

fanitesh ti…

Mundohem

të të shfanit,

por ti shfaqesh përsëri…

Ti qesh e lumtur,

unë mbushur

në hidhërim…

Sa e pashpirt,

shpirt, sa e pashpirtë…



27.09. 2007

42. Ma jep buzëqeshjen e mekur,…



A mund të kem

të ardhme pa ty?

A jetohet jeta

pa dashuri?

A mund një tjetër

të zëjë vendin tënd?

Jo!

Këtë e them

me gjithë mend…

Në daç të mos jem i vdekur,

në daç të mos jem i tretur

ma jep buzëqeshjen e mekur;

m’i thuaj dy fjalë

të më ngrohin zemrën,

të dalloj diellin,

të dalloj hënën….,

të më ndriçojë fjala,

të më prekin rrezet e arta…

30. 09. 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:09 pm

43. Jeta e “jetës” sime pse?



Derdh lot

dhe përsëri do të derdh

Ah, ai syri yt, ç’më tret!

. . .

Dhe vijoj lotimin

dhe mallkoj veten ,

Ç’i bëra vallë Zotit?

Pse vallë jam ndëshkuar?

E desha jetën time

dhe jetën jetën e jetës sime

Thura ëndrra

dhe thirra ëndrrën time të madhe

por ajo sa u shfaq u largua ….

Më la në lëngim

Dhe në buzë fjalën pa thënë…



27. 02. 2008























44. Flet ëndrra





I them

gjithmonë zemrës

të pres, mos vjen ,

I them gjithmonë syrit

se një ditë,

ndoshta të sheh,

i them gjithmonë buzës,

se një ditë ti vjen…

Ma përforcon këtë dielli,

ma thotë hëna,

por mbi të gjitha këtë shqip

ma thotë ëndrra…

17.03.2008



45. E flakje tutje faljen…



Të thashë të më falje,

s’më fale…

Thashë

se mos kthjelloheshe

por ti vijove

në mendjen tende

duke e flakur tutje faljen….

31. 05. 2008













* * *

46. Qaj



dhe lot bien në qiellin tim

Mendoja

se do të isha i lumturuar

me ty,

se me të vërtet kisha gjetur

një dashuri,

se në jetën time protagoniste

ishe vetëm ti,

kurrë se në mes meje

dhe teje

s’ do futej

një tradhëti…

* * *

47. Qaj

me lot në sy

vetëm, kur të kujtoj të dua

dhe pse jam pa ty

mendja gjithmonë

mbetet vetëm tek ti

të dua

edhe pse është

shumë vonë të dua

edhe pse ti nuk më

mendon më mua

të dua

dhe gjithmonë

do të mendoj për ty

të dua zemër

……..

Të dua

dhe pse jam në errësirë,

të dua

dhe pse nuk ndihem mirë,

të dua

dhe kurrë për mua

s’do ketë harrim…



22. 05.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:09 pm

48. I kërkoj ndihmë dhe i lutem Zotit

të më sjellë ditën,…





Gabova

dhe më erdhi ndëshkimi…

Tani shoqërohem

dhimbshëm me vetminë,

por s’më lë

në punën time kujtimi,

ai po më plas shpirtin.

I kërkoj ndihmë

dhe i lutem Zotit

të më sjellë ditën,

buzëqeshjen, diellin…

Sa i rëndë

qenka ndëshkimi,

si një natë e nxirë pis.

Sa i rëndë qenka ky rrëfim,

e ripërtërita veten,

kur më fale ti,

por gjendja kritike

u shfaq përsëri

dhe ja tani për herë të dytë:

Vetmi…









49. * * *

Më kishe falur,

më the ëmbël të të takoja,…

Më qeshën sytë,

kur të pashë,

më pëlqeve aq shumë:

shkëlqeje nga bukuria…



E kisha mësuar që i vogël

se nuk shikohet njeriu

a ka bukuri,

njeriu njihet

në bardhësinë e zemrës së tij ,

dhe bardhësia ka mjaft bukuri…

dhe në atë cast

kaq fatlum për mua

u ribetova përsëri…

I thashë vetes më mirë del,

kur bën durim…























50. * * *



Smund të duroj

ndarjen nga ty,

sa e helmët

është ndarja e provova,

e ripërsërita

kaq e kaq herë:

“Nuk duroj dot

pa ty, zemër!

Me ty veç vdekja

më ndan …”

S’doja gjë tjetër

dhe i luta vetes

veç ty të kisha pranë….































51. Ç’udhëtim i bukur

me zemra të gëzuara…



E paharruar

ajo ditë rikthimi tek unë,

e paharruar,

përsëritje fjalën e bukur:

“Të dua, o shpirt !”

Të më vish në shtëpi

të më kërkosh dorën,

të vish!”

Ndrita nga gëzimi,

ndrita

Thashë:

“Tani më erdhi dita!



Papritur një gjendje tjetër



Por sa hap e mbyll sytë,

erdhi një ditë tjetër e zezë,

me fjalë të thëna përçart:



“Jo s’mund, s’mundem,

të jem… me ty…”



Gjendja ime

u kthye nga e para.

U trondita aq shumë,

sa s’dija si të veproja,

fjalën tënde të prisja…

Unë kisha përsëritur kaq herë,

asqë mund të pranoja humbjen,

jetën ta kaloja pa ty…

Çfarë kishte ndodhur

vetëm në një mbrëmje ,

kush ta ktheu

papritur mendjen?!

53. * * *



Kujtoja marramendësh

që unë të thosha:

“Dua që motra ime ti të jesh,”

dhe ti frazën tënde disa herë

përsërite ëmbël:

”Të kam vëlla…”-

me buzëgas më the…

Dhe unë e ndjeva veten

më të lumturin në botë

dhe t’u të shndritën sytë…

Dhe iu luta Zotit për net ë dy

dhe i thashë :

“O Zot, vdekja vetëm

mund të më ndajë

nga lumturia ime!

11.11.2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:10 pm

54. As vetë nuk e di…




Jeta është e gjatë,
më duhet ta jetoj
dhe pse e di
që nuk mund të duroj…
S’e kam të lehtë
të rri në vetmi…
Si ndodhi kjo ndarje
as vetë nuk e di…


12.11.2007



55. Vetes do t’i hedhësh fajësi



U mbulova me lot

Plasa në të qara,

S’ka më të rëndë

nga ndarja

S’ka njeri që në jetë

të mos gabojë,

por kërkon falje dhe falet…

Ndërsa ty ai zëmërim

i kotë s’po të ndalet.

Kaq e rrëmbyeshme je?

Ndoshta një ditë

do të shoh me sy dhe në sy

dhe vetes do t’i hedhësh fajësi.



06. 12. 2007







55.



Unë pa ty kam vdekë

(Një mënyrë tjetër të ligjëruari )



Jeta kaq e gjatë

dhe më duhet ta jetoj,

ndoshta lotët,

oh, lotët e mi,

një ditë do të shterojnë;

ndoshta dhimbjen

Zoti do të ma largojë,

zëmërplasurën dhe shpirtmirin

do të ma kurojë…

Atëherë ndoshta dhe bilbili n

jë këngë për mua

do të këndojë…

Yjet do të xixëllojnë,

Hëna do të më ndriçojë…

Dhe dielli me diskëzjarrtin

do të më përgëzojë;

Pranvera që vjen

Lule të shumta do të çelë…

Por prapë se prapë dije, zemër,

Se, pa ty në krah,

unë kam vdekë…



20.12.2007











56. Jo në dashuri të dytë…



Të ishte e lehtë do të jetoja,

të ishte e lehtë do të ëndërroja

te ishte e lehtë dhe do të dashuroja,

por syri më ka mbetë pa dritë në sy…

Gjithçka m’i more, e dashur:

Ta fala zemrën

Ta fala ndjenjën…

Sot jam vetëm me lotët,

vuaj për dashurinë…

Dhe jo s’mund

të hidhen në dashuri të dytë…



24. 01. 2008









57. Pse atëherë shpirtin ma shkatërrove?!



Më the që të kam falur

kurrë nuk e vërtetove;

më the që të dua

kurrë nuk më tregove;

me the që do të vdes me ty

kurrë nuk e realizove;

më the që nuk do të të lëndoj,

gjithnjë më lëndove;

më the s’do të të harroj,

përjetë më harrove;

më the që kurrë nuk do të zhgënjej…

Ç’kishe që më shkatërrove?!…

Më the që do të të ëndërroj,

kurrë nuk më ëndërrove…

Më the që të kam shpirt,…

Po pse shpirtin ma shkatërrove?

10.06.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:10 pm

58. Mendja rri vetëm tek ty…





Dua të të harroj,

por s’mundem …

Dua të mos të shikoj

por sërish më del në ëndërr;

dua të mos të ndiej,

por sërish të ndiej…

Dua të mos qaj,

por sërish qaj për ty,

I them ndjenjës:

“Ik , s’është për ty ajo dashuri, “

përsëri dashuroj…

Mendja rri vetëm tek ty…

17 .06. 2008





59. ……………………………..



Sonte

mendoj për lotët që derdha…

…………………………………………

mendoj arsyen përse më ke harruar…

……………………………………………

……………………………………………..

S’e mendoj kurrë që do të jem pa ty….

17. 06. 2008

















60. Sa e gjatë qenka kjo zymtësi!



E gjatë qenka jeta ta jetosh në vetmi,…

E gjatë qenka jeta , kur jetohet pa ty,…

Sa e gjatë qenka jeta pa dashuri!

Sa e zymtë është jeta me lot në sy!

Përse, përse m’i thave këta dy sy?

Ah, e dashur jam shumë i ri!…

(S’më shpëton as dheu i zi!)

30. 01. 2008





61. Nga ty dua vetëm një fjalë:

” Më fal, shpirt!”

Dua të shkruaj per ty
se nuk e di se sa shumë të dua,
dua të shkruaj, kur e di që nuk të kam,
lotët në syrin tim
nuk ka zjarr që t’i thajë…
dua të shkruaj gjer ne vdekje
dua të shkruaj sa të jem gjallë…
dua të shkruaj për ty çdo histori,
dua të shkruaj dhe përse s’ të kam pranë
dua të shkruaj edhe pse loti në sytë e mi,
nuk është ndalë,
dua të shkruaj për ty
dhe përse ti nuk më mendon aspak,
dua të shkruaj dhe të të them
vendin që zure ti në zemrën time
nuk do ta zerë asnjeri…
Sa të jem gjallë, zemër,
do të shkruaj për ty…
Të desha, të dua
dhe do të dua, sa të jem gjallë.
Nëse më ke dashur ndonjeherë
nga ty dua vetëm një fjalë:
” Më fal, shpirt!”
Dhe e di sa do të ngrohem në zemër!


04. 02. 2008



61. From you I seek only a word:

“Forgive me, sweetheart!”



I shall write for you.

Because I do not know how much I love you,

I want write when I realize that I do not have you,

Tears in my eyes

No fire can ever dry

I shall write till the end of life

I shall write as long as I live…

I shall write for you every single story

I shall write even I have not seen you since

I shall write even though the tears in my eyes,

Have not ceased,

I want to write for you

Even though you never think of me,

I want to write and say

The place you occupied in my heart

No one can ever take it away…

As long as I live, sweetheart,

I shall write for you…

I loved you, and I always do

I shall love you as long as I live.

If you have ever loved me

A single word from you I seek:

“Forgive me, sweetheart!”

And I know how much warmth I shall gain in my heart!





April 2, 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:10 pm

62. Ndoshta

Ndoshta një ditë
dhe unë do të do të lulëzoj…
Tashti i ngjaj një peme
pa sytha dhe s’do të ketë asnjë lule
Tani I ngjaj një qenie që prodhon lot…
Vallë ndonjë herë pranverën
do ta arrij dot?!




25.03.2008















63. Zbrazëti



Vendtakimi ynë është zbrazti,

i vetëm numëroj minutat

mos vjen ti,

Hedh vështrimin sa andej këtej,

por pastaj ma hodhe fjalën e prerë…

U preva , s’dija ç’të bëja në venndtakim,

ai më ngjante me një ftohtësirë…

Ti, jo sot, por kurrë më s’do të vish…







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:11 pm

64. Ta dëgjova ikjen

1.

Nuk ndihem mirë pa ty

Pa ty s’paska në këtë vend lumturi

Hija e pemes me sjell shumë ngrohtësi

“Më thuaj, o zemër, për herë të fundit,

përse më le në vetmi?”

2.

Ta dëgjova ikjen ,

qëndrimin e familjes,

fejimin dhe përkushtimin

ndaj një tjetri

Me fjalë më mbyte,

kur me zërin tënd

më the në telefon :

“Një tjetër dashuroj,

tani e tutje,

atë, që më fejuam mbrëmë…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:11 pm

65. Më qëndro larg, larg



Kishte përfunduar një akt dashurie,…

por pastaj vazhdove

se, unë ty me asnjë

s’do të të ndërroj,

do të vazhdoj të të dashuroj

por ti më qëndro larg, larg…

Duhet ta dish mirë

se je i strehuar thellë

në shpirtin tim…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:11 pm

66.

E si mund?!

*

Sju besoja fjalëve

që dëgjova

m’u këput shpirti,

m’u mbyll dhe goja

nga syri im loti rreshket

(s’u bëra kurrë në dashurinë tonë

as princ, pale mbret!)

E ardhmja ime tashmë s’ ka shpresë…

E ardhmja ime tashmë ka mbaruar…

*

Dhe atë dashuri që tek unë s’e fitove,

shpresoj të ta sjellë ai.

Dhe ty, o nënë, falje të kërkoj

një vajzë shumë desha,

pa të jo, s’mund të jetoj,

s’dua të mërzitesh nënë për mua ti

edhe pse nuk me sheh, nënë,

unë jam me ty…

Ju lutem gjithëve, o miqtë e mi,

mos të keni kurrë lot në sy.

30. 03. 2008













67.

Kur shpirti yt pozitivisht

s’po më përgjigjet…



Edhe Zoti që më dhuroi këtë jetë

paska gabuar;

edhe dhe yjet në erreësirë

janë të nxituar,

mendojnë vetëm

për të më ndëshkuar…

Dhe dielli ndriçues i kësaj bote

mendon vetëm për të më provokuar…

Edhe lulet, që lulëzojnë

në këtë pranverë,

mendojnë tek varri

për të më ngushëlluar…

Vetëm ti, në këtë botë,

kishe lindur për mua,

vetem ti në këtë botë

u shfaqe

si e vetmja shpresë për mua,

por në fund të fundit

dhe ti vendose

për të më lënduar…

kur zemrën e urdhërove

për të më harruar…

Shpirti në zjarr po më digjet,

kur shpirti yt pozitivisht

s’po më përgjigjet…



01. 04. 2008











68.

Kisha dëshirë të ëndërroja





Sa shumë dëshiroja

të isha njeri,

po kurrë njeri nuk u bëra .

Sa shumë doja të jetoja

po kurrë nuk munda të jetoj…

Sa shumë doja të mësoja nga jeta,

po kurr nuk munda,

Kisha dëshirë të ëndërroja

Por s’më la kurrë lodra….

10.04.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:12 pm

69.

Ku vajti kënga jonë dhe e qiellit?!





E mbaj mend atë ditë,

kur këndova për ne të dy…

E mbaj mend,

kur kënduam në duet

dhe të dy përgjëroheshim

për njëri tjetrin…

Qielli ishte i pastër, i kaltër,

pa asnjë re,

çuditërisht dhe qielli

këndonte bashkë me ne!

Ku vajti kënga jonë dhe e qiellit?!



14. 05. 2008





















70.

Asnjë çast…



Edhe pse je larg,

e di që s’më mendon.

Edhe pse je larg,

e ndiej s’më shikon.

Edhe pse je larg

dhe s’ndjen për mua,

dije të vërtetën e thënë

çiltër prej meje:

Unë s’mund të ndahem

asnjë çast prej teje…



18. 05. 2008.









71.

Është maj, kur shpërthejnë

dhe kthehen dashuritë…





Ti e kupton mirë

se unë të dua ,

jetoj me lotin binjak në sy…

Dhe pse s’jam me ty,

gjithmonë ëndërroj,

sikur bie në përqafim…

Është maj dhe trëndafilët

kanë çelur të gjithë.

Është maj, kur shpërthejnë

dhe kthehen dashuritë…



22. 05. 2008











72. Një jetë të tërë po vuaj…



Oh, ç’fat i zi

nuk jam me ty

Oh, ç’fat i zi

jetoj pa ty

oh, fat i zi

jetoj i vetëm në këtë botë

zemrën tënde s’po e gjej asgjëkundi

më vajtën kot lotët dhe mundi



Ç’fat i zi paska qenë për mua?!

Një jetë të tërë po vuaj…



19.05. 2008







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:12 pm





73.

(Shpresoj)



Edhe unë një ditë Një trëndafil për ty…”

“A rose for you…”

dua të këndoj,

(shpresoj);

….dua të festoj

(shpresoj),



dua të kem lumturi

(shpresoj).



Një ditë dua të shikoj me sy

(shpresoj),



edhe unë një ditë buzëqeshje

dua të kem,

(shpresoj).



Edhe unë një ditë dua

të bie në përqafim,

(shpresoj).



Edhe unë një ditë

dua të më ndryshojë gjithçka

në jetën time ,

(shpresoj).



29. 05.2008



74.

Paska qenë me të vërtetë

e rreme fjala e betimit



Kërkova shpresën.

Po ku ishte shpresa?



Kërkova buzëqeshjen…

Po në ç’vend fshihej buzëqeshja?!

Kërkova lumturi…

Po lumturia rrinte fshehur.

Kërkova ëndrrimin,

Ai ma gënjeu fantazinë,

kërkova gëzimin,

po gëzimi ishte fare i mitur.

Iu drejtova vdekjes.

Vdekja më tha :

“Ik largohu!”

Iu drejtova faljes,

por falja heshti.

Paska qenë me të vërtetë

e rreme fjala e betimit.

30. 05. 2008



Zgjohu, shpirt… “

“ Wake up soul...”



Epilog

Më fal, shpirt, paçka se më solle këtë trazirë të madhe dhe shpirtin ma hodhe në lotim, tani jam në gjendje të pyes: “Kur do të vish?” Nuk i ngjaj një të sëmuri që kërkon diçka të pamundur. Kërkoj dashurinë që ma vodhën tinëzisht… E di dhe e ndiej se ti po jeton në një dashuri të shtirë; e di se ti ke nevojë për shikimin tim, e di që qielli yt nuk do të jetë kurrë i kaltëruar, në rast se nuk rikthehesh atje ku ke dëshiren dhe që unë të çel gjithë lulet e jetës sime. Atëherë do të themi të dy: “Sa e fortë qenkej kjo dashuri!”



Epilogue



Forgive me, sweetheart, although you brought this great trouble and you caused my soul drop tears, now I feel like asking: “When shall you come to me?” I do not resemble a sick person who asks the impossible. I am seeking for the love that was taken from me. I know and feel that you live into a false love; I know that you need my eyes, I know that your sky would never be blue, as long as you won’t return there where you desire and I bloom all the flowers of my life. Then we’ll both say: “How strong this love was!”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 12, 2008 11:13 pm

Saimir Adem Sadikaj

lindi 02.11.1982 në Zogaj, Tropojë, ku përfundoi shkollën 9 vjeçare dhe të mesmen e përgjithshme.

Në vitin 2006 familja e tij shpërngulet në Tiranë. Shquhet për aftësinë e tij artistike. Po kështu është i dhënë pas vargëzimit.

Libri poetik “Pritje e lënduar” është libri i tij i parë poetik, ku autori rrok temën erotike, duke përshkruar gjendje të ndryshme të botës së sotme shpirtërore të të rinjve.



Saimir Adem Sadikaj was born in November 2, 1982 in Zogaj, Tropojë, where he finished the secondary and the high school.

In 2006 his family migrated to Tirana. He is distinguished for his artistic abilities. He is very much given to the poetry.

His poetic book is the first one, where the author treats the erotic subject, by describing different conditions of the today’s spiritual world of the youth.
…Për ty i kërkova Zotit
një pikë ujë,
Ai më fali gjithë detin
(Ç’bujari Zoti!)


I kërkova Zotit
një pëllëmbë tokë,
ma fali gjithë Botën…
(Sa e bukur Bota!)…

* * *


I asked God a drop of water

for you,

He gave me all the sea

(What a bounty from God!)





I asked God

A plot of land,

He gave me the entire world

(How beautiful is the world!)…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyWed Sep 17, 2008 10:36 pm

Murat Memallaj, autor tepelenas, anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë W.P.S

Ka botuar librat: “Kënga e Këngëreshës”, “Mallimi” “Mos ma fshehni brengën”, ‘Këngët e gjuhës sime”, “Një fjalë kundër dhimbjeve”. Shquhet dhe në lëmin përkthyes. Ka përkthyer nga S. Esenin me një titull domethënës “Eseniane” si dhe veprëne poetit rus Adolf Shvjednikov të ditëve të sotme” Gruaja, të cilën dashuroj’.



1. Duke lexuar romanin

“Zonja Bovari”,

shkruar prej Gustav Flober



Që të të them se nuk të dua,

nuk më zë besë njeri.

E, cila femër s’do ta lakmonte

zonjën Bovari?

E, cila femër famën Flober,

ta dha në skajësi?!

Sartri me gojën plot

do të pohonte:

“Veç zonjën Bovari”.

Jo, profesor, mos

ma fyej Emën,

nuk bëri blasfemi!

E, cili rob nuk e pi helmin,

kur nuk gjen dashuri?

E, cili rob nuk i jep fund jetës,

qoftë edhe pa u helmuar,

kur ndihet vetëm në këtë botë

Dhe s’është i dashuruar?!



2. Unë jam vetëm një

Rastinjak



Unë jam vetëm një Rastinjak, as pak më shumë,

as shumë më pak, përshkruar bukur

nga De Balzak, as pak më shumë,

as shumë më pak.

Unë dhimbjes,jo, si vë kapak,

siç bën ai për Gorjon plak,

as pak më shumë, as shumë më pak.

Të gjitha dhimbjet dua t’i flak,

as pak më shumë, as shumë më pak,

veç ndershmërinë e mbroj me gjak,

as pak më shumë, as shumë më pak.



3. Tatjanës



Tatjana, unë letrën tënde e di përmendësh,

ua thashë dhe nxënësve të mi në mësim,

se qysh fëmijë kam qenë kureshtar,

për “këngët” e të madhit Pushkin.

Për ty po më luten nxënëset e mia:

Fabiola, Nertila, Doriana, Pandora, Mida, Antigona,

binjaket Suela dhe Oriana.

Nuk them se çunat s’të duan, më pyesin

se kush është Onjegini,

mes tyre janë:

Elisi,Juliani, Muharremi,

Ludoviku, Martinët, Kevini.

Dhe kështu për nxënëset e mia,

të do Fabiola dhe Doriana,

m’u desh ta sillja në shqip,

letrën tënde të dhimbshme,

Tatjana.



4. Vështirë të mbetesh

në shpirtin tim

Poetes Yllka Ponde



Ritmin e ecjes sate

e ndiej në mijëra ritme,

timbrin e zërit tënd

e ndiej në mijëra timbre,

leximin e vështrimit tënd

e kap në mijëra vështrime,

mendimin tënd e kap

në mijëra meditime.

Me ç’të vërejta dhe ç’lexova,

arrij në të madhin përfundim:

Ka pasur të drejtë poetja:

“Vështirë të mbetesh



GURGDHENDESI DHE POETI

“Këngën ma dashke me ngjallje?!”

“Ngaqë e urrej tretjen!”

“Kaq e magjishme është kënga?”

E vetmja që e mund vdekjen!”

“Paske një mendim të pastër!”

“Të kthjellët si ujë burimi…”

“Në cilën gurrë ke pirë ujë?”

E ku tjetër? Tek Naimi!”

“Dhe tani, me që ra fjala,

ç’mendim keni për poetin?”

“Njeriu që të ndez zemrat,

Njeriu që tmerron Mbretin!”

“Po kush jeni ju? Le t’ju njohim,…

Ti paske një fjalë burri!”

“Jam Perlat Myzafer Zaçja

e nxjerr bukën nga guri!”

“Mjeshtërinë ta dha babai?

Kush ta mësoi mjeshtërinë?”

“Guri është punë e artit…

Kush ta dha ty poezinë?”

“Pa më thuaj ku ndryshon

gurëgdhëndësi nga Poeti?”

“Juve ju lënë varfërinë,

neve na përulet Mbreti!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 EmptyFri Sep 04, 2009 10:12 pm

ESAT SALIAJ





Si ta shëroj dhimbjen…


Djalë i Ninshit jam...


Krijime dhe këngë
popullore






"MARIN
BARLETI", TIRANË 200
9





Esat Salihaj


Si ta shëroj dhimbjen…


(Djalë i Ninshit jam”)


krijime dhe këngë popullore


Redaktor
letrar : Agron Shele W.P.S



Recesent:
Vasil Zëra



Konsulente: Henrieta Salihaj


Art grafik: Ylli
Zahaj



Copyright Esat Salihaj, 2009





Shtypur në Shtypshkronjën e
Shtëpisë Botuese “Marin Barleti”, Tiranë 2009

























































Vijim i
mesazhit të hapët





Rishfaqjet në “odeonin» e
krijimtarisë popullore si duket janë të domosdoshme për bardin popullor, Esat Salihaj, të cilin në kreaturën e
tij e ndihmon efekti psiko-nostalgjik, largësia nga vendlindja, nga vendi i
tij, për të cilin është aq i malluar dhe
krenar.
Κëtë malliμ e ka angazhuar për të shpërthyer
natyrshëm, duke rrokur në vjershërimet e tij tematikën e larme, e cila shpreh
katërcipërisht pozicionin logjik të një emigranti me mendim të patundshëm në
vendin e tij. Në këtë kontekst figurishëm është një shtetar me mendje dhe kokëkthyer
nga rrjedhja… Ëndërrime, ankth, trazira, hije, kurthe, stërkëmbth,
dëshpërim, dashuri e mbushur në shpirt dhe e pazbrazur, shpirt gufues, traditë
që merr “rrugën “ dhe kontakton, zakon shqiptar i përcjellë, që merr “viston “ aq
të dëshiruar dhe kontakton me autorin, njerëz të familjes, të afërm, miq,
protagonistë në vite rëndese; mëllef, i cili sa vjen dhe dobësohet duke u
zhvendosur nga fryma tolerante, portretizimin e
njerëzve të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prezantim talentesh te reja
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 35Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 20 ... 35  Next
 Similar topics
-
» "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA
» Drejtë luftërave të reja
» Botime të reja: Revista ”URA”
» Biznesi ankohet per ide te reja !
» Botime të reja: "Buzëqeshje miqsh"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: