Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mona Agrigoroaiei: DILNI PREJ MOÇALIT TË PROPAGANDËS SË ZEZË

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



Mona Agrigoroaiei: DILNI PREJ MOÇALIT TË PROPAGANDËS SË ZEZË Empty
MesazhTitulli: Mona Agrigoroaiei: DILNI PREJ MOÇALIT TË PROPAGANDËS SË ZEZË   Mona Agrigoroaiei: DILNI PREJ MOÇALIT TË PROPAGANDËS SË ZEZË EmptyFri Jul 25, 2008 10:21 am

Në fjalorin ditor politik shqiptar, ndër deklaratave të politikanëve, në shtypin e gjerë, së fundi edhe në letrën plotkuptimëshe të zonjes Ekleva Reçi, botuar në gazetën "Shekulli" dhe "Dervina.com", përdoret termi "Shqipëri të Madhe".Ndihem e detyruar ende njëherë të tërheq vëmendjen se ky vlerësim është gjellë të kuzhinave propagandistike të Beogradit dhe Athinës që t'i paraqesin shqiptarët në sy të botës si inkriminues e të infektuar me të njëjtën sëmundje nacionalist-agresive të zgjerimit territorial pa fre mbi trojet që gjoja nuk janë të tyre! Pra, në bazë të reciklimit të termave "Serbi të Madhe", "Greqi të Madhe", etiketa "Shqipëri të Madhe" ka për qëllim që shqiptarët t'i prezantojnë si pushtues dhe veprimtarinë çlirimtare antikoloniale për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë - aktualisht në stazhin e luftës politiko-diplomatike –ta përdhosin si veprimtari zaptuese. Shqiptarët nuk vrapojnë pas fantazmës së "Shqipërisë së Madhë". Edhe sikur do të kërkonim trojet e Perandorisë së Ilirisë deri në Danub dhe Istër apo të shtrihemi në drejtimin e paraardhësve tanë më të lashtë – pellazgët, kjo assesi nuk mund të quhej "Shqipëri të Madhe". Por meqë ndër shekuj pellazgo-iliro-shqiptarët (që bartin një vazhdimësi etnogjenetike, antropomorfike, kulturoro-shoqërore të kthjellet) janë të tkurrur në shtrirjen e tyre dhe asimiluar, fillimisht nga popullata semito-egjiptiane e derdhur në trojet pellazgike (duke formuar ashtu popullin grek të vjetër, që sipas shumë historianëve objektive, si p.sh. Mati Aref, kanë përvetësuar gjuhën, arkitekturën, fenë dhe simbolet e pellazgëve) e deri të pushtuesit dhe kolonizatorët sllavë, ne nuk mund të kërkojmë ato troje. Ne kërkojmë vetëm çlirimin e katër vilajeteve shqiptare dhe ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm kombëtar. Këto vilajete ishin:
1. Vilajeti i Shkodrës, prej të cilit malazezët shkeputën Plavën, Gucinë, Tivarin, Ulqinin etj.;
2. Vilajeti i Kosovës, i pushtuar fillimisht nga serbët, i copëtuar midis Serbisë (Lugina e Preshevës), IRJM (Lugina e Vardarit) dhe UNMIK-EULEX-it (Kosova e ngushtë, tani nën "pavarësi të mbikëqyur");
3. Vilajeti i Manastirit, pjesë së të cilës e kanë marrë sllavo-maqedonasit;
4. Vilajeti i Janinës, nën pushtimin grek.
Shqiptarët do të mund të akuzoheshin më të drejtë për skenarin e "Shqipërisë së Madhe" vetëm nëse do të derdëlliseshin – sipas parimit serbomadh "kudo ku ka një serb, është Serbi" – për pushtim të atyre trojeve ku ka komunitet shqiptar, p.sh. nëse do të kërkohen troje mbi Danubin, në Rumani, Ukrainë, apo në Itali (ku ka arbëreshë), Zvicër (ku ka mbi 200.000 shqiptarë), Gjermani, Francë, Amerikë, Australi etj. (!)
Pse serbët nuk kërkojnë një "Serbi Etnike", por kërkojnë një "Serbi të Madhe"? Sepse po të flisnin dhe kërkonin një Serbi Etnike, do të mbeteshin të ngushtuar vetëm në ish pashallekun e Beogradit. Të tjera troje janë treva të pushtuar me dhunë e forcë prej fqinjeve, në radhë të parë prej shqiptarëve. Pse grekët nuk kërkojnë një "Greqi Etnike", por kërkojnë një "Greqi të Madhe"? Sepse, po të kërkonin një "Greqi Etnike", do të duheshin të njohin pushtimet e trojeve shqiptare të Çamërisë, Kostur-Follorinë-Konicë (pashallëku i Janinës) dhe trashëgimtarinë e vjedhur kulturore, politike, shoqërore të shqiptarëve, pa të cilat një shtet grek do të ishte pamundur të ekzistonte. Prandaj, kërkoj me ngulm që termi "Shqipëri të Madhe" të hiqet me rreptësi nga fjalori politiko-diplomatik shqiptar. Edhe nëse do të ndodhet që dikush të bëjë gabimin ta përdorte, siç është ndodhur edhe në letrën e z. Reçi, duhet që mass-media të bëhet të ndërgjegjshme dhe të bëjë korrigjimin e duhur, qoftë duke e zëvendësuar me "Shqipëri Etnike" (term i përdorur nga FBKSH dhe strukturat e tij), "Shqipëri Natyrale" (term i përdorur nga analisti Koço Danaj) apo "Shqipëri të Ribashkuar", sepse në të kundërtën do të çonin ujë në mullirin e propagandës së ndyrë sllavo-greke.

