Kontrollo vetveten që të gëzohesh.
• Besimi në vetvete do të thotë të gjesh më shumë domethënie dhe përfitime për jetën tënde, pavarësisht nga mosha që ke.
• Vërtet trishtimi psikik është më i rëndë se sëmundja e trupit.
• Bëj përpjekje maksimale që të rregullosh të tashmen, duke mos u brengosur për atë që do të vijë.
• Mjerimi nuk e nxjerr anijen nga thellësia e detit.
• Ne nuk kemi në duar të ndryshojmë të kaluarën dhe të vizatojmë të ardhmen ashtu si dëshirojmë ne, përse atëherë vrasim mendjen për gjëra që s’mundemi t’i ndryshojmë?
• Vlera e kohës është ta jetojë njeriu çdo çast të saj.
• Nuk do të mund ta ndryshoj të kaluarën, ndërsa tani nuk mund ta paramendoj të ardhmen, përse atëherë të mërzitem dhe brengosem!
• E djeshmja është ëndërr që ka kaluar, e nesërmja është shpresë e bukur ndërsa e sotmja është realiteti aktual.
• Mos shiko gjëra negative në jetë, por shfrytëzoji të mirat dhe bukuritë e saj.
• Mos qaj për të kaluarën, mos i harxho lotët kot, se atë që ka kaluar nuk e kthen dot.
• Nuk ka armik më të madh për bukurinë e femrës se brengosja, e cila afron pleqërinë.
• Kënaqu me ditën e sotme dhe përjetoje atë, kërko diçka që të parandalon dhimbjen para se të të kaplojë.
• Ulcera në lukth nuk te vjen nga ushqimi që han por nga ajo që të han ty.
• Depresioni është rezultat i pasivitetit.
• Doemos të pranosh çeshtjen me skajet që i ka, të realtë e mos u trishto se s’fiton gjë?
• Në jetë nuk ka gjë të rëndë e të pamundur derisa në të ka punë dhe lëvizje.
• Ka vetëm një rrugë drejt lumturisë, e ajo është të reshtim së hulumtuari për gjërat që s’kemi fuqi t’i sundojmë.
• Nuk i takon njeriut të humbasë gjysmën e jetës në armiqësi.
• E humbim kohën e lumturisë në jetë nga gjërat e pavlera.
• Përforcoje besimin tënd dhe bindu se nuk ekziston e pamundshmja në jetë.
• Vendos përherë në imagjinatën tënde, fotografinë e suksesit dhe ngulite atë të vizatuar në mendje.
- Rehatia e trupit qëndron në ngrënien e paktë
- Rehatia e shpirtit është në mëkatet e pakta
- Rehatia e zemrës është në largimin e hidhërimit dhe
- Rehatia e gjuhës është në të folurit e paktë
• Të menduarit mbi lumturinë medoemos që të çon në të menduarit mbi të kaluarën e të ardhmen,çka në vetvete do të thotë prishje e ndjenjes për lumturi!
• Lumturia e besimtarit është në dashurinë ndaj Allahut, e dashuria ndaj Tij është dashuri shumë e thellë, shijen e saj e dinë besimtarët e sinqertë dhe nuk e ndërrojnë me asgjë.
• Jeta rreth nesh me fytyrën e saj të bukur është thirrje e vërtetë për lumturi.
• Mesazhet më të shpejta të lumturisë drejtuar të tjerëve arrijnë përmes buzëqeshjes së sinqertë, që buron nga zemra