Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA Thu Oct 24, 2013 12:32 am | |
| "PEGASI" INTERNACIONAL ALBANIA IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA
LE TË "NDEZIM" DHE TE INTESIFIKOJMË MË TEJ VEPRIMTARINË TONË PEGASIANE
DIHET QË LIDHJA JONË ËSHTË NJË LIDHJE E NJOHUR SOT NE BOTË, NDAJ DUHET TË PROGRESOJMË MË TEJ
LE T'I SHERBEJMË BASHKËRISHT FUQIMISHT DHE TALENTISHT KOMBIT TONË ...
ORGANOGRAMA E PEGASIT ËSHTË NDËRTUAR NË MËNYRË TË TILLË QË T'I PËRGJIGJET KËSAJ SITUATE TË RE ...
1. Të gjitha Degët e LNPSHA"PEGASI" ALBANIA, të cilat kanë kohë që veprojnë , por dhe degët e reja të krijuara t'i japin parësi thithjes së elementëve talentore nga të gjitha fushat e Letërsisë dhe të Artit. Në këto degë, përveç poetëve, shkrimtarëve, studiuesve, artistëve (piktorë, skulptorë,gazetarë, këngëtarë, valltarë dinjitozë) të ketë dhe talente të rinj me perspektivë në këto fusha. Evidentimi i tyre është një shërbesë që i bëhet Kombit për ardhmërinë e tij në këto fusha të rëndësishme të botës shpirtërore ...
2. Është e mira që çdo degë të ketë Grupin e vet të interpretimit me regjisor, aktorë; grupin e vet të këngës dhe të valles; grupin e piktorëve e tjere. Rëndësi t'i jepet tërheqjes në këto grupime të studiuesve të fushave te Letërsisë, të Artit . 3. Eshte detyra jonë të jemi aktivë në prezantimin e vlerave të këtyre fushave, duke filluar që nga prezantimet e kreaturave (promovime, hapje ekspozitash, recitale, koncerte, fjalë artistike, panaire ekspoze e tjere) , duke u dhënë impuls talenteve të këtyre fushave; të nxiten kreatorët me mendime reale ; të merret pjese aktivisht në manifestime, konferenca e deri në Simpoziume. 4. Të intesifikohet bashkëpunimi me klube, shoqata shkrimtarësh dhe poetësh ekzistentë, jo vetem në vend, por edhe në vende të tjera. Në këtë drejtim duhet të jemi shumë aktive për të bërë prezentë letërsinë tonë, artin tonë, për të realizuar kështu shkëmbimin universal të vlerave...si dhe konkurrimin e tyre... 5. Të jemi prezentë në jetën e qytetit, të qarkut e tjere, sipas organizimit vendor dhe të bëhemi "violinë" e parë në fushën e letërsisë , të Artit , të kulturës...., duke shtuar bashkëpunimin me organet qendrore dhe vendore si dhe me organizma, të cilat dëshirojnë të bashkëpunojmë me ne në këto fusha... 6. Rëndësi e veçantë t’i jepet veprimtarisë me librin , publikimit të tij dhe pjesëmarrjes në Panaire Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ne deshirojmë të mbetemi me të drejtë në Altarin e Kontributit të Kombit në këto drejtime të rëndësishme... Përvoja e mirë në këtë drejtim ekziton në Lidhjen tonë dhe kjo përvojë duhet të aplikohet dhe të intesifikohet më tej…
Presidenca e LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Tirane, 19 tetor 2013 | |
|