22 Korrik 2008
Marr nga Radio Kosova e lirë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mona Agrigoroaiei: DILNI PREJ MOÇALIT TË PROPAGANDËS SË ZEZË Empty
MesazhTitulli: NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETËM NJË RRUGË   Mona Agrigoroaiei: DILNI PREJ MOÇALIT TË PROPAGANDËS SË ZEZË EmptySat Oct 11, 2008 7:25 am


  • NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETËM NJË RRUGË
  • ÇLIRIMI DHE RIBASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE NË NJË SHTET TË VETËM KOMBËTAR...! Shkruan: Mona AGRIGOROAIEI Duke menduar se do të arrijë sukses të afatshkurtër në raport me Beogradin, politika zyrtare e Prishtinës hoqi dorë në retorikën e vet prej argumentimit korrekt të gjendjes koloniale të trojeve shqiptare nën sundimin dhe kolonizimin sllavo-grek dhe u kufizua në qëllimin e tërthortë të realizimit të pavarësisë së Kosovës së ngushtë Protektorat. Gjatë viteve 2006-2008 ajo gënjeu në mënyrë konstante se "së shpejti" Kosova do të bëhët e pavarur, kurse pas shpalljes së pavarësisë, filloi një tjetër rrenë të radhës, së "së shpejti" më shumë shtete do ta njohin këtë status. Por, në secilin prej këtyre rasteve iu doli boja e mashtrimeve, ndërkohë që çdo muaj po shpallnin se muaji tjetër do të jetë Kosova shtet me vete dhe kjo nuk u realizua derisa nuk diktoi gjeopolitika ndërkombëtare, 9 muaj pas shpalljes së pavarësisë arriti "rekordin botëror" që më pak se 50 shtete të OKB-së ta njohin dhe, si rrjedhojë ra në provimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku kaloi rezoluta e Serbisë për një vlerësim nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e Kosovës !!! Më shumë, edhe ata që njohën pavarësinë e Kosovës u abstenuan në AP të OKB-së... Ky "rekord" i dështimeve të njëpasnjëshme po shpjegohet në axhamllëkun e diplomacisë së Kosovës. Pikë së pari, është dëshmi e papjekurisë së liderëve kryesorë të Prishtinës, që qe 8 vite e ca e humbën kot, duke mos përgaditur kuadro diplomatike me vlerë. Diplomatët e rinj e pa pervojë, shumica e dalë prej bankave të shkollës, edhe pse mund të kenë brumë diplomati dhe vullnet, nuk mund të mbajnë peshën e rëndë të argumentimit bindës të ndërkombëtarëve, të shteteve që nuk kanë njohur nga arsye të ndryshme pavarësinë e Kosovës. Aq më shumë përballë një diplomacie me pervojë të Serbisë, që e di fort mirë të përdorë taktikat e propagandës së zezë dhe dezinformatave të ndryshme. Për këtë arsyë, kurrë Kosova nuk do të duhej të hyjë në negociata me Serbinë, por në këto negociata do të duhej të futej vet Republika e Shqipërisë ashtu Shqipëria administrative do të duhej të kryente funksionin e "ministrisë së puneve të jashtme" për ribashkimin kombëtar shqiptar…. Problemi i përgjithshëm është se Kosova nuk mund të mbijetojë si shtet me vete. Nuk ka infrastrukturë as politiko-diplomatike, as ekonomike, shoqërore për të qenë e tillë. Historikisht, ajo ka qenë pjesë e Shqipërisë Etnike dhe së fundi edhe koloni e Serbisë dhe si e tillë do të mbetet : ose pjesë të Shqipërisë, ose koloni të Serbisë; caktimi i cilësdo variantë prej tyre duhet të mbetet në vullnetin e vet popullin shqiptar, sipas të së drejtës së vetëvendosjes. Unë besoj se asnjë shqiptar me mend e tru nuk do të zgjedhte variantën e nënshtrimit ndaj Serbisë, megjithëse ka ende disa koka "brainwashed" titistë që do të ferkonin duart nëse Kosova do të bëhej prapë skllave e Beogradit … Por, të gjithë duhet të binden se nuk ka rruga të ndërmjetme "pavarësie" pa sovranitet, të pavarësisë së mbikeqyrur me kokën nën Bruksel, këmbët ne Beograd dhe duart e lidhura me prangat e pakos "Ahtisari". Ka vetëm një rrugë: RIBASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR, të cilën të gjithë shqiptarët e ndërgjegjesuar duhet ta ndjekim me përkushtim dhe vetmohim deri në fitoren përfundimtare: rikrijimit të shtetit të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan! 9/10/2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Mona Agrigoroaiei: DILNI PREJ MOÇALIT TË PROPAGANDËS SË ZEZË Empty
MesazhTitulli: Re: Mona Agrigoroaiei: DILNI PREJ MOÇALIT TË PROPAGANDËS SË ZEZË   Mona Agrigoroaiei: DILNI PREJ MOÇALIT TË PROPAGANDËS SË ZEZË EmptyTue Nov 04, 2008 2:19 am

UNE SPO MUNDEM TI KUPTOJE KETA NJEREZ PERSE E THOJN DHE MUNDEN TA QESIN NGA GOJE E TYRE SHQIPERIA E MADHE UNE ME KETE E KUPTOJ SE ESHTE QE TI MARRISH DIKUJT TOKE E JO KJO NUK THUHET TEK SHQIPTARET PERVEQ SHERBETOREVE TE SLLAVO GREKEVE qe mundohen neper bote te qesin propagande se gjoja shqiptaret dojn toka te huaja jo jo ne dojmi vetem ato trojet tona qe padrejtesisht na u kane nda nje thenje e eduard gei kur u be coptimi i trojeve shqiptare ne vitin 1913 tha e dijmi se ju eshte bere padrejtesi shqiperis me kete por per ta qetesuar ballkanin u deshte ti coptojm trojet shqiptare e tani une e them padrejtesi po na eshte bere por per ta qetesuar ballkanin duhet te rikthehen trojet tona te shqiperise natyrale se perndryshe kurr zdo kete qetesi ne kete pjese te europes dhe se besoje se do mundet te kete ndonjher evrope te bashkuare perderisa nuk bashkohen trojet shqiptare mos harro kerkoje qka eshte e jotja mesoje dhe lufto per te per ribashkimin e trojeve tona
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Mona Agrigoroaiei: DILNI PREJ MOÇALIT TË PROPAGANDËS SË ZEZË Empty
MesazhTitulli: Re: Mona Agrigoroaiei: DILNI PREJ MOÇALIT TË PROPAGANDËS SË ZEZË   Mona Agrigoroaiei: DILNI PREJ MOÇALIT TË PROPAGANDËS SË ZEZË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mona Agrigoroaiei: DILNI PREJ MOÇALIT TË PROPAGANDËS SË ZEZË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Edhe nje Hitler prej dylli hap polemika ne Gjermani
» "SHPËRTHESE TALENTI TË AKUMULUAR PREJ DEKADASH Ajete Pavataj
» Kuçedra e zezë natën dhe e bardhë ditën
» Mona Lisa .Leonardo da Vinci,.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